Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Gazeta Rimekembja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next
AutoriMesazh
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:34 am

Nė kuadrin e luftės kundėr fesė islame dhe pėrpjekjeve donkishoteske pėr kthimin e myslimanėve shqiptarė nė fenė katolike, gazeta “Koha Jonė”, aty nga mesi i muajit gusht 2006, kishte ēelur njė rubrikė, nė tė cilėn kėrkonte tė dinte se cili ishte mendimi i lexuesve lidhur me anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Konferencėn e Vendeve Islamike. Ndėr tė tjera, nė atė rubrikė ajo shtronte edhe pyetjen nėse vendi ynė duhet tė qėndrojė apo duhet tė dalė nga ajo Konferencė. Madje, pėr t’i orientuar lexuesit e vet qė tė shpreheshin kundėr vazhdimit tė antarėsimit tė Shqipėrisė nė Vendet e Konferencės Islamike, gazeta nėnvizonte faktin se edhe shkrimtari ynė i madh, Ismail Kadare, ka bėrė thirrje pėr t’u larguar nga ajo Konferencė. Nga pėrgjigjet qė i dėrgoheshin gazetės, u njoha edhe me pikėpamjet e lexuesve tė ndryshėm, qoftė brenda, qoftė jashtė vendit. Asokohe ndodhesha pėr njė vizitė te fėmijėt e mi nė SHBA dhe shtypin e Tiranės e ndiqja pėrmes internetit. Mes pėrgjigjeve tė ndryshme, mė bėri shumė pėrshtypje ajo qė vinte nga gazetari i njohur, franko-shqiptari Ervin Baku, qė punon nė Bruksel. Ai, ndėr tė tjera, shkruante: “…Shqipėria me origjinė ėshtė e krishterė. Sot ajo ėshtė 70% myslimane… Kjo e shqetėson shumė Evropėn Perėndimore ku aspirojmė tė integrohemi. Po e them troē dhe pa doreza: nuk ėshtė as korrupsioni, as krimi i organizuar, as trafiqet qė po na vonojnė kaq shumė hyrjen nė Evropė. Jo. Aderimi dhe vazhdimi nė Konferencėn e Vendeve Islamike pėrbėn njė handikap tejet tė konsiderueshėm drejt Evropės sė Bashkuar. Kjo nuk do t’u thuhet kurrė zyrtarisht politikanėve shqiptarė nga interlokutorėt e tyre evropianė. Por mua personalisht mė ėshtė thėnė mėse njė herė nė tavolinat e Brukselit dhe tė Strasburgut. Dhe mė ėshtė thėnė nga personalitete eminente tė Bashkimit Evropian. Ndaj dhe vendosa t’i ndajė kėto radhė me lexuesin e mrekullueshėm tė “Koha Jonė”. (“Koha Jonė”, 15 gusht 2006).

Fjalėt bukur tė ēiltra tė zotit Ervin Baku na bindin pėrsėri e pėrsėri se cila ėshtė fytyra e vėrtetė e Evropės Perėndimore nė qėndrimin ndaj kombit shqiptar, se sa hipokrite dhe se sa e pabesė ėshtė ajo nė bisedat “e ngrohta” qė bėn me politikanėt tanė, se sa raciste dhe sa imorale tregohet ajo nė skutat e realpolitikės. Pra, sipas fjalėve tė zotit Baku, Evropa Perėndimore nė qėndrimin ndaj vendit tonė manifeston njė prostitucion tė kulluar politik. Nga fjalėt e zotit Baku del fare qartė urrejtja e neokonservatorizmit evropianoperėndimor kundėr botės islame, urrejtje kjo, tė cilėn ky i fundit e shkarkoka gati haptazi vetėm kundėr kombit shqiptar me shumicė myslimane, nė trojet e tė cilit nuk ka shtresa aq tė pasura naftėmbajtėse qė edhe me ne marrėdhėniet ai t’i kishte mjaltė e sheqer. Pikėrisht kjo natyrė e pabesė, pikėrisht ky moral prej prostitute i Evropės Perėndimore nė qėndrimin ndaj vendit tonė, tė cilin zoti Ervin Baku na e zbulon lakuriq nė pėrgjigjen qė i dėrgonte gazetės “Koha Jonė”, mė detyroi qė nė artikullin me titull “Kujtesė klasės politike kosovare”, tė shprehja shqetėsimet e mia lidhur me statusin e ardhshėm tė Kosovės.

Pasi u njoha me pėrgjigjen e zotit Baku, edhe unė, po atė ditė, mė 15 gusht, vendosa t’i pėrgjigjesha pytjes qė shtrohej nė rubrikėn qė kishte hapur gazeta “Koha jonė”, duke ia nisur mendimin tim me e-mail. Por, duke dyshuar nė transparencėn e kėsaj gazete, vendosa qė tekstin e pėrgjigjes sime ta hidhja nė disketė dhe ta merrja me vete kur tė nisesha pėr nė Tiranė mė 3 shtator 2006. Dhe nuk u gabova nė dyshimet e mia. Tė nesėrmen, tė pasnesėrmen dhe mė pas prita mė kot botimin e pėrgjigjes sime. Me sa duket, gazetės “Koha jonė”, si katolikocentriste qė ėshtė, nuk i kishte ardhur nė osh pėrgjigjja ime, prandaj edhe nuk e botoi asnjėherė. Pėr kėtė arsye tekstin e pėrgjigjes sime tani po e botoj nė tė vetmen gazetė nacionaliste, siē ėshtė “Rimėkėmbja”, mungesėn e sė cilės nė internet gjatė muajve tė verės, kur ndodhesha nė SHBA, e kam ndier shumė. Ja teksti i plotė i asaj pėrgjigjeje:

“Mendoj se tė kėrkosh qė Shqipėria tė dalė nga Konferenca e Vendeve Islamike, nė mėnyrė qė Evropa tė na pranojė nė gjirin e saj, do tė thotė sikur ne deri tani nuk paskemi qenė nė Evropė. Nė tė vėrtetė, Shqipėria nė Evropė ka qenė shumė e shumė mė herėt sesa Evropa tė bėhej “Evropė”. Nė qoftė se disa “evropianistė” shqiptarė e shikokan daljen nga Konferenca e Vendeve Islamike si tė vetmen mundėsi pėr tė na pranuar Evropa nė gjirin e vet, ata, tėrthorazi, na “bėkan njė zbulim tė madh”, sikur Evropa, nė strategjinė e saj pėr pranimin e vendeve tė tjera nė BE, tė udhėhiqej nga komplekse religjioze, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė. Kur vetė Evropa Perėndimore ka marrėdhėnie tė ngrohta me vendet e Konferencės Islamike, atėherė a ėshtė e udhės qė Shqipėria tė kėrkojė “tė ftohet” me vendet e kėsaj Konference? Sipas “evropianistėve” shqiptarė, u dashka qė Turqia tė kėrkojė tė dalė nga Konferenca e Vendeve Islamike para se tė pranohet nė BE!

Thirrjes sė Ismail Kadaresė qė nga Parisi pėr t’u larguar nga Konferenca e Vendeve Islamike nuk i duhet kushtuar shumė rėndėsi, meqenėse nė deklaratat e tij pėr ēėshtje tė politikės shqiptare, shpeshherė janė vėnė re lajthitje tė theksuara. Madje profesori i filozofisė nė Universitetin e Tiranės, dr.Hysamedin Feraj, e ka analizuar me hollėsi mendimin politik tė zotit Kadare nė studimin interesant me titull “Kadarea, gabi i mendimit shqiptar”, tė botuar nė gazetėn “Rimėkėmbja” tė datės 6 qershor 2006. Zoti Kadare, para se tė kėrkojė daljen e vendit tonė nga Konferenca e Vendeve Islamike, le t’i kėrkojė Evropės se ē’pati qė na i copėtoi trojet tona etnike dhe shqiptarėt i hallakati nėpėr pesė shtete tė ndryshme tė Evropės Juglindore. Madje njė kontribut tė madh nė atė copėtim, krahas Rusisė cariste, dha pikėrisht Franca, e cila Kadaresė nė vitin 1990 i dha azil politik”.

Por tėrė taborit tė “papistėve” shqiptarė, alias katolikocentristėve, kėtyre njerėzve pa kombėsi tė caktuar dhe pa atdhe, tė dashuruar marrėzisht pas racizmit evropianoperėndimor qė manifestohet haptazi nė qėndrimin ndaj kombit shqiptar, u kanė rėnė trutė nė qafė: nuk janė nė gjendje ta kuptojnė qė Evropės Perėndimore nuk i ka tepruar mė “dashuri” pėr t’ua bėrė “dhuratė” shqiptarėve. Dashurinė qė ka pasur pėr tė tjerėt, ajo ua ka dhuruar me kohė serbogrekėve dhe ortodoksisė serbogreke. Evropa Perėndimore kėrkon kthimin e myslimanėve shqiptarė nė tė krishterė vetėm e vetėm qė ta shuajė vetėdijen e tyre kombėtare, se edhe atėherė kur kanė qenė tė krishterė, ata nuk e kanė gėzuar fare pėrkrahjen e saj. Skėnderbeu i krishterė, njė i vetėm, pėr njė ēerek shekulli, pėrballoi sulmet e Perandorisė Otomane, kurse Evropa e krishterė bėnte sehir. Madje Venediku katolik sillej me pabesi kundėr tij.

Prandaj, zoti Baleta, libri “Zagarėt e papizmit” do tė jetė shumė i mirėpritur pėr mbarė shqiptarėt muslimanė nė krejt trojet e tyre etnike nė Evropėn Juglindore. Jam i bindur qė ai libėr, krahas librit “Pėrballja me islamofobinė”, do tė shėrbejė si njė kontribut me vlerė nė sqarimin edhe mė me forcė tė ēėshtjes se feja islame, tė cilėn shqiptarėt e pėrqafuan nė kuadrin e Perandorisė Otomane, shėrbeu si njė mbėshtetje e fuqishme e mbijetesės sė tyre kombėtare dhe e forcimit tė mėtejshėm tė vetėdijes sė tyre kombėtare, nė pėrballjen me shovinizmin e egėr tė ortodoksisė serbogreke. Katolikocentristė tė tillė, si Ismail Kadarea, apo “gabi i mendimit shqiptar”, siē e karakterizon me shumė tė drejtė profesori Hysamedin Feraj, si edhe tabori i tij tiranas (pėrfshirė kėtu edhe janullatistin Sabri Godo dhe profesorin ish-president, zotin Rexhep Meidani, qė nė simpoziumin e organizuar mė 29-30 shtator nė Tiranė me temė problemet e besimit fetar, i bėri jehonė me kėnaqėsi shpifjes qė bėhej nė njė studim tė Universitetit tė Oksfordit, ku thuhej se nė Shqipėri paska 39% myslimanė dhe 35% tė krishterė), kanė nevojė t’u kthjellohet sadopak truri me ca tė vėrteta qė do tė shtjellohen nė librin “Zagarėt e papizmit”, nė mėnyrė qė tė gjykojnė me kėmbė nė tokė pėr fenė islame nė mbarė trojet etnike shqiptare, ku myslimanėt pėrbėjnė 85-90% tė krejt popullsisė sė tyre.



Eshref Ymeri

Tiranė, 15 tetor 2006
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:34 am

Eshte nder te jeshe mysliman, apo i krishter



Gjithcka qe sherben per mire eshte e mire. Por qe te jeshe i mire, nuk duhet te leshe shteg per t’u bere diēka e keqe. Kete arsyetim do ta beja ne radhe te pare per njerėzit e politikes, forcat politike, pastaj per intelektualet qe ndikojne ne jeten e shoqerise e me pas per gjithe qytetaret. Nuk mund te besosh se mendojne per mire pushtetaret e opozitaret kur shoqerise po i shkaktojne trauma te renda politike, ekonomike, psikologjike. Shoqeria qytetare nuk mund te kenaqet me premtimin se do te shperblehet nga nje jete me e gezuar pas vdekjes. Ajo kėrkon jete me te mire edhe ketu ne toke. Por deshira per pervetesim te pushtetit nga te pamoraleshmit eshte aq e skajshme sa ata neperkembin qeniet njerezore, traditat, kulturen, politikat, interesat themelore te kombit tone. Realitetin politik shqipetar, te cilen e kane zaptuar dhe po e perdhosin perdite politikane, pushtetare, media e shkruar dhe elektronike qe eshte kthyer ne nje prone e tyre tashme, deri dhe njerėz qe veoprojne ne emer te fese e te besimit.

I del detyre intelektualeve te vertete nacionaliste, te mbrojne vendin nga anarkia e krijuar. Ne qofte se e deshirojme te verteten dhe ta mbrojme ate, duhet te respektojme me cdo kusht kulturen dhe zakonet tona kombetare te trasheguara. Atehere do te ndertojme nje shoqeri te kulturuar, me njerez te lire dhe te barabarte perpara se te drejtes. Pushteti duhet ti nenshtrohet ligjit dhe jo individit qe ka zaptuar pushtetin.Renia ekonomike ne Shqiperi ka cuar ne mungese stabiliteti politik dhe paligjeshmerie,qe do te thote, pasiguri, mungese e rendit, paqes, lirise dhe te drejtave te njeriut ne vend.

Rrugen qe nje individ ka ndermend te ndjek, nuk e percaktojne as perendite as ligjet; ai e zgjedh vete dhe filzofia e tij munde te jete per te nje mjet per te percaktuar dhe arritur qellimet e tija lirike psihike, morale, ekonomike.”Brendesimi brenda vetes i moralit” i jep individit lirine per te vendosur per nje veprim te sakte. As njeri nuk mund te jete i lumtur, ne se nuk vepron ne perputhje me traditat dhe me vlerat themelore te kultures qytetare te kombit te tij. Per te hetuar te verteten dhe te miren nuk do mund te arrihet kurre ndonjehere.Por njeriu rron e jeton me shprese.

Nderoje te verteten dhe te miren, shoqerimi jetes me to duhet te jete i pa ndashem qe ajo te mbetet e vlefsheme dhe ta ruajme qe te mos perdoren per interesa egoiste. Dinjiteti dhe vlera e nje njeriu nuk matet me poziten e tij shoqerore. Me gjithe ate ne nuk kemi pse ta pengojme vehten te mendojme thelle per problemet dhe pengesat qe na dalin gjete jetes ne vazhdim, nga politikane te pandergjegjeshem dhe te pa pergjegjeshem. Jeta jone ne shoqerine qe na rrethon, si brenda vendit ashtu dhe jashte saj nuk jane te varura plotesisht prej tyre. Pra, askush tjeter pervec nesh, nuk mund ta percaktoj kuptimin e ekzistences sone, qe eshte e sunduar nga ekonomia dhe korrupsioni galopant qe po pushton krejt shoqerine kudo.Gjithashtu i ka ardhur koha intelektualeve dhe shkencetareve tane te mos qendrojne indiferent, por te shqetesohen seriozisht per te ardhmen e kombit te tyre sa s’eshte vone. Edhe ata qe thone se nuk jane marre me politiken e deritanishme duhet t’i bejne pyetjen vetes: Dhe c'fare duhet te bejme per kombin e neperkembur?. Per fatin e mire te kombit shqipetar po i vijne ne ndihme dhe njerez si letrari i madh i gjuhes Shqipe akdemiku Rexhep Qosja. Debati Kadare Qosja beri mire qe u nis, ne kete debat duhet te kete dhe njerez te tjere serioze me vlere kombetare, pamvaresisht qe ky debat eshte nisur me pare nga te tjere.

Me dy shtator u mbajt ne Tirane konferenca nderkombetare" Muslimanet ne Ballkan realiteti dhe e ardhmja". Edhe pse nuk i perkas fesė Islame, ftesen e prita me shume kenaqesi. Nuk eshte dhe aq e lehte te marresh pjese ne nje aktivitet te ketille te rendesishem,dhe te japesh mendim kur nuk je i kesaj fushe.Njekohesisht as nuk e mendova se isha i tepert. Veprimtaria politike e perbashket shumevjeēare me koleget e mij te nderuar Abdi Baleta e Dr. Hysamedin Feraj, Bujar Shehu, Eshref Ymeri e te tjere ne “Rimekembja” me ka lidhur me mendimin se eshte domosdoshmeri te mbrosh te drejten dhe te verteten, tė kundėrshtosh "pabesite", te jesh me shume parimor se pragmatist ne politike.

Ne ate Konferencen njeditore me nivel te pelqyeshem mbi gjendjen e myslimaneve ne Ballkan (qe u mbajt ne mjediset e hotel Tirana nen organizimin e kujdesshem tė Z.Dr.Ramiz Zeka, drejtori i Institutit te qytetėrimit e mendimit islam nė Tirane) ra nė sy koha e pamjaftueshme per te diskutuar rreth kumtesave qe u paraqiten, sidomos atyre qe shtronin probleme te mprehta te kohes. Per kete do te duheshin te pakten dy dite. Miqte, per mendimin tim personal u larguan pa marre me vehte nje pamje plotėsisht te qartė mbi realitetin politiko-fetar dhe pėrpjekjet per te neperkembur fene myslimane ne Shqiperi.Qe me shembjen gjoja te komunizmit ne Shqiperi dhe me lejimin e feve, Islami mori dhe vazhdon te marre goditje te cilat jane krejtesisht te pa baza nga islamofobet e jashtem dhe te brendeshem. Ende nuk kishim arritur ta pėrfundonim leximin e librit me titull "Perballjet me Islamofobine” shkruar nga Z.Abdi Baleta, kur vume re nje varg tjeter veprimtarish me teh antimysliman ne propaganden shqiptare qe nisen menjehere pas sulemve qe beri kunder Profetit te myslimaneve, Papa Benedikti XVI ne viziten e tij ne Mynih, ku ne nje meshe te hapur, para mijera besimtareve gjermane leshoi si kushtrim frikėsues per "Perendimi pa Zot” kercenimin nga bota Islame" e tronditur nga frika qe i ngjall “Perendimi pa Zot”. Deklarata e Papes Benedikti i XVI ne shtypin shqiptar u pasqyruan dhe komentuan shpesh me synime ngacmuese per fene islame dhe u keqperdoren per te ndezur islamofobine qe eshte demaskuar e kundershtuar shpesh ne faqet e gazetes “Rimekembja”.

Une nuk jam mysliman, i perkas fese ortodokse dhe nuk e nderroj fene. Por kete nuk e shoh si pengese te punoj ne lidhje shume ngushte me besimtare te fese islame ose me ateiste ne veprimtari politike e veprimtari te tjera per te miren e kombit e ne sherbim te te vertetes e te drejtes. Pra edhe une u them islamofobeve, kudo qofshin, se Islamit nuk kane se cfar ti bejne, as ortodoksofobet s’kan ē’ti bejne ortodoksise as katlikocentristet nuk mun d t’i bejne si vetja gjithe besimtaret katolike. Katolikocentristet po luajne nje rol shume te keq ne shoqerine shqiptare, po punojne ne drejtim te percarjes se kombit te tyre, edhe vet feja katolike nuk i shtyn per nje gje te tille. Vihet re se ka dhe politikane e pushtetare qe nuk mbajne qėndrime korrekte ne raportet midis politikes e fese. Krahas atyre politikaneve qe pėrpiqen te bejne “politike me frymezim fetar” ka dhe akademike apo intelektuale qe ndikojne per prishjen e harmonise fetare, gjoja pėr te pėrqafuar prirjet moderne qe kėrkon Europa..Ka qytetare jo fetare qe sherbejne e sakrifikojne per kombin e tij sic ka dhe fetare qe rrijne indiferent ndaj nevojave te domosdoshme qe i duhen kombit, por ka dhe qytetare servil te pushtetareve qe me sjelljet e tyre hedhin ca rromuze, gjoja se po mbrojne shtetin, corodisin shoqerine e qytetarine me veprimet e tyre.



Frederik Ruco
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:35 am

“HUNVEIBINĖT ISLAMOFOBĖ” NĖ UNIVERSITETIN E DURRĖSIT



RIKTHEHET REVOLUCIONARIZMI ATEIST I GJIMNAZIT “NAIM FRASHĖRI”



Nė mesin e viteve 1960 Kina u trondit dhe bota u ēudit nga shpėrthimi i “revolucionit kulturor”. Nė shėnjestėr tė sulmeve tė egra tė ”hunveibinėve” ( gardistėve tė kuq) u vunė e shkuara dhe gjithēka tradicionale, madje edhe shumė aspekte te jetės nė Kinėn komuniste. U vunė nė shėnjestėr arti e muzika. U vunė nė shėjesstėr feja e besimi. U vu nė shėnjestėr edhe veshja e njerėzve. Ēdo gjė duhej tė ishte e thjeshtė dhe “revolucionare” deri nė shėmti. Sipėr fustaneve tė mėndafshta apo trikove te leshta me ngjyra gratė e vajzat kineze duhej tė vishnin kostume doku tė tė njėjtės ngjyrė. Burrat kinezė mund tė visheshin vetėm me “uniformėn Mao”, me xhaketa tė mbėthyera me kopsa deri nė grykė.

Shqipėria komuniste nė atė kohė ishte aleati mė i ngushtė dhe miku mė i afėrt nė politikė e ideologj i Kinės komuniste. Ishte e pashmangshme qė “revolucioni kulturor kinez” tė kishte ndikimet e tij edhe nė Shqipėri. Por Shqipėria e vockėl komuniste europiane ndryshonte shumė nga gjigandi komunist aziatik. Edhe pse udhėheqja komuniste shqiptare ishte e detyruar tė bėnte diēka pėr tė ndjekur Kinėn ishte e pamundur qė “revolucioni kulturor” kinez tė pėrsėritej natyrshėm si kopje e modelit kinez nė Shqipėri. Kjo u pa qysh nė emėrtimin qė zgjodhi udhėheqja komuniste e Shqipėris pėr imitimin e dukurisė kineze nė vendin tonė. Nė Shqipėri u sajuan dhe u pėrdorėn termat “revolucionarizim i mėtejshėm i jetės sė vendit”. Imitimi i “revolucionit kulturor” kinez mė shumė u pasqyrua nė sulmet kundėr “mbeturinave tė shoqėrisė sė vjetėr”, “bestytnive e zakoneve prapanike”, nė sulmet kundėr veshjes tradicionale tė shqiptarėve dhe veēanėrisht nė sulmet kundėr besimit e feve, kundėr institucioneve e praktikave fetare, kundėr simboleve fetare. U shembėn kisha e xhamia. U detyruan priftėrinjt, hoxhallarėt, dervishėt e baballarėt tė hiqnin kamillafėt, ēallmat, xhybet, rasot; tė rruanin mjerat, tė flaknin tespihet, tė fshinin librat fetarė.

Por “revolucionarizimi” nuk kurseu as laikėt e kthyer me urdhėr nė ateistė. Vajzat e gratė e fshatit u veshėn me tuta tė shėmtuara pėr tė luftuar kostumet e bukura popullore. Vajzave tė qytetit u rekomadohej uniforma ushtarake e zboristėve. Fustanet e shkurtra, pantallonat e gjėra, flokėt e gjata tė djemve e flokėt e shkurtėr tė vajzave, u shpallėn kundėrrevolucionarė ( si herezitė fetare nė kohėn e inkuizicionit kishtar mesjetar). Nė aeroportin e Rinasit e portet e Shqipėrisė u vendosėn “xherahėt e revolucionarizimit”, berberė e rrobaqepės qė vringėllinin gėrshėrėt kundėr ēdo personi qė kishte mjekėr ose pantallona tė gjėra, qė kthenin mbrapsht nė avion ose anije vajzat e huaja me minifunde, burrat me mjekra e mustaqe kur kėta nuk ndėrronin rrobat, ose nuk pranonin t’u qethej koka, t’u rruhej mjekra e priteshin mustaqet.

“Merita” pėr nismėn e kėtyre masave iu njoh gjimnazit shtetėror “Naim Frashėri” nė Durrės. Nė kėtė shkollė tė mesme ishte ndjerė gjoja mė shpejt e mė fort jehona e revolucionit (anti)kulturor hunveibin tė Kinės. Edhe tani nė vitet e demokracisė shefi i asaj kohe i propagandės sė PPSH, Ramiz Alia, nė shpjegimet e tij ngulmon se nuk ishte Partia e Punės qė nxiti gjimnazin “Naim Frashėri nė Durrės tė ndizte fitilat e bombės sė “revolucionarizimit tė mėtejshėm tė jetės “ nė Shqipėri, por ishin vetė nxėnėsit e kėtij gjimnazi.

Ky debat ėshtė pa kurrfarė interesi tani. Me interes ėshtė tė kujtojmė nismėn “revolucionare” tė gjimnazit tė Durrėsit qė u pėrdor si sebep pėr ndalimin e besimit e tė feve nė Shqipėri, nė njė kohė kur sėrish nė Durrės pėrsėriten tė tilla “nisma revolucionarizuese”. Kėsaj radhe nuk ėshtė mė njė shkollė e mesme, por Universiteti i sapo hapur nė Durrės ku ngrihet lart i njėjti flamur i njė ideologjizmi tė verbėr. Kėsaj here ky flamur inkuizicionist kundėr herezisė fetare nuk ngrihet kundėr besimit nė pėrgjithėsi e gjithė feve, por vetėm kundėr fesė islame. Kėsaj here ky flamur i mendėsive inkuizicioniste nuk ngrihet pėr tė mbrojtur ateizmin, por pėr tė “mbrojtur” laicizmin. Kėsaj here ėshtė njė rektor universiteti dhe kolegėt e tij qė tregohen shumė mė kryeneēė nė “revolucionarizimin e tyre” antimysliman, sepse po i kundėrvihen atij mendimi tė shėndoshė qė shprehin shumė intelektualė, madje nė emėr institucionesh tė larta arsimore tė vendit, politikanė e mekanizma shtetėrorė se nuk ėshtė veprim i arsyeshėm tė ndėshkosh studentėt pse nė veshjen e paraqitjen e tyre shprehin edhe pėrkatėsitė e tyre fetare.

Rektori i Universitetit tė Durrėsit tregohet shumė mė antimysliman se mėsuesit e nxėnėsit e gjimnazit “Naim Frashėri” para 40 vitesh kur vepronin me porosi e me urdhėr tė partisė-shtet. Mendimet ēapraz tė kėtij rektori Universiteti i kemi lexuar e dėgjuar nė gazeta e media disa herė. Ėshtė pėr t’u habitur qė 40 vjet pas nismės sė gjimnazit “Naim Frashėri” nė Durrės, nismė qė ka lėnė njė shije tė hidhur nė tėrė Shqipėrinė, nė Durrė shfaqet njė rektor Universiteti qė bėn veprime shumė mė tė shėmtuara dhe mė sfiduese kundėr tė drejtave themelore tė njeriut, kundėr arsyes njerėzore dhe sepse me kokėfortėsi nuk ia vė veshin asnjė argumenti qė i japin tė tjerėt pėr tė ndrequr gjykimet e tij tė shpėrfytyruara pėr kohėn nė tė cilėn jetojmė.

Ėshtė qesharake kur e sheh dhe e dėgjon kėtė rektor universiteti tė pėrdorė njė gjuhė shumė tė papėrpunuar, qė nuk do t’i falesh as njė analfabeti, qė tė mbrojė qėndrimet e tij. Ėshtė qesharake kur rektori fshihet pas “ferexhesė sė laicizmit” sa herė shfaqet nė debat. Edhe nė njė emision krejt tė kotė nė “Top Shou” tė “Top Channel-it” (po shumohen “topet” mė mediat shqiptare se tani ka dalė dhe njė “top story”) ngrefosej me poza tė “mbrojtėsit tė laicizmit” nė Universitetin e Durrėsit, por duke lėnė tė kuptohej fare qartė pėr teleshikuesit se nuk e kishte tė qartė se ēfarė ėshtė laicizmi dhe ēfarė do tė thotė laicizim i shkollės dhe i arsimit. Pėr njė rektor universiteti nuk ėshtė punė aq e vėshtirė tė mėsojė kėto gjėra. Kėtij rektori do t’i mjaftonte ta hapte vetė ndonjė fjalor gjuhėsor, ose nėse nuk di gjuhė tė huaja, tė vinte ndonjė koleg tė tij t’i pėrkthente shpjegimet nga ndonjė fjalor gjuhėsor pėr tė kuptuar se “laicizim i shkollės dhe i arsimit” do tė thotė tė kesh programe mėsimore laike, jo fetare. Me kaq puna ėshtė e mbyllur. Besimi fetar i nxėnėsve e studentėve, shfaqja e bindjeve dhe besimit tė tyre fetar nė veshje, apo nė mėnyra tė tjera, nuk ndikon aspak negativisht nė “laicizmin e arsimit e tė shkollės”.

Sipas fjalorit “Peti Robert” tė gjuhės frėnge pėr fjalėn “laik” shpjegimet fillojnė kėshtu “qė nuk bėn pjesė nė kler, ose nė urdhėrat klerikal, kur flitet pėr tė krishterė tė pagėzuar”. Pra, mund tė jesh i pagėzuar si i krishterė dhe tė jesh laik. Pastaj flitet pėr “shoqėri laike, pėr ta dalluar nga ajo klerikaliste”. Mė tej bėhet fjalė pėr “arsimin laik si e kundėrta e arsimit fetar”. Kėshtu as shamia nė kokėn e njė studenteje tė besimit mysliman, as mjekra nė fytyrėn e njė studenti mysliman, nuk ia cenon karakterin laik Universitetit tė Durrėsit, pėrderisa programi mėsimor nuk ėshtė fetar dhe vajza me shami e djali me mjekėr mėsojnė nė kėtė universitet lėndė si gjithė tė tjerėt, lėndė jo fetare. Sipas “Petit Robert” fjala “laikat” do tė thotė “tėrėsia e tė krishterėve qė nuk kryejnė funksione kishtare”, pavarėsisht se dhe kėta mund tė mbajnė kryqin. Kurse “laicizėm” do tė thotė doktrinė qė priret t’u japė institucioneve karakter jofetar”, pra nuk ka tė bėjė me prirjen e njerėzve pėr tė shfaqur nė publik pėrkatėsinė fetare nėpėrmjet veshjes ose me mėnyra tė tjera. Fjala “laicitet” shpjegohet si “karakter laik”, ose “parim sipas tė cilit ndahet shoqėria civile nga ajo fetare”. Sipas kėtij parimi “ shteti nuk ushtron ndonjė pushtet fetar dhe kisha nuk ushtron ndonjė pushtet politik”. Prania nė auditoret e universitetit tė Durrėsit e njė studenteje me shami nė kokė dhe e njė djali me mjekėr nuk e cenon laicitetin (karakterin jofetar) tė universitetit, sepse nuk do tė thotė se po ushtrohet kėtu ndonjė autoritet fetar.

Edhe nė fjalorin e gjuhės angleze “Uebster” fjala “lay” (laik) shpjegohet: ”jo klerikal, jo kishtar, njerėzit e zakonshėm pėr dallim nga kleri; qė nuk ka tė bėjė me priftėrinė”. Fjalori i gjuhės angleze ka dhe njė shpjegim pėr pėrdorimin specifik nė kėtė gjuhė tė termit “laik”, qė do tė thotė se “nuk ka tė bėjė me njė profesion, qė nuk ėshtė profesionist”. Me sa duket rektori i Universitetit tė Durrėsit qenka “laik” vetėm nė kėtė kuptimin specifik qė ka marrė kjo fjalė nė gjuhėn angleze, sepse gjykon pėr laicizmin jo si profesionist, por thjesht si njė fanatik islamofob.

Po pse ndodh vallė qė 40 vjet pas nismės revolucionarizuese hunveibine nė gjimnazin “Naim Frashėri” nė Durrės, ku u ndez zjarri pėr tė pėrvėluar tė vjetrėn, tė prapambeturėn, gjithėēka tė lidhur me fetė, del njė rektor universiteti qė pėrtėrin, madje imiton mė shėmtueshėm, atė nismė, duke e drejtuar kundėr fesė islame?! Ėshtė e vėrtetė se fryma antifetare e “revolucionit kulturor” kinez nė Shqipėri qėndroi mė gjatė dhe ishte mė e ashpėr se nė Kinė. Por pėrsėri duket e ēuditshme qė njė frymė e tillė tė ketė gjetur kaq gjatė vend nė mendėsitė e njė rektori universiteti tė vitit 2006 dhe tė shpėrthejė me njė fanatizėm islamofob qė tė kujton inkuizicionin kishtar tė krishterė nė Spanjėn e shekullin XV. Nuk dimė nėse rektori i Universitetit tė Durrėsit ka qenė nxėnės nė gjimnazin “Naim Frashėri” nė vitet 1960-70 qė nga nostalgjia pėr atė kohė tė humbasė arsyen tani. Por edhe kjo do tė ishte pak pėr tė shpjeguar qėndrimet, e sidomos arsyetimin qė bėn.

Mė e besueshme ėshtė se ky rektor po ndjek disa intelektualė tė tjerė shqiptarė qė kanė rėnė nėn psikozėn antimyslimane tė njė “hunveibinizmi perėndimor”, tė asaj islamofobie qė po importohet nė Shqipėri prej disa vitesh. Kjo islamofobi ėshtė shfaqur shpesh nėpėrmjet fushatave “kundėr shamisė sė kokės” tė besimtareve myslimane. Veprimi i rektorit tė Universitetit tė Durrėsit ka pėrkuar nė kohė me sherrin qė plasi nė Angli kur kryetari Dhomės sė komuneve, ish-ministri i jashtėm Xhek Strou, deklaroi se nuk dėshiron tė shohė para tij gra myslimane qė mbajnė ferexhe. Menjėherė islamofobėt shqiptarė u kėrleshėn kundėr “shamisė sė kokės”, me klishetė e zakonshme kundėr “ferexhesė”. Kryetari i Bashkėsisė Islame, Selim Muēa, ua bėri edhe njė herė tė paditurve atė shpjegim qė u kanė bėrė shpesh tė tjerė se “shahmia nė kokė” dhe “ferexheja qė mbulon fytyrėn e grave” janė tė dy gjėra tė ndryshme. Selim Muēa bėri mirė qė deklaroi nė emėr tė Bashkėsisė Islame se nuk pėlqen mbajtjen e ferexhesė nga gratė myslimane, por ėshtė e drejta e tyre njerėzore dhe fetare tė mbajnė shaminė nė kokė. Mirėpo islamofobėve pėrsėri nuk u mbushet mendja, edhe tani qė flet kryetari islam i moderuar dhe jo ndonjė “ekstremist islamik” laik. Pėrkundrazi islamofobėt e dalldisur si Mustafa Nano edhe nė kėtė rast deshi tė vendoste njė vijė tė tij tė demarkacionit midis tė drejtės sė vajzave myslimane pėr tė mbajtur shami nė kuadėr tė ”tė drejtave tė njeriut” dhe mbajtjes sė shamisė prej tyre si “simbol i fesė myslimane”. Islamofobėt janė dakord qė vajzat tė mbajnė sa tė duan shami nė kokė, por jo si simbol tė fesė islame. Ata janė dakord qė gjithė shqiptarėt tė mbajnė mjekra si tė Janullatosit, si tė Andrea Stefanit, tė dalin me kėto mjekra nė ceremonitė publike, tė mbulojnė me to ekranet e televizioneve, por nuk durojnė dot mjekra pėr tė shprehur pėrkatėsinė e njerėzve nė fenė islame. Gazetari i “Mapo-s” sė re qė ėshtė hapur nė tregun e matrapazllėkut publicistik kur bisedon me besimtaren myslimane qė mban shami pėrpiqet qė edhe kėtė ta paraqesė mė shumė si imitim dhe si admirim pėr Nėnė Terezėn se si pėrkushtim ndaj fesė islame. Ja deri ku shkon spekulimi!

Ajo qė bėn rektori i Universitetit tė Durrėsit pėr hir tė “laicizmit” ėshtė njė gjė mė e shėmtuar se ajo qė bėnin aparatēikėt fanatikė tė komunizmit “pėr hir tė ateizmit”. Ajo qė bėn rektori i Universitetit tė Durrėsit ėshtė njė gjė shumė mė pa vend dhe mė e shėmtuar se ajo qė bėnė para 40 vitesh “komisarėt e PPSH-sė” nė gjimnazin e Durrėsit. Ajo qė bėn rektori i Universitetit tė Durrėsit ėshtė njė islamofobi vulgare. Rektori i Universitetit tė Durrėsit mund tė gjejė shoqėri vetėm tek islamofobė tė ēakėrdisur e tė pėshtirė si Kastriot Myftaraj, qė duke marrė shkas nga trimėritė e rektorit e shtron ēėshtjen ”ose tė lejohet shamia e kokės e myslimaneve, ose tė nxirret myslimanizmi jashtė ligjit”. Ja dhe njė provė tjetėr se si ringjallen jehonat e nismės sė gjimnazit tė Durrėsit pas 40 vitesh.

Pas asaj nisme fetė nė Shqipėri u nxorrėn jashtė ligjit. Kjo u sanksionua dhe nė kushtetutėn e vitit 1976. Tani nė vitin 2006, 30 vjet pas miratimit tė kėsaj kushtetute, qė u abrogua nga zhvillimet demokratike nė vitin1991, nė shtypin shqiptar (gazeta “Sot”) shfaqen sėrish fjalėt “tė nxirret Islami jashtė ligjit nė Shqipėri”. Nuk mund tė ketė gomarllėk mė tė madh se tė ripėrtėrish idenė komuniste tė nxjerrjes sė fesė jashtė ligjit. Kėtė e dėshmoi pėrvoja shqiptare nga viti1967 nė vitin 1991. Dhe kėtė gomarllėk e bėjnė ata qė fanatizmi islamofob ua ka kthyer trutė nė baltė. E pėr fat tė keq pranė sharlatanėve tė njohur prej vitesh shohim tė radhisė veten dhe njė rektor universiteti!

Na vjen keq pėr qytetarėt durrsakė qė pasi u ka mbetur nė derė ajo hija e keqe e nismės antifetare tė gjimnazit “Naim Frashėri, tani po e pėrurojnė universitetin me njė hije tė zezė qė hedh ofensiva ilsamofobe kundėr shamisė e mjekrės “myslimane ne” Durrės, pikėrisht nė Durrės ku drejtuesit e shoqatės lokale dhe tė xhamisė u munduan qė iftaret e Ramazanit dhe Bajramin e Madh t’i kthenin mė shumė se nė ēdo qytet tė Shquipėrisė nga veprimtari tė mirėfillta fetare nė veprimtari propagandistike “pėr harmoninė e tolerancėn fetare”. Rektori i universitetit ua shpėrbleu me islamofobi kėtė pėrpjekje.



29 tetor 2006 Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:35 am

TUNIZIA I VĖRSULET SHAMISĖ SĖ KOKĖS



Nga Heba Saleh nė Kajro

Botuar nė tė pėrditshmen “Financial Times” mė 16 tetor 2006



Autoritetet tuniziane kanė nisur njė fushatė kundėr shamisė sė kokės sė myslimaneve me anė tė zyrtarėve tė lartė e kritikojnė atė si njė formė “sektare” tė tė veshurit dhe me anė tė policisė qė i ndalon gratė nė rrugė dhe u kėrkon atyre tė zbulojnė flokėt.

“Mė ndaluan nė treg dhe mė dėrguan nė njė zyrė policie pėr tė nėnshkruar njė premtim qė nuk do ta vesh kurrė mė shaminė”, thotė Faiza Rahem, e cila punon nė njė studio ligjore private. “Raporti i policisė thotė se u arrestova nė flagrancė (u kapa me presh nė dorė), Nuk pranova tė nėnshkruaj dhe pėr fat oficeri ishte aq i shėndetshėm nga mendtė sa tė mė linte tė largohesha”.

Presidenti Zine Al-Abidine Ben Ali, i cili e shtypi opozitėn e moderuar islamiste tė vendit nė vitet 1990, tha javėn e kaluar se ishte e nevojshme “tė bėhej dallimi midis veshjes sektare … e importuar dhe e paftuar … dhe veshjes tradicionale tuniziane, njė symbol i identitetit qė i ka rrėnjėt nė historinė tonė”.

Zyrtarė tė tjerė ditėt e fundit janė cituar tė kenė akuzuar ata, tė cilėt kanė nxitur shaminė e kokės islamike si njerėz tė cilėt fshihen pas fesė pėr tė arritur qėllime politike.

Ndalimi alla-turk nė veshjen e shamisė sė kokės nė vende publike i ka fillesat nė vitin 1981 kur u paraqit nga ish presidenti Habib Burgiba, i cili u pėrpoq tė vuloste njė model sekular nė vend. Gratė tuniziane, tė cilat kėmbėngulin qė tė mbulojnė flokėt e tyre nė shkolla dhe zyra qeveritare rrezikojnė tė humbasin punėn. Znj. Rahem tha se ajo u nuk u lejua tė hynte nė shkollėn e djalit tė saj, sepse kishte vėnė nė kokė shami.

Por pavarėsisht ndalimit, numri i grave qė po pėrdorin veshjen islamike ėshtė rritur nė vitet e fundit. Analistėt tunizianė citojnė ndikimin e klerikėve nė kanalet satelitore tė pėrhapura nga vendet e tjera arabe si shkakun kryesor tė kėsaj tendence. Ata thonė se nė shumicėn e rasteve ato tė cilat veshin veshjen islamike e bėjnė mė shumė pėr arsye besimi se sa politike.

“Tashmė zhvillohet njė fushatė e ashpėr kundėr shamisė sė kokės”, thotė Suad Haxhi, njė veprimtar i tė drejtave tė njeriut. “E dėnoj atė sepse kjo do tė thotė qė grave tuniziane u ėshtė hequr e drejta pėr tė zgjedhur se ēfarė duan tė veshin, gjė e cila ėshtė kundėr kushtetutės. Pėrveē kėsaj, qeveria po krijon njė atmosferė tensioni dhe armiqėsore, e cila mund tė ēojė pikėrisht nė njė lloj sektarizmi tė cilit ata pretendojnė se duan ta pengojnė”.

Vėzhgues tė tjerė thonė se shumė njerėz ishin tė pakėnaqur nga pėrpjekjet pėr tė zbatuar ndalimin e veshjes sė shamisė sė kokės, por kjo pakėnaqėsi nė njė vend ku nuk tolerohet disidenca ata kishin frikė tė flisnin.

Z. Ben Ali ka shtypur pėrphapjen e ideve dhe shenjave fetare, tė cilat mund tė forcojnė opozitėn islamike tė nxjerrė jashtė ligjit. Ai veproi kundėr islamistėve nė vitet 1990 pas dhunės qė shpėrtheu nė Algjeri, ku ushtria veproi pėr tė penguar njė parti ligjore islamike tė merrte fuqinė pas fitores nė zgjedhjet e vitin 1991.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:36 am

Europė



KONSERVATORĖT SPANJOLLĖ PROTESTOJNĖ PASI FESTIVALET QĖ FESTOJNĖ MUNDJEN E ISLAMIT PO ZBUTEN



Nga Viktoria Burnett nė Madrid

Botuar nė tė pėrditshmen “Financial Times” mė 16 tetor 2006



Njė vendim i qyteteve spanjolle pėr tė zbutur tonet e festivaleve qė evokojnė dėbimin e sunduesve muslimanė tė vendit kanė nxitur politikanėt konservatorė tė nxitojnė tė mbrojnė tranditėn dhe ka shėrbyer si shkėndijė pėr debatin mbi lirisė sė tė shprehurit dhe ndjeshmėrisė fetare. Kjo ēėshtje i bėn jehonė polemikės qė zhvillohet nė Europė mbi vetėcensurėn qė pasoi anulimin e operės sė Moxartit nė Gjermani, e cila u gjykua si offensive ndaj muslimanėve.

Partia Popullore e opozitės tė premten kėrkoi qė qeveria tė mbronte festivalet nėpėrmjet krahut kulturor tė Kombeve tė Bashkuara, Unesco. Eduardo Zaplana, zėdhėnėsi i grupit parlamentar tė Partisė Popullore tha: “Nė asnjė rrethanė nuk mund t’i pėrkulemi kėrkesave tė njerėzve tė cilėt na frikėsojnė, dhe jemi krenarė pėr kėto festivale”.

Festivalet e organizuara tė tė krishterėve dhe maurėve, siē njiheshin sunduesit muslimanė, festohen kudo nė Spanjė nė kohė tė ndryshme tė vitit dhe pėrfshijnė mijėra njerėz tė veshur me kostume dhe qė marshojnė me muzikė dhe vėnė nė skenė me qesėndi beteja. Sunduesit muslimanė nga Afrika e Veriut u sunduan pjesėn mė tė madhe tė Spanjės, qė e quanin Al-Andalus, pėr shtatė shekuj pėrpara se tė dėboheshin nė vitin 1492.

“Ne nuk ofendojnė ndonjė. Kėtė e bėjmė qysh nė shekullin e 18”, tha Havier Morales, organizuesi i festivalit mė tė madh, nė Alcoi, Valencia.

Nė dekadat e fundit shumė qytete kanė hequr elementėt mė provokativė tė festimeve 300-vjeēare, pėrfshi edhe shkatėrrimin e shėmbėlltyrave tė Muhamedit. Ata tė cilėt i kanė ruajtur kėta elementė kanė filluar t’i heqin kėtė vit.

Beneixama, nė Valencia, la jashtė festivalit tė vet nė shtator shkatėrrimin e njė Muhamedi papier-mache, koka e tė cilit tradicionalisht ishte e mbushur me fishekzjarre. Nė Bocairent, siē raportoi njė gazetė spanjolle, El Pais, festuesit hodhėn njė shėmbėlltyrė tė Muhametit jashtė ledheve tė kėshtjellės por nuk vijuan me shpėrthimin e kokės.

Kur anėtarėt e festivalit tė Alcoi u shfaqėn si pjesė e Ditės sė Hispanikėve nė Nju Jork nė 7 tetor ata portretizuan vetėm tė krishterėt dhe asnjė maur, njė vendim qė z. Morales kėmbėnguli se u bė pėr arsye logjistike dhe jo politike.

Feliks Herrero, kryetar i Federatės Spanjolle tė Organizatave Islamike, tha se elementėt agresivė tė festivaleve “nuk kishin vend nė Spanjėn demokratike”. Festimi i rikonkuistės ishte, sipas tij, e krahasueshme me fitoren e Gjeneralit Franko mbi ushtritė republikane tė majta gjatė luftės civile nė Spanjė.

Mansur Eskudero, kryetar i Bashkimit Islamik Spanjoll, tha se konservatorėt e kishės dhe politikės janė kapur me tensionin aktual mbi Islamin nė Europė pėr tė nxitur sherr.

“Ata po e politizojnė ēėshtjen, duke u pėrpjekur tė provokojnė njė reagim muslimanėsh me qėllim qė ta tregojnė me gisht dhe tė thonė se ē’barbarė jemi ne”, tha z. Eskudero, duke shtuar se pjesa mė e madhe e muslimanėve kurrė nuk kanė patur ndonjė problem me festivalet. “Ėshtė ēėshtje e balancimit tė lirisė sė tė shprehurit me respektin pėr tė tjerėt”, tha ai.



Shėnim i “Rimėkėmbjes”.



Nga ky shkrim del se nė Spanjė ka ndryshuar shumė mendėsia e njerėzve lidhur me vlerėsimin e betejave fitimtare tė kohės sė rikonkuistės katolike. Kėto beteja pas disa shekujsh mė shumė janė kthyer nė festivale zbavitėse jo nė kremtime revanshizmi. Por edhe nė Spanjė ka zėra qė nga fryma teatrore tė kalohet sėrish nė frymėn “luftarake” tė kėtyre pėrkujtimeve. Nė Shqipėri njerėzit nuk kanė pasur dijeni pėr tė tilla festivale. Por dikush me sa duket synon qė edhe shqiptarėve t’u shtijė nė mendje kėtė, madje duke ndjekur frymėn e konservatorėve spanjollė. Para pak kohėsh nė Tiranė u pėrurua hapja e ambasadės sė Spanjės, ēka pėrbėn njė zhvillim shumė tė mirėpritur pėr Shqipėrinė e shqiptarėt. Nė reportazhet televizive pamė se kėtė ceremoni e nderuan me praninė e tyre pushtetarėt mė tė lartė tė Shqipėrisė. Por njė komentuese televizive reportazhin e shoqėroi me fjalinė ”hapja e ambasadės u bė nė 514-vjetorin e themelimit tė shtetit spanjoll”. Ky pėrvjetor pėrputhet me fitoren pėrfundimtare tė rikonkuistės katolike nė Spanjė, nė vitin 1492, kur ra dhe pikėmbėshtetja e fundit e mbretėrisė myslimane, Granada. Nuk ka asnjė ēudi qė diplomatėt spanjollė ceremonitė e tyre t’i lidhin me kėtė ngjarje. Por nėse ajo qė dėgjuam nė ekranin televiziv nuk ka qenė sipas dėshirės sė diplomatėve spanjollė, e bazuar nė ndonjė thėnie tė tyre, por shtese e ndonjė komentuesi shqiptar, atėherė puna ndryshon: dikush ka shfrytėzuar rastin pėr propagandė sipas orekseve tė Lėvizjes pėr Rikonkuistėn Shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:36 am

U THEMELUA FORUMI MUSLIMAN I KOSOVĖS



Me datė 06.10.2006(ditė e premte) nė Prishtinė u mbajt kuvendi themelues i Forumit Musliman tė Kosovės (FMK), datė e cila do tė mbetet e shėnuar nė historinė mė tė re tė Kosovės si njė ngjarje historike e njė rėndėsie tė veēantė pėr Kosovėn. Nė praninė e anėtarėve si dhe mysafirėve tė shumtė hapjen e kuvendit e bėrė Halil Ibrahimi i cili i pėrshėndeti tė gjithė tė pranishmit dhe iu shprehu falėnderim pėr kohėn e ndarė e tė ēmuar pėr pjesėmarrje nė kėtė ngjarje me rėndėsi historike. Pas saj propozoi kryesinė e punės nė pėrbėrje Halil Ibrahimi, Fuad Ramiqi dhe Qeram Telqiu dhe mė pastaj propozoi rendin e ditės i cili u pranua nga anėtarėt e pranishėm tė Forumit Musliman tė Kosovės.

Nė fjalėn e tij Halil Ibrahimi pėrveē tjerash ceku “se tė vetėdijshėm pėr realitetin tonė kosovar, pėr zhvillimet e fundit nė bashkėsinė tonė nė tė gjitha fushat e jetės, duke e parė gjendjen dhe pozitėn e myslimanėve nė tėrėsi si dhe tendencat e faktorėve tė ndryshėm qė tė ndėrhyjnė nė kėto zhvillime e sidomos nė aspektin kulturor e fetar, pa i nėnvlerėsuar fushat tjera, tė vendosur qė tė marrim njė pėrgjegjėsi e cila na takon, por edhe si obligimi ynė si mysliman , pas shumė kėshillimeve me njė spektėr tė gjerė tė mendimeve tė individėve tė profileve tė ndryshme, grupi i pėrbėrė nga Fuad Ramiqi, Halil Ibrahimi, Faik Miftari, Adem Rama dhe Qeram Telqiu formuan kėshillin nismėtar pėr themelimin e Forumit Musliman tė Kosovės si organizatė joqeveritare. Tė ballafaquar me mendime dhe propozime tė ndryshme, si dhe duke elaboruar iniciativėn tonė, pas njė kohe tė kaluar dhe pėrgaditjeve tė bėra, kėshilli nismėtar mori vendimin qė sot mė kėtė ditė 6 tetor 2006, nė muajin e bekuar tė Ramazanit,tė thėrret kuvendin themelues tė Forumit Musliman tė Kosovės. Para vetit i keni tė paraqitura qėllimet dhe aktivitetet programore tė FMK,por mė lejoni qė para jush tė shpalosi qėllimet tona programore”.

Forumi Musliman i Kosovės synon tė jetė njė organizatė joqeveritare me qėllim tė afirmimit dhe avancimit tė vlerave tė kulturės dhe traditės islame nė Kosovė. Organizata do tė veprojė kryesisht nė aktivitetet e poshtėshėnuara:

do tė promovojė si nė mjedisin kosovar ashtu edhe atė ndėrkombėtar kulturėn Islame dhe vlerat e saj si fe e paqes, tolerancės, mirėkuptimit, mirėbesimit dhe humanizmit tė ndėrsjellė civilizues njerėzor.
do tė mbrojė imazhin e qytetėrimit Islam nė Kosovė dhe nė botė, tė drejtat e besimit dhe demonstrimit tė lirė tė bindjeve fetare, sipas Kushtetutės sė Kosovės dhe Kartės Ndėrkombėtare tė Mbrojtjes sė tė Drejtave tė Njeriut.
do tė luftojė tė gjitha format e islamofobisė dhe diskriminimit pėr shkak tė besimit tė lirė islam dhe praktikimit tė tij qė mund tė shfaqen nė shoqėrinė tonė dhe mė tė gjerė.
do tė avancojė nėpėrmjet komunikimit me opinionin e gjerė kosovar dhe ndėrkombėtar imazhin historik, kulturor dhe fetar tė myslimanėve tė Kosovės.
do tė afrojė rreth veti me vetėdėshirė tė lirė qytetarėt e Kosovės tė proveniencės Islame, pa dallim etnie apo gjinie.
do tė posedojė organet e veta mediale elektronike dhe tė shkruara.
do tė shėrbejė si qendėr koordinimi pėr studime tė ndryshme qė kanė pėr qėllim hulumtimet shkencore lidhur me kulturėn Islame nė Kosovė dhe mė gjerė.
do tė kumtojė kumtesa mediale publike nė media elektronike dhe tė shkruara pėr tė pasqyruar nė mėnyrė tė drejtė kulturėn Islame dhe pėr t’iu kundėrvėnė ēfarėdo tendence antiislame nė Kosovė.
do tė merr pjesė nė simpoziumet e ndryshme kombėtare dhe ndėrkombėtare qė organizohen lidhur me kulturėn islame.
do tė organizojė tribuna publike dhe simpoziume shkencore
do tė afirmoje dhe avancojė tė drejtat dhe liritė njerėzore duke konsideruar si tė drejtė themelore edhe stilin e veshjes, ushqimit, pijes, muzikės, folklorit etj.
Nė emėr tė Forumit Musliman tė Shqipėrisė kuvendin e FMK e pėrshėndeti z.Fisnik Kruja i cili pėrveē tjerash ceku se” kjo ėshtė njė ditė e madhe historike qė ka pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e vėllezėrve tė juaj nga Shqipėria. Feja jonė Islame ėshtė njė fe e lavdishme hyjnore e zbritur nga Allahu u madhėruar. Unė jam i sigurte se me kėtė pjesėmarrje ne si mysliman i pėrshtatemi kohės dhe jemi sfidė e re tė lėvizjeve tė ndryshme shoqėrore qė do tė sjell avancime tė reja. Ne do tė arrijmė qė tė krijojmė njė pozicion mė tė mirė dhe mė tė avancuar nė shoqėri. Forumi Musliman i Shqipėrisė me reagimet e tija tė guximshme arriti tė frenojė shumė nga sulmet agresive mediale kunder islamit. Ne duhet tė kemi guxim dhe vullnet tė mbrojmė interesat e fesė Islame”.

Mexhid Yvejsi e pėrshėndeti kuvendin duke thėnė:” kėtu nė kuvend erdha nga Gjakova e cila gjendet nė skaj tė Kosovės, por nė mes tė Shqipėrisė, jo kjo qė ėshtė sot por ajo qė duhet tė bėhet nesėr....Volteri nė kohėn e pleqėrisė ka thėnė”mė tregoni njė njeri qė nuk beson nė Zotin do ta pyes pėr se? E pėrshėndes themelimin e Forumit Musliman tė Kosovės tė cilin e paramendojė do tė ketė pėrballje jo vetėm ma ata qe nuk besojnė por ndoshta ma tepėr ma ata qė besojnė..Sidoqoftė dalshim faqebardhė..”

Nė letrėn pėrshėndetėse tė Olsi Jazexhiut dėrguar kuvendit themelues tė FMK-sė pėrveē te tjerash shkruhej: ” Ne e kuptojmė qė pėrpjekja jonė pėr tė luftuar islamofobinė dhe racizmin, ėshtė dėgjuar edhe nga ju, vėllezėrit tanė tė Shqipėrisė Lindore, dhe fakti qė ju sot nė Kosovė po themeloni Forumin Musliman tė Kosovės ne na gėzon pa masė. Ashtu si nė vitin 1878 kur viset tona u bėnė pre e agresionit tė fuqive ortodokse ballkanike dhe i intrigave tė Fuqive tė Mėdha tė cilėt kėrkonin tė shuajnė me ēdo mėnyrė kombin shqiptar dhe fenė e tij, edhe sot hasmit tanė janė nė tė njėjtin rrugė. Ata mėrziten nga ekzistenca e shqiptarėve nė Ballkan dhe pėr mė tepėr nga pėrkatėsia e tyre myslimane. Por si atėherė ashtu edhe sot, ne kemi nevojė qė tė formojmė Forumet dhe Mexhliset tona, siē bėmė nė Prizren 128 vite mė parė, pėr tė kundėrshtuar agresionin, refuzuar diskriminimin qė i bėhet muslimanėve shqiptarė sot, dhe treguar botės se ne ngelemi krenarė qė jemi shqiptarė dhe myslimanė.

Themelimi i Forumit Musliman tė Kosovės ne na gėzon pa masė, pse kjo tregon qė pėrpjekja jonė nė Tiranė pėr tė kundėrshtuar aparteidin antimusliman tė regjimeve ka bėrė jehonė edhe nė Shqipėrinė Lindore. Ne nė Tiranė ju shohim ju nė Prishtinė me shpresė dhe mall, pasi lidhja e gjakut dhe e fesė ėshtė shumė e fortė mes nesh, dhe ajo nuk njeh as kufij, as parti e as superfuqi qė ta ndalojė.

Ne urojmė dhe lutemi qė Forumi Musliman i Kosovės tė ecė nė tė njėjtat gjurmė qė Forumi Musliman i Shqiperise ka shkuar nė Tiranė, dhe sė bashku tė mobilizojmė tė gjithė patriotėt mysliman shqiptarė, qė tė organizohen dhe bashkohen pėr tė mbrojtur fenė tonė pėrball shpifjeve, diskriminimit dhe aparteidit.

Prezenca e delegacionit nga Shqipėria sot mes jush, tregon entuziazmin qe shqiptarėt e Shqipėrisė kanė pėr kėtė hapin tuaj madhor. Edhe pse unė vetė nuk jam nė mesin tuaj sot, mė besoni qė qėndrojė pranė jush shpirtėrisht dhe me dua. Jam i mendimit dhe besoj se pas pėrpjekjes suaj pėr te themeluar njė organizatė e cila do tė luftojė racizmin, intolerancėn dhe islamofobinė nė Kosovė, sot qėndron e gjithė dėshira dhe gatishmėria e shqiptarisė myslimane dhe nė veēanti e Forumit Musliman tė Shqipėrisė”.

Pas kėsaj kryesuesi i kuvendit nė emėr tė Kėshillit nismėtar tė FMK pėr kryetar tė FMK propozoi z.Fuad Ramiqi i cili nga anėtarėt e pranishėm unanimisht u zgjodh pėr kryetar tė Forumit Musliman tė Kosovės.

Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse drejtuar kuvendit themelues tė FMK-sė, kryetari i porsazgjedhur Fuad Ramiqi pėrveē tjerash ceku se ”sot ne po ballafaqohemi me strategjinė e botės unipolare me tė gjitha mjetet e metodat e mundshme, njėra ndėr ta ėshtė tendenca e paraqitjes sė imazhit negativ tė islamit dhe myslimanėve nė botė, me qėllim krijimit tė njė bindjeje se myslimanėt janė edhe pengesa kryesore tė paqes nė botė duke i etiketuar me emėrtime mė tė ndryshme, nga ato individuale nė formė tė diktatorėve apo grupeve tė prapambetura deri te ato globale nė forma tė terrorizmit global si rrezik permanent pėr civilizimin njerėzor. Kjo ka ndikuar qė myslimanėt nė mesin tonė shqiptar si edhe nė mesin ndėrkombėtar tė jenė tė diskriminuar dhe tė rrezikuar. Nuk ka mjaftuar vetėm kjo, por kanė shkuar edhe aty ku nuk tolerohet qė si burim i kėsaj gjendjeje ėshtė emėrtuar Islami si fajtor kryesor dhe shkaktar i kėtyre dukurive. Fatkeqėsisht edhe te ne ka tė tillė qė iu kanė bashkangjitur kėtyre tezave tė pa qėndrueshme. Mirėpo ne ia bėjmė me dije se ne jemi tė palėkundur nė besimin tonė, se ne nuk do tė turpėrohemi apo tė kėrkojmė falje pse jemi mysliman, kėtu ku jemi nė vatrat tona, nė Ballkan e nė Evropė, as nga Perėndimi e as nga Lindja. Ne e kemi identitetin tonė fetar islam dhe me mish e shpirt do ta mbrojmė atė. Ne kėtė identitet edhe duhet ta institucionalizojmė nė jetėn tonė tė pėrditshme tė shoqėrisė sonė kosovare, e jo ta kufizojmė nė individė apo grupe a subjekte tė ndryshme, duke e ndjerė pėr ditė e mė shumė invazionin aktiv tė faktorėve tė jashtėm e tė brendshėm nė njėrėn anė, por edhe tė habitur nga pasiviteti i faktorėve relevant vendor. Duke e vlerėsuar rėndėsinė e momenteve qė po kalojmė, tė vendosur tė ndikojmė nė rrjedhat gjithėpėrfshirėse me njė nijet tė sinqertė e tė mbėshtetur nė Allahun e madhėruar ėshtė ndėrmarr hapi pėr themelimin e Forumit Musliman tė Kosovės, duke mos pretenduar nė njė mohim tė arriturave tė deritanishme, si dhe duke mos pretenduar pėr njė monopol tė paprekshėm, por pėr tė jetėsuar qėllimet dhe synimet tona programore. FMK nuk do tė garojė pėr njė gjė tė tillė, pėrkundrazi do tė jetė i hapur pėr tė gjithė faktorėt relevant pėr bashkėpunim nė shoqėrinė tonė kosovare edhe mbarėshqiptare, e sidomos rininė tonė tė ēmuar. Ne ofrojmė pėr njė bashkėpunim sa mė tė frytshėm pėr promovimin e kulturės islame dhe avancimin e pozitės sė myslimanėve nė Kosovė e mė gjerė”.

Pas fjalės pėrshėndetėse tė kryetarit tė porsazgjedhur Fuad Ramiqi kuvendi zgjodhi edhe kryesinė shtatėanėtarėshe tė Forumit Musliman tė Kosovės me pėrbėrje: Halil Ibrahimi, Mexhid Yvejsi, Adem Rama, Qeram Telqiu, Faik Miftari si dhe njė vend tė rezervuar pėr njė kandidate femėr qė do tė plotėsohet mė vonė.

Pas pėrfundimit tė punimeve tė kuvendit, Forumi Musliman i Kosovės pėr nder tė muajit tė bekuar tė Ramazanit shtroi iftarin e pėrbashkėt pėr tė gjithė pjesėmarrės.





7.10.2006 Faik Miftari
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:37 am

Shamia dhe diskriminimi

Tek shikon emisione dhe dokumentarė nė mediat shqiptare pėr historinė e Nėnė Terezės, parelelisht tė bie nė sy artikujt e shtypit tė shkruar nė lidhje me problemin e vajzės nga Durrėsi dhe heqjen e sė drejtės sė saj, duke i mohuar arsimimin pėr shkak tė veshjes fetare.Shenjtėrimi i Nėnė Terezės me njė shami nė kokė, bie ndesh me ē’shenjtėrimin e shamisė sė muslimanes shqiptare.Kjo nga frika se ndoshta shamia e saj do tė sjelli mė shumė bamirėsi dhe njohje ndėrkombėtare pėr rritjen e numrit e tė shenjtave shqiptare. Shamia e muslimanes ėshtė bėrė problemi i rradhės nė shoqėrinė shqiptare.Ndoshta problemet dhe politikat pėr arsimimin janė zgjidhur dhe tani nuk ka ngelur vetėm se njė ēėshtje qė padyshim bie nė kundėrshtim dhe me kushtetutėn shqiptare E drejta pėr besim dhe zbatimin e tij nė vende publike lejohet nė kushtetutė (Kreu i parė, Neni 24).Ndėrsa kodi penal saksionon se ndalimi i shprehjes sė lirisė sė besimit dėnohet dhe me burgim.Deklarimet e ndonje rektori paragjykues ndaj besimit tė njė vajze muslimane, se shkolla ėshtė laike nuk kanė kurrfarė argumentimi llogjik.Shkollat janė institucione arsimimi publike tė cilat janė ndėrtuar nga prindėrit tanė pėr tė mirėn e shoqėrisė.Ato rikonsturohen herė pas here me taksat qė shqiptarėt muslimanė apo jomuslimanė i paguajnė shtetin shqiptar.Fuksioni i shkollės ėshtė qė tė edukojė shoqėrinė dhe jo tė pėrjashtojė dhe tė pėrbuzė njė pjesė tė saj.Pikėrisht e drejta e ushtrimit tė besimit nė jetėn publike nuk e pėrjashton mundėsinė pėr tė drejtėn e praktimit tė bindjes fetare qoftė nė veshje ose nė ide.Cdo njeri lind i lirė dhe e pėrdor vullnetin e tij pėr ti bėrė mirė shoqėrisė duke i bėrė mirė vetes sė tij.Ministria e arsimit dhe rektorėt e saj, duhet tė jetė me e kujdesshme nė politikat e arsimit tė cilat duhet tė pėrfshijnė tė gjithė shoqėrinė pa pėrjashtime.Shpesh herė ne muslimanėve na vjen keq pėr viktimizimin e fėmijvė tė cilat mbahen peng dhe pa arsim nga fenomeni i gjakmarrjes dhe dėshirojmė qė shteti tė gjejė mynyra pėr edukimin e tyre.Mirėpo mesa duket viktima kėtė herė jemi ne dhe jo pėr shkaqe subjektive.Dyshimi jonė pėr hipokrizinė e reklamave tė propagandės se femrat nė vendet muslimane janė tė shtypura, shtohet nga ngjarjet e fundit ku vajzave muslimane nuk i jepet drejta pėr tu arsimuar sė bashku me njė politikė ku eksportohet demokracia, mirėpo sumvencionohet drejtėsia.Jemi mėsuar t’a shikojmė Shqipėrinė nė listat pranė vendeve tė korruptura, afėr Afganistanit mirėpo mesa duket do na duhet ta shikojmė dhe nė listat e heqjes sė drejtave tė grave pėr arsimim.Ndėrkombė tarėt morėn insiativėn pėr ti rikthyer tė ‘drejtat’ grave afgane ndoshta ndėrhyjnė ose do tė ndėrhyjnė dhe nė Shqipėri kjo sepse problemi i shamisė ėshtė i eksportuar nga vendet e iluminizmit. Mos mbajtja e shamisė nė shkolla me argumentimin se shteti ėshtė laik dhe ėshtė i ndarė nga feja ėshtė njė farsė.Imagjinoni sikur muslimanėt shqiptarė tė thonin se meqė shteti ėshtė laik ne sduhet ti paguajmė taksat qeverisė sepse taksat shkojnė pėr rektorėt pa futur kėtu ryshfetet dhe bakshishet nė fund tė sezoneve tė provimeve.E pra para se ideusit e politikės sė arsmimit tė merren me tė drejtat e muslimanėve dhe arsimimin e tyre, duhet ti edukojnė rininė pėr luftėn kundėr korrupsionit e cila ka kapur majat intelektit shqiptar duke filluar nga doktorėt, profesorėt, politikanėt etj.Tė merren me prostuticionin dhe hallkat e tij qė po pėrhapen nė shoqėrinė shqiptare (striptizmi, homoseksualiteti etj). Ndoshta paragjykimet dhe ksenofobia e tyre lidhet patjetėr me mentalitetin e shoqėrisė shqiptare tė kohės sė diktaturės ku mbizotėrontė ideologjia e luftės sė klasave.Tani lufta e klasave ėshtė kthyer nė luftė kundėr besimit dhe veshjes sė flamurit tė krenarisė nė kokat e muslimaneve. Ky flamur sfidon lakuriqėsinė e cila si njė copė mishi ua nxjerr gjuhėn jashtė seksomaniakėve me grada shkencore.Tė cilėt maninė e tyre e pėrdorin dhe pėr tė intriguar vajzat e sinqerta nė sezon provimesh.Zemrat mohuese dhe veset e shoqėrisė duhet tė jenė sfida e mijėvjecarit.

Xhemis Stafa
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:38 am

MEXHID YVEJSI, GJAKOVĖ





ISLAMI NDĖR SHQIPTARĖ

DHE

INTEGRIMET EURO-ATLANTIKE





H y r j e





Ėshtė mrekulli e mrekullive se si, nėn kthetrat e disa perandorive, mbijetuan shqiptarėt nėpėr mijėvjeēarėt.

Mbijetuan shqiptarėt nėpėr mijėvjeēarėt, jo pse ishin tė parėt, apo fituesit, por mbijetuan nė saje tė Krijuesit.

Krijuesi ėshtė shkatėrruesi i perandorive. Krijuesi ėshtė ndėrtues i mrekullive.

Mrekulli e vėrtetė ėshtė mbijetesa e shqiptarėve nė kėtė jetė…







Islami ndėr shqiptarė





Me pranimin e Fesė Islame nga shumica e shqiptarėve, shqiptarėt jo vetėm qė mbijetuan, por edhe shpėtuan. Shpėtuan sepse nuk u asimiluan, shpėtuan sepse nuk u shkombėtarizuan. Edhe pse u tkurrėn, u rrudhėn, u dėbuan, u masakruan, u bėnė shkrumb e hi por rilindėn pėrsėri. Shpėtuan shqiptarėt sepse nuk u shuan, nuk u faruan…

Islami ndėr shqiptarėt, pėr besimtarėt, u pranua dje, pranohet edhe sot, si njė dhuratė e madhe nga i Madhi Zot. Pėr kėtė dhuratė ēdo besimtar ėshtė krenar. Ėshtė krenar dhe falėnderues ndaj All-llahut tė Madhnueshėm, i Cili ėshtė i vetmi Krijues.

Islami ndėr shqiptarėt, pėr besimtarėt, u pranua dje, pranohet edhe sot si njė bekim i madh nga i Madhi Zot.

Pėr kėtė bekim ēdo besimtar ėshtė krenar, ēdo mu’min ėshtė gati pėr falėnderimin deri nė flijim. Dhuratat dhe bekimet janė rezultat i dėgjimit tė Zėrit tė Zotit. Zėri i Zotit, jehona e Tij, ende dėgjohet nė vazhdimėsi.

Dėgjohet nė vazhdimėsi, pothuajse, nė ēdo brezni. Nė ēdo brezni ka diēka tė veēantė nė kėtė histori…

Ka diēka tė veēantė nė kėtė histori, por ato tė veēanta, kryesisht, ndahen nė dy kategori: tė dukshme dhe tė padukshme. Pėr aq kohė sa ne e kufizojmė vėmendjen tonė tek gjėrat e dukshme, materiale, ne kohė pas kohe do tė pėrballemi me ngjarje, telashe dhe situata tė ndryshme vazhdimisht, tė cilat ne nuk mund t’i kuptojmė, as t’i shpjegojmė plotėsisht…

Gjėrat e dukshme janė tė pėrkohshme, kalimtare, tė pa qėndrueshme. Kurse gjėrat e padukshmet janė tė vėrteta, tė qėndrueshme, tė amshueshme…

Tė vėrteta tė qėndrueshme, tė vėrteta tė amshueshme, janė fjalėt e Faik Bej Konicės i cili tha: “Tė mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar…”

Tė vėrteta tė qėndrueshme, tė vėrteta tė amshueshme, janė fjalėt e Stavro Skendit, i cili nė librin “Historia e Rilindjes Kombėtare”, botuar nė Universitetin Princtaun nė Neė Jersey, SH.B.A., shkruan: “Shqiptarėt muslimanė e pėrbėnin shumicėn dhe pa ata nuk mund tė kishte Shqipėri.”

Pra, pa Fenė Islame ndėr shqiptarė, ne, shqiptarėt, do tė ishim mė shumė nė numėr, por jo shqiptar. Pa shqiptarėt muslimanė qė pėrbėjnė shumicėn nuk mund tė kishte Shqipėri. Kėtė ēdokush duhet ta di….















Integrimet Euro-Atlantike









Nė jetėn publike shqiptare nuk ka fjalė qė pėrdoret mė shpesh se fjala Integrim. Nė jetėn publike shqiptare nuk ka fjalė qė shpėrdoret mė shumė se fjala Integrim. Ky pėrdorim, ky shpėrdorim qė po bėhet me fjalėn Integrim bėhet nė ēdo vend, thuhet nga ēdo kush, me ēdo kėnd, me vend e pa vend…

Nga ēdo kush, me ēdo kėnd, me vend e pa vend, flitet e shkruhet, nė tė gjitha trojet entike pėr Integrimet Euro-Atlantike. Flitet e shkruhet nė tė gjitha trojet etnike pėr integrimet Euro-Atlantike, por pa e kuptuar thelbin, esencėn, pėr ēka janė duke kuvenduar, pėr ēka janė duke shkruar…

Terma tė tilla si integrimi, procesi i integrimit, vlerat integruese, kushtet e integrimit, janė shndėrruar nė kryefjalė, qė dėgjohen edhe nėpėr mėhallė…

Pėrse ndodh njė gjė e tillė? Mbi tė gjitha, Bashkimi Europian, Integrimet Euro-Atlantike, pėr shqiptarėt nė trojet etnike, janė shndėrruar nė idhull, nė “tokė e premtuar”, njė vend i ėndėrruar, pėr ēėshtje, kryesisht, ekonomike-politike…

Por, sa pėr fillim, ēdo tė thotė fjala apo termi Integrim?

Fjalori i Shqipės sė Sotme, botuar nė Tiranė, 2002, hartuar nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė, nė faqėn 509, fjalėn Integrim, e shpjegon kėshtu:

“Lidhje e ngushtė me tė tėrėn, bashkim a shkrirje nė njėsi tė vetme…”

Ky ishte shpjegimi. Por, si duhet kuptuar integrimi?

Kėtė e ka shpjeguar bukur Aleksandėr Bayer-i, shef i Zyrės Austriake nė Prishtinė, i cili ka deklaruar, nė Ditėn e Evropės, me 9 maj 2006 se: “Integrimi duhet kuptuar si rezultat i menēurisė sė njerėzve, jo kokėfortėsisė.”

Dėshirat e shumicės sė shqiptarėve nė trojet etnike pėr integrimet Euro-Atlanike a duhet kuptuar si rezultat i menēurisė apo i kokėfortėsisė? Kjo ėshtė pyetja. Pyetjet nuk vdesin, thoshte Neruda.

Nė proceset integruese n’Europė, kėtu me konceptin “Europė” pėrfshihet Perėndimi, Aleanca Atlantike dhe Shtetet e Bashkuara, ka parashikime qė pas pesėdhjetė vjetėsh tė shkrihen popujt e vegjėl dhe tė dalin prej pėrdorimit gjuhėt e tyre. Duket se ne, shqiptarėt, siē i kemi punėt, ndoshta do tė jemi tė parėt… Zoti na ruejt!

“E ardhmja e Kosovės ėshtė nė Bashkimin Europian”, kėshtu ėshtė theksuar nė Samitin e Selanikut mė 2003. Kjo ėshtė konfirmuar vazhdimisht nga institucionet dhe pėrfaqėsuesit e lartė tė Bashkimit Europian.

Nė njė seancė plenare treditėshe nė Bruksel, nėntor 2005, Komisioni i Konferencave Ipeshkvore tė Shteteve tė BE-sė, qė thonė se pėrfaqėsojnė mbi 65% tė qytetarėve tė Bashkimit Evropian, krerėt e klerit katolik janė shprehur se:

”Vendet si Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Ballkani nė tėrėsi duhet tė lidhen me Europėn Perėndimore, sepse kanė vuajtur duke qenė 450-tė vjet nėn sundimin otoman e pastaj nė komunizėm.”

Kėto kėrkesa, kėto dėshira tė mira, tė krerėve tė Kishės Katolike, Evropa kurrė s’i muar parasysh… Pse?

Sepse, : “Nė krizė ėshtė “Evropa Politike” jo “Evropa qytetare”. Bashkimi Evropian nuk ėshtė vetėm ēėshtje politike, janė shprehur krerėt e Kishės Katolike….”

Tė alarmuar me rezultatet e referendumit nė Francė dhe Holandė rreth ratifikimit tė Kushtetutes sė Bashkimit Evropian, liderėt e BE-sė janė zbrapsur nė politikat, tė cilat, nė vend tė transformimit tė Ballkanit, propozojnė vetėm menaxhimin e status quo-sė.

Nė Takimin e Salzburg-ut, mars 2006, Bashkimi Evropian dėshtoi qė tė sigurojė njerėzit e Ballkanit Perėndimor se ėshtė pakthyeshėm e pėrkushtuar nė integrimin e tyre…

Takimi i Salzburg-ut dėrgoi njė mesazh, porosi, se BE-ja as nuk ėshtė e gatshme e as e vullnetshme qė tė ofrojė prespektivė pėr antarėsim. Pse? Sepse, popullata e vendeve tė vogla tė Ballkanit ėshtė rreth 4 pėr qind e popullatės sė BE-sė sot. Kosova ka banorė sa ka Bruksel-i. Sfida nuk ėshtė tek “kapaciteti absorbues”, por te kapaciteti moral i Bashkimit Evropian…

Cili ėshtė kapaciteti moral i Bashkimit Evropian? Cila ėshtė gjendja shpirtėrore e morale e Evropės? Mbi gjendjen shpirtėrore dhe morale tė Evropės, ka shkruar nė numrin e qershorit 2004 tė revistės gjermane “ Cicero ” Kardinali Ratzinger, i cili u zgjodh Papė, me 19 prill 2005, Papa Benedikti i XVI-tė, i cili, ndėr tė tjera, shkruan:

“Perėndimi vuan nga njė vetėurrejtje e ēuditshme, e cila s’mund tė quhet ndryshe pėrpos patalogjike…Pėr tė mbijetuar, Evropa duhet ta pranojė veten nė njė mėnyrė tė re, natyrisht kritike dhe modeste… Njė botė pa Zot nuk ka ardhmėri… Evropa ėshtė e sėmurė…Nuk e dijmė se si do tė zhvillohen gjėrat nė Evropė nė tė ardhmėn….”

Pėr derisa Papa shprehet kėshtu pėr Evropėn, duke thėnė se edhe e di se nuk e di se si do tė zhvillohen gjėrat n’Europė nė tė ardhmėn, atėherė duken qesharake ēfarėdo deklarate qė bėjnė shqiptarėt, nė tė gjitha trojet entike, pėr integrimet Euro-Atlantike…!

Sa i pėrket integrimeve Euro-Atlanike, ne, shqiptarėt, nė trojet etnike, jetojmė nė dy jetė, njė jetė reale dhe njė virtuale. Shpresėn pėr njė jetė mė tė mirė shqiptarėt e mbajnė tek e ardhmja europiane. Por, shpresa ėshtė shpresė, ajo thonė se e fundit vdesė, por a ėshtė kjo shpresė reale apo virtuale?

Sipas hulumtimeve tė fundit tė “Eurobarometrit” tė Komisionit Europian (mars-maj, 2006,) mė shumė mbėshtetet, pėrkrahet, Maqedonia 49 %, Bosna e Hercegovina 48 % dhe Serbia 47 % nga evropianėt se Shqipėria me 33%, kurse kundėr janė 44%...

Qe dy shembuj, qė dėshmojnė se ēka mendojnė qytetarėt europianė pėr pranimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Europian dhe qytetarėt e Kosovės pėr intergrimin nė Bashkimin Europian:

Agjencia e Komisionit Europian pėr Hulumtimin e Opinionit dėshmon

se vetėm 33% e qytetarėve europianė e pėrkrahin pranimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Europian…(Rexhep Mejdani, “Eurobarometri dhe barometri shqiptar”, “Panorama”, Tiranė, 11 janar 2005.) Pra, kaq e vogėl ėshtė pėrkrahja dhe kaq e madhe ėshtė mos pėrkrahja e pranimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian.

Sipas njė hulumtimi tė opinionit nė Kosovė, Mars 2006, tė zhvilluar nga grupi “KOHA” si partner implementues i SOFRECO-s, nė kuadėr tė Fushatės Informative Multimediale pėr ngritjen e Vetėdijes nė Kosovė rreth Integrimeve Europiane, nga aspekti i kombėsisė shqiptarėt zėnė vendin e parė pro antarėsimit nė BE-sė me 97.O7 pėr qind…

Por, cilat janė mundėsit e integrimit tė Kosovės?

Lidhur me mundėsitė e integrimit tė Kosovės, i dėrguari i

sekretarit tė Bashkimit Europian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, diplomati suedez pėr Kosovė, Torbjorn Sohistrom, nė njė intervistė pėr KosovaLive, me 20 maj 2006, tha se: ”Mungesa e statusit tė definuar politik e ka penguar Kosovėn qė t’i gėzojė tė gjitha mundėsitė e integrimit, mirėpo, koha e saktė se kur Kosova do tė ecė drejt Bashkimit Europian do tė varet shumė nga pėrparimi reformave.

Asgjė nuk mund tė kuptohet pa tė kundėrtėn e saj…Pa besim, fe, nuk mund tė ketė pėrparim n’Atdhe…Besimi, feja, ka qenė historikisht gjuha mė e dobishme pėr njerėzit, pėr tė folur pėr gjėrat mė tė rėndėsishme…

Besimi pėrfshin nė vetvete identitetin e njerėzve, vendos rregull dhe parime vlerash morale nė ēdo shtėpi, pėr tė cilat ka shumė nevojė kjo shoqėri…

Si nė kaluarėn, ashtu edhe sot, nė kohėn moderne, bashkohore, vetėm metoda shkencore kurrė nuk do tė jetė e mjaftueshme, sidomos kur jemi duke u pėrpjekur tė kuptojmė se kush jemi, tė kuptojmė se si duhet tė jetojmė kėtu dhe atje ku po synojmė tė shkojmė…

Dekart-i thoshte: ”Nuk ėshtė e mjaftueshme tė kesh dije, ėshtė mė e rėndėsishme qė atė ta shfrytėzosh si duhet”. A jemi duke e shfrytėzuar si duhet dijen? Duke qenė se ėshtė paragjykimi, mendje-ngushtėsia-, kokė-fortėsia, lakmia nga tė cilat ne vuajmė mė shpesh, mė shumė.

Dėshira kaq e madhe e shqiptarėve, kaq e pakufi, pėr integrim, pėr antarėsim, nga njėra anė dhe realitetet shoqėrore, shpirtėrore, arsimore, kulturore, ekonomike, politike ku jetojmė nė trojet etnike, janė shpesh shumė kundėrthėnėse, janė shumė marrėmendėse…

Shqiptarėt po kalojnė njė njė periudhė tė vėshtirė. Ndryshku moral, gjuhėsor, kulturor, shpirtėror, fetar e kombėtar po pėrhapet me shpejtėsi ndėr shqiptarė. Me ēdo ēmim, me ēdo kusht dėshirojmė Integrimet Euro-Atlantike, duke mos menduar fare pėr interesa kombėtare, etnike. Me ēdo ēmim, me ēdo kusht dėshirojmė Integrimet Euro-Atlantike, pa menduar, pa vepruar aspak, sė pari, pėr Integrimet Shqiptare mbrenda trojeve tona etnike…

Aspiratat e djeshme demokratike, po mbyten sot nga iluzionet e Integrimeve Euro-Atlantike. Aspiratat e djeshme kombėtare, po shkelen sot nga politikanėt tonė pėr interesa ndėrkombėtare…

Nė Zagreb, nė Kuvendin Kroat, korrik, 2003, Kryetari i Komisionit Europian, Romano Prodi, mbajti njė Fjalim, ku, ndėr tė tjera, tha: “Mbajini sytė tuaj fort tek interesi i vendit tuaj dhe aspiratat e tij pėt t’ju bashkėngjitur familjes sė madhe europiane tė kombeve.”

Edhe ne, si komb, si shqiptarė, duhet t’i mbajim sytė fort tek interesi kombėtar. Por, interesi kombėtar pa udhėzim fetar, pėr ne, nė veēanti si shqiptarė, ėshtė shkatėrrimtar… Edhe nėse njė ditė do tė integrohemi n’Europė, s’duhet harruar se pėrfundimi i tė gjithėve ėshtė nė gropė… Nė gropė, ku do tė bėhemi pluhur, hi, tė gjithė do tė japin llogari…Secili do tė japin llogari pėr shpirtin e tij, do tė japin llogari pėr jetėn e tij, ēka bėri pėr Kosovė, pėr Ēamėri, pėr Shqipėri…



Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:38 am

SI U KALB DEMOKRACIA



Pas gati gjysmė shekulli diktature komuniste shqiptarėt ishin shumė tė etur pėr demokraci, pėr pakėz demokraci. Tregoheshin mjaft naivė nė gjykimin e mundėsive e tė gjasave pėr vendosjen e shpejtė tė njė demokracie tė vėrtetė vepruese nė vendin e tyre. Vetėm fjala magjepsėse demokraci i hidhte nė ekstazė ėndėrrimtare.

Por kur u krijuan rrethanat dhe erdhi ēasti tė shpėtonin nga diktatura shqiptarėt u gjendėn nė pozitėn e fėmijės qė sapo ngrihet nė kėmbė dhe nuk ka kush ta drejtojė nė hapa e parė tė udhėtimit nė jetė e shkon dhe futet nė zjarr, bie nė ujė, thyen qafėn nė greminė, sepse “ēdo gjė i duket shesh”. Askush nga jashtė Shqipėrisė nuk ua dha dorėn sinqerisht shqiptarėve t’i ndihmonte nė ecjen e parė nė rrugėn e demokracisė. Tani pas 16 vjet “demokraci me shumė halle” shumė shqiptarė po e shohin qartė kėtė.

Edhe shqiptarėt e “menēur e tė zotė” qė u paraqitėn para shqiptarėve nė fund tė viteve 1980 e fillim tė viteve 1990 si prijės tė aftė dhe enthuziastė nė rrugėn e demokracisė ndikuan mė shumė pėr ta bėrė kėtė rrugė plot zigzake, gropa tė thella e kthesa tė rrezikshme dhe i dhanė demokracisė imazhin mė tė keq qė mund tė bėhej.

Sot shqiptarėt janė tė zhgėnjyer dhe rrudhin turinjtė nga kalbėzimi i demokracisė sė tyre. Kėtė po e shohim shumė qartė kohėt e fundit kur lufta politike ėshtė egėrsuar si nė kohėrat mė tė kėqija tė viteve tė shkuara, kur rrumpalla institucionale ka marrė format mė tė shėmtuara gjatė 16 viteve, kur besimi i shqiptarėve nė institucionet dhe vlerat e demokracisė ėshtė mė i ulėt se kurrė. Demokracia nė Shqipėri vazhdon tė kalbėzohet, politika vazhdon tė qelbet, institucionet vazhdojnė tė degradojnė, politikanėt vazhdojnė tė zhyten nė batak.

Kalbėzimi i demokracisė nisi qysh nė hapat e saj tė parė. Pushtetarėt komunistė qė ruajtėn pushtetin edhe pas vendosjes sė pluralizmit politik e kompromentuan menjėherė krahun demokratik duke e tėrhequr atė nė bashkėqeverisje hileqare, duke e bėrė ”bashkėfajtor e bashkpėrgjegjės” me sundimin e tyre gjatė diktaturės komuniste. Qysh nė kėtė kohė tė bashkėqeverisjes kompromentuese socialistėt arritėn ta tėrheqin krahun demokratik tė pėrfaqėsuar nga PD-ja nė projektin e parė ligjor rrėnues pėr demokracinė, nė miratimin e ligjit 7501 “Pėr tokėn” Pasojat e kėtij ligji kanė rrėnuar e vazhdojnė tė rrėnojnė demokracinė nė Shqipėri. Ky ligj ėshtė njėri nga shkaqet kryesore qė edhe sot pas 16 vjetėsh bėn qė pushteti i PD-sė tė mos jetė nė gjendje tė pengojė e ndalė kalbėzimin e demokracisė nė Shqipėri.

Pas ardhjes sė PD-sė nė pushtet nė fillim tė vitit 1992, pushteti i saj, ose mė saktė pushteti Berisha-Meksi-Arbnori bėnė gafėn tjetėr tė rėndė e tė pafalshme qė luftėn kundėr komunizmit e zėvendėsuan menjėherė me strategjinė e kompromisit politik, sipas parrullave “jemi opozitarė, por vėllezėr” dhe ”jemi tė gjithė bashkėfajtorė e bashkėvuajtės”. Me kėtė u pajtuan dhe mekanizmat pėrfaqėsues tė tė pėrdjekurve politikė. Kjo ishte njė strategji politike rrėnimtare pėr ecurinė e mėtejshme tė zhvillimeve demokratike. Kjo u mundėsoi ish-pushtetarėve komuniste tė siguronin njė periudhė tė qetė tranzicioni pėr tė konvertuar sundimim e dikurshėm politik nė sundim ekonomik dhe pėr tė pėrgatitur revanshizmin e dhunshėm politik pėr rimarrjen e pushtetit qė e realizuan nė vitin 1997 nė mėnyrėn mė shkatėrrimtare pėr Shipėrinė. Gjatė 8 viteve tė sundimit tė tė majtės revanshiste demokracia pėsoi humbje tė rėnda. Pushtetarėt socialistė e shpėrdoruan aq shumė pushtetin sa po tė vazhdonin edhe mė tej nė atė rrugė do tė pėsonin njė dėshtim mė tė rėndė se PPSH, para tyre. Prandaj me ngurim tė madh hynė nė rrugėn e tėrheqjes nga pushteti pėr tė pėrgatitur njė revansh tė ri tė ēfardoshėm qė tė sundojnė pėr njė tjetėr periudhė tė gjatė. Kėtė ambicie po e shpalosin hapur fare tani kur me njė agresivitet tė shtuar pėrpiqen ta bėjnė Shqipėrinė vend tė paqeverisshėm.

Pushtetarėt e tanishėm nuk kanė ndrequr ndonjė gjė tė madhe nė stategjinė e tyre politike, madje janė nė pozita mė tė dobėta se nė pushtetin e tyre tė parė.

Pėr kėtė arsye jeta politike nė Shqipėri nė vend qė tė bėjė pėrpara drejt shėndoshjes sė saj po bėn hapa mbrapa drejt amullisė e pėrkeqėsimit. Pėrleshjet politike me fjalė e mėnyra tė tjera veprimi krijojnė pėrshtypjen se jemi pėrsėri si nė vitin 1996, kur lufta politike ishte aq e paskrupullt dhe e egėr sa qė ēoi nė zhvillimet tragjike tė pranverės sė vitit 1997. Pusheti i PD ėshtė mbėrthyer sėrish nė luftėn politike me formula e parrulla tė vjetėruara, qė nuk i dhanė rezultate pozitive as nė pushtetin e parė. Retorika e luftės kundėr komunizmit ėshtė rikthyer si atėherė, nė njė kohė kur ata qė kanė pėrfituar nga komunizmi tani hiqen si akuzatorė nė vend qė tė ndjehen tė akuzuar. Kėtė po e shohim nė katrahurėn llafologjike qė ka shpėrthyer pėrsėri rreth problemit tė hapjes sė dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit. PD dhe Berisha mbajnė pėrgjegjėsinė kryesore qė kėto dosje nuk u hapėn si duhej dhe atėherė kur duhej , qė kjo hapje t’i shėrbente vėrtetė demokracisė, kot bėjnė tani zhurmė, sepse kjo ka pėr tė mbetur ulėrimė nė shkretėtirė dhe mund t’u kthehet si bumerang.

Pėr hapjen e dosjeve secila palė e ka tė lehtė t’i bjerė sipas qejfit daulles sė vet tani pas 16 vjet manipulimesh tė kėtyre dosjeve dhe tė kepėrdorimit tė tyre pėr shantazhe politike ndaj kundėrshtarit , apo brenda tė njėjtit kamp. Akuzat e kundėrakuzat e pėrditėshme shurdhuese asgjė nuk lėvizin nga vendi, nuk saktėsojnė e nuk qartėsojnė asgjė dhe nuk kanė pėr tė vėnė para pėrgjegjėsisė politike, morale apo ligjore ata qė duhen vėnė. Ky ėshtė dėmi mė i madh qė i ka bėrė Berisha demokracisė nė Shqipėri me refuzimin e tij kokėfortė pėr tė hapur dosjet, siē kėrkonin demokratėt radikalė kur Berisha u bė president. Ky ėshtė dėmi mė i madh qė i ka bėrė demokracisė ish-kryeministri Aleksandėr Meksi qė monopolizoi spekulimin me dosjet pėr shantazh politik mė shumė brenda PD-sė se jashtė saj. Meksi tani del nė shtyp me poza prej sigurimsologu, por ende ai nuk ka sqaruar si duhet akuzat qė ka bėrė publikisht ish-shefi i policisė gjeneral Agim Shehu, se Meksi ka qenė sigurims. Po Berisha a do tė shprehet tani pėr kėtė, pasi ka heshtur disa vjet, megjithėse i kėrkohej tė fliste? Ish-shefi i SHIK-ut nė kohėn e qeverisjes Berisha- Meksi, Gazidede nė paraqitjen e fundit televizive rrėfeu se nė vitin 1976 Sigurimi i Shtetit kishte krijuar drejtorinė e posaēme tė “agjentėve tė konservuar”( tė fjetur ) qė do tė pėrdoreshin vetėm nė rastin kur PPSH tė humbiste pushtetin dhe duhej ta rimerrte. Ėshtė e logjikėshme qė “agjentėt e konservuar”, pra mė tė zgjedhurit e mė tė ēmuarit, Sigurimi i Shetit i PPSH-sė t’i ketė futur atje ku u duheshin mė shumė, nė kampin e demokratėve e aleatėve tė tyre qė do tė merrnin pushtetin, pėr ta bėrė mė tė lehtė revanshizmin e mėvonshėm punisto-socialist. Gazidede tha se nė vitin 1997 mund tė shmangej tragjedia qė goditi Shqipėrinė po tė goditeshin me dhunė udhėheqėsit socialistė qė kurdisėn e drejtonin rebelimin e armatosur, por pushteti iPD-sė nuk e deshi kėtė zgjidhje. Janė vallė tė gatshėm Berisha dhe njerėzit e tij tė zbulojnė tani tė vėrtetat e plota pėr kėto zhvillime?! Meksi mė mirė tė flasė pėr kėto gjėra se tė bėjė nė gazeta leksione mbi organizimin e funksionimin e ish-Sigurimit tė Shtetit, sikur tė ishte pedagog i teknikave tė spiunazhit nė shkollėn e Ministrisė sė Brendshme.

Dėmet e bėra nuk ndreqen mė plotėsisht. Shqipėria edhe njė herė ėshtė bėrė vend ahengu rrugaēėror i njerėzve tė shėrbimeve sekrete qė akuzojnė njėri tjetrin sa neverisin gjithkend. Paraqitja nė ekran e ish-shefit “misterioz” tė SHIK-ut , Bashkim Gazidede dhe pėrleshjet me fjalė midis tij dhe pasuesit tė tij ish-shefit tjetėr tė shkarkuar, Fatos Klosi, e kanė banalizuar edhe mė tej politikėn shqiptare dhe u kanė dhėnė edhe mė shumė mundėsi pėr veprimtari antishqiptare spiunazheve tė huaja e klaneve tė djallėzuara politike nė Shqipėri.

“Demokracia shqiptare” vazhdon tė kalbet nė tė gjitha indet e saj.



29 tetor 2006 Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:39 am

Nė vėmendjen e lexuesve



Shumė lexues nėpėrmjet telefonit dhe mesazheve tė shkruara na kanė shprehur merakun tyre pėr pėr mungesat e gazetės “Rimėkėmbja” nė shitoret e shtypit dhe kanė dashur tė dinė arsyet e disa ndėrprerjeve jo tė zakonshme nė botimin gazetės. I falėnderojmė pėr kujdesin e treguar dhe sigurimet qė na kanė dėrguar se “Rimėkėmbjen” e vlerėsojnė si njė ushqim tė pazėvendėsueshėm intelektual e shpirtėror. Na vjen keq qė nuk kemi mundur tė plotėsojmė dėshirat e tyre pėr njė vazhdimėsi mė tė mirė nė botimin e gazetės. Arsyet kanė qenė tė lidhura me ngarkesėn mė tė madhe nė punėn e bashkėpunėtorėve tė gazetės, sidomos gjatė pėrgatitjes pėr botimin e librit “Pėrballjet me islamofobinė”. Shpresojmė tė kėnaqim mė mirė lexuesit tanė. Por kėrkojmė mirėkuptimin e tyre pėr rastet kur nuk do tė jemi nė gjendje tė ruajmė tė njėjtin ritėm qėe kemi mbajtur pėr 12 vjet. Ftojmė lexuesit tanė qė tė japin edhe ata njė ndihmesė mė tė madhe me shkrime qė kėshtu ta ketė mė tė lehtė punėn grupi i bashkėpunėtorėve qė pėrgatisin gazetėn prej vitesh.



Redaksia
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:39 am

TURQIA MBETET E PADĖSHIRUAR PĖR EUROPĖN



Pranimi i Turqisė nė Bashkimin Europian trajtohet me shumė hipokrizi nga ana europianėve. Ndonėse Turqia ka shprehur dėshirėn tė pėrfshihet nė kėtė Bashkim para shumė shteteve tė tjerė tė Europės Lindore, qė tashmė janė bėrė anėtarė, Europa vazhdon la lėrė Turqinė pas dere. Europa herė pas here bėn sikur edhe pak kohė ka mbetur nga pranimi i Turqisė, sa tė plotėsojė dhe disa formalitete tė vogla qė i kėrkojnė procedurat e pranimit dhe sa tė pėrmbushė disa kushte tė vėna. Por tė shumtėn e herės Europa sajon marifete pėr tė shtyrė kėtė pranim, i vė Turqisė kushte pas kushtesh pėr tė penguar pėrfundimin e procesit tė pranimit.

Turqit janė treguar mjaft tė duruar sepse edhe nė Turqi ka qenė i fortė iluzioni se me pranimin nė Bashkimin Europian hapen “dyert e xhenetit”. Por tani ka shenja se durimi turk nuk ėshtė mė nė nivelet e sė kaluarės. Nė Turqi po shtohen zėrat se nuk mund tė lejojnė pambarimisht qė Europa tė sillet me Turqinė si me “kushėririn e varfėr” qė e afrojė deri tek dera, nuk e lejojnė tė ulet nė sofrėn e pėrbashkėt europiane. Kėto pakėnaqsi nė rritje nė opinionin turk po shprehen edhe nė qėndrimet e deklaratat e zyrtarėve turq gjatė dhe pas takimeve me zyrtarėt europianė kur diskutohet pėr ēėshtjen e pranimit. Mė 5 nėntor dėgjuam deklaratat e forta tė njė personaliteti tė njohur tė jetės ekonomike turke dhe ndėrkombėtare, drejtorit tė PNUD-it Qemal Dervish, qė ia tha hapur Europės se Turqia ndjehet e fyer nga zvarritja e plotėsimit tė dėshirės sė saj pėr anėtarsim tani qė edhe vende si Bullgaria e Rumania janė bėrė anėtare tė Bashkimit Europian.

Pakėnaqėsitė e Turqisė po shprehen mė fort se herė tė tjera jo vetėm pėr shkak tė humbjes sė durimit nga zvarritja e papėrligjur e pranimit tė Turqisė nė BE, por dhe pėr faktin se tani nė Europė po forcohen prirjet armiqėsore ndaj Turqisė si vend me shumicė myslimane, nė kuadėr tė njė politike tė re pėr “rikrishterizimin” e jetės publike e politike europiane, sipas planeve qė janė bėrė nė Vatikan pas ndėrrimit tė papėve. Po tė ishte njė arsye e tillė njė personalitet si Qemal Dervishi nuk do tė shkonte aq larg nė deklaratat e tij sa t’i kujtonte Europės se qėndrimet jo dashamirėse qė po mban ndaj Turqisė do tė krijojnė ftohje midis Europės me gjithė botėn myslimane.

Pėr shumė arsye Turqia nuk e ka pranimin nė BE si domosdoshmėri imperative pėr zhvillimin saj, sikurse e kanė vendet e Europės Lindore qė kanė dėshiruar dhe dėshirojnė tė jenė patjetėr anėtarė tė BE. Turqia ėshtė vend me potenciale tė mėdha njerėzore, territoriale e burime natyrore. Turqia ka mundėsi e perspektiva tė mėdha zhvillimi edhe pa u pėrfshirė nė BE. Turqia pėr pozitėn gjeografike, tė kaluarėn historike, lidhjet kulturore e fetare gjen lehtėsisht hapėsira mė tė gjėra se Europa pėr frymėmarrje nė marrėdhėniet politike ekonomike e klturore. Kėto marrėdhėnie nė drejtime tė tjera mund t’i sjellin Turqisė pėrfitime mė tė mėdha se anėtarsimi nė BE.

Nėse procesi i kėtij pranimi stėrzgjatet edhe mė dhe ngarkohet mė tej me hipokrizi europiane nuk ėshtė ēudi qė vetė Turqia tė kthehet nga lutėse nė njė refuzuese tė vazhdimit tė kėtij procesi dhe tė vijė puna qė Europa tė pendohet pėr hipokrizinė e saj. Deklartat mė tė fundit nga disa politikanė turq, sidomos fjalėt qė tha Qemal Dervishi, i njohur mė shumė si funksionar mekanizmash ndėrkombėtare se si drejtues i Turqisė, janė njė sinjal i qartė se nė Turqi mund tė ndryshojė thellėsisht humori publik, politik e zyrtar lidhur me dėshirėn pėr t’u bėrė anėtar tė BE. Nėse ndodh kėshtu mė shumė dėmtohet Europa se Turqia, sepse Europa krijon njė precedent tė keq tė vetėizolimit kontinental nė kohėn e globalizimit dhe rimbyllet nė guacka politike, qė u flakėn gjatė kalimit tė Europės nga Mesjeta nė epokėn moderne.



5 nėntor 2006 Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:40 am

Ekonomia e fuqishme shton shpresat turke



Analizė nga Jorn Madslien, gazetar ekonomik, BBC



Fuqia e ekonomisė turke, e cila ka njė rimėkėmbje mbresėlėnėse qysh nga kriza financiare e viteve 2000-2001, u ballafaqua kėtė vit me provėn mė tė vėshtirė.



Si lira dhe tregu i aksioneve u ē’rregulluan kur investitorėt filluan tė vėnė nė dyshim angazhimin e qeverisė ndaj sekularizmit dhe reformave financiare.



Sipas njė raporti tė fundit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar “Ekonomia turke ka treguar aftėsi tė konsiderueshme ripėrtėritėse nė valėn e turbullirės sė tregjeve financiare gjatė kėtij viti”. “Kėrkesa e brendshme ėshtė ngadalėsuar, por mė ngadalė se pritej, dhe ka shenja tė njė ngritjeje nė eksporte qė po ndihmojnė pėr tė mbėshtetur prodhimin”.



Inflacion nė rėnie



Rritja ekonomike shihet si jetėsore me qėllim qė Turqia tė mund tė kalojė nė njė nivel mė tė lartė ku mund t’i bashkohet Bashkimit Europian nė barazi (on a par) me anėtarėt ekzistues. E vėrtetė, rritja ekonomike ka rėnė kėtė vit nė 6% nga 7% qė ishte vitin e kaluar dhe prodhimi pėr frymė ka mbetur mė pak se 1/3 e mesatares sė BE-sė. Por Prodhimi i Brendshėm Bruto pėr frymė nė Turqi nuk ėshtė shumė mė i ulėt se sa nė Rumani, e cila ėshtė kandidate pėr t’u bėrė anėtare e BE-sė. Pėrveē kėsaj, si norma e papunėsisė dhe ajo e inflacionit nė Turqi kanė rėnė nga nivele tė larta por tė paktėn me njė shifėr, gjė qė pėrbėn njė arritje tė dukshme duke ditur qė pesė vjet mė parė Turqia kishte njė normė inflacioni 70%. Dhe nuk ka mungesė optimizmi pėr tė ardhmen. Nė filim tė javės presidenti i bankės qendrore Durmus Jilmaz tha se norma e inflacionit nė Turqi duhet tė bjerė poshtė 5.2%, dhe ndoshta 1.7% nė vitin 2008.



Shpenzime tė tepėrta?



FMN thekson se akoma mbeten shqetėsime pėr inflacionin nė periudhė afatshkurtėr. Gjatė kėtij viti banka qendrore parashikoi rėnie tė inflacionit nė 5% nė fund tė vitit. Tani paralajmėron se norma mund tė ngjitet pėrsėri nė njė nivel dyshifror.

Si i tillė, “inflacioni mbetet mbi objektivin”, paralajmėron FMN dhe e nxit qeverinė tė mbajė nėn fre shpenzimet dhe bankan qendrore qė t’i rezistojė ēdo shtyse pėr tė reduktuar normat e interesit. Dhe ndėrsa banka duket se ėshtė bėrė gjithė veshė, me z. Jilmaz qė tashmė i ka rritur ndjeshėm normat e interesit pėr tė stabilizuar lirėn dhe ėshtė betuar tė shtrėngojė politikėn monetare akoma mė tej nėse inflacioni del jashtė kontrollit, qeveria duket mė pak e disiplinuar.

Dy javė mė parė qeveria shpalli planet e saj pėr njė rritje 17% nė buxhetin e saj tė vitit 2007, duke shėrbyer si shkėndijė pėr akuza pėr shpenzime populiste tė papėrgjegjshme nė vitin tjetėr kur do tė mbahen zgjedhjet e pėrgjithshme dhe ato presidenciale.

Xhon Lipski, zėvendės drejtori i parė i FMN vėren: “Tregjet financiare po tregojnė njė ndjeshmėri mė tė madhe ndaj vendeve si Turqia qė kanė nivele tė larta borxhi, njė deficit korent nė rritje dhe ndodhen nėn presione inflacioniste”. “Nė kėtė kontekst, jo vetėm qė ėshtė e natyrshme qė tregjet financiare t’i kushtojnė vėmendje tė veēantė nėse do tė mbahet disiplina fiskale nė vitin e ardhshėm me zgjedhje”. FMN qė aktualisht po shqyrton lėvrimin e pjesės tjetėr tė huasė prej 10 miliard dollarėsh amerikanė, thekson se Turqia duhet tė luftojė pėr tė mbajtur inflacion tė ulėt. Turqia duhet tė “forcojė administrimin e taksave, reformėn e regjimit taksor, tė pėrgatitet pėr tė prezantuar sisteme tė reja tė pensionit dhe sigurimit shėndetėsor, dhe reforma nė sektorin financiar”. Por Turqia gjithashtu ka bėrė shumė rrugė nė shumė fusha. Borxhi qeveritar nė raport me PBB ka rėnė ndjeshėm prej vitit 2001 dhe ėshtė parashikuar tė bjerė mė tej, sepse po ecėn mirė njė program i gjerė privatizimi. Investitorėt e huaj po hyjnė nė njė sėrė sektorėsh, nga telekomet tek ēeliku apo bankat, pasi reforma e tokės pritet tė zhvillohet shumė shpejt.

E gjitha kjo pėrfundon nė njė pikė tė vetme: po bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė pėr ata qė i kundėrvihen ammbicjeve tė Turqisė pėr anėtarėsim nė BE qė tė mbėshteten nė argumentet ekonomike nė pėrpjekje pėr tė bllokuar hyrjen.



Shtetet po nxitojnė tė pėrfshijnė Kosovėn nė kushtetutat e tyre, pasi kėtė e bėri Serbia



Pasi Serbia pėrfshiu Kosovėn nė kushtetutėn e vet, edhe vende tė tjera nė rajon kanė shpallur se synojnė tė veprojnė njėsoj. Kėto shtete vėnė nė dukje se po veprojnė kėshtu qė tė jenė nė pėrputhje me politikat e tyre tė marrėdhėnieve tė mira tė fqinjėsisė. Qeveritė e Shqipėrisė, Bosnjes, Kroacisė dhe Hungarisė e kanė bėrė tė qartė se po planifikojnė tė kenė kushtetuta tė reja tė cilat do ta pėrmendin Kosovėn nė preambulat e tyre. Ato thonė se do tė qėndrojnė nė krah tė Serbisė njėsoj siē bėnė nė Betejėn e Kosovėn nė vitin 1389.
Njė zyrtar i qeverisė kroate tha “Ne luftuam nė atė betejė sė bashku me serbėt, ne e humbėm atė betejė sė bashku me serbėt dhe duhet ta kujtojmė sė bashku me serbėt atė betejė." NJė pėrfaqėsues hungarez i mbajti ison atij duke thėnė "Ushtarėt hungarezė luftuan dhe humbėn krah pėr krah me ushtarėt serbė." Njė zėdhėnės i qeverisė sė Bosnjes tha, "Nėse mbreti Tvrtko do tė ishte sot gjallė, ai do tė ishtė shumė krenar pėr ne." Pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė theksuan, "Teodor Muzaka II nuk e dha jetėn e tij kot nė Kosovė, ne shqiptarėt e kuptojmė, ashtu si fqinjėt tanė ballkanikė, se ajo betejė ishte njė humbje e rėndėsishme." Duke komentuar kėto reagime, njė zyrtar serb tha, "Edhe koka edhe trupi i Princ Llazarit do tė ktheheshin nė varrin e tij nėse ai do ta dinte qė sakrificat e bashkėluftatėrve tė tij nė Ballkan nuk do tė respektoheshin. Duke pėrfshirė Kosovėn nė kushtetutat e tyre ato tregojnė se kjo betejė e humbur e Mesjetės ėshtė po aq e rėndėsishme pėr ata sa ē’ėshtė edhe pėr ne." Kur u pyetėn nėse "fakti qė serbėt ishin edhe nė krahun e fituesve (turqit), a ngatėrrohet situata?" zyrtari u pėrgjigj, "Nuk ka rėndėsi nėse Vuk Brankovic luftoi me fituesit, ajo qė ka rėndėsi ėshtė qė njė princ serb (Llazari) udhėhoqi humbėsit!"
Qeveria e Kosovės ka plan tė pėrfshijė Kosovėn nė kushtetutė, gjithashtz. Kur u pyet nga SEE Online nėse njė gjė e tillė ishte e nevojshme, njė zėdhėnės u pėrgjigj, "Uf! Edhe ne e humbėm atė betejė! Ne jo vetėm qė humbėm, por beteje u zhvillua tek ne. Ne jemi kaq krenarė qė gjakderdhja ndodhi tek ne, sa qė do e pėrmendim nė kushtetutėn tonė mė shumė se njė herė." Ai na kujtoi edhe njė betejė tjetėr tė humbur nė Kosovė nga Janosh Hunyadi (nė 1448), dhe qė kjo e dyfishon pėrgjegjėsinė e Hungarisė pėr tė pėrfshirė Kosovėn nė kushtetutėn e vet. Pėrgjegjėsia e Shqipėrisė gjithashtu do tė kishte qenė e dyfishtė nėse forcat serbe nuk do ta kishin penguar Gjergj Kastriotin - Skenderbeun, nė rrugėtimin e tij pėr tė ndihmuar Hunyadin qė tė humbte betejėn me turqit.

Njė zyrtar i qeverisė turke tha, "Nuk mund tė shprehim keqardhjen qė ndjejmė qė i fituam ato beteja. Kjo na e bėn tė pamundur tė pėrfshijmė Kosovėn nė kushtetutėn tonė. Nė fakt, kjo po na bėn qė tė rishqyrtojmė motivet qė qėndrojnė pas vendimeve tė Serbisė pėr tė na ndihmuar qė tė fitojmė kėto beteja." Ai shtoi, megjithatė, se Turqia ka plan tė pėrfshijė fushėbeteja tė tjera nė kushtetutėn e vet. "Shqiptarėt na pėrzunė pėr bythe pėr jo mė pak se 27 beteja mesjetare! Ne thjesht na duhet tė pėrfshijmė ato fushėbeteja nė kushtetėn tonė, dhe Kruja do tė jetė e para nė listė." ai tha, se ata planifikojnė tė pėrfshijnė Austrinė nė preambul sepse "njė nga humbjet tona mė tė lavdishme ishte Vjena."

Franca ka deklaruar se ata duan tė pėrkujtojnė betejėn e Vaterloo-s nė kushtetutėn e tyre tė re, megjithėse nuk ishte betejė mesjetare. Njė zyrtar francez theksoi, "ēdokush pėrkujton Vaterloo-tė e tyre, dhe ne duhet tė kujtojmė Vaterloo-nė tonė, gjithashtu. Dhe, Vaterloo-ja jonė ėshtė Vaterloo, Belgjikė."

Njė anėtare e Shoqatės Mesjetare Europiane tha se ata janė tė tronditur me vendimet e kėtyre vendeve pėr tė pėrfshirė fushėbetejat mesjetare nė kushtetutat e tyre. Sipas saj, "Nė asnjė mėnyrė nuk duhet qė Serbia apo ndonjė vend tjetėr tė shihen si me mentalitet mesjetar nėse pėrfshijnė vendet ku janė zhvilluar betejat mesjetare ė kushtetutat e tyre." Ajo shtoi, "Duhet tė dini se ku i keni humbur betejat tuaja mesjetare! Dhe cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr kėtė se sa pėrmendja nė kushtezutėn tuaj?!"

Nė tė njėjtėn kohė, njė sipėrmarrės vendor nė Prishtinė, Kosovė, ka filluar tė shesė kushtetuta tė gatshme tė cilat e pėrfshijnė Kosovėn, dhe e vetmja gjė qė duhet bėrė ėshtė tė plotėsohet nė to emri i vendit tuaj. "Me valėn e madhe tė kėrkesės pėr kushtetuta tė reja qė pėrfshijnė Kosovėn, e kuptova se duhet tė punoj me ofertėn." Qeveria kosovare, nga ana tjetėr, ka ofruar njė post nė faqen e saj tė internetit nėpėrmjet sė cilės mund qė automatikisht “tė shtosh Kosovėn nė kushtetutėn tuaj” vetėm duke klikuar njė herė me miun e kompjuterit dhe duke paguar 25 dollarė amerikanė.

SEE Online pyeti qytetarėt Kosovarė pėr kėtė. Njė punonjės biblioteke u shpreh krejtėsisht e shokuar qė dikush po kėrkonte mendimin e saj pėr kėtė ēėshtje. Ajo tha "Nuk gjej ndonjė arsye tė shėndoshė se pėrse dikush duhet tė na pyesė ne kosovarėve nėse duhet ta pėrfshijnė Kosovėn nė kushtetutat e tyre apo jo! Seriozisht. A mund tė gjeni ju ndonjė?!" Njė dyqanxhi shfaq tė njėjtėn habi: "Kur na ka pyetur ndokush neve nėse e duam Kosovėn nė kushtetutat e tyre?! Gjithsesi, si do tė ndikojė kjo punėn time kėtu nė Kosovė?"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:40 am

FORUMI MUSLIMAN I KOSOVĖS DENONCON MOHIMIN E LIRISĖ DHE TĖ DREJTAVE THEMELORE TĖ STUDENTĖVE DURRSAKĖ



Forumi Musliman i Kosovės duke pėrcjellė zhvillimet e fundit rreth problemeve tė dy studentėve muslimanė tė Universitetit tė Durrėsit tė shkaktuara nga mohimi i tė drejtave tė tyre themelore nga rektori i tyre, ndjehet i shqetėsuar me valėn mė tė re antiislame tė disa institucioneve dhe mediave tė Shqipėrisė dhe ndėrlidhjen e disa segmenteve tė kėsaj fushate me ēėshtjen e Kosovės.

Shkrimi “Mjekrra dhe Shamia” nga Skėnder Shkupi i botuar nė gazetėn Shekulli tė datės 2 Nėntor 2006 ėshtė vetėm vazhdim i fushatės sė mėhershme e cila i sjell dėme tė rrezikshme proceseve nėpėr tė cilat po kalojnė shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe ata tė Kosovės nė veēanti.

Forumi Musliman i Kosovės rikujton shkrime tė mėhershme tė botuara nė kėtė gazetė,si bie fjala atė tė Maks Velos, tė cilėt indinjojnė skajshėm shqiptarėt kosovarė dhe veēanėrisht ata tė besimit islam duke i kontribuar prishjes sė harmonisė fetare dhe krahinore midis shqiptarėve.

Muslimanėt kosovarė dhe ata shqiptarė nė pėrgjithėsi kanė marrė nė vazhdimėsi mirėnjohje nga institucionet kombėtare dhe ndėrkombėtare pėr kontributin e tyre tė pandėrprerė nė mbarėvajtjen e harmonisė etnike dhe fetare nė Kosovė sikur edhe nė mbėshtetjen pėr avancimin e ēėshtjes sė Kosovės, kėshtu qė pėrdorimi e cenimi i tė drejtave tė tyre tė garantuara me kushtetutė si alibi kundėr kauzės kombėtare ėshtė i pabazė dhe me pasoja afatgjata e tė paparashikueshme.

Forumi Musliman i Kosovės duke qėndruar pranė dy studentėve durrsakė dhe tė tjerėve qė mund tė bien pre e shkeljeve tė tė drejtave tė garantuara tė njeriut, i bėn thirrje mediave tė shkruara dhe elektronike nė Shqipėri dhe mė gjerė qė tė jenė mė tė kujdesshme pėrballė lirisė sė tė drejtave themelore dhe bindjeve tė shumicės sė qytetarėve qė i ndjek ato.



5 Nėntor 2006

FORUMI MUSLIMAN I KOSOVĖS

Rruga Nėna Tereze p.n. Prishtinė

Tel: +37744666234



Shėnim: Forumi Musliman i Kosovės ėshtė organizim jo qeveritar i shoqėrisė civile tė myslimanėve shqiptarė dhe tė tjerė tė Kosovės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:40 am

TENSIONOHET SITUATA FETARE NE SHQIPERI

Pa u shuar shija e hidhur qe la pas fyerja e rende qe papa u beri muslimaneve ne te gjithe boten, ne mediat shqiptare shpertheu nje provokim I rradhes kunder muslimaneve ne Shqiperi duke bere publike punimet e nje te ashtuquajtur MILENIUM CLUB CENTER,nga ku ish presidenti Meidani citoi shifra te reja per raportet fetare ne Shqiperi duke theksuar se numuri I muslimaneve eshte reduktuar ne 38%, nje shifer e papranueshme dhe shume provokuese,si do ta quaj ne reagimin e tij KMSH.Meidani perdori te njejten metode qe perdori papa duke deklaruar se keto shifra jane te deklaruara nga universiteti I Oksfordit duke u perpjekur te laj duart nga ky deklarim qe e penalizon rende figuren e tij ne syte e besimtarve muslimane ne Shqiperi.Shifrat qe u dhen ne kumtesen e Meidanit ishin publikuar per here te pare nga Encillopodoa Boterore Kristiane dhe kjo loje me shifra te kujton perpjekjet e panderprera qe behen mrenda vendit dhe pertej kufijve shqiptare qe se paku me shifra te zvoglojne numurin e muslimaneve ne hapsirat e Shqiperise londineze, per te krijuar idene se muslimanet kane tendence te zbresin nga kreu I tabeles dhe te tjere po ngjiten ne maje te saj.Duke u fshehur pas nje perdeje, e cila per fatin e keq te atyre eshte e tejdukshme dhe I nxerr ato te zbuluar duke mos u mbrojtur as nga emery I madh I NATOS e cila sipas tyre mbeshteste kete simoizium,Per te rritur saktesine dhe rendesine e ketij informacioni mediat then se te dhenat e ENCIKLOPEDISE Kristiane Boterore jane serjoze dhe se Meidani eshte nje akademik I njohur. Por duke harruar te prezantohet tashme si nje opozitar tashme publik I muslimaneve shqiptare.Mediat dhane informacion se kishte 80% te ftoar nga jashte dhe per ekuiliber ishin ftuar disa teologe muslimane te cilet u lakuan sipersona me aftesi te spikatura teologjike hjohes te dialogut nderfetar, portrete qe vetem miku mund te ia beje mikut.Mbetet pak enigme perse emrat e tyre mbeten ne hije dhe nuk iu bene te njohur publikut. Dhe ajo qe ka rendesi te theksohet eshte se ne nuk na u dha mundesia te njohim reagimin e tyre ndaj atyre shifrave poshteruese dhe qe per mendimin tone zgjidhja me e mire do te ishte braktisja e salles ne shenje protese ndaj ketij provokimi te rrezikshem.Por ajo qe na beri te dyshojme ne serjozitetin dhe qellimin e ketij sipoziumi ishte se drejtor I kesaj qendre ishte gazetari Mentor Nazarko, nje figure e njohur ne mediat shqiptare per qendrimin e ashper dhe denigrues ndaj fese islame. Ne mje debat televiziv ve Top Chenell e patem quajtur Nazarkoja I vogel qe sherrin e ben te madh. Duket se kishim te drejte ta quanim keshtu sepse nuk ka sherr me te madh se sa te tensionosh situaten fetare ne Shqiperi perms organizimeve te simpoziumeve te tilla .Publikimi I shifrave te tilla provokuse e tensionojne edhe me teper situaten fetare ne Shqiperi, sepse mijra muslimane e pane vehten te perjashtuar nga feja e ture sepse keshtu do Mejdani dhe Mejdane te tjere qe fshihen pas tij. Qellimi I atyre qe organizuan simpoziumin dhe I atyre qe folen aty eshte qe te oenalizojne fene islame si relighon me velera te kufizuara duke I detyruar besimtaret muslimane ta braktisin ate dhe t,u bashkangjiten feve te tjera qe jane solide dhe te kompletuara aq sa ato , jo vetem qe nuk kane firo per edhe po lulezoje perms shtimit te tyre me muslimane qe jane te zhgrnjyer nga feja e tyre. Fe e cila po vazhdoi te firoje me kete ritem ajo do te mbetet nje relike ne kujtesen e shqiptarve.Por keto tullombace I hedh ne ere e verteta qe eshte kokforte ne paraqitjen e nje realiteti krej tjeter duke u kujtuar ketyre zoterinjve qe lexojne leksione te rrekshme dhe padronve te tyre se kjo mund te ndodhe vetem po te sjellin kontighente te krishtera nga jashte dhe te zhendosin muslimane nga shqipria ne hapsira jo shqiptare. Me shume te drejte reagoi forumi Musliman shqiptar qe deklaroi se statistika te tilla ncisin tensionimin e mardhanjeve fetare , sepse keto te dhena jane marre nga qendra fondamentaliste kristiane.E nje rendesie te vecante ishte deklarata e KMSH qe I quajti keto shifra provokuese per ndjenjat e muslimaneve shqiptare dhe pa baze reale dhe cenojne tolerancen nderfetare ne Shqiperi.Pas kesaj deklarate te KMSH ato qe organizuan simpoziumin pretenduan se deklarata eshte bere duke anashkaluar kryetarin e KMSH dhe se jane disa te rinj ne KMSH qe bejne deklarata te tilla. E verteta eshte se qendra te tilla qe po shtohen pa pushim ne Shqiperi dhe qe nuk oushojne duke penalizuar muslimanet shqiptare dhe fene e tyre, ku me doreza dhe ku ballperballe, jane kercenare qe zbatojne urdherat e misionarve qe jane nje kategori me lar se keto hiena te rrezikshme qe nuk ngurrujne te vendosin minane themelet e bashkejeteses fetare ne Shqiperi te cilat me telekomande mund te shperthehen nga distanca qe tashme jane te lexueshme sepse jane dhen prova per shperthime te tilla. Ne deshrojme qe keto veprime duhet te denohen edhe nga segmente te politikes dhe te vete shtetit shqiptar sepse heshtja e tyre te ben te dyshosh ne paanesine e tyre dhe ajo qe eshte edhe me shqetesuese edhe ne pjesen qe ato kane ne kete tymnaje qe po u krijon terren atyre per te cilet me rendesi ka nje premtim I sheqerisur se fati I kmbit dhe I atdheut te tyre.





SELIM GOKAJ
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:41 am

“LĖMSHI DIPLOMATIK” PĖR KOSOVĖN NGATĖRROHET EDHE MĖ



Pėrmendet shpesh nė shkrime si fjalė e “urtė” se “pikėrisht para agimit tė mėngjezit, errėsira bėhet mė e madhe”. Nuk jemi tė sigurtė nėse ka shumė urti nė kėtė thėnie, qė si duket njerėzit e kanė qejf se ngushėllojnė veten me tė kur errėsira i bezdis shumė. Po kur ėshtė fjala pėr ngjarje si ajo e pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės, qė shqiptarėt e kanė pritur me durim tė madh pėr njė kohė tė tejzgjatur, errėsira diplomatike qė bėhet mė e dendur nuk mund tė merret si shenjė se agimi i kthjellėt ėshtė fare afėr.

Dendėsimin e errėsirės e tregojnė dy zhvillime tė kohėve tė fundit. Serbia e ka shėnuar nė kushtetutėn e saj tė re se Kosova ėshtė pjesė e pandashme e territorit tė saj. Diplomacia ruse, mbrojtėsja tradicionale e politikės ekspansioniste agresive tė Serbisė nė Ballkan, ka ripohuar qėndrimet e saj se nuk pranon pėr Kosovėn zgjidhje qė nuk do ta pranojė Serbia. Kėtė mesazh kanė dhėnė me deklaratat e tyre diplomatėt rusė nė Prishtinė. Kėtė mesazh kanė dhėnė udhėheqėsit e Kremlinit. Pavarėsisht si i rrotullon fjalėt ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj, kėtė mesazh i ka dhėnė dhe homologu rus gjatė takimit tė fundit tė tyre nė Moskė. Madje nga shpjegimet qė ka dhėnė Besnik Mustafaj pas kthimit nga Moska del se edhe ky sikur ėshtė pajtuar nė njėfarė mase me qėndrimin rus (gjegjėsisht atė serb).

Mustafaj pėrmend se: ”Rusia kėmbėngul tė mos saktėsohet njė datė pėr mbylljen e negociatave, tė mos ushtrohet presion mbi negociatorėt pėr arsye kohe, tė mos imponohet asnjė zgjidhje paraprakisht ndaj njėrės palė, ku ata kanė parasysh serbėt, pra tė synohet pėr njė kompromis”. Dhe fill pas kėtyre sqarimeve tė pozitės sė Rusisė Mustafaj shton :”Ne jemi dakord qė tė synohet njė kompromis, por pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se deri tani nuk shohim asnjė gatishmėri nga pala serbe pėr arritjen e njė kompromisi”. Pėr ēfarė kompromisi e ka fjalėn diplomacia e Tiranės e drejtuar nga Mustafaj nuk e kemi tė qartė. Vetėm dimė se bisedime janė bėrė, nė tryezė e nėn tryezė; se bisedimet janė zgjatur e stėrzgjatur. Tashmė e dimė dhe duhet ta themi pa ngurim se koha u dha tė drejtė atyre qė kėmbėngulnin se nuk e vlente qė shqiptarėt tė shkonin nė bisedime me serbėt, pasi ato ishin tė kota dhe do t’i shėrbenin lojės serbe, se tė quajturat bisedime teknike ishin pėr tė vėnė ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės nė bisedim me serbėt.

Gjatė shumė vitesh edhe mė shumė se serbėt e shqiptarėt kanė biseduar ndėrkombėtarėt nė gjithfarė nivelesh e mekanizmash dhe pėrsėri asgjė nuk ėshtė qartėsuar e saktėsuar, por gjithēka ėshtė mjegulluar e errėsuar sa mė shumė afron fundi i vitit 2006, kur sipas gjithė premtimeve (por jo gjasave) ėshtė caku i fundit kohor pėr shpalljen e statusit tė Kosovės.

Nėse fundin e vitit 2006 e marrim si “agimin e premtuar” pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės atėherė zhvillimet mė tė fundit politike diplomatike duhet t’i quajmė si “errėsimin e madh para agimit”. Por kur zhytemi nė gjithė kėtė errėsirė politike e diplomatike qė po krijohet duhet tė pyesim me shumė shqetėsim: a mund tė jetė ky “agim”? Mos vallė ai “agim” do tė jetė gati aq i zymtė, me re e mjegull sa errėsira qė po krijohet tani? Nė kėto kushte ēdo kompromis pėr ēėshtjen e Kosovės, si ai qė po kėrkojnė Rusia e Serbia, sjell pėr Kosovėn njė agim tė zymtė me shumė pak ndryshim nga nata. Po nuk janė vetėm Rusia e Serbia qė kėrkojnė “zgjatjen e natės” pėr ta bėrė tė pranueshėm pėr shqiptarėt njė agim tė zymtė. Janė dhe ata qė “kompromisin” e kėrkojnė fillimisht nga zgjatja e procesit tė shpalljes sė statusit dhe pastaj nga plotėsimi i njė sėrė kushtesh tė tjera serbo-ruse.

Deri tani diplomacia ndėrkombėtare ka kėmbėngulur qė “shqiptarėt e serbėt tė arrinin vetė nė njė zgjidhje tė pranueshme pėr ta”. Kur loja e kėrkimit tė zgjidhjes sė pranueshme mbaroi se i doli boja, atėherė erdhi paralajmėrimi “nėse nuk ka zgjidhje tė pranueshme do tė ketė zgjidhje tė imponuar”. Propagandohej se zgjidhja e pranueshme ishte mė e mirė se do tė kėnaqte tė dy palėt. Pas dėshtimit tė kėtyre shpresave (iluzioneve) vijoi kėrcėnimi “zgjidhje e imponuar, pavarėsisht se do tė mbeten tė pakėnaqura tė dy palėt”. Pra, pėr zgjidhje tė drejtė e reale nuk ėshtė bėrė fjalė dhe nuk ėshtė menduar asnjėherė. Synimi ka qenė gjithnjė qė tė gjendej njė zgjidhje nė dėm tė kėrkesave e tė drejtave tė shqiptarėve. Pra, ka vazhduar “diplomacia e Rambujesė”.

Procesin e “zgjidhjes sė pranueshme nga dy palėt”, si siē ka qenė e qartė nga fillimi deri nė fund, e ka pasur nė dorė ta sabotonte dhe e ka sabotuar Serbia, e inkurajuar sė tepėrmi nga gatishmėria e diplomacisė ndėrkombėtare pėr tė ngatėrruar sa mė shumė lėmshin e zgjidhjes, e cila ishte fare e thjeshtė : njohje pavarėsisė sė Kosovės. Serbia e vulosi pėrfundimisht sabotimin e “zgjidhjes sė pranueshme pėr tė dy palėt” me miratimin e kushtetutės qė Kosovėn e shpall pjesė tė pandashme tė Serbisė. Pavarėsisht se ky vendim nė analizė tė fundit do tė pėrfundojė me dėshtim tė plotė pasi ėshtė njė idiotėsi politiko-diplomatike Serbia pėrfundimisht ka mbyllur ēdo shteg pėr tė vazhduar mė tej njė proces qesharak takimesh e bisedimesh shqiptaro-serbe. Tani tė shkosh nė takime e bisedime me serbėt, qoftė dhe pėr tė ashtuquajtura “ēėshtje teknike”, do tė thotė tė bėsh njė kapitullim tė turpshėm, tė heqėsh dorė nga aspirata kombėtare shqiptare, tė tallesh me sakrificat qė kanė bėrė deri tani shqiptarėt e ndėrkombėtarėt; do tė thotė tė bėsh njė tradhti kombėtare shqiptare. Tė ulesh nė tryezė pėr tė kėrkuar zgjidhje kompromisi me serbėt tani do tė thotė tė pranosh tė zbatosh kushtetutėn e Serbisė.

Serbėt e kanė ditur fare mirė se shqiptarėt nuk mund tė bėjnė njė vetėvrasje tė tillė tė turpshme kombėtare sa tė bėjnė kompromis me serbėt nė kuadėr tė kushtetutės serbe qė shpall Kosovėn pjesė tė Serbisė. Por pushtetarėt serbėt duke krijuar kėtė situatė kanė synuar tė mundėsojnė miratimin e kėsaj kushtetute dhe njėkohėsisht bllokojnė pėr njėfarė kohe aksionin diplomatik ndėrkombėtar pėr shpalljen e njė statutsi pėr Kosovėn. Serbėt praktikisht janė tallur me pėrpjekjet qė ka bėrė njė pjesė e diplomacisė ndėrkombėtare deri tani pėr ta ēuar kėtė proces nė njė pėrfundim serioz.

Megjithatė sado qė pėrfaqėsues tė diplomacisė ndėrkombėtare deklarojnė se pėrfshirja e Kosovės nė kushtetutėn serbe nuk ndikon mbi procesin e pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės, kjo kushtetutė tashmė ka ndikuar mbi kėtė proces. Kushtetuta e Serbisė i ka dhėnė ēėshtjes sė Kosovės zgjidhjen mė absurde, mė tė papranueshme, duke i trajtuar me mospėrfillje pėrpjekjet e deritanishme ndėrkombėtare pėr tė gjetur njė zgjidhje. Drejtuesit serbė tani e tutje do tė tregohen edhe mė tė padėgjueshėm ndaj kėrkesave dhe kėshillave tė diplomacisė ndėrkombėtare. Kurse diplomacia ruse duke mbajtur ato qėndrime qė ka pėrmendur Besnik Mustafaj po i thotė krahut tjetėr tė diplomacisė ndėrkombėtare se asgjė nuk mund tė bėhet jashtė atij kuadri kushtetues qė ka pėrcaktuar Serbia. Pra, diplomacia ruse nė njėfarė mėnyre pohon se ėshtė sjellė gjithė kėto vite me hipokrizi e pabesi ndaj diplomacisė ndėrkombėtare nė gjithė veprimtaritė diplomatike kushtuar kėrkimit tė zgjidhjes pėr Kosovėn.

Po diplomacia shqiptare e Besnik Mustafajt pėr ēfarė kompromisi shpreson ende? Ēfarė pret se do tė bėjė Serbia pėr tė arritur nė kėtė kompromis? Mos vallė Besnik Mustafaj shpreson se Serbia, po t’i bėhen disa lėshime, e heq atė dispozitėn pėr Kosovėn nga kushtetuta? Mos vallė Besnik Mustafaj e ka ende mendjen tek formula e tij e “pavarėsisė me kushte” qė tė bindė Serbinė tė ndryshojė kushtetutėn? Drejtuesit e politikės e tė diplomacisė shqiptare nė Prishtinė apo Tiranė duhet ta trajtojnė dispozitėn e kushtetutės serbe pėr Kosovėn si njė marrėzi serbe tė radhės, por asnjėherė nuk duhet tė mendojnė se serbėt e bėnė kėtė vetėm se janė tė marrė. Ata e kanė bėrė me djallėzi, edhe pse ėshtė marrėzi po ta gjykosh sipas logjikės sė gjėrave, qė ata as e kanė ndjekur, as do ta ndjekin.

Koshtunica e Tadiēi po mburren me “kryeveprėn e tyre” politiko-diplomatike, pėr “ripushtimin kushtetues” tė Kosovės njėsoj siē kapardisej Slobodan Milosheviēi me nėnshtrimin serb tė Kosovės kur mbante fjalime nė fushė Kosovė dhe i hiqte Kosovės autonominė. Koshtunica e Tadiēi me “ripushtimin kushtetues” tė Kosovės, nė njė kohė qė kjo ėshtė krejtėisht jashtė kontrollit tė Serbisė dhe nė sundim ndėrkombėtar, llogarisin tė dalin para serbėve edhe mė tė zotė e triumfalistė se Milosheviēi nė marshimin drejt pushtetit nė mesin e viteve 1980, shpresojnė tė magjepsin serbėt qė ti mbėshtesin nė luftėn pėr pushtet, vetėm me njė pėrfshirje iluzore tė Kosovės nė hyrjen e kushtetutės serbe.

Kushtetuta e Serbisė qė “gllabėron” Kosvėn do tė ketė ndikime tė fuqishme nė Serbi, do tė sjellė edhe rrjedhoja tė dėmshme pėr Kosovėn dhe pėr gjithė Bllkanin. Serbia po pėrgatitet pėr tė shpėrthyer njė cikėl tė ri sherresh, dhune, mbase dhe luftrash tė reja nė Ballkan. Rusia me diplomacinė e saj po inkurajon kėtė kurs rreziqesh tė reja tė politikės sė Serbisė, sepse vetė Rusia ka nisur njė kurs tė ri tė acarimit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Europė e veēanėrisht nė Ballkan e nė Kaukaz. Nė Rusi po shpėrthen nacional-shovinizmi. Nė Rusi ringjallen nostalgjitė pėr pozitat e dikurshme imperialiste. Kushtetuta e re e Serbisė dhe angazhimi i ri i Rusisė nė mbėshtetje tė politikės sė Serbisė sipas kėsaj kushtetute provojnė mė sė miri sa kanė gabuar politikanėt e analistėt shqiptarė qė kanė trumbetuar pėr vite me radhė se politika ruse ndaj ēėshtjes sė Kosovės po ndryshonte nė kahje pozitive, se Rusia pak nga pak po e pakėsonte interesimin pėr Ballkanin dhe angazhimin nė Ballkan, se marrėdhėniet e posaēme ruso-serbe i pėrkisnin historisė. Kurse tani vetė ministri i jashtėm shqiptar Mustafaj detyrohet tė pohojė se: “Nuk ka ndryshim nė qėndrimin e Moskės ndaj Kosovės” (intervista nė gazetėn “Albania” 3 nėntor 2006).

Mustafaj pohon se “Shqipėria sheh destabilitet, po u shty statusi i Kosvės” ( “Gazeta Shqiptare” 3 nėntor 2006). Serbia kėtė kėrkon. Prandaj edhe nė kushtetutėn serbe (qė mendohet se u miratua me referendum tė falsifikuar ) vuri atė dipozitėn pėr Kosovėn qė tė nxisė tension e shkaktojė destabilitet nė Ballkan. Edhe Rusia pėr kėtė po e inkurajon dhe mbėshtet Serbinė. Mė mirė se tė gjithė kėtė duhet ta shpjegojė pėr shqiptarėt Besnik Mustafaj pas kthimit nga Moska. Rrezikun e destabilizimit nuk mund tė mos e shohin dhe diplomacitė e tjera qė merren me Ballkanin dhe me ēėshtjen e Kosovės.

Por edhe nga kėto diplomaci nuk po vijnė veprime aktive e tė vendosura pėr tė parandaluar me kohė, pėr tė bėrė tė dėshtojnė qysh nė vezė planet serbo-ruse pėr destabilizime tė reja nė Ballkan. Ėshtė shumė shqetėsuese pėr shqiptarėt kur lexojnė fjalėt “Kosova bėhet peng i rivalitetit tė fuqive tė mėdha” qė i ka shkruar gazeta me shumė emėr “Fajneshėnell Tajms” (“Albania” 29 tetor 2006). Kėto fjalė tė gazetės amerikane sot janė njėsoj nė thelb me ato qė shkruante nė fillim tė shekullit XX, udhėtarja e shquar angleze Edit Durham: “Nė Ballkan mund tė ndryshosh mendje sa herė tė duash, por vetėm njė gjė nuk e ndryshon dot: qiellin e mbuluar nga retė e fuqive”. Shqiptarėt po presin ende njė agim tė ndritur nėn qiellin e Kosovės tė mbuluar nga retė e fuqive.

Ballkani ende nuk ka ndryshuar aq sa duhet pėr tė shpresuar se po kthehet nė
”Europė moderne”. Retė e fuqive ende po zymtėsojnė qiellin e Ballkanit. Nė shekullin XIX pėr gjithė popujt ballkanikė zbatohej parimi i kombėsisė nė zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare. Pėr shiqptarėt ky parim flakej tutje. Nė shekullin XX pėr popujt e Ballkanit quhej i vlefshėm parimi i vetėvendosjes. Pėr shqiptarėt, jo. Tani nė fillim tė shekullit XXI pėr shqiptarėt rekomandohet “kompromis nė vend tė drejtėsisė” pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės dhe diplomacia ndėrkombėtare ende mendon tė imponojė “zgjidhje konjukturale” nė vend tė zgjidhjes sė drejtė.

U bėn 10 vite qė sajohen, pėrdoren, flaken, rinovohen, pėrsėriten formula nga mė tė ēuditėshmet gjoja pėr tė gjetur ”njė zhgjidhje” dhe pėr tė pėrcaktuar njė “status pėrfundimtar” pėr Kosovėn dhe nuk bėhet ajo qė duhet si pėr gjithė njėsitė e ish federatės jugosllave tė shpėrbėrė, njohja ndėrkombėtare e pavarėsisė sė Kosovės. Tani qė Serbia e shpalli me kushtetutė se nuk pranon e nuk toleron asnjė zgjidhje tjetėr pėr Kosovėn veē asaj qė ka vendosur ajo “Kosova pjesė e pandashme e Serbisė” dhe kurrė nuk do tė njohė e tė lejojė pavarėsimin e Kosovės, diplomacia ndėrkombėtare nė vend qė tė bėnte hapin e duhur tė hapte rrugėn pėr njohje normale individuale tė pavarėsisė sė Kosoėvs ende pranon tė bjerė nė lojėn e Serbisė pėr tė kėrkuar ”zgjidhje nėpėrmjet konsensusit tė mekanizmave diplomatike shumėpalėsh” edhe pse Serbia e ka thėnė haptazi dhe Rusia e le tė kuptohet qartė se kėto pėrpjekje do tė dėshtojnė pėr shkak tė qėndrimit tė Rusisė.

Serbia po shkėput hap pas hapi lėshime nga diplomacia ndėrkombėtare. Ėshtė vėnė tashmė nė dyshim deri nga kryediplomati i BE, Solana e sekretari i pėrgjithėshėm i OKB-sė , Anan, vendimi i diplomacisė ndėrkombėtare pėr ta mbyllur ēėshtjen e statusit tė Kosovės brenda vitit 2006. Dėgjohen zėra mjaft shqetėsues pėr shqiptarėt se Kosova mund tė ketė njėfarė pavarėsie, pa anėtarsim nė OKB. Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēe plotėsim i njėrės nga kėrkesat e Serbisė qė Kosova tė gėzojė “pavarėsi tė brendshme” qė do tė thotė “autonomi brenda nė Serbi”. Formula e “pavarėsisė sė mbikqyrur”, ose “Kosova shtet i varur nga OKB” ėshtė njė gjė qė lė shteg pėr ēfarėdo interpretimi dhe gjithsesi nuk e bėn Kosovėn shtet normal, subjekt tė plotė tė sė drejtės ndėrkombėtare, ēka pėrsėri plotėson njė tekė tjetėr tė Serbisė pėr ta quajtur Kosovėn pjesė tė shtetit serb. Rusia duke kundėrshtuar “zgjidhjen e njėanshme tė imponuar” dhe duke kėrkuar vazhdimin pa pushim tė bisedimeve pėr arritjen e njė “kompromisi”,qė nuk mund tė arrihet kurrė, shpreson tė plotėsojė edhe kėrkesėn tjetėr serbe qė pėrcaktimi i statusit tė Kosovės tė shtyhet pėr nė “kalendar greke”dhe tė mbetet si zgjidhje pėr Kosovėn ajo qė shkruhet nė kushtetutėn e Serbisė.

Lėmshi po ngatėrrohet shumė nė kohėn kur shpresohej se mė nė fund diplomacia ndėrkombėtare e kishte kapur mirė fillin pėr zgjidhjen e tij.



5 nėntor 2006 Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:41 am

NDARJE E PUSHTETEVE NUK DO TĖ THOTĖ NDARJE E SHTETIT



Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha u ankua se pėrveē qeverisė sė tij nė Shqipėri ushtron pushtet edhe njė qeveri e dytė me emėrtimin Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, nė krye tė sė cilės ėshtė vetė kryetari i shtetit, presidenti Alfred Moisiu. Madje kjo “qeveria e drejtėsisė” qenka nė pozitė shumė mė tė rehatshme e mė tė kėndshme se qeveria e dalė nga parlamenti, sepse kjo nuk ka mbi supe tėrė ata telashe qė krijon qeverisja e vendit, por merret vetem me shitje e blerje postesh nė organet e drejtėsisė. Ankesa e kryeministrit, pavarėsisht se ai mund ta ketė bėrė nė kuadėr tė retorikave tė zakonshme politike, duhet dėgjuar me shqetėsim se tregon qė nė Shqipėri paska dy qeverisje, dy shtete paralelė. Pra, ndarja e pushteteve, qė ėshtė njė parim bazė i ndėrtimit e funksionimit demokratik tė shtetit, qenka katandisur nė krijim faktik tė dy shteteve funksionalė brenda njė shteti unitar. Shqipėria na del kėshtu si njė “federatė shtetėrore funksionale”, pėrderisa nė tė veprojnė dy qeveri.

Kundėrshtimet midis “qeverisė parlamentare” me “qeverinė e drejtėsisė” nė luftėn kundėr korrupsionit e krimit tė organizuar, qė “qeveria parlamentare” e ka shpallur objektivin parėsor tė punės sė vet dhe “qeveria e drejtėisė” e ka funksionin kryesor tė punės, madje tė qenies sė vet, janė rrėnimi mė i madh qė mund t’i bėhet funksionimit normal tė shtetit shqiptar dhe unitetit tė pushtetit shtetėror nė territorin e Shqipėrisė . Ėshtė bėrė e modės tė flitet pėr “vullnetin e sovranit”, d.m.th popullit, “ kėrkesat e sovranit”, “tė drejtat e taksapaguesve” qė pėrsėri janė “vetė sovrani”, por kur pushtetet qė duhet tė zbatojnė vullnetin e kėtij sovrani nuk janė nė gjendje ta mbrojnė atė nga korrupsioni, krimi, paligjėshmėria, shpėrdorimet e aparateve shtetėrore atėherė lind pyetja pėrse i duhen kėto pushtete sovvranit dhe pse nė emėr tė sovranit tė ketė aq shumė qeverisje sa tė mos e njohė qeni tė zotin nė Shqipėri?!

Pėr fat tė keq ka shumė fakte qė dėshmojnė se demokracinė nė Shqipėri po e shijojnė kryesisht njerėzit qė nuk duan rregullin, qė nuk duan rend normal, qė nuk duan ligjėshmėri tė zbatuar me rreptėsi, qė nuk duan punėn e ndershme si burim fitimi, qė shtetin, pushtetin i pranojnė vetėm kur kanė nevojė pėr ta dhe i urrejnė e i minojnė kur u venė kufizime nė paudhėsitė e tyre. Pėr fat tė keq po pėrhapet gjithnjė e mė shumė psikologjia pėr ta parė shtetin e pushtetin si forcė armiqėsore. Pėr pėrhapjen e kėsaj psikologjie po ndikojnė shumė dhe pushtetet e ndryshme, aparatet e e kėtyre pushteteve. Po kėrkojnė liri tė pakufizuar ata qė nuk dinė e nuk duan t’i vėnė asnjė kufi vetes, arbitraritetit tė individit. Po kėrkojnė pavarėsi absolute edhe mekanizma qė pėr nga vetė natyra e tyre duhet tė jenė nė varėtsi jo vetėm tė ligjit por edhe tė qeverisjes.

Kjo po ndodh edhe me pėrfaqėsuesit e pushteteve shtetėrore qė dinė tė pėrmendin vetėm parimin e ndarjes e tė kontrollit tė ndėrsjellė tė pushteteve, duke kuptuar me kėtė ndarje arbitraritetin e secilit pushtet dhe pėr kontroll obstruksionizmin qė njė pushtet i bėn njė pushteti tjetėr. Kėta “harrojnė” se nė organizimin e njė shteti normal, efikas e tė drejtė, tė atij qė quhet me pėrkėdheli e mburrje “shtet ligjor” parimi i ndarjes dhe i kontrollit tė ndėrsjellė tė pushteteve duhet tė perceptohet e tė respektohet nė kuadėr dhe nė funksion tė zbatimit tė parimit tė unitetit tė pushtetit, pėrndryshe rrėmuja dhe ndeshja e kotė i marrin frymėn demokracisė.

Nė kohėn e diktaturės sė proletariatit qė e quajmė edhe tė “partisė-shtet” zbatimi ( lexo keqpėrdorimi) i parimit tė centralizmit demokratik krijonte njė gjendje tė rrezikshme, sepse ēonte nė diktaturė dhe ndarjen e pushteteve, ndonėse tė parashikuar e tė rregulluar me ligj e kthente nė njė gjė fiktive, duke i hapur rrugėn arbitraritetit tė pushtetit politik-partiak. Por nė vitet e demokracisė janė shfaqur gjithashtu prirje tė dėmshme qė prishin ekuilibrat normalė tė ndarjes sė pushtetit brenda unitetit tė pushtetit dhe ēojnė nė kundėrvėnie pushtetesh, me rrjedhoja tė rėnda pėr shoqėrinė, demokracinė, individėt, mekanizmat jo shtetėrorė nė gjithė fushat e jetės.

Kur puna mbėrrin sa vetė kryeministri i vendit tė flasė pėr ekzistencėn e dy qeverive, pra tė dy qeverisjeve nė Shqipėri, do tė thotė se punėt janė bėrė shumė keq. Pėr kėtė gjendje dikush duhet tė vejė dorė ta ndreqė, dikush duhet tė mbajė edhe pėrgjegjėsi, dikush duhet tė guxojė tė vejė fajtorėt para pėrgjegjėsisė. Nė rastin e trajtimit tė ēėshtjes sė shkarkimit tė prokurorit tė pėrgjithėshėm pamė se akush nuk ka pėrgjegjėsinė e forcėn e duhur politike e ligjore tė kapė si duhet situatėn dhe tė ndreqė njė gjendje qė sa mė shumė tė zgjasė aq mė shumė dėm i bėn shtetit e vendit. Ose duhet tė japė llogari kryeministri dhe “qeveria parlamentare” qė pėr teka apo me papėrgjegjėsi krijuan tėrė atė histori, ose duhet tė japė llogari e tė vihet para pėrgjegjėsisė “qeveria e drejtėsisė” dhe kryetari saj Presidenti i Republikės qė pėr tekat e papėrgjegjėshmėrinė e tyre bėnė thjesht obstruksionizėm politik e pushtetor dhe e lanė Shqipėrinė nė dilemė e nė sherr.

Vetė prokurori i pėrgjithėshėm nuk shpėton nga njė pėrgjegjėsi e rėndė qė ėshtė bėrė “molla e sherrit” nė kėtė luftė pushtetesh e qeverisjesh. Edhe sikur ai tė jetė plotėsisht i bindur nė pafajsinė qė pretendon nuk ka asnjė tė drejtė tė mbajė peng njė pjesė tė madhe tė jetės shtetėrore, tė paralizojė funksionimin normal tė pushtetit qė drejton, tė krijojė tension nė pushtetet qė nuk bashkėpunojnė dot me tė dhe tė kthejė njė mosfunksionim tė pushteteve nė Shqipėri nė njė problem ndėrkombėtar pėr Shqipėrinė. Prokurori i pėrgjithėshėm duhet ta kishte zgjidhur me kohė dhe mund ta zgjidhte mė lehtė kėtė lėmsh me dorėheqjen e tij dhe tė vinte nė provė sinqeritetin e qeverisjes qė kundėrshton veprimet e tij.

Presidenti i Republikės, pavarėsisht se ēfarė bindje ka pėr bazueshmėrinė e akuzave tė “qeverisjes parlamentare” kundėr prokurorit tė pėrgjithėshėm nuk kishte asnjė arsye tė fortė qė tensionit tė krijuar t’ishtonte tension tė ri. Nė rastin konkret Alfred Moisiu nuk ishte nė rolin e gjykatėsit qė duhej tė jepte fajsi apo pafajsi pėr njė ēėshtje konkrete dhe bindja e tij e brendshme ia justifikonte vendimin qė mori. Alfred Moisiu ishte i detyruar nė radhė tė parė tė gjykonte jo sipas bindjes sė tij tė brendshme, apo tekave tė tij tė fshehura, por sipas “arsyes shtetėrore”. Dhe nė kėtė rast “arsyeja shtetėrore” i diktonte atij vetėm njė gjė, duhej tė dekretonte largimin e prokurorit tė pėrgjithėshėm, tė hiqte njė pengesė nė mosfunksionimin normal tė pushteteve nė Shqipėri. Moisiu nuk veproi me pėrgjegjėsinė e kryetarit tė shtetit, por tė kryetarit tė njė qeverisje shemėr me atė tė qeverisjes parlamentare.

Nė kohėn qė Berisha ankohet pėr dyqeverisje, pra pėr dypushtetin shtetėor, nė Shqipėri vetė kryetari i “qeverisjes sė drejtėsisė” pranon publikisht se “qeverisja e drejtėsisė” ėshtė me tė meta tė mėdha, nė fakt ėshtė me tė meta skandaloze. Kjo nuk ėshtė gjė qė merret vesh pėr herė tė parė. Vetė Presidenti Moisiu nė vitet e shkuara ka “bubullirė” nėpėr tubime tė ndryshme, sidomos kur ka qenė i pranishėn dhe ndonjė pėrfaqėsues diplomatik europian e amerikan, se gjyqsori nė Shqipėri duhet reformuar pa vonesė, duhen zhdukur korrupsioni e marifetet nė gjyqsor, duhen marrė masa tė forta pėr tė rikthyer besimin e qytetarėve tek gjyqsori. Por nuk ka bėrė asgjė pėr tė vėnė nė jetė kėto porosi qė i lėshonte po vetė nė publik, pasi i kishin thėnė mė parė tė huajt. Pėrkundrazi ka pasur dhe raste qė Moisiu ka pėrkėdhelur pa vend njerėzit e gjyqsorit, duke i marrė publikisht nė mbrojtje si “viktima thashethemesh”, duke minimizuar shkallėn e kalbėzimit nė gjyqsor. Moisiu ka sulmuar kalbėzimin e gjyqsorit atėherė kur pėr kėtė kanė ardhur sinjale nga diplomacitė e huaja dhe kur ka psur nė krah diplomatė tė huaj. Ka pėrkėdhelur gjyqsorin sa herė qė ka qenė jashtė kėsaj trysnie.

Tani sė fundi, pas lėmshit qė krijoi me qėndrimin ndaj prokurorit tė pėrgjithėshėm, Moisiu hiqet se po vė si duhet gishtin mbi plagėn e pushtetit tė drejtėsisė, pasi kėtyre plagėve ua hoqi edhe njė herė dregėzėn dhe ua nxorri qelbin nė shesh OSBE-ja. Por edhe kėsaj radhe Moisiu ka folur si tė ishte ndonjė inspektor i OSBE-sė, jo si kreu i pushtetit gjyqsor qė mban pėrgjegjėsinė kryesore pėr gjendjen e krijuar. Moisiu foli si tė ishte nė rolin e priftit nė pushtetin gjyqsor, jo si komanduesi politik i kėtij pushteti. Kryeministri natyrisht nuk kishte si tė humbte njė rast tė tillė pėr tė stigmatizuar kryetarin e “qeverisjes sė drejtėsisė”, kur kjo qeverisje merr nota kaq negative nga OSBE-ja.

Kjo rrumpallė pushtetore qė ėshtė krijuar nė Shqipėri kėrkon ndėrhyrje tė fuqishme, pėr disa edhe tė dhimbshme, sepse kėshtu siē veprohet tani as “qeverisja parlametare” nuk mund tė realizojė programin qė ka bėrė pėr shėndoshjen e gjendjes nė Shqipėri, as “qeverisja e drejtėsisė” nuk mund tė rikthejė besimin e qytetarėve. Shėrimi i gjendjes duhet tė fillojė nga rregullimet ligjore dhe njėkohėsisht me rinovim radikal tė pushtetit gjyqsor, tė ndjekjes penale dhe tė mbrojtes ligjore pėr qytetarėt. Nuk mjafton tė hidhen fjalė thumbuese pėr avokatėt e kthyer nė sekserė dhe noterėt e shndėrruar nė falsifikatorė. Kjo ndodh sepse korrupsioni ka bėrė fole nėpėr gjykata, se ndjekja ligjore ėshtė kthyer nė punė fakultative tė prokurorėve, sepse pushteti politik nuk ka as vullnet, as mjete ligjore pėr tė ndryshuar kėtė gjendje.



5 nėntor 2006 Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:42 am

Totalitarizėm jo vetėm i njė rektori



Olsi Jazexhi



Akti qė rektori i Durrėsit, Agim Kukeli ndėrmorri kėto ditė nė Shqipėri, duke persekutuar dhe dėbuar nga shkolla dy besimtarė muslimanė, shumė shqiptarėsh i solli ndėrmend kohėn e Partisė sė Punės, kur njerėzit dėboheshin nga puna apo shkolla pėr shkak tė mėnyrės sė bindjes apo veshjes sė tyre. Edhe pse pas vitit 1990, ne shqiptarėt qė rrėzuam bustin e Enver Hoxhės nė Tiranė, u betuam qė mes nesh nuk do tė ketė mė totalitarizėm, duket se viti 2007 do tė prodhojė njė totalitarizėm tė ri nė Shqipėri. Personat qė po risjellin totalitarizmin nė shoqėrinė tonė sot, janė po ata qė 40 vite mė parė, kėtij populli i hoqėn lirinė pėr tu veshur, jetuar e besuar sipas normave tė Perėndisė. Personat qė 40 vite mė parė luftuan shfaqjet dhe kulturėn e huaj, idetė reaksionare, anadollakėt, prapanikėt, reaksionarėt, kulakėt, fetarėt dhe e kthyen Shqipėrinė nė vendin e vetėm ateist tė botės, sot nėn pretekstin e luftės kundėr terrorizmit kanė vėnė nė shėnjestėr besimtarėt muslimanė, tė cilėve duan t’ju mohojnė atė qė ju ndaluan edhe 40 vite mė parė; lirinė e besimit.

Mesazhe totalitarizmi nė kėtė fundvit 2006, shoqėrisė shqiptare nuk i kanė ardhur vetėm nga rektori i Universitetit tė Durrėsit, i cili inspirimet e tija pėr tė diskriminuar muslimanėt mesa duket i ka marrė nga sekti Bahai qė ai frekuenton dhe studimet qė amerikanėt i mundėsuan atij nė ’tokėn e lirisė’. Pėrkrah rektorit, nė vallen e rivendosjes sė totalitarizmit nė Shqipėri, prej disa kohėsh ėshtė rivėnė edhe vetė shkrimtari i cili pasi projektoi nė letėrsinė e realizmit socialist, regjimin mė kriminal tė Evropės Juglindore, tashmė ėshtė vėnė nė krye tė rikonkuistės sė totalitarizmit antimusliman dhe kėrkon me ēdo mjet qė tė ndajė shqiptarėt nga feja dhe kultura e tyre islame.

Totalitarizmi qė po rishfaqet sot nė Shqipėri nuk po vjen nga Lindja Sovjetike siē erdhi 40 vite mė parė. Rrėnjėt totalitarizmi modern shqiptar, duket se kėsaj here i ka nė perėndim. Me njė popullatė plakė dhe njė kristjanizėm nė vdekje, perėndimi sot po mundohet me mish e me shpirt tė mbijetojė nė dominimin e globit siē ka bėrė kėto 200 vitet e fundit. Por mungesa e burimeve natyrore dhe sfida ekonomike kineze, dhe pėr mė tepėr popullata e re dhe aktive qė Islami posedon nė brigjet mesdhetare tė Evropės i shkaktojnė perėndimit kriza dhe nervozizėm. Fundi i luftės sė ftohtė qė e la perėndimin pa armikun e tij gjysėm shekullor, komunizmin, po stėrmundon qė prej 15 vitesh qarqet e tij imperialiste pėr tė gjetur njė armik tė ri. Shumė nga baronėt dhe magjistarėt e fuqishėm tė perėndimit sot kėrkojnė qė armikun e ri ta projektojnė te sfiduesi mbi 1000 vjeēar i tij, Islami, i cili qė nga shfaqja e tij e deri mė sot vazhdon tė sfidojė ideologjinė dhe teologjinė e qytetėrimit pauljano – kristjan me mesazhin triumfalist tė Muhamedit.

Ashtu siē Marksi portretizonte nė kohėn e tij, se Evropės i vėrtitej njė fantazėm dhe ky ishte komunizmi, sot qarqet raciste nė perėndim po kėrkojnė qė fantazmėn komuniste tė Marksit ta zėvendėsojnė me xhindin e paqenė Islam. Si rrjedhojė, sot nė perėndim njė seri klikash dhe organizatash fetare dhe jofetare po mobilizohen dhe ndėrtojnė njė mori strukturash pėr tė survejuar, ndjekur, konvertuar, persekutuar dhe shtypur muslimanėt qė rrethojnė kontinentin. Kėto organizata qė kanė shtrirė tentakulat e tyre edhe nė Shqipėri, i kanė mbjellė vendit tonė qė prej disa vitesh njė mori fondacionesh evangjelistėsh, mormonėsh, bahaish, dėshmimtarėsh Jehovai, hari krishnash, adventistėsh, peace corps-ash etj qė predikojnė dhe blejnė me para natė e ditė shpirtra shqiptarėsh pėr nė misionin e tyre global. Kėto organizata kanė nga pas mbėshtetjen e njė morie bursash, financimesh dhe projektesh tė cilat synojnė tė edukojnė, studiojnė dhe konvertojnė shqiptarėt nė renegadė dhe shėrbėtorė nė luftėn e madhe pėr dominim qė perėndimi kėrkon tė ndezė me Islamin nė kėtė shekull tė 21. Agim Kukeli qė dėboi studentėt muslimanė nga universiteti i Durrėsit, vetėm pse ata ishin besimtarė muslimanė ėshtė njė nga produktet e kėsaj kryqėzate, e cila racizmin, ksenofobinė dhe inatin e saj e ka drejtuar drejt fesė dhe pėrkatėsisė kulturore tė pjesės mė tė madhe tė kombit shqiptar.

Pėrpjekjet globale qė perėndimi po bėn sot pėr tė zhdukur Islamin lexohen fare qartė dhe kudo. Duke nisur qė me Francėn e cila me ligjet diskriminuese tė saj, muslimanėt i ka mbyllur nėpėr geto dhe nuk ju jep asnjė tė drejtė integrimi apo pėrfaqėsimi politik, e duke dalė deri nė Itali ku shkruesi i kėtij shkrimi ndodhet, Evropa sot ėshtė kthyer nė njė kamp tė dominuar gjithnjė e mė tepėr nga histeria qė ideologu hebre, Samuel Hantingtoni mbolli dhjetė vite mė parė mbi tė ardhmen e kontinentit plak. Sot nėpėr metrotė e Romės dhe tė Parisit, pėrreth Duomos sė Firences dhe rrugėve tė Londrės, shihen muslimanė. Fukarenjė dhe tė shtypur, shėrbėtorė dhe pa tė drejta, tė bardhė dhe tė zinj, ata i japin Evropės shėrbimet dhe rininė qė ajo nuk ja ofron dot vetes. Por pasuria e diversitetit dhe multikulturalizmi qė kėta refugjatė i sjellin kontinentit ka nxitur nė zhvillimin e njė racizmi dhe islamofobie tė frikshėm nė Evropė.

Ashtu siē nazistėt nxitėn nė vitet 30-tė anti-semitizmin, i cili u pasua me ndodhinė kriminale tė Holokaustit, edhe nė ditėt tona, anti-islamizmi ėshtė sėmundja qė po pushton mendjet e sėmura evropjane dhe qė mund tė degjenerojė herėt apo vonė nė krijimin e njė holokausti tė ri. Urrejtja e perėndimit kundėr Islamit sot lexohet sa nė fjalimin e Papės Benedikt i cili portretizoi Islamin si fe tė dhunės pak javė mė parė, te botimi i karikaturave kundėr profetit Muhamed nė njė numėr gazetash evropjane, e deri te protesta e ish-ministrit tė jashtėm anglez Xhek Strou i cili pėrpara disa ditėsh protestoi kundėr ferexhesė qė gratė muslimane mbajnė nė qytetin e tij.

Racizmi dhe islamofobia nė Evropė po merr pėrmasa tė frikshme dhe ’kristallnachtet’ antimuslimane tashmė janė njė gjė e pėrditshme nė rrugėt e Parisit, Nju Jorkut dhe Milanos. Nė Itali, fashistėt e Lega Nordit protestuan 2 ditė mė parė nė Piacenzė tė Emilia-Romanjės kundėr pjesės operistike "Shark" (Orient), qė u drejtua nga kompozitori libanez Markel Kalifé, ndėrsa nė Francė qeveria Shirak qė ndalon me ligj vajzat e veshura sipas modės islame tė edukohen, sė fundi ka ndaluar edhe burrat me origjinė muslimane qė tė punojnė nė aeroportet e vendit.

Revanshi pėr tė shtypur Islamin dhe muslimanėt sot shihet mė qartė se kurrė nė hipokrizinė e kancelarive perėndimore, tė cilat ndėrsa disa vite mė parė qanin me qepė ’krimet’ qė talibanėt bėnin me gratė nė Afganistan, sot sponsorizojnė disa nga regjimet mė totalitare tė botės islame, siē ėshtė rasti i Tunizisė, ku diktatori Zine Abidine Ben Ali terrorizon muslimanėt vendas, ndėrsa muhabaratėt (policia sekrete) e tij rrahin dhe turpėrojnė nė mes tė rrugės gratė qė vendosin shami nė kokė dhe nuk vishen sipas modės evropjane.

Ashtu si nė vitet 30-tė kur valėt e fashizmit krijuan kuislingėt e tyre nė Shqipėri, edhe sot mes shqiptarėsh tendenca po shfaqen nė njė seri njerėzish qė kėrkojnė sa ndalimin me ligj tė fesė islame nė vend, e deri nė diskriminimin e muslimanėve dhe izolimin e tyre total. Ashtu si nė vitin 1940 kur Mustafa Kruja mbante fjalime pėrpara Duēes mbi luftėn kristjane tė Skėnderbeut kundėr Islamit dhe hafijet e tij kėrkonin pėr tė gjetur hebrej nėpėr Shqipėri dhe i bėnin presion Komunitetit Musliman, edhe sot presidentėt dhe sundimtarėt e Shqipėrisė ndėrsa shkojnė nė Londėr dhe Uashington tundohen tė tregojnė qė nė Shqipėri nuk ka mė muslimanė dhe se edhe ata pak qė janė, mbahen nėn presion dhe survejim. Revanshi i kuislingėve shqiptarė arriti kulmin e tij kėtė javė, kur nga Amerika, Skėnder Shkupi, kėrkoi qė nė Shqipėri shteti tė ndjeki shembullin e Ataturkut i cili shfarrosi disa



“mijėra hoxhallarė, madje duke i detyruar ata qė mbetėn tė dalin me kapele republike e me kravatė nė rrugė, kurse veshjen ceremoniale ta veshin e ta zhveshin nė xhami; i detyroi femrat tė zbulohen, nxori ligjin qė nė zyra nuk pranoheshin gra tė veshura tradicionalisht por vetėm alla-franga e masa tė tjera tė shumta drakoniane qė... pėrbėjnė shkelje flagrante tė tė drejtave tė njeriut.“



Klithjet pėr dhunė kundėr muslimanėve nga Skėndėr Shkupi, tė bashkuara me ofendimet e presidentit Moisiu nė Londėr, diskriminimi i Agim Kukelit ndaj studentėve muslimanė, fyerjet e Mustafa Nanos dhe Aurel Plasarit nėpėr media, ulėrimat e Ismail Kadaresė dhe deklaratat pėr pakėsim tė muslimanėve nga Rexhep Mejdani pak javė mė parė, muslimanėve shqiptarė ju tregojnė se sot, 40 vite pas gjenocidit tė 1967-ės, kėlyshėt e krerėve tė ateizmit komunist dhe tė fashizmit tė Mustafa Krujės janė ende gjallė dhe po pėrpiqen tė ndėrtojnė njė totalitarizėm tė ri nė Shqipėri. Edhe pse sot totalitaristėt shqiptarė nuk mbėshteten mė nga zyrat e Traktatit tė Varshavės por nga zyrat e NATO-s, ata po bėjnė pikėrisht atė qė i bėn kėtij populli 40 vite mė parė. Po duan ta sovjetizojnė – ose kristjanizojnė – me pahir ēdo pjesė tė realitetit shqiptar.

Duke parė islamofobinė qė vlon sot nė perėndim kundėr Islamit, dhe reminishencat e saj nė Shqipėri, brezi i ri besimtarėve muslimanė ndjehet i frikėsuar dhe pyet nėse edhe ai do tė ketė fatin e tė parėve tanė, tė cilėt pėr 50 vite me radhė u shtypėn dhe dhunuan deri nė limit nga diktati totalitarist qė ju mohoi tė drejtėn pėr tė qenė muslimanė?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:43 am

NĖ GJURMĖ ANALIZASH

PĖR REFORMĖN E ARSIMIT TĖ LARTĖ



U bėnė disa muaj qė po vazhdojnė analizat dhe diskutimet pėr reformėn e arsimit tė lartė. Kėto analiza dhe diskutime rreth tė mirave qė sjell reforma nė fjalė, kanė tėrhequr vėmendjen e mbarė opinionit publik. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme. Shqetėsimi i tė gjithė qytetarėve nė tėrėsi dhe i familjeve shqiptare nė veēanti vjen e reduktohet nė njė pyetje tė vetme: cilat janė mėnyrat dhe rrugėt mė tė efektshme tė pėrgatitjes sa mė tė mirė tė kuadrove tė larta, nga radhėt e tė cilave do tė dalin jo vetėm specialistė tė shumė fushave tė dijes, por edhe breza politikanėsh tė sė ardhmes?

Nėnkuptohet qė niveli i arsimit tė lartė nuk mund tė merret i shkėputur nga niveli i zhvillimit tė pėrgjithshėm ekonomiko-shoqėror tė vendit. Dihet qė nė kushtet e diktaturės komuniste, edhe arsimi i lartė do t’u nėnshtrohej po atyre ligjėsive qė ishin karakteristike pėr tė gjitha sferat e jetės shoqėrore. Por ndryshimet qė ndodhėn nė jetėn e vendit tonė fill pas pėrmbysjes sė sistemit komunist dhe vendosjes sė sistemit pluralist, nuk u pasuan me ndryshime tė menjėhershme edhe nė mėnyrėn e ngritjes sė strukturave drejtuese tė universiteteve tona. Kėsisoj, mėnyra e ngritjes sė kėtyre tė fundit, pėr inerci, vazhdoi tė mbetej po ajo qė kishte mbizotėruar edhe nė kushtet e diktaturės komuniste: edhe rektorėt, edhe dekanėt, edhe pėrgjegjėsit e departamenteve vazhdonin tė ishin tė emėruar, njė praktikė kjo qė mbeti nė fuqi edhe pėr disa vjet, me tė vetmin ndryshim qė tashmė emėrimet e personave tė lartpėrmendur bėheshin nė varėsi tė ngjyrės qė mbizotėronte nė parlamentin shqiptar. Pra, universitetet, fatkeqėsisht, nuk mundėn tė mbeteshin jashtė ndikimit tė politikės. Por nėnkuptohet qė ndryshimet e mėdha qė duhej tė pėrballoheshin nė tėrė jetėn ekonomike tė vendit pas vendosjes sė sistemit pluralist, nuk mundėn tė pasqyroheshin vrulltazi edhe nė ngritjen e strukturave drejtuese tė universiteteve. Prandaj, dora-dorės, vazhdoi tradita e vjetėr e drejtimit tė tyre, me emėrime.

Vetėm me fillimin e vitit akademik 1999-2000 u mendua pėr tė kaluar nė sistemin me zgjedhje tė strukturave drejtuese tė universiteteve, me njė mandat trevjeēar tė titullarėve tė tyre. Zgjedhjet e fundit tė kėtyre strukturave u bėnė nė dhjetorin e vitit 2002 (pėr shefat e departamenteve) dhe gjatė janarit dhe shkurtit tė vitit 2003 pėr dekanėt dhe rektorėt.

Koha e kalimit nė sistemin me zgjedhje tė strukturave drejtuese tė universiteteve pėrkoi me mandatin e pushtetit tė partisė socialiste. U krijua pėrshtypja sikur kalimi nė ngritjen e strukturave drejtuese tė universiteteve me sistemin me zgjedhje, do t’i ēlironte universitetet nga ndikimi i politikės. Por, ēuditėrisht, nuk ndodhi kėshtu. Me rastin e hapjes sė fushatės sė zgjedhjeve nė vjeshtėn e vitit 2002, vetė ish-kryeministri socialist Nano “lėshoi kushtrimin”: t’i fitojmė zgjedhjet nė universitete! Pėr pasojė, fill pas shpalljes sė fushatės zgjedhore nė universitete, nėpėr mjediset e kėtyre tė fundit, siē thekson me shumė tė drejtė profesori Tupja, “populizmi u shfaq sheshit.., praktikat populiste qenė vepėr e atyre qė aspironin pėr kėto poste dhe qė kopjuan jo pa dashje dhe as rastėsisht… modelin e zgjedhjeve politike; kėshtu, demokracia e Opinionit u vu mbi demokracinė e Dijes” (“Standard”, 22 tetor 2006, f.20).

Periudha tetėvjeēare e qėndrimit tė Partisė Socialiste nė pushtet u karakterizua nga njė mėsymje e gjithanshme e korrupsionit nė shumė struktura tė shtetit shqiptar. Dihet fare mirė se nė njė vend me nivel tė lartė korrupsioni, edhe treguesit e varfėrisė do tė zbresin gjithnjė e mė poshtė. Kėshtu, nė njė botim tė INSTAT-it pėr varfėrinė, tė gushtit tė vitit 2005, thuhej se “njė e katėrta e popullsisė apo 790 mijė njerėz janė tė varfėr. Kjo shifėr i korrespondon 25,4% tė popullsisė qė jeton nėn linjėn e varfėrisė, e pėrcaktuar 4981 lekė pėr frymė nė muaj. Treguesit flasin pėr 150 mijė persona, rreth 5% e popullsisė, qė jetojnė nė varfėri ekstreme dhe nuk plotėsojnė as nevojat pėr t’u ushqyer” (“Ekspres”, 7 gusht 2005, f.5). Ndėrkohė, nė njė raport tė Qendrės pėr Kėrkime Sociale pranė Institutit Kombėtar tė Statistikave, mbėshtetur nga UNICEF, theksohej se “293 mijė fėmijė jetojnė nėn nivelin minimal tė varfėrisė” (“Tema”, 5 tetor 2005, f.9). Kurse nė bazė tė tė dhėnave tė Zyrės pėr Mbrojtjen e Qytetarėve, e cila i ishte referuar raportit tė Transparencės Ndėrkombėtare, Shqipėria renditej nė vendin e 126 “pėr nivelin e lartė tė korrupsionit nė botė dhe nė vendin e fundit nė Evropė” (“Albania”, 19 tetor 2005, f.2).

Nė kushtet e njė korrupsioni tė pėrmasave kaq tė frikshme nė strukturat e shtetit shqiptar, edhe mjediset e universiteteve vėshtirė se do tė mund tė mbeteshin pa u infektuar nga virusi i tij. Pikėrisht pėr dukuri korruptive nėpėr universitete, janė bėrė analiza dhe komente nė mjetet e komunikimit pamor dhe tė shkruar. Mes analizave tė atyre qė kohė pas kohe kanė shprehur pikėpamjet e veta pėr dukuri tė korrupsionit nėpėr universitete, korrupsion qė ēoi edhe nė njė krizė tė tyre institucionale, krahas shqetėsimeve tė profesorėve tė tjerė, mė kanė rėnė nė sy edhe shqetėsimet e profesorit tė Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja tė Universitetit tė Tiranės, Edmond Tupja. Pikėpamja ime ėshtė se tė drejtėn qytetare pėr t’u rreshtuar nė krahun e pjesės mė tė shėndoshė tė profesoratit tė universiteteve, nė luftėn qė ky i fundit zhvillon kundėr korrupsionit, e kanė vetėm ata pedagogė dhe ato pedagoge qė, sė pari, vetė janė pėr t’u marrė si shembull pėr qėndrimin qė mbajnė ndaj punės dhe, sė dyti, qė vetė dallohen pėr njė integritet tė admirueshėm moral, qė vetė janė model i korrektėsisė jo vetėm nė marrėdhėniet qė kanė ndėrtuar me djemtė studentė dhe me vajzat studente, por edhe nė marrėdhėniet qė kanė ndėrtuar me kolegėt dhe me koleget e tyre. Duke e gjykuar figurėn e profesorit tė universitetit nga ky kėndvėshtrim, e them me bindje tė plotė se profesori Tupja, ashtu si edhe shumė e shumė kolegė tė tij, ėshtė model i qėndrimit ndaj punės dhe model nė ndėrtimin e marrėdhėnieve korrekte me masėn e studentėve dhe me kolegėt e tij. Njohja me profesorin Edmond Tupja qė prej vitit 1972 dhe marrėdhėniet miqėsore qė kemi ndėrtuar sė bashku ndėr vite, qoftė si pedagogė-kolegė nė Fakultetin e Gjuhėvė tė Huaja tė Universitetit tė Tiranės, qoftė si pėrkthyes nė ish-Shtėpinė Botuese “8 nėntori”, mė kanė bindur njė herė e mirė pėr dy tiparet e lartpėrmendura qė janė mbizotėruese nė karakterin e tij: pra, pėr qėndrimin model ndaj punės dhe pėr ndėrtimin e marrėdhėnieve korrekte me studentėt dhe me kolegėt.

Gjatė verės qė kaloi, kur ndodhesha pėr njė vizitė te fėmijėt e mi nė SHBA, pėrmes internetit u njoha me njė artikull-analizė tė zotit Mark Marku qė titullohej “Kundėr retorikės pėrgjithėsuese tė luftės antikorrupsion”, botuar nė gazetėn “Shekulli” tė datės 10 korrik. Nė analizėn e vet zoti Marku shqetėsohej me tė drejtė lidhur me pėrmbajtjen e njė projektligji pėr arsimin e lartė qė u qenkej paraqitur universiteteve pėr diskutim nė javėn e parė tė muajit korrik, njė projektligj ky, nė tė cilin cenohej autonomia universitare dhe rekomandohej zėvendėsimi i zgjedhjeve me emėrime. Jam plotėsisht i njė mendimi me zotin Marku qė “korrupsioni nuk luftohet duke luftuar demokracinė”. Tė njėjtėn pikėpamje ndaj me tė edhe pėr faktin qė zėvendėsimi “i tė zgjedhurve me tė emėruar ėshtė gjėja mė e papėrshtatshme, pasi deri tani ėshtė e dėshmuar se korrupsion ka si tek tė zgjedhurit, ashtu edhe tek tė emėruarit”. Veēse kėtu dėshiroj tė theksoj se nė artikujt, analizat apo intervistat e profesorėve Artan Fuga, Dhori Kule, Ismail Hoxha, Edmond Tupja, Klara Lagji, Nikoleta Mita etj. asnjėherė nuk ėshtė thėnė se na qenka fajtore demokracia pėr ekzistencėn e korrupsionit nėpėr universitetet shqiptare. Pėrkundrazi, artikujt, analizat dhe intervistat e tyre pėrshkohen fund e krye nga ideja se korrupsioni nėpėr universitetet tona ėshtė pasojė e keqpėrdorimit tė demokracisė nga ana e strukturave tė tyre drejtuese.

Nė analizėn e vet zoti Marku ngrihet kundėr atyre artikujshkruesve qė nxijnė realitetin e mjediseve universitare pėr shkak tė korrupsionit qė vihet re aty. Ama vetė zoti Marku e pranon qė “dukuritė korruptive nė universitete, ashtu si edhe nė tė gjithė shoqėrinė, janė evidente, tė neveritshme dhe tė dėnueshme”, dukuri kėto, qė, siē e thekson ai me tė drejtė, “nuk vijnė pėr shkak tė demokracisė”. Atij i bėn pėrshtypje qė nė disa shkrime kritike pėr dukuritė e korrupsionit nėpėr universitete, kėto tė fundit vlerėsohen si “ēerdhe tė korrupsionit (gjė qė ėshtė pjesėrisht e vėrtetė)”, siē thotė ai. Unė pajtohem nė kėtė pikė me zotin Marku pėr faktin e vėrtetė qė kurrsesi nuk mund ta quash tė korruptuar tėrė masėn e profesoratit tė universiteteve tona. Por unė nė asnjėrin nga artikujt, analizat apo intervistat e profesorėve tė lartpėrmendur nuk kam gjetur ndonjė rresht, ku tėrė masa e profesoratit tė universiteteve tė etiketohej si e korruptuar. Madje profesori Tupja, nė kumtesėn e vet me titull “Kriza morale nė universitete”, tė mbajtur nė mbledhjen e Kolegjit tė Profesorėve, tė zhvilluar mė 18 prill 2006, nė mjediset e Tirana International Hotel, tha se “kolegėt e mi tė ndershėm… nuk janė pak” (“Panorama”, 21 prill 2006). Por si i bėhet hallit kur nofka e tė korruptuarit vjen e i ngjitet padrejtėsisht edhe pjesės mė tė madhe dhe mė tė shėndoshė tė kėtij profesorati? Si i bėhet hallit kur ndodhemi para mendėsisė sė njė opinioni tė gjerė shoqėror qė nuk i shpėton dot ndikimit tė asaj fjalės sė urtė qė thotė se njė mollė e kalbur prish gjithė shportėn, apo tė asaj tjetrės, sipas sė cilės njė dru e shtrembėr prish gjithė stavėn?

E kuptoj shqetėsimin e zotit Marku, qė, nė artikujt e disa autorėve, sipas tij, nuk jepen zgjidhje apo alternativa pėr tė shpėtuar nga korrupsioni nė universitetet tona. Ndėrkohė, profesori Tupja, po nė kumtesėn e lartpėrmendur, shtron kėrkesėn qė “qeveria, komisioni parlamentar i arsimit, MASH-i, kolegėt e mi tė ndershėm… nė mbarė universitetet e Shqipėrisė, organizatat sindikale e studentore, qeveria studentore, shoqėria civile, madje edhe biznesi i ndershėm, tė ndėrgjegjėsohen dhe tė ulen rreth njė, dy, tri a mė shumė tryezash tė rrumbullakta pėr tė diskutuar e pėr t’ia nxjerrė qelbin kėsaj lunge…” (po aty). Por ama edhe vetė zoti Marku mbetet brenda kuadrit tė kritikės dhe nuk jep as rekomandime, as zgjidhje apo alternativa. Atij i bėn pėrshtypje qė nė ato shkrime nuk jepen fakte konkrete pėr individė tė korruptuar nė universitete. Nė kumtesėn e lartpėrmendur tė profesorit Tupja flitej pėr realitete tė prekshme dhe pėr mjedise konkrete, ku ia bėn mu se ku drejtohet tehu kundėr korrupsionit! Megjithatė, mendoj se disa fakte pėr ekzistencėn e njė korrupsioni tė frikshėm nė universitetet tona kanė qenė tepėr tė njohura nga ana e opinionit tė gjerė shoqėror dhe s’ishte nevoja qė ato tė pėrmendeshin edhe nga autorė artikujsh tė ndryshėm. Kėto fakte me siguri qė duhet t’i kenė rėnė nė sy me kohė edhe zotit Marku. Po mjaftohem vetėm me pėrmendjen e dy fakteve tė tilla.

Sė pari, kanali televiziv “Top channel”, nė shtatorin e vitit 2005, zbuloi vjedhjen e tezave tė konkursit qė do tė organizohej nė Fakultetin e Drejtėsisė. Rezultoi qė qenkeshin vjedhur dhe shitur 140 teza, me nga 700 mijė lekė (tė reja) secila. Problemi i kaloi prokurorisė pėr zbulimin e sė vėrtetės, por “e shkreta” e vėrtetė nuk ka dalė nė shesh deri sot e kėsaj dite. Vjedhja e tezave tė konkursit tė sipėrpėrmendur vėrtetoi fare sheshit se korrupsioni nė Universitetin e Tiranės ishte bėrė sa arrogant aq edhe agresiv, derisa arriti tė ndėrmerrte njė hap tė till tė kuturisur. Siē duket, korrupsioni nė universitete nuk mund tė mbetej as edhe njė hap tė vetėm prapa korrupsionit qė kishte mbytur struktura tė tėra shtetėrore tė kohės sė qeverisjes socialiste. Njerėzit qė i kishin nė ruajtje tezat e atij konkursi ishin dhe janė njerėz konkretė. Por publikut tė gjerė nuk iu bėnė kurrė tė njohur emrat e tyre. Pjesa mė e shėndoshė, mė e pakorruptuar e profesoratit tė Universitetit tė Tiranės a ka tė drejtė tė dyshojė qė korrupsioni nė mjediset e tij e kishte bėrė me kohė gati “grason” pėr lyerjen “qerreve”, qė nga Fakulteti i Drejtėsisė, rektorati e deri nė prokurori? Mė e pakta qė duhej tė bėnte dekani i Fakultetit tė Drejtėsisė, prof.dr.Kudret Ēela, duhej tė kishte qenė dorėheqja e tij e menjėhershme. Me e pakta qė duhej tė kishte bėrė rektori i Universitetit tė Tiranės, prof.dr.Shezai Rrokaj, duhej tė kishte qenė pezullimi i menjėhershėm nga detyra i dekanit tė Fakultetit tė Drejtėsisė. Por as njėri as tjetri nuk e ndėrmori hapin pėrkatės. Atėherė, pjesa mė e shėndoshė, mė e pakorruptuar e profesoratit tė Universitetit tė Tiranės a ka tė drejtė t’ia shtrojė vetes pyetjen e mėposhtme: pas vjedhjes skandaloze tė tezave tė konkursit nė Fakultetin e Drejtėsisė, dekanit tė kėtij fakulteti a iu vu nė pikėpyetje integriteti moral? Po rektorit tė Universitetit tė Tiranės, qė nuk e pezulloi dekanin nė fjalė, a iu cėnua integriteti moral?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:44 am

Sė dyti, gjatė njė konference shtypi qė zėvendėsministrja e Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės, zonja Gjoni, dha nė muajt e parė tė vitit 2006, theksoi se pas kontrolleve financiare qė ajo ministri kishte ushtruar nėpėr universitetet e vendit, rezultonte se disa dekanė qenkeshin vetėshpėrblyer me nga pesėmbėdhjetė rroga. (Madje njė pedagog i njėrit nga universitetet e jugut tė vendit, me tė cilin u takova rastėsisht nė Tiranė para do ditėsh, mė tha shprehimisht: “Rektori ynė ėshtė vetėshpėrblyer me njėzet rroga!”). Ky ėshtė njė tjetėr fakt skandaloz qė vėrteton pėrsėri se sa e shtrenjtė ėshtė ajo autonomia financiare pėr disa rektorė universitetesh dhe dekanė fakultetesh (siē e kuptojnė ata), tė cilėt paratė e studentėve qė kullojnė gjak dhe djersė apo edhe paratė e shtetit qė i sigurojnė pėrmes tenderave qė organizojnė, u ngjajnė si ujėt e detit qė nuk zbrazet kurrė me kova. Do tė kishte bėrė mirė zonja Gjoni sikur t’i kishte pėrmendur me emra kėta dekanė tė korruptuar, kėta tė ashtuquajtur profesorė qė na qenkan shndėrruar nė lubi tė parasė, nė mėnyrė qė ata tė shkarkoheshin njė sahat e mė parė dhe nė vend tė tyre tė komandoheshin tė tjerė. Nuk e di se cila ka qenė arsyeja qė Ministria e Arsimit dhe e Shkencės nuk i ka bėrė publikė emrat e kėtyre dekanosaurėve (siē i etiketon me shumė tė drejtė profesori Tupja) qė ende vazhdojnė tė qėndrojnė nė postet e tyre padrejtėsisht. Mos vallė nė kėtė mes kemi tė bėjmė me probleme tė pėrkatėsisė sė heshtur partiake tė njėrit apo tjetrit dekan?

Duke e vlerėsuar si shumė tė rėndėsishme deklaratėn e zonjės Gjoni, a nuk do tė ishte e arsyeshme tė sugjerohej qė Komisioni i Kontrollit tė Pasurisė tė mos mjaftohej vetėm me kontrollin e pasurisė sė politikanėve, por ta shtrinte atė edhe mė poshtė, deri edhe nė strukturat drejtuese tė universiteteve, madje deri edhe te pedagogėt e kėtyre universiteteve, njė pjesė e tė cilėve, nė dallim nga pjesa dėrrmuese e tyre, janė majmur ca si tej mase, gjė qė bie nė sy nga apartamentet qė kanė siguruar nė bregdet? Duhet pranuar se edhe pedagogėt e universiteteve janė persona publikė, prandaj edhe ata duhet t’i nėnshtrohen kontrollit tė pasurisė.

Nė analizėn e vet zoti Marku nėnvizon se mes atyre qė shkruajnė kundėr korrupsionit nė universitete, “gjen ca njerėz tė paaftė, tė korruptuar, tė cilėt e pėrdorin luftėn kundėr korrupsionit pėr arsye thjesht propagandistike nė dispozicion tė ambicieve personale pėr tė zėnė poste drejtuese nė universitet”. Dhe mes tyre, si prototip, ai merr profesorin Edmond Tupja, pa e pėrmendur me emėr. Nė rastin e profesorit Tupja, zoti Marku i lejon vetes fyerje dhe shpifje tė rėnda, tė cilat nuk i shkojnė pėr shtat njė njeriu tė pashkolluar, e jo mė njė njeriu me gramė. Shpifja asnjėherė nuk mund tė merret si argument. Nė rastin e profesorit Tupja, fjalėt e sapocituara tė zotit Marku janė kryekėput larg sė vėrtetės. Dhe kjo pėr tri arsye.

Sė pari, profesori Tupja ėshtė njė pedagog shumė i zoti, me njė pėrgatitje shkencore pėr ta pasur zili, njė metodist i pėrkryer dhe me aftėsi tė lakmueshme pėr komunikimin me studentėt nė auditor. Ai ėshtė njė pėrkthyes i talentuar dhe njė interpret i shkėlqyer.

Sė dyti, profesori Tupja nuk mund tė pėrfshihet kurrsesi nė sėrėn e pedagogėve tė korruptuar nė Universitetin e Tiranės. Pėr pastėrtinė e figurės sė tij, si pedagog, janė dėshmitarė qindra e qindra studentė tė tij dhe kolegėt e Departamentit tė Gjuhės Frėnge nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja tė Universitetit tė Tiranės. Profesori Tupja asnjėherė nuk i ka lejuar vetes tė hyjė nė “marrėdhėnie financiare” me studentėt e vet dhe gjithmonė, sa herė qė i qėllon tė takohet rrugėve tė Tiranės apo gjetiu me ata qė u ka dhėnė mėsim dikur, pra, me ish-studentėt e vet, ai i vėshtron drejt e nė sy, se vazhdimisht ka qenė ballėlart nė komunikimin me ta. Ndoshta mund tė jetė ndokush tjetėr nga kolegėt e tij qė nuk guxon t’i shikojė drejt e nė sy ish-studentėt e vet, pėr shkak tė marrėdhėnieve jo korrekte qė ka pas ndėrtuar me ta. Ku ta dish, e vėrteta njė ditė mund tė dalė edhe nė dritėn e diellit. Se e vėrteta mėnon, por nuk harron. Se ajo ėshtė “e ēalė” dhe vjen ngadalė.

Sė treti, profesori Tupja nuk mund t’i pėrkasė nė asnjė mėnyrė kategorisė sė njerėzve karrieristė. “Virusi” i karrierės zakonisht vjen e shfaqet qė kur njeriu ėshtė nė moshė tė re. Por qė tė bėje karrierė nė kushtet e sistemit komunist, duhej qė domosdo tė pranoheshe nė parti. Se nė ato kushte, nėse nuk ishe komunist dhe syrin e kishe pėr karrierė, nuk mund tė pretendoje mė shumė sesa posti i kryetarit tė organizatės sė bashkimeve profesionale. Por profesori Tupja asnjėherė nuk pati bėrė kėrkesė pėr t’u pranuar nė radhėt e Partisė sė Punės. Pėrkundrazi, ndonjė koleg i tij ishte ai qė pati bėrė kėrkesė pėr t’u pranuar nė radhėt e asaj partie. Madje kėrkesa iu mor parasysh dhe ai duhej tė fillonte edhe stazhin e kandidatit tė partisė nė prodhim, por uragani i rinisė studentore, qė shpėrtheu nė dhjetor tė vitit 1990, solli pluralizmin nė Shqipėri, i cili nuk ia dha kėnaqėsinė t’i shijonte “bukuritė” e stazhit tė kandidatit tė Partisė sė Punės nė akshamin e ekzistencės sė saj. Profesori Tupja asnjėherė nuk ka synuar tė zėrė postin e pėrgjegjėsit tė Departamentit tė Gjuhės Frėnge nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, as kur ishte nė fuqi sistemi me emėrime, as kur u kalua nė sistemin me zgjedhje, paēka se e ka merituar plotėsisht atė post. Ai as qė ka menduar tė “lėvizė gurėt” ndonjėherė pėr t’u zgjedhur anėtar i Kėshillit Shkencor tė Fakultetit. Ai asnjėherė nuk ka ushqyer ambicie pėr tė zėnė postin e dekanit tė fakultetit, as mė parė dhe as tani. Pėrkundrazi, kolegu i tij, prof.dr.Nonda Varfi, ėshtė ai, i cili gjatė fushatės zgjedhore tė vitit akademik 2002-2003 “ra copė” qė tė bėhej dekan. Por natyra antikarrieriste e profesorit Tupja del edhe mė shumė nė pah kur njihesh me njė tė vėrtetė tė kulluar: kryetari i ish-opozitės, sot kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha, para zgjedhjeve tė 3 korrikut e ftoi atė tė pėrfshihej nė Komitetin e Orientimit tė Politikave, njė strukturė kjo qė Partia Demokratike e krijoi qė para fillimit tė fushatės elektorale tė vitit 2005. Dhe jam i mendimit qė zoti Berisha e ftoi profesorin Tupja nė atė strukturė, duke qenė i bindur plotėsisht pėr natyrėn antikarrieriste dhe karakterin e tij tė pakorruptueshėm. Megjithatė, profesori Tupja nuk e pranoi propozimin e zotit Berisha.

Nė fund tė artikullit-analizė, zoti Marku, pėr ta bėrė edhe mė tė spikatshėm mllefin e vet, i lejon vetes njė guxim tė tepruar, duke u futur madje edhe nė probleme tė brendshme, deri edhe nė dramat familjare tė profesorit Tupja. Kjo mėnyrė tė sulmuari kundėr atij, me tė cilin nuk kemi tė njėjtat mendime, tė kujton praktikat e Partisė sė Punės, e cila, pėr t’i demaskuar kundėrshtarėt e vet, nuk lejonte pėrplasjen e pikėpamjeve tė ndryshme, por fillonte e rrėmonte nė biografinė e tyre familjare, pėr t’ua mbyllur gojėn me dhunė. Mė vjen keq qė zoti Marku ende nuk qenka ēliruar nga kujtimet e sė shkuarės komuniste tė vendit tonė. Drama familjare mund t’i ndodhin kujtdo. Askush nuk ėshtė i imunizuar prej tyre. Ama nė njė debat publik, qė duhet tė jetė intelektual, t’ia pėrmendėsh kundėrshtarit tė mendimeve tė tua dramat familjare qė ai ka pėrjetuar, madje t’ia pėrmendėsh jashtė ēdo konteksti tė debatit nė fjalė, do tė thotė qė tė kėrkosh t’i mbyllėsh gojėn se s’bėn, do tė thotė qė debatin intelektual ta katandisėsh nė nivelin e mjerimit intelektual.

Tani le t’i rikthehemi problemit tė reformės sė arsimit tė lartė. Dhe konkretisht: strukturat drejtuese tė universiteteve do tė ngrihen me zgjedhje apo me emėrime? Nėse do tė ngrihen me zgjedhje, atėherė disa titullarė tė tanishėm i kanė marrė tė gjitha masat qė t’i ruajnė postet e tyre nėpėrmjet grupit tė “shqytarėve” qė kanė grumbulluar rreth vetes. Por edhe nėse do tė kėrkohet qė titullarėt e tanishėm tė mos kandidojnė, pėrsėri ca titullarė universitetesh dhe fakultetesh, pėrmes klaneve qė kanė krijuar gjatė kėtyre katėr vjetėve, janė pėrkujdesur me kohė qė tė zgjidhen “sozitė” e tyre. (Madje kanė “piketuar” njerėzit e tyre deri edhe pėr pėrgjegjės departamentesh). Kėshtu, fjala vjen, nėpėr mjediset e Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja qarkullojnė fjalė se dekani i tanishėm i atij fakulteti, prof.dr.Nonda Varfi, e ka zgjedhur tashmė “sozinė” e vet, nė mėnyrė qė edhe paskėtaj, qė nga prapaskena, tė vazhdojė ta drejtojė fakultetin sikur tė ishte vetė nė krye tė tij.

Por edhe ngritja e strukturave drejtuese tė universiteteve me sitemin me emėrime nuk e zgjidh problemin. Madje kjo mėnyrė jo vetėm qė cenon pavarėsinė akademike tė universiteteve, por edhe nuk i imunizon kėto nga dukuritė e korrupsionit.

Po tė shikohet problemi hollė, do tė vėrehet se titullarėt e universiteteve, pėrfshirė edhe titullarėt e fakulteteve, deri tani, qoftė nė sistemin me emėrime, qoftė nė sistemin me zgjedhje, kanė pasur tė njėjtat kompetenca, si edhe nė kushtet e sistemit komunist. Nė trajtimin e problemeve tė mprehta, siē janė problemet financiare, qoftė kėshillat shkencore tė fakulteteve, qoftė senatet e universiteteve, kanė shėrbyer thjesht si organe kėshillimore tė titullarėve pėrkatės. “Fati i financave” gjithmonė ka qenė nė dorėn e rektorėve dhe tė dekanėve. Ndėrsa njėsitė bazė shkencore, siē janė departamentet, kanė qenė tė zhveshur nga ēdolloj e drejte pėr shfrytėzimin e drejtpėrdrejtė tė burimeve financiare tė fakulteteve. Nė tė vėrtetė, qoftė autonomia financiare, qoftė pavarėsia akademike duhet tė gjejnė mishėrimin e vet pikėrisht nė departamentet e fakulteteve, se pikėrisht kėto janė njėsitė bazė shkencore. Dikur u fol dhe u diskutua gjatė pėr shndėrrimin e departamenteve nė njėsi shkencore me llogari mė vete. Por nuk u bė asgjė. Rektorėt dhe dekanėt mbetėn tė plotpushtetshėm nė administrimin e mjeteve financiare tė universiteteve dhe tė fakulteteve. Duke qenė tė plotpushtetshėm nė postet e tyre, rektorėt dhe dekanėt i kanė lejuar vetes vetėshpėrblime skandaloze. Kur ish-kryeministri Fatos Nano vetėshpėrblehej me pesė rroga nė fund tė vitit kalendarik, si tė mos vetėshpėrbleheshin tri herė mė shumė disa dekanė tė universiteteve? Se s’i thonė kot asaj fjalės sė urtė: kur komandanti kėput (vjedh) njė kokėrr mollė, ushtari do ta shkulė mollėn me gjithė rrėnjė.

Tani lind pyetja: kjo qeveria shqiptare, kjo Ministria e Arsimit dhe e Shkencės, a kanė pėrgjegjėsi, sė paku, pėr mjetet financiare shumėmilionėshe qė harxhojnė pėr mbajtjen mė kėmbė tė mbarė universiteteve publike? A duhet, sė paku, ta dijė qeveria shqiptare se si dhe ku harxhohen fondet qė ajo jep, duke respektuar autonominė e tyre financiare? A i bėn pėrshtypje asaj vetėshpėrblimi i disa dekanėve me nga pesėmbėdhjetė rroga secili? A nuk ka rrezik qė, me kėtė mėnyrė administrimi tė mjeteve financiare tė universiteteve, nesėr-pasnesėr tė krijohet njė mafie e fuqishme universitare qė jo vetėm nuk do tė ēajė mė kokėn pėr ēdolloj qeverie, por edhe do tė kuturis t’i kundėrvihet dhe madje ta rrėzojė, sa herė qė do tė tentohet tė kontrollohen financat e saj?

Sot flitet shumė pėr autonomi dhe pavarėsi institucionesh. Opozita, njė takėm analistėsh, demek, tė pavarur dhe shumė organizata joqeveritare, po bien “theror” nė mbrojtje tė pavarėsisė sė institucioneve. Pra, gjithandej kėrkohet qė institucionet tė jenė tė pavarura. Madje edhe Akademia e Shkencave na ėshtė ngritur mė kėmbė nė mbrojtje tė pavarėsisė sė saj, paēka se puna e saj nė “mbrojtje” tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, ende tė pazgjidhur nė Evropėn Juglindore, deri tani ka ēuar ujė nė mullirin e shovinizmit serbogrek dhe tė ortodoksisė serbogreke. Pra, shumė institucione gjithandej kėrkojnė tė jenė tė pavarura. Tė jenė tė pavarura nga qeveria, sigurisht. Pavarėsisht se ēdo fillim muaji tė gjitha kėto institucione u bėjnė “temena” parave tė qeverisė qė i tėrheqin nga Banka e Shtetit Shqiptar. Po atėherė cili institucion u dashka tė jetė i varur? Na rezultoka se i varur qenka vetėm njė institucion nė Shqipėri. Dhe ky institucion na qenka (mos u habisni, tė dashur lexues) qeveria shqiptare! A ėshtė vėnė re ndokund nė botė njė paradoks i tillė? Institucione qė mbahen me buxhetin e qeverisė kėrkokan tė jenė tė pavarura nga qeveria dhe nga parlamenti!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:44 am

Atėherė cilat duhet tė jetė zgjidhja, qė tė ruhet autonomia e universiteteve dhe tė shmangen shfaqjet flagrante tė korrupsionit? A nuk duhen kthyer sytė nga pėrvoja e pasur e shumė universiteteve tė botės? Gjatė kohės qė ndodhesha pėr vizitė nė SHBA, u njoha me njė profesor-kardiolog tė Universitetit publik tė Minnesotės, me tė cilin djali im bashkėpunonte pėr njė projekt nė fushėn e mjekėsisė. U interesova tė mėsoja diēka prej tij pėr strukturat drejtuese tė atij universiteti. Prej tij mėsova se atje funksiononin dy struktura, nė bashkėpunim tė ngushtė me njėra-tjetrėn, por krejtėsisht tė pavarura nga njėra-tjetra: struktura akademike dhe struktura financiare. Nė strukturėn akademike titullarėt pėrzgjidheshin pas seleksionimit qė u bėhej kandidaturave tė ndryshme qė paraqiteshin pėr konkurrim. Pėrzgjedhjen e bėnte njė bord i posaēėm qė caktohej nga shteti, i cili kėrkonte nga kandidatėt qė ata tė ishin tė njohur jo vetėm pėr autoritetin e tyre shkencor, por edhe pėr integritetin e tyre moral. Madje ky lloj integriteti ishte parėsor nė pėrzgjedhjen e titullarit. Titullarėt e strukturave akademike ndiqnin procesin mėsimor, pėrgatitjen shkencore tė pedagogėve, punėsimin e tė rinjve nėpėrmjet njė konkursi tė rreptė me dosje, mbrojtjen e gradave dhe marrjen e titujve shkencorė.

Kurse nė krye tė strukturave financiare zgjidhej njė bord qė kishte nė krye njė drejtor ekzekutiv tė emėruar nga shteti. Ky drejtor, nė marrjen e vendimeve pėr shpenzimin e mjeteve financiare, duhej tė kishte detyrimisht pėlqimin e tė gjithė anėtarėve tė bordit. Ky bord ndiqte edhe bashkėpunimin e universitetit me kompani tė ndryshme pėr shitje projektesh kėtyre tė fundit dhe sigurimin e burimeve tė tjera financiare. Tė ardhurat nga shitja e kėtyre projekteve bordi i administronte nė universitet nė mėnyrė tė pavarur dhe i jepte llogari grupit tė kontrollit financiar qė funksiononte brenda universitetit.

Tė dhėnat qė mė dha profesori i Universitetit tė Minnesotės m’u dukėn mjaft interesante dhe prandaj vendosa t’ua bėj tė njohura edhe lexuesve tė kėsaj gazete shumė tė respektuar. Se nė universitetet tona, fatkeqėsisht, flitet shumė pėr autonomi financiare dhe tėrė shqetėsimi i titullarėve tė tyre, qė nga rektoratet e deri nė fakultete, vėrtitet vetėm nė njė pikė: si e si tė mos i lėshojnė nga duart financat, sigurisht, edhe pėr t’i keqpėrdorur ato, siē edhe i kanė keqpėrdorur, siē theksonte zonja Gjoni. Pėrqendrimi i financave nė duart e kėtyre titullarėve ka bėrė qė disa prej tyre tė shndėrrohen nė njerėz arrogantė, tė plotpushtetshėm, tė cilėt kanė grumbulluar rreth vetes njerėz tė paaftė, servilė dhe hipokritė, qė nuk u intereson dhe aq fort mbarėvajtja e procesit mėsimor. Prandaj kam mendimin qė edhe nė universitetet tona strukturat akademike duhet tė jenė tė ndara nga strukturat financiare. Rektorėt dhe dekanėt duhet tė merren vetėm me jetėn akademike tė universiteteve. Nė tė kundėrt, nė qoftė se do tė vazhdohet e njėjta praktikė, si deri tani, korrupsioni do tė jetė i pranishėm dhe kėrcėnues nė mbarė universitetet tona.

Me sa jam nė dijeni, zgjedhjet e strukturave drejtuese akademike nė universitete, sipas projektligjit tė arsimit tė lartė qė pritet t’i pėrcillet parlamentit pėr diskutim, do t’u bėkan pėrmes njė votimi tė gjerė, ku do tė marrkan pjesė tė gjithė: qė nga pastrueset e fakulteteve, studentėt e kurseve tė para, e deri te profesorėt. Dėshiroj t’i bėj thirrje kryeministrit Berisha, ministrit Pollo dhe deputetėve tė parlamentit qė tė heqin dorė nga kjo praktikė e shėmtuar populiste dhe tė marrin shembull nga praktikat e universiteteve tė tjera tė botės nė ngritjen e strukturave drejtuese akademike. Se sa herė qė Shqipėria ėshtė munduar tė japė shembuj origjinaliteti pėr zgjidhjen e njėrit ose tjetrit problem tė brendshėm, pa marrė parasysh edhe pėrvojėn e vyer tė tė tjerėve, ajo gjithmonė ėshtė bėrė gazi i botės. Me praktikat populiste qė kėrkohet tė zbatohen edhe nė ngritjen e strukturave drejtuese tė universiteteve, pėrsėri do tė vazhdojmė tė jemi gazi i botės.

Nė njė intervistė qė rektori i Universitetit tė Tiranės, prof.dr.Shezai Rrokaj, dha mė 20 tetor para mikrofonave tė disa kanaleve televizive, u shpreh se projektligji pėr arsimin e lartė i dukej i pėlqyeshėm, veēse u shpreh me ca rezerva pėr emėrimin e kuadrit tė ri, i cili duhet tė jetė nė kompetencėn e universiteteve, nė kuadrin e lirisė akademike. Nėse nė projektligj qenka shkruar qė kuadrot e reja, domethėnė pedagogėt e rinj, i emėroka ministria dhe u dashka qė universitetet vetėm t’i pranojnė, kjo qenka pėr t’u diskutuar, se nuk ėshtė e drejtė tė veprohet nė kėtė mėnyrė. Kėsaj i thonė qė tė kthehemi nė praktikat e sistemit komunist. Pėrzgjedhja e kuadrit tė ri, detyrimisht nėpėrmjet konkurrimit tė rreptė me dosje, duhet tė jetė tėrėsisht nė kompetencėn e departamenteve, si njėsitė bazė shkencore tė universiteteve, kurse ministria, pas pėrcjelljes formale tė emrit tė kandidatit nėpėrmjet fakultetit dhe rektoratit, thjesht duhet tė bėjė aprovimin e tij pėr arsye tė ēeljes sė pagės.

Kėrkesa e profesorit Rrokaj ėshtė shumė e drejtė. Por, pėr fat tė keq, ai nuk ėshtė treguar parimor nė respektimin e saj. Kur rektor i Universitetit tė Tiranės ishte prof.dr. Marenglen Spiro dhe dekan i Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja ishte prof.dr.Maks Daiu, nė Departamentin e Gjuhėve Sllave dhe Ballkanike u hap njė vend pune pėr pedagog tė gjuhės ruse. Pėr kėtė vend konkurruan me dosje dy kandidatura. Nė mbledhjen e departamentit, gjatė shqyrtimit tė tė dyja dosjeve, nga rektorati mori pjesė zoti Burhan Tabaku, njė punonjės tepėr korrekt ky i degės mėsimore, kurse nga dekanati i fakultetit ishte i pranishėm vetė dekani. Nė pėrfundim tė shqyrtimit tė tė dyja dosjeve, doli qė kandidatura qė i pėrmbushte tė gjitha kėrkesat, ishte ajo e zonjės Alma Kollari, njė ish-studente kjo mjaft e talentuar, e cila sot vazhdon tė punojė si pedagoge pranė atij departamenti.

Ndėrkohė, nė fillim tė vitit akademik 2003-2004, po nė atė departament u hap njė tjetėr vend pune pėr pedagog tė letėrsisė ruse. Por, nė vend qė kandidatėt e mundshėm pėr atė vend pune tė konkurronin me dosje, ēuditėrisht, nė departament erdhi i emėruar zoti Korab Hoxha. Edhe sot e kėsaj dite mbetet e paqartė se pėr ē’merita zoti Korab Hoxha e zuri atė vend pune. Nė fillim pedagogėt e departamentit menduan se ai i kishte pėrfunduar studimet e larta pėr gjuhė dhe letėrsi ruse. Por doli qė ai s’paskej asnjė diplomė pėr gjuhė dhe letėrsi ruse. Ai i paskej mbaruar studimet e larta pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe dhe paskej bėrė njė specializim nė Institutin “Gorki” nė Moskė, tė cilin nuk dihet nėse e ka mbaruar ose jo. Ishte pikėrisht mungesa e pėrgatitjes shkencore tė tij qė u binte nė sy edhe studenteve tė gjuhės ruse, tė cilat, sidomos ato qė kishin mbaruar degėn e gjuhės ruse nė Shkollėn e Mesme tė Gjuhėve tė Huaja “Asim Vokshi”, detyroheshin t’i korrigjonin thekset e fjalėve pedagogut tė tyre, pėr ēka vunė nė dijeni dy kolege tė mia tė departamentit dhe mua, si ish-pedagog i jashtėm. Pra, zoti Korab Hoxha merita tė veēanta s’paska pasur pėr ta zėnė atė vend pune, studimet e larta s’i paska mbaruar pėr gjuhė dhe pėr letėrsi ruse, pra, nuk paska diplomėn pėrkatėse tė specialistit qė kėrkohet pėr atė vend pune, nė zotėrimin e gjuhės sė folur ruse (tė cilėn, ashtu si edhe ēdo gjuhė tjetėr tė huaj, pedagogu duhet ta flas “bilbil”) paska pasur boshllėqe tė ndjeshme. Atėherė cilat paskan qenė arsyet qė dekani i Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja, prof.dr.Nonda Varfi, dhe rektori i Universitetit tė Tiranės, prof.dr.Shezai Rrokaj, zotin Korab Hoxha e emėruan pedagog tė letėrsisė ruse nė Departamentin e Gjuhėve Sllave dhe Ballkanike, duke e anashkaluar konkurrimin e tij me dosje nė departament? I kanė bėrė nder se e kanė mik tė afėrt? Nuk i kanė vėnė shumė rėndėsi lėndės sė letėrsisė ruse? Apo nė kėtė mes kemi tė bėjmė me ndonjė arsye tė dyshimtė qė bie era korrupsion? Emėrimi pedagog i zotit Korab Hoxha nė kėtė mėnyrė nga ana e rektorit Rrokaj dhe e dekanit Varfi, ėshtė njė praktikė e pastėr e ish-sistemit komunist, kur Partia e Punės, nė jo pak raste, i punėsonte ca kuadro nėpėr institucione tė ndryshme, pa e ēarė shumė kokėn pėr pėrgatitjen e tyre shkencore, mjafton qė ata tė ishin bij apo bija tė militantėve tė saj. Nuk jam nė dijeni nėse rektori Rrokaj ka lejuar qė tė tjerė “korabė” tė jenė punėsuar po kėsisoj nė fakultete tė tjera tė Universitetit tė Tiranės.

Ama kur nė fund tė vitit akademik 2003-2004, nė Departamentin e Gjuhėve Sllave dhe Ballkanike, zonjusha Ledina Ferhati e mbaroi degėn e gjuhės ruse me rezultate shumė tė larta, dekani, prof.dr.Nonda Varfi, nuk tregoi as interesimin mė tė vogėl pėr ta emėruar pedagoge tė brendshme. Por edhe nė fund tė vitit akademik 2004-2005, kur u kthye nga Rusia zonjusha Elona Limaj, e cila i kishte mbaruar studimet e larta nė Universitetin Linguistik tė Moskės dhe kishte marrė diplomėn shkėlqyeshėm (me shenjė tė kuqe), pėrsėri dekani, prof.dr.Nonda Varfi, nuk e vuri fare ujin nė zjarr pėr ta marrė nė punė si pedagoge tė brendshme nė Departamentin e Gjuhėve Sllave dhe Ballkanike. Nė tė dyja rastet, departamenti ka mundur t’u japė veē disa orė si pedagoge tė jashtme. Ndėrkohė ende vazhdon tė mbahet si pedagog i brendshėm i lartpėrmenduri Korab Hoxha.

Kohėt e fundit kam mėsuar se Ministria e Arsimit dhe e Shkencės dhe personalisht zoti Pollo (i cili duhet falėnderuar posaēėrisht pėr maturėn shtetėrore qė organizoi, duke shpėtuar sa e sa tė rinj nga “kthetrat” e korrupsionit gjatė zhvillimit tė konkurseve nėpėr universitetet shqiptare) kanė ndėrmarrė nismėn qė tė verifikohen diplomat e mėsuesve nėpėr tė gjitha shkollat e Shqipėrisė, nė mėnyrė qė kėta t’u pėrgjigjen kėrkesave tė vendit tė punės, nė pėrputhje me pėrgatitjen e tyre shkencore. Mos ndoshta do tė ishte e arsyeshme qė kjo kėrkesė tė shtrihet deri nė arsimin e lartė, nė mėnyrė qė tė verifikohet nėse janė brenda sferės sė specialitetit tė tyre tė gjithė pedagogėt e universiteteve, duke pasur parasysh, detyrimisht, edhe mesataren e notave, apo aty ka edhe “korabė” tė tjerė.



Eshref Ymeri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:45 am

“DYSHTETĖSIA” GLLABĖRUESE GREKO-SHQIPTARE



Nė Greqi u shpall ligji pėr t’u dhėnė masivisht shtetėsinė dhe pasaporta greke qindra mijėra emigrantėve shqiptarė qė do tė quhen vorioepirotė, ose “grekė homogjenė” me prejardhje nga Shqipėria. Pra nėn pretekstin e dhėnies sė shtetėsisė njė numėr shumė i madh shqiptarėsh, qė tashmė i janė nėnshtruar etapės sė parė pėr greqizimin nėpėrmjet kthimit nė fenė ortodokse e marrjes sė emrave grekė, do tė bėhen nėnshtetas grekė, pa humbur nėnshtetėsinė e Shqipėrisė.

Nė kohėn kur ēdo shqiptar me tė drejtė do tė priste njė reagim serioz kundėrshtues nga qeveria e Shqipėrisė me habi mėsuam se qeveria jonė kishte qenė paraprakisht nė ujdi tė plotė me kėtė veprim tė qeverisė greke dhe dėgjuam vetė kryeministrin Berisha tė shqiptonte fjalėt mė tė mira pėr kėtė hap tė qeverisė sė Athinės.

Voluntarizmat dhe amatorizmat e Berishės i paguajnė shtrenjt shteti e kombi.

Kryeministri i sotėm i Shqipėrisė, Sali Berisha, edhe mė parė, kur ishte Presidenti i Shqipėrisė, ka bėrė veprime tė pamatura me rrjedhoja tė dėmshme kombėtare pėr shkak tė voluntarizmit tė tij tė theksuar politik dhe tė amatorizmit tė dukshėm nė fushėn e diplomacisė e tė drejtės ndėrkombėtare. Ndėr kėto veprime tė pamatura ka qenė edhe premtimi qė bėri gjatė njė vizite tė tij nė SHBA pėr t’u dhėnė nėnshtetėsinė e Republikės sė Shqipėrisė gjithė shqiptarėve qė jetonin nė vende tė tjera si nėnshtetas tė atyre vendeve, por qė nuk kishin nėnshtetėsinė e Republikės sė Shqipėrisė. Shumė shqiptarė nė Amerikė morėn nėnshtetėsinė e Shqipėrisė qė nuk u ka hyrė nė punė atyre dhe nuk i ka sjellė ndonjė dobi Shqipėrisė.

Dihet mirė se edhe nė fillim tė viteve 1990 nė botė kishte mė shumė kombas shqiptarė qė nuk kishin nėnshtetėsinė e Republikės sė Shqipėrisė. Sėpari kjo vinte pėr arsye tė dhimbshme historike, sepse mė shumė se gjysma e popullsisė shqiptare mbeti jashtė kufijve tė shtetit tė cunguar shqiptar, kur u njoh ndėrkombėtarisht ky shtet nė vitin1913 dhe u krijua pėr herė tė parė pėr shqiptarėt edhe nocioni e instituti juridiko-ndėrkombėtar e i “nėnshtetėsisė shqiptare”, krahas nocionit dhe institutit tė “kombėsisė shqiptare”. Kjo dukuri u theksua mė vonė pėr arsye tė emigrimeve tė vazhdueshme tė shqiptarėve nga shteti shqiptar dhe nga trevat etnikisht shqiptare qė mbetėn nėn robėrinė e shteteve fqinj me shqiptarėt.

Numri i shqiptarėve tė shpėrndarė nėpėr botė u shtua shumė pėr shkak tė eksodeve masive nga Shqipėria pas rėnies sė komunizmit dhe si rrjedhojė e heqjes sė autonomisė sė Kosovės nga Serbia pas vitit 1989. Tė mėrguarit e shumtė nga Shqipėria ndikuan nė uljen e numrit tė banorėve tė Shqipėrisė, por nuk ndikuan nė pakėsimin e nėnshtetasve tė Republikės sė Shqipėrisė, sepse edhe atje ku shkonin ata e ruanin kėtė nėnshtetėsi. Numri i nėnshtetasve shqiptarė pas largimeve masive megjithatė ėshtė zvogėluar se njė pjese e tyre, ende e kufizuar, kanė lėnė nėnshtetėsinė shqiptare. Kėto largime ende nuk kanė dhėnė pasojat e pakėsimit tė kombasve shqiptarė, sepse kombėsia nuk ndėrron as me largimin nga vendi, as me lėnien e nėnshtetėsisė sė atij vendi. Por me ndėrrimin e brezave kėto largime do tė ndikojnė edhe nė pakėsimin e kombasve shqiptarė, siē kanė ndikuar pėr shembull valėt e mėhershme tė emigrimeve nga trojet shqiptare drejt Turqisė apo Greqisė, ku sot jetojnė miliona turq e grekė (arvanitas) me origjinė shqiptare, apo drejt SHBA (amerikano-shqiptarėt e brezit tė tretė e tė katėrt).

Kurse largimet e reja tė shqiptarėve nga Kosova dhe vise tė tjera shqiptare tė pushtuara rrisnin numrin e atyre qė mund tė dėshironin tė fitonin nėnshtetėsinė e Shqipėrisė, pavarėsisht se jetonin nė Europė, Amerikė, Australi apo gjetkė. Prandaj duhej trajtuar me kujdes e maturi problemi i dhėnies sė njė nėnshtetėsie shqiptare gjithė atyre shqiptarėve qė banonin nė katėr anėt e botės. Por ish-Presidenti i Shqipėrisė e trajtoi kėtė ēėshtje jo me logjikė shtetėrore dhe sipas parimesh tė rrepta juridike, por sipas tundimesh emocionale e pragmatiste, mė shumė si mjet pėr vetėreklamė atdhetarizmi, madje vuri nė pėrdorim edhe terma tė pasaktė: gjithė shqiptarėve do t’u japim dyshtetėsinė.



Si do ta pėsojė Shqipėria nga “dyshtetėsia”



Tani ky termi “dyshtetėsi” po i kthehet si bumerang shtetit e kombit shqiptar, pikėrisht nė njė kohė kur Sali Berisha ėshtė kryeministėr. Pushtetarėt grekė kanė shpallur se do t’u japin nėnshtetėsinė greke tė gjithė emigrantėve “grekė homogjenė” me prejardhje nga Shqipėria, por duke ruajtur kėta edhe nėnshtetėsinė shqiptare. Kėshtu Greqia po krijon njė “dyshtetėsi masive”, qė edhe sikur tė bėhet me ato qėllime tė mira qė pėrmend qeveria greke, si thonė grekofonėt e spiunėt grekė nė Shqipėri, siē pėrbetohet fort vetė kryeministri shqiptar Berisha, pėrsėri kjo “dynėnshtetėsi greko-shqiptare”, artificiale e arbitrare pėr grekėt nga Shqipėria do tė sjellė rrjedhoja tė dėmshme dhe jo mirėsira nė marrėdhėniet shqiptaro-greke.

Kėto rrjedhoja do tė jenė shumė tė rėnda po tė mbajmė parasysh se qeveria greke po vepron me qėllime shumė djallėzore dhe sipas njė plani tė pėrpunuar mirė e me kohė pėr greqizimin hap pas hapi tė popullsisė shqiptare, sidomos nėn lumin Shkumbin dhe pėr aneksimin e mėvonshėm tė territorit tė sotėm shqiptar. Pėr kėtė i duhet Greqisė krijimi i “nėnshtetėsisė sė dyzuar shqiptaro-greke” pėr nėnshtetasit shqiptarė dhe jo pėr tė bėrė ato mirėsitė qė reklamon matrapazi i vogėl politik Vangjel Dule e llafazanė tė tjerė tė hipokrizisė grekomane nė Shqipėri, qė pėr fat tė keq gjejnė mbėshtetje politike pushtetore nga vetė kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha, qė e zbukuron me zell vendimin grek, si dhe ambasadori shqiptar nė Athinė Vili Minarolli qė me gili-vili justifikuese pėr hapin e Athinės mashtron shqiptarėt.



Pak teori juridike pėr shtetėsinė e “shtėtesinė e dyfishtė”



Pėr tė mos e lėnė lexuesin nėn ndikimin e keqkuptimeve teorike mbi natyrėn dhe rrjedhojat juridike e juridiko-ndėrkombėtare tė nėnshtetėsisė e vlen tė bėjmė njė paraqitje fare tė shkurtėr teorike tė problemit, duke iu referuar “Fjalorit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare” (autorė amerikanėt Xhek C. Plano dhe Roi Olton), qė institutet e ndryshme tė marrėdhėnieve e tė drejtės ndėrkombėtare i trajton thjesht, qartė e nė mėnyrėn mė tė pėrmbledhur, pa qenė nevoja tė pėrkulemi kėshtu mbi turrat e librave profesionalė ku kėto ēėshtje analizohen me hollėsi. Nė kėtė fjalor shpjegohet se me “nėnshtetas” kuptohet “njė status ligjor i individit qė i sjell kėtij si tė drejta dhe pėrgjegjėsi(detyrime) si pjesėtar me tė drejta tė plota nė shtet”.

Edhe nė kėtė fjalor, si nė ēdo tekst tė sė drejtės ndėrkombėtare publike, shpjegohet se nėnshtetėsia fitohet qysh nė lindjen e personit, ose dhe mė vonė me anė tė natyralizimit. Kur lind njė person ai mund tė bėhet nėnshtetas i vendit ku ka lindur, sipa “parimit tė truallit” (jus soli) edhe sikur prindėrit e tij tė mos jenė nėnshtetas tė vendit ku u lindi fėmija. I sapolinduri merr nėnshtetėsinė e prindėrve sipas “parimit tė gjakut” (jus sanguinis) pavarėsisht se ku ka lindur, kur shteti i prindėrve i pėrmbahet kėtij parimi. Ka vende, si SHBA, qė ndjekin njė “parim tė pėrzier”, i quajtėn shtetas tė tyre tė gjithė ata qė lindin nė truallin e tyre, pavarėsisht nga nėnshtetėsia e prindėrve dhe tė gjithė fėmijėt e lindur nga nėnshtetas tė tyre, pavarėsisht se nė truallin e cilit shtet ėshtė lindur fėmija.

Shteti shqiptar qysh nga fillimi nė legjislacionin e tij tė brendshėm ka pranuar parimin e truallit, sipas tė cilit ėshtė nėnshtetas shqiptar ēdo fėmijė i lindur nga nėnshtetas shqiptarė pavarėsisht nga vend-lindja. Pra, edhe fėmijėt e minoritarėve grekofonė tė Shqipėrisė, pavarėsisht se ku lindin, janė nėnshtetas shqiptarė. Grekofonėt e Shqipėrisė qė kanė emigruar nė Greqi, Amerikė e gjetkė mbeten nėnshtetas shqiptarė, kurse shqiptarėt nga Kosova qė kanė emigruar nė tė njėjtat vende nuk bėhen dot nėnshtetas shqiptarė pa kaluar nėpėr njė procedurė tė caktuar. Grekėt nga Shqipėria mund tė bėhen nėnshtetas grekė dhe shqiptarėt nga Kosova mund tė bėhen nėnshtetas shqiptarė vetėm me anė tė asaj mėnyre qė nė tė drejtėn ndėrkombėtare quhet “natyralizim”, qė do tė thotė “vendosje e njė lidhje tė re juridike tė njė individi me njė shtet me tė cilin nuk ka pasur mė parė lidhje tė tillė, pėr t’u barazuar nė tė drejta e detyrime me nėnshtetasit e kėtij shteti”. Fitimi i nėnshtetėsisė me anė tė “natyralizimit” kuptohet qė ėshtė mė i vėshtire dhe kėrkon procedura mė tė ndėrlikuara.

E drejta ndėrkombėtare pėrcakton rregullat e kriteret e pėrgjithėshme lidhur me problemet e nėnshtetėsisė, kurse zgjidhja e tyre konkrete vendoset nė legjislacionet e brendėshme tė shteteve qė nga ana e tyre duhet tė mbajnė parasysh rregullat e pėrgjithėshme ndėrkombėtare pėr tė shmangur vėshtirėsitė qė mund t’u krijohen qytetarėve dhe pėr tė mėnjanuar fėrkimet qė krijohen nė raste tė ndryshme midis vetė shteteve.

Ėshtė vėnė re nė praktikėn e gjatė ndėrkombėtare se nuk mund tė ketė zgjidhje tė pėrsosur, as nga legjislacioni i brendshėm i shteteve, as nga normat dhe kriteret e tė drejtės ndėrkombėtare pėr tė shmangur plotėsisht vėshtirėsitė qė dalin, sherret qė krijohen lidhur me trajtimin e nėnshtetėsisė dhe tė situatave tė veēanta qė njihen me emrat “pashtetėsi”, “shtetėsi e dyzuar (dyfishtė), lidhur me dhėnien e heqjen e shtetėsisė, plotėsimin ose refuzimin e kėrkesave pėr natyralizim etj. Gjendja e quajtur “pashtetėsi” dhe “nėnshtetėsi e dyzuar” nuk janė gjendje normale, por anomali, nė jetėn ndėrkombėtare. Ato krijohen pėr shkak se jeta e individėve dhe veprimtaria e shteteve ėshtė shumė mė e larmishme se ēdo zgjidhje ligjore. Ato krijohen pėr shkak tė pėrplasjeve ndėrmjet normave ligjore tė legjislacioneve tė shteteve tė ndryshme dhe pamundėsisė pėr tė mėnjanuar kėto pėrplasje me rregulla tė forta ndėrkombėtare, pėrplasjeve pėr shkak tė spekulimeve qė bėjnė individėt e shtetet pėr interesa tė veēanta me rregullat e njohjes e mosnjohjes sė shtetėsisė, dhėnies e heqjes sė shtetėsisė, kėrkesave e refuzimit pėr ndėrrime shtetėsie.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:45 am

Pashtetėsia e nėnshtetėsia e dyzuar nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė krijohen me dashje e qėllimisht me ligj, por duhet tė jenė objekt rregullimesh tė tilla ligjore brenda vendit e nė shkallė ndėrkombėtare qė tė parandalojnė ose mėnjanojnė anomali tė tilla. “Nėnshtetėsi e dyzuar (dyfishtė)”, sipas Fjalorit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare do tė thotė “i njėjti person ėshtė njėkohėsisht nėnshtetas i mė shumė se njė shteti”. Njė person i tillė mund tė pėrfitojė mbrojtje e privilegje nga dy shtete, por ka dhe detyrime ndaj dy shtetesh. Personit mund t’i ndodhė qė zbatimi me besnikėri i detyrimeve ndaj njėrit shtet e vė nė armiqėsi me shtetin tjetėr ndaj tė cilit ka tė njėjtat detyrime. Mė tė dukshme dhe tė rrezikshme bėhen kėto pėrplasje detyrimesh kur ėshtė fjala pėr tė kryer shėrbimin ushtarak, sidomos nė rast lufte midis kėtyre dy shteteve, sepse besnikėria ndaj njėrit e vė personin nė pozitėn e tradhtarit ndaj tjetrit.

Prandaj, nė tė drejtėn ndėrkombėtare theksohet se duhen bėrė rregullime tė tilla ligjore nė legjislacionet e shteteve qė tė shmangin dhe jo tė nxisin rastet e nėnshtetėsisė sė dyzuar. Sheteteve u rekomandohet tė arrijnė ujdira pėr tė shmangur e paksuar rastet e dyshtetėsisė. Kurse qeveritė e Greqisė e Shqipėrisė kanė mbajtur qėndrime qė bėjnė tė kundėrtėn, qė ēojnė nė shumimin e rasteve tė dyshtetėsisė, madje kjo bėhet me dhėnien e nėnshtetėsisė greke nė mėnyrė masive e selektive nga Greqia pėr nėnshtetas shqiptarė dhe me angazhim tė qeverisė shqiptare qė tė mos bėjė asnjė veprim pėr tė ndrequar kėtė anomali qė dėmton rėndė interesat e kombit e tė shtetit shqiptar dhe favorizon ambiciet ekspansioniste tė Greqisė brenda territorit tė shtetit shqiptar.



Vendimi grek duhet kundėrshtuar mbi baza dhe me logjikė politike



Prandaj kishin tė drejtė dy deputetėt shqiptarė tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Pėllumb Xhufi e Sabit Brokaj, kur thanė se vendimi i qeverisė greke vė nė rrezik sigurinė e Shqipėrisė. Kjo natyrisht ėshtė argument politik e jo juridik pėr tė kundėrshtuar. Por kundėrshtimi i veprimit tė Greqisė mund tė bėhet pikėrisht mbi bazė argumentesh politikė e jo juridikė, sepse nė pikėpamje juridike Greqia mund tė veprojė si t’ia dojė qejfi nė legjislacionin e vet. Ishte absurd argumenti qė pėrdori Sabri Godo se Greqia ka shkelur kushtetutėn e Shqipėrisė duke u dhėnė nėnshtetėsinė greke minoritarėve. Nuk e vlen fare tė merremi me kėrkimin e shkeljeve tė tilla qė paskan shqetėsuar Godon, sepse kushtetuta e Shqipėriė vepron vetėm nė territorin e Shqipėrisė e jo tė Grqeisė, sepse pėr Greqinė kushtetuta e Shqipėrisė vlen sa njė top letėr higjienike, aq sa vlen edhe kushtetuta e Grqeisė pėr Shqipėrinė, sikur Shqipėria tė kishte njė qeveri si ajo e Greqisė qė mbron me fanatizėm, deri nė ēmenduri interesat e ambiciet e shtetit tė vet.

Pra, i vetmi shkak pėr tė cilėn politika shqiptare duhet tė reagojė ėshtė se vendimi i Greqisė kėrcėnon rėndė sigurinė, kompaktėsinė dhe personalitetin shtetėror e kombėtar shqiptar. Kėtu nuk ka vend pėr betejė juridike, por politike.

Godo nė vend qė tė hiqet si mbrojtės i kushtetutės sė Shqipėrisė nga njė vendim qė bėjnė grekėt nė territorin e tyre duhet tė pėrgjigjet pse u bė bashkėautor me politikanėt e juristėt grekė pėr tė hartuar nė vitin 1998 njė kushtetutė greke pėr Shqipėrinė, sipas oreksit tė grekėve.

Ministrja e jashtme e Greqisė, Bakojani, e mbrojti vendimin e qeverisė greke duke thėnė se “dyshtetėsinė e lejon dhe kushtetuta e Shqipėrisė”. Pėrsėri nuk e vlen tė rrėmojmė shumė nėpėr nenet e kėsaj kushtetute qė e hartoi greku Likurezos, avokati i Karaxhiēit. Kur djersinte Likurezosi tė pėrpilonte njė kushteutė si i duhej Greqisė nė Shqipėri Godo i bėnte fresk pėr t’ia hequr lodhjen. Tani Godos i ardhka keq qė Greqia po shkel kushtetutėn qė i imponoi Shqipėrisė! Kėshtu e pėson kur kryetar komisioni pėr hartimin e kushtetutės nga grekėt shqiptarėt caktuan njė tregtar frutash e perimesh tė kohės sė komunizmit, Sabri Godon dhe njė aktor tė dėshtuar teatri, Arben Imamin, qė politikėn mė tė madhe e bėri nė vitin 1997 kur shkoi nė Grqei tė vishej gjeneral i rebelimit tė armatosur qė u bė nė Shqipri me nxitjen greke. Pse tė mos tallet zonja Bakojani e tė thotė se Greqisė ia lejon kushtetuta e Shqipėrisė qė me njė vendim tė qeverisė greke nėnshtetasit shqiptarė t’i shpallė edhe nėnshtetas grekė me kombėsi greke (homogjenė grekė)!

Godo mė mirė tė ishte fshehur gjėkundi e tė bėhej si i sėmurė se tė dilte i pari nė ekranet televizive pėr tė dhėnė “mendje juridike” se ēfarė natyre ka e ku synon vendimi i Greqisė pėr tė bėrė shqiptarėt edhe nėnshtetas grekė. Na bėri tė gajasemi Godo kur deklaroi me “urti plaku” se qeveria e Shqipėrisė duhej tė reagonte menjėherė , duhej tė kėrkonte ballafaqim me qeverinė greke, madje t’i drejtohej me ankesa edhe Europės. Po pse nuk e di Godo se ēfarė qeverie ka Shqipėria? Ku e gjeti Godo kėtė qeveri qė tė bėjė trimėri tė tilla, kur qeveria vetė ishte marrė vesh paraprakisht me Greqinė.

Ndėrsa Godo bėnte nė ekran palaēollėqe tė tilla politiko-juridike, sikur tė ishte nė pazar pėr shitje qepėsh e patatesh, kur ai drejtonte ndėrmarrjen e tregtimit tė fruta-perimeve, kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha paraqitej gjithashtu nė ekran dhe pėrshkruante me ngjyrat mė tė bukura vendimin e Greqisė, u jepte shqiptarėve garanci se Greqia kėtė po e bėnte pėr tė mirėn e shqiptarėve e tė Shqipėrisė. Hajde merre vesh, ēfarė politikanėsh ka Shqipėria. Godo i binte thumbit e Berisha patkoit. Pse tė mos talleshin nė Athinė! Pse tė mos tallej dhe kėlyshi i Janullatosit, Vangjel Dule, duke u treguar shqiptarėve pėrralla pėr mirėsitė qė vinin nga vendimi i Greqisė? Pse tė mos kacagjelej dhe njė spiun grek nė emisionin e TV “Teuta” tė Durrėsit nė bashkėbisedimet mėngjezore tė Bashkim Hoxhės me teleshikuesit, pėr t’i paraqitur shqiptarėt si torollakė qė nuk dinė tė kuptojnė se vendimi i Greqisė po i fut nė Europė, paēka se kėtė Greqia po e bėn duke i kthyer mė parė shqiptarėt nė grekė. Nė emisionin e vonė tė “Vizion Plus”mė 9 nėntor 2006 e dėgjuam historianin politikan Pėllumb Xhufi qė me njė zė tė mekur mundohej para fodullit Vangjel Dule ta theksnonte kėtė fakt se Greqia po e shpėrdoron mizorisht varfėrinė e ēoroditjen e shqiptarėve pėr t’i imponuar Shqipėrisė planet e Megaliidesė sė vjetėr, se ndihma e Greqisė pėr tė futur shqiptarėt nė Europė po kthehet nė mėsymje tė Greqisė pėr tė greqizuar mė parė shqiptarėt.

Por si Xhufi dhe kolegu i tij partiak Brokaj( tė vetmin qė e morėn guximin tė flisnin nė parlament) nuk shkonin dot mė tej se qortimet e rėnda pėr Berishėn ( kuptohet pėr qėllimet e tyre partiake, jo pėr hir tė mbrojtjes sė Shqipėrisė) dhe se propozimet e fryra nė dukje, por fyēkė brenda, qė Shqipėria tė kėrkojė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit dhe parlamenti shqiptar tė miratonte pėr inat njė rezolutė pėr ēėshtjen ēame. U ra mendja vonė se parlamenti shqiptar duhet tė mbajė qėndrime pėr ēėshtjen ēame. Edhe nė rastet kur ėshtė shtruar njė ide e tillė nė parlament ka mjaftuar njė shtrėngim dhėmbėsh nė Athinė dhe njė shfaqje diplomatėsh grekė nė lozhat e sallės sė parlamentit qė deputetėt shqiptarė tė bėhen si pula tė lagura e tė mos bėjnė asnjė veprim. Kurse kėsaj radhe ėshtė idiotėsi politike dhe juridike dhe tallje me ēėshtjen ēame qė kjo ēėshtje tė pėrdoret sa pėr njė reagim inatēor ndaj dhėnies sė nėnshtetėsisė greke minoritarėve grekofonė tė Shqipėrisė. Edhe sikur Greqia tė rrijė urtė e tė mos ngacmojė Shqipėrinė ēėshtja ēame meriton gjithė vėmendjen e politkės shqiptare e tė diplomacisė sė Tiranės.

As mekanizmat europiane as Kėshilli i Sigurimit nuk do t’ia varnin teneqenė ndonjė demarshi shqiptar pranė tyre pėr punėn e nėnshtetėsisė greke tė grekofonėve tė Shqipėrisė. Ende nuk e paskan mėsuar dy “deputetėt mė tė vendosur” tė parlamentit shqiptar. Xhufi e Brokaj, dhe “plaku dhelpėr” i politikės shqiptare se Europa e ka gati pėgjigjen qė ka dhėnė edhe herė tė tjera se “pėr ēėshtjen ēame duhet tė bisedojnė midis tyre shqiptarėt e grekėt”?! Ende nuk paskan mėsuar ata se Kėshilli i Sigurimit nuk merret me punė dhėniesh e heqiesh tė nėnshtetėsisė, pa u krijuar pėr kėtė shkak ndonjė rrezik pėr paqen e sigurinė ndėrkombėtare? Po si mund tė shkohet me ankesė nė Kėshillin e Sigurimit kur vetė kryeministri i Shqipėrisė e pėrshėndet dhe e lavdėron veprimin e Greqisė?

Edhe pse bėnė mirė qė i pėrplasėn pak kėmbėt nė emėr tė shqiptarėve dy deputetėt e partisė sė Ilir Metės dhe “plaku Godo”, qė ėndėrron tė bėhet president i Shqipėrisė, (qė e bėri pėr pak reklamė edhe njė riosh kozmopolit, drejtuesi i “Mjaftit”, Erion Velia vetėm pėer tė tėhequr ca pjesėmarrės nė njė miting tė tij kundėr Berishės), tė gjithė dėshmuan varfėri mendimi politik e juridik dhe nė fakt nuk krijuan asnjė bezdi pėr qėndrimet e qeverisė shqiptare qė praktikisht ėshtė bėrė mercenare e politikės sė qeverisė greke pėr kėtė ēėshtje. Madje dhe atė qėndrimin qė mbajtėn Xhufi e Brokaj e zhvleftėsoi pas dy ditėsh vetė kryetari i partisė sė tyre Ilir Meta. Ndonėse mėsuesi partiak i Ilir Metės, Servet Pėllumbi, sapo e kishte cilėsuar Ilirin “nevrik qė ka ditur tė bėjė njė parti tė fortė”. Iliri gjatė njė vizite nė Gjirokastėr u bė pulė e lagur pa nerv fare para grekėve dhe u shpreh se vendimi i qeverisė sė Athinės nuk duhet keqinterpretuar, se qeveritė e dy vendeve duhet tė ulen pėrsėri nė tryezė dhe kėtė vendim ta shtrijnė pėr ghjithė shqiptarėt. Kėshtu kryetar Iliri ua rrojti thatė “mjekrėn patriotike” qė kishin vėnė dy ditė mė parė zėvendėsi i tij Xhufi dhe kolegu i tij Brokaj nė parlament pėr punėn e dynėnshtetėsisė greke. Meta kohėt e fundit ėshtė munduar tė hedhė krahėve njė pelerinė nacionaliste,por si duket u kujtua se kur ishte kryeministėr i Shqipėrisė gjatė njė vizite nė Athinė kishte marrė angazhim para homologut grek Simitis se do ta shpartallonte nacionalizmin nė Shqipėri. Meta edhe tani e respekton mė shumė angazhimin qė kishte marrė nė Athinė se “mjekrėn patriotike:” qė vunė Xhufi e Brokaj.



Sfida greke duhet kundėrshtuar vendosmėrisht me logjikė e me dinjitet



Por ēfarė mund tė bėhet vallė nė njė rast si ky, nėse Shqipėria do tė kishte njė pushtet normal, qė tė mos ishte aq vajtueshėm nė vartėsi tė mbėshtetjes greke pėr t’u mbajtur nė kėmbė, sikur tė kishte njė opozitė normale qė tė mos tregonte aq gatishmėri pėr tė shkuar pas qerres sė politikės greke vetėm pėr tė bezdisur pushtetin shqiptar?

Nė rast se do tė kishim njė gjendje tė tillė nė Shqipėri veprimet e Greqisė duhej t’i prisnim me gjakftohtėsi, t’i vlerėsonim me arsye dhe t’i kundėrshtonim me qetėsi, por me vendosmėri. Sėpari nuk i duhet kontestuar e drejta Greqisė qė t’i bėjė si t’ia dojė qejfi ligjet e saj pėr nėnshtetėsinė.Grekėt le t’ia japin kujt tė duan e t’ia heqin kujt tė duan shtetėsinė nė Greqi. Kjo nuk ėshtė puna e shqiptarėve. Grekėt po deshėn le t’i bėjnė nėnshtetas grekė tė gjithė shqiptarėt qė punojnė e jetojnė nė Greqi, siē propozoi Ilir Meta nė Gjirokastėr, apo dhe shqiptarėt nė Shqipėri qė e kanė hallin vetėm tė marrin njė pasaportė pėr tė gjezdisur nėpėr Europė. Grekėt po deshėn le ta detyrojnė qeverinė e Berishės qė ēdo shqiptari nė Shqipėri kur shkon nė sportelet e policisė pėr tė nxjerrė pasaportėn ndėrkombėtare shqiptare, t’i japin gratis me zor edhe njė pasaportė vorioepirote, d. m. th. greke. Shqiptari nuk ka pėrse mėrzitet nė kėtė rast sepse pasaportėn greke mund ta grisė aty pėr aty.

Por ajo qė ka rėndėsi ėshtė qė shqiptarėt tė kuptojnė mirė se duke marrė njė pasaportė greke bėjnė njė hap pėr t’u lidhur nė besnikėri politike e juridike me Greqinė, bėjnė njėkohėsisht njė hap drejt dobėsimit tė lidhjeve tė kėsaj natyre me Shqipėrinė. Bota kėshtu ėshtė ndėrtuar kudo dhe nuk mund tė jetė ndryshe pėr shqiptarėt nė Greqi.

Greqisė i duhet thėnė se Shqipėria kėrkon marrėveshje pėr tė ulur rastet e dyshtetėsisė dhe jo pėr t’i shtuar ato. Shqipėria duhet tė reagojė duke marrė masa pėr tė pėrshtatur ligjet e praktikat e saj me situatat qė krijohen, nė mėnyrė qė Greqia tė mos nxjerrė pėrfitime nga spekulimet qė bėn. Sėpari Shqipėria duhet tė kėrkojė sa mė shumė reciprocitet nė marrėdhėniet me Greqinė, pavarėsisht se do tė jetė Shqipėria qė do tė ndodhet nė pozita mė tė vėshtira. Duhen vendosur vizat pėr hyrjen e nėnshtetasve grekė nė Shqipėri, sepse edhe nėnshtetasit shqiptarė hyjnė me vizė nė Greqi. Sėdyti Shqipėria duhet tė miratojė dispozita qė kufizojnė sa mė shumė rastet e dyshtetėsisė.

Duhet zbatuar si nė vende tė tjera rregulli qė brenda njė afati tė caktuar tė arsyeshėm kush merr njė nėnshtetėsi tė huaj duhet tė lėrė nėnshtetėsinė shqiptare. Kjo tė vlejė pėr tė gjithė, edhe pėr shqiptarėt, edhe pėr ata “grekėt homogjenė”. Shqipėria duhet tė bėjė njė verifikim tė posaēėm pėr tė saktėsuar emrat e tė gjithė personave qė kanė ndėrruar emrin e fenė nėn trysninė greke dhe janė deklaruar vorioepirotė dhe tė shpallė listat e tyre pėr tė zhvleftėsuar ēdo spekulim qė bėjnė grekėt pėr t’i shpallur ata “grekė homogjenė” qė marrin edhe nėnshtetėsinė greke.

Trajtimin e posaēėm tė shtetasve tė huaj me kombėsi shqiptare Shqipėria mund ta bėjė pa qenė nevoja t’u jepet atyre nėnshtetėsia shqiptare, siē bėri Berisha nė periudhėn e presidencės sė tij, por duke i quajtur ata si tė huaj qė gėzojnė trajtim tė barabartė me shtetasit shqipar kur hyjnė ose qėndrojnė nė Shqipėri, pra t’u njohur regjimin nacional.Duhet kėrkuar patjetėr njohje nga Greqia tė minoritetit shqiptar nė Greqi. Pėr kėtė minoritet po mendon mė shumė diplomacia amerikane se ajo shqiptare. Ėshtė skandaloze qė diplomacia e Tiranės nė vend qė tė mbėshtesė me veprimet e saj diplomacinė amerikane bėn lėvizje qė i shėrbejnė diplomacisė greke pėr t’iu kundėrvėnė asaj amerikane. Tani duket qesharak Preē Zogaj qė doli tė mburrej para disa ditėsh se diplomacia shqiptare me mjeshtri kishte bėrė qė nė kuadėr tė miqėsisė shqiptaro-greke tė sensibilizohej diplomacia ndėrkombėtare pėr ēėshtjen ēame. Preēi tani duhet ta shohė se diplomacia e qeverisė sė tij i ėshtė kundėrvėnė haptazi vlerėsimit qė ka diplomacia amerikane pėr trajtimin e minoritetit shqiptar nė Greqi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:46 am

Pse Greqia e bėri sfidėn pikėrisht tani?



E vlen tė pėrmenden ngjarjet qė kanė ndodhur kur grekėt shpallėn vendimin pėr dyshtetėsinė. Ishin ditėt kur duhej tė merrej vendimi pėr statusin e Kosovės, kur Serbia e pėrfshiu Kosovėn si pjesė pėrbėrėse nė kushtetutėn e saj. Nė rrethana tė tilla Greqia do tė bėjė patjetėr hapa qė i shėrbejnė Serbisė duke krijuar telashe pėr Shqipėrinė.

Nė rrethana tė tilla propozimi pėr t’iu drejtuar Kėshillit tė Sigurimit tė OKB pėr ēėshtjen e dyshtetėsisė sė kurdisur nga Greqia do t’i bėnte shqiptarėt qesharakė para botės, sepse Kėshilli i Sigurimit merrej me ēėshtjen e Kosovės, ndėrsa shqiptarėt do tė dukeshin si ai qė vė karrocėn para kuajve.

Vendimi grek u mor nė njė kohė kur nė Shqipėri ishte acaruar grindja politike. Greqia nė raste tė tilla hedh benzinė nė zjarrin e sherreve midis partive shqiptare. Qysh kur u bė ndėrrimi i kuajve nė karrocėn e qeverisjes shqiptare nė shtator tė vitit 2005 Greqia ka bėrė lojė tė ndyrė pėr tė nxitur shumicėn e pakicėn parlamentare nė Shqipėri nė njė garė pėr tė fituar mbėshtetjen e Greqisė. Pushtetarėt e Athinės e zvarritėn dhe bėnė tėrkuzė vizitėn e Berishės nė Athinė tė cilėn kryeministri shqiptar e kėrkonte me ēdo ēmin si shenjė tė garancisė se Athina ėshtė me tė dhe jo me opozitėn. Opozitarėt e Berishės kanė marrė shpesh “poza patriotizmi” duke i kėrkuar Berishės tė bėnte gjeste mė atdhetare ndaj disa veprimeve tė pahishme tė grekėve si ata nė Himarė, Kosinė tė Pėrmetit, ku grekėt vodhėn edhe eshtrat e tė vdekurve. Berisha ka pasur si shqetėsim kryesor tė mos binte nė kėtė kurth, tė mos bėnte asgjė qė t’i japė shkas Athinės tė zemėrohet me tė dhe t’ia shkelė syrin me dashuri opozitės socialiste. Nė kėtė vėshtrim mbase Berisha ka bėrė mirė. Por gjithėsesi grekėt nga kjo kanė pėrfituar shumė, sepse Berisha u ka bėrė lėshim pas lėshimesh.

Kjo ndodhi edhe me ujdinė pėr dyshtetėsinė. Bakojani u mburr se gjithēka ėshtė bėrė nė marrėveshje me qeverinė shqiptare. Berisha e ka pranuar kėtė me kėnaqėsi duke shprehur vlerėsime tė larta pėr vendimin grek. Tani del qartė fare se ujdia ėshtė pėrfunduar gjatė vizitės sė Berishės nė Athinė. Berisha u kujdes qė nė sytė e shqiptaėve ta mbante fshehur arritjen e kėsaj ujdie, sikurse ka mbajtur ujdinė pėr tė lejuar varrezat pushtuese greke nė Shqipėri, ujdinė pėr tė mos hetuar krimin e Kosinės tė bėrė nga priftėrinjtė e Janullatosit dhe agjentura greke, pėr tė toleruar provokimet greke nė Himarė etj. Para se tė shkonte pėr vizitė zyrtare nė Athinė Berisha vizitoi Turqinė dhe prej andej shkoi tek grekėt, me sa duket kėtė itinerar e ndoqi sa pėr t’i thėnė opinionit publik shqiptar se nuk ėshtė dhe aq vasal ndaj Greqisė. Por vendimi i fundit qė shpalli Athina duke implikuar nė tė shumė haptazi Berishėn dėshmon se nė Turqi Berisha paska shkuar vetėm pėr tė bėrė “kakarisjen diplomatike” pėr “vezėn diplomatike” qė do ta lėshonte nė “furrikun grek”.



Odiseja e “vezės sė artė” shqiptare nė “furrikun grek”



Ishet paralajmėruar shumė herėt, qysh para 13 vitesh, se kėtė “vezė tė artė diplomatike” pėr Greqinė, lejimin e miratimit tė greqizimit tė shqiptarėve, “gjeli i politikės shqiptare”, Sali Berisha, do ta lėshonte nė “furrikun grek”.

Greqia e ka kėrkuar me kėmbėngulje tė madhe kėtė “veze gjeli” nga qeveria shqiptare, aq sa nė fillim tė vitit 2006 njė deputet minoritar grek me emrin Vangjel Tavo, omonist-socialist jo nga PBDNJ e Dules, nga ekrani i njė televizioni shqiptar e kėrcėnoi kryeministrin e Shqipėrisė: Sali Berisha mbaje fjalėn qė i ke dhėnė Greqisė pėr tė lejuar shqiptarėt ta zgjedhin vetė kombėsinė”. Pėr t’i dhėnė kohė tė pėrgatitej pėr mbajtjen e fjalės qeveritare dhėnė Athinės grekėt e shtynė vizitėn e Berishės nė Athinė pėr muaj tė tėrė. Edhe tani pas 13 vitesh “kuislingėzimi grek” tė politikės e tė qeverisjes nė Shqipėri, Berisha nuk e kishte aq tė lehtė tė bėntė pėr Greqinė atė qė nuk e bėri dot bashkė me Aleksandėr Meksin, Pjetėr Arbnorin, Eduard Selamin, Azem Hajdarin, Ali Spahinė, Tritan Shehun, Zef Brozin e shumė tė tjerė drejtues politik tė PD-sė dhe deputetė omonistė nė prill tė vitit 1993 kur u hodh poshtė nė parlament me votat e Abdi Baletės, Shefqet Hoxhės dhe Uran Butkės dispozita djallėzore qė u lejonte nėnshtetasve shqiptarė tė zgjidhnin vetė kombėsinė qė donin t’i pėrkisnin, qė i mundėsonte Greqisė me marifetet qė di ajo qė qindra mijė shqiptarė t’i shpallte grekė edhe pa u dhėnė nėnshtetėsinė greke.

Greqia kurrė nuk hoqi dorė nga ai plan. Berisha i provoi me shumė dhimbje dhe zemėrimin e Akilit grek edhe dinakėrinė e Odiseut grek pėr atė dėshtim, derisa mė nė fund ia shembėn pushtetin rebelėt e armatosur qė i kurdisi dhe i ndėrseu Grqeia nė fillim tė vitit 1997. Berisha e pagoi me njė robėrim tė ri paqsor politik e shpirtėror grek dėshtimin e atėhershėm, sepse iu nėnshtrua plotėsisht platformės sė Nikolas Geixhit nga viti 2000 e kėndej dhe filloi tė plotėsonte ēdo dėshirė greke qė tė rikthehej nė pushtet. Grekėt asnjėherė nuk hoqėn dorė nga kėrkesa e tyre kryesore qė nuk e arritėn nė vitin 1993, nga hapja e rrugės qė shqiptarėt tė kthehen nė grekė. Kjo duket ka qenė kėrkesa kryesore pėrderisa Vangjel Tavo publikisht kėrcėnoi Berishėn se qė tė qėndronte nė “tavėn politike” greke duhej tė mbante premtimin e dhėnė Athinės qė shqiptarėt tė bėheshin me dėshirė grekė.

Vangjel Tavo po luante nė teatrin politik shqiptar rolin e “Akilit grek”. Por sėrish mė i suksesshėm doli “Odiseu grek” qė nuk e dimė se si e kishte emrin aktorial qė e zgjidhi “rrethimin Trojės” shqiptare ku Sali Priami i lodhur ishte gati tė pranonte hyrjen e”Kalit tė Drunjtė”. “Odiseu grek” e shpėtoi Berishėn nga halli, nuk kėrkoi mė (hė pėr hė se mė vonė nuk i dihet) njė dispozitė ligjore si ajo qė propozoi Makariadhi nė prill tė vitit 1993. Grekėt u treguan kėtė radhė mė elastikė, kėrkuan nga Berisha vetėm njė pėlqim pėr vendimin e njėanshėm qė do tė merrte Greqia pėr t’u dhėnė “grekėve homogjenė” nga Shqipėria nėnshtetėsinė greke. Grekėt i kėrkuan Berishės si nder vetėm njė mirėkuptim tė “pabezdisshėm” pėr Shqipėrinė, tė premtonte se kėtyre”grekėvė homogjenė” qė bėhen nėnshtetas grekė, nuk do t’u hiqet shtetėsia shqiptare.

Kjo ishte vėrtetė njė “dhuratė greke” qė mė sa duket Berisha e ēmon shumė pėr vete, por qė Shqipėrisė do t’i kushtojnė tej mase. Berisha hė pėr hė ka shpėtuar nga sikleti. Grekėt morėn atė qė deshėn. Berisha nuk u detyrua tė bėjė atė qė s’donte, dispozitėn ligjore tė dėshtuar nė vitin1993. Pėr tė miratuar njė dispozitė tė tillė Berishės do t’i duhej tė ndryshonte atė kushtetutėn greko-socialiste tė Likurezos, Cacos, Janullatosit, Godos e Imamit, tė cilėn Berisha e mbron me fanatizėm megjithėse PD votoi kundėr saj.

Grekėt edhe tani e thanė se pėr tė mos pasur shqiptarėt asnjė shqetėsim nga vendimi qė mori Greqia pėr dyshtetėsinė, mjafton tė bėhet “njė ndryshim i vockėl” nė kushtetutėn shqiptare. Ne nė Shqipėri nuk mund ta kuptojmė menjėherė se ku duhet bėrė e si duhet bėrė ky ”ndryshim i vockėl” nė kushtetutė, por grekėt e dinė pėr bukuri, sepse e kanė bėrė vetė kushtetutėn tonė. Godo dhe Imami kanė qenė thjesht jallanė shahitė nė krye tė Komisionit kushtetues kur punonte Likurezos. Por Berisha do ta kishte shumė tė vėshtirė t’i hynte punės pėr atė “ndryshimin e vockėl” qė e pėrmendin grekėt, edhe pse pėr shef kabineti ka pikėrisht Imamin dhe kėshilltar mė tė afėrt nė prapaskenė ka Godon qė e mban nė rrethin e kandidatėve pėr president republike.

Pėr tė bėrė atė “ndryshimin e vockėl” qė thonė grekėt, Berishės do t’i duhej tė hapte shishen e shejtanėve tė polemikave me socialistėt nė vitin 1998 rreth asaj dispozitės qė thoshte se “minoritarėve u lejohet tė shprehin lirisht pėrkatėsinė e tyre kombėtare”. Nė vitin1998 PD e Berisha iu vėrsulėn keq Partisė Socialiste se me kėtė dispozitė po shisnin Shqipėrinė, po shkatėrronin kompaktėsinė kombėtare. Po tė hapej tani ky diskutim socialistėt mund tė zbaviteshin shumė duke cituar atė propagandė pėdėiste tė atėhershme.

Pėr tė shpėtuar nga kujtimet rreth atij tė mallkuar “amendamenti Makariadhi” qė u rrėzua nė vitin 1993 dhe atyre debateve me socialistėt nė vitin 1998 Berisha i ka munduar shumė disa vjet sharlatanėt e propagandės sė tij qė tė paraqisnin krejt ndryshe ato qė kishin ndodhur dhe tė largonin prej tij pėrgjegjėsinė qė nuk u tregua i zoti nė vitin 1993 tė mbante fjalėn qė u kishte dhėnė grekėve (bashkė me Meksin). Njėri nga sharlatanėt mė tė besuar propagandistikė tė Berishės, Mero Baze, duke pėrdorur pseudonimin “Kastriot Myftaraj” nė muajt e fundit tė vitit 2004 tentoi nėpėrmjet gazetės “Tema” tė krijonte nė opinionin e lexuesve pėrshtypjen se grekėt asnjėherė nuk kishin dashur qė nė Shqipėri tė miratohej dispozita qė shqiptarėt tė ndėrronin kombėsinė, se grekėt nuk donin qė tė bėnin edhe mė shqiptarė grekė, pasi mjaft i kishin arvanitasit, por gjithė kjo histori kishte qenė e kurdisr nga Abdi Baleta nė bashkėpunim me grekėt e socialistėt shqiptarė vetėm pėr tė bezdisur Sali Berishėn.

Mirėpo kėrcėnimi i Tavos nė fillim tė vitit 2006 dhe vendimi i Greqisė pėr tė bėrė nėnshtetas grekė “minoritarėt homogjenė” nga Shqipėria qė kanė shkuar nė Greqi provojnė edhe njė herė se Greqia e kishte synim parėsor tė hapte rrugėn ligjore pėr tė bėrė shqiptarėt grekė. Kėsaj here grekėt u treguan mė dinakė. Nuk tentuan mė rrugėn e vėshtirė tė miratimit tė njė dispozite nė legjislacionin shqiptar, por e zgjidhėn punėn me njė ligj grek, qė jo vetėm nuk kudėrshtohet nga qeveria e Sali Berishės, por lavdėrohet nga kryeministri i Shqipėrisė dhe paraqitet si nder qė po ia bėn Greqia Shqipėrisė, si njė ndihmė qė Greqia po u jep shqiptarėve tė hyjnė nė Bashkimin Europian si “nėnshtetas grekė”.



Shqiptarėt mund tė hyjnė nė Europė vetėm nėpėrmjet greqizimit



Ligji grek u shpall pikėrisht nė kohėn kur Bashkimi Europian njoftoi se do tė ngrinte pėr disa vjet bisedimet pėr pranime tė reja, duke bllokuar kėshtu punėn pėr pranimin e vendeve qė emėrtohen tashmė si Ballkani Perėndimor, ku bėn pjesė edhe Shqipėria. Dhe pikėrisht nė kėtė kohė kur shqiptarėt i mbyt pezmatimi se nuk po realizohet ėndrra e tyre e madhe e anėtarsimit nė BE, tė cilėn shqiptarėt e kuptojnė mė shumė si mundėsi pėr tė lėvizur mė lirisht nė Europė, sepse u telendisėn dhe i ropėn nga paratė ambasadat e huaja, duke ua shitur vizat kontrabandė, nė skenė del “shpėtimi grek”.

Greqia njoftoi se i ka gati pasaportat e saj pėr shqiptarėt qė do tė quhen “grekė homogjenė nga Shqipėria” dhe kėta me tė shtėnė nė dorė atė pasaportė magjike mund tė lėvizin lirshėm nėpėr Europė si grekė. Pėllumb Xhufi po i thoshte me dėshpėrim Vangjel Dules nė studion e “Vizion Plus” se pėr njė pasaportė tė tillė shqiptarėt, qė tashmė kanė ndėrruar nė numėr tė madh fenė dhe emrat do tė ishin tė gatshėm tė vetėquheshin “vorio-epirotė” , “grekė homogjenė”nga Shqipėria. Grekėt ka vite qė kanė bėrė pėrgatitje, qysh kur sajuan atė emėrtimin “grek homogjen nga Shqipėria” dhe prodhuan e shpėrndanė njė dokument identifikimi tė veēantė pėr kėta grekė, ndryshe nga emigrantėt e tjerė shqiptarė.

Nė Shqipėri kanė qenė gjithsej 60 000 grekofonė. Kjo shifėr tashmė ėshtė dhjetėfishuar nė Greqi nėpėrmjet shpėrndarjes se dokumenteve “grekė homogjenė nga Shqipėria”. Kjo shifėr mund tė rritet me shpejtėsi, sidomos tani qė Sali Berisha, kryeministri i Shqipėrisė, po i bėn aq lėvdata tė pamata ligjit qė ka miratuar Greqia, pra po inkurajon me tė madhe shqiptarėt qė janė nė Greqi tė vetėdeklarohen “grekė homogjenė nga Shqipėria”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:46 am

Greqizimi i shqiptarėve po inkurajohet si skemat piramidale



Si tė mos inkurajohen shqiptarėt pėr tė bėrė kėtė hap qė i ēon kundėr personalitetit tė tyre kombėtar, kundėr dinjitetit tė tyre individual e kombėtar, kur kryeministri i shtetit tė tyre deklaron se marrja e njė pasaporte greke duke u shpallur i kombėsisė greke, nuk paska asgjė tė keqe , se tė deklarohesh vorioepirot, tė bėhesh ligjėrisht nėnshtetas grek me prejardhje greke nga Shqipėria nuk tė shkombėtarizuaka, nuk tė bėka tė humbasėsh kombėsinė.

A i nxiti pa pikė pėrgjegjėsie Berisha shqiptarėt tė vinin paratė e tyre nė firmat piramidale, duke u thėnė se ata qė grumbullonin paratė ishin thjesht kontraktues tė ndershėm, qė vepronin sipas dispozitave tė Kodit Civil pėr huamarrjen e huadhėnien? A nuk u tha ai shqiptarėve atėherė se paratė qė qarkullonin nė skemat piramidale ishin mė tė pastrat nė botė?. Kaq donin shqiptarėt e pastėrvitur dhe qė nuk e vrisnin mendjen qė tė qetėsonin vetėdijen e tyre tė turbullaur nga njė fitim i shpejtė qė tė vinin pasuritė nė firmat piramidale dhe tė rrėnoheshin. Tani shumė nga kėta shqiptarė me ēiltėrsinė e tė mashtruarit ose me hipokrizinė e matrapazit justifikohen me fjalėt qetėsuese e siguruese qė kishte thėnė atėherė Presidenti Berisha.

Nuk mendon vallė Berisha se duke lavdėruar ligjin grek qė do tė shkombėtarizojė shqiptarėt nė numėr tė madh pėr njė pasaportė greke mund tė prodhojė pasoja edhe mė tė rėnda sa tė ēojnė deri nė luftė civile pėr ndarjen e Shqipėrisė, sepse grekėt kėtė synojnė ta bėjnė Shqipėrinė vend tė banuar nga grekė nė sytė e botės dhe tė fusin njė sherr tė tmerrshėm midis shqiptarėsh pėr ta kthyer Shqipėrinė nė “Qipro tė dytė”? Para disa vitesh propagandistė sharlatanė tė Berishės iu vėrsulėn Fatos Nanos pse pėrmendi nė njė mėnyrė tė mjegulluar rrezikun qė Shqipėria tė kthehej nė Qipro. Po tani nuk i shohim kėta propagandistė tė shqetėsohen pėr rrezikun e qipriotėzimit tė Shqipėrisė qė krijon politika e Berishės. Po Berishės nuk i shkon vallė nė mendje se njė ditė shqiptarėt tė mashtruar, tė zhgėnjyer, tė tėrhequr nė ngjarje vėllavrasėse mund ta mallkojnė kryeministrin e tanishėm qė ua lavdėron kaq shumė kėtė ligj grek?!



“Grekėt homogjenė “ tė Shqipėrisė do t’ia shohin sherrin “kujdesit” tė Greqisė



Minoritarėt grekofonė tė Shqipėrisė janė nė kulmin e gėzimit. Thonė se Greqia u vonua shumė nė plotėsimin e kėsaj kėrkese tė tyre. Mbase kanė tė drejtė se ata e ndjejnė veten mė mirė nė Greqi dhe u ka ardhur inat se i kanė shėrbyer aq shumė politikės greke dhe nuk kanė marrė gjithė shpėrblimet qė pretendonin. Por me siguri shumė prej tyre as nuk e kuptojnė se Greqia kėtė ligj nuk e bėri pėr tė shpėrblyer ata, por e bėri prė t’i keqpėrdorur edhe mė shumė pėr veprimtari armiqsore kundėr Shqipėrisė, e bėri kėtė ligj qė tashmė tė shndėrrojė nė vorioepirotė ose “grekė homogjenė nga Shqipėria” njė numėr shumė tė madh mėrgimtarėsh shqiptarė tė cilėve gjatė 15 viteve u ka ndėrruar fenė e emrat, i ka pėrpunuar intensivisht pėr t’u krijuar “ndėrgjegjen e grekut homogjen” nga Shqipėria. Kur Greqia tė rrisė shumė numrin e “minoritarėve homogjenė “ do lėrė pas dore minoritarėt grekofonė tė Dropullit e tė Vurgut tė Sarandės.

Po tė ishte e sinqertė Greqia ndaj kėtyre njerėzve qė do t’i bėjė nėnshtetas grekė do t’u shpjegonte vetė atyre se rregullat e nėnshtetėsisė e kėrkojė qė para se tė bėhen nėnshtetas grekė ata duhet tė heqin dorė nga nėnshtetėsia shqiptare, duke miratuar njė kėrkesė tė tillė sipas rregullave tė shtetit shqiptar. Kurse Greqia u thotė atyre se ata duhet tė vazhdojnė tė mbeten tė dyzuar, nėnshtetas grekė e shqiptarė, madje bėn presion mbi Shqipėrinė tė ruajė nėnshtetėsinė e tyre. Greqia e shpall hapur se i do nėnshtetasit e saj tė rinj tė dyzuar, shpall me arrogancė se “grekėt homogjenė “ nė Shqipėri nuk duhet tė braktisin zonat e tyre, sepse Greqia ka pretendime pėr kėto zona. Greqia tentoi tė mbushte varret pushtuese greke me eshtra shqiptare. Tani pėrpiqet tė mbushė radhėt e tė gjallėve me “grekė homogjenė” tė sajuar, me shqiptarė tė konvertuar nė “vorioepirotė” dhe nėnshtetas greko-shqiptarė tė dyzuar.



Karamanlisi e Berisha po krijojnė “zgjedhėsit e dyzuar” greko-shqiptarė



Greqia po kėrkon tė krijojė kėshtu njė ushtri tė madhe njerėzish me pėrkatėsi tė dyzuar qė t’i pėrdorė ata si forcė elektorale si nė Greqi dhe nė Shqipėri. Fjala popullore “kėrkon tė nxjerrė dy lėkura nga i njėjti dash” nė Greqi tani po kthehet nė politikė shtetėrore pėr tė pėrdorur tė njėjtėt njerėz qė tė ndikojnė nė rezultatet zgjedhore si nė Greqi dhe nė Shqipėri.

Fatos Nano u mor vesh me PASOK-un qė emigrantėt shqiptarė me bindje tė majta nė Greqi tė ishin njėkohėsisht anėtarė tė PS-sė dhe tė PASOK-ut. U krijua kėshtu “dyanėtarsia partiake shqiptaro-greke”. Qeveria e “Nea Demokracisė”, Karamanlisi e Berisha, po ia kalojnė tė majtės, po krijojnė zgjedhėsin e dyzuar greko-shqiptar. Kjo do tė jetė me rrjedhoja shumė mė tė rėnda. Kur ka dhėnė pėlqimin pėr kėtė ligj grek tė paktėn Berisha tė kishte shkėputur nga grekėt njė premtim se mė nė fund do ta njohin praninė e minoritetit shqiptar nė Greqi. Pushtetarėt grekė jo vetėm nuk bėjnė kėtė por thirrėn ambasadorin amerikan nė Athinė pėr ta kėrcėnuar qė SHBA tė heqė dorė nga pėrmendja e njė minoriteti shqiptar nė Greqi, se aty paska vetėm emigrantė nga Shqipėria. Berisha duhet t’i thotė Bakojanit se edhe “grekėt nė Shqipėri bij argatėsh janė, madje argatėsh sarakaēenė tė greqizuar nė gjuhė, jo grekėsh etnikė.



Shtetet qė krijojnė ”nėnshtetėsinė e pėrbashkėt” shkojnė drejt shkrirjes



Kur SHBA po tregojnė interesim tė shtuar pėr tė ndikuar qė Greqia tė pranojė realitetin e njė minoriteti shqiptar nė Greqi ėshtė e pafalshme qė qeveria e Shqipėrisė tė dalė hapur nė mbėshtetje tė planeve minuese tė Greqisė kundėr kompaktėsisė sė kombit shqiptar. E kemi dėgjuar disa herė kryeministrin Berisha tė thotė se “Shqipėria do tė bėjė ēdo gjė pėr tė hyrė nė BE e nė NATO”. Si nėnshtetas shqiptarė qė nuk synojmė tė marrim atė pasaportėn greke qė e lavdėron aq shumė Berisha, kemi tė drejtėn tė pyesim: mos vallė kryeministri ligjin grek tė bashkimit tė Shqipėrisė me Greqinė nėpėrmjet nėnshtetėsisė (shtetėsisė sė dyzuar) e quan si rrugė tė integrimit tė Shqipėrisė nė Europė e NATO?! Nėse e mendon kėshtu pėrsėri kemi tė drejtėn tė themi se ky nuk ėshtė integrim i Shqiprisė nė BE e NATO, por ėshtė gllabėrim i Shqipėrisė dhe i shqiptarėve nga Greqia.

Kur dy shtete vendosin tė krijojnė njė nėnshtetėsi tė pėrbashkėt masive do tė thotė se ata shkojnė drejt shkrirjes, qė nė ēdo rast ėshtė gllabėrim i njėri prej tjetrit (i mė tė dobėtit nga mė i forti). A e di kryeministri i Shqipėrisė se qysh nga koha e krijimit e njohjes sė shtetit tė pavarur grek ky shtet ka trefishuar territorin e tij dhe oreksi grek pėr pushtime e asimilime tė reja nė Ballkan nuk ėshtė shuar aspak. Udhėtarja e palodhur angleze Edit Durham qysh para gati njė shekulli na e ka shpjeguar kėtė qė bėn Greqia tani me “dyshtetėsinė e grekėve homogjenė”. Ajo ka lėnė tė shkruara fjalėt qė i kishte thėnė “Kondulis, pushtuesi grek i Korēės” se: Oreksi vjen duke ngrėnė. Ne tashmė kemi ngrėnė, por duhet tė hamė gjithnjė e mė tepėr... Bishat hanė kur kanė uri. Kondulis donte tė hante pėr grykėsinė e tij”.

Nuk e sheh kryeministri i sotėm i Shqipėrisė se pikėrisht kėshtu mendojnė e veprojnė pushtetarėt grekė tani? Apo e sheh dhe ėshtė rob i njė detyrimi tė madh qė atė kėnaqėsi qė nuk ia dha dot ish-kryeministrit Micotaqis pėr tė pėrmbushur programin e parashtruar prej tij nė “Deklaratėn e 14 korrikut 1993”, ka vendosur t’ia japė bijės sė Micotaqisit, zonjės Dora Bakojani, qė tani ėshtė ministre e jashtme e Greqisė?! Nėse bėhen ato qė po kėrkojnė grekėt duke krijuar “ushtrinė e dyshtetėsisė” me mercenarė shqiptarė pėr tė gllabėruar Shqipėrinė, Dora Bakojani mund tė hyjė nė historinė e Greqisė si politikanja e udhėheqėsja mė e suksesshme e atij vendi. Kurse Berisha tė jetė i sigurtė se do tė hyjė nė historinė e Shqipėrisė si kryeministri mė i keq i kėtij vendi.



12 nėntor 2006 Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
HamdiNuhiju
Admin
avatar

Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Sun Mar 25, 2007 12:47 am

AHTISARI U MATEJ SERBĖVE, POR U RA SHQIPTARĖVE



Tani nuk ka mbetur mė asnjė dyshim se pėrfshirja e Kosovės si pjesė e pandashme e Serbisė nė kushtetutėn serbe pati ndikime tė menjėhershme nė procesin e “pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar” tė Kosovės. Grupi i Kontaktit dhe i dėrguari i sekretarit tė pėrgjithėshėm tė OKB-sė, si pa gjė tė keq i lanė mėnjanė tė gjitha pėrbetimet e diplomacisė ndėrkombėtare se “statusi pėrfundimtar ”i Kosovės do tė shpallet brenda vitit 2006 dhe thanė se kjo do tė lihet tė bėhet pas zgjedhjeve qė do tė mbahen nė Serbi. Kur jepnin kėtė lajm folėset nė ekranet televizive tė Tiranės mė 10 nėntor theksonin se: “nuk ėshtė e qartė nėse fjala ėshtė pas zgjedhjeve parlamentare serbe qė janė caktuar tė mbahen mė 21 janar 2007, apo pas zgjedhjeve presidenciale nė Serbi qė nuk dihet se kur mund tė mbahen”. Pak ditė mė vonė mėsuam se Ahtisari dashka ta shtyjė shpalljen e e “projektit” tė tij plot 3 muaj, deri nė fund tė muajit mars tė vitit 2007.

Pra Ahtisari si pa gjė tė keq njoftoi botėrisht se zgjidhja e statusit tė Kosovės ėshtė nė vartėsi tė humorit e tė intrigave politike nė Beograd, tė inateve tė diplomacisė ruse, tė pavendosmėrisė sė disa diplomacive perėndimore, qė nė ēdo rast e pėr ēdo gjė, vėshtirėsitė me partnerėt e tyre i kanė kapėrcyer duke pranuar hiletė nė kurriz tė shqiptarėve. Tani duhet thėnė se Koshtunica e Tadiēi me arrogancėn e tyre serbe e arritėn atė qė donin, bėnė qė tė dėshtonte premtimi i diplomacisė ndėrkombėtare dhe dalin para serbėve si flamurmbajtėsit e rinj tė krenarisė e tė ambicieve mesjetare serbe, pra si milosheviēėt e rinj.

Qysh nga fillimi i misionit tė Ahtisarit politikanėt serbė, sidmos Koshtunica e Tadiēi dhe propaganda serbe nuk i ndalėn sulmet e egra kundėr personalitetit tė shquar finlandez, Ahtisari, duke e akuzuar atė se po tregohej i njėanshėm nė dėm tė serbėve e favorizues i shqiptarėve, madje kėrkuan disa herė edhe dorėheqjen e tij nga misioni i ngarkuar. Edhe Ahtisari u detyrua disa herė tė jepte me takt ndonjė kundėrpėrgjigje pėr akuzat, tė qortonte qėndrimet obstruksioniste tė serbėve dhe linte pėrshtypjen se po bashkėrendonte ndershmėrisht pėrpjekjet e tij me ato tė hallkave tė tjera tė diplomacisė e tė drejtėissė ndėrkombėtare pėr tė sjellė nė vete mendjet e ēakorduara tė politikės beogradase. Shqiptarėt i shihnin si pozitive kėto qėndrime, nė dukje konstruktive tė tė dėrguarit tė Kofi Ananit, i cili nė fund tė mandatit tė tij e drodhi llafin i pari, duke paralajmėruar se Ahatisari qė kishte lėnė pėrshtypjen shpesh herė se po u matej fort serbėe, goditjen do ta jepte mbi kokėn e shqiptarėve. Kjo u pa qartė kur Ahtisari shpalli se ka shtyrė paraqitjen e projektit pėr statusin Kosovės, pas takimit tė fundit me Grupin e Kontaktit nė Vjenė. Ky veprim i Ahtisarit me sa duket ka nervozuar edhe njė pjesė tė diplomacisė nė Grupin e Kontaktit, sepse pėrfaqėsuesi amerikan pėr Kosovėn Uizner ėshtė shprehur se shtytja e afatit qė thotė Ahtisari nuk mund tė jetė mė gjatė se nė fund tė muajit janar 2007. Kjo deklaratė ėshtė njė provė mė tepėr se shqiptarėt kanė shumė arsye tė jenė tė pakėnaqur e tė shqetėsuar nga qėndrimi papritur pėr ta i Ahtisarit.

Shqiptarėt si gjithmonė janė pėrpjekur tė lėnė pėrshtypjen e mirė se kanė besim tek diplomacia ndėrkombėtare, se e kuptojnė stilin e kėsaj diplomacie, qė ruhet tė mos i acarojė nė kulm serbėt e tronditur nga shembja e ėndrrave tė tyre mitike-historike dhe nga pėrmbysja e planeve tė tyre politike pas rrėzimit tė Milosheviēit. Shqiptarėt ndryshe nga zevzekėt serbė qė kanė pėrplasur kėmbėt me inat edhe kur diplomacia ndėrkombėtare dhe sidomos Ahtisari pėpiqeshin tė mos ua lėndonin sedrėn e tyre tė goditur rėndė, kanė ndjekur filozofinė “i duruari i fituari” dhe “qingji i urtė pi dy nėna”. Por vendimi i Ahtisarit i ka lėnė shqiptarėt duke thithur gishtin e tyre qė gjithsesi nuk ėshtė sisė e nuk nxjerr qumėsht. Kurse serbėt si braca tė vėrtetė nė politikė e diplomaci ia morėn mishin nga vorba si diplomacisė ndėrkombėtare dhe shqiptarėve dhe tani kanė njė rast tė kapardisen se pėr Serbinė ka ardhur njė epokė e re dhe njė shans i ri: nuk ėshtė mė ajo kohė kur ata thonin “Serbia humbet nė paqe atė qė e fiton nė luftė”, por nė saje tė Koshtunicės e tė Tadiēit e tė “Nėnės Rusi” erdhi koha qė “Serbia tė fitojė nė paqe atė qė e ka humbur nė luftė”.

Pėr tė bėrė kėtė ndryshim u pėrqėndruan pėrpjekjet e diplomacisė serbe e tė miqve ndėrkombėtare tė Serbisė, duke pėrfshirė edhe pushtetarė tė Tiranės, qysh tė nesėrmen e nėnshkrimit tė marrėveshjes ushtarake nė Kumanovė nė mesin e vitit 1999. Pėr tė kthyer humbjen e dytė ushtarake tė Serbisė nė Kosovė (e para mė 1389) nė njė fitore tė “Serbisė qiellore” u mobilzuan tė gjitha forcat politike, kishtare, agjenturore e shoqėrore nė Serbi. Gjithė veprimtaria e serbėve u zhvillua nėn parrullėn “Kosova zemra e Serbisė”. Serbėt nuk pyetėn aspak se ēfarė do tė mendonin diplomacia e opinioni publik botėror pėr kėtė parrullė mesjetare, arrogante, kėrcėnuese pėr shqiptarėt e Ballkanit dhe tallėse pėr NATON qė ndėrhyri ushtarakisht nė Kosovė nė vitin 1999, pikėrisht sepse pjesa mė serioze e diplomacisė ndėrkombėtare filloi tė kuptonte( edhe pse nuk e tha publikisht) se parulla “Kosova , zemra e Serbisė” ishte njė mashtrim i pėshtirė, se Kosova kishte mbetur ashtu siē kishte qene historikisht tokė shqiptare e banuar nga shumicė dėrrmuese shqiptare.

Diplomacia perėndimore ende sillet si e vonuar nė kuptimin e realiteteve ballkanike, sidomos tė realitetit nė Koosvė. Mendje tė ndritura e tė drejta nė Perėndim e kanė shpjeguar qysh para njė shekulli shkakun themelor tė ngatėrresave qė po bėn edhe tani Serbia. Edit Durham ka shkruar fare qartė : “ Doktrina themelore e Serbisė sė Madhe ėshtė mospranimi i faktit se historia ka ekzistuar edhe para krijimit tė Perandorisė serbe dhe se trojet e Ballkanit kanė pasur zotėr edhe para ardhjes sė serbėve”. Duhej tė kishte mjaftuar kjo thėnie qė diplomacia perėndimore tė kishte njė pamje tė qartė tė problemit pse nė Kosovė nuk ka vend tė imitohet modeli boshnjak i (pseudo)zgjidhjes sė problemit. Duhej tė kishin mjaftuar kėto fjalė tė anglezes sė shquar si njohėse e mirė e Ballkanit, qė kjo diplomaci kushtetutėn e re serbe da dėnonte si njė projekt mesjetar pėr Serbinė e Madhe. Por pėr paradoks askush nuk ngre stuhi zemėrimi propagandistik e politik kur Serbia shpall ambicie tė tilla pėr rikrijim tė Serbisė sė Madhe mesjetare siē tentoi tė bėnte dhe Milosheviēi me luftė e agresion. Ndėrsa kur shqiptarėt pėrmendin me zė tė mekur tė drejtėn e tyre pėr bashkim kombėtar bien gjthėandej kambanat e alarmit se po kėrkohet krijimi i “Shqipėrisė sė Madhe”. Prandaj ndodh qė Ahtisari u matet gjithė kohėn serbėve dhe goditjen ua jep nė kokė shqiptarėve.

Miti serb i quajtur “Kosova, zemra e Serbisė” ka lėnė aq shumė gjurmė nė psihikėn diplomatike ndėrkombėtare sa edhe tani nė fund tė vitit 2006 politikanė me peshė si ish-kancelari i Gjermanisė nė vitin 1999, Gerhard Shrėder shprehet se “lufta e NATO-s nė Kosovė ishte luftė pėr tė drejtat e njeriut”, paēka se gjithēka vėrteton qė kjo ka qene luftė pėr zmbrapsjen e njė agresioni shtetėror tė njė vendi e populli kundėr njė vendi e populli tjetėr, agresionit tė Serbisė e tė kombit serb kundėr Kosovės shqiptare e kombit shqiptar.Ėshtė ende mospranimi hapur i kėsaj tė vėrtete qė po e pengon diplomacinė ndėrkombėtare tė shohė ashtu is ėshtė shėmtinė dhe natyrėn provokuese tė kushtetutės sė Serbisė dhe qė po e ēon Grupin e Kontaktit nė gabimin e tij tė radhės, nė njė padrejtėsi tė re ndaj shqiptarėve, duke e lidhur shpalljen e statusit tė Kosovės me zgjedhjet nė Serbi.

Nė librin e saj tė shkėlqyer “I fuqishmi dhe i Gjithėfuqishmi” (qershor 2006) zonja Medlin Ollbrajt, qė luajti njė rol tejet tė rėndėsishėm nė mobilizimin e diplomacisė perėndimore pėr tė vendosur sulmin e NATO-s mbi Serbinė nė vitin1999 e ka thėnė hapur se nė atė kohė diplomacia perėndimore nuk guxonte tė quante mėsymjen serbe pėr gjenocid nė Kosovė si agresion sepse kishte mbetur tek formula “Kosova ėshtė pjesė shtetėrore e Serbisė”. Vendimi i fundit i Ahtisaritt pėr ta lidhur pėrcaktimin e statusit tė Kosovės me zgjedhjet nė Serbi, pėr fat tė keq, ėshtė riminishencė e dėmshme e kėtij vlerėsimi tė gabuar tė diplomacisė ndėrkombėtare. Kjo diplomaci nuk po arrin qė tė shkėputet nga ferrat historike, psikologjike e politike qė i janė ngjitur prej kohėsh. Po tė ishte shkėputur nuk mbetej asnjė arsye qė Ahtisari, me bekimin ose yshtjen e proserbėve nė Grupin e Kontaktit, tė shtynte shpalljen e premtuar tė statusit tė Kosovės dhe t’u jepte politikanėve shovinistė serbė njė kartė tė fortė propagande e demagogjije pėr ta tundur se ata arritėn tė shkėpusnin edhe njė herė nga diplomacia ndėrkombėtare vlerėsimin se Kosova duhet tė trajtohet dhe mė tej si pjesė e Serbisė, ashtu si ėshtė shkruar nė kushtetutėn e re serbe.

Ahtisari e kompromentoi rėndė moralin e misionit tė tij. Nuk paskan qenė pa bazė ato shqetėsimet qė i mbanim tė fshehura se Ahtisari nė ēastet delikate mund ta vėrtiste lojėn pėr tė ndihmuar edhe njė herė padrejtėsisht Serbinė, siē bėri kur ishte nė rolin bashkėpunėtorit tė rusit Ēernomerdin gjatė misionit ndėrmjetėsues tek Milosheviēi nė kohėn kur NATO bombardonte Serbinė, dhe pėrpiqej bashkė mė ish-kryeministrin rus ta shpėtonin Serbinė nga njė disfatė e pandreqshme ushtarake dhe nga njė kapitullim i plotė jo vetėm moral, por dhe politiko-diplomatik.

Shqiptarėve u mbetet edhe njė herė tė lėpijnė buzėt e tė pėshtyjnė shijen e hidhur qė u le zhgėnjimi nga mosvėrtetimi i filozofisė sė tyre popullore “urtė e butė e plot tigani”. Tani duhet tė mėsojnė mė mirė se kjo filozofi ėshtė e kapėrcyer nė politikėn e nė mendėsinė diplomatike ndėrkombėtare, tė cilės serbėt i treguan se dinė t’i pėrshtaten mė mirė sipas njė tjetėr filozofie “sherr e shamatė e plot sahani”. Serbėt nuk ia kursyen paralajmėrimet diplomacisė ndėrkombėtare se po nuk mbeti Kosova nėn Serbi kurrė Serbia nuk do tė njohė status tjetėr pėr Kosovėn, se ngatėrresat nė Ballkan nuk do tė pushojnė, madje paralajmėruan hapur botėn se Serbia ėshtė gati tė marshojė sėrish me ushtri kundėr Kosvės. Dhe pas gjithė kėsaj ēmendurie politike-diplomatike dhe kėtij vringėllimi armėsh diplomacia ndėrkombėtare heshti me mospėrfillje, nė vend qė tė paralajmėronte si duhej Serbinė se NATO nuk ishte shpėrbėrė ende, se shqiptarėt do tė ndihmoheshin tė pėrgatiteshin mė mirė kėsaj radhe pėr tė zbatuar rregullin “dy duart pėr njė kokė”. Diplomacia ndėrkombėtare u buzėqeshi madje serbėve, nisi funksionar pas funksionari nė Kosovė qė tė bėnin raporte pas raportesh, qė askush nė kėtė botė nuk arrin t’i lexojė mė e jo t’i kuptojė e t’i zbatojė.

Ithtarėt shqiptarė tė realopolitikės me siguri edhe kėsaj herė do tė pėrdorin argumentin: po ē’mund tė bėnin tjetėr shqiptarėt, veēse tė shpresonin tek ndėrkombėtarėt, t’u shprehinin mirataim pėr gjithė kėshillat e taktikat e tyre se vetėm kėshtu mund tė dilte ndonjė gjė, pasi ne nuk jemi tė fortė si serbėt? Kjo psikologji e paralizoi politikėn shqiptare nė Kosovė pėr shumė kohė, deri sa nė skenė doli veprimtaria e UĒK-sė qė disa e etiketuan madje si aventurizėm, apo si punė agjenture serbe. Por koha dėshmoi se punėt qėndronin ndryshe. Edhė ksaj here tė paktėn shqiptarėve t’u thuhej mė hapur si po shkonin punėt, tė zbuloheshin para tyre intrigat, tė mos mbyllej politika shqiptare nė njė guackė sekreti pėr natyrėn e bisedimeve shqiptaro-serbe, qė nuk ishin aspak teknike, siē cilėsoheshin publikisht, por ishin bisedime tė mirėfillta politike qė i dhanė mundėsinė Serbisė tė dalė kėtu ku ka dalė sot, qė tė bėjė naze pasi nėpėrmjet “bisedimeve teknike” ka arritur njė shkallė tė lartė boshnjakėzimi tė Kosovės nė pėrpilimin e projekteve qė priten tė vihen nė jetė. U pėrsėrit procesi i Rambujesė. Serbėt siguruan shumė lėshime nė rregullimet praktike pėr Kosovėn dhe tani bėjnė sikur nuk kanė marrė asgjė, se paskan dalė tė humbur dhe tentojnė zgjidhjen e fortė, siē bėri Milosheviēi kur erdhi puna pėr tė vėnė firmat mbi tekstet e Rambujesė. Atėherė serbėt lanė gjithēka mėnjanė e nisėn mėsymjen e armatosur nė shkallė tė gjėrė . Tė njėjtėn gjė po bėjnė tani, duke kėrcėnuar me luftra tė reja nė Ballkan nėse statusi pėrfundimtar i Kosovės nuk do tė jetė brenda nė Serbi.

Shqiptarėt bėjnė mirė qė thonė se kushtetuta serbe nuk ka ndikim pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, nėse janė tė vendosur t’i thonė edhe diplomacisė ndėrkombėtare se nuk ka mė asnjė kompromis me Serbinė, madje do tė rishikohen dhe ato pazaret qė u bėnė nė Vjenė para se Serbia tė dėshmonte se nuk i respekton ato, para se Serbia ta zhvlerėsonte gjithė procesin disavjeēar tė diplomacisė ndėrkombėtare duke e vėnė nė kushtetutė se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė.

Nėse deri tani politika zyrtare shqiptare nė Kosovė ka vepruar e folur sipas stereotipeve qė pėrqafoi ose pranoi nė Rambuje tani ėshtė koha tė flasė siē flet “Vetėvendosja” dhe pėrfaqėsuesi i saj Albin Kurti. Mė 10 nėntor 2006 pasi folėset televizive nė Tiranė dhanė lajmin pėr vendimin e Ahtisarit nėpėrmjet “Top Channel” ndoqėm njė prononcim nga Hashim Thaēi dhe njė nga Albin Kurti. Thaēi nuk kishte ndryshuar asgjė nė tė folurėn diplomatike burokratike qė kanė pėrdorur vitet e fundit udhėheqėsit politikė nė Kosovė. Njė vetėsiguri rutinė. Ai i siguroi shqiptarėt se nuk janė tė tradhtuar nga diplomacia perėndimore, se sido qė tė shkojnė punėt Kosova do tė jetė e pavarur. E pavarur me fjalė por ama shumė vetė thonė me sovranitet tė kufizuar. Ky kufizim sovraniteti, qė maskohet me termat “nėn mbikqyrje ndėrkombėtare”, tashmė kryesisht evropiane, nė fakt maskon atė pjesė tė sovranitetit qė do t’i njihet Serbisė mbi Kosovėn.

Albin Kurti ishte shumė mė i qartė pėr rreziqet qė u kanosen shqiptarėve nėpėrmjet procesit tė boshnjakėzimit tė mėtejshėm nė Kosovė. Kosova sėrish do tė jetė ”shtet i pavarur”, po e privuar deri nga mekanizmat qė i japin jetė pavarėsisė sė njė shteti, pa ushtri, pa ministri mbrojtjeje, pa ministri tė jashtėme, pa anėtarėsim nė OKB. Me njė fjalė do tė jetė ashtu si ka thėnė gjithnjė Serbia, pjesė e saj me autonomi tė brendshme, por tė maskuar me kapele europiane nė kokė e jo mė me kapele serbe.

Mos po e teoprojmė me pesimizėm? Edhe po tė jemi mė pesimistė se duhet e keqja nuk do tė vijė nga kjo. E keqja do tė vijė nėse jemi optimistė nė hava, nėse gjykojmė me sy mbyllur e me veshėt tė shtupuar para asaj qė bėhet e thuhet.

Ahtisari serbėt qė e shanė dhe e stėrshanė nė fund i pėrkėdheli. Shqiptarėt i goditi nė kokė, sepse dėshmoi qė nė sytė e gjykimin e diplomacisė ndėrkombėtare tekat e ambiciet e marra tė serbėve meritojnė mė shumė vėmendje se tė drejtat dhe shpresat e ligjshme tė shqiptarėve.



12 nėntor 2006 Abdi Baleta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gazeta Rimekembja
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 7 e 8Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: