Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:50 am

Ahmet Davutogllu

Vetėperceptimet e qytetėrimeve





Shkup, 2002

Biblioteka Mendimi



Titulli i origjinalit:

Ahmet Davutoglu, Medeniyetlerin Ben-idraki,

Dīvān, 1997/1.

Istanbul 1993.

Pėrktheu nga turqishtja:

Mr. Ali Pajaziti








Ahmet Davutogllu

VETĖPERCEPTIMET E QYTETĖRIMEVE




PĖRMBAJTJA

I. Vallė, modernizmi ėshtė njė proces gjithėbotėror dhe i
domosdoshėm apo njė konversion qytetėrimor?................9
II. Dilema e rezistencės modernizėm-qytetėrim................14
III. Vetėperceptimet e qytetėrimeve dhe bota e jetės.......27
IV. Analizė e vetėperceptimeve tė qytetėrimeve...............36
(I) Vetėperceptimi qytetėrimor i fortė dhe i ashpėr..................36
(II) Vetėperceptimi qytetėrimor i fortė dhe fleksibil................39
(III) Vetėperceptimi qytetėrimor i fortė dhe lokal....................46
(IV) Vetėperceptimi qytetėrimor i dobėt dhe i ashpėr.............48
(V) Vetėperceptimi qytetėrimor i dobėt dhe fleksibil...............51
V. Vetėperceptimi i qytetėrimit perėndimor:
J. Galtung dhe homo occidentalis oeconomicus axiomaticus........52
VI. Vetėperceptimi i qytetėrimit islam dhe riinterpretimi:
homo islamicus......................................... ...................................73
VII. Pėrfundim......................................... ...........................104
Bibliografia...................................... .....................................108
Treguesi.......................................... ......................................110
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:51 am

I. VALLĖ, MODERNIZMI ĖSHTĖ NJĖ PROCES GJITHĖBOTĖROR DHE I DOMOSDOSHĖM APO NJĖ KONVERSION QYTETĖRIMOR?

Nė vitin 1991 nė Xhakartė rastisa nė njė libėr interesant tė memoareve dhe vlerėsimeve nė gjuhėn flamaneze, tė botuar nė vitin 1926, periudhė kjo e imperializmit kur nė ato troje me bollėk janė botuar vepra nė kėtė gjuhsė. Kėtė vepėr, tė cilėn atėbotė e shikoja pėr tė ēmuar vetėm nga pi-kėpamja e vrojtimeve rreth botės islame, e mora dhe e lexo-va gjatė njė udhėtimi dhe paskėtaj e vendosa nė bibliotekėn time. Dy vjet mė vonė pas botimit tė artikullit tė Hunting-tonit me titull “The Clash of Civilizations” (Pėrplasja e qy-tetėrimeve), vepra e sipėrpėrmendur edhe njė herė ma tėr-hoqi vėmendjen. Indi konceptor dhe logjik i tė dy veprave, paraqet njė sfond shumė interesant tė vrojtimeve mbi botėn islame tė njė misionari dhe tė njė akademiku perėndimor tė kėtij fundshekulli. Para sė gjithash, titulli i tė dy veprave pėrmban elementin e njėjtė: Ballafaqimin* e qytetėrimeve.
Nė studimin e Basil Mathewsit Young Islam in Trek: A Stu-dy in the Clash of Civilizations1 (Islami i ri nė lėvizje: Njė studim mbi pėrplasjen e qytetėrimeve), artikullin e Huntingtonit me (Pėrplasja e qytetėrimeve dhe rindėrtimi i rendit botėror), hasim njė vazhdimėsi tė imagjinacioneve lidhur me qytetėrimet, e nė veēanti me qytetėrimin islam. Nė veprat e dy autorėve nuk hasim ndonjė dallim nė kėtė aspekt, edhe pse njėri ka jetuar nė fillim kurse tjetri nė fund tė kėtij shekulli. titull “The Clash of Civilizations”2 dhe nė librin tė cilin e botoi mė vonė The Clash of Civilizations and the Remaking of the World Order3
Veprat nė fjalė, nėse i shikojmė nga prizmi i krahasimit qė asocojnė, do tė vėrejmė se pėrkufizimi i Mathewsit mbi lėvizjet e modernizimit tė botės islame si njė konversion dhe kthim dhe ndarja kategorike qė e bėn Huntingtoni nė for-mėn Perėndimi dhe tė tjerėt, janė produkte tė psikologjisė dhe botėkuptimit tė njėjtė. Shprehja iluzioni egocentrik, tė cilėn Arnold Toynbee e pėrdor pėr ta pėrshkruar pikėpamjen pe-rėndimore mbi historinė, jep njė tabllo shumė tė qartė mbi kėtė botėkuptim qė rrjedhėn e tėrė historisė botėrore ia lidh (lexo: ia kushtėzon-A.P.) rrjedhės sė qytetėrimit perėndi-mor: "Pėrtej iluzionit, qė buron nga suksesi gjithėbotėror tė cilin qytetėrimi perėndimor e arriti nė sferėn materiale, kon-ceptualizimi rrėnjėsisht i gabuar uniteti i historisė, qė ngėrthen nė vete hipotezėn ‘Qytetėrimi ka vetėm njė rrjedhė - atė nė tė cilėn jemi duke ecur ne - dhe tė tjerėt, ose janė tė varur prej saj ose janė tė gjykuar tė humben nė rėrėn e shkretėtirės’, nė thelb mund tė reduk-tohet nė tre burime: iluzioni egocentrik, iluzioni Lindja qė nuk ndryshon dhe iluzioni i pėrparimit linear.“4


* Konfliktin, pėrplasjen, luftėn. (A.P.)
1 Mathews, B., Young Islam on Trek: A Study in the Clash of Civilizations, Church Missionary Society, Londėr, 1926.
2 Huntington, S., "The Clash of Civilizations", Foreign Affairs, 1993, vėll. 72, nr. 3, f. 20-49.
3 Huntington, S., The Clash of Civilizations and the Remaking of World Order, New York, Simon and Schuster, 1996.
4 Toynbee, A.J., A Study of History, Oxford University Press, New York, 1965, vėll. 1, f. 55.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:51 am

Ky iluzion egocentrik shumė bukur e shfaq veten si nė analizat e Mathewsit ashtu edhe nė ato tė Huntingtonit mbi modernizimin dhe perėndimizimin (westernizimin). Ekzistojnė ngjashmėri tė ēuditshme midis vrojtimeve tė Mathewsit mbi modernizmin turk tė kohės kur i njėjti e pėrpiloi veprėn e cituar mė parė dhe vlerėsimit tė Hunting-tonit mbi Turqinė nga aspekti i pėrkatėsisė qytetėrimore si "vend i copėtuar" (torn country). Mathews, modernizimit tė atėkohshėm turk duke iu qasur nga kornizat konceptuale religjioze, nė tė njėjtėn kohė reflekton edhe vetėpercepti-min qytetėrimor tė backgroundit tė strukturės mendore tė tij: "Njė simbol mjaft i thellė dhe i rėndėsishėm i njė reali-teti ėshtė edhe kthimi i syve tė Turqisė sė Re kah Perėndi-mi. Drejtimi nga shikon Turqia e Re ėshtė bota kristiane, e jo kristianizmi. Ata (turqit-A.P.) synojnė njė fuqi kombėta-re, zgjerim tregtar, njė pozitė tė respektuar nė arenėn ndėrkombėtare dhe njė jetė mė tė plotė e mė tė pasur. Ata vėrejnė se zotėruese tė kėtyre forcave janė racat e kristia-nizmit, tė cilat dominojnė me nėntė tė dhjetat (9/10-tat) e hapėsirave tė banueshme tė rruzullit tokėsor dhe gjashtė nga ēdo shtatė muslimanė. Atėherė ne jemi ballė pėr ballė me njė eveniment dinamik qė rrallė haset nė analet e histo-risė- konversioni kombėtar (national conversion). Fjala konversi-on nė kėtė rast ėshtė pėrdorur nė kuptimin kthim dhe ori-entim nė njė drejtim krejtėsisht tjetėr. Revolucioni turk ėshtė braktisje e njė qytetėrimi dhe stili jetėsor dhe pėlqimi i njė tjetri. (...) Ata haptazi pohojnė se pranimi i Islamit nga ana e popullit turk para shtatėqind vjetėve, ėshtė njė gabim i madh qė ata i nxori nga rruga e pėrparimit dhe qy-tetėrimit dhe i solli nė njė qorrskak.".5

5 Mathews, vepra e njėjtė, f. 82-83.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:52 am

Pėrpjekja e elitės politike turke tė asaj kohe pėr moder-nizim, e cila kėtė dukuri (modernizimin) e shihte si njė dukuri mbarėbotėrore dhe e cila nė kėtė trajtė mundohej ta legjitimonte edhe juridikisht, nga njė vrojtues perėndi-mor i kohės sė njėjtė shikohej si njė lėvizje e konversionit (ar.-tur. ihtidā, ang. conversion). Ėshtė tejet i rėndėsishėm fakti se Huntingtoni 67 vjet mė vonė nė lidhje me Turqinė e pėrdor shprehjen convert (i/e konvertuar). Ky ėshtė njė fe-nomen qė flet pėr kontinuitetin e kėndvėshtrimit tė inteli-gjencies perėndimore, pa marrė parasysh se a bėhet fjalė pėr pėrfaqėsues tė saj nga klika e misionarėve apo sheku-llaristėve: "Disa vende tė tjera, edhe pse kanė njė homo-gjenitet kulturor tė caktuar, nė aspektin e ēėshtjes sė pėr-katėsisė qytetėrimore, shoqėritė e tyre janė tė pėrēara. Kė-to janė vende tė copėtuara. Liderėt e kėtyre vendeve, pėr-kundėr faktit se historia, kultura dhe tradita e vendeve tė tyre janė jashtė-perėndimore, dėshirojnė tė aplikojnė njė strategji tė bandėvagonit ose orkestrės frymore dhe t'i bėj-nė vendet e tyre anėtare tė Perėndimit. (...) Pėrveē kėsaj, pėrderisa elita turke Turqinė e sheh si njė shoqėri perėndi-more, elita perėndimore refuzon qė (Turqinė) ta shohė si tė tillė. (...) Edhe historikisht Turqia, nė plotkuptimin e fja-lės ka hapėruar si njė vend i copėtuar. (...) Pėr ripėrkufizi-min e identitetit qytetėrimor tė njė vendi tė copėtuar nevo-jiten tre kushte themelore:
1. Elita e tij politike dhe ekonomike duhet qė me pasi-on ta mbėshtesė kėtė lėvizje;
2. Kėtė ripėrkufizim duhet ta pėlqejė dhe pranojė po-pullata e pėrgjithshme e atij vendi, dhe
3. Gatishmėria e qytetėrimit pranues (recipient civilization) - nė tė cilin synohet anėtarėsimi - pėr pėrqafimin e kon-vertuesit (convert).
Tre kushtet themelore vlejnė pėr Meksikėn, kurse dy tė parėt nė veēanti pėr Turqinė."6 Me fjalė tė tjera Turqia, e cila synon tė realizojė njė konversion qytetėrimor, po refu-zohet nga qytetėrimi nė tė cilin dėshiron tė inkuadrohet.
Kur i krahasojmė kėto dy pikėpamje, pėrkundėr konver-sionit total dhe radikal tė Mathewsit, kemi pėrkufizimin e Huntingtonit pėr vendin e copėtuar, pėrkufizim ky qė ref-lekton njė gjendje tė gjysmėkonversionit. Kėto koncepcione dhe pėrkufizime nė mėnyrė tė domosdoshme aktualizojnė njė ēėshtje themelore nė lidhje me procesin e modernizimit dhe marrėdhėniet ndėrqytetėrimore: Vallė modernizimi ėshtė njė proces tė cilin elita modernizuese e shoqėrive joperėndimore e ka paraparė si objektiv, tė pashmangshėm dhe gjithėbotėror ose njė konversion qytetėrimor, ku sipas Huntingtonit pėrfaqėsuesit e qytetėrimeve marrėse vėnė shenjė barazimi mes modernizimit dhe perėndimizimit?
Nėse ėshtė i saktė varianti i parė, respektivisht nėse modernizimi me tė gjitha elementet e veta ėshtė njė proces universal (mbarėbotėror), atėherė nė vend qė tė debatohet mbi propozicionet brenda-qytetėrimore tė njė qytetėrimi, mė mirė do tė ishte tė pėrqėndrohemi mbi natyrėn univer-sale tė njeriut dhe strukturėn e kėsaj natyre, duke i lėnė mė-njanė atributet 'perėndimor/e' dhe 'lindor/e'. Nėse ėshtė e saktė ideja mbi konversionin qytetėrimor, atėherė siē e pa-rasheh ristruktuimi i forcės sė qytetėrimit hegjemonist, nė kuadėr tė njė pėrjashtimi tė varur nė pikėpamjen kulturore dhe relacionit epiqendėr-periferi, kemi tė bėjmė me njė lloj tė botėkuptimit neoimperialist. Si rezultat natyror i kėsaj di-leme aktualizohen pyetjet lidhur me pluralizmin kulturor dhe forcat e qytetėrimeve tė ndryshme pėr ta "riprodhuar" vetveten. Pėrtej kėsaj dileme njė pyetje tjetėr e rėndėsishme nė lidhje me ekzistencėn e qytetėrimeve ėshtė kjo: "Cili ėsh-tė motivi themelor qė pėrkundėr procesit tė modernizimit, i cili pėrpiqet t'i universalizojė hipotezat bazė tė njė qytetėri-mi qė ka lindur nė njė skaj tė rruzullit tokėsor dhe pėrkun-dėr formacionit tė fuqisė pas kėtij procesi, i motivon qytetė-rimet dhe kulturat lokale (vendore) qė pikėsėpari tė bėjnė rezistencė e mė vonė pjesėrisht tė zgjohen?"


6 Huntington, artikulli i njėjtė, f. 42-44.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:52 am

II. DILEMA E REZISTENCĖS MODERNIZĖM-QYTETĖRIM

Arnold Toynbee nė veprėn e tij A Study of History (Stu-dim i historisė), tė botuar nė vitin 1930, pohoi se nga njė-zet e gjashtė qytetėrimet me ndikim nė historinė njerėzore, gjashtėmbėdhjetė prej tyre (ai egjiptian, i Andeve, kinez, minoa, sumeras, maja, indian, hitit, sirian, helen, babilo-nas, meksikan, arab, jukatanas, spartan dhe ai osman) kanė vdekur, kurse pjesa tjetėr e qytetėrimeve (qytetėrimi kristi-an i Lindjes sė Afėrme, islam, kristian rus, hindu, kinez i Lindjes sė Largėt, japonez, polinezian, eskim dhe ai no-mad) mundohet ta ruajė ekzistencėn e vet karshi kėrcėni-meve tė qytetėrimit perėndimor me shfarosje dhe asimi-lim.7 Ky klasifikim dhe konstatim nga njėra anė theksonte mbisundimin pėrfundimtar tė qytetėrimit perėndimor, kurse nga ana tjetėr, karakterin e tij monopolist shfarosės dhe eliminues.
Ky konstatim qė plotėsohet me sistemin eksploatues tė asaj kohe dhe me infrastrukturėn filozofike dhe mendore qė e ka legalizuar atė sistem, ka vazhduar tė ushtrojė ndiki-min e vet nė korniza tė teorive moderniste tė zhvilluara pas revolucioneve antikoloniale tė periudhės sė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Shumė mendimtarė dhe politikanė kanė menduar se struktura mendore, stili jetėsor, institucionet politike, ekonomike dhe shoqėrore tė qytetėrimit perėndi-mor me kohė do tė pėrcillen nė qarqet kulturore lokale dhe si rezultat i pashmangshėm i pėrparimit linear historik tė vetė kėtyre qarqeve kulturore do ta humbin potencialin pėr riprodhim tė vetvetes. Modernizmi, nė kuadėr tė kėty-re teorive pėrmbante njė gjykim vlere nė kuptim tė “adap-timit njė qytetėrimi tė lartė dominant.” Sipas kėtij botė-kuptimi, moderniz(i)mi paraqiste njė nevojė tė pashmang-shme dhe njė transfer tė qytetėrimit. Nuk ėshtė aspak e ēu-ditshme qė nė periudhėn pas luftės sė ftohtė, Samuel Hun-tington, i cili thesaret e arritjet tjera qytetėrimore i vlerėson nė njė kategori tė vetme pėrballė Perėndimit dhe i cili "prodhon" teori tė konfliktit, nė vitet gjashtėdhjetė (tė shek. XX) ka qenė njėri nga politologėt kryesorė qė fenomenin e moderniz(i)mit janė munduar ta shndėrrojnė nė teori.8
Edhe pėrkundėr pėrpjekjeve pėr njė modernizim tė ka-rakterit institucional dhe zyrtar, pėrhapjes nė pėrmasa bo-tėrore tė matrikseve konsumuese tė stilit jetėsor perėndi-mor, nė kuadėr tė qytetėrimit islam dhe qytetėrimeve tjera lokale u shėnua njė gjallėrim, zgjim. Kjo dukuri tek teoricie-nėt e modernizmit shkaktoi dyshime serioze, se ose ishin tė gabuara formulat e bazuara nė identifikimin e moderni-zimit me karakterin e qytetėrimit perėndimor si model fi-nal ose ekzistonin esenca tė qytetėrimeve qė siguronin ruajt-jen e vitalitetit tė tyre dhe kapėrcenin strukturat institucio-nale/zyrtare. Qėndrimeve pragmatike, tė cilat kėrkojnė pėr-kufizime kohėshkurtėra dhe me brendėsi politike, pėrqėn-drimi mbi standardet e rezistencės sė qytetėrimeve qė e parasheh alternativa e dytė u duket tepėr abstrakt. Pėr kėtė arsye, mė tepėr rėndėsi iu kushtua zhvillimit tė njė lėmi tė ri tė literaturės qė pėrqėndrohet mbi refleksionet e jashtme politike dhe qė pėrfaqėson njė pjesė tė madhe tė tregut akademik, e mė pak dinamikave tė brendshme (tė gjallėri-mit qytetėrimor) qė mbėshteten nė formacionin mendor-konceptual.
Nė fillim tė viteve tetėdhjetė u botuan shumė libra - nė tė cilėt pėrshkohej stili gazetaresk me disa teknika tjera tė fjalės sė shkruar - tė akademikėve qė kishin fituar famė me hulumti-met mbi botėn islame si E. Mortimer,9 D. Pippes,10 J. Esposi-to,11 M. Ruthven,12 E. Sivan,13 R. Dekmejian,14 dhe M. Watt.15 Ndėrkohė u formuan konceptualizime, klasifikime, mjete metodologjike dhe qendra tė shumta hulumtuese tė reja. Nė fillim tė viteve tetėdhjetė si pasojė e fenomenit tė xhi-hadit afgan, qė paraqiste pengesė tė zbritjes sė ish-Bashki-mit Sovjetik nė detet e nxehta dhe pėrpjekjeve tė strategjisė amerikane pėr tė balancuar revolucionin antiamerikan tė Iranit, kėto studime qė kishin njė pamje mė objektive, me shkatėrrimin dhe zhbėrjen e ish-Bashkimit Sovjetik kur konceptualizimi pėr rrezikun islam fitoi njė "dinamizėm", studimet e sipėrpėrmendura filluan tė fitojnė njė pėr-mbajtje mė politike, mė kategorike dhe mė pėrjashtuese. Rol tė rėndėsishėm nė kėtė aspekt ka luajtur edhe ndikimi mbi studiuesit perėndimorė me origjinė ēifute i shtrėngi-mit tė Izraelit nga Intifāda palestineze.
Kėsisoj, studimet klasike orientaliste, qė ishin tė drejtu-ara nga burimet historike dhe studimet tekstuale tė njė qy-tetėrimi i cili konsiderohej si i vdekur, ia lėshuan vendin studimit tė faqes politike tė Islamit, qė pėrfaqėson zgjimin kulturor tė njė brezi strategjik tė gjallė dhe dinamik.16 Kėto studime qė pėrhapeshin nė korniza tė analizės sė njė kano-sjeje ose rreziku dhe qė ndonjėherė mbeteshin nė dhėm-bėt e pincave tė njė simbolizmi steril, e bėnė tė pamund-shėm studimin e qytetėrimit islam nė njė trajtė tė veēantė, objektive dhe pėrfshirėse. Si pasojė e ekzistimit tė pyetjeve se si kėto studime do tė ndikojnė mbi strukturėn e brend-shme tė ringjalljes nė botėn islame, si do tė ndikojnė nė sistemin ndėrkombėtar dhe si do tė shfrytėzohen tė njėj-tat, nė plan tė parė dolėn pėrkufizimet, klasifikimet, pėrgjithėsimet dhe thjeshtėzimet - tė mbėrthyera me paragjykime - qė gjejnė pėrdorim pragmatik.


7 Toynbee, A. J., A Study of History, New York University Press, New York, 1965, vėll. 4, f. 1-2.
8 Huntington, S., Political Order in Changing Societes, Yale University Press, New Haven, Conn;, 1968.
9 Mortimer, E., Faith and Power, Faber and Faber, Londėr, 1982.
10 Pippes, D., Islam and Political Power, Basic Books, New York, 1983.
11Esposito, J., Islam and Development: Religion and Socio-Political Change, Syracuse University Press, New York, 1980; dhe pėrmbledhja Voices of Resurgent Islam, Oxford University Press, New York, 1983.
12 Ruthven, M., Islam in the World, Penguin, Middlesex, 1984.
13 Sivan, E., Radical Islam: Medieval Theology and Politics, Yale University Press, New Haven, 1985.
14 Dekmejian, R.H., Islam in Revolution: Fundamentalism in the Arab World, Syracuse University Press, Syracuse, 1985.
15 Watt, M., Islamic Fundamentalism and Modernity, Routledge, Londėr 1985.
16 Kjo dukuri u bė shkaktare e kontradiktave interesante tek dijetarėt qė kishin parapėlqyer tė dy qėndrimet. J. A. Williams, njėri nga pėrkthyesit e Taberiut dhe i trajtuar si njėri nga islamologėt mė seriozė tė kohės sė fundit, nė hyrjen e veprės sė tij me titull Themes of Islamic Civilization (University of California Press, Los Angeles) tė botuar nė vitin 1971, e cila pėrmban edhe pėrkthime nga klasikėt islamė, ndjen nevojėn pėr tė kėrkuar falje nė lidhje me njė emėr-tim tė kėtillė dhe thekson se edhe pse librin e ka titulluar si Temat e qytetėrimit islam nė realitet nuk beson nė shprehjet qytetėrimi islam, kristian ose ēifut, meqė sipas tij nė periudhėn bashkėkohore dominon vetėm njė qytetėrim, ai i teknologjisė moderne. I njėjti autor nė vitin 1993 nė Kuala Lumpur konferen-cės qė e mbajti i kish dhėnė titullin “Kėrkimi i dialogut midis qytetėrimit islam dhe atij kristian”. Nė pyetjen tonė, tė parashtruar nė pjesėn e pyetjeve, nėse llafosja pėr dialog me njė qytetėrim pėr tė cilin kish pasė thėnė se ėshtė i vde-kur ėshtė njė hipokrizi intelektuale ose pėrsėri bėhet fjalė pėr ndryshimin (le-xo: braktisjen-A.P.) e gjykimit mbi vitalitetin e qytetėrimit islam, tė dhėnė nė vitet shtatėdhjetė, morėm pėrgjigjen e drejtė e cila reflektonte kėtė ambiguitet: "Po, tash kam ardhur nė pėrfundim qė gjykimi im nga viti 1971 se qytetėrimi islam nuk jeton, ka qenė i gabuar. Brenda njėzet viteve tė fundit qytetėrimi is-lam na e ka imponuar tė vėrtetėn se ėshtė njė qytetėrim i gjallė dhe dinamik."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:53 am

Vlerėsimi kategorik i reagimeve nga boshti islam ndaj qytetėrimit perėndimor si “fundamentaliste”, “radikale”, “tradicionale”, “shekullare”, dhe “Islam politik” u bėnė pengesa metodologjike para qasjes sė plotė e integrative tė proceseve dhe transformacioneve nė botėn islame. The-meli metodologjik nė tė cilin mbėshteteshin kėto klasifiki-me kategorike, mė tepėr paraqiste njė konstatim momental tė gjendjes qė do tė ishte fundament i strategjisė dhe ven-dimit politik sesa kuptim i njė procesi shumėdimensional nė lidhje me shndėrrimin e qytetėrimit.
Tipologjitė e shpikura nė kėtė perspektivė si Islami fun-damentalist, Islami radikal dhe ai politik, nė pėrdorimet politike momentale pėrdorėsve ndoshta u kanė siguruar dobi pragmatike, por nė dhėnien kuptim transformacione-ve afatgjata kanė mbetur tė pamjaftueshme. Kjo, pėr arsye se me kėto koncepte tė reja tė formuara nuk ėshtė arritur asnjė fushė e pėrkufizimit tė qartė dhe objektiv e asnjė tė-rėsi konsistente e kritereve. Qėndrimet tė cilat Iranin e llo-garisin nė krye tė vendeve fundamentaliste, kurse Arabinė Saudite nė kategorinė e vendeve tė matura, Bosnjėn njė kohė e konsiderojnė si shoqėri muslimane mė tė moderni-zuar dhe tė matur, e nė njė periudhė tjetėr kohore e para-qesin si njė rrezik potencial fundamentalist, njėherė xhiha-din afgan e paraqesin si njė luftė pėr liri kurse herėn tjetėr si burim mė tė rrezikshėm tė terrorizmit, nuk janė pėrpjek-je pėr analiza objektive por pėrpjekje pėr pėrgatitjen e njė sfondi teorik tė pėrshtatshėm pėr synimet politike tė fuqi-ve sistemike.
Kėto synime pragmatike u kanė shėrbyer si bazament edhe studimeve thjeshtėsuese tė cilat zgjimin e qytetėrimit islam e reduktojnė nė faktorė kalimtarė. Shembulli mė ti-pik i kėtyre studimeve reduksioniste ėshtė studimi i Pipe-sit, i cili zhvillimet islame i lidhė me faktorėt financiarė qė burojnė nga 'shpėrthimi naftėtar' i viteve shtatėdhjetė: Si qėrimi i hesapeve me modernizimin e botės islame ashtu edhe disa sugjerime tė tij, duke bėrė krahasim me kushtet e syrgjynisė qė e pėrjetuan hebrenjtė nė Babi-loni nė vitin 586 para Isait (a.s.) janė shumė interesante, por kur u qasemi nga prizmi i elementeve vėrejmė se tė njėjtat janė gjurmė tė njė metode tė analogjisė sė gabuar: "Faktorėt legalistė nė pėrgjithėsi, ndėrsa fundamentalizmi nė veēanti, paraqesin pengesa serioze para modernizimit tė muslimanėve; por edhe tradita islame nuk ėshtė pengesė mė e vogėl. Muslimanėt pikėsėpari nė sferėn e punėve tė kėsaj bote kanė nevojė tė ballafaqohen me hipotezėn e suksesit, e pastaj ta zhdukin atė. Rrėnimi i Tempullit tė So-lomonit nė vitin 586 para Jezusit, ka krijuar njė ambiguitet qė i pėrngjan gjendjes sė sotme tė muslimanėve; Ezekieli dhe Isaiahu i Dytė e kishin ndarė besimin nga punėt e kė-saj bote dhe kjo gjė duhet tė ndiqet nga ana e muslimanė-ve... Rezultatet islame katėrmbėdhjetėshekullore pėrnjėhe-rė nuk mund tė eliminohen, por njė hapėrim nė kėtė drej-tim ėshtė i pashmangshėm pėr modernizimin e bashkėsisė shpirtėrore tė muslimanėve (ummetit).""Zgjimi islam, pasi qė buron nga begatia e naftės, paraqet njė fatamorganė. Disa regjime aktiviste islame pasi qė fitu-an tė ardhura materiale tė majme, ca tė tjera duke i pėrdo-rė fuqitė shkatėrruese tė naftės pėr rritjen e fuqive tė veta, rriten edhe motivet juridike dhe tė pavarėsisė; por nuk mund tė pritet qė kėta dy faktorė tė vazhdojnė deri nė pa-fundėsi."17 18
Ngjarjet qė i kemi pėrjetuar prej vitit 1983 (kur u botua vepra e Pipesit pėrplot ofendime tė fshehta) e kėndej, ka-nė nxjerrė nė shesh si mangėsitė metodike ashtu edhe ato teorike tė veprės nė fjalė. Konstatimi i Vollit, qė ėshtė diametral me atė reduksionist, i shprehur pėrafėrsisht nė kohėn e njėjtė, edhe mė tej ruan validitetitin e vet: "Bota islame, e cila nė nėntor tė vitit 1980 ka hyrė nė shekullin XV, me tė gjitha dimensionet e pėrvojave tė veta gjendet nė mesin e njė transformimi shumė tė gjerė...", dhe "...Zgjimi islam, me anė tė rasteve dhe dinamikave tė reja qė i solli me vete, ėshtė duke e detyruar botėn islame tė pėrjetojė ndryshime."19
Njė proces i ngjashėm kognitiv vlen edhe pėr pellgjet tjera tė qytetėrimeve. Pėrparimi ekonomiko-politik i Japo-nisė nė vitet shtatėdhjetė, i tigrave tė Lindjes sė Largėt nė pjesėn e dytė tė viteve tetėdhjetė si dhe i Kinės nė vitet nėntėdhjetė ka krijuar nevojėn pėr ristudimin e Azisė dhe tė Lindjes sė Largėt - vende kėto qė nė periudhat e mėher-shme njiheshin si pellg ezoterik dhe mistik i kulturave tė vdekura - nga njė perspektivė e re. Meqė kategoritė dhe njėsitė e formuara nė kuadėr tė teorive tė modernizmit dhe tė bazuara nė pretendimin pėr universalizmin e shken-cave shoqėrore nuk arritėn t'i shpjegojnė kėto dukuri tė re-ja, u bėnė pėrpjekje pėr zhvillimin e pėrkufizimeve tė reja kulturė-varura/kulturogjene. Pėrdorimet standarde tė kon-cepteve qė kanė arritur pozitėn e mjeteve metodologjike tė shkencave shoqėrore, qė janė zhvilluar nė rrjedhėn histori-ke tė qytetėrimit perėndimor dhe tė cilat mė vonė kanė pretenduar pėr universalizėm (se kanė karakter mbarėbotė-ror-A.P.) si individi, dinamika e grupit, shoqėria, shteti, forca, push-teti, kapitali, klasa dhe konkurrenca kanė mbetur tė pamjaf-tueshme nė shpjegimin e dukurive dhe proceseve qė ndo-dhėn nė rrethin e qytetėrimeve tjera (joperėndimore-A.P.).
Vepra Asian Power and Politics: The Cultural Dimension of Authority (Fuqia aziatike dhe politika: Dimensioni kulturor i autoritetit) e L. W. Pye-sė, e shkruar aty nga gjysma e vi-teve tetėdhjetė, nė tė cilėn autori duke e marrė pėr pikėnis-je kulturėn, mundohet qė ta studiojė forcėn qė kish filluar tė formohet nė Azi, shfaq gjurmėt e kėtij ndryshimi dhe kėrkimi metodologjik nė sferėn e pikėpamjes. Literatura e tij kritike nė lidhje me konceptin qendrat e reja tė forcės, mun-dohet t'i kuptojė nė kuadėr tė dinamikave tė tyre tė brend-shme: "Synimi im ėshtė qė duke u pėrqėndruar mbi fakto-rin forcė nė zhvillimet politike tė Azisė, tė kthehem nė themelet e shkencės politike. Por, me njė dallim tė rėndė-sishėm. Teoricienėt bashkėkohorė tė politikės qė nga Charles Merriam dhe Harold Lasswell e deri te Robert Dahl dhe Samuel Huntingtoni, forcėn, qė nga Greqia Anti-ke e deri te sistemi ndėrkombėtar shtetėror i kohės sė sot-me-bashkėkohore, qė nga parlamenti e deri te kėshillat bashkiake, e shohin si njė fenomen gjithėbotėror dhe mun-dohen qė elementet e kėtij fenomeni t'i pėrkufizojnė nė mėnyrė shkencore; kurse unė tė njėjtin e pėrkufizoj si njė dukuri qė ndryshon nga kultura nė kulturė. Sipas tezės si-me, shoqėritė varėsisht nga vendi dhe koha, forcėn e kanė kuptuar ndryshe, dhe kėto ndryshime kanė qenė faktori kryesor qė zhvillimit historik ia kanė hapur shtigjet e mar-shimit nė drejtime tė ndryshme. Sipas mendimit tim, teori-tė e shumta qė kanė krijuar terminologji tė pėrgjithshme nė lidhje me konceptin forcė, nuk e kanė vėrejtur kėtė reali-tet. Forca ėshtė dukuria mė e ndjeshme nė kuadėr tė duku-rive shoqėrore dhe nuancave kulturore; potencialet dhe kufijtė e forcės drejtpėrsėdrejti janė determinuar nga fak-torėt kohė dhe vend."20
Nė kėtė kontekst filluan qė nėn thjerrėzėn e gjykimit tė vihen edhe mendimet sociologjike tė cilat pėrvojat e ku-fizuara historike i kishin shndėrruar nė teori me vlerė mbarėbotėrore. Problemi metodologjik qė W. Davies e merr si pikėnisje nė veprėn e tij Japanese Religion and Society (Religjioni japonez dhe shoqėria), nė tė cilėn e trajton te-matikėn e fenomeneve tė religjionit dhe modernizmit nė shoqėrinė japoneze, reflekton njė ndryshim tejet tė rėndė-sishėm: "Para se tė nxjerrim ndonjė rezultat nga sfera e ēėshtjes sė religjionit dhe zhvillimit, duhet qė t'i bėjmė njė rivlerėsim serioz fenomenit tė modernizmit... Prapė, pėr tė njėjtėn arsye nuk i duhet pėrshkruar vėrtetėsi absolute as pretendimit se rėnia e interesimit pėr fenė dhe ndikimit tė saj ėshtė pasojė e domosdoshme e procesit mbarėbotėror tė modernizmit. Nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė lejojmė qė tė na verbėrojė teoria nė subjektin e rrugėve tė bashkėjete-sės dhe bashkėpunimit midis formave tė thjeshta religjioze dhe mistike me institucionet moderne ekonomike dhe po-litike. ......Nė kėtė kontekst duhet theksuar se qėndrimet e Weberit dhe teoricienėve tė tjerė qė janė fascinuar nga miti i "shkencės dhe pėrparimit" (mite kėto qė rrjedhin nga idhulli i Iluminizmit), shumė keq e kanė orientuar si socio-logjinė e religjionit ashtu edhe ndryshimin ekonomik dhe shoqėror."21
Si referenca e Daviesit, ndėrmarrėsit tė periudhės Meiji, Kanbara Mezien, pėr rolin determinant tė realitetit budist vis-ą-vis jetės sė shoqėrisė japoneze, ashtu edhe konstatimi i drejtorit tė njė sipėrmarrjeje tė sotme tė Tokios, “Denki Kagakukogya”, se sipėrmarrja e tij shpirtin dhe frymėzi-min e vet e merr nga budizmi, janė pėrpjekje pėr qasje ndi-kimit tė fesė nė shoqėrinė japoneze pėrtej konceptualizi-meve shekullare perėndimore mbi fenomenin e fesė: "Sek-tet budiste e kanė vazhduar pretendimin se janė elementi final qė fshehet pas suksesit japonez. Zenbudistėt vendos-mėrinė e afaristit japonez e lidhin me nihilizmin kreativ tė sekteve Rinzai dhe Soto. Edhe budistėt ezoterikė Shingon pohojnė se doktrina e tyre ėshtė faktori themelor i lidh-shmėrisė sė japonezėve me punėn. Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe tė tjerėt moralin japonez tė punės e shpjegojnė me rrugėn luftarake (bushido) qė ėshtė njė pėrzierje e idealeve budiste, konfuēianiste dhe shintoiste."22
Rezultatet deri te tė cilat ka arritur Davisi, duke nxjerrė nė pah shumė qartė qorrsokaqet e orvatjeve pėr pėrshtat-jen e teorive tė mėdha perėndimore me karakter pėrgjithė-sues pellgjeve tė qytetėrimeve joperėndimore, shfaqin do-mosdoshmėrinė e studimit tė ēdo qytetėrimi sipas para-metrave tė veta tė vlerave: "Konstatimet dhe pėrfundimet deri te tė cilat kam arritur dua t'i prezentoj duke pohuar se 'entuziazmin e fuqishėm', tė cilin Max Weber e sheh si kusht tė domosdoshėm pėr racionalizimin e jetės ekono-mike dhe shoqėrore, nuk kam mundur ta gjej nė budizėm. Jam munduar tė tregoj se budistėt japonezė kanė shprehur reagim ndaj ndryshimeve intelektuale tė periudhės Meiji dhe se ndryshimet e filluara nga ta kanė mbetur tė kufizua-ra me shtypin fetar, politikėn sektariane dhe botėn akade-mike. Thėnė me njė shprehje mė pozitive, budizmi institu-cional nė shkallė tė fundit ka kontribuar nė sferėn e retori-kės sė demokracisė tė stilit japonez. Lindja e retorikės bu-diste tė zhvillimit nuk ka ndodhur nė saje tė imponimit tė drejtpėrdrejtė tė idealeve religjioze mbi shoqėrinė, por, nė njė formė dialektike, pėrmes institucioneve religjioze. Kjo don tė thotė se historia e zhvillimit tė budizmit dhe eko-nomisė nuk duhet kuptuar nė nivel tė historisė sė mendi-meve, por nė nivel tė afrimeve dhe lidhshmėrive reciproke nė fushė tė historisė shoqėrore. E njėjta flet edhe mbi fak-tin se historia nuk mund tė kuptohet duke e pėrhapur nė mėnyrė abstrakte ndikimin e "sistemit qendror tė vlerave" mbi shoqėrinė.


17 Pipes, vepra e njėjtė, f. 331.
18 Vepra e njėjtė, f. 335.
19 Voll, J. O., Islam: Continuity and Change in the Modern World, Boulder Westiew, 1928, f. 347.
20 Pye, L.W., Asian Power and Politics: The culutural Dimension of Authority, Har-vard University Press, Cambridge, f. viii.
21 Davis, W., Japanese Religion and Society: Paradigms of Structure and Change, State University of New York Press, Albany, 1992, f. 153.
22 Vepra e njėjtė, f. 153.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:53 am

Hulumtimet tona historike mbi relacionin religjioni, retorika dhe ideologjia tregojnė se teza e Weberit, si njė paradigmė, nė shpjegimin e zhvillimit japonez, ėshtė e njė vlere tė kufizuar."23
Autorėt perėndimorė, pėr ta kuptuar realitetin e Kinės, gradualisht kanė filluar qė mė tepėr t'i kushtojnė kujdes traditės konfuēiane dhe elementeve budiste sesa vijės mo-derniste radikale tė Maos; kjo ėshtė refleksion i njė ndry-shimi metodologjik. Pėrpjekjet pėr studimin e rrezikut strategjik tė Kinės socialiste tė Maos vendin ia lėshuan stu-dimit tė komponentėve tė qytetėrimit kinez dhe ndikimit tė tyre mbi socializmin kinez. Kėsisoj, Kina filloi qė mė te-pėr tė fokusohet si qendėr e njė pellgu tė veēantė tė qyte-tėrimit sesa si anėtar natyror i polit socialist tė botės dypo-lėshe. Edhe dallimet midis praktikės sė socializmit sovjetik dhe atij kinez kanė hapur rrugėn e shtimit tė studimive mbi vlerat lokale kineze. Vepra e Guy Alittos mbi jetėn dhe mendimet e tradicionalistit kinez Liang Shu-Ming, e botuar nė vitin 1979, paraqet njė shembull interesant nė kėtė subjekt: "Libri tregon se projektet pėr zgjidhje tė dilemės sė modernizmit kinez tė Liangut - lider i konser-vatorėve dhe Maos - lider i radikalėve, i ngjasojnė tepėr njėri-tjetrit. Libri po ashtu ilustron qartė se komunizmi ki-nez pėrputhet me konservatorizmin konfuēian."24
Autori, kėtė pėrputhshmėri e vlerėson mė tepėr si njė pėr-puthshmėri metodike tė reaksioneve kundėr modernizmit sesa si njė rezultat i mendėsisė sė pėrbashkėt tė qytetėrimit, qėndrim ky i cili ėshtė shumė larg nga tė shikuarit e traditės konfuēiane pėr element ose thelb tė gjallė qytetėrimi. Du-ke synuar pėrkufizimin e Liang Shu-Mingut, Alitto veprėn e vet e titullon The Last Confucian (Konfuēiani i fundit), fakt ky qė tregon se autori konfuēianizmin dhe qytetėri-min kinez nuk i sheh pėr tė gjallė dhe pėr pellg qytetėrimi me projekt pėr tė ardhmen, por si njė traditė, pėrfaqėsuesi i fundit i sė cilės mundohet tė bėjė rezistencė.
Pellgjet e qytetėrimeve lokale, tė cilat nuk e demonstru-an veten si njė bosht i ri i forcės, nga vitet shtatėdhjetė e kėtej u zhytėn nė ujėrat e pėrpjekjes pėr njė zgjim kulturor qė pėrqėndrohet mbi theksmin e njė identiteti tė ri. Theksi qė Ali Mazrui dhe Alex Hailey e vunė mbi identitetin e Af-rikės dhe thesarin qytetėrimor tė saj qartė nxori nė shesh tė vėrtetėn se, thesaret e qytetėrimeve tė cilat me superio-ritetin e padiskutueshėm tė njeriut tė bardhė dhe retorikėn e historisė progresiviste konsideroheshin pėr tė vdekura, jo vetėm qė janė tė gjalla por janė tė orientuara kah dina-mika pėr ripėrkufizimin e vetvetes.
Por duhet theksuar se deri nė kohėt e fundit, as gjallėri-mi i vėrejtur nė pellgjet e qytetėrimeve joperėndimore, e as paaftėsia e mjeteve metodologjike me origjinė perėndimo-re pėr tė kuptuar dukuritė mbarėbotėrore, nuk janė elabo-ruar nė plotkuptimin e fjalės dhe me tė gjitha dimensionet pėrkatėse. Pėrderisa gjallėrimet e qytetėrimeve perceptohe-shin si kundėrveprime lokale kundėr modernizmit, pamjaf-tueshmėria nė fushėn e mjeteve metodologjike mundohej tė tejkalohet pėrmes relativizmit postmodernist i cili edhe mė tepėr e ndėrlikon ēėshtjen. Nė vend qė tė bėheshin pėrpjekje pėr kuptimin e qytetėrimeve nė kuadėr tė tėrėsi-ve tė veta konceptuale dhe historike, nė plan tė parė dolėn pėrpjekjet pėr trajtimin e kėtyre zgjimeve nga fokusi poli-tik dhe strategjik.
E vėrteta se zgjimi nė fjalė ėshtė rezultat i qėrimit tė hesapeve dhe transformimit (tė qytetėrimeve) me pėrmasa tė gjera, u kuptua nė vitet nėntėdhjetė, kur u bė analiza e parametrave tė sistemit ndėrkombėtar dypolėsh. Por, edhe kėtė herė, nė vend qė tė lodhet koka rreth dinamikave tė brendshme dhe transformimit kognitiv qė pellgjet e qyte-tėrimeve joperėndimore - nė krye me atė islam - i ka kahė-zuar nga rigjallėrimi, nė shesh u hodh njė tezė shterpe mbi pėrplasjen e qytetėrimeve, e bazuar nė hesapet e interesat stra-tegjike, dhe analizat sipėrfaqėsore politike forcė-boshtore ua zunė grykėn kėrkimeve vlerė-boshtore. Qytetėrimi pe-rėndimor, i cili nė saje tė karakterit tė vet dominant nė siste-min ndėrkombėtar, trazirat dhe konfliktet e veta tė brend-shme i shndėrroi nė trazira dhe konflikte ndėrkombėtare, nė vend qė tė bėjė njė llogari tė brendshme, duke i eksplo-atuar dobėsitė dhe kontradiktat e brendshme tė qytetėri-meve tjera, u orientua kah njė kėrkim strategjik afatshkur-tėr pėr ritrajtėsimin e ekuilibreve.


23 Vepra e njėjtė, f. 179-180.
24 Alitto, G. S., The Last Confucian: Liang Shu-Ming and Chinese Dilemma of Moder-nity, University of California Press, botimi i dytė, Berkeley, 1986, f. 344.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:55 am

III. VETĖPERCEPTIMET E QYTETĖRIMEVE DHE BOTA E JETĖS

Nėse ėshtė i vėrtetė pohimi se qytetėrimet joperėndi-more, tė cilat nė vitet tridhjetė dhe katėrdhjetė tė kėtij she-kulli gjendeshin nė dhėmbėt e modernizmit dhe po jepnin shpirt nėn hegjemoninė e qytetėrimit perėndimor, kurse aty nga fundi i kėtij shekulli pėrjetuan njė gjallėrim, pėrpara na del njė pyetje themelore nė lidhje me elementin bazor qė e ka mundėsuar rezistencėn e kėtyre qytetėrimeve autentike, ēėshtje kjo rreth sė cilės duhet menduar: Cila ėshtė forca shtytėse qė, pėrskaj globalizimit tė normave thelbėsore, formave tė sjelljes, institucioneve dhe pėrbėrėsve tė struk-turės ekonomiko-politike tė qytetėrimit perėndimor - nė mes tjerash edhe nė saje tė mbėshtetjes dhe kontrollit tė fuqive sistemike ndėrkombėtare - i ka vėnė nė lėvizje pell-gjet e qytetėrimeve joperėndimore? Nėse kuptohet kjo for-cė, do tė mundėsohet edhe pėrkufizimi i faktorit themelor dhe tė pashmangshėm gjatė procesit tė formėsimit tė qyte-tėrimeve si dhe kuptimi i veēorive qė shkaktojnė dallimet ndėrmjet qytetėrimeve.
Nė kėtė kontekst, kryeteza e artikullit tonė ėshtė kjo: Elementi themelor qė siguron krijimin e qytetėrimeve, ngritjen e tyre, rezistencėn kundėr hegjemonisė potenciale tė qytetėrimeve tjera dhe shfaqjen e prototipit tė njė qyte-tėrimi ėshtė vetėperceptimi. Faktori final qė mundėson formi-min e vetėperceptimit nuk ėshtė fusha institucionale dhe for-male (zyrtare) por botėkuptimi (gjerm. weltanschaung, ang.
worldwiev-A.P.), i cili ēėshtjen e ekzistencės sė njeriut e ven-dos nė njė kornizė kuptimplote. Pėr kėtė arsye, edhe pse transferet institucionale dhe zyrtare nga qytetėrimet tjera mund tė shkaktojnė ndryshime tė jashtme, pa formimin e njė vetėperceptimi tė ri dhe pa fitimin fuqi dhe mundėsi influence tė kėtij vetėperceptimi nė qytetėrimin e marrė pėr shembull, shkatėrrimi i shpirtit tė qytetėrimit i cili sy-nohet tė ndryshohet ėshtė i pamundshėm. Forca e pėr-gjithshme pėr rezistencė e ēdo qytetėrimi shfaqet nė rezis-tencėn e vetėperceptimit tė prototipit tė qytetėrimit. Ky ėshtė shkaku kryesor pse kornizat teorike tė zhvilluara nga modernistėt - tė cilėt janė tė bindur se transferi institucio-nal do tė shkaktojė ndryshimin e vetėperceptimit - kanė qenė tė pasuksesshme nė shpjegimin e rezistencės sė qyte-tėrimeve joperėndimore, e nė veēanti nė temėn e zhvilli-meve nė botėn islame.
Para sė gjithash ekziston domosdoshmėria pėr pėrkufi-zim mė tė kthjellėt tė vetėperceptimit tė qytetėrimit. Pa nxjerrjen nė pah tė dallimit tė qartė nė pėrkufizimin midis identitetit dhe vetėperceptimit, shumė rėndė ėshtė tė bėhet konstatimi i prapaskenės psikologjike dhe sociologjike tė formave tė qytetėrimit qė reflektohen nė botėn e jashtme. Kėto dy koncepte shfaqin dy nivele tė ndryshme tė vetėdi-jes. Pėrderisa identiteti, si njė vetėdije relacion-varur qė rea-lizohet nė bazėn e njohjes shoqėrore, kėrkon dy palė, vetė-perceptimi reflekton njė gjendje tė perceptimit individual qė nuk ndjen nevojė pėr palėn tjetėr ose njohjen shoqėrore. Pėrderisa identiteti bart njė tipar qė mund tė pėrkufizohet dhe jepet nga autoriteti shoqėror, ekonomik dhe politik, pėrkufizimi ose eliminimi i vetėperceptimit - i cili pėr bazė e merr esencėn (subjektin) - nga ēfarėdo autoriteti tjetėr ėshtė i pamundshėm. Pėr hir tė kristalizimit tė ēėshtjes po japim shembullin e shtetit ish-jugosllav, i cili qytetarėve tė vetė serbė, kroatė, malazias, boshnjakė, shqiptarė, sllovenė etj., u
pat caktuar njė identitet tė pėrbashkėt. Por ē'e do qė me kalimin e kohės si forcė e vėrtetė shtytėse dolėn nė skenė vetėperceptime qė bazohen nė pėrkatėsinė e qytetėrimit gjegjės, tė cilat bashkėsitė e sipėrpėrmendura i kanė ush-qyer nė brendėsinė e vet, dhe tė njėjtat pėr njė kohė tė shkurtėr u shndėrruan nė dukuri politike qė e tejkalonin identitetin e pėrkufizuar. Pėrderisa midis kroatėve dhe sllovenėve ose boshnjakėve dhe shqiptarėve, tė cilėt nė saje tė sė kaluarės qytetėrimore kanė vetėperceptime tė afėrta, nuk janė shėnuar konflikte, midis elementit serb e boshnjak, atij kroat e boshnjak, serb e shqiptar dhe serb e kroat janė shėnuar konflikte tė ashpra.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:55 am

Pra, ēdo vetėperceptim mund tė shndėrrohet nė njė identitet natyror kurse ēdo identitet nuk mund tė arrijė ve-tėdijen e vetėperceptimit. Shndėrrimi i njė identiteti nė vetė-perceptim e bėn tė nevojshėm realizimin e plotė tė trans-formimit psikologjik dhe mendor dhe njė proces qė buron nga vetėdija e brendshme dhe qė homogjenizohet me per-sonalitetin. Perandoria e shenjtė romake-zhermene e Charle Magneit, e cila ėshtė formuar nga kristianizimi i fiseve no-made zhermene si dhe nga adaptimi i tyre pellgut qytetėri-mor romak dhe e cila i bashkon kėto tre elemente, ėshtė fryt i njė transformimi tė kėtillė tė vetėperceptimit dhe zė njė vend qendror nė referencat e mėvonshme tė identitetit gjerman. Dihet se Hitleri ėshtė cilėsuar si III. Reich. Nė kėtė zinxhir perandoria e parė ėshtė ajo e Charle Magneit.
Po ashtu edhe pranimi i kristianizmit nga fiset ruse no-made dhe adaptimi traditės sė Romės Lindore, janė bėrė kritere referuese themelore qė bashkė me idealin pėr Ro-mėn III dhe nocionin ‘car’ formojnė identitetin rus. Edhe rasti i turqve, tė cilėt pas islamizimit (pranimit tė Islamit) kaluan pėrvojėn selxhuke dhe arritėn tė krijojnė thesarin e qytetėrimit osman, paraqet gjurmė tė njė transformacioni tė vetėperceptimit dhe pėrkufizimi i identitetit turk modern
jashtė kėtij transformacioni tė vetėperceptimit ėshtė i pa-mundshėm. Shkaku i mossuksesit tė tezave historike tė ci-lat identitetin turk modern mundohen ta pėrkufizojnė du-ke e ndarė atė nga kėto elemente si dhe atyre qė mundo-hen ta mbėshtesin mbi kulturat paraislame tė Anadollit, qėndron nė faktin e pamjaftueshmėrisė, zymtėsisė sė pėr-fytyrimeve tė tyre centriste dhe abstrakte mbi identitetin - tė cilat nuk mund tė transformohen nė vetėperceptim - karshi njė koncepti tė shėndoshė tė vetėperceptimit qė qėndron mbi themele historike dhe mendore-kognitive.
Shkaku pse identiteti sovjetik nuk ėshtė "pėrqafuar" vis-ą-vis identitetit rus, si dhe mossuksesi i identitetit turk Pe-rėndim-boshtor shekullar (tė shkėputur nga backgroundi historik) qė tė falimentojė vetėperceptimin e mbėshtjellur me elementet e qytetėrimit islam - edhe pse e dimė se ka zotėruar forcėn dhe vullnetin autoritativ centralist - qėnd-ron nė faktin se ėshtė e pamundur qė vetėperceptimi tė pėrcaktohet nga vullneti politik. Retorikat revolucioniste, qė parashohin thyerje historike, pėrderisa nuk formojnė vetėperceptime alternative mė tė forta se vetėperceptimet e vjetra, nuk mund tė realizojnė transfer tė plotė tė qytetė-rimit. Pėrndryshe, tė njėjtat, nė skenėn e historisė sė gjatė tė qytetėrimit mund tė shkaktojnė vetėm valėzime me ndi-kim koniuktural.
Njė vetėperceptim i ri i qytetėrimit mund tė formohet vetėm e vetėm nė saje tė njė vetėdijeje mė tė gjerė mbi ek-zistencėn, si dhe nė bazė tė diturisė dhe tėrėsisė sė norma-ve tė sjelljes mė pėrfshirėse. Nė kėtė kontekst shumė me rėndėsi janė vrojtimet e Şerif Mardinit mbi modernizmin turk: "Njė pyetje qė na vjen nė mend lidhur me kėtė sub-jekt ėshtė ajo se si ėshtė e mundur qė Republika (Turke-A.P.) kallėpet e veta ideologjike i ka pėrcjellė deri nė fshat-ra duke mos i vėnė nė pozitė tė ideologjive konkurrente karshi fesė. Njėri nga faktorėt e rėndėsishėm tė kėtij
Pėrkufizimi ynė i vetėper-ceptimit shpreh njė homogjenitet me sintagmėn e Mardinit, realiteti ėshtė fakti se nė periudhėn e Republikės nė ēėsht-jet fetare ndjenja e ummetit nuk e ka humbur fuqinė e vet. Bile edhe Republika kohė pas kohe ka qenė e detyruar tė pranojė se ideologjia e ummetit ka qenė mė e fortė se vetė ajo (ose ideologjia e saj/Republikės-A.P.). Pėrpjekja e prof. Fuad Köprülü e vitit 1928 qė zhvillimin e fesė ta li-dhė me Fakultetin Teologjik, i cili do tė funksiononte si njėfarė qendre e shkencės mbi fenė (teologjinė), si pasojė e opozitės nga masa popullore (ummeti), pėrfundoi me heq-je dorė tė autorit nga njė hap i tillė. Shteti, pas kėsaj, brak-tisi idenė qė pėrmes pėrpjekjeve shkencore t'i japė formė fesė. Kjo ndoshta ėshtė pika mė e dobėt e kemalizmit. Ke-malizmi, meqė nuk krijoi njė kuptim tė ri nė nivelin personali-tetkrijues tė kulturės dhe pasi qė nė tė nuk pa ndonjė funk-sion tė ri, nuk arriti qė tė luajė rolin e njė ideologjie konku-rrente. Ndikimi i kemalizmit nė ndryshimin e vlerave tė injektuara fėmijėve nga familja, ka qenė vetėm sipėrfaqė-sor. Madje edhe kjo sipėrfaqėsi ėshtė rezultat i pashmang-shėm i tė kaluarės sonė islame. Pėrfshishmėria e njė men-dimi qė depėrton nė ēdo anė tė personalitetit dhe aksionit shoqėror tė ēdo njeriu, veēanėrisht nuk mund lehtė tė per-ceptohet nga ata qė janė rritur brendapėrbrenda atij kallėpi kulturor. Ata qė edukohen brenda kėtyre kallėpeve ideolo-gjike kur tė 'prodhojnė' njė ideologji tė re, nuk do tė men-dojnė se edhe kjo ideologji duhet tė jetė po aq pėrfshirėse. Nevoja pėr t'i shtuar kemalizmit njė pjesė qė do tė siguron-te ndikimin e tij nė gjirin familjar, do tė mendohet si njė nevojė pėr vendosjen e njė norme tė re juridike. Nė kėtė mėnyrė reforma familjare mbeti e kufizuar me reformėn nė kuadėr tė jurisprudencės."25 dhe Lebenswelt (bota e jetės ose fusha e pėr-vojės sė pėrbashkėt) bart njė propozicion tė kėtillė tė fsheh-tė. Husserlikuptim tė ri nė nivelin personalitet-krijues tė kulturės. Nėse nuk ekziston njė pėrkufizim pėrfshirės i vetėperceptimit, ėshtė i pamundur formimi i njė sfere tė kėtillė tė kuptimit dhe i njė qėndrimi konsistent nė nivel tė personalitetit. Lidh-shmėria qė Husserli e ka krijuar midis Selbstverstandnis (ve-tėperceptimi)26 27, i cili pėrmes metodės fenomenologjike ka sy-nuar arritjen e njė niveli absolut tė perceptimit, ka theksuar se bota e jetės ndėrhyn nė hulumtimin shkencor, se kjo bo-tė na ėshtė dhėnė neve dhe se ne vetėm pėrmes saj mund ta pėrvojojmė dhe perceptojmė vetveten. Siē shprehet edhe Gurvitchi, koncepti bota e jetės siguron lidhshmėrinė midis rrafshit ekzistencial dhe atij tė njohurisė: "Sikurse edhe shu-mė veprimtari tjera kulturore edhe veprimtaria e pėrfitimit tė diturisė realizohet nė kuadėr tė kėsaj bote tė jetės, e cila ėshtė fushė e pėrbashkėt e pėrvojės. Madje edhe problemet shkencore formohen brenda kėsaj fushe tė pėrbashkėt."28 Jemi tė mendimit se Husserli, gjatė pėrkufizimit tė realitetit historik-kulturor tė njeriut tė Perėndimit, ėshtė dashur qė tė shkojė njė hap para interpretimit tė relacionit tė krijuar mi-dis vetėperceptimit dhe botės sė jetės dhe sė pari tė pėrqėn-drohet mbi relacionin mendor imagjinativ tė njeriut perėn-dimor me botėn e jetės dhe mbi shfaqjen e kėtij relacioni nė themelin e vetėperceptimit. Vetėm atėherė bėhet i mund-shėm konceptimi i elementeve bazė tė vetėperceptimit tė prototipit qytetėrimor, qė ėshtė elementi themelor i qytetė- rimit perėndimor. Kontinuiteti historik i pėrsosurisė sė mendimit tė njeriut, nė veēanti i njeriut perėndimor, mund tė vėrehet si refleksion i njė vetėperceptimi tė kėtillė. Teza jonė bazore nė kėtė pikė ėshtė perceptimi ekzistencial dhe identifikimi midis vetvetes (egoja, uni) sė elementeve the-melore qė e thurin vetėperceptimin e njeriut, botės sė jetės qė e percepton ekzistencėn e kėsaj vete dhe Qenies Absolute (Zotit), qė ėshtė burimi i tė dyjave, me kėto elemente nė formė tė panteizmit ose materializmit. Botėkuptimi i afrimit ontologjik (afrimi i rrafsheve ekzistenciale), qė ėshtė faktori themelor i permanencės, i cili e determinon vetėperceptimin e qytetėrimit perėndimor, i cili duke depėrtuar nga periudha antike nė kristianizėm, nga kristianizmi nė shekullarizmin bashkėkohor kalon nė nivel tė formimit mendor, ėshtė fryt i ndarjes sė dy botėkuptimeve tė kėtilla ekzistenciale.29
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:56 am

Si pikė e dytė paraqitet nevoja pėr transformim tė rela-cionit ndėrmjet vetėperceptimit dhe botės sė jetės nė njė kornizė teorike qė do t'i pėrfshijė edhe pellgjet qytetėrimore joperėndimore. Nė tė vėrtetė, shndėrrimi i ēdo qytetėrimi nė formė qytetėrimore qė mund tė jetojė ėshtė nė proporci-on tė drejtė me nivelin e ndikimit tė vetėperceptimit tė tij ekzistencial ndaj botės sė jetės sė tė njėjtit. Duhet ditur se midis vetėperceptimit tė njeriut perėndimor dhe rrethit tė tij shoqėror-ekonomik, midis vetėperceptimit tė njė pjesėtari tė Islamit (muslimanit) dhe qyteteve qė i njėjti i ka krijuar, midis vetėperceptimit tė kinezit dhe botėkuptimit tė tij mbi rendin shoqėror, midis vetėperceptimit tė njė indiani dhe hierarkisė shoqėrore qė ai e pėrfytyron, gjithmonė ekziston njė relacion i dependencės (varshmėrisė). Pėrderisa te qyte-tėrimet qė krijojnė lidhshmėri aktive dhe tė drejtpėrdrejtė midis vetėperceptimit dhe botės sė jetės pėrjetohet njė zgjim, te ato (qytetėrime) ku ėshtė kėputur ose dobėsuar kjo lidhje vėrehen kriza dhe stagnime (dekadenca).
Sot, dimensioni mė i rėndėsishėm i kontradiktės ndėr-mjet modernizmit dhe rezistencės qytetėrimore ka tė bėjė me lidhshmėrinė midis vetėperceptimeve alternative. Nga njėra anė, lėvizjet westernizuese edhe pse i kanė zgjidhur vetėperceptimet e qytetėrimit tradicional, prapėseprapė ja-nė tė pasuksesshme nė pėrpjekjet pėr injektimin atyre ve-tėperceptimet perėndimore, e nga ana tjetėr, forcat e vetė-perceptimit tė qytetėrimi tradicional pėr determinimin e formave shoqėrore janė dobėsuar. Kjo kontradiktė me ve-te solli ēėshtjen e tėhuajėsimit midis vetėperceptimit tė qy-tetėrimit dhe formave shoqėrore. Edhe pse reaksionet anti-perėndimore e kanė mbajtur tė gjallė vetėperceptimin tra-dicional, ky vetėperceptim nuk ka mundur qė tė formojė njė botė tė jetės qė do ta reflektonte gjallėrinė e vet. Pėr-derisa bota e jetės me pėrhapjen e kulturės monopoliste ėshtė perėndimizuar, qytetėrimi tradicional ka vazhduar ta ruajė gjallėrinė e vetėperceptimit dhe ka bėrė pėrpjekje pėr krijimin e formave sociale antiperėndimore. Pa kuptimin e vetėperceptimive alternative ekzistencė-boshtore dhe inte-raksioneve tė tyre, ėshtė e pamundur qė t'i jepet domethė-nie kėsaj kundėrtie dhe ėshtė tejet vėshtirė qė tė zgjidhen dhe analizohen dinamikat e krijimit dhe transformacionit tė qytetėrimeve.
Dobėsia mė e madhe si e retorikės radikale moderniste ashtu edhe e asaj revolucioniste socialiste qėndron nė mos-vėrejtjen e dallimit midis elementeve qytetėrim-varura dhe tė bazuara nė vetėperceptimin pėrballė proceseve historike qė vėrehen si domosdoshmėri universale. Elementet elite tė qytetėrimeve joperėndimore, qė zvarriten nga tė vėrejturit e modernizmit si njė domosdoshmėri universale dhe 'kon-version' qytetėrimor, nė fakt janė munduar tė depėrtojnė nė vetėperceptimin e njė qytetėrimi tė cilit vetė ata nuk i ta-kojnė. Kur kontradikta midis vetėperceptimeve shkaktoi mossuksesin e kėtyre pėrpjekjeve, dolėn nė skenė elitat ek-lektike tė periudhės kalimtare, tė cilat nuk e pėlqyen as ve-tėperceptimin e qytetėrimit tek i cili dėshiruan tė inkuadro-hen e as tė atij qė deshėn ta braktisin (lexo: qytetėrimit tė vet-A.P.). Nė kėtė mėnyrė nė shoqėri u shfaq njė fushė tensioni midis kėsaj elite eklektike dhe shtresave shoqėrore qė nė kuadėr tė kontinuitetit historik mundoheshin ta ruaj-nė vetėperceptimin.
Elita, e rėnė nė konflikt me sistemin e vlerave shoqėro-re, filloi tė pėrjetojė njė tension psikologjik midis vetėdijes sė brendshme me themel familjar, tė cilėn mundohej ta mbajė nėn kthetrat e presionit dhe retorikės sė jashtme me themel politik. Shkaku kryesor pse nė politikėn e brend-shme nė njė formė pėrjashtuese (dėbuese) pėlqehen pėr-kufizimet si fundamentalizėm, fundamentalist/e dhe Islami politik, tė gjeneruara nga akademikėt perėndimorė, qėndron nė pėrpjekjen pėr ta dėbuar konfliktin psikologjik duke u strehuar nė racionalizimin se refuzimi i Islamit me njė atri-but tė shtuar para, nuk do tė thotė refuzim i Islamit i cili nė vetėdijen e brendshme nuk ka mundėsi tė refuzohet. Kjo ikje, ia hap rrugėn lehtėsisė sė largimit prej kėrkimeve filozo-fike dhe animit kah pėrkufizimet dhe zgjidhjet pragmatike.
Nėse njeriu nuk e zgjidh vetėperceptimin e vet nė kup-timin ekzistencial, gjithmonė do tė pėrjetojė erozion tė identitetit. Rezultat natyror i kėtij konflikti tė brendshėm ėshtė edhe rasti i Turqisė sė kohėve tė fundit ku identitetet, duke filluar nga ai i osmanlizmit tė fshehtė, retorikės re-volucioniste tė periudhės njėpartiake, islamizmit simbolik e deri te shekullarizmi simbolik, nė mėnyrė permanente ka-nė ndryshuar bosht nė pajtim me konjukturat e ndryshme.


25 Mardin, Ş., Din ve İdeoloji, normal botimi i shtatė, Stamboll, 1995, f. 148-149. Italikėt nė kuadėr tė citatit janė tė autorit.
26 Nė lidhje me pėrkufizimin e Husserlit mbi kėtė koncept shih Die Krises der Europaischen Wissenschaften und die Transzedentale Phanomenologie, editor W. Bie-mel, Hagė, 1954, f. 275-280.
27 Husserl, E., Logische Untersuchungen, 2 vėllime, Max Niyemer, Halle, 1900-1901, vėll. 2., f. 8.
28 Gurvitch, G., Studies in Phenomenology and Psychology, Northwestern University Press, Evanston, 1966, f. 422.
29 Lidhur me konceptin afrim ontologjik dhe kontinuitetin historik e tėrėsinė teorike tė kėtij botėkuptimi ekzistencial nė kuadėr tė qytetėrimit perėndimor shih Davutoğlu, A., Alternative Paradigms, Lanham University Press of Ameri-ca, Lanham, 1994, pjesa 1 dhe 2.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:56 am

IV. ANALIZĖ KRAHASIMTARE E VETĖPERCEPTIMEVE TĖ QYTETĖRIMEVE



Analiza krahasimtare e vetėperceptimeve tė qytetėrime-ve ėshtė e rėndėsishme si nga aspekti i analizės sė rolit tė vetėperceptimit nė formimin e qytetėrimit, ashtu edhe nga aspekti i pėrshkrimit tė ndikimit tė elementeve psiko-kul-turore mbi pluralizmin. Nė lidhje me vetėperceptimin, edhe pse mund tė zhvillohen nėnkategori dhe kategori komplekse, ne do tė pėrqėndrohemi nė krahasimin e tyre rreth pesė prototipave tė ndryshėm:


(I) Vetėperceptimi qytetėrimor i fortė dhe i ashpėr


Ky vetėperceptim ėshtė mirė i pėrkufizuar, ėshtė i ven-dosur mbi njė themel tė fortė filozofik dhe metafizik dhe meqė mbėshtetet nė njė botėkuptim pėrfshirės dhe kon-sistent, ka njė strukturė tė fortė. Ky vetėperceptim ėshtė i ashpėr sepse duke i pėrjashtuar nė mėnyrė kategorike ele-mentet e qytetėrimeve tjera nuk lejon depėrtimin e tė njėj-tave nė veten e tij. Pėr kėtė arsye, qytetėrimet qė janė pro-dukt i njė vetėperceptimi tė kėtillė (tė qytetėrimit), nė tė njėjtėn kohė janė monopoliste, hegjemoniste dhe forcė-centriste.
Shembulli historik mė eklatant i njė vetėperceptimi tė kėtillė qytetėrimor ėshtė vetėperceptimi arian i qytetėrimit indian, i cili thur bazat e sistemit pėrjashtues (ekskluzivist) tė kastave. Kjo traditė antike pėrjashtuese ka ruajtur ndiki-min e vet me shekuj tė tėrė dhe shprehja barbara, e pėrdo-rur nė gjuhėn sanskrite pėr t’i emėrtuar joarianėt, nė men-dimin politik grek ka marrė formėn barbaros qė do tė thotė i huaj. Ky koncept i cili pėrfaqėson pėrjashtimin kategorik tė thesareve tjera tė qytetėrimit, nė mendimin perėndimor nė pėrgjithėsi dhe nė mendėsinė politike nė veēanti, shekuj me radhė ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm.
Pėrjashtueshmėria e vetėperceptimit tė ashpėr ėshtė e shumėllojshme. Lloji mė i thjeshtė i pėrjashtueshmėrisė vėrehet te fiset e ndryshme dhe mbėshtetet nė parimin e superioritetit absolut tė anėtarėve tė njė fisi ose familjeje mbi anėtarėt e fiseve ose familjeve tjera. Pėrjashtueshmė-ria fisnore, e cila bazohet nė njė ide dhe perceptim tė kufi-zuar gjeografik, veten e gjenė mė tepėr nė vetėperceptimin e dobėt dhe tė ashpėr tė qytetėrimit, temė kjo pėr tė cilėn do tė flasim nė faqet qė vijojnė.
Pėrjashtueshmėria mė pėrfshirėse lind nė rastet kur njė qytetėrim nė tėrėsi pėrjashtohet nga qytetėrimet tjera. Njė pėrjashtueshmėri qė bazohet nė bindjen se tė gjitha virty-tet/vlerat njerėzore i takojnė vetėm njė qytetėrimi dhe se ky qytetėrim i "veēantė" zotėron tė drejtėn absolute pėr t’i pėrcaktuar kufijtė dhe qėllimet e elementeve tjera tė njerė-zimit si dhe ardhmėrinė, natyrisht se e bėn tė domosdo-shme ndarjen qytetėrim aktiv (qė e determinon historinė) - qytetėrim pasiv. Shembull par exellance tė njė pėrjashtue-shmėrie tė kėtillė tė qytetėrimit kemi nė ndarjen kategorike tė Huntingtonit West-Rest (Perėndimi dhe tė tjerėt).30 Si-pas kėtij pėrjashtimi kategorik, thelbi dhe pėrmbajtja e "tė tjerėve" paraqesin njė variabėl pasiv, kurse ato tė "Perėndi-mit" njė variabėl absolut dhe aktiv. Pėr kėtė arsye pa dhė- nien e njė propozicioni tė pėrgjithshėm nė lidhje me "Pe-rėndimin", ėshtė i pamundshėm pėrkufizimi i "tė tjerėve".
Koncepti "tė tjerėt" nuk ėshtė njė koncept i thjeshtė qė e pėrkufizon perceptimin "ai". Ky koncept pėr nga aspekti i pėrjashtueshmėrisė ėshtė shumė mė pėrfshirės dhe mė premisėbartės. Pėrderisa koncepti "ai" ėshtė njė pėrkufi-zim qė reflekton konzistencėn e brendshme tė njė fisi, kombi ose feje, koncepti "tė tjerėt" pėrfshin tėrėsinė e bash-kėsive, kombeve, feve dhe qytetėrimeve tė ndryshme me cilėsi tė ndryshme. Domethėnė nuk ėshtė njė pėrjashtim njėdimensional dhe njėdrejtimėsh por universal. Pėr shem-bull pėr njė serb nė kuadėr tė "ai"-sė, si rezultat i pėrjashti-mit etnik bėjnė pjesė boshnjakėt ose kroatėt. Pėr serbin ki-nezi, meksikani ose afrikani jugor nuk bėjnė pjesė nė perce-timin "ai". Pėrkundėr kėsaj, rusi ėshtė nė pozitė tė elementit tė pandashėm tė vetėperceptimit tė zgjėruar sllav.
Koncepti "tė tjerėt" parasheh njė koncepcion ekzisten-cial final dhe absolut egocentrik qė qenien biologjike, poli-tike, shoqėrore dhe kulturore tė tė tjerėve e lidh me qenien e subjektit (esencės) qė e bėn kėtė ndarje. Ky koncept nė kėtė aspekt tregon prapaskenėn psikologjike tė njė pėr-jashtimi komplet shumė pėrtej konceptit "ai". Nėse do tė pėrdornim matriksin konceptual tė fillimit tė artikullit to-nė, do tė thoshim se njė botėkuptim i kėtillė ngėrthen nė vete premisėn e fshehtė vijuese: "Bota e jetės (lebenswelt) qė reflekton pėrvojėn kolektive tė vetėperceptimit tė Pe-rėndimit, zotėron tė drejtėn pėr pėrkufizimin dhe kufizi-min e fushės jetėsore tė elementeve tė qytetėrimeve tjera."
Njė pėrfytyrim i kėtillė pėrjashtues pėrgatit fundamen-tin e njėfarė teorie tė udhėzimit dhe shpėtimit, pėr tė cilėn Mathewsi dhe Huntingtoni kanė folur haptas, kurse Fuku-yama tė njėjtėn e prekė nė formė tė aluzionit: Pellgjet tjera tė qytetėrimeve duhet qė t'u japin fund pėrpjekjeve dhe pretendimeve pėr vazhdimėsinė e qenieve tė veta dhe pėr t'u shfrytėzuar nga tė mirat qė i ka sjellė fundi i historisė du-het t'u pėrshtaten dhe pėrputhen parametrave bazė tė qy-tetėrimit perėndimor.
Ky perceptim pėrjashtues universal qė ėshtė rezultat i vetėperceptimit qė e parasheh Rudyard Kipling nė tezėn e tij "misioni i njeriut tė bardhė" dhe i ndarjes kategorike "Perėndimi dhe tė tjerėt", ndarje kjo qė paraqet funda-mentin e teorisė sė Huntingtonit, nė kėtė kuptim, paraqet shembullin par exellance tė vetėperceptimit tė fortė dhe tė ashpėr tė qytetėrimit perėndimor. Kontinuiteti i mendėsisė sė Kiplingut dhe Huntingtonit, nė tė njėjtėn kohė reflek-ton homogjenitetin e brendshėm ndėrmjet llojeve tė ndry-shme tė pėrjashtueshmėrisė fisnore, imperialiste dhe neo-imperialiste. Nė kėtė kontekst as pushtimi antik arian, as ekspansioni imperialist i periudhave moderne, as globaliz-mi tė cilin mundohen ta interpretojnė brenda kufijve tė lo-gjikės neoimperialiste, nuk i japin hapėsirė sintezės qytetėri-more ose pluralizmit. Pėrkundrazi, nė ato raste kemi tė bėj-mė me njė mentalitet qė i pėrjashton pellgjet autentike tė qytetėrimit dhe qė pengon pėrzierjen me ato shoqėri. Psi-kologjia ariane qė i pėrjashton dravidasit, sikurse edhe pėr-pjekjet globaliste western-centriste pėr "burgimin" e punė-torėve emigrantė nėpėr getto dhe ato pėr ruajtjen perma-nente tė ēekuilibrit jug-veri, janė po ashtu fryt i vetėper-ceptimit tė fortė dhe tė ashpėr tė qytetėrimit qė bazohet nė superioritetin e shoqėrive qė ndajnė ngjyrėn, gjuhėn, ra-cėn dhe qytetėrimin e njėjtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:57 am

(II) Vetėperceptimi qytetėrimor i fortė dhe fleksibil


Ky vetėperceptim, edhe pse mirė i pėrkufizuar, edhe pse ėshtė i fortė pėr nga aspekti i tė qenėt i mbėshtetur nė njė botėkuptim pėrfshirės, konzistent dhe mbarėbotėror, prapėseprapė ndryshe nga i mėparshmi bart njė karakter fleksibil. Kriteri kryesor i fleksibilitetit nė kėtė vetėpercep-tim ėshtė veēoria e mundėsisė pėr depėrtim. Me fjalė tė tjera, ky vetėperceptim ka njė tipar tė hapur dhe tė nda-shėm edhe pėr qytetėrimet tjera. Sintezat dhe pluralizmat e formave tė qytetėrimeve janė tė mundshme nė atmosferėn internalizuese tė kėtij lloji tė qytetėrimeve. Kėto struktui-me tė qytetėrimit, ku dallimet e stilit jetėsor dhe aftėsitė e formave kulturore pėr riprodhimin e vet i zhvillojnė nėn patronazhin politik tė qytetėrimit dominant, mė tepėr ngrihen mbi tė drejtat pėr koekzistencėn krah pėr krahu dhe horizontale tė rretheve tė ndryshme kulturore sesa mbi rregullat e njė stili jetėsor hierarkik.

Dy shembuj mė konkretė tė njė vetėperceptimi tė kėti-llė kemi nė pellgun qytetėrimor eklektik tė formuar nėn pushtetin politik tė Aleksandrit (Lekės) tė Madh dhe nė format e ndryshme tė qytetėrimt islam tė shfaqura nėn boshtin abbasit, andaluzian, osman dhe indian. Aleksandri i Madh, i cili pellgjet qytetėrimore rajonale qė mė parė kishin formuar qendra tė fuqishme politike, i bashkoi nėn ombre-llėn e njė sistemi politik, edhe pse nė trajtė tė thjeshtė, nė pe-riudhėn antike nė njė aspekt e kishte hapur rrugėn e jetėsimit tė njė pėrvoje interesante tė globalizmit. Aleksandri i Madh i cili me radhė pat pushtuar Greqinė, Anadollin, Egjiptin, Ha-rranin, Mesopotaminė, Iranin dhe Indinė, nė saje tė interaksi-onit brenda kėtyre pellgjeve ka pėrgatitur themelin pėr ngrit-jen e qendrave qytetėrimore eklektike. Hyrja e kėtyre pellgje-ve qytetėruese nė njė proces tė marrėdhėnieve reciproke nė kuadėr tė njė autoriteti politik (e jo nė njė proces tė formi-mit tė njė qendre hegjemonike duke shkatėrruar njėri-tjet-rin), ndėrmjet thesareve qė mė parė nuk kanė patur njė kontakt tė kėtillė tė pėrafėrt ka shkaktuar njė dinamizėm, gjallėri qė do tė ushtrojė ndikim edhe mbi periudhat e ardh shme. Nė kėtė mėnyrė janė takuar dhe homogjenizuar me njėri-tjetrin imazhi i Zeusit dhe Budės, Aleksandria ėshtė shndėrruar nė njė qendėr tė interaksionit kulturor midis elementeve tė qytetėrimeve lokale, racionalizmi dhe polite-izmi grek janė njoftuar me misticizmin harranas dhe indi-an, tradita egjiptase dhe iraniane autentike pėr herė tė parė kanė hyrė nėn patronazhin e njėjtė politik. Siē cek edhe J. Pirenne "qytetėrimi ėshtė shndėrruar nė vlerė kolektive tė njerėzve"; "Edhe traditat fetare kanė hyrė nėn ndikimin pėrfshirės tė kėsaj lėvizjeje sinkretike. Kjo lėvizje pikėn e vet kulmore e ka arritur nė Aleksandri. Ky qytet ndėrkom-bėtar ka qenė derė e hapur pėr tė gjitha besimet fetare. Imazhet natyrė-boshtore mbi zotin si Oziris, Adonis, At-tis, Tammuz, nė kėtė qytet janė takuar me ato diell-bosh-tore si Ammon-Ra, Shamash, Zeus etj. Kėsisoj masat po-pullore drejtpėrsėdrejti kanė kontaktuar me forma tė ndry-shme tė besimit dhe kanė shfaqur njė qėndrim tė njėjtė ndaj shumė prej tyre."31

Qendrat e rėndėsishme tė historisė sė qytetėrimit islam si Bagdadi i shek. IX dhe X, Kairoja dhe Granada e shek. XII dhe XIII, Stambolli dhe Delhi i shek. XVI dhe XVII janė bėrė fusha tė jetės (lebensraum) ku sė bashku pėrsėri ja-nė krijuar vetėperceptimi, institucione dhe stile jetėsore qytetėrimore tė ndryshme. Shikuar nga pikėpamja e rezul-tateve qė solli, ekspansioni i shpejtė dhe i jashtėzakon-shėm politik i realizuar nė kohėn e hz. Omerit, i cili i bashkoi pellgjet e qytetėrimit tė Egjiptit, Mesopotamisė, Harranit dhe Iranit, i pėrngjan ekspansionit ushtarak tė Aleksandrit tė Madh. Por kėtu duhet cekur se ekspansioni i qytetėrimit islam dallon nga ai i kohės sė Aleksandrit tė Madh nė faktin se botėkuptimi i tij bazohet nė njė infra- etj., dhe ėshtė bėrė riboshtimi i tėrėsive tė ndryshme tė di-turive sistematike tė mėparshme si filozofia islame, mate-matika islame, gjeografia islame dhe mjekėsia islame. strukturė dhe sistem besimor me njė konzistencė tė brend-shme tė lartė. Si pasojė e kėsaj, gjatė ekspansionit politik tė qytetėrimit islam jo vetėm qė janė njoftuar mes veti pell-gjet e qytetėrimeve lokale, por nė tė njėjtėn kohė bashkėsia qendrore e ekspansionit politik ka ndjerė nevojė tė puthi-tet me pellgun e qytetėrimit lokal. Nga kjo nevojė kanė lin-dur shkencat klasike islame si fikhu, kelami, hadithi, tefsiri*
Ky thesar, tė cilin e solli qėrimi shumėdimensional i he-sapeve, qytetėrimin islam, pėrtej ndikimit afatshkurtėr sin-kretik tė Aleksandrit tė Madh, e mbėrtheu nė njė kualitet qė vazhdoi ndėr shekuj dhe qė fitoi potencialin qė nė for-ma tė ndryshme ta ruajė origjinėn (thelbin) e vet. Kėto qė-rime hesapesh, nga njėra kanė formuar vetėperceptim tė fortė qytetėrimor qė buron nga njė botėkuptim me konzis-tencė tė lartė tė brendshme, kurse nga ana tjetėr, kanė ruaj-tur fushėn e jetės ku thesaret e ndryshme kulturore tė ven-deve tė ndryshme tė futura nėn ombrellėn politike do tė mund ta ripėrtėrijnė vetveten. Kėtė tipar integrues/internali-zues tė qytetėrimit islam, Toynbee e quan "Shteti islam uni-versal (mbarėbotėror)",32 kurse Goitein "Demokraci fetare mesjetare".33 Si rrjedhojė e kėtij tipari tė qytetėrimit islam, pėr herė tė parė nė histori nė saje tė patronazheve afatgjata politike pellgjet e mbyllura tė qytetėrimeve i janė hapur njėri-tjetrit, "globalizmi" i kohės sė Aleksandrit tė Madh, i bazuar nė njohje tė ndėrsjellė afatshkurtėr, u transformua nė "globalizėm" kompleks dhe dinamik tė bazuar nė influ-encė, interaksion afatgjatė. Si pasojė e interaksionit afatgjatė qė e realizoi qytetėrimi islam nė brezin tradicional tė rruzu-llit tokėsor ėshtė shfaqur njė fushė e gjerė e ndikimit tė ndėrsjellė, p.sh. nė saje tė Rrugės sė Mėndafshit pėrhapeshin matrikset ekonomike tė prodhimit dhe konsumimit, nė saje tė modelit tė urbanizimit tė pėrhapur nė qendrat e ndryshme qytetėruese si Buhara, Kajroja, Delhi, Kudsi (Jerusalemi), Stambolli, Granada etj., stilet e ndryshme jetėsore, nė saje tė mjeteve tė pėrbashkėta konceptuale dhe linguistike produktet e ndryshme tė mendimit dhe shkencės, nė saje tė shkollave tė pėrhapura tė tasavvufit elemente tė ndryshme mistike dhe metafizike etj. Kėtė fushė tė gjerė kolektive tė jetės nuk kanė mundur ta shkatėrrojnė as trazirat e pėrkohshme poli-tike. Shndėrrimin e Oqeanit Indian, qė shtrihet nga Afrika Lindore deri nė Malakka, nė njė pellg tregtar islam dhe fu-shė tė ndėrveprimit kulturor, nuk ka mund ta pengojė as shkapėrderdhja me pėrmasa tė gjera qė e shkaktoi pushtimi mongol i shek. XIV.

Ekzistojnė dy elemente themelore qė vetėperceptimin e qytetėrimit islam e bėjnė mė fleksibil. I pari, mundėsia pėr tė depėrtuar nė shoqėrinė islame, shoqėri kjo e cila nuk ba-zohet nė bindjen se njė racė, fis ose grup social ėshtė i zgje-dhur ose superior; i dyti, mundėsia e bashkėsive tė ndry-shme besimore qė nė kuadėr tė statusit tė posaēėm juridik ta ripėrtėrijnė stilin e tyre jetėsor. Kėto dy karakteristika kanė penguar qė vetėperceptimi i qytetėrimit islam tė ma-rrė njė karakter pėrjashtues dhe tė ashpėr, siē kemi rastin me bashkėsitė ariane nė kohėn e antikitetit dhe strukturat imperialiste dhe neoimperialiste nė kohėn moderne. Orien-talisti gjerman Adam Metz, nė veprėn e tij tė famshme Die Renaissance des Islams (Rilindja e Islamit) kėtė karakteristikė tė qytetėrimit islam e elaboron me njė metodė krahasimtare.

"Pika elementare qė e dallon qytetėrimin islam nga Evropa mesjetare kristiane ėshtė fakti se pėr dallim nga e dy-ta, brenda kufijve tė tė parit kanė jetuar popuj tė besimeve tė ndryshme. Domosdoshmėria e koekzistencės ia ka ha-pur rrugėn lindjes sė njė atmosfere tė tolerancės pėr tė ci-lėn Evropa mesjetare nuk ka pasur njohuri. Kjo tolerancė nė Islam erdhi nė shprehje me lindjen e shkencės sė kraha-simit tė religjioneve dhe njė njohurie (‘irfān) kureshtare. Pikėrisht si ata qė e kanė pranuar Islamin, ashtu edhe gru-pet tjera tė besimeve tė ndryshme, e kanė ruajtur kontinui-tetin e qenies sė vet. (...) Akti i presionit ose i keqtrajtimit tė njė kristiani qė e ka paguar xhizjen* nga ana e njė musli-mani, me qėllim qė ai (kristiani) ta pranojė Islamin, ėshtė trajtuar si njė gjė pėr tė cilėn jepet dėnimi me vdekje. (...) Sipas fikhut hanbelī dhe hanefī, jeta e njė ‘jomuslimani tė cilit i ėshtė garantuar siguria’ (dhimmī) nė kuptimin abso-lut tė fjalės, konsiderohej e barabartė me atė tė muslima-nit. Me tė vėrtetė ky ėshtė njė parim me vlerė shumė tė madhe. (...) Pushteti jo vetėm qė nuk ka ndėrhyrė asnjėhe-rė nė adhurimet (ritualet) fetare tė qytetarėve jomuslimanė, por ka marrė nėn mbrojtje festivalet e shpeshta kristiane tė zėshme. (...) Rreth vitit 200/815 kalifi Me'mun shprehu dėshirė qė tė gjithė banorėve dhe organizatave fetare t'u japė njė liri tė plotė dhe absolute. Sipas kėtij projekti ēdo komunitet, pa marrė parasysh besimin qė i takon, madje edhe nėse pėrbėhet vetėm prej dhjetė vetave, do tė mund ta zgjedhė liderin e vet dhe ky lider do tė njihej nga ana e kalifit. Grupet tjera tė mėdha kristiane nuk pranuan njė projekt tė tillė dhe u munduan qė ta pengojnė vetadminist- rimin e grupeve tė vogla religjioze."34 Nė kėtė periudhė nė prani tė kalifit Me'mun zhvilloheshin debate fetare dhe fi-lozofike ku merrnin pjesė katolikėt, adhuruesit e zjarrit, sa-binjtė, filozofėt dhe kelamistėt (apologjetėt islamė).35
Ky pluralizėm politik i cili ėshtė munduar t'i pėrfshijė thesaret e ndryshme qytetėrimore ėshtė reflektuar edhe nė titujt dhe konceptet politike. Faktin se sulltanėt nė tė njėj-tėn kohė kanė pėrdorė titujt kalif (halife), padishah, hakan dha kajzer, duhet vlerėsuar si rezultat tė pėrpjekjes pėr pėrfaqėsimin dhe internalizimin e thesareve qytetėrimore tė kaluara tė cilat kishin themeluar tradita politike me the-mel. Nė kėtė mėnyrė, osmanlijtė, tė cilėt nė mėnyrė sim-bolike e shprehnin mendimin se nė vete i kishin homogje-nizuar kulturat (si atė islame, iraniane, romake dhe turane) qė kishin krijuar tradita tė mėdha shtetėrore, po ashtu pėr-mjet nocionit kadīm (antik) nė mėnyrė simbolike pohonin se tė gjitha qytetėrimet, qė janė ngjeshur nė kuloarin histo-rik tė sė kaluarės sė pafundme (ezelī), me elementet e veta pozitive kanė arritur tek ta. Nė kėtė aspekt, vendi ku ėshtė takuar sintagma devlet-i ebed müddet (shteti i pėrhershėm), qė nė saje tė nocionit kadīm nė vete ngėrthen tė kaluarėn e pafundme (ezel) dhe tė ardhmen e pafundme (ebed), para-qet imagjinacionin dhe pretendimin politik tė osmanliut. Kėto imagjinacione pėrfshirėse e kanė bėrė tė duhur njė vetėperceptim internalizues dhe fleksibil.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:57 am

(III) Vetėperceptimi qytetėrimor i fortė dhe lokal


Edhe pse nga aspekti i zotėrimit njė botėkuptim pėr-fshirės dhe tė sofistikuar bazohet nė njė imagjinacion tė fortė, ky vetėperceptim, i cili kėtė botėkuptim e kufizon nė njė pellg lokal tė qytetėrimit dhe tė njėjtit i jep njė kuptim tė veēantė, nė tė shumtėn e rasteve nuk ka "vrapuar" pas njė ideali global ose fuqie hegjemonike. Ky vetėperceptim i qytetėrimit i cili parapėlqen njė pėrjashtueshmėri sipas sė cilės ndėrmjet pellgut tė vet qytetėrimor dhe atyre tė tjerė-ve pėr qendėr e merr veten, nuk ka fituar njė veēori tė ash-pėr tė drejtuar nga hegjemonia globale, cilėsi kjo qė e ha-sim te lloji i parė vetėperceptimit.
Shembull mė konkret tė kėtij lloji tė vetėperceptimit ke-mi nė vetėperceptimin tradicional kinez. Botėkuptimi kinez, i cili mbėshtetet nė njė metafizikė dhe filozofi morale, nė pellgun lokal tė qytetėrimit ėshtė i ashpėr kurse nė re-lacionin me pellgjet tjera tė qytetėrimit ėshtė pėrjashtues nė formė tė abstrahimit tė vetvetes. Besimi i tepėrt nė lokal-shmėrinė e vet (togun e cilėsive tė veta specifike-A.P.) qy-tetėrimin kinez e ka penguar nga okupimi ose luftėrat he-gjemoniste karshi pellgjeve tjera tė qytetėrimeve. Kjo vlerė e veēantė qė i pėrshkruhet pellgut lokal, qytetėrimin kinez nė marrėdhėniet me qytetėrimet tjera e ka detyruar qė tė marrė dy qėndrime. Qėndrimi i parė e shfaq veten nė Mu-rin Kinez, qė ka tė bėjė me vetėmbrojtjen e njė qytetėrimi tė fortė lokal pėrballė faktorėve tė jashtėm. Nė kėtė rast be-simi dhe superioriteti i ndier ndaj vlerave dhe sistemit po-litik tė pellgut tė vet qytetėrimor ka shkaktuar mbylljen e pellgut tė njėjtė karshi faktorėve tė jashtėm. Kjo nė njėfarė mėnyre do tė thotė pėrpjekje pėr mbrojtjen e Kinės - e cila shikohet si qendėr e botės - kundėr faktorėve tė jashtėm. Referenca qė Krejci ia bėn kontinuitetit tė qytetėrimit kinez, si qendėr e gjithėsisė qė nga kohėt e vjetra e deri mė sot, ėshtė shumė e rėndėsishme nga aspekti i tregimit tė poten-cialit tė njė vetėperceptimi pėr ripėrtėritje tė vetvetes: "Ki-nezėt, nė tė gjitha kohėt vendin e vet e kanė konsideruar pėr qendėr tė gjithėsisė. Emri tradicional i Kinės, Zhongguo, ka kuptimin e Mbretėrisė Qendrore, qė sipas katėr drejti-meve themelore e pėrfaqėson tė pestin, gjegjėsisht qendėr-shmėrinė. Emri i sotėm i shtetit kinez Zhonghua Renmin Gongheguo (Republika Popullore e Kinės), flet si pėr konti-nuitetin ashtu edhe pėr veēantinė e gjuhės kineze."36
Njė lloj i kėtillė i pėrjashtueshmėrisė ėshtė krejtėsisht i ndryshėm nga karakteri i ashpėr i qytetėrimit kinez. Pėrderi-sa pėrjashtueshmėria e qytetėrimit perėndimor ėshtė fryt i pėrpjekjes pėr globalizimin e lokalshmėrisė sė vet, pėrjash-tueshmėria e qytetėrimit kinez vetveten, ėshtė masė e marrė pėr mbrojtjen e lokalshmėrisė sė vet (qė konsiderohet supe-riore) nga ndikimet e botės sė jashtme. Faktori themelor qė i ka ndihmuar Kinės qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė tė mos bie nėn ndikimin e asnjė force politike, me pėrjashtim tė mongolėve, ėshtė ky vetėperceptim qė e shenjtėron lokalen, vendoren. Pėr kėtė arsye, imperializmit perėndimor iu dasht njė kohė e gjatė dhe pėrpjekje tė shumta pėr ta hapur dryrin kinez tė mbyllur pėr botėn e jashtme.
Qėndrimi i dytė ėshtė pėrpjekja pėr transformimin e ndikimit qė vjen nga jashtė, pėrpjekja qė me anė tė ele-menteve lokale tė njėjtit t'i jepet njė karakter i ri. Vetėper-ceptimi kinez, i cili ka qenė i hapur dhe fleksibil ndaj ndiki-meve tė ardhura nga India pėrmes budizmit, nga Azia e Mesme pėrmes pushtimeve mongole, nė saje tė lokalshmė-risė sė fortė ka ditur qė kėto ndikime t'i shndėrrojė nė njė paradigmė qė pėrputhet me vetėperceptimin pėrkatės (kinez). Budizmi, i cili nė Kinė ka hyrė nga dyert qė i kanė hapur vetė kinezėt, duke mos ofruar njė ndjenjė religjioze supranacionale qė do ta bashkonte Azinė Lindore dhe do ta nxirrte Kinėn nga lokalshmėria e vet, me kalimin e kohės, nė saje tė vetėperceptimit tradicional kinez dhe vlerave vendore, do tė marrė njė formė tė budizmit (bu-dizmi kinez) qė dallon nga besimi dhe praktika budiste e vendeve tjera.
Nė kohėn moderne, pėrshtatja e socializmit kushteve lokale kineze, po ashtu edhe karakteri i ri qė po merr kapi-talizmi nė saje tė vlerave kineze, mund tė interpretohet si njė reaksion i kėtillė. Pėrfundimet nė lidhje me vetėper-ceptimin qytetėrimor tė fortė dhe lokal, deri te tė cilat arri-tėm duke e analizuar Kinėn, nė masė tė madhe vlejnė edhe pėr Japoninė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:58 am

(IV) Vetėperceptimi qytetėrimor i dobėt dhe i ashpėr


Njė vetėperceptim i kėtillė nga pikėpamja e botėkupti-mit ėshtė mė i thjeshtė, kurse nga pikėpamja metafizike dhe e propozicioneve (premisave) njėdozėsh/monolit. Meqė reflekton njė mėnyrė tė perceptimit mė lokalist dhe mė tė kufizuar ėshtė i dobėt, kurse si pasojė e pėrjashtimit dhe shpėrndarjes sė thesareve tjera qytetėrimore, ėshtė i ashpėr. Ky karakter i dobėt dhe i ashpėr, nė tė shumtėn e rasteve me vete sjell ekspansionin dhunues dhe destruktiv. Ky vetėperceptim qytetėrimor jetėshkurtėr, qė asimilohet nga thesaret qytetėrimore dhe zhbėhet pa krijuar njė sis-tem tė vetin specifik, ka lindur dhe ėshtė zhvilluar si rezul-tat i tubimit tė bashkėsive nomade shumė tė lėvizshme dhe dinamike nėn ombrellėn e njė autoriteti politik. Shem-bull par exellance tė kėtij vetėperceptimi qytetėrimor kemi nė vetėperceptimin mongol qė ėshtė shfaqur me Xhengiz Hanin, i cili duke i tubuar tė gjitha elementet nomade nėn njė autoritet politik, si njė tufan fryu mbi tė gjitha pellgjet e qytetėrimeve antike. Kur kemi parasysh se bazohej nė ri-tualet e thjeshta shamaniste dhe se i ka munguar njė botė-kuptim rrėnjėsor dhe pėrfshirės, mund tė themi se ėshtė i dobėt, kurse kur ndalemi dhe kujtojmė qėndrimin pėrjash-tues qė ka marrė ndaj thesareve qytetėrimore me tė cilat ka kontaktuar, mund tė vijmė nė pėrfundim se bėhet fjalė pėr njė vetėperceptim tė ashpėr dhe pėrjashtues37, i cili me ka-limin e kohės politikisht i ka zgjidhur vetėperceptimet e qytetėrimeve antike por, meqė nuk ka arritur tė formojė njė alternativė pėrfshirėse tė vetėperceptimeve tė qytetėri-meve tė pėrmendura mė parė, ka qenė i detyruar tė njėjtat t'i pranojė. Mongolėt, tė cilėt pas Xhengiz Hanit kanė sun-duar me Kinėn, kanė rėnė nėn ndikimin e pellgut qytetėri-mor kinez, ata qė kanė zbritur nė Indi, nėn ndikimin e pellgut qytetėrimor indiano-islam, kurse ata qė pėrmes Ira-nit kanė depėrtuar nė Lindjen e Mesme dhe Anadoll, nėn hapėsirėn e ndikimit tė vetėperceptimit tė pėrgjithshėm dhe pėrfshirės tė pellgut qytetėrues islam.
Vala e dytė e madhe qė filloi me Timurin dhe qė pėr qendėr e kishte Azinė e Mesme, si pasojė e botėkuptimit pėrfshirės dhe tė gjerė islam nė trojet e njėjta nė aspekt tė thesarit qytetėrimor ka ushtruar njė ndikim mė efektiv e mė tė qėndrueshėm. Nė kėtė kontekst ekspansioni politik dhe militar i Timurit, fusha e ndikimit e krijuar nė Indi dhe shteti babur i formuar si rezultat i sė njėjtės, mė tepėr sesa sulmet e pėrkohshme mongole tė kohės sė Xhengizit, ka-nė qenė pararendėsit e njė sinteze qytetėrimore tė qėndrue-shme; nė kėtė aspekt mė tepėr u pėrngjan ndikimeve tė ekspansionit tė Aleksandrit tė Madh. Aleksandria e Alek-sandrit tė Madh dhe Semerkandi i Timurit paraqesin qend-ra tė kompozicionit kulturor tė dy sundimeve politike - nga tė cilėt njėri zgjerohej nga Perėndimi nė Lindje, kurse tjetri nga Lindja nė Perėndim - qė i kanė miksuar thesaret qytetėrimore antike.
Shembull tė rėndėsishėm tė vetėperceptimit tė dobėt dhe tė ashpėr kemi nė atė tė akadasve, tė cilėt tė udhėhe-qur nga Sargoni duke i bashkuar komunitetet nomade tė Mesopotamisė Veriore krijuan sistemin e parė serioz pe-randorak. Vetėperceptimi qytetėrimor i akadasve erdhi nė shprehje pas rrėzimit ose shkatėrrimit tė pellgut qytetė-rimor mė tė sofistikuar, tė themeluar nga sumerėt nė Me-sopotaminė Jugore. Njė shembull tjetėr kemi nė vetėper-ceptimin qytetėrimor tė formuar nga fiset zhermene, tė ci-lat nė saje tė ndikimit teutenik qė rridhte nga sulmet no-made arritėn ta shkatėrrojnė perandorinė romake. Vetė-perceptimi akadas dhe zhermen, tė cilėt bazoheshin nė njė botėkuptim tė thjeshtė dhe tė zhveshur, pasi qė i shkatė-rruan strukturat politike tė sumerėve dhe romakėve (popuj kėta qė nė saje tė karakterit pėrjashtues dhe tė ashpėr tė fi-tuar nga jeta nomade kishin njė vetėperceptim mė rrėnjė-sor dhe mė tė sofistikuar), nė tokat ku i mundėn vetėper-ceptimet tjera qytetėrimore morėn nė trashėgimi njė thesar qė mė vonė do ta pėrshkojė dhe mbėrthejė identitetin e ty-re historik. Sinteza treshe e shenjtė-romake-zhermene, e cila shumė do tė ndikojė nė historinė bashkėkohore politike, ka lindur nė njė fushė tė kėtillė tė interaksionit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:58 am

(V) Vetėperceptimi qytetėrimor i dobėt dhe fleksibil


Lloji i kėtillė i vetėperceptimit, si pasojė e mbėshtetjes nė njė botėkuptim tė thjeshtė, "tė zhveshur" dhe lokal, nuk ka pretendime universale (gjithėbotėrore) dhe nė ma-rrėdhėniet me qytetėrimet tjera nuk merr njė qėndrim he-gjemonist. Mosbartja e njė thelbi hegjemonist, kėto qytetė-rime i bėn jorezistuese ndaj lėvizjeve forcė-boshtore dhe ultradinamike. Si pasojė e kėsaj ekzistenca e tyre varet nga qėndrimet dhe aksionet e qytetėrimeve tjera. Shembuj mė konkretė tė kėtij lloji tė vetėperceptimit kemi te vendasit e Amerikės, Afrikės dhe aborixhinasit e Australisė, tė cilėt me njė tolerancė shumė tė madhe i pritėn eksploatuesit perėndimorė.




30 Huntington, vepra e njėjtė, f. 39.
31 Pirenne, J., The tides of History, G. Allen dhe Unwin, Londėr, 1962, vėllimi 1, f. 275.
* Fikhu: E drejta (jurisprudenca) islame.
Kelami: Apologjetika islame.
Hadithi: Shkenca mbi tėrėsinė e fjalėve, veprave dhe pėlqimeve tė Muham-medit (a.s.).
Tefsiri: Ekzegjeza islame, shkenca e komentimit tė tekstit kur'anor. (A.P.)
32 Toynbee, vepra e njėjtė, vėll. 1, f. 32.
33Goitein, S. D., "Minority Self-Rule and Government Control in Islam", Studia Islamica, 1970, vėll. 31, f. 109.
* Tatim qė shteti islam e merr nga qytetarėt e vet jomuslimanė. (A.P.)
34 Metz, A., Die Renaissance des Islams, Heidelberg, 1922, f. 29-32, 39-40. Metz pas shfaqjes sė kėtij mendimi nė fusnotė shprehet kėshtu: "Ky ligj, nė kohėn e sotme vlen edhe nė perandorinė turke."
35 Tritton, A.S., Muslim Theology, Royal Asiatic Society, Londėr, 1947, f. 73.
36 Krejci, J., Before European Challenge: The Great civilizations of Asia and the Middle East, State University of New York Press, Albany, 1990, f. 223.
37 Ky karakter i ashpėr shoqėritė me tė cilat ka kontaktuar i ka ndarė brenda vetvetes. Nė periudhėn mongole Hani i Madh popullatėn kineze e kishte nda-rė nė katėr kategori tė ndryshme: 1. Mongolėt, 2. Etnitetet as mongole e as ki-neze ose etnitetet jo tė kinezuara, 3. Etnitetet e kinezuara si kinezėt veriorė, hitanasit dhe xhurxhenėt, 4. Elementet e reja ose kinezėt jugorė, tė cilėt kishin njė status tė ulėt shoqėror. Nė lidhje me kėtė struktuim shoqėror-politik shih: Krejci, vepra e njėjtė, f. 260-261.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:59 am

V. VETĖPERCEPTIMI I QYTETĖRIMIT PERĖNDIMOR:

J. GALTUNG DHE HOMO OCCIDENTALIS OECONOMICUS AXIOMATICUS

Si shembull mė konkret dhe mė sistematik tė vetėper-ceptimit tė fortė dhe tė ashpėr tė qytetėrimit perėndimor, mund ta marrim analizėn e mendėsisė sė prototipit njerė-zor tė kėtij qytetėrimi: Homo Occidentalis Oeconomicus Axi-omaticus. Qėndrimi i Galtungut,38 i cili formėsimin mendor tė njeriut perėndimor e studion brenda kornizės sė gjashtė kritereve themelore si hapėsira, koha, dituria, njeriu-natyra, njeriu-njeriu dhe Zoti-njeriu, si nga pikėpamja e konzis-tencės sė brendshme teorike ashtu edhe nga ajo e tė qenėt praktikisht e zbatueshme, paraqet njė pikėnisje tepėr tė pėrshtatshme.

1. Hapėsira:

Sipas Galtungut premisa themelore e prototipit tė qytetėrimit perėndimor (njeriut perėndimor) li-dhur me hapėsirėn dhe sipėrfaqen e tokės ėshtė kjo: "Pe-rėndimi, e nė veēanti Evropa Perėndimore dhe Amerika Veriore janė qendra e botės, kurse tė gjitha rajonet tjera paraqesin periferinė e kė-saj fuqie kryesore." Ky botėkuptim i hapėsirės, qė ėshtė faktori themelor bile edhe nė formėsimin e hartave tė sipėrfaqes sė tokės, i hap rrugėn ndarjes finale dhe kategorike midis vendit tė cilin perėndimori e konsideron pėr qendėr tė botės dhe vendeve tjera tė cilat ai i konsideron pėr pasive. Imperializmi dhe neoimperializmi janė rezultat i njė botėkuptimi tė kėtillė mbi hapėsirėn.
Ky koncept mbi hapėsirėn, ka shkaktuar qė gjatė pėrhap-jes sė qytetėrimit perėndimor tė dominojnė dy metoda: Ose vendet e reja janė shndėrruar nė vazhdimėsi tė qendrės, gjen-dje e cila ka shkaktuar falimentimin e tėrėsishėm tė qytetėri-meve autentike tė atyre trojeve, ose nė ato vende ėshtė shku-ar vetėm pėr hir tė transferit tė burimeve ekonomike dhe nė rastet kur realizimi i njė gjėje tė tillė ka qenė i pamundshėm ėshtė bėrė kthimi i sėrishėm nė vendet qendėr.

Shembuj mė konkretė tė metodės sė parė i kemi rastet e Amerikės Veriore dhe Jugore, Australisė dhe Zelandės sė Re. Kėto vende sė bashku me shpėrnguljet masive u so-llėn nė pozitė tė zgjatjeve natyrore tė qendrės, kurse kultu-rat autentike sė pari janė shtyrė nė rajonet periferike, e pas-taj nė mėnyrė suksesive janė margjinalizuar dhe mė nė fund janė zhdukur. Shkatėrrimi nė njė trajtė gjakpirėse i qy-tetėrimeve tė inkasve dhe majasve, zhdukja totale e vendas-ve tė Amerikės, janė rezultat i njė mendėsie qė e ka mono-polizuar ndjenjėn pėr hapėsirė.
Shembull mė tė qartė lidhur me metodėn e dytė kemi rastin e Indisė dhe Algjerisė, vende kėto nė tė cilat vjen njė shtresė eksploatuese e privilegjuar dhe karshi popullit dhe kulturės autentike (pa u homogjenizuar me to), zhvillon marrėdhėnie tė stilit imperialist-kolonialist. Edhe kėtu qė-llimi nuk ėshtė qė vendi pėrkatės nė bashkėpunim me ven-dasit tė shndėrrohet nė fushė tė volitshme pėr jetesė, por sigurimi i kushteve pėr pėrcjelljen e burimeve fitimprurėse nga kėto vende periferike, d.m.th. rajonet pronare tė buri-meve tė njėjta, nė vendin qendėr, respektivisht Evropė.
Elementi i cili ndjenjėn e qytetėrimit perėndimor pėr hapėsirėn e veēon nga qytetėrimi islam dhe ai kinez ėshtė i lidhur me kėto dy metoda. Pėrderisa qytetėrimi islam ven-det nė tė cilat ėshtė zgjeruar i sheh si fusha tė pėrbashkėta tė ekzistencės, qytetėrimi kinez, pasi qė vendin e vet e konsideron si qendėr tė gjithėsisė, nuk e sheh tė nevoj-shme tė bėjė ndonjė hap tė madh pėr zgjerim jashtė atdhe-ut. Muslimanėt tė cilėt depėrtuan nė Indi, Evropėn Lindore dhe Spanjė kanė zgjedhur rrugėn e koekzistencės me ele-mentet autentike tė vendeve pėrkatėse pa i falimentuar ose eliminuar tė njėtat. Arianėt qė depėrtuan nė Indi e zgjo-dhėn metodėn e parė, d.m.th., atė tė eliminimit, zhdukjes sė tėrėsishme, perandoria imperialiste angleze e periudhės bashkėkohore metodėn e dytė, d.m.th., metodėn e transfe-rit tė burimeve pa u vendosur nė ato troje, kurse spanjollėt duke e pushtuar Andaluzinė dhe Amerikėn Jugore zgjo-dhėn metodėn e zhdukjes totale tė qytetėrimit islam, atij tė inkasve dhe majasve. Nė rastet kur edhe pėrkundėr ven-dosjes me pėrmasa tė mėdha tė ardhacakėve nė tokat e pushtuara nuk ėshtė arritur tė realizohet njė zhdukje rrė-njėsore (e elementit vendas) pėr shkak tė ēekuilibrit nė numrin e popullatės (nė favor tė asaj vendase), ėshtė zgje-dhur metoda e Apartheidit, qė paraqet formėn bashkėko-hore tė aplikimit tė sistemit tė kastave. Shembull mė kon-kret nė lidhje me kėtė kemi nė regjimin racist tė Afrikės Jugore, i cili ishte nė fuqi deri para disa viteve.
Rezultati mė natyror i kėtij koncepti mbi hapėsirėn ėsh-tė aplikimi i kritereve tė ndryshme vis-ą-vis vendeve qė u pėrshkruhen vlera tė ndryshme. Sipas kėtij koncepti, ekzis-ton njė dallim midis sistemit tė vlerave tė njeriut tė Evro-pės Perėndimore dhe Amerikės Veriore - toka kėto qė pėrfaqėsojnė qendrėn e botės - dhe atyre (sistemeve tė vle-rave) tė banorėve tė tokave tjera.

Ky perceptim i hapėsirės qė shkaktoi zbatimin e stan-dardeve tė dyfishta, ndikon edhe mbi politikat kombėtare tė shoqėrive joperėndimore. Elita modernizuese e cila thesarin qytetėrimor tė njerėzimit e identifikon me zhvillimin historik tė qytetėrimit perėndimor, edhe nė shoqėritė jope-rėndimore shkakton lindjen e dallimit tė brendshėm qė ėshtė pasojė e kėsaj trajte tė perceptimit tė hapėsirės. Elitat centriste tė shoqėrive joperėndimore, tė cilat duke u nisur nga hipoteza se i gjithė iluminacioni dhe vlerat njerėzore burojnė nga Perėndimi, tė gjitha idealet kombėtare i pėr-kufizojnė duke e marrė pėr bazė hapėsirėn perėndimore, mu si perėndimori i cili i pėrjashton tė tjerėt, i pėrjashton trojet nga kanė emanuar vlerat e tij shoqėrore dhe grupet shoqėrore tė kėtyre trojeve i sheh si elemente tė vendit dy-tėsor qė duhet pėrjashtuar. Pėrpjekjet nė shoqėritė jope-rėndimore pėr revolucion kulturor, perceptimet perėndi-more tė hapėsirės qė identifikohen me retorikėn pėr bash-kėkohėsi dhe globalizėm si dhe metodat totalitare tė zba-tuara pėr hir tė transformimit tė shoqėrisė, paraqesin ref-leksion tė njė perceptimi tė kėtillė tė hapėsirės nė nivel kombėtar. Sipas kėtyre elitave politike, dielli i iluminaci-onit lind nga Perėndimi dhe integrimi me kėtė diell ėshtė i pamundshėm pa thyerjen e rezistencės sė identitetit tė Lindjes. Njė qėndrim i kėtillė procesin e modernizimit, siē cek edhe Mathews, e sheh si njė formė tė konversionit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:59 am

2. Koha:

Sipas Galtungut, teza themelore e perėndimo-rit nė drejtim tė perceptimit tė kohės ėshtė kjo: "Proceset shoqėrore zhvillohen nė kuadėr tė njė zhvillimi linear, nga poshtė lart, nga e thjeshta kah e zhvilluara dhe ky pėrparim domosdo mba-ron me njė fund pozitiv (Endzusand)". Sipas kėtij perceptimi li-near tė kohės, vlerat tė cilat njeriu i ka arritur nė periudhėn e fundit kohore paraqesin njė tėrėsi tė cilėn duhet pranuar pa kurrfarė gjykimi. Ata qė sillen konform kėsaj tėrėsie ja-nė pėrparimtarė, kurse ata qė e gjykojnė janė reaksionarė, prapanikė. Teza e Fukuyamės pėr Fundin e Historisė para-qet refleksion tipik tė kėsaj trajte tė perceptimit tė kohės.

Shikuar nga njė pikėpamje e kėtillė e perceptimit tė ko-hės, arrihet deri te njė kategorizim sipas tė cilit, ata qė e sjellin fundin e historisė janė tė mirė, kurse ata qė e kun-dėrshtojnė kėtė fund janė tė kėqij. Teoritė e bazuara nė kėtė ndarje vlerė-boshtore e legalizojnė ēdo ndarje dhe ndėr-hyrje strategjike tė vlerave tė fundit tė historisė karshi pellgje-ve tė qytetėrimeve tjera qė rezistojnė kundėr hipotezave themelore tė qytetėrimit perėndimor. Nė tė vėrtetė, ky vle-rėsim nė lidhje me perceptimin e kohės pėrgatit njė sfond tė pėrshtatshėm pėr legalizimin filozofik tė idesė sė qarqe-ve politike dominante tė kohės sė fundit pėr mbrojtjen e status quo-sė, si dhe atyre qė duan tė hapin debat mbi kėtė gjendje (status quo-nė).

Ky konstatim i Galtungut nė lidhje me perceptimin e kohės, vlen edhe pėr elitat politike lokale tė cilat nisen nga misioni pėr transferin e vlerave themelore tė Perėndimit nė shoqėritė e veta. Konceptet si modernizmi, pėrparimi, reaksionarizmi etj., si dhe pėrjashtimet kategorike qė janė rezultat i kėtyre koncepteve, pos tjerash kanė shkaktuar edhe polarizime brendapėrbrenda shoqėrive joperėndimo-re. Elitat politike qė nuk e kanė kuptuar se tė gjitha ndėr-marrjet ose iniciativat nė historinė njerėzore janė rezultat i pėrpjekjes pėr kapėrcimin e realitetit ekzistues duke e hu-lumtuar-gjykuar tė njėjtin dhe tė cilat nė emėr tė moder-nizmit realitetin ekzistues e mbrojnė nė mėnyrė status qu-oiste dhe dogmatike, mundohen qė ithtarėt e mendimeve qė bien ndesh me botėkuptimin e tyre pėr modernizėm dhe pėrparim t'i shtyjnė jashtė kornizave tė konceptit pėr tė drejtat e njeriut. Edhe metoda maoiste, e cila pėrmes reto-rikės pėr revolucionin kulturor u shpalli luftė vlerave klasike kineze, edhe Enver Hoxha i cili duke e mbyllur Shqipėrinė ndaj botės sė jashtme bėri njė terror kulturor, edhe kmerėt e kuq tė cilėt nė emėr tė dogmave progresiviste socialiste e ēuan nė gjakderdhje shoqėrinė tradicionale kamboxhiane, po ashtu edhe regjimet totalitariste tė Lindjes sė Mesme dhe Afrikės ndjenjėn e kėtillė pėr kohėn e kanė bėrė pikė-mbėshtetje tė pasioneve tė veta pushtetare.

Qytetėrimi perėndimor, i cili veten e vė nė qendėr tė kohės dhe nė skajin e parė pėr determinimin e sė ardhmes, nė saje tė vetėdijes sė historisė qė e ka zhvilluar, nė men-djen e individėve tė qytetėrimeve tjera e mbjell tezėn se ai vetė ėshtė qytetėrimi i vetėm qė i rrethon dhe pėrfshinė edhe tė kaluarėn edhe tė ardhmen. Paradigma pedagogjike e pėrhapur nė pėrmasa botėrore dhe librat shkollorė si mjete tė kėsaj paradigme, bėjnė tė mundshme qė iluzioni i kėtillė egocentrist, qė identifikohet me qytetėrimin perėn-dimor, tė pėlqehet, admirohet nga njerėzit sikur tė ishte njė e drejtė ose e vėrtetė absolute. Koncepti i historisė qė ka filluar me historinė greke dhe atė ariane, tė cilat qytetė-rimi perėndimor i konsideron si rrėnjė tė veta antike, qė ka vazhduar me Romėn dhe feudalizmin dhe qė ka arritur nė epokėn moderne pėrmes Renesansės dhe Reformacionit, bėri qė tė gjithė librat e mendimit filozofik, ekonomik dhe politik tė shkruhen duke e marrė pėr busull perceptimin, respektivisht konceptin perėndimor pėr kohėn.

Nė kėtė mėnyrė edhe pjesėtarėt ose individėt e pellgje-ve qytetėrimore kineze, indiane dhe islame vendosen bren-da kornizave tė konceptit perėndimor mbi kohėn dhe his-torinė dhe me pėrkushtėzimin se qytetėrimet e tyre nuk i kanė dhėnė kurrfarė kontributi historisė sė njerėzimit "ori-entohen" drejt njė vetėdijeje tė re mbi kohėn dhe histori-nė. Pėr ta bėrė tė qartė kėtė kontradiktė do tė japim njė shembull tipik nga shoqėria turke. Pėrderisa Machiavelli, mendimtari i rrėmujave politike tė Evropės sė shek. XVI, njihet nga intelektuali mesatar i edukuar nga sistemi edu-kativo-arsimor turk, Kınalızade, i cili reflekton konceptin e mendimit politik tė periudhės sė njėjtė (e cila paraqet she-kullin e dominimit tė qytetėrimit osman), nuk njihet bile as nga ekspertėt e historisė sė mendimit politik (tė kėsaj sho-qėrie). Gjendja nuk ėshtė mė e mirė as nė pellgjet e qytetė-rimit kinez, japonez dhe atij indian. Njė pėrkushtėzim i kė-tillė nė lidhje me tė kaluarėn qė buron nga ndjenja West-centriste mbi kohėn, me vete sjell njė pėrkushtėzim tjetėr nė lidhje me tė ardhmen. Meqė historia e njerėzimit nė tė-rėsi ėshtė rezultat i qytetėrimit perėndimor, edhe ardhmė-ria e tij (njerėzimit) do tė formėsohet "nė (me) dorėn" e kėtij qytetėrimi. Ky pėrfundim deri te i cili koncepti mbi historinė lineare ka arritur me anė tė njė logjike njėdimen-sionale, nė fakt nuk ėshtė gjė tjetėr pos absolutizim i njė fotografie momentale dhe iluzionim i njėanshėm pėrmes syrit tė ngadhėnjimtarėve tė historisė. Sikur mendimtarėt perėndimorė tė shek. XVI, tė cilėt kanė pėrgatitur theme-lin filozofik tė qytetėrimit bashkėkohor perėndimor, histo-risė dhe ardhmėrisė t'u qaseshin nga njė fokus i kėtillė, me tė njėjtat syze do ta shikonin edhe qytetėrimin osman i cili pretendonte se me konceptin kadīm (koncept ky qė nė atė kohė bartte pushtetin politik) e kishte rrethuar historinė njerėzore dhe se me sintagmėn devlet-i ebed müddet bartte fu-qinė e determinimit tė sė ardhmes dhe nuk do tė mundo-heshin tė formonin forcėn shtytėse qė do ta vinte nė lėviz-je qytetėrimin e vet (atė perėndimor). Historia ėshtė dėsh-mitare e ngritjes dhe rėnies sė shumė qytetėrimeve, si atij perėndimor; ardhmėria nuk do tė jetė fryt i njė perceptimi njėdimensional tė kohės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 2:59 am

3. Dija (dituria):

Galtung nė formė tė shkurtėr kėshtu e shpreh tezėn themelore tė njeriut perėndimor lidhur me dijen: "Bota mund tė kuptohet me njė pikėpamje pakdimensionale ose si pėrfundim njėdimensional." Kjo pikėpamje njėdimensio-nale ėshtė bėrė mbėshtetja mė e rėndėsishme e parimit tė ndarjes epistemologjike. Edhe botėkuptimi dogmatik, i cili burimin e dijes nė njė trajtė njėdimensionale e redukton nė autoritetin epistemologjik tė kishės dhe i cili e pėrjashton mendimin racional, edhe epistemologjia shkencore sheku-llare, e cila ėshtė zhvilluar si reagim ndaj kėtij botėkuptimi dhe e cila luftėn dogmėthyese e ka shndėrruar nė mono-polizėm tė burimeve tė dijes, nė tė vėrtetė nuk janė asgjė tjetėr pos dy shfaqje tė ndryshme tė qėndrimit tė cilin Gal-tungu e pėrkufizon si pikėpamje njėdimensionale dhe ek-zistenca e njėrės ėshtė e nevojshme pėr tjetrėn. Dogmatiz-mi njėdimensional dhe mendimi racional tė cilėt kanė qenė nė luftė mes veti, nė veēanti pas David Humeit, janė shndė-rruar nė dy lėmenj epistemologjikė tė cilėt nuk duhet tė pajtohen ose konfrontohen dhe pikėpamjet njėdimensio-nale, qofshin ato fetare ose shekullare, me ndarjen njeri i fesė - njeri i shkencės, ia kanė hapur rrugėn formimit tė prototipave intelektualė, tė cilėt nė sferat e veta autonome tė mendimit kanė zhvilluar trajta tė veēanta tė tė mendua-rit. Nė kėtė mėnyrė edhe njeriu i shkencės, i cili mrekullitė dhe autoritetin epistemologjik tė kishės nuk mund t'i pozi-cionojė brenda kornizave shkencore, ashtu edhe njeriu i fesė, i cili mbetet i habitur para realitetit objektiv shkencor qė haptazi "i kalbė" qėndrimet e shenjtorėve (tė cilėt fuqi-nė e marrin nga thelbi hyjnor) nė lidhje me botėn, nė pėr-puthshmėri me epistemologjitė e veta njėdimensionale ka-nė formuar edhe prototipe tė ndryshme. Nė tė vėrtetė, kjo ndarje qė nė vetvete bart njė kontinuitet tė fshehtė, te pro-totipi i qytetėrimit perėndimor me vete ka sjellė plasaritjen epistemologjike, gjendje kjo e cila ka pėrfaqėsuar fushėn themelore tė konfliktit midis modernizmit dhe kishės.39 Da-llimi epistemologjik tė cilin e ka lindur kontinuiteti njėdi-mensional, ka ngritur themelet filozofike dhe politike tė shekullarizmit. Kėto dy fusha tė dijes Hume i dalloi, kurse Comte i futi nė njė hierarki historike absolute. Comte, i cili pretendon-te se zhvillimi mendor i njeriut ka pasur fazėn e vet teologjike ose fiktive kur janė bėrė pėrpjekje qė dukuritė e ndryshme tė shpjegohen me fuqitė mbinatyrore, pastaj duke e parė pamjaftueshmėrinė e pėrpjekjeve tė kėtilla janė formuar kornizat konceptuale abstrakte tė cilat nuk kanė kundėr-vlerat e veta empirike, ka kaluar edhe fazėn metafizike dhe abs-trakte dhe duke u nisur nga parimi se bota kuptohet duke i kuptuar fenomenet e vrojtueshme ėshtė arritur nė fazėn po-zitive dhe shkencore, de facto boshtin e njėdimensionalitetit e shtyu nga dogmatizmi kishtar nė absolutizmin shkencor.

Ky njėdimensionalitet shkencor, i cili mė parė nė saje tė trinitetit arsye-shkencė-pėrparim kishte fituar njė hapėsirė tė pakontestueshme tė legalitetit, por me kalimin e kohės nė saje tė problemeve me tė cilat ėshtė ballafaquar episte-mologjia moderniste nė lidhje me konzistencėn dhe mbi-kėqyrjen morale, edhe ajo filloi tė hetohet dhe gjykohet. Kjo tezė e epistemologjisė moderniste, e cila dijen e ka ku-fizuar me burimet anropocentriste dhe e cila ka pretendu-ar se pėrmes kėtyre burimeve njerėzore do tė arrihet deri te realiteti absolut dhe zhvillimi i vazhdueshėm, sot ėshtė nė njė pozitė tepėr diskutabile. Qorrsokaku mė i rėndėsi-shėm i kėsaj hipoteze ėshtė mosvėrejtja e kufijve tė njeriut (i cili ėshtė pjesė e universit) nė sferėn e tė kuptuarit, feno-men ky qė shkakton njė konflikt serioz nė relacionin sub-jekti-objekti.


Nė kėtė kontekst, nė procesin e gjykimit tė paradigmės moderniste mund tė flitet pėr tre faktorė themelorė:

1. Vetė zhvillimi shkencor ka filluar ta gjykojė realitetin objektiv tė pėrfundimeve/rezultateve tė shkencės. E vėr-teta se ēdo distancė e kaluar nė nivel tė mikrokozmosit dhe makrokozmosit, ēdo zbulim me vete ka sjellė shumė tė panjohura tė reja, e ka dridhur kėtė themel tė shkencės moderne e cila ėshtė nisur nga bindja se me kalimin e ko-hės do t'i zbulojė tė gjitha sekretet.

2. Ndarja interteorike dhe intrateorike e realitetit, tė ci-lėn e parashohin dimensionet epistemologjike tė kritikave postmoderne, ka publikuar se qėndrimi relativ nė kėtė sub-jekt gradualisht ka filluar tė fitojė njė themel filozofik. Qėn-drimi postmodern edhe pse nė kėtė subjekt nuk ofron njė alternativė konzistente, prodhon pyetje tė cilat e pėrshpej-tojnė procesin e shkatėrrimit tė paradigmės moderniste.


3. Zgjimi fetar qė ka filluar nė vitet gjashtėdhjetė dhe qė gradulisht fiton nė shpejtėsi - fenomen ky i vazhdue-shėm qė sot i ka kapluar edhe shoqėritė ish-marksiste - ėshtė bėrė shkak i aktualizimit tė temės sė burimeve meta-fizike tė dijes dhe marrjes nėn mbikėqyrje tė shkencės.

Relacioni i krijuar midis njė qėndrimi tė kėtillė mbi di-jen, kornizave politike dhe sistemit ndėrkombėtar paraqet njė nga karakteristikat specifike tė prototipit tė qytetėrimit perėndimor. Lidhshmėria e supozuar mekanike midis epis-temologjisė dhe rrjedhės sė historisė, nė tė njėjtėn kohė aventurėn e historisė njerėzore e redukton nė bazėn njėdi-mensionale tė qytetėrimit perėndimor mbi dijen. Ky rela-cion i determinizmit mekanik pėrfaqėson elementin the-melor mbi tė cilin mbėshtetet Fukuyama, dijetar ky qė ėsh-tė i bindur se qytetėrimi perėndimor e ka sjellė fundin e his-torisė: "Zbulimi i metodės shkencore ka krijuar njė ndar|je bazore jociklike, e cila kohėn historike e ndanė nė periu-dhėn e parme dhe tė pasme. Me zbulimin e kėsaj, shkencat natyrore moderne progresiviste, qė janė nė ekspansion tė vazhdueshėm, sigurojnė njė mekanizėm linear qė shpjegon shumė aspekte tė zhvillimit tė ardhshėm historik."40 Fuku-yama, i cili me anė tė tezės pėr fundin e historisė mundohet qė matrikseve moderniste dhe paradigmave tė rendit ndėr-kombėtar t'u sigurojė njė fundament tė ri tė legjitimitetit, niset nga platforma e njėjtė epistemologjike njė-dimensionale dhe nė kėtė kontekst tregon njė reagim ri-comteian me anė tė tė cilit mundohet ta ringjallė traditėn e pozitivizmit absolut tė shek. XIX.

Kur themeli njėdimensional i prototipit tė qytetėrimit perėndimor mbi dijen pėrcillet nė shoqėritė joperėndimo-re, nė tė njėjtat shkakton ndasi serioze tė personalitetit dhe parakushte pėr lindjen e konflikteve shoqėrore. Njė njėdi-mensionalitet tė kėtillė, i cili shkakton ndarjen e realitetit, as qytetėrimi islam, as ai kinez e as ai indian nuk e kanė pranuar si rrugėdalje epistemologjike absolute. Ndikimin e njė botėkuptimi tė kėtillė mbi dijen e vėrejmė nė polemi-kat e kohės sė fundit rreth edukatės. Njė mendėsi qė edu-katėn fetare e sheh si njė formė prapanike tė pėrcjelljes sė diturisė, pretendon se ardhmėria e shoqėrisė - siē cek Gal-tungu - do tė sigurohet nė saje tė njė pikėpamjeje dhe the-meli njėdimensional tė dijes. Kjo gjendje shkakton lindjen e qėndrimeve jakobene tė cilat rrjedhėn e historisė e re-duktojnė nė njė bazė mekanike tė dijes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 3:00 am

4. Njeriu-natyra:


Galtungu kėshtu e pėrshkruan mėny-rėn se ē'qėndrim ka prototipi i qytetėrimit perėndimor nė lidhje me natyrėn: "Njeriu dominon me natyrėn." Kjo premisė e cila nė shikim tė parė duket si shprehje e njė realiteti tė thjeshtė, si nga aspekti i tė qenėt njė nga parametrat kryeso-rė tė njė mendėsie tė caktuar, ashtu edhe nga aspekti i rezul-tateve praktike qė i shkakton, paraqet refleksion tė njė vetė-perceptimi tė fortė dhe tė ashpėr. Ky vetėperceptim para sė gjithash unin e vet e ndanė nga gjithėsia ekzistenciale e atij uni dhe me kėtė ndarje formon njėfarė relacioni tė llojit subjekti-objekti. Fakti se ky relacion (subjekti-objekti) ka njė anė tė dominimit vertikal, tregon se pėrjashtueshmėria qė haset midis njerėzve, nė kuptimin unė dhe ai, nė njė formė tė ashpėr ekziston edhe ndėrmjet unit dhe natyrės. Kjo karakteristikė e ashpėr pėrjashtuese e qytetėrimit pe-rėndimor karshi natyrės paraqet njėrėn nga pikat dalluese mė tė rėndėsishme midis qytetėrimeve antike dhe botė-kuptimeve bashkėkohore. Pėrkundėr qytetėrimeve antike tė cilat natyrėn si sfond tė ekzistencės ontologjike tė unit e perceptojnė si njė mėshirė, favor hyjnor, botėkuptimi mo-dernist e sheh si njė objekt me tė cilin duhet sunduar. Ky botėkuptim ka shkaktuar njė hapėsirė tė problemit episte-mologjik pėr tė cilin diskutuam mė parė,41 dhe duke krijuar njė relacion tė varshmėrisė midis mekanizmave shoqėrorė dhe atyre natyrorė, natyrėn e ka prurė nė pozitė tė elemen-tit tė konkurrencės sė sundimit ekonomiko-politik.

Letra tė cilėn shefi i vendasve amerikanė (tė cilėt pėr shkak tė humbjes sė luftės kundėr ardhacakėve, gjegjėsisht ushtrisė amerikane dhe shfarosjes nė tėrėsi, konsiderohen si element kulturor regresiv), ua dėrgon autoriteteve ame-rikane nė Washington nė lidhje me kėrkesėn e tyre (au-toriteteve amerikane) qė t'u shiten tokat e Seattle-it (viti 1854), ndriēon tė vėrtetėn lidhur me qėndrimin mbi naty-rėn dhe njėri-tjetrin tė vetėperceptimit tė dobėt por inter-nalizues dhe fleksibil tė njė qytetėrimi lokal dhe atij tė for-tė e tė ashpėr tė njė qytetėrimi hegjemonist.: "Shefi i madh nga Washingtoni shpall se don t'i blejė tokat tona. (...) Si mund ta shisni ose bleni qiellin dhe ngrohtėsinė e tokės? Nėse ne nuk e zotėrojmė freskinė e ajrit dhe ndriēimin e ujit, ju si mund t'i bleni ato? Pėr ne ēdo pjesė e tokės ėshtė e shenjtė. Ne jemi pjesė e sipėrfaqes sė tokės dhe ajo ėshtė njė pjesė jona. Lulet erėfreskėta janė motrat tona, dreri, kali dhe shqiponja janė vėllezėrit tanė. (...) Tė gjithė janė anėtarė tė sė njėjtės familje. Pėr pasojė, Shefi i Madh nga Washingtoni duke dashur t'i blejė tokat tona nga ne kėr-kon diē pėrtej fuqisė sonė. Ne jemi tė vetėdijshėm se nje-riu i bardhė nuk i kupton udhėt tona. Pėr tė (njeriun pe-rėndimor) ēdo pjesė e tokės ėshtė e njėjtė me tjetrėn. (...) Toka nuk ėshtė vėllai por armiku i tij. Ai, tokėn qė ėshtė nėna e tij, qiellin qė ėshtė motra a tij e sheh si njė gjė qė mund tė shitet ose tė blehet, qė mund tė plaēkitet. Pangop-shmėria tij do ta hajė e harxhojė tokėn dhe pas do tė mbe-tet vetėm njė shkretėtirė. Nė qytetin e njeriut tė bardhė nuk ekziston vend i qetė qė mund ta dėgjojė fėrshėllimėn ose fėsh-fėshin e gjethit tė beharit ose krahėve tė mizave. Toka nuk i takon njeriut, njeriu i takon tokės. Ēdo gjė ėsh-tė e lidhur me tjerat siē i lidhė gjaku anėtarėt e familjes."42

Nė qytetėrimet antike ekzistenca e njeriut dhe natyrės ėshtė e lidhur me Krijuesin e Lartė ose me njė parim sipėr-or; pėr kėtė arsye midis kėtyre dy elementeve, nė aspekt tė tė qenėt pasiv, ekziston njė pozicion i pėrbashkėt i objektit. Nė paradigmėn filozofike bashkėkohore kanė dalė nė skenė dy pole, prioriteti i natyrės dhe hegjemonia e njeriut, qė japin rezultatin e njėjtė. Kėto dy pole relacionin njeri-natyrė, nė shkallė tė fundit, e shohin nė gjendje tė lidhjes indirekte ose direkte tė mbisundimit. Raporti objekt-subjekt qė e ka nxjerrė nė skenė ky koncepcion, ka shkaktuar pėrhapjen e koncepcionit tė dallimit dhe konkurrencės absolute. Nė kėtė kuptim edhe filozofia materialiste, e cila pėr burim ontologjik tė njeriut e sheh natyrėn, midis kėtij burimi dhe subjektit parasheh njė raport tė patjetėrsueshėm tė konku-rrencės: "Sikur qė njeriu primitiv pėr t’i plotėsuar dėshirat e veta, pėr ta mbrojtur jetėn dhe pėr tė riprodhuar ka qenė i detyruar tė luftojė me natyrėn, ashtu edhe njeriu i qytetė-ruar me tė gjitha format e mundshme tė prodhimit, ėshtė i detyruar ta bėjė tė njėjtėn. (...) Nė kėtė aspekt liria mund tė fitohet vetėm duke luftuar me natyrėn. Njė gjė e tillė (fiti-mi i lirisė) ėshtė e mundur vetėm me marrjen e saj (naty-rės) nėn kontroll tė plotė dhe me administrimin e saj nga njeriu e jo nga fuqitė e verbėra. Nė kėtė drejtim duhet shfry-tėzuar kushtet mė tė pėrshtatshme, duke harxhuar mi-nimum energji."43

Shkaku kryesor pėr mosarritjen e kompromisit ndėr-mjet botėkuptimit tė njeriut tė bardhė tė Seattle-it, i cili nė kuadėr tė konceptit pėr hierarkinė e dominimit e pėrjash-ton natyrėn dhe pikėpamjes tradicionale tė shefit tė ven-dasve amerikanė, ėshtė dallimi nė vetėperceptimet qytetė-rimore. Edhe pse themelet e dijes dhe metodės sė kėtij transformimi kognitiv nė lidhje me natyrėn mund tė arri-jnė deri nė periudhėn e Renesansės,44 nė pozitė tė paradig-mės dominante janė ngritur me konceptin e Newton-it mbi natyrėn mekanike. Konflikti midis makinės sė botės natyrore tė Newton-it dhe makinave teknologjike, tė cilat janė produkt i njeriut, ėshtė shikuar si konflikt i dominimit qė ndryshon nė tė mirė tė njeriut. Pretendimi se me kali-min e kohės makina artificiale do ta fusė tėrėsisht nėn kontroll atė (makinėn) natyrore dhe nė saje tė kėsaj do tė arrihet deri te liria absolute, u bė elementi bazė i konceptit progresivist mbi historinė. Ky vetėperceptim narcisoid, me kalimin e kohės ėshtė shndėrruar nė njė retorikė aq pre-tencioze saqė njeriu filloi tė pohojė se atij i takon e drejta e thėnies sė fjalės sė fundit mbi natyrėn dhe tė drejtėn natyrore. Por, kriza ekologjike qė ka dalė nė skenė me fillet e modernizmit, ka treguar se nė fakt, sentenca "njeriu mbi-sundon me natyrėn" nė emėr tė arritjes sė lirisė absolute, nė vete ngėrthen njė kontradiktė tė brendshme qė e zhdukė sigurinė ontologjike. Kjo sentencė qė e ka vulosur periu-dhėn bashkėkohore dhe kjo mendėsi qė natyrėn e ka per-ceptuar si njė burim tė pashtershėm tė cilin duhet eksplo-atuar dhe sunduar nė mėnyrė barbare, ia ka hapur rrugėt njė kataklizme ekologjike qė e rrezikon ekzistencėn universale.
Pėrsiatja e natyrės si njė burim pasiv i dijes, ka shkaktu-ar njė konflikt epistemologjik kurse pėrsiatja si njė burim pasiv i lėndės sė parė, ka shkaktuar njė konflikt ekonomik-politik. Reflektimi i koncepteve gjeo-ekonomi dhe gjeo-politikė nė luftėn pėr mbisundim nė kuadėr tė relacionit njeri-njeri, nė masė tė madhe ėshtė fryt i njė botėkuptimi tė mbisundimit me natyrėn, sepse ka tė bėjė me ēėshtjen se kush me cilin element tė natyrės do tė mbisundojė, ēėshtje kjo determinante nė konkurrencėn nė kuadėr tė ra-portit njeri-njeri. Pėr kėtė arsye, mbėrthyeshmėria e di-mensionit tė dijes sė vetėperceptimit tė qytetėrimit perėn-dimor me dimensionin e relacioneve njeri-njeri realizohet mbi dimensionin e natyrės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 3:00 am

5. Njeriu-Zoti:


Galtungu, dimensionin e relacionit nje-riu-Zoti tė mendėsisė eė perėndimorit dhe kontinuitetin e tij nė kuadėr tė modernizmit e shpreh kėshtu: "Zoti ose disa ideologji/parime tė cilat e shpikin Atė nė kohėn moderne, dominojnė me njeriun." Nė kėtė kontekst, Galtungu kalimin nga autori-teti i Zotit nė autoritetin e ideologjive dhe shtetit e sheh si njė proces ku aktorėt kanė ndryshuar kurse struktura ka mbetur e njėjtė: "Janė gjetur formula tė tranzicionit tė cilat akoma po pėrdoren. Mbreti ėshtė bėrė rex gratia dei, kurse retorika e Lutherit, duke e "riprodhuar" ndarjen e bazuar nė Ungjill mbi hakun e Zotit dhe mbretit dhe dhėnien e kėtyre haqeve, e ka zhvilluar mėsimin pėr dy rendet ose sistemet-die zwei Regimenten. Me kalimin e kohės vendin e mbretit dhe aristokracisė nė kuptim tė shtetit (formula ka-limtare: l'etat c'est moi) e morėn kabineti (kėshilli i ministra-ve) dhe burokracia, kurse sistemi i vjetėr (ancien regime) fali-mentoi nė tėrėsi dhe u margjinalizua. Mbrapa mbeti relaci-oni shteti-qytetari, i cili e trashėgoi modelin e relacionit Zoti-kristiani. (...) Plus ēa change, plus c'est la mźme chose: akto-rėt janė ndryshuar kurse struktura ka mbetur e njėjtė. Vep-ra si p.sh. krimi, veēmė nuk ėshtė gabim ose faj kundėr Zotit por kundėr shtetit (ose kundėr 'popullit' i cili pėrfa-qėsohet nga shteti); viktima ēdoherė ėshtė nė njė pozitė sekondare. Shteti nuk ėshtė njė palė e tretė, por drejtpėrsė-drejti ėshtė nė pozitė tė viktimės dhe ka tė drejtėn qė sikur Zoti tė caktojė sanksione ndėshkuese."45

Pėrplasja qė nė mendimin perėndimor vėrehet midis hyjnores dhe natyrores, fetares dhe shekullares, pikėsėpari shkakton njė ndarje, dallueshmėri kategorike, e pastaj ven-dosjen e fushės hyjnore brendapėrbrenda ideologjive me brendėsi tė zbrazur. Me tė vėrtetė ekziston njė ngjashmėri e madhe dhe kontinuitet midis dogmatizmit kishtar - i cili duke u mbėshtetur nė pretendimin se pėrfaqėson vullnetin e Zotit, nė emėr tė Zotit krijon hegjemoni mbi njerėzit tje-rė - dhe retorikės sė metodave tė ideologjisė fashiste dhe socialiste - tė cilat mundohen qė jetės sė njeriut nė pėrgji-thėsi t'i japin formė vetėm nga njė burim. Si dogmatizmi kishtar, ashtu edhe ideologjitė e lartpėrmendura i mohoj-nė, cenojnė tė drejtat nė lidhje me personalitetin e njeriut.

Ekzistenca e kategorisė mesontologjike njeri-zot, tė cilėn nė pėrfytyrimin perėndimor e hasim qysh nė shekujt antikė, dhe tė qenėt refleksion institucional i Zotit nė si-pėrfaqen e tokės nė formė tė kishės, paraqet njėrin nga dy elementet kryesore tė procesit tė transformimit tė autorite-tit hyjnor nė autoritet tė shtetit/ideologjisė. Sė pari meska-tegoria ontologjike e mitologjisė greke dhe romake njeri-zot, me transformacionin e kristianizmit, me shndėrrimin e personalitetit teologjik tė Jezusit nė birin e Zotit dhe njė-rin nga elementet pėrbėrėse tė Trinisė sė shenjtė dhe me fillimin e polemikave dogmatike tė gjera pėrgjatė Mesjetės, ėshtė pėrgatitur bazamenti qė liderėt shekullarė duke kapėr-cyer njė kategori ontologjike tė hyjnizohen. Hegeli i cili Napoleonin e hipur mbi kalė e shihte si shembull ose sim-bol tė Zotit dhe pėrkufizimi i tij i shtetit si "ecje e Zotit nė sipėrfaqe tė tokės", paraqet njė shembull par exellance pėr kontinuitetin nė pėrfytyrim dhe vetėperceptim tė moderniz-mit dhe tė shoqėrisė pre-moderne. Ky idealizim i personali-tetit, me kohė u transformua nė idealizimin tė kombit (na-tion) dhe u bė njėri nga parametrat themelorė nė relacionin njeriu-njeriu. Siē pohojnė edhe shumė teoricienė tė naciona-lizmit, sikur qė disa religjione kanė bėrė personalizimin e zo-tėrave, ashtu edhe nacionalizmi ėshtė orvatur qė ta personali-zojė idenė e kombit dhe kombi ėshtė pėrshkruar si fenomen qė i bartė tė gjitha karakteristikat e njė personaliteti ideal.46 Ekzistenca e kishės si njė institucion qė shfaq autorite-tin hyjnor nė sipėrfaqe tė tokės paraqet kėmbėn e dytė tė kėtij transformimi, qė nė thelb ėshtė permanent. Nė kėtė kontekst, nė korniza institucionale socializimi (shoqėrizi-mi) religjioz dhe ai politik ndjekin vijėn e njėjtė. Me fjalė tė tjera, dogmat dhe simbolet kishtare tė pėrdorura pėr socia-lizimin e religjionit, luajnė rol tė rėndėsishėm edhe nė soci-alizimin e shtetit dhe ideologjisė. Shembulli qė e jep socio-logu i njohur i religjionit W. Stark nė kuadėr tė trinisė, qar-tė e shprehė vazhdimėsinė simbolike tė procesit kalimtar: "Para mbylljes sė parlamentit nė vitin 1401, zėdhėnėsi i tij shprehej se ekziston njė krahasim i qėndrueshėm midis strukturės politike tė shtetit dhe dogmės sė trinisė: mbreti, lordėt shpirtėrorė e shekullarė dhe populli sė bashku pa-raqesin njėshmėrinė nė kuadėr tė trinisė dhe trininė nė ku-adėr tė njėshmėrisė. Analogjia qė bėhej ndėrmjet treshit mbreti, lordėt dhe populli dhe trinisė paraqet njė argument pėr natyrėn e komponuar tė autoritetit ekzistues dhe nė Angli, jo vetėm mbreti por edhe lordėt dhe populli pėrbėj-nė 'strukturėn mistike' tė shtetit."47


Fetė shekullare{48} tė paraqitura nė periudhėn e dytė dhe tė tretė tė Republikės Frėnge dhe ideologjitė materialiste, nė kuptim tė ritualit me petk fetar, qė i kanė pėrdorė na-zizmi dhe stalinizmi, janė rezultate tė mendėsisė sė njėjtė qė nė emėr tė Zotit ose ideologjisė e kufizon personalitetin e njeriut. Nė kėtė kontekst ndėrmjet botėkuptimit kishtar i cili dijetarėt/shkencėtarėt i sakrifikon pėr hir tė kishės dhe ideologjisė fashiste e asaj socialiste, tė cilat vullnetin e njeriut dhe individin e sakrifikojnė pėr hir tė shtetit, respektivisht fuqive qė e pėrkufizojnė shtetin, ekziston njė konzistencė e brendshme e fshehtė qė duket si kundėrti. Nė kėtė as-pekt ky pėrkufizim i Galtungut ėshtė shumė i rėndėsi-shėm. Synimet e nazizmit dhe stalinizmit ndėrmjet dy luf-tėrave botėrore, qė nė emėr tė shtetit ose ideologjisė tė kri-jojnė njė njeri tė ri, nė vete bartin njė pretendim tė fshehtė kuazihyjnor. Nė thelb tė kėtij pretendimi qėndron koncep-ti pėr tipin e pėrsosur tė njeriut qė dallon nga njerėzit tjerė tė rėndomtė, i cili parashihej nė kategoritė gjysmė-zot tė periudhės antike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 3:01 am

6. Njeriu-njeriu:


Galtungu prototipin e qytetėrimit pe-rėndimor, kėtė dimension tė mendėsisė sė tij e pėrkufizon kėshtu: "Njė grup i njerėzve si individė, klasa dhe kombe sundojnė me njerėz tė tjerė, disa janė mė tė privilegjuar nė krahasim me tė tje-rėt." Nga sistemi i kastave nė kuadėr tė racės ariane, men-dėsia eksploatuese qė gjen shprehje nė sintagmėn “Misioni i njeriut tė bardhė”, doktrinat e ēifutėve dhe gjermanėve (qė mundohen ta shkatėrrojnė njėri-tjetrin) pėr "popullin e zgjedhur" deri te doktrina e fshehur pėr qytetėrimin e zgje-dhur qė buron nga ndarja kategorike e Huntingtonit – “Pe-rėndimi dhe tė tjerėt”, vėrejmė refleksione tė formave tė mendimit qė nuk e marrin pėr bazė barazinė e njerėzve por privilegjin e njė grupi ose bashkėsie tė zgjedhur tė njerėzve.


Kjo mendėsi, me fjalėn barazi nėnkupton barazinė e njė grupi tė njerėzve tė pėrkufizuar mė parė. Fjalia "Tė gji-thė njerėzit janė krijuar tė barabartė. Janė falur nga Krijue-si i vet, zotėrojnė tė drejta tė caktuara tė patjetėrsueshme; nė mesin e tyre bėjnė pjesė e drejta pėr jetė, kėrkimin e li-risė dhe lumturisė; njerėzit pėr t’i marrė nė mbrojtje kėto tė drejta mes veti krijojnė pushtete (udhėheqėsi)", qė zė vend nė Deklaratėn pėr Pavarėsinė e SHBA-ve (akt ky i pėrgatitur nga njė kėshill nė krye me Thomas Jeffersonin dhe i shpallur nė vitin 1776), nga pikėpamja e tė drejtave tė njeriut shfaq njė retorikė egalitariste dhe ecje njė hap para. Por edhe krahas kėsaj deklarate, sjellja diferencuese dhe raciste ndaj zezakėve dhe minoriteteve tjera qė vėre-het bile edhe sot e kėtė ditė - nė fund tė kėtij shekulli - flet se shprehja 'tė gjithė njerėzit janė krijuar tė barabartė' vlen vetėm pėr amerikanėt, pjesėtarė tė kategorisė WASP (i bardhė-anglosakson-protestant). Statusi i veēantė qė e gė-zojnė pesė vende nė kuadėr tė Kėshillit tė Sigurimit dhe de-terminimi i ndarjes sė resurseve ekonomike nė kuadėr tė sis-temit ekonomik ndėrkombėtar nga ana e grupit G-7, flasin qartė pėr privilegjet e njė grupi tė njerėzve ndaj tė tjerėve.
Galtungu, kėtė dimension narcisoid tė raportit njeriu-njeriu tė vetėperceptimit tė qytetėrimit perėndimor dhe re-zultatet politike tė tij i pėrshkruan nė njė trajtė shumė inte-resante: "Dy pika tė kozmologjisė sociale, njeriu mbinaty-ror dhe njeriu mbinjerėzor shumė i pėrngjajnė njėra-tjetrės nė aspekt tė funksionimit tė krizės. Nėse njeriu ėshtė mbi natyrėn dhe disa njerėz mbi njerėzit tjerė, detyra e natyrės dhe e shumė njerėzve tė tjerė, nė veēanti kur sistemi ėshtė nė krizė, ėshtė pėrjetimi i dhembjeve. E drejtė e disa nje-rėzve ėshtė qė t'u shkaktojnė dhembje natyrės dhe njerėz-ve tė tjerė. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė i ēojnė nė vend domosdoshmėritė e vendosura nė kohėn aktuale nė sferėn e kozmologjisė aktuale. Kjo ėshtė kėshtu, kėshtu ka qenė gjithmonė dhe kėshtu do tė mbetet edhe nė tė ardhmen. Pika e fundit siguron ligjėsimin final. Organizimi shoqėror perėndimor nuk ėshtė si tė tjerėt: ėshtė i njė lloji mė tė lar-tė. Ai duhet qė ta ruajė vitalitetin e vet. Tekefundit ky ėsh-tė piedestali pėrfundimtar (final) deri te i cili do tė arrijė qytetėrimi njerėzor. (Me sa duket francezėt mbrojnė idenė se atyre u takon roli i njėjtė nė kuadėr tė qytetėrimit perėn-dimor). Kjo gjendje ka tri domethėnie:

E para, Perėndimi pėr tė kuptuar se ē'ndodh, nuk ka arsye tė dalė jashtė har-tave tė veta shoqėrore dhe botėrore; kėto harta janė mė tė mirat ndėr ekzistueset dhe edhe sot edhe nesėr do tė kryejnė punė.

E dyta, Perėndimi si qendėr shtytėse e botės, ėshtė qendėr shtytėse edhe e Perėndimit; si pėrfundim me tė kuptuarit e drejtė tė vetvetes Perėndimin mund ta mbrojė vetėm Perėndimi dhe i njėjti nuk ka nevojė t'i kup-tojė tė tjerėt.

Dhe e treta, madje edhe nėse ka kuptimin e shkatėrrimit tė fuqive tė kėqija, ajo qė duhet bėrė do tė bė-het. Kjo nuk ėshtė vetėm e drejtė e Perėndimit karshi vetvetes, historisė dhe njerėzimit, por, nė tė njėjtėn kohė kjo ėshtė njė detyrė e tij. Perėndimi ėshtė qendėr e zgjedhur, qytetėrim i zgjedhur."49

Pėrafėrsisht dhjetė vjet pas kėtyre konstatimeve tė Gal-tungut, Huntingtoni, i cili ka theksuar se synimi parėsor i liderėve perėndimorė ėshtė ruajtja e tipareve sui generis tė Perėndimit, nė njėfarė dore, paraqet shembullin tipik tė prototipit homo occidentalis (njeriu perėndimor-A.P.): "Perėndimi nuk dallon nga qytetėrimet tjera nė sferėn e rrugės sė zhvillimit por nė sferėn e cilėsive specifike tė vlerave dhe institucioneve tė tij. Nė mesin e tyre mund ceket fakti se qytetėrimi perėndimor e ka zbuluar modernizmin dhe e ka pėrhapur atė nė pėrmasa botėrore, ka elemente si kristi-anizmi, pluralizmi, individualizmi, sistemi juridik etj., tė ci-lat janė sebep (shkak) qė shoqėritė tjera ta shikojnė me zili. (...) Kėto specifika e bėjnė tė pashoq qytetėrimin perėndi-mor. Vlera e kėtij qytetėrimi nuk qėndron nė universaliz-min e tij por nė karakteristikat e pashoqe tė tij. Detyra pa-rėsore e udhėheqėsve perėndimorė nuk ėshtė riformėsimi i qytetėrimeve tjera sipas botėkuptimit perėndimor, detyrė kjo pėrtej forcave tė tyre, por ruajtja dhe ripėrtėritja e vle-rave specifike tė pashoqe tė qytetėrimit perėndimor."50




38 Galtung, J., "On the Dialectic between Crisis and Crises Perception", S. Musto dhe J. F. Pinkele, Europe at the Crossroads, Praeger, New York, 1985, f. 11.
39 Lidhur me kėtė kontinuitet epistemologjik dhe dallueshmėri nė kuadėr tė qytetėrimit perėndimor shih Davutoğlu, Alternative Paradigms, f. 34-39.
40 Fukuyama, F., The End of History and the Last Man, The Free Press, New York, 1992, f. 73.
41 Dimensioni i dominimit vertikal nė relacionin njeri-natyrė, nga prizmi i filo-zofisė sė dijes shkakton njė konflikt tė brendshėm serioz. Subjekti, i cili ėshtė faktor aktiv nė fitimin e diturisė, nė tė njėjtėn kohė nė kuptimin e ekzistencės biologjike ėshtė pjesė e burimit pasiv tė diturisė tė cilin ėshtė duke e studiuar, d.m.th., pjesė e natyrės. Konstatimi i Huxleyit se "njeriu jeton brenda epruve-tės sė vet tė eksperimentit", tė cilin ai e ka pėrdorė nė sferėn e metodės pėr zgjidhjen e problemeve shoqėrore, si dhe qorrsokaqet qė i shkakton ky kons-tatim, nė kėtė kuptim, vlejnė edhe pėr shkencat natyrore. Shih Huxley, J., Man in the World, Londėr 1947, f. 112-131.
42 Pjesėt e kėtij teksti - i cili mund tė haset nė shumė vepra - qė i kemi pėr-kthyer, janė marrė nga gazeta Star e datės 7 qershor 1992. Atėbotė mendohej se kėto radhė reflektojnė prapambeturinė dhe dhembjet e brendshme tė njė kulture qė ka dėshtuar, kurse sot konsiderohen si ndriēime tė urtėsisė qė nė njė mėnyrė shumė tė qartė reflektojnė destruktivitetin e paradigmės perėndimore mbi natyrėn. Nė fjalėt e Shefit tė vendasve amerikanė, nė botėkuptimin e Yunus Emres i cili ka folur me lule tė verdhė nė dorė, nė qėndrimin e Aşık Veyselit mbi natyrėn , i cili tokėn e sheh si dashnore tė vetme besnike mund tė gjenden gjurmė tė koncepcionit islam mbi krijesėn dhe ekzistencėn, koncepcion qė e gjen veten nė shprehjen "nga toka jemi krijuan dhe tokės do t'i kthehemi".
43 Marx, K., Capital, International Publishers, New York, 1967, f. 820.
44 Shtėpia e Salomonit dhe funksionet e saj, qė nė shoqėrinė utopike tė F. Ba-conit pėrfaqėsojnė organizimin shkencor, shfaqin njė ndryshim tė pėrfytyri-meve. Shih Bacon, F., New Atlantis, Encyclopedia Britannica Inc., Chicago, 1990, f. 213.
45 Galtung, J., Human Rights in Another Key, Polity, Cambridge, 1994, f. 5-6. Be-simi islam se haku qė ia ka njeriu-njeriut nuk do tė falet nga i Madhi Zot pėr-derisa mos tė falet nga personi pėrkatės, paraqet njė dallim serioz nė kėtė te-mė. Ky parim qė nė relacionin njeriu-njeriu e pėrjashton shtetin dhe autorite-tin hyjnor, ėshtė specifikė pothuajse vetėm e Islamit.
46 Hans Kohn ofron konstatime dhe shembuj shumė tė rėndėsishėm nė lidhje me rolin e elementeve fetare nė sferėn e shenjtėrimit tė kombit. Shih Kohn, H., The Idea of Nationalism, Macmillan, New York, 1969, f. 20-21.
47 Stark, W., The Sociology of Religion: A Study of Christendom, Routledge and Ke-gan Paul, Londėr, 1966, f. 22-23.
48 Lidhur me fetė shekullare shih Charlton, D. G., Secular Religions in France 1815-1870, Oxford University Press, Londėr, 1963.
49 Galtung, artikulli i njėjtė, f. 21.
50 Huntington, vepra e njėjtė, f. 21. [/b]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 3:02 am

VI. VETĖPERCEPTIMI I QYTETĖRIMIT ISLAM DHE RIINTERPRETIMI:

HOMO ISLAMICUS

Vetėperceptimi i individit qė ėshtė prototip i qytetėri-mit islam ėshtė rezultat i njė ndryshimi rrėnjėsor tė mbė-shtetur nė monoteizmin islam (tevhīd), sipas tė cilit rifor-mėsohen pėrfytyrimet nė lidhje me All-llahun (xh.sh.), nje-riun dhe natyrėn. Koncepcioni kur'anor, i cili e vė nė kor-niza tė reja relacionin midis Krijuesit, tė Cilin e konsideron pėr burim tė ekzistencės dhe natyrės, e cila pėrbėn theme-lin vendor/hapėsinor tė kėsaj ekzistence, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ka ndikuar si mbi vetėdijen individuale ashtu edhe mbi institucionalizimin shoqėror qė mbėshtetet nė relacionin njeriu-njeriu. Besimi monoteist islam dhe pozi-cioni ontologjik qė e ka pėrcaktuar ky besim, ka shkaktuar lindjen e njė vetėdijeje tė balancuar dhe kompatibile tė ek-zistencės. Kjo vetėdije mbi ekzistencėn ka formuar njė sfond tė ri tė vetėdijes qė e pėrjashton panteizmin, i cili bėn identifikimin e niveleve tė ndryshme tė ekzistencės me Zotin, pan-egoizmin, i cili tė gjitha ekzistencat (qeniet) i identifikon me veten si dhe materializmin i cili vė shenjė barazie midis kėtyre ekzistencave dhe formave tė ndryshme materiale tė natyrės.


Ky besim i kthjellėt monoteist qė ėshtė shfaqur nė Hi-xhaz, rajon ky jashtė fushės qendrore tė ndikimit tė pell-gjeve tė qytetėrimeve antike (kjo fushė shtrihet nga Kina nė Indi dhe duke kaluar nėpėr Iran dhe Mesopotami arrin deri nė Greqi dhe Egjipt), ėshtė pėrhapur nė trojet e qyte-tėrimeve lokale (ku vėrehej njė ndėrveprim me pėrmasa tė mėdha) qė mė parė ishin nėn tutelėn politike tė perandori-ve tė Dariusit, Aleksandrit tė Madh e mė vonė nėn tutelėn e Perandorisė Romake. Me kėtė, ky vetėperceptim fitoi njė karakter mė tė sofistikuar. S'do mend se nuk ėshtė e rastė-sishme qė periudha e hz. Omerit, e cila merret si referencė nė sferėn e zhvillimit tė pothuajse tė gjitha shkencave isla-me, gjendet nė njė periudhė kohore kur janė shėnuar lėviz-je tė mėdha drejt ēlirimit tė tokave tė reja.

Edhe formimi i personalitetit tė prototipit tė qytetėri-mit islam nė nivel individual, edhe procesi dinamik i socia-lizimit i cili nė kuadėr tė historisė islame ka luajtur rolin e kalasė rezistuese kundėr deformimeve tė ndryshme, janė fryte tė kėtij vetėperceptimi tė fortė. Individi musliman pėr t'i dhėnė kuptim ekzistencės sė vet dhe pėr ringjalljen e vazhdueshme tė kėtij vetėperceptimi brenda kushteve tė ndryshueshme, nuk ka nevojė pėr institucion ndėrmjetės teologjik e as pėr mekanizėm shoqėror. Kur kjo ndjenjė me themel ekzistencial fitohet njė herė, fillon tė prodhojė sjellje shoqėrore qė janė procese seriale permanente dhe rezultate tė kundėrveprimit. Ky vetėperceptim qė prodhon forma tė sjelljes shoqėrore qė dominojnė nė periudhat e gjallėrimit-zgjimit tė qytetėrimeve, nė periudhat e regresit dhe deformimit, formon njė fushė tė shėndoshė tė rezis-tencės psikologjike. Kjo rezistencė e pengon reflektimin e krizave tė shėnuara gjatė institucionalizimit politik, shoqė-ror dhe ekonomik nė nivel tė vetėdijes sė individit.

"Kombet vijnė e shkojnė. Perandoritė ngrihen dhe shu-hen, por Islami vazhdon qė t'i mbajė nė strukturėn e vet edhe nomadėt edhe njerėzit me vendbanim konstant, edhe themeluesit e qytetėrimit edhe shkatėrruesit e tij. Atėherė pra shtrohet pyetja cilat janė ato elemente qė shumė kombe, ėshtė: Fshehtėsia e kėsaj dukurie qėndron nė vetėperceptimin e fortė qė e mbėrthen personalitetin e njeriut. Shumė studiues qė e ka-nė fokusuar fenomenin e bashkėsizimit (tur. cemaatleşme) nė shoqėritė islame, e kanė lėnė pasdore realitetin e vetėdijes vetjake mbi ekzistencėn. Mundėsia e muslimanėve anė-tarė tė grupeve tė ndryshme shoqėrore, kulturore dhe etni-ke pėr tė zhvilluar njė identitet kolektiv mbėshtetet nė ve-tėperceptimin specifik i cili e pėrcakton vetėdijen e individit nė trajtėn qė nuk ndien nevojė pėr institucionalizimin fetar ose politik. Problemi i ekzistencės sė njeriut, pėrtej institucioneve fetare dhe politike, ka tė bėjė me fushėn personale dhe nė atė fushė mund tė depėrtohet vetėm me anė tė njė vetėperceptimi tė veēantė. popuj (grupe shoqėrore kėto qė me vetėdije ose pa tė i ruajnė karakteristikat e veta specifike dhe lidhjet me Islamin universal si njė thesar mė i ēmuar shpirtėror) i mbajnė bren-da njė bashkėsie shpirtėrore tė vetme (ummeti)?" Pėrgjigjja e kėsaj pyetjeje qė e shtron Grünebaum51
Elementet kryesore tė kėtij vetėperceptimi, tė cilat i deter-minojnė kushtet e kontinuitetit dhe qėndrueshmėrisė sė qy-tetėrimit islam dhe ēėshtjen e riinterpretimit tė tyre, mund t'i shtjellojmė duke u nisur nga korniza e njėjtė teorike:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 3:02 am

1. Vendi (hapėsira):

Pika themelore qė e dallon mėny-rėn se si qytetėrimi islam e percepton konceptin vend, koncept ky qė dallon nga ai i qytetėrimit kinez i cili disa vende i sheh si tė shenjta, si dhe nga ai i qytetėrimit perėn-dimor i cili pėr bazė e merr ndarjen qendra-periferia, ėshtė fakti se sipėrfaqja e tokės, bile edhe gjithėsia pėrbėjnė njė vend pa dallime mes veti. Kėtė veēori tė konceptit islam mbi vendin e shprehim me kėtė premisė: Nė botė, qė ėshtė burim i forcės, nuk ekziston dallim i tipit qendra-periferia, sepse "Tė All-llahut janė edhe Lindja edhe Perėndimi; kahdo qė tė ktheheni atje ėshtė ana e All-llahut." (el-Bekare, 2:115) Qendra e kozmologjisė shpirtėrore ėshtė sistemi i besimit dhe vlerave kolektive, tė cilat nuk njohin kurrfarė kufiri material ose gjeografik.

Kjo mėnyrė e perceptimit tė vendit paraqet themelin e relacionit tė koekzistencės midis qytetėrimit islam dhe qy-tetėrimeve tjera. Ndryshe nga qytetėrimi perėndimor, ai islam nuk ka ndjekur metodat e zhdukjes ose kolonizimit tė plotė tė qytetėrimeve tjera. Nė historinė e qytetėrimit islam nuk mund tė hasim raste si ai i Amerikės Jugore dhe Veriore ku janė zhdukur gjurmėt e qytetėrimeve vendase, e as shembuj tė eksploatimit tė pasurive natyrore tė vende-ve tė caktuara si India dhe Algjeria, me qėllim tė bartjes sė tyre nė vendet perėndimore.

Muslimanėt, vendet e reja nė tė cilat janė zgjeruar i ka-nė internalizuar sikur tė ishin vendet e tyre. Ata duke e marrė rrugėn e Egjiptit, Indisė, Spanjės, Evropės Lindore dhe Afrikės nuk e kanė zgjedhur as metodėn e shuarjes ose shkatėrrimit tė tėrėsishėm tė kulturave tė vendeve tė ēliruara, e mė pas vendosjen aty pėrgjithmonė e as atė tė eksploatimit tė pėrkohshėm tė resurseve (tė atyre vendeve) duke e menduar nė ēdo moment kthimin nė trojet e veta. Tarik ibn Zijadi posa shkeli nė dheun e Spanjės i dogji ani-jet me qėllim tė pamundėsimit tė kthimit mbrapa. Ai ishte i bindur se nuk ka shkelur nė njė vend tė huaj por nė njė pjesė tė re tė tokės, tė cilėn Zoti ia ka dhuruar njeriut si fushė kolektive tė jetės. Kjo bindje mė vonė u bė shkaktare e lindjes sė "pasurisė" qytetėrimore mė tolerante nė histori-nė e njerėzimit. Andaluzia, e cila deri nė rėnien e Granadės ishte pellg qytetėrimor kolektiv i muslimanėve, hebrenjve dhe kristianėve, nuk ka qenė gjė tjetėr pos trupėzim i vetė-perceptimit qytetėrues tė fortė dhe fleksibil nė nivel tė vendit (hapėsirės). Pas thyerjes sė kėtij qytetėrimi, ushtritė spanjolle qė niseshin nga Spanja e njėjtė por me njė per-ceptim diametral pėr vendin, nė kontinentin e Amerikės kryen njė akt tė zhdukjes sė qytetėrimit; sepse, sipas kėtij vetėperceptimi tė fortė e tė ashpėr vendi nuk ėshtė fushė e pėrbashkėt e jetės, por objekt i rėndomtė i sundimit.

Njė krahasim i njėjtė mund tė bėhet edhe nė lidhje me pozitėn e Ballkanit nė vend-perceptimin e Perandorisė Os-mane. Pluralizmi qytetėrimor qė ėshtė pėrjetuar nė Ballkan dhe Evropėn Lindore mbi pesė shekuj, ėshtė njė fenomen qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ka tė bėjė me vend-percep-timin e qytetėrimit islam; sepse osmanlijtė qė kanė kaluar nė Ballkan, nga njėra anė, duke e tronditur strukturėn feu-dale vendase kanė bėrė pėrpjekje qė vetes t'i sigurojnė njė vend ku do tė jenė konstantė, e nga ana tjetėr vazhdimisht kanė punuar nė drejtim tė ēlirimit tė popullatės vendase. Kėtu qėndron arsyeja pse popullata fshatare e Evropės Lindore ushtrinė osmane e ka shikuar si shpėtimtare nga zgjedha e feudalizmit. Nė kohėn tonė kur slogane theme-lore janė bėrė nocionet liri dhe pluralizėm, nė tokat e njėj-ta po ushtrohet terror, gjenocid, rezultate kėto tė njė vend-perceptimi alternativ. Nė kėtė kontekst, mund tė thuhet se kalorėsit spanjollė dhe ēetnikėt serbė kanė njė vend-per-ceptim tė pėrbashkėt. Modernizmi nuk e ka mposhtur kė-tė lloj tė vend-perceptimit, pėrkundrazi, ai i ka pėrgatitur atij njė sfond ose platformė juridike.

Klasifikimi qė nė lidhje me vendin e bėn qytetėrimi is-lam nė kuadėr tė sė drejtės klasike Daru'l-Islām - Daru'l-Harb, nuk i pėrngjan ndarjes qendra - periferia, qė shpreh njė vend-perceptim tė diferencuar nė kuptimin absolut. Nda-rja qė nė kėtė subjekt e bėn qytetėrimi islam paraqet njė ndarje praktike tė cilėn e ka nxjerrė nė skenė domosdo-shmėria juridike dhe ėshtė e orientuar kah pėrcaktimi i fu-shave tė zbatueshmėrisė tė sė drejtės islame. Ata qė duke u nisur nga ky klasifikim pretendojnė se Islami disa toka (vende) i sheh si fusha tė vazhdueshme tė luftės, nė vend qė tė nisen nga procesi i lindjes sė kėtij koncepti juridik, mbėshteten nė pėrkthimin etimologjik tė fjalės Daru'l-Harb: shtėpi, vend i luftės. Muslimanėt Daru'l-Harbin nuk e kanė pėrjashtuar duke e etiketuar atė si kategori dytėsore ose pasive tė vendit. Ata nuk kanė marrė pozicionin e zhdukjes sė elementeve tė qytetėrimeve joislame qė kanė jetuar nė tokat e Daru'l-Harbit, tė cilat me kohė nga as-pekti i zbatueshmėrisė tė sė drejtės islame janė shndėrruar nė toka tė Daru'l-Islamit.

Qytetėrimi islam ėshtė i detyruar qė kėtė vend-percep-tim pėrfshirės ta riformojė nė kuadėr tė njė struktuimi tė ri njohės. Sot ėshtė e domosdoshme qė tė bėhet riinterpreti-mi i klasifikimeve klasike rreth vendit, tė bėra sipas lė-menjve tė zbatueshmėrisė sė normave islame; sepse nga njėra anė muslimanėt e vendeve ku ata janė bartės tė sov-ranitetit politik nga aspekti i vlefshmėrisė sė normave isla-me nuk pėrbėjnė njė kategori tė vetme dhe tė qėndrue-shme, e nga ana tjetėr raporti dhe pozicioni juridik i musli-manėve qė jetojnė nė vendet joislame shumė ka ndryshuar.

Matrikset e globalizuara tė modernizmit kanė shkaktuar qė normat dhe problemet shoqėrore tė muslimanit nga Hakkari t'u pėrngjajnė atyre tė muslimanit tė New Yorkut. Prototipi i qytetėrimit islam nga njė anė nė fushėn e vet tė lirisė i qėron hesapet me kallėpet institucionale dhe tė sjell-jes sė njė qytetėrimi tjetėr, e nga ana tjetėr ėshtė i detyruar t'i zgjidhė problemet e muslimanėve (qė jetojnė nėn ombre-llėn e atij qytetėrimi) lidhur me identitetin dhe sjelljen sho-qėrore. Ndarja klasike Daru'l-Harb - Daru'l-Islam e cila gra-dualisht po zbehet ose fshihet, duhet tė kapėrcehet duke u ripėrtėrirė vend-perceptimi. Kurse kjo varet nga ajo se a do tė tregojė qytetėrimit islam - i cili ėshtė i pėrhapur nė tė ka-tėr anė e botės - njė dinamizėm tė ri tė qėrimit tė hesapeve. Pėrkundėr vend-perceptimit perėndimor, i cili globin e ndanė nė rajone aktive dhe pasive, qytetėrimi islam i cili nuk ka njė vend-perceptim tė ndarė, nė periudhėn e ardh-shme do tė hyjė nė njė proces serioz tė ripėrtėritjes. Nė kėtė proces rol mė aktiv ndoshta do tė luajnė muslimanėt qė jetojnė nė qendrat perėndimore dhe qė janė nė kėrkim e sipėr tė identitetit. Brezi i dytė dhe i tretė i kėtyre masave emigrante tė muslimanėve, tė cilėt ndryshe nga muslima-nėt e periudhave klasike tė Daru'l-Harbit nė qendrat e qy-tetėrimit tė huaj vendosen me qėllim qėndrimi, nga aspekti i interaksionit qytetėrimor paraqesin njė element tejet di-namik, gjendje kjo e cila vend-perceptimin e qytetėrimit is-lam do ta pasurojė me dimensione tė reja. Pėr turkun e Berlinit, algjerianin e Parisit dhe pakistanezin e Londrės ti-pologjia klasike gradualisht humb vlerėn e vet, kurse nga ana tjetėr, u rritet vlera pėrpjekjeve pėr riinterpretimin e vend-perceptimit tė qytetėrimit islam. Ky vetėperceptim pėrfshirės do tė mundėsojė krijimin e lidhshmėrive midis muslimanėve dhe etniteteve tjera nė njė bazė mė tė re dhe mė tė shėndoshė. Ndjenja e qytetėrimit perėndimor, e cila globin, si objekt dhe subjekt qė e determinon historinė e ndanė nė toka tė qendrės dhe periferisė, po pėrjeton njė krizė serioze. Pėrkundėr kėsaj, edhe tipologjia e vend-per-ceptimit tė qytetėrimit islam e bazuar nė shkaqe juridike (e cila refuzon njė tipologji kategorike si ajo e qytetėrimit perėndimor), ndjen nevojė pėr njė riinterpretim. Themelet filozofike tė idealeve universale dhe globalizmit tė vėrtetė mund tė vihen vetėm nė saje tė njė vend-perceptimi tė kė-tillė pėrfshirės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 3:03 am

2. Koha:

Kohė-perceptimi perėndimor linear progresi-vist, tė cilin Galtungu shkurtimisht e pėrshkruan me fjalėt: "Proceset shoqėrore ecin me njė drejtim linear nga poshtė-lart, nga e thjeshta kah e zhvilluara dhe ky pėrparim s'ka dyshim se do tė pėr-fundojė me njė fund pozitiv (Endzustand)", nė mendjen e muslimanit shkakton tri ēėshtje themelore. E para ka tė bėjė me pozitėn e kohės nė kuadėr tė vetėperceptimit sė individit. Ky pėrkufizim ka shkaktuar problem midis mo-dernizmit, i cili duke e abstrahuar kohėn nga kornizat e kuptimshmėrisė sė realitetit tė ekzistencės sė njeriut, e ka sjellė nė pozitė tė njė absoluti qė funksionon brenda rre-gullave tė veta subjektive dhe mendėsisė muslimane, e cila kohės i jep kuptim brenda relacionit e vėrteta absolute - reali-teti i ekzistencės sė njeriut dhe qė rrjedhėn e kohės e lidh me tė perceptuarit e realitetit absolut nga ana e njeriut.

Muhammed Ikbali, i cili nė mėnyrėn mė tė thellė e ka elaboruar ballafaqimin e indit themelor kognitiv tė qytetė-rimit islam me elementet perceptuese tė qytetėrimit perėn-dimor dhe i cili nė kėtė kontekst ka dhėnė kontribut tė shquar nė sferėn e mendimit bashkėkohor islam, kėtė pro-blematikė e zgjidhė kėshtu: "Nėse tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen i kuptojmė si pėrbėrės themelorė tė ko-hės, kjo do tė thotė se kohėn e pėrshkruajmė si njė vijė li-neare, njė pjesė tė sė cilės e kemi kaluar dhe e kemi lėnė mbrapa, kurse pjesėn tjetėr tė sė njėjtės e kemi para dhe duhet ta kalojmė. Kjo do tė thotė, tė kuptuarit e kohės jo si njė lėvizje e gjallė frytdhėnėse, por si njė absolut statik qė bart nė vete shumėllojshmėrinė sistematike tė ngjarjeve kozmike tėrėsisht tė formėsuara dhe tė cilat pėr vėzhgue-sin e jashtėm shfaqen si seritė e njėpasnjėshme tė shiritit filmik. (...) Unė personalisht mendoj se koha ėshtė njė ele-ment thelbėsor i tė Vėrtetės Absolute. Por koha e vėrtetė nuk ėshtė kohė seriale qė ėshtė elementi rrėnjėsor i ndar-jes: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Ajo ėshtė njė kon-tinuitet i pastėr qė shpreh ndryshimin joserial, pikė kjo tė cilėn nuk e prekė ideja e Mac Taggartit. Koha seriale, e cila paraqet copėtim tė mendimit tė njeriut nga ana e kontinui-tetit tė pastėr, nė tė njėjtėn kohė ėshtė njėfarė mjeti qė vep-rimtarinė e pandėrprerė krijuese tė sė Vėrtetės Absolute e ekspozon nė formė tė njėsive matėse sasiore. Shprehja e Kur'anit Famėlartė, ‘...dhe vetėm Ai bėn ndryshimin e natės e tė ditės...’ (el-Mu’minūn, 23:80), ka kėtė kuptim."52

Kjo kritikė e Ikbalit drejtuar pėrsiatjes sė kohės si njė absolut statik, nxjerr nė shesh njė mangėsi tė rėndėsishme tė modernizmit nė lidhje me kohėn dhe e pėrkufizon qartė lidhshmėrinė ekzistenciale tė kohė-perceptimit tė mendėsi-sė muslimane. Pėrfytyrimi linearist i kohės, siē mendohet, nuk e nxjerr nė plan tė parė vullnetin e njeriut, por pėr-kundrazi, kėtė vullnet e bėn rob tė rrjedhės seriale tė kohės qė trajtohet si njė absolut statik. Kjo gjendje, meqė nė masė tė madhe e cenon relacionin e kuptimshmėrisė ndėr-mjet kohės dhe ekzistencės sė njeriut, dallon shumė nga kohė-perceptimi i mendėsisė muslimane.

Ēėshtja e dytė e rėndėsishme e kohė-perceptimit linea-rist, ka tė bėjė me dimensionin e vlerės qė e pėrmban nė vete. Kundrimi i procesit shoqėror, nė kuadėr tė kohės si njė absolut statik, si njė dukuri qė lėvizė nga e thjeshta kah e pėrsosura, nga e poshtmja kah e larta, do tė thotė abso-lutizim i konceptit tė kohės serike dhe vlerave tė arritura nė etapėn e fundit kohore. Kjo, nė esencė nuk ka kuptim tjetėr pos relativizimit absolut tė "vlerės" sė lidhur me kohėn. Vendosja e vlerave brendapėrbrenda pjesėve serike tė kohės - qė janė njė lloj iluzioni - nė njė hierarki relative dhe reduktimi i vlerave tė sė kaluarės nė njė kategori tė ulėt, gjykimi i tė ardhmes brenda hierarkisė sė njėjtė, nė njėfarė paqartėsie, mjegullire, janė gjėra tė papranueshme pėr mendėsinė muslimane, e cila parasheh vlera njerėzore qė i tejkalojnė pjesėt serike tė kohės.
Kjo gjendje jep njė rezultat ekonomiko-politik shumė tė rėndėsishėm, sepse nė thelb "vlerėn" e bėn tė vlerat. Nė kėtė mėnyrė ata qė zotėrojnė fuqinė nė hallkėn e fundit tė kohės serike, fitojnė tė drejtėn e pėrkufizimit tė vlerave qė do tė jenė dominante nė atė periudhė kohore. marrur nga "koha", kurse atė, nga struktuimi i forcave "ekonomike-politike" tė periudhės kohore pėrkatėse. Pėr pasojė, relacioni i determinimit (pėrcaktueshmėrisė) manifestohet nė formėn struktuimi i forcave ekonomike-politike faza e fundit kohore

Kėtu qėndron edhe dimensioni mė i rrezikshėm i tezės pėr Fundin e Historisė (tezė kjo fryt i kohė-perceptimit li-nearist) qė na shpie deri te ēėshtja e tretė nė lidhje me ko-hė-perceptimin, iluzionin nė kuadėr tė vetėdijes historike. Kur bashkohet kohė-perceptimi linearist me konceptin mbi Fundin e Historisė, nė plan tė parė si njė hipotezė e fshehtė del pėrsosuria absolute e qytetėrimit dominant tė periudhės pėrkatėse. Edhe ajo qė Toynbee e quan iluzion egocentrist ėshtė sikur pretendimi pėr pėrsosuri absolute, pretendim ky qė legalitetin historik e merr nga struktuimi rrjedhės (aktual) i fuqisė. Superioriteti i nivelit teknologjik qė e ka arritur qytetėrimi perėndimor, mė tepėr merret me pėrmbajtjen e diturisė sesa me burimin qytetėrimor tė saj. Pėr mendėsinė e muslimanit qė kėtė ua mbėshtet hadithe-ve tė famshme si "Fjala e urtėsisė ėshtė gjė e humbur pėr besim-tarin, kudo qė e gjen duhet ta marrė"53, shkakton njė problem serioz tė transferit. Por, kur i njėjti pretendim pėr pėrsosu-ri pėrhapet nė fushėn e vlerės, shkakton njė tension psiko-logjik tė cilin vetėperceptimi i fortė i muslimanit vėshtirė e ka ta pėrtypė ose internalizojė. Struktuimet kognitive qė theksojnė pėrsosurinė e pėrjetuar nė tė kaluarėn, si koncepti Shekulli i Lumturisė (Asr-i Saadet), pėrpjekjet e qytetėrimit perėndimor qė superioritetin material ta shndėrrojnė nė njėfarė superioriteti tė vlerave (superioriteti aksiologjik-A.P.), i trajton si njė dhunim i drejtpėrdrejtė i vetėpercep-timit tė vet (struktuimeve kognitive tė lartpėrmendura). Koncepti i historisė qė gjithė thesarin e njerėzimit e identi-fikon me qytetėrimin perėndimor dhe i cili bėn absolutizi-min e nivelit qė e ka arritur ky qytetėrim, nė vetėpercepti-min e prototipit tė qytetėrimit islam (i cili ka njė thesar his-torik tė fortė qė mbėshtetet nė njė tėrėsi konzistente tė qe-nies/ekzistencės-diturisė-vlerės), krijon njė fushė serioze dhe tė gjerė tė konfliktit.


Thyerja e historisė qė e ka shkaktuar ky kohė-percep-tim linearist, nė tė cilin historia e pejgamberėve (qė para-qesin simbole tė pėrsosurisė) pėrjashtohet nėn pretekstin se paraqet histori tė legjendave tė periudhės primitive, ka shkaktuar qė pėr herė tė parė nė mentalitetin e muslimanit tė lindė njė koncept ideal tej-historik. Njohja deri nė imtė-sira e jetės sė Muhammedit (a.s.) si njė realitet historik dhe jetėsimi i vlerave dhe idealeve islame nė kuadėr tė kėtij re-aliteti historik, janė arsyet pse nė mendimin klasik islam nuk ekzistojnė ndarjet teori-praktikė, ideal-aktual (qė i ha-sim nė fetė tjera dhe ideologjitė moderne) dhe idetė e pre-misat utopike tė bazuara nė to. Mendimtarėt muslimanė tė periudhės klasike, tė cilėt i kanė thirrė njerėzit nė pėrsosuri nuk i janė referuar si kristianėt mbretėrisė qiellore, as siē ndodh nė utopitė bashkėkohore - gjendjes natyrore hipo-tetike qė nuk ka paralelen historike e as iluzioneve utopike, por praxisit tė Asr-i Saadetit, i cili ėshtė realitet historik i pėrjetuar. Kjo muslimanėve u ka siguruar njė vetėdije tė historisė e cila u ka ndihmuar qė nė periudhat e ngritjes sė qytetėrimt islam, idealin ta bashkojnė me realitetin histo-rik. Pėr shembull, referenca e osmanlijve si njė ideal kadīm-it (antikes, tė lashtės) nuk ėshtė referencė imagjinative e as hipotetike si ajo e traditave liberaliste dhe marksiste gjendjes natyrore, por referencė njė tradite historike qė ka jetuar. Kjo do tė thotė referencė traditės historike tė Sulejmanit (a.s.), qė ka backgroundin e vet kur'anor dhe historik, qė krahas dimensioneve metafizike shtrihet deri te shteti i tij i the-meluar nė periudhė tė caktuar tė historisė. Madje edhe Fa-rabiu, i cili ėshtė munduar ta pėrkufizojė idealin politik mė abstrakt tė mendimit politik islam, transferin qė e bėn nuk e bėn nė formė tė njė utopie por mundohet tė elaborojė ideale qė mund tė shndėrrohen nė realitet historik.

Dobėsia nė sferėn e struktuimit tė forcės nė periudhėn moderne, nė saje tė konceptit linearist e ka thyer vetėdijen historike tė muslimanėve dhe pėr pasojė duke filluar me konceptin Asr-i Saadet, idealet islame kanė filluar tė rrėsh-qasin nė drejtim tė njė pėrfytyrimi tejkohor dhe tejhistorik. Si lėvizjet reformiste, tė cilat mendojnė se barriera midis gjendjes reale dhe ideales buron nga tradita historike ashtu edhe ato moderniste, tė cilat traditėn historike e shohin si pengesė pėrballė pėrcjelljes sė tė vėrtetave absolute tė qy-tetėrimit perėndimor (nė tokat joperėndimore-A.P.), i janė rrekur metodės sė qėrimit tė hesapeve me kulturėn dhe ins-titucionet qė reflektojnė kontinuitetin historik. Me kėto lė-vizje, tensioni midis tradicionalistėve tė cilėt nuk janė munduar ta ruajnė thelbin e qytetėrimit nėn flatrat e histo-risė, por janė munduar ta ruajnė kontinuitetin e formės sė tij (qytetėrimit), ka shkaktuar thyerje serioze nė dimensio-nin kohor tė vetėperceptimit tė muslimanit. Kėto lėvizje dhe tensioni nė fjalė, kanė shkaktuar zbehjen e kontinuite-tit (i cili i jep kuptimshmėri ekzistencės nė kuadėr tė histo-risė) dhe traditės.

Nėse nisemi nga tipologjia tepėr precize e Ikbalit, do tė vėrejmė se koha ka filluar tė perceptohet jo si vazhdimėsi e historisė sė fuqisė sė Krijuesit qė manifestohet nė ekzis-tencė, por si pjesė tė prera tė kohės tė cilat i ka orientuar koncepti pėr historinė seriale. Plasaritja ose ndasia midis kėtyre pjesėve tė kohės, duke filluar me Asr-i Saadetin, ka shkaktuar rrėshqitjen e pjesėve ideale tė kohės serike nė njė rrafsh tejhistorik. Kjo, si pasojė ka pasur orientimin e dimensionit kohor tė vetėperceptimit musliman nė drejtim tė kallėpeve ideologjike moderne dhe perceptimeve utopi-ke tė cilat i kanė shkaktuar kėto kallėpe. Shprehja e perio-dizimit tė historisė politike nė njėfarė kornize ideologjike ka shkaktuar thyerjen e historisė nga ana e kohė-percepti-mit nė njė trajtė konservatoriste ose moderniste.

Sot, si kohė-perceptimi linearist, ashtu edhe vetėdija historike qė bazohet nė kėtė perceptim, po pėrjetojnė njė krizė serioze. Vetėperceptimi themelues ose krijues i qyte-tėrimit islam ndjen nevojėn e ripėrtėritjes sė kohė-percep-timit i cili do ta riinterpretojė vetėdijen mbi historinė dhe pėrsosurinė nė kuptim tė tėrėsisė sė vlerave absolute. Pre-misa themelore mbi tė cilėn duhet tė mbėshtetet ripėrtėrit-ja e njė vetėperceptimi tė kėtillė mund tė jetė kjo: Koha nuk mund tė perceptohet brenda pjesėve serike dhe tė prera por nė saje tė dimensionit tė kontinuitetit, d.m.th., procesi shoqėror nuk mund tė kuptohet vetėm nė kuadėr tė njė logjike lineare, por pėr kuptimin e kėtij procesi ėshtė i pashmangshėm referimi dimensionit ciklik, i cili i inkuadron parimet e pandryshueshme; edhe koncepti e drejta, e vėr-teta (hakk), i cili shpreh vlerat si barazia dhe drejtėsia, edhe kon-cepti jo e drejta, jo e vėrteta (batil) i cili shpreh tiraninė, padrejtėsinė dhe zullumin, paraqesin konstante qė nuk zhvillohen e as nuk ndryshojnė; nė kėtė botė tė provimit sipas veprave tė njeriut mund tė arrihet njė pėrfundim (Endzustand) pozitiv ose negativ; pėr arritjen e njė pėrfundimi pozitiv parakushte janė qėllimi (nijjeti) pozitiv dhe tė filluarit nga fillimi (Anfangzustand).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 3:03 am

3. Dija (dituria):


Diferenciacioni epistemologjik perėn-dimor, qė ka lindur nga konflikti midis koncepteve njėdi-mensionale tė diturisė dhe prototipi intelektual - fryt i kė-saj dukurie, janė tė huaj si pėr dimensionin e dijes sė vetė-perceptimit tė qytetėrimit islam, ashtu edhe pėr prototipin e liderit shkencor tė jetės mendore islame. Besimi islam dijen, diturinė hyjnore duke mos ia mbėshtetur si kristia-nizmi njė institucionit si kisha, por tekstit tė shenjtė, d.m.th. Kur'anit Famėlartė, ka penguar qė burimi i diturisė hyjnore tė shndėrrohet nė objekt tė struktuimit shoqėro-ro-politik dhe shoqėroro-ekonomik tė forcės.

Kisha e cila ekzistencėn e vet e lidhė me thelbin hyjnor tė Jezu Krishtit, nė saje tė rolit tė vet legalizues ka qenė nė qendėr tė struktuimit shoqėroro-politik tė forcės, kurse nė saje tė rolit nė sferėn e pronės mesjetare, nė qendėr tė struktuimit shoqėror-ekonomik tė saj (forcės). Ky institu-cion, si pasojė e kėtij pozicionimi nė arenėn e jetės shoqė-rore edhe diturinė e ka prurė nė njė gjendje kur ajo ka ma-rrė karakter forcė-boshtor dhe forcė-varur. Kjo gjendje ka krijuar edhe alternativėn e vet dhe zhvillimi i dijes shken-core ka qenė njė reaksion ndaj kornizės epistemologjike tė paraparė nga kisha si dhe ndaj struktuimit tė forcės qė e ka legalizuar kjo kornizė. Ky dallim kategorik epistemologjik, tė cilin u munduam ta shtjellojmė duke e studiuar dimensi-onin e dijes sė vetėperceptimit tė Perėndimit, nė tė njėjtėn kohė ėshtė reflektuar edhe nė ndryshimet forcė-boshtore. Pėrderisa epistemologjia kishė-centriste e legalizonte feu-dalizmin dhe aristokracinė, dija shkencore ėshtė zhvilluar si kusht i ngritjes sė kapitalizmit dhe borgjezisė dhe mėny-rės sė pėrdorimit tė kėsaj dijeje. Pra, zhvillimi i kėtyre dy pa-radigmave tė diturisė nuk ėshtė rezultat i pėrpjekjeve pėr homogjenizimin e burimeve tė diturisė, por i fushės sė luf-tės ku njėra ka pėrgatitur ambientin pėr lindjen e tjetrės.

Formėsimi i historisė sė mendimit islam ka ndjekur njė vijė tė kundėrt me tė pėrmendurėn mė parė. Prezentimi i revelacionit (vahj) ndaj njeriut jo si dituri subjektive nė duart e njė institucioni shoqėror qė rrah gjoks pėr shenjtėri, por i prezentuar perceptimit njerėzor nė mėnyrė direkte si njė tekst i analizueshėm pėrmes mjeteve linguistike objektive, ka penguar qė dituria hyjnore tė bėhet objekt i forcės shoqė-roro-politike dhe shoqėroro-ekonomike.
Ndarja e qartė qė ėshtė bėrė midis tekstit tė shenjtė (nass) nga njėra anė dhe ekzegjezės (tefsīr) dhe pėrpjekjes shkencore (ixhtihād) nga ana tjetėr, ka penguar qė deviji-met dhe gabimet e mundshme nė komentim tė konsidero-hen pėr pjesė tė dijes hyjnore. Nė kėtė mėnyrė nė kuadėr tė mendimit islam nuk ka lindur ndonjė konflikt si ai ndėr-mjet dijes hyjnore tė kishės dhe dijes shkencore tė shken-cėtarit, por pėrkundrazi, nė plan tė parė kanė dalė pėrpjek-jet pėr homogjenizim, kohezion vertikal qė mbėshtetet nė dallimin nė rrafshin epistemologjik. Mendja (‘akl), meqė pėr analizėn e tekstit tė shenjtė pėrdoret procesi mendor, pesė shqisat dhe vrojtimi, qė nevojiten pėr tė kuptuar fenomenet natyrore qė konsiderohen sunnetull-llah (ligji i Zotit), janė konsideruar burime tė dijes qė nuk konfrontohen me buri-min epistemologjik hyjnor - revelacionin (vahj), por pėrkun-drazi, pėr ta kuptuar realitetin absolut dhe reflektues pėr-puthen mes veti. Nė tė gjithė librat e akaidit* dhe kelamit si burime tė diturisė prezentohen revelacioni (vahj), mendja (‘akl) dhe pesė shqisat (el-havassu'l-hamse), fakt ky qė shpreh pėrputhshmėrinė epistemologjike. Nė veprat e njėjta frymėzimi (ilhām) vlerėsohet vetėm si njė burim sub-jektiv i dijes. Kjo nė Islam ka penguar lindjen e institucio-neve forcė-varura si kisha dhe tė ngjashme, tė cilat duke e shenjtėruar dijen subjektive qė vetė e prodhojnė, e pėrdo-rin atė si mjet tė hegjemonisė shoqėrore.

Kjo gjendje ka pasur dy pėrfundime tė rėndėsishme. I pari, uniteti epistemologjik i themelit tė konceptit dituri tė pranuar nga shkollat e ndryshme tė thesarit tė mendimit islam dhe formėsimi i tyre brenda rrethit tė pėrputhshmė-risė sė burimeve tė diturisė.54 Kėsisoj as themelet e diturisė fetare nuk janė shndėrruar nė njė tėrėsi dogmash qė nė kuptimin absolut e kufizojnė procesin dituror tė bazuar nė vrojtim dhe arsye, e as nuk ėshtė paraqitur njė fushė e di-turisė qė nė tėrėsi e pėrjashton aspektin e diturisė fetare. Domethėnė, pėrkundėr pėrvojės sė Perėndimit, epistemo-logjia fetare nuk ka shkaktuar njė retorikė antishkencore, e as epistemologjia shkencore njė retorikė antifetare, por pėrkundrazi, ėshtė formuar njė fundament dhe diskurs epistemologjik qė nuk pranon ndarje tė brendshme dhe themeli dituror i vetėperceptimit musliman ėshtė vendosur mbi kėtė kornizė.

I dyti, prototipi shkencor qė ėshtė fryt i kompatibilitetit midis kėtyre burimeve tė diturisė. Pėrsėri, edhe pėrkundėr traditės perėndimore, nė historinė e mendimit tė qytetėri-mit islam nuk janė formuar modele tė ndryshme tė liderė-ve shkencorė, qė rrjedhin nga prototipi i priftit i cili "pro-dhon" dituri tė bazuar nė dogma, kurse shkencėtari "pro-dhon" dituri jashtė paradigmave tė monopolizuara tė ki-shės, d.m.th., dituri tė bazuar nė arsye dhe vrojtim. Prototi-pi i alimit (dijetarit), i cili si njė model sui generis i liderit shkencor nė kuadėr tė qytetėrimit islam doli nė skenė brenda njė procesi natyror, ka fituar njė legjitimitet pėr veprimtari nė njė hapėsirė qė i pėrfshin tė dy fushat e ditu-risė. Provat mė tipike tė kėsaj karakteristike i kemi te men-dimtarėt islamė qė kanė dhėnė vepra si nė sferėn e diturive fetare si fikhu, hadithi dhe tefsiri, ashtu edhe nė sferėn e shkencave racionale si astronomia, matematika dhe mjekė-sia. Nė tė shumtėn e rasteve dijetarėt qė kanė dhėnė vepra nė njė fushė tė vetme tė shkencės kanė qenė ekskluzivitet. Pėrputhshmėria midis diturisė qė njerėzve u ka ardhur nga Dijetari Absolut (el-Ālimu'l-Mutlak) nė formė tė revelacio-nit (vahj) dhe diturisė racionale e tė bazuar nė vrojtim - qė janė dhunti e Tij qė manifestohet nė mendje dhe sunnetu'll-llāh - ka pėrgatitur infrastrukturėn e daljes nė skenėn histori-ke tė prototipit tė alimit si njė prijėsi shkencore unjifikuese. Kėto dy kualitete tė periudhave tė gjallėrimit dhe mbi-sundimit tė qytetėrimit islam, nė veēanti nė kohėn moder-ne, kur qytetėrimi perėndimor e ka globalizuar pėrvojėn e vet historike, kanė filluar tė ndryshohen, kanė filluar tė paraqiten ndasi si nė parimin e pėrputhshmėrisė ndėrmjet burimeve tė diturisė ashtu edhe nė sferėn e prototipit tė prijėsisė shkencore. Duke filluar nga shek. XIX kanė fillu-ar tė zgjerohen ballafaqimet e kundėrtitė nė relacionin medreseja-shkolla dhe alimi-intelektuali, e me kėtė ėshtė formuar fushėbeteja pėr ballafaqimin e kėtyre dy paradig-mave tė ndryshme tė diturisė. Nė kėtė drejtim rol tė rėn-dėsishėm ka luajtur ndryshimi nė paradigmėn klasike isla-me tė diturisė dhe transferet institucionale tė kohės mo-derne. Sikur nė shembullin e idesė sė iluminizmit perėndi-mor ashtu edhe nė qytetėrimin islam, psikologjia e intelek-tualit (sikur nė Islam tė kishte kishė) u shpalli luftė dogma-ve fetare. Nga ana tjetėr, alimėt morėn pozitėn mbrojtėse duke mos bėrė dallim midis diturisė sė bazuar nė revelaci-on dhe koment(im)eve. Ky konflikt shkaktoi njė dallim epistemologjik artificial. Por i njėjti, nė veēanti nga pikė-pamja e bazave diturore tė qytetėrimit islam, asnjėherė nuk ka ndikuar qė njė koncept dituror njėdimensional tė fitojė legalitet teorik. Me fjalė tė tjera, krahas tė gjitha fėrkimeve tė pėrjetuara nė botėn islame, asnjėherė nuk ėshtė shėnuar njė konflikt i tipit kisha-Galileu.
Pėrkundėr premisės njėdimensionale nė lidhje me di-mensionin dituror tė prototipit tė qytetėrimit perėndimor, sentenca diturore alternative e vetėperceptimit tė qytetėri-mit islam mund tė rezimohet si vijon: "Bota mund tė kupto-het vetėm nė saje tė pėrputhshmėrisė sė burimeve diturore shumėdi-mensionale, dituria nuk mund tė reduktohet nė njė burim tė vetėm." Baraspesha dhe harmonia midis sistematizimit dituror tė bazuar nė arsye dhe vrojtim, qė librin e gjithėsisė mundo-het ta kuptojė nė mėnyrė analitike dhe revelarcionit, - i cili duke u nisur nga tėrėsia e kėtyre pjesėve analitike mundo-het qė ta lėvrojė fushėn e diturisė sė realitetit absolut, - pa-raqesin nyjėn kyē tė ngritjes sė qytetėrimit islam klasik. Bi-le edhe sot, pėrderisa tė mos formohet njė dimension i ri i diturisė qė do t'i kapėrcejė kontradiktat nė bazėn diturore tė vetėperceptimit tė qytetėrimit islam dhe pėrderisa nuk formohet njė model i ri i prijėsisė shkencore qė do ta pėrf-shijė thesarin dituror tė qytetėrimeve (gjė qė kėrkohet nga dimensioni i ri i sipėrpėrmendur), qytetėrimi islam e ka rėndė ta tejkalojė problemin kognitiv ose tė mendėsisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: