Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 3:04 am

4. Njeriu-natyra:


Dallimi ndėrmjet konceptit tė prototi-pit tė qytetėrimit perėndimor mbi natyrėn, tė cilin Galtun-gu e rezimon me fjalėt "njeriu dominon me natyrėn" dhe kon-ceptit tė vetėperceptimit tė qytetėrimit islam mbi natyrėn, nė tė njėjtėn kohė shfaq pikėn kryesore dalluese midis qyte-tėrimit perėndimor dhe kulturave antike. Nė kėtė kontekst qėndrimi i shefit tė vendasve amerikanė nga Seattlei ėshtė shumė mė i afėrt me vetėperceptimin e qytetėrimit islam. Ky dallim ka dy pėrfundime, atė filozofik dhe atė praktik.


Nėse ēėshtjes i qasemi nga aspekti i pėrfundimit filozo-fik, shohim se perceptimi subjekti-objekti mbi tė cilin mbė-shtetet kjo sentencė e qytetėrimit perėndimor, ia hap rru-gėn relacionit tė sundimit vertikal dhe natyrėn e shtyn nė njė pozitė statike, pasive, pėsore dhe e privon nga thelbi metafizik. Vetėperceptimi i qytetėrimit islam, pėrkundėr kėtij qėndrimi, natyrėn e sheh si tėrėsi tė shenjave ku ma-nifestohet fuqia e Krijuesit dhe ky pozicion midis njeriut dhe natyrės nuk lind njė relacion subjekti-objekti, por njė relacion ekzistencial. Nėse nisemi nga prizmi kur'anor, na-tyra, e cila i pėrmban shenjat e Zotit, ėshtė njė fushekzis-tencė pėr njeriun, i cili ėshtė mėkėmbėsi i Zotit nė sipėrfa-qe tė tokės. Pra, njeriu dhe natyra janė nė njė shkallė tė ba-rabartė tė ekzistencės dhe nga aspekti i tė qenėt tė krijuar kanė status tė objekteve tė Subjektit tė njėjtė.

Gjėja qė e veēon njeriun nga dukuritė natyrore nuk ėshtė dominimi vertikal ontologjik por kapaciteti pėr tė perceptuar dhe kuptuar realitetin qė shfaqet nė atė natyrė dhe misioni specifik i tė qenėt i krijuar. Nė njė qėndrim tė kėtillė natyra nuk ėshtė objekt statik dhe pasiv. Ajo ėshtė objekt aktiv dhe me pėrmbajtje qė manifestohet nė ēdo moment gjatė procesit krijues tė Krijuesit dhe qė brenda kėsaj tėrėsie tė manifestimeve perceptimit tė njeriut i pre-zentohet Sunnetull-llāhu; ajo nė ēdo aspekt e pėrkujton ose e pėrmend Krijuesin dhe flet me njeriun me anė tė shenjave tė veta. Rezultati natyror i kėtij koncepti ėshtė ky: ndėrhyrja kundėr ekuilibrit natyror, do tė thotė duke e shkatėrruar Shenjėn e Zotit (ajetull-llāh) tė ndėrhysh kun-dėr Ligjit tė Tij (sunnetull-llāh). Domethėnia e kėsaj ėshtė tė tejkalosh rolin e kufizuar tė subjektit qė njeriut i ėshtė dhėnė nga Krijuesi i vėrtetė dhe tė pretendosh pėr rolin e subjektit absolut.

Nga koncepti mbi natyrėn qė bart shenjat e Krijuesit ka emanuar qėndrimi i njeriut pėr trajtimin e natyrės si njė botė e mėsimeve me tė cilėn hyhet nė komunikim. Diskur-si i Mevlanasė me nejin* dhe i Yunus Emres me lulen e verdhė janė refleksione nė kulturėn mistike dhe popullore tė njė koncepti dhe botėkuptimi aktiv e tė ngarkuar me simbole. Nė kėtė kontekst vetėperceptimi e qytetėrimit is-lam nuk i pėrngjan as identifikimit panteist tė Spinozės, Deus siva natura (Zoti baraz natyra), e as konceptit tė meta-fizikės deistike mbi natyrėn, mbi tė cilin mbėshtetet meka-nika newtoniane, sipas sė cilės Zoti njė herė e ka krijuar rendin dhe mė nuk ndėrhyn nė tė.


Nga kjo dallueshmėri filozofike nė lidhje me natyrėn bu-rojnė dy rezultate praktike tė rėndėsishme. I pari, relacioni i dominimit vertikal mbi tė cilin mbėshtetet koncepti mbi natyrėn e vetėperceptimit tė qytetėrimit perėndimor ka shkaktuar lindjen e njė mendėsie e cila pėrmban konceptin pronė absolute (qė nuk njeh kufij tė pėrdorimit tė natyrės dhe tė mirave tė saj). Kjo mendėsi konceptin pronė absolute e ka promovuar dhe pėrhapur nėn parullėn gjoja se ėshtė nga tė drejtat themelore tė njeriut. Ky koncept i pronės absolute, i cili ėshtė nė skenė qysh nga fazat e para tė Revolucionit Industrial, ka pėrgatitur themelin kognitiv tė shkatėrrimit tė natyrės nė njė trajtė serioze. Nė qy-tetėrimin islam marrėdhėniet pronore qė nuk konsidero-hen absolute dhe tė lidhura me thelbin, por relative dhe fragmentare, kanė mbetur tė kufizuara me strukturėn for-male tė sė drejtės dhe nuk janė shndėrruar nė marrėdhėnie tė dominimit vertikal absolut vis-ą-vis natyrės. Fakti se nė tė drejtėn klasike islame kundėrshtohet dhėnia e resurseve nėntokėsore si pronė private, paraqet njė tregues tipik se prona ėshtė trajtuar si njė raport juridik aksidental, frag-mentar, qė mbetet i kufizuar me pėrdorimin e saj.

Rezultati i dytė, ai praktik, ka tė bėjė me sferėn e pėr-dorimit tė natyrės. Reflektimi i pėrjashtimit kategorik dhe relacionit tė dominimit vertikal nė natyrė (dy cilėsi kėto qė vetėperceptimi i qytetėrimit perėndimor i legalizon nė ma-rrėdhėniet njeriu-njeriu), ka shkaktuar lindjen e bindjes se njė grup i caktuar njerėzish kanė mė tepėr tė drejtė pėr shfrytėzimin e resurseve natyrore. Kjo ėshtė mendėsia qė qėndron nė bėrthamėn e ekspansionit politik eksploatues-imperialist. Dimensioni mbi natyrėn i vetėperceptimit is-lam e kundėrshton ashpėr njė parullė tė kėtillė pėr mision tė posaēėm. Barazia ontologjike e njerėzve me vete sjell edhe barazinė nė sferėn e shfrytėzimit tė resurseve natyrore.
Mundėsia e njeriut pėr tejkalimin e kėsaj paradigme moderniste tė sferės sė relacionit njeriu-natyra, varet nga marrja vaksinė mendėsie prej konceptit tė qytetėrimeve antike mbi natyrėn. Nė kėtė aspekt, koncepti mbi natyrėn i vetėperceptimit islam, qė mund tė rezimohet me fjalėt: "Natyra, ku nė ēdo moment shfaqet fuqia krijuese e All-llahut (xh.sh.), ėshtė njė dhunti (ni'met) e tė Lartmadhėruarit dhėnė njeri-ut pėr ta vazhduar ekzistencėn e tij ontologjike", pėrmban njė di-mension kognitiv qė mund tė hapė rrugė tė reja nė riinter-pretimin e relacionit njeriu-natyra dhe kapėrcimin e prob-lemeve ekologjike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 3:04 am

5. Zoti-njeriu:


Cilėsia mė specifike e vetėperceptimit tė qytetėrimit islam ėshtė dallueshmėria ose veēantia nė di-mensionin e relacionit Zoti-njeriu. Dimensionet tjera si pėrfundim mund tė reduktohen nė karakterin specifik tė kėtij relacioni. Nė formėsimin e vetėperceptimit tė qytetė-rimit islam as vend-perceptimi, as kohė-perceptimi, as na-tyrė-perceptimi e as njeri-perceptimi nuk mund tė formo-hen nė njė fushė tė pavarur nga Zot-perceptimi.

Nė fazėn e themelimit tė qytetėrimit islam, ashtu edhe nė ato tė krizave kur i njėjti ka hyrė nė interaksion me qy-tetėrimet tjera, indi kognitiv themelor ka qenė nė fushėn tėrheqėse specifike tė kėtij relacioni. Nė qendėr tė kėsaj fushe tėrheqėse qėndron relacioni i hierarkisė ontologjike absolute, tė cilin ndėrmjet Zotit dhe njeriut e parasheh be-simi i Tevhidit. Siē jemi munduar tė shpje-gojmė edhe nė artikullin tonė tė botuar nė numrin e parė tė revistės Dī-vān, kjo hierarki ontologjike nuk rrjedh nga largėsia nė njė rrafsh tė njėjtė, por nga dallueshmėria e rrafsheve tė ekzis-tencės absolute.

Ky relacion ka dy fronte, njėri nga tė cilėt ėshtė mėnyra e perceptimit ose njohjes sė Krijuesit, kurse tjetri, mėnyra e ndikimit tė kėtij relacioni nė anėn e njeriut. Nėse ēėshtjes i qasemi nga prizmi i perceptimit tė Krijuesit, do tė sho-him se karakteristikė themelore e besimit islam, qė buron nga parimet tevhīd dhe tenzīh* dhe qė e veēon nga tė gjitha lėvizjet religjioze dhe filozofike ėshtė kjo dallueshmėri e rrafsheve tė ekzistencės. Thelbet monoteiste tė kulturave antike, me kalimin e kohės nėn ndikimin e perceptimeve politeiste dhe panteiste kanė marrė dy forma devijuese se-rioze. Njėra nga to (politeizmi) Zotin e parafytyron me formė trupore tė ngjashme me fuqitė natyrore, kurse tjetra (panteizmi) bėn njė abstraksion ku Zotin plotėsisht e iden-tifikon me gjithėsinė. Nė kėtė mėnyrė hierarkia ontologji-ke midis fuqisė krijuese dhe krijesave ka pėrjetuar defor-mim, ose nė trajtėn e zbritjes sė Zotit nė sipėrfaqe tė tokės nė forma tė ndryshme, ose emėrimin pėr zot tė njeriut ose komponenteve tė natyrės.

Revolucioni kognitiv qė e ka realizuar Kur'ani Kerimi (qė pretendon rilindjen e thelbit monoteist tė lashtė) nė korniza tė parimit monoteist, para sė gjithash e ka treguar veten nėpėrmjet tė perceptuarit tė Zotit jashtė kėsaj diko-tomie tė devijimit. Rinjohja e Zotit me emra dhe atribute hyjnore, fuqinė krijuese e ka nxjerrė nga rrethi i percepti-mit primitiv tė ekuacioneve deus otiesus (zoti inert) dhe zoti i trupėzuar. Perceptimi i Zotit tė Gjithėfuqishėm, i cili e pėrfshinė tėrė gjithėsinė, si Qenie e cila nė tė njėjtėn kohė njeriut i ėshtė mė e afėrt se aorta, i ka shkundur tė gjitha ka-llėpet religjioze tė perceptimit dhe relacionin Zoti-njeriu, si nė rrafshin individual ontologjik ashtu edhe nė atė integral kozmologjik, e ka vendosur nė njė bosht krejtėsisht tė ri.

Kjo ėshtė ana mė dinamike e besimit islam nė relacionin Zoti-njeriu. Nėse kėtė raport e fokusojmė nga pikėpam-ja e komponentės njeriu, do tė shohim se prototipi i qyte-tėrimit islam nga kjo fushė e perceptimit zgjidh ēėshtjen e lirisė dhe sigurisė ontologjike. Fakti se Zoti i Lartmadhėru-ar me emrat dhe atributet hyjnore i pėrfshin tė gjitha rraf-shet ekzistenciale dhe nė njėrin nga ato rrafshe tė ekzisten-cės njeriut i ėshtė mė i afėrt se aorta, individin musliman e mbush me ndjenjė tė lartė tė sigurisė dhe lirisė. Ky ėshtė motivi kryesor psiko-ontologjik qė e ka nxjerrė nė skenė prototipin qytetėrimor qė e themeloi qytetėrimin islam kla-sik nga grupe tė ndryshme tė njerėzve si robėrit dhe aristo-kratėt.

Njeriu i cili pa ndėrmjetėsimin e ndonjė personi ose ins-titucioni nė ēdo moment dhe vend e ndjen praninė e Zotit, ka mundur qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ta perceptojė misionin e tė qenėt mėkėmbės (halīfe) i Zotit. Kjo gjendje ka qenė pengesė qė institucione fetare dhe politike si kisha dhe shteti tė dalin nė plan tė parė me pėrpjekjet pėr dhėnie kuptim jetės sė njeriut. Ky perceptim i drejtpėrdrejtė ka qenė elementi themelor i pėrhapjes sė shpejtė tė qytetėri-mit islam klasik dhe i rezistencės kundėr imperializmit.

Modernizmi qė ka treguar sukses nė kalbjen e institucioneve klasike shoqėrore, politike dhe ekonomike, nuk ka arritur qė ta dobėsojė relacionin e njeriut me Zotin, tė Ci-lin ai (njeriu) mund ta ndjejė pa kurrfarė ndėrmjetėsi. Pėr kėtė arsye, pėrkundėr zbehjes sė vetėdijes fetare e cila ka ndjekur njė vijė paralele me dobėsimin e kishės katolike perėndimore, nė botėn islame dekadenca e shėnuar nė ni-vel institucional nuk ka arritur tė formojė njė fushė sheku-llare absolute qė do ta shfaroste vetėdijen fetare. Pėrkund-razi, midis vetėdijes personale tė mbėshtetur nė percepti-min e relacionit Zoti-njeriu dhe institucionalizimeve sho-qėrore qė i kanė formuar institucionet, kanė lindur kon-flikte serioze.

Karakteristika themelore qė nuk e ka vėrej-tur koncepti jakoben i shekullarizmit - i cili pretendon se individi/qytetari duhet ta harrojė vetėdijen personale dhe tė fillojė tė sillet sipas normave tė shekullarizmit - ėshtė re-aliteti se pėrkufizimet socio-politike janė tė paafta ta ka-pėrcejnė njė vetėdije tė kėtillė. Njeriu, i cili ndjen se Zoti ėshtė mė afėr tij se aorta e vet, i cili kėtė relacion e ka pėl-qyer duke e tretur kėrkesėn qė ta braktisė kėtė vetėdije (tė integruar me personalitetin dhe ekzistencėn /qenien e tij) para derės sė ndėrtesės ose zyrės shtetėrore, e sheh si njė lloj depersonalizimi. Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr pos refleksi-on i kontradiktės midis vetėdijes shekullare - qė ėshtė fryt i hipotezės pėr deus otiesus (zotin inert), e cila ėshtė forcuar nė spektrin e pikėtakimit tė mekanizmit newtonian me fi-lozofinė iluministe, me vetėdijen qė mbėshtetet nė besi-min nė Zotin e gjallė dhe aktiv, i cili njeriut i ėshtė mė i afėrt se aorta e tij.
Tronditjet dhe konfliktet e brendshme qė i hasim nė sferėn e sigurisė dhe lirisė ontologjike tė njeriut mo-dern(ist), kanė shkaktuar forcimin e dimensionit tė quajtur relacioni Zoti-njeriu, qė ėshtė element formues kryesor i prototipit tė qytetėrimit islam. Mosformimi i njė sistemi tė vlerave qė do t’i pengonte zhvillimet tragjike tė shekullit tonė nė sferėn e shekullarizmit, i cili duke u mbėshtetur nė treshin mendja-shkenca-pėrparimi, pretendon qė njeriun nga njė bosht jashtė(jo)fetar ta shpie deri te siguria dhe li-ria absolute, qė do t’i pengonte kėrcėnimet tragjike ndaj fushės sė sigurisė dhe lirisė sė njerėzimit, si brenda botės perėndimore ashtu edhe brenda pellgjeve qytetėrimore tra-dicionale ka pasur pėr pasojė ringjalljen e vetėdijes fetare. Platforma filozofike e shekullarizmit nuk arriti qė ta pen-gojė as Hiroshimėn e cila e ka shkatėrruar sigurinė ontolo-gjike tė brezave, as Ēernobilin, i cili ėshtė simbol i katak-lizmave qė mund t'i shkaktojnė zhvillimet shkencore tė pakontrolluara, as Bosnjėn, e cila dėshmon falimentimin e vlerave shekullare perėndimore tė cilat kanė pretenduar se e kanė sjellė fundin e historisė.


Rritja e ndikimit tė katolicizmit, i cili pas Koncilit II tė Vatikanit ka hyrė nė procesin e ripėrtėrirjes sė vetvetes si nė rrafshin fetar ashtu edhe nė atė politik, pėrhapja e sek-teve tė reja dhe eklektike kristiane me njė shpejtėsi tė duk-shme, fitimi nė dinamizėm i filozofive tė Lindjes sė Largėt dhe formimi nga ana e tyre i njė fushe tė re shpirtėrore, Tė gji-tha kėto kriza kanė ndikuar nė struktuimin e mendėsisė sė muslimanit dhe si rezultat kanė pasur njė perceptim mė tė ri dhe mė tė fortė tė dimensionit Zoti-njeriu. Ata qė zgji-min fetar nė botėn islame duke e ndarė nga dukuritė uni-versale (botėrore) e shohin si njė lėvizje lokale dhe statike tė reaksionit, kėtė dimension (Zoti-njeriu) nė tėrėsi e lėnė pas dore dhe njė fenomen me karakter universal duke e reduktuar nė njė diskurs ideologji-boshtor, bėjnė njė ga-bim tė madh metodologjik. fillimi i zhvillimit tė kornizave postmoderniste teologjike, tė cilat vetėdijen pėr Zotin mė tepėr e shohin si njė zgjidh-je pragmatike pėr shpėtimin nga kėto kriza sesa si njė ēėshtje teologjike, kanė tė bėjnė me lėmenjtė e krizės tė ci-lat ėshtė duke i pėrjetuar filozofia jakobene shekullare, nė veēanti nė dimensionet e ekzistencės dhe vlerave.55

Shkurtimisht, nė njė periudhė kur po pėrjetohet njė transformim qytetėrimor pėrfshirės, riformimi i vetėper-ceptimit tė qytetėrimit islam nė boshtin e relacionit Zoti-njeriu, si nga pikėpamja e parametrave tradicionalė tė qyte-tėrimit islam, ashtu edhe nga pikėpamja e elementeve tė reja qė i ka sjellė konjuktura e re, paraqet njė zhvillim nor-mal dhe natyror. Nė ditėt e sotme ekzistojnė gjasat qė ele-menti mė i rėndėsishėm rithemelues i qytetėrimit islam tė jetė riinterpretimi i kėtij relacioni nė njė trajtė qė do tė nxiste njė vetėdijėsim tė ri tė individėve. Nga ky aspekt, mund tė thuhet se ekziston domosdoshmėria e ringjalljes sė 'vetėdijes mbi Krijuesin' - qė e rrethon gjithėsinė nė kuptimin absolut dhe qė njeriut i ėshtė mė i afėrt se aorta - vetėdije kjo e cila nė fazėn klasike tė qytetėrimit islam nė mėnyrė tejet kompatibile e ka rindėrtuar strukturėn psiko- ontologjike tė njeriut. Pėrderisa elementi i parė i kėsaj ve-tėdijeje, e cila bazohet nė emrat dhe atributet e Zotit, ren-din kozmik pėrreth parimeve themelore tė ekzistencės dhe vlerės e orienton kah njė vetėdije e rendit shoqėror, ele-menti i dytė ėshtė gur themeltar i vetėdijes sė njė persona-liteti me vlerė qė forcėn e merr nga ekzistenca e vet. Suk-sesi mė i rėndėsishėm kognicion-themelues i qytetėrimit islam ėshtė formimi i njė tėrėsie harmonike nė njė trajtė ku kėto dy elemente, tė cilėt nė shumė lėvizje fetare dhe fi-lozofike kuptohen si antipode, koekzistojnė dhe mbėshte-sin njėri-tjetrin.


Pika kyē e njė mendėsie tė kėtillė tė re mund tė jetė ve-tėm botėkuptimi i cili ndėrmjet Zotit dhe njeriut parasheh njė hierarki ontologjike dhe i cili nga pikėpamja e pėrkufi-zimit tė dinjitetit tė njeriut ndėrmjet Krijuesit dhe krijesės nuk pranon kurrfarė institucionalizimi fetar e shekullar. Kisha ose shteti kur i pėrshkruajnė vetes shenjtėri hyjnore fshijnė relacionin e hilafetit midis Zotit dhe njeriut dhe ka-rakteristikėn e njeriut si krijesė mė e ndershme (eshrefu'l-mahlukāt). Besimi islam, pėr shkak tė konceptit tė vet on-tologjik, refuzon ēdo lloj ndėrmjetėsimi nė relacionin Zo-ti-njeriu. As institucionet fetare si kisha e as ato politike si shteti, nuk mund tė japin premisa absolute qė e pėrkufi-zojnė relacionin Zoti-njeriu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 3:05 am

6. Njeriu-njeriu:


Karakteristika mė e rėndėsishme qė vetėperceptimin e qytetėrimit islam, nė aspekt tė ndarjes unė dhe ai, e dallon nga vetėperceptimet e qytetėrimeve tjera, ėshtė koncepti i qenies dhe ekzistencės qė e para-sheh relacioni njeriu-njeriu. Pluralizmi kulturor, qė i ka vu-losur periudhat e ngritjes sė qytetėrimit islam, paraqet apli-kimin e kėtij dimensioni nė rrafshin shoqėroro-politik.

Premisa "grupe tė njerėzve si individėt, klasat dhe kombet mbi-sundojnė me njerėzit tjerė; disa kanė mė shumė tė drejta (privilegje) se tė tjerėt", tė cilėn Galtungu e pėrdorė gjatė definimit tė zotėroi fuqinė e definimit tė sė shenjtės, ka pėrgatitur sfon-din ose fundamentin pėr legalizimin e mosbarazisė feudale tė Mesjetės nė relacionin njeriu-njeriu. Qytetėrimi perėndi-mor i cili pėrmes sintezės sė shenjtė romako-zhermene, elementet e kėtyre dy traditave i ushqente nė themelin e thesarit romak, mosbarazinė nė raportin njeriu-njeriu, si njė element tė rėndėsishėm tė kontinuitetit, e pėrcolli nė periudhėn shekullare.
Assesi nuk ėshtė rastėsi fakti se ideologjitė ekstreme ra-ciste janė pėrhapur nė rajonet ku ėshtė e pėrqėndruar kjo sintezė. Rezultat i kėtij kontinuiteti ėshtė edhe fakti se shteti modern (i cili e plotėson fushėn e zbrazur tė autori-tetit shoqėror-politik tė kishės) me kalimin e kohės fitoi karakter tė shenjtėrisė dhe u shndėrrua nė njė meskategori ontologjike shekullare qė pretendon t'i japė kuptim ekzis-tencės sė njeriut. Edhe konzistenca e brendshme midis fi-lozofisė shtetėrore tė Hegelit56, e cila krijon lidhshmėri ndėrmjet imazheve Zoti dhe shteti dhe filozofisė sė tij tė historisė,57 nė tė cilėn ai si shpirt kreator tė botės moderne e cek shpirtin gjerman dhe trashėgiminė e shenjtė romako-zhermene e thekson kėtė dukuri.


Pika kryesore qė e dallon qytetėrimin islam nė kėtė as-pekt ėshtė doktrina e tij ekzistenciale qė nuk lejon kurrfarė institucionalizimi mesontologjik, qė do tė ketė tė drejtėn dhe privilegjin e pėrkufizimit tė sė shenjtės. Ky ėshtė edhe rrafshi i relacionit Zoti-njeriu - i cili ndėrton themelin e vetėdijes individuale ekzistenciale, qė reflektohet nė relaci-onin njeriu-njeriu. Mosdhėnia privilegj brenda kėtij relaci-oni asnjė personi, asnjė institucioni ose organizate nė sfe-rėn e pėrkufizimit tė ekzistencės, ka shkaktuar qė as autoriteti fetar e as ai politk tė mos kenė mundėsi qė rela-cionin njeriu-njeriu ta shndėrrojnė nė pabarazi ontologjike absolute. Pabarazitė e paraqitura de facto, nuk kanė fituar legjitimitet tė bazuar nė ekzistencė. Pėrhapja e Islamit me shpejtėsi tė madhe duke pėrfshirė njerėz tė ēdo ngjyre dhe race, ka ndodhur vetėm nė saje tė karakterit liberal tė vetė-perceptimit tė tij dhe depėrtueshmėrisė me lehtėsi nė di-mensionin njeriu-njeriu.
Pėrveē kėsaj, grupet e ndryshme tė njerėzve qė kanė hyrė nėn flatrat e Islamit menjėherė kanė arritur ta pėrve-tėsojnė vetėperceptimin i cili i ka prurė nė qendėr tė qyte-tėrimit. Islami edhe pse ėshtė fe e lindur nė Gadishullin Arabik kurse recipientėt e parė tė tij ishin me origjinė se-mite, nė kohėn e osmanlijve ka marrė kolorit tė identitetit turk, ndėrsa nė Lindjen e Largėt ėshtė identifikuar me identitetin malajas. E gjithė kjo ėshtė fryt i tė qenėt tė Isla-mit identitet i depėrtueshėm. Grupe tė ndryshme kanė arritur qė nė qendėr tė identitetit tė kėtij qytetėrimi ta ven-dosin identitetin e vet, pa e shikuar vendin e lindjes sė kė-saj feje dhe identitetin e kombit ku u shfaq e njėjta. I ngja-shėm ėshtė rasti edhe me kristianizmin, i cili ka karakter tė fesė universale (gjithėbotėrore). Pėrderisa nuk hasim nė njė identitet homogjen kristian qė pėrputhet me identitetin gjerman, rus, italian ose francez, nė anėn tjetėr shekuj me radhė midis termave turk dhe islam ėshtė vėnė shenjė ba-razimi. Ky ėshtė fryt e depėrtueshmėrisė sė Islamit dhe tė qenėt e tij i depėrtueshėm lehtė.


Nėse vetėperceptimit tė qytetėrimit islam i qasemi nga prizmi i relacionit njeriu-njeriu, do tė shohim se pėrkundėr vetėperceptimit tė qytetėrimit perėndimor - qė "atė" e ndan nė mėnyrė kategorike - ka njė pėrfshishmėri johegje-monike. Pluralizmi kulturor nė thelb ushqehet nga ky botė-kuptim. Grupet tė cilat nė qytetėrimin islam konsiderohen , ekzistencialisht nuk janė trajtu-ar pėr tė tjerė dhe pėr kėtė arsye as nuk janė eliminuar e as nuk janė diskriminuar. Rrafshi egalitarist ekzistencial qė buron nga origjina e njėjtė e njerėzve e ka sjellė me vete pėrhapjen nė pėrmasa botėrore tė sistemit qė nuk pranon diskriminim hegjemonist. Kėtu qėndron dallimi themelor midis sistemit tė mil-letit,pėr "ata", p.sh. dhimmijtė** qė osmanlijve ua ka siguruar ekspansionin mė tė shpejtė dhe mė stabil qė e ka shėnuar historia njerėzore ndonjėherė dhe struktuimit imperialist i cili perėndimorit i jep njė mision tė veēantė. Pikėrisht pėr kėtė arsye boshnjakėt dhe shqiptarėt me identitetin e tyre islam me lehtėsi kanė depėrtuar nė sistemin osman dhe ka-nė arritur nė pozitat/postet mė tė larta ose qendrore nė kuadėr tė sistemit politik, kurse nga ana tjetėr indianėt dhe algjerianėt nuk kanė arritur kurrfarė gjasash pėr ngritje nė kuadėr tė sistemeve kolonialiste angleze dhe franceze, tė cilat janė bazuar nė misionin specifik tė njeriut tė bardhė qė ia ka dhėnė dallueshmėria e tij ontologjike.


Riinterpretimi i vetėperceptimit pėrfshirės tė qytetėri-mit islam ėshtė gjė shumė e rėndėsishme nga aspekti i pengimit tė konflikteve qė burojnė nga ēekuilibret nė rela-cionin njeriu-njeriu dhe jokonsistentshmėritė nė sferėn e konceptit “tė drejtat e njeriut.” Pėrderisa nuk formohet njė mendėsi e re sipas sė cilės nė subjektin e relacionit njeriu-njeriu tė gjithė njerėzit do tė jenė elemente tė bara-barta tė kategorisė sė njėjtė, ėshtė e pamundur fshirja e pa-barazisė ekzistenciale midis vetėperceptimit tė prototipit tė qytetėrimt dominues dhe tė tjerėve. Pėr kėtė arsye, pėrde-risa nuk parapėlqehet qėndrimi se "njerėzit sipas pėrcaktimit tė Zotit nė aspektin ontologjik absolutisht janė tė barabartė, se asnjė grup njerėzish nuk mund tė pretendojė pėr superioritet natyror nė dėm tė grupeve tjera dhe se tė gjitha relacionet tjera aksidentale duhet tė trajtohen pėrreth kėtij parimi themelor", ėshtė e pamundur tė shėnohet njė praktikim i tė drejtave tė njeriut qė si bosht e merr dinjitetin njerėzor. Njėri nga elementet kryesore tė hapjes qytetėrimore liriprurėse ėshtė riinterpretimi i di-mensionit njeriu-njeriu tė vetėperceptimit tė qytetėrimit is-lam nė korniza tė njė sistematizimi teorik.




51 Grünebaum, G. E. von, "Pluralism in the Islamic World", Islamic Studies, vėll. 5/2, f. 50-51.
52 Ikbal, M., The Reconstruction of Religious Thought in Islam, Sange-Meel Publ., La-hore, 1996, f. 56-57.
53 Rreth kėtij hadithi shih Özşenel, "Hikmet Hadisi Üzerine bir İnceleme", Dīvān, 1996/2, f. 201-206.
* Shkenca mbi themelet e besimit islam (A.P.)
54 Ky koncept themelor mbi dijen (diturinė) ėshtė trajtuar nė artikullin tonė me titull “İslam Düşünce Geleneğinin Temelleri, Oluşum Süreci ve Yeniden Yorumlanması”, i botuar nė revistėn Dīvān, 1996/1.
* Flautė kallami qė nė veēanti pėrdoret nė muzikėn e drejtimit mistik mevlevit. (A.P.)
* Tė qenėt e Zotit i pastėr nga tė gjitha tė metat (A.P.)
55 Nė lidhje me ndikimin e kėtyre fushave tė krizės mbi transformimin qyte-tėrimor dhe ringjalljen e ndjenjės fetare nė Perėndim shih Davutoğlu, A., Civi-lizational Transformation and the Muslim World, K.L.: Quill, 1994, f. 30-36
56 Hegel, G.W.F., “The Philosophy of Right”, Encyclopaedia Britannica, Chicago, 1990, vėll. 43, f. 89-90.
57 Hegel, “The Philosophy of History”, vepra e njėjtė, vėll. 43, f. 334.
* Banorė jomuslimanė tė shtetit islam (A.P.)
* Shprehja kur'anore "mil-let"-popull, bashkėsi vėllazėrore- shpirtėrore, ėshtė e ngjashme me nocionin "ummet". Osmanlijtė, siē pėrmend edhe autori i tekstit, kėtė term e kanė pėrdorė nė sensin e vet kur'anor, gjegjėsisht si shprehje ku kanė gjetur vend tė gjithė pjesėtarėt e bashkėsisė mbarėbotėrore tė besimtarėve muslimanė. Sot nė terminologjinė bashkėkohore shkencore turke fjalės mil-let i ėshtė dhė-nė kuptimi sociologjik kombi. Nga e njėjta fjalė (mil-let) ėshtė gjeneruar edhe termi milliyetēilik (nacionalizmi). Dukuria e dhėnies nocionit “mil-let” kuptime si kombi dhe nacionalizmi paraqet ngushtim tė semantikės thelbėsore tė sė njėjtit. (A.P.)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   Fri Mar 23, 2007 3:05 am

BIBLIOGRAFIA

Alitto, G. S., The Last Confucian: Liang Shu-ming and Chinese Dilemma of Modernity, University of California Press, Berkeley, 1986.
Bacon, F., “New Atlantis”, Encyclopaedia Britannica, Chicago, 1990.
Charlton, D. G., Secular0 Religions in France 1815-1870, Oxford University Press, 1963.
Davis, W., Japanese Religion and Society: Paradigms of Structure and Change, State University of New York Press, Albany, 1992.
Davutoğlu, A., Alternative Paradigms, University Press of America, Lanham, 1994.
Davutoğlu, Civilizational Transformation and the Muslim World, Quill, K.L., 1994.
Davutoğlu, "İslam Düşünce Geleneğinin Temelleri, Oluşum Süreci ve Yeniden Yorumlanması", Dīvān, 1996/1, Stamboll.
Dekmejian, R. H., Islam in Revolution: Fundamentalism in the Arab World, Syracuse University Press, New York, 1985.
Esposito, J., Voices of Resurgent Islam, Oxford University Press, New York, 1983.
Esposito, Islam and Development: Religion and Socio-Political Change, Syracuse University Press, New York, 1980.
Fukuyama, F., The End of the History and the Last Man, The Free Press, New York, 1992.
Galtung, J., "On the Dialectic Between Crisis and Crises Perception", S. Musto and J. F. Pinkele, Europe at the Crossroads, Praeger, New York, 1985.
Esposito, Human Rights in Another Key, Polity, Cambridge, 1994.
Goitein, S. D., "Minority Self-Rule and Government Control in Islam", Studia Islamica, 1970.
Grünebaum, G. E. von, "Pluralism in the Islamic World", Islamic Studies, 1962, vėll. 5/2.
Gurvitch, G., Studies in Phenomenology and Psychology, Northwestern University Press, Evanston, 1966.
Hegel, G. W. F., “The Philosophy of History”, Encyclopaedia Britannica, Chicago, 1990.
Hegel, “The Philosophy of Right”, Encyclopaedia Britannica, Chicago, 1990.
Huntington, S., "The Clash of Civilizations", Foreign Affairs, 1993, vėll. 72, nr. 3.
Huntington, The Clash of Civilizations and The Remaking of World Order, Simon and Schuster, New York, 1996.
Huntington, Political Order in Changing Societes, Yale University Press, New Haven, Connecticut, 1968.
Husserl, E., Die Krises der Europaischen Wissenschaften und die Transzedentale Phanomenologie, ed. W. Biemel, Hague, 1954.
Husserl, Logische Untersuchungen, Max Niyemer, 2 vėllime, Halle, 1900-1.
Ikbal, M., The Reconstruction of Religious Thought in Islam, Sang-e-Meel Publications, Lahore, 1996.
109
Huxley, J., Man in the World, Londėr, 1947.
Kohn, H., The Idea of Nationalism, Macmillan, New York, 1969.
Krejci, J., Before European Challenge: The Great Civilizations of Asia and Middle East, State University of New York Press, Albany, 1990.
Mardin, Ş., Din ve İdeoloji, botimi i shtatė, İletişim Yayınları, Stamboll 1995.
Marx, K., Capital, International Publishers, New York, 1967.
Mathews, B., Young Islam on Trek: A Study in the Clash of Civilizations, Church Missionary Society, Londėr, 1926.
Metz, A., Die Renaissance des Islams, Heidelberg, 1922.
Mortimer, E., Faith and Power, 1982.
Pipes, D., Islam and Political Power, Basic Books, New York, 1983.
Pirenne, J., The Tides of History, G. Allen dhe Unwin, Londėr, 1962.
Pye, L. W., Asian Power and Politics: The Cultural Dimension of Authority, Harvard University Press, Cambridge, 1985.
Ruthven, M., Islam in the World, Penguin, Middlesex, 1984.
Sivan, E., Radical Islam: Medieval Theology and Politics, Yale University Press, New Haven, 1985.
Stark, W., The Sociology of Religion: A Study of Christendom, Routledge and Kegan Paul, Londėr, 1966.
Toynbee, A. J., A Study of History, Oxford University Press, New York, 1965.
Tritton, A. S., Muslim Theology, Royal Asiatic Society, Londėr, 1947.
Voll, J. O., Islam: Continuity and Change in the Modern World, Westview, Boulder, 1982.
Watt, M., Islamic Fundamentalism and Modernity, Routledge, Londėr, 1988.
Williams, J. A., Themes of Islamic Civilization, University of California Press, Los Angeles, 1971.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
VETEPERCEPTIMI I QYTETERIMEVE- DR.AHMET DAVUTOGLLU
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Dr. Drazhen Jerkovic:Si e njoha kolonel Ahmet Krasniqin
» Ēfarė pėrmbante Marrėveshja ndėrmjet Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiē?!
» Ahmet Zogu Mbreti i shqiptarėve
» Elegji tė ndryshme
» Promovim librash tė mėrgimtarėve tanė dhe Foto tė bėra nė Biblioteken Kombėtare gjat promovimit tė librave nga Diaspora (Foto:Ahmet Murati)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: