DREJTESIA-REALITETI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Halefi gjykuan sunnetin, nė vend se tė gjykonin me sunnet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ali

Ali


Numri i postimeve : 13
Age : 36
Localisation : Tetova [ jo dhe shume kohe ]
Registration date : 15/03/2007

Halefi gjykuan sunnetin, nė vend se tė gjykonin me sunnet Empty
MesazhTitulli: Halefi gjykuan sunnetin, nė vend se tė gjykonin me sunnet   Halefi gjykuan sunnetin, nė vend se tė gjykonin me sunnet Icon_minitimeThu Mar 22, 2007 1:35 am

Pas gjeneratave tė drejta, erdhėn gjeneratat qė injoruan sunnetin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe humbėn kapjen pėr tė. Kjo ndodhi pėr shkak se gjeneratat e vonshme adoptuan parime dhe themele qė disa njerėz tė Kelamit (filozofė dhe apologjetikė) dhe disa dijetarė tė fikhut dhe Usulit (Ata tė cilėt vendosin parime tė pėrgjithshme sė bashku me parime tė shumta tė vogla) i vėnduan. Si rezultat tė adoptimit tė kėtyre parimeve, suneti ose tė paktėn pjesa mė e madhe e tij, u injoruan dhe u dyshuan. Njė pjesė e sunnetit madje u refuzua sepse kjo pjesė ishte nė kundėrshtim me parimet e pėrgjithshme qė halefi i vendosėn!! Ajeti ishte ndryshuar, nė vend qė t’i referoheshin sunnetit pėr gjykim, ata bėnė tė kundėrtėn. Ata ja referuan sunnetin parimeve dhe rregullave tė tyre pėr gjykim!! Kurdo qė rregullat e tyre bienin dakord, ata e pranonin sunnetin ndryshe, sunneti refuzohej!! Si rezultat, lidhjet e forta midis muslimanėve, nė mesin e halefėve (gjeneratave tė mėvonshme) dhe sunnetit u keqėsuan. Muslimanėt e halefit u bėnė injorante ndaj Resulullahut, besimit tė tij, sires (jetės sė tij), adhurimit, agjėrimit, namazit, Haxhit, ligjeve dhe vendimeve legjislative. Nėse kėta njerėz tė pyetėn pėr njė nga tė mėsipėrmet , pėrgjigjja e tyre do tė nxirrej e bazuar nga hadithe tė dobėta madje edhe nga ato tė fabrikuara!! Ose ata mund tė pėrgjigjen sipas njė medhehebi (njė shkolle mendimi dhe njė mėnyre kuptimi i njė dijetari). Nėse pėrgjigja e tyre ėshtė nė kundėrshtim me njė hadith korrekt dhe nėse atyre i pėrkujtohet ky fakt, ata nuk do ta ndryshonin vendimin e tyre. As qė ata pranonin tė vėrtetėn pėr shkak tė disa dyshimeve qė ata ngrejnė ose pėr shkak tė parimeve dhe rregullave tė tyre. Ne do tė pėrmendim disa nga kėto parime mė vonė nė kėtė libėr, ishallah.


Kjo sėmundje, qė ne e shpjeguam mė sipėr, ėshtė pėrhapur shumė nė botėn muslimane sot. Madje ka prekur shumicėn e revistave dhe librave fetarė. Shumė pak i referohen Kur’anit dhe Sunnetit kur nxjerrin fetva. Shumica varet tek njė nga katėr medhhebet. Rrallė, ata i referohen tė tjerėve pėrpos kėtyre katėr shkollave pėr fetva, por vetėm pėr ndonjė interes tė Ummetit musliman, kėshtu ata thonė. Kėtyre njerėzve, Sunneti ju ėshtė bėrė njė ēėshtje e harruar, pėrderisa ky interes i veēant kėrkon referimin tek sunneti!!


Njė shembull i kėsaj ėshtė zakoni i disa prej kėtyre njerėzve pėrsa i pėrket hadithit tė Ibėn Abbasit qė nė kohėn e Pejgamberit, nėse dikush divorcion gruan e tij tre herė nė tė njėjtėn kohė ajo ėshtė e konsideruar si e divorcuar vetėm njė herė. Kėto njerėz e konsideruan kėtė hadith aq gjatė sa nuk injoronte medhhebin!! Mė vonė ata e adoptuan atė (pėr shkak tė nevojshmėrisė sė ummetit dhe jo sepse ishte sunneti), por pasi ata ishin duke luftuar atė hadith dhe kundėr atyre qė thėrrisni tek ai.


Sunneti ėshtė bėrė i huaj pėr halefin


Ēfarė provon qė sunneti ėshtė bėrė i huaj nė gjeneratat e mėvoshme ėshtė e mėposhtmja. Njė revistė e famshme islame u pyet nėse Allahu i grumbullon kafshėt nė Ditėn e Gjykimit. Pėrgjigja e tyre ishte: “Imam el-Alusi ka thėnė: “Nuk ka nass (tekst ose fakt) nga Kur’ani dhe Sunneti pėrsa i pėrket kėsaj ēėshtjeje qė ne mund ta konfirmojmė qė tė tjerė pėrveē njerėzve dhe xhindėve, kafshėt dhe (kafshėt) mishgrėnėse do tė grumbullohen (nė ditėn e gjykimit)”.


Kjo ishte pėrgjigja pėr pyetjen e mėsipėrme! Kjo pėrgjigje ishte e habitshme dhe e qartė sesi njerėzit e dijes, le tė mos flasim pėr injorantėt, injorojnė sunnetin. Ka shumė hadithe korrekte pėrsa i pėrket kėsaj ēėshtjeje. Ata tė gjithė dėshmojnė qė kafshėt dhe kafshėt mishngrėnėse do tė grumbullohen dhe do tė gjykohen kundėr njėri-tjetrit. Njė nga kėto hadithe ėshtė: “Ju (njerėz) do t’i jepni secilit tė drejtėn e tij ( nė ditėn e Gjykimit). Madje edhe deleja nuk nuk ka brirė do tė bėhet e aftė tė hakmerret (pėr dėmin qė i ėshtė bėrė) nda deleja qė ka brirė”. [Muslimi]

(Pastaj tė gjithė kafshėt do tė bėhen pluhur). Ashtu siē Ibn Amėri ka thėnė, kur kafiri tė thotė: “Ah, sa mirė do tė ishte pėr mua sikur tė isha pluhur”.[Sureja Nebe:40]


Parimet e Halefėve qė ata i zėvendėsuan me sunnetin


Ēfarė janė kėto parime dhe rregulla qė halefi i futėn dhe zėvendėsuan pėr sunnetin? Pėr t’ju pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, ne mund tė themi qė kėto parime mund tė pėrmblidhen si mė poshtė:

Sė pari: Disa dijetarė tė Kelamit kanė thėnė qė hadithi ahad nuk ėshtė i vlefshėm nė ēėshtjet e Akides (ēėshtjet e besimit dhe tė padukshmes)!! Si rrjedhojė, disa dai (thirrėsa islam) sot e pėrsėritėn kėtė parim qė ēėshtjet e Akides (besimit) nuk mund por edhe ėshtė e ndaluar pėr tu marrė nga hadithet ehad!!


Sė dyti: Kėto janė disa mezhebe qė vendosėn disa parime pėrsa i pėrket ēėshtjes sė mėsipėrme (hadithit ehad):

a). Ata preferuan kijasin (analogjia, dhėnja e fetvaje pėrsa i pėrket njė ēėshtjeje tė re duke e krahasuar me njė ēėshtje tė njėjtė qė ka njė gjykim nė islam) ndaj haditheve ehad! [I’lam dhe Sherh el-Manar]


b). Hadithi ehad u refuzua nėse kundėrshtonte parimet dhe rregullat e tyre qė vendosėn. [I’Lam dhe Sherh el-Manar]


c). Refuzimin e njė hadithi qė fut njė nivel qė i shton njė parimi nė Kur’an. Ata thonė qė pėrderisa sunneti nuk e bėn Nesh (derogimin e dispozitės) e Kur’anit, atėhere ky hadith nuk duhet pranuar. Nėse ne e pranojmė atė, ata thonė, atėhere ne do tė bėnim njė Nesh (do tė zevėndėsonim Kur’anin)!! [Sherh el-Manar dhe I’Hkam]


Sė treti, Taklidi (ndjekja e njė medhehebi nė tė gjitha ēėshtjet e fesė) dhe pranimi i tij si njė rrugė dhe fe.


Marrė nga libri: “Hadithi ėshtė argument nė besim dhe nė ligje”


Muhammed Nasirud-din Albani

Pėrktheu: Ammar Ardit Kraja
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Halefi gjykuan sunnetin, nė vend se tė gjykonin me sunnet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: