Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Gazeta Rimekembja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next
AutoriMesazh
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:06 am

AVOKAT MALINDI RIKTHEHET TEK OBSESIONET GREKOFILE

Avokat Ilir Malindi sapo ka botuar librin “Lufta ime”, me
njė titull qė mund tė ishte i pėrshtatshėm pėr librin e
gjeneralit Uesli Klark pėr kohėn qė drejtoi operacionet
ajorore tė NATO-s nė Kosovė, por jo pėr engledisjet e Ilir
Malindit. Megjithatė ėshtė e drejta e tij ta fryjė deri sa
tė ēahet tullumbacen e heroizmave qė paska bėrė qė mė shumė
ngjajnė me historira tė sajuara detektive.
Po merrem pak me kėtė libėr, sepse Iliri ndėr tė tjera ka
shkruar se librin e tij tė mėparshėm “Kosova ėshtė e imja”
e paskan adhuruar shumė lexues, madje i paska kushtuar njė
shkrim tė gjėrė edhe “juristi e shkrimtari i nderuar Shpend
Topallaj” dhe “Vetė i madhi Ismail Kadare e ka pėrshėndetur
kėtė libėr tė pėrmasave kombėtare si dhe shumė tė tjerė
(fq.10). Iliri nuk e sqaron si duhet nėse ėshtė Kadareja qė
e ka qujtuar “libėr tė pėrmasave kombėtare” veprėn e
Malindit “Kosova ėshtė e imja”, apo ėshtė Iliri qė ka qejf
ta interpretojė kėshtu mendimin e Kadaresė. Por fundja pse
t’i vemė rėndėsi kėsaj kur kemi mendimin se me ato gafa qė
bėn Kadareja nė trajtimin e ēėshtjes kombėtare shqiptare, e
me ato poshtėrsira qė bėri nė komentet e tij pėr trazirat
nė Kosovė mė 17-18 mars 2004 nuk ėshtė e habitėshme qė
vepra e Malindit “Kosova ėshte imja” t’i ketė pėlqyer aq
shumė.
Kurse mua mė ėshtė dukur, qysh kur e lexova pėr herė tė
parė dhe mė shumė tani qė Malindi po e merr nė mbrojte mbas
kritikave qė i janė bėrė, njė nga librat mė tė ndyrė qė kam
lexuar, pavarėsisht nga titulli, sepse pėrmbajtja e kėtij
libri ėshtė njė hymnizim e hyjnizim i Greqisė, i kombit
grek dhe i politikės antishqiptare tė Greqisė. Pasi ka vėnė
si mburojė para gjoksit e si maskė para surratit vlerėsimet
e Shpend Topallajt qė pėr mua nuk kanė ndonjė vlerė dhe tė
vetė Ismail Kadaresė Iliri ka hedhur shigjetat kundėr meje
mė fjalitė: “ I vetmi njeri qė ka vjellė vrer, gjoja nėn
petkun e atdhetarit do tė ishte njė diplomat i dėshtuar
komunist, Abdi Baleta, i cili nė fletushkėn e tij
“Rimėkėmbja” si dhe nė njė libėr tė dalė tani sė fundi mė
sulmonte padrejtėsisht me keqdashje dhe ėshtė krejtėsisht i
painformuar me realitetin e atyre veprimeve qė unė kam bėrė
pėr ēėshtjen kombėtare. Ky bashkėpunėtor i Sigurimit tė
shtetit siē ėshtė akuzuar nga PD me pseudonimin”Stilografi”
nuk ka punuar kurrė pėr tė mirėn e kombit dhe tė atdheut,
ai ka qenė njė vegėl e bindur e Sigurimit dhe nė Nju Jork
ka bėrė njė punė tė madhe antikombėtare, duke spiunuar dhe
shkatėrruar shumė lėvizje kombėtare, tė cilat luftonin pėr
vendosjen e demokracisė nė Shqipėri. Ai me sa kuptoj i
shėrben fondamentalizmit islamik, detyrė tė cilėn po e
kryen pėr mrekulli pėr tė pėrcarė lėvizjen kombėtare tė
shqiptarėve kudo ku janė. Unė nuk jam nxėnės i tij dhe tė
veproja sipas udhėzimeve tė zotit Baleta pėr tė cilin kam
pasur respekt kur luftonim bashkė nė orėt e para pėr
demokraci nė vitin 1990. Ai shtrembėron faktet dhe bėn
interpretime pa kuptim sipas oreksit tė tij “baletian”.
Besoj se ai duhet tė ndryshojė dhe tė punojė sinqerisht jo
pėr ego vetiake, por pėr tė mirėn e tė gjithė shqiptarėve”.
Patetiku Ilir Malindi nė fjalitė e mėsipėrme nuk ka fshehur
dot se kujt i shėrben dhe me kė ėshtė nė njė vijė politike
dhe agjeturore. Unė kurrė nuk kam pasur respekt pėr tė ,
sepse nuk e kam njohur deri kur lexova njė libėr tė tij tė
pėshtirė. Ai e braktisi shumė shpejt Shqipėrinė pėr t’u
bėrė i birėsuar i Greqisė dhe rikthimi i tij nė Shqipėri mė
shumė tė bėn tė dyshosh pėr misionin e tij tė ri se pėr
zhgėnjimin e tij nga grekėt. Pėrsa i pėrket atdhetarisė qė
pretendon ėshtė fyerje pėr kėtė fjalė qė ta pėrdorė si
maskė njė njeri qė ka braktisur Shqipėrinė nė kohė
zhvillimesh tė vrullshme pėr tė shkuar tė stėvitej nė Greqi
si tė bindte shqiptarėt se duhet ta duan Greqinė si veten e
tyre. Nuk e kam pasur ndonjėherė dhe nuk kam dashur kurrė
ta kem nxėnės se nxėnės tė tillė e turpėrojnė mėsuesin e
tyre nėse ėshtė fjalė pėr mėsime tė mbara. Se ēfarė ka bėrė
Ilir Malindi nėpėrmjet punėve tė tij agjenturore pėr kombin
shqiptar sigurisht qė nuk e di, sepse s’jam marrė me kėtė
ēėshtje, por di atė qė ka bėrė Ilir Mlindi kundėr kombit
shqiptar me librin “Kosova ėshtė e imja”, qė pėrmban
mesazhin “Shqipėria duhet tė jetė e Greqisė”. I pėlqen apo
jo Malindit unė bėj intepretimin tim pėr atė libėr dhe nuk
e ēaj fare kokėn se i paska pėlqyer Ismail Kadaresė.
Kush ka lexuar serinė e shkrimeve tė mia
“Kundėrshpifografi”, tė botuar gjatė vitit 2002 nė
“Rimėkėmbja, njė pjesė e tė cilės ėshtė pėrfshirė nė librin
prej 500 faqesh me tė njėjtin titull botuar nė vitin 2005,
nuk ka nevojė t’ia them unė nė kėtė shkrim pėr tė kuptuar
se pjesa e cituar mė sipėr nga libri i Ilir Malindit ėshtė
njė kopjim “pup kėtu e pup atje” nga palolibri i botuar nė
dhjetor 2001 me emrin e Kastriot Myftarajt,
“Nacional-islamizmi islamik, Baleta e Feraj”. Malindi tani
ėshtė thjesht njė kopje e zhubravitur e Myftarajt tė vitit
2001.
Nė ”Kundėrshpifografi” kam shtjelluar hollėsisht se ku e
kanė burimin, kur janė lėshuar pėr herė tė parė dhe nga
kush, sa e si janė pėrsėritur e nga kush tė gjitha ato
akuzat e stėrkonsumuara qė i ka pėrsėritur edhe njė hėrė
Ilir Malindi. Ky Iliri e pohon se ėshtė nė dijeni tė
shkrimeve dhe tė librit tim “Kundėrshpifografi” dhe
pėrderisa pėsėrit tė njėjtat marrėzira qė unė tashmė i kam
bėrė fėrtele me fakte e arsyetime tė pakundėrshtueshme,
tregon se ai ose ka mangėsi tė theksuara intelektuale pėr
tė kuptuar gjėrat si janė, ose ka verbėri antishqiptare sa
bėn tė vetat gafat e marrėzitė e thėna nga tė tjerė para
tij qė unė i kam hedhur poshtė, ose pastaj ata qė
urdhėrojnė vrasės me pagesė nė publicistikė si Kastriot
Myftaraj kėsaj herė kanė pėrdorur Ilir Malindin, sepse edhe
ky e ka lakun nė qafė e nuk u bėn dot naze.
Ėshtė shumė e vėrtetė qė unė ka kam shkruar shumė ashpėr
dhe me indinjatė tė thellė kundėr grekofilisė paranojake
dhe njė dashurie patologjike pėr gjithēka greke qė kam vėnė
re nė librin e Ilir Malindit “Kosova ėshtė e imja”. Nuk po
pėrsėris se ēfarė kam shkruar sepse do tė jetė mė mirė ta
ribotoj atė qė ėshtė shkruar pėr ata qė nuk e kanė lexuar,
ose u ka dalė nga mendja. Malindi ka spekuluar duke
pėrdorur pėr librin e tij titullin “Kosova ėshtė e imja”.
Ka pėrdorur Kosovėn si maskė pėr tė hedhur pėr publikun
shqiptar helmin e tij grekofil e grekoservil. Atij
palolibri, edhe pse ka nė faqet e tij pėrmallime e
pėrbetime pėr Kosovėn, qė nga Greqia ku kulloste mirė Iliri
nė kohėn kur e shkuante, i pėrshtatej njė titull tjetėr
“Ilir Malindi ėshtė kokė e kėmbė i Greqisė”.
Nė qoftė se ka pasur vėllezėr kosovarė qė e kanė ngrėnė
mashtrimin e Ilir Malindit se i digjej zemra fort pėr
Kosovėn nė kohėn qė ai kėndonte himne pėr Greqinė e pėr
grekėt mė vjen keq, por ėshtė faji i tyre nėse janė
mashtruar gjatė. Nė qoftė se nga kėta vėllzėr kosovarė ka
qė janė mahnitur me kosovarizmin e Ilir Malindit mė vjen
edhe mė keq. Nė qoftė se midis tyre ka qė vazhdojnė tė bien
nė lojėn e Ilir Malindit atėherė mirė t’u bėhet , siē u
ėshtė bėrė mirė atyre vėllezėrve nga Kosova qė kanė rėnė nė
grackat e Idajet e Beqirit e tė ndonjė tjetri.
Me Ilir Malindin asnjė herė nuk kam qenė bashkėluftėtar i
njohur, mund tė ketė ndodhur qė secili pėr hesap tė tij ka
punuar nė lėvizjen demokratike. E kam parė pėr herė tė parė
kur kemi shkuar pėr njė miting tė PD-sė nė Skrapar nė
fillimet e lėvizjes kur disa skraparllinj iu drejtuan si me
pėrbuzje. Pastaj jam njohur me tė duke lexuar librin e tij
qė vėrtetė tė ngre nervat me atė dashuri tė madhe qė shpreh
pėr Greqinė dhe me falsifikimet qė i bėn historisė sė
marrėdhėnieve midis shqiptarėve e grekėve. Disa vite pasi
kisha kritikuar librin e tij jam takuar me tė dy herė
rastėsisht. Njė herė nė vitin 2002 nė njė zyrė tė gjykatės
sė Tiraėns ku secili kishte shkuar pėr punėn e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:06 am

Kėtė
takim e mban mend mirė dhe kolegu im Frederik Ruēo. Gjatė
kėtij takimi Ilir Malindi jo vetėm nuk mė ka shprehur
pakėnaqėsi pėr krirtikėn qė i kisha bėrė unė librit tė tij
por mė lutej ta mirėkuptoja pse kishte shkruar ashtu
atėherė kur ndodhej nė Greqi, mė siguronte se shumė mendime
i ka ndryshuar, mė thoshte se do ta pėrpunote librin pėr ta
sjellė nė pėrputhje me realitetet e tė vėrtetėn. Mė erdhi
mirė. Madje mė vonė kur pashė nė shtyp njė shkrim tė
Malindit nė njė frymė reflektimi nuk kam nguruar ta
pėrshėndes publikisht nė gazetė dhe tė uroj qė edhe tė
tjerė tė dalldisur pas grekofilisė tė veprojnė kėshtu.
Kurse tani qė Iliri mbron me vendosmėri variantin e librit
qė kisha kritikuar unė mė lehtėson nga njė farė ndjenje
pishmani se mos isha nxituar nė kritikėn time. Tani jam
shumė mė i lumtur qė e kam bėrė atė kritikė dhe tani e
tutje sa herė tė trajtoj temėn e armiqėsisė greke ndaj
shqiptarėve grekofilinė paranojake tė Ilir Malindit do ta
marr si shembullin e parė ilustrues.
Herėn e dytė Malindin e kam takuar tek kioska ku blej
shtypin e ditės nė rrugėn „Myslym Shyri“. Ishte bashkė me
njė kolegun e tij avokat. Edhe kėsaj herė ishte „Ilir i
reformuar“. Prandaj u habita pakėz kur pashė ēfarė ka
shkruar nė librin „Lufta ime“, sepse tashmė e tregon veten
para meje qė i di kėto fakte si „Ilir i rikthyer nė
paranojėn grekofile“. Ėshtė maskuar me hile nė dy rastet
kur paraqitej si „Ilir i reformuar“, siē u maskua Kastriot
Myftaraj kur erdhi tė bashkėpunonte nė „Rimėkėmbja“ nė
vitin 2000, apo Iliri u kthye nė origjinėn grekofile tė
pikėpamjeve tė tij sepse ia mblodhėn rripat? Nuk e them dot
me siguri se ēfarė ka ngjarė me tė. Por them me siguri se
Malindi e Myftaraj kanė tė njėjtėt instruktorė e tutorė pėr
kėsi punėsh. Edhe Ilirin e kanė vėnė tė luajė atė rolin e
ndyrė qė kanė luajtur shumė tė tjerė gjatė 15 viteve, sepse
nė „akuzat e tij“ nuk ka asgjė qė nuk ėshtė bėrė bajate me
kohė.
Pėrsa i pėrket ēėshtjes se cili nga ne tė dy, unė apo Iliri
ėshtė njeriu i Sigurimit, besoj se vetė Iliri nė librat e
tij e dėshmon se ēfarė punėsh agjenturore ka bėrė dhe pėr
kė i ka bėrė, se ai ėshtė njė nga ata sigurimsat pėr tė
cilėt janė krijuar legjenda disi tė veēanta , si “disidentė
agjenturorė” dhe ka mbetur me sa duket nė shtrukturat mė
tipike fanatike dhe metodat mė tė ngurtėsuara tė punėve
sigurimse. Por nė tė njėjtėn kohė ėshtė i vjetėruar nė
mendėsi pavarėsisht se ka mėsuar shumė gjėra nė Greqi.
Tė ishte vetėm sigurims shqiptar do tė ishte e keqja mė e
vogėl.
Kėshtu qė Ilir Malindi ėshtė njeriu mė i papėrshtatshėm tė
mė bėjė thirrje qė unė tė ndryshoj rrugėn time e tė kthehem
nga u pėlqen tutorėve tė tij. Ėshtė tepėr i rėndomtė dhe i
parėndėsishėm pėr tė dėrguar porosi tė tilla. Me ato qė ka
shkruar dhe qė i citova mė lart del fare qartė qė Ilir
Malindi ėshtė vetėm njė sozi i Kastriot Myftarajt. Tė dy
bėjnė shėrbimin pėr Greqinė, tė dy maskohen me dashurinė
pėr gegėt apo pėr Kosovėn. Tė dy kanė merakum e madh se unė
po punoj pėr fondamentalizmin islamik, dhe asnjėri as
tjetri nuk tregojnė pendim qė janė bėrė shėrbėtorė tė
janullatizmit dhe tė katolikocentrizmit. Pėrsri kam njė
parandjenjė se pjesėt qė citova nga libri i Malindit dikush
ia ka imponuar kėtij autori t’i pėrfshijė nė libėr pėr
provokimin e radhės ndaj meje, sepse sidoqoftė Ilir Malindi
ndryshe nga Kastriot Myftaraj i ka aq mend sa tė kuptojė se
ēfarė gafe po bėnte. Por edhe Mero Bazen e detyruan nė
vitin 2004 tė vepronte si Malindi tė botonte nė “Tema”
pjesė nga palolibri i Myftarajt. Edhe Sadik Bejkon e
detyruan para dy vjetėsh tė fuste si pykė tė ndryshkur nė
njė shkrim njė fjali si kėto qė pėrdor Ilir Malindi tani.
Edhe tė tjerė i kanė detyruar e do t’i detyrojnė tė bėjnė
kėshtu.
Malindi-Myftaraj ēfarė dyshje „vrasėsish me pagesė nė
publicistikė“! Janė tė zot vėrtetė ata qė dinė tė bėjnė
rekrutimet pėr tė tilla punė!.

28 maj 2006 Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:07 am

Kokėfortėsia e historisė !


Rreferendumi i 21 majit 2006 ishte njė ogur i mirė dhe njė
e drejtė e patjetėrsueshme e qytetarėve tė Malit te Zi pėr
tė vendosur pėr tė ardhmen e tyre.
Mė nė fund u arrit shpėrbėrja e njė federate tė ndėrtuar
mbi shfrytėzimin e popujve tė kėsaj federate nga
nacional-shovinizmi serb. Po ashtu vlen tė theksohet se
kjo federatė kishte mbi 20 vite qė e kishte humbur
kuptimin, kjo pėr faktin se dėshira e popujve pjesėtarė
pėr tė kontribuar dhe bashkėjetuar brenda federatės kishte
marrė fund. Pasi ky fakt i kaloi permasat e vetėdijes
individuale dhe u bė e qartė pakėnaqėsia e anėtarėve tė
kėtij bashkimi. Shovinizmi serb kaloi ē’do kufi njerėzorė
duke u munduar qė tė detyronte me ¬ē’do kusht qėndrimin e
popujve tė tjerė brėnda federatės. Si pasojė e kėsaj
dėshire tė verbėr tė serbėve popuj si boshnjakėt, kroatėt,
kosovarėt vuajtėn mizoritė mė ē’njerėzore mbi kurriz,
vetėm sepse donin formimin e shteteve tė rinj mbi bazė tė
etnive tė tyre, gjithashtu kjo verbėri i “dhuroi” Evropės
katėr luftra (masakra) nė harkun kohor prej dhjetė viteve.
Duhet theksuar se faktori shqiptar ishte i pari qė filloi
tė shprehte haptazi mospajtimin me qėndrimin nėn kėtė
federatė dhe mosnjohjen nga ana e ish Jugosllavisė, se
populli shqiptarė ishte njė etni autoktone ashtu siē ishin
sllovenėt, kroatėt, boshnjakėt, malazezėt, etj dhe pjesė e
popujve qė pėrbėnin federatėn e ish Jugosllavisė.
Mali i zi me referendumin e 21majit 2006 vėrtetoi ashtu siē
ėshtė shprehur dhe njė diplomat amerikan se “tanimė asnjė
popull nuk dėshiron tė qėndrojė nė njė federatė me serbėt”.
Shumė analistė “harrojnė” se nė Mal tė Zi ka shumė serbė tė
instaluar nga Beogradi pėr tė shtuar popullsinė serbe atje
artificialisht dhe se vetė malazezėt kanė shumė pak dallime
nga serbėt, kjo pėr faktin se tė dy kėta popuj janė sllav
dhe se besimin, kulturėn, gjuhėn, e kanė pothuajse tė
njėjtė.
Nėse referendumi i 21 majit 2006 pati rezultatin 55.5% ky
fakt ėshtė njė meritė e pamohueshme e popullsisė etnike
shqiptare qė banon atje. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė nė
shtetin e ri tė Malit tė Zi shqiptarėt qė me votėn e tyre
arritėn t’i japin goditjen e fundit federatės Jugosllave,
lind pyetja: pėr veten e tyre sa do jenė tė kėnaqur nga kjo
pavarėsi? Nė filmimet e ofruara nga kanale tė ndryshme
televizive patėm rastin qė tė shohim se si komuniteti
shqiptarė atje festonte pavarėsinė. Natyrisht qė tė festosh
pėr njė ngjarje tė tillė me tė vertetė qė ja vlen sepse
pėrveē ēlirimit tė Malit tė Zi nga serbėt shqiptarėt ashtu
siē e pėrmėnda dhe pak mė lart patėn fatin qė nga populli
mė i keqtrajtuar prej serbėve t’i japin edhe fundin kėsaj
federate gadi njė shekullore. Por tė them tė drejtėn nuk mė
pėlqeu aspak mėnyra se si kėta shqiptarė etnikė festonin
fundin e njė federate tė ndėrtuar me pa tė drejtė. I pashė
shqiptarėt etnikė tek festonin me flamujt e shtetit mė tė
ri nė Evropė, ky fakt pėr mendimin tim bie ndesh me tezat e
hedhura nga politikanėt vėndas shqiptarė atje, se me
pavarsinė e Malit tė Zi tė derjtat e komunitetit atje do
jenė mė tė medha. Tė festosh ashtu siē po festonin
shqipatrėt duke ngritur flamuj qė nuk i takojnė atyre nuk
do te thotė se tė drejtat e kėsaj popullsie etnike ne Mal
tė Zi do zbatohen si me shkop magjik vetėm se shqiptarėt
festuan me flamujt e ri malazezė.
Detyrimisht nė mendje mė vijnė shumė fakte historike qė mė
bėjnė tė mendoj se tė ngresh flamurin e njė populli qė pak
mė shumė se njė shekull e gjysėm mė parė shqiptarėt i
sulmoi dhe i luftoi duke bėrė shumė krime, mendoj se ishte
e tepėrt valvitja e flamujve malazez nė duart e shqiptarėve
etnik.

Fakte tė tilla si lufta e Kėrnicės (vėnd ky i konsideruar
si strategjik pėr malazezėt) e filluar me 17.01.1862 ku
ranė dėshmorė shumė burra shqiptare si
Hysejn Rrjolli, Zejnel Egerēi, Salih Ishaku, Oso Verēana, e
shumė tė tjerė.
E paharruar do tė mbetet ngjarja e kėtyre viteve, lufta nė
kalanė e Vraninės, ku trimi shkodranėOso Kuka, sėbashku me
40 luftėtarė tė tjerė, po shkodranė, flijuan jetėn e tyre
tė re kundėr armiqve malazez.
Lufta e Shpuzėz e bėrė nė vitin 1860 ku morėn pjesė rreth
200-300 vullnetarė tė ardhur nga Shkodra. Nė kėtė luftė
morėn pjesė mė shumė ushtarė nga ana e Toskėrisė, Dibrės,
Matit e krahinave tė tjera Shqiptare kėto forca arritėn
deri nė 20.000 burra duke pasė parasysh se kishte edhe
pjesėtarė nga ushtria osmane dhe burra nga malėsitė e mbi
Shkodrės.
Nė luftėn e Podgoricės tė filluar nė gjysmėn e tetorit tė
vitit 1877 malazezėt tė nxitur nga Rusia cariste rrethojnė
kėtė qytet me 3.000 vetė dhe presin lidhjet me Shkodrėn.
Luftėtarėt shqiptarė ishin tė drejtuar nga Hodo beg Sokoli
(theksoj se Podgorica ka qėnė tokė shqiptare e banuar prej
shqiptarėve).
Lufta e tretė e Shpuzėz e vitit 1876-1877 me komandant Ali
Pasha edhe kėtė herė shkodranėt me tė gjithė rrethinat
morėn pjesė seriozisht nė kėtė luftė pėr tė pėrballuar
sulmet malazeze.
Lufta e Tivarit, qyteti i Tivarit nė atė kohė ishte nėn
administrimin e Shkodrės, pėr nga pozita gjeografike,
pikpamja ekonomike dhe tregtare, malazezėt e lakmonin shumė
kėtė qytet, kėshtu malazezėt me date 13 nėntor 1877 filluan
sulmin e tyre pėr tė marrė nėn kontroll kėto troje
Shqiptare.
Nė luftėn e Ulqinit, malazezėt nuk vonuan shumė, por vetėm
pas disa ditėsh pasi pushtuan Tivarin, me date 18 janar
1878 arritėn tė pushtonin Ulqinin ndonėse luftėtarėt
ulqinakė u munduan t’i rrezistonin sulmeve malazeze.
Lufta e Krajės dhe deri tek rrethimi i Shkodrės mė
1912-1913 nuk ishte njė rastėsi por njė projekt i thurur
shumė mirė nga serbo-malazezėt tė frymėzuar nga Rusia
cariste fill pas shpalljes sė pavarėsisė nga ana e
Shqipėrisė dhe shpėrbėrjes sė perandorisė osmane.
Shpresoj qė lexuesi tė mė mirkuptojė pėr ndalesat nė disa
prej datave ku serbo-malazezėt sulmonin dhe zaptonin troje
prej trungut tonė kombėtarė.
U mundova te sjell emra nga disa prej luftetarėve tė
shumtė Shqiptarė qė dhanė jetėn pėr trojet tona, kjo jo pėr
tė evidentuar emrat e tyre (pa harruar kontributin qė ato
dhanė) por pėr t’i kujtuar shqiptarėve etnik qė jetojnė nė
trojet e tyre etnike gjithashtu, qė tė mos harrojnė dhe tė
mos ekzaltohen nga kjo pavarėsi qė mori Mali i Zi,
gjithashtu i drejtoj pyetjen bashkėkombasve tė mi atje :
Vallė rastėsi ishte qė Mali i Zi e pėrfitoj pavarėsinė pa
asnjė pikė gjaku tė derdhur, ndėrsa iu desh tė derdhnin
gjak shqiptarėt kosovarė, boshnjakėt e kroatėt?


R u b i n S h e h u
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:07 am

KADAREJA, GABI I MENDIMIT SHQIPTAR

Kjo ėshtė vetėm njė parafjalė, njė fillim i butė pėr
mbrapshtitė e shumėta tė Ismail Kadaresė nė fushėn e
mendimit shqiptar, posaēėrisht e mendimit politik.
Kadare ka njė ngjashmėri me ate qė quhet tregu “gabi” nė
Shqipėri nga qė ushtrohet mė sė shumti nga gabeltė, ose sė
paku kėshtu perceptohet. Fjala ėshtė pėr tregun qė merr nė
Perėndim mallra tė pėrdorura, tė vjetruara ose qė thjeshtė
nuk pėrdoren mė nga tė zotėt e tyre, ndodhė edhe “firmato”,
dhe i shet me ēmime mjaft tė lira, nganjėherė me kile.
Racionaliteti i kėtij tregu ėshtė se kėto lloj mallrash
blihen mė lirė.
Edhe Kadare ka shkuar nė Prėndim ku merr ide e mendime tė
pėrdorura dikur, tė vjetruara tani dhe jua shet
shqiptarėve. Problemi ėshtė vetėm se i mungon racionaliteti
i tregut tė gabit: tregtarėt e gabit i tregtojnė ato mallra
sepse janė mė tė lira, ndėrsa idetė, si tė vjetra si tė
reja kushtojnė njėlloj, nė kuptimin se si njė libėr i
shekujve tė kaluar, si i sotėm kushton gati njėlloj.
Shitoret ku blenė Kadare duket se kanė 4 karakteristika: a)
reaksioni europian; b) orientalizmi; c) serbofilia; d)
antishqiptarizmi. Magazinat europiane qė ruajnė mallra
(ide) me kėto karateristika duket se janė rrethet nė Francė
nė tė cilat jeton dhe frymėzohet Ismail Kadare.
Njė e pėrbashkėt e gjithė kėtyre rretheve ėshtė vjetėrsia.
Kadare qėmton nėpėr Europė gjithė idetė e vjetėruara dhe i
sjellė t’ua shes shqiptarėve:

Monocentrizmi
Njė mėnyrė e vjetėruar mendimi europian ėshtė
monocentrizmi, pėrfytyrimi i njė qendre rreth tė cilės
organizohet dhe rrotullohet gjithēka: nė qendėr dielli dhe
rreth tij planetet; nė qendėr atomi dhe rreth tij grimcat e
tjera; nė qendėr tė atomit bėrthama dhe rreth saj
thėrrmijat; nė qendėr e vėrteta e vetme dhe rreth saj
organizohet dija; nė qendėr Papa dhe rreth tij kishat e
shtetet; nė qendėr mbreti (diell) dhe rreth tij tė tjerėt;
nė qendėr shteti dhe rreth tij politika; ne qendėr Partia
dhe rreth saj gjithė jeta e vendit; nė qendėr Sekretari i
Parė dhe rreth tij Byroja Politike; nė qendėr... Ismail
Kadare dhe rreth tij tė tjerėt!
Nė qoftė se gjėrat nuk rrotullohen rreth qendrės, rreth
forcės gravitacionale tė qendrės diēka nuk ėshtė nė
rregull, situata ėshtė nė kundėrshtim me ligjet e natyrės,
nga universi me qendėr diellin (heliocentrizmit) deri tek
mikrothėrmijat me qendėr atomin (atomistika)!
Mendimi centrik dhe monocentrik ėshtė diskredituar,
vjetėruar, dekonstruktuar me kohė ne Europė si mendim, dhe
si praktikė politike totalitare e totalizante: dielli ėshtė
njė nga qendrat nė univers (astronomia e sotme); atomi nuk
organizon rrotullimin e grimcave rreth tij mbasi lėvizja e
tyre ėshtė kaotike (teoritė e kaosit); nuk ka njė tė
vėrtetė por ka shumė tė vėrteta (veēanėrisht Derrida dhe tė
tjerėt); nuk ka njė qendėr fetare papale por shumė tė tilla
njėkohėsisht (Huntington dhe tė tjerėt); nuk ka njė
qytetėrim qendror por ka qyetėrime tė njėkohėshme, tė
shumėkohėshme, tė pėrkohėshme...
Teknologjinė mendore tė centrizmit nė Europė e ka
zevendėsuar dhe po e zevendėson tekonologjia e
decentrizmit, ekscentrimit, policentrimit, tė pėrkohshme,
kalimtare...
Kadare e gjen kėtė mall tė vjetėruar europian, centrizmin e
fillimit tė modernes qė ėshtė pėrdorė dy-tre shekuj nga
europianėt, dhe tani qė ėshtė braktisė ose po braktiset me
shpejtėsi prej tyre e merr dhe e sjellė ne Shqipėri t’ua
shes shqiptarėve... shtrenjtė! Mbledhės i vjetėrsirave!
Eurocentrizmi. Mendim centrik ėshtė shfaqė si
eurocentrizėm: nė qendėr Europa dhe rreth saj Bota.
“Lindje” dhe “Perėndim” pėrcaktohen nga qendra e Europės.
Edhe vetė Europa, duke u nisė nga qendra e vet, ndahet nė
Eurpė Perėndimore dhe Europė Lindore. Edhe SHBA ndonėse
Japoninė e kanė afėr nė Perėndim i thonė Lindje e Largėt.
Kjo terminologji ėshtė vendosė nga bashkėudhėtimi i
eksploratorėve europian me pushtetin e fushave tė tjera,
dhe kur mendohej se bota ėshtė e sheshtė.
Eurocentrizmi i pėrthyer si “Perėndim” ėshtė bėrė masė
normative-vlerėsuese e qytetėrimeve tė tjera: qytetėrimi
europian perėndimor ėshtė i pėrparuar, i mirė, i pjekur,
modern...; qytetėrimiet e tjera janė tė prapambetura, jo tė
mira, tė papjekura. Qytetėrimet, kulturat dhe popujt e
tjerė duhet ti afrohen qendrės, tė zhvillohen e pėrparohen
(“developmentalizmi”), tė bėhen tė mirė (“orientalizmi”),
tė piqen (“kolonializmi”), tė modernizohen
(“modernizationism”). Ēka nuk ėshtė Perėndimore nuk ka
vlerė. Vlerė ka ēka ėshtė Perėndimore. “Perėndimi” bėhet
vlera qendrore me tė cilėn maten tė tjerėt.
Tėrė ky arsenal ideshė dhe literature kolonialiste,
developmentaliste (zhvilluese), sidomos orientaliste dhe
modernizuese nė Europėn e sotme ėshtė sfiduar, modifikuar,
zhfuqizuar, vjetėruar. Kadare nė idetė e tij politike i
merr pikėrisht aspektet e vjetruara tė tyre, idetė e
nxjerra jashtė pėrdorimit, sidomos tė orientalizmit dhe i
sjellė nė Shqipėri pėr t’i shitė nė tregun e ideve.
Mendimin orientalist tė Kadaresė e ka argumentuar nė mėnyrė
metodike e sistematike me qartėsi tė jashtėzkonshme Enis
Sulstraova nė librin e tij shumė tė rėndėsishėm pėr
ligjėrimin shqiptar “Arratisje nga Lindja” (DUDAJ 2006)
Logocentrizmi. Vetė Perėndimi kishte njė masė tjetėr pėr tė
matė edhe veten: arsyen logjike. Kėshtu modernja
Perėndimore ėshtė logocentrike. Edhe vetė vlerat morale si
e mira dhe e keqja, normat morale tė sė mirės e tė sė
keqes, pėrbėrėsit kulturor, traditat, historia etj., e vet
dhe e tė tjerėve, siē thoshte Engelsi, do tė dilnin para
gjyqit tė arsyes dhe ose tė justifikonin veten ose tė
hiqnin dorė nga ekzistenca e vet.
Nė modernen europiane arsyeja ka qenė bėrė kriter dhe vlerė
qendrore me tė cilėn mateshin gjithė vlerat e tjera: liria,
barazia, dinjiteti, pėrparimi, qytetėrimet etj., etj.
Kėshtu p.sh. njerėzit kanė dinjitet tė posaēėm sepse janė
qenie me arsye; tė drejtat e lirisė i kanė vetėm njerėzit
qė kanė arritė njė pjekuri tė arsyes dhe nė pėrputhje me
shkallėn e zhvillimit tė arsyes. Prej kėtej dilte kufizimi
i lirisė (politike) tek fėmijėt deri sa tė arrinin moshėn e
pjekurisė, kufizimi i lirisė sė tė sėmurėve psiqik,
anormalėve etj. Arsyeja logjike i tregon njeriut rrugėn a
kalimit nga barbaria nė qytetėrim, nga “gjendja natyrore”
nė civilizim, jep tė drejtėn e pushtetit dhe sundimit.
Ashtu si individi qė nuk e ka tė zhvilluar plotėsisht
arsyen nuk meriton tė gjitha tė drejtat e lirisė, ashtu si
individit i takon liria nė pėrputhje me zhvillimin e arsyes
ashtu edhe popujve dhe qytetėrimeve u takon aq liri sa e
kanė tė zhvilluar pjekurinė e aryes.
Shkenca zevendėson kishėn, shkenca beson nė njė tė vėrtetė
dhe gjithēka tjetėr ėshtė e rrejshme; ka njė sistem vlerash
tė drejta, njė qytetėrim tė drejtė etj., tė cilat na i
tregon shkenca sepse mund t’i provojė shkencėrisht.
Shkenca na dėshmon se shoqėria, kultura, qytetėrimi, arti,
feja etj., europerėndimore janė tė vėrtetat, normalet, tė
arsyeshmet, ta saktat etj., ndėrsa shoqėritė, kulturat,
qytetrimet, artet, fetė e tjera nuk janė nė rregull sepse
janė shpirtėrore-emocionale e jo tė arseyshme.
Kėtij logocentrizmi Niēe i hyri ta thėrrmoj me ēekiē nė
fillim tė shek XX, ndėrsa Derrida dhe tė tjerė e ēmontuan
(dekonstruuan) nga mendimi perėndimor nė pėrfundim tė
shekullit dhe e provuan si paragjykim pėr tė legjitimuar
sundimin e Perėndimit mbi pjesėn tjetėr tė botės e cila nuk
meriton lirinė sespe nuk ėshtė me arsye tė zhvilluar sa
duhet. Tirania e arsyes u provua sidomos nė regjimet
totalitare socialiste ku gjithēka do tė zhvillohej e
planifikuar nga komisione planifikimi me njerėzit mė
specialist tė fushave pėrkatėse shkencore si ekonomia deri
tek veshja dhe ushqimi i pėrditshėm i individit.
Kėto paragjykime tė vjetėruara pėr qytetėrimet, kulturat
dhe popujt e racat Kadare i gjurmon ku kanė mbetė nėpėr
Europė dhe i merr t’i sjellė si mallė europe pėr t’ua shitė
shqiptarėve si “gabi” rrobat “firmato”
Katolikocentrizmi. Nė mesjetė qendra e Europės Perėndimore
nė masė tė madhe ishte kisha katolike. Qendra u shpėrbė
ngadalė e dhunėshėm nė shumė qendra: kisha anglikane,
protestane, luterane, kalviniste etj. Nė fund kisha e humbi
qendėrsinė dhe vendin e saj nė qendėr e zunė arsyeja,
politika dhe shkenca.
Ideja se feja dhe kisha duhet tė jenė qendra u shua nga
modernja europiane. Aq mė shumė u braktis ideja se qendra
do tė duhej tė ishte feja dhe kisha katolike. Ideja e
qendėrsisė sė fesė dhe kishės katolike i takon periudhės
paramoderne mesjetare dhe as fillimit tė modernes
europiane.
Ideja se qendra e qytetėrimit dhe jetės perėndimore duhet
me qenė kisha katolike u mbrojtė njė kohė nga mendimi qė
quhet reaksionar europian si de Maistre, Donoso-Cortés apo
Papa Piu IX, por pa sukes. Pėr modernen europiane mesjeta
dhe qendėrsia e saj kishin vdekur.
Kadare shkon, e merr kėtė ide tė vjetėruar paramoderne,
mesjetare, reaksionare europiane dhe dėshiron t’ua shes
shqiptarėve si mallin e fundit europian: Europa ėshtė
mesjetė, ėshtė fanatike katolike, prandaj qė tė dukeni
europian kthehuni tė gjithė nė katolik. Kadare nuk ndalon
nė idetė dhe mendimin modern europian, qoftė edhe tek
modernja e herėshme, e vjetruar tanimė, por shkon tek ide e
mendime europiane qė vetė Europa i konsideron tė vdekura, i
mbledhė kėto ide dhe i sjellė pėr shitje nė Shqipėri.
Gjeneral i mendimit tė vdekur!
Nė pėrgjithėsi mendimi bashkėkohor europian po shkon drejt
decentrimit dhe prandaj drejt braktisjes sė tė gjitha
centrizmave tė modernes. Por Kadare nuk mundet t’i kapė
produktet kaq tė ēmuara europiane. Ai mbetet njė mendimtar
i vjetruar, i prapambetur centrist, dhe nga centrizmi
katolikocentrik.

Dihotomia
Strukturė qendrore e tekstit tė modernes europiane ka qenė
dihotomia: struktura e mendimit me kategori polare, binare,
dyshe tė kundėrta si mirė/keq, e vėrtetė/ e gabuar,
hyjnore/profane, ditė/natė, dritė/errėsirė, mashkull/femėr
etj. Kėtė strukturė mendore tė modernes e ka nxjerrė nė
dukje dhe dekonstruktuar veēanėrisht Derrida, ndėrsa
konstatimin dhe rrjedhojat e saj nė mendimin shqiptar i ka
analizuar folzofi Artan Fuga veēanėrisht nė librin
“Shtegėtim drejt guvės sė gjarpėrit”.
Njė strukturė e posaēme dihotomike mendimi ka qenė edhe
ndarja e qytetėrimeve tė globit tokėsor nė dy kategori:
“The West and The Rest”, Perėndimi dhe Kusuri. Nė kusurin
pėrfshiheshin qytetėrimet aziatike, afrikane,
ameriko-latine etj. Nė njėrėn anė vihej qytetėrimi
Perėndimor dhe nė anėn tjetėr gjithė tė tjerėt qė merreshin
si njė, si tjetri i ndryshėm. Qytetėrimi Perėndimor
mendohej si i pėrparuari, tjetri si i prapapmbeturi.
Shumė procese, por veēanėrisht proceset globalizuese e kanė
shthurur kėtė pėrfytyrim dihotomik. Europa e sotme e kupton
qytetėrimin europian si njė nga qytetėrimet e botės.
Pėrfytyrimi dihotomik pėr qytetėrimin e mirė perėndimor dhe
jo tė mirė tjetėr i ka lėnė vendin pėrfytyrimit tė
shumėsisė sė kuptimit tė vetė “tė mirės” dhe “tė keqes”;
definimit tė “tė mirės” dhe “tė keqes” nga qytetėrimet;
mungesės sė njė pike vėshtrimi tė paanshme pėr vlerėsimin
objektiv tė tyre duke qenė vetė jashtė ēdo qytetėrimi etj.
Sigurisht europianėt perėndimor e konsiderojnė qytetėrimin
e vet mė tė mirin. Por kjo ėshtė njėlloj edhe pėr anėtarėt
e qytetėrimeve tė tjera qė i shohin qytetėrimet e veta si
mė tė mirat. Nė shumė qytetėrime tė tjera vlerėsohen
arritjet e qytetėrimit europian perėndimor. Nė qytetėrimin
Perėndimor vlerėsohen shumė arritje tė qytetėrimeve tė
tjera. Shpresohet, pa ndonjė bazė (Rorty), se qytetėrimit
nė kontakt me njėri-tjetrin do tė marrin prej njėri-tjetrit
elementet qė shihen si tė mira.
Mendimi i Kadaresė ėshtė dihotomik. Kadare pėrpiqet ta
marrė, ta ruaj e ta sjellė nė Shqipėri mendimin e vjetėruar
dihotomik europian “The West and The Rest”. Kjo pėrpjekje
shfaqet veēanėrisht nė orientalizmin e tij.

Orientalizmi
Njė shfaqje me shumė rėndėsi e mendimit eurocentrik
dihotomik ka qenė ndarja nė Perėndim dhe Lindje, Oksident
dhe Orient. Nė kėtė pėrfytyrim Oksidenti ishte “racional, i
virtytshėm, i pjekur, normal”, ndėrsa Orienti ėshtė
“iracional, deviant, i pazhvilluar, inferior”.
Shthurja e kėtij mendimi nė Europėn Prėndimore ka filluar
herėt, ėshtė pėrshpejtuar mbas Luftės sė Dytė Botėrore dhe
ėshtė dekonstruktuar rėndshėm nga vitet 1970 e kėtej. Njė
moment i rėndėsishėm ka qenė studimi i Edward Said
“Orientalism” (1978), i cili nxiti njė numėr tė madh
punimėsh tė frymėzuara drejpėrdrejtė prej tij. Nga ky
kėndvėshtrim u dekonstruktua mendimi europian pėr
qytetėrimet afrikane. Shumė studime si “Zbulimi i Afrikės”,
“Idjea e Afrikės” etj., hulumtuan pėrfytyrimet e Perėndimit
pėr Afrikėn duke analizuar fuqinė e antropologjistėve,
misionarėve dhe ideologėve, pėrfytyrimet pėr
subkontinentin, pėr qytetėrimet afrikane etj; Nė kėtė vijė
u realizuan shumė studime si “Pėrfytyrimi i Indisė”,
pėrfytyrimet pėr Azinė nė pėrgjithėsi etj.
Me strukturat mendore dihotomike tė tipit “The West and the
Rest” dhe strukturat e orientalistikės Kadare pėrpiqet tė
argumentoj si tė vlefshme tek shqiptarėt vetėm “The West –
Perėndimoren” dhe tė fshijė tė tėrin “The Rest - Kusurin”,
veēanėrisht “orientalen”. Me lehtėsi Kadare fshinė nga
trashigimia dhe prania e tashme tek shqiptarėt trashigiminė
bizantine dhe osmane, tė dyja lindore (orientale) dhe
nxjerrė nė dukje vetėm “oksidentalen”. Me lehtėsinė qė i
krijojnė strukturat e vjetėruara mendore Kadare fshinė dy
tė tretat e pėrbėrėsve kulturor shqiptar, elmentet
bizantin-ortodoks dhe osman-islamik, e, po tė shtohen edhe
elementet pagane mjaft tė pranishme, madje edhe nė besimet
fetare, del se Kadare fshinė me lehtėsi tri tė katėrtat e
elementėve identitar tė kulturės shqiptar. Nė qoftė se
pranon se ka diēka orientale tek shqiptaret, nė stilin e
mendimit orientalist, atė e pranon vetėm si fatkeqėsi,
sepse sipas kėtij mendimi tė vjetėruar nė Europė orientalja
ėshtė e keqe, iracionale, e papjekur etj.
Sot nė Europėn Perėndimore gjithė programi i
orientalistikės dhe pėrfytyrimet e prodhuara prej saj pėr
popujt, qytetėrimet, kulturat, filozofitė konsiderohen tė
vjetėruara dhe tė papėrdorshme. Ndėrsa mendimi i Kadaresė
ėshtė orientalist. Ismail Kadare ka shkuar nė Europė, i ka
marrė kėto ide tė vjetėruara dhe tė papėrdorshme dhe i
sjellė nė Shqipėri pėr t’ua shitur shqiptarėve si “gabi”
rrobat e vjetra.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:08 am

Dija-pushtet
Orientalistika ka qenė displinė akademike perėndimore dhe
pėrfytyrimet e prodhuara prej saj kishin autoritetin e
shkencės. Kjo dije thoshte se Orienti ėshtė iracional, i
papjekur, i pazhvilluar. Dijet pėr orientin paraqiteshin si
dije shkencore, pra me autoritetin e tė vėrtetės. Mishel
Fuko ka argumentuar se ēdo dije ėshtė njėkohėsisht pushtet,
se nuk ka ndarje midis shkencės e politikės, artit, mitit,
fesė etj. Analiza e dijeve tė prodhuara nga orientalistika
tregoi se ato ishin dije qė synonin pushtetin e Perėndimit
mbi Lindjen dhe qytetėrimet e tjera (si afrikane, indigjene
amerikanolatine etj.). Idetė e orientalistikės bashkoheshin
me idetė e mdoernes sė herėshme pėr lirinė.
Mendmi liberal, duke pėrfshirė mbrojtėsin me tė shkėlqyer
tė lirisė, Xh. St. Mill, kishte argumentuar se liria u
takon vetėm individėve tė arsyeshėm, tė pjekur, tė
zhvilluar dhe, ashtu si individėve, vetėm popujve tė
arsyeshėm, tė pjekur, tė qytetėruar. Fėmijėt dhe popujt e
papjekur duhen marrė nėn kujdesin e tė pjekurve, nėn
paternalizmin e popujve tė qytetėruar. Nė qoftė se, siē
provonte shkenca orientaliste popujt joperėndimorė ishin tė
papjekur, atėherė atyre nuk u takonte liria. Kėshtu
kolonizimi i Orientit nga Oksidenti ėshtė i legjitimuar, jo
vetėm i drejtė, por edhe nė tė mirė tė Orientit. Orienti
kishte krijuar, si kundėrpėrgjigje, stereotipet dhe
pėrfytyrimet e veta (tė pabazuara) pėr “Oksidentin” si
materialist, i pashpirtė, imoral etj.
Tanimė mendimi orientalist, pėrfytyrimet e krijuara prej
tij pėr popujt e tjerė tė Afrikės, Azisė etj., ne emėr tė
shkencės janė provuar si dije pėr pushtetin e Perėndimit
mbi Lindjen, e kolonializimit. I dekonstruktuar si thjeshtė
dije-pushtet, si ideologji kolonalizimi, nė mendimin e
sotėm europian “orientalizmi” ėshtė dije e vjetėruar e
shekujve tė fillimit tė modernes europiane. Nė mendimin
liberal ideja e Millit pėr lirinė e popujve ėshtė vjetėruar
nga zhvillimet e mėvonshme tė kėtij koncepti nga filozofėt
liberal europian.
Ndėrsa Kadare e bėn kėtė tog tė ideve dhe pėrfytyrimeve
orientaliste, tė vjetėruara e tė nxjerra jashtė pėrdorimit
nė Perėndim, burimin kryesor tė furnizimit tė mendjes sė
vet dhe vjen t’i shes tek shqiptarėt kėto ide si “gabi”
mallrat e vjetra.

Homgjeniteti
Njė karakteristikė e mendimit tė modernes sė herėshme
europiane ka qenė mendimi me kategori homogjene. Mendimi
dihotomik homogjenizonte njėkohėsisht dallimet e shumėta nė
kategori polare. Nė rastin e orintalizmit i fshinte tė
gjitha dallimet ndėrmjet qyetėrimeve dhe besimeve si indian
dhe hinduistė, konfucian e budist, islamik e arabe etj.,
dhe i pėrmblidhte nė njė kategori “Orienti” pėrballė
kategorisė tjetėr homogjene “Oksidenti”. Dekonstruimi i
sistemeve homgjene tė kuptimit nga postmodernja gati e ka
nxjerrė jashtė pėrdorimit nė Perėndim. Vendin e tij e ka
zėnė secilėn herė e mė shumė ideja e heterogjenitetit,
larmisė, tė veēantės, ndryshimit dhe repektimi i tė
ndryshmes.
Me mendimin e vet homogjenizues Kadare fshinė larminė e
Europės sė sotme, madje ndryshimin e Europės sė sotme me
Europėn e kaluar mesjetare katolike, e homogjenizon nė njė
term “europiane – perėndimore” si tė ishte njė e vetme pa
ndryshme, pa larmi. Mbasi homogjenzon edhe gjithė Lindjen
duke pėrfshi nė njė term “orient” njėlloj qytetėrimin
kinez, bizantin e osman dhe qytetėrimet e kulturat e sotme
tė rajoneve tė tėra tė botės, krijon strukturėn polare tė
“tė mirės” dhe tė “tė keqes”.
Me kėtė strukturė mendore homogjenizuese Kadare e ndanė
kulturėn shqiptare nė “oksidentale” e “orientale” dhe
kėrkon homogjenizimin e saj duke zhdukė “orientalen”, “tė
keqen”. Gjithė veprimtarinė e tij e ka pėrqėndruar nė
homogjenzimin e kulturės shqiptare nė dy drejtime:
homogjene si “qytetėrim Perėndimor” dhe homogjene si
“fetarisht katolik”. Edhe vetė kėto dy nocione i
homogjenizon nė njė duke barazuar “europian”, “qytetėrim
perėndimor” me “= katolicizėm”. Pėr kėtė strukturė mendore
homogjenizuese tė tij larmia e elementėve pėrbėrės tė
kulturės dhe larmia fetare e shqiptarėve pėrjetohen vetėm
si pengesa, si diēka e keqe qė duhet hequr.
Mendimi homogjen dhe homogjenizues ėshtė dekonstruktuar dhe
vjetėruar nė Europėn Perėndimore. Prandaj Kadareja, si
qėmtues mallrash tė vjetėruara, shkon, e merr dhe e sjellė
ta shes nė Shqipėri.

Si pėrmbyllje
Si pėrmbyllje mund tė pėrmbildhen, sa pėr fillim, disa
karakteristika tė mendimit tė Kadaresė: mendimi kadarean
ėshtė centrik, katolikocentrik, dihotomik, orientalist,
homogjenizues, pėrjashtues i tjetėrit tė ndryshėm. Tė
gjitha kėto janė mendėsi tė njė moderneje tė herėshme
europiane qė janė dekonstruktuar, ēmontuar dhe vjetėruar nė
“Oksidentin” europian, sidomos nė Francė. Nė mendimin e vet
Kadare ka qenė dhe ka mbetė njė modern i hershėm, i
vjetėruar, jashtė kohe.
Ndokush mund tė nxjerrė pėrfundimin dėshprues se nėse edhe
Kadare qė ka qenė i privilegjuar nė kontaktet me Europėn,
dhe edhe sot jeton nė Paris, ka mbetė njė europian i
vjetėruar, atėherė pak mund tė shpresohet se shqiptarėt e
zakonshėm, nė fshatrat e thella e metropolet urabne qenkan
europian.
Pėrfundimi i tillė nuk ėshtė krejt pa bazė. Vėzhgime dhe
studime dėshmojnė se shqiptarėt mund tė jenė mė afėr
kulturės amerikane se europiane. Qytetėrimi dhe sistemi i
sotėm europian ėshtė larguar shumė nga fillimet e modernes.
Nė shumė drejtime ajo ėshtė nė modernitetin e vonė ose,
madje, nė postmodernitetin, nė zhvendosjen qė shumė vite
nga vlerat materiale e tradicionale nė ato postmateriale e
postmoderne. Idetė, vlerat dhe kultura e modernes sė
herėshme dhe klasike konstatohen shumė mė tepėr nė SHBA e
cila pak a shumė ka mbetė nė atė sistem vlerash me tė cilat
emigroi nga Europa e fillimit tė modernes dhe klasikes
moderne. Kultura shqiptare ka filluar tė marrė diēka nga
kultura, qytetėrimi dhe sistemi i vlerave tė modernes sė
herėshme e klasike europiane. Por ndėrkohė Europa ka ecur
shumė nė rrugėn e vet pionere, hulumtuese, eksperimetuese
pėr njė shoqėri mė tė mirė.
Pėrfundimi se “derisa Kadare nuk ėshtė europian aq mė janė
pak tė tjerėt” ėshtė edhe i pabazė: Kadare nuk ėshtė as
njeriu mė i kulturuar shqiptar, dhe as njeriu mė i
pėrshtatshėm pėr ndryshimin e sistemit tė vet tė vlerave
dhe ecjen me hapin e Europės. Ai tanimė ėshtė shumė i
vjetėr. Dhe mbi tė gjitha i vjetruar.

Ironia e mbrojtėsve tė Kadaresė
Kohėve tė fundit mbrojtėsit e Kadaresė janė sjellė nė
mėnyrė pamshirshėm ironike me tė. P.sh. kanė thėnė se
Kadare nuk ka kėrkuar konvertimin kolektiv tė shqiptarėve
nė njė fe, nė fenė katolike, nuk e urrenė islamin, nuk
ėshtė islamofob, nuk e urrenė bizantin dhe besimin
ortodoks, i vlerėson tė gjitha besimet e shqiptarėve, nuk
ka ide raciste etj., etj. Kjo duket si njė mėnyrė ironike
pėr t’i thėnė tė mos i ketė kėto ide.
Problemi ėshtė se Kadare kėrkon mbėshtetje pėr thirrjen e
lėshuar para gati pesėmbėdhjetė vjetėsh qė shqiptarėt tė
kthehen nė katolikė, mbėshtetje pėr idenė se Europa nuk na
pranon pa u kthyer nė katolik, mbėshtetje pėr idenė se
qytetėrimet orientale janė tė kėqija dhe na kanė sjellė tė
kėqija, mbėshtetje pėr idenė se... Ndėrsa mbėshtetėsit e
tij ia mohojnė se ai i ka kėto ide. Po atėherė mbetet pa
kuptim se ēka i duhet Kadaresė mbėshtetja e tyre, nė qoftė
se nuk i mbėshtesin idetė e tij pėr tė cilat po sakrifikon
kaq shumė veten.
Njė pjesė e tyre me sa duket e dinė mirė se idetė politike
tė Kadaresė janė mallra shumė tė vjetruara pėr epokėn e
sotme tė mendimit europian. Dhe duan ta shpėtojnė.


Hysamedin Feraj 2. 6. 2006
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:09 am

Deklaratė pėr shtyp

Ditėt e fundit, Shqipėria ėshtė shndėrruar nė njė dhomė
tmerresh gjigande, ku po manifestohen perversitetet
ekstreme tė natyrės njerėzore, qė nga pedofilia, tek
pėrdhosja e varreve.
Ngjarje tė tilla tė rėnda, e detyruan PLL-nė tė bėjė kėtė
prononcim pėr shtyp.
Duke vlerėsuar ndėrhyrjen energjike dhe tė drejtėpėrdrejtė
tė kryeministrit Berisha, i tėrheqim vėmendjen organeve tė
tjera shtetėrore, qė nuk kanė marrė masa pėr neutralizimin
e kėtij aktiviteti tė turpshėm tė perversėve ndėrkombėtarė,
nė dėm tė njomėzakėve shqiptarė.
Incidenti me plaēkitjen e kockave tė shqiptarėve, pėr t’i
trafikuar si ushtarė antifashistė grekė, tė vrarė nė
luftime gjatė LDB, ėshtė jo vetėm i turpshėm, por edhe
cėnim i dinjtetit, sovranitetit dhe sigurisė kombėtare tė
Shqipėrisė.
Tė rėnėt nė luftė e meritojnė njė varr ku tė prehen, si dhe
njė pėrmendore pėr t’i pėrkujtuar, por legalistėt dėnojnė
ashpėr tentativėn greke qė, mė sėpaku, ėshtė pėrdhosje
varresh dhe, mė sėshumti, ėshtė shovinizėm nekrofil.
Eshtrat e shqiptarėve nuk duhet tė paguajnė mungesėn e
trimėrisė greke (numėr i pamjaftueshėm tė rėnėsh), e cila
plotėsohet nga dinakėria dhe hajdutėria proverbiale greke.
I kujtojmė personelit diplomatik grek, t’i pėrmbahet
Konventės sė Vjenės sė vitit 1961, sepse Shqipėria e
shekullit XXI, nuk ėshtė i Sėmuri i Bosforit i shekullit
XIX, e ku mund tė aplikohen kapitulacionet dhe
ekstraterritorialiteti.
Shqipėria ka nėnshkruar njė Traktat Miqėsie me shtetin
grek, ndonėse teknikisht, qė nga viti 1940, midis dy
vendeve ekziston gjendja e luftės.
Qarqet e moderuara tė politikės greke, bėjnė mirė tė
parandalojnė skenarin e rasttit mė tė keq, e ku 9 milionė
grekė mund tė konfrontoheshin me 8 milionė shqiptarė,
sidomos pas konflikteve fizike me aviacionin turk, dėbimin
e supersonikėve ameriakanė, sherreve me Shkupin, apo
pretendimeve tė segmenteve politike bullgare pėr njė dalje
tė Bullgarisė nė Egje.
Sėfundi, apelojmė pranė kryeministrit Berisha qė, nė
vazhdėn e qėndrimeve tė tij patriotike, tė ndėrhyjė
drejtpėrsėdrejti pėr ndalimin e makabriteteve tė tilla.
Tė synohet thellimi i marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė
me Greqinė dhe ndėshkimi i perversėve tahmaqarė, qė duan tė
fitojnė para dhe kapital politik edhe me eshtrat e
shqiptarėve.

Drejtori i Departamentit tė Marrėdhėnieve me Publikun nė
PLL

Gjergj Thanasi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:09 am

Edukimi shqiptar me tė drejtat universale tė njeriut

Nga Artur Shkurti

Vėshtirėsia apo lehtėsia pėr tė trajtuar njė tė drejtė tė
njeriut varet shumė nga natyra e njė kombi, nga psikologjia
e tij. Pėr ta kapur kėshtu ēėshtjen e edukimit me tė
drejtat e njeriut, po mbėshtetem kryesisht nė esenė e Faik
Konicės “Shqiptarėt - ēelėsat pėr tė kuptuar natyrėn e
tyre”. Shumė prej pėrfundimeve tė tij mbeten ende aktuale.
Ligjet janė, por nė kushtet kur ato nuk respektohen si
duhet nga drejtuesit e shtetit apo edhe nga qytetarėt,
kapja e mentalitetit nė mėnyrėn qė e bėn Konica mund t'i
sjellė shoqėrisė sonė njė burim frymėzimi mė shumė pėr tė
respektuar tė drejtat e njeriut, ashtu siē na kėrkohet nga
procesi i integrimit europian, por jo vetėm europian pasi
kėto tė drejta janė vlera mbarėnjerėzore dhe tė
sanksionuara nga OKB.

Unė mendoj se shkolla, e nė veēanti letėrsia mundohet t’u
japė nxėnėsve vetėm anėt e mira tė shqiptarėve duke dėmtuar
kėshtu diskutimin real qė nė tė vėrtetė nxėnėsit e bėjnė
pasi mbarojnė shkollėn. Mirėpo nė shkollė, mundėsitė janė
mė tė mėdha qė nxėnėsit tė gjejnė reagimin e drejtė sepse
aty kanė njė moderator qė ėshtė mėsuesi, kanė kohėn e
mjaftueshme dhe kanė garant njė grup qė tė mirėkupton siē
ėshtė shoqėria e njė klase. Fakt ėshtė qė tek njerėzit me
shkollim tė pakėt bėn mė shumė efekt tradita dhe
mentaliteti i trashėguar i pa kaluar nė sitėn "e tė
drejtave tė njeriut".
Natyrisht qė kapja ballafaquese me mentalitetin "shqiptar"
nė lidhje me respektimin e tė drejtave ėshtė vetėm njė lloj
kapjeje. Kjo na siguron ne mėsuesve "armė shtesė" nė luftėn
e pėrditshme pėr tė formuar qytetarė tė bindur nė ato vlera
qė vijnė nėpėrmjet Kartės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė
Drejtat e Njeriut.

E drejta pėr jetėn
“Tjetrin vraje, por mos e shaj”. Tek ky mentalitet mund tė
mbėshtetemi pėr tė gjetur anėt pozitive dhe negative nė
sjelljen tonė. Proverbi nga njė anė ėshtė garanci pėr
respektim tė personalitetit tė tjetrit, por nga ana tjetėr
ėshtė edhe njė dritshkurtėsi pėr vlerėn e jetės. Ja, pse
idhtarėt e mosdėnimit me vdekje janė shumė tė paktė nė
Shqipėri, ja pse nuk caktohet njė referendum pėr tė marrė
vesh se ēfarė do shumica e shqiptarėve.
Konica vlerėson besėn si njė tipar tė shqiptarėve. Fyerja
mė e madhe pėr njė shqiptar, citon ai, ėshtė ta quash tė
pabesė. Ndėrsa ėshtė njė anė e mirė e karakterit, kjo ka
edhe anėn e kundėrt pėr dhunėn qė ushtrohet nė emėr tė
shkeljes sė besės sidomos nė marrėdhėniet bashkėshortore,
por edhe ato tė biznesit. Dhuna psikologjike ushtrohet edhe
ndaj atij qė zgjedh mėnyrėn qytetare tė ndarjes me
“shkelėsin e besės”. Zėvendėsimi i avokatit, juristit apo
njohurive ligjore nė pėrgjithėsi, me besėn nė fjalėn e
dhėnė janė tregues tė njė formimi tė dobėt ligjor.
Shqiptarėt, sipas Konicės, e kanė tė tyren shprehjen “koka
e falur nuk pritet”, kjo shpjegon sipas tij edhe njė
trajtim njerėzor tė robėrve, apo tė viktimave tė luftės,
trajtim qė kėrkohet sot edhe nga njė sėri konventash.
Punė mė shumė, mund tė hapet me kokėfortėsinė e njohur
shqiptare. “Ka njė damar shqiptari”, thonė shpesh turqit,
sipas Konicės. Detyra e shkollės qėndron qė secili nxėnės,
tė bėjė vetvlerėsimin nėse ai e ka kėtė “damar” dhe ēfarė
mund tė bėjė qė tė mos e ketė nė kuptimin negativ, pra tė
reagojė dhunshėm nė mėnyrė tė befasishme pa arsyetuar. Njė
njeri i formuar kėshtu, ka mundėsi qė tė paktėn tė
reflektojė pas njė grindje dhe tė arrijė tė njohė teprimin
nė sjelljen e tij.
Konica kujton edhe dy shprehje tė tė huajve “kokė
shqiptari” ose “zoti nuk ėshtė shqiptar”, pra ėshtė i
mėshirshėm. Pavarėsisht rezervave qė mund tė kemi, edhe njė
njohje e pjesshme e vėrtetėsisė nė kėto anė do tė na
shėrbente mė shumė pėr tė ndrequr diēka nė sjelljen e tė
rinjve shqiptarė. Mungesa e vetpėrmbajtjes qė interpretohet
nga proverbi “pėr njė plesht djeg jorganin” shfaqet nė
krimet e shumta ndaj personit pėr motive tė dobta dhe
grindje tė ēastit. Konica kujton thėnien e Hobhauzit: “nuk
janė me shpirt tė keq dhe kur bėhen tė pamėshirshėm, kjo
nuk vjen aq nga parimi i hakmarrjes se sa nga pasioni i
ēastit”. Janė tė freskėta dhunimi i tjetrit apo edhe marrja
e jetės pėr sherr parkingu, pėr fyerje nė shkėmbim makinash
e tė tjera motive tė tjera. Nėse shkolla, por edhe media, e
trajton si duhet ēėshtjen e vetpėrmbajtjes shoqėria do tė
ketė fitime tė pallogaritshme nė sigurimin e njė paqeje
shoqėrore, pra mjedisi shoqėror tė kėndshėm.

Barazia e burrit me gruan, e drejta pėr tė ngritur njė
familje, respektimi i tė drejtave tė fėmijėve
“Gruaja ėshtė e paprekshme” nga kjo proverbė shqiptare ne
mund tė nxjerrim nektarin qė sulmon mentalitetin negativ
pėr trajtimin e saj si plaēkė. "Konservatorėt" dhe
"patriarkalėt" e dhunshėm, njerėzit e zhveshur nga
personaliti individual apo kombėtar, qė qytetarinė dhe
lirinė e zgjedhjes sė femrės e urrejnė e kanė shpėrfytyruar
pėrmbajtjen e kėtij proverbi shumė tė bukur duke e
shtrėnguar femrėn shqiptare me forcė drejt prostitucionit
nė rrugėt e Evropės. Dėshmitė mė tė dhimbshme i dėgjova nė
njė dokumentar italian tė transmetuar nė Gjeli Vizion.

Pėrkushtimi ndaj prindit e familjes ėshtė njė tipar me tė
cilin shqiptarėt mund tė mburreshin dhe kėtu shkolla duhet
tė mbėshtetet fort pėr formimin e familjeve tė shėndosha.
Pėr shumicėn e shqiptarėve ka qenė tė panjohura familjet me
njė prind qė gjatė viteve tė tranzicionit janė duke u
pėrhapur nė mėnyrė tė rrufeshme duke u mohuar shumė
fėmijėve tė drejtėn pėr njė jetė tė qetė dhe nė harmoni
familjare me tė dy prindėrit.
Dėshira pėr tė punėsuar fėmijėt qė tė vegjėl mund tė jetė
mė shumė prej prejardhjes fshatare ku fėmija “natyrshėm”
merret me punė bujqėsore, por nė qytet kjo bie mė shumė nė
sy.
Konica mė shumė vė re njė mungesė sensualizmi tek jeta
seksuale e shqiptarėve, nė kuptimin qė ata nuk e veshin me
shumė romantizėm periudhėn e tyre tė ēiftėzimit. Unė besoj
qė kjo e rrit edhe mė shumė hendekun ndėrmjet dy sekseve
dhe pėr kėtė arsye e bėn tėrheqjen edhe mė tė madhe. Nėse
ruajmė kėtė natyre ne do tė garantojmė qė mashkulli do tė
jetė mashkull dhe femra femėr, por nga ana tjetėr trajtimi
mė i mirė pėr zgjatje tė romantikes nė marrėdhėniet e
ēiftit do tė bėjė tė respektohet mė shumė gruaja dhe tė mos
kalohet aq shpejt nga marrėdhėniet burrė - grua nė
marrėdhėniet burrė - nėnė e fėmijės dhe amvisė.

E drejta pėr respektim tė jetės private, tė korrespodencės
dhe shtėpisė sė tjetrit
Kurioziteti i tepruar qė ndoshta kryesisht vjen nga
prejardhja fshatare e shumicės sė popullsisė ėshtė njė e
metė e madhe qė e vėnė re tė huajt qė na kanė vizituar
kohėt e fundit. Pjesa mė e qytetėruar mundohet t’u
shpjegojė pjesės tjetėr qė nuk duhet tė pyesė rreth jetės
apo zgjedhjeve personale tė tjetrit, tė ardhurave. Nuk janė
tė rralla rastet kur pjesė e luftės politike apo mediatike
janė bėrė edhe elemente tė jetės personale tė tjetrit.
Ėshtė detyrė e shkollės, por edhe e mediave qė tė edukojnė
popullsinė me respektin ndaj sė drejtės pėr jetė private tė
secilit.
Pėrcaktimi nė kanun se “shtėpia e shqiptarit ėshtė edhe e
mikut” krahas vlerės pozitive ka edhe anėn negative sepse
ai qė e quan veten mik nuk dallon dot kufijtė e vet dhe e
quan fyese pėr tė, kur dikush do tė ruajė privatėsinė edhe
kur bėhet fjalė pėr marrėdhėnie tė ngushta shoqėrore.

Liria e ndėrgjegjes, e fesė, opinionit, shprehjes, e
grupimit nė shoqata dhe e mbledhjeve
Bashkėjetesa fetare e shqiptarėve dhe dalja me kombėsinė
shqiptare si tipar kryesor tė personalitetit, para se t’i
pėrkasė njė besimi tė caktuar ėshtė baza mė e mirė
mbėshtetėse pėr respektim tė mendimit tė tjetrit, por kjo
nga ana tjetėr mund tė pėrkthehet edhe nė njė mungesė
besimi tė sinqertė nė idealet e tjetrit, gjė qė shoqėrohet
me individualizėm tė theksuar dhe mungesė organizimi. Nuk
ėshtė e rastit se pse sot organizimet e shoqatave me
shqiptarė tė Shqipėrisė politike janė kaq tė pakta nė
emigracion. Nuk ėshtė e rastit pse partitė, shoqatat dhe
mediat janė kaq tė shumta dhe kurrė nuk e kalojnė njė numėr
tė vogėl anėtarėsh. Puna nė grup ėshtė njė gjė qė rrallė
vihet re sinqerisht. Pra, tipari i individualitetit apo i
mungesės sė besimit nė ideal kthehet nė qindra forma
negative tė organizimit apo funksionimit tė shoqėrisė. Ja,
pse edhe pas 15 vjetėve lėvizja sindikaliste (e drejta pėr
organizim) ėshtė e dobėt. Edhe ajo qė ėshtė formuar nuk
ėshtė e vėshtirė tė pėrēahet ose dėmtohet nga qeverisja
qėndrore.

Kundėr ndalimeve arbitrare
Po sa tė pamėshirshėm qė janė njė pjesė jo e vogėl e
popullsisė nė vetgjyqėsi, kujtojmė hakmarrjen dhe
gjakmarrjen, aq edhe tė mėshirshėm janė kur bėhet fjalė qė
dikush tė dėnohet ligjėrisht. Nuk janė tė rralla rastet qė,
kur vjen puna pėr tė dėnuar dikė, pėr tė finalizuar
pėrpjekjet e shoqėrisė pėr tė vendosur rregullin, dalin
“keqardhjet” dhe mbrojtjet apo zbutjet e dėnimit nė mijėra
forma, njė ndėr tė cilat edhe korruptimi i gjyqėsorit. Ja,
pse edhe nė luftėn politike njerėzit besojnė mė shumė nė
vrasjen morale me anė tė deklaratave shpesh tė pa
mbėshtetura nė fakte se sa ēuarjen nė dyert e prokurorisė
apo gjykatės. Krahas anės negative, ky lloj mentaliteti i
shkon shumė pėrshtat kėrkesės pėr tė mos e ndaluar
arbitrarisht dikė. Kohėt e fundit ndjeshmėria ndaj kėtyre
fenomeneve ka ardhur duke u rritur dhe shteti po “bindet”
tė sillet me rregulla.

E drejta pėr tė marrė pjesė nė jetėn shoqėrore dhe tė
komunitetit
Mund tė mbėshtetemi pozitivisht tek njė bindje e
shqiptarėve qė pas dėnimit, njė i burgosur mund t’i kthehet
normalisht jetės kundėr mentalitetit mbizotėrues nė vende
tė tjera “Ai qė ka qenė njė herė kriminel, mbetet gjithnjė
i tillė”. Kjo ėshtė njė shtysė e mirė pėr tė mbėshtetur
pėrpjekjet e shoqėrisė pėr integrimin e pjesės sė dėnuar.
Nuk ėshtė e lehtė tė bindėsh punėdhėnėsit shtetėror dhe
privat pėr tė drejtėn e secilit pėr tė patur shanse tė
barabarta. Kėrkimi i dėshmisė sė penalitetit nga ana e
shumė punėdhėnėsve nuk ėshtė gjithmonė i pėrligjur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:10 am

Prezumimi i pafajėsisė
“Tjetri nuk tė vret kot”. Nuk ka shprehje tjetėr qė tė
dėmtojė aq shumė reagimin qytetar ndaj aktit tė vrasjes dhe
marrjes sė jetės. Kjo tregon se pėr njė pjesė jo tė vogėl
tė njerėzve nuk ka fare rėndėsi tejkalimi i sė drejtės, apo
provimi i fajėsisė.

Liria e organizimit
Konica vlerėson se shqiptarėt vuajnė nga mungesa e
idealizmit. Rrallė idetė e mėdha pėrqafohen nė mėnyrė
anonime, pra pa emėr, ashtu si bėhet me njė dhuratė qė i
hiqet ēmimi. Me shumė vėshtirėsi njerėzit po bashkohen edhe
pėr ēėshtje mjaft tė prekshme siē janė mjedisi, apo kushtet
e tjera si komunitet. Vullnetarizmi qė dikur nuk ishte
“vullnetar” sot thuajse mungon fare. Njė pjesė e mirė e
njerėzve e kanė mė tė lehtė tė falin para se tė dhurojnė
kohė dhe pėrpjekje nė dobi tė ēėshtjeve me vlerė shoqėrore.
Me shumė zgjuarsi njė gazetar i kėrkoi njė drejtuesi
sindikate arsimi: “Mendoni se duhet qė sindikata tė ēohet
nė grevė vetėm pėr para?! Ne nuk kemi parė gjithė kėtyre
viteve qė tė ngriheni pėr kushte tė punės apo pėr ēėshtje
tė shkollės nė pėrgjithėsi!” Kėto janė deformime tė
personalitetit qė ēojnė edhe nė deformime tė jetės sė
pėrbashkėt shoqėrore. Fillesat e ngacmimeve qytetare nė
kėtė drejtim po i bėjnė disa media duke sensibilizuar
qytetarėt pėr aksione tė pėrbashkėta nė ndihmė tė njerėzve
nė nevojė. Rastet e reagimit masiv ndaj njė vrasjeje siē
ndodh jo rrallė nė vendet perėndimore ende janė mjaft tė
vogla. Ato janė tė vogla edhe nė media.

E drejta pėr tė punuar nė kushte tė pėrshtatshme dhe pėr
punė tė barabartė tė marrė pagė tė barabartė
Unė mendoj se bujaria e shqiptarėve e pėrmendur dhe e
vėrtetuar, dėshira e tyre pėr tė parė me dinjitet tė
afėrmin mund tė jetė njė bazė e mirė qė t’i bėjė
punėdhėnėsit mė tė shpejtė nė thithjen e kėrkesave tė
ligjit nė trajtimin e punonjėsve tė tyre. Varfėria,
konkurrenca dhe rreziqet e biznesit mund tė bėjnė punėn e
tyre, por nė pėrgjithėsi pėr njė shqiptar qė e ka vėnė nė
“terezi” biznesin e vet unė mendoj se nuk duhet tė ketė
shumė vėshtirėsi qė ta bindin pėr njė trajtim shumė tė mirė
tė punonjėsve tė tij. Megjithatė “dėshira pėr t’i takuar sa
mė shpejt aristokracisė” mund tė bėjė qė tė harrohet
detyrimi qė secili ka nevojė pėr njė jetė dinjitoze, pra
edhe tė punėsuarit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:11 am

KosoVA NĖ SHTRATIN E VDEKJES

Nė artikujt e mėparmė nė mediat elektronike i kam paraēitur
pikpamjet e mija lidhur me procesin e negociatave ku njera
nga temat e radhės nė mes dy grupeve negociatore do tė jetė
edhe decentralizimi.Decentralizim nė Kosovė nuk mund tė ket
pa njohjen e shtetit tė Kosovės pėr arsye tė shumta e njera
ndėr to ėshtė edhe ajo se : duhet tė dihet se kush bėnė
decentralizimin.Decentralizim mund tė bėjė vetėm shteti nė
njėsitė administrative tė vetat apo nė njėsit e veta qė
gjenden nėnė sovranitetin e atij shteti.Nė rastin e Kosovės
decentralizim nėnkupton kantonizim,ēė do tė thot coptim tė
njėsive teritoriale tė saja.Pra kjo nėnkupton se
decentralizimin e bėnė shteti Serbo/Malazez nė trojet
etnike shqiptare.Vet procesi i decentralizimit ėshtė
propozuar,amandamentuar,nga vet kuvendi i serbisė e ėshtė
pėrkrahur nga ndėrkombėtarėt dhe vendorėt,pa pėrfillur dhe
analizuar sa duhet pasojat negative tė vet kėtij procesi
fashizoid.Nėse procesi i
decentralizimit/kantonizimit/realizohet nė tėrsi,atėhere pa
u hamendur mund t`iu garantoi se kosova nė mbarim tė vitit
2006, do tė shtrihet nė SHTRATIN E VDEKJESĖ, ēė do tė thotė
se:Kosova do tė mbetet koloni e Serbisė me njė tė drejtė tė
njohjes sė njė autonomie,mbrenda sė cilės do tė ket apo
krijohen edhe miniautonomi tė lidhura me urat lidhėse
komunale tė tė gjitha nuansave:juridike,politike,ekonomike
etj.Pra Kosova me kėtė proces tė
decentralizimit/kantonizimit/mbetet njė autonomi mbrenda sė
cilės do tė ketė edhe miniautonomi tjera.Pra Kosova nė kėtė
mėnyrė do tė humb njėher e pėrgjithmonė njėsinė e vet
teritoriale tė pėrcaktuar me kushtetutėn e vitit 1974.Pra
tė jem mė i kjartė, me kėtė mėnyrė tė rikonolizimit serb
shqiptarėve tė Kosovės do t`iu treten andrrat e kamotshme
pėr liri,pavarėsi dhe bashkim kombėtar.
Sa pėr ilustrim po e paraqes njė shkrim tė huazuar nga
http://www.albaner net,me titull:PLANI I"NEGOCIATAVE"MĖ PAK
SE MĖ
1974
Nėse gjer tani ke pasu
dyshime rretth mendermethanė “negociatave” me Serbinė,
tashti mund ta flesh mendjen – pse ta vrash mendjen kot,
kur mund ta dish tė vėrtetėn. Lėvizja Vetėvendosje! ka
arritur ta shti nė dorė planin sekret tė qeverisė kukull tė
Unmikistanit pėr copėtim etnik e cenim tė tėrėsisė
territoriale tė Kosovės, i cili – lexo, e mbetu pa mend! –
do tė jetė platformė e palės shqiptare (!) nė mendermethanė
“negociatat” me Serbinė.
Ajo qė kemi nė dorė ėshtė pak mė e zezė se qė ia ka marrė
mendja publikut shqiptar, madje edhe kundėrshtarėve mė tė
flaktė tė “negociatave”. Nė planin sekret parashihet njė
“reformė” largvajtėse tė pushtetit vendor, pėrfshirė
ribėrjen e hartės komunale, shpikjen e komunave tė reja
minoritare, ndėrlidhjen e tyre tė posaēme, diskriminimin
ligjor kundėr shumicės shqiptare nė tė gjitha lėmitė kyēe,
si dhe mekanizma tė paluajtshėm kushtetutarė pėr veto
absolute tė Beogradit ndaj tė gjitha vendimeve tė ardhshme
tė Kosovės. Ky rirregullim i Kosovės, komplet konform
kėrkesave serbe, i ofrohet Serbisė nė shkėmbim tė pranimit
formal tė njė “pavarėsie”, e cila, pra, do t’u jepte
shqiptarėve mė pak autonomi se kushtetuta jugosllave e
vitit 1974!
“Plaforma pėr pushtetin lokal nė Kosovė” mban datėn 15
janar 2006 dhe mban mbishkrimin “Sekret zyrtar. Ai ėshtė
njė dokument 6-faqėsh i ndarė nė 6 krerė e 36 pika,
autenticitetin e tė cilit Lėvizja Vetėvendosje! e ka
konfirmuar nga dy burime tė pavarura prej shoshoit.
Qė nė kreun e parė, atė pėr caqet e “reformės”, e nė mėnyrė
konsekuente gjer nė fund tė dokumentit, qeveria kukull e
Unmikistanit shkel me tė dy kėmbėt mbi konceptin modern tė
shoqėrisė civile, qė i trajton tė drejtat dhe obligimet e
qytetarėve pavarėsisht prej etnicitetit. Nė vend tė tyre,
plani mbėshtetet pothuajse i tėri mbi konceptin e tė
drejtave komunitare tė etnive. Meqė tėrė “reforma” e
pushtetit komunal ėshtė menduar tė bazohet mbi kėto ide, e
komunat mendohet tė kenė mėvetėsi largvajtėse, del se
identifikimi dhe seleksionimi etnik i qytetarėve do tė jetė
kriteri kyē pėr punėsim, banim, planifikim urban e
shfrytėzim tė tokės, arsim, shėndetėsi, rregullim tė
infrastrukturės, lėshim tė lejeve pėr biznese, polici,
gjyqėsi – me emėr, nė tė gjitha ato 33 lėmi qė ėshtė
menduar t’u lihen nė dorė komunave.
Sa pėr shembull:
§ 1 pika 1.3 qė e ligjėson parimin e kolektivizmit dhe
identifikimin e seleksionimin etnik tė qytetarėve:
“Reforma e pushtetit lokal... do ta afirmojė respektin pėr
identitetin etnik, kulturor, gjuhėsor dhe fetar tė
komuniteteve...”
§ 2 pika 2.2 qė e kthen kėtė parim nė bazė tė rregullimit
administrativ tė Kosovės:
“Organizimi i ardhshėm territorial i Kosovės vėmendje tė
veēantė do t’i kushtojė interesave tė veēanta tė
komuniteteve pakicė... Do tė krijohet njė numėr shtesė edhe
i komunave shumetnike me shumicė lokale nga pjesėtarė tė
komuniteteve pakicė.”
§ 3 pika 3.2 qė e ligjėson diskriminimin e shumicės
shqiptare nė fushat kyēe tė jetės:
“Deri nė arritjen e njė niveli tė akorduar [?] tė
pėrfaqėsimit tė minoriteteve, do tė vazhdojė zbatimi i
afrimeve afirmative dhe diskriminimit pozitiv, qė synon
punėsimin e anėtarėve tė komuniteteve tė nėnpėrfaqėsuara.”
§ 4 pika 4:1 qė e saktėson veton e Beogradit ndaj tė gjitha
vendimeve tė ardhshme tė Kosovės:
“Tė gjitha ligjet e lartpėrmendura... do tė miratohen vetėm
duke pėrfshirė shumicėn e Anėtarėve tė Kuvendit nga
komunitetet pakicė.”
Vazhdojnė dy pikat e kombinuara, qė e saktėsojnė pozitėn e
Kosovės si koloni tė Beogradit:
§ 4 pika 2:“Aktet normative komunale qė ndikojnė
drejtpėrdrejt nė kulturėn, pėrdorimin e gjuhės, arsimin,
dokumentet personale dhe pėrdorimin e simboleve do tė jenė
subjekt i “klauzolės sė interesit vital” qė synon
parandalimin e mbivotimit tė komunitetit pakicė...”
§ 4 pika 4:3:
“Gjuha serbe dhe alfabeti do tė vazhdojė tė mbetet njė
gjuhė zyrtare nė tėrė territorin e Kosovės dhe nė tė gjitha
nivelet administrative e gjyqėsore.”
§ 5 pika 5:1 qė e ligjėson krijimin “etnitetit serb”
pėrbrenda Kosovės:
“Komunat do tė kenė tė drejtėn tėbashkėpunojnė dhe tė
krijkojnė partneritet me komunat tjera tė Kosovės, qė tė
kryhen detyra tė interesit tė pėrbashkėt...”
Pra, “kosovaristėt” kėrkojnė ano Domini 2006 mė pak pėr
Kosovėn se sa qė ofronte kushtetuta jugosllave e diktatorit
Tito nga vitit 1974. Pėr dallim prej planit tė qeveritarėve
kukull tė Unmikistanit, kushtetuta e vitit 1974 – sė paku
sy e faqe botės! – e vėrente dallimin zhvillimor mes
Kosovės dhe viseve tjera tė federatės dhe i identifikonte
shqiptarėt si palė qė kėrkonte pėrkrahje. Ajo nuk sajonte
komuna tė shpifura pėr hir tė pakicės serbe dhe, pėr mė
tepėr, ia kufizonte ca Beogradit tė drejtėn e vetos
absolute ndaj ēdo vendimi nė Kosovė. Ē’ėshtė mė e
rėndėsishmja, kushtetuta jugosllave e 1974 nuk e sajonte
njė “entitet serb” pėrbrenda Kosovės, tė afirmuar
ligjėrisht, e tė gatshėm pėr shkėputje qysh nė rastin e
parė.
Ia vlen tė shtohet se ky “plan” i marionetave tė
Unmikistanit, ndonėse abdikon komplet prej parimit qytetar
dhe i kthehet atij komunitar etnik, nuk i pėrmend fare
paralelet e natyrshme mes komunitetit serb nė Kosovė dhe
atij shqiptar nė Luginėn e Preshevės. Nė kėtė pikė – dhe
vetėm nė kėtė pikė! – vleka si duket parimi i qytetarisė nė
Kosovė.
Dikush mund tė pyetet, athua pse Unmikistani kryen atentat
mbi parimin modern tė qytetarisė liberale, pėr ta promovuar
diskursin e vjetėruar komunitar me identifikim e
seleksionim etnik tė qytetarėve.
Kur do ta zbardhėsh njė krim, duhet kėrkuar sė pari
motivin. Kush fiton, e kush humbet, nga zgjidhja e
propozuar prej lakejve tė Unmikistanit? Respektimi i
qytetarisė liberale nė kėtė kohė e hapėsirė i shkon
natyrshėm mė shumė pėr shtati ideologjisė demokratike
shqiptare, qė synon vetėvendosje. Ndėrsa zgjidhjet e moēme
komunitare i shkojnė natyrshėm pėr shtati nacionalizmit
primitiv serb. Motivi i vetėm i Unmikistanit ėshtė pra t’ua
garantojė nacionalistėve serbė dominancėn mbi kombin
shqiptar, duke e vrarė zgjidhjen qė herdokur do t’i hapte
udhė vetėvendosjes nė Kosovė e raporteve tė reja tė forcės
nė Siujdhesėn Ilirike.
Sikur proijėsit shqiptarė, Rugova i ndjerė, Thaēi, Kosumi,
Daci & Co. ta kishin patur mendjekthjelltėsinė dhe forcėn e
vullnetit qė e kėrkon ky moment historik, njė plan kobzi si
ky as nuk do tė konceptohej, pa lėre mė tė shkruhej nė
letėr. Me kėso mbrojtėsish, ē’u duhet shqiptarėve armiku...

Sabri Selmani,jurist
Kiel-Gjermani
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:11 am

KUSH I EMRON DHE I SHKARKON KRYETARĖT DEMOKRISTIANĖ?

Para disa ditėsh Nikollė Lesi bėri “sensacionin” e radhės
nė politikėn shqiptare: doli nė ekranet televizive dhe
shpalli se kishte marrė vendimin e pakthyeshėm tė largohej
“me vullnetin e vet” nga posti i kryetarit tė Partisė
Demokristiane. Ishte e ēuditėshme tė ikte kėshtu papritmas
“ me dėshirėn e tij” Nikolla nga posti i kryepartiakut qė e
mbante prej pak vitesh dhe e kishte zėnė me intriga,
dallavere dhe aksione guerrilase. Por Nikolla kur i
shkrepet tė bėjė ēudira nuk pyet, madje, i rendit varg ato.
Bashkė me “dorėheqjen” ( lexo heqjen) e tij Nikolla shpalli
dhe emrimin e zėvendėsuesit tė tij nė krye tė PDK,
deputetit tė PDR (Partia Demokrate e Reformuar), Nard
Ndokės. Me njė fjalė Nikolla dukej si njė pronar i partisė
qė sillte nė krye tė saj kė t’i donte qejfi. Natyrisht
Nikolla fillmisht tha se ai po e ftonte Nard Ndokėn tė
pranonte tė bėhej kryetar i PDK, nuk tha se po urdhėronte,
se ashtu nuk kishte lezet dhe me tė vėrtetė nuk e
urdhėronte dot, sikurse nuk e largonte dot as Nardi
Nikollėn nga posti. Por ama Nikolla ftesėn Ndokės ia bėri
pa pasur nė dorė ndonjė vendim tė ndonjė forumi partiak qė
tė vepronte nė kėtė mėnyrė. Kėshtu qė Nikolla e tregoi se
nuk merr vesh nga demokracia, se nuk ēan kokėn pėr
demokracinė, as ka respekt pėr anėtarsinė e partisė.
Po pse ta zgjasim kot kėtė mesele. Ka kohė qė Partia
Demokristiane punon sipas rregullave tė Kishės katolike, jo
sipas rregullave tė jetės moderne laike partiake. Ka kohė
qė gjithēka qė ndodh nė hallkat drejtuese tė kėsaj partie
bėhet nė bazė urdhėrash misteriozė qė mbeten tė paqartė,
edhe mbasi janė zbatuar. Demokristianėt dikur ishin ndarė
nė disa “ēeta partiake” me emrin demokristiane. Asnjėherė
nuk arritėn tė bėnin njė parti pėr tė qenė. Tė tre
kryetarėt e fundit tė kėsaj qė ėshtė njohur mė shumė si PDK
e kanė zėnė kėtė post me emrim enigmatik, duke mos qenė
fillimisht as anėtarė tė kėsaj partie. Zef Bushati ka qenė
nėnkryetar i Partisė Republikane me Sabri Godon, nė vitet e
para tė demokracisė, madje u bė dhe njėfarė qeveritari nė
kohėn e qeverisė sė (de)stabilitetit (1991). Pastaj mė vonė
vokacioni i tij fetar e shtyri drejt Partisė Demokristiane
qė nė fakt ėshtė parti katolike dhe u bė kryetar i saj.
Por iu hap oreksi Nikollė Lesit tė zinte karrigen e Zefit.,
se i dukej e ngushtė fusha e gazetarisė pėr tė treguar
talentin e tij triblues. Nikolla kur i lindėn kėto ambicie
ishte deputet i pavarur me emėr, por nė fakt socialist dhe
ishte bėrė deputet me ndihmėn e Fatos Nanos, me tė cilin
kishte miqėsi tė madhe. Pėr dreq kur Nikolla duhej tė bėhej
kryetar i PDK nuk ishte fare anėtar i kėsaj partie. Atėherė
dikush nė Lezhė i bėri ftesė Nikollės tė largohej, madje i
liroi dhe vendin e tij nė drejtimi e degės sė Lezhės.
Nikolla pranoi menjėherė dhe pas kėsaj i dha nja dy tre
goditje grupit tė Zef Bushatit, jo vetėm me fjalė por edhe
me grushta dhe nė kongresin e radhės tė PDK-sė Nikolla nga
jo-anėtar u bė kryetar i partisė. Pėr hir tė tė vėrtetės
duhet thėnė se nuk ėshtė Nikolla qė e ka sajuar i pari kėtė
marifet, sepse edhe Rexhep Meidani e Kastriot Islami nuk
ishin anėtarė tė Partisė Socialiste kur u planifikuan pėr
udhėheqės kryesorė nė kėtė parti dhe pas pak muajsh
anėtarėsimi dolėn nė krye tė hierarkisė.
Menduam se Nikolla pasi zuri vendin e kryetarit do tė bėhej
njė tjetėr Gjinush, nė njė “parti-shirit” nė zorrėt e
politikės shqiptare, qė pavarėsisht se partia bie copa-copa
si zgjatimi i shiritit koka nuk lėviz dhe lėshon shtat tė
ri, siē ka bėrė Gjinushi nė PSD, nga ku janė shkėputur disa
grupime qė kanė prodhuar parti tė tjera. Por nuk ndodhi
kėshtu. Nikolla e la karrigen e kryetarit dhe nė tė ėshtė
ulur Nard Ndoka qė pėr tė ardhur kėtu ka ndjekur itinerarin
politik partiak PD-PDR-PDK.
Ndoka ishte kandidat i vetėm pėr kryeparė partie nė
kongresin qė do tė bėnte formalitet pėr zėvendėsimin e
Nikollės. Nuk mund tė ndodhte ndryshe se Ndokėn e kishin
ftuar, nuk kishte shprehur dėshirėn pėr tė shkuar atje. Nuk
mund tė ndodhte ndryshe se Nikolla e kishte shpallur Ndokėn
kryetar pa u mbledhur kongresi. Nuk mund tė ndodhte
ndryshe, sepse vendimi ishte marrė nga ata qė bėnė Zef
Bushatin e PR-sė kryetar tė PDK-sė, hoqėn Zefin e bėnė
Nikollė Lesin pa qenė fare anėtar i PDK. Prandaj edhe
emrimi Ndokės ėshtė brenda praktikės dhe brenda
(anti)rregullit demokristian. Po kush i bėn vallė kėto
veprime dhe kush i merr kėto vendime? Duhet tė ketė dikund
njė shef kuadri qė vepron shpejt e shpejt kur ia do puna.
Ku e ka vallė zyrėn ky shef kuadri: nė Shqipėri apo jashtė
saj, se dihet qė punėt e fesė e tė politikės kristiane janė
shumė tė centralizuara nė rrafsh botėror?!
Pse vallė ky shefi i kuadrit hoqi Nikollėn? Mos vetėm pėr
atė qė nuk ia mbushin dot mendjen, apo nuk e zuri dot pisk
kryeministrin Sali Berisha qė tė pėrfshinte nė qeveri edhe
ministra demokristianė? Nikolla i shkretė plasi tė
siguronte pėr vete, ose pėr ndonjė demo-kristian tjetėr njė
karrige ministrore, por Berisha u tregua i palėkundur nė
refuzimin e vet. Arsyet e kėtij refuzimi nuk i dimė, as na
duhen, sepse nė fund tė fundit Berisha ka bėrė mirė qė nuk
ka futur as Lesin, as ndonjė lesist nė qeveri. Por si do
t’ia bėjė tani me Ndokėn, se kėtij duhet t’ia dijė kokėn qė
e ka mė shkamb se tė Lesit kur vjen puna tek tasi i
pėrsheshit.
Ndoka ia ka ēuar mė tė shpeshta e mė tė egra mesazhet jo
me celular po me vickla nė parlament, nė ekrane
televizionesh e faqe gazetash se i kishte hypur keq nė kokė
tė jetė njėfarė ministri. Meqenėse nga PDR ishte njė
ministėr nė qeverinė e Berishės, Genc Pollo, atėherė Ndoka
filloi tė sillej si ata tė rinjtė zevzekė nė familjet
tradicionale qė kur u shkrepej pėr martesė kėtė dėshirė ua
transmetonin kryefamiljarėve duke bėrė zarare me orenditė e
punėt e shtėpisė. Mė nė fund kur e pa se dhe ashtu nuk
dilte gjė, sepse nuk i eci as Spartak Ngjelės, Ndoka
mblodhi plaēkat, lidhi gjalmat e opingave dhe iku nga
Partia e Pollos pėr tė shkuar tek ajo e Lesit, duke
tėrhequr pas vetes dhe dy deputetė tė tjerė si trima tė
tij. Kėsaj i thonė politikė moderne, sipas moralit politik
kristian europian, qė e ka reklamuar vazhdimisht Nikollė
Lesi. Mirėpo qė tė shkonte Ndoka tek Lesi e tė ulej nė krye
tė vendit nuk bėhej duke prerė biletė hyrje si nė kinema,
as duke thirrur sipa zakonit “ a pret miq, o zoti
ishtėpisė”. Tani tė gjithė e kanė kuptuar mirė se “kush
shkon pa ftuar e gjen pa shtruar”. Kurse Ndoka e gjeti
shtruar qilimin e kuq nga Nikolla.
Mbetet tė besojmė se nuk janė tekat e Ndokės qė kanė
krijuar gjithė kėtė histori. Janė ata shefat e kuadrit qė
nuk i njohim ne qė bėjnė kėtė “qarkullim” kryetarėsh nė
PDK, dhe atė qarkullim kuadrosh e deputetėsh nga njė parti
nė njė tjetėr. Pa i njohurt ata shefa, pa pasur sqarim
enigmash nga ndonjė kureshtar, vetėm me kaq sa ka ndodhur
sheshit kuptojmė se shefat e kuadrit tė demokracisė
kristiane kanė vendosur tė bėjnė njė ristrukturim tė
radhėve e rigrupim tė forcave. Deri tani janė 3 deputetė
katolikė qė shkojnė nė PDK. Fjalėt janė se priten tė
shkojnė edhe tė tjetė. Mendja ta do se pėrsėri dyshimi pėr
dezertime tė reja bie mė shumė mbi deputetė tė besimit
katolik qė pėrfaqėsojnė nė parlament PD, PS, PAA, PAD
ndoshta dhe ndonjė tjetėr. Nė qoftė se do tė jenė sėrish
deputetė katolikė qė do tė shkojnė tek partia e Ndokės ( qė
besojmė se ende e ka bashkė me Lesin) pėr tė plotėsuar atė
numrin prej 10-11 deputetėsh, atėherė do tė vėrtetohet se
kemi tė bėjmė me njė lėvizje me qėllime politike, por mbi
baza tėrėsisht fetare katolike. Ndoshta nė politikėn
shqiptare kėrkojnė tė krijojnė njė parti motėr-siameze tė
PBDNJ-sė greko-ortodokse, me synimin qė sido qė tė
rrotullohet karuseli i pushtetit nė Shqipėri kėto tė dyja
tė jenė gjithmonė nė qeveri si “pėrfaqėsuese tė pakicave”.
Kėshtu njėra parti do tė jetė sozia politik i bashkėsisė
sė pėrfaqėsuar fetarish nga Rrok Mirdita, tjetra do tė jetė
sozia e nė emėr tė bashkėsisė qė pėrpiqet ta pėrfaqėsojė me
metodėn e uzurpimit Janullatosi, ndėrsa partive tė tjera do
t’u mbetet tė bėjnė sikur janė nė lojė nė emėr tė
bashkėsive qė nėpėr tribuna i pėfaqėsojnė Selim Muēa e
Reshat Bardhi, tė shumicės pa gjė nė dorė. Natyrisht skema
nė realitet nuk ėshtė kaq e thjeshtėzuar sa nė kėtė
pėrshkrim me fjalė, sepse dihet qė PS, njėri kamp qė lakmon
pushtetin, ėshtė nėn ndikime tė fuqishme ortodokse, nė
kampin tjetėr, PD, ka ndikime tė fuqishme katolike. Dihet
qė Janullatosi i shtrydh tė dy kėto kampe. Por, ama, skema
nė vija tė trasha kėshtu po pėrvijohet.
Kurse ata qė mblidhen nė kongrese partiake, si ky i fundit
i demokristianėve, janė thjesht figurantė nė lojė qė bėhet,
ngjajnė me ata anėtarėt e plenumeve, ose tė kėshillave
popullore tė rretheve nė kohėn e sundimt tė Partisė sė
Punės qė miratonin pa bėrė zė fare lirimin nga detyra ose
caktimin nė detyrė tė sekretarit tė parė tė Komitetit tė
Partisė, ose tė kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv, qė mund
tė ndėrroheshin disa herė brenda njė viti.
Zėvendėsimi Lesit nga Ndoka ishte njė kopje e atyre
procedurave e veprimeve. Kishte dhe njė “tipar
demokratik”: zėvendėsuesi vinte nga jashtė partisė jo nga
radhėt e partisė, qė nė fakt ėshtė antidemokraci e
shėmtuar. Kjo vėrtetoi se tė gjithė ata burra e gra qė janė
nė PDK nuk vlejnė gjė, pėrderisa pėr tė zėvendėsuar
Nikollėn nuk bėnte asnjėri, por duhej peshkuar si krap njė
udhėheqės nė pellgun e Partisė sė Pollos. Kurse kėrcimi i
Ndokės e shokėve tė tij tregon se grupimet hileqare
politike e fetare e bėjnė punėn nėn rrugoz, i fusin
njerėzit e tyre nė parti tė tjera sa tė kapin njė vend nė
parlament, nė qeveri, ose nė administratė , pastaj i
thėrrasin nė zbor dhe i mbyllin nė kazermėn e vet. PD e
Berisha nuk dinė apo nuk duan tė mėsojmė nga kėto ndodhira,
qė po u pėrsėriten si shpesh?!Mė e besueshme ėshtė se nuk
duan tė nxjerrin mėsime nga kėta gjėra, sepse edhe atyre
kėshtu u pėlqen, se edhe ata kanė bėrė pazare mė parė me
shefat e kuadrit qė tė ngrohnin nė ēerdhet e tyre vezėt e
qyqeve demokristiane, qė dhe demokristianėt tė bėheshin me
nje tufė zogjsh pa pupla nė krahėt e klloēkave Lesi e
Ndoka.

4 qershor 2006
Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:12 am

Shqiptarė: Skifterė apo bullarė
Shqiptarė: E skifterėve apo e bullarėve

Shqetėsim pėr vitin qė vjen




KĖNGA E ZGALEMIT

Mbi tė thinjin shesh tė detit era frym e mblidhet retė .
midis detit edhe reve kryelartė shkon Zgalemi, si e zezė
vetėtimė.
Prek me krahė ai valėt, si shigjetė ngjitet reve, dhe
kėlthet, dhe retė gjegjin gazin-klithmė tė asaj shprese.
Nė atė klithmė-et fortune, zjarr e flakė zemėrimi dhe
besimin nė fitore gjegjin retė nė atė klithmė.
Dridhen ēafkat e rėnkojnė, pėrmbi detin pėrpėliten; janė
gati ato tė struken nga ky tmerr nė fund tė detit.
Pėrpėliten, si dhe ēafkat, kredharakėt e rėnkojnė: nuk dinė
ata tė mjerėt gėzim lufte, luftė jetė: i tmerron ata
gjėmimi.
Ndėr shkėmbinj mbulon i trembur trupn’ e majmė pinguini … .
Ngrihet vetėm kryelartė, me guxim, lirisht Zgalemi mbi tė
thinjin det nga shkuma.
Gjithnjė mė tepėr ngryset, gjithnjė mė poshtė zbresin
pėrmbi detin retė e zeza, dhe kėndojnė e hidhen valėt lart
e drejt nga vjen rrufeja.
Bubullon. Rėnkojnė valėt: nė atė shkumė zemėrimi po
luftojnė ato me erėn. Turma valėsh rrėmben era, i mbėrthen
ajo me forcė, i pėrplas me vrull shkėmbinjve, duke bėrė
ēika-ēika ato masa prej zumrudi.
Po me klithmė shkon Zgalemi, si e zezė vetėtimė, si
shigjetė i pėrpin retė, shkumėn valės heq me krahė.
Si demon, ai vėrtitet, madhėshtor e kryelartė ky demon i zi
rrebeshi; qesh e qan ai njėherėsh … . Qesh me retė, qan
prej gazit.
Nė tėrbimin e gjėmimit lodhje sheh e ndjen demoni: ka besim
zogu i furtunės: retė – diellin dot s’e fshehin!
Era fryn me ulėrimė … . Bubullon e shkrep rrufeja … .
Ndizen retė flakė e kaltėr pėrmbi detin si greminė. Kap
shigjeta vetėtimash dhe nė gji i shuan deti. Si gjarpėrinj
tė zjarrtė dridhen mu nė det e zhduken thellė pasqyrimet e
atyre vetėtimave shigjeta.
… Ja furtuna! Vjen furtuna!
Kryelartė e trim Zgalemi shkon me vrull ndėr vetėtima
pėrmbi detin e tėrbuar, qė buēet me ulėrimė, dhe kėlthet -
profet fitoreje:
- Sa mė e fuqishme le tė ngrihet lart furtuna!

PO KĖTO ĒFARĖ TREGOJNĖ O DULJA I JANULLATOSIT?

Benjamini i Janullatosit Vangjel Dule, qė uzurpatori i i
KOASH-it e pėlqeu dhe e pėrzgjodhi ta merrte pranė vetes si
pėrkthyes manar, e rriti dhe stėrviti pėr ta bėrė
“politikanin” mė tė rėndėsishėm grekoman nė Shqipėri, mė 1
qershor 2006 ishte edhe njė herė i ftuar nė njė kanal
televiz tė Tiranės qė tė tregonte aftėsitė e tij
janullatiste pėr tė mbrojtur me cinizėm e ligėsi
poshtėrsitė e politikės sė Greqisė kundėr Shqipėrisė. Ėshtė
fjala pėr praninė Dules nė emisionin e pėrjavshėm “Opinion”
qė e bėn Blendi Fevziu nė TV ”Klan” tė ejteve nė mbrėmje.
Edhe kėsaj radhe Blendi e kishte zbatuar pikė pėr pikė
rregulloren e tij teknike pėr t’i ndėrtuar ekipet nė garėn
e tėrheqjes sė litarit nė atė mėnyrė qė tė mos shkilej nga
asnjėra palė vija e bardhė ku qėndronte vetė Blendi nė
konfliktin e “eshtrave shqiptare” tė grabitura nga grekėt
dhe priftėrinjtė e Janullatosit. Blendi e kishte pėrforcuar
Dulen me njė gazetar nga Gjirokastra, njėfarė Orfeo qė sa
herė ta prekje dhe me puplėn e gjuhės sė debatit do tė
lėshonte tym tė zi e shkreptima urrejtje pėr shqiptarėt dhe
llavė fanatizmi grekomadh. Dėshira pėr t’u dukur elegantė
nė debat, kujdesi i pandėrprerė se mos u shkiste ndonjė
fjalė qė ua mbanin shėnim grekėt si reagim tė tepruar dhe
natyrisht ndjesitė e konceptimet e trazuara qė kanė pėr
marrėdhėniet shqiptaro-greke i bėnin Sabri Godon dhe Ardian
Klosin mė shumė forcė neutrale se forcė pėr mbrojtjen e tė
drejtės sė viktimizuar shqiptare nga poshtėrsia agresive
greke nė rastin e grabitjes sė eshtrave tė tė vdekurve
shqiptarė nė Kosinė. Drejtori i Muzeut Kombėtar, Beqir Meta
shpenzoi kot energji e profesionalizėm nė njė debat tė
atillė ku trazohej ajo qė u duhej thėnė shqiptarėve me atė
qė shqiptarėt nuk kanė pėrse ta dėgjojnė. Mbyllja e
emisionit biznesor tė Blendit ishte mė e pėshtira qė mund
tė bėhej, me njė lidhje telefonike me njėfarė gazetari
shqiptar nė Athinė me emrin Dritan Haxhia, qė pėrpiqej tė
ishte mė grekoman se Dulja, mė grekoman se Orfeo, mė grek
se shovinistėt grekė nė Athinė. Njė zotėri nga salla qė
ndiqte debatin bėri vėrtetė punėn e tij si njeri me shpirt
e me gjykim nė anėn e sė drejtės dhe tė sedrės shqiptare.
Ai nuk meritonte sfidėn e Blendi Fevziut qė linte”Dritanin
e errėt” tė Athinės tė bėnte komentet pėrmbyllėse qė dhe
sfidat e paturpshme lidhur me shpjegimet qė dha ai zotėri.
Por tė paktėn nga fjalėt qė tha nėpėrmjet telefonit
“Dritani i errėsirės” teleshikuesit mundėn tė kuptojnė sesa
keq katandiset njė shqiptar qė vihėet kokė e kėmbė nė
shėrbim tė grekėve.
Pikėrishtė nė kėtė atmosferė “shkėlqeu e ndriti” edhe Dulja
i zdruguar dhe i lėmuar nga Janullatosi. Dulja si herė tė
tjera ishte aty qė tė vigjėlonte se mos thuhej ndonjė
fjalė, mos pėrcillej tek teleshikuesit shqiptarė ndonjė
mesazh qė cėnon ”miqėsinė e madhe” shqiptaro-greke,
“marrėdhėniet e shkėlqyera” midis shtetit shqiptar e atij
grek, siē deklaron Dule pėr shnatazh mbi shqiptarėt sa herė
debatohet pėr ndonjė veprim antishqiptar tė Greqisė. Por
kėsaj herė Dule tregoi se di tė ngrysė dhe vetullat sapo
fjala shkon tek babai i tij shpirtėroir e politik,
Janullatosi. Dulja tentoi t’i mallėngjente teleshikuesit
duke rrėfyer pėr dashurinė e madhe tė priftit grek pėr
shqiptarėt. Janullatosi nuk paska pranuar tė bėhet Patrik
ortodoks nė Jeruzalem, qė ėshtė sipas Vangjelit njė post mė
i rėndėsishėm se ai i kryepeshkopit nė Athinė, nuk paska
pranuar as vendin e kryepeshkopit nė Greqi, as tė primarit
tė kishės ortodokse nė Amerikė siē i kanė propozuar, se nuk
i ndahet shpirti e trupi nga kisha ortodokse e Shqipėrisė,
nga shqiptarėt e Shqipėria. Ai dhe paralajmėroi
kėrcėnueshėm se po tė ikė Janullatosi kisha ortodokse dhe
ortodoksia nė Shqipėri marrkan fund, mbeten si delet pa
ēoban. Ndoshta nuk u shkoi mendja, ose mundet qė pėr
mirėsjelle nuk deshėn ta ēonin punėn gjatė, por shqiptarėt
qė ishin nė studoi pėrballė greku Dule nuk thanė atė qė
duhej: Janullatosi nuk lėviz nga Shqipėria jo se e preu
malli pėr shqiptarėt e pėr besimtarėt ortodoksė shqiptarė,
por sepse ėshtė nė vlagėn e punės pėr tė fundosur gjithnjė
mė thellė ortodoksinė shqiptare nė pusin e errėt tė
greqizmės, pėr tė bėrė edhe mė dėme nė Shqipėri, pėr t’i
nxjerrė edhe mė gurėt e themelit e eshtrat e tė parėve nga
tabani shqiptar, jo vetėm nė fushėn e fesė, por tė
kulturės, tė politikės, tė ekonomisė.
Atė dashurinė e madhe qė ka pėr shqiptarėt dhe atė mirėsinė
e madhe qė i bėn Janullatosi Shqipėrisė Dulja mund t‘ua
shesė grekofilėve, por shqiptarėt qė i kanė ndjekur
zhvillimet qysh kur Kisha greke rinisi mėsymjen pėr
uzurpimin e Kishės shqiptare ne mund t’i mėsojmė nga
historia dhe nga dokumentet. Kėtu po riprodhojmė dy nga
kėta dokumente qė shqiptarėt mund t’i kenė harruar dhe
Dulja mund tė mos i mbajė mend mirė.

4 qershor 2006
Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:13 am

PROGRAMI I DEGĖS SĖ ORGANIZATĖS SĖ VORIOEPIRIT ME QENDĖR NĖ
KORFUZ
(Ky program i bėhet i njohur popullit tė Himarės)

Tė dashur bashkėatdhetarė,
Nė qendėr tė vėmendjes sonė ju kini qenė e do tė jinni
vazhdimisht. Mendojmė pėr ju, pėr tė ardhmen e fėmijėve
tuaj. Pikėrisht pėr kėtė kemi krijuar edhe njė organizatė
tė veēantė, tė cilės i kemi vėnė emrin: “HIMARA E LIRĖ
VORIOEPIROTE DHE MINORITARE GREKE”.
Deri nė mbarim tė muajit shtator 1992, kemi programuar kėto
aktivitete:
Vizita tė pėrbashkėta nė Korfuz, Janinė, Artė, Pargė,
Paramithi, Filat, Himarė, Dhėrmi, Palasė, Qeparo, Kudhės,
Vuno, Sarandė, Konispol, Dropull.
Organizimi i njė mbledhjeje tė madhe nė sheshin “Spiles” tė
Himarės ose nė Potam, ku do tė marrin pjesė edhe
Sebastianos, Janullatos dhe Aleko Dhima, sekretar i
pėrgjithshėm i Kishės Ortodokse Shqiptare. Aty do tė
dorėzohen edhe katėr priftėrinj. Do tė bėhet njė meshė e
madhe nė katedralen e Himarės dhe njė nė atė tė Dhėrmiut
(Spiridhonis e Harallambis). Do tė meshojnė dhespotėt
Sebastianos e Janullatos. Aty do tė flasė edhe prifti
dhėrminjas Klearkos Savas, i dorėzuar nė Athinė.
Do tė nėnshkruhet njė marrėveshje midis Kishės Ortodokse
Shqiptare dhe asaj greke pėr t’i pajisur kishat e
Vorioepirit nė pėrgjithėsi dhe ato tė krahinės sė Himarės
nė veēanti me tė gjitha sendet e nevojshme. Pėr palėn greke
do tė firmoset nga hirėsitė Sebastianos e Janullatos dhe
pėr palėn shqiptare nga Aleko Dhima, sekretar i
pėrgjithshėm.
Meshat nė Himarė, Dhėrmi, Palasė, Vuno, Qeparo, Kudhės do
tė mbahen nė greqisht, sipas marrėveshjes
Sebastianos-Janullatos-Dhima.
Do tė pėrcaktohen administrate e krahinės autonome
vorioepirote minoritare tė Himarės, ku do tė marrin pjesė
njerėzit mė tė devotshėm nga familjet mė tė shquara si
Bollanot, Milot, Neranxėt, Joshet, Ilot, Belerajt, Rondajt,
Zotajt, Dhimojanajt, Dunajt, Anagnostajt, Protajt,
Janilajt, Pjerot, Dafllajt, Bifshajt, Gorecajt, Janijat,
Zhupajt, Fotiadhėt, Gorajt.
Do tė bėhen mesha pėrshpirtjesh pėr Eposin grek 1940-1941
nė livadhet e Shėngjergjit dhe nė Skutara, pastaj nė
Jonomarinė e Shėn-Theodhor, nė Stavridh, nė Shenjat, ku
ndodhen eshtrat e ushtarėve e oficerėve grekė, Agathoklis,
Kostantinis, Mihalis, Jorgos, Periklis, Athanasis,
Anastasis, Elefteris, Stelianos, Dhimitris, Grigoris,
Kazmas etj., pėr tė cilėt do tė ngrihet njė pėrmendore.
Do tė zhvillohen veprimtari kulturore-artistike si theatro,
estrada, cirk, recitime, simpoziume me temėn: Traditat nuk
harrohen, pro forcohen, ku do tė flasin historianė, poetė,
muzikantė, artistė etj. Po ashtu, do tė shpėrndahen libra
tė botuara nė gjuhėn greke nė tė cilat flitet pėr
Vorioepirin, minoritetin, pėr traditat dhe epopetė. Do tė
flitet pėr ndihmėn e madhe qė i jep Kisha Greke asaj
shqiptare dhe pėr pėrpjekjet qė bėn ajo grek pėr tė mos u
shkėputur prej saj ajo shqiptare, e cila kurdoherė ka qenė
e do tė jetė e lidhur me atė greke kundėr myslimanizmit e
katolicizmit.
Do tė shpėrndahen librat shkollore greke pėr shkollėn greke
qė do tė fillojė nė krahinėn e Himarės dhe do tė caktohet
grupi i parė i mėsuesve grekė vullnetarė qė do tė vijnė
atje. Me kėtė punė do tė merren familjet Goro dhe Bollano,
prej gjirit tė tė cilave do tė caktohen pjesėtarė me detyra
me rėndėsi nė qeverisjen e Himarės. Gorot dhe Bollanot kanė
dhėnė prova tė mėdha pėr besnikėrinė ndaj atdheut tė tyre –
Greqisė.
Nė Himarė do tė instalohet njė radiostacion
vorioepirot-minoritar qė nė bashkėpunim me “OMONIA”-n do tė
japė programe tė pasura (duke kaluar shumė shpejt edhe nė
televizive) tė kulturės, muzikės e filozofisė greke pėr tė
rrėnjosur thellė patriotizmin.
Do tė pėrpilohet njė komunikatė e pėrbashkėt me anėn e tė
cilės do tė pėrcaktohet afati tranzit i krahinės autonome
tė Himarės deri nė bashkimin me atdheun, Greqinė-mėmė.
Do tė vendoset njė linjė e rregullt detare Korfuz-Himarė,
si dhe njė tjetėr me autobus Janinė-Himarė. Autobuzėt do tė
jenė grekė dhe udhėtimi i himariotėve vajtje-ardhje do tė
jetė gratis.
Nė muajin nėntor 1992 do tė organizohet njė takim i dytė me
proporcione tė mėdha (duke u shtrirė gjer nė Tepelenė)


Sekretarja Kryetari

Eftalias Papadhimitris Rafailidhis Andrikos


Sekretari i Pėrgjithshėm
Antonios Sollaros


Nga gazeta “Kombi” nr. 20, datė 24 qershor 1992
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:13 am

QARKORE
(pa koment)

Tepėr sekret

E lėshuar nga kasha ortodokse autoqefale e Shqipėrisė,
kryesia e saj me nr. protokolli 333 dt. 9 shtator 1992 pėr
tė gjitha dioqezat dhe vartėsitė: kishat, kėshillat dhe
epitropitė kishtare.

T’huejin me fjlaė most a poshtroni
Bukėn para por t’ja shtroni
N’Shqipėri si e ka zakoni
Me i besue mos i besoni


Fishta


(Ėshtė kusht nė emėr tė Perėndisė dhe tė Zotit tonė Jezu
Krisht qė kjo qarkore tė bėhet e ditur ndėr besimtarėt nė
mėnyrėn mė konspirative, ndryshe ata qė do tė shkelin
porosinė do tė quhen antikrishta dhe tė do tė mallkohen nga
Hirėsia e Tij, kryepeshkopi i gjithė Shqipėrisė dhe
mitropolit i tiranės, Anastas Janullatos.

Besimtarė tė nderuar

Ju jini nė dijeni pėr njė tė ashtuquajtur komision nismėtar
pėr mbrojtjen e autoqefalisė shqiptare qė hodhi rrėnjė tė
helmatisura nė Tiranė mė 29 gusht tė kėtij viti, vit qė do
tė kujtohet me neveri nga ortodoksia shqiptare vorioepirote
dhe do tė jetė i pafalshėm nga nomet e kishės. Tė gjithė
ata qė morėn pjesė nė atė mbledhje ishin nė pozicionin e
antikrishtit, aq mė tepėr, kur ndėrmjet tyre kishte mė
shumė se gjysmėn e pėrmbajtjes prej myslimanėsh fanatikė.
Rreziku i ortodoksisė nė Shqipėri ka qenė kurdoherė
myslimanizmi, i cili ka kėrkuar e kėrkon t’i ē’fetarizojė
ortodoksėt. Ne sot duhet tė jemi mė tė bashkuar se kurrė
rreth tė pėrndershmit e tė fortlumturit Kryepeshkopit tonė
Janullatos, tė cilin e solli vullneti i Zotit midis nesh.
Gjatė tė gjitha ceremonive fetare (tė kremteve e tė
dielave) nė kishat tona, si edhe nė raste trisaish e
pėrshpirtjesh tė veēanta, kungimesh, martesash e
procesionesh tė karakterit mortual (vdekjesh) etj.,, duhet
tė kini kujdes nga provokatorėt dhe armiqtė e Kishės tonė,
e cila sot ėshtė marrė nėn mbrojtjen e Kishės Greke pėr tė
mbijetuar nga rreziku qė i kėrcėnohet prej islamizmit
aziatik.
Kush prish qetėsinė nė Kishė, kush flet kundėr Kryesisė sė
saj me nė krye fortlumturinė e tė pėrndershmin Kryepiskop,
Janullatos, tė nxirret jashtė Kishės me forcė nė rast se
nuk del me vullnetin e tij. Kini kujdes nga antikrishtat
ortodoksė myslimanė, tė cilėt me petkun e patriotizmit duan
t’i vėnė kazmėn jo vetėm faltores, por gjithė organizimit
ortodoks, qė ėshtė bėrė e po bėhet me ndihmėn e kishės
greke e patriarkanės sė Kostandinopojės, tė lidhura midis
tyre me pandarshmėri tė pėrjetshme.
Po zhvillohet njė fushatė e madhe kundėr KOASH nga njė grup
personash qė nuk duan tė mirėn e ortodoksisė, por
shkatėrrimin e saj. Nė shtyp shkruajnė lloj-lloj artikujsh
mashtrues, njollosin Kryesinė e KOASH, qė pėrbėhet nga
ortodoksėt mė tė devotshėm, qė edhe nė kohėn e diktaturės
komuniste kanė qenė nė krye tė luftės pėr mbrojtjen e fesė
e tė institucioneve tė saj.
Ėshtė detyra juaj mė shumė sot se kurrė tė mbrojmė Kishėn
tonė nga sharlatanėt komunistė, qė janė grumbulluar nė tė
ashtuquajturin Komision Nismėtar pėr Mbrojtjen e
Ortodoksisė Shqiptare dhe qė, nė fakt, tėrhiqen pėr hunde
nga tė quajturit socialistė ose komunistėt e rinovuar.
Qėndrimi nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė
Shqipėrisė i Anastasios Janullatos nuk ėshtė ėshtė
klandestin, por i miratuar nga presidenti i nderuar i
Republikės sė Shqipėrisė, z. Sali Berisha. Lehjet e
njerėzve pa vlerė nuk trembin dot ortodoksėt vorioepirotė
“shqiptarė” gjer mė sot, por grekė, ashtu si e meritojnė,
nesėr.
Theksojmė se nė kushte shumė sekrete, siē punonin apostujt
me Krishtin, duhet tė punoni pėr hir tė Zotit dhe tė
bashkimit ortodoks me mėmėn Kishėn Greke.
Duhet tė kini parasysh:
1. tė grumbulloni sa mė shumė firma (duke vėnė emrat dhe
mbiemrat e njerėzve) qė tė shprehen: “Duam Janullatosin
Kryepeshkop” dhe “Jemi vorioepirotė” (tė tillė mund tė jenė
edhe myslimanė qė pranojnė tė pagėzohen nė ortodoksė). T’u
thuhet, jo vetėm ortodoksėve, qė mjaft prej tyre do tė
bėhen dhjakonė, prifta, arhimandritė, ikonomė e dhespotė,
por edhe kallogjerė manastiresh, ku do tė administrojnė
vlera tė mėdha pasurore. Shembulli i Shkollės pėr
priftėrinj nė Durrės (nėn drejtimin e kuadrove tė Kishės
Greke) qė nxori priftėr edhe myslimanė ka pėr qėllim tė
pėrēajė myslimanizmin (islamizmin aziatik) nė Shqipėri.
2. T’u thuhet besimtarėve se Kisha Greke, me nė krye
pėrfaqėsuesit e saj nė KOASH, do tė shpėrndajė (siē
shpėrndan vazhdimisht) pėr njė periudhė kohe tė pacaktuar
pako 300 kg me ushqime e veshmbathje dhe nga 50 mijė
dhrahmi pėr tė gjithė besimtarėt qė janė vorioepirotė.
3. Hirėsia e tij Janullatos do tė sigurojė punėsime nė
Greqi pėr vorioepirotėt (bile edhe nė vende tė tjera tė
Europės), si dhe tė drejta studimi pėr tė gjitha hierarkitė
kishtare dhe shtetėrore.
4. Pasi tė kini grumbulluar sa mė shumė firma (sipas pikės
1) me anėn e listave tė veēanta tė lidhura, sipas
formularėve qė u kemi dėrguar, urgjentisht, nė mėnyrė tepėr
secrete, tė dėrgohen nė Tiranė, nė kryesinė e KOASH nė
adresėn e Aleko Dhimės, nė mungesė tė tij nė atė tė
Dhimitėr Bedulit. Askujt tjetėr tė mos i dorėzohen gjer sa
tė gjenden tė lartpėrmendurit, pasi njė gabim i bėrė nė
kėtė drejtim zbulon sekretin kishtar qė kėrkohet me hirin e
Zotit.
5. Kėshillat Kishtare tė Dioqezave, vartėsive, kishave si
dhe epotropitė tė forcohen me njerėz tanėt, me
vorioepirotė dhe ortodoksė tė tjerė cilėtdo qofshin, veē tė
jenė pro Hirėsisė sė Tij Janullatos si Kryepeshkop i KOASH.
Nė gjirin tuaj tė konsiderohen Juda Iskarioti tė gjithė ata
qė janė kundėr drejtimit tė sotėm tė KOASH.
6. Ēdo literaturė qė vjen nga Kisha Greke dhe KOASH si dhe
gazeta “Ngjallja” qė pritet tė nxjerrė KOASH, tė
shpėrndahet nė mėnyrė mė sekrete, nėpėr banesat e
besimtarėve dhe gratis.

Zoti ju ruajt nga veprimet e Satanait!

Marrė nga gazeta “Patrioti”, nr. 14, nėntor 1992
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:14 am

GREQIA RRĖMBEN TĖ VDEKURIT TĖ NĖNSHTROJĖ TĖ GJALLĖT

Historia makabre dhe provokimi skandaloz pėr grabitjen e
eshtrave shqiptare nga varret e fshatit Kosinė tė Pėrmetit
nuk gjeti trajtim serioz nga palėt e implikuara dhe tė
interesuara pėr tė sqaruar atė qė ndodhi dhe pėr tė lėnė
fajin atje ku e ka vendin.. Pėrkundrazi ai u banalizua mė
tej nga kryeneēėsia e priftėrinjve tė Janullatosit nė
Pėrmet e Gjirokastėr, nga pafuqia ose mungesa e dėshirės e
organeve pėrkatėse tė drejtėsisė shqiptare pėr tė zbatuar
ligjin shqiptar brenda Shqipėrisė, si dhe nga hutimi ose
spekulimi i njerėzve tė politikės shqiptare pėr qėllime
politike intriguese, pėr mangėsi namuzi e sedre kombėtare.
Qeveria na habiti me heshtjen e gjatė. Edhe kur
kryeministri e theu heshtjen qeveritare bėri njė deklaratė
pa nerv fare, me terma krejt tekniciste sa pėr tė kaluar
radhėn se hapja e varreve jashtė rregullave pėrbėn vepėr
penale dhe me kėtė duhet tė merren organet e drejtėsisė.
Kėtu nuk ėshtė puna thjesht pėr njė vepėr penale, por pėr
njė vepėr fekale, era e sė cilės nuk ka pėr t’u hequr kurrė
nga Shqipėria dhe nga marrėdhėniet shqiptaro-greke. Sado tė
flitet pėr miqėsi shqiptaro-greke kjo miqėsi do tė jetė jo
vetėm paradoksale, se ėshtė miqėsi nė gjendje lufte, por
edhe miqėsi makabre se po”forcohet” duke i bėrė shtesa mbi
eshtra tė grabitura shqiptarėsh qė po greqizohen. Ēfarė
makabriteti! Pas greqizimit tė emrave, tė kombėsisė, po na
greqizojė eshtrat e tė vdekurve! Ėshtė “miqėsi e pushtimit”
me varreza, me tė vdekur qė thirren nėn armė si marshojnė
nė arkivole si mercenarė kundėr atdheut tė tyre, Tė
vdekurit grekėt duan tė na i kthejnė nė tradhtarė tė
atdheut, gjė qė nuk ka ndodhur kund nė botė.
Nė deklaratat e kryeministrit tingėllim politik por ējerrės
pėr veshėt shqiptarė kishin vetėm sigurimet qė dha ai se
qeveria greke nuk ka gisht nė kėtė punė. Po konsulli grek
nė Gjirokastėr qė shkoi menjėherė nė vendngjarje pėr tė
marrė nė mbrojtje ata qė e kishin kryer veprėn penale, edhe
pse nuk janė shtetas grekė, pėr tė bllokuar veprimtarinė e
policisė e tė prokurorisė shqiptare ėshtė funksionar i
qeverisė greke. Normalisht ky konsull duhet dėbuar
menjėherė. Tė ndalohej nė vend nga policia, sepse kapej nė
flagrancė, duke bėrė veprim kundėr sigurisė sė Shqipėrisė.
Mjafton ky veprim i konsullit qė qeveria greke tė quhet
drejtpėrsėdrejti e implikuar,sepse u kryen veprime qė
nėpėrkėmbėn sovranitetin e Shqipėrisė, u bė provokim
politik e moral ndaj shqiptarėve dhe pėrpjekje pėr tė vėnė
nė gjunjė qeverinė shqiptare qė tė mos kryente detyrėn ndaj
vendit tė vet.
Kryeministri i tha pak fjalė, por kryetarin e shtetit qė ka
zakon tė lėshojė deklarata edhe pėr gjėra qesharake sikur
nuk e kemi dėgjuar tė thotė gjė. Kurse nga radhėt e
politikanėve kryesorė tė opozitės dėgjuam ato deklarata
torollake dhe provokuese ndaj vetė Shqipėrisė qė i prisnim.
Kryetari gjatosh i Partisė Socialiste, Edi Rama, u shfaq si
njė xhuxh politik. Si duket kishte nė mendje pikėrisht atė
shprehjen e ndyrė qė pat pėrdorur dikur kur kishte mbetur
jashtė politikės “Shqipėriė tė kam dhjerė, s’tė kuptova
asnjėherė”, sepse nuk lėshoi asnjė tingull kundėr
poshtėrsive qė kanė bėrė grekėt, por vetėm belbėzoi ca
fjalė se qeveria jonė nuk siguron dot qetėsinė as pėr tė
gjallėt, as pėr tė vdekurit. Kėtė e di dhe bufi nė kėnetė
se qeveritė tona ka 15 vjet qė nuk sigurojnė dot nė
Shqipėri as tė gjallėt nga grabitja e emrave tė tyre, nga
rrėmbimi i fesė e kombėsisė, nga rrėmbimi i nderit e
pasurisė , i grave dhe i fėmijėve, as edhe tė vdekurit, qė
tani po ua shkulin eshtrat nga varret si tė ishin patate.
Kėto i dinė shqiptarėt me kohė dhe nuk mbeti t’ua kujtonte
Edi Rama sa pėr tė sharė edhe njė herė qeverinė.
Pati dhe opozitar si Sabit Brokaj i Lėvizjes Socialiste tė
Ilir Metės qė u hoq se po e zhveshte shpatėn mirė kėsaj
radhe kur nė parlament deklaroi se ngjarja nė Kosinė tregon
qė Shqipėria nuk ėshtė shtet sovran, qė qeveria nuk po
mbron integritetin e shtetit, se duhen marrė masa tė
menjėhershme pėr t’i treguar Greqisė se cilėt jemi, se
varrezat greke duhet tė bėhen me marrėveshje, zhvarrimet e
varrimet bėhen me komisone tė pėrbashkėta. Kur dėgjoje
Sabitin tė lėshonte nga goja zjarr e flakė tė vinte tė
thėrrisje: mė nė fund u gjet njė burrė. Por heshti
menjėherė, sepse tė nesėrmen propagandistėt e PD-sė ia
kujtuan qė ishte ky Sabit qė kishte bėrė marrėveshjen e
parė me grekėt kur ishte ministėr mbrojtje, qė hapte rrugėn
pėr veprimet e tanishme tė Greqisė. Me tė vėrtetė kur
Sabiti ishte ministėr mbrojtje ka bėrė marrėveshjet mė
kapitulluese nė vitin 1997 me Greqinė sa dhe armatimet e in
dustrinė ushtarake tė Shqipėrisė i lėshoi nė duart greke.
Me kaq morėn fund reagimet e politikanėve kryesorė tė
vendit , pushtetarė e opozitarė. Doli ē’ėshtė e vėrteta si
kofini pas tė vjeli edhe deputeti socialist i Pėrmetit tė
kėrkonte qė qeveria e Shqipėrisė tė reagonte fort nė
Athinė. Por gjithshka pėrfundoi nė mjerim politik e
diplomatik. Qeveria u tregua tej mase e kujdessheme qė tė
mos jepte asnjė shkas qė qeveria e Athinės tė reagonte me
nervozizėm, sepse Berisha ka thėnė se e ka mėsuar mėsimin,
e di qė kėtė presin kundėrshtarėt e tij socialistė qė lusin
Zotin natė-ditė tė ndodhė diēka, sa tė inatoset Athina me
Berishėn dhe tė fillojė tė ndihmojė socialistėt pėr tė bėrė
ndonjė katrahurė tė re qė tė pėrmbyset pė herė tė dytė
“pushteti i malokut”. Saliu po vepron si ai qė ėshtė djegur
nga qulli dhe i fryn kosit. Po tė nisesh nė gjykim vetėm
nga poshtėrsia qė bėjnė socialistėt qė mezi presin, madje
nxisin grekėt tė turbullojnė qeverisjen e Berishės, mund tė
thuash se mirė bėjnė Saliu e qeveria qė po e gėlltisin edhe
kėtė pisllėk qė u hodhėn nė prehėr grekėt. Nuk ka shumė
kohė qė analisti britanik Xhejms Petifer u tha shqiptarėve
se qeveria e Athinės po e vėzhgon nga afėr politikėn e
Berishės dhe me rastin mė tė parė kur Berisha tė bėjė
ndonjė veprim tė inatosur do t’i nxjerrė telashe tė mėdha.
Saliu duket e ka parasysh mirė kėtė, por deri kur mund tė
rrijė urtė para ngacmimeve qė do t’i bėjnė grekė?
Nėnshtrimi para politikės greke sa gjatė mund t’ia
garantojė qėndrimin nė pushtet?! Dhe a mos do ta dėmtojė
Shqipėrinė mė shumė dhe ta vejė veten nė vėshtirėsi mė tė
mėdha duke ndjekur kėtė rrugė qė tė durojė ēfardo veprimi
provokues tė grekėve me qėllim qė tė shmangė njė
bashkėpunin Greqi-PS pėr ta larguar nga pushteti? Durimi
ėshtė mirė, por durimi e nėnshtrimi tej mase nuk tė shpėton
nga disfata, madje disfatėn ta mbulon me njė turp edhe mė
tė madh.
Ramosocialistėt dhe metosocialistėt bėjnė jo vetėm punė tė
keqe, por edhe tė poshtėr qė nė kėto ēaste mezi presin qė
qeveria e Shqipėrisė tė bjerė nė zjarrin e fuqishėm tė
diplomacisė sė Greqisė qė tė pėrfitojnė ata pėr revanshizėm
pushtetor. Nė kėto ēaste opozitarėt qė i kanė duart mė tė
lira se qeveritarėt duhet t’i dalin mė hapur zot vendit tė
tyre nė fushėn e polikės e tė propagandės. Kurse ata sillen
poshtėrsisht, bėjnė vetėm deklarata cinike pėr tė nxitur
qeverinė tė bėjė ndonjė veprim qė tė fusin sherr me
Greqinė. Opozitarėt po veprojnė kėshtu si antikombėtarė tė
pėshtirė.
Me kėtė rast mėsuam se qeveritė, si ajo e kohės sė
socialistėve dhe kjo e demokratėve i kanė trajtuar me
grekėt problemet e varrezave, por kėtė e kanė mbajtur
fshehtė nga opinioni publik. Kjo ėshtė poshtėrsi. Nuk kanė
pėrse tė veprojnė kėshtu, se gjėrat njė ditė merren vesh,
sepse varrezat e pėrkujtimoret bėhen qė t’i shohė
gjithėkush. Ėshtė qėndrim politik shumė i lig kur
qeveritarėt bėjnė diplomaci tė fshehtė pėr t’i hedhur hi
syve popullit tė tyre, pėr tė vėnė para faktit tė kryer
bashkėkombasit e tyre pėr ēėshtje kaq tė ndjeshme.
Megjihatė dalin edhe gazetarė e analistė politikė si Mentor
Nazarko (“Standard” 2 qershor 2006) qė mbėshtesin
diplomacinė e fshehtė qė kanė bėrė qeveritė. Ndoshta kėtė e
ka bėrė sepse ka qenė kėshilltar i Presidentit Meidani dhe
mund tė ketė edhe ai pjesėn e tij tė fajit nė kėtė mashtrim
tė shqiptarėve.
Provokimi qė bėnė grekėt nė Kosinė, sidomos qėndrimet e
deklaratat e konsullit grek nė Gjirokastėr, duhen analizuar
me kujdes, sepse jo vetėm nuk janė tė rastit, jo vetėm nuk
janė individuale, por shprehin mirė thelbin e politikės
shtetėrore tė Greqisė. Janullatosi nė Tiranė dhe konsulli
grek nė Gjirokastėr i bashkėrenduan ngushtėsisht veprimet e
qėndrimet, ēka dėshmon se qendra koordinuese ka qenė nė
Athinė. Kisha e Janullatosit ėshtė deri nė grykė e zhytur
nė kėtė pisllėk. Konsulli grek shkoi demonstrativisht tė
shtonte edhe diēka nė pisllėkun e bėrė nė Kosinė tė
Pėrmetit. Ai nuk veproi si konsull por si guvernator grek i
Vorio-Epirit, nėn hijen e guvernatorit grek tė gjithė
Shqipėrisė,Janullatosit. Konsulli grek tha hapur se Greqia
ėshtė shumė e ndjeshme pėr ēdo gjė qė ka tė bėjė me kishėn
ortodokse, prandaj ai ishte aty, ndonėse konsulli nuk ka
pėrse tė jetė nė vend ngjarje kur autoritetet shqiptare
bėjnė kqyrjen e vendit tė ngjarjes dhe veprime tė tjera
procedurale sipas Kodit tė Procedurės Penale. Me atė
qėndrim konsulli grek deshi tė siguronte e trimėronte
gjithė grekofilinė se ėshtė ai qė komandon nė qarkun e
Gjirokastrės, jo autoritetet shqiptare. Ai deshi tė
konfirmonte pretendimin e njohur grek se Greqia ndaj
ortodoksėve dhe kishės ortodokse nė Shqipėri ka dhe ushtron
ato tė drejta mbrojtėse siē kishte Patriarkana e Stambollit
nė kohėn e Perandorisė Osmane. Kėtė pretendim grekėt nė
forma tė ndryshme e kanė paraqitur gjithmonė. Janullatosi
dhe konsulli grek me veprimet e tyre treguan se ata Kishėn
ortodokse shqiptare e trajtojnė si kishė me njėfarė
autonomie nėn hijen e asaj greke, jo si Autoqefale. Grekėt
kanė pretenduar gjithmonė se ortodoksisė shqiptare nuk i
takon kishė Autoqefale, sepse ortodoksėt nuk pėrbėjnė
shumicėn e popullsisė sė Shqipėrisė, dhe duhet tė gėzojnė
statusin e pakicės fetare dhe Autoqefalia bėn vetėm pėr
shtete ku ortodoksėt pėrbėjnė shumicėn e popullsisė. Pra,
grekėt treguan se ata Kishėn Ortodokse tė Shqipėrisė e
quajnė thjesht njė kishė tė minoritetit grek nė Shqipėri,
meqenėse nė konceptin e tyre ortodoksėt shqiptarė janė
grekė. Kėtė ka dashur tė thotė edhe ai prifti arrogant,
mendjemadh e sfidues i Kosinės kur ankohej se po e bezdis
policia shqiptare dhe prokuroria shqiptare dhe kėrcėnoi ”do
tė ikni e tė mė lini tė qetė, do tė mbrojė shteti
shqiptar,a po tė ankohem, nė vend tjetėr unė”, duke pasur
parasysh sigurisht Athinėn.
Sado tė ruhet qeveria e Shqipėrisė sherrit qė u bė nuk i
ikėn dot dhe ky sherr do tė sjellė pėr qeverinė dhe
Shqipėrinė sherre tė tjera, sepse grekėt tashmė e lėshuan
brezin, kanė nisur njė ofensivė tė re antishqiptare. Do tė
shprehin mllefe do tė pėrpiqen tė nxjerrin pengesa nė prag
tė nėnshkrimit tė marrėveshjes me BE mė 12 qershor. Do tė
nxjerrin dufin e tyre qė punėt e aleates sė tyre, Serbisė,
nuk shkuan siē kishin qejf grekėt. Mallkimet qė ka sjellė
Janullatosi me vete pėr Shqipėrinė do tė prodhojnė pa
pushim pasoja tė rėnda.

4 qershor 2006
Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:14 am

ISRAELI ZBAVITET ME AGRESIONIN E RADHĖS

Sikur tė isha ende mėsimdhėnės i tė drejtės ndėrkombėtare
nė fakultetin e drejtėsisė, siē kam qenė gjatė viteve
1987-1995, do tė hiqja dorė nga kjo punė pėr arsye se nuk
ka kuptim mė, nė fillimin e shekullit XXI, tė pėrpiqesh t’u
mėsosh studentėve norma e rregulla juridiko-ndėrkombėtare
qė nė sjellen e shumė shteteve dhe nė praktikėn e
marrėdhėnieve ndėrkombėtare janė hedhur nė koshin e
plehrave mė hapur dhe mė brutalisht se kurrė; kur po zė
vend gjithnjė mė shumė kulti i keqpėrdorimit tė pakufizuar
tė forcės e tė dhunės nga ai qė ėshtė mė i fuqishėm. Pėr tė
menduar kėshtu mė shtyjnė shumė ngjarje e zhvillime
dėshpėruese ndėrkombėtare ku unė si shqiptar do tė
pėrmendja nė fillim shpėrfilljen e shkeljen e gjithė
normave tė sė drejtės ndėrkombėtare pėr njohjen
ndėkombėtare tė shteteve nė rastin e Kosovės dhe pastaj si
specialist i marrėdhėnieve ndėrkombėtare shpėrfilljen e sė
drejtės ndėrkombėtare e arsyes njerėzore nė trajtimin e
problemeve nė Lindjen e Mesme pėr 8 dekada.
Por edhe mė shumė mė shtyn tė mendoj kėshtu njė libėr i
mrekullueshėm i sapo botuar nė SHBA e nė Angli me titull “I
fuqishmi dhe i Gjithėfuqishmi. Mendime mbi pushtetin,
Perėndinė dhe punėt e kėsaj bote”, qė e ka shkruar njė
personalitet i njohur i politikės e diplomacisė sė SHBA,
amerikania me prejardhje hebreje, zonja Medlin Ollbrajt.
Autorsia e Ollbrajtit mund t’i japė autoritet tv veēantė
ēdo libri. Por zonja Ollbrajt ka shkruar njė libėr qė edhe
pa e ditur emrin e autorit do tė imponohej pėr mendimet e
vlerėsimet qė pėrmban. Kėshtu si janė bėrė punėt nė botė
mėsimdhėnėsit e tė drejtės ndėrkombėtare mė mirė tė mos i
lodhin shumė studentėt me ata tekstet skolastike qė janė nė
pėrdorim, por t’iu bėjnė tė njohura mendimet e Ollbrajtit,
duke shpjeguar shumė situata nėpėrmjet tyre.
Titullin shumė tė goditur tė kėtij libri, me parathėnie tė
ish-presidentit tė SHBA, Bill Klinton, e pėrligj edhe mė
shumė fjalia :”Studiuesit e historisė e njohin shumė mirė
rrezikun qė vjen nga udhėheqėsit politikė qė e vėshtrojnė
veten si veqilė (mėkėmbės) tė Zotit nė tokė” (fq.viii).
Ollbrajti e Klintoni shkruajnė kėshtu pėr sot, jo pėr tė
kaluarėn, shkruajnė nė radhė tė parė pėr SHBA demokratike ,
jo pėr vende tė prapambetura nė regjime totalitare.
Kėtė “ankim” paralajmėrues e bėjnė dy personalitete qė kur
ishin nė timonin e politikės e tė diplomacisė amerikane,
pak vite mė parė, nuk kanė nguruar tė merrnin mbi vete
pėrgjegjėsitė e duhura dhe tė urdhėronin pėrdorimin pėr
herė tė parė tė forcės ushtarake tė NATO-s, pėr tė marrė nė
mbrojtje tė drejtėn e tė vėrtetėn, pėr tė bėrė atė qė edhe
doktrina kristiane qysh nga Shėn Agustimi dhe Thoma Akuini,
apo menēuria e lashtė kineze shumė para tyre, qysh para
2500 vitesh nga studiuesi ushtarak Tian Rangju, e kanė
quajtur tė drejtė e tė pėrligjur pėrdorimin e forcės pėr tė
shpėtuar atė qė nuk mund tė mbrohet nga dhuna e ushtruar
ndaj tij padrejtėsisht. Kėto janė shpjeguar qartė nė librin
e zonjės Ollbrajt, e cila nga ana e saj qartėson edhe
pjesėt e errta tė mendimit tė Akuinit dhe ngushton
dykuptimėsitė e formulės sė Tian Rangjusė, kur deklaron:
”Ndonjėherė e vetmja rrugė pėr tė arritur paqen ėshtė tė
luftojmė pėr tė”(fq, 58). Por mė parė Ollbrajt ia ka bėrė
tė qartė lexuesit edhe rrezikun e shpėrdorimit me fjalėt:
“Edhe unė e di se ėshtė njė gjė shumė mė e thjeshtė tė
shpallėsh lirinė, se tė ndėrtosh demokracinė e vėrtetė
(fq.5).
Ėshtė shumė kuptimplotė fakti qė vetėm disa javė para
shpėrthimit tė luftės qė po rrėnon njė vend qė nuk mbrohet
dot, Libanin e vogėl, (Zvicrėn e Lindjes sė Mesme vazhdojnė
ta quajnė ende me nostalgji disa gazetarė qė bėjnė
reportazhet pėr luftėn rrėnuese) nė librin e Ollbrajtit
kishim lexuar: “Ndėrsa shkruaj, nė fillim tė vitit 2006,
ėndrra pėr paqen nė Lindjen e Mesme rallė-herė mė ėshtė
dukur mė e largėt”(fq.127). Nuk besojmė se Ollbrajti nė
fillim tė vitit 2006 ka qenė nė dijeni se disa muaj mė vonė
luftėtarėt eHezbollahut do tė rrėmbenin dy ushtarė
israelitė dhe kjo tė mjaftonte pėr tė nisur njė agresion nė
shkallė tė gjėrė kundėr Libanit, ku viktima kryesorė nuk
janė guerriljet e Hezbollahut, por civilėt libanezė dhe
gjithė infrastruktura e kėtij vendi. Por kur ka shkruar
kėshtu Ollbajt i dinte mė mirė se gjithkush dhe po shprehej
me pėrgjegjėsi njerėzore e politike pėr faktorėt e
rrethanat qė e kanė bėrė paqen nė Lindjen e Mesme mė tė
largėt se kurrė, mė tė vėshtirė se kurrė pėr t’u arritur,
pavarėsisht se ka mbi njė gjysmė shekulli qė flitet pėr tė
dhe mashtrohet me tė.
Tashmė duket qartė se luftėn e re kundėr Libanit, (qė mė e
saktė ėshtė ta quajmė agresionin e radhės), Israeli e ka
ndėrmarrė jo aq shumė nga sindromi i frikės pėr sigurinė e
tij, sesa pėr tė dhėnė prova tė fuqisė e vendosmėrisė sė
tij, duke pėrfituar dhe nga zhvillimet e viteve tė fundit
nė rajonin e Lindjes sė Mesme. Tani duket se Israeli po
bombardon pa kufizim dhe pa kundėrshtim ndėrkombėtar
Libanin dhe po mėsyn pėr pushtimin e tij nga toka, jo aq
shumė pėr “nevoja ushtarake”, sesa pėr zbavitje dhe pėr tė
nxjerrė maksimumin e pėrfitimit nga rrethanat.. Ėshtė mė
shumė zbavitje me luftė se domosdoshmėri pėr reagim
ushtarak kur shpėrthen njė luftė tė tillė nė shkallė tė
gjėrė me arsyetimet se duhen liruar dy ushtarė tė kapur nga
kundėrshtari, apo se ke vendosur tė vrasėsh kryetarin e njė
lėvizje paraushtarake armike qė ėshtė nė territorin e njė
shteti tjetėr.
Bashkėsia ndėrkombėtare mė shumė duket e angazhuar tė
shfajėsojė e tė pėrligjė sulmin israelit se ta ndalojė atė
qė e quan “ reagim tė tepruar”, siē thuhet ndonjėherė pėr
policinė “tejkalim kompetencash”, kur nuk duan tė
ndėshkojnė veprimet e saj tė paligjėshme. Federata
Ndėrkombėtare e Futbollit, edhe pse u bind se skandali nė
ndeshjen finale tė kampionatit botėror nisi nga provokimet
e pahishme tė mbrojtėsit italian Materaci ndaj legjendės sė
futbollit botėror dhe lojtarit mė tė mirė tė kėtij
kampionati, franko-algjerianit Zinedin Zidan, pėrsėri mė
rėndė ndėshkoi Zidanin, sepse ai dha goditjen me kokė qė
hodhi shakull shtatlartin italianm meqenėse kėtė gjest e pa
gjithė bota, qė nuk i kishte dėgjuar tė sharat provokuese
tė “viktimės” sė goditjes. Kurse gjyqtarėt e ndeshjeve
politike e ushtarake nė botė nuk e arrijnė as kėtė shkallė
guximi tė FIFA-s.
Kėta gjyqtarė nuk po mbajnė mė parasysh se ato qė ndodhin
tani nė Liban kanė lidhje me krijimin e shtetit tė
Israelit, qė e pėrgatiti sionizmi politik i gjysmės sė dytė
tė shekullit XIX dhe gjysmės sė parė tė shekullit XX nė
Europė e Amerikė, nė emėr tė tė drejtės sė ēifutėve pėr t’u
rikthyer nė Palestinė nga ku israelitėt e lashtėsisė ishin
dėbuar para 2000 vitesh prej sunduesve romakė. Krijimin e
shtetit sionist tė Israelit nė nvitin 1948 nė tokat e
palestinezėve e lehtėsoi dhe e mundėsoi mė shumė Holokosti
nazist i viteve tė LDB, pas tė cilit OKB e vulosi krijimin
e kėtij shteti pa menduar gjatė se ēfarė do tė ndodhte. Nė
librin e saj mė tė fundit Medlin Ollbrajt, ėshtė shprehur:
“Krijimin e shtetit tė Israelit unė e kam parė jo vetėm si
rehabilitim tė njė populli, por edhe si gjest tė mirėsisė
sė gjithė racės njerėzore... Holokosti mund tė ketė qenė
pika kulmore nė pėrkrahjen e SHBA pėr shtetshmėrinė e
Israelit, por politika amerikane i kishte rrėnjėt nė
Deklaratėn e Balfurit”.(fq.133). OKB e bashkėsia
ndėrkombėtare, veēanėrisht ata shtete tė mėdha qė ndikuan
nė realizimin e asaj mirėsie qė pėrmend Ollbrajt, kanė
pasur e kanė detyrimin tė pengonin qė kjo mirėsi tė mos
kthehet nė fatkeqėsi pėr popuj tė tjerė, qė tė mos krijohen
situata tė tilla kur ata qė pėrfituan aq shumė nga
gatishmėria ndėrkombėtare pėr tė zbutur disi tmerret e
Holokostit tė shihen tani nga njė pjesė e njerėzimit si
shkaktarė vuajtjesh tė ngjashme tek tė tjerėt.
Ėshtė fakt se shteti i Israelit lindi nė psikozėn e njė
lufte tė tmerrshme botėrore, ra menjėherė nė zjarrin e njė
lufte rajonale me fqinjėt arabė, luftė qė nė fakt e nxitėn
ata qė kishin mė shumė dorė nė krijimin e kėtij shteti. Dhe
qė nga ajo kohė nė Lindjen e Mesme nuk kanė pushuar
luftėrat, nė tė cilat Israeli ėshtė gjithnjė protagonist
dhe vazhdmisht ka fituar e ka nxjerrė pėrfitime qė i kanė
shtuar oreksin por jo sigurinė e qetėsinė. Qysh nga ajo
kohė Israeli tė drejtėn e vetėmbrojtjes e ka ushtruar me
vendosmėrinė mė tė madhe dhe nė ēdo rast e ka shndėrruar
edhe nė justifikim tė agresionit pėr tė realizuar ambiciet
e tij ekspansioniste. Qysh nga viti 1948 nė ēdo 10 vjet apo
dhe nė periudha mė tė shkurtra nė Lindjen e Mesme janė bėrė
luftėra kundėr arabėve, ose janė nxitur arabėt tė luftojnė
midis tyre qė tė forcohen pozitat e Israelit dhe tė
pėrmbushen hap pas hapi ambiciet e Israelit. Kėshtu po
ndodh edhe tani.
Medlin Ollbrajt me gjithė kujdesin qė ka treguar e tregon
pėr sigurinė e shtetit tė Israelit nuk miraton disa aspekte
tė rrezikshme tė politikės sė kėtij shteti. Ka politikanė,
mendimtarė e studiues me prejardhje hebreje nė Europė e
SHBA qė mbajnė qėndrime tė forta qortuese ndaj sjelljeve tė
Israelit, sepse i shohin ato jo vetėm tė gabuara nga
pikėpamja e sė drejtės ndėrkombėtare dhe e moralit
njerėzor, por edhe tė dėmshme e tė rrezikshme nga pikėpamja
e realipolitikės afatgjatė dhe turbulluese nė zhvillimet e
sotme ndėrkombėtare.. Me agresionin e tanishėm nė Liban
Israeli ka dhėnė mė shumė se kurrė prova qė i bėjnė tė
besueshme kundėrshtimet e qortimet e kėsaj natyre, qė
nxisin kundėrshtarėt e armiqtė e tij tė besojnė edhe mė pak
se mund tė gjendet rruga drejt paqes e stabilitetit nė
Lindjen e Mesme. Mundėsitė pėr paqe tani janė edhe mė tė
largėta e mė tė pakta se i dukeshin zonjės Ollbrajt kur
shkruante librin e saj nė fillim tė vitit 2006.
Por pėr fat tė keq reagimi politik e diplomatik
ndėrkombėtar ėshtė mė i ndrojtur dhe mė i pafuqishėm se
kurrė pėr tė vėnė nė dukje kėtė ndikim tė zhvillimeve tė
reja. Pėr fat tė keq as nė Israel , as nė SHBA, as nė vende
tė tjera direkt tė pėrfshira nė mbėshtetjen e veprimeve tė
fundit tė Israelit nuk ėshtė kuptuar, mbase as nuk ėshtė
dėgjuar thelbi i mesazheve qė pėrmban libri i zonjės
Ollbrajt dhe qė mė mirė ėshtė pėrmbledhur nė fjalitė : “
Kur botoi strategjinė e tij tė sigurisė kombėtare
presidenti (i SHBA) shpalli tė drejtėn pėr tė sulmuar
kombet e tjerė edhe kur nuk ka kėrcėnim tė atypėratyshėm,
nė qoftė se ai dyshon se njė ditė ata kombe mund tė
ndėrmarrin veprime armiqėsore kundėr SHBA. Ėshtė gjė e
diskutueshme “shpėrthimi luftės preventive” qė e shpall
presidenti si njė tė drejtė tė Amerikės, ėshtė gjė qė ne
kurrė nuk do ta njihnim si tė ligjėshme po ta pretendonte
ndonjė qeveri tjetėr”. (fq.154). Kėtė politikė qė Ollbrajt
e kundėrshton nė kėtė mėnyrė tashmė po e ndjek Israeli me
sulmet mbi Liban. Mund ta ndjekin dhe me siguri do ta
ndjekin vende tė tjera nė konflikte lokale. Kjo ėshtė me
pasoja tė rėnda e tė paparashikueshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:15 am

Kjo ka bėrė qė nė tryezėn e diskutimit edhe nė Perėndim tė
rikthehen ēėshtja dhe koncepti mbi “luftėrat e drejta”, pėr
tė cilat diplomacia perėndimore ka shfaqur vazhdimisht
alergji. Studiuesi Robert Haēison nė librin “Mbėrriti
mbretėria e tyre. Nė brendėsi tė botės sekrete tė Opus
Dei-t” (1997) rrėfen se nė kohėn e luftės nė Bosnje ishte
Vatikani qė u largua nga “doktrina e shmangies sė luftės”
pėr tė pranuar “Doktrinėn e luftės sė drejtė”. Gjatė luftės
sė Gjirit nė vitin 1991, nė rastin e pushtimit tė Kuvajtit
nga Iraku, Vatikani kishte refuzuar t’i jete SHBA tabelėn e
“luftės sė drejtė”. Por Vatikani u shqetėsua nga luftėrat
nė Ballkan dhe nė vitin 1994 “Tabela e luftės sė drejtė u
hodh nė treg si njė “tabelė e gjelbėr” pėr ushqimet
natyrore, tė shėndetshme nga pikėpamja ekologjike dhe tė
pastra nga pikamja bilogjike”. U rikujtuan mėsimet Shėn
Agustinit (354-430) se “Lufta mund tė bėhet vetėm si
domosdoshmėri dhe vetėm qė Zoti tė shpėtojė njerėzit nga
njė shtėrngesė dhe t’i mbajė ata nė paqe”, si dhe rregullat
e caktuara 800 vjet pas tij nga Thoma Akuini: “Luftėn mund
ta bėjė vetėm njė qeveri ose autoritet qė e ka atė tagėr,
pėr njė shkak tė drejtė dhe me qėllimin e drejtė qė tė bėjė
mirė” (fq.452-453). Vatikani i pėrpunoi edhe mė kėto
formulime. Por mė tė qarta ato i gjejmė tė shprehura e tė
pasuruara nė librin e Medlin Ollbrajt: “Lufta e drejtė
ėshtė ajo qė bėhet nga njė autoritet kompetent, me qėllime
tė moralshme, pėr njė ēėshtje tė drejtė, me mundėsi tė
arsyeshme pėr sukses, me mendimin qė rezultatet e saj nuk
do tė bėjnė mė shumė dėm se ai qė parandalohet” (fq.56).
Edhe njė formulim i tillė, qė ėshtė mbėshtetur nė
formulimin e bėrė nga Vatikani nuk i pėrmban gjithė
elementėt pėr tė gjykuar nėse njė luftė ėshtė e drejtė dhe
nuk kėnaq tė gjithė ata qė mendojnė se po bėjnė luftė tė
drejtė. Por mjafton tė mbajmė parasysh elementin e fundit
tė formulimit tė mėsipėrm pėr tė thėnė se lufta qė bėn tani
Israeli nė Liban ėshtė njė luftė e padrejtė dhe se ata qė
mbėshtesin politikisht e ushtarakisht kėtė luftė nuk bėjnė
njė veprim tė drejtė.
Lufta e tanishme e Israelit nė Liban, me mbėshtetjen tė
pakursyer e tė pakushtėzuar nga SHBA pėrforcon zėrat se
politika e Israelit dhe e SHBA janė njė nė Lindjen e
Mesme. Ollbrajt thekson se :”Ėshtė mė e saktė tė thuhet se
amerikanėt e gjithė spektrit ideologjik e mbėshtesin
Israelin sepse ne shohim nė kėtė shoqėri cilėsi qė janė tė
njėjta me tonat dhe i adhurojmė”(fq.133). Nė shumė analiza
autorėsh perėndimorė., duke pėrfshirė dhe amerikanė,
theksohet se nė SHBA ėshtė krijuar njė aleancė e lobit
sionist, lobit tė djathtė fetar evangjelist dhe e lobit tė
naftės. Kjo rrit dyshimet se lufta nė Liban ėshtė mė shumė
njė pretekst pėr pėrleshje nė shkallė mė tė gjėrė.
Vetė Ollbrajt ka bėrė konstatime pėr njė lloj fetarizmi nė
politikėn amerikane me pretendime mesianike dhe ka dyshime
se kjo mund tė ēojė nė rrjedhoja tė padėshiruara. Ajo
shkruan: “ Udhėheqėsit tanė mund tė jenė zemėrmirė, por kur
luftojnė terrorin ose pėrpiqen tė arrijnė objektiva tė
tjerė shpesh motivet tona janė jo tė pastra, planifikimi
ynė nuk ėshtė i pėrkryer, informacioni qė kemi nuk ėshtė i
plotė dhe veprimet janė plot gabime...” (fq.159). Nė kėto
rrethana edhe zhvillimet nė Lindjen e Mesme, qė duket se
janė njė prelud ndeshjesh mė tė mėdha, mund tė sjellin jo
atė qė dėshirohet pėr frenimin e mposhtjen e terrorizmit,
por njė irakėzim tė rajoneve shumė mė tė gjėra dhe zgjerim
tė hapėsirės sė pėrfshirė nga terrori jashtė ēdo kontrolli.

Nė Irak premtimet pėr tė luftuar terrorizmin kanė prodhuar
pasoja tė kundėrta. Ndėrhyrja ushtarake ndėrkombėtare nė
Irak mund tė quhet sukses vetėm nė rast se planifikuesit e
saj kanė dashur tė ndodhte pikėrisht ajo qė po ndodh nė
kėtė vend, vetėm nė qoftė se synimi parėsor ka qenė nxitja
e njė lufte tė egėr civile midis dy degėve kryesore tė
myslimanizmit. Islamologu francez Zhil Kepel ligjėratėn e
tij “Nga Xhihadi tek Fitna”, (Bayar, Paris 2005) mbajtur nė
kuadėr tė niė cikli bisedash qė ka organizuar Biblioteka
kombėtare e Francės rreth temės “Luftė e fe” e ka filluar
kėshtu: “Lufta nė zemėr tė Islamit (Fitna) duket njė
subjekt qė nuk i pėrket historisė, por njė subjekt i
pėrditshmėrisė sė sotme, sepse nuk hap dot njė gazetė e nuk
ndez dot ekranin televiziv e radion pa vėnė re njė lidhje
tė kėtyre dy termave”. Kepel do tė qetėsojė ata qė janė
tmerruar kur dėgjojnė pėr “Xhihadin’ duke u thėnė se
mundėsitė mė tė mėdha tani janė qė myslimanėt tė zhyten nė
“Fitna”, nė njė “luftė nė zemėr tė Islamit”. Nė Irak duket
se kjo ėshtė arritur tashmė me atentatet qė bėjnė kundėr
njėri-tjetrit sunitėt e shiitėt. Por ashtu si po zhvillohen
ngjarjet nė Liban dhe si po justifikohen sulmet israelite e
si po pėrpiqet njė pjesė e dimplomacisė ndėrkombėtare tė
fajėsojė pėr gjithēka Hezbollahun e tė ndezė luftė midis
Iranit e arabėve, duket se po intensifikohen pikėrisht
pėrpjekjet qė synojnė tė largojnė myslimanėt nga xhihadi
pėr t’i futur nė “Fitna”.
Israeli po zbavitet me luftė dhe po goditet me raketa.
Bashkėsia ndėrkombėtare mė shumė po vėzhgon. Libani po e
pėson. Si gjithmonė nė histori paguajnė mė tė dobėtit,
krenohet dhuna dhe ankohet e drejta.

23 korrik 2006
Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:15 am

ITHTARĖT E NACIONALIZMIT JASHTĖ-KOHOR

Rasti mė solli njė takim me fatosin qė nuk u bė kurrė as
pionier, as rini nė gazetarinė politike shqiptare. Pėr tė
mos thėnė se e ka tė pamundur tė hipė nėpėr shkallėt e
arsyetimit tė njė njeriu intelektual qė ka pėr profesion
gazetarinė politike. Pėrfiton nga fakti qė rastėsisht ėshtė
gazetar nė njė televizion serioz, qė politikanėt shkojnė
pas tij sa herė qė luan gishtin e tij tregues pėr t’i
thirrur ata nė studio. Pėr arsye se nuk m’u duk njė veprim
serioztė thirret nė studio vetėm pėr gjashtė minuta njė
person si Abdi Baleta, duke qenė kjo njė kohė e
pamjaftueshme, u detyrova ta pyes kėtė pionier qė u bėn
politikanėve nga pesė pyetje. I thashė se nė emėr tė disa
teleshikuesve kėrkojmė tė dimė, nėse ka mundėsi, pėrse z.
Baleta anashkalohet qėllimisht nga ju nė ftesat qė u
dėrgoni politikanėve? Mė sqaroi fatosi i pesė pyetjeve se
Baletėn e kanė thirrur pėr gjashtė minuta nė njė emision
qė ka pėr titull disa fjalė barbarizma me karakter
mjekėsor. Sidoqoftė, Fatosi i pesė pyetjeve rrėshqiti ashtu
vjedhurazi nėpėr shkallėt e katit tė sipėrm dhe nuk u pa
mė! Profesioni i njė gazetari ėshtė biseda dhe tė shkruarit
sapo i paraqitet njė rast. Por siē duket zotėria i pesė
pyetjeve e mbylli gojėn! E Pėrse duhej ta hapte? Qė tė mė
shpjegonte mua se njė preferencė pėr z. Baletėn ėshtė nė
vetėvete njė zemėrim pėr Athinėn? Tė mjerėt gazetarė, e
mjera Shqipėri se kush e pėrfaqėson nė gazetarinė
politike!! I pa denjė qėndrimi i tij po tė kemi parasysh
bisedėn e kėndshme tė kolegut tė tij. I pa denjė, ėshtė
qėndrimi standard i kėtij gazetaruci qė e fut inkompetencėn
e tij nė grykėn e thesit tė tij tė madh pėr pesė pyetjet e
tij tė parėndėsishme.
Njė person tjetėr qė pėr herė tė parė po bisedoja me tė dhe
qė i premtova se nuk do t’ia lakoj emrin mė tha nė njė ditė
tė bukur vere, pasi kishte rrėkėllyer dy gota me verė tė
kuqe: “Dėgjomė mua ti Bujar, kini kujdes ju tė
“Rimėkėmbjes” sepse Baleta po bėn gafa tė pafalshme, ai po
i ndihmon shumė grekėt duke deklaruar se tė gjithė
ortodoksėt shqiptarė janė grekė”. Menjėherė mendova me
veten time: Pėrse vallė tė gjithė ortodoksėt shqiptarė i
shkojnė prapa Janullatosit? Pasi u qetėsova ngaqė mendoj se
i njoh shumė mirė shkrimet dhe botėn politike tė Baletės,
mendova se njė shqiptar normal, qė sė paku di tė lexojė,
pavarėsisht nga efektet e dy gotave me verė tė kuqe, nuk
mund tė bėjnė tė flasė pėrēart njė nacionalist i pamposhtur
historik, emrin e tė cilit i kam premtuar tė mos e
prezantoj. Nė kėtė rast po konstatoj mjerimin e madh
politik tė tij, qoftė edhe sikur kujtesa tė jetė
mbėshtjellur me vellon e harresės. “I nderuar zotėri-ja
ktheva unė- je i sigurt pėr kėtė deklarim?” “Po patjetėr-ma
ktheu bashkėbiseduesi- tė dy sėbashku me Hysamedin Feraj, e
kanė deklaruar kėtė thėnie tė tyre nė gazetėn “Rimėkėmbja”.
Mė vjen keq – ju drejtova pėrsėri – kur njė nacionalist
historik, djalė i njė nacionalisti shekullor,tė deklarohet
nė kėtė mėnyrė, me fjalė tė pavėrteta qė shėrbejnė pėr tė
shuar edhe flakėn e vetme qė ndriēon vlerat e nacionalizmit
shqiptar. Qė nė numrin e parė tė gazetės “Rilindja
Demokratike” ku zotėri Baleta shkruante shkrimin e tij tė
parė e deri nė ditėt tona, publicistika shqiptare nuk ka as
njė kuptim politik pa praninė e mendimit e tė analizės sė
kėsaj politike tė zotėri Baletės nė shtypin brenda dhe
jashtė vendit. Gazetarėt shqiptarė tė marrė sė bashku nė
kėto 15 vitet e fundit nuk kanė nė asnjė mėnyrė rendimentin
analitik pėr ēėshtjen shqiptare. Abdi Baleta, nga qindra
dhe mijėra shkrimet e tij, nuk ka as edhe njė prej tyre qė
nuk bėn me kompetencė e profesionalizėm avokaturėn politike
nacionale tė kombit tė tij. Por kėta naionalistė
nostalgjiko historikė nuk mund ta kuptojnė nacionalizmin
bashkėkohor tė z. Baleta, sepse i tillė ėshtė edhe boshti i
politikės sonė kombėtare, qė kushinetėn qendrore pėr
rrotullim e ka nė Greqi. Nė dhjetėra apo qindra pyetjet qė
fatosi i tė pesė pyetjeve u drejton tė ftuarve tė tij, pėr
ēudi nuk gjen as edhe njė pyetje me karakter tė mirėfilltė
pėr nacionalizmin historik apo edhe bashkėkohor. Gabimi
fatal i nacionalistėve historik ėshtė se duke penalizuar
zotėri Baletėn ata fajėsojnė veten e tyre pėr kompetenca
fragmentare e tė parėndėsishme, akuzojnė veten e tyre
gjithashtu pėr punė djallėzore nė dėm tė kombit tė tyre.
Shembuj tė kėtyre pacientėve tė politikės ne hasim shpesh
dhe kudo, prandaj besoj se edhe zotėri Baletės nuk do t’i
bėjė ndonjė pėrshtypje tė veēantė ky shkrim.
Baskėfolėsi im, pėrfaqėsues i denjė i nacionalizmit
historik mė pėrmendi edhe njė replikė qė “padrejtėsisht”
zotėri Baleta paska bėrė me nacionalistin historik, Niko
Kirka, qė e ka braktisur Shqipėrinė nė hallet e saj dhe i
mbuluar me jorganė amerikanė na bėn leksione atdhedashurie
se iu dogj xhani pėr mėmėdheun! Baleta ka patur njė qėndrim
tė prerė e tė drejtė ndaj Kirkės, pavarėsisht se ka ardhur
nė kėtė botė nga njė familje e mirė. Kirka ėshtė njė
pro-janullatist i deklaruar e ky ėshtė shkaku qė z. Baleta
ka mbajtur njė qėndrim tė rreptė ndaj tij. Sipas
bashkėbiseduesit tim, Niko Kirkėn nuk duhet ta qortojmė pėr
lajthitjet e tij politike ndėrsa Baletėn duhet ta
penalizojmė me pa tė drejtė edhe kur pėrmend me tė drejtė
babain e Aleksandėr Meksit si njė nga ish-oficerėt e
ushtrisė greke! Kjo sėmundje e pashėrueshme me tė cilėn
janė infektuar kėta lloj nacionalistėsh, lidhet edhe me
formimin e tyre politik, aq mė tepėr kur rolin e
flamurtarit tė nacionalistit bashkėkohor e merr njė ish
ambasador si Abdi Baleta. Kushdo qė lidhet e bashkohe me
kampin e Janullatosit – thotė Baleta – i ka dhėnė
lamtumirėn interesave kombėtare. I nderuar bashkėbisedues,
po qe se kjo thėnie ėshtė e komunistėve hajdeni qė sė
bashku me mua le tė hyjmė nė kėtė parti komunistėsh qė
shqetėsohet pėr fatet e kombit.
Njė xhelozi e fėlliqur, qė arsyeton nė mėnyrė tė fėlliqur,
pėr fatet e kombit, pėrditė ėshtė e pranishme nė MUNU-nė e
politikės shiptare. Mė vjen keq i nderuar zotėri
bashkėbisedues, nuk ju dola fjalės qė shkrova kėtė shkrim.
Mua nuk mė intereson portreti apo emri juaj. Mua mė
intereson fenomeni qė ka zėnė rrėnjė nė mendėsitė politike
pėr arsyetimin e gjėrave. Ndjej njė keqardhje tė madhe pėr
pozicionin mjeran qė mban ky nacionalizėm politik qė
pėrfaqėsohet pse jo edhe nga zotėria juaj. Nacionalizmin
historike konsiderojnė sot si njė relikė muzeale qė nėse
duhet t’i lėmė ndonjė vlerė atė duhet t’ia bashkėngjisim nė
kėtė muzeum tė pėrjetshėm. Fluturuan vitet ’30 tė kohės
suaj tė artė. Kushdo qė sot lufton dhe punon pėr kombin e
tij, ai patjetėr duhet vlerėsuar kur flamurin e kombit tė
tij e mban gjithmonė me vete. Ju kot mundoheni tė gėrmoni
nėpėr qoshet e apartamentit tuaj pėr tė gjetur ndonjė
material kompromentues kundėr zotėri Abdi Baletės. Logjika
e tij kombėtare rrjedh e kulluar si uji i freskėt i
burimeve tė bjeshkėve tona ... .
Ėshtė njė kėnaqėsi, ėshtė njė shkollė, ėshtė njė krenari e
madhe, kur zotėri Abdi Baleta, me thjeshtėsinė qė e
karakterizon tė quan bashkėpunėtor apo koleg. I nderuar
bashkėbisedues, nacionalist historik. Po ju pėrshėndes nė
fund tė kėtij shkrimi me disa vargje tė Hygoit, marrė nga
poezia e tij e famshme: “Gurra dhe Oqeani”.

“Furtuna e tmerri unė jam:
Mbaroj atje ku fillon Qielli,
O Pikėl, e ē’nevojė kam,
Pėr ty, Unė i pa ani i Thelli?”
Pėrulėsisht tė njelmtit hon,
Ja ktheu atėherė Gurra e dlirė,
„Qė tė tė jap ē’ka tė mungon,
Ca pika uji pėr tė pirė“

Bujar Shehu
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:16 am

HALLVĖ E FTOHTĖ (SHQIPTARE), ĒORBĖ E NXEHTĖ( MAQEDONE)

Me tė tilla gatime i ngopin vazhdimisht shqiptarėt nė
Maqedoni (lexo Shqipėrinė Lindore) prej vitesh, sidomos nė
kohė zgjedhjesh, kur votuesve shqiptarė „ēorbėn e nxehtė“
(maqedone) ua servirin pėr hallvė vetė politikanėt
shqiptarė.
Kėshtu ndodhi edhe nė zgjedhjet e fundit parlamentar nė
Maqedoni qė sapo pėrfunduan dhe qė sollėn nė pushtet
opozitėn maqedone bashkė me bishtin e saj shqiptar dhe
larguan pushtetarėt e deritanishėm maqedonė me ndihmėsit e
tyre shqiptarė. Kėshtu ēorbėn qė bėjnė maqedonėt e
gėlltisin shqiptarėt, sepse zihen me njėri tjetrin edhe mė
shumė se vetė maqedonasit se si do tė jetė pushteti i
maqedonasve.
Na ėshtė dashur ta trajtojmė disa herė gjatė shumė vitesh
problemin nė njė frymė tė tillė, kur ka ardhur radha tė
analizojmė pozitėn politike tė shqiptarėve nė Maqedoni dhe
sidomos mėnyrėn si ėshtė organizuar jeta politike tek kėta
shqiptarė dhe si janė kthyer partitė politike shqiptare nė
seksione, mė saktė bishtra, tė partive politike maqedonase.
Nė shkrimin e Kim Mehmetit „Zot mos ua fal se e dinė se ēka
bėjnė“ ( gazeta „Shqip“ 22 korrik 2006) rrėfehet qartė e
analizohet saktė si politikanėt e partive politike
shqiptare e kanė gatuar keq hallvėn politike tė ftohtė
(shqiptare), duke e bėrė tė pakapėrdishme dhe si janė
pėrlyer nė ēorbėn e nxehtė politike me tė cilėn maqedonasit
u pėrvėlojnė buzėt e trazojnė stomakun shqiptarėve. Nė
shkrimin e Kim Mehmetit na duket se janė pasqyruar shumė
nga shqetėsimet e shprehura me kohė pėr dėmet qė i bėjnė
ēėshtjes shqiptare nė Maqedoni partiakėt shqiptarė qė e
kanė lėnė veten tė tėrhiqen nė lojėrat e garave pushtetore
sipas aleancave me sllavomaqedonėt nė kushtet qė i
pėrcaktojnė sllavomaqedonėt.
Pas atij shkrimi tė Kim Mehmetit na duket se nuk mbetet
shumė vend i lirė qė tė bėjmė paralelizma analizues,
sidomos po tė mbajmė parasysh se disa partiakė shqiptarė
nuk kanė qejf tė dėgjojnė mendime nga analistė e politikanė
nga Shqipėria londineze sepse u duket sikur kjo pėrbėn
ndėrhyrje nė punėt e tyre shqiptare-maqedone, paēka se vetė
kėta politikanė e shfrytėzojnė nė maksimum ēdo rast qė u
jepet pėr t’u hequr si mėsues tė rreptė nė mjetet e
propagandės sė Shqipėrisė londineze. Arbėn Xhaferri madje
ka qenė treguar shumė i rreptė nė njė intervistė tė botuar
mė 11 gusht 1999 nėn titullin „Politikanėt nė Shqipėri
vuajnė nga ekzaltimet“. Kurse nė zgjedhjet e tanishme vumė
re se edhe Xhaferri me partinė e tij ishin jo vetėm tė
tejekzaltuar, por edhe tė eksituar nė pėrleshjet politike
(deri me pėrdorim armėsh) me „kundėrshtarėt e tyre politikė
shqiptarė“ pėr tė fituar tė drejtėn e bashkėqeverisjes me
„aleatėt ideorė sllavomaqedonė““, pėr t’u bėrė ndihmės
kuzhinierė nė gatimin e „ēorbės sė nxehtė“ maqedone qė do
t’u serviret edhe mė tej shqiptarėve qė tė harrojnė
„hallvėn e ftohtė“ tė tė drejtave tė tyre qė u ėshtė
premtuar pa pushim.
Votat shqiptare nė Maqedoni po zhvlerėsohen sa herė vihen
nė qarkullim, jo vetėm sepse nuk krijojnė dot nė shifėr
absolute vlerė mė tė madhe se votat e sllavomaqedonasve,
por sepse votat shqiptare hidhen e mblidhen nė funksion tė
rregullimit tė balancės sė pushtetit sllavomaqedonas, sepse
shėrbejnė vetėm pėr tė siguruar edhe njė garniturė
shqiptare nė pjatėn e pushtetit qė e kanė
sllavomaqedonasit.
BDI na habiti me dėshirėn dhe me gatishmėrinė qė tė
bashkėqeveriste edhe me opozitėn e deridjeshme
sllavomaqedonase, vetėm e vetėm qė tė mbetej nė pushtet.
Xhaferri na habiti me kundėrshtimin e tij shumė tė vendosur
pėr tė ndarė pushtetin edhe me kėta shqiptarė me
„argumentin“ se BDI nuk duhet tė hyjė nė qeveri, sepse
shqiptarėt mbetkan pa opozitė tė tyren nė Maqedoni. Nė tė
vėrtetė me atė gjendje qė ėshtė pushteti nė Maqedoni vendi
i shqiptarėve ėshtė nė opozitė, sepse janė ata qė nuk i
gėzojnė tė drejtat e barabarta me „shumicėn“. Loja me
„pushtetarė shqiptarė“ dhe „opozitarė shqiptarė“ ėshtė
„hallvė e ftohtė“ qė u serviret shqiptarėve. Loja qė bėjnė
partitė sllavomaqedonase pėr pushtet pėr shqiptarėt ėshtė
vetėm „ēorbė e nxehtė“ ‚ qė u pėrvėlon turinjtė dhe do t’i
neverisė edhe mė shumė nga „hallva e tyre ftohtė“.
Nuk e shohim tė nevojshme tė zgjatemi me tėj nė kėtė
koment, sepse pikėpamjet tona i kemi shprehur me kohė dhe i
lutemi lexuesit tė ketė mirėsinė tė lexojė shkrimet qė po
riobotojmė pėr tė njohur mė mirė qėndrimin tonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:17 am

KADAREJA I VETMISĖ SĖ MADHE

Kėtu do tė jepen vetėm disa “boceta” d.m.th. pėrvijime
shumė tė shkurtura lidhur me vetėm disa ide politike tė
rrymės ismailiste nė mendimin e sotėm politik shqiptar.
Zhvillimet mė tė zgjeruara do tė lihen pėr ndonjėherė
tjetėr, kur tė kem mė shumė kohė. Me termin “ismailistėt”
do tė kuptohet Ismail Kadare dhe mbėshtetėsit e projektit
tė tij politik. Titulli ėshtė njė perifrazim i titullit tė
njė romani tė tij “Dimri i vetmisė sė madhe”. Problemet do
tė trajtohen vetėm nė kėndvėshtrim njohės-logjik, pa asnjė
lidhje me personat.


Vetmija e madhe e Kadaresė
Nė debatin e fundit Qosja-Kadare gjėja mė interesante ėshtė
se Ismail Kadare nuk pati gati asnjė pėrkrahės tė vetėm.
Ismailistėt e kanė bėrė zakon t’i fillojnė shkrimet e tyre
me “konstatimin” se nė debatin e fundit Qosja-Kadare, mė
shumė mbėshtetės pati Kadare. Por ky “konstatim” ka dy
probleme tė mėdha: sė pari, sasia nuk do tė thotė edhe
(cilėsi) drejtėsi e mendimit dhe, sė dyti, nuk ėshtė i
vėrtetė. Kadareja u la nė njė vetmi tė madhe.
Ideja qendrore e programit politik tė Kadaresė ėshtė kthimi
i gjithė shqiptarėve, kolektivisht nė fenė e tė parėve, nė
katolik. Asnjė nga ismailistėt d.m.th. mbėshtetėsit e tij
nuk e pėrkrahu dhe argumentoj kėtė ide. Madje shumica e
ismailistėve ia mohuan kėtė ide, ngulėn kėmbė se Kadare nuk
e ka kėtė ide, se Qosja ka shpifė sepse Kadare nuk thotė tė
kthehemi nė katolik tė gjithė, masivisht e kolektivisht
etj.
Kjo ėshtė cinike. Djali (I. Kdare) ka pesėmbėdhjetė vjet qė
ka bėrė thirrje hapur pėr kthimin e tė gjithė shqiptarėve
“nė fenė e tė parėve”, nė katolik dhe mbas kėsaj ka shkruar
vepėr mbas vepre pėr ta realizuar e konkretizuar duke
tejtheksuar vetėm traditėn katolike shqiptare, duke
pėrzgjedhė personazhet katolike etj. Ndėrsa mbėshtetėsit e
tij e lavdėrojnė, nuk e pėrmendin kurrė emrin Kadare pa
shtuar edhe cilėsorin “i madhi”, madje njė prej tyre e quan
hyjnor, po po, me mendime gati hynore, por idenė e Kadaresė
pėr kthimin e tė gjithė shqiptarėve nė katolik qė tė
integrohemi nė BE nuk e mbėshtetė. Madje pėrsėritė papushim
se Qosja ia ka shpifė kėtė ide dhe ia ka mveshė Kadaresė
(A. P. Nikolla, Shekulli, 22.5. 2006).
Mė pėrpara Kadare ka pasė disa mbėshtetės pikėrisht pėr
kėtė ide. Nė Shqipėri mė i zėshmi ka qenė Kastriot Myftaraj
qė ka shkruar disa libra ku bėn thirrje pėr rikonkuistėn
shqiptare dhe klubi i rrethuar rrotull Zef Pėllumbit e
Kadaresė. Nė Kosovė kėtė ide e kanė mbrojtė me vite prof.
dr. Zef Mirdita (nė Universtietin e Zagrebit), prof. dr.
Engjėll Sedaj e shumė tė tjerė. Po ashtu ėshtė kundėrshtuar
pėrgjatė viteve nga shumė tė tjerė, nė Shqipėri mė zėshėm
nga Abdi Baleta dhe nė Kosovė nga prof. Rexhep Hoxha e
shumė tė tjerė. Tani gati tė gjithė ismailistėt dalin e
thonė se Kadare nuk e ka kėtė ide duke ia mohuar gjithė
pėrplasjet nė media, mundin, pėrpjekjet dhe ėndėrrat e tij
shumė vjeēare.
Ismailistėt janė sjellė ndaj Kadaresė siē kėshillonte
Platoni pėr Poetėt: poetėve u duhet vu kurora e lavdisė nė
kokė dhe tė pėrzihen nga Polisi (qyteti-shtet, nga
politika). Ismailistėt e lavdėrojnė, e quajnė hyjnor
Kadarenė por themelin e programit tė tij politik ia hedhin
poshtė, madje ia mohojnė. Zor tė besohet se as nuk e dinė
kėtė ide dhe kėto pėrpjekje tė Kadaresė. Ndoshta ka qenė
njė mėnyrė dashamirėse pėr t’i thėnė se e ka gabim, se
duhet tė heqė dorė nga kjo ide ndoshta kur u thonė
kundėrshtarėve tė tij se “Kadare nuk e ka kėtė ide” janė
duke i thėnė Kadaresė se “ti nuk e ke kėtė ide” d.m.th.
“nuk duhet ta keshė”. Por kjo ėshtė cinike ndaj tij.
Sidoqoftė Kadare u la vetėm nė idenė e vet pėr kthimin
kolektiv e masiv me qėllim fitimi nė “fenė e tė parėve”, u
la pa asnjė mbėshtetės (me pėrjashtim tė Edurad Zaloshnjės
por edhe ai i pavendosur (Tirana Observer, 17.5.2006).
Madje as Maks Velo nuk ia mbėshtetė kėsaj radhe. As
ismailisti mė i verbėr: Sadik Bejko).


U shkėputėm apo jo nga “Europa”
Gjithė arsyetimi i projektit politik ismailist pėr
rikthimin kolektiv tė shqiptarėve “nė fenė e tė parėve”
ėshtė i ngritur mbi njė kontradiktė logjike: Kadare ngulė
kėmbė, nga njėra anė, se identiteti shqiptar ėshtė
tėrėsisht europian; nga ana tjetėr, ngulė kėmbė se
Perandoria Osmane na ka shkėputė nga Europa. Tani,
logjikisht, vetėm njėri prej kėtyre dy pohimeve qėndron:
ose identiteti i shqiptarėve ėshtė tėrėsisht europian dhe
atėherė del se Perandoria Osmane mund tė jetė pėrpjekė por
nuk ka arritė tė na ndajė nga Europa; ose Perandoria Osmane
na ka ndarė nga Europa dhe atėherė del se identiteti i
shqiptarėve nuk ėshtė tėrėsisht europian. P.sh. Qosja ka tė
drejtė ta mallkoj Perandorinė Osmane sepse na e ka heqė
deri diku mundėsinė qė identiteti ynė tė jetė tėrėsisht
europian; ndėrsa Kadare i ka heqė vetes mundėsinė ta
mallkoj Perandorinė Osmane sepse nuk na paska penguar qė
identiteti ynė tė jetė tėrėsisht europian.
Kadare dhe ismailistėt duhet tė zgjedhin njėrin nga
pohimet: ose se identiteti i shqiptarėve ėshtė tėrėsisht
europian dhe atėherė del se pushtimi osman nuk e ka prishė
kėtė identitet; ose se pushtimi osman na ka shkėputė nga
Europa dhe se identiteti i shqiptarėve nuk ėshtė tėrėsisht
europian.


Kundėrfaktikėt ose Ardian Klosi “halla pa mustaqe”
I gjithė arsyetimi i ismailistėve mbėshtetet nė njė
premisė, tė marrė nga nacionalizmi romantik serbo-grek dhe
tė pėrfocuar nga historiografia enveriste, qė thotė se
“sikur tė mos kishte ndodhė pushtimi osman shqiptarėt do tė
ishin zhvilluar nė ecurinė e qytetėrimit Perėndimor dhe sot
do tė ishin tė zhvilluar njėlloj si ai”. Ky lloj arsyetimi
quhet kundėrfaktik sepse ngrihet mbi supozime nė
kundėrshtim me ecurinė qė ka ndodhė faktikisht.
Pėrdorimi i kundėrfaktikėve ėshtė njė nga procedimet
mendore (analitike, shpjeguese, kuptuese etj.) mė tė
vėshtira, aq sa njė kohė shkencėtarėt, sidomos historianėt
e kanė refuzuar tėrėsisht. Pėr kėtė lloj arsyetimin nė
popull thuhet “sikur tė kishte pasė halla mustaqe do t’i
thėrrsinim xhaxha” (E. Tupja do tė jepte mė popullorēe kėtė
thėnje). Njė kurth dhe pėrdorim i gabuar i gjykimeve
kundėrfaktike ėshtė shpjegimi shkak-pasoj nė njė zinxhir
lidhjesh qė shtrihet nė shumė shekuj, meqenėse lidhja shkak
pasojė ėshtė e pafund. P.sh. njė pohim i tillė i gabuar
ėshtė ai qė thotė se “sikur Kleopatra e Egjiptit tė kishte
pasė njė hundė tė shtrembėr nuk do tė kishte ndodhė Lufta e
Dytė Botėrore”. Njė kurth dhe pėrdorim tjetėr i gabuar i
gjykimeve kundėrfaktike ėshtė supozimi i faktorėve dhe
kushteve qė nuk kanė qenė tė mundura nė kohėn e ngjarjes si
p.sh. pohimi “sikur Napoleoni tė kishte pasė aeroplan
bombardues ‘Stealth’ nuk do ta kishte humbė betejėn e
Vaterlosė”. Pėrdorime tė tilla, pa asnjė rregull, bėjnė tė
mundur ēdo shpjegim, nė varėsi tė forcės sė imagjinatės,
por bėjnė tė pamundur ēdo diskutim racional.
Megjithė kurthet e vėshtirėsitė dhe megjithė refuzimin nga
historianėt kundėrfaktikėt pėrdoren nė shkencat sociale e
politike por me dy kushte: si eksperiment mendor e jo si
shpjegim dhe sipas rregullash tė zhvilluara me kujdes. Nuk
ėshtė arritė tė formulohet ndonjė tog rregullash tė
testuara si tė sakta, por sidoqoftė disa rregulla janė
pėrpunuar. Njė nga kėto rregulla, zhvilluar nga Max Veber
dhe deri sot tek Tetlock e Belkin (1996, “Counterfactual
Thought Experiments in Ėorld Politics”) thotė se pėrdorimi
i kundėrfaktikėve ėshtė deri diku i lejueshėm vetėm kur
kėrkon njė “rishkrim minimal tė historisė”.
Tani tė shohim njė shembull si e pėrdorin ismailistėt. Nė
njė shkrim polemik Ardian Klosi shprehet: sikur tė “mos
kishin ardhur kėta vėllezėr tė rinjė [osmanėt], qysh nė
shekullin 16 do tė fillonim tė kishim universitetet tona”
(Shekulli, 20.5.2006). Kėtu bėhen tė gjitha ato gabime qė u
pėrmenden mė lartė dhe tė tjera qė nuk do tė zhvillohen
tani. P.sh. vendoset njė lidhje shkak-pasojė qė kalon disa
shekuj, supozon ekzistencėn e faktorėve qė duket se nuk
kanė qenė mundėsi reale tė asaj kohe etj. Veēanėrisht
eksperimenti mendor i Klosit kėrkon njė rishkrim shumė tė
madh tė historisė botėrore dhe shqiptare: eskperimenti
mendor pėr ta menduar se si do tė ishte bota po tė mos
kishin depėrtuar osmanėt nė Ballkan para shumė shekujsh
kėrkon njė rishkrim tė historisė qė le tė hapur ēdo mundėsi
interpretimi dhe imagjinate deri tek kėmbėngulja se
shqiptarėt do tė ishin superfuqia botėrore, se tani do tė
kishim koloni nė planetin Mars, se Europa do tė ishte duke
na u lutur t’i japim ndonjė lėmoshė nga bollėku ynė, se
qytetėrime jashtėtokėsore do tė kishin kėrkuar kontrata tė
punėsojnė njerėz nė zonat tona tė influencės kozmike etj.,
etj.
Njė rishkrim minimal i historisė, siē kėrkohet pėr ndonjė
pėrdorim tė mundshėm racional tė kundėrfaktikėve, nuk do ta
mbėshteste supozimin e Klosit. E para, osmanėt nuk erdhėn
nė Ballkan dhe nė territoret shqiptare si vėllezėr, por si
pushtues mjaft tė vrazhdė. Faktikisht duket se shtrirja e
tyre ka qenė e pamundur tė ndalohet vetėm nga shqiptarėt
kur tė tjerėt bashkėpunonin me tė, duke pėrfshi Venedikun
dhe princat e mbretėrit e ndryshėm europian. Supozimi i
Klosit kėrkon rishkrimin e gjithė historisė europiane dhe
sjelljen e saj ndaj osmanėve. E dyta, edhe sikur tė mos
vinin osmanėt nė Ballkan dhe territoret shqiptare,
shqiptarėt kishte shumė shekuj qė ishin shkėputė nga
“qytetėrimi perėndimor” dhe ishin pėrfishrė nė qytetėrimin
lindor bizantin. Po tė perifrazojmė Skėnderbeun, “osmanėt
nuk e sollėn shkėputjen e shqiptarve nga ‘qytetėrimi
perėndimor’, atė e gjetėn midis nesh”. Dhe e vazhduan. Pėr
mė tepėr qė disa nga Perandorėt bizantin qė e kanė ngritė
nė majat mė tė larta epėrsinė e qytetėrimit lindor biznatin
dhe “pėrbuzjen fisnike” pėr qytetėrimin perėndimor kanė
qenė me origjinė ilire-shqiptare. Edhe kjo gjendje faktike
do tė duhej rishkruar tėrėsisht. E treta, nuk del se po tė
kishim qenė nė sferėn e qytėtrimit perėndimor do tė ishin
hapė universitete qė nė shekullin 16. Nė Perandorinė
Biznatine kanė ekzistuar universitete disa shekuj para se
tė ekzitonin nė Perėndim (nė Biznat universitetet datojnė
nga shekulli IX ndėrsa nė Perėndim nga shek. XI) mirėpo nė
Shqipėri nuk kishin hapė ndonjė tė tillė. Venediku kishte
shekuj qė kishte nėn sundim territore shqiptare, dhe i
vazhdoj edhe disa shekuj mbas pushtimi osman (deri nė shek.
18) dhe nuk hapi ndonjė universitet nė terrioret shqiptare.
Prandaj edhe ky supozim kundėrfaktik i Klosit kėrkon njė
rishkrim tėrėsor tė historisė faktike. Nė fund, pėr tė mos
u zgjatė, nuk kanė qenė universitetet qė kanė luajtur rol
vendimtar nė qytetėrimin euorpian perėndimor. Roli i madh i
universiteteve qėndron deri diku pėr rastin gjerman por jo
nė tėrėsi. Mendimtarėt qė e kanė ndikuar vendosmėrisht dhe
i kanė dhėnė vulėn qytetėrimit perėndimor kanė qenė jashtė
universiteteve. Modernja europiane perėndimore deri sot
mbisundohet nga liberalizmi, nė forma tė ndryshme tė tij
por sidoqoftė ide liberale, aq sa mund tė thuhet se ėshtė
qytetėrim liberal. Themeluesi i liberalizmit ekonomik, Adam
Smith, nuk ka qenė profesor universitar. As themeluesi i
liberalizmit politik, John Lock. Konservatorizmin europian
perėndimor nuk e kanė formuluar universitetet, por Edmund
Burke etj., jashtė universiteteve. Njė ide tjetėr qė i ka
dhėnė formėn ligjėrimit perėndimor ka qenė socializmi.
Ligjėrimi socialist dhe komunist ėshtė formuluar jashtė
universiteteve. As Karl Marx dhe as Fridrich Engels nuk ka
qenė profesor universitar etj. Nuk kanė qenė as Volteri,
Rusoi etj. Prandaj supozimi i Klosit kėrkon njė rishkrim
mjaft tė madh tė historisė.
Vendosja si premsiė e mendimit tė gjykimeve “sikur tė
kishte ndodhė ... atėherė” e bėn Klosin (mendimin e tij) tė
ngjajė si “...halla pa mustaqe”, ose siē do ta thoshte
Edmond Tupja “pa ko..(kė)” pėr tė thėnė ndonjė gjė bindėse.


Dumbabistė vs. Dumbabistė
Isamilistėt nė vend tė argumentit dhe meqenėse u mungojnė
edhe faktet edhe vullneti pėr tė arsyetuar logjikisht
koherent zakonisht fillojnė me etiketime ndaj
kundėrshtarėve. Etiketa qė i vėnė kundėrshtarit zakonisht
ėshtė “dumbabistė”, duke u kujtuar thirrjen e Haxhi Qmilit
“dum Babėn” d.m.th. sulltanin.
Pėrdorimi i kėtij etiketimi ėshtė logjikisht problematik.
Kush kėrkon ruajtjen kolektive tė besimit nė islam, jo
domosdo si veprim politik, nuk kėrkon domosdo kthimin tek
sulltani sepse sulltani nuk ėshtė “babai” fetar i
myslimanėve. Thjeshtė s’ka Papė islam. Megjithkėtė, ta
pranojmė se nė njėfarė kuptimi metaforik ngjajnė me
thirrjen e Haxhi Qamilit. Mirėpo edhe ismailistėt qė
kėrkojnė kthimin kolektiv nė katolik del se janė
“dumbabistė” sepse kėrkojnė kthimin tek Papa (= Baba) qė na
e paskan pėrzėnė nga shtėpia osmanėt. Kėshtu thirrjet e
ismailistėve “Duam Papėn” nė shqip ėshtė “Duam Babėn”. E
kėshtu duket sikur gjithė konflikti ėshtė ndėrmjet
“dumbabistėve” dhe “dumbabistėve” e, si i tillė, edhe pa
kuptim.
Ka edhe njė moment nė kėtė pėrdorimin e Haxhi Qamilit nga
ismailistėt: Sadik Bejko (Shekulli, 16.7.2006) nga fakti qė
Haxhi Qamilin e ka lavdėruar Enver Hoxha nxjerrė
pėrfundimin se vetė Haxhi Qamili duhet tė ketė qenė i keq.
Meqenėse edhe Qosja mbronė Haxhi Qmilin atėherė edhe Qosja
e ka gabim. Kjo ėshtė njėlloj si nga fakti se Enver Hoxha e
ka lavdėruar Kadarenė tė nxjerrim pėrfundimin se Kadare
ėshtė i keq, dhe meqenėse Bejko e mbronė Kadarenė atėherė
edhe Bejko e ka gabim!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:17 am

A ka ndjekė Kadare, jo a ka qenė i ndjekur
Por kėshtu, nė stilin fjala nxjerrė fjalėn, kemi ardhė tek
njė moment tjetėr i problemit tė ismailistėve, problemi i
marrėdhėnieve tė Kadaresė me regjimin e E. Hoxhės. Njė nga
ismailistėt mė aktivė, Shaban Sinani, ka bėrė shumė pėr ta
paraqitė Kadarenė si disidentė ndaj regjimit komunist, si
tė ndjekur nga regjimi me qėllimin ta ndihmoj pėr tė marrė
ēmimin Nobel pėr letėrsi. Kėtu nuk ka ndonjė problem
logjik, por ka problem tė forcės argumentuese.
Disidenca e Kadaresė, dhe e cilitdo, nuk provohet vetėm
duke provuar se ka qenė i ndjekur, survejuar etj., nga
regjimi komunist. Kjo ėshtė gjysma e punės. Kjo ėshtė
gjysma e punės sepse tanimė ėshtė provuar se nė atė regjim
tė ndjekur e tė survejuar kanė qenė tė gjithė, nga oficerėt
e Sigurimit tė Shtetit deri tek anėtarėt e Byrosė Politike.
Me kėtė kriter tė Sinanit do tė dilnin disidentė ndaj
regjimit komunist tė gjithė, popullsia, oficerėt e
Sigurimit, anėtarėt e Byrosė Politike e deri tek vetė Enver
Hoxha. Gjysma tjetėr, dhe mė e rėndėsishme e disidentit
ėshtė ēėshtja e ndjekėsit, a ka qenė “disidenti” ndjekės i
tė tjerėve.
Nė rastin e Kadaresė ēėshtja e rėndėsishme nuk ėshtė nėse
ka qenė i ndjekur nga regjimi komunist sepse tė ndjekur
kanė qenė tė gjithė duke pėrfshi edhe anėtarėt e Byrosė
Politike, por a i ka ndjekur e persektuar Kadare tė tjerėt,
kolegėt e vetė shkrimtarė dhe\ose njerėzit e tjerė. Tani
ekzistojnė shumė dėshmi dhe dokumentime se Ismail Kadare ka
qenė bashkė me regjimin shkrimtari dhe qytetari qė ka
ndjekė shumė shkrimtarė, ka persektuar, ka mėnjanuar etj.,
pėr vite tė tėra, qė nga Bilal Xhaferi e deri tek ata qė e
dononcojnė sot publikisht. Disa nga kėto, si diskutimi
lidhur me Bilal Xhaferin etj., janė tė dokumentuara. Nė
rolin e studiuesit, Sinani, e ka detyrėn morale (etika
shkencore, objektiviteti) tė botojė tė dy llojet e
dokumenteve (Kadare si ndjekės dhe i ndjekur) dhe vetėm
mbas kėsaj mund tė krijohet njė mendim i plotė e objektiv
pėr Kadarenė, e ndoshta edhe e merr atė ēmim Nobel.
Kjo ēėshtja e ēmimit Nobel tė Kadaresė ėshtė trajtuar nė
mėnyra tė ndryshme si nga mbėshtetėsit edhe nga
kundėrshtarėt. Ismailistėt argumentuan se dhėnia e ēmimit
Nobel shkrimtarit Kadare ka rėndėsi kombėtare sepse mund tė
lavdėrohemi si komb se kemi shkrimtarė nobelistė. Ky ėshtė
njė qėndrim disi cinik por i saktė. Kombet zakonisht i
instrumentalizojnė dhe pėrdorin arritjet individuale tė
pjestarėve tė vet pėr t’i shtrirė mbi gjithė kombin, pėr
t’i paraqitė si arritje kombėtare. Njė palė tjetėr luten qė
Kadaresė t’i jepet ēmimi Nobel sepse atėherė do t’i lė tė
qetė shqiptarėt nga idetė e tij politike nė dobi tė
rretheve reaksionare franceze. Shumė kanė hamendėsuar se
thirrjet e Kadaresė pėr kthimin nė katolik, cilėsimi i
luftėtarėve shqiptarė kundėr pushtuesve serbė si “klyshė tė
Eneverit” e “vegla tė UDB-sė” dhe njė listė e gjatė ideshė
tė tjera antishqiptare i bėn qė t’u pėlqejė rretheve tė
reaksionit francez e tė tjerė dhe t’ia japin ēmimin Nobel.


Pėrmbysja e ēdo teorie tė letėrsisė dhe artit
Nga zelli pėr ta mbrojtė Kadarenė me ēdo kusht dhe me ēdo
ēmim ismailistėt e kanė pėrmbysė ēdo teori tė derisotme tė
letėrsisė dhe artit nė tėrėsi. Qė kur mbahet mend nė
historinė e shkruar tė njerėzimit e deri sot ėshtė ngulė
kėmbė dhe ėshtė argumentu teorikisht se krijuesi artistik,
artisti, shkrimtari udhėhiqet nga ndjenja, frymėzimi, muza,
nimfat etj. Pėr kėtė artistėt nė pėrgjithėsi dhe
shkrimtarėt nė veēanti janė quajtė ndjenja e njerėzimit,
ndėrgjegja e kombit etj. Por tani kur kritikėt, estetėt dhe
lexuesit i kujtojnė veprat plot frymėzim, ndjenjė e muzė
poetike tė shkruara nga Kadare pėr regjimin komunist, nga
qeni i kufirit deri tek Enver Hoxha, ismailistėt dalin e
thonė se Kadare nuk e ka dashur kurrė regjimin komunist dhe
Enver Hoxhėn, se madje ka qenė kundėrshtar i tyre. Kjo do
tė thotė se ato vepra artistike tė cilat e kanė bėrė tė
famshėm, pėr tė cilat ismailistėt i shtojnė emrit tė tij
gjithnjė edhe “i madhi” (i madhi Kadare), ato maja estetike
e artisitike Kadare i ka arritė pa asnjė ndjenjė dashurie
pėr regjimin, pa asnjė frymėzim, pa muzėn e poezisė e
poemave, pa shpirtin poetik.
Pėr ta mbrojtė Kadarenė e tyre “ta madh” ismailistėt duhet
tė formulojnė njė teori tėrėsisht tė re tė krijimit letrar
artistik, njė estetikė tėrėsisht tė re e cila thotė se
kulmet estetike dhe tė krijimit artistik mund tė arrihen
nga njerėzit (jo robotėt) pa asnjė frymzim, ndjenjė,
emocion dhe shpirt. Nga ana tjetėr, duhet tė rishikojnė
gjithė teoritė e sotme dhe vlerėsimet e shkrimtarėve
botėror e shqiptar mbi bazėn e teorisė sė vjetėr tė
ndjenjave tė tyre (veprės sė tyre). Ky do tė ishte vėrtetė
(pa cinizėm) njė kontribut nė kulturėn njerėzore e jo vetėm
shqiptare.

Nuk jam antimysliman, thjeshtė dua t’i zhdukė
Pėrbėn njė kontradiktė logjike thirrja e Kadaresė qė gjithė
myslimanėt shqiptar tė kthehen nė katolik dhe pohimit tė
tij se “nuk jam antimysliman”, se nuk kam ndjenja
antimyslimane etj. Kėrkesa e Kadaresė qė gjithė shqiptarėt
mysliman tė kthehen nė katolik do tė thotė pushim i
ekzistencės sė tyre si mysliman, jo fizikisht, por si
besimtar tė njė feje, pra tė zhduken si tė tillė. Nga ana
tjetėr thotė se nuk i urren myslimanėt. Ėshtė vėshtirė tė
pajtohen racionalisht dhe logjikisht pohimi “nuk tė urrej”
me pohimin “por dua tė tė zhdukė”.
Mund tė jetė e vėrtetė se Kadare nuk i urren myslimanėt
shqiptar nė kuptim tė ndjenjave, po tė jetė e vėrtetė se
kur ka shkruar vepra artistike pa ndjenja e frymėzim ėshtė
e mundur qė edhe kėrkesėn pėr shuarjen e myslimanėve
shqiptar ta bėj pa ndjenjė. Por fakti se kėrkon zhdukjen e
myslimanėve shqiptar racionalisht, pa ndjenjė, nuk e
ndryshon shumė ēėshtjen dhe as rezultatin pėr ata qė
besojnė sinqerishtė.
Pėr ta zgjidhė kėtė kontradiktė Kadare duhet tė shprehet
publikisht nėse mendon se shqiptarėt duhet tė kthehen
kolektivisht“nė fenė e tė parėve”, nė katolicizėm. Gjithė
akuzat ju bėnė pėr kėtė ide tė tij dhe asnjėherė nuk ka
thėnė se nuk i pėrmbahet kėsaj ideje. Ėshtė pėrgjigjė pėr
hollsitė mė tė parėndėsishme tė kundėrshtarėve tė vet, por
pėr qortimin kryesor, objektin kryesor tė qortimit nuk e ka
pėrgėnjeshtruar asnjėherė. Madje nuk ka thėnė asnjėherė, si
pėrkrahsit e tij, se nuk e ka kėtė ide por ia kanė shpifė e
mveshė. Po ashtu duhet tė tregoj mendimin e vet ndaj atyre
qė e kanė kėtė ide dhe si kontribojnė nė mirėqenien e
shqiptarėve.


Qenia dhe bėrja
Nga pikėnisja, si pohim fakti, se jemi tėrėsisht europian,
qė sot e mbronė Kadare, dhe nga pikėnisja qė nuk jemi
tėrėsisht europian, qė sot e mbrojnė Qosja dhe tė tjerėt,
dalin programe tė ndryshme veprimtarishė pėr tė sotmen dhe
tė ardhmen: nė qoftė se jemi tėrėsisht europian del se
qenkemi mirė kėshtu si jemi, se europianja qenka kėshtu si
ne shqiptarėt sot dhe se nuk ėshtė i nevojshėm ndonjė
program veprimtarishė pėr bėrjen europian; nė qoftė se nuk
jemi tėrėsisht europian atėherė del se duhen konstatuar
dimensionet qė nuk janė europiane dhe duhen ndėrmarrė
programe bėrjeje. Pra ėshtė njėfarė konflikti ndėrmjet
qenies dhe bėrjes.
Kadare dhe ismailistėt, nga njėra anė, nisen nga premisa se
shqiptarėt i takojnė tėrėsisht kulturės europiane dhe, nga
ana tjetėr, kėrkojnė tė kthehemi “nė fenė e tė parėve”, nė
katolik qė tė bėhemi tėrėsisht europian. Kjo ėshtė njė
kontradiktė tjetėr e Kadresė dhe ismailistėve. Nė qoftė se
jemi tėrėsisht europian kėshtu si jemi, atėherė nuk ėshtė e
nevojshme tė ndėrrojmė fe qė tė bėhemi tėrėsisht europian;
nė qoftė se qė tė bėhemi tėrėsisht europian duhet ndėrruar
feja, atėherė del se nuk qenkemi tėrėsisht europian. Mė
pikėnisjen se kėshtu si jemi jemi tėrėsisht europian Kadare
dhe ismailistėt ia heqin vetes arsyen e kėrkesės pėr tė
ndėrruar fenė.
Programi qė del nga pikėnisja e Kadaresė ėshtė mosveprues.
Nė qoftė se synimi i shqiptarėve ėshtė europianizimi dhe
eurpianizimi tanimė ėshtė arritė, atėherė del se nuk ka
mbetė tė bėhet ndonjė gjė. Programi mund tė jetė edhe
sugjestionues: me sugjestionimin se jemi europian noshta i
shtynė njerėzit me qenė, edhe pse nuk janė. Por ky
zugjestionim ka pak gjasa ta bėj programin veprues.
Programi anti-Kadarean ėshtė veprues sepse nuk niset nga
ndonjė premisė vetsugjestionimi, as vetkėnaqėsie se jemi
europian. Duke konstatuar se nuk jemi tėrėsisht europian
fton pėr veprimtari tė bėrjes europian.
Praktika dhe teoria e kėtyre viteve paskomuniste tregon se
nė themel tė tyre ka qėndruar pikėnisja e kundėrt me
Kadarenė, pikėnisja se nuk jemi tėrėsisht europian. Mbi
kėtė pikėnisje ėshtė ndėrtuar gjithė jeta shoqėrore
shqiptare (politike, ekonomike, kulturore etj.) me gjithė
veprimtaritė e veta pėr afrimin e shqiptarėve me Europėn,
ndėrtimi i jetės politike, i ekonomisė e deri tek kultura
politike dhe filozofike shqiptare. Gjithė kėto veprimtari
pėr ta ndėrtuar gjithēka sipas modelit europian do tė
mbeteshin pa kuptim sikur tanimė tė ishim tėrėsisht
europian.
Nga fakti se gjithė aktorėt e jetės shqiptare, jetės
politike e jopolitike, dhe gjithė aktorėt ndėrkombėtarė
perėndimor qė merren me shqiptarėt janė pėrqėndruar nė
veprimtari pėr europianizimin dhe perėndimorizimin e
shqiptarėve tregon se kanė pikėnisje mendimin se nuk jemi
tėrėsisht europian duke e lėnė Kadarenė nė vetminė e madhe
kur pohon se jemi tėrėsisht europian.


“Mida Shqiptar”
Qė nuk jemi tėrėsisht europian, siē thuhet nė popull, “bėn
muu”. Kushdo qė hedhė sytė nė veten e rreth tij konstaton
se sa largė jemi nga kultura europiane.
Nė mitologji tregohet pėr mbretin e pangopshėm pėr pasuri
Mida. Pėr meritat e tij perėnditė i plotėsuan dėshirėn qė
t’i shndėrrohet nė ar gjithēka qė prekė. Mida gati vdiq nga
uria sepse edhe ushqimi sa binte nė kontakt me tė kthehej
nė ar. Deri tani kemi treguar se kemi njė ngjashmėri me
Midan, me ndryshimin e vetėm se gjithēka europiane qė
prekim e kthejmė nė ... mut! (u kėrkoj falje shqiptarėve
dhe lexuesve, pėr tė dyja, ashpėrsinė e gjykimit dhe
fjalorin): morėm pluralizmin partiak dhe e shndėrruam nė...
m; morėm zgjedhjet dhe i bėmė ...m; morėm fjalorin pėr
demokracinė dhe shndėrrruam...; morėm tė drejtat e njeriut
dhe i kėmi bėrė ...; morėm ekonominė e tregut dhe ... Kam
frikė se edhe “fenė e tė parėve”, katolicizmin, po ta
marrim pėr motivin qė thotė Kadare, qė tė fitojmė pare nga
mbėshtetja dhe pranimi nė BE, do tė shndėrrojmė po ashtu.
Ky shndėrim, ose kjo aftėsi e jashtėzakonshme shndėrruese,
ėshtė dėshmia vendimtare dhe problemi mė i madh i
shqiptarėve. Gjithēka qė marrim nga Europa dhe Perėndimi
pėrgjithėsisht mbetet formal, ashtu si veshja jonė e
pėrditshme me Pierr Kardė, Versaēe, Dolēe Kabana, Tomi
Hilfiger etj., mbulojnė ose mbajnė brenda njė trup tonin
“fshatari” ta zakonshėm. Ndėrtimi institucional, fjalori
demokratik, fjalėt vlerore liberale etj., tek shqiptarėt
kanė mbetė njė veshje e jashtme pa prekė brendėsinė e tyre,
pa qenė tė pėrbrendėsuara (‘internalizuara’), pa qenė tė
kthyera nė bindje tė brendshme dhe motivuese tė
pėrditshmėrisė dhe tė tė jashtėzakonshmes.
Ėshtė kjo mungesė e pėrbrendėsismit tė sistemit vleror
europian qė na jep aftėsinė e madhe shndėrruese pėr keq tė
gjithēkaje qė e marrim formalisht prej tij. Pėrgjigja ime
se pse gati asgjė europiane qė e marrim prej saj tek ne nuk
ecė dhe nuk funksionon thotė se ėshtė mungesa e kulturės
europiane, e sistemit vleror europian. Ėshtė kjo mungesė qė
na jepė njė “forcė tė jashtėzakonshme asimiluese” sa edhe
vetė europianėt mbasi jetojnė pak kohė ndėr shqiptarėt
fillojnė e sillen si ne. Shkurt, ėshtė kultura jonė
shqiptare nė kuptimin e pėrgjithshėm shkaku i deformimit tė
tė gjitha elementeve formale qė i marrim nga Perėndimi.
Mbasi, sigurisht, ėshtė e lehtė tė merren ligjet, ndėrtimi
institucional dhe fjalėt por asnjė prej tyre nuk do tė
funksionojė si nė vendin e origjinės nė qoftė se nuk
vendosen brenda njė konteksti, shtrati (ene) kulturor
pėrkatės. Dhe, deri tani, asgjė nuk ka ecur ashtu.


Feja kundėr liberalizmi
Kadare dhe ismailistėt janė ngatėrruar edhe nė kontradiktėn
logjike dhe reale ndėrmjet fesė dhe liberalizmit. Europa
moderne (nga shek. XVIII) dhe Europa e sotme ka nė themel
variantet e ndryshme tė liberalizmit. Nė qoftė se ka ndonjė
kuptim me tė cilin mund tė barazohen mė afėrsisht termat
“qytetėrim europian” ose “qytetėrim perėndimor” ėshtė termi
“liberal”. Trashigimitė si judaizmi, antika greke dhe
krishterimi janė pėrthithė, shndėrru, riformėsu etj., pėr
tė dhėnė atė qė ėshtė themeli i qytetėrimit tė sotėm
europian perėndimor: liberalizmi (nė formulimet e veta tė
ndryshme). Tė gjitha trashigimitė dhe ristė e tjera
vazhdojnė tė gjallojnė e tė konkurojnė me tė, dhe kėtė e
pėrmban liberalizmi, por nė shekujt e fundit dhe sot
sundues ėshtė mendimi liberal.
Mendimi liberal, d.m.th. modernja europiane ėshtė formulu
dhe ka triumfu pikėrisht nė ndeshje me fenė, dhe pikėrisht
nė ndeshje me Kishėn Katolike e katolicizmin nė radhė tė
parė. Kėtu nuk ėshtė nevoja tė pėrmenden Volteri, Rusoi,
Loku etj. Ndeshja e fundit e liberalizmit me katolicizmin
ėshtė refuzimi i BE pėr ta pranuar kėmbėnguljen e Vatikanit
qė nė Kushtetutėn e BE tė vendoset se nė themel tė BE
qėndrojnė vlerat kristiane.
Kadare ka marrė anėn e Kishės Katolike kundėr liberalizmit
europian perėndimor. Atė kusht qė BE ia kundėrshtoi
Vatikanit, Kadare jua vendosė shqiptarėve: ndėrroni fenė
nėse do tė bėhni anėtarė tė BE! Kėtė kusht BE ia refuzoi
Vatikanit. Edhe Kadaresė.
Kadare pėrpiqet ta paraqes konfliktin e vet si konflikt
ndėrmjet “filoeuropianėve” dhe “filoaziatikėve” (dhe shumė
terma tė tjera si “islamikė”, “nostaligjikė otomanė”,
“haxhiqamilistė” etj., etj.). Nė thelb konflikti ndėrmjet
ismailistėve dhe anti-ismailistėve ėshtė konflikti ndėrmjet
fanatikėve fetar katolikocentristė dhe liberalėve
shqiptarė.
Liberalėt shqiptar janė tė shqetėsuar se nė identitetin,
kupto: kulturėn shqiptare, nuk shohin tė jenė pėrbrendėsuar
dhe bėrė bjesė e individit dhe kolektivitetit shqiptar
vlerat liberale si individi, liria, barazia, prona, tė
drejtat natyrore, tė drejtat e njeriut, tregu i lirė,
“shenjtėria” e kontratės, institucionet qė ngrihen mbi
sisteme tė tilla vlerore si shteti i sė drejtės dhe ligjor,
demokracia liberale etj., deri tek manierat e sjelljes sė
pėrditshme si hedhja e njė ambalazhi nė rrugė apo afrimi i
tepruar fizik me tjetrin nė radhė, qytet apo shtėpi, ideja
e hapėsirės sociale, estetika dhe teksti i qytetit etj.
Kėto janė shqetėsim pėr ata qė ngulin kėmbė se kultura jonė
nuk ėshtė tėrėsisht europiane. Kėto dallime nga qytetėrimi
europian i kanė njėlloj si katolikėt, si myslimanėt, si
ortodoksėt, si ateistėt etj., etj., shqiptarė.
Ndėrsa Kadare e thjeshton problemin nė fenė. Edhe mė keq:
kush konstaton se nė identitetin dhe kulturėn shqiptare
vlerat liberale ende nuk janė bėrė pjesė e pėrbrendėsuar e
individit dhe shoqėrisė shqiptare, kush e pohon kėtė
largėsi ndėrmjet qytetėrimit europian dhe shqiptar, si
pikėnisje e domosdoshme pėr ngushtimin e saj, Kadare e
shpallė armik tė Europės, “filoaziatik”, “otoman” etj. Ky
ėshtė njė presion i jashtėzakonshėm kundėr liberalėve
shqiptar, kundėr atyre qė pėrfaqėsojnė qytetėrimin e sotėm
europian. Ky ėshtė njė presion i Kishės, i katolicizmit tė
variantit mė intolerant, tė pėrfaqėsuar kėtu nga Kadare,
kundėr modernes sė vonė e tė sotme europiane, kundėr
qytetėrimit europian, dhe qė po pėrthyhet edhe nė rastin
shqiptar.
Konflikti ndėrmjet Kadaresė dhe kundėrshtarėve tė tij ėshtė
konflikti i vjetėr midis intolerancės sė Kishės ndaj ideve
e besimeve tė tjera dhe tolerancės sė liberalizmit edhe
ndaj tjetrit qė mendon e beson ndryshe, edhe ndaj vetė
Kishės. Konflikti ndėrmjet Kadaresė dhe kundėrshtarėve tė
tij ėshtė konflikti i vjetėr ndėrmjet Kishės katolike dhe
liberalizmit europian.


19. 7. 2006 Hysamedin Feraj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:18 am

NDARJA E PUSHTETEVE KTHEHET NĖ KACAFYTJE KLANESH


Nė jetėn politiko-shoqėrore e shtetėrore tė Shqipėrisė po
shkaktojnė dėme tė mėdha kacafytjet klanore qė maskohen pas
pėrplasjeve tė institucioneve dhe tė pushteteve. Dy
pėrpasjet mė tė mėdha institucioanle tė sotme janė ato
midis ekzekutivit e prokurorit tė pėrgjithėshėm qė
shoqėrihet ne krijimie dy „kampeve lufte“ nė parlament dhe
midis parlamentite Kėshillit tė lartė tė drejtėsisė. Kėto
dy pėrpasje krijojnė dhe pėrpasjen tjetrė mdis shumikcėr
parlamentare qeveris ėme presidenrtine republikės qė tashėm
hpatazi ka zgjdiohur rrugnė aleancės me kundėrshtartė
politikė tė Partisė Demokratike. Kėto pėrasje shoqėrihen
edhe me ndarhje nė kampe ku ndėrjstare tė jurustėve qė
jaolpin mendime, tė gazetarėve qė shkruajnė e komnetijnė,
tė qytetarėve qė hahen n pėrt kanfenera.
Dėgjiohen shumė ankesa se fituesit e zgejdhjve tė kaluar po
nėorkėmbin shttein ligjior, kushtetutėn, institcionet e
pavarura dhe po minonj ėkėshtu parimine madh tė dmeokracisė
, atė tė ndarjes s ėpushteve. Po nė tė njtėn kohė kėta e
fetuishizojnė deri nė atė masė ndarje pushteteve sa
harrojnė s ekjo ndarje nuk duhet tė ēojė nė njė copėzim tė
shtteut etė pushtteuit nuk duhet tė bėhet nė kurriz tė njė
parimi tjetėr po aq tė rėndėsishėm , tė parimit tė unitteit
tė pushtete tė ndara. Preuroi i ėrghjithėshėm i vbnė
praktkihst nė bangin ertė akuzuarve nga njė pjesėe
komisinit hetimolr parl;amentar mbrihet me argumentuins e
ai i shėrben shtetit dhe jo pushtetit dhe sipas tij mud tė
velroj ėm voluntarizėm tė shfernuar. Haron se pushtetet e
ndara nuk lejohet tė jenė voluntariste, por funksionale,
ndahen funksionet, jo voluntarizmat.
Kėshilli i drejtėsisė i bėn karshillėk njė vendimi tė
parlamentut, pa e pasur njė tė drejtė tė tillė dhe pa
kurrfarė arsyeje tė shėndoshė tė veprojė nė kėtė mėnyrė.
Kėqshtu ndarja e s pushtetve merr ngjyrimete copėzimit tė
shtetit. Po dalin aq republika mė vete sa janė ati qė quhen
„institucione tė pavarura“.
Nė fakt pas gjithė kėtyre pėrplasjebe qėndrojnė arys
meskine jo parimore, qėndrijnė intersa klanore e jo
shtetėrure, qėndrojnė abuzimert me rregukllate demokracisė
jo pėrkujdesja pėr demokracinė e shttein ligjor, qėnėrojnė
edhe mangėsitė e zgjkdhjeve ligjore jo rregullikmet
ligjire nė kuadėr tė parimit tė baraopeshimite kontrollot
tė ndėsjellė tė pushteve tė ndara. Por mbi tė gjtha
qėndrijnė iontersate viogla tė individėve qė janė mėsuar tė
livadhsin duke tundur vend epa vend “kushtetutėne“ dhe
„ligjin“. Ndnjna e pėrgjegjėsisė pėr t’i shėrbyer shtetuit
nuk shpreht duke e pėrdoru demokracinė si mburojė nė
beteja tė kota, apo si mbulesė fajesh e mėkatesh.


MAQEDONĖT ZGJEDHIN “KALIN”, SHQIPTARĖT “SAMARIN”


Ka kohė qė ēėshtja e zgjedhjes sė presidentit tė shtetit
ende me emėr tė pėrkohshėm “Ish-republika jugosllave e
Maqedonisė” kė tėrhequr vemendjen e opinionit shqiptar jo
vetėm nė Shqipėrinė Lindore. Fillimisht shtrohej pyetja a
do tė ketė kandidatė shqiptarė pėr postin e presidentit tė
shtetit maqedon? Kraahas njė pyetje tė tillė ishte e
logjikshme tė bėhej edhe pyetja: a duhet, nga kėndvėshtrimi
i politikės shqiptare tė ketė kandidat shqiptar nė kėto
zgjedhje presidenciale maqedone?
Pyetjes sė parė iu dha pėrgjigje shumė shpejt kur njė
zotėri me emrim Pruthi shpalli se do tė vinte kandidaturė
pėr president i Maqedonisė edhe pse e dinte qė nuk do tė
fitonte. Argumentimi i tij pėr vlerėn politike tė kėtij
hapi ishte shumė i thjeshtė: tė shfrytėzojmė rastin qė t’u
themi maqedonėve dhe t’i ttegojmė botės se shqiptarėt janė
mė shumė nė numėr se sa thonė autoritetet maqedone tė
Shkupit. Kur dėgjuam kėtė argument “thelbėsor” na u kujtua
fjala e urtė popullore “nuk e vlen barra qiranė” (popujt e
tjerė si francezėt, rusėt, kanė variantin “pėr kėsi loje
nuk e vlen ta djegėsh qiriun”). Kisha ndėrmend tė shkruaja
nė atė kohė se po tė jetė puna vetėm pėr tė treguar
nėpėrmjet votave pėr njė kandidat shqiptar se sa shqiptarė
ka nė Shqipėrinė Lindore tė pėrfshirė brenda njė
“ish-republike jugosllave” mund tė gjenden mjete tė tjera.
Mund tė bėhen lista nga vetė shqiptarėt nė ēdo fshat e
qytet, me firma e numėr pasaporte. Grekėt nė Shqipėri
sajojnė popullsi greke qė nuk ekziston fare, bėjnė lista,
madje duke u ndėrruar njerėzve emėr, mbiemėr e kombėsi.
Por, sa pėr tė shfrytėzuar zgjedhjet mund tė provohej edhe
metoda tjetėr: tė mos merrej fare pjesė nė zgjedhjet
presidenciale tė Maqedonisė. Atė qė maqedonėt kanė pėr ta
zgjedhur si president e do tua imponojnė si tė tillė edhe
shqiptarėve le ta caktojnė vetėm me votat e tyre.
Nuk e shpreha kėtė mendim qysh atėherė se mendova qė mė sė
fundi do tė hiqet dorė nga paraqitja e njė kandidature
formale shqiptare pėrballė kandidatėve maqedonė qė vet
politikanėt shqiptarė pohojnė se e kanė tė sigurtė fitoren.
Pastaj m’u duk mė e arsyeshme qė tė mos bėj njė sugjerim tė
tillė “ekstrmist” duke ditur se liderėt poltikė tė
shqiptarėve tė Shqipėrisė Lindore i nervozon shumė ēdo ide
qė nuk mbėshtet bashkėpunimin e ngushtė politik
shqiptao-maqedon pėr tė forcuar pozitėn dhe autoritetin e
shtetit maqedon nė botė. Tani qė po afron fundi i fushtaės
zgjedhore, qė partitė e partiakėt shqiptarė nė Maqedoni e
treguan gjithė vullnetin e tyre tė mirė pėr t’i dhėnė sa mė
shumė seriozitet zgjedhjes sė presidentit maqedon pėrmendja
e idesė sė mbase vlente qė shqiptarėt tė mos dilnin fare nė
kėto votime nuk shkakton mė “dėm”. Pastaj ka edhe njė arsye
tė dytė qė mua mė bėn, si bashkėkombas, me ata shqiptarė qė
do tė votojnė pėr tė bėrė Maqedoninė me president maqedon:
Pruthi u tėrhoq dhe nė vend tė tij dolėn dy kandidatė tė
tjerė shqiptarė, duke e bėrė kėshtu pjesėmarrjen shqiptare
nga e dobėt nė qesharake. Atėherė mė e mirė do kishte qenė
tė kishin deklaruar qysh nė fillim: nuk marrim pjesė nė
votime.
Zotėri Pruthi kur fushata sa kishte filluar e punėt nuk
kishin marrė zjarr pat shpallur si kusht tė kandidimit tė
tij arritjen e njė marrėveshjeje nga partitė politike tė
shqiptarėve pėr tė mos pasur kandidat tjetėr. Atėherė
Partia Demokratike, ose siē thirret pėr kollalllėk “Partia
e Arbėn Xhaferrit” lėkundej nė idenė nėse duhej apo jo tė
kishte kandidat shqiptar. Pastaj si papritmas kjo parti
shpalli njė kadidat tė sajin, gjė qė ēoi edhe nė tėrheqjen
e Pruthit e daljen e kandidatit tė tanishėm tė Partisė sė
Prosperitetit Demokratik (Partia e Abdurrahman Halitit).
Kėshtu pra, shqiptarėt shkojnė nė zgjedhjet presidenciale
maqedone mė shumė pėr t’u ballafaquar elektoralisht me
njėri-tjetrin se sa me maqedonėt qė e kanė davanė e fituar
dhe pėr votat e shqiptarėve nuk kanė nevojė fare nė raundin
e parė por nė raudin e dytė. Kėshtu, gara presidenciale, mė
shumė se pėr t’i vėrtetuar botės sa shumė shqiptarė ka nė
shtetin maqedon, ka rrezik tė kthehet nė njė garė pėr tė
provuar se cila forcė politike shqiptare ėshtė mė
pėrfaqėsuese e “minoritetit shqiptar”, sikurse i cilėsojnė
shqiptarėt edhe regjimi i Shkupit edhe Van der Shtuli i
OSBE-sė.
Ditėt e fundit disa televizione private nė Tiranė na kanė
bėrė tė mundur tė njihemi pak edhe me pamje nga atmosfera
zgjedhore qė mbretėron midis bashkėkombasve tanė nė
Shqipėrinė Lindore. Njė ditė pamė njė sallė tė madhe tė
mbushur plot e pėrplot me pjesmarrės qė tundnin hareshėm
flamurė shqiptarė dhe dėgjonin me rradhė folėsit nga Partia
e Arbėn Xhaferrit, vet Arbnin, zėvendėsin e tij, Mendu
Thaēi, tė cilin folėsja nga studio e televizionit tė
Tiranės nuk harroi ta paraqiste me fjalėt “ky konsiderohet
si politikani mė radikal shqiptar nė Maqedoni”. Nė kėtė
atmosferė gazmore pėr parqitjen e kandidatit pėr president
nga Partia e Xhaferrit ishte i pranishėm edhe kryetari i
Partisė Republikane tė Shqipėrisė, Fatmir Mediu, qė pa
tjetėr ka vajtur tė bjerė pak nga pesha e tij politike pėr
tė rritur peshėn e kandidatit presidencial tė Partisė sė
Xhaferrit me tė cilėn ndoshta mendon tė bėjė “forcėn e
tretė politike mbarėshqiptare”, sikurse kanė planifikuar nė
atė takimin qė mund ta quajmė “Tetova 3” pėr tė mos harruar
fare “Tetova1” dhe “Tetova2” qė i bėnte dikur Hidajet
Beqiri nė emėr tė “unitetit kombėtar” e qė tani ėshtė
zevendėsuar nga “uniteti e prosperiteti shqiptar”. Pėr
lojėra me fjalėt e mėdha dėri nė emėrtimin e lėvizjeve e
partive politike, shqiptarėve nuk ua kalon dot mė askush.
Nė rastin e kandidatit tė dytė nuk na u paraqit ndonjė
skenė masive populizmi, por vetė kandidati me njė
intervistė interesante. Edhe ai na siguroi se po shkon nė
zgjedhje jo pėr tė fituar, por pėr tė humbur sepse tė
gjithė shqiptarėt janė tė vetėdijshėm se maqedonėt nuk kanė
luajtur nga mendtė e kresė t’ua lėnė presidencėn e
republikės sė tyre njė “pakice kombėtare” ndonėse kjo
pakicė thotė qė ėshtė mė e madhe se ēdo popullsi tjetėr nė
kėtė shtet por ėshtė pajtuar nė njėfarė mėnyre me aq sa i
japin e jo sa i takon nė pushtet. Kandidati i Partisė sė
Abdurrahman Halitit na e shpegoi fare qartė se puna ėshtė
qė nėpėrmjet kandidaturės sė shqiptarėve pėr president
maqedon tė tregohet “se ne shqiptarėt jemi kėtu”. Pėr kaq
gjė edhe maqedonėt nuk kanė pse tė hedhin vickla se po tė
mohojnė qė shqiptarėt janė aty atėherė mund t’u dalė ndonjė
avaz mė i madh dhe tė pyeten ku vajtėn shqiptaėt? Ē’kanė
bėrė me shqiptarėt qė kanė qenė atje denbabaden?
Na ka takuar tė dėgjojmė edhe deklarata tė kandidatėve
maqedonė, edhe komente e analiza tė vėzhguesve shqiptarė
pėr kandidatėt maqedonė, pėr qėndrimet e shqiptarėve ndaj
kėtyre kandidatėve. Madje, kandidati pėr president i
Partisė sė Abdurrahaman Halitit, me shpirt tė lartė
demokratik, pohoi se qysh nė turin e parė do tė ketė edhe
shqiptarė qė do tė votojnė pėr kandidatė maqedonė, sepse
kėshtu e ka demokracia. Pra nuk ka asnjė garanci qė tė
marrim vesh me saktėsi nėpėrmjet votimeve se sa ėshtė numri
i shqiptarėve nė Maqedoni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:19 am

Nė datėn 23 tetor nė gazetėn “Albania” tė Tiranės ėshtė
botuar njė shkrim me titull “Shqiptarėt vėnė kushte pėr
votat” shkruar nga Shaban Xheladini. Nė kėtė shkrim na
bėnjnė pėrshtypje shumė vlerėsime e mendime por nė mėnyrė
tė veēantė shprehjet: “Edhe nėse fiton Stojan Andovi, qė
prej tani atij duhet t’ia bėjmė me dije se si qytetar i
Maqedonisė atė nuk e pranoj pėr kryetar timin dhe tė
familjes sime”. “Branko Cervenkovski i LSDM-sė, si dhe
kandidati i saj, Tito Petkovski, e treguan fytyrėn e
vėrtetė prej antishqiptari...” (Mė tej vazhdojnė demaskimet
e fuqishme pėr Cervenkovski, Petkovskin, Gligorovin e
bashkėpuntorėt e tyre). Dhe mė pas shkruesi thekson : “ne,
shqiptarėt do ta pėrkrahim ēdo kandidat i cili do tė punojė
pėr barazinė e vėrtetė nė mes popujve e nė rend tė parė mes
maqedonasve dhe shqiptarėve si dhe tė tė tjerėve, pėr njė
Maqedoni tė pavarur tė tė gjithė qytetarėve tė saj”. Kjo
terminologji ėshtė e njohur, madje ėshtė bėrė bajat qysh
nga koha e pėrdorimit me bollėk nė Jugosllavinė e Titos.
Dhe provat janė tė shumtaa se kjo terminologji mbeti njė
arkaizėm qė ngjarjet e zhvleftėsuan nė ēdo drejtim.
Tani lind pyetja a mund tė ketė dhe a ka njė kandidat tė
tillė nga radhėt e kandidatėve maqedonė pėr president?
Shaban Xheladini, pa mėdyshje, thotė se: “Ēdokush qė ndjek
njė politikė proserbe e probullgare dhe qė dėshiron tė
bashkohet me Serbinė apo Bullgarinė, shqiptarėt do ta
kundėrshtojnė sepse shtėpitė tona janė djegur mė 1912,
1914, 1918 herė nga serbėt e herė nga bullgarėt”. Kjo do tė
thotė se praktikisht nė Maqedoni nuk ka dhe zor tė ketė
kandidat maqedon qė tė plotėsojė “kushtet pėr ta pėrkrahur
shqiptarėt”. Ndonėse shkruesi i artikullit nuk shprehet
konkretisht pėr Boris Trajkovskin, kandidatin e partisė
maqedone nė pushtet, na duket pak e besueshme se edhe ai,
si pėrfaqėsues i rrymės sė nacionalizmit maqedon qė njihet
si tradicionslisht filobullgare, t’i plotėsojė kushtet qė
venė shqiptarėt.
Kemi ndeshur shpesh deklarata tė qeveritarėve tė tanishėm
maqedonė, sidomos tė ministrit Klusev, qė i irritojnė
shqiptarėt po aq sa deklaratat e ish pushtetarėve. Na ka
bėrė pėrshtypje se deri Abdurrahman Haliti ka qenė i
detyruar tė replikojė me njė zonjė maqedone lidhur me atė
se ku duhet tė vihet kufiri midis shqiptarėve e maqedonėve.
Sipas asaj zonje, kufiri duhet vėnė diku midis Shkupit e
Tetovės. Haliti, me tė drejtė, ka pėrmendur se kufiri vihet
atje ku e ka vendin, pėrtej Kumanovės. Pra, megjithėse
shqiptarėt kanė bėrė maksimumin e pėrpjekjeve tė “vullnetit
tė mirė” dhe nuk kanė paraqitur ēėshtjen e tyre si duhet
pėrsėri janė tė tjerėt qė i detyrojė tė hyjnė nė diskutime
se ku duhet tė vihet kufiri.
Shaban Xheladini na sqaron fare mirė se 3 kandidatė
maqedonė Andov, Petkovski, Trajkovski e kundėrshtojnė
njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, kurse njė tjetėr kandidat,
Vasil Tupurkovski, thėnka se “nuk ėshtė aktuale ta njohim a
tė mos e njohim”. Edhe Tupurkovski nuk ndryshon nga tė
tjerėt, por i di mė mirė hilet qė i ka pas mėsuar kur ishte
anėtar i presidencės sė Lidhjes sė Komunistėve tė
Jugosllavisė. Xheladini ėshtė i shqetėsuar edhe pėr sulmet
e kota qė i bėjnė njėri-tjetrit dy kandidatėt shqiptarė
“kur dihet se posti ėshtė i rezervuar pėr maqedonėt”.
Megjithatė, ai kėrkon tė pranohen kėrkesat e shqqiptarėve
qė tė qetėsohen shpirtrat e tyre tė trazuar.
Shqiptarėt vijnė, pra, vėrdallė nė vorbullėn e iluzioneve,
pafuqisė dhe mosvullnetit tė tyre pėr ta shtruar ēėshtjen e
vet ashtu siē ėshtė. Shqiptarėt politikanė e intelektualė
vazhdojė t’i gėzohen shumė politikės sė tjerrjes sė
fjalėve, formulave, frazave. Fatkeqėsisht politika
shqiptare nė Shqipėrinė Lindore vazhdon tė mbetet nė format
e suazat e kėrkesave qė karakterizonin politikėn shqiptarė
nė Kosovė para 30 vitesh. Vėrejmė po atė besim nė suksesin
e atyre eksperimenteve qė dėshtuan nė ish-Jugosllavi.
Maqedonėt mund tė bėjnė fushatė tė egėr, pompoze sepse ata
kanė interes madhor nė kėto zgjedhje presidenciale. Ata do
tė zgjedhin “kalin e betejave” tė ardhshme pėr interesat e
tyre shtetėrore e individuale. Shqiptarėt nuk dalin nė kėtė
pazar “zgjedhejsh presidenciale” pėr t’ia vėnė syrin “kalit
tė tyre tė betejės”. Shqiptarėve u propozohet dhe u lejohet
vetėm tė shamatohen edhe midis tyre pėr tė zgjedhur samarin
qė do tė mbajnė nė shpinė dhe qė do tė jetė samar maqedon
si mė parė. Dalja e shqiptarėve me dy kandidatė nė
zgjedhjet presidenciale qė pranohen tė humbura ėshtė edhe
marri, edhe turp. Kjo dėshmon se partitė politike tė
shqiptarėve janė nė fakt anekse tė partive politike
maqedone: njėra zė vend nė koalicionin qeveritar, tjetra nė
koalicionin opozitar. Kur ndėrrojnė vendet pozita e opozita
maqedone i ndėrrojnė edhe “pozita e opozita hije”
shqiptare.
Maqedonėve, sigurisht, u intereson ta manipulojnė nė kėtė
mėnyrė faktorin shqiptar. Atyre u intereson qė shqiptarėt
tė dalin jo me dy por me dymbėdhjetė parti nė skenėn
politike maqedone, tė kenė jo dy por dymbėdhjetė kandidatė
fiktivė pėr presidentė qė t’i thonė botės “ja sa mirė e
kemi zgjidhur problemin e minoritetit, e kemi integruar
shkėkqyeshėm nė jetėn politike tė vendit”. Kėshtu, deri
tani, partitė politike tė shqiptarėve tė Maqedonisė kanė
bėrė mirė vetėm integrimin politik nė strukturat e
politikės maqedone, por nga pozitat e minoritetit pėr
shqiptarėt. Prandaj, edhe Fatos Nano, nė verėn e vitit 1998
gjatė njė vizite nė Maqedoni rekomandoi modelin maqedon si
zgjidhje edhe pėr “Kosovėn nėn Serbi”.
Paraqitja e dy kandidatėve shqiptarė nė zgjedhjet
presidenciale, shėrben vetėm pėr njė gjė: rreshtimin
paraprak tė zgjedhėsve shqiptarė pėr kandidatėt maqedonė qė
do tė dalin nė balotazh. Sipas koalicioneve politike qė
kanė me partitė maqedone partitė shqiptare, nė mos
zyrtarisht, nė mėnyrė tė nėnkuptuar, do t’u bėjnė thirrje
zgjedhėsve tė tyre tė votojnė pėr kandidatėt maqedonė. Tė
paktėn zgjedhėsit shqiptarė pasi tė demostronin besnikėritė
e tyre poilitike ndaj kandidatit tė partisė sė Xhaferrit
apo tė Halitit, nė raundin e dytė tė mos merrnin pjesė dhe
t’i linin zgjedhėsit maqedonė ta zgjedhin vetė “kaline tyre
tė betejės”. Kjo nuk do tė ndikojė aspak nė samarin qė do
t’u pėrgatisin samarxhinjtė e presidencės sė re. Pėr tė
zgjedhur samarin nuk e vlen tė votosh.

Marrė nga „Rimėkėmbja“ datė 2 nėntor 1999
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:19 am

ME JANULLATOSIN GUVERNATOR LE TĖ JETĖ DHE MEKSI PRESIDENT

Pyetja: Kush mund tė jetė presidenti i ardhshėm konsensual
i Shqipėrisė po bėhet gjithnjė e mė shpesh, me afrimin e
kohės kur Alfred Moisiut i mbaron mandati i tij. Pėrmenden
emra politikanėsh qė mund ta kenė syrin tek kolltuku
presidencial. Ėshtė pėrmendur edhe emri i Fatos Nanos, duke
nxitur reagime kundėrshtuese, sidomos midis politikanėve tė
majtė. Mė 21 korrik 2006 gazeta „Albania“ kishte bėrė
„sencasion“ me shkrimin „Presidenti, demokratėt rikthejnė
Aleksandėr Meksin. Ish-kryeministri, emri mė i pėrfolur pėr
tė zėnė vendin e Moisiut.“ Nė fakt ėshtė „sensacion“ qė nuk
bėn sensacion. Pėrderisa pėrmendet emri i Nanos nuk ngjall
ēudi tė pėrmendet emri i Meksit, kur dihet se ku e kanaė
burimin e fuqisė politike si njėri dhe tjetri, kur dihet se
tė dy janė nė atė grupimin politik tė ngushtė qė kanė bėrė
„pazaret e Triestes“ nė vitin 1992.
Nė tė vėrtetė ėshtė njė shkaka e keqe tė pėrmendėsh emrin e
Aleksandėr Meksit pėr president, kur dihet fundi i
palavdishėm i qeverisjes sė tij nė vitin 1997 dhe dėmet qė
i solli Shqipėrisė gjatė kryesimit tė qeverisė sė parė
demokratike. Tė duket shaka e keqe tė dėgjosh emrin e
Aleksandėr Meksit si kandidad pėr president kur ke parasysh
edhe ato qė janė shkruar nė librin „Fisi Meksi nga Labova.
Personalitete dhe figura tė shquara.“, botuar nė Tiranė nė
vitin 2002 nėn kujdesin e vetė familjes sė Aleksandėr
Meksit. Nė atė libėr Aleksandėr Meksi ėshtė lavdėruar me
krenari si „bizantinolog“, ndėrsa pėr babain e tij,
Gavrilin ėshtė shkruar po me krenari se ka dhėnė mėsim nė
shkolla greke, ka qenė thirrur nėn armė herė si ushtar dhe
herė si rezervist nga ushtria pushtuese greke nė Shqipėri
dhe pastaj grekėt e dėrguan nė shkollat e tyre ushtarake.
Nė atė libėr ėshtė shkruar me krenari edhe mė tė madhe pėr
meksėt se Gavrili ka luftuar pėr Greqinėnė frontin maqedon
gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe pastaj ka luftuar pėrsėri
pėr Greqinė kur Greqia shpėrtheu luftėn pushtuese nė Azinė
e Vogėl dhe pėr meritat nė kėtė luftė ėshtė dekoruar. Pėr
tė tilla shėrbime, kur ėshtė kthyer nga Anadolli bashkė me
ushtrinė e mundur greke nė vitin 1922 mbante gradėn e
kapitenit tė ushtrisė greke.
Atėherė pėrderisa nė Shqipėri kemi njė guvernator tė
pėrgjithshėm faktik teokratik grek, Anastas Janullatosin,
nuk prish ndonjė gjė tė madhe qė edhe kryetar laik tė
shtetit teokratik tė kemi njė bir tė kapitenit tė ushtrisė
greke. Kėtu kanė mbėrritur punėt e shtetit tonė pėrderisa
shqiptarėt nuk mėsojnė e nuk mbajnė parasysh historinė e
tyre.

Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:20 am

Deklaratė pėr Shtyp
18-korrik-06

Forumi Musliman i Shqipėrisė dėnon krimet e Izraelit

Forumi Musliman i Shqipėrisė, po ndjek me shqetėsim
ditėve tė fundit, agresionin ē’njerėzor qė regjimi zionist
i Izraelit ka ndėrmarrė kundėr shtetit sovran tė Libanit
dhe popullit palestinez.

Sulmet qė Izraeli ka ndėrmarrė kundėr civilėve
palestinezė dhe libanezė, ku po bombardohen rrugė, ura,
spitale, ujėsjellėsa, stacione elektrikė dhe naftėmbajtės,
dėshmojnė qė regjimi i Izraelit nuk ėshtė i interesuar pėr
paqe nė Lindjen e Mesme, por dėshiron luftė.

Vrasja e civilėve tė pafajshėm, shkatėrrimi i
infrastrukturės dhe terrorizimi i banorėve pa dallim,
pėrbėjnė krime lufte, qė nė historinė moderne tė Mesdheut,
ne i kemi parė tė ndodhin gjatė vrasjes sė muslimanėve nė
Bosnje, Kosovė apo nė Libanin e viteve ’80.

Forumi Musliman i Shqipėrisė, ndėrsa ndan me shqetėsim
dhimbjen me viktimat e agresionit izraelit, nuk pajtohet
me pasivitetin e fuqive tė mėdha, tė cilat nė Libanin dhe
Palestinėn e sotme po tregojnė tė njėjtėn neglizhencė qė
treguan edhe nė masakrimin e muslimanėve nė Ballkan gjatė
viteve ’90 nga regjimi kriminal i Milosheviēit, i cili kreu
masakra tė ngjashme me ato qė ndodhin sot nė Lindjen e
Mesme.

Forumi Musliman i Shqipėrisė, mendon se preteksti me tė
cilin Izraeli, nisi agresionin e tij ndaj palestinezėve dhe
libanezėve, nuk mund tė justifikojė nė asnjė mėnyrė krimet,
shkatėrrimet dhe terrorin shtetėror qė regjimi arrogant i
Tel-Avivit, tregon ndaj arabėve muslimanė nė Lindjen e
Mesme si sot, ashtu edhe nė tė kaluarėn.

Siē ka dėnuar edhe nė tė kaluarėn aktet terroriste
nėpėr botė, Forumi Musliman i Shqipėrisė denoncon fuqishėm
agresionin mė tė fundit dhe dhunėn qė shteti i Izraelit po
pėrdor nė mėnyrė tė pėrsėritur, si mjet pėr tė vendosur
hegjemoninė dhe diktatin e tij nė Lindjen e Mesme.

Forumi Musliman i Shqipėrisė, i bėn apel faktorit
ndėrkombėtar qė tė ndėrhyjė energjikisht nė konfliktin
izraelito-libanez pėr tė rivendosur paqen, drejtėsinė dhe
dinjitetin, nga tė cilat popujt libanez dhe palestinez janė
privuar me dekada me radhė.


PĖRGJIGJE E VONUAR PĖR PROBLEMIN E
ARKIVUAR

Ne muajt prill-maj te ketij viti, mediat perkujtuan
pervjetorin e ngjarjeve te ( dhimbeshme, pergjakshme,
pakuptimta, marrezishme. qellimshme, …………. qe mund t’u
veshe secilin nga keto percaktore e te tjere, ne varesi
te shkalles se njohjes ) te vitit 1997.
Nje cikel te tille bisedash “perkujtimore” zhvilloi cdo
jave ne TV Klan gazetari-analist z. Blendi Fevziu, i cili
kerkonte qe degjuesit t’i dergonin mesazhe ku te
percaktonin se cili nga faktoret, me sa mbaj mend, te
brendshem ( keqqeversisja e PD apo veprimtaria e PS ) apo
te jashtem ( fqinjet, zbulimet e huaja ) sollen ngjarjet e
vitit 1997. Nje pergjigje te vonuar po i jap edhe une
z.B.Fevziu, nepermjet gazetes “ Rimekembja “.
Nuk jam ne dijeni per rezultatet e kesaj ankete qe
organizoi ai . Cdo njeri mund te shfaq mendimet e keto
varen nga shkalle e njohjes e nga shkalla e interesit per
te thane apo per te maskuar te verteten.
Mendimet e mija jane keto :
--Ne kete drame shoqerore tronditese apo me sakte ne kete
tragjedi, aktoret ishin te dukshem, konkrete, ndersa
regjisoret , sic u duken punet , drejtonin nga mbrapaskena
dhe disa nga keto dilnin ne dukje, shfaqeshin ne momente te
caktuara.
--A ishte kjo rezultat i veprimtarise se PS ?
A priori mendoj se nje nga faktoret kryesore , po.
PS i din mire mesimet e Leninit mbi revolucionin. Qe
revolucioni te kete sukses duhet te jete krijuar me se
pari situata e nje krize te pergjithshme ( ndjenja e
pakenaqesise te perfshije shtresa te gjera te masave, te
bie autoriteti e forca e shtetit) dhe kjo shnderrohet ne
situate revolucionare. Kriza e shkaktuar nga humbja e
parave ne firmat piramidale, tulati shtetin dhe solli
trimerimin edhe te lumpenit !
Pavaresisht ne se kjo situate ishte ishte spontane apo e
mirerganizuar dhe e planifikuar me kujdes, do te ishte
miopi politike ne se PS nuk e shfytezonte situaten per
te kryer “ revolucionin e vonuar demokratik “ dhe te merrte
pushtetin nga “ malo-ket “. Dhe kete e menaxhoi me shume
sukses duke injektuar me “serum “ revolucio- onar edhe
qytetin tim p.sh. , megjithese fenomeni fajde nuk ishte
aq masiv si ne Vlore apo Lushnje. Filloi me aktin e pare
ne menyre komike . Nje grumbull njerezish, te ardhur
kryesisht nga fshatrat perreth, qellonin me gure here ne
xhamat e nderteses te Prefektures e Bashkise dhe here
vraponin per te qelluar Degen e Rendit. Akti i fundit u
mbyll ne menyre tragjike, ku u kryen veprime te
neveritshme: u tentua te digjen zyrat e Prefektures e
Bashkise, u dogj Dega e Rendit e institucione te tjera dhe
pastaj filloi rrenimi e plackitja, rrembenin cdo gje qe u
dilte perpara. U plackit plotesisht nje kopesht-cerdhe
femijesh ne qender, i sapo perfunduar, dhuruar nga nje
shoqate e huaj, nje tjeter ne lagjen Dobrove. Mezi shpetoi
vetura ndermarrjes ku punoja une, se ia kishin vene syrin
dy grupe rivale ( dhe drejtoheshin serbes : donin te
kompesonin “humbjen” ne firmat piramidale ! ) Kur situata
degjeneronte e po dilte nga kontrolli ( nuk futej shejtani
ne shishe ) dolen ne skene “komitetet e shpetimit
publik”, si organe te perkohshme drejtimi,( bicim
sovjetesh leniniste)
--A kishin dore ne keto trazira fqinjet ?
Perseri a priori po . Historikisht na jene gjetur “
gjithmone prane “ ne momentet me kritike, per te na futur
thiken me thelle ! Po ashtu historia tregon se shqiptaret
edhe se vete vazhdonin te ishin te pushtuar, ndihmuan
fqinjet qe ato te fitojne lirine, sidomos Greqine. Dhe
shperblimi i tyre ? Kur shqiptaret , pa ndihma e pa miq,
me perpjekje vigane u hodhen ne kryengritje te
pergjithshme, ne fillim ne Kosoven martire e qe e pasoi
Shkodra, Dibra, Vlora , Skrapari e gjithe Shqiperia,
fqinjet lidhen aleance te fshehte dhe filluan luften
ballkanike qe pushtuesi turk te zavendesohej me pushtuesit
e rinj, fqinjet tane ballkanike, qe ishin pushtues me te
eger , me gjaksore dhe shkombetarizues se i pari.Tashti
kur shqiptaret filluan luften” midis vedit” e u erdhi e
mira tek dera (edhe sikur mos te kishin kontribuar
drejtpersedrejti), pse te mos perfitonin per te zhvatur
territore te tjera (pse u ngrit flamuri grek ne Himaren e
te madhit Petro Marko? ) dhe per te shtuar hallka te tjera
varesie e privilegje te tjera te njeaneshme
--Mendoj se ndikuan ne keto ngjarje edhe gabimet e
qeverisjes te PD. Nuk iu dre-
jtua popullsise asnje thirrje qe te mos depozitonte
parate tek firmat e ndyshme. Jo vetem kaq. Disa persona qe
punonin ne fuksione te ndryshme ose paraqiteshin si
simpatizues te PD shfrytezuan situaten per te mbuluar
pervetesimrt eventuale apo per te siguruar perfitime te pa
ligjshme.
--Ne rebelimin e ndodhur kane peshen e vet edhe
aktivizimi i reminishencave te kaluara Jug – Veri dhe
shfaqja e ndjenjave primitive te nje krenarie po aq
primitive te”epersise”te Jugut ndaj Veriu ( Keto mund te
jene objekt i nje artikulli te vecante ).
Eshte per t’u habitur qe keto ndjenja kishin ekzistuar
edhe ne subkoshiencen e shkrimtarit e poetit te shquar
Dritero Agolli !
Agolli me ka terhequr vemendjen para disa dekadash per
informacionet e shumta qe permbanin reportazhet e tij te
botuara ne ZP (per Mirediten , psh )dhe per nje tregim te
botuar ne revisten YLLI, ku me sa mbaj mend, shtron per
zgjidhje nje problem delikat per kohen ( qe deshmon per
kurajo qytetare) : Stafeta e revolucionit a ka ra ne duar
te sigurta ? Brezi i ri a do ta coje perpara ? Besnikeria
varet nga menyra e veshjes ? Keto shqetesime mundontn nje
portier institucioni , ish punonjes sigurimi, dhe i
shkruan udheheqjes, pa permendur veprat e shumta letrare qe
ka krijuar .
Kur lexova vjershen e botuar tek ZP, me lindi dilema : Ky
eshte Driteroi qe kam perfytyruar apo nje Dritero tjeter qe
ne subkoshience i eshte gjalleruar sindroma e verioreve
.Detyra e intelektualit patriot eshte te shohi me larg,
aresyeja te munde pasionin, te percoje urtesi, te ndikoje
ne qetesimin e tensioneve cdhe jo t’i hedhe
zjarrit benzine Ne vjershen e botuar, qytetari Dritero
Agoll Devolliu, nepermjet figures te Ismail Qemalit , i
dergon ultimatum malokut Sali Berishe Tropojanit qe te
mos i trazoje djemte e tij vlonjate ! ( Nuk e besoj se
do t’i behej qejfi I. Qemalit kur patriotet e mikut te
tij besnik, Isa Boletinit , te etiketoheshin me epitete
percmuese!)
--Jo vetem keto por edhe faktore te tjere mund te kene
inflencuar ne revoltat ( apo me sakte ne revolucionin
demokratik te vonuar ). Por matja e peshes se secilit dhe
rradhitje e tyre sipas rendesise eshte veshtire te
behet . Kjo mund te ralizohet ne te ardhmen nga
sociologet, pasi te kene bere “rrefimin”, qe praktikon
feja e krishtere, protoganistet qe i sollen keto
mgjarje. Tashti per tashti mendoj si ish ministri
dibrano-labovit , i ndjeri Safet Zhulali, se ky eshte nje
problem qe s’do te ndricohet
ndonje here, sado komisione a grupe hetimore tip Ngjela
qe mund te ngrihem. Pra eshte nje problem i arkivuar.

Hajri H. Shehu - Peshkopi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:20 am

Letėr e hapur drejtuar Fortlumturisė sė Tij Anastasious
Janulatous

Kryepeshkop i Kishės Autoqefale Ortodokse Shqiptare

I nderuar z. Anastasious Janulatos,

Hirėsia Juaj,

Nė emėr tė Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim (PDI), parti
qė synon tė bėhet promotore e respketimit pa dallim tė tė
Drejtave Themelore te Njeriut dhe integrimit fillimisht
midis nesh dhe mė tej tė Rajonit tonė ne familjen e madhe
Europiane, pas tentativash tė tjera publike, po Ju
shkruajmė kėtė letėr tė hapur me qėllimin kryesor tė njė
dialogu tė pėrbashkėt pėr mundėsinė e dhėnies sė
kontributit Tuaj tė vlefshėm nė respektimin e tė Drejtave
Themelore tė Njeriut pėr popullsinė Ēame, qytetarėt e sė
cilės nė njė farė mėnyre gjenden tė harruar midis dy
shtetesh ku autoriteti Juaj ėshtė domethėnės.

Nė si drejtues tė kėtij organizmi politik Shqiptar nė
dijeni tė autoritetit Tuaj shumė planėsh, dėshirojmė tė
vėmė nė dukje, se nė dritė vėshtrimin integrues Europian qė
Partia jonė e ka themelor nė Programin e saj, Juve me
popullsinė Ēame ju lidhin disa elemente, interesa
domethėnėse historike, filozofike dhe fetare.

Fortlumturia Juaj ,

Ndėrsa Ju kėrkoni prej 14 vitesh tė fitoni tė Drejtėn e
Shtetėsisė Shqiptare qė tė plotėsoni njė detyrim statutor,
por edhe moral tė Kishės qė drejtoni nė Shqipėri, atyre,
Ēamėve, por edhe ne personalisht, nė vitin 1953 na u hoq nė
mėnyrė kolektive tė paprecedent Shtetėsia Greke dhe askush
nuk reflekton akoma qė kjo padrejtėsi tė drejtėsohet;

Nė anėn tjetėr ndėrsa Fortlumturia Juaj, si Hieark i Lartė
i njė Istitucioni Fetar nė Shqipėri, gėzon Shtetėsinė
Greke, popullsia Ēame pėr shkak tė besimit tė tyre Musliman
u persekutua, vra dhe pėrzu me dhunė tė paparė pėr vite me
rradhė nga shtėpitė dhe tokat e tyre nė vendin e tyre tė
origjinės dhe nga Ju personalisht vini dhe gėzoni tė drejta
tė plota dhe sigurisht autoritet tė pamasė;

Hirėsia Juaj,

Kur Ju si zėdhėnės I Zotit tė tė gjthė vdekatarėve nė tokė,
duke lėnė mėnjanė pozicionin Tuaj tė Hiearkut Kishtar nė
Shqipėri, u shfaqet nė krye tė inisiativės sė shtetit Grek,
tė cilin ne duam ta pėrcaktojmė parimisht tė pėrbashkėt si
pėr Ju edhe pėr Ēamėt, nė reskpekt tė tė rėnėve Grek tė
luftės Italo - Greke tė zhvilluar nė territore Shqiptare
dhe drejtuat ceremoninė e mbajtur pėr kėtė rast nė Kėlcyrė,
ne si Parti Politike Shqiptare, jo pa debate tė brendėshme
tė forta, e mbėshtetėm publikisht kėtė inisiativė, por me
kusht qė emancipimi I shfaqur prej nesh, tė ndiqej dhe nė
anėn tjetėr tė kufirit, mundėsisht edhe nga Juve
personalisht.

Ndėrkohė, Shoqata Politike Atdhetare Ēamėria e mbėshtetur
nga ne si Parti Politike Shqiptare organizuam mė 25 Qershor
2006 njė marshim tė madh demokratik dhe emancipues, nė
kufirin Shqiptaro – Grek me Ēamėrinė, pėr tė sensibilizuar
nevojėn edhe tė respektimit tė tė parėve tanė nė varrezat e
tyre nė Greqi, por ndonėse nė mijra, pjesėmarrėsit ishin
shumė shtetas Shqiptarė jo Ēam, Ju personalisht dhe
institucioni Juaj Kishtar mungoi!

Nė fakt, aty erdhi vetėm opozitari i Juaj Kishtar i
Elbasanit, tė cilin gjejmė rastin ta falenderojmė
publikisht, por njėkohėsisht tė themi se jemi pėrsėri nė
pritje tė reagimit Tuaj personal dhe domethėnės.

Ne besojmė se njė Zėdhėnės i Zotit nė tokė nuk duhet tė
bėjė diferencime tė tilla midis njerėzve tė sė Njėjtės
Perėndi, qofshin ata Shqiptarė apo Grekė, pėr mė tepėr qė
nė rastin nė fjalė, ēdo veprim publik ėshtė kryer nė
Shqipėri ku edhe Ju pėrfaqėsoni dhe drejtoni njė istitucion
Kishtar fetar.

Fortlumturia Juaj,

Nė njė pronuncim publik Tuajin tė ditėve tė fundit, Ju
deklaronit se motoja Juaj nė tė gjitha veprimtaritė Tuaja
publike ėshtė filozofia Kristiane dhe ne, ndonėse nė
shumicėn tonė i pėrkasim njė besimi tjetėr, por duke qėnė
tė kombėsisė Shqiptare e cila besojmė se ėshtė domethėnėse
pėr rastin, duam tė theksojmė se po tė mbėshteteni te kjo
filozofi, Ju duhet domosdoshmėrisht tė mbėshtesni
respektimin e tė Drejtave Themelore tė popullsisė Ēame.

Vetė Ēamėt, sipas tė gjitha pronuncimeve publike, kanė
ditur ta falin shtetin e tyre tė origjinės (Greqinė) pėr
mėkatin e pafalshėm tė vrasjeve mė tė padrejtė ndaj tyre qė
duke pėrdorur pretekse absurde tė bashkėpunimit me
pushtuesit tė vetėm disa personave, ndėshkoi njė popullsi
tė tėrė koletivisht!

Ata, pra Ēamėt dhe ne personalisht si qytetar Ēamė,
kėrkojmė vetėm tė na rikthehen tė gjitha mundėsitė si tė
gjithė shtetasve tė tjerė Grek, nė Standarte Europiane dhe
pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Sigurisht, pėr tė kontribuar sė bashku pėr ekuilibrin
politik, ekonomik, kulturor dhe ndėrfetar rajonal, Ne
pėrfitojmė nga rasti tė kėrkojmė publikisht dhėnien e
shtetėsisė Shqiptare pėr Ju, Fortlumturia Juaj, por po
publikisht kėrkojmė nga Ju personalisht tė bėni tė njėjtėn
gjė pėr ne, nė shtetin tonė tė pėrbashkėt Greqinė.

Ne personalisht, por edhe tė gjithė Ēamėt e Shqipėrisė nuk
kėrkojmė mė shumė tė drejta nė Greqi, seē gėzon pakica
Greke nė Shqipėri, Shtetėsinė, tė Drejtėn e Pronės dhe
Gjuhės.

Ne besojmė se Ju duke folur me gjuhėn shumė planėshe tė
Njeriut tė Zotit do tė dini tė mos bėni diferencime midis
nesh dhe atyre, pra Ēamėve si pakicė nė Greqi dhe Grekėrve
si pakicė nė Shqipėri.

Nė pritje tė pėrgjigjes Tuaj tė shumėpritur,

Sinqerisht,

Tahir Muhedini, Kryetar I Partise Per Drejtesi dhe Integrim
(PDI)
Amos Dojaka, Sekretar I Pergjthshem I PDI
Galip Taho, Kryetar I Deges se PDI-se, Tiranė

Shėnim i redaksisė sė “Rimėkėmbjes”: Kėtė tekst po e
botojmė duke u nisur nga mendimi se ėshtė shkruar pėr tė
bėrė ironi me Janullatosin. Pėrndryshe do tė mėkatonim duke
shkelur mbi kėshillėn qė ka lėnė Sami Frashėri “mė i
poshtri njeri ėshtė ai qė kėrkon mirėsi nga njė i poshtėr”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gazeta Rimekembja
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 5 e 8Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: