Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Esse nga Ervin Hatibi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Vullnet



Numri i postimeve : 54
Age : 29
Registration date : 14/03/2007

MesazhTitulli: Esse nga Ervin Hatibi   Fri Mar 23, 2007 10:07 pm

Ervin Hatibi

Bota ėshtė kthyer nė njė harem tė madh virtual. Ngado tė hedhėsh sytė, tė fton buzėqeshėse ndonjė vajzė e pashme, e vėrtetė ose prej letre a drite, e cila tė kujton se produkti qė i kanė ngarkuar tė tė shesė vazhdon tė mbetet thjesht njė justifikim pėr pėrballjen me ty. I rrethuar me kėto tė fejuara anonime, mijėra tė fejuara platonike efemere, ti ndihesh mė mire, ti ndihesh mė keq, pa e kuptuar sepse; vazhdon tė ecėsh nėpėr qytet nėn vėshtrimin pėrshkues tė tyre kudo. Nė dyqane e butiqe e dugaja rrobash, ushqimesh, kozmetikash a elektroshtėpiakėsh, nė postera elektoralė apo komercialė, nė faqet e mesme e fundore tė gazetės a nė ballė tė revistės sė ilustruar, kur ndjek lajmet apo tė dhėnat mbi shiun dhe diellin e parashikimit tė motit… Kur fut kokėn nė sportele dhe "hop" po ajo vajza me buzagazin dietik tė reklamave. Ti ngre celularin-ėshtė zėri i saj pa shumė jetė qė tė sfidon mashkullsinė duke tė kujtuar ēdo ēast se sa pak impulse ke… Futesh nė WC; edhe aty tė pret ajo me buzėqeshjen me tre nėnkuptime, e fiksuar nė ambalazhin e sapunit, stoike, pa u shqetėsuar nga aromat e zhurmat rrethanore e tė pafaj; ėshtė ajo- goca e tė gjitha racave, ngjyrave e pėrmasave; herė e vockėl sa njė ēakmak nė dorėn tėnde, herė tre metra e gjysėm e gjatė e flakėritėse mbi ndonjė pallat tė lartė duke mbajtur nė duar ndonjė qelq me parfum tė rrallė nėn muzgjet ceremoniale tė qytetit. Kudo qė tė shoqėron imazhi i saj, qoftė nė reklama pepsikole apo xhipash katėr-herė-katėr, ajo ėshtė e rėndėsishmja, ajo mė e bukura dhe mė e ėmbla se ēdo teknologji dhe produkt nė shitje; mė kot tė kujtojnė se ėshtė thjesht folje gjysėm-ndihmėse qė shoqėron mallin-kryefjalė. Nė fakt malli vazhdon tė reklamojė atė, ta lanēojė. Ēdo lavatriēe apo pako kafeje ėshtė vetėm piedestali ku ajo lartohet edhe ca mė shumė… nė miliarda sekonda-dritė telepublicitet, nė kilometra tė tėrė katrorė letėr tė lustruar revistash… ajo, gjithnjė ajo e shumėzuar nė gjithė retinat, vajza e reklamės, shitėsja-falas e imazhit tė vet…(Por ama duhet pranuar se pėrditė i bie diēka nga vlera, si ēdo pareje qė shtypet me tepri. Duhet pranuar se ka gjithnjė e mė shumė gra tė stampuara nė letėr e ekran sesa gra tė vėrteta-gjė qė ēon nė mospėrputhje katastrofale tė kėrkesės me ofertėn… Nuk dihet sa lidhje ka ky fenomen me shtimin artificial tė numrit tė femrave nėpėrmjet "klonimit" tė kukullave tė specializuara prej gome "vetėm pėr adultė", si edhe pėrmes vullnetarizmit tė cave qė vishen si gra.)


Nė Shqipėri, njė shoqėri ende disi orientale e sapodalė nga kazermat e centralizimit socialist tė erotikės, ėshtė gjendur gafil pėrballė mundėsive pafund qė ofron liria. Marinarėt mė nė fund kanė zbritur nė tokė, nė tokat evropiane tė kohės sė humbur dhe po mėsyjnė gjithēka u ishte privuar nė ditėt e tallazitura tė izolimit. Nėpėr restorante psh vazhon tė jetė torturuese menuja e rėnduar me mishin e munguar tė tallonit, dhe nėpėr sheshe e media shpėrthen bruto nė ēdo qoshe trupi i femrės, nė pjesėt e veta mė tė persekutuara e mė tė burgosura politikisht nga Partia pėr dekada me rradhė. Ende veleritja, vegjetarianizmi, feminizmi apo identiteti gjithnjė e mė uniseks i shoqėrisė perėndimore, nuk ka arritur tė na shesė produkte a propagandė pėrmes trupit tė mashkullit. (Shyqyr…Teksa udhėtonim natėn duke i dalė jashtė Tiranės nga porta e saj jugore, mė erdhėn nė kokė vizionet madhore tė Stambollit nga vizita mė e fundit atje dhe nuk u mbajta po i deklarova njė mikut tim nė timon se sa e shėmtuar do tė dukej bota nėse gratė do tė kishin qenė raca e arkitektėve. Pėrfytyro njė botė pa kupolat e kubetė e ballkonet e harkadat e epshmėritė rrumbullakuese tė kolonave; pėrfytyroji befas qytetet e mėdha pa kėto manifestime urbane tė femėrores, mė tė thekshme, e prapė mė fisnike se ekspliciti i reklamave e posterave tė sotėm seksistė… Bile nuk ke pse lodhesh me kundėrpėrfytyrime; thjesht vėshtro pak qytetet moderne gjithė thepa/cepa e pasqyra gjigande pėr tė kuptuar se duam apo s'duam arkitektura e qytetbėrja ka rėnė sot nė duar tė grave tė tė gjitha gjinive…)


(Claude Levi-Strauss mė kujtohet tė ketė shkruar diku se nė vendet e kulturės muslimane, fshehja e imazhit tė femrės ka kontribuar nė sajimin e gjithfarėsoj kopshtijeve sekrete, shatėrvanėve me ujė tė trėndafiltė, nė punimin sqimatar tė metaleve nėpėr kangjella e nė sa e sa tė tjera mėnyra tė sofistikuara tė botimit balancues tė femėrores, tė jonizimit (yoni) me tė tė mjedisit publik, mbizotėruar nga mashkulli.)


Nė diskutimin pėr femrėn si ajsberg, ( thjeshtuar nė njė imazh impersonal, objekt pėrballė subjektit mashkullor konsumator), pika e distilimit arrin nė fenomenin e konkurseve tė bukurisė femėrore, tė njohura me emrin Miss. Me kėtė fjalė deri dje, njiheshin dadot angleze tė famshme, zonjusha tė pėrjetshme me rrudha e eksperiencė qė edukonin aristokracinė tek kalamajtė e tė kamurve nėpėr Evropė. Kurse sot termi shterueshėm simbolizon edukatoret e supremacisė maskiliste tė kalamanit adult mashkull i cili hedh para tė madhe pėr tė grumbulluar gladiatoret e bukurisė nėpėr konkurse, nė tė cilat ai zgjedh imazhet mė interesante pėr qejfin e vet apo tė transaksioneve tė veta. Pėr feministen kontroversiale Luce Irigaray, kėnaqėsia tek femra qėndron mė tepėr nė tė prekurit se nė tė vėshtruarit, (Seksi qė nuk ėshtė i tillė,1981) e ne rrjedhimisht mund tė themi se tek mashkulli ėshtė e kundėrta. Pra nė tė vėshtruarit ėshtė kėnaqėsia e tij. Nga kjo besojmė se shpėrthen edhe ajo urgjenca mashkullore nė obsesionin optik/erotik me imazhin e seksit tjetėr, qė shpaloset ekonomikisht dhe politikisht nė profilizimin e pushtetit tė burrave si njė darvinizėm gjinor i cili imponon seleksionin jonatyral tek femrat. Nuk janė vetėm konkurset e miss-it, organizuar nga pothuaj gjithė grupmoshat, nė nivele shteti, qyteti, lagjie, shkolle; janė edhe konkurset e punėsimit femėror. Ėshtė edhe parada e sforcuar e pėrditshme me gra dhe vajza qė kanė harxhuar disa dekada jetė para pasqyrės, nė floktore, nė farmaci, nė palestra e butikė pėr t'u dukur konkuruese, gjithė duke u hequr tė lirshme e tė shkujdesura, thua se as ato e as burrat nuk e dijnė se ēfarė industrie e tėrė ėshtė vėnė nė lėvizje. Pėr t'i fabrikuar ashtu. Gjithēka nėn shenjėn e seleksionit, (apo shqip pėrzgjedhjes) nė bazė tė parametrave tė ashpėr, vendosur nga poetėt, piktorėt, arkitektėt, estetėt, stilistėt e mėdhenj, tė cilėt pėrcaktojnė prej shekujsh bukurinė femėrore, nė bazė kriteresh gjithnjė e mė tė ashpra, gjithnjė mė atletike e olimpike-gati naziste. (Vėreni ju lutem top-modelet e sotme hollake sa pranė u vijnė nė pamje "kampistėve" tė Hitlerit nė Mathauzen a Treblinka. Vėreni ju lutem, a mund tė gjeni dot dallim midis njė tė sėmure anoreksike, viktimė e modės sė pėrzgjedhjes, dhe njė viktime tė kampeve tė shfarosjes…)


Kur rreshtuam llojet e konkurseve-miss, veē miss-shkollės, miss-studentit, (tek ne ka edhe miss-pallati, miss-shkalla) harruam tė pėrmendim edhe miss-burgun, njė iniciativė tepėr interesante qė na vjen nga Lituania. Nė kėtė konkurs morėn pjesė bukuroshet e pėrtej hekurave, dhe organizatorėt treguan se ideja e tyre kishte zgjuar interes edhe nė burgje tė tjerė anė e mbanė Evropės. Pjesėmarrėset nė konkurs, gjarpėruan gjithė finesė pėrmes gardianėve tė veshur si reporterė para njė publiku qė kinse shijonte tė ndaluarėn. Jo sipas zakoneve tė mira nė kėsi rastesh, konkurentet nuk dhanė asnjė tė dhėnė tjetėr personale veē moshės dhe emrit. (Nuk u pyetėn fjala vjen pėr pasionet, hobin etj. " Hobi im janė armėt e zjarrit".) Afėrmendsh, tė burgosurat nuk deklaruan as krimin apo gabimin pėr tė cilin i kishin mbyllur brenda. Metafora e reduktimit tė femrės nė imazh tė pėrplaset shqeto pas fytyrės. Kurse burgu si vendngjarje e miss-it tė rradhės, mund tė futet pa mundim nė skenografinė e feministes tė njohur anti-islamiste Fatima Mernissi e cila nė librin e saj "Haremi dhe Perėndimi" sheh se shoqėritė lindore pėrpiqen tė largojnė gruan nga mjedisi publik, duke pėrdorur kėshtu hapėsirėn kundėr saj; ndėrkaq qė shoqėritė perėndimore pėrdorin kohėn dhe dritėn kundėr gruas, duke pėrkufizuar si tė denjė pėr publik vetėm femrėn e bukur nė njė periudhė tė limituar kohe, adoleshencė-rini, duke syrgjynosur nė errėsirė kėshtu tė moshuarat dhe "jo tė bukurat"…


MISS PĖR BURRA

Muhabeti komplikohet shumė nė momentin kur dimė se veē miss-eve pėr gra ka edhe miss-e burrash: konkurset e bukurisė femėrore tashmė po bashkėrendohen me ato tė hijeshisė mashkullore. (A mundemi tė veshim me tė njėjtėn fjalė bukurie edhe mashkullin edhe femrėn njėherėsh? Lasgushi i ka thėnė dikujt se si pėr hir tė purizmės, me dhimbje shkuli nga njė vjershė e njohur e veta fjalėn e huaj {jabanxhije/ arabe} nur pėr ta zėvendėsuar me atė "tė ftohtėn" shqipe hir; gjithsesi nė rastin e parė haptas kemi tė bėjmė me bukurinė-amė {femėr}, kurse nė tė dytin hir, me njė bukuri-mashkull-mbi kalė, apo maksimumi me njė homazh pėr territoret e ndonjė femre tė vdekur.)


Pėr kėtė pjesė tė dytė tė konkursit, autori e ndjen veten tė detyruar tė strehohet krejtėsisht nė paragjykimet e veta kulturore. Ai nė fakt nuk sheh ndonjė dallim thelbėsor midis konkurseve tė grave dhe atyre tė burrave. Pėrveē bukurisė tė jetuar si ves dhe zeje, e pėrbashkėta qė ndajnė pėrmidis burrat me gratė e konkurseve tė bukurisė fare pa mundim tė zbulohet tek silueta e njėjtė, truku, xhestikulacioni, aroma, fjalorthi, kostumografia. Revista e mirėnjohur e blegtorisė erotike "Playboy", ekuivalenti burrėror I "Si tė gatuajmė", duke shfrytėzuar kompetencėn dhe arkivin e vet mė se gjysėmshekullore, vinte re nė njė studim tė ribotuar edhe nė shtypin tonė ditor, sesi modeli fizik femėror gjatė kėtyre dekadave ėshtė duke u njėtrajtėsuar ca nga ca me atė mashkullor, duke tentuar po njėlloj drejt tė njėjtave kuota nė shpatulla, gjoks dhe kudo nė muskuj. Hiq atė tendosjen po aq militare tė ekspozimit burrėror "gatitu"/"arm'mbėrthe" tė gjoksit tek veshja e femrave misse dhe tė gjenitaleve tek veshja e meshkujve miss, kusuri ėshtė e tėra ecejake e njėjtė vashėrore, me po atė sheqer-pudėr mbi faqkat e buta pa qime, me gjithė po atė buzėqeshje, po ato nojma e po atė bel, me gjithė po atė muskulaturė tė njėjtė posteriore (siē thotė edhe "Playboy"), pas tė cilės zhgėnjehet me njė pahitje tė kuqe faji e turbullimi vėzhguesi i pėrhershėm primitiv mashkullor. Ēapitja me nge tutje tėhu e vajzėrisė-miss nė monopatin imagjinar tė skenės, nė fakt ėshtė tėpkė ajo sfilata sfilitėse e fshatit shqiptar, ku qafėngrirė, po jo aq nga emocioni e pesha e vėshtrimeve, sesa nga pesha e bucelės, vajzėria sypėrdhe, me sebepin e mbushjes sė ujit nė krua, u ofrohej pėrditė si trup dhe si informatė, nė pritje pėr t'u bėrė grua, trimave qė valėvisnin nga pas shkrepave e shkurreve shamitė me djersėn toksike tė beqarnisė ballkanike etj. etj. ndėrkaq qė kjo renditja bashkėkohore e pafjalė e trimave njė pėr njė nė tė njėjtin itinerar marketingu me ujėsjellėsin vajzėror, na duket se ēon ujė nė mulli tė hasmit… (Pėr hollėsi tė mėtejshme konsulto fletoren e fundit zyrtare, lidhur me njė vėshtrim kreativ mbi martesat e ligjshme nė vendin tonė.)


Vėrtetė natyra dhe historia na ofrojnė tė shkrira nė konsensus harmoninė e luanit-diell me luaneshėn-hėnė pa krifėn e tij zjarr-e-tym; tė gjelit-baba-diell me tė shoqen-nėnė-hėnė pa lafshėn e tij njė pėllėmbė gjak tė gjallė mbi kokė; atė harmoni tė njė dynjaje tė tėrė me kafshė e kafshėza e shpendė meshkuj ku e ku mė ekzibicionistė se gratė e veta; atė tė shefit indian tė kuq me njė ekspozitė tė tėrė pupėlnaje mbi krye, dhe tė shefes sė tij mrekullisht pa to; harmoninė e gjithė kulturave tė hershme qė kanė jetuar brenda tre monoteizmave tė fundit semitė ku burri ka shpalosur mbi krye imitacione tempujsh nė forma kapash e turbanėsh, ndėrsa gruaja kėto tempuj nuk i shfaq, por i ka mbuluar me vello. Krejt thjeshtė, ajo qė na ka mėsuar shqisa e posaēme njerėzore, tregon se nė fakt veēori ceremoniale e publike ka mashkulli shumė mė pėrpara femrės; se edhe sipas njė krahasimi qė mė vjen nė mend periodikisht, jo mė kot shenja seksuale e mashkullit ėshtė shfaqje, teksa shenja femėrore ėshtė fshehje. Duket si kundėrshti me miss-in. Por nė fakt, ndonėse zhvendosur jashtė harmonive tė traditės, ndonėse me njė artific ekspozimi, konkursi i bukurisė femėrore pėrdor gjuhėn e fshehjes pas perdeve; ai ėshtė thjesht njė formė e shoqėrizuar dhe publike e shijimit tė asaj ēka qėmoti ngjėrohej nė intimitet, tek e tek. Vini re sesi pika mė e nxehtė dhe shkencore e konkurimit ėshtė kundėrvėnia kontradiktore kur gratė parakalojnė nė publik me tė brendshmet, qė janė nė fakt uniforma e kthinės mė tė fshehur tė botės, dhomės sė gjumit, atelierit tipik ku pėr kohė e kohėra me rradhė bukuria nė fjalė shpalosej, duke konkuruar vetėm me atė pėrballė-me tė burrit, pėr tė fituar kėshtu pėrherė; se ajo ėshtė nė fakt bukuria femėrore, harkore, bukuri natyrore, pra e dhuruar, bėrė nga lart, bukuri qė pėr tė qenė e tillė nuk mban dot pėrsipėr kontribute njerėzore- pelerina, dekorata, helmeta. Ėshtė hiri kėndor i burrit ai qė, duke qenė nė thelb jo natyror, por kulturor, ka nevojė tė mbahet nė kėmbė me mjete tė jashtme, me pupla e pendė bie fjala, apo me pushkė e pendė me qė ra fjala.(etj,etj)


Historia e natyra shpesh janė bėrė bashkė pėr tė na dėftyer se nuk ėshtė e vėrtetė qė gratė nuk barabiten me burrat pėr tė bėrė ēudira tė shkencės, arteve e teknikės e sporteve. Ata qė mendonin tė kundėrtėn kanė mbetur me gisht nė gojė kur kanė parė sesi gruaja ka shpikur ndonjė ilaē shpėtimtar, apo ka shkruar ndonjė roman tė pavdekshėm apo ka dhėnė ndonjė grusht qė tė lėshojnė sytė xixa. Problemi ėshtė se ajo paralelisht me kėto, nxjerr nga barku edhe kalamaj, dhe kėtė ēudi burri nuk e bėn dot. Pasi qė ia ka provuar njerėzimit se mundet tė bėjė mrekulli edhe jashtė edhe brenda vetes, femra ėshtė dhe e bukur. Trishtimi ka kapluar rracėn e burrave; shumė syresh kanė vendosur tė pėrpiqen seriozisht pėr tė fituar kohėn e humbur tė kultivimit tė bukurisė natyrore, atė kohė qė nė anėn tjetėr tė peshores e fitoi gruaja duke triumfuar pėrmbi patriarkalizmin, dhe duke ndarė pastaj nė bazė tė frymėve monopolin e vjetėr tė kulturės. (Pėr mė gjerėsisht, hidhi njė sy prirjeve tė pėrgjithshme tė diasporės mashkullore dyqind vitet e fundit, duke filluar qė me autosugjestionin e pėrditshėm tė fshehjes sė leshrave burimorė tė faqeve, pėr tė kaluar pėrmes njė universi galopant tė paparė mė parė locionesh, aksesorėsh vanitozė dhe cohėrash e revistash tė specializuara e konkursesh, pėr tė arritur deri nė padurimin pėr t'u unifikuar sa mė parė me femrėn edhe proporcionalisht, me anė tė pėrcaktimit tė modeleve tė bukurisė femėrore sa mė tė arritshme prej mashkullit, nė pikat e nxehta tė shpatullave, gjoksit dhe kudo nė muskuj.)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.derislam.siteboard.de
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:50 pm

I pėrkasim klonizimit

Ervin Hatibi

Shumė njerėz nuk besojnė nė ringjalljen pas vdekjes. Shumė nga ata qė e besojnė, nuk mendojnė se kjo do tė pėrjetohet fizikisht. Shumė prej atyre qė besojnė nė njėfarė ringjalljeje fizike, besojnė se kjo i mvishet njė cikli shumėformėsh ekzistencash, nėn njė ylber variabėl lėkurėrash apo luspash a puplash. E gjitha kjo brenda ashensorit tė njė lloj top-ten-i zoologjik hierarkish tė pėrcaktuara nga rezultatet pozitive a negative tė jetės sė mėparshme. Ama gati krejt unanimisht, si ata qė besojnė nė ringjalljen, ashtu edhe tė tjerėt, tashmė janė tė bindur se njė pėrplasje hiē etike midis bioteknologjisė dhe nostalgjisė e biznesit ka mundėsuar kopjimin fizikisht tė saktė tė qenieve tė gjalla. Duke u nisur prej kėsaj bindjeje tė prodhuar nga besimi fondamentalist i kėsaj epoke nė fenė e shkencės, mora guximin njė ditė prej ditėsh, nė njė kafene tė lagjes "Kala" (Elbasan), t'i shpjegoj ringjalljen njė mikut tim shqiptaroamerikan, skeptik dhe poet, duke i bėrė njė paralele abuzive me klonimin. Sipas kėsaj pseudo-eskatologjie, robi nuk ka pse beson mė lehtė se ringjalljen, faktin se qimja bėhet tra (klonimi i shpjeguar popullorēe). Ose mė shqip akoma, nuk ke pse quan tė ēuditshme ringjalljen fetare sė dyti pas vdekjes, kur teknologjisė i mjafton pėr diē tė pėrafėrt veē njė thėrrmijė nga zbokthi yt mbi jakė, qoftė kjo jakė edhe nė muze dekada pas vdekjes. Gjallė a vdekur, fantashkenca nė veprim ta premton qė tani kopjen tėnde identike tė shumėfishuar X-herė, pafundėsisht-herė, qė ta prekėsh me dorė e vetė ta rritėsh veten, njė vete ėndrre nga ato qė vetėm tė ngjajnė e nuk tė binden, nuk i kontrolloke dot. (Duke u dridhur tė skuqur, imagjinoni qė tani njė zhgjėndėrr fajtore narcisizmi incestuoz.) Njeriu i ri triumfalisht po i sokėllin universit se mė nė fund ia doli me anė tė teknologjisė (lindjeve in vitro apo klonimit) ta divorcojė pėrfundimisht seksin nga lindshmėria, dhe se mė nė fund ndjenjat e pėrgjegjėsisė nė sektorin problematik tė seksit do tė zhvoshken pėrfundimisht. Si ca prometenj seksualė egoistė, por politikisht tė ndėrgjegjshėm pėr tė ardhmen e njerėzimit, do tė mund tė aplikonim nė vete sterilizimin e pėrhershėm pėr tė kaluar pastaj kohėn e lirė nė disiplina tė ndryshme sportive seksuale, pa ēarė kokėn fare pėr ndonjė incident apo efekt anėsor. Pa qenė nevoja tė imitojmė mė kangurin, kalamajtė (nuk di a do t'i quanim mė kėshtu) do t'i prodhonim nė seri, diku jashtė trupave tanė, duke pėrdorur thonjtė e prerė pas dushit. Sigurisht, nėse nuk do tė kishim filluar tė urrenim pėr vdekje veten. Apo sigurisht pasi tė kishim hedhur njė short kok-a-pil me partnerin, (femėr a mashkull, human apo jo, nuk ka mė ndonjė rėndėsi mospėrputhja ngjizėse), short pėr atė se kujt i takon fati tė kopjohet, tė pėrjetėsohet nė njė farė mėnyre. Sipas hartave genetike, tė depozituara nė banka publike tė dhėnash, hartuar sipas turli mikroskopėsh e makinerish biospiunazhi, do ta shihnim veten krejt lakuriq, me gjithė sėmundjet a trashėgueshme e pritshmėritė e mundshme pėr sėmundje, me gjithė difektet e anomalitė tona. Dhe kėshtu autoritetet mbase nuk do na jepnin leje tė gjithėve tė kopjoheshim, pėr tė parandaluar dhimbjen, tragjedinė e parakohshme apo shėmtinė, duke mbrojtur kėsisoj tė drejtat e njeriut tė palindur pėr tė pasur njė mendje tė shėndoshė nė njė trup tė shėndoshė nė njė shoqėri tė shėndoshė. Rreth shtėpisė sė ndonjė ēifti paraplegjikėsh qė i ka puqur bashkė horoskopi i solidaritetit, do tė organizoheshin demonstrata aktivistėsh e koncerte sensibilizuese tip Pavaroti me shokė", dhe pėrgjimi shtetėror 24 orėsh do tė garantonte qė difektozėt tė mos bėnin ndonjė proēkė duke nxjerrė tinėz pėr tek ndonjė laborator klandestin materialet biologjike tė dashurisė sė tyre. Laboratorėt pa licensė do tė sfidonin ēmimet e larta duke punuar pėr fukarenjtė me makineri tė vjetra a tė pėrshtatura psh nga ndonjė repart akulloresh apo i pastrimit kimik. Kurse ēdonjėrit para se tė hynte nė punė a tė kandidonte pėr nė ndonjė kat tė pushtetit, do t'i duhej tė paraqiste tė sakta patentat e laboratorit-maternitet ku ėshtė ngjizur, kopirajtet dhe tė drejta e tė barazlarguara imėt, ato vijėzat vertikale mbi shifra qė stampohen nė rrėzė tė ēdo malli. Por gjithsesi nostalgjikėt apo reaksionarėt qė nuk mungojnė nė tė tilla raste tė grupuar nė shoqata, klube a botime speciale e rezervate do tė ofronin metodat e vjetra, ato demodetė nėntė apo shtatėmujorshe tip "kam ngrėnė njė gamile", me njė ritėm nevrikosės mesjetar zhvillimi si tė ndonjė kompiuteri Pentium I, (a thua se s'kemi ndonjė punė tjetėr ndėrkaq), me tė marra mendėsh e tė vjella e dieta surrealiste e shpartallime muskujsh e gjak e lėngėtyrė qė aman-aman… Tė prishėsh linjat dhe karrierėn-larg qoftė… Po ama ashtu si preferojmė qumėshtin apo vezėt e kushtueshme tė katundarit (qė gjithsesi i bėn pula ose lopa), ashtu si preferojmė domatet e thjeshta tė bahēeve me diell e jo domatet "ēun-mamaje" tė serave, (top-modele me makiazh modifikuar me kirurgji estetike), po ashtu do na shkonte njė ditė goja lėng pėr ndonjė kalama tė bėrė vetė, safi, alla turka. Njė qė ėshtė tamam trup
gjak e temperaturė e jotja… Gjithė vėshtirėsia pėr kėtė ndodhet tek ca rrjetėza fatale peshku a merimange, ku kėnga nė modė e sirenave tė burgos nė mitet e rinisė sė pėrhershme dhe nė modele parajsash prej shkume sapuni tė kėnaqėsive sė momentit, nga ato qė mund t'i konsumosh edhe nė kėmbė si byrekėt e ēastit. Qė kur je fare i ri, ashtu si gozhdohesh pėrfundimisht me vathė kudo a me tatuazhe tė pashlyeshme dashurish tė lehta, ashtu si vendos tė stukosh trupin e fytyrėn me silikon, mund tė shkosh e t'i fusėsh pa e menduar gjatė njė vasoktemi apo sterilizim tė pėrhershėm, se kjo ndodh edhe nė kohėt tona tani, e jo mė nė qytetėrimin e ardhshėm tė klonimit. Gjithsesi ky shkrim u tregua tepėr optimist, dhe parashikoi jo vetėm suksesin e plotė tė klonimit njerėzor, por arriti tė shėrojė edhe SIDA-n, fantazma e tė cilės sillej nėpėr togfjalėshat e mij tė pakontrolluar seksualė, si komunizmi njėherė e njė kohė nėpėr Evropė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:50 pm

Inxhinieria gjenetike e vargut, ose si unė bėhem ti

"Ēuan Ēu nė ėndėrr u bė flutur
dhe flutura nė zgjim, u bė Ēuan Ēu
Li Bo"


Ervin Hatibi

Mė kujtohet, vite pėrpara se tė botohej Pela e Trojės, kur emri im figuronte nė listat e organeve kompetente pėr tė tjera arsye, paniku qė mė kapi kur dikush qė m'u prezantua si punonjės i SHIK-ut mė bllokoi rrugėn dhe mė ftoi t'i shkoja pas. "Unė jam i madh," mė deklaroi sapo u veēuam pak larg ecejakes sė kalimtarėve, dhe pėr tė mos mė lėnė pa dėgjuar edhe shpjegimin, tha edhe gjysmėn tjetėr tė fjalisė: "Sepse kam kuptuar qė ti je i madh". Njeriu, vėrtet punonjės i rėndėsishėm i sigurimit, ishte nė fakt krejt i pirė, megjithėse e mbante mirė, si edhe ishte lexues i vargjeve tė mia. Nė orėt e pakta tė lira, apo edhe gjatė orarit tė punės, nė ndjekje tė elementėve problematikė, tė diplomatėve, trafikantėve, misionarėve e opozitarėve, njeriu hapte nga pak edhe librin tim tė verdhė, dhe si pa kuptuar bėhej i madh; bėhej unė pa pikė modestie (!), vishte paruke flokėt e mi klinikė, nėn tė majtėn mėngė, pranė sqetullės sė zemrės i buiste pa u ndjerė tatuazhi im semitik vizėzi, kurse sytė i mbanin brenda ngjyrės jo tė tij, ose jo mė tė tij, njerėz e gjėsende tė dashura pėr tė, qė zhvendoseshin nė dizajne, mimika e koreografi tė propozuara nga unė, ndonėse vagullt.
Ngaqė filozofitė i kam mėsuar, ja kėshtu, mė shumė rrugėve, me persona tė mrekullueshėm qė mė mbinin si stalaktite mu pėrpara hundės, arrita tė kuptoj se mesazhet na ngrenė nė nivelin e tyre porsa i kuptojmė. Se sa rrimė aty, nė nivel, ėshtė puna jonė. Puna e mesazhit ėshtė tė na e japė njė dorė (mesazhi, nė kėtė rast, vargu). Kur lexon dhe kupton (nė kėtė rast shijon) vargje tė bukura vazhdimisht, mbetesh vazhdimisht ashtu, si i thonė, sipėr. Nė hava…
Por vargjet qė mė pėlqejnė mua, nė fakt nuk mė pėlqejnė edhe aq pėr mesazhin, sa pėr masazhin. Autori - nė rastin nė fjalė Telegrafi - merr kokėn time nė sqetull dhe me bef e kthen nga duhet - andej nga vitet e vėzhgimit i dėftejnė se fryn erė e mbarė imazhesh. Njė lloj sėrfi. Mbi dallgėt e lėvizshme tė fijeve herė-herė tė dukshme, kapur gafil midis objekteve…
E pluhurt nėpėr vjollcėn e pėlhurės,
Drita platitet dhe i jepet muzgut
Mbi tjegulla, nėn zėrat e fėmijėve
ose
Atė ditė
U shpalos lulja e saj,
Fryma e majit dhe nė bodrume
Dhe britma fėmijėsh nėpėr shkallė, dhe krahė
Leshtorė, tė shkathėt nė errėsirė
ose
Shtojzovallet janė nė shtegtim
Dhe plakat nė mindere
Dremisin
Dhe katundarėt janė tė verdhė
Dhe nuk marrin frymė, si speca.
ose
The knights are departed.
And their friends, the loitering squires
On donkeys mounted
Departed, have left behind no giants.
ose
dhe megi zbuloi njė guaskė kėngėtare
aq ėmbėl sa hallet i harroi fare,dhe
milli u miqėsua me njė yll tė dėbuar
qė rrezet i kishte pesė gishta tė pėrgjumur;
dhe mollin e ndoqi njė qenie e tmerrshme
qė rendte si vėngėr dhe poēa shpėrthente:dhe
mei erdhi nė shtėpi me njė gur tė lėmuar
tė vockėl sa bota dhe tė madh sa vetmuar.
Problemi im me vargun ėshtė se ai nuk mė le tė dal prej tij. Mbaroj me tė. "Unė - shqiptova - por nė fakt i referohesha agut tė ndritshėm", shkruante njė hebrejkė, e shkreta, para se tė vetėvritej. Kurse problemi me atė qė lexoj, ėshtė se unė i referohet vargut; jam ai, ose vargu ėshtė emri im, si edhe pas tij njė varg tė dhėnash tė tjera tė sakta mbi mua - datėlindja, pėrfshirė dhe emri i shkollės fillore, menuja e preferuar me gjellė dhe autorė: dua tė them, a nuk ėshtė jeta ime shpjegimi i asaj qė po lexoj (?).
(Shėn. i Autorit: Vargjet e mėsipėrme, shqip, aglisht, dhe pėrkthimi nė shqip nga anglishtja e Cummings, me kėtė renditje janė marrė nga libri Pela e Trojės i Ensard Telegrafit.)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:51 pm

Shpluhurosje e njė miti

Shenja tė revizionizmit historik nė vėshtrimet shqiptare pėr periudhėn osmane.



Ervin Hatibi
Pėrplasja midis Evropės sė krishterė dhe Islamit osman, shpesh ėshtė pėrqasur me ballafaqimin e ditėve tė sotme midis botės sė lirė dhe Bashkimit Sovjetik. Krahasimi nuk ėshtė I pavend. …Por kėtė pėrqasje nuk duhet ta teprojmė. Nė kėtė ballafaqim tė hershėm, ekzaltimi dhe dogmatizmi ishte I tė dy krahėve, dhe toleranca mė e madhe ishte nė anėn turke. Nė shekujt XV dhe XVI, lėvizja e refugjatėve- tė cilėt, sipas shprehjes brilante tė Leninit "votonin me kėmbėt e tyre"- ishte nga Perėndimi nė Lindje, dhe jo si sot nga Lindja nė Perėndim. Shpėrngulja e ēifutėve pėr nė Turqi, pėrzėnė nga Spanja nė 1492, ėshtė e mirėnjohur, por nė asnjė mėnyrė e vetmja. Tė tjera grupe refugjatėsh, tė krishterė disidentė tė persekutuar nga kishat predominuese tė vendeve tė tyre, ashtu si edhe ēifutė, gjenin strehė nė tokat osmane. Kur sundimit osman nė Evropė I erdhi fundi, kombet e krishtera tė cilat ata I kishin sunduar prej shekujsh ishin ende aty, me gjuhėt e tyre, kulturat, fetė e tyre, po ashtu, nė njė farė mėnyre, edhe me institucionet e tyre tė paprekura dhe tė gatshme tė rimerrnin egzistencė tė pavarur kombėtare. E njėjta nuk mund tė thuhet pėr ata muslimanė qė mbetėn pas sundimit turk nė Ballkan, apo pas sundimit maur nė Spanjė.
,"The Middle East", Bernard Lewis



Njė nga kontributet mė tė shėmtuara intelektuale tė shekullit tė kaluar nė Shqipėri, ėshtė padyshim edhe nxirosja e periudhės osmane tė historisė sė shqiptarėve, me ngjyrat e padiskutueshme tė njė barbarie. Duke ndjekur besnikėrisht gjurmėt zyrtare tė akademizmit ideologjik, u formua nė kulturėn popullore, me udhėheqjen e komisarėve tė letėrsisė dhe arteve, njė ide fikse e cila kėrkonte tek turku, turkoshaku, anadollaku, kriminelin e zi epshor, injorant me shpatė nė dorė. Nė pėrfytyrimtarinė popullore u koleksionua njė pavijon grotesk demonografie, me njė hierarki tė sė keqes qė kulmohej me Sulltanin, dhe vijonte me vezirė, sadrazemė, velinj, me shejhul islamė, dervishė, pashallarė e bejlerbejlerė- detyrimisht tė gjithė turq, si edhe demonė mė pak tė rėndėsishėm, se helbete shqiptarė, nė forma tė deformuara dhjamore bejlerėsh e agallarėsh e qehallarėsh, shėrbėtorė tė tė huajit. Shtrirė qė nėpėr faqe tė letėrsisė, nga ajo e klasit tė parė fare, nė kinematografinė e neorealizmit socialist, e deri tek retushimet e folklorit, ilustrimet e revistave tė fatosave e pionierėve, nuk do fare mundim pėr t'u parė se kjo sagė orientaliste, ishte nė fakt njė projektim nė kohėn e (pa)kryer I luftės sė klasave nė variantin e saj agrar shqiptar, I cili e shihte inxhinierinė social-politike tė Luftės sė Dytė si vendimtare pėr ndarjen simetrike e jashtėkohore tė shapit nga sheqeri. Kėshtu, nė tė njėjtin areal aleancash, vendin e pushtuesve italo-gjermanė do ta zenė turqit, nė rolin e njė lloj mbivlere imperialiste, njė lloj subvencioni nga jashtė, i cili u jep ballistėve e pasunarėve tė luftės sė dytė, rrjedhimisht edhe paraardhėsve tė tyre kolaboracionistė-bejlerėve dhe klerit, kapitalin ushtarako-ekonomik pėr tė sunduar mbi bujqit, ēifēinjtė e rajanė. Deformimi fizik I bashkėpunėtorėve tė turkut, mishėruar fonetikisht edhe nė damkėn e ėnjtur raciste "anadollak", si edhe nė epitetin "gjakprishur"-njė kompozitė e stilit arbėresho-naimian e cila lundroi me vite nė gojėt emfatike tė patriotizmės kinematografike e letrare-tregojnė haptas frymėzimin shterp rilindas pėr kombin e zgjedhur pellazg, ilirian, arian, (frymėzim) I cili rrjedhimisht sheh nė "tradhėtinė" ndaj kombit tė shenjtė pasoja tė njė sėmundje hormonale, tė njė lloj degjenerimi gjenetik-klasor. Sfondin mistik qė justifikon kėtė procedim jorealist e joshkencor, e ofron ajo ēka atėherė cekej vetėm shkarazi; fakti qė bashkėpunėtorėt bejlerė tė turkut kishin tradhėtuar edhe fenė e vėrtetė, mund t'I kishte bėrė ata pre tė zemėrimit tė njė zoti tė krishterė, I cili I kishte katandisur ashtu, nė derexhenė stilizuese tė realizmit socialist. Sot, e ēliruar nga prangat marksiste e enveriste, krijimtaria me temė "antiturke-nė-fakt-antiislame" merr frymė lirshėm, lulėzon nė kimikatet e skaduara tė mashtrimit historik. Nė suplementin e saj tė ditės sė djelė, gazeta "55" para pak kohėsh na ofron njė tregim tė piktorit tė mirėnjohur M. Velo, tė cilit pėrveē publicistikės dhe tashmė tregimtarisė, nuk I ka mbetur veēse ta shprehė edhe nė bojėra uji alergjinė e vet ndaj muslimanėve. Tregimi, nė skenėn e njė burgu komunist, gati fokusohet nė vuajtjet e njė tė dėnuari musliman, I cili shprehet se po vuan nė lėkurėn e vet krimet qė ka bėrė gjyshi I tij, bashkėpunėtor I turkut, kundėr komitėve bullgarė… Mė tej personazhi-rrėfimtar, tė cilin nė njė pėrqindje mjaft tė lartė na duhet ta barazojmė me autorin, shpreh habi sesi policėt, ndonėse katolikė, janė kaq mizorė. Si vallė e pajtojnė dhunėn qė ushtrojnė, me besėn e Krishtit, sepse sa pėr eprorėt e tyre muslimanė…ata tek e fundit janė muslimanė, dhe kėshtu sipas autorit, nuk mund tė mos jenė tjetėr veēse monstra. Pas animimit artistik tė tezės sė pėrhapur prej vitesh, sipas tė cilės, regjimi komunist ka qenė njė qeverisje prej "eprorėsh-jo rastėsisht- muslimanė", provohet, pa ndonjė sukses, tė jepet nė formė aksiome se muslimanėt janė njė skotė barbare dhe e pamėshirshme, e cila jo vetėm kaq por na paska infektuar edhe katolikėt me mizorinė e vet. Autori harron se ndoshta e vetmja fjalė qė kemi ne shqiptarėt nė gjuhėn e pėrditshme pėr tė shprehur keqardhje, mėshirė dhe kėrkesė pėr pėrmbajtje para dhunės, ėshtė fjala "gjynah", njė fjalė arabe, e mbjellė kėtu prej turkut.
Nė kundėrshtim me faktin historik pėr kahjen kronologjike tė qytetėrimit, pėr dimensionin nga ku lindėn fetė, mitet e shkencat, u mėtua se Lindja, Islami, Azia, Anadolli, shkretėtira dhe esmerėt ishin djepi I tė keqes qė na kishte kapluar neve … shqiptarėve (kupto: tė bardhėve, perėndimorėve, tė krishterėve, evropianėve). I gjithė ky shtrembėrim I fakteve nė kohė tė diktaturės, mendoj se shėrbente pėr tė forcuar mitin pėr popullin e veēantė shqiptar, njė popull liridashės I cili kishte zgjedhur tė mos ishte kurrė pushtues, por, si I vogėl, gjithnjė qėllonte tė pushtohej, e kėshtu i shtypur prej shekujsh, kishte formuar njė ndėrgjegje "klasore" pėr tė bėrė revolucionin kundėr atyre qė kishte sipėr- tė huajt dhe tė pasurit vendas. Teorikisht I binte qė shumica e shqiptarėve, tė ishin edhe tė varfėr (tė mirė) edhe muslimanė (tė kėqinj, se me fenė e pushtuesit), e kėshtu me rregull treshi Islami si fe dhe ideologji e armikut, duhet tė ishte imponuar me dhunė e presion ekonomik. Dhe sipas rrjedhojės ideo-logjike, shqiptarėt tė pėrmbytur nga supershteti I urryer osman thjesht kishin mbajtur frymėn nėn ujė pėr njė gjysėm tė mirė mijėvjeēari, nė njė lloj rezistence jobashkėpunuese, nė njė lloj agjėrimi gandian antiimperialist.
Ėshtė gjithė kjo parapėrgatitje masive, e cila justifikon frymėn kundėrislame nė shoqėri. Sigurisht, njė fe pushtuesish, e imponuar me shpatė nė dorė, nėn presionin e bukės (taksa e xhizjes sė famshme), nuk ka sesi pėrthyhet nė ndėrgjegjje pėrveēse si njė aksident kolosal e mbarėpopullor, njė gabim pėr t'u korrigjuar njė orė e mė parė, tashmė nė kushtet e lirisė. Ateizmi administrativ I Enver Hoxhės, receptohet thjesht si njė ngrirje, si njė pezullim pesėdhjetėvjeēar I korrigjimit tė gabimit.
Nė kohėt e hyrjes sė Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike, hija e turkut si psikozė, arriti, nė mėnyrė krejt qesharake tė bėnte tė besueshme dhe tė aktivizonte lloj-lloj frikėrash e sajesash nė sektorė tė ndryshėm tė shoqėrisė. Ndonėse nė njė regjim parlamentar demokratik, tė varur gati totalisht nga ndihmat e huaja perėndimore dhe nga politikat e institucioneve ndėrkombėtare, ideja e ushqyer me vite pėr natyrėn e dhunshme e imponuese tė Islamit, ilustruar bollshėm nė turkun, ofroi rrėnjėt dhe bėri qė tė pranohej si e mundshme fantazia pėr ngritjen e ndonjė Stalingradi islamik mu nė gji tė Evropės. Ndėrsa diskutoja pėr Islamin nė vitin '93 me njė poet e intelektual tė njohur, nuk ishte nevoja pėr asnjė referencė kuranore apo kulturore, sepse bashkėbiseduesi kishte zgjedhur tė debatonte pėr vlefshmėrinė e Islamit me shpifjen sipas tė cilės arabėt do tė ndėrtonin njė xhami madhėshtore nė Rubik, dhe pasi tė privatizonin minierat, nė njė formė tepėr origjinale tė xhizjes, nuk do tė pranonin nė punė asnjė minator katolik pa hyrė mė parė nė xhami… (Ndėrkaq nė Arabinė Saudite e tė tjera vende tė Gjirit punojnė qindra e mijėra emigrantė tė varfėr tė krishterė, e bile edhe hindusė, budistė e sikhė, pa qenė kusht, si nė ndonjė vend evropian, qė tė ndryshojnė fenė. ) Apo tipike ėshtė edhe zhurma mediatike e atyre viteve se njė milion ferexhe po prisnin gati nė garderobat e fondamentalizmit pėr tė mbuluar gratė dhe vajzat shqiptare.
Nuk ėshtė nevoja tė pėrsėrisim ato qė janė evidentuar edhe nė shkrime tė mėparshme, duke ricituar emblema tė tilla nėpėr tituj gazetash tė mėdha shqiptare "Muslimanėt shqiptarė, pasardhės tė haremeve tė sulltanit", apo "Kaq e aq fshatarė tė aksh zone, braktisėn fenė e pushtuesit e u kthyen nė fenė e tė parėve".
Megjithatė, tanimė vėmė re, si nė mjediset akademike, ashtu edhe nė ato kulturore e mediatike, tė fryjė njė puhizė ndėrgjegjėsimi dhe serioziteti nė rivlerėsimin e historisė komplekse tė epokės osmane, tė marrdhėnieve tė shqiptarėve me shtetin osman. Nė dritėn e fakteve tė bujshme historike lexuar nė tekste autoritative dhe tė realitetin e pakontestueshėm, qė mund tė vėrehet "me sy tė lirė" edhe nga joprofesionistėt, ka shenja se kultura shqiptare po reagon dhe po pranon nė strukturat e veta rileximet historike pėr periudhėn osmane, njė proces ky qė do dėshiroja ta quanim revizionizėm. Ndonėse termi ėshtė ca problematik, jo pėr origjinėn e vet (post)marksiste, sesa pėr ngjyresėn qė ka marrė nė lidhje me rivlerėsimin e fashizmit nė Itali, Japoni, Gjermani etj. apo me mohimin e Holokaustit nga qarqet negacioniste antisemite, ne po e pėrdorim nė pėrqasje me fenomenin e "historianėve tė rinj" izraelitė, tė cilėt u emėrtuan si "revizionistė", pasi ēmontuan mitet zyrtare pėrmbi "largimin vullnetar tė palestinezėve nga trojet e veta", duke argumentuar se eksodi I 1948-s ishte njė pėrzėnie e dhunshme. Tendencėn kulturore, qė do pėrpiqem ta ilustroj mė poshtė, nuk mund ta emėrtoj ndryshe veēse si "revizionizėm", me dijen se termi ka njė traditė pėrdorimi politik dhe shqetėsues. Sepse, dihet, shenjat e normalizimit dhe tė seriozitetit shkencor mbi epokėn nė fjalė, ende shkaktojnė "skandal" nė rradhėt e tė painformuarve e sidomos nė rradhėt e fanatikėve apo fondamentalistėve antimuslimanė. Ata e kuptojnė se po u rrėnove shpėrdorimet historike mbi "pėrbindėshin osman", u gropose njėherėsh edhe bazėn mė tė fortė qė kanė pėr tė sulmuar identitetin islam nė Shqipėri…
Pėr tė vijuar, le tė bėjmė njė pėrmbledhje elokuente tė asaj qė ėshtė thėnė gabim, dhe tė asaj si do rithėnė e vėrteta, duke shfrytėzuar citime nga "bibla" kontroversiale e revizionizmit historik shqiptar, analiza "Skicė e mendimit politik shqiptar" tė H.Ferrajt, nė tė cilėn nė fakt spektri revizionues prek hapėsira shumė mė tė gjėra se vetėm periudha osmane.
Tezat e historiografisė zyrtare shqiptare sipas dr. Ferraj kėmbėngulin se : "pushtimi osman I Shqipėrisė ka frenuar zhvillimin e shqiptarėve nė rrugėn evro-perėndimore si rrugė mė e pėrparuar; sistemi politiko-shoqėror; sistemi politiko-shoqėror aziatik osman ka qenė mė I prapambetur, ka qenė barbar nė krahasim me ato evro-perėndimore (nė studimet e historiografisė zyrtare shqiptare termi "barbar" …pėrdoret vetėm pėr sundimtarėt osmanė dhe sistemin e tyre politik, ekonomik e kulturor dhe jo pėr sundues tė tjerė si pash. Ata bizantinė, sllavė etj…-footnote e H.F.); osmanėt kanė ushtruar presion pėr asimilimin etnik tė shqiptarėve; argument I presionit asimilues ėshtė islamizimi I dhunshėm; argument I islamizimit tė dhunshėm ėshtė taksa e veēantė pėr jomyslimanėt, xhizja." (fq. 50 botimi I 1998,"Koha.")
Nė formė pak mė tė gjatė do tė japim edhe pėrgjigjen e autorit ndaj tezave, qė na duket se puthitet mirė me logjikėn e pastaj (meqė logjika nuk ėshtė aspak vendimtare nė rikrijimin e tablove historike) do tė japim mė nė fund edhe referenca nė natyrė dokumentash e faktesh, me njė pjesė tė tė cilave do tė provojmė edhe dukuritė mė tė fundit "revizioniste" nė kulturėn tonė . Nė faqen 58-59 tė "Skicė…" lexojmė: "Dobėsia e hipotezės e cila e paraqet Perandorinė Osmane si "tė egėr". "barbare", me prirje tė fortė asimiluese etj., qėndron nė faktin se nuk mund tė shpjegojė bindshėm se, pse shqiptarėt u integruan aq shumė nė Perandorinė Osmane nė qoftė se ajo u keqėsoi gjendjen e pėrgjithshme tė tyre? Pse te shqiptarėt xhizja ishte presion I mjaftueshėm pėr ndėrrimin e fesė, ndėrsa tek popujt e tjerė jo?… Pse nuk u ushtrua dhunė islamizuese mbi popujt e tjerė por vetėm mbi shqiptarėt? A kishte Perandoria osmane ndonjė arsye tė posaēme pėr tė ushtruar dhunė mbi shqiptarėt ndryshe nga popujt e tjerė?… si e siguroi qetėsinė dhe qėndrueshmėrinė disashekullore dhe pothuaj sundimin e botės Perandoria Osmane? Si ėshtė e mundur qė "vendi mė I prapambetur I Evropės" ėshtė njėkohėsisht fuqia mė e madhe e botės? A ėshtė historike teza se qytetėrimi evropian ka qenė qytetėrimi mė I pėrparuar nė tė gjithė kohėrat, ndėrsa Perandoria Osmane ishte e prapambetur sepse ishte "aziatike"? Nė qoftė se Perandoria Osmane ka qenė gjithnjė mė e prapambetur se Evropa, atėherė ē'kuptim ka teza se nga fundi I shekullit XVIII e kėtej, si rezultat I zhvillimit tė revolucionit industrial nė Evropėn Perėndimore, Perandoria Osmane mbeti prapa saj? A ėshtė historike tė shtrihet gjendja e saj e dy shekujve tė fundit edhe nė gjithė shekujt e mėparshėm tė ekzistencės sė saj? etj. etj"
Mė pas autori pasi citon njė numėr personalitetesh, disa tė njohur edhe pėr lexuesin shqiptar, si O. Baj, F. Engels ("pozita e e rajasė nė sistemin osman ishte mė e mirė se e bujkrobėrve nė vendet evropiane"), F.Noli ("Turqit erdhėn nė Evropė si ēlirimtarė tė bujkrobėrve dhe tė klasave tė shtypura... Kjo shpjegon… sesi arritėn tė krijojnė njė perandori tė madhe brenda njė kohe aq tė shkurtėr."), S.Rizaj (Perandoria Osmane kishte sistemin juridik mė demokratik tė kohės). Si pėr tė dashur t'I japė fund nė mėnyrė tė pakthyeshme debatit, Ferraj nė fq. 61 thotė se shumica e historianėve profesionistė tashmė I pėrdorin pa referenca teza tė tilla pėr karakterin liberal, joasimilues tė politikave osmane.
Establishmenti kulturor nuk I pranon tezat e Ferrajt nė pėrgjithėsi, dhe pėr ato tė marrėdhėnieve shqiptaro-osmane nė veēanti, ka patur reagime tė posaēme. Kurse orvatje tė tjera revizioniste, si pėrmbledhja studimore "Rreth pėrhapjes sė Islamit ndėr shqiptarėt" (Klub Drita Kulturore, Shkodėr 1997) me kontribute nga autoritete si Sherif Delvina, Ferid Duka etj, apo edhe punimet me tė njėjtėn kahje nga Nexhat Ibrahimi apo Ali M. Basha, janė rrethuar me mospėrmendje gati tė plotė dhe kanė marrė njė status klandestiniteti. Prirjet e reja politike siē I lexojmė nė ridimensionimin mė tė fundit tė pozicionimeve shqiptare nė korridorin amerikan Turqi-Greqi, janė njė nga shtysat madhore qė bėnė kohėt e fundit ridaljen e vrullshme nė dritė tė tezave rivlerėsuese. Ėshtė edhe njė shtysė tjetėr, besoj, me karakter emocional: dėshmitė pėr pozitat dhe statusin tepėr tė lartė tė shqiptarėve nė perandorinė osmane, japin njė farė konforti nostalgjik e ngushėllues pėrballė rrėnimit qė pėrfaqėsojmė prej kaq shumė kohėsh..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:51 pm

Pėr tė nisur, si e do adeti, me njė klasifikim piramidal, nga shembujt prej botės sė institucioneve shtetėrore tė kulturės, pėr tė zbritur mė tej nė ato joshtetėrore, dokumentojmė fillimisht ngjyrat e zbutjes nė parathėnien shoqėruese qė Dr. Shaban Sinani, drejtor I Pėrgjithshėm I Arkivave tė Shqipėrisė, I bėn librit "Katalogu I dorėshkrimeve osmane nė arkivat e Shqipėrisė.", botuar turqisht-anglisht-shqip nė Ankara (Vini re!) Nė deklarimin e tij profesional, sidomos nė sensin politik tė fjalės, kryearkivistit I rezulton se nė bazė tė provave tė shkruara, tė cilat I kanė patur nė dorė edhe parardhėsit e tij, do thėnė se "…Porta e Lartė disa herė ka ndaluar me urdhra tė drejtpėrdrejtė cėnimin e pronės sė tė krishterėve dhe tė institucioneve tė kultit. Dėshmi tė tilla janė prova qė mund tė ndikojnė pėr tė relativizuar disa pėrfundime tė cilat pėr hir tė njė tradicionalizmi, ende vlerėsohen si jashtė diskutimit, nė lidhje me procesin dhe format e ndikimit tė perandorisė nė strukturėn demo-fetare tė Rumelisė…"(Katalogu I dorėshkrimeve …, fq XXIX, Ankara 2001.) (Gjithashtu botuar edhe nė "Njeriu", pėrmbledhje e materialeve tė sesionit shkencor tė Tarikateve Islamike tė Shqipėrisė dhe Kosvės, Eurorilindja, maj 2002.) Autori, tepėr I ndėrgjegjshėm pėr rolin prej akullthyesi, pėrdor shprehjen "mund tė ndikojnė pėr tė relativizuar" kur I referohet dėshmive arkivore, tė cilat ndonėse me rolin e vet madhor nė drejtshkrimin e historisė, ende janė tė pafuqishme para "tradicionalizmit tė padiskutueshėm", tabusė sė moēme zyrtare. Se edhe sikur historianėt e teksthartuesit tanė ta vėnė dorėn nė zemėr e tė rithonė nė kor tė vėrtetat e reja, tabu tė tilla nuk rrėnohen dot vetėm nė korridore arkivash apo salla bibliotekash a konferencash. Lufta me to bėhet nėpėr sheshe ku njerėzia blen gazetėn, nėpėr kafenetė ku shqiptarėt shpalosin ekzistencėn, nėpėr …..
Nė 28 prill tė kėtij viti, me titull "Njė ferman pėr gruan e Sali pashės", gazeta "Koha Jonė" boton nėn tabelėn "speciale" njė dosier pėr fermanet sulltanore tė arkivave shqiptare. Janė 48 fermane tė tillė. Ndėr kėta citojmė: ferman I sulltanit pėr kishėn e Delvinės; ferman-vendim I Patriarkanės pėr manastirin e Shėn Mėrisė qė tė mbesė I pavarur; ferman I sulltanit pėr tė mos ndėrhyrė nė kishėn e Kamenės; ferman pėr mbrojtjen e pyjeve… (Krahaso fermanin i fundit ekologjik me shprehjen e njohur herbicide "Ku shkel turku nuk mbin bar"…)
Autori I artikullit qė mban edhe titullin e dosierit, gazetari I njohur Fiqiri Sejdiaj, kur komenton fermane tė tillė, si ai pėr ruajtjen pronave tė kishės nė Delvinė, pėr riparimin e padrejtėsive nė vjeljen e taksave ndaj tė krishterėve tė Elbasanit apo pėr pėr rindėrtimin e kishės sė Shėn Harallambit nė Sarandė, do tė shkruajė: "Natyrisht po tė gjykohen nė kohė, tė tilla fermane kanė brenda edhe anėn e tyre propagandistike, mirėpo gjithsesi, nė fund tė fundit ato tregojnė frymėn tolerante ndaj etnive e religjioneve jomyslimane. Porta e Lartė dhe Sulltani kanė qenė tė kujdesshėm ndja nėnshtetasve tė saj, qofshin myslimanė, katolikė, ortodoksė apo bektashinj. Ajo I ka trajtuar tė gjithė, si qytetarė tė barabartė, tė paktėn nė dukje. Ky ekuilibėr ndaj religjioneve, popujve, kombėsive dhe etnive tė ndryshme e mbajti nė kėmbė kėtė perandori pėr 500 vjet. Kur ky ekuilibėr u prish, atėherė u shemb edhe vetė perandoria. Kėta fermanė, tė cilėt s'janė tė paktė, tregojnė qėndrimin e perandorisė ndaj fesė, faltoreve dhe gjaurėve (tė krishterėve.) …fermanėt origjinalė qė kemi nė dispozicion tregojnė se Porta e Lartė ka ndaluar me urdhėr cėnimin e pronės tė tė krishterėve. …ka ndaluar keqtrajtimin e tyre dhe tė institucioneve fetare. Mendimi tradicional I cili shpesh herė nuk pranon diskutime mbi "masat shtrėnguese" tė Portės sė Lartė mbi ndryshimin e fesė nė kėtė pjesė tė Rumelisė duhet rishikuar." (Koha Jonė,28 prill 2002.)
Ėshtė njė tendencė e vjetėr nė historiografinė manikeiste komentimi satanizues e mosbesues I fakteve, I cili rreket tė na mėsojė se kur "tė kėqinjtė" bėjnė veprime tė mira, nuk I bėjnė pėr arsyet e afishuara, por detyruar nga frika apo nga ndonjė interes tjetėr I tyre; nė tė kundėrtėn, pse vallė do tė ishin tė kėqinj… Kėshtu edhe Sejdiaj, mbase duke e marrė pėr pak ēaste si tė mirėqenė se Sulltani ėshtė thjesht ai despoti oriental "siē e dijmė tė gjithė", e fillon analizėn e vet me cilėsimin se fermane tė tilla kanė edhe anėn e tyre "propagandistike", pa ofruar ndonjė dokument qė provon hamendjen e tij. Por ky vėshtrim, ėshtė mbase "gjoba" e detyrueshme qė gjithkush duhet tė paguajė kur flet pėr turkun e shqiptarėve. Nė rastin nė fjalė, gjoba, hedhja e dyshimit mbi sinqeritetin e fermaneve e mbi karakterin e tyre rutinor, mund tė formėsohet pavullnetshėm nga paragjykimet e "tradicionalizmit", por edhe nga pėrdorimi I diplomacisė sė tipit "shaje pak atė qė do ta lėvdosh, qė tė bėhesh mė I besueshėm", frytdhėnėse si taktikė nė njė territor kulturor ku qeveris "diktatura e tradicionalizmit". E rėndėsishme ėshtė se mė pas Sejdiaj nė artikullin e tij ndriēues, vijon me rreshta absolutisht ikonoklastė dhe shkon deri sa tė kėrkojė rishikimin e historisė.
Nėn titullin "Robėri apo bashkėqeverisje?", revista "Klan" e datės 7 korrik tė kėtij viti, boton njė opinion nga Blendi Fevziu, I cili sipas dijes sime, ėshtė mbase I pari tekst qė I ofron lexuesit tė gjerė njė rezyme revizioniste tė historisė tonė osmane, mu nė sheshin festiv "Skėnderbej" tė publicistikės shqiptare. Me njė linjė lirike, e cila ėshtė karakteristikė pėr publicistikėn e autorit, shkrimi ngroh njė ndjenjė tė paemėrtueshme vetėm me njė fjalė, tė tėrheqjes reciproke dhe vijushmėrisė emocionale midis shqiptarėve dhe turqve. Autorit thotė se merr shkas pėr tė vėnė re tė pėrbashkėtat dhe frymėn e veēantė qė ekziston midis dy kombeve nga entuziazmi I pazakontė spontan I tiranasve, qė festonin me flamuj njė fitore tė ekipit kombėtar turk tė futbollit, dhe gjithashtu nga familjarizimi I tij me mjedisin gjatė njė sezoni pushimesh nė Turqi,. " …I bindur se pushtuesit jo gjithnjė lenė ato gjurmė tėrheqje dhe dashurie tek ata qė kanė pushtuar…" Fevziu pyet: "Si shpjegohet kjo tėrheqje fatale… dhe ky pasion I ēuditshėm ndaj njė populli qė nė tė gjitha tekstet e historisė sė Shqipėrisė konsiderohet pushtuesi ynė 500 vjeēar?" Pėr t'iu pėrgjigjur kėsaj, mė pas do tė futet tangent nė librat e historisė, pėr tė rishkruar vetė njė tė tillė tė formatit tė vogėl. Fevziut nėpėr lexime I del se "Turqit kishin kaluar kufinjtė e principatave shqiptare nė shekullin XIV, tė thirrur nga vetė sundimtarėt shqiptarė." Pėr t'u bėrė "pjesė e luftrave tona tė brendshme…" Mė pas, periudhėn qė njihet thjesht si e pushtimit, autori do ta pėrshkruajė si kohė kur shqiptarėt "Qenė transferuar nga tokat e tyre tė ashpra nė perėndim tė perandorisė dhe qenė bėrė sundimtarė tė shkėlqyer tė saj. Kishin ditur tė shkėlqenin mbi tė gjithė, tė fitonin besimin e sulltanėve dhe shumė herė tė bėheshin mė tė fuqishėm se ata vetė." Duke nisur njė seri pyetjesh tepėr tė bezdisshme pėr veshėt e dogmatikėve me temė vetėdijen e shqiptarėve pėr pėrkatėsinė nė shtetin osman, pasi rendit emra tė bujshėm kryeministrash e drejtuesish madhorė shqiptarė tė shtetit osman, pasi pėrmend me rradhė aradhėn e figurave tė shquara tė pėrlindjes kombėtare shqiptare qė kanė gėzuar atribute tė larta edhe nė administratėn osmane, Fevziu konkludon se pėr tė titulluar marrėdhėniet shqiptaro-osmane "…fjala pushtim nuk ishte mė e gjetura"; sepse " …vėshtirė tė besosh se njė komb pushtues I ka dhėnė nė histori robėrve tė tij mė shumė pushtet se sa ka pasur edhe vetė." Edhe pėr Fevziun, sigurisht argumentet pėr kėto punė "kanė qenė tė retushuara ndjeshėm."
Fevziu nė shkrimin e vet, pėrdor edhe elementė ilustrues nga libri "Kujtime" I Eqerem bej Vlorės, botuar kėtė vit, I cili ndonėse shkruar jo me pretendimin pėr tė rishkruar ndonjė version "tjetėr" tė historisė, prapė ofron me bollėk material historik, nga I cili mund tė nxirren pėrfundime "joortodokse". Por gjithsesi, Blendi Fevziu ka shfrytėzuar vetėm atmosferė prej kujtimeve tė beut erudit, kėtij dėshmitari tė kateve mė tė larta dhe tė trojeve mė tė largėta tė Perandorisė; atmosferė piktoreske shqiptarėsh qė I gjen tė sundojnė "nėpėr vise tė largėt e shpesh tė harruar tė Perandorisė", hapėsira toke "shumė mė tė mėdha se tė katėr vilajetet qė pėrbėnin vendin e tyre tė origjinės", duke qeverisur nė modelin e Sulltanit apo tė 25 kryeministrave osmanė shqiptarė. Fevziut I ka bėrė pėrshtypje aty guvernatori shqiptar I Libanit (jo Vaso Pasha), I ulur nė njė pallat mbretėror, nė shoqėrinė e njė luani tė zbutur Persie, kujtim nga koha kur kishte qenė guvernator nė ato vise… pamje tė rralla romantike si kjo, bashkė me vizione tė njė pushteti e roli qė nuk e kemi mė nė kėtė fytyrė dheu, janė imazhe qė duket se kanė nisur tė mėsyjnė kėto kohė, ndonėse ende pa arritur tė zėvendėsojnė krejtėsisht gjuhėn e vjetėr me turq pushtues. Kėto vizione, tė idealizuara, luajnė njė rol terapeutik nė kėto momente hiē tė volitshme pėr pozitėn e shqiptarėve, siē ishte edhe momenti I bllokimit kriminal nė kufi tė emigrantėve shqiptarė qė riktheheshin nė punė pas pushimeve tė tyre nė atdhe. Pėrballė indiferencės "pasivo-agresive" tė doganave greke, mijėra shqiptarė nė njė karvan kilometrik makinash pėrjetuan ditėt e fundgushtit tė 2002 njė situatė mesjetare rrethimi nė kėshtjellė, me mungesa nė higjenė e ushqim e kushte tė tjera elementare, me epidemitė qė u vėrtiteshin mbi kokė. Gjithė Shqipėria u ndje e fyer, dhe media u bė mukoza qė e pėrēoi thekshėm kėtė lloj ndjeshmėrie. Nė kėtė klimė tė pėrjetuar si fyerje kombėtare, mė datė 22 gusht "Koha Jonė" boton editorialin "Hakmarrja e rajave", nga Edmond Arizaj. Editoriali nuk aludon, por haptas vendos se "Janė gati 300 vjet, pėr tė mos thėnė 500, qė grekėt kanė qenė raja tė shqiptarėve." "Shqiptarėt kanė qenė pėr shumė kohė pashallarėt e vilajeteve tė Greqisė…teksa ishin mė tė preferuarir e perandorisė osmane." Prandaj shqiptarėt "duhet tė paguajnė pėr stėrgjyshėrit e tyre qė I kthyen stėrgjyshėrit grekė nė raja." Dhe "Fatkeqėsia ėshtė se stėrnipėrit shqiptarė nuk e kanė mė gjakun e tė parėve. Grekėt po."
Intelektuali dhe shkrimtari I madh Ismail Kadare diku porosiste qė tė ruhemi nga nostalgjia osmane. Vite mė parė kjo mė ngjante absurde, sepse nuk mendoja kurrė se puna do tė shkonte qė tė vinte kjo lloj situate, ku romantika e vetėidentifikimit, do ta spostonte veten nga ilirėt e Teutės dhe arbėrit e Skėnderbeut, tek… pashallarėt shqiptarė me luanė persie, qė qeverisin Libanin e Greqinė, apo thjesht njė nga perandoritė mė tė mėdha tė tė gjitha kohėrave… Edhe historia jonė me osmanėt siē duket qenka e destinuar tė plotėsojė ciklin e denigrimit, glorifikimit e mė nė fund, tė rivlerėsimit objektiv.
Duke mos qenė aspak historian apo diēka e pėrafėrt me kėtė, nuk dua tė bie nė kurthin e leximeve selektive tė historisė, dhe as tė vė dorėn nė zjarr se e vėrteta jonė me osmanėt ėshtė negativi I asaj ē'ėshtė thėnė deri dje, apo njė variant simetrik I pėrmbysur I saj. Unė besoj se shteti teokratik osman, gjithsesi I ka patur tė kufizuara prej ligjit tė shenjtė islam mundėsitė pėr dhunė nė fe apo pėr racizėm pėrjashtues, dhe kėshtu, edhe duke u bazuar nė autorė tė ndryshėm, kam krijuar mendimin tim sa I pėrket osmanėve, islamizimit tė shqiptarėve dhe rolit tė tyre nė Perandorinė Osmane. Por gjithsesi fjalėn e fundit duhet ta thonė historianėt e paanshėm e tė ēliruar, verdiktin e tė cilėve nėse ėshtė shkencor, do tė mė duhet ta besoj me njė pėrgjegjėsi "fetare", pa komplekse.
Nė antologjinė e vogėl tė njė prirje tė re tė shfaqur me nė publik, thjesht shtoj edhe njė zė tjetėr qė bėn thirrje pėr rilexim tė historisė, pėr hir tė drejtėsisė dhe tė vėrtetės-nė rastin mė tė mirė, dhe nė rastin mė tė keq, le tė lexohet edhe ky artikull si njė provokim tjetėr revizionist qė ka nevojė pėr pėrgjigje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:51 pm

Kėrkohet njė mjekėr pėr "Armikun Kombėtar"


Ervin Hatibi

Pasi ra edhe perdja e fundit e tymit tė rrėnojave trishtuese amerikane, qartėsia po bėhet gjithnjė e mė e madhe. Arrijmė tė shohim tashmė si ishim, si jemi. Sa larg a afėr njėri-tjetrit me fatkeqėsinė nė mes. Ne, familja e bijve tė Adamit.
"A nuk ishte edhe ai njė shpirt?" tha Muhamedi a.s. Profeti im, kur u pyet pse trishtohej tek kalonte afėr funerali I njė hebreu. Ndėrsa e kishin mohuar dhe gjakosur me gurė rrugėve tė Taifit, nuk kėrkoi hakmarrje, por u lut dhe shpresoi se nga pasardhėsit e atij brezi tė paditur do tė dilnin njerėz qė do adhuronin Allahun.
Por kėto nuk I di gjithkush, Nuk I di psh. njė pedagog shqiptar, I njohur I vjetėr, I cili tė nesėrmen e atentateve, pasi u sigurua nė rrugė se nuk e shihte njeri, mė pėrshėndeti nga larg me njė shtrėngim tė ulur grushti, shenjė e cila nė shumė kultura tregon pėrgėzim dhe njė lloj kėnaqėsie qė shijohet nė grup… (E njėjta shenjė e beftė gėzimi qė njė gazetar I RAI-t tregoi po tė nesėrmen e atentateve, kur korrespondentėt e Lindjes e lajmėronin pėr shpėrthime tė fuqishme nė Kabul…) Pedagogu, njė burrė qė ka inate tė vjetra me Amerikėn, nuk e njeh fare fenė time; ai thjesht ėshtė I bindur se tek unė dhe tek mjekrra ime ka partnerė pėr tė ndarė hallvėn makabre tė njė feste vdekjeje. Nga larg, gjesti I tij futbollistik mė erdh' krejt si grusht stomakut.
Me tė njėjtin paragjykim provokativ, edhe media shqiptare mėsyu xhamitė dhe institucionet islamike pėr tė dhunuar kė tė gjente pėrpara. Pyetja shtruar besimtarėve: "ēfarė mendoni pėr aktet terroriste nė Shtetet e Bashkuara?" parapret nė fakt veē dy lloj pėrgjigjesh. Ndėrkaq qė ēdo njeri normal e di se pėr kėtė lloj pyetjeje mund tė ketė vetėm njė lloj pėrgjigjeje; e pyetjet qė kanė vetėm njė pėrgjigje, ti thjeshtė nuk mund t'I bėsh... Por njė injorancė mbase e pashėrueshme, apo njė dashakeqėsi e deleguar, I bėn gjithsesi tė ta vendosin tytėn e mikrofonit nė fyt dhe tė tė thonė: je me kriminelėt a me viktimat?
Nė tė njėjtėn linjė mendimi pastaj nė darkė, mėsohesh tė shohėsh nė TV, se sa normale ėshtė qė ndėrsa flitet pėr terror, kjo tė ilustrohet me pamje normale minaresh, njerėzish normalė qė falen normalisht… njerėzish me mjekėrr!
Fara ėshtė hedhur; urrejtja ėshtė kanalizuar: Nė tė nesėrmet e para tė atentatit, nė rrugė sheh veten tė fyhesh si asnjėherė gjatė jetės tėnde mė parė. Njerėz me gazeta nė dorė qė tė shigjetojnė me gisht, me sy tė ndezur, me gojė tė hidhur…
Qėndisur me stigmėn e dukshme tė pakicės, ecėn me mjekėrr dhe anonimat nėpėr rrugėt e qytetit tėnd tė kolonizuar me urrejtje dhe nė gjoks detyrimisht tė grumbullohet urrejtje, por mė tepėr trishtim. Nuk mundesh tė sqarosh asgjė; djalosh njėzet e diēka vjeēar qė nuk e ke besuar kurrė se do ta jetosh njė ditė historinė, se edhe hebrenjtė ishin njerėz si ti me yllin prej cope qepur dukshėm nė fat. Si njė kėshtjellė e rrethuar, a si njė anije qė digjet, braktiset shenja e grupit; ēdo tė nesėrme pas atentateve; djelmosha kokėulur faqeplagosur dalin nga dyert e xhamive; kanė hequr mjekrrėn njerėzore, pėr tė veshur maskėn urbane tė tė qenit "tribalisht korrekt", tė tė qenit "ne" dhe jo "ata".( Dy vajza qė I njoh, motra, tė pėrjashtuara vite me rradhė nga e drejta pėr tė vazhduar shkollėn pėr shkak tė mbulesės fetare, pikėrisht kėto ditė hoqėn mbulesėn nga koka. Kishin bėrė durim nė kohė paqje, por tani ėshtė vėrtet ndryshe.) Njė mekanizėm, I frikshėm nė pėrsosmėrinė e vet, ėshtė vėnė nė lėvizje. Kultura e timonuar dhe informacioni I tillė me anė tė magjisė pavlloviane tė pėrsėritjes sė klishesė sė rrezikshme kanė veēuar tek njerėzia tė njėjtin reagim. I sheh tė sinkronizojnė lėvizjet dhe qėndrimet popullata tė tėra rreth teje: tė njohur dhe tė panjohur, tė afėrm dhe tė largėt, tė dashur e jo tė dashur, gra dhe burra, tė rinj dhe tė vjetėr, besimtarė dhe jobesimtarė. Njė kult I vėrtetė qė fokuson rreth mjekrrės tė pranuar masivisht si atavizėm evolucionar nė Sizifin e pėrditshėm tė luftės shfarrosėse me veten pėrballė me brisk nė dorė, (idenė pėr hypje-zdrypje nė njė majė mali tė shumėzuar me ty, ta forcon edhe mė bora e industrisė sė shkumės.) Pastaj kemi rrėnjosjen spartane, mė gjerė greko-romake-fashiste, pėrftuar nga ushtria dhe ballafaqimi me forcat e rendit, qė automatikisht e kthen mjekrrėn nė antonim me rregullin, rendin, pastėrtinė dhe kėshtu barazim me margjinėn, tė ndaluarėn, irracionalen. Ki parasysh edhe lejfenizmin. Gjithashtu ngjyresat e bollshme nga letėrsia e detyrueshme shkollore pėr sakrifica tė frikshme (lexo ēmenduri) murgėrore, mistikė mesjetare lindore tendencioze (Rasputini?) plus sulltanat. Plus tridhjetė e ca vjet propagandė pėr radikalizėm dhe terrorizėm islamik qė nga revolucioni iranian me rekuizitėn e vet mjekėrrore nė rubrika, dosierė, reportazhe, filma, romane, zhargon, lojra kompjuteri … E gjitha kjo nxjerr dhunshėm kokė, duke ēarė hipokrizinė e respektit pėr diversitetin, nė ēaste kritike e sidomos nė katastrofa gjithėtronditėse si kjo e fundit, ku implikohesh njėheri me monumentalizmin nė simbole dhe numerikė. Pastaj vėrtetė ėshtė e pafalshme pėr njeriun e thjeshtė nėse mes gjithė kėsaj nuk ve nė shėnjestėr njeriun me mjekėrr, sidomos kur siē thamė mediat ilustrojnė lirshėm retorikėn pėr terrorin me pamje minaresh e besimtarėsh me mjekrra. Kur edhe burra shtetesh tė mėdha, flasin pėr "kryqėzatė" "kundėr tė keqes" apo pėrplasje a "epėrsi" me qytetėrimin islam, dhe mė pas nėn breshėr reagimesh shpejtojnė tė vėnė pikat mbi I-tė qė nuk egzistojnė duke sqaruar se nuk kanė gjė me Islamin apo muslimanėt. Por njerėzit e thjeshtė e morėn mesazhin. E mbase vėrtet nuk kanė gjė me muslimanėt: nė rrugėt e Amerikės vritet tjetri vetėm se ka mjekėrr, pa qenė detyrimisht musliman. Ėshtė rasti I njė indiani tė besimit sikh vrarė nė njė pikė karburanti, dhe raste tė tjera goditjesh tė sikhėve edhe gjetkė nė botė, (feja e tyre u kėrkon mbajtjen e mjekrrės) denoncuar si raste dhune urrejtėse lidhur me atentatet. Vėrtet, edhe pa mjekėrr e pa Islam, furia hakmarrėse e injorancės sė kultivuar gjithashtu kėto ditė vrau edhe njė tė krishterė egjiptian pėr fajin e mjaftueshėm se po mbante nė lėkurė shenjėn e tė qenit arab nė kohėn dhe vendin jo tė duhur.
Ata qė kanė bėrė krimin nė fakt nuk janė disa idjotė tė mjerė patriotikė qė mund edhe t'I zėrė policia. Kriminelėt janė ata qė pėrgatitėn tabelėn e qitjes me lexime tė shtrembėruara tė ngjarjeve, duke akuzuar drejtpėrdrejtė apo tėrthor thelbin e fesė islame si kriminal dhe qindra milionė muslimanė si pėrbindėsha tė mundshėm. Janė ata qė vite me rradhė definuan "islamik" terrorizmin, kur ky nuk ėshtė atribut fetar, dhe definuan sipas interesit lėvizjet ēlirimtare tė popujve herė "terrorizėm" e herė "luftė pėr liri". I gjen edhe tek ne, injorantė apo sadistė qė duke bėrė si specialistė tradhėtojnė reputacionin nė faqet e para tė gazetave tona mė tė mėdha, kur shkruajnė se muslimanėt I falen pesė herė nė ditė Muhamedit (!!!), kur duan ta paraqesin devocionin islamik nė profile kamikaxesh, apo japin tė dhėna pėr "vendet arabe si Irani (!!!), Egjipti etj", duke shpikur talibanė dhe baza terroriste nė Shqipėri, apo duke sugjestionuar me termin "xhihad". (Kjo fjalė nė gjuhėn arabe, tregon pėrpjekje , sakrificė. Nė traditėn islamike "xhihad I madh" tregon pėrpjekjen pėr tė luftuar egon, qė tė zbutet dhe tė pėrsoset e tė pėrkulet mė nė fund para madhėrisė sė Zotit. Kurse "xhihad I vogėl" ėshtė e njėjta pėrpjekje e spostuar jashtė vetes kundėr padrejtėsive dhe tiranisė derisa gjithė madhėshtia nė tokė t'I takojė vetėm Zotit. Por kjo absolutisht nuk ėshtė interpretuar 1400 vjet rresht si vrasje civilėsh, apo si terror "hedh gurin fsheh dorėn", por kur ka marrė forma tė pashmangshme luftarake, ka qenė ose mbrotjeje tė ligjshme, ose problem I fushės sė marrėdhėnijeve ndėrkombėtare; ēėshtje ministrish, traktatesh, ambasadorėsh e jo pirateri anarkiste kundėr tė pafajshmėve. Nė njė bisedė nė njė televizion me njė gazetar tė respektuar, koncepti qė u pėrftua nga fjala ime e gjatė dhe natyrisht e redaktuar, u fokusua tek "xhihadi I Ramazanit", tek pėrpjekja qė besimtari bėn me veten pėr tė treguar se jeton pa ngrėnė e pa pirė, po jo pa Zotin. Meqė disa e kanė vėnė nė dyshim kėtė lexim timin pėr xhihadin, po jap pa redaktim fjalėn e ministrit britanik tė shtetit pėr Zyrėn e Jashtme dhe tė Komonuelthit nė vitin 1999, z. Derek Fatchett : "Ajo ēka ata (shumė njerėz nė Perėndim shėn. im) kanė nevojė tė njohin ėshtė se ekziston njė xhihad I madh- jo njė luftė e shenjtė kundėr tė pabesėve, por njė pėrpjekje pėrbrenda njeriut pėr tė qenė I ndershėm dhe I drejtė. Dhe Ramazani ėshtė koha kur Kurani I Shenjtė I thėrret besimtarėt tė meditojnė mbi kėtė pėrpjekje." ( dėrguar pėr "Jordan Times", 18 Janar 1999)
Duke veēuar bukur faktin se ndonėse me njė "ēetė profetėsh" tė pėrbashkėt me traditėn judeo-krishtere, tekstet islamike nuk e kanė pėrfshirė kurrė historinė e kreshnikut Samson, studiuesi britanik Abdal-Hakim Murad (ish- Timothy Winter) fshin edhe tė fundmin spekullim teologjik qė mund tė akuzojė mendėsinė muslimane pėr pėrligjje tė "akteve heroike vetvrasėse". Bėhet fjalė pra pėr tregimin biblik, dramatizuar nga Noli ynė me mjekėrr, me trimin Samson I cili I zėnė rob tek filistinėt, shembi shtyllat e tempullit pagan, dhe "rrėmbeu me vete, nė vdekje, mė shumė filistinė sesa kishte vrarė gjatė tėrė jetės sė tij." Fuqinė e vet titanike, Samsoni e kishte tek flokėt (kam pėrshtypjen se tek "Israelitė dhe filistinė" Noli ka shtuar edhe mjekrrėn.) Po prapė, nuk ka dyshim se rrėzimi I ndėrtesave dhe vrasja e tė pafajshmėve, sot nuk ėshtė punė qimesh dhe nuk ėshtė punė besimtarėsh me mjekėrr, apo edhe pa mjekėrr; mjafton vetėm tė kenė kuptuar vėrtetė ēfarė ėshtė mjekrra. Se mjekrra ėshtė paqė me Zotin duke mos prishur atė (mjekrrėn) qė Ai krijoi me mirėsi; ėshtė paqė me veten, duke mos u kacafytur pėrditė para pasqyrės nė njė koreografi vetvrasjeje me thikė nė fyt; ėshtė paqe me ata njerėz qė duan paqe, tė cilėve kėshtu u dhuron mundėsinė tė tė identifikojnė, tė tė pėrkufizojnė, tė ta dijnė kufirin… U jep njė dije pėr veten tėnde, e cila sipas natyrės qė ka dija, u jep edhe njė minimum pushteti njerėzve mbi ty, tė cilin s'ta fal kushdo sot, I fortifikuar pas kamuflazhit tė (pamjes sė) rastit, sipas leverdisė: herė zyrtar, herė sportiv, herė serioz e herė agresiv. Jep mundėsi pėr policinė nė aeroporte apo tė tjera porta ta lokalizojė shpejt rrezikun dhe tė bjerė rehat ndėrkaq qė njėfarė Timothy (tjetėr ky, qė nuk arriti tė bėhej musliman, si Timothy mė lart), bjond dhe pa mjekėrr hedh nė erė ndėrtesa federale nė Oklahoma.
Pėrveē Heroit Kombėtar, Poetit Kombėtar, dhe lekut kombėtar (poeti, heroi plus Budin, Nolin dhe dy variantet e dymijlekshit me Ismail Qemalin) ca shqiptarė duan tė bėjnė me mjekėrr edhe Armikun Kombėtar.
Mediat dhe "specialistėt" vazhdojnė tė pjellin rrugėve vezė qose tė urrejtjes, korba tė rinj pėr njė qiell mishngrėnės ballkanik.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:52 pm

Nėn peshėn e ekranit politik

Ervin Hatibi

Iluzioni i informimit

Nė bazė tė anketave tė besueshme, populli qė grumbullohet mė masivisht rreth ekranit tė televizorit (kėsaj vatre moderne me njė zjarr pa tym) janė tė varfrit. Sa mė shumė tė shtohet sėra dhe sa mė lart tė ngrihet ashensori social, aq mė shumė nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė shkon kjo me orėt qė kalohen pėrpara ekranit. Sigurisht. Tė pasurit nuk kanė kohė tė kalojnė pėrpara televizorit, pėr arsyen e thjeshtė se ata janė... brenda tij. Se janė ata qė i bėjnė ngjarjet, jetėn mondane e politikėn, ata qė personifikohen e pėrjetėsohen nė filmat dhe spektaklet qė finacojnė sipas midesė e interesave tė veta. Dhe nė njė ditė ende 24 orėshe, nuk mund tė gjejnė kohė tė shpenzojnė para ekranit, njė kohė qė do t'ia vidhnin bėrjes sė lekut apo bėrjes sė qejfit. Kurse tė varfrit, ngaqė nuk bėjnė dot qejf "prej vėrteti" e aventura, janė tė detyruar qė me njė kosto tė lirė tė energjisė elektrike, tė rrijnė e tė kundrojnė gojėhapur deri vonė, deri sa shuhet, zjarrin qė s'ngroh tė ekraneve...

Pėrveē varfėrisė, ka edhe nja dy arsye tė tjera pėr tė parė televizor, njėra mė e dobėt se tjetra. Njėra nga kėto ėshtė qė tė informohesh dhe tjetra qė tė kulturohesh.

Mė interesanti ndėr kėta sebepe televizive ėshtė informimi. Informimi pėrmes ekranit, me figura, tė jep pėrshtypjen shtypėse se e pe krejt tė vėrtetėn aēik; ajo po lėvizte e gjallonte gjysėm metri larg hundės tėnde.

Informimi pėrmes mediave, sipas pėrkufizimeve tashmė klasike, i bie tė jetė pushteti i katėrt, mjeti vendimitar me tė cilin njerėzia kontrollon dhe gjykon funksionimin e tre pushteteve tė tjerė-legjislativit, ekzekutivit, gjyqėsorit- duke u bėrė kėshtu teorikisht mė i fuqishmi pushtet pėr demokracinė. Por tek ne dukshėm ky pushtet ėshtė pushtuar, pushtėruar, poshtėruar, dhe si rrjedhojė edhe demokracia ku jetojmė ėshtė e tillė, nė tė njėjtėn masė trefishe. Ashpėr? Hiē fare! Vėshtroni sesi qytetarit realiteti i serviret nga media tė ngritura me paratė e kapitalistėve tė politikės, pasunarėve tė rinj monopolistė e kontrabandistė qė pėrdorėn shtetin si gomone, nga njė media qė financohet nė mėnyrė selektive me para reklamash nga qeveria (pėrshėndes ish-kryeministrin Meksi i cili kėrkoi tė marrė fund kjo praktikė, nėpėrmjet botimit tė njė gazete tė qeverisė); media qė furnizohet me opinione e opinionistė nga shėrbimi sekret. Prandaj edhe informimi ėshtė i destinuar tė degjenerojė nė propagandė a publicitet. Shartimi i biznesit, politikės dhe medias rezulton thjeshtė me njė lloj bashkėkohor diktature, ku robi i shkretė ka iluzionin politik se zgjedh dhe njeh kur nė fakt e vėrteta ėshtė bėrė thjesht mediatike, e pėrgatitur enkas pėr tė. Sigurisht, mashtrimi mė i lehtė ėshtė me shkronjėn, nė shtypin e shkruar, por efektin mė tė fuqishėm dizinformimi e merr kur bėhet me figura dhe zė. Fokusimi i detajit nė dėm tė tėrėsisė, fragmentizimi, pėrsėritja e shfrenuar e imazhit tė volitshėm dhe errėsimi i atij problematik, ngritja nga hiēi dhe zmadhimi i ndonjė personazhi apo ngjarjeje nė dėm tė njė pale mė tė merituar personazhesh a ngjarjesh... tė gjitha kėto bashkė nė atė qė quhet me pafajėsi lajm, informim.

Duke u pjekur midis territoresh tė pakontrollueshme urbane dhe institucionesh gati hermetike, fruti i vėrtetės reale ėshtė gati i pakapshėm pėr masat, dhe prandaj ne kemi paguar mediat tė shkojnė dhe ta vjelin atje pėr ne, e ato pasi e shtrydhin dhe pėrpunojnė, na e japin ta pijmė nėn ambalazhe shumėngjyrėshe, duke na u betuar se ajo ēka po pijmė ėshtė 100% natyrale, pa konservues, pa prezervativė, pa ngjyrues kimikė...

Dėfrimi banal me politikėn

Mirė apo keq, tė mė ndjejė demokracia, kam zgjedhur tė bėhem ai shqiptari i mesėm cinik e i vetmuar, qė e sheh haptas se politika e madhe jona, ėshtė thjeshtė njė rimorkjo qė merr kthesa pa finesė lidhur pas njė fuoristrade me targa tė huaja, kurse ajo e vogla, politika me tė brendshme, ėshtė bėrė "kush ngre pallatin mė tė lartė, kush fut mė shumė kushėrinj doganierė a badigardė"... Njė strukturė pazarllėqesh tribale-karikaturė e Besėlidhjes sė Lezhės- ku bihet dakord pėr aleatėt, klientėt dhe armiqtė e rradhės, si edhe ku sajohen togfjalėshat e rinj tė propagandės pėr t'i bėrė ballė shmangieve publike tė momentit nga demokracia, premtimet e vjetra dhe burrėria.

Nė vend tė votės, (njė institucion qė ia kemi arritur ta bėjmė qesharak) tashmė njė shqiptar si unė pėrdor telekomandėn. Nga njė stacion nė tjetrin i jap mbėshtetjen time fytyrave gazndjellėse tė garipave tė politikės, tė cilat na ofrohen nė pozat e tyre mė kinematografike, qė citohen nė frazat e tyre mė anekdotike, nė shkujdesjet e tyre mė alkoolike. E gjitha kjo mundėsuar me kamerat dhe mikrofonėt e poseduar prej duarsh tė njoma ish-kamarierėsh, qė tani kanė marrė peng redaksitė e ndritshme tė televizioneve tona. Emisioni mė i ndershėm politik, ėshtė sigurisht "Diskolajmet" e fundjavės, prej tė talentuarit Shkurti nė Tv-Klan, ku nė ndryshim me banalitetin dhe shkujdesjen djaloshare nė edicionet e lajmeve apo ato tė analizave, fokusimet groteske tė njerėzve tė pushtetshėm, janė tė justifikuara qė nė fillim me titullin dhe zhanrin e emisionit. Dhe gjithsesi, aty komentet e abstragimet, pėrmes kopsitjes me batuta prej filmave tė realizmit socialist, japin definicionin dhe shijen e vėrtetė tė kastės sonė politike nė aventurat e saj tė pėrjavshme. Tė pėrvajshme.

Por kohėt e fundit, siē ėshtė vėnė re edhe nga tė tjerė kolegė, nė trendin mė tė fundit tė liberalizimit mediatik tė jetės politike, njė kulturė e keqe protagonizmi, e nisur qė me transmetimet maratonė tė diskutimeve parlamentare, ka filluar tė rishfaqet edhe mė bruto nė etjen perverse pėr tė transmetuar nė televizion debate tė nxehta politike tė niveleve tė larta. KPD-ja, plenumi i Tiranės (Edi Rama versus demokratėt nė kėshillin bashkiak), debati mbi SHIK. Nė dallim nga uniformiteti provincial i mediokritetit nėpėr transmetimet e diskutimeve parlamentare, ritmi dhe temperatura janė tė garantuara nė llojin e fundit tė debateve. Nė njė Shqipėri pa yje, nė njė Shqipėri ku intelektualėt, shkrimtarėt, kėngėtarėt dhe aktorėt pa filma e pa teatėr thėrriten nėn armė nga politika sa herė ka nevojė ajo, detyrimisht qė telenovelat narciziste tė yjeve do tė detyrohen t'i luajnė politikanėt. Ata kanė dalė nga ekranet e dritareve-ikona tė benzave tė blinduar, ku tendosen me seriozitet kanonik, pėr t'iu dhuruar popullit nė TV me gjithė mimikėn e tyre molieriane, gjestikulacionet, testikulacionet, kollarot firmato, zhargonet surrogato dhe hieroglifet kuptimplote me tymin e duhanit. Tė ardhur nė politikė pėrgjithsisht nga mjedise universitare apo (gjysėm-)akademike, politikanėt tanė, ish-nxėnės tė shkėlqyer dhe ish-sekretarė rinie, duket qė ende e vuajnė atė kompleksin e vjetėr tė tė qenit "ēun i mirė". Dhe kėshtu nuk humbin rastin pėr t'u dukur sa mė maēo, sa mė tė hidhėt, sa mė vulgarė para kamerave, pas tė cilave dyshojnė se i gjithė populli shqiptar pėrbėhet nga skafistė dhe blegtorė vetmitarė, tė gatshėm t'i pranojnė si tė barabartė mes tė barabartėve nėpėr tavolinat e lira tė burrėrimit populist ballkano-mesdhetar.

Duke e shqyer mė katėrsh parimin e mirėinformimit dhe tė gjithėpjesėmarrjes, transmetime tė tilla minimaliste, shkojnė pėrtej transparencės politike dhe zgjerimit tė korridoreve midis elitės dhe popullit, pushtetit dhe qytetarėve zgjedhės. Mė tepėr ato i ngjajnė njė versioni shqiptar tė spektaklit tė tele-realitetit "The Big Brother" ("Vėllai i madh", i njohur tek ne pėrmes versionit italian "Il grande fratello.") Ėshtė pra ai spektakli, ku ēuna e goca tė reja, vetėngujohen nė njė shtėpi tė supervrojtuar nga kamerat, tė cilat i japin publikut mishngrėnės tė gjitha detajet e jetės sė tyre ditore; tė ushqyerit, llomotitjet, flirtet, zėnkat, pėrgjumjet...gjithēka qė mund t'i ndodhė robit. Hiq vetėm pjesėn e mirėfilltė tė marrėdhėnieve seksuale, (megjithėse nė ndonjė vend, janė pėrfshirė edhe ato). Tashmė nuk ka rėndėsi ēfarė thua-rėndėsi ka si e thua. Nuk ka tė mirė dhe tė kėqinj-ka vetėm simpatikė dhe jo simpatikė. Dhe tamam si nė "Big Brother", duke supozuar se janė tė pavrojtuar e midis shokėsh, politikanėt tanė po e lirojnė fare gojėn nėpėr ekrane, dhe tė mos na pėrmendė kush eksperiencat e botės, fjala vjen ato amerikane, ku debati politik televiziv ka krijuar shkollė. Kėta tanėt, i lejojnė vetes lloj-lloj llafi nė publik, e kjo punė u kalon fare pa gjobė, nė ndryshim nga vendet nga ku marrim shembuj. Ėshtė njė lloj sindrome e quajtur Tourette (psikologėt tė mė korrigjojnė) e cila pėrkufizon (mes tė tjerash) gjendjen e njeriut i cili nuk mund tė frenojė dot shtrėngimin e brendshėm pėr tė thėnė llafe tė pista. Televizionet tona, nė emėr tė tė qenit si gjithė bota (cila botė mor aman!?), kanė bėrė tė zakonshėm pėrdorimin e fjalėve tė ndyta orė e pa orė, vend e pa vend, duke u kthyer nė laboratorė tė traumatikės postdiktatoriale, ku njerėz tė frustruar tė moshave tė mesme vjellin gjithė edukimin puritan tė Enver Hoxhės. Ajo qė nė fillim nisi si shaka nga disa humoristė pa karakter, njė herė me aludime erotike e fjalė dykuptimėshe, pastaj me eufemizma mė tė trasha, tashmė ka kaluar nė bėrtitje dhe afishim me gojėn plot tė fjalorit mė tė ulėt nėpėr spektakle e emisione nė orėt mė tė ndjekura. Ky marifet ekstremizoi shijet e shikuesve, dhe rrjedhimisht u huazua edhe nga politika, nė doza mė diplomatike, gjithė duke shfrytėzuar pėr hesap tė karizmės personale normalizimin qė rrethon tashmė banalitetin dhe vulgaren nėpėr media. Kemi parė spektakle dhe emisione nė kanalet serioze evropiane, tė paktėn nė ato tė Italisė e Francės, dhe nuk ka qėlluar asnjėherė t'i dėgjojmė troē disa llafe qė kumbojnė pa tė keq nė ekranet tona homologe. Njerėzit tanė po harrojnė se tė bėsh humor dhe tė jesh inteligjent, nuk ėshtė e domosdoshme tė qelbėsh gojėn.

Pėr t'i bėrė ballė kėsaj sėmundje tė medias dhe tė kulturės politike, duket se nuk ka asnjė zgjidhje tjetėr, veē stėrvitjes sė ndonjė duzine personazhesh tredimensionalė, figura midis Avni Rustemit dhe doktor Arqilesė, qė tė ndėrhyjnė nė skenė me njė spec djegės nė dorė pėr t'ua pėrzhitur buzėt sa herė shqiptojnė llafe tė kėqia adoleshentėve tanė publikė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:52 pm

Jepi Zotit ēfarė i pėrket Zotit, dhe Cezarit ēfarė i pėrket atij.

(Shkrim pėr disa pėrzierje tė punėrave tė fesė ndėr shqiptarėt sot)



Ervin Hatibi

Gjatė gjithė dekadės sė fundit kemi mundur tė shohim gati nė krejt hapėsirėn shqiptare lehtėsinė me tė cilėn diskutohet pėr fenė. Nė kėtė diskutim pėrfshihet gjithkushi, si tė ishte diskutimi njė pishinė publike, nė katėr cepat e sė cilės hidhen zhurmshėm kalamaj parashkollorė; (jo se dijnė tė notojnė, por zbatojnė parimin e vjetėr qė thotė "pa u futur nė ujė, nuk e mėson notin"…);(…plus qė edhe pishina e diskutimit ėshtė vetė e cekėt, e ta lejon amatorizmin, e nė kėtė mėnyrė edhe protagonizmin). Tė gjithė mund tė bėjnė si kampionė oqeanikė nė kėtė terren ujėpak, dhe bile, meqė nuk ėshtė rėnė ende dakord as pėr termat e garės, tė katėr anėt e diskutimit janė edhe cak edhe fillim edhe fund edhe mes i tij… Fajin pėr kėtė tollovi pėr sė pari e ka dobėsia e mirėnjohur e hoxhallarėve dhe priftėrinjtve tanė, tė cilėt vetė nuk po i thellojnė pėrmasat e diskutimit dhe nuk po caktojnė qartas dhe dukshėm limitet.


Nė pėrgjithėsi, nė diskutimet publike tė dekadės sė fundit, jofetarėt qė kanė patur monopolin e kėtij diskutimi, haptas kanė guxuar tė identifikojnė tė keqen e kombit me fenė. Pėrjashto nga jofetarėt vetėm ateistėt e ndershėm fondamentalistė, (tė cilėt nė esencė nuk pajtohen me aspektin joracional tė fesė), pjesa tjetėr e tyre nuk pajtohet me aspektin jonacional qė kanė esencialisht besimet fetare. Kjo sipas tyre na pengon unitetin, sė kėndejmi edhe prosperitetin. Kėshtu, meqė projekti "feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria" pėrveēse si metaforė patriotike e njė konteksti tė caktuar historik nuk pati fatin tė marrė formėn e ndonjė sinkretizmi tė vėrtetė religjioz, atėherė jofetarėt kanė rendur tė zgjedhin nė mėnyrė kriminale njėrėn prej feve, nė kurriz tė tjetrės, si pėrfaqėsuese tė pėrbashkėt tė projekteve nacionale. Tė mos i largohemi idesė qė thashė mė lart, se ata vėrtet kanė identifikuar, njė palė Islamin e njė palė krishterimin, me tė keqen e kombit. Ata qė thanė se muslimanėt kanė fenė e pushtuesit, apo se ekzistenca e tyre na ndan nga Evropa dhe zhvillimi, a nuk ia kanė arritur me sukses ta portretizojnė Islamin si tė keq pėr shqiptarėt? Ata qė kanė mbėshtetur se shqiptarėt janė bėrė muslimanė duke shpėtuar shqiptarinė nga krishterimi qė ua rrezikonte, a nuk kanė fyer vallė kėshtu fenė e tė krishterėve shqiptarė, (qė kanė mbetur tė krishterė e shqiptarė edhe sot e kėsaj dite)? Nė kėtė diskutim jofetar mbi fetė, argumenti shterues pse Islami "ėshtė i mirė" pėr ne, qėndron nė faktin se ai na mundėsoi tė mbetemi shqiptarė nė njė det ortodoks sllavo-grek, kurse argumenti paralel pse krishterimi pėr ne "ėshtė i mirė" lidhet me faktin se kjo ėshtė feja e Perėndimit tė fuqishėm dhe tė qytetėruar.

Misionarėt e parė tė krishtėrimit ndėr shqiptarėt, sigurisht pėrmendnin Perėndinė dhe jo Perėndimin, ashtu si edhe imamėt e dervishėt qė thėrrisnin popullin nė Islam, kur flitnin pėr parajsėn, nuk kishin ndėrmend ndonjė utopi tokėsore nacionaliste tė Shqipėrisė sė Madhe… Ama sot, zėdhėnėsit e palinēensuar tė tė dyja feve i kanė tokėzuar e privatizuar qėllimet e shenjta. Tė grumbulluar njė palė rreth diskursit pseudofetar tė integritetit kombėtar, e pala tjetėr rreth njė tjetri (diskurs pseudofetar po aq bosh) tė integrimit ndėrkombėtar, tentojnė tė zyrtarizojnė midis shoqėrisė tonė monumente monstruoze tė fesė sė politizuar e instrumentalizuar, tė ngritura mė dukshėm se minaret dhe kėmbanoret. Personazhe tė tillė janė vetė tashmė priftahoxhė tė feve gjeopolitikisht korrekte, pasi i kanė shmangur nga loja besimtarėt apo njerėzit e fesė me ca marifete futbollistike mbi terrenet tepėr delikate tė religjiozes, ku si minimum duhen hequr kėpucėt me baltė para se tė shkelėsh. Atyre, besimtarėt a njerėzit e fesė u duhen thjeshtė si njė element nė dekorin e reputacionit, apo mė keq, vjen dita e mund t'u duhen edhe si mburoja njerėzore.

Territori i besimit, i ndjeshėm ndaj alkimisė sė retorikave dhe emocionalizimeve grupuese, ka rezultuar frytdhėnės pėr t'u pėrdorur prej politikės dhe biznesit. Ashtu si nė fshatrat e varfėr tė Jugut shqiptar, ku pėrtej kallinjve tė misrit maskohet kanabisi, pa u fshehur dot, edhe politikanėt e tregtarėt kėrkojnė tė pėrdorin arat e mbjella tė fesė pėr punėt e tyre. Simbolika fetare e gatshme pėr t'u propozuar si flamur betejash apo si logo produktesh; grupimi fetar i gatshėm pėr t'u servirur nė konflikte si ushtar apo si blerės-konsumator nė marketing … Tė korrat janė tė shumta, por korrėsit mė tė shumtė… Nėse prijėsit fetarė nuk flasin haptas pėr fenė si fe, nėse nuk e dallojnė haptas grigjėn e tyre, por bėjnė "hesape elektorale" me numrin e besimtarėve duke e lėnė evaziv perimetrin identifikues tė xhamisė a kishės, tė hapur edhe pėr ata qė nuk e besojnė Zotin, (a thua se Zoti ka nevojė pėr njerėzit e jo e kundėrta), apo nėse u vjen ėmbėl kur njerėz a grupe tė fuqishme jofetare bėhen artikulues tė interesave fetare, atėherė tė mos u vijė hidhur nėse nesėr e gjitha kjo prodhon pėrfshirje tė paparamenduara nė konflikte apo pėrēarje interesash nė shoqėri. Tė cilat kaq pak kanė lidhje me fenė. Nė kohėn kur dekomunistizimi i shoqėrisė shqiptare ėshtė njė proces qė megjithėse pėrpėlitet, ka hyrė nė njė rrjedhė, ėshtė tashmė detyrė e ēdo besimtari shqiptar tė nisė e tė kontribuojė edhe pėr de-ateizimin e fesė, pėrzėnien me ceremoni tė tregtarėve nga tempulli, flakjen tej tė gjithė mbishtresave koniukturale interesaxhije jashtėfetare prej ambientit dhe diskursit fetar. Qė feja t'i kthehet vėrtet Zotit, qė tė mos tallen mė me tė, qė tė mos ta akuzojnė mė se ėshtė njė sajesė narko-politike e kastave tė larta, pėr tė pėrmbajtur nėnshtruar tė ultat…


Pėrveē rastit kur debati publik mbi kryesinė e Kishės Orthodokse Autoqefale Shqiptare u dominua brutalisht nga njerėz jofetarė tė traditės joortodokse, duhet thėnė se bashkėsia dhe feja absolutisht mė e abuzuar dhe sulmuar tek ne ėshtė ajo e muslimanėve. Ėshtė fakt i njohur nga tė gjithė, se pėrherė muslimanėt shqiptarė goditen pėr faje tė supozuara tė njerėzve tė tjerė (psh. pėr faj tė turkut qė na pushtoi gjysėmmijėvjeēari mė parė, apo pėr faj tė arabėve qė hedhin bomba nėpėr botė.) Mendimtarė dhe figura tė njohura e mė pak tė njohura, nuk kanė ngurruar tė ftojnė shqiptarėt haptas tė divorcohen me… veten e tyre, tė kthejnė fenė dhe gunėn nga fryn era, dhe tė arrijnė kėshtu Perėndimin, meqė edhe era pėr andej frynka. Kanė tallur, stigmatizuar apo pėrpjekur tė fshehin traditėn dhe kontributin e muslimanėve shqiptarė, janė shėrbyer nė retorikėn e vet me racizėm, ksenofobi orientaliste e fashiste; dhe e gjitha kjo jo nėpėr fletushka tė nėndheshme si traktet famėkeqe tė Kosovės, jo nė site interneti tė ndaluara, por krejt haptas e krenarisht nė tubime e botime tė respektuara… Sipas mendimit tim, sidomos nė Shqipėri, kur hapja nėnkuptoi edhe hapje tė xhamive, retorika demonizuese dhe pėrjashtuese ndaj Islamit, mėshonte mė tepėr tek prevencioni pėrmes sulmit, duke bėrė lidhje midis elementėve tė parė tė rishfaqjes sė Islamit nė publik, me legjendat e eksperiencės nėn turkun, apo me paralelet me terrorizmin ndėrkombėtar pėr tė nėnvizuar nė tė gjitha rastet dhunėn, obskurantizmin. Sot, pas mė se njė dekade, kur listėn e grupmoshave nėpėr xhami gjithnjė e mė tepėr po e mbizotėron rinia, nuk bėhet mė fjalė qė retorika islamofobe tė jetė e tipit ērrėnjosės si nė fillim, por ka marrė tashmė karakter krasitės dhe frenues. Po ata mendimtarė qė deri dje e shihnin islamizimin e shqiptarėve si njė aksident historik, si njė gabim pėr t'u korrigjuar, si njė devijancė qė i kishte ndodhur popullit tonė gjatė fazės sė vet "pubertive", po tė njėjtėt mendimtarė i gjen sot duke mbrojtur "islamin tradicional shqiptar" nga tendencat e huaja pėr radikalizim dhe arabizim. Pa delikatesė, muslimanėve tė sotėm shqiptarė u thuhet se pėr ne, si njė popull joreligjoz (!?), pranimi i Islamit ka qenė administrativ dhe strategjik, dhe kėshtu duhet tė mbesė, se prishet tradita. Duke shpikur njė "islam shqiptar" ku nėnkuptohet kryesisht mungesa e ritualeve tė dukshme dhe e aktivizmit shoqėror, kjo krijesė mitologjike i kundėrvihet "islamit tė arabizuar", pra shembullit tė njė pjese tė besimtarėve praktikantė, e cila pa shkelur asnjėlloj ligji tė shtetit apo tė fesė, pėlqen njė stil "alternativ" jetese nė sjellje, veshje, ushqim, argėtim etj. Stil i cili nė fakt ėshtė jo thjesht mė afėr traditės shqiptare, por nė shumicėn e rasteve, ėshtė mbase i vetmi shembull i gjallė i kėsaj tradite.

Duke na trembur me "arabizimin e Islamit" i cili do na bėjė si Lindja e Mesme, mbėshtetėsit jofetarė tė "tradicionalizmit islam" na ofrojnė si shembull tė "islamit vendas" disa dėshmi udhėtarėsh qeflinj evropianė tė shekullit tė XIX, ku pėrshkruhen veshje ekzotike shqiptarėsh tė ēuditshėm qė shkojnė edhe nė kishė edhe nė xhami… (Ato kohė nė fakt ka patur edhe literaturė qė tregonte se shqiptarėt pėrveē vijės sė zezė "etnografike" mbi tirqe apo xhedikėt e leshtė, kishin edhe nga njė bisht tė gjatė si majmuni pas vetes.) "Tradicionalistėve islamikė" u duhen kėto lloj dėshmish pėr jostabilitet fetar te shqiptarėt, pėr mungesė tė dogmės dhe pėrditshmėrisė fetare tek ta etj. Atyre nuk u mjaftojnė dėshmitė e parreshtura nėpėr shekuj qė tregojnė se pėrherė shqiptarėt muslimanė kanė thirrur ezan e kanė mbajtur ramazan, se gratė kanė mbuluar flokėt, dhe tė pėrkushtuarit kanė rritur mjekėrr, se kanė kėnduar Kur'an arabisht e kanė lexuar vjersha persisht… Por edhe nėse do tė binim dakord me vizionin e tyre tė "islamit shqiptar", prapė ata, nė mėnyrė krejt tė pashpjegueshme i dashkan muslimanėt shqiptarė muzealė, tė pandryshueshėm. Nė kohėn e sotme, kur asnjė grupim apo bashkėsi jo vetėm shqiptare, nuk mund tė thotė se ėshtė e njėjtė jo mė me njė shekull mė parė, por as me njė dekadė, "konservatorėt" tanė i duan muslimanėt shqiptarė tė vaksinuar ndaj ēdo lėvizjeje tė natyrshme apo rileximi nė fenė islame, siē ka ndodhur historikisht nė kėtė fe.


Por, megjithė shfaqjen e "tradicionalistėve" nė horizontin e kritikėve ndaj "problemit islamik", veē "ērrėnjosėsve" tė kurdondodhur qė ende flenė me platforma rikonvertimesh masive, njė lloj tjetėr i ri islamofobie po mund tė vėrehet. Nėse "tradicionalistėt" pranojnė gjithsesi njė lloj Islami shqiptar tė sė shkuarės, vetėm tė pėrshkruar por jo tė dokumentuar (si njė lloj Atlantide), nėse kemi ende edhe radikalėt "ērrėnjosės" qė pėrmendin me zė tė lartė Rekonkuistėn, njė rrymė tjetėr "riformatuese", (jo reformuese) po kėrkon njė "islam evropian" tė sė ardhmes. Vini re! Nuk ėshtė projekti gjithsesi-ortodoks i Tarik Ramadanit, nuk janė vizionet natyralizuese tė diplomatit Murad Hofman, apo tė eruditit Timothy (Abdal-Hakim) Winter a tė tjerėve mendimtarė muslimanė, pėrmbi normalitetin e tė jetuarit si musliman evropian. Janė tentativa nga jashtė Islamit, pėr tė parė probleme brenda trupit tė fesė dhe pėr t'i ndrequr ato pėr shkaqe politiko-ekonomike, tė pagėzuara si shkaqe "evropiane". Se ndryshe ē'siklet do t'i shtyjė njerėz me plot punė tė tjera t'i hyjnė, (pa formimin dhe pėrkushtimin e duhur) profesionit tė reformatorit fetar…


Nė formėn e njė parathėnie, ky projekt u duk sipas meje pėr herė tė parė tek ne nė njė debat pėr ēėshtje tė Islamit tė shqiptarėve, organizuar nga televizioni "Klan", ku intelektuali dhe politikani i njohur Arbėr Xhaferri shpjegoi se tashmė pas "evropianizimit tė krishtėrimit" rradha po i vinte edhe Islamit tė evropianizohet nė Kontinentin e Vjetėr. (E keqja dhe e pavolitshmja si pėrherė janė lindore; kėshtu kishin qenė edhe nė krishterim deri sa ky erdhi nė Evropė.) Sipas z. Xhaferri, e kaluara paraglobaliste, ofronte peisazhin idilik e atdhetar tė hoxhės e priftit nga fshati, kurse sot ky peisazh po kompromentohej nga tė shkolluarit nė vendet arabe, vende kėto tė prapambetura dhe politikisht anakronike. Kėtė anakronizėm politik (ribashkimin e kishės me shtetin) kėrkojnė ta fusin tek ne bashkė me fenė, tė shkolluarit e Arabisė. Kėtu tek rreziku i "arabizimit" tė politikės (jo tė Islamit pra; tė paktėn ta thonė kėshtu dhe ta lėnė fenė rehat), puqet shqetėsimi i tre shkollave, pra edhe "tradicionalistėve", edhe "ērrėnjosėsve" edhe "euroislamikėve". (Ashtu si kam patur rastin ta bėj edhe herė tė tjera, do sugjeroja qė feja tė shihej me koherencėn e vet, me paradigmėn dhe me termat e qėllimet e saj si njė tėrėsi dhe tė mos copėzohet nė detaje qė hetohen me optika politizuese, sepse mu kėto e nxisin profilizimin politik tė fesė.)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:53 pm

Duke e parė ndėrgjegjen njerėzore si tė ndėrtuar mbi dy elementė (dualizmi i vjetėr, bardhezija e famshme), intelektuali Xhaferri nė mėnyrė shumė anatomike, u pėrfshi dashur pa dashur nė frymėn e "pėrplasjes sė qytetėrimeve". Sipas leximit tė tij kėta dy elementė qė flenė ndėr ne tė gjithė, qenkan elementi "protofashist" (asnjėherė nuk e di njeriu i shkretė sa tė zeza mbaka nė bark…) si edhe elementi i dashurisė. I pari neve na jep impulset e dhunės dhe tė komandimin, shtetformimit etj, kurse i dyti nuk do fort koment. Nė kėtė raport manikeist engjėll/djall, eros/thanatos, jin/jang, lindje/perėndim, Xhaferri tha se nė krishterim ka fituar dukshėm dashuria dhe pastaj ēuditėrisht nuk pėrmendi si qėndron kjo punė me Islamin, pėr tė cilin zhvillohej edhe emisioni. Heshtja e tij, pasi kishte pėrmendur mė parė botėn arabe ku feja (dashuria) nuk ėshtė ndarė ende bindshėm nga shteti (protofashizmi), nėnkuptoi pėr fenė tjetėr njė pėrkufizim ose me mė pak dashuri dhe mė shumė "proto…", ose (duke e shfajėsuar) njė raport barazie midis kėtyre dy elementėve. (Por pjesėn tjetėr tė heshtjes e mbushte dijenia se nė shtypin botėror prej kohėsh lundrojnė bollshėm termat "fashizėm jeshil", "islamofashizėm" pėr tė pėrkufizuar ca trende tė sotme tė muslimanėve.) Fatmirėsisht, niveli i tė shprehurit tė zotit Xaferri, ishte vėrtet tepėr i lartė, dhe shpresoj se shumica e shikuesve tė emisionit tė shumėndjekur "Opinion", si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė nuk e kanė marrė dot proto-mesazhin e tij. Dhe prapė fatmirėsisht, ata qė munden ta zbėrthejnė elokuencėn intelektuale tė z.Xhaferri, janė njerėz qė nuk ndikohen aq lehtė.


Vėshtrime qė shohin tek Islami si fe pamundėsi dhe papajtueshmėri dhe nevojė pėr kirrurgji, vėshtrime qė duan tė pėrmbledhin nė trupin e fesė jo vetėm shkrimet e shenjta dhe shembullin profetik, por edhe kronikėn e zezė tė gazetave, vėshtrime qė e gjykojnė Islamin jo nėn dritat e hershme tė Mekės e Medinės por nėn zjarret e New Yorkut e Tel Avivit, vėshtrimet qė duan t'i shohin tė kėqijat dhe teprimet e personave apo grupeve tė caktuara si burimore nga Islami, vėshtrime tė tilla sot ėshtė rėnė dakord nė tė katėr anėt e botės tė quhen islamofobi. Askush nė fakt nuk mund tė pengohet qė tė kultivojė nė kraharorin e vet bistakėt e protofashizmit, antisemitizmit, islamofobisė, islamofashizmit etj.etj, por nėn dritėn e diellit, e sidomos nėn atė tė skenės lipset demonstruar njė minimum hipokrizie postmoderne pranimi dhe respekti pėr tjetrin, si nevojė pėr tė vijuar bashkėjetesėn nėpėr shoqėri pluraliste. Nėse edhe ky minimum, i domosdoshėm si tharmi, do tė mungojė, uji dhe mielli do tė shkapėrdahen dhe buka e pėrditshme e bashkėjetesės nuk do tė mbruhet mė. Por, edhe ky ėshtė njė opcion mbase…


Sigurisht, ēdokush ka lirinė e vet dhe copyright-in e vet pėr termat dhe projektet e veta. Por tė gjithė ata qė diskutojnė pėr fenė, tek e fundit duhet ta dijnė se xhamitė edhe kishat kanė edhe dyer, pėrveē dritareve nga ku njerėz tė ndryshėm, pa i gjykuar nė sinqeritetin e qėllimit, kėrkojnė tė hyjnė dhe tė bėjnė rregullime. Siē shkrova edhe mė sipėr, ėshtė detyrė e tė gjithėve tė insistojnė qė fesė t'i mjaftojnė institucionet dhe njerėzit e vet, dhe personat jofetarė, nėse munden, le tė provojnė mėnyra tė tjera (ligjore psh) pėr t'i kodifikuar idetė apo vizionet e veta mbi fetė, gjithė duke respektuar shenjtėrinė qė pėrjetojnė besimtarėt pėr to.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:53 pm

Nė Kėrkim te Avantgardės: Ka dėgjuar njeri pėr gazetėn “E PĖR-7-SHME”?

Hamendje me sebep tė seminarit ndėruniversitar mbi avangardat letrare,
mbajtur nė Tiranė mė 3 maj.



Ervin Hatibi


Nė njė nga ditėt e para tė majit, nė Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė u mbajt njė seminar nė lidhje me fenomenin e avangardės nė letėrsinė tonė tė shekullit tė shkuar. Me sa i ndoqa, opinionet e studiuesve
pjesėmarrės nė aktivitet, iu larguan apo afruan mė shumė e mė pak dy kahjeve tė pėrkundėrta. E para kahje, mėton se nė trevat e shqipes nuk ka ekzistuar qartas ndonjė entitet i quajtur “avangardė letrare” (dhe me tė vėrtetė askush nuk ka dalė deri tani ta impersonojė kėtė duke thėnė “unė jam avangardė apo avangardist.”) Sipas kėsaj kahje tė vėshtrimit, kushtet e pranuara si pėrkufizuese pėr avangardėn, (thyerja sektare me traditėn e
mėparme, vetėndėrgjegjėsimi dhe vetėpėrkufizimi me anė tė manifesteve estetikė apo revistave a organeve tė zėdhėnies etj. etj.) tė gjitha kėto kanė munguar. Ndonjė element i avangardės ama, ėshtė shpėrfaqur tek ndonjė
lojė me intonacionin apo pikėsimin tek Lasgushi apo me liberalizimin e emfazės tek Migjeni...

Kahja tjetėr opozitare, mėton se absolutisht avangarda ėshtė bėrė e gjallė me gjithė kostumografinė dhe slloganistikėn e vet nė fillimin e viteve ’90 nė poezinė shqipe tė Tiranės. Kahja e dytė dhe kahja e parė nuk para i
diskutojnė shumė teoritė ku mbėshteten. Tė dyja e shohin avangardėn si njė ortodoksi. E cila ėshtė njė kategori standard si nė Kinė ashtu edhe nė Kenia apo Kroaci.

Nėse avangardės do t’i rezervonim optikėn mė pėrfshirėse duke e pėrkufizuar thjesht e qartė si njė grupim artistik qė prodhon thyerje serioze me traditėn, mbase nė kushtet e shkrimit shqip do tė identifikonim mė shumė se njė tė tillė, dhe do t’u shtrėngonim dorėn nxehtėsisht partizanėve entuziastė. Nėse do tė kėrkonim procedurat administrative sipas modeleve tė dy dekadave tė para tė shekullit tė 20, kjo pastaj ėshtė pak si e pamundur
pėr specifikat e mikroklimės letrare shqiptare. Me sytė pėrdhe, na duhet ftohtė t’u japim dorėn si nė ceremoni pajtimi gjaqesh atyre qė nuk shohin hiē avangardė kėtu, dhe vendin bosh ia japin Lasgushit & Migjenit apo Gaspėr Palit apo triumviratit poetiko-industrial tė viteve ’60 (Kadare/Arapi/Agolli).

Gjithsesi, personazh i cituar si mungesė ose si prani nė kėtė histori arnautėsh avangardistė, duke u pėrpėlitur nė kufinjtė jetikė (jo etikė) tė modestisė, mendoj se gjithsesi njė lloj sekti apo tribuje poetėsh e jo vetėm, populloi nevojėn pėr ndryshim radikal nė shkrim nė fillimet e hapjes sė Shqipėrisė. Poetėt qė morėn pėrsipėr nė adoleshencė e sipėr, t’u japin udhė pėrfytyrimeve e meraqeve tė veta pėrmes gazetės “E PĖR-7-SHME”, patėn
gjithė kohėn dhe qejfin e domosdoshėm pėr t’u dhėnė udhė pėrfytyrimeve e meraqeve tė veta pėrmes gazetės “E PĖR-7-SHME”. Ndėrkallja e 7 (shtatės) superstitive e mitike pėrmes titullit, nuk ėshtė e vetmja thyerje dhe
kontroversi e procedimit shkrimor/letrar tė grupit tė poetėve, e po ashtu nė vend tė njė manifesti, por tamam si manifest, grupi pat publikuar nė numrin e parė pėrmasat e perimetrave tė vet botėkuptimorė nėn dy tituj tė shkruar kolektivisht nėn tempin dhe tonin e Rudian Zekthit: “Tabutė e gazetės” dhe “Nė vend tė keqkuptimit”. Jo vetėm kaq, po nė ballė tė numrit tė parė, gazeta merrte pėrsipėr tė ofronte edhe njė projekt tjetėr tė pasportės
shqiptare, ofruar me grafikėn e njohur zyrtare, por ama me disa korrigjime radikale me tone tė njė lloj “shovinizmi poetik” tė denjė pėr pėrfaqėsuesit mė militaristė tė futurizmit. (Pėrveē projekteve tė nėnkuptuara pėr njė shkrim “tjetėr”, vramendjet e grupit nė njė kohė ndryshimesh e paqartėsish tė thella politiko-filozofike premtoheshin nė skajin tjetėr me nota pseudopolitike ose quazi.) Zaten e gjitha kjo u ngjiz nėn personalitetin dhe
talentin shtypės tė Rudian Zekthit i cili i dha tonin jo vetėm komunikimit letrar nėn titullin “E PĖR-7-SHME”, por mendoj edhe gati gjithė verbit e modusit poetik tė brezit tė vet.

Nė anėn tjetėr, krahas poetėve, poli tjetėr qė pėrbėnte tribunė “E PĖR-7-SHME” dhe e furnizonte me spontanitet e zhargon, ishin njė dorė simpatike adoleshentėsh shkollėbraktisės, shakaxhinj autodestruktivė, qė
prej aty e deri mė pas dolėn pak nga pak nga anonimiteti, jo vetėm prej look-ut tė vet tė bujshėm proto-grunge, por edhe sepse mė vonė u bėnė dj, animatorė radiosh, veprimtarė politikė e fetarė. Ky polarizim midis rrugės
dhe underground-it mė njė anė dhe mjedisit universitar mė anėn tjetėr prodhoi monumentin “E PĖR-7-SHME”. Mė poshtė po rreshtoj tė riorganizuar ca pak fjalė mė tepėr pėr kėtė gazetė. (Shyqyr qė na u dha rasti, me hipotezat pėr dhe kundėr gjatė seminarit mbi avangardėn, qė tė themi edhe diēka pėr “E PER-7-SHME”, pėr kėtė “gazetė” titulli i sė cilės porsi njė sėpatė mban ngulur nė gjoks numrin e shtatė. )




Kujtimet janė shtresa joprodhuese nė pėrgjithėsi, ndaj shoqėria ashtu si pleqtė nė azile, i ka mbyllur nėpėr ndonjė datė tė kalendarit. Dymbėdhjetė vjet mė parė, u botuan katėr numra tė gazetės “E PĖR-7-SHME”, me njė tirazh
katėr mije copė pėr numėr. Kjo ėshtė shumė e saktė. Nuk mund tė saktėsoj dot ama sak datėn, datėlindjen, pasi numri i parė i gazetės nuk shėnon madje as muajin e vitit tė botimit. Por duhet tė jetė fjala pėr shkurtin e vitit
1992, ose pėr ndonjė diferencė midis shkurtit alla turka me shkurtin alla frėnga, sepse ato ditė kur gazeta doli sapo kish vdekur Martin Camaj, dhe nė faqe tė parė gazeta pasi jepte lajmin e hidhur, ftonte tė mbahej njė minutė heshtje nga lexuesi. Edhe gazeta vetė mbante njė minutė heshtje, duke lėnė tė zbardhte fill poshtė lajmit njė paragraf tė gjatė tė pashkruar. (Do tė ishte teprim i pafalshėm pėr mua tė flisja pėr reinkarnacion apo lidhje
horoskopi midis Camajt dhe botimit tė “E PER-7-SHME”). Kėtu po shtoj se isha edhe unė njėri nga ata djem tė rinj e njė vajzė qė botuan numrin e parė. I kam firmosur shkrimet e mia me emrin Erind para mbiemrit tim, pėr
tė pėrshėndetur nga larg Erind Pajon, poetin qė sajoi titullin sensual tė gazetės.




“E PER-7-SHME” pikė sė pari, tregon qė nė titull njė alternative midis “numrave e shkronjave”, dhe njė paradoks midis kuptimit tė fjalės “e pėrshtatshme” dhe mėnyrės sė “papėrshtatshme” me tė cilėn ėshtė shkruar.
“E-7-E” (pėrdor shkurtimin) ėshtė njė nga ato dhjetra shpallje arti qė mungonin prej dhjetra vitesh nė rruget tona, njė realizim pėrtej ngopjes i lirisė sė shprehjes. Si koncept dhe si botim “E-7-E” u pėrpoq edhe tė mbushė boshllėkun qė krijoi mungesa e botimeve artistike nė vitin politik 1992.

Duke qenė njė gazetė e drejtuar tek njė publik i pakėt, ajo nė rradhė tė parė synonte ta krijonte lexuesin e vet, dhe nė momentin e krijimit tė ketij lexuesi misioni i saj merrte fund. Domethėnė bėhet fjalė pėr njė gazetė
kamikaxe iluministe. Problemin e artit e tė shoqėrisė shqiptare “E-7-E” e pa si problem moral, e sigurisht nė aspekte tė mungesės. Ajo i dėshiroi pralexuesit “nga rradhėt e plebejve tė kaltėr”, siē thuhet nė editorialin e
parė. Si e tillė, gazeta shmangu me pėrbuzje elitėn duke marrė nė tė njėjtėn kohė njė pamje intelektuale e antiintelektuale.


Kurse nė publikimet e krijimtarisė letrare, vendi iu la tėrėsisht autoreve tė panjohur qė treguan pėr njė underground vullkanik tendencash krejt tė reja nė tė shkruarin e fjalės shqipe. Me kėta togfjalėsha emėrtoj poezitė e Viron Graēit, Eneidės, Gent Gjokolės, Dritan Xhelos. Autori i huaj qė “E-7-E” zgjodhi pėr tė nderuar numrin e saj tė parė qe Ernesto “Black” Sabato, argjentinasi me gjak nga i yni, qė u bė autor kult i publikut tė
afėrt tė gazetės. Them publiku i afėrt, duke patur parasysh disa pak “plebej tė kaltėr” (term i R.Z.) qė gazeta arriti t’i krijonte a t’i gjente. Duke kaluar pėrmes surrealizmit, dadaizmit, agjitpropit, simpative pėr jogėn e rock-un agresiv, “E PER-7-SHME” konturoi fytyrėn e saj prej fetishi, e pastaj vdiq, pėr mungesė fondesh. Siē ndodh nė tė tilla raste.Ky ishte edhe mesazhi mė i fortė, ky ishte numri vijues i saj. (Vijon edhe sot). Arti ėshtė akt vetėsakrifikimi e vetėdenoncimi, etj., etj.. Me pakfjalė ėshtė njė krenari e njė qėllim nė vetvete: tė humbėsh. “E PER-7-SHME” nuk ka qenė kurrė njė gazetė, por mbase njė dekor teatral i njė drame, a njė letėr dashurie nė prag tė parandjenjės sė keqe. Shumė njerėz tė ndjeshėm e kanė cilėsuar zhdukjen e tė pėrshtatshmes si zhdukjen e dinosaureve, apo si vdekjen e papritur tė Jimi Hendrix, Sid Vicious, etj., etj.. Vetėfinancimi,
botimi gjysmė-ilegal, shpėrndarja falas, tė gjitha kėto bėnė qė “E PER-7-SHME” tė pėrflitet edhe politikisht. Destruktiviteti i kėsaj gazete nė fakt arriti kulmin kur qė nė korrik tė 1992, nė rubrikėn sureal-rozė
“POPULL”, botoi kėtė pasazh me spiunazh nostradamik:

“Pėr t’i paraprirė njė invazioni tė mundshėm tė serbėve nė Kosovė ishte e natyrshme njė pėrqėndrim i forcave tona ushtarake nė kufinjtė verilindorė.Veēse tanket e nisura nga kjo anė e Shkumbinit lanė dhėmbėt rrugėve pėr nė destinacion. Domethėnė zinxhirėt e ndryshkur”.




(Footnotes)

1 Titull i njė eseje tė Rudian Zekthit, botuar nė “E PĖR-7-SHME”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:54 pm

Shkrimtari shqiptar nė metropolin socialist tė viteve '60.

(Lexim paralel i "Dragoi prej fildishi" nga F. Kongoli dhe "Muzgu i perėndive tė stepės" nga I. Kadare)

Ervin Hatibi

Tregimtari-studenti-shqiptar pret "trolejbusin" nė njė metropol postrevolucionar tė Lindjes sė kuqe, duke mbajtur ndėrmend emėrmbiemra tė vėshtirė vajzash tė huaja. Memuaristika poetike e viteve '60, fjalėn "trolejbus" e rimon me fjalėn "rus". Nė fund tė viteve '90, stacionet e trolejbusėve pėrskuqen edhe mė nė lindje; rima bėhet e pamundur nė Kinė. "Nė stacionin e Parkut zoologjik zbrita, mora linjėn e trolejbusit pak mė tutje".(176d ); "…trolejbusėt ishin tė ngadalshėm si drerėt e pėrrallave."(210m ). "Ndėrrova trolejbus. Nė fund m'u desh tė ecja nė kėmbė dhe pas njė kthese dola nė njė rrugėz (…) ku e kisha lėnė tė shihesha me Sui Linin."(176d). I kapur si pasagjer nė hekurin mbajtės tė fjalės "trolejbus" gjatė shfletimit tė parė fizarmonik tė romanit "Dragoi i fildishtė", direkt mendja mė vajti tek Ismail Kadareja dhe "Muzgu i perėndive tė stepės", tek vargjet e tij pėr shpikjen e avionit nga malli pėr atdheun, ku nėse mė kujtohet mirė tymi kaltėrosh i njė duhani shqiptar qė pi njė rus, mbėshtillet rreth mallit tė poetit nė trolejbus. Nė njė lexim ekonomiko-politik nė Shqipėrinė manualo-mekanike para '90-tės, anglicizmi "trolejbus" e transporton pėrshkrimtarin nė njė status moderniteti e lirie, sado kjo e jetuar nė njė vend tė Lindjes. Trolejbusi pėr lexuesin kthehet nė autobusin blu tė Jim Morrison-it, autobus me njė shofer ėndėrrimtar, autobus i evadimeve psikedelike. Sensi i evadimit me trolejbus, pas daljes nga tuneli i Komunizmit, sigurisht humb sharmin fillestar. Problemi qėndron se fjala ama mė shėrbeu si artific pėr tė mbledhur edhe tė tjera paralele midis "Dragoit…" dhe "Muzgut tė perėndive tė stepės". Qė nė fillim pėrballohemi njėlloj me saga tė jetės studentore, me elemente tė Bohemės. Nė tė dyja rastet kemi njėlloj njė funksionin gati fiziologjik tė letėrsisė nėpėrmjet efektit tė formalinės apo balsamosjes pėr ruajtjen me ēdo kusht tė rinisė sė ikur. Nė tė dyja rastet kemi koloninė e rinisė, njė vizion paradiziak i ndalimit tė kohės nė dy metropole tė utopisė sė kuqe kthyer nė makth. Metropole qė pluskojnė mbi spirancat ngulur nė trashėgimitė madhėshtore mitiko-kulturore. Nė tė dyja rastet kemi ritualet iniciatike (mė shumė tek Kongoli) apo dodonike tė seksit dhe transit alkoolik. Nė tė gjitha rastet kemi ikonostaset e pop-artit bolshevik me Mao dhe klasikė tė tjerė komunistė qė numėrohen e bashkėveprojnė me personazhet nė ēdo hap tė pėrditshmėrisė. Qė nė fillim romanet mbartin mu nė titull spirancat e nėnrealitetit socialist, nėnshtresės mitike. Tek Kadareja kemi pėrmendjen e kulteve shamanike tė peisazhit primitiv rus: "Ndėr mend m'u pėrfytyrua koka mitologjike sllave, qė frynte bulēinjtė, e llahtarshme midis stepės."; "…hyjnitė e rrėgjuar tė stepės mė rrinin tė palėvizshėm nė tru si nė njė presidium."(327m). Tek Kongoli: "…atėherė midis reve mė shfaqej njė dragua. Ai dilte nga humbėtirat e reve e mua mė dukej e pabesueshme. Dragoi madhėshtor, me luspa fildishi, orvatej mundimshėm tė mė jepte mesazhe." (34d). Dragoi del si vegim dhe si dekoracion gjatė gjithė vėllimit tė romanit. Ai herė-herė godet edhe tavolinėn me panxha, por ėshtė edhe njė souvenir i lirė kinez i blerė me pare studenti.
Nė universin dualist kinez Dragoi ėshtė njė shenjė yang force dhe mashkullsie, i trupėzuar mė vonė edhe si simbol i perandorit. Nė "shenjat rrugore" tė kozmogonisė kineze, ai ėshtė simbol i Lindjes gjeografike. Obsedimi me njė figurė kaq primare dhe tė fuqishme mashkullore, kthehet nė tension antagonist me narratorin-student dhe mashkull. "Atėherė, kur tutorėve tė popullit u tha mendja tė prisheshin me rusėt e tė ndreqeshim me Kinėn, ne nuk vuanim pėr bukė…(…) Na mundonte uria seksuale. Kina i kishte gjitha potencialet pėr tė shuar urinė tonė seksuale."(54d). Turizmi seksual nė Lindje, shumė i pėrfolur dhe nė modė, nuk ėshtė Tailanda e shumėpėrfolur e perėndimorėve tė mirėfilltė; ēunat tanė tė etur shqiptarė kanė mėsyrė Rusinė dhe Kinėn. Rrėmbimi i "tanushave" sllave e mongoloide e ka spostuar ritualin e egzogamisė nė njė qerthull gjithsesi tė mbyllur tė familjes sė rreme socialiste. Martesa larggjaku, kulti i motrės dhe shfrimi seksual mbi tė huajtė, merr fytyrė nė kanalizimin vėllazėror tė pasionit pėr vajzėn me emrin Nirvana: "Ajo rezatonte magjepsjen e femrės qė e pashė gjithnjė me sytė e vėllait."(56d). (Kongoli tek "Dragoi i fildishtė" njeh nė botėn e narratorit edhe mekanizmin e pėrdhunimit tė armikut-prerjen e kokės sė burrit luftėtar/ pėrdhunimin e gruas sė tij.)
Gjithsesi tensioni seksual ėshtė i pėrmbajtur tek rreshtat e Kadaresė; kurse Kongoli ēlirohet deri edhe me bėrtitje tė urimit panseksual, ogurzi, orgjiatik "Tė q… Kina nėnėn!" Nė rolin e planifikuesit administrativ tė seksualitetit, apo tė njė lloj prezervativi politiko-administrativ, kemi figurėn e ambasadės shqiptare, e cila ėshtė objekti qė mė shumė ndan e tėhuajzon studentėt meshkuj tė Shqipėrisė nga trupi i madh i Rusisė edhe Kinės. "…sipas informacioneve nga kanale zyrtare, del se ju paskeni pėrdhunuar gjysmėn e vajzave tė Pekinit. Prandaj hapni sytė sa nuk ėshtė vonė. S'ju mbrojmė dot pastaj." (135d); "…do tė ishte mė mirė qė tani pėr tani tė kishit marrdhėnie sa mė tė kufizuara me vendasit. Sidomos ėshtė fjala pėr vajzat…"(314m). -thotė punonjėsi i ambasadės nė Moskė, i veshur me tė zeza dhe i zbehtė. Specializimi seksual i studimeve tek shqiptarėt e kohės del haptas nė rreshta tė tillė tė Kongolit: "Zakonisht i flisja nė rusisht.(…) E quaja Raisa." (172d); (Eksperienca ėshtė njė fotokopje, njė rimarrje nga Rusia nė Kinė.) "…do tė vazhdoje tė masturboje me ritme frenetike si shumica e bashkėmoshatarėve para se tė mbėrrinim nė Kinė."(…d).
Elementet e Bohemės dhe tė pritshmėrive tė revolucionit kundėrkulturor tė '60 sigurisht qė i gjejmė edhe tek dehjet kolektive tė institutit "Gorki" tė Kadaresė edhe nė konviktin pekinez tė Kongolit. Pėr arsye tė mirėkuptushme, ngjarjet janė mė eksplicite te pena e viteve nėntėdhjetė e kėtij tė fundit. Vėshtrimi i shkrimtarit tė pasnėntėdhjetės ėshtė i lirė tė zbresė nė pjesė tė fryra dhe erogjene tė trupit femėror tė njė gjysme duzine racash e kombėsish, si edhe mė vonė tė pėrfshihet nė "ildisje erotike" (flirte) me to.Veē pėrmendjes sė Elvis Presley-t, Louis Armstrong dhe twist e rock n' roll-it, Bohema e Kongolit duket mė e prejardhur dhe mė e besueshme prej viteve tė para tė shekullit tė 20-tė. Sublimimi pėrmes markave tė konjakėve e kalvadosėve tė Remarkut, (ky i pėrmendur me emėr nė fq.19), u vė atmosferave sė seksit e alkoolit kornizėn e romaneve-kult tė rinisė shqiptare tė viteve tė socializmit, si "Tre shokėt "etj.
Nė enumeracionet dhe pėrshkrimtaritė e personazheve tė tė gjitha racave qė popullojnė bursat studentore socialiste, ka paralele tė mėdha. Nėse tek Kadareja me vizė nė mes gjejmė studentėt sovjetoaziatikė tė "grupit tė Kara-Kumit", tek Kongoli po me vizė ndarėse nė mes kemi grupin "arabo-afrikan". Paralelja ėshtė edhe grafikisht.(- -), e kėtė e themi pėr pak humor. Ndėrkaq kemi tek Kongoli enumeracionin dekreshendo "ithtarė tė Konfucit, studiues tė budizmit, shkrimtarė tė cilėsuar tė djathtė e tė dėnuar gjatė viteve '50, aktorė opera, ushtarakė manēu tė karrierės."(146d). Tek Kadare: tė"akuzuar pėr stalinizėm, pėr nacionalizėm borgjez, rusofobi, folklorizėm, shovinizėm tė shtetit tė vogėl." (215m). Kemi zhargonet e detyrueshme studentore qė nga montimi pėrshėndetjes "bon aksham" tek Kadareja deri tek ndėrtimi i njė "Kafje tė Xhafės" pėrmbi njė kafe tė Pekinit nga Kongoli.
Gjithashtu mitologjia folklorike apo nacionaliste u ofron autorėve njė travesti vetėbesimi nė tokat e kulturave madhėshtore ku u duhet tė pėrballen jo si provincialė me seksin e dobėt e tė bukur. Kongoli: "Qėndrova para Lui Sinit pa fjalė. Ajo ngriti kokėn. Kėshtu e ka parė Roksana Aleksandrin, mendova. (…) Po unė s'jam Aleksandri i madh, megjithėse ai ka qenė gjaku im."(176d). Por njė faqe mė pas narratori ndėrron mendim:_"… desha tė ulėrija: Unė jam Aleksandri i Madh". Tek Kadare kemi: "ishim prapė mbi tė njėjtin kalė, tė vdekur e tė gjallė si nė legjendėn e Konstandinit me Doruntinėn."(292m). Po aty kemi edhe personalizimin brenda kėngės sė nizamit: "…atje nė Jemen ėshtė njė urė i thashė …(…) …. ajo dėgjonte si e topitur.(…) Nė pyettė ē'nuse mori/ Lida Snjeginėn nga Saratovi."(325m).
Nė njė paralele edhe me pėrshkrimet e tė vetmit personazh kinez tek "Muzgu…", kinezit Ping, por e pasuruar kjo edhe me dijen paraprake pėr atmosferėn e "Koncert nė fund tė dimrit" edhe tek "Dragoi…" ka njė frymė tė dukshme superioriteti racor e kulturor tė personazheve-narratorė, apo edhe kritika ndaj dukjeve e prekjeve nga Kina e kinezėt. Rastet janė tė shumta, ("majmunė tė verdhė", "Kina nuk ka nevojė pėr bukė, po pėr tru" etj, etj.) por mjaftohemi tė pėrmendim tek "Dragoi…" si njė lloj parathėnie tė kėsaj fryme, paragjykimin para nisjes nė Kinė qė ka personazhi pėr "vendsikterin" e pėrfytyruar tė mallkimeve popullore: "Vafsh nė Ēinimaēin."(35d).
Ernesto Sabato i madh ka njė ese pėrmbi funksionin evangjelik tė romanit, qė e titullon "Romani- ringjallja e unitetit primordial". Unė e kam lexuar togun "unitet primordial", si term pėr rigjetjen e harmonisė primare tė njeriut nė Eden apo nė kulturat tradicionale, unitet gati i njėjtė pėr tė cilin flet skema e bashkimit spiritual tek platonizmi. Nė utopinė e kolonisė rinore, tė mbushur me solidaritet e dashuri, gjuhė tė ndryshme, seks, dehje e bashkėpėrjetim, kemi arketipin e thyer tė familjes sė madhe patriarkale dhe tė poligamisė. Permes rivizitimit tė kameratizmit dhe euforisė komunare. Kapėrcimi i tribalizmit pėrmes arrtitjes sė harmonive tė vogla nė Babelin studentor, na jep projektin intim tė globalizmit pėrmes rreshtimit pėr dy tė njerėzimit nė yin e yang, nė meshkuj e femra, nė simpatikė e josimpatikė, tė ndershėm dhe jo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:54 pm

Ricklimi i heronjve

Ervin Hatibi

Nė fund tė viteve tetėdhjetė, qarkullonte nėpėr bordurat e xhiros e nėpėr ambientet e diskove klandestine tė Tiranės, historia e lezetshme e njė tipi "valutė" (shprehje tiranase e kohės, e cila sot mund tė afrohet me kuptimin qė kanė sot fjalėt "njėsh" apo "figurė.") Ky "vėllai jonė", me trupin pak tė rėnduar nga "jeta e notės", si edhe me sikletin se mos dilte bllof para gocave, I bishtnonte sistematikisht orės sė fizkulturės, deri sa I erdhi pashmangshėm dita pėr tė dhėnė njėzetpėrqindshin, provimin e famshėm tė mungesave, qė asokohe pėrbėnte status. Sipas gjithė ligjėsive tė njohura autodestruktive tė kulturave adoleshente pėr inicimin dhe afirmimin, sa mė shumė tė kishe njėzetpėrqindėsha pėr tė dhėnė, aq mė shumė "valutė" apo "krizė fare" ishe...
Ditėn e ethshme tė provimit, ky tipi paraqitet me mėngjes tek oborri I gjimnazit, por instrumentet e torturės, paralelet dhe hekurat e tjerė tė zanatit, nuk ishin mė tek vendi i pėrhershėm. Pr'esori I fiskulturės gati sa nuk eksplodonte nervash; valuta nė fjalė, pėr tė ruajtur deri nė fund namuzin, kishte ardhur natėn dhe kishte sharruar njė pėr njė rrafsh me tokėn gjithė veglat gjimnastikore…
Nė ditėt tona, nėse vėrehet ndonjė mungesė publike hekurash- ndonjė kioskė mangut a ndonjė shtyllė tensioni, ndonjė derė shkolle apo burgu qė zhduket- nuk duhet tė na shkojė mendja direkt pėr ndonjė gallatė apo mandatė me lidhje logjike shkak-pasojė. Ēėshtja ka mundėsi tė jetė shumė mė e thjeshtė se ē'na duket nė pamjet e para.


Grabitet busti i Vojo Kushit

"Grabitet busti i Heroit tė Popullit Vojo Kushi. Veteranėt e Luftės sė Dytė Botėrore kanė konstatuar tri ditė mė parė se busti i Vojo Kushit, nė Rrugėn e Dibrės, nė vendin e quajtur "Selvia", nuk ėshtė mė nė vendin e tij."Kaloj pėrditė nga ajo rrugė, dhe, ngaqė Vojon e kam patur shok, nuk mund tė kaloj pa i hedhur sytė edhe nga busti i tij", thotė veterani qė vuri re i pari mungesėn e bustit tė heroit. Me tė konstatuar mungesėn e bustit, nė vendin ku ka ndenjur pėr dhjetėra vjet me rradhė, anėtarė tė shoqatės sė veteranėve tė luftės i janė drejtuar policisė. Nė drejtorinė e policisė, ata kanė marrė edhe lajmin qetėsues se busti i ish-shokut tė tyre tė luftės nuk ėshtė grabitur pėr arsye politike a ideologjike. "E kanė konsideruar vetėm si bronx, jo si bust", u ka thėnė veteranėve njėri prej policėve, duke u dhėnė dhe njė shifėr tė pėrafėrt tė parave qė do tė fitonte grabitėsi nga bronxi i Vojos..."
( K. Velaj, e pėrditshmja "Ballkan" 23 gusht)


Pa fjalė. Proza e mėsipėrme, e cila nuk i mundėsohet dot letėrsisė, por edhe gazetarisė nė shumicėn e vendeve tė botės, ka atė problemin e tė dukurit tepėr e bukur pėr tė qenė e vėrtetė dhe tepėr e vėrtetė pėr tė qenė thjeshtė e bukur. Nuk mundesh tė thuash diēka pas leximit tė saj pa ia prishur shijen e rrallė qė tė kaplon... busti qė nuk bie nė sy as me mungesė, pėrveēse tek njė shok i peronazhit tė bustit... paqėtimi i bashkėluftėtarėve sapo marrin vesh se nuk ėshtė grabitje politike, se shokun nuk e kanė zėnė forcat armike... se shoku i tyre, nė njė xhest tė fundmė prej nositi prometeian, po i dhuron popullit kėsaj here edhe pak lėndė tė parė, kurse fukarait vjedhės guximtar, bukė pėr kalamajtė... etj.


Mė lejoni tė shoh nė vjedhjen e bustit tė Vojos, jo kaq pak sa tė mund tė flasėsh si nė kėsi rastesh, vetėm pėr krizėn e vlerave qė ka vėnė poshtė shqiptarėt, varfėrinė e skajshme e tė ngjashme. Bustvjedhja e Vojos nė stacionin e autobusit "Te Selvia", nė fakt ėshtė mė gjerė, pjesė krejt josimbolike e rutinės sė konsumizmit, tė piraterisė sė burimeve dhe tė shkelmimit tė traditave e kulturės nė xhunglėn pak etike tė globalizimit. Ashtu si klientėt e shumėkombėsheve apo mega-ndėrmarrjeve qė nuk duan t'ia dijnė fare se nga vjen malli qė tregtojnė, a ėshtė nxjerrė nga shfrytėzimi i punės sė fėmijėve, apo nga puna e pakpaguar, e tejzgjatur dhe e pambrojtur e proletarit tė Botės sė Tretė, apo nėse ėshtė prodhuar me kosto tė larta varfėrimi e ndotjeje tė mjedisit, po ashtu edhe kapitalisti i vogėl ēetnik i metalurgjisė sė Malit tė Zi, nuk i bėn naze bustit tė Vojos, apo tė kujtdo heroi tė Rezistencės a poeti tė Rilindjes qė mund t'ia shpien tė paketuar desperadot e Shqipėrisė. Siē nuk i ėshtė bėrė fare vonė kur i shpinin palosur kilometra tė tėra hekurudhė shqiptare, zero tė pafund me rrota vagonėsh, kangjella spitalesh, bobina hidrocentralesh mbase, bashkė me shtylla tė shkulura tensioni tė lartė; kriter pėrbėn vetėm kostoja.


Nė anėn tjetėr tė banakut, vjedhja me qėllim shitjen e bustit tė Vojos, tregon nė mėnyrėn e vet karakterin antropomorf qė ka malli dhe teknologjia nė ekonomi tė arkaizuara si kjo jona. Nė fushėn e transaksioneve me jashtė, pėrveē krahut dhe parakrahut tė punės sė zezė qė e shesim pėr pesė lekė nė Greqi, gjithashtu pėrfshihen trishtueshėm nė eksportet tona edhe shitje pjesėsh tė tjera trupi, artikuj qė emėrtohen si "mish i bardhė", apo "rozė" nė rastin e fėmijėve. Imagjino tani tregėtinė tonė me jashtė: njė interier transporti kontrabandė, ku nėn gropat e rrugės lėkundet pa e prishur terezinė bronxi i Vojos, mu pėrballė njė vashe tė nemitur "made in albania" krruspullosur mbi ndonjė thes aromatik kanabisi...
Pasi plaēkit natyrėn deri nė harxhim, robi nis e i rikthehet nė ripėrtypje asaj ēka gatoi me tė plaēkiturit e hershėm tė natyrės, dhe kjo lojė bėhet hakmarrja e natyrės kundėr njeriut e qytetėrimit. Me ankthin e shterimit tė burimeve, industria piketon viktimat. E ata qė e pėsojnė fillimisht janė mė tė dobėtit: nė rastin tonė, busti i shkretė i Vojos, aty nė njė cep tė Tiranės, nėn njė murg-qiparis...


Imagjino nė kėtė parodi reinkarnacionesh, bronxin e Vojos, tė nxjerrė fytyrė jo detyrimisht nė formė detalesh a ingranazhesh nė gjoksin e errėt tė ndonjė makinerie, por mbase sėrisht nė funksione publike. Psh, le tė mos ēuditemi edhe aq nėse i rijapin formė njerėzore nė ndonjė shesh tė njė vendi tjetėr, apo e shpėrndajnė si dy-tre grushte shkronjash tė praruara cirilike nėpėr gurėvarre a monumente tė tjera nė ndėrtim: bronxi ėshtė fiks pėr kėto punė. Dhe dihet se njerėzit pėrballė vdekjes qė vjen me galop dhe rinisė qė ikėn po kėshtu, kanė vendosėn tė bėjnė njė rezistencė tė mjerė duke u strehuar nė buste, portrete e shtatore... Futur nė tė cilat, mendojnė se i dalin kohės anash, nė njė biēim pėrjetėsie me afat tė papėrcaktuar skadence... deri sa ia beh ndonjė lloj tenje ikonoklaste si kjo shqiptarja, qė veē busteve, u ha kokėn edhe hekurudhave a shtyllave me tension tė lartė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:54 pm

Mendime tė lira pėr simbolikėn "COCA COLA"



Ervin Hatibi
Maj 1994

Coca-Cola na u gjend neve nė ditė tė vėshtira. Kjo ėshtė edhe esenca e kėtij shkrimi. Tashmė, tė kuqe edhe nacionale, ne e kemi Coca-Cola-n tonė tė prodhuar nė vend. Nė njė vend pothuajse tė barazlarguar mes Tiranės e Durrėsit.

Aty e desh fati, u ngrit kombinati, oazi. Tani popullsia nė vrapin arratik pėrmes shkretėtirave post-diktatoriale, ka mundėsi ta shuajė etjen e tė plasė nėpėr oazet televizive plot Coca-Cola, natė pėr natė, stacion pėr stacion, i siguruar nga INSIGU i reklamės pėrbri. Ia arrita edhe unė kėsaj dite, thotė taksapaguesi televiziv. Edhe karvani e ka pėrpara, edhe qentė destabilizues nuk lihkan fare, duke vjellė tė velur ushqimin mė tė mirė nė botė "Pedigree" (shih mė sipėr pėr hollėsira tė nevojshme. Mė sipėr nė kuptimin kohor, d.m.th. nė reklamat e darkės).

Shqipėria ka patur pėrherė mendonjės tė lirė nėpėr rradhėt e mikroborgjezėve anarkikė, katundarėve tė menēur apo edhe ndonjė punėtorie tė infektuar prej kėtyre. Kėta pėrbėjnė njė opozitė tė palėkundshme nė kundėrshti tetėdhjetė e sa vjeēare me shtetin shqiptar (shpesh ndodh qė opozitat e ēastit t'ua pėrvetėsojnė pjesėn mė naive tė rebelimit, por edhe shteti vetė tė modifikohet sipas realizimit tė tyre aq sa mundet. Kurse masat popullore...)

Nė kontekstin e Coca-Cola-s, qė gjithsesi ėshtė njė fenomen i vjetėr social edhe nė Shqipėri, kuptova edhe unė diēka. Nė pėrurimin e fabrikės kuptimplotė tė Coca-Cola-s para pak ditėsh, pamė njė Mukje qė funksionoi nė mėnyrėn e vet: domethėnė se tė gjitha palėt qė morėn pjesė nė kremtim, nė heshtje e miratuan atė tubim nėn dekorin e flamurit amerikan e tė flamurit tė Coca-Cola-s.

Kjo qe mė tepėr se njė simbol dhe ne e pamė kėtė nė TV, pastaj pamė edhe reklamat.

Nė bakanalin pėrurues, lėngu i kuq, prodhuar sė fundi edhe me ujė Shqipėrie kaloi si nė enėt komunikuese varg nėpėr trupat e kundėrshtarėve publikė politikė, qė kėsisoj u freskuan pas betejave kaq tė gjata.

Megjithė respektin e thellė qė kam pėr lėngjet, u sugjeroj mendonjėsve tė lirė, qė opozitėn e tyre tė salduar ta pagėzojne ANTI-COCA-COLA. Dhe i siguroj se jo vetėm nė literaturėn marksiste, por edhe shumė mė gjėrė, ajo ėshtė sinonim i imperializmit, nektarit tė plebejve, dhe optimizmit.



Reklama mė e fundit: Mbreti plak e i verbėr nis tre djemtė e tij nėpėr botė qė tė gjejnė ilaēin pėr sytė: ujin magjik. Kapton djali i madh vise pafund e rreh pėllėmbė pėr pėllėmbė vendet e shenjta gjersa mbush njė faqore me ujė nga ujėt e lumit Jordan. Por kjo nuk i bėn fajde lėngatės sė mbretit. Hidhet e perdridhet djali i dytė e sė fundi na sjell ca ujė Gline, por as ky nuk jep rezultat. Djali i vogėl, me ato flokėt e krehura pėrpjetė, i ka rėnė botės vėrdallė duke i bėrė paratė e udhėtimit rrush e kumbulla. Por befas i kujtohet detyra birnore, dhe duke futur dorėn krejt i trishtuar nė xhepin e xhinseve, nxjerr ca pak monedha tė fundit qė i kane tepruar. Befas ēelet nė fytyrė, blen aty pranė shishkėn me Coca-Cola, dhe vrapon drejt syve tė kaltėr tė mbretit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:55 pm

Ervin Hatibi

Parabola e sotme fillon njė natė pranė njė kopshti ose bahēeje tė vogėl zoologjike. Natėn, nė njė qytet tė maadh ēfarėdo, kur i eksituar unė duhet tė mbyll sytė, por nuk i mbyll, dhe tė ndjej zhurmėn e makinave qė formojnė njė zinxhir tė njėjtė me rruazat e mija tė gjakut.

Jam nė lagjen periferike tė caktuar, dhe nuk i shoh makinat as qarkullimin e gjakut, por i imagjinoj. Njė natė tė tillė, buzė kopshtit tė vogėl zoologjik, mbase privat, tė periferisė sė njė qyteti tė maadh ēfarėdo, ku kam veē lakmi tė ec deri sa tė prek dritat e kuqėrreme anės rrugės gumėzhitėse me parakrahė/parafjalė reklamash, e makinat mbase kanė jetė brenda nė zinxhirin e tyre, por unė nuk i shoh dot fytyrat pas xhamave, por i besoj e i ndjej siē besoj qarkullimin e gjakut. Dėgjoj zhaurimėn e largėt tė makinave, shoh nė qiellin mbiqytetas kufirin me drita tė kuqe/tė dobėta…hyn-e-del nė zhaurimė njė kafshė qė ulėrin!!! Nuk e di a ėshtė shpend a gjitar i vėrtetė. Por ato janė atje, rrėnjėshkulura si unė, nė njė qytet tė maadh1 ēfarėdo. Klithma nuk ka tė bėjė fare me qytetin; nuk ėshtė klithma e qyteteve tė mėdhaa tė natės, as sirenė policie nga paralagjet problematike me emigrantė a ndonjė tjetėr ulėrimė gruaje nėn ndonjė dhunė: kjo ėshtė ulėrimė e vėrtetė, e sikletshme, e largėt e vjen nga krahinat (regions) e kafshės sė egėr qė e mbajnė mbyllur. E kanė mbyllur e nuk di ajo pse. Ulėrimė qė gėrvish e ndonjė kafshe qė trembet natėn.

E privuar nga pamja, duke ndjekur zėra, imagjinata ime nis shėtit me rendin e mirėnjohur shkollor kafazet e erėėsuar); nga zvarranikėt e mundshėm nxjerr pupėl e sqep tek shpendėt imagji-nata, e mu aty fėrmohet nė gėzof e pėlcet nė copėra dhėmbėsh e thonjsh deri tek kafazi i errėt i majmunėve, qė i imagjinoj tė vrenjtur pėrtej hekurave duke shtrėnguar grushtet me urrejtjen e njėjtė me tė cilėn unė shtrėngoj dhėmbėt, po sytė nuk i kam me lot si ata2.

Gjaku vazhdon tė qarkullojė nėpėr tė gjithė kabinat e telefonave e tė veturave nėn tatuazhe tė projektuara shkronjash drite, nėn dritat mė tepėr tė kuqe se portokalli tė superrrugės, rrjedh gjaku nė damarėt e ēdo sisori tė paxraxgjxykxuaxr/panjohur qė trembet mbase pa kujtime nėn hekura e rrjedh nė kazanė plehrash qė u rrijnė pėrbrenda mace urbane, me njė ndenjje jetike aty si tė breshkave nė kafkull apo si tė midhjes nė guacka rrjedh gjaku, rrjedh brenda uni-formave, rrjedh gjaku mendueshėm, si vullkan i vogėl nėnujor nė shiringat, derdhet gjaku me tė njėjtėn dhimbje nė toponimi tė caktuara rrethuar me tebeshir tė bardhė policor nė asfaltin e natės, ndalon gjaku nė kohė tė caktuara enjtjesh topitet.

Parabola vazhdon me njeriun, qė mbase, mbase revoltohet rėndė e nuk duron mė pėrditė, dhe e zemė se ka aq fuqi sa tė shkulė me njė darė tė re hekurat e kopshtit zoologjik. Por ai e di se kafshėt janė tė egra, megjithėse tė mira, por prapė gjithsesi i ka frikė, por prapė mbase ka mundėsi t'i lirojė, por dyshon fort se nuk ka si t'u shpėtojė nga kthetrat e tmexrruarxa3. I vjen tė gulēojė mbase nga inati, qė do t'i nxjerrė (natė), i do fort t'i shpėtojė nga frika dhe izolimi e kequshqimi, por nuk mund tė bjerė dot nė ujdi me to pėr asgjė nga kėto. Ato mund ta shqyejnė me siguri. Ose mbase edhe shpėton, por ato mund tė dalin nėpėr natė e tė shqyejnė fėmijė e tė pastrehė ose qen pa pronar.

Imagjinon sesi lufton me hekurat e kopshtit zoologjik nė errėsirėn qė i mbulon disa detaje tė pakėndėshme ajsbergut tė heroizmave, por kafshėt irritueshėm nė vend qė ta inkurajojnė, i turren me llahtarė e bėjnė zhurmė e poterė, dhe zgjojnė rojen… e zemė se ky ėshtė vetė roja, apo i biri i tij romantik qė i ka vjedhur ēelėsat tė atit.

Aventura e ēlirimtarit e zemė se nuk mbaron nė hapjen e kafazit tė ndonjė ariu tė zhburrėruar, por i vjen fundi nė ēastin kur i vjen rradha tigrit apo leopardit, ndonėse mė parė mund tė ketė shpėtuar majmunėt, zogjtė e drerėt, me altruizmin qė shpjegon disa vetvrasje, pėr tė lėnė vetė pėr nė fund kafazet mė tė egra, si e si tė shpėtojė ē'tė mundė nga kafshėt, para se ta shqyejnė… Rrjedh gjaku i ēlirimtarit zemėrmadh nėpėr oborrin e vogėl tė kopshtit zoologjik, midis hijeve tė thurura tė pemėve dhe kafazeve, nėn sytė civilė tė njė kafshe nuhatėse, e cila u struk mė tej nė kafazin ku kishte lindur dhe nuk doli nga porta e shqyer, teksa skota kafshėrore merrte arratinė duke dėshtuar nė gjetje tė udhės sė ikjes, duke u pėrplasur e sfiduar nga pak me hungėrrima, ndėrkryer, (ndėrkryyeeeer).

(Ndėrkaq qė merremi vesh, vėrtet rrjedh gjak nė ne, e kėshtu vazhdon tė rrjedhė nė pyje, brenda kėpucėsh erėrėnda qė ikin me damarė tė fryrė me djersė nėpėr shkrepa me dhi tė hirta, nė helikopterin qė pasqyron nga lart gjithė kėto
pamje, si edhe pėrtej, pėrtej fluturon gjaku nė rrjedhje tė lirė me sh-pendėt ulet gjaku nė fluturim deri nėpėr hojet e telave tė kafazit nė orbita tė pėrkryera mu nė ēdonjėrėn kafshė qė kemi burgosur, rrotullohet gjaku, rrotullohet, e
kėto rrotullohen rreth nesh qė jemi toka e kafshėt janė kafshėt e dielli ėshtė nė bimėt qė edhe kėto e kanė njėfarė gjaku, por nuk shpjegohet dot me dy llafe sesi ky qenka prapė gjak i tė gjithėve, njė lloj uji nate, uji i krijesave tė Zotit.)

Parabola5 ka mbaruar. I rikthehemi ulėrimės vetmitare pa tė, por vetėm me preokupim tė drejtpėrdrejtė. Duhet tė dijmė mirė se punė tė tilla militantėt animalistė i bėjnė pak mė organizuar, se ėshtė rrugė e gjatė dhe e vėshtirė kjo e ēlirimit tė kafshėve, nė shumė pikpamje shumė mė e vėshtirė se ēlirimi i popujve, pėr faktin e parė se kafshėt nuk bashkėpunojnė, sė dyti nuk indoktrinohen etj. Sado tė tė kėpusin shpirtin, duhet bėrė durim pėr tė gjetur rrugėn e mirė pėr t'i nxjerrė s'andejmi. Nuk ėhtė fjala vetėm tė mos shkosh vetėm e tė rrezikosh damkėn e budallait duke vėnė tellallin deri sa tė gjesh katėr a pesė si vetja nėpėr qytete tė mėdhaa ku nuk mungojnė tipa si unė e si ti, por mbase gjer atėherė, mirė se budalla, por edhe tė denoncojnė. Kam hequr dorė: do pres duke ndryshuar tė ndryshojė edhe bota e tė vijė dita kur tė binden se nuk duhet ndėrtuar mė vende pėr kafshė tė burgosura.

Por kjo nuk ndodh dot aq shpejt/shpesh. (Ulėrima shpirttradhėtxtuxese dėgjohet edhe nė shtėpinė prej beqarėsh.) Kėshtu qė… mbyll dritaren (dhe ze shokė tė mirė) mbyll dritaren (dhe kisha nisur tė shkruaj kėtė) mbyll dritaren njėherė e mirė, me atė zhaurimėn e makinave qė ėshtė po ajo, dhe kėpus kėshtu ulėrimėn e kafshės zoologjike, duke lėnė gjysmėn mė tė frikshme e mė trishtuese brenda errėsirės sė dhomės, nė njė qytet tė maadh qė pėrgatitet tė mos flerė6.

Gjysma tjetėr e ulėrimės mbetet e shtruar pėr zgjidhje jashtė dhomės, jashtė meje, por brenda gjakut tė pėrbashkėt, dhe i fut nė dyshime tė gjithė tė pranishmit qė kanė shpirt ose fėmijė natėn, dhe ditėn na bėnin pak nga pak pjesėtarė tė kėsaj loje duke na shoqėruar qė fėmijė nėpėr kėto qelitė e rregulluara bukur kutėrbonjėse, duke na devijuar/kanalizuar mirėsinė nė biskotėn qė i hedhim ariut pėrmes hekurave, duke i legalizuar kėshtu kėto, me justifikimin afėrmendsh se po tė mos ishin hekurat, ariut nuk do t'ia jepnim dot biskotėn se tė shqyen... Dhe pastaj ēudi kur mė vonė tė mbyllin, nė formė prindi tė plakur, nė azile pleqsh, rrethuar me vizita tė rralla didaktike me mėshirė e biskota e me nipėr tek dora, e ėshtė njė moment ku ata nuk ekzistonin, ku besoj se hedhin tė pastėr vallen e pėrbashkėt tė gjakut pėrdore me qen, mace e zebra, para se tė dalin nė dritė qytetase e t'u zemė ulėrimėn, t'u zemė veshėt me brumė biskotash mėxshixrex.



(Footnotes)

1 Nė origjinal: pseudometropol. Por u zėvendėsua kudo me qytet i madh; por tė kihet parasysh pėrherė edhe varianti i parė.

2 Si ata d.m.th. "si majmunėt". Por edhe si ata-"lotėt e majmunėve", nė kuptimin e njė formule tė ndryshme tė alkimisė sė lotit. Paragrafi qė vijon "Gjaku vazhdon tė… " nė origjinal ėshtė shkruar me bojėtrėndafil.

3 Kėta iksa janė prishje me stilolaps nė origjinal, nė fjalė qė nuk janė krejt nė vendin e duhur, por janė tė pėrdorshme pėr momentin. Tip skelash kėta iksa, nėn tabelėn: "Kujdes! Kėtu punohet."

4 Tė cilėt bashkė me tė pastrehėt, si tė anashkaluar qė janė nga shoqėria, kanė me siguri shije tė njėjta strehimi natėn, qė pėrkojnė nė kronikat e zeza me vendet ku lokalizohen gjurmėt e kafshėve tė arratisura nga zooparqe, cirqe etj.

5 Parabolė ose "paravoli" siē e gjen nė tekste kishtare shqip.

6 Qė pėrgatitet tė mos flerė, qė ka hapur gjoksin si nė njė pushkatim patriotėsh mban ēelė kėmishėn me grushte dhe i thotė qiellit me lot nė sy: Qėllomė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:55 pm

“ĒALLMAT BOSH TĖ TERRORIZMIT”

(…dhe probleme tė tjera nė njė letėr kundėr tendencave anti muslimane ne Shqipėri)





Po bėhen disa javė qė kur opinioni publik shqiptar po bashkėjeton me panikun e terrorizmit islamik, njė “terrorizėm islamik” krejt i veēantė: i mungon edhe “terrorizmi” edhe “islamizmi”. Por gjithsesi tmerron, ngjall frikė e urrejtje njėsoj si terrorizmi, pra menēurisht ia arriti qėllimit edhe pa ekzistuar. Pasojat po vetėlindin pa shkakun.
Por si funksionon ky fiction, ky terror virtual? Ku ndodhet? Fillimisht dhe pėrfundimisht nė faqet e gazetave mė tė mėdha tė vendit ku kryetitujt premtojnė pėrditė pėr BOMBĖ!, TERRORISTĖ! ISLAMIKĖ! Mė pas nėpėr faqet e kėtyre gazetave do lodhesh mė kot pėr tė gjetur ndonjė lajm a fakt terrori pėrmes togfjalėshave plot hipoteza, hiperbola e blasfemi. Boshllekun qė diskrediton, e mbulojnė si gjithmonė tre-katėr foto tė njėjta mjekėrroshėsh tė veshur me tė bardha, ku lexuesi shqiptar dallon veēanėrisht figurėn e Bin Ladenit tė Afganistanit, njeriut tė vitit, tė paktėn nė Shqipėri. Gazetarėt sigurisht do tė donin ndonjė terrorist tė vėrtetė, por nė pamundėsi pėr ta patur tė gjallė apo tė vdekur, veprojnė si paganėt e vjetėr qė pikturonin nė muret e shpellave gjahun qė do tė donin tė kapnin nė tė ardhmen.
Kuadrin e ilustrimit kanė marrė pėrsipėr edhe televizionet shqiptare. Terrorizmi islamik ka hapur edhe “numrat jeshilė” pėr terror telefonik 24 orėsh pranė disa tė pėrditshmeve kryeqytetase. Hot line islamik animohet veēanėrisht nga njė zė nė dialektin kuptimplotė tė Verilindjes sė Berishės, qė kėrcėnoi tė pėrditshmen me “Atė qė nuk ia bėmė (bamė) amerikanėve, do t’jua bėjmė (bajmė) juve!”! Pėr ta mbyllur pjesėn e parė tė kėsaj letre, nėnvizoj se disa njerėz me njė gur tė vetėm duan t’i vrasin tė gjithė zogjtė. Por i vetmi “zog” qė ata vrasin me siguri kėto ditė ėshtė zogu i Kosovės. Alarmi i terrorizmit e ka spostuar vėmendjen e opinionit nga fėmijėt e pėrgjakur tė Kosovės, tek fėmijėt e gjithkujt, qė Bin Laden kėrkon tė vrasė pėrditė. Dhe pėr fat tė mirė tė kėsaj loje, Bin Laden shpėtoi prej bombardimeve amerikane dhe gjithkush mund ta pėrdorė nga larg nė kohė krize. Po tė vdiste, duhej shpikur njė tjetėr, duhej nxjerrė njė tjetėr “djalė i keq” nga magazina me “deus ex machina”.
Duhet tė falenderojmė Zotin qė nė Shqipėri nuk ka terror me motive fetare, dhe kjo ėshtė e vetmja gjė e cila tė ngushėllon nė tė gjithė kėtė fushatė antiislamike. Tė paktėn naiviteti apo indiferenca e qytetarit shqiptar, bėn qė ai t’i pranojė lajmet pėr terrorizėm, pa kėrkuar fakte, qė nė kėtė rast do tė ishin aktet e terrorit me viktimat pėrkatėse. Qytetari mjaftohet duke lexuar nė gazetė se islamikėt i shpėtuan edhe kėsaj here policisė, se ata u arratisėn nga baza para se tė vinte policia, se ata kėrcėnuan me telefon, se nė fakt ata nuk kanė vepruar, por kjo nnk do tė thotė se ata nuk do tė veprojnė. Fakti i pamohueshėm se i vetmi akt terrorizmi, i pa marrė pėrsipėr nga askush, ėshtė njė eksplozion i lehtė nė njė kishė tė qytetit tė Shkodrės, tregon se forcat qė prodhojnė terror, janė tė paktėn humane. Kėrkojnė thjeshtė tė legalizojnė e tė familjarizojnė nė Shqipėri termat “fondamentalizėm” apo “terrorizėm islamik”, pa bėrė masakra e shkatėrrime. Pėr kėtė meritojnė njė falenderim tė sinqertė.
Nė fillimet e kėsaj fushate tė psikozave tė terrorit, paralajmėroja miqtė e mij artistė e gazetarė, muslimanė, kristianė e tė pafe, se kjo fushate antiterror pa terrorin nuk mund tė vazhdojė gjatė pa ndonjė Reichstag tė tipit bombė nė kishė, skemė tepėr fėminore e po aq e pashmangshme. Prandaj janė pėr t’u falenderuar ata njerėz qė deshėn t’i kundėrvihen nė shtyp kėsaj fushate tė errėt me alarme tė terrorit inegzistent. Ata u treguan aq tė menēur sa tė ulnin kokat para fatalitetit: nė momentin qė do tė dokumentonin publikisht se nuk ka terroristė pa patur terror, dhe nuk mund tė ketė terror pa diēka qė ta shkaktojė kėtė gjendje, pa viktima a dhunė, fill pas kėsaj loja mund tė ashpėrsohej vėrtet. Heshtja e tė menēurve mund tė ketė qenė faktor qė e bėri qesharake kėtė fushatė tė shtypit, duke e lėnė tė rrėnohet me supozime e “ndoshta” qė e lodhėn opinionin qytetar, dhe i bėnė autoritetet shtetėrore tė reagojnė duke mohuar publikisht shumicėn e njoftimeve alarmante pėr terrorizėm islamik nė Shqipėri. Por pas bombės nė kishė, heshtja ndaj absurditetit tė kėsaj fushate, nuk ėshtė mė menēuri, por dita-ditės kthehet nė miratim a bashkpunim me kėtė absurditet. Forca ende tė paemėrta, tashmė e kanė tė gatshėm publikun e tmerruar prej medias, pėr tė interpretuar ēdo akt anonim dhune si terrorizėm islamik.
Autoritetet shqiptare po vihen pėrditė pėrpara fakteve tė kryera nga mekanizmi i pakontrollueshėm i shtypit shqiptar e tė huaj, dhe nesėr mund tė vihen edhe para presionit tė popullit “ tė sensibilizuar” qė do tė kėrkoj tė merren masa pėr tė parandaluar veprimtarin e terrorizmit islamik. Dhe nė pamundėsi pėr tė reaguar ndaj pjesės sė padukshme, “terrorizmit”, reagimi mund tė prekė pjesėn tjetėr (tė dukshme) te togfjalėshit, “islamizmin” me njerėzit e institucionet e tij. Qė tė nesėrmen e trishtuar tė katastrofės nė Kenia e Tanzani, njė nga gazetat kryesore shqiptare sulmonte njė shkollė islamike tė qytetit tė Elbasanit, duke e cilėsuar nė kryetitullin e faqes sė parė me shkronja tė mėdha “Kėtu mėsojnė ata qė venė BOMBA”. Tė nesėrmen po kjo gazetė qė kryeson koalicionin qeverisės, lajmėron pėr mbylljen e pesė shkollave tė mesme muslimane. Shkrimet nuk japin asnjė fakt se kush nga nxėnėsit muslimanė shqiptarė tė kėtyre shkollave ka vėnė bomba, dhe as nuk thuhet se ku plasėn kėto bomba, thjesht artikujt duke u pėrpjekur tė reagojnė, ofrojnė falas mėnyra tė rrezikshme mendimi. Shenja tė tilla barazimi midis Islamit edhe terrorizmit, karakteristikė e faqeve tė para tė gazetave tė kėtyre javėve kanė spostuar dukshėm kufirin midis emocionales dhe llogjikes nė dėm tė kėsaj tė fundit. Pėr arsye tė paditurisė e cila nuk ėshtė virtyt, apo tė ndonjė fobie a dashakeqėsie fraza tė tipit “dhunė nė emėr tė Allahut” apo “atentate made in Allah” (kjo e fundit pėrbėn kulm!) po ngulisin idenė se terrorizmi ėshtė ndoshta pjesė e ritualit tė besimit islam! Krahas kėsaj, por jo mė pak e pasaktė, paraqitet me njė egzotizim tė sforcuar e banal pamja e “islamikėve” si ca UFO me “ēallma” e “ferexhe tė bardha” e “mjekrra tė zeza”, kur ėshtė fakt se nė Tiranė tė vetmit qė kanė zgjedhur tė vishen me “ēallma” e “ferexhe tė bardha” janė dy muslimanė tiranas, njėri i quajtur Enver, tjetri Robert. Para disa ditėsh, njė gazetė nga mė tė shqetėsuarat pėr terrorizmin, boton foton e njėrit prej tyre nė faqe tė parė, me diēiturėn–scoop: “Islamik, dje nė rrugėt e Tiranės”. Pėrdorimi i formės “islamik” si emėrzim, ėshtė abuziv, kur emri pėr besimtarin e islamit ėshtė musliman dhe ky ėshtė i vetmi sipas fjalformimit arab me parashtesėn “mu” (p.sh safar-udhėtim, musafir-udhėtar, etj). Pėrdorimi i formės “islamik”, kėrkon pėrpara doemos njė emėr dhe nė momentin qė gazetat shqipėtare kanė nisur kėtė term edhe nė kontekstin terrorist edhe nė kontekstin religjioz, nėn kėtė fjalė tashmė lexuesi kupton ē‘tė dojė, si terroristin ashtu edhe muslimanin. Ose nė rastin mė tė mirė krijohet ideja se “musliman” e “islamik” janė gjėra tė ndryshme a tė kundėrta. Kaosi shtohet kur herė-herė besimtarėt shqiptarė pėrkufizohen nga shtypi si “muhamedanė” (term i huaj pėr fenė isalme). Nė mėnyrėn si shpėrndahen kėto kategori pėrgjithėsisht kupton se “musliman” e “muhamedan” ėshtė simbolikė pėr tė pėrcaktuar prejardhjen e shumė shqiptarėve, kurse mbiemėr-emri “islamik” ka nisur tė grupojė nėn vete terrorizėm, fondamentalizėm si dhe arabė, njerėz me mjekrra, praktikantė e shkolla fetare. Nėse njė musliman ėshtė arab, ky bėhet direkt “islamik”, kurse njė shqiptar vazhdon tė jetė vetėm musliman pėr sa kohė nuk studion nė njė shkollė tė finacuar nga arabėt, tė cilėt shtypi mund t’i emėrtojė edhe thjesht “ēallmat” a “mjekrrat” siē emėrtohen “kaska blu” paqeruajtėsit.
Paraqitja si kombėsi e fjalės “islamik”, bėn qė nga njė grup prej 100 mafiozėsh tė arrestuar nė Itali pėr krime tė lidhura me drogėn e prostitucionin, gazetari shqiptar tė cilėsojė 15 prej tyre “islamikė” (ndonėse thjesht egjiptianė, marokenė, tunizianė) kurse kusurin jo si “kristianė”, por me kombėsitė e tyre spanjolle, italiane, shqiptare. I tė njėjtit keqinterpretim ėshtė edhe njė tjetėr alarm i shtypit se “islamikėt” nė Shqipėri ua kalojnė nė numėr shtetasve italianė apo grekė (tė marrė veē e veē) qė kanė aktivitet tregtar a bamirės e misionar. Mos vallė harrohet se “islamikėt” vijnė nga njė duzinė shtetesh tė ndryshme tė Azisė e Afrikės, dhe grekėt e italianėt, po t’i gruponim nėn shenjėn fetare me tė huajt e tjerė qė jetojnė nė Shqipėri do tė kishin njė shifėr goxha mė tė madhe “kristianėsh” . Ē‘po ndodh nė Shqipėri? Mos pak nga pak po shkohet drejt terminologjive gjithnjė e mė tė sakta, e pas pak nuk do dėgjojmė mė fjalėn “islamik” por edhe barbar, i pabesė a pagan si nė Mesjetė? Ky nuk ėshtė parashikim edhe aq i tepruar kur sheh se si nė fund tė viteve ’90 gazeta shqiptare tė proklamuara liberale a progresiste bien gjithnjė e mė shpesh nė gropėn e racizmit e ksenofobisė e intolerancės fetare kur shkruajnė: “tė zinjtė” e “antetateve”, “killer me kuran”, “allahu” i ardhur nga Arabia, apo kur guxojnė tė pėrflasin martesat e vajzave shqiptare me othello “tė zinj” me? “ēallma”. Tė infektuar nga ky virus e quaj edhe ndalimin pėr tė hyrė nė Shqipėri pėr tė huaj “islamikė” e me ngjyrė. Nė pikat kufitare kriterin e tė dyshimtėve e kanė plotėsuar (sipas shtypit) marokenė, pakistanezė, e turq (qė gazeta i quan tė gjihtė “arabė”) por edhe shtetas tė Afrikės sė Jugut me emra tė “pafajshėm” Bruno e Alete, me ngjyra tė dyshimta, tė cilėt vijnė me avion deri nė Tiranė pėr tė vėrtetuar njė akt apartheidi.
Nė gazetat e Tiranės pėrditė e mė shumė muslimanėt po shohin eksperimente stilistikore ku fryhet emri liturgjik i Zotit me njė guxim tė cilin nė fushėn e gazetarisė e kanė vetėm reporterėt e frontit. Megjithėse tmerrojnė publikun pėrditė me rrezikun e terroristėve islamikė qė vrasin nė emėr tė Zotit, kėta gazetarė qė do tė ishin pėrballuar me ligjin nė ēdo vend normal tė Perėndimit e tė Lindjes, fyejnė lirshėm mė tė shenjtėn shenjė pėr besimtarėt muslimanė, emrin Allah. Tė mos harrojmė se nė Amerikė, gjigandi i prodhimeve tė veshjeve sportive “Nike” u detyrua tė nxirrte nga qarkullimi 1,2 milion egzemplarė tė njė produkti tė vet qė u akuzua se provokonte besimtarėt me njė dekoracion ku shembėllehej fjala Allah. ēėshtje tė tilla lidhur me keqpėrdorimin e emrit tė Zotit (Allah arabisht d.m.th Zot) ka patur nė Japoni e nė vende tė Europės perėndimore ku muslimanėt pėrgjithėsisht janė emigrantė ekonomikė. Kurse nė Shqipėri, ku ata pėrbėjnė njė shumicė vendasish, tė pėrditshmet mė tė mėdha ua vendosin emrin e Zotit nėpėr kontekste politike, kriminale apo qesharake. Para disa vitesh policia shqiptare torturoi tre adoleshentė muslimanė qė tė pranonin se kishin gėrvishtur ikonat e njė kishe orthodokse, ndėrkaq qė prej vitesh askush nga ata gazetarė qė gėrvishtin nė zemrėn e muslimanėve emrin e shenjtė pėr ta, nuk merret nė pėrgjegjėsi. Shembuj tė kėsaj dhune ka vėrtetė shumė (mund tė vėrehen edhe nė paragrafėt e mėsipėrme), por pėr tė dalė nė njė temė tjetėr po rradhis vetėm njė kryetitull tė freskėt tė njė gazete tė madhe: “Berisha, hetim pėr Allahun”. (Ėshtė e vėshtirė pėr ēdo musliman normal tė ritransmentojė blasfemi, por nė kėtė rast ėshtė e pamundur). Emri i Zotit merr ngjyrime e kuptime fyese, me tė cilat pėrzihet edhe figura e ish-presidentit shqiptar, figurė qė prej vitesh shoqėron shumicėn e qėndrimeve publike ndaj besimit Islam nė Shqipėri. Nė fakt ky shoqėrim qė i bėhet Sali Berishės me Islamin ėshtė i pasaktė e i panatyrshėm, dhe ka rrezikuar qė dashakeqėsit t’i indetifikojnė muslimanėt shqiptarė me personin e tij politik. Sigurisht S.Berisha mban njė emėr tė traditės muslimane, dhe ka intesifikuar marrėdhėniet e nisura nga pushtetarėt para tij me Konferencėn Islamike, ka liberalizuar hyrjen e tė huajve nė Shqipėri, nga e cila mund tė kenė pėrfituar edhe kriminelė tė tė gjitha pėrkatėsive po kjo ėshtė ende pak pėr t’i veshur atij “ēallmėn islamike”. Ai mund tė ketė pėrmendur shpesh Zotin nė fjalimet e tij, por gjatė viteve tė pushtetit tė vet, qė duan tė na e paraqisin si “fondametalist”, Komunitetit Musliman nuk iu kthyen as trojet e ish-xhamive e jo mė prona tė tjera, njė shoqatė kulturore muslimane doli nga ligji, u mbyllėn shkolla fetare, dhe nuk u njoh kurrė e drejta e besimtarėve muslimanė pėr tė kremtuar gjysėm ore nė javė lutjen e tė premtes. Tashmė e djela e shenjtė (holiday) ėshtė pushim pėr tė gjithė, dhe tė krishterėt mund tė shkojnė po tė duan nė meshė, por nė mesditėn e tė premtes, shteti i Berishės islamik nuk legalizoi asnjėherė gjysėm ore pushim pėr ata shkollarė a punonjės shteti, muslimanė, qė tė mund tė faleshin pa pengesa nė xhami, ditėn e tyre tė shenjtė tė xhuma, njė shkelje e pėrjavshme e tė drejtave tė njeriut qė nuk u fut nė asnjė listė tė tillė. Nė kohėn e kėsaj qeverisjeje, njė politikan u burgos se quajti Berishėn “vrasės” apo “kriminel”, por askush nga ata qė publikisht nxisnin urrejtje fetare askush nga fyesit publikė tė Islamit nuk u vu para ligjit. Berisha nė fakt ka kremtuar tė gjitha festat e feve dhe sekteve zyrtare nė Shqipėri, dhe ėshtė shėrbyer politikisht nė tė gjitha llojet e faltoreve, dhe mė tepėr se musliman me sjelljen e tij herė-herė ngjan me njė gnostik a baha’i. Feja islame nuk ėshtė e detyrimisht ajo qė tė tjerėt dijnė apo fantazojnė vetė; Islami ėshtė vetėm ai qė buron nga Kur’ani dhe tekstet e sakta tė Traditės Profetike (Hadith), qė janė tė pėrkthyera nė njė shumicė gjuhėsh pėr tė gjihtė njerėzit, pa ndonjė sekret tė mėtejshėm pėr persona tė veēantė. Kėshtu qė as Berisha, as tė tjerėt nuk mund tė pėrfaqėsojnė lidhje me Islamin jashtė ligjeve e praktikave islamike tė njohura botėrisht. Tė njėjtėn gjė mund tė them pėr lidhje tė tjera tė dhunshme qė i bėhen nė Shqipėri besimit islam me parti a personalitete a ide tė sė djathtės politike a tė nacionalizmit. Ky ėshtė njė keqkuptim tashmė i njohur edhe nė vende tė tjera tė botės ku parimet muslimane janė pėrpjekur t’i kombinojnė me idetė socialiste (shembull tipik republika Socialiste Islamike e Libisė). Muslimanit normal i rrijnė tė ngushta kostumet ideologjike a nacionaliste. Nė fakt i vetmi atdhe qė ata i premtojnė besnikėri ėshtė Xhenneti (parajsa) dhe e vetmja ideologji, besimi nė Zot, me politikė harmoninė mė natyrėn e marėveshjen me njerėzimin. Pėrtej gjithė filmave me bomba e me terroristė e politikanė, akuzat ndaj “islamikėve” patjetėr duhet tė kalojnė edhe testin e “ realiteteve tė tjera” tė padukshme. Nuk duhet harruar qė muslimanėt janė besimtarė pėr tė mbajtur emrin muslimanė, dhe nė besimin e tyre qėllimi nuk e justifikon mjetin; ai ėshtė pjesė e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:56 pm

Muslimanėt shqipėtarė praktikisht kanė nisur tė ngjajnė me njė komunitet tė diskriminuar kulturor e politik, ndonėse disa statistika vazhdojnė t’i parqesin si faktorė vendimtarė, (por edhe kjo pėrdoret pėr keqen e atyre vetė). Publikisht ata fajėsohen prej vitesh si shkaktarė tė prapambetjes sė vendit, si faktorė tė injorancės. Prej vitesh ata akuzohen se “po na mbajnė larg Perėndimin” duke qenė tradhėtarė tė fesė sė parė e bashkėpunėtorė tė turkut. Feja e tyre ėshtė tallur e ata vetė janė fyer deri duke i bėrė pasardhės tė haremeve tė sulltanėve. Muslimanėve shqiptarė, shkurt, u bėhet me dije se jane nė njė vend tė papėrshtatshėm, nė njė kohė shumė tė papėrshtatshme. Nė Shqipėrinė e betejave kundėr komunizmit e antikomunizmit, u harrua se antiislamizmi ėshtė i barabartė katėrcipėrisht me antihumanizėm e antidemokraci.
Tė tulatur nėn njė stinė kaq tė gjatė terrori psikologjik e shantazhi moral, qė po acarohet mė tepėr, muslimanėt shqiptarė po e fshehin identitetin e tyre. Nė Shqipėri sot ėshtė koha kur prindėrit ndalojnė bijtė tė shkojnė nė xhami “se mos bien nė sy pėr keq”, kur familjet ushtrojnė edhe dhunė fizike ndaj vajzave qė nuk pranojnė tė heqin shamitė nga koka. Sot shqiptarėt po i ndryshojnė emrat e tyre muslimanė, jo vetėm pėr shkaqet e njohura tė injorancės nė Greqi por edhe pėr t’u integruar nė jetėn publike e intelektuale tė vendit. Njė shembull ironik tė kėtij vetmohimi jep editorialisti i njė gazete tė kėtyre ditėve i cili pėrditė nėnshkruan me emrin e tij musliman. Por ditėn qė iu desh tė shkruajė se “ duhet tė gėrmosh me orė e orė tė tėra nė regjistrat e rinj tė gjendjes civile pėr tė gjetur njė fėmijė tė sapolindur me emėr islam”, “duhet tė kėrkosh me qiri nė dorė pėr tė gjetur njė perēe”, kėtė ditė pėr t’u bėrė i besueshėm nėnshkruan si asnjėherė mė parė e mė pas, vetėm me inicial duke fshehur emrin e pėrditshėm islamik, me tė cilin jemi mėsuar ta vlerėsojmė. Pėr tė mbėshtetur idenė sė ky vend nuk ka pėrcaktueshmėri muslimane nuk ėshtė nevoja tė marrim qiririn e tė maskojmė emrin, por mė thjesht mund citojmė fenomenin antiislamik tė fajdeve ku u pėrfshi shumica e shqiptarve, mund tė citojmė shifrat e eksporteve nė disa mijė prostituta, numrin shqetėsues nė dhjetra mijė aborte e pėrdorues droge, shifrat e pabesueshme ditore tė shitjes sė alkoolit, numrin e shtėpive tė bixhozit, numrin 46 tė viteve diktaturė komuniste, e 23 tė viteve tė ateizmit tė cilat asnjėherė nuk jane karakteristikė pėr “vende muslimane” qė prodhojnė “fondamentalizėm”. Por ama edhe kėto statistika nuk do tė na shėrbenin pėr tjetėr gjė, vetėm se pėr tė zbuluar se jetojmė nė vite tė mbrapshta, dhe se shqiptarėve po u kushton shtrenjė zgjedhja e materializmit dhe neglizhenca ndaj religjioneve tė tyre, apo filozofive tė pėrgjegjshme. Kėto shifra tė hidhura nuk mendoj se shėrbejnė qė njė kryetar partie pėr tė drejta njerzore tė na ēudisė duke nxjerrė se muslimanėt shqiptarė qenkan tkurrur nė 50%, dhe prej tyre mė shumė “ateistė” e “jopraktikantė”, ndėrkaq qė gjysma tjetėr e supozuar ishin besimtarė kristianė praktikues! Bile shumė fshatarė sipas kėtij kryepartiaku, ishin shprehur se kishin refuzuar fenė qė u kujtonte pushtimin turk, pėr t’u futur nė 50% tjetėr si besimtarė praktikantė tė fesė sė tė parėve! Studime tė tilla amatore sigurisht nuk tregojnė gjė veē joseriozitetit, padurimit dhe subjektivitetit tė nxehtė, i cili mė ngjall njė ndenjė (jokomode) humori. Nėse institucione tė specializuara do tė tentojnė tė bėjnė statistika edhe numėrime pėr realitetet e reja edhe nė pėrkatėsitė fetare, bėhet mirė tė pritet sa tė kapėrcehet faza e konsolidimit tė institucioneve, qė tė mund kemi rezultate tė pakontestueshme, afėr realitetit. E kjo nuk mund tė ndodhė tani afėr, siē po dėgjojmė, nė njė kohė kur nė njė vend si Shqipėria gjithė llojet e votimeve (parlamentare, lokale, referendume) qė nga 1991e kėtej kanė rezultuar problematike a tė cėnuara. Gjėja mė e bukur qė ka “studimi” i pesėdhjetėpėrqindėshave, ėshtė nė fakt klasifikimi nė praktikues e jopraktikues tė fesė (ndonėse tentativa bėhet vetėm nė njė krah). Por, tė mos jesh praktikant i njė feje kjo nuk tė bėn jobesimtar. Tė dyja, si besimi edhe praktikimi i fesė, janė njė unitet pėr tė pėrcaktuar religjiozitetin, por tė besuarit ėshtė caku, parakushti i parė. Tė paktėn nė Islam, ai qė beson se ka vetėm njė Zot, dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij, me anė tė tė dėshmuarit tė kėsaj, quhet musliman. Prandaj askush nuk mund ta reduktojė numrin e muslimanėve, duke llogaritur vetėm praktikantėt si besimtarė.

Viktimizimi i vetes, nxitja e psikozave tė tė qenit i rrezikuar apo diskriminuar, kanė rezultuar truke foshnjėrake pėr tė mbuluar viktimėn e vėrtetė dhe rrezikun e vėrtetė. Kjo tė paktėn ėshtė parė e suksesshme dikur pėr nazifikimin e antisemitizimin e Gjermanisė, ku gjermanė tė rrezikuar i dogjėn nė zjarr hebrenjtė e librat e tyre tė rrezikshėm. Kurse sot kėtė teknologji tė vjetėr, nė pėrgjithėsi njerėzit e dyshojnė dhe refuzojnė si djallėzore. Gjithė kėto fushata pėr “riparimin e historisė”, pėr “perėndimin e kėrcėnuar” dhe “Islamin e dhunshėm”, thjesht kanė ngjallur interes pėr t’u informuar mė tej para se tė pozicionohesh si “shqiptar i mirė” (properėndimor) a si “ keq” (properėndimor me kusht) ose “edhe mė i keq” (islamik!!!). Bėj kėto sqarime qė t’u lutem atyre qė lexojnė kėtė letėr, tė besojnė se nuk ėshtė nė qėllimin tim viktimizimi i muslimanėve shqiptarė, por nėse del kėshtu, kjo ėshtė krejt normale, krahasuar “demonizimin” e historisė dhe tė sė tashmes e me “plagėt” e supozuara tė sė ardhmes qė imponohen prej fobive tė properėndimorėve pa kushte. Fundja faktet nuk mund tė interpretohen pėrherė vetėm pėr tė vėrtetuar eskluzivitetin e njė ideje, pėrndryshe mund tė bėjmė dhe pa faktet. (Sipas traditės muslimane, edhe djalli duhet dėgjuar nėse qėllon tė thotė tė vėrtetėn). Nėse unė sėrish kėmbngul se muslimanėt e Shqipėrisė po i konsiderojnė e po i kthejnė nė njė minoritet kulturor e politik tė kėrcėnuar, megjithėse presupozojnė shumicėn, kjo nuk ēudit njerėzit qė dijnė pėr natyrėn e vėrtetė tė medias e institucioneve qė pėrcaktojnė klimėn kulturore e politike nė njė vend ku qytetarėve ka vetėm 8 vjet qė u ėshtė lejuar pėrdorimi i fjalėve “demokraci”, “Zot”, “tė drejta njeriu”. Dhe afėrsisht po kaq vite ka qė muslimanėve u pėrsėritet haptas shantazhi se Europa (qė na mban me bukė e na ruan nga serbi) nuk na do muslimanė, prandaj fenomeni islamik na izolon nga perėndimi, dhe ky izolim ėshtė varfėri, diktaturė e luftė. Prandaj muslimanėt duhet tė ndihen nė faj, dhe tė fshehin apo braktisin fenė…lirisht, ose ta reduktojnė nė ėmbėlsirėn e datave festive. Muslimanėt janė “kushėrinjtė nga provinca” qė tė prishin reputacionin, prandaj sulm kundėr identitetit e historisė sė bashkėqytetarėve tė tu si e si tė meritosh emrin “europian”, i cili nė Shqipėri konceptohet si njė profesion, mė tepėr se diēka e lindur! Kjo lloj situate, kur njė pakicė e pėrkrahur, ushtron dhunė psikologjike mbi shumica tė heshtura e tė frikėsuara, ka shkuar pak nga pak deri aty sa muslimanėt tė konsiderohen as si minoritet, por si inegzistencė. Ndryshe si do arrihej qė Skėndėrbeun, heroin e fėmijėrisė sė ēdo shqiptari, ta nėnvizojnė jo si hero kombėtar - mbrojtės tė vendit nga huajt, por si mbrojtės tė krishterimit, tė cilin fqinjėt tanė e mbrojtėn shkėlqyeshėm duke paguar xhizen, pa luftė e rrėnim. Ky nuk ėshtė vlerėsimi i duhur pėr Skėndėrbeun , tė cilin ideologėt e Rilindjes Kombėtare nuk e nxorrėn nga harresa pėr t’ia falur krishtėrimit ( i cili mund ta shpallte Shenjt pėr ndihmėn e sakrificėn pėr njė mbrojtje aq tė kushtueshme); nėse figura e Skėndėrbeut shėrbeu si shtyllė pėr ngrehinėn e Rilindjes, ku merrje shembullin pėr luftė kundėr shtypjes nacionale, (nė njė kohė kur identitetet fetare po zėvendėsoheshin me ato kombėtare) le ta respektojmė pėr kėtė dimension. Por nėse fetarja do tė ngrejė kokė mbi kombėtaren, qoftė edhe pėr hir tė sė vėrtetės, kjo mund tė jetė normale vetėm nė ambientet fetare tė kristianizimit. Ndryshe muslimanėt shqiptarė nuk kanė pse tė njohin pėr hero edhe tė tyre njė njeri qė sa herė pėrmendet, pėrmendet si mbrojtėsi i njė feje tjetėr, dhe tė cilin ndonjė “rilindje” tjetėr “kombėtare” mund ta pėrdorė kundėr tyre. (Nė fakt nė njė revistė serioze kohėt e fundit mund tė lexosh pėr thelbin antiislamik tė Rilindjes Kombėtare tė shqiptarėve).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:57 pm

Idenė se nė Shqipėri muslimanėt po trajtohen si hiē, nuk ta japin veē blasfemitė e sulmet e drejtpėrdrejta tė medias, apo tentativa pėr t’i pėrzėnė nga indetifikimi me vendin e historinė e pėrbashkėt, as mungesa minimale e deēenses apo tolerancės ndaj tyre nė institucionet publike. Nė Shqipėri pėrkthehen e botohen libra me pasazhe fyese pėr Islamin e profetin e tij, dhe botuesit nuk kanė minumin e qytetarisė sa pėr tė vėnė bashkė me copyright-in shėnimin se idetė e autorit nuk janė doemos edhe tė botuesit. (Shėnim tė cilin poeti i njohur R. Z. do ta krahasonte tė nevojshėm po aq sa kėshillat kundėr duhanit mbi paketat e cigareve). Unė nuk e di ē‘ka bėrė Selman Rushdie i shkretė nė gjithė librin e tij mė tepėr se ky paragraf i njė ish-disidenti qė e shohim pėrnatė si gazetar tė njohur nė Tv shtetėror shqiptar.
“…Nje tjetėr kronist,…qė mbulon orėn e shpirtit pėr tė gjitha fetė, e merr gati pėrdore drejtorin e pėrgjithshėm tė televizionit shqiptar deri nė Republikėn Islamike tė Iranit. (“Unė i shėrbej drejtorit, drejtori mė do mua” Syre el Insan). Dhe si pėr tė na mbushur mendjen se ishte njė vizite pune, nėnshkruan njė protokoll marrėveshje! As Muhamedit, qė ka shkruar librin e shenjtė nuk i janė dashur kaq ditė. Mirėpo ka ca “haxhinj” nė ...”(“1300 ditė verbėri”, faqe 23, libėr i botuar nga njė shtėpi e njohur, ndihmuar nga njė fondacion shumė i njohur).
Nė fakt nuk egziston asnjė fjali e tillė nė Sure El Insan apo mė tej. Dhe profeti Muhammed (s.a.u.s) nuk ka shkruar ndonjė libėr tė shenjtė (kėshtu tė paktėn besojnė muslimanėt qė pėrbėjnė mė tepėr se 50% tė popullsisė sė vendit ku botohet kjo fyerje pėr ta). Nėse autori bėn fjalė pėr Kur’anin, ky libėr ėshtė zbuluar pėr 23 vjet, dhe jo pėr mė pak se 14 ditė. Pra e gjitha kjo ėshtė njė tallje blasfemike qė dhunon besimtarėt, tė cilėt mbase autori nuk i ka llogaritur fare tek tė gjallėt, kur prodhonte kėto ironi prej diletanti. Nė vitin 1993 tė qeverisjes sė “islamikut” Berisha (regjim qė sulmon libri i verbėrisė) njė shoqatė rinore muslimane u nxorr jashtė ligji pėr nxitje tė urrejtjes fetare, vetėm se botoi nė njė libėr pėrgjigjet me tė cilat njė musliman i thjeshtė duhet tė pėrballonte dyndjen e misionarėve tė dhjetėra sekteve evangjeliste qė ato vite i gjeje kudo jo vetėm nėpėr rrugė e stadiume por edhe nė derėn e shtėpisė me mesazhet e botimet e tyre. Ndėrkohė prej vitesh nė mes tė Tiranės do tė gjesh tė hapur njė librari pranė njė qendre tė misionarėve ku mund tė blesh mes dhjetėra librave fetarė, botime me pėrgėnjeshtrime tė argumentave tė Islamit, apo pėr lumturinė e disa afrikanėve tė varfėr qė kanė braktisur fenė e muslimanėve pėr tė pėrqafuar fenė e vėrtetė. (Nė Shqipėri veprojnė tė regjistruara mė tepėr se 60 shoqata kristiane si dhe afėrsisht 20 tė tilla muslimane, duke llogaritur nė tė dyja rastet edhe shoqata tė huaja).
Nė Shqipėri ėshtė tepėr i madh numri i padive dhe gjyqeve ndaj gazetave qė kanė botuar shpifje a fyerje. Kurse pėr muslimanėt nė shtypin shqiptar veē artikujve me tituj pikante, botohet edhe njė poezi e lezetshme pa atė minimumin e nevojshėm tė njerėzisė pėr tė parashikuar se dikush, njeri nė punė tė vet , mund tė fyhet pa qenė e nevojshme. Vargu i parė i poezisė tė kujton njė varg tė mrekullueshėm nga Seferis. Kusuri pėrpiqet tė tė kujtojė se je i huaj nė vendin tėnd, (po ishe aq i mjerė sa t’i marrėsh seriozisht kėto gjėra) . E shkruan njė femėr (sqarim i panevojshėm pėr pjesėn mė pak tė nevojshme tė letrės).
“E dua shumė Shqipėrinė, dhe nėse do tė largohem, do jem e gjymtuar…/…Ne jemi bijt e saj/S’jemi barbar/Dikur dikush mori fjalėn si shpatė/E shkeli nė shekuj por u largua prapė…/Dhe la pas xhamitė …/…Kujtoja pushtimin osman/Ai historisė nuk i mori asgjė/Pėrveē se tregoi pėr tė/Kultura ėshtė e lashtė…/Atėherė ē‘duhen xhamitė?!/ Ne kemi patur njė fe, shqiptarizmėn/Falna o Jezu Krisht, na fal ne/Shqipėria do tė bėhet me bekimin tėnd/Ajo qė ke menduar, pa barbar/…E dua Shqipėrinė/Dhe miku im e do/Edhe pse nuk ėshtė shqiptar/Por e mundon diēka qė gllabėron/…Ne jemi bijt e saj s’jemi barbar/Pėr tė i falem Jezu Krishtit/… Udhėtojmė drejt Janinės me njė kėngė historie…”etj.
Muaj mė parė kur e lexoja kėtė poezi midis ca artikujve banalė me politikė, thjesht qeshja me vete nga ca pėrfytyrime tė tipit “on the road”, ku vajzės pėr fat tė keq i shfaqen nėpėr udhėtim nė vend tė moteleve me neonė muzgu, ca xhami fshatrash, e barbarė me mustaqe nė vend tė autostopistėve, dhe mikun e huaj pėrbri, “ e mundon diēka qė gllabėron” tė cilėn vajza e pafajshme e interpreton si ndonjė ethe shqiptarizmi. Sigurisht nuk mund ta gjykojmė ashpėr vajzėn me mikun e vet tė huaj, nė njė poezi qė udhėton drejt Janinės (ku si njė surprizė e hidhur do t’i presė edhe aty njė xhami), puna ėshtė se sa lirshėm gjejnė vend nė shtypin shqiptar disa pėrgjegjėsi kaq tė rrezikshme: tė ngacmosh muslimanėt mu nėn hundėn e “terrorizmit islamik” qė ndodhet nė Shqipėri.
Por nė kėtė vend nuk ėshtė se shumėzohen me zero vetėm muslimanėt, nė shpifjet e talljet pėr ta. Injoranca arrogante apo e qėllimshme e publikuar gati pėrditė nė dritėn e diellit, po krijon idenė se nė Shqipėri, nuk ka njerėz normalė e tė logjikshėm. Qė tė reagonin se terror po bėn media pėrditė, e jo katėr “islamikė” tė rrėmbyer nė mėnyrė tė paligjshme, apo dy vetė tė veshur me tė bardha qė ecin rrugėve, (sikur kriminelėt tė kishin patur shenja identifikimi tė tilla, nuk do kishte mė krime). Apo tė protestonin se ėshtė fyese pėr shqiptarėt tė lexojnė gėnjeshtra tė tilla si kryeartikuj nė gazetat mė tė shitura qė viktimizojnė Shqipėrinė se ėshtė futur nė Konferencėn Islamike, anėtarėt e sė cilės “e kanė zėvendėsuar kushtetutėn me dokumentin e shenjtė tė Kur’anit” (kush kėshtu Egjipti? Libia? Indonezia? Etj e etj ). Nė njė lirshmėri tė tillė gazetarja apo redaktorja e faqes antiislamike tė njė gazete tė madhe, rren se Shqipėria ėshtė pas Afganistanit, vendi i dytė nė botė i parekomanduar pėr turistėt, kur nė Kosovė e Kongo vriten njerėz pėrditė. Po nė kėtė gazetė lexon se “ malet e NATO-s” (emėr pėr malet e Bizės) u vėzhguan mirė para manovrave ndėrkombėtare, nga frika e mbetjeve tė terroristėve islamikė qė ishin “dislokuar” ( !!!) nė Shqipėri. Apo lexon se tė gjithė aktet terroriste tė viteve tė fundit (autobomba nė Tiranė, dhe shpėrthime lokalesh etj) tė cilat nė kohėn e udhėheqjes sė Berishės i faturoheshin “terrorit komunist” tashmė u kalohen armiqve tė rinj islamikė, meqėnėse dihet botėrisht se arabėt janė mjeshtra pėr kėto punė! (Kurse njė gazetė tjetėr hedh hipotezėn se islamikėt po bashkėpunojnė me komunistėt shqiptarė kundėr amerikanėve!). Edhe mė skandaloze bėhen kėto pėrēartje kur gazetarėt pėrpiqen t’i hyjnė mistikės e teologjisė pėr tė bėrė ndonjė lodėr mė piktoreske e tė besueshme duke na treguar se ēdo tė thotė “xhihad”, “shait” (shehid) pėr rituale qė pėrfundokan nė vetvrasje, apo pėr “ Pejgamerin, djalin e Muhamedit” (si?si?) tė cilin e mohokan “selefinjtė” e rezikshėm apo pėr “xhihadinj” (tjetėr term i sajuar). Kėto ditė bile, pasi kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar ėshtė quajtur nė shtyp nga njė politikan “imzot haxhi Sabri Koēi” njė gazetare arrin nė pėrfundimin lehtėsues se “muslimanėt shqiptarė nuk kanė lidhje me islamizmin”dhe “islamikėt”. (Nė fillim tė kėtij shkrimi tregoja pėr kalimin abuziv e qėllimkeq nga “terroristė islamikė” nė thjesht “islamikė”. Konfondimi ia ka arritur qėllimit; puna ka arritur aty sa pėr tė njėjtin ngjyrim tė rrezikshėm po pėrdoret forma “muslimanėt”. Shembull titulli i njė gazete: “Rinasi mbyllet pėr muslimanėt”). Ėshtė e vėrtetė fyese qė shqiptarėt shėrbehen pėrditė nga disa gazetarė e analistė qė pėrtej emrave tė modifikuar, s’janė veē disa “ēuna e goca” fare tė rinj nė moshė, pėrgjithėsisht tė paarsimuar deri nė fund, qė pasi kanė tentuar me letėrsinė, janė dorėzuar nė dispozicion nė pikat e grumbullimit tė gazetarėve (dy-tri kafene tiranase), pėr tė ēuar para gazetarinė shqiptare me tė vetmet mjete qė njohin: opinionet e shefit, intervistat dhe “burimet e pakonfirmuara” apo “qė s’duan tė identifikohen”. Pėrgjithėsisht tė kaluar nga provinca pėrmes atmosferės perverse tė konvikteve a shtėpive me qera (karakteristikė e kėtyre viteve), kanė ndikuar nė vulgarizimin e komunikimit masiv, duke imponuar pėrditė “thyerje tabushė” e njė moral “tjetėr”. Papėrgjegjsia e rrogėzimi i fjalės, pėrzier me pushtetin e medias dhe tė ndonjė “ajsbergu” shumė tė pėrfolur, pėrbėjnė njė koktej shpėrthyes nė njė vend ekuilibresh si Shqipėria.
(Shembujt e mėsipėrm nė tituj, paragrafė, si edhe poezia janė marrė nga botime tė njė harku kohor prej gati njė viti, tė cilat munda t’i disponoj. Njė analizė mė e hollė e mė pėrfshirėse e kėtyre fenomeneve do tė ishte jashtė mundėsive tė mija).
Si njė ēėshtje tė fundit do tė prek tendencat pėr tė gjetur shkakun e tė gjitha problemeve tė Shqipėrisė tek “incidenti” i islamizimit (tė dhunshėm sipas mbėshtetėsve tė kėsaj teorie) tė shqiptarėve, dhe tendencėn anti pėr tė gjetur tek ky incident (paqėsor kėsaj here), mirėsi tė mėdha qė kulmohen me ruajtjen e identitetit kombėtar mes fqinjeve asimilues tė fesė kristiane.
Nė zhvillim tė idesė sė parė kanė dalė mė tepėr liberalė e properėndimorė me bindje tė ndryshme qė mbajnė mė tepėr emra tė traditės kristiane. Kurse teorinė e leverdisė kombėtare tė islamizmit, e rrjedhimisht islamizimin paqėsor tė shqiptarėve e mbrojnė patriotė dhe nacionalistė (ndonjėri i deklaruar publikisht si ateist) me emra tė traditės muslimane. Nė aspektin shkencor, pėr ēėshtje tė islamizimit tė shqiptarve, dhe ndikimet e shumėllojshme tė kėtij procesi nė rrjedhat historike, mund tė mbėshtetesh nė tė gjitha procedimet qė shkencat lejojnė, por vėshtrimet politike e tė politizuara mbi kėtė “incident” rrezikojnė tė dalin pothuajse tė gjitha nga tema. Po flitet (nė ēdo rast!) pėr religjion, pėr besim! Islamizimi i shqiptarve ėshtė thjesht njė fakt i pandryshueshėm, i hershėm dhe i ri, qė ka kaluar nė shumė faza, dhe pėrcakton profil pėr Shqipėrinė si edhe pėr njė shumicė tė shqiptarėve. Tė cilėt janė fizikisht tepėr larg nga pėrgjegjsitė pėr islamizim tė dhunshėm a paqėsor, dhe sigurisht indiferentė (e plot mėshirė) ndaj njerėzve qė besimet apo realitetet shpirtėrore tė tjerėve i shohin si pengesė pėr t’u realizuar a identifikuar. Ku i dihet, mbase vėrtetė mund tė interpretohet si i dhunshėm, ndonjė moment nga procesi shekullor i islamizimit tė shqiptarėve, por kjo do tė binte nė kundėrshti jo vetėm me ligjin kuranor “Nuk ka dhunė nė fe”, por dhe me logjikėn e ngjarjeve e me tekste tė shumta, qė i gjen dhe nė shqip. Nėse interpretohet si dhunė xhizja, taksa e mbrojtjes qė jomuslimanėt paguanin pėr tė mos shėrbyer nė ushtrinė e njė shteti islamik, kjo gjė nuk islamizoi dot as kristianėt e tjerė tė Ballkanit, e as kristianėt e Irakut, Palestinės, Libanit, Egjiptit etj, Qė janė kristianė sot e kėsaj dite dhe mund ta kenė paguar xhizen pėr mėse 1000-vjet. Edhe muslimanėt paguajnė zekatin (kusht i fesė Islame), si kontribut pėr shoqėrinė, kurse sot mund tė themi se pagesa pėrbėn njė alternativė ndaj shėrbimit ushtarak nė shumė vende tė zhvilluara. Bile sa pėr hollėsi liria e besimit nėn perandorinė Osmane bėri qė p.sh. mirditorėt katolikė tė Shqipėrisė, tė mos paguanin xhizen, por tė preferonin tė kryenin shėrbimet ushtarake pėr sulltanėt; (kapedani i Mirditės, Lleshi i Zi ishte ai qė vrau nė luftimet pėrkrah turqve heroin e revolucionit grek Marko Boēari, edhe ky shqiptar). Nė tė njėjtin shekull kur kreu i Orthodoksisė fqinjėronte nė tė njėjtin qytet me sulltanin musliman qė kishte pushtetin, nė skajin tjetėr tė Europės, prisheshin xhami e sinagoga, dhe muslimanėve e hebrenjve nuk i lihej asnjė mundėsi tė ruanin besimin,veē vdekjes e arratisė. Por muslimanėt nuk i fajėsojnė fare spanjollet e sotėm. Mbėshtetėsit e teorisė sė “incidentit fatkeq” tė islamizimit, bile nė shembullin e Spanjės mund tė gjejnė dhe pak ngushėllim: 800-vjet qytetėrim islamik spanjoll, sot gjen vetėm nė dy-tri shatėrvanė apo kolonada e dorėshkrime qė kanė shpėtuar nga masakrimi, e asgjė mė. Me 600 apo 555-vjetėt tanė ka ende shpresa pėr “riparime”. (Duam apo s’duam ta pranojmė, “diēka” po ndodh nė Kosovė…).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:57 pm

Mė shqetėson fakti se nė Shqipėri me ēėshtjet publike tė I?slamit merren jomuslimanė (besimtarė e ateistė), kurse me problemet e Kishės Autoqefale Orthodokse merren shumė muslimanė (tė paktėn nė shtyp). Kėta njerėz nuk e kuptojnė se nuk mund tė merren dot me punė qė nuk u pėrkasin? Nė vend qė tė kontribuojnė kundėr kaosit, tė gjejnė individualitetin a komunitetin qė vėrtet i pėrkasin, e tė punojnė pėr pėrsosjen e tij, kanė vendosur jashtė mundėsisė njerėzore, tė shpėtojnė Shqipėrinė e mė gjerė. (“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli, pėrderisa ata ta ndryshojnė vetveten” Kur’an, Sure El-Rrad (Murmurima):11). Kjo vėretje vlen pėr t’i lidhur pėrmes keqkuptimit idhtarėt “antiincident” me ata pro incidentit. Kėta tė fundit me mbėshtetjen e volitshme pėr shqipėtarėt tė islamizimit, si mbrojtės nga asimilimi, i japin rrugė pėrfundimit tė natyrshėm, se shqiptarėt e paskan ndėrruar fenė nga inati i sllavit e i grekut pra duke dhunuar veten. E kanė paraqitur Islamin si njė “fe pėr shqiptarė”, duke harruar se edhe vetė kombet qė na kėrcėnonin me asimilim, kanė muslimanėt e vet. Me idenė e leverdisė sė religjionit nėn Perandorinė Osmane, me po atė logjikė qė u pranua, me po atė lehtėsi duhet mohuar Islami, i cili sot s’na leverdis nė Perandorinė Europiane. Pėrherė konceptet pėr lėvizje tė tilla “strategjike” harrojnė se njeriu i shkretė ka shpirt, e besimi gjendet aty. Qė Islami tė kishte qenė plotėsisht i volitshėm pėr kombin shqiptar, duhet tė kishte prishur gjatė sundimit 600 vjeēar kishat shumė shekullore tė Kosovės qė serbėt tė mos kishin “dėshmi pronėsie” pėr tė cilat derdhin gjak nė atė tokė, por Islami ndalon t’a fyesh besimin e tjetrit, dhe jo mė tė vesh dorė mbi tempuj! Islami po tė ishte i nacionalistėve, do tė kishte ndryshuar emėrvendet sllave “kudo nėpėr atdhe”, por kėto punė muslimanėve nuk u interesonin fare. Prandaj teoria e islamizimit pėr hir tė ruajtjes sė kombėsisė ėshtė po aq fyese sa tė tjerat, po aq jo normale kur i konsideron njerėzit si ca gurė shahu.
Pėrmbi gjithė kėto abuzime, sulme, alarme pėr fondamentalizma, izolime dhe islamizime me dhunė a me konferencė tė Shqipėrisė, qėndron e zezė ana tjetėr e gjysmėhėnės. Korpusi i shqiptarve me pėrkatėsi muslimane i nėnshtrohet gati pėrditė njė procesi tė heshtur erozioni. Dhjetra mijė shqiptarėt emigrantė tė bukės nė Greqi janė tė detyruar tė maskojnė apo ndėrrojnė emrat dhe fenė pėr t’i shpėtuar diskriminimit. Dhjetėra organizata tė mirėfinancuara fetare me qėllim tė parė e mbase edhe tė fundit prozelitizmin, veprojnė sidomos tek fėmijėt. Projektet pėr qendra riaftėsimi pėr tė droguarit u besohen urdhėrave fetarė, tė cilat nuk besoj t’u ofrojnė mundėsi zgjedhjeje mijėra “pacientėve” tė tyre, nė momentet kur gjendja e tyre fizike, shpirtėrore e psiqike nuk i lejon tė jenė tė pėrgjegjshėm. Vetėm numri i “tė ndėrruarve” nė emigracion gjatė kėtyre 8-vjetėve tė hapjes besoj se paraqet njė rritje jo tė natyrshme, krahasuar si raport me ndėrrimet e fesė gjatė 8 apo edhe 80 vjetėve tė parė tė sundimit osman nė Shqipėri. Kėrkohet me ngulm tė bėsh pjesė diku tjetėr, tė dorėzosh fenė.
Fe nė shkėmbim tė bukės, tė Tokės sė Premtuar (=Europės, si pasaportė, a si shantazh), fe pėr tė mos qenė i dyshuar e i akuzuar, e i tallur, fe pėr tė dalė nga “shenjestra”.

* * *

Gjatė kėtyre ditėve kur zgjasja kėtė letėr, koncepti im pėr tė si edhe adresat e pėrfytyruara, ndryshuan shumė herė, midis tufave tė gazetave me lajme ēdo mėngjes e ndėr bisedat me miq.
Kėto ditė njė njeri i panjohur pėrmes shtypit, “u arrestua e filloi hetimi pėr tė”, sepse guxoi tė protestonte i vetėm para ambasadės amerikane, kundėr atyre qė bombarduan pa pyetur njeri Afganistanin e Sudanin, kundėr atyre ndaj tė cilėve vetė presidenti Clinton ka protestuar kur ishte student. Kurse pėr tė ndėrhyrė kundėr serbėve qė po vrasin popullsinė civile, edhe kėto ditė tė Mėdhenjtė vazhduan tė mos bien dakort. Kėto ditė u njoftua edhe pėr dhjetė “islamikė”, tė tjerė tė rrezikshėm (6 kosovarė midis tyre meritonin kėtė emėr) u arrestuan e iu gjetėn armė tė ftohta, nė njė Shqipėri tė nxehtė ku populli ėshtė i armatosur edhe me mitralozė. Gjithsesi pėr fatin e tyre nuk u informua mė tej, e gjithēka kaloi nė njė seancė ngritjesh supesh, hamendjesh e pėrgėnjeshtrimesh nga njė pjesė e shtypit, dhe nuk u duk se ēdo gjė ishte aty ku duhej, veē dhjetė tė pėrfolurve… Gjithashtu nė Elbasan doli lajmi e po prej aty u kundėrshtua se ishte kapur njė grup me dy sauditė e njė iranian; (nė fakt mund t’i kenė kapur veē e veē se mė kollaj bashkon Tom-in me Jerry-n se sauditėt me iranianin). Kėto ditė u premtua sėrisht nga media pėr akte dhune tė terroristėve islamikė, por me ē‘duket kėto sėrisht u shtynė pėr njė kohė tjetėr. Nėpėr rrugė njerėzit me mjekrra, syri i shoqėron me kuriozitet, dhe nėpėr nė xhamitė e Tiranės besimtarėt kthejnė pėrmbys ndonjė sixhade pėr tė gjetur pėrgjuesit e pėrfolur nga shtypi. Vapa shėrbeu si njė dekor pėr ta “arabizuar” situatėn edhe mė tej. Por rrugėve megjithatė pati si pėrditė femra muslimane tė mbuluara “kokė e kėmbė” (dėshmitaret mė tipike tė njė marrėveshjeje qė njerėzia e ka harruar) qė na privuan nga bukuria a shėmtia e tyre. (I harroj emrin pėrherė atij orientalistit qė i cilėson muslimanėt si “njė demokraci murgjish tė martuar”) Nė autobuse e nė stadium, njerėzit diskutonin pėr bomba, disa me humor, disa me njėfarė preokupimi. Kėto ditė gjithashtu, nė Shqipėri plasen tensione politike, dhe “islamikėt” u kthyen herė nė “aktorė” e herė nė “detaj” tė kėtij tensioni. Ajo ē’ka ndodhur, nuk mund tė riparohet (harrohet). Ashtu si edhe pėr AIDS, ende nuk ka ndonjė kurė shpėtimtare kundėr psikozave tė mbjella nga pushteti okult i mediave. Nė trutė e shqiptarėve vėshtirė tė ēregjistohet “bomba” dhe “mjekrra”. Njerėzve iu imponua njė rregull treshi i ri: Meqė nė Shqipėri flitet kaq shumė pėr islamikėt, po pati terror ? do ta kenė bėrė ata…!
I nisur nga tė gjitha kėto dua t’i drejtohem me fjalė tė qarta “njeriut tė mendjes” qė lexon kėtė letėr, i ēdo pėrkatesie qoftė ai.
I kėrkoj njerėzisht:
tė pėrdorė gjithė autoritetin e tij a tė punės sė vet pėr t’i ndihmuar njė normaliteti tė tolerancės e respektit, tė marrdhėnieve e dialogut ndėrkulturor nė Shqipėri;
tė verifikojė rastet qė citoj mė sipėr (duke patur parasysh qė edhe pėr periudhėn njėvjeēare qė paraqesin janė tė paplota) dhe nėse vėrteton fyerjet e gjuhėn e dhunshme e provokimet ndaj besimtarėve muslimanė, tė mbajė njė qėndrim ndaj tyre, ose ndaj autorit tė kėsaj letre si njė gėnjeshtar;
tė analizojė seriozisht fenomenin e terrorizmit islamik nė Shqipėri, dhe nėse e gjen real, tė bashkohet me ata qė e luftojnė. Nė tė kundėrt tė pėrpiqet me mėnyrat e veta tė mundshme, pėr tė minimizuar pasojat e kėtij “terrorizmi” si koncept i njerėzve tė thjeshtė tė dhunuar nga propaganda. (Pyetje ndihmėse: “A janė vallė islamikėt ata qė interesohen t’i armiqėsojnė njerėzit me fenė e tyre nėpėrmjet terrorit, kur detyra e tyre e shenjtė ėshtė tė thėrrasin nė fenė e tyre?”);
t’i konsiderojė orvatjet e kėsaj letre si paralajmėrim modest pėr njė klimė tė keqe, e parakėrkuar dhe e parasajuar prej imponimit nė publik tė rreziqeve deri mė tash tė pavėrtetueshme tė terrorizmit islamik, me synim ndėrsimin e opinionit kundėr Islamit, kompleksimin e muslimanėve, provokimin e tyre;
tė mendojė pėr t’i gjetur njė zgjidhje kėtij “ekuacioni tė zgjidhur” (ku e panjohura ėshtė paragjykuar e propaganduar tė jetė muslimani), ekuacion i cili mund tė ofrohet kur tė duash i pafrenueshėm p.sh. nė ndonjė histori tjetėr me dėmtim kishash;
tė reagojė pėr parandalimin e tendencave tė racizmit e ksenofobisė nė Shqipėri;
tė bashkėpunojė me individė apo organizma tė interesuara pėr harmoninė e drejtėsinė, nė mbrojtje tė grupeve e personave tė diskriminuar apo tė ndėshkuar pa tė drejtė;
tė promovojė nė Shqipėri idenė e njė qytetėrimi tė puqjes e jo tė pėrplasjes, tė njė qytetėrimi tė tė gjithėve, e jo tė pėrjashtimit;
nėse klima e intolerancės dhe e fyrjeve ndaj muslimanėve do tė vazhdojė nė Shqipėri tė miratojė hixhretin (shpėrnguljen) si protestė ndaj njė shoqėrie tė paedukuar tė shkruesit tė kėsaj letre, nė ndonjė vend pa tė tilla fenomene, qoftė ky edhe vend me qytetarė tė klasit tė dytė, tė cilėt mund t’i bombardosh kur tė duash, duke shkelur tė gjitha ligjet ndėrkombėtare;



Ervin HATIBI
(shkruar nė javėn midis gushtit e shtatorit 1998)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:58 pm

Tumore arsimore
Tė lulėzojnė 100 lule dhe tė konkurojnė 100 shkolla

Ervin Hatibi


Universitetet e Domosdovės apo tė Rrogozhinės nuk janė nga ato universitete qė u mbyllėn kėto ditė, me zhurmėn e pazakontė tė mbylljes sė diēkaje qė as ėshtė hapur ndonjėherė. Kėto dy universitetet mė lart, jo si ato tė Fierit apo Beratit, ishin bija tė fantazisė kryeministrore tė Fan Nolit. I gjen tė shėnuara kėto universitete noliane jo nė fletoren zyrtare tė revolucionit demokratiko-borgjez, por brenda kapakėve tė “Don Kishotit tė Manēės”. Teksa pėrkthente kryeveprėn e Servantesit, Noli mbase pėrmirėsonte me mend hartėn e varfėr tė Shqipėrisė, duke e arsimuar dhe ndriēuar, qoftė edhe me abuzime e supozime letrare. Duke i futur emėrvendet modeste tė katundeve shqiptare nė faqet e librit mbase nga mė tė mėdhenjtė tė shkruar nga njeriu, u jepte atyre me lugė bosh nga pak vend nė histori. Duke i shpallur vendbanime universitetesh e akademish, ashtu nė njė mėnyrė donkishoteske, pėrtej kufinjve tė guximit prej poeti dhe tė besės prej pėrkthyesi, pėrtej kompetencave prej shtetari. Disa dekada mė vonė, njė tjetėr kryeministėr shqiptar, me tė njėjtat iniciale dhe gati me tė njėjtin humor, shpėrndan nėpėr hartėn e zhubravitur tė atdheut emėrtesa tė tjera universitetesh nė provincė…
Kur kam qenė i vogėl, mė kanė hutuar rėndė pasazhet brenda kapakėve tė “Don Kishotit tė Manēės” ku pėrmenden universitetet e akademitė e Domosdovės dhe Rrogozhinės, diversantė haluēinantė ballkanikė nė njė peisazh spanjoll me targa e tingullsi krejt tė tjera: (ku Domosdova e ku Toboza…) Mendoja se mos ishte ndonjė gabim shtypi, se mos brenda romanit ishin qepur si fleta e sallatės nė njė sanduiē, tė tjera letra nga tė tjerė libra... Me ėndjen e vet politizuese pėr ta paraqitur sagėn e sojliut mendjendritur si njė betejė tė vetėn midis progresit dhe reaksionit, Nolit iu desh qė hidalgon ta bėjė bejlurēinė dhe t’i bėjė rrokada tė dhunshme lexuesit, duke e shpėnė sa nga njė gadishull nė tjetrin nė pritje tė efektit. Ambicja politike dhe letrare e tė njėjtit Noli kushtėzonte kėto martesa tė parehatshme tė tipit njė rrugė e dy punė, duke vėnė nė pozitė tė vėshtirė
Mu kėshtu tė habisin edhe qeveritė shqiptare. Tė dyzuara keq midis ethes omnivore (gjithėngtėnėse) politike dhe menuve dixhestive tė menaxhimit. Mund tė mėsohesh e t’u tolerosh tė bėjnė naze letrareske nė sferat simbolike tė administrimit publik si psh tė mbyllėsh njė sy kur ato kremtojnė tė njėjtėn festė kombėtare njė herė mė 28 e tjetrėn mė 29 nėntor. Po puna me mirazhet universitare ndryshon. Nė njė lloj hapi qė imiton pengmarrjen greke tė masave tė proletariatit shqiptar, qeveria pararendėse, mbushi amfiteatre tė tėra plus me studentė tė premtuar, pėr t’ia lėnė mė pas nė prag tė derės, papėrgjegjshėm, qeverisė tjetėr si me njė “operacion-fshesė”…



Fshati tė rrethojė qytetin
Kronika mondane e Stambollit ekscentrik e dekadent tė fillimshekullit tė 20-tė, regjistron detaje nga mė tė ēuditshmet tė jetės sė ditės e tė natės nė metropolin dyperandorak/bikontinental. Kėshtu njė nga banorėt mė nė zė tė salloneve vanitoze tė mbrėmjeve buzė detit, ishte edhe poeti i njohur si Mahmud bej, i cili dikur nisi tė vuajė nga njė tumor nė kėmbė. Tumori nisi tė pėrparonte e tė zmadhohej habitshėm, dhe kėshtu Mahmud beu u detyrua njė ditė t’i nėnshtrohej kirurgjisė pėr ta shkulur nga pulpa shtjellėn anormale tė mishit. Pėrmasa e tumorit do ketė qenė vėrtetė e frikshme. Duke parė se trupi i tij kishte qenė nė gjendje t’i jepte jetė njė gjėje tė gjallė kaq tė admirueshme pėr nga sasia, Mahmud beu konkludoi se ai i kishte tė gjitha mundėsitė tė rriste ne trupin e vet njė fėmijė, dhe kėshtu pra ishte njė grua. Duke i shtuar emrit njė pikė shėrbet nė fund, poeti vendosi qė kėtej e tutje tė quhej Mahmude, dhe po ashtu rrjedhimisht nisi tė sillej e tė vishej si gjithė gratė e tjera.
Mu kėshtu desha ta shoh edhe lindjen e pamundur tė universiteveteve tė reja nė vend. Vjen njė ditė kur mahisen kodet sociale deri nė njė farė pike, sa turrma tė tėra njerėzish, duke pėrbuzur nė mėnyrė shembullore vlerat esenciale tė shkollimit, duke neglizhuar bile edhe efektin praktik tė kėtyre vlerave ballafaquar me tregu, nisin tė paguajnė para pėr tė blerė teste provimesh pranimi nė universitet, t’u blejnė provimet profesorėve, pėr tė blerė kėshtu nė fund si titull fisnikėrie diplomėn e studimeve tė larta. Meqė tumoret arsimore malcohen deri nė kėtė farė derexheje, qeveritė nisin e shpallin lindje universitetesh tė reja, qė do japin kėsisoj mundėsira edhe pėr sa mė shumė shqiptarė qė t’i gėzohen titullit dhe iluzionit. Besoj se dekadėn e fundit, zakoni i gjithėpėrhapur nė fshatra pėr tė mos u dhėnė gocėn pėr grua atyre qė nuk kishin kryer ushtrinė, ėshtė zėvendėsuar me njė tjetėr ‘rite de passage’. Kėsaj here uniseks. Kjo sigurisht ka lidhje me dinamikat e paudha tė urbanizimit tonė tė sforcuar, dhe kėshtu gjithė teknologjia iniciatike dhe strukturuese e masave ish-fshatare pėr tė fituar status, ėshtė modifikuar sipas kushteve tė qytetit. Tempulli universitar nuk ėshtė mė njė koordinatė mentale ku merret dija dhe leja pėr t’u inegruar sipas saj nė superstrukturė: universiteti ėshtė tashmė njė kompleks arkitektonik pelegrinazhi, me anekse hotelerike e rekreative, ku diploma nė fund fare ėshtė si njė foto me Kullėn Eifel, nga ato qė ende botojnė gazetat tona pėr tė ilustruar tė thėnat apo tė bėrat e personaliteteve tė tranzicionit.
Dy grumbullime masive njerėzish qė presin sheh tashmė nė kryeqytet nė pauzat midis fushatave elektorale: i pari ėshtė grupi i stėrmadh i njerėzve nė ndonjė ambasadė, dhe tjetri ėshtė grumbullimi nė oborret e fakulteteve nė pritje pėr t’u futur aty brenda. Nuk ka mė rradha nė Shqipėri, si pėrpara, pėr tė blerė mish ose qumėsht, as pėr tė gjetur bileta pėr njė shfaqje. Ngulimet provizore ose jo tė banorėve janė treguesi mė i mirė qė tregon pikat e tėrheqjes dhe vendet me vlerė nė njė qytetėrim. Ky yni, ka ngulime tek Ambasadat dhe Universitetet. Grumbullimet nė ambasada janė reinkarnime tė rradhave tė dikurshme tė mishit a qumėshtit. Sepse pas mureve tė amabsadave ėshtė pikatorja e mundėsive pėr tė punuar e pėr tė nxjerrė lekėt e bukės. Kurse rradha para universiteteve, me blerje testesh provimi e tė tjera rryshfete, zėvendėson atė qė njė dekadė e ca mė parė ndodhte kur populli dyndej nė libari pėr tė blerė ndonjė libėr tė ri, apo pėr tė blerė nga matrapazėt me ēmime tė ngritura bileta pėr ndonjė premierė teatri a kinemaje. Jo se atėherė gjithkush e lexonte librin e ri tė Kadaresė apo Remarkut, qė e kishte blerė me siklet tė madh pėr ta vendosur tek bufeja “nėntėmijėshe” e dhomės sė pritjes. Nė dallim nga dje ama, kėrkesė-oferta pėr status social po ėshtė e kushtueshme pėr gjithė shoqėrinė dhe po bėn qesharak e po zhvleftėson dita-ditės jo vetėm sistemin por edhe konceptin arsimor.


ABC nr.4-Ervin Hatibi
26.09.2005
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:58 pm

Don Kishoti si parathėnie e modernitetit


400 vjetori i botimit tė kryeveprės botėrore sė Servantesit ka ardhur nė tė gjithė botėn. Ajo ėshtė pėrcjellė dhe nė Shqipėri. Nė kėtė rast, autori mundohet qė tė na bėjė tė njohur se “Forca e librit, megjithatė, vjen gjithashtu nga misioni i paepur i Don Kishotit: ai nuk do tė na lėrė qė ta pranojmė se diēka tjetėr veē realitetit nuk ėshtė e mundshme”

Edward Rothstein


Pse “Don Kishoti” ishte shkruar nė arabisht nė origjinal? Apo mė mirė, pse Servantesi i cili shkroi librin nė spanjisht, tha se e kishte pėrkthyer nga arabishtja? Shumė ėshtė thėnė kėtė vit pėr “Don Kishotin”, nė pėrkujtimin e katėrqind vjetorit tė botimit tė kėtij romani. Gjithsesi, pėrherė ėshtė thėnė shumė pėr kėtė pjesė tė jashtėzakonshme epike, qė rrėfen pėr andrrallat e njė hidalgoje gjysėm tė marrė i cili kėrkon tė rindėrtojė traditat e kalorėsisė arratiake. Faulkner-i i madh e lexonte pėrvit; Lionel Trilling-u thosh se e gjithė proza e shkruar mė pas, ėshtė thjesht njė variacion pėrmbi temat e kėtij libri.
Por veē arritjeve tė veta letrare, “Don Kishoti” hedh tėrthoras dritė mbi njė epokė kur kultura islame e Spanjės po i shkonte pėrdhunshėm fundit tė vet. Le tė marrim parasysh vetėm dėshminė lojcake tė Servantesit pėrmbi origjinėn e librit: Njė ditė nė pazarin e Toledos, shkruan ai, njė djalosh po pėrpiqej tė shiste deftere tė vjetra dhe copėra tė dėmtuara letrash tė mbushura me shkrime nė arabisht. Servantesi tregon sesi ai bleu njė dorėshkrim aty dhe pastaj kėrkoi vėrdallė pėr ndonjė maur qė t’ia pėrkthente. “Nuk ishte fort e vėshtirė” tė gjeje njė maur tė tillė shkruan ai. Biles, vazhdon autori, ai mund tė gjente edhe njė pėrkthyes nga hebraishtja.
Dorėshkrimi arabisht, i thotė mauri atij, ėshtė “Historia e Don Kishotit tė Manēės, shkruar nga Cide Hamete Benengeli, njė historian arab.” Servantesi e shpie maurin nė manastirin e njė kishe dhe i porosit kėshtu pėrkthimin e librit.
E dimė se e gjitha kjo ėshtė njė shaka, ashtu si edhe vetė emri i historianit: “Cide” (sejjid) ėshtė njė titull nderimi, “Hamete” ėshtė njė variant i emrit arab Hamid, dhe “Benengeli” do tė thotė patėllxhan.
Por ky historiani patėllxhanor nuk ėshtė mė tepėr shaka se gjithēka tjetėr nė roman, qoftė ky Don Kishoti duke u kacafytur me mullinjtė e erės apo Sanēo Panēa duke qeverisur njė ishull tė parrethuar nga uji. Benengeli ėshtė, me sa duket, po aq serioz sa Don Kishoti, po aq i pazakontė dhe i rėndėsishėm pėr tė kuptuar se pėr ēfarė ėshtė shkruar ky roman.
Nė kohėn kur Servantesi shkruante kėtė roman, asgjė pėr tė cilė bėn fjalė kjo shaka nuk ishte e mundshme. Asnjė maur arabishfolės apo izraelit hebraishtfolės nuk mund tė gjendej normalisht nė pazarin e Toledos. Dhe njė maur nuk mund tė pėrkthente nga arabishtja nė manastirin e njė kishe.
Ēifutėt ishin pėrzėnė nga Spanja mė 1492 dhe vetėm tė konvertuarit nė tė krishterė kishin mbetur. Librat nė arabisht ishin djegur me gjithė egėrsinė qė prifti aplikon
edhe mbi bibliotekėn me rrėfenja kalorsiake tė Don Kishotit. Dhe ndėrsa muslimanėt nuk ishin pėrzėnė ende nga Spanja (do tė pėrziheshin vetėm pak vite pasi pjesa e parė e “Don Kishotit” tė botohej), edhe ata gjithashtu ishin tė detyruar tė konvertoheshin. Kėshtu Spanja ishte mbushur me tė “krishterė tė rinj”: tė konvertuarit nga Islami (moriskos) dhe nga Judaizmi (konversos), disa ende vazhdonin nė fshehtėsi tė praktikonin fenė e vet (si ēifutėt marranos). Njė arsye pse mishi i derrit u bė njė ushqim aq popullor nė Spanjė, ishte fakti se tė ngrėnėt e derrit ishte njė mėnyrė pėr tė provuar nė mėnyrė publike se personi nuk po ndiqte mė rregullat e Islamit apo Judaizmit. Patėllxhani, gjithsesi, lidhej me preferencat ushqimore tė muslimanėve dhe ēifutėve tė kohės kur Toledo ishte vatėr e njė bashkėsie tė lulėzuar ēifute.
Kėshtu Servantesi duket se po e tepron pak me kėto aluzione. Dhe aluzionet e tij nuk ka mundėsi tė kenė kaluar pa u vėnė re. Nė librin e tij tė ri tė rėndėsishėm “Muslimanėt nė Spanjė prej 1500 deri mė 1614”, (University of Chicago Press), autori L.P. Harvey nė mėnyrė tė qartė dėften mėnyrat nė tė cilat kultura dhe feja muslimane, tė cilat kishin qenė pjesė e jetės sė Spanjės pėr 8 shekuj, u shtypėn pėrdhunshėm deri sa muslimanėt u pėrzunė pėrfundimisht nga vendi gjatė viteve 1609-1614. Procesi u shoqėrua me shumė trauma e shumė gjakderdhje, shumė jetė sekrete dhe maskim pėr tė mbijetuar.
Nuk ka mundėsi qė Don Kishoti tė jetė endur rreth Manēės sė tij pa i hasur gjurmėt e kėtyre traumave. Maurėt dhe moriskot ishin pjesė e peisazhit. “Njė maure ishte ajo nė sjellje dhe nė pamje” pėrshkruan autori njė nga personazhet e romanit-“por shpirtin ajo e kish’ tėrėsisht tė krishterė.” Maurėt e Spanjės janė pothuaj tė kataloguar nė roman: “ Tagarino ėshtė emri qė u kanė vėnė nė Barbari maurėve tė Arragonės, ndėrsa ata tė Granadės thirren mudexharė; por nė mbretėrinė e Fesit mudexharėt thėrriten elēė.”
Nė pjesėn e dytė tė romanit (botuar mė 1615, pas pėrzėnies sė muslimanėve), Sanēo sheh njė dyqanxhi maur tė maskuar, nga qyteti i vet. “Kush dreqin do tė tė kish njohur o Rikot, me kėtė rrobė kllouni qė ke veshur?”-pyet Sanēoja. “Mė thuaj, kush tė paska bėrė ty frėng?” Rikoti pėrmend pėrzėnien e pėrdhunshme tė muslimanėve dhe brengat e pashmangshme tė kėsaj fatkeqėsie: “Kudo qė mund tė shkojmė, pėr Spanjėn do vajtojmė; sepse, dihet, ne kėtu kemi lindur dhe kjo ėshtė toka jonė.”
Servantesi gjithashtu kishte pėrvoja tė vetės sė parė me kėto lloje pėrplasjesh. Mė 1571, ai luftoi nė Lepanto, nė njė betejė epokale kundėr turqve, e cila ishte njė fitore madhore e Perėndimit tė krishterė ndaj muslimanėve. Aty ai humbi edhe krahun e tij tė majtė. Vite mė vonė, teksa kthehej nė Spanjė, ai u robėrua nga piratėt e
Barbarisė, nga muslimanė qė ishin pėrfshirė nė njė lloj lufte guerrile kundėr Perėndimit tė krishterė. Ai u mbaj rob pėr 5 vjet rresht, duke i mbijetuar katėr pėrpjekjeve pėr arratisje deri sa fitoi lirinė pas pagesės sė haraēit. Kur Servantes shkroi “Don Kishotin” njė ēerek shekulli mė vonė, pėrvoja e udhėzoi tė shkruante njė rrėfenjė tė bollshme me maurė e tė krishterė tė pėrfshirė nė rrėmbime, konvertime e tradhėtira. Ai shkroi, megjithatė, jo si njė luftėtar, por si njė filozof. Simpatia e tij pėr maurėt ėshtė e kujdesshme, por ama e dukshme. Studime tė kohėve tė fundit kanė sugjeruar se Servantesi vetė rridhte nga njė familje konversosh, dhe kjo mund tė shpjegojė pse atij iu refuzuan tė gjitha detyrat zyrtare qė kėrkonte. Tė tjerė dijetarė kanė sugjeruar se vetė romani ėshtė i mbushur me aluzione tė koduara mbi Judaizmin.
Don Kishoti i flak tej nocionet e kastės dhe tė pastėrtisė sė racės tė cilat karakterizonin Spanjėn e shekullit tė 16-tė. Dorėshkrimi i Benengelit ėshtė pjesėrisht edhe njė histori-fantazėm qė flet pėr njė botė tė vdekur tashmė. Kishoti pra ka lindur nga ide tė fjetura qė po zhduken nga pak, prej tekstesh tė dėnuara, qofshin kėto arabe apo kalorsiake. Ai mbėshtetet nė principe tė palėkundura, por ato janė tė papėrshtatshme nė njė botė maskimesh, joshjesh, ėndrrash e zhgjėndrrash. Nė librin e saj, “Ornamenti i botės” dijetarja Maria Rosa Menocal e krahason universin mendor tė Don Kishotit me botėn e pazarit tė Toledos, me moriskot, marranot dhe konversot e vet. “Kush mundet gjallė nė botė tė thotė se ai ėshtė ajo qė duket tė jetė? Dhe kush mund tė jetė ēka nuk dyshohet tė jetė?”
Kėshtu pra Don Kishoti, nė vend qė tė shfaqė edhe ai njė absolutizėm triumfator, ėshtė vetė njė botė dukjesh tė rrėshqitshme. “Don Kishoti” ėshtė njė pohim kokėulur i njė lloj realiteti tė ri i cili pėrcakton modernitetin, nė tė cilin shumė pak gjėra janė tė sigurta dhe shumėēka ka humbur. Forca e librit, megjithatė, vjen gjithashtu nga misioni i paepur i Don Kishotit: ai nuk do tė na lėrė qė ta pranojmė se diēka tjetėr veē realitetit nuk ėshtė e mundshme.

Pėrshtati Ervin Hatibi




ABC nr. 4-Edward Rothstein
26.09.2005
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 7:59 pm

E zeza, e gjelbra, jeshilja: uragani Katrina dhe mtonjėsit e saj

“Terroristja Katerina ėshtė njė nga ushtarėt e Zotit”. Meqė po vret amerikanėt. Ky ishte pasazhi i njė artikulli tė shumėpėrfolur prej medias perėndimore, shkruar nga njė drejtor i njė qendre kėrkimore fetare kuvaitjane, Muhammad Yousef Al-Mlaifi. Michael Marcavage, drejtor i organizatės amerikane Repent America (Pendohu Amerikė) u shpreh se Katrina ishte njė pengesė e dėrguar nga Zoti, kundėr njė festivali tė krenarisė homoseksuale qė pritej tė mbahej kėto ditė.
Nga Ervin Hatibi





“Terroristja Katerina ėshtė njė nga ushtarėt e Zotit”. Meqė po vret amerikanėt. Ky ishte pasazhi i njė artikulli tė shumėpėrfolur prej medias perėndimore, shkruar nga njė drejtor i njė qendre kėrkimore fetare kuvaitjane, Muhammad Yousef Al-Mlaifi. Michael Marcavage, drejtor i organizatės amerikane Repent America (Pendohu Amerikė) u shpreh se Katrina ishte njė pengesė e dėrguar nga Zoti, kundėr njė festivali tė krenarisė homoseksuale qė pritej tė mbahej kėto ditė. “Tė shpresojmė se ky veprim i Zotit do tė na bėjė tė mendojmė mirė pėr ato qė tolerojmė brenda qyteteve tona!”
Shkruesi nga Kuvajti, gjithsesi nėnvizonte: “Katrina nuk ėshtė anėtare e al Kaidės…” Sigurisht. Bile as tsunami (anonim ky, pa ndonjė emėr), ai qė vrau mijėra muslimanė, hindu e budistė, nuk ishte ndonjė gjeneral neoimperialist i supremacisė ariane, apo ndonjė koleg i pilotit tė Enola Gay-t, avionit amerikan qė mbolli kėrpudhėn e helmatisur mbi Hiroshimė…
Nė gazetėn Frankfurter Rundschau, Juergen Tritten, ministri gjerman i mjedisit, shkroi fill pas katastrofės nė Luiziana se “duke anashkaluar mbrojtjen mjedisore, presidenti i Amerikės mbyll sytė ndaj dėmeve ekonomike e njerėzore qė shkaktojnė mbi vendin e tij dhe ekonominė botėrore katastrofa natyrore si Katrina ".
Gjithashtu Sir David King, kėshilltar shkencor pėr qeverinė britanike, deklaron pėr Independent se ”ngrohja globale mund tė jetė shkaktarja pėr shkatėrrimet e sjella nga urragani Katrina.”
Kyoto ėshtė njė emėr nė japonisht, shumė i pėrmendur vitet e fundit. Ėshtė emri i kryeqytetit tė vjetėr tė Japonisė, ku nė fund tė viteve ’90 rreth 150 pėrfaqėsues shtetesh u mblodhėn pėr tė nėnshkruar njė marrėveshje pėr reduktimin e ēlirimit tė gazrave ndotės, tė cilėt shkaktojnė fenomenin e ngrohjes globale. Sipas agjencive tė specializuara tė Kombeve tė Bashkuara, pėrfundimet shkencore tė tė cilave janė miratuara edhe nga akademitė shkencore tė vendeve tė G8, ngrohja globale e sidomos kėtyre 50 vjetėve tė fundit, ėshtė kryesisht rezultat i ndėrmarrjeve njerėzore, i ēlirimit tė gazrave tė tillė si dioksidi i karbonit. Rezultat i ngrohjes globale ėshtė ndryshimi i klimės, i cili shfaqet me thatėsirė, pėrparim tė shkretėtirės, pėrmbytje e urragane si edhe me zhdukje tė zėrave tė caktuar tė florės e faunės. Ndotėsit mė tė mėdhenj tė mjedisit nė planet, Shtetet e Bashkuara, refuzuan tė nėnshkruajnė pėr reduktimin ēlirimit tė gazrave tė veta.
Krahas markave tė yēklave elektronike, termat mė tė mirėnjohur qė japonishtja ka imponuar nė botė janė kryesisht trishtues e tmerrues: tsunami, kamikaxe, hara-kiri ( karate?). Emėrvendet mė tė popullarizuara tė Japonisė janė po ashtu trishtuese e dėshpėruese: Hiroshima, po gjithnjė e mė shumė edhe Kyoto. Nė tė dyja kėto emėrvende, me tisin errėsues josimbolik qė i mbėshtjell, kanė kontribuar kryesisht Shtetet e Bashkuara. (Gjithsesi, jo amerikanėt…). (Sidomos jo zezakėt simpatikė tė New Orleans-it…)
Mė se njė vit mė parė, regjisori amerikan, i lindur gjerman, Roland Emmerich drejtoi filmin “The Day After Tomorrow”, duke qenė mė tepėr se kaq, edhe autor i skenarit. Filmi ishte tipik kolosal/katastrofal, nė linjėn e njė tradite tė njohur hollivudase, tė filmave ku personazh kryesor ėshtė Nėna Natyrė nėn ndonjė krizė menopauze, qė nis t’i trajtojė bijtė e vet si njerkė e poshtėr. Pastaj bijtė, nėn udhėheqjen e ndonjė Vėllai tė Madh me sy blu, rikonfirmojnė lidhjet e veta spirituale me njėri-tjetrin, dhe e fusin Nėnėn, triumfatorė, nė ndonjė azil. Autori ka edhe eksperienca paraprake me zhanrin; kishte drejtuar gjithashtu hite tė tilla si “Indipendence Day” dhe “Godzilla”, me po ato zallamahi budaforike, efekte speciale, mish-mash urban. Ndėrkaq “The Day After Tomorrow” pati njė valencė absolutisht tjetėr. Kritikė tė frymėzimeve liberiste prokapitaliste, nisėn ta quajnė filmin si propagandistik dhe subversiv. Regjisori, njė mik i deklaruar i ish-rebelit tė trazirave tė viteve ‘60, tash ministėr i jashtėm i Gjermanisė, Joschka Fischer, u krahasua me bashkėatdhetaren kontraversiale Leni Riefenstahl, kinopropagandisten e talentuar tė Rajhut tė Tretė, mikeshėn e Fyhrerit.
Ē’kishte ndodhur kėsaj rradhe? Pse “Dita pas tė nesėrmes” ishte film qė meritonte mė shumė vėmendje politike se zakonisht filmat e kėtij zhanri? Me dy fjalė, ngjarja e filmit rrotullohej rreth profecive tė frikshme lidhur me ngrohjen globale. Heroi i filmit, njė klimatolog paralajmėron pėr zezonėn qė pret planetin prej rritjes sė temperaturave. Paralajmėrimet dhe frikėrat e tij konfirmohen nga njė shkrirje e papritur e masave tė akullnajave, gjė qė pompon fuqishėm ujėra tė tepėrta mbi nivelin e zakonshėm tė oqeaneve. Sasia e ujit asgjėson rrymėn e Golfstrimit, e cila ėshtė stabilizuesja e sistemit klimaterik tė hemisferės veriore, dhe e gjitha kjo bėn tė shpėrthejė njė superstuhi qė ēon botėn nė njė epokė tė re akullnajash…
Dėbora nis mbi Nju Delhi. Tornadot krehin Amerikėn. Kokrra gjigande breshėri bombardojnė Tokion. Nju Jorku humbet nėn njė mal oqeanik dėbore. Posteri apokaliptik i filmit luan me imazhin e pamundur tė njė pishtari tė shuar tė njė Statuje Lirie qė e zhytur krejt nėn njė arkeologji dėbore e akulli, i ka mbetur jashtė vetėm parakrahu… Bin Ladeni rrėzoi Dy Kullat e efikasitetit sfidues teknologjik, kurse gjermani ambientalist dėnon edhe Statujėn e Lirisė, simbolin e moralit amerikan. Goditja, onirike dhe fantashkencore, nuk mund tė bėhet mė e hidhur… Nė maj tė vitit tė kaluar lexoja njė artikull tepėr simpatik, tė ribotuar nė shtypin francez, me titullin “Hollivudi si njė vegėl e politikės sė jashtme gjermane?” nga Stephan Richter. Autori « pyeste » se a ishin vallė pa kuptim nė analizimin e efekteve tė kėrkuara prej filmit, takimet gati tė rregullta nė Berlin midis tė gjelbrit (ish-tė kuq) Joschka Fischer dhe regjisorit ?
Emmerich & Joschka, (po e banalizoj me pak konspiracion) e dinė se komuniteti politik ndėrkombėtar nuk mund ta detyrojė Superfuqinė tė nėnshkruajė protokollin anti-ngrohje globale. Gjithashtu e dinė se mediat e konferencat apo rezolutat nuk mund tė jenė efikase edhe aq nė sensibilizimin e opinionit amerikan, duke ofruar njė mistikė shfirash e faktesh, tė mėrzitshme dhe tė parrokshme kollaj nga mendja, tė tipit: temperaturat globale na qenkan rritur kėtė shekull me 0,6 gradė celcius, dhe akujt e shkrirė i kanė « erektuar » ujėrat e oqeaneve, 10 apo 20 centimetra mė tepėr… Dhe prandaj na u dashka ulur pėrdorimi I energjisė, qė tė kufizohet ēlirimi I dioksidit tė karbonit, apo duhet shpenzuar nė burime alternative e tė kushtueshme energjie, apo duhen rikonceptuar teknologjitė e filtrimit tė gazrave… Rruga mė e shkurtėr ėshtė imazhi, posterifikimi, dramaturgjia. Kėshtu brezi i ri nė Amerikė duhet shokuar me sajime gjiganteske tė njė zallamahie ekstreme shkaktuar nga ndotja e mjedisit, e cila prek kėdo, kudo. Gazetari Richter nuk rrinte pa thėnė, duke buzėqeshur, se gjithsesi, gjermanėt janė tė parėt qė e kanė pėrdorur kamerėn pėr propagandė, por e reja kėsaj here ėshtė, se pėr megafon tė axhendave tė veta ambientaliste nė Amerikė po pėrdorin paradoksalisht Hollivudin, instrumentin par exellence tė pėrēimit tė kulturės dhe idesė amerikane kudo nė botė. Unė do tė shtoja, nė paralelen absurde qė nisa mė parė, se ndėrsa Bin Laden rrėnoi kullat, dhe Emmerich Statujėn e Lirisė, tė dy nuk patėn rrugė tjetėr pėrveēse tė pėrdorin teknologjinė amerikane…
Fill pas fatkeqėsisė nė Luiziana, dy pole thellėsisht tė ndryshme, fondamentalistėt dhe ambientalistėt, gjetėn guxim tė shohin nė tragjedi disa mekanizma shkak/pasojė. Siē ndodhi edhe pas 11 shtatorit, fondamentalistėt e krishterė vendas, panė tek tragjedia ndėshkimin e Zotit pėr degjenerimin moral tė vendit, kurse fondamentalistėt muslimanė thanė se u bėnė vetė instrument i kėtij ndėshkimi, pėr fajet e Amerikės nė Lindjen e Mesme. Po ashtu me rastin Katrinės, sipas gazetės The Guardian, fondamentalistėt e krishterė prosionistė dhe ata henrenj, listės sė degjenerimit, me abortet e homoseksualėt, i shtuan edhe faktin se Amerika nuk bėri asgjė pėr tė penguar pėrzėnien e kolonėve izraelitė nga Toka e Premtuar (Rripi i Gazės), prandaj Zoti po e dėnonte. Fondamentalistėt muslimanė, jo vetėm me komunikatat anonime nė emėr tė al Kaidės, e numėruan pėr kamikaxe tė vetėn Katrinėn qė shkoi e plasi mu nė vendin e vet, dhe si shkak pėr kėtė numėruan Afganistanin, Irakun, Palestinėn. Pėrveē fondamentalistėve me flamur jeshil, edhe ambientalistėt me flamur tė gjelbėr iu dhanė tundimeve tė mistikės ekologjike, duke pėrmendur si shkak tė urrganit, nė vend tė Irakut, fajet e Kyotos sė panėnshkruar dhe ngrohjen globale
ABC nr. 2-Ervin Hatibi
04.10.2005
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 8:00 pm

Lindja nė Qytetėrimin Perėndimor

Eshtė e pranueshme qė Qytetėrimet marrin dhe japin nga njėri-tjetri, por nė rastin tonė nė shkrimin e pėrgatitur flitet pėr ndikimin e Islamit nė Qytetėrimin Perėndimor. Nė njė varg faktesh jepet kjo ide, e cila tregon nga ana tjetėr dhe marrje-dhėnien e dy qytetėrimeve me njėra-tjetrėn

Pėrgatiti; Ervin Hatibi


Pas pėrzėnies sė maurėve nga Spanja, xhamia e madhe e Kordovės, ashtu si edhe tė tjera xhami mė pak tė njohura iberike, u shndėrrua nė kishė. Arti maur, pėrjashton figurat dhe simbolet duke shkėlqyer nė format gjeometrike dhe abstrakte, tė cilat nuk janė shprehje tė etnicitetit apo politikės, por shfaqje tė njė estetike fetare. Spanjollėt mė vonė nuk patėn probleme tė mbivendosin kryqtore apo ikona e statuja devocionale nė njė hapėsirė grafikisht mikpritėse, ndonėse teknikisht tė tejdekoruar me stuko arabeskash e kaligrafie. Ky lloj palimpsesti islamokristian, ndonėse futur nė njė kornizė tragjike pushtimesh e ripushtimesh ėshtė njė lloj simboli pėr pėrvojat komplekse tė popullatave me fe tė ndryshme rreth basenit tė Mesdheut. Natyrė palimpsesti patėn edhe dija e arti e zakonet, nė dimensione e nivele tė ndryshme, tė cilat kishin shpesh teksturė tė disafishtė, midis dijeve greke, indiane, asiriane, kineze, bizantine, hebreje, teksturė e cila vinte e bėhej arabe e mė sė fundmi evropiane. Nė librin e tij "The Middle East" (Lindja e Mesme), “kryeorientalisti” Bernard Ljuis, eksperti mė me famė pėr historinė e Lindjes sė Mesme, shpjegon se arritjet e shkencės arabo-islame tė Mesjetės nuk janė tė kufizuara nė ruajtjen e mėsimit grek, as nė rimishėrimin e elementeve nga Lindja e Largėt. Kjo trashėgimi qė pėrcollėn shkencėtarėt muslimanė tė Mesjetės ishte pasuruar gjerėsisht nga pėrpjekjet dhe kontributi i tyre. “Shkenca greke, nė tėrėsi, mbeti teorike. Shkenca mesjetare e Lindjes sė Mesme ishte praktike dhe nė fusha tė tilla si mjekėsia, kimia, astronomia dhe agronomia, trashėgimia klasike u qartėsua dhe u plotėsua nga eksperimentet dhe vėzhgimet e shkencėtarėve mesjetarė tė Lindjes sė Mesme”. Megjithatė, gjatė Mesjetės, siē tregon edhe klasiku Norman Daniel, kishte njė bashkėveprim tė konsiderueshėm midis dy qytetėrimeve (islam e tė krishterė). Padyshim, qė nga fundi i shekullit tė shtatė, Spanja pėrbėnte njė urė midis Lindjes e Perėndimit, apo e thėnė mė mirė, midis Jugut e Veriut, Islamit e Krishtėrimit. Nėn diktaturėn e Frankos, historiografia zyrtare spanjolle u pėrpoq ta nėnvleftėsonte ndihmesėn muslimane nė jetėn e Spanjės, pa folur kėtu fare pėr ndihmesat nė kulturėn evropiane. Nė fushėn shkencore ka pasur mė tepėr vlerėsim tė masės nė tė cilėn Rilindja evropiane i detyrohet pėrkthimeve arabe tė burimeve klasike, po ndėrkaq shkalla e ndikimit arab nė shkollat mjekėsore tė Salernos dhe Montpėljesė ėshtė ende nė diskutim. Ajo qė duket qartė ėshtė se qė prej shekullit tė dymbėdhjetė e mė pas, zhvillime kyē nė teknologji, si mullinjtė e erės, kompasi detar, armėt e zjarrit, baruti apo ora mekanike, ishin tė pjesėtuara nė njė raport shkėmbimi tė ndėrsjelltė midis tė dyja palėve, gjė qė e bėnte njėrėn borxhlije ndaj tjetrės. “Vetėm mė vonė Evropa pėrparoi”( Norman Daniel, Arabs and Mediaeval Europe). Evropianėt sigurisht i kanė vėshtruar rregullisht kėto pėrparime si arritje tė tyret, duke anashkaluar ndihmesat e muslimanėve. (Francesco Gabrieli Histoire et civilisation de l’Islam en Europe: Arabes et Turcs en Occident du VIIe au XXe sičcle). Ndėrkaq, sidoqoftė, kishte mjaft ndėrveprim midis evropianėve dhe arabėve. Nė librin e tij “Kryqi dhe gjysėmhėna: Krishtėrimi dhe Islami qė nga koha e Muhamedit deri tek Reforma”, Richard Fletcher nėnvizon si emblematike njė ndodhi qė sillet aty rreth vitit 1140. Njė dijetar nga Italia e veriut bėri njė udhėtim tė vėshtirė duke kaluar pėrmes vargmaleve tė Alpeve dhe Pirenejve pėr tė mbėrritur nė qytetin spanjoll tė sapo ripushtuar, Toledo. Aty Gerardit tė Kremonės, siē quhej dijetari, iu dha post kleriku nė njė katedrale, e cila pak mė parė kishte qenė Xhamia e tė Premtes, e cila sapo u ishte marrė muslimanėve tė qytetit. Para triumfit tė Islamit, Toledo kishte qenė kryeqyteti i Spanjės vizigote, dhe ripushtimi i saj nga Alfonsi VI i Kastiljes u bė njė moment i rėndėsishėm i Rekonkuistės sė krishterė nė tokat qė njiheshin prej muslimanėve me emrin el-Andalus. Shumė prej muslimanėve tė qytetit gjithsesi, zgjodhėn tė qėndrojnė nėn pushtetin kastiljan, dhe njėri prej tyre ishte edhe njė dijetar i quajtur Galib Mozarabi. Nuk dihet mirė sesi Gerardi dhe Galibi u bėnė shokė, por jo shumė kohė pas ardhjes sė Gerardit, tė dy nisėn njė bashkėpunim nė njė seri pėrkthimesh nga biblioteka arabe e Toledos, e cila i kishte shpėtuar plaēkitjeve tė fitimtarėve tė krishterė.
Metoda me tė cilėn pėrkthenin Gerardi dhe Galibi nuk mund tė cilėsohet si ideale nga pikėpamja e dijetarėve modernė. Galibi i kthente tekstet arabe nė spanjishten kastiljane, e pastaj Gerardi i kthente ato nė latinisht. E ndėrkaq shumė nga tekstet ishin libra tė klasikėve grekė, tė cilat ishin tė pėrkthyera nė arabisht prej siriakishtes, e kėshtu mundėsia pėr pasaktėsi ishte shumė e lartė. Por gjithsesi ky sistem duket se ka funksionuar. Pėr gjatė njė gjysėm shekulli, Galibi dhe Gerardi pėrkthyen nga arabishtja jo mė pak se 88 vepra mbi astronominė, matematikėn, mjekėsinė, filozofinė dhe logjikėn, degė tė dijes tė cilat qenė baza e mėkėmbjes intelektuale nė Evropė, dukuri e cila shpesh shėnohet me termin “rilindja e shekullit tė XII”.
Tė tjera pėrkthime nga arabishtja gjatė kėsaj periudhe mbushen bibliotekat evropiane me njė tė tillė pasuri intelektuale, tė paimagjinueshme vetėm njė shekull mė parė. U pėrkthyen vepra tė Aristotelit, Euklidit e Ptolemeut, komentarėt e Avicenės (Ibn Sina) dhe tektet astrologjike tė el-Khavarizmit, enciklopedi anatomie, pėrmbledhje tė ilustruara shahu dhe udhėzues pėrmbi gurėt e ēmuar dhe cilėsitė e tyre mjekėsore.
Ėshtė ky njė ēast kulminant po shpeshherė i harruar nė historinė e zhvillimit tė qytetėrimit perėndimor: mėkėmbja intelektuale e Evropės mesjetare me anėn e njė transfuzioni tė pėrgjithshėm nga Bota Islame. Ndėrkaq qė pak a shumė, aspekte tė tilla thelbėsore tė qytetėrimit perėndimor si letra, ritualizimi i dashurisė, algjebra dhe numėratorėt kaluan nė Evropė prej Spanjės muslimane. Po ashtu, harku arkitektonik me majė dhe mjekėsia arabo-greke (apo mjekėsia e junan-i t sipas pėrkthimit arabisht tė fjalės jonian-grek) erdhėn nė botėn e krishterė prej Salernos e Siēilisė, prej nga ku mbreti norman Roxheri II, i njohur edhe si “sulltani i pagėzuar”, porosiste dijetarin tunizian el- Idrizi pėr t’i shkruar njė enciklopedi gjeografike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 8:00 pm

Disa dijetarė shkojnė edhe mė tej. Profesor Xhorxh Makdisi i Universitetit tė Harvardit ka kėmbėngulur bindshėm pėr njė kontribut madhor tė muslimanėve nė shfaqjen e universiteteve tė para nė Perėndim, duke treguar se terma tė tillė si tė mbash njė “karrige” (kursij) nė njė departament, apo koncepti mbi studentėt qė “lexojnė” (jekra’une) njė subjekt dhe qė marrin njė “gradė” (derexheh), e po ashtu edhe praktika tė tilla si ligjėratat inauguruese (khutbeh) dhe veshja e rrobės akademike (abaja, hirka), tė gjitha mund tė shihen fare lehtė si gjurmė tė praktikave e koncepteve muslimane. Edhe vetė ideja e njė universiteti nė kuptimin modern tė vet, si njė vend mėsimi ku nxėnėsit mblidhen pėr tė studjuar me mėsues tė ndryshėm njė shkallė tė gjėrė dijesh, shihet pėrgjithėsisht si njė risi e zhvilluar fillimisht nė Universitetin el-Ez’her tė Kairos. Siē e ka demonstruar edhe Makdisi, ishin qytetet qė kufizoheshin me botėn islame, si Salerno, Napoli, Bolonja, Montpelieja dhe Parisi ato qė tė parat futėn idenė e universitetit nė Perėndim, njė ide qė nisi pastaj tė pėrhapej drejt veriut. (George Makdisi, The Rise of Colleges: Institutions of Learning in Islam and the Ėest, & The Rise of Humanism in Classical Islam and the Christian Ėest) Po ashtu, e famshmja poezi e dashurisė e trubadurėve mundet tė ketė rrjedhur prej oborreve tė vogla tė muluk al-tava’if , mbretėrive tė vockla arabe tė Andaluzisė sė shekullit tė njėmbėdhjetė. Norman Daniel shkruan se “ poezia oborrtare nė arabisht, shpesh tepėr e lehtė, gjithsesi shtrihej mė gjerė nė tematikė dhe trajtim sesa vargu tubadur. Nėse kjo e fundit nuk pati ndonjė vend tė zgjedhur nė historinė e letėrsisė evropiane, kjo mund tė shpjegohet me faktin se ajo nuk ishte tjetėr veēse njė degėzim provincial dhe rrėnuar i poezisė oborrtare tė Spanjės muslimane”. Duke sugjeruar se “ e gjithė tradita romantike e letėrsisė sė Evropės i ka njė borxh tė paēmueshėm Spanjės sė shekullit tė njėmbėdhjetė”, Norman Daniel gjithashtu kėmbėngul se “prania e ideve platonike nė Provansėn franceze gjatė kėsaj periudhe, besohet tė ketė ardhur prej Ibėn Hazmit”. I lindur nė Kordovė mė 994, Ibėn Hazmi ishte autor i “Gjerdanit tė pėllumbeshės”, njė poemė pėrmbi artin e dashurisė. Por ndėrsa kjo vepėr u ngjiz nė Spanjė, pra gjeografikisht nė Evropė, historianėt nga Veriu vizatojnė njė kufi pėrgjatė vargmalit tė Pirenejve, duke e pėrjashtuar kulturėn arabe tė Jugut nga vėmendja e tyre. Versioni i Norman Danielit e shpreh qartė se nga kėndvėshtrimi letrar, ky ėshtė njė kufi i padrejtė…
Marrėdhėniet e ēuditshme dhe komplekse tė Perėndimit tė krishterė dhe botės islame kanė provokuar njė varietet tė gjerė komentesh nga historianėt. Ka studiues qė kanė pikėpamje tė tilla si ato qė Medievalisti i madh Sėr Steven Runciman, shpreh nė fund tė kryeveprės sė tij nė tri pjesė pėrmbi Kryqėzatat, se “qytetėrimi ynė u rrit” prej “njė serie tė gjatė bashkėveprimi midis Lindjes e Perėndimit”. Runcimani besonte se kryqėzatat duhen kuptuar jo edhe aq si pėrpjekje pėr t’i rikthyer krishterimit qendrat e veta shpirtėrore, por mė tepėr si dyndjet e fundme barbare.
Trashėgimtarėt e vėrtetė tė qytetėrimit roman nuk ishin kalorėsit hekuraxhinj tė Perėndimit fshatar, por bizantinėt e kulturuar tė Kostandinopojės dhe arabėt e qytetėruar tė kalifatit tė Damaskut, tė cilėt, si njėra palė ashtu edhe tė tjetra, ruajtėn qytetėrimin urban helenik tė Mesdheut antik shumė kohė pasi ai ishte shkatėrruar pėrfundimisht nė Evropė. (Sir Steven Runciman, A History of the Crusades)
Libri i Richard Fletcherit “Kryqi dhe gjysėmhėna” nėnvizon faktin se marrdhėniet muslimano-tė krishtera, megjithėse tė infektuara nga injoranca, keqkuptimi i ndėrsjelltė dhe periudha tė gjata e tė mirėfillta agresionesh, nuk kanė qenė gjithsesi vetėm njė histori konflikti. Ndėrkaq ai tregon sesi qyetėrimi perėndimor mesjetar u ndikua thellėsisht nga dijet dhe literatura muslimane. Pėrgjatė gjithė librit Fletcher thekson pikat e kontaktit midis dy botėve. Ai nėnvizon sesi profeti Muhamed nuk mendoi se po formonte ndonjė fe tė re, mė tepėr sesa po sillte “njė plotėsim tė dėrgatės hyjnore, pjesėr tė sė cilės kishin filluar me profetėt e tjerė si Abrahami, Moisiu, Jezusi…” Mbi tė gjitha Islami pranon shumė prej Dhjatės sė Re e tėVjetėr dhe ndjek ligjin e Moisiut pėr sa i pėrket ēėshtjeve tė tilla si rrethprerja apo pastrimet rituale, kurse nė Kuran tė krishterėt quhet “mė tė afėrtit nė dashuri” pėr muslimanėt, tė cilėt udhėzohen nė Suren 29 qė tė mos debatojnė me Popullin e Librit (hebrenjtė dhe ēifutėt) pėrveēse nė mėnyrėn mė tė mirė. “…dhe thuaj: Ne besojmė nė atė qė na ėshtė zbritur ne dhe nė atė qė ju ėshtė zbritur ju; Zoti ynė dhe Zoti juaj ėshtė njė, dhe atij i jemi dorėzuar.”
Fletcher gjithashtu i jep rėndėsi edhe mėnyrės sė veēantė me tė cilėn ushtritė muslimane u mirėpritėn si ēlirimtarė nga tė krishterėt koptė e siriakė, tė cilėt vuanin nėn diskriminimin e bizantinėve thellėsisht ortodoksė.” Tė krishterėve tė persekutuar monofizitė tė Sirisė e Egjiptit, muslimanėt do t’u shfaqeshin si shpėtimtarė. E njėjta mund tė thuhet edhe pėr hebrenjtė e persekutuar… Tė ēliruar prej zgjedhės sė persekutimit tė Kostandinopojės, ata lulėzuan si asnjėherė mė parė, duke i dhėnė udhė kėshtu njė letėrsie tė pasur shpirtėrore himnesh, lutjesh, predikimesh dhe veprash devocionale. Gėrmime tė reja nga arkeologu Michele Piccirillo, i vendosur nė Jeruzalem, e pėrforcojnė fuqishėm kėtė fakt. Ato kanė treguar se pushtimi i Palestinės bizantine si edhe i Transjordanisė nga arabėt, rezultoi nė njė hov tė pashembullt ndėrtimi kishash apo mozaikėsh tė rėndėsishėm helenikė. E gjitha kjo tregon se nėn pushtetin e kalifėvė emevitė tė Damaskut, praktikimi i fesė ishte mė i lirė dhe ekonomia pėrparonte” (Michele Piccirillo, "The Christians in Palestine During a Time of Transition: 7th-9th Centuries,").
Shkrimtarėt e hershėm bizantinė, duke pėrfshirė edhe teologun mė mprehtė tė kishės sė lashtė, Shėn Gjon Damaskenin, mbėshtesnin idenė se Islami nuk ishte gjė tjetėr veēse njė formė heterodokse e Krishtėrimit. Ky vėshtrim ėshtė veēanėrisht interesant, po tė kihet parasysh se Gjon Damaskeni u rrit nė oborrin kalifal emevit tė Damaskut, zemra e botės sė re islame, ku i ati punonte si kėshilltar dhe vetė ai ishte njė shok i ngushtė i kalifit tė ardhshėm el-Jazid. Nė moshė tė thyer, Gjoni u vesh murg nė njė manastir shkretėtire nė Mar Saba, ku edhe filloi tė shkruante kryeveprėn e tij tė titulluar “Kroi i dijes”. Libri pėrmban njė kritikė ndaj Islamit, e para e shkruar nga njė i krishterė. Gjoni e pa Islamin si ngushtėsisht tė lidhur me doktrinėn heterodokse tė krishterimit Nestorian. Kjo ishte njė afėrsi pėr tė cilėn muslimanėt dhe nestorianėt ishin tė ndėrgjegjshėm. Nė vitin 649, njė peshkop nestorian shkruante: “Kėta arabėt nuk luftojnė kundėr fesė tonė tė krishterė. Jo, pėrkundrazi ata e mbrojnė besimin tonė, i nderojnė priftėrinjtė dhe shenjtorėt tanė dhe u bėjnė dhurata kishave tona.” (Margaret Smith, Studies in Early Mysticism in the Near and Middle East).
Gjatė gjithė periudhės sė mesjetės, tė krishterėt e muslimanėt vazhduan tė takohen aq sa pėr punė tregėtie e diturie, po aq edhe nė fushėbeteja. Qytetėrimi tolerant dhe pluralist i muslimanėve tė el-Andalusit mundėsoi njė ndėrveprim veēanėrisht tė frytshėm. Njė moment domethėnės i veēuar nga Fletcher, ėshtė kur mė 949, njė dėrgatė diplomatike bizantine, i paraqiti oborrit musliman tė Kordovės veprat e mjekut grek Diskorides. “Nuk kishte nė Spanjė dijetarė qė dinin greqisht, kėshtu njė kėrkesė u dėrgua nė Kostandinopojė, nė pėrgjigje tė sė cilės njė murg i quajtur Nikollė u dėrgua nė Spanjė mė 951. U gjet gjithashtu edhe njė dijetar musliman nga Siēilia qė njihte greqishten. Tė dy kėta ua shpjeguan tekstin njė grupi dijetarėsh spanjollė. Ky grup ishte nga mė tė ēuditshmit. Bėnin pjesė aty muslimanė andaluzianė vendas si dijetari Ibn Xhulxhul, i cili mė vonė hartoi njė komentar tė Diskoridesit; bėnte pjesė njė oborrtar dhe mjek i njohur hebre, Hasdai Ibn Shaprut dhe peshkopi mozarab Recemund i Elviras, i cili ishte dėrguar edhe si ambasador i kalifit tek perandori gjerman Oto i I-rė, i cili ishte po ashtu autor i tė ashtuquajturit Kalendar i Kordovės, njė vepėr qė pėrmbante informacione agronomie dhe botanike. Ky ishte vėrtet njė tubim ndėrkombėtar dhe ndėrkomunitar dijetarėsh. Gjatė kryqėzatave, venediku dhe qytete tė tjera tregėtare italiane ruajtėn marrdhėnie fitimprurėse tregėtie me kolegėt muslimanė, proces i cili ka lėnė gjurmė edhe nė shumė e shumė fjalė arabisht qė mbijetojnė nė dialektin venecian apo nė influencat rrėnjėsore muslimane mbi arkitekturėn veneciane.
Nė prizmin e standarteve moderne, tė krishterėt dhe hebrenjtė qė jetonin nėn pushtetin musliman, pra dhimitė, trajtoheshin si qytetarė tė klasit tė dytė. Por tė paktėn ekzistonte njė lloj ekuilibri pluralist, tė cilin historianėt spanjollė e kanė quajtur convivencia - bashkėjetesė, gjė e cila nuk kishte tė ngjarė aspak nė botėn e krishterė, dhe qė mori fund nė Spanjė jo shumė pas pėrfundimit tė Rekonkuistės sė krishterė. Sapo morėn Granadėn mė 2 Janar 1492, mbretėrit e krishterė pėrzunė muslimanėt dhe hebrenjtė, si edhe kurdisėn Inkuizicionin mbi tė krishterėt e rinj, mbi ata qė u konvertuan rishtas. Gjithsesi gjatė Rekonkuistės nė Spanjė, mėsojmė pėr vrasjen e arabėve qė ishin dijetarė tė fesė, ndėrsa poetėt kurseheshin... Diēka e pėrafėrt ndodhi edhe nė Siēili. Pas njė periudhe tė frytshme bashkėjetese tolerante nėn mbretėrit normanė, mė vonė muslimanėt u vunė para njė zgjedhjeje tė ashpėr: ose tė konvertoheshin ose tė shpėrnguleshin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 8:00 pm

Zbulimi i vetėvrasjes

Ēdo vetėvrasje ėshtė njė vrasje, dhe anasjelltas, ēdo vrasje ėshtė edhe vetėvrasje, pėr sa kohė qė nė dyja anėt, viktimat, si ajo aktive dhe ajo pasive, si vrasėsi dhe i vrari, janė gjithsesi tė njėjtėt njerėz. Me tė njėjtėn sasi dhe formė sysh, duarsh, zemrash, prindėrish… Kėshtu duket se ėshtė ēėshtja nė esencė,

Qė nga teoritė e konspiracioneve fetare e deri tek lėvdimi nėn zė si shenjė emancipimi



Ervin Hatibi


Ēdo vetėvrasje ėshtė njė vrasje, dhe anasjelltas, ēdo vrasje ėshtė edhe vetėvrasje, pėr sa kohė qė nė dyja anėt, viktimat, si ajo aktive dhe ajo pasive, si vrasėsi dhe i vrari, janė gjithsesi tė njėjtėt njerėz. Me tė njėjtėn sasi dhe formė sysh, duarsh, zemrash, prindėrish… Kėshtu duket se ėshtė ēėshtja nė esencė, ndonėse nė aparencė kamikazėt pėrkufizohen si ata qė brenda vetvrasjes bėjnė edhe vrasje apo anasjelltas. Gjithnjė e mė dendur, kushdo qė hap gazetat nė Shqipėri, futet gati pėrditė nė njė shesh gjithnjė e mė pak virtual vetėvrasjesh, perimetri i tė cilit ngushtohet ku mė shumė e ku mė pak si njė lak nė fytin personal tėndin si lexues. Qė nga kronika e zezė vendase deri tek ajo e kuqja ndėrkombėtare, vetėvrasja globaliste e kamikazit bėn paralelen asimetrike me atė anonimen lokale tė prindit shumfėmijėsh borxhli apo tė gjimnazistes sė refuzuar, dhe kushdo mund tė gjendet midis kėtij binari. Gjithkush mund t’i hipė ndonjė avioni tė infektuar, apo tė presė si emigrant apo student kurbeti metronė nė stacionin e gabuar, si edhe gjithkush mund tė ketė apo jetė njė prind borxhli pa shpresė apo kurorėthyer, nė njė vend ku shteti ndaj qytetarit ėshtė krejt indiferent, ndėrsa opinioni tejet invadent. Me arrogancėn e vet ku mė tė dėshpėruar e ku mė pak, dy llojet e vetėvrasjeve mėsipėr japin e marrin tė paktėn nė nivele tė padukshme tė frymėzimit reciprok. Sepse njė njeri qė hedh monumentalisht veten nė erė, duke pasur tė mbėshtjellė rreth vetes me shpėrfillje eksploziv dhe gozhda, ėshtė stimulant tepėr konfortues pėr njė tjetėr qė matet tė tėrheqė thjeshtė kėmbėzėn nė tėmth apo tė pėrcjellė poshtė me ujė fostoksinėn... Gjithashtu, e kundėrta: kush pėrgatitet pėr vetshpėrthim, kujton sesi njerėz tė tjerė me pretendime aspak heroike kanė gjetur guxim tė vėnė dorė mbi jetėn e tyre duke pasur nė dispozicion mjete shumė mė pak efikase e tė shpejta…



Invazionet e trurit
Pėr lexuesin tonė tė dyja kėto invazione tė mendjes janė tė reja. Vetėvrasja e publikuar ka qenė privilegj i limituar kryeministrash poliagjentė apo personazhesh tė Shekspirit, ndėrsa Oso Kuka (se mė thonė Oso baroti/e djeg vedin edhe ty) dhe Vojo Kushi kanė qenė pėrfaqėsuesit modestė tė vetmohimit luftarak in extremis. Industrializimi i informacionit nė vend, me kėrkesėn e tij tė dėshpėruar pėr ngjarje, e ka ekspozuar individin shqiptar pėrballė hollėsive tė gjithanshme tė mjedisit, duke nxjerrė nė dritė ēkamos. Pėrmes kėtij procesi, pėr herė tė parė bota shqiptare i ėshtė afishuar lakuriq para hundės nė kohė reale banorit tė saj. Shqipėria Sot ka qenė njė zbulim i vonė: striptiza e saj nisur nė liri, me faqet e para shtypur me shkronja plumbi tė vitit 1990, sosi gati njėkohėsisht me bumin nė biznesin e ndėrtimit, i cili u bė njė nga burimet kryesore financuese tė gazetave e televizioneve tona. Mediat qė u themeluan pėrmbi pallatet e larta tė bumit imobiliar, zakonisht duke shpėrfillur edhe ato distancat etike, mundėsuan kėshtu edhe kuotėn mė tė lartė e efikase tė vėzhgimit vuajerist pėrmbi shoqėri. Hipur mbi to vumė re se shqiptarėt, ndėr tė tjera, ia kishin nisur nė mėnyrė frenetike tė vrisnin veten. Midis pallateve tė larta me xham turk dhe vetvrasjeve tė shpeshta, nėn siglat e emisioneve tė lajmeve qė shkruajnė NEĖS dhe jo LAJME, zbuluam se ishim bėrė befas tamam si gjithė bota… Tė noterizosh vetėvrasjen si shenjė emancipimi ėshtė krejt e jashtėligjshme pėr opinionin publik, kur nė fakt vetėvrasja shihet, duke favorizuar esencėn nė dėm tė aparencės, si shėmti e dhimbshme, e cila tregon thjeshtė dėshpėrim skamnor apo poshtėrim seksual apo tranzicion identitar ... N Vetėvrasja nė njė shoqėri post-totalitare, mund tė kuptohet edhe si njė nga format e zbulimit tė vetes, pronėsimit mbi kėtė instancė fakt, ndon Vetėvrasja nė njė shoqėri post-totalitare, mund tė kuptohet edhe si njė nga format e zbulimit tė vetes, pronėsimit mbi kėtė instancė se hidhur,vetėvrasja nė njė shoqėri post-totalitare, mund tė kuptohet edhe si njė nga format e zbulimit tė vetes, pronėsimit mbi kėtė instanc Vetėvrasja nė njė shoqėri post-totalitare, mund tė kuptohet edhe si njė nga format e zbulimit tė vetes, tė pronėsimit mbi kėtė instancė … Nuk ėshtė interesante tė citosh togfjalėsha alarmistė tė opinionistėve tė shqetėsuar nga pėrmasat prej fushate tė vetvrasjeve nė vend, sepse ato mbushin faqet e para tė gazetave mė tė mėdha tė vendit. Ndėrkaq, zėra “ndryshe” qė shprehin konsiderata pėr rritjen e vetvrasjeve nė vend, mundemi t’i gjejmė ndonėse nėn pseudonime, vetėm nėpėr kthinat hiperdemokratike tė internetit. Ja si shfrehet nė njė forum shumė popullor on line njė mendimtar anonim nėn pseudonimin priapik “Dick Darlington Delarge”:


“jam i lumtum qi ma n'fund dhe n'shqypni vedvrasja po prek shoqnin. Derrat kurr nuk din me vra vedin.



Me vra vedin asht me DIT me kuptu me shiju me jetu



bash nji kjo kallxo per nji shoqni civile qi me shpejtsi asht tuj prek shqypnin, pra cka du me than asht se nuk asht vedvrasja ajo qi po prek shoqnin civile por ekzistenca e nji shoqnie civile ose jocivile percaktohet, ne mes tjerash, ka niveli i fenomenit t'vedvrasjes ky relacion asht ne perpjestim t'drejt - sa ma shum vedvrasje aq ma civil ne shoqnia, ne e kunderta sa ma pak ose aspak aq ma pran nivelit kafshnor asht ne shoqnia”



Pse kjo valė vetėvrasjesh

Tė shqetėson ky racizėm pėr kafshėt e shkreta, dhe pėrmendja e tyre si shembull prapambetje ėshtė thjesht e pajustifikuar dhe pasojė e dogmatizmit darvinist. Gegshkruesi harron se pėrveē vetvrasjes, kafshėt nuk ndotin as mjedisin, nuk bėjnė genocide apo nuk ndėrtojnė kampe pėrqėndrimi. Paradoksale ėshtė se ai qė quhet sot qytetėrim, shkėputja me arsye kritike e teknologjike nga marrėdhėniet tradicionaliste e artizanale, shoqėrohet me gjoba tė ndryshme dhe efekte tepėr tė dhimbshme anėsore… Kėshtu niveli i modernizimit tė njė shoqėrie perėndimore zakonisht shkon paralel me numrin e vetėvrasjeve pėr banor dhe me ndotjen e ambientit. Po ashtu dihet se kombet qė kanė bėrė Aushvicin dhe Hiroshimėn, janė etalon qytetėrimi pėr gjithė botėn…Dikush mund tė replikojė me logjikėn e cinikut dionisiak mėsipėr, duke thėnė se vetėvrasjet tona nuk janė shenjė e ndonjė spiritualiteti tė elaboruar negativisht apo e ndonjė spleen-i, por thjeshtė njė metaforė e vdekjes nga uria. Po ama, nėse vetėvrasjet tona u shpjegokan kryesisht me dėshpėrimet e varfėrisė, eksperienca e sa e sa vendeve ku e ku mė tė varfėra se Shqipėria, tregon njė prani gati simbolike tė kėsaj dukurie. Dallimi thelbėsor ėshtė, se ndryshe nga ne, vende tė botės sė tretė, pėrveē shkallės sė varfėrisė kanė shumė mė tė lartė edhe shkallėn e fetarėsisė… Argument se vetėvrasjet nuk lidhen edhe aq me ekonominė sesa me kulturėn, ėshtė edhe fakti se amerikanėt kanė nivelin mė tė ulėt tė vetėvrasjes krahasuar me gjithė shteteve e tjera tė Evropės, gjė qė shkon nė pėrpjesėtim tė drejtė me faktin se pėrqindja e amerikanėve qė besojnė Zotin, ringjalljen nė SHBA ėshtė dallueshėm mė e lartė krahasuar me evropianėt. Megjithėkėtė, besimi u pėrfol publikisht si njė shtysė nė njė valė vetėvrasėse tė miturish e tė rinjsh nė vend, tė cilėt faqet e para tė gazetave i pėrkufizuan si viktima tė besimit tė kotė nė jetėn tjetėr. Shkruesit e kronikanėt e ndryshėm nuk harronin kurrė tė nėnvizonin faktin se policia bllokonte si prova pėr qartėsimet e vetėvrasjeve edhe kopje tė revistės sė Dėshmitarėve tė Jehovait, “Kulla e Rojės” tė gjendura nė shtėpitė e viktimave. (Duhet thėnė se e shtypur nė njė tirazh oqeanik, revista nė fjalė, ėshtė jo pak e pėrhapur nė shtėpitė tona. Respekti pėr fjalėn e shkruar si edhe pėr tekste ku pėrmendet Zoti, plus ilustrimet biblike ngjyra-ngjyra, janė shkaqe tė mjaftueshme qė edhe pa qenė vetė dėshmitar, ta ruash gjatė nė shtėpi kopjen e revistės qė ta ka falur nė rrugė ndonjė ēift buzėqeshės misjonarėsh.)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Sat Mar 24, 2007 8:01 pm

Mini-histeria mediatike

Qė pas rėnies sė diktaturės, jemi mėsuar me sulme ndaj komuniteteve tė ndryshme fetare, kryesisht ndaj atij musliman apo ortodoks nė vend, dhe kjo pėr tema kryesisht politike a gjeopolitike. Por kriminalizimi i besimit si shtytės pėr vetėvrasje i bėnte jehonė kėsaj here retorikės sė revolucionit kulturor tė vitit 1967. Mbase tė ndikuar jo vetėm nga helmi i vjetėr anti-fetar, por besoj edhe nga paralelja ( e papėrmendur ama) me kamikazėt islamistė tė emisioneve tė lajmeve, shkrues apo lajmpėrcjellės tė painformuar rendėn tė kriminalizojnė tė besuarit nė jetėn tjetėr si arsye vendimtareė pėr t’i marrė jetėn vetes nga adoleshmentėt e fėmijėt e familjeve hallexhije tė tranzicionit tonė. Nė emisione prestigjioze lajmesh u thėrritėn eksponentė folklorikė tė religjionit popullor, si psh. Kujdestarja e Vendit tė Shenjtė tė Dervish Hatixhesė, pėr tė deklaruar se jeta tjetėr nuk ekziston, se nuk ardhur njeri “prej andej” qė tė na dėshmojė pėr ndonjė gjė tė tillė… ( Duke iu referuar kėsaj mini-histerie mediatike, besimi nė jetėn tjetėr mori njė pamje paligjshmėrie. Nė tė njėjtat ditė kur kronikat dhe opinionet dukej se kishin gjetur njė armik komod pėr t’i shkarkuar pėrgjegjėsinė kryesisht sociale tė vetėvrasjeve, njė i marrė nga qyteti i Shkodrės, u arrestua me akuzėn (vini re!) pėr “pėrhapje tė lajmeve tė pavėrteta dhe panikut”. “Krimineli” kishte shpėrndarė nėpėr qytet trakte qė bėnin thirrje pėr fundin e afėrt tė botės… Arrestimet duhet tė kishin pėrfshirė nė fakt edhe shumicėn e klerikėve tė lartė dhe mė pak tė lartė tė tė gjitha komuniteteve fetare nė vend, tė cilėt pak a shumė besojnė dhe predikojnė tė njėjtin panik… )



Kriminalizimi i jetės

Si zakonisht, akuza hamendėsore pėr nxitje “fetare”vetėvrasjesh u artikulua nga joprofesionistė, dhe pėrgjigja kundėr saj u dha nė formė deklaratash zyrtare nga pėrfaqėsues tė komuniteteve tė reja tė akuzuara. Tė njėjtėn gjė e kemi parė edhe kur akuzohet Komuiteti Musliman nė shtyp: akuzat i formojnė shkrues tė paprofilizuar, dhe pėrgjigjet i japin zyrtarisht komunikatat e Komunitetit. Asnjė lloj mediacioni nga ndonjė specialist i mundshėm, pėr t’i ofruar opinionit njė version tė ndryshėm nga ai gazetaresk-gjenerik apo dogmatik-apologjetik qė kanė palėt… qė predikojnė jetėn e ardhme, njė njohės minimal i doktrinave fetare, mund tė shihte qartė se fetė monoteiste, tė bazuara mbi revelatat dhe bėmat e profetėve tė Lindjes sė Mesme, haptas e dėnojnė vetėvrasjen, dhe i premtojnė vetėvrasėsve dėnime tė ashpra nė jetėn tjetėr. Dallim bėjnė shkolla tė tilla interpretimi si Dėshmitarėt e Jehovait, sipas tė cilėve dėnimi i ferrit ėshtė njė mbishtresė jobiblike, e keqkuptuar nga Krishterimi ortodoks (katolikėt, ortodoksėt dhe protestantėt, por edhe kishat e tjera lindore). Eskatologjia e Dėshmitarėve, ka vetėm happy end: besėmirėt do tė trashėgojnė parajsėn nė tokė, kurse jobesimtarėt e kriminelėt thjeshtė do tė vdesin: ferri nuk ekziston. Jo pėr t’u bėrė cinikė, si akuzuesit e papėrgjegjshėm tė Dėshmitarėve, por pėr tė analizuar objektivisht, i bie tė themi, se me mohimin e ekzistencės sė ferrit, ata kundėrshtohen me fetė tradicionale, pėr t’u pajtuar me ateistėt. Gjithė pjesa tjetėr e diskutimit ėshtė statistikė: ku ėshtė mė e lartė dhe ku thjeshtė simbolike pėrqindja e vetrvrasjeve, tek besimtarėt apo tek ateistėt. Nė momente tė rėnda emocionale, ku zakonisht njė besimtar i feve tradicionale, bie nė tundimin e vetėvrasjes, frika ndaj dėnimit nė jetėn e amshuar, shpresohet t’ia kthjellojė gjykimin. Ndėrsa dikush qė beson se me vetėvrasjen, thjeshtė do tė vdesė e do tė tretet e do t’u japė fund halleve, pa i shkuar ndonjė destinacioni tė dhimbshėm, ka mė shumė gjasa ta konkretizojė projektin e vet. Kėshtu, edhe pa qenė nevoja tė dėgjojmė komunikata e tyre pėr shtyp, absolutisht duhet pėrjashtuar mundėsia qė Dėshmitarėt tė kenė qenė apo tė jenė shtytės tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė tė vetėvrasjeve. Nėse faji i tyre ėshtė se nuk besojnė nė dėnimin e ferrit, atėherė duhet tė kriminalizojmė bashkė me ta pėr tė njėjtin faj, tė gjitha entet e tjera qė promovojnė tė njėjtin mosbesim, qofshin kėto kulturore, shkollore apo edhe policore (kujtoni arrestimin e Shkodrės)…



KRONOLOGJIA
Vetėvrasjet nė Shqipėri, sa shumė brenda njė viti



5 janar 2004
Njė 31-vjeēare, nėnė e 3 fėmijėve, i ka dhėnė fund jetės nė rrethana enigmatike. 31- vjēarja F.M, banuese nė Manzė tė Durrėsit, ka gjetur vdekjen si rezultat i pėrdorimit tė fostoksinės. Policia nuk i ka zbardhur motivet e kėtij rasti vetėhlmimi, ndėrkohė qė po punon pėr zbardhejn e tij.



18 mars 2004
Njė 70-vjeēare nga fshati Shalės i Elbasanit, ka tentuar t'i japė fund jetės, sepse e rrihte nusja e djalit. Zenepe Cani ka pirė helm, duke pėrfunduar nė gjendje tė rėndė nė spitalin e qytetit.



18 mars 2004
Njė vajzė 14-vjeēare ėshtė vetėhelmuar me fostoksinė pasditen e 18 marsit nė banesėn e saj nė fshatin Shėnpremte tė komunės Gradishtė nė Lushnjė. Luljeta Maxhi kishte shfrytėzuar ēastin kur nė banesėn e saj nuk ndodhej asnjė nga pjsėtarėt e familjes.



19 mars 2004
Luljeta Lavdollari, 31 vjeēe, banuese nė fshatin Mbrakull tė Beratit, i ka dhėnė fund jetės, duke lėnė jetimė dy fėmijė. Ajo kishte pirė fostoksinė nė dhomėn e gjumit, duke lėnė mister shkaqet e vetėflijimit.



24 mars 2004
Fostoksina i merr jetėn njė 16-vjeēareje nga komuna Hyzgjokaj e Lushnjės. Olta Xhepexhiu, nxėnėse e vitit tė tretė nė gjimnaz, i ka dhėnė fund jetės, pas njė grindjeje me prindėrit.



6 prill 2004
Njė grua 21-vjeēare nė Elbasan ėshtė vetėhelmuar me fostoksinė. Hamide Vllaha ka konsumuar njė sasi tė madhe helmi, dhe mė pas ka gjetur vdekjen disa minuta pasi ka mbėrritur nė spital. Burime nga Policia e Elbasanit bėnė tė ditur se mbetet ende mister helmimi i 21-vjeēares.



11 prill 2004
Ishte kthyer nga varrezat, pi fostoksinė. Dorina Taullau, 20 vjeē, nga Lushnja, pasi ka dale shėtitje me tė afėrmit e saj pėr njė moment ėshtė larguar nė njė kabinė telefonike dhe ka pirė helmin. Nė momentet e fundit tė jetės ajo ka deklaruar se vetėflijimin e ka kryer pa ndonjė shkak.



20 qershor 2004
Piu solucion pėr larje rrobash, vdes nė spital. Marsela Kella, banuese nė Korēė, ka vdekur dy ditė mė parė pasi kishte pirė solucion pėr zbardhjen e rrobave pėr shkak tė ndarjes sė saj me bashkėshortin.



7 korrik 2004
E.M, ka tentuar tė vras veten duke pirė bar miu, sepse i ishin ndarė prindėrit. Pėr 15-vjeccare kjo ėshtė hera e katėrt qė ndodhet nė Spitalin Ushtarak pėr tė njėjtėn arsye. Ndėrkohė qė pas ndihmės sė marrė nga bluzat e bardha adoleshentja ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn.



18 korrik 2004
Lumturi Zeqiri, ka pirė fostoksinė, pas grindje qė ka psur me bashkėshortin. 27-vjeccarja pasi ishte zėnė me burrin ka pirė helmin. Mė pas ajo ėshtė dėrguar nė Spitalin Ushtarak edhe pse i ėshtė dhėnė ndihma e nevojshme nuk ka mundur t’i shpėtojė vdekjes.



26 tetor 2004
Ersida Mema pi fostoksinė, mister shkaku. 18-vjeēarja, nėnė e njė fėmije 2 vjeēe i ka dhėnė fund jetės sė saj duke pirė helm. Sipas tė afrėmve ersida kishte disa vjet qė kishte ardhur nė Tiranė dhe nuk ka pasur probleme, ndėrkohė qė edhe ata nuk e kuptojnė kėtė veprim tė tė afėrmes sė tyre.



1 nėntor 2004
Pi tre kokrra fostoksinė, mister shkaku. Mariglen Runga, nga Tiranė ka gjetur vdekjen dje nė Spitalin Ushtark pas pirjes sė helmit. Sipas familjarve 24-vjeēari kishte qenė nė shtėpi sė bashku me nusen e vėllait kur kishte pirė helmin. Edhe pse mjekėt kanė bėrė tė pamndurėn t’i shpėtojnė jetėn 24-vjeēarit, helmi vdekjeprurės i ka marrė jetėn tė riut nga Tirana. “Kam pirė tre kokrra fostoksine tė lutem mė shpėto”, janė kėto fjalėt e fundit tė 24-vjeēarit qė i ka thėnė tezes.



3 nėntor 2004
Ngatėrron ilaēet e “sėmundjes” sė teroideve me fostoksinė, pėrfundon nė spital. Klodiana Lleshi ka pėrfunduar dje nė spital nga pirja e njė kokrre helmi. Sipas familjarve, 18-vjeēarja e ka amrrė nga tavolina fostoksinėn duke menduar se ishte ilaēi i saj, tė cilat i pėrdorte pėr teroidet. Por pas kėsaj ka pėrfunduar nė spital, mjekėt kanė bėrė tė pamundurėn dhe e reja i ka shpėtuar kthetrave tė vdekjes.



16 dhjetor 2004
Divorcohet nga gruaja dhe mė pas kjo e fundit nuk e lėjon tė takojė vajzėn, pi fostoksinė. Argjend Gashi ka pėrfunduar dy ditė mė parė nė toksikologjinė e Spitalit Ushtarak pasi ka pirė dy kokrra helm. Sipas motrės, 24-vjeccari ishte i martuar me njė vajzė nga Lezha dhe nga kjo martesė kishe lindur njė vajzė. Por pas disa mosėmarrveshjesh Argjendi ishte ndarė nga nusja, ku kjo e fundit i ka marrė edhe vajzėn. “Ajo i ka thėnė se vajzėn vėllai im nuk do ta shikojė dhe as nuk do ta takojė” tregon 22-vjeccarja. Sipas saj ky ka qenė edhe shkaku qė Argjendi ka pirė edhe fostoksinėn. Pasi kė piarė kėtė tė fundit dy polcė qė p patrullonin kanė parė gjendjen shėndtėsore tė 24-vjeccarit dhe e kanė dėrguar menjėherė nė spital pėr tė marrė ndihmėn e shpejtė. I riu ka mbėrritur nė spital nė gjendje tė fikti dhe i ėshtė dhėnė ndihma e nevojshme nga mjekėt e toksikologjikut. Sipas bluzave tė bardha pacienti kishte pirė dy kokrra fostoksinė por ndihma e dhėnė nga mjekėt ka bėrė qė babi i njė fėmije t’i shpėtojė vdekjes.

Shtese jo e Ervinit


Vetėvrasjet

3 shkurt 2005
17-vjeēarja Genta Feimi, ka mbėrritur nė spital nė grahmat e fundit
tė jetės dhe mė pas ka gjetur vdekjen, pasi kishte marrė njė dozė me
fostoksinė. Genta Feimi ishte nxėnėse nė vitin e tretė tė shkollės
sė mesme, ndėrsa nuk dihen shkaqet e veprimit tė saj

13 shkurt 2005
Alda Cenaj, 11 vjeē ėshtė gjetur e varur nė banjo, e pikėrisht nė
varėsen e peshqirėve. Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 08.30 tė
mėngjesit nė lagjen "1 Maj", tė qytetit tė Fierit.

16 shkurt 2005
Joana Rajdo, 12 vjeēe, nxėnėse e klasės sė pestė i ka dhėnė fund
jetės, ende pa e filluar mirė. Me shallin qė mbante nė qafė, ajo
ėshtė gjetur gjysmė ore mė pas pa shenja jete, nė banjė.

20 shkurt 2005
Njė vajzė 14-vjeēare, nga fshati Velēan i Pogradecit, i ka dhėnė
fund jetės duke u varur nė litar. Eriola Elezi, pas njė grindjeje me
vėllanė mė tė vogėl, ka dalė nga shtėpia dhe me njė copė litar ėshtė
vetėvarur nė kasollen pranė banesės.

23 shkurt 2005
Njė gjysmė kokrre fostoksinė, i merr jetėn 14-vjeēarit nga Patosi.
Endrit Goxhaj, nxėnės nė klasėn e tetė, ka vdekur nė spitalin e
Fierit, vetėm pak javė pasi dhe i ati i tij ishte vetėvrarė me armė
zjarri.


Deshmitaret e Jehovait vetvriten

Titujt e artikujve

Pėrcillet nė varreza Joana e vetėvarur

Fqinja: Joana mė tha "Tashmė e kam vendosur"

Vetėvrasjet me ndikime nga sektet

Marsela u vetėvra pėr parajsėn"

Fier, vetėvaret 11-vjeēarja, i ndaluan librat e Jehovait

Tiranė, vetėhelmohet “Dėshmitarja e Jehovait”

Mbytet nė rezervat dėshmitarja e “Jehovait”
Jehovai na mėson si tė vetėvritemi”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Today at 4:33 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Esse nga Ervin Hatibi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Monda Korca: Jorgjeta Lalazi-artistja korcare qe le Korcen pa gjume - Esse _ Personazh - nga - Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Dielli e mimozat kurre nuk ndricuar me bukur se ate dite...- Meditim Esse - nga Raimonda Moisiu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: