Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Si te Behemi Durimtare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ali

avatar

Numri i postimeve : 13
Age : 30
Localisation : Tetova [ jo dhe shume kohe ]
Registration date : 15/03/2007

MesazhTitulli: Si te Behemi Durimtare   Thu Mar 15, 2007 1:40 am

Shprehia ka njė ndikim tė pamasė nė sjelljen tonė. Pejgamberi, paqa e Allahut qoftė mbi tė, ka dėshmuar kėtė duke thėnė: “ Mirėsia ėshtė shprehi” [Sunen Ibėn Māxhe (221)]

Pa dyshim se, ne hasim nė numėr tė madh tė vėshtirėsive kurdo qė mundohemi tė imponojmė vetės sonė normė tė sjelljeve me tė cilat nuk jemi mėsuar. Megjithėse, nėse ngulim kėmbė pėr njė kohė dhe kėrkojmė ndihmėn e Allahut do tė gjejmė kėnaqėsi nė atė qė kemi arritur rezultate kuptimplota.

Pejgamberi, paqa e Allahut qoftė mbi tė, na ka mėsuar se kėmbėngulsia nė diēka paguhet dhe ka thėnė: “Kushdo qė ushtron durimin, Allahu do ta bėjė atė tė durueshėm”

Megjithatė, nuk bėnė tė harrojmė faktin se kjo ėshtė njė rrugė qė kėrkon pėrpjekje maksimale. Disa njerėz besojnė se kjo praktikisht ėshtė e pamundur pėr tu arritur. Kjo ėshtė pse Pejgamberi, paqa e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė nė njė rast: “Vetėpėrmbajtja arrihet vetėm duke praktikuar atė”.Vetėpėrmbajtja dhe durimi janė dy anėt e njė monedhe.

Pejgamberi mė pas ka dhėnė njė shembull nga pėrvoja e pėrditėshme duke thėnė:

“Dituria arrihet vetėm duke mėsuar”. Ky ėshtė njė fakt i dukshėm qė askush nuk mund ta mund, Pejgamberi, paqa e Allahut qoftė mbi tė, pėrdori kėtė shembull tė qartė dhe tė thjeshtė qė tė na tregoj nė mėnyrė tė qartė se si ta bėjmė shprehi durimin. E tėra kthehet nė praktikimin e vetėpėrmbajtjes dhe durimit. Ne duhet ta bėjmė shprehi durimin.

Nėse ne mendojmė nė kėtė, ēdo vit, ne kemi njė ushtrim praktik tė durimit gjatė muajit tė Ramazanit. Ramazani na kushtėzon dhe na ushtron ne qė tė jemi tė durueshėm nė aspektet tona ditore. Nėse ndodh tė ngritemi vonė gjatė ditėve tė Ramazanit dhe vetėm se ka kaluar koha syfyrit, ne as qė mund tė mendojmė sikurse tani; se ėshtė normale tė ushqehemi, pa marrė parasyshė se sa tė uritur ne mund tė ndjehemi.

Paramendo se ēka mund tė arrij njė duhanxhi gjatė muajit tė Ramazanit. Zakonisht, ai mendon se nuk do kishte mudur ta lė duhanin nė ditėn e ardhme. Megjithėse, nė mbrėmje tė ditės sė parė tė Ramazanit, ai veqse ėshtė i ngarkaur duke kushtėzuar mendjen e tij nė faktin se nesėr nuk do tė mund tė pijė duhan gjatė tėrė ditės. Deri nė perėndim tė diellit.

Kjo nuk ėshtė vetėm pėr njė ditė. Ėshtė pėr tėrė muajin. Ai do tė ndėrrojė shprehinė e duhanit pėr 29 apo 30 ditė, edhe pse gjatė tėrė pjesės sė mbetur tė vitit sa herė qė ai ta ndezė njė cigare arsyetohet tek njerėzit se si nuk mund ta lė duhanin dhe e ka njė shprehi tė paharrueshme. Ai do tė vajtoj se si sa e sa herė ėshtė munduar ta lėrė duhanin por ka dėshtuar.

Pavarėsisht nga kjo, ne mund tė jemi tė sigurtė qė nėse muaji i ramazanit do tė ishte obligim pėr dy muaj nė vend tė njė muaji, ai do ta kishte lėnė duhanin pėr dy muaj rresht gjatė tėrė ditės. Kjo nėnkupton faktin se pėr tė gjithnjė ka qenė nė pyetje fuqia e vullnetit nė njėrėn anė dhe shprehia e tij nė anėn tjetėr.

Nė njė mėnyrė ne mund ta mėsojmė vetėn qė tė ushtrojmė durimin ėshtė qė tė lexojmė sa mė shumė pėr jetėn e njerėzve tė cilėt kanė qenė shembuj nė durimin e tyre. Pėr shembull, ne mund tė mėsojmė nga jeta e dijetarit tė madh Ahmed b. Hanbel, pėrreth torturimit tė tij nė burg pėr shkak tė insistimit tė tij nė atė qė Kurani nuk ka qenė i krijuar. Ai shfaqi durimin maksimal nė persekutimin dhe goditjet e pėrsėritura me kamxhik nė kohėn kur trupi i tij ishte i lodhur dhe eshtrat e tij ishin tė lakuar nga pleqėria.

Gjithashtu ne mund tė forcojmė vendosmėrinė tonė nėpėrmes meditimeve si dhe ne duhet tė mendojmė gjėra pozitive nė kohėn kur goditemi me atė qė sprovon durimin tonė.

Ekziston njė tregim pėr njė njeri i cili ka qenė i verbėr dhe qė ka humbur duart dhe kėmbėt e tij nė luftė. Njė njeri tjetėr e ka parė dhe ka vėrejtur se gjuha e tij ėshtė e zėnė nė pėrmendjen e Allahut. Njeriu u irritua me tė dhe iu drejtua tė verbėrit duke i i thėnė: “Pėr ēka duhet tė jeshė falenderues nė Allahun, kur ti je nė kėtė gjendje – i verbėr dhe pa duar e kėmbė?”

I verbėri i pėrgjigjet duke i thėnė: “Unė e falenderoj Allahun qė ende e kam gjuhėn me tė cilėn e pėrkujtoj Atė”

Kur ne pėrkujtojmė vetveten nė atė se ēfarė shpėrblimesh ka pėrgatitur Allahu pėr ata qė janė tė durueshėm, ėshtė shumė mė lehtė pėr ne tė arrijmė qėndrueshmėrinė qė na duhet. Mund tė na sjell deri nė atė pozitė qė durimi do bėhet shprehi e jonė.

Allahu thotė: “Ne do t’ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti pėrgėzoji durimtarėt. Tė cilėt, kur i godet ndonjė e pakėndėshme thonė: “Ne jemi tė All- llahut dhe ne vetėm te Ai kthehemi!”. Tė tillėt janė ata qė kanė bekime prej Zotit tė tyre dhe mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit”. [Sure Bekare: 155-157]

Allahu thotė: “tė durueshmive u jepet shpėrblimi i tyre pa masė!” [Sure Zumer: 10]

Allahu na bekoftė dhe na bėftė prej durimtarėve.


Shkroi: Shejh `Abd ul-`Azīz el-Mukbil

Pėrktheu: BM

Marrė nga: islamtoday.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Si te Behemi Durimtare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: