DREJTESIA-REALITETI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gazeta Rimekembja

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next
AutoriMesazh
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:24 pm

SA E DINĖ TURPIN E NDERIN TOPI, MAJKO DHE MUSTAFAJ ?!

6 shkurti i kėtij viti u karakterizua nga dy ngjarje bombė
nė politikėn shqiptare: njėri i pritshėm dhe tjetri i
befasishėm.
I pari, ai qė pritej, erdhi nga Athina. Presidenti Papuljas
i Greqisė duke pėrsėritur avazin e vjetėr tė politikės
greke nė pėrgjigje tė thirrjes Tavo-Ēipa pėr heqjen e
ambasadorit grek nė Shqipėri, ka lėshuar deklaratėn
kėrcėnuese: “Rruga e Shqipėrisė pėr nė Europė kalon nga
minoriteti grek.” Pra, nga Athina. I dyti, “nderi” u bė
kėtu nė Tiranė nga ministry i jashtėm spanjoll, z.
Maratino, i cili pas takimit me homologun e tij shqiptar,
B. Mustafai pėrpara gazetarėve na dha dy lajme tė mira:
Spanja sė shpejti hap ambasadėn e saj nė Tiranė dhe do tė
bėhet mbėshtetėse e mirė pėr shkurtimin e procedurave pėr
anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE. Dhe pėrveē kėtyre bėri
thirrjen qė Shqipėria si vend me shumicė muslimane dhe
anėtare e Konferencės Islamike tė bėjė ndėrhyrjen e saj pėr
zbutjen e konfliktit qė ka shpėrthyer ndėrmjet botės islame
dhe Perėndimit, pėr shkak tė botimit tė 12 karikaturave tė
Profestit Muhamet nė shtypin perėndimor.

Reagimet:

1. Ndaj kėrcėnimit grek. Nė mbrėmjen e pas datės 6 shkurt
2006 patėm rastin tė dėgjonim reagimet e dy kryetarėve tė
grupeve parlamentare tė PD dhe PS, Topi e Majko, tė cilėt
tė pyetur nga gazetarėt dhanė opinionet e tyre. Bamir Topin
pėrpara kamerave e pamė ndryshe nga ē’e kemi parė herė tė
tjera. Nuk pamė tek ai atė vendosmėrinė qė e karakterizon,
as vėshtrimin e pėrqendruasr siē e ka zakon. E pamė tė
hutuar, tė fliste pa lidhje e pa kuptim, duke lėvizuar
kokėn sa djathtas-majtas e me ēehre tė vrarė. Shenja kėto
tė njė shpirti tė trazuar nga detyrimi pėr t’u shprehur
ndryshe nga ē’ndjen e ē’mendon.
Tė them tė drejtėn ndėrmjet lavdėrimeve pa vend nė adresė
tė marrėdhėnieve tė “shkėlqyera” ndėrmjet Shqipėrisė dhe
Greqisė “mike”, nuk e kapa dot pėrgjigjen: “Ndėrhyrja greke
nuk do tė pengojė Shqipėrinė pėr nė BE” dhėnė njė gazetari.
Pėrgjigje tė cilėn e gjeta tė nesėrmen nė njė faqe gazette.
Duke patur parasysh perceptimin qė kemi patur nė fillim pėr
Bamirin si politikan, rrudhjen e tij tė mėvonshme si
pėrfaqėsues i pronarėve, brenda PD-sė, si dhe
shpėrfytyrimin e fundit mbrita nė konkluzionin se ėshtė e
pamundur tė ruhen virtutet Brenda njė force politike pa
ideale tė larta kombėtare dhe parime nė funksion tė tyre,
siē ėshtė PD-ja.
Pandeli Majko me qėndrim dhe ton prej kokorroēi e quajti tė
drejtė dhe tė lavdėrueshėm qėndrimin e grekut ndaj
Shqipėrisė. E quajti qėndrim brenda funksionit tė tij, nė
mbrojtje tė interesave tė kombit tė tij. Dhe se pėr tė
sfiduar politikėn pd-iste me karshillėkun e tij personal
dhe partiak nė kėtė drejtim (Majko) vuri pėrballė
njėri-tjetrit qėndrimin “pozitiv” TĖ Papuljasit nė mbrojtje
tė minoritetit grek nė Shqipėri, dhe qėndrimin e kq, tė
nėnkuptuar tė PD-sė ndaj Kosovės, duke lėnė gjithashtu tė
nėnkuptohej edhe qėndrimin e tij poozitiv po ndaj Kosovės.
“Parimor” i madh deri nė paanėsi, kėrkoi tė shitej Majko!
Nuk ka faj …
Me kėtė rast do tė thoja: mua nuk mė vjen keq pse
kapardiset Majko. As pėr miratimin qė i bėn kėrcėnimit grek
ndaj shqiptarėve; nuk mė vjen keq as pėr insinuatat
negative ndaj PD-sė, madje-madje nuk mė vjen keq as pėr
krahasimin e minoritetit grek me Kosovėn. Tė gjitha kėto
janė qėndrime qė shkojnė nė pėrputhje, qoftė me statusin
gjenetik tė Majkos e qoftė me atė partiak.

Majko kapardiset. Mos u ēuditni. Nuk ėshtė faji i tij, por
i berishėve, bamirėve, besnikėve (mustafaj) qė e bėjnė
veten t’u bėjė karshillėk Majko. Faj kanė edhe shumė
shqiptarė tė tjerė qė pėr shkak tė miopisė sė tyre i
dėrgojnė (Majkos) mesazhe lavdėruese pėr qėndrimet e tij
ndaj kombit shqiptar. Besoj edhe pėr kėtė krahasim ndėrmjet
Kosovės dhe minoritetit grek nė Shqipėri, Majko do tė ketė
marrė pėrgėzime si njė nacionalist i madh.

Majko miraton kėrcėnimin grek. Prapė mos u ēudisni. Po tė
kishte bėrė tė kundėrtėn, do tė kishit tė drejtė tė
ēuditeshit, aq mė tepėr nė situatat qė po pėrjetojmė, kur
Shqipėrisė i janė bėrė zot ca tė tillė si majkot e tavot me
pėrkatėsi tė huaja dhe ca tė tjerė tė shitur si ēipat e
mustafajt ….

Majko isninuon negativisht PD-nė. Mos u ēuditni. Vetė ia
kanė bėrė vetes. E meritojnė pd-istėt. Mirė ua bėn. Nė kėto
raste thuhet: “E gjeē nga i ligu”.

Majko krahason minoritetin grek me Kosovėn. Majko e di qė
krahasimi nuk ėshtė i goditur, por ka gjetur shesh e bėn
pėrshesh. I lumtė!

Majkos duhet t’i themi (Jo pėr Majkon, por pėr lexuesin):
krahasimi i Majkos do t’i afrohej tė vėrtetės nėse nė vend
tė Kosovės do tė ishte vėnė ēamėria. Dhe kjo pėr tė vetmen
arsye se ēėshtja e minoritetit grek nė Shqipėri, dhe ajo
came, nė Greqi dhe nė Shqipėri janė ēėshtje qė kėrkojnė
zgjidhje (natyrisht kur ka vend pėr tė kėrkuar zgjidhje)
nga Greqia dhe Shqipėria. Por krahasimi prishet, paralelet
divergojnė nga njėra-tjetra, kur bėhet fjalė pėr zgjidhjen
e kėtyre ēėshtjeve nga dy vendet “mike”. Ndėrkohė qė
zgjidhja e problemeve tė minoritetit grek nė Shqipėri ka
arritur nė nivele qė meritojnė tė konsiderohen si “etalon”
pozitiv pėr tė gjitha rastet analoge nė botė; “ēėshtja
ēame” e parė nė tė dy aspektet e pėrmendura mė lart ėshtė
nė nivelin mė tė fundit tė trajtimit negativisht qoftė nga
pala greke e qoftė nga ajo shqiptare. Prandaj Majko bėn
krahasimet pėr sė prapthi. E nėse Majko me rastin e
propozimit ndaj kėrcėnimit tė Papuliasit do tė kishte bėrė
atė qė duhej tė bėnte, do tė na detyronte qė sipas rastit
ose tė heshtnim ose t’a lavdėronim.

Besnik Mustafaj dhe nderi qė iu bė.

Bėsnik Mustafaj, ministėr i jashtėm i Shqipėrisė, pėrkrah
ministrit tė jashtėm spanjoll dhe pėrpara gazetarėve
preferoi tė bėnte memecin. Bėri mė tė mirėn qė mund tė
bėnte. Po tė kishte folur me siguri do t’a kishte
dėshpėruar mė shumė mikun spanjoll dhe pėrpara shqiptarėve
do tė kishte bėrė njė figurė tė shėmtuar. Kur Besniku
dėgjoi pėr herė tė parė (natyrisht jo pėrpara gazetarėve)
thirrjen pėrnderuese nga spanjolli, i ka rėnė tavani nė
kokė dhe nė parafytyrim i ėshtė shfaqur ajo pamja e shefit
tė tij, Berishės me ēallmė qė kundėrshtarėt e tij
socialistė ia paraqesin nėpėr faqet e gazetave tė tyre, sa
herė donin ta pėrbuznin pse futi Shqipėrinė nė “Konferencėn
Islamike”. Dhe, pas ii ėshtė davaritur (Besnikut) vegimi me
ēallmė, duhet t’i jetė kutjuar ajo metamorfoza e tij
(Berishės) qė pėsoi qė nga ajo kohė (e anėtarėsimit nė
Konferencėn Islamike) deri sa ia arriti qė pėrpara
shqiptarėve tė paraqitej nė mėnyrėn mė kuptimplote, sipas
thėnies: “mė katolik se Papa”.
Njė nga ato raste qė tė bind pėr sa mė sipėr ėshtė edhe ai
kur nė debatin televiziv me Fatos Nanon, flamurin kombėtar
e quajti flamur tė krishterimit, si pėr tė treguar se ėshtė
mė i krishterė se Nano. Kur shefi i njė partie arrin tė
katandiset nė kėtė far derexheje, vaj halli pėr tė tjerėt,
aq mė tepėr pė rata me bindje dhe pikėpamje tė njėjta. Me
kėtė rast nuk na mbetet veē tė qajmė hallin e Shqipėrisė
dhe shqiptarėve, hall qė ka tė bėjė me servilizmin e
udhėheqėsve tė tyre ndaj armiqvetė tyre. Servilizėm qė i
bėn t’u biem me shqelm mundėsive mė tė mira qė fati u ka
dhuruar, jo vetėm pėr pozicionin gjeografik, midis Lindjes
dhe Perėndimit, por edhe pėr vetė pėrshtatjet e shqiptarėve
pėr tė pėrballur sfidat e rėnda bėrė pėr eliminimin si komb
gjatė rrjedhės sė shekujve. Do tė sjell kėtu njė
konkluzion:
Fakti qė jemi ndoshta i vetmi komb Brenda tė cilit
ushtrihen tre besime fetare nė kushtet e njė harmonie tė
plotė, pėrbėn mė tė madhen vlerė, q ėpo tė denim t’a
shfrytėzonim si duhet, pa u vėnė veshin fqinjėve tanė armiq
tė pėrhershėm, do tė ishim jo vetėm njė nga kombet mė tė
lumtura nė botė, por edhe njė factor mirėkuptimi dhe paqeje
midis Lindjes dhe Perėndimit. Duke shprehur dėshpėrimin e
thellė pėer memecllėkun e ministrit tonė tė jashtėm, mbetem
tė ngushėllohem me kėnaqėsinė “meskine” qė vjen nga thirrja
e ministrit tė jashtėm spanjoll, e cila tregon se mendimi
im i cituar mė lart ėshtė i drejtė.

Eqerem Beqo Plaku
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:24 pm

Opinion

Si duhet vlerėsuar ceremonia ''antishqiptare'' nė Himarė.

A ka mė turp pėr shtetin shqiptar e pėr pushtetarėt
shqiptarė se sa ajo
qė u bė nė Himarė, ku si pasojė e paaftėsisė dhe
"largpamėsisė" sė
qeveritarėve tanė, ku njeri i bie kullės e tjetri ēekiēit,
pa ndonjė vizion
atdhetarizmi, penetron dinakėria, hipokrizia e mbushur me
demagogji
bashkėkoohore, penetron dhelpėria greke, duke arritur nė
atė lloj ceremonie
"antishqiptare" pėr tė pėruruar hapjen e shkollės sė parė
greke nė
Himarė, nė atė lloj pompoziteti filogrek, me ato parulla e
flamuj
grek, me zv.ministrin e jashtėm grek nė krye tė
delegacionit grek, nėn
oshėtimėn e himnit kombėtar grek, me kėngė e valle greke,
nėn thirrjet e disa
tė shiturve pėr bashkimin e Himarės me Greqinė. Gjithēka nė
kėtė festė "alla
helenike" kishte ngjyra tė turpshme politike duke treguar
fytyrėn e vėrtetė
tė maskave shoviniste. Besoj se ēdo shqiptar, qė i thotė
vetes
shqiptar, po edhe qė i ka 2 gram tru nė kokė, ėshtė i
indijuar pa masė nga
ky skandal me pasoja tė rrezikshme, pėr marrėdhėniet tona e
pėr integritetin
tonė kombėtar. Kjo ėshtė njė sfidė e qėllimshme qė 1 javė
para festimit tė
hapjes sė shkollės sė parė shqipe mė 7 mars 1887 ku me tė
vėrtetė u desh tė
derdhej gjak e tė sakrifikoheshin jetė njerėzish pėr tė
bėrė tė mundur njė
ngjarje tė tillė me rėndėsi kombėtare pėr tė ardhmen e
popullit
shqiptar, duke iu kundėrvėnė politikave dashakeqėse
antishqiptare tė vetė
shovinistėve grek e kishės greke tė asaj kohe, qė nuk lanė
gurė pa lėvizur
pėr tė penguar, pėr tė vrarė e pėr tė helmuar mėsuesit
shqiptarė nė shėrbim
tė kėsaj ēėshtjeje.
Qė Himara ėshtė tokė shqiptare kjo nuk diskutohet e as
vihet nė dyshim as
nė planin kombėtar e as nė atė ndėrkombėtare. Pėr tėrė
botėn ka mbaruar
Lufta e Dytė Botėrore e janė pėrcaktuar pėrfundimisht
kufijtė, vetėm pėr disa
eksponentė reaksionarė grekė, pėr tė mos thėnė pėr shtetin
grek, akoma nuk
dihet kjo e vėrtetė historike. Dhe ēdo zė qė kėrkon tė
hedhė hije dyshimi nė
kėtė drejtim nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė diversion
klasik i shovinizmit
grek, tė njohur tashmė historikisht, qė me politikėn e tyre
tė dhunės e tė
genocidit kanė aneksuar tokėn shqipėtare tė Ēamėrisė, duke
i
pėrzėnė me forcė e me zjarr, barbarisht banorėt etnikė nga
trojet e
stėrgjyshėrve tė tyre. Dhe oreksi i aneksimeve tė reja, pėr
tė realizuar
ėndrrat e vjetra shoviniste qė nė kohėn e monarkėve grekė,
sot tingėllon kaq
arkaik sa tė ngjall neveri duke pasqyruar njėkohėsisht
hipokrizi nė
slloganet demagogjike tė politikanėve gjoja modernė. Kjo u
pa nė Himarė, nė
nxitjen e minoritetit grek pėr tė bėrė "ligjin" nė tokėn
shqiptare e pėr
tė kaluar nė pretendime tė tilla qesharake edhe nervozuese
duke thėnė se
Himara ėshtė Greqi.
Le tė hapet shkolla pėr minoritet, madje tė hapet siē ka
pohuar ish
kryeministri Nanon njė prej vizitave tė tij nė shtetin grek
qė shkolla
mund tė ishte shumėgjuhėshe (pra, greqisht dhe shqip). Por
gjithsesi kjo
shkollė ėshtė nėn juridiksionin e pushtetit lokal shqiptar,
nėn
juridiksionin e MASH e tė drejtorisė arsimore tė Himarės,
prandaj dhe
lokali, rikonstruktimi, programi, ceremonia, pregatitja
etj., duheshin
menduar, planifikuar, studiuar e miratuar nga organet e
pushtetit lokal bashkė
me drejtorinė arsimore tė rrethit, nė dijeni e nė miratim
siē dihet edhe tė
ministrit tė arsimit e jo tė thuhet "pas pilafit" nga
zv.ministri ynė i
energjitikės se shkolla qenka rikonstruktuar pa lejen e
KRRT-sė lokale. Sa
qesharake. Ku paskan qenė kėto pusht-etarė lokalė, nė
gjumė?
Lum si ne pėr kryebashkiakė tė tipit Bollano apo tė tipit
"njerėz tė shitur"
si Bollano qė e quan zv.ministrin e energjitikės
Bojaxhiun, tė
papėrgjegjshėm nga qė nuk erdhi nė kėtė ēfarė ceremonie tė
turpshme. Papėrgjegjėsia e qeverisė dhe tė qeveritarėve
qėndron nė faktin se
me indiferentizmin e tyre apo edhe me paaftėsinė e tyre
lejuan qė tė bėhej
kjo ceremoni nė atė formė e me atė frymė antishqiptare qė u
bė.
Ndėrsa zv.kryetari i kėshillit bashkiak, Ēipi thotė, duke u
justifikuar, se
asgjė nuk ka kaluar nė duart tona, kryebashkiaku Bollano
thotė se nuk ka
asgjė tė paligjshme. Pra, dikush i bie kullės e dikush i
bie ēekiēit. Lum si
shqiptarėt pėr pusht-etarėt qė kanė e qė nuk dijnė se
ē’ka bėjnė e as ē'ka
nuk bėjnė. E kėshtu hileqari e i djallėzuari gjen shteg pėr
qėllimet e veta
tė mbrapshta duke pėrzier demagogjinė (mbushur me sllogane
bashkėkohore) me
atė qė quhet shovinizėm i pa skrupullt mesjetarė.

Ahmet Puka
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:25 pm

Njeriu ėshtė kontingjen i vetėvetes

Nga Redi Shehu

Ėshtė interesant fakti se si disa pėrfaqėsues “eminentė”
pėr ne shqiptarėt ku pėrfshihet kėtu edhe Arbėr Xhaferi, tė
frustruar ndoshta nga realiteti ynė shumė i ēuditshėm, pak
kaotik pėr ta, gjejnė disa pėrkufizime pėr bashkėkombasit e
vet qė do t’ia kishin zili varrmihėsit shekullorė tė
shqiptarėve nė ve¬ēanti dhe ēėshtjes sė tyre nė
pėrgjithėsi, duke kėrkuar disa, gjoja, gjetje nė vetėdijėn
kombėtare tė shqiptarėve.
Artikulli i Arbėr Xhaferit nė gazetėn “Shekulli” dt.
7.3.20006 me titull “Tė jesh kontingjent”, jo vetėm qė
tregon jostabilitetin e mendimit tė tij nė lidhje me temėn
qė trajton, por edhe pozicionin shqetėsuas qė marrin disa
pėrfaqėsues nė dėm tė interesave kombėtare.
Tė qėnurit kontingjent mercenarizmi nuk ėshtė as gjetja e
duhur, dhe as termi i pershtatshėm pėr individin shqiptar,
siē mundohet ta etiketojė ai atė. Nga pohime tė tilla mund
tė konkludojmė se ky individ shqiptar na rezulton pa kolonė
vertebrale dhe duke i shtuar kėsaj meskinitetin material,
jep njė kuadėr tė njė shqiptari mercenar i pėrjetshėm tė
interesave antikombėtare.
Nuk besoj se shqiptarėt qenė kontingjentė mercenarė nė
ēlirimin e Kosovės, as kur shqiptarėt e luftuan pėr fitimin
e tė drejtave tė tyre bazė tė jetesės nė Maqedoni. Po ashtu
shqiptarėt nuk qenė kontingjent mercenarizmi kur
pėrzgjodhėn luftėn ndaj okupatorit apo luftėn ndaj
komunizmit. Gabojmė nėse i japim njė kuptim gjithpėrfshirės
mercenarizmit duke e identifikukar me vetėdijen e ēdo
shqiptari. Nė rast se mercenarizmin e njė pjese apo klase
tė caktuar e identifikojmė si lajtmotiv tė shqiptarit,
atėherė duhet tė themi me plot gojė, se nė kėtė rast po
konsumohet mercenarizėm nga shqipfolės nė dėm tė interesave
kombėtare.
Pėrmasa mė tė mėdha dėmi merr kur pėr tė pėrmbysur
konceptin universal tė fesė, nė kėtė rast tė fesė islame,
pėrdoret termi kontingjent mercenarizmi i njė populli tė
caktuar nė raport me njė popull tjeter brėnda tė tė
njėjtit besim, duke i hapur rrugė kėshtu procesit tė
parcelizimit ose tė tė ashtuquajturit “gardh” etno-kulturor
brėnda besimit, i cili nuk u dashka tė lejojė qė as nėpėr
vrimat e veta mė tė vogla, tė kalojė fryma universale,
vėllazėrore e fesė, me preteksitn e ruajtjes nga
ekstremizmat fetarė.
Ekstremizmi mbi tė gjitha, ėshtė prodhim i padrejtėsisė,
dhe padrejtėsi tė tilla nė trajtimin e ēėshtjeve tė fesė
duke mercenarizuar figurėn e besimtarit apo tė prinjėsit si
mandator tė mercenarizmit, nuk ndihmojnė aspak nė
eleminimin e shenjave tė ekstremizmit edhe nėse gardhet
janė tė fortifikuara.
Tė kėrkosh sot parcelizim tė Islamit nė kohėn e globalizmit
dhe rėnies sė kufinjve tė ēdo lloji, apo etnizmim tė fesė
nėn emrin e njė gjoja “islami shqiptar”, jo vetėm qė e
shkėput fenė nga konteksti i saj gjithpėrfshirės, por
krijon njė precedent sa tė paparė aq edhe tė rrezikshėm, i
cili shumė kollaj mund tė shtrihej edhe nė fetė e tjera
monoteiste duke kėrkuar diversifikim tė shtrirjes sė fesė
mbi baza etnike, kulturore apo pozite gjeografike.
Imagjinoni njė ēikė sa dakort do tė ishte Vatikani me njė
ide tė tillė. Pėrballė nesh do tė shfaqej njė hartė e
pafund tė krishterėsh tė parcelizuar nė shtete tė ndryshme
pa komunikim dhe harmonizim tė veprimit.
Parcelizimi i Islamit ne bazė kombesh, etnish apo pozitash
gjeografike, i ngjan asaj bakllave e cila ėshtė e ndare ne
kallėpe me njėra tjetrėn, paēka se ka ngjyren dhe shijen e
njėjtė. Kjo sepse ashtu ajo gėlltitet mė lehtė. Ne nuk duam
tė mendojmė qė dikush pretendon qė e njėjta gjė tė ndodhė
me Islamin, pavarėsisht se nė kundėrshtim me ėmbėlsirėn, ky
i fundit mund t’i japė njė shije tė hidhur ndonjėrit.
Tentativa per parcelizim tė ndarjes sė njė mesazhi hyjnor
nė mesin e aplikuesve tė tij, i cili nė thelb ėshtė zbritur
si njė mesazh universal, prodhon tė kundėrtėn e kėputjeve
tė lidhjeve tė tė ashtuquajturit ekstremizem fetar, duke
prodhuar ekstremizma me baze lokale tė shpėrndara ne copėza
si metastaza tė cilat pėrkundrejt zgjidhjes sė problemit do
ta komplikonin atė nė njė pėrmasė tė pariparueshme.
Koncepti universal i besimit islam, koncepti global i tij
si njė tėrėsi e pandarė nė mes kombesh e racash, pozitash
gjeografike, ėshtė mjeti mė i mirė pėr pėrhapjen universale
tė vlerave njerėzore tė atyre vlerave burimore tė besimit
tė cilat e kane shtyrė dhe e shtyjne shoqėrinė njerėzore
drejt arritjeve mė tė larta.
Ėshtė pikėrisht ky karakter universal i besimit i cili do
tė ishte mjeti me i mirė pėr shėrimin e sėmundjeve tė
ndryshme tė karakterit shoqėror e fetar qė mund tė shfaqen,
i cili me anėn e stabilizimit tė dialogut dhe shkėmbimit tė
eksperiences nė mes popujve tė tė njėjtit besim apo edhe
tė besimeve tė ndryshme do zhdukte ēdo shtrembėrim tė
interpretimit tė fesė pėrfshire kėtu edhe ekstremizmin.
Nė radhė tė parė ēdo njeri ėshtė kontingjent i vetvehtes,
dhe se shqiptari ka qenė dhe ėshtė aq i zgjuar sa tė
dallojė prioritetet kombėtare nga interesat vetjake,
mercenarizmin nga kontributi, kontingjencėn nga integrimi
dhe bashkėpunimi.
Nuk pėrbėn vlerė qė nė emėr tė lirisė sė shprehjes tė
shkelėsh kufirin e dinjitetit njerėzor, as nė emėr tė
lirisė sė fjalės tė pėrdhosėsh besimin e tjetrit, ngase
sistemet e vlerave qoftė nė Lindje apo nė Perėndim janė
ndėrtuar pikėrisht pėr tė ruajtur boshtin e ekzistencės,
njeriun dhe dinjitetin e tij. Prandaj besimtarėt muslimanė
dhe as prijėsit e tyre nuk synojnė ndonjė unitet kundėr
vlerave perėndimore, sepse kjo do furnizonte me lėndė
djegėse teorinė eksplozive Hantingtoniane tė pėrplasjes sė
qytetėrimeve. Pėrkundrazi mospajtimi me degradimin e
sistemit tė vlerave, ėshtė ilaēi mė i mirė pėr ruatjen e
kėtij boshti.
Prandaj pėr rrjedhojė edhe nėse shqiptarėt kanė pėrzgjedhur
gjatė rrjedhės sė historisė, besimin islam si katalizator i
vlerave dhe identitetit kombėtar, kėtė e kanė bėrė duke
qėnė plotėsisht tė vetėdijshėm qė ky besim ėshtė njė urė e
pashmangshme komunikimi, bashkėpunimi, integrimi dhe
harmonizimi si nė mes popujve tė tjerė muslimanė, por edhe
ndaj tyre jo tė tillė, duke vėnė nė jetė kėshtu parimin
themelor qė ka feja nė pėrgjithėsi, universalizimin e
mesazhit dhe harmonizimin e veprimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:26 pm

SLOBODANI VDIQ… MILOSHEVIĒI(ZMI) RRON

Njeriu me emrin e tė cilit janė lidhur mė sė shumti
kujtimet e llahtarshme pėr tmerret qė sollėn luftrat e
shpėrthyera nga Serbia dhe serbėt nė Ballkan gjatė
dhjetėvjeēarit tė fundit tė shekulli tė XX, Sllobodan
Milosheviēi, nuk merr frymė mė. Nuk tė bėn goja tė thuash
"ka vdekur", sepse nuk dihet nėse pėrbindshat me fytyrė
njeriu vdesin, nėse edhe deri nė ēastet e fundit ka jetuar
njė njeri, apo njė pėrbindsh nė atė trup qė lėviste me
pasaportėn nė emėr tė Sllobodan Milosheviēit. Nuk ėshtė
sqaruar shkencėrisht nėse lugetėrit hyjnė tek tė gjallėt,
apo tė vdekurit. Edhe deri mė 11 mars 2006 kur morėn vesh
se Milosheviēit i ishte ndalur frymėmarrja nuk mund tė
thuhet nėse para Gjykatės sė Hagės shfaqej vetė "Lugati i
krimit" kundėr njerėzimit, apo njė aktor qė luante rolin e
tij.
Kur ndryshon gjendjen tokėsore njė qenie e tillė nuk shkon
tė thuash "vdiq njė njeri", nuk tė vjen tė shqiptosh
ndonjė nga ato fjalėt qė pėrdoren nė kėsi rastesh, pėr tė
mirin e pėr tė keqin, si "Zoti e ndjeftė", " shpėtoi i
shkreti", " u pastė lėnė uratėn tė tjerėve", "t'i rrojė
kujtimi","rrofshi dhe e kujtofshi", makar dhe njė malkim
"shpėtuam prej tij". Edhe sikur tė pėrsėrisim natė-ditė
nėmėn "iu harroftė emri Milosheviēit", ai emėr nuk do tė
harrohet se nuk do ta harrojnė serbėt,dhe nuk duhet ta
harrojnė as viktimat e serbėve, as tė tjerėt.
Prej Milosheviēit askush nuk ka shpėtuar, sepse
milosheviēizmi vazhdon, milosheviēėt janė gjallė,
milosheviēėt rilindin. Gabuan rėndė qeveritarėt shqiptarė
qė gėzuan se verdiktin e mbetur pa dhėnė nga Gjykata e
Hagės pėr Milosheviēin e dha Perėndia. Populli e thotė mirė
"vdekja ėshtė hak" dhe verdiktin e vdekjes pėr ēdo njeri qė
lind Perėndia e ka dhėnė pa mundėsi apelimi qysh para se tė
lindė. Kanė gabuar edhe ata qė ndalimin e frymėmarrjes sė
Milosheviēit e pritėn me kėnaqėsi, sidomos ata qė thanė
menjėherė se vdekja e Milosheviēit ėshtė lehtėsim pėr
familjet qė kanė humbur tė afėrmit, pėr ata qė kanė parė e
pėsuar tmerre nga luftrat e Milosheviēit. Edhe pasi trupi i
Milosheviēit tė jetė kalbur nė varr viktimat e tij tė
gjallė nuk mund tė gjejnė lehtėsim dhe viktimat e tij tė
vdekur nuk mund tė gjejnė prehje pėr njė kohė tė gjatė,
sepse vepra makabre e Milosheviēit do tė torturojė shpirtin
e mendjet e njerėzve pėr shumė kohė, sepse trashėgimia e
Milosheviēi do tė trokasė pėrditė nė dyert e shqiptarėve e
tė boshnjakėve myslimanė e tė tjerėve, duke kujtuar
dhimbjet e shkuara dhe duke gjuajtur pėr viktima tė reja.
Gabojnė rėndė ata qė mendojnė se Gjykata e Hagės mund ta
ndjejė veten tė lehtėsuar tani qė e pushoi ēėshtjen qė e ka
zvarrisur mėrzitshėm nėpėr duar pėr njė kohė shumė tė
gjatė, pa e kuptuar as vetė se pėrse do tė shėrbejė gjykimi
mė shumė teatror. Me largimin e Milosheviēi nga banga e tė
akuzuarve sikur i shkulet zemra procesit gjyqsor nė Hagė.
Gjykata do tė duket si e mbetur jetime, e braktisur, e
panevojshme mė; do tė ngjajė mė shumė me njė sallė bosh, me
njė institucion qė nuk bėri dot pikėrisht atė gjė pėr tė
cilėn u krijua, nuk arriti tė jepte verdiktin e saj pėr
kryekriminelin europian tė gjykuar nė nisje tė shekullit
XXI dhe tė mijėvjeēarit tė III- tė tė Krishterizmit.
Gjykata e Hagės praktikisht nuk gjykoi fare Milosheviēin ,
pėrderisa nuk e gjykoi dot deri nė fund, pėrderisa nuk
arriti tė jepte verdiktin e saj pėr veprimtarinė e tij dhe
nuk do tė ketė rast tė japė vlerėsimin e saj pėr provat qė
mori gjatė viteve, nuk do tė shprehė se kush paraqiti
provat mė tė besueshme, kush fitoi nė kėtė proces , i
gjykuari apo akuzuesi e tij. Pra njė punė kaq e madhe shkon
pėr dhjamė qeni. Mlladiēin e Karaxhiēin prokurorja Karla
del Ponte nuk po tregohet e zonja t'i kapė e t'i nxjerrė
para kėsaj gjykate. Drejtėsia e Gjykatės sė Hagės po
dėshton, mė shumė po instrumentalizohet nga politika e
diplomacia europiane. Kėtė e pamė kur thirri nė Hagė, pranė
kryekriminelėve, edhe viktimat shqiptare tė krimit, kur
akuzoi e dėnoi padrejtėsisht dhe dha me shumė ngurim
pafajsi pėr luftėtarė shqiptarė tė lirisė.
E pamė Gjykatėn e Hagės tė bėnte qejfin e lojėn e
trashėgimtarėve politikė tė Milosheviēit nė Beograd, tė
kėnaqte dhe tė pandehurin Milosheviē nė bangėn e tė
akuzuarve, kur u pėrfshi nė lojėn politiko-diplomatike pėr
ta larguar njė komandant legjendar tė UĒK-sė, Ramush
Haradinajn, nga posti i kryeministrit tė Kosovės, kur i
jepte dhe i tėrhiqte kėtij komandanti lejen pėr t'u marrė
me politikė, si tė ishte fjala pėr njė leje mbajtje tė
armės sė gjahut, mandej t'ia rikthente kėtė leje njė ditė
pasi nė emėr tė partisė qė ai kryeson tė ishte caktuar njė
tjetėr person i sapopranuar nė kėtė parti tė zinte postin e
kryeministrit tė mbetur bosh nga njė dorėheqje enigmatike,
e atij qė para njė viti kishte zėvendėsuar Haradinajn, me
propozimin e vetė kėtij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:26 pm

Sikur Gjykata e Hagės tė zbatonte kritere tė tilla
juridiko-politike pėr qėllime politike edhe nė Serbi,
atėherė pėr shumė kohė Serbia nuk do tė gjente kandidatė tė
pranueshėm jo vetėm pėr kryeministra, ministra e zyrtarė tė
tjerė tė lartė, por as pėr administratėn e niveleve tė
mesme, sepse nė kohėn e Milosheviēit vetėm handikapatėt
mund tė kishn mbetur pa u pėrfshirė nė veprimtari kriminale
tė mirėfillta, jo si ato pėr tė cilat janė akuzuar
luftėtarėt shqiptarė.
Vdekja e Milosheviēit erdhi nė njė kohė kur koinēidojnė
plot zhvillime qė tėrheqin vėmendjen rreth ēėshtjes sė
Kosovės. Koinēidencat kur bėhen shumė nė njė zhvillim
ngjarjesh rreth tė njėjtit bosht e hmbasin kuptimin e tė
qenurit koinēidenca. Kėtė duhet ta mbajmė parasysh edhe pėr
koinēidencat nė zhvillimet rreth ēėshtjes sė Kosovės. Vdiq
"legjenda e politikės kosovare", Presidenti i parė Ibrahim
Rugova, pas njė sėmundje tė rėndė qė vetėm para pak muajsh
e morėm vesh se e kishte zėnė. Varrimi madhėshtor e
dinjitoz i Rugovės i solli Kosovės njė prestigj tė ri nė
arenėn ndėrkombėtare. "Ndėrkombėtarėt" pa rėnė ende trupi i
Rugovės nė varr u treguan bujarė nė dhėnien e kėshillave
dhe tė porosive si tė pėrballej situata, me unitet,
bashkim, gjakftohtėsi,duke zėvendėsuar Rugovėn me njerėz qė
gėzojnė besim ndėrkombėtar, sepse kishte mbėrritur ēasti
delikat i fillimit tė bisedimeve tė Vienės pėr pėrcaktimin
e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.Zgjedhja e Presidentit
tė ri tė Kosovės pas njė "zije tė stėrzgjatur" (pėr tė
fituar kohė pėr kombinacionet qė po bėheshin) erdhi si ogur
i mirė se punėt po shkonin pa telashet e zakonshme qė
lindin kur nga skena e politikės largohet lideri qė ka
mbizotėruar pėr shumė vjet.
Por edhe nė "Dard(h)aninė e lashtė" bishti i dardhės
vazhdon tė jetė mbrapa. Nisi shpejt ajo qė nė politikė
quhet "luftė bėrrylash", qė pavarėsisht nga shkaset e
shkaqet, pavarėsisht se mund tė ishte mjaft e motivuar dhe
mund tė rezultojė mė e mirė se gjendja e mėparshme beteja
politike pėr ripėrtėritjen e posteve kryesore e tensionoi
situatėn, shtroi dhe pikėpyetje dhe enigma. Njė dorėheqje
kryeministrore pėr tė plotėsuar kėrkesa ultimative pėr njė
gjė tė tillė nga partia e vetė kryeministrit dhe njė
refuzim kryeneē, por gjithėsesi parimor, nga kryetari i
Kuvendit ndaj trysnisė sė partisė sė tij pėr tė dhėnė
dorėheqje, duke parapėlqyer shkarkimin institucional
dėshmuan se pėrveē sėmundjes sė Rugovės politika e Kosovės
kishte qenė zaif edhe nė drejtime tė tjera.
Megjithėatė u krijua njė gjendje e re, tė cilės vdekja e
Milosheviēit nė Hagė mund t'i shtojė fillimisht njė pėrmasė
enigmatike dhe pastaj dhe njė pėrmasė praktike politike e
diplomatike qė mund tė mbajė shumė vula ndėrkombėtare.
Tollovitė e fundit politike nė Kosovė janė komentuar herė
si ngatėrresa tipike bajraktariste shqiptare, herė si
pasqyrime tė intrigave bajraktariste ndėrkombėtare nė
politikėn shqiptare. Mė e besueshme ėshtė se janė
ndėrthurur tė dy kėta faktorė pėr tė sjellė kėto zhvillime
me pak trazime, qė na thuhet se po dalin pėr mirė dhe
dalshin pėr mirė.
Por ėshtė rreziku qė serbėt dhe njė pjesė e ndėrkombėtarėve
nė bisedimet e Vienės dhe nė takime jashtė tyre t'u
pėrsėrisin shumė nė vesh shqiptarėve se tani mund tė marrin
frymė mė tė lehtėsuar meqenėse Milosheviēi nuk ėshtė mė dhe
prandaj duhet tė bėjnė ca lėshime pėr t'ua dhėnė shansin
liderėve serbė tė tregojnė frymė pajtuese, qė ata tė
shpėtojnė fytyrėn para opinionit tė tyre publik tė acaruar
dhe tė pengojnė ringritjen e milosheviēizmit. Presioni mbi
shqiptarėt do tė shtihet pas vdekjes sė Milosheviēit qė ta
lehtėsojė pozitėn e udhėheqėsve tė Beogradit duke u dhėnė
mundėsinė tė krijojnė njė atmosferė se Serbia nuk doli e
humbur fare nga zgjidhja pėr Kosovėn.
Milosheviēi vėrtetė vdiq, por litarin e sherrit qė ka lėnė
mbrapa mund tė tėheqė mė afėr varrit tė tij shqiptarėt nė
rast se nuk tregohen tė vėmendshėm qė ky litar tė mos u
ngatėrrohet nėpėr kėmbė. Shqiptarėt nuk duhet tė besojnė se
ėshtė punė e Zotit qė edhe Rugova edhe Milosheviēi,
simbolizuesit e konfliktit shumėvjeēar shkuan nė varr
brenda njė periudhe tė shkurtėr kohe. "Shėn Exhidio" nuk
mund tė bėnte edhe kėtė. As lutjet e Papės. Mbetet ta
zgjidhin Gjykata e Hagės dhe diplomacia ruse se kush ka tė
drejtė tė ankohet e tė akuzojė mė shumė tjetrin, gjykatėsit
qė dyshonin se rusėt nuk do t'ua kthenin tė burgosurin e
tyre tė ēmuar po ta lejonin tė shkonte nė Moskė pėr kurim,
apo rusėt qė inatosen se nuk ua dhanė mundėsinė ta kuronin
e mbase tė shpėtonin jetėn e Milosheviēit.
Ėshtė dhe njė paralelizėm qė nuk ka si tė mbetet jashtė
vazhdimit, paralelizmi i zhvillimeve nė Ballkan midis
shqiptarėve e serbėev me zhvillimet nė Lindjen e Mesme
midis palestinezėve dhe israelitėve. Jaser Arafati dhe
Ariel Sharoni pėr disa kohė u vunė nė rolet qė ishin Rugova
e Milosheviēi. Arafati u shpall nga miqtė e Sharonit si
pengesa pėr pėrparimin drejt paqes. Arafati vdiq si
papritmas pas njė sėmundje galopante. Sharoni nuk bėri
ndonjė gjė mė tė mirė me pasardhėsin e Arafatit dhe "fati"
bėri qė ai tė pėrfundojė nė duart e kirurgėve pėr njė sėrė
operacionesh ndaj tė cilave nuk reagon dot fare se ėshtė nė
koma tė thellė prej muajsh. Rugova vdiq, pas tij dhe
Milosheviēi. Nė Kosovė ka qeverisje tė re, pėr tė cilėn
serbėt hiqen tė shqetėsuar. Mos vallė serbėt do tė luajnė
tani kartėn propagandistike se nė Kosovė kanė ndodhur
ndryshime e qė pėrforcojnė "radikalizmin shqiptar", sikurse
ndodhi me fitoren e Hamasit nė zgjedhjet palestineze?!
Serbėt mund tė kapen pas ēdo trillimi pėr tė tentuar tė
arrijnė variantin e propozuar nga Tadiēi tė shtyrjes sė
marrjes sė vendimit pėr Kosovėn pėr 20 vjet tė tjera. Kėtė
mund ta lypin si ngushėllim pėr "humbjen e Milosheviēit" qė
ata e ēuan nė Hagė nėn trysninė ndėrkombėtare, por qė
Gjykata e Hagės e ktheu nė viktimė se nuk e lejoi tė
shkonte tė kurohej nė Moskė.
Ithtarėt e Milosheviēi sigurisht do t'u shprehi ngushėllime
familjarėve tė tij dhe Partisė Socialiste tė Serbisė. Po
mos duhet qė njerėzit t'i shprehin ngushėllime edhe
Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės se humbi shumė nga roli i
saj! Mos duhet t'u shprehen ngushėllime edhe drejtuesve tė
burgut tė sigurisė sė lartė nė Holandė ku brenda pak ditėsh
u gjetėn tė vdekur nė mėngjes si pula tė ngordhura nga
flama nė kotec dy kriminelė tė mėdhenj serbė Milan Babiē e
Sllobodan Milosheviē? Holanda ėshtė pėrgojuar shumė se
ushtarėt e saj nuk ēanė fare kokėn pėr tė mbrojtur
myslimanėt qė u masakruan nė Srebrenicė nga xhelatėt e
Milosheviēit e tė Mlladiēit. Edhe tani Holanda nuk i
shpėton pėrgojimit qė tė burgosurit e njė rėndėsie tė
veēantė zbulohen tė vdekur nė qelitė e burgut tė saj tė
sigurisė sė lartė. Familjarėt e Milosheviēi i nisėn
menjėherė ankesat. Thuhet se do tė bėhen analizat pėr tė
zbuluar si ka ndodhur.
Por a do kuptohet ndonjėherė mirė se cilėt kanė qenė mė tė
dėshiruarit qė Gjyqi i Milosheviēi tė mos e arrinte kurrė
fundin me dhėnien e verdiktit tė fajėsisė e ndėshkimit
pėrkatės , qė mund tė kenė uruar me kohė nė heshtje qė
Milosheviēi tė ndahej nga kjo botė me statusin e tė
pėndehurit jo tė tė shpallurit fajtor nga drejtėsia
ndėrkombėtare?! Tė parėt janė serbėt qė nuk kanė dashur njė
verdikt ndėrkombėtar fajsie pėr Milosheviēin qė kjo tė mos
mbetej e regjistruar nė analet e historisė sė tyre tė
krimit shekullor shtetėror kundėr fqinjėve. Serbėt pa
pėrjashtim kanė dashur qė Milosheviēi tė hyjė nė librin e
tyre tė historisė vetėm si "viktimė e NATO-s dhe e
diplomacisė ndėrkombėtare", jo si i shpallur fajtor nga
Gjykata Ndėrkombėtare. E kanė dashur kėshtu jo vetėm pėr tė
lėnė derėn hapur pėr rehabilitimin e tij si person dhe
pėrfshirjen e tij si shenjt nė mitologjinė
kishtaro-politike serbe, por edhe pėr tė mos e vulosur
politikėn kriminale tė Serbisė nėn Milosheviēin sot si
politikė genocidale.
Vuk Drashkoviēi kur u njoftua vdekja e Sllobodanit filloi
ta mallkonte se disa herė kishte dashur ta vriste. Por si
ministėr i jashtėm i Serbisė Vuku ėshtė mė milosheviēian se
Slobodani nė mbrojtjen e politikės sė tij genocidale. Kur
erdhi nė Tiranė nė dhjetor tė vitit 2004 pėr tė "qarė
hallet serbo-shqiptare" me homologun shqiptar Kastriot
Islami, Drashkoviēi mė shumė se ēdo mendim tjetėr theksonte
atė se nė ish-Jugosllavi janė bėrė krime tė rėnda, janė
bėrė spastrime etnike, por kurrė nuk ka pasur genocid.
Drashkoviēi pėpiqej tė sajonte krime shqiptare nė Kosovė
dhe t'i vinte nė tė njėjtin rrafsh me krimet serbe pėr tė
treguar se nuk ishte bėrė genocid serb mbi shqiptarėt. Kjo
ishte mbrojtje pėr Milosheviēin nė Hagė. Vdekja e
Milosheviēit pa u shpallur fajtor pėr genocid mbi
shqiptarėt ėshtė lehtėsim vetėm pėr politikėn shoviniste tė
Serbisė. Babiēi dhe Milosheviēi vdiqėn njėri pas tjetrit nė
burgun holandez tė sigurisė sė lartė, sepse "fati" u paska
caktuar detyrėn t'i bėnin edhe kėtė shėrbim tė fundit
shovinizmit serbomadh. Pėr njerėzit qė kanė bėrė ligėsira
filozofia popullore ka sajuarr shprehjen "vdekja ėshtė
kapak floriri". Vdekja e Milosheviēit do tė jetė gjithmonė
varr i hapur. Atė do tė pėrpiqen ta pėrdorin si kapak tė
rėndė plumbi politikanėt serbė pėr tė futur thellė nė tokė
pėrgjegjėsitė e Serbisė pėr tė gjitha sa bėri nėn drejtimin
e Milosheviēit.
Qysh mė 11 mars 2006 kur u bėnė komentet e para pėr vdekjen
e Milosheviēit Serbia filloi tė merrte shpėrblimet e para
dekorative poklitike diplomatike. Zėdhėnėsit e BE mbajtėn
njė qėndrim parimor duke theksuar se kjo vdekje nuk e shuan
pėrgjegjėsinė e Serbisė. Por prirja e pėrgjithėshme e
burrave tė shtetit dhe komentuesve ishte qė fajet pėr
krimet e Serbisė t'i ngarkohen vetėm Milosheviēit. U
pėrsėritėn pėr folklor politiko-diplomatik termat "kasapi i
Ballkanit", "njeriu qė solli tragjeditė", etj. etj. Lihet
nė harresė mėsimi i thjesht se sado tė fuqishėm tė kenė
qenė diktatorėt kriminelė nė krye tė shteteve agresive,
sado pėrgjegjės tė jenė ata pėr krimet e bėra, ato nuk kanė
vepruar vetėm. Milosheviēi ishte si njė aktor i zgjedhur
pėr tė luajtur rolin kryesor nė njė film horror. Por
skenaristėt e regjizorėt e kėtij filmi nė "studion e
xhirimit tė krimit" me emrin Serbi kanė qenė tė tjerė. Ata
ditėn tė pėrzgjidhnin aktorin qė u duhej, Milosheviēin. Ata
janė aty edhe sot. Ata pėrzgjedhin vijuesit e veprės sė
Milosheviēit me metoda tė tjera. Prandaj edhe pse vdiq
Sllobodani, milosheviēizmi rron e do tė rrojė nė Serbi.
Prandaj lajmi pėr vdekjen e tij na erdhi si njė haber
rutinė mė 11 mars 2006, nėpėrmjet ekraneve televizive,
sikur po thuhej se nė njė fshat afėr Sarandės, apo diku
gjetkė nė Europė ishte zbuluar edhe njė pulė e sėmurė ose
njė mjelmė e ngordhur dhe ishte dėrguar pėr analiza nė
lobaratorin e fashėm nė Londėr qė mund tė pėrfshijė vende
tė tėra nė hartėn e tė prekurve nga "mikrobi tmerrues" i
gripit tė shpendėve, flamės sė pulave.
E pra lajmi kishte tė bėnte me njeriun qė po i ngarkohen
tani gjithė fajet pėr kasaphanėn shumėvjeēare nė Ballkan,
pėr njeriun qė dikur diplomacia botėrore e shihte si
mbajtės tė kyēeve tė paqės e tė luftės nė Ballkan, qė
Perėndimi e trajtonte si policin mė tė mirė pėr tė mbajtur
zap ballkanasit kokėshkretė e zullumqarė, qė bota
ruso-sllave e vlerėsonte si rojen e saj mė tė mirė
kufitare, qė ish-kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano, e
lavdėronte me fjalėt "njeriu qė di tė bėjė paqen, ashtu siē
ka ditur tė bėjė edhe luftėn", kurse ish-presidenti i
Shqipėrisė Rexhep Meidani e shpallte "e keqja mė e vogėl
pėr shqiptarėt".
Ky njeri, pra, kishte vdekur nė burgun e Hagės si "plakė e
vetmuar", pa njeri pranė, ndonėse diplomacia euroatlantike
ishte servilosur para tij qė tė vinte njė firmė nė
marrėveshjet e Dejtonit pėr Bosnjen nė vitin 1995, duke i
premtuar konēesione tė mėdha nė Kosovė. Kishte vdekur "pa u
vėnė re" nė burgun e sigurisė sė lartė tė drejtėsisė
ndėrkombėtare i gjykuari mė i posaēėm nė botė qė pėr 5 vjet
me radhė dilte para trupit gjykues ndėrkombėtar dhe nė fund
ia la pushkėn ngrehur kėsaj gjykate qė nuk e ēoi dėri nė
fund gjykimin, pėr tė cilin duhej tė mjaftonin e shumta 5
muaj. Vdekja e "ēuditėshme" e Milosheviēit do tė jetė temė
pėr gjithfarė komentesh e shkrimesh. Pyetja shtrohet: mori
qėllimisht Milosheviēi ndonjė tė fshehtė me vete nė varr,
apo atij nuk i kishin mbetur mė tė fshehta pėr t'u mbrojtur
me ta dhe tė tjerėt ndihmuan qė tė krijohet "e fshehta e
fundit " e Milosheviēit, qė njerėzit tė zbaviten e tė
kacafyten rreth saj?!

12 mars 2006
Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:26 pm

PS TENTOI TĖ PĖRSĖRISTE SI FARSĖ IRONINĖ E 9 MARSIT 1997

PS fushatėn zgjedhore pėr votimet e 3 korrikut 2005 e bėri
nėn parrullėn " tė pengojmė rikthimin nė pushtet tė Sali
Berishės, fajtorit tė tragjedisė sė vitit 1997". Pėr ata qė
i kanė pėrjetuar ngjarjet qė ēuan nė trazirat e vitit 1997
, ose qė kanė mėsuar me seriozitet mė vonė pėr to, ishte e
qartė se nė kėtė parrullė kishte njė mashtrim vulgar dhe
cinizėm tė pashoq, sepse faji e pėrgjegjėsia pėr tragjedinė
e vitit 1997 bie shumė mė tepėr mbi socialistėt dhe aleatėt
e tyre qė nė atė kohė ishin opozita e babėzitur pėr
pushtet, sesa mbi demokratėt e Sali Berishėn qė nė atė kohė
u treguan roje tė padenjė tė shtetit dhe ushtrues tė dobėt
tė pushtetit. Por nė fushatėn e vitit 2005 Fatos Nano e
socialistėt pėrfitonin nga komplekset e frikės qė i janė
krijuar Sali Berishės pėr tė pėrmendur ngjarjet e vitit
1997.
Pėr kėto ngjarje kemi bėrė shumė analiza gjatė viteve dhe
nuk ėshtė nevoja t'i nisim me hollėsi nga e para. Kur tė
duhet do tė riprodhojmė ato qė tashmė i kemi shkruar. Por
ky trajtim i ri i kėsaj teme diktohet nga fakti se PS po
vazhdon ta bėjė "luftėn opozitare", siē bėri luftėn nė
pushtet pėr 8 vjet, pėrsėri duke u paraqitur si fantazma e
vitit 1997, duke pėrdorur po atė parrullė zgjedhore qė
zgjodhi Fatos Nano vitin e kaluar edhe pse Fatosi me atė
parrullė doli humbės nė zgjedhje, madje humbi dhe postin e
kryetarit tė partisė dhe ai qė i zuri vendin, Edi Rama, po
e batėrdis me kritika dhe me tė shara udhėheqjen nanoiste
mė shumė se Berisha. Vetėm nga fantazma e vitit 1997 nuk
ndahet dot as udhėheqėsia e tanishme e PS-sė, nanoiste e
"edvinizuar", sikurse shprehet me qesėndi Berisha.
Arma mė e fortė e socialistėve kundėr pushtetit tė Berishės
ka qenė gjatė 6 muajve tė parė shantazhi psikologjik duke i
kujtuar nė ēdo rast se soacialistėt mund t'ia bėjnė pėrsėri
si ia bėnė nė vitin1997, mund ta rrėzojnė nga pushteti nė
qoftė se kėtė pushtet nuk e ushtron duke marrė pėr ēdo gjė
miratimin e PS-sė dhe tė Ramės. Berishės kėtė ia kanė
pėrmendur shumė nga ata qė kanė qenė protagonistė nė
pėrmbysjen e tij me dhunė nė vitin 1997 si Skėnder Gjnushi,
Gramoz Ruēi, Neritan Ceka, Paskal Milo, Frrok Ēupi, Namik
Dokle, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Kastriot Islami, Rexhep
Meidani deri metistėt ku janė Ilir Meta, Sabit Brokaj, Ndre
Legisi, Spartak Braho.
Kur socialistėt vunė re se Berisha kishte ndėrmend tė bėnte
diēka pėr tė mbajtur premtimet e shumta qė bėri pėr luftėn
kundėr korrupsionit, pėr goditjen e mafias nė politikė,
atėherė u mobilizuan pėr t'ia ndalur kėtė hov fillestar dhe
pėr t'ia prerė oreksin pėr veprime tė tilla nė t'ardhmen. U
sajua "ēėshtja Topalli" me qėllim qė Berishės t'i imponohej
njė 9 mars i dytė si ai i vitit 1997, natyrisht jo pėr ta
larguar fare nga pushteti, por pėr ta bėrė njė pushtetar qė
merr urdhėra nga socialistėt.
Pėrbertimet socialiste(mė shumė blofiste) se do tė nisnin
"revolucionin e pėrshpejtuar" si kopje tė "revolucionit tė
vonuar" tė vitit 1997 tashmė janė tė njohura pėr tė gjithė
ngaqė ka kohė qė shqiptarėt ngrysen e gdhihen me zhurmėn e
gjithė kanaleve televizive rreth kėtyre pėrbetimeve. Edhe
kėsaj here socialistėt si sebep zunė "vjedhjen e votės", mė
saktė "vjedhjen fshehtėsisė sė votės" brenda nė parlament
kur u votua pėr shkarkimin e Topallit me elektronikė e jo
me kuti. Edhe kėsaj here e nisėn me krahėmarrje. Nė prag tė
rebelimt tė armatosur tė vitit 1997 kėrkuan "dorėheqjen e
qeverisė". Tani kėrkuan "shkarkimin e kryetares sė
Kuvendit”. Nė atė kohė atmosferėn e pėrgjithėshme e nxehėn
derisa e bėnė inkandeshente nėpėrmjet nxitjes sė
pakėnaqėsisė pėr shembjen e skemave financiare piramidale,
nėn parrullėn "duam paratė tona". Kėsaj radhe tentuan ta
bėnin tė njėjtėn gjė nėpėrmjet nxitjes sė pakėnaqėsisė pėr
mungesėn e dritave, nėn parrullėn "dua dritat tona" qė i
kishin venitur vetė soacialistėt kur lanė Shqipėrinė pa
rezerva energjie elektrike. Por ra shiu dhe u lagėn
kandelet e revoltės qė nxisnin socialistėt pėr dritė dhe
filluan bilbilat e boritė nė parlament. Nga ana tjetėr edhe
Greqia kėsaj radhe nuk ishte mė nė atė gatishmėri pėr tė
dhėnė ndihmė ndonėse deputetėt grekofonė socialistė tentuan
tė fillonin turbullirat nė Dropull. Kėsaj herė Berisha i
kishte lėnė paraprakisht dorė tė lirė Greqisė tė bėnte e tė
bėjė ēfarė tė dojė nė Shqipėri.
Kėshtu qė tė dy palėt, PDe PS, ranė nė njė lloj ceitnoti.
Berishės i ra vrulli pėr tė hequr prokurorin e
pėrgjithėshėm tek i cili socialistėt kanė varur shpresat mė
tė mėdha se do t'i mbrojė nga goditjet qeveritare kundėr
korrupsionit. Kurse socialistėt mbetėn peng e taktikės sė
anarko-sindikaliste tė kthimit tė sallės sė parlamentit nė
arenė cirku.
Kjo ishte gjendja deri ditėn e 9 marsit 2006 kur i dėgjuam
Majkon, Cekėn, Gjinushin, Doklen, Milon e tė tjerė tė
kujtonin nė ekran 9 marsin e vitit 1997, t'i kėrkonin
Berishės tė tregonte menēuri kapitullimi politik si
atėherė, jo mė pėr ta dorėzuar pushtetin fare, por pėr ta
ndarė nė mėnyrė informale me socialistėt, siē pranoi Nano
ta ndante me Berishėn nė vitin 2002. I dėgjuam tė gjithė tė
bėrtisnin "Rroftė 9 marsi", "tė kthehemi tek 9 marsi" etj.
Gazetarja e "Top Channel" Mimoza Picari kishte bėrė njė
emision tė posaēėm pėr 9 marsin nė frymėn e paraqitje sė
asaj dite si ditė tė shpėtimit tė Shqipėrisė , si ditė e
shenjtė qė duhet kremtuar sa herė ka pėrplasje politike.
Kėsaj here natyrisht protagonistėt e 9 marsit 1997 nuk
ishin tė gjithė nė pozicionet e vjetra. Preē Zogaj 9 marsin
e kujtonte dhe e interpretonte pėr tė ndihmuar Berishėn. Po
kėshtu edhe Sabri Godo. Nė deklaratėn e Godos kishte njė
pohim domethėnės se nė mars tė vitit 1997 nė Jug bėhej
kryengritje e armatosur , kurse nė Veri hapeshin depot e
armėve. Atėherė Sabriu ishte me kryengritėsit e armatosur
tė Jugut, palė nė marrėveshjen e Vlorės tė 28 marsit me
"Komitetet e shpėtimit" qė ishin pėr luftėn civile tė
armatosur nė Shqipėri. Ishte me Gjinushin, Ruēin, Islamin,
Brokajn. Tani pėrpiqet tė mbajė anėn e Berishės. Edhe kėsaj
here mė ciniku nė fjalėt e tij ishte Skėnder Gjinushi qė
paraqiste njė tabllo krejt tjetėr si janė zhvilluar
ngjarjet nė vitin 1996-97 dhe kėrkonte kėrcėnueshėm ose 9
marsin e ri ose rebelim tė ri. Skėnder Gjinushi edhe gjatė
ndodhive tė fundit ėshtė shfaqur me inat tė madh nė rolin e
njohur tė tij si politikani mė ngatėrrestar e mė provokues
nė politikėn shqiptare, ku ndonėse nuk ka dhėnė asnjė
ndihmesė serioze ka shkaktuar gjithnjė tensione e trazira,
ka mbjellė mllef e pėrhapur helm.
Njė kėngė popullore pėr pushtimin italian tė Shqipėrisė nė
vitin 1939 ka vargun " 7 prill mos ardhėsh kurrė". Kėshtu
duhet kėnduar edhe pėr 9 marsin e vitit 1997 "9 mars mos
ardhėsh kurrė", jo tė kėrkohet nga njė 9 mars i ri sa herė
qė klanet politike dhe politikanėt ngatėrrestarė qė prej 16
vitesh pėrdhosin politikėn shqiptare e rrėnojnė Shqipėrinė
kanė nevojė tė ripjestojnė pėrfitimet mafioze qė jep
pushteti i uzurpuar dhe i keqpėrdorur. Po tė jetė pėr kėtė
nuk ka nevojė tė bėhen mė as zgjedhje parlamentare as
lokale.
Berishės po i bėhet trysni se po nuk shkoi drejt njė 9
marsi tė ri, atėherė vitin tjetėr do tė ketė zgjedhje tė
parakohėshme se sociailstėt do tė bllokojnė zgjedhjen e
Presidentit. Qė tė bėhen zgjedhje tė parakohėshme sa mė
shpejt ėshtė shumė normale dhe nė interes tė Shqipėrisė nė
kėtė gjendje qė ėshtė krijuar nė parlamentin shqiptar, kur
parlamentarizmi i opozitės ėshtė kthyer nė sharlatanizėm
opozitar, ndėrsa parlamentarizmi i shumicės qeverisėse
ėshtė gjithnjė nė mėshirė tė disa sharlatanizmave
partiēkash e individėsh si Nikollė Lesi e ca kokrra tė
formatit tė tij.
Berisha do tė bėnte mė mirė sikur tė shqyrtojė seriozisht
mundėsitė pėr tė ēuar vendin nė zgjedhje tė parakohėshme sa
mė parė, pa pritur atė ēastin kur njė gjė tė tillė e duan
dhe e llogarisin Rama, Gjnushi, Ruēi, Dokle e tė tjerė. Nėn
kėrcėnimin pallavratar tė Nikoll Lesit e disa individėve nė
radhėt e shumicės nuk mund tė realizohet ai program lufte
pėr tė shėruar Shqipėrinė qė e ka shpallur Berisha. Edhe
sikur ta ēojė njė qeverisje si e sotmja me brekė nėpėr
kėmbė deri nė afatin katėrvjeēar me taktika hiq e mos e
kėput me "aleatėt" Berisha e PD-ja nuk do tė arrijnė asgjė,
vetėm do tė pėrgatisin njė humbje mė tė madhe, do tė marrin
njė pėrgjegjėsi mė tė madhe se do t'u krijojnė mafiozėve mė
shumė terren tė hiqen pėr burra tė ndershėm.
SA MĖ PARĖ NĖ ZGJEDHJE TĖ PARAKOHĖSHME , AQ MĖ MIRĖ.
Shqiptarėt le tė hapin sytė, le tė mbėshtesin ata qė kanė
treguar njėfarė dėshire pėr tė pastruar pisllėqet e jo pėr
t'i mbuluar ato qė tė duken tė gjithė gjela majė plehut.


12 mars 2006 Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:27 pm

Kufijtė caktohen sipas kombėsisė, jo sipas shkallės sė
demokracisė

Ēfarė kupton vallė ky Besnik Mustafaj me ndryshim kufijsh
nė Ballkan kur tė pavarėsohet Kosova? E ka fjalėn pėr
kufijtė etnikė shqiptarė? E ka fjalėn pėr kufijtė kolonialė
serbė? Pse njė shtet i pavarur demokratik i Kosovės nuk u
quajtka ndryshim kufijsh nė Ballkan, kurse njė shtet
“jodemokratik” i Kosovės ( ta supozojmė) qenka ndryshim
kufijsh nė Ballkan? Mos Besniku me tė tilla shprehje tė
lėshuara nė tym, pa e ditur ēfarė po flet, do tė theksojė
atė qė pavarėsimi i Kosovės tė shoqėrohet me kushtin qė tė
mos bashkohet me Shqipėrinė? Po njė shtet “jodemokratik” nė
Kosovė kėtė “kusht ndėrkombėtar-mustafajan” mund tė
pėrmbushė mė lehtė se njė shtet demokratik. Nė demokraci
masat e gjėra tė njerėzve kanė mė shumė mundėsi tė shprehin
e tė realizojnė vullnetin e tyre se nė diktaturė dhe mund
tė duan ta bėjnė bashkimin me Shqipėrinė edhe pse nuk do
Besniku.
Pėr tė mos shkuar mė gjatė duhet thėnė se ėshtė e qartė qė
Besnik Mustafaj nuk heq dorė nga formula e tij “pavarėsi e
kushtėzuar pėr Kosovėn” dhe me kėtė nėnkupton ruajtjen e
njė autoriteti e sovraniteti tė Serbisė mbi Kosovėn,
nėpėrmjet mekanizmave europiane qė do tė vėzhgojnė nėse
Kosova po bėhet apo jo demokratike. Pra, ato qė ka thėnė
Besnik Mustafaj nė “Le Figaro” janė shenja tė qarta se nė
Paris e kryeqytete tė tjerė po punohet qė periudha e
mbikqyrjes ndėrkombėtare 6-vjeēare nė Kosovė nėn tabelėn
UNMIK tė kthehet nė njė periudhė mbikqyrje ndėrkombėtare mė
tė gjatė, ndoshta deri 20 vjet sikurse e kėrkonTadiēi, nėn
tabelėm EUMIK, qė gjoja bota tė sigurohet mirė se Kosova po
bėhet demokratike dhe tė drejtat e serbėve janė tė
garantuara.
Serbia po pėrpiqet ta marrė peng Kosovėn nė emėr tė
minoritetit serb me ndihmėn e diplomacisė europiane dhe tė
asgjėsojė kėshtu ato ēka fituan shqiptarėt nė emėr tė tė
drejtave tė tyre kombėtare dhe ndėrhyrjes sė NATO-s,mė
saktė tė anglo-amerikanėve. Kėsaj strategjie po i shėrben
edhe Besnik Mustafaj me intervistėn e dhėnė nė “Le Figaro”.
Le ta thotė vetė po deshi nėse kėtė e bėn nga padijenia,
apo qėllimisht. Ėshtė e pakonceptueshme si mund tė
arsyetojė e tė flasė ashtu njė njeri qė quhet ministėr i
jashtėm i Shqipėrisė dhe si mundet PD-ja e Berisha tė venė
e tė mbajnė njė njeri tė tillė nė postin e ministrit tė
jashtėm tė Shqipėrisė.

Akrobacitė diplomatike nuk janė diplomaci

Besnik Mustafaj le tė dalė nė televizion jo 95 herė pėr njė
tremujor, por 300 herė nė muaj nuk ua mbush dot mendjen
shqiptarėve se nė qėndrimet e pėrēartjet e tij ka ndonjė
gjė me mend e me arsye kombėtare e shtetėrore shqiptare dhe
se kėto pėrēartje nuk tė ēojnė nė tradhėti kombėtare dhe nė
shėrbim ndaj serbėve. Mustafaj vetėm flet kot sa herė
shfaqet para publikut. Pėr disa muaj e dėgjuam tė
deklaronte se Shqipėria ėshtė e interesuar pėr bisedimet
pėr statusin e Kosovės, por nuk do tė marrė pjesė aktive nė
pėrpjekjet pėr pėrcaktimin e kėtij statusi se kjo u takon
ta bėjnė pėrfaqėsuesit politikė tė Kosovės. Mustafaj hiqej
sikur Shqipėria kishte shumė mė pak arsye e tė drejta tė
interesohej e trazohej nė veprimet pėr tė pėrcaktuar
statusin e Kosovės.
Kurse mė 16 shkurt 2006 nė gazetėn e Tiranės “Republika”
lexuan titullin e njė shkrimi “Mustafaj: Shqipėria rol
aktiv pėr statusin e Kosovės”. Ēfarė pati Besniku qė e
ndėrroi qėndrimin? U detyrua sepse politikanėt e Kosovės
kėrkonin qortueshėm qė Shqipėria tė mos i linte vetėm nė
fatin e tyre? Apo nga anė tė tjera erdhėn udhėzime se
Shqipėria duhet tė angazhohet mė aktivisht pėr tė
pėrforcuar trysninė ndėrkombėtare mbi politikėn kosovare nė
ato drejtime qė i ka shpallur Besniku nė intervistėn nė “Le
Figaro”. Janė gjėra qė do tė sqarohen shpejt, por mė e
besueshme ėshtė se ndikimi ka qenė nga ndėrkombėtarėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:27 pm

Ministrat qė kthehen nga “Kibla” e Konferencės Islamike

Kur Shqipėrinė e vizitoi njė burrė i nderuar si ministri i
jashtėm i Spanjės Moratino nė fillim tė muajit shkurt 2006
diplomacinė e Mustafajt e pamė shumė tė mpirė. Moratino i
bėri nder e respekt Shqipėrisė kur i kėrkoi Mustafajt qė
Shqipėria si vend me shumicė tė popullsisė myslimane dhe
anėtare e Konferencės Islamike tė aktivizohej pėr tė
dėrguar mesazhe mirėkuptimi e qetėsimi nė botėn myslimane
ku ziente vala e protestės kundėr karikaturave pėr Profetin
Muhamed.
Nė intervistėn nė “Standard” mė 4 mars 2006 me njė muaj
vonesė shprehet mė nė fund Besnik Mustafaji i lehtėsuar
pakėz nga ngėrēi antiislamik qė e kishte zėnė: “Formulimi i
Moratinos ishte shumė i kujdesshėm. Ai shprehu dėshirėn qė
Shqipėria si vend me shumicė myslimane dhe me mė shumė
raporte me vendet myslimane sesa vende tė tjera tė Europės
tė pėrcjellė atė mesazh tolerance. Tė them tė drejtėn unė u
ndjeva mirė dhe nė asnjė mėnyrė nuk do t’i kisha thėnė jo.
Sepse nė kėt rast njė vend i BE shpreh njė besim tek
Shqipėria...”. Kėtu duhet ta them pa asnjė rezervė se
paturpėsia arrin kulmin. Mburret Besniku se nuk i tha “Jo”
spanjollit kur me mospėrfiljen e tij e fyu edhe mė shumė.
Paaftėsia profesionale e Besnikut me shpjegimin e tij tė
vonuar del dhe mė shėmtuar. Pse ka pritur kaq gjatė pėr tė
folur kėshtu? Pse nuk e shpjegon shkakun qė bėri gjestin e
pahishėn dhe aspak diplomatik qė heshti, nuk e falėnderoi
kolegun spanjoll pėr kėtė vlerėsim ndaj Shqipėrisė.
Gazeta “Standard” e datės 8 shkurt 2006 njė shkrim tė saj e
titullonte “Ministria e Jashtėme. Shqipėria s’pranon tė
negociojė me vendet myslimane”. Kėshtu edhe Besnik Mustafaj
u bashkua me turpin e paraardhėsve tė tij socialistė Milo,
Dade, Meta qė u ngritėn publikisht si tė ndėrkryer kundėr
qėndrimit tė ministrit spanjoll. Kurse mė 17 shkurt 2006 nė
gazetėn “Shekulli” kemi lexuar titullin e njė shkrimi
“Mustafaj: do tė pėrcjellim mesazhe tolerance pėr rajonet
myslimane”. Pėrsėri mori udhėzim nga dikund.
Nė “Standard” tė datės 4 mars 2006 mė nė fund Besniku i
shpall arsyet pėrse po tėrhiqet nga qėndrimi i tij fyes
absurd ndaj Moratinos dhe armiqsor ndaj islamit e
myslimanėve.: “..Kur erdhi presidenti i Komisionit europian
Barroso, e hapi me presidentin temėn e tolerancės qė duhet
tė pėrcillet. Unė e kam diskutuar kėtė temė edhe me njė
njeri qė duket larg diplomacisė, qė ėshtė guvernatori i
Floridas, Xhek Bush, i cili vete e hapi. Kjo tregon se nė
njė dialog tė vendeve demokratike, Shqipėria ka c’sjell si
kontribut. Kjo ėshtė ftesė pėr kontribut dhe nė kėtė formė
mund t’i shėrbejė imazhit tė Shqipėrisė”. Po kėto gjėra qė
Besniku lumturohet se i mėsoi gjatė vizitės nė Amerikė ia
kemi thėnė publikisht ne kėtu nė Shqipėri qysh nė ēastet e
para kur foli Moratino!. Mirė
se nuk di po pse nuk do tė mėsojė Besniku?
Mirė se nuk ka sa duhet mend vetė, po pse i mbyll veshėt
dhe kyē gjykimin? Sa herė i duhet tė bėjė ndonjė gjė me
mend pėr Shqipėrinė duket ta thėrrasė vėllai i Presidentit
amerikan nė Florida qė t’i mbushet radakja? Kujt i hyn nė
punė njė ministėr i jashtėm si ky, axhami e tekanjoz?
Por mė nė fund u sqarua nga njerėz tė niveleve mė tė larta
politike se jo vetėm BE, por edhe Amerika e quan vlerė
europiane e perėndimore qė Shqipėria ėshtė vend me shumicė
myslimane dhe anėtare e Konferencės Islamike. Edhe njė
tjetėr ish-ministėr i jashtėm i Shqipėrisė (nė qeverisjen e
PD-sė), mjeku reanimator Tritan Shehu mė 5 mars 2006, si
duket pasi lexoi intervistėn e Mustafajt, doli e shpalli
publikisht se Shqipėria nuk duhet tė dalė nga Konferenca
Islamike. Ende nuk kanė folur edhe katėr ish-ministra tė
jashtėm Alfred Serreqi (qė kryesoi delegacionin shqiptar nė
vitiin1992 kur Shqipėria u bė anėtare me tė drejta tė plota
tė Konferencės Islamike), Kastriot Islami, Muhamed
Kapllani, Arian Starova. Bashkė me Besnik Mustafajn, Ilir
Metėn, Paskal Milon, Arta Daden bėhen 9 shefa tė
diplomacisė qė nuk i dhanė dot dum punės kur foli Moratino
dhe pritėn sa tė vinin udhėzimet nga BE dhe vėllai i
Presidentit tė SHBA qė tė pohojnė me gjysėm zėri ose tė
pajtohen nė heshtje se ajo qė e quanin “mėkat islamik”
qenka “bekim perėndimor” pėr Shqipėrinė. Ēfarė mjerimi
diplomatik!

Porosia diplomatike e Mustafajt: po thanė grekėt, hiqni
brekėt!

Kur ėshtė puna tė vetėveprojė pėr tė mirėn e politikės e tė
diplomacisė shqiptare ministri Mustafaj nuk di se ēfarė tė
bėjė. Kur ėshtė puna pėr t’iu pėrshtatur politikės sė
antishqiptarėve e tė tjerėve e gjen menjėherė se ēfarė
duhet tė bėjė. Para se tė udhėtonte pėr nė Athinė pėr
veprimtaritė diplomatike shumėpalėshe e kemi dėgjuar Besnik
Mustafajn tė shprehej pėr homologun e tij grek “Miku im
Moliviatis” (qė sapo ėshtė zėvendėsuar nga Dora Bakojanis).
Se kur ishte bėrė mik me atė grek nuk e kemi marrė vesh dhe
nuk ka rėndėsi ta dimė, sepse po e quajmė se Besniku ka
pėrdorur kėtė shprehje pėr elegancė diplomatike, meqenėse
Shqipėria dhe Greqia janė vende fqinjė dhe shqiptarėt e
grekėt janė siē titullohet njė libėr i Enverit i botuarnga
Sofokli Lazri “Dy popuj miq” ( me thonj grekė nė fytin
shqiptar).
Shpresojmė se do tė shpėtojmė nga bezdia qė Besniku tė
shpehet “mikesha ime Bakojanis”, sepse do tė dijė ta
pėrmbajė veten tani qė ėshtė bėrė publike nė gazetė
besnikėria qė ka nė shtėpi. Por nuk shpresojmė se Besniku
do tė heqė dorė nga melodia e fjalėt e kėngės “mirė me
serbėt, mirė me grekėt...”, sepse pa dashamirėsinė e
Greqisė ka kohė qė nuk zihet e nuk mbahet posti i ministrit
tė jashtėm tė Shqipėrisė. Deri tani edhe grekėve Besniku
ua ka dhėnė provat e duhura. Gazeta “Korrieri”e datės 12
tetor 2005 botonte lajmin “Mustafaj: shkollė greke nė
Himarė”. Jo mė vonė se 3 muaj pas kėtj lajmi shkolla greke
nė Himarė u pėrurua, madje nėn tingujt e himnit grek, nėn
valėvitjet e flamujve grekė dhe nėn britmat e grekomanėve
himariotė dhe tė grekėve tė ardhur nga Greqia “Himara ėshtė
Greqi” dhe “Duam bashkim me Greqinė”.
Ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj, qė ėshtė
shumė i shqetėsuar se mos ndryshohen kufijtė e Ballkanit
kur tė bėhet Kosova shtet i pavarur nuk ėshtė merakosur
fare pėr kėto provokime greke, se pėr kozmopolitizmin e tij
ato janė nė rregull. Kujtuam se Besniku do ta kalonte nė
heshtje pėr njė kohė kėtė episod se do tė ndjehej nė
vėshtirėsi. Por u gabuam. Besniku duket i gėzuar dhe i
kėnaqur qė ka ndodhur kėshtu, sepse po pėrmbushen premtimet
e tij. Ai ka deklaruar nė “Standard”: “E kam thėnė qysh nė
tetor (2005) se do tė punojmė pėr hapjen e shkollave
(greke)...Ekziston nė Tiranė shkollė greke. Pse duhet tė
ketė nė Tiranė dhe jo nė Himarė, apo nė Korēė”. Ama duhet
tė pėrgjigjet pse nuk ka shkolla shqipe nė Ēamėri, nė
Selanik, nė Athinė, nė ishujt grekė.
Nė qershor tė vitit 1993 nė njė pritje tė shtruar nga
ish-presidenti i Turqisė, Sulejman Demirel, pėr
delegacionet parlamentare qeveritare nė takimin e vendeve
tė Detit tė Zi nė kopshtin “Dollma Bahēe” nė Stamboll mė
ėshtė dashur tė grindem ashpėr me deputetin grek Efremolu
qė kėrkonte shkolla greke deri nė vendlindjen e Sali
Berishės, por e quante tė pamundur tė hapeshin shkolla
shqipe nė Greqi se vetė shqiptarėt, sipas tij, nuk e
kėrkonin dhe nuk e donni njė gjė tė tillė. Kur pyeta
ministrin e jashtėm tė Rumanisė qė ndiqte debatin se a
besonte qė mund tė ketė njerėz nė botė qė nuk dashkan
shkollė nė gjuhėn e tyre, nėnqeshi me ironi. Po ja qė njė
ministėr i jashtėm nė Shqipėri tani e quan normale qė pėr
grekofonėt e jo grekėt tė hapen shkolla greqisht nė katėr
anėt e Shqipėrisė, pa kurrfarė reciprociteti pėr shqiptarėt
nė Greqi.
Atėherė Efremolu ishte i inatosur me kryeministrin
Aleksandėr Meksi se gjatė vizitės nė muajin maj 1993 nė
Athinė nuk kishte premtuar tė plotėsonte kėrkesėn greke pėr
shkollė greke nė Himarė dhe prandaj vizita e Meksit ishte e
dėshtuar (mbeti pa u nėnshkuar Traktati i Miqėsisė,
natyrisht jo thjesht pėr kėtė). Iu pėrgjigja se unė Meksin
nuk e kisha fort qejf, por tani u dashka ta respektoj mė
shumė.
Atė qė nuk pati guxim ta bėnte njė bir oficeri grek nga
Lunxhėria e Gjirokastrės e bėnė fėt e fėt nė vitin 2006 dy
burra nga Malėsia e Gjakovės, Sali Berisha dhe Besnik
Mustafaj. Madje Besniku me mburrje shprehet se gjatė
qeverisjes sė parė tė PD-sė ( Berisha-Meksi kur Besniku nuk
ishte ministėr i jashtėm, por ambasador nė Paris) tė dy
palėt, grekėt e shqiptarėt kanė treguar ”papjekuri e
nervozizėm arkaik tė tejkaluar nė pjesėn tjetėr tė
Europės”. Tani kemi Besnikun qė tejkalon ēdo kufi nė
nėpėrkėmbjen e tė drejtave e tė dinjitetit kombėtar
shqiptar qė tė duket modern para asaj pjesės tjetėr tė
Europės dhe grekėt ta marrin me sy mė tė mirė se birin e
ish-oficerit tė tyre Aleksandėr Meksin.
Kjo ndodh pėr arsyet qė ka theksuar Henri Ēili nė shkrimin
”Vasil Bollano, misioni i pėrkėtej detit” (“Standard” 1
mars 2006) : “Nga viti 2000 Berisha nis e adopton njė
qėndrim tė ri, sekreti i tė ciit ishte “bėj njė hap mė
shumė se kundėrshtari”. Kjo do tė thotė se Berisha pėrkrahu
shėnimin e kombėsisė nė regjistrimin e popullsisė, ftoi
partinė e minoritetit (grek) nė koalicion, derisa arriti...
nė gjėra tė paimagjinueshme 5 vjet mė parė”. E
paimagjinueshmja ėshtė strategjia: bėj njė hap mė shumė se
vetė grekėt nė greqizimin e Shqipėrisė. Kėtė “fillim tė ri”
e ēon edhe mė pėrpara ministri i jashtėm I Berishės, po
tropojan, Besnik Mustafaj. Ai po tregon zell tė bėjė jo njė
por dy e mė shumė hapa para grekėve nė greqizimin e
Shqipėrisė. Besnik Mustafaj kėtė e quan me cinizėm mbrojtje
tė interesave kombėtare tė Shqipėrisė me politikė
kozmopolite ndaj Greqisė. Bravo Besnik!
Logjika e Besnikut ėshtė vėrtetė e lezetėshme pėr njė qė
hiqet si kozmopolit shqiptar por bėn atė qė kėrkon
nacional-shovinizmi grek ”kur ka shkollė greke nė Tiranė,
pse tė mos ketė nė Himarė”. Nė Tiranė nuk ka pasur shkollė
greke, dikush e hapi vitet e fundit. Tani me kėtė pretekst
Besniku do tė hapė shkolla greke tė mbushė Shqipėrinė.
Ndoshta ėndėrron tė hapė njė tė tillė dhe nė fshatin e tij
tė lindjes nė Tropojė. Nė Tiranė nuk kishte Anastas
Janullatos. Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha,
Aleksandėr Meksi e sollėn “pėrkohėsisht”. Dhe na mbeti
kėtu, do tė na vdesė kėtu dhe do ta varrosin kėtu qė ta
pėrdorin si Shėn Kozmanė pėr tė mbėshtetur greqizimin e
Shqipėrisė nėpėrmjet ortodoksisė. Meqenėse ėshtė njė
Janullatos nė Tiranė duhet tė ketė priftėrinj grekė nė
gjithė Shqipėrinė? Nė Tiranė kishat ortodokse, madje dhe
ajo e zaptuar nga Janullatosi janė ndėrtime nė stil
shqiptar. Tani Janullatosi po ndėrton katedralen e madhe
ortodokse tė stilit grek nė qendėr tė Tiranės. Pas disa
vitesh ndonjė Besnik i tij mund tė dalė tė thotė se kur njė
e tillė ėshtė nė Tiranė pse tė mos ketė edhe nė Tropojė.
Po Tropoja e Salės dhe Nikut ku do pėrfundojė? Apo ajo ka
prapa shpine Kosovėn dhe shpėton? Logjika qė pėrdor
Mustafaj nė intervistėn nė “Standard” ėshtė nė frymėn e
atij palolibrit “Nacional-islamizmi shqiptar, Baleta e
Feraj”, botuar nėn autorsinė e Kastriot Myftarajt nė vitin
2001 qė kėrkonte hapje dyersh pėr helenizimin e Shqipėrisė
sė Jugut. Nga intervista e Besnikut del dhe njė element
tjetėr qė dėshmon se cilėt janė autorėt e vėrtetė tė
palolibrit pėr pjesėn diplomatike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:28 pm

Mustafaj ka nevojė pėr kualifikim diplomatik pėr fillestarė

Njė tjetėr gazetė e Tiranės mė 25 shkurt 2006 botonte
shėnimin “Mustafaj informon ambasadoren amerikane pėr
vizitėn nė SHBA”, Fillimisht kujtuam se titulli i
papėrshtatshėm ishte ngatėrresė nga pakujdesia e gazetarit.
Por edhe nė tekst thuhej se dy ditė mė parė Besnik Mustafaj
kishte pritur ambasadoren amerikane nė Tiranė pėr ta
informuar pėr vizitėn e Besnikut mė 13-15 shkurt nė SHBA nė
kuadėr tė takimit tė komisionit tė partneritetit tė Kartės
sė Adriatikut dhe takimet dypalėshe me zyrtarė amerikanė.
Njoftime tė tilla ambasadores amerikane ia bėn Departamenti
i Shtetit i SHBA. Nuk kishte pėrse t’i bėnte ministri i
jashtėm i Shqipėrisė, kur veprimtaritė ishin bėrė nė
Amerikė, jo nė ndonjė vend tjetėr, apo nė Tiranė. Ndoshta
Mustafaj ka dashur t’i dėshmojė ambasadores sa ka mėsuar
nga leksionet nė Amerikė! Mėnyra si ka folur Besniku nė
intervistėn nė “Standard” tė ēon nė njė mendim tė tillė.
Mbase kur tė fillojė ajo Akademia diplomatike edhe kėto
gjėra do t’i ketė mė tė qarta Besniku. Duhet tė urojmė qė
kjo Akademi tė jetė vėrtetė diēka e mirėorganizuar qė tė
paksohen shkaset qė nė shtypin e Tiranės tė shkruhen
artikuj si ai me titull “Zvetėnimi i diplomatėve” ( e
pėrjavshmja “ABC” 4 shkurt 2006)., ku autorja thekson se
nėpėr korridoret e Ministrisė sė Jashtėme dėgjohen
nėpunėsit tė shprehen “ka ikur koha e atyre burrave” (tė
diplomatėve tė parė tė shtetit shqiptar pas pavarėisė) dhe
“shqiptarėt e fillimit tė mijėvjeēarit janė bėrė mė
pragmatistė dhe mė pak tė kujdesshėm kur ėshtė fjala pėr
pėrfaqėsimin e vendit tė tyre”. Edhe pse nostalgjia pėr tė
shkuarėn ka zakonisht dozat e saj tė teprimit ėshtė e
vėrtetė se Shqipėria nė periudhėn midis dy luftrave
botėrore pėrfitoi shumė nga shėrbimi diplomatik i njė numri
tė kufizuar kuadrosh tė pėrgatitur jashtė vendit mė parė.
Edhe pse diplomacia shqiptare e periudhės sė komunizmit
pati kufizimet e saj, ajo ngriti dhe u mbėshtet nė njė
strukturė tė qėndrueshme, tė cilės nuk i mungoi dinjiteti
nė pėrfaqėsimin e shtetit.
Pas 15 vitesh zhvillimesh demokratike ėshtė turp qė
shėrbimi diplomatik shqiptar tė jetė nė kaos, qė drejtuesit
e kėtij shėrbimi tė bėjnė gafa qė turpėrojnė vendin e
kombin, siē ishte rasti i trajtimit tė “pėrvetėsimeve” nė
ambasadėn nė Uashington, i trajtimit tė emėrimit tė njė
ambasadoreje po nė Uashington, apo i njė pėrfaqėsuesi nė
OKB etj. Ėshtė vertetė turp qė pėr vite tė tėrė nėn
qeverisjen socialiste agrementi pėr ambasadorėt qenka
kėrkuar pasi kryetari i shtetit nxirrte dekretin e
emėrimit. Kjo ėshtė fyerje e rėndė pėr vendin pritės, qė
vihet kėshtu para faktit tė kryer. Le t’i bėjnė si tė duan
rregullimet pėr emėrimin sipas legjislacionit tė vendit,
por praktika dhe etika ndėrkombėtare diplomatike kėrkon qė
mė parė tė merret pėlqimi i vendit pritės, pastaj tė
pėrfundohet publikisht emėrimi i ambasadorit. Kėtė Mustafaj
e rregulloi.
Shqipėria ka ambasada e ambasadorė, ka personel diplomatik
nė Ministrinė e Jashtėme. Po kėta nuk ndjejnė ndonjė
pėrgjegjėsi morale e profesionale pėr kėto qė ndodhin?!. Tė
gjithė kėta shkokan sipas filozofisė sė Nastradinit “zjarri
t’i bjerė diplomacisė”, veē larg prapanicės sė karrierės e
pėrfitimve tė mia?!
5 mars 2006
Abdi Baleta


TĖ SHKRIHET AKADEMIA E “TRADHTISĖ INTELEKTUALE”

Nė shkrimin „Akademia e Shkencave i shkon pėr hullie
shovinizmit serbogrekomadh“, botuar nė „Rimėkėmbja“ mė 7
dhe 14 shkurt 2006, kolegu ynė zotėri Eshref Ymeri
sugjeronte qė tė ribotohen analizat kritike qė ka bėrė
zotėri Hysamedin Feraj mbi qėndrimin thellėsisht
antikombėtar tė kėsaj Akademie nė tė ashtuquajturėn
„Platformė pėr zgjidhje ( lexo moszgjidhjen) e ēėshtjes
kombėtare shqiptare“, qė u botua nė tetor tė vitit 1998.
Qysh kur u bė publike kjo platformė nė disa shkrime e kemi
demaskuar atė si dokument i turpit qė bie jo vetėm mbi
autorėt, por mbi Akademinė si institucion. Njė platformė e
tillė turpėron shqiptarėt si komb e Shqipėrinė si shtet
para gjithė botės. Prandaj e gjykojmė me shumė vend
propozimin e zotėri Eshrefit dhe vlerėsojmė se dy shkrimet
e Ferajt kanė edhe mė shumė vlerė tė njihen nga lexuesit
tanė tani, sepse sa mė shumė kohė qė kalon, aq mė shumė del
nė pah marrėzia qė ka bėrė dhe qėndrimi antikombėtar qė ka
paraqitur Akademia e Shkencave me atė platformė.
Tani po ziejnė debatet pėr ristrukturimin e kėsaj Akademie.
Njerėzit qė janė mbledhur kruspull si nė njė guackė fosile
pėr t’i rezistuar ndryshimit qė kėrkon koha spekulojnė me
gjithėfarė pseudoargumentesh ta shmangin reformėn e thellė
tė domosdoshme. Kur rilexon shkrimet e zotėri Ferajt,
shkruar para disa vitesh, pezmatohesh qė kjo Akademi, mė
saktė „azil shkencor“ nuk ėshtė mbyllur me kohė, qoftė dhe
vetėm pėr atė dėm tė madh qė ka bėrė me Platformėn pėr
(mos)zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare. Ajo Platformė
pėrfaqėson vetėm njė dėshmi „tradhėtie intelektuale“ nė dėm
tė kombit.
Qė ndonjė nga akadhemykėt qė kacavirren pas idesė sė
pavarėsisė pėr ruajtjen e fosiles tė mos kėrcejnė pėrpjetė
e tė ēirret se janė „fondamentalistėt islamikė“ qė na kanė
sugjeruar kėtė terminologji tė „tradhėtisė intelektuale“,
po citojmė nga libri „Kush jemi ne?“, botuar nė vitin 2004
nga politologu i mirėnjohur amerikan Samuel P. Hantington:
„Julian Benda nė vitin 1927, kur lufta e klasave dhe
nacionalizmi po arrinin apologjeun e tyre, nė polemikėn e
shkėlqyer „Tradhėtia e nėpunėsve“ i sulmonte hidhur
intelektualėt se tradhėtonin pėrkushtimin ndaj tė vėrtetės
pėr interes dhe binin nėn pasionet e nacionalizmit.
Tradhėtia e intelektualėve tė sotėm ėshtė e ndryshme. Ata
braktisin pėrkushtimin ndaj kombit tė tyre dhe
bashkėshtetasve tė vet dhe mbrojnė epėrsinė morale tė
identifikimit me tėrė njerėzimin. Kjo u pėrhap e lulėzoi
nė botėn akademike tė viteve 1990“(fq.269), Pikėrisht
brenda viteve 1990 u gatua dhe u servir publikisht edhe
Platforma e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė pėr ta
braktisur ēėshtjen kombėtare shqiptare dhe pėr t’i dhėnė
epėrsi mbi tė identifikimit tė pikėpamjeve tė akadhemykėve
tė Shqipėrisė me pikėpamjet e Akademisė sė Shkencave tė
Serbisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:29 pm

AKADEMIA E SHKENCAVE NĖ MBROJTJE TĖ KUFIJVE TĖ SERBISĖ

Kėto ditė Akademia e Shkencave e Shqipėrisė (ASHSH) botoi
njė letėr reagimi ndaj njė shkrimi kritik tė botuar nga unė
nė gazetėn “Albania’ ndaj ‘pltaformės’ sė hartuar prej
kėsaj Akademie kundėr zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare, njė
platforme qė si zgjidhje konsideron mbetjen e shqiptarėve
tė coptuar nė gjashtė shtete deri sa jo vetėm tė bashkohet
Evropa por tė pėrfshijė edhe Ballkanin brenda. Porcesit tė
bashkimit tė shqiptarėve si rezultat i procesit tė
bashkimit tė Evropės ASHSH nuk i kundėrvihet. Nė letrėn e
vet nė krahasim me ‘platformėn’ ASHSH sjellė argumente dhe
dėshmi tė tjera shtesė e tė rėndėsishme qė zbėrthejnė mė
tej ‘platformėn’. Kėto argumente shtesė meritojnė edhe njė
analizė shtesė.
Sė pari, kryesia e ASHSH ndryshimin e kufijve dhe
pavarėsimin e Kosovės nga Serbia e konsideron
fondamentalizėm islamik. Ky qėndrim nuk gjendet nė
‘platformė’ por ėshtė qėndrim shtesė dhe njė zbėrthim i
mėtejshėm i saj nga letra. Ashtu si nė ‘platformė’ edhe nė
letėr ASHSH pėrsėritė se pikėnisje pėr zgjidhjen e ēėshtjes
sė Kosovės duhet tė jetė mosndryshimi i kufijve dhe
prandaj, pėrsėritė letra: ‘duhet t’i shtojmė pėrpjekjet pėr
ta njohur Republikėn e Kosovės si element konstitutiv tė
Republikės Federale tė Jugosllavisė”. Unė, siē mė citon
drejtė edhe letra, kam shprehur mendimin dhe vazhdoj tė
mendoj se shqiptarėt, po tė kishin akademi shkencash,
diplomaci, shtet, parti kombėtare etj., do tė duhej tė
shtonin pėrpjekjet pėr tė bindur faktorin ndėrkombėtar
(Fuqitė e Mėdha) pikėrisht qė tė pranojė ndryshimin e
kufijve d.m.th. pavarėsimin e Kosovės. Pėr kėrkesėn time
letra e kryesisė sė ASHSH shkruan: ‘nuk kemi ē’tė themi mė
tepėr veēse tė shprehim keqardhje qė pėrfaqėsia e
shqiptarėve tė Kosovės, e cila merr pjesė nė takimin e
Rambujesė nuk e mori me vete kėtė perlė tė patriotizmit
shqiptar, i cili me siguri do t’i detyronte Fuqitė e Mėdha
me teoritė e tij fondamentaliste islamike qė ato ta
detyronin Serbinė, Maqedoninė, Malin e Zi dhe Greqinė, t’i
lėshonin trojet shqiptare dhe tė formonin Shqipėrinė e
bashkuar’.
Pėrfaqėsia e shqiptarėve tė Kosovės, e cila merr pjesė nė
takimin e Rambujesė ka marrė me vete pikėrisht kėtė perlė
tė patriotizmit shqiptar dhe nėn presion tė jashtėzakonshėm
po mbronė pikėrisht kėrkesėn pėr pavarėsi, ēka do tė thotė
pėr ndryshim tė kufijve, pėr shndėrrimin e tyre nga kufij
administrativ nė kufij ndėrmjet shteteve. Mirėpo, nė qoftė
se kjo sipas ASHSH ėshtė teori fondamentaliste islamike,
atėherė pėrfaqėsia shqiptare nė Rambuje sipas ASHSH del se
ėshtė duke u nisur nga njė teori fondamentaliste islamike.
Pikėrisht kėtė ka dashur tė thotė ASHSH, sepse mua mė
njohin personalisht dhe e dinė se jam ateist e jo
fondamentalist i asnjė besimi fetar. Por, pėrmes akuzės
ndaj meje duke e pėrmendur pėrfaqėsinė nė Rambuje i janė
drejtuar pikėrisht kėsaj pėrfaqėsie. Dy ditė para letrės nė
Paris shkoi edhe nėnkryetari i qeverisė serbe Vuk
Drashkoviq, kryepeshkopi ortodoks serb Artemije dhe At Sava
i manastirit tė Deēanit pėr tė bindur opinionin publik dhe
diplomacinė nė Rambuje se kėrkesa e delegacionit shqiptar
pėr tė pėrfshi nė marrėveshje pavarėsinė e Kosovės mbas tre
vjetėsh ėshtė kėrkesė islamike. Pėr kėtė arsye, sipas
Drashkoviqit, Artemijes dhe Savės ‘humbja e Kosovės nga
Serbia nuk ėshtė vetėm humbje serbe, por ajo paraqet humbje
pėr qytetėrimin krishten evropian’. Edhe ASHSH i bashkohet
‘trinitetit tė shenjtė’ serb Drashkoviqit, Artemijes e
Savės me mendimin se kėrkesa Fuqive tė Mėdha pėr pavarėsinė
e Kosovės, ndryshimin e kufijve ėshtė fondamentaliste
islamike. Me kėtė formohet njė treshe tjetėr e ‘shenjtė’
mbasi njėkohėsisht me treshen serbe mori njė udhėtim nėpėr
Ballkan edhe Pangallos pėr tė kundėrshtuar pavarėsinė e
Kosovės nė emėr tė mosndryshimit tė kufijve. Kėshtu,
delegacioni serb, Pangallos dhe kryesia e ASHSH pėrbėjnė
njė treshe qė njėkohėsisht nė Paris, Ballkan dhe nė vetė
Tiranėn dalin kundėr pavarėsisė sė Kosovės nė emėr tė
mosndryshimit tė kufijve dhe luftės kundėr fondamentalizmit
islamik.
Cilėsimi i kėrkesės pėr ndryshimin e kufijve si
fondamentalizėm islamik, siē thashė, nuk drejtohet kundėr
meje si laik, por pėrmes meje i drejtohet me letėr
delegacionit shqiptar nė Rambuje pėr tė hequr dorė nga
kėrkesa pėr pavarėsi e ndryshim tė kufijve. Kėshtu kryesia
e ASHSH nė ēastin mė tė vėshtirė dhe vendimtar pėr ēėshtjen
shqiptare i bashkohet propagandės politike e kishtare serbe
dhe bėn presion mbi delegacionin shqiptar nė Rambuje qė tė
heqė dorė nga kėrkesa pėr pavarėsi me argumentin se ėshtė
kėrkesė fondamentaliste islamike. Kjo ėshtė njė dėshmi qė
shqiptarėt duhet ta mbajnė mend mirė pėr tė kuptuar
shkallėn e fondamentalizimit ortodoks tė ASHSH dhe
vendosmėrinė e saj kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Ėshtė hera
e parė qė kryesia e ASHSH e cilėson kolektivisht kėrkesėn e
shqiptarėve pėr pavarėsinė e Kosovės si teori
fondamentaliste islamike.
Sė dyti, sipas kryesisė sė ASHSH kufijtė e dhunshėm politik
ndėrmjet shqiptarėve tė vendosur nga Fuqitė e Mėdha mė 1913
duhet tė shndėrrohen nga vetė shqiptarėt nė kufij
shpirtėror. Edhe kjo ide nuk ėshtė shprehur qartė nė
‘plaformė’ dhe prandaj letra e shton mė qartė. Nė letėr
kryesia shtron pyetjen pėr mua: ‘pėrse ky ‘flamurtar’ i
nacionalizmit shqiptar e ka braktisur vendlindjen e vet,
Kosovėn ...’? Nė qoftė se me vendlindje kuptojnė konceptin
e ngushtė d.m.th. fshatin ose qytetitn e lindjes atėherė
pyetja nuk ka kuptim tė mė shtrohet vetėm mua, sepse gjithė
kryesia e ASHSH po ashtu e ka braktisur vendlindjen e vetė,
kryesisht qytete e fshatra tė Jugut tė sotėm tė Shqipėrisė
dhe ėshtė vendosur nė Tiranė. Por, kryesia vendlindjen e
njė shqiptari e barazon me kufijtė politikė, sepse
vendlindje timen e quan Kosovėn. Nė kėtė pėrfytyrim tė
kryesisė sė ASHSH pėr shtrirjen e atdheut, e vendlindjes
shprehet njė ndjenjė dhe pėrfytyrim plotėsisht i kundėrt me
pėrfytyrimin e nacionalizmit, veēanėrisht tė rilindėsve
shqiptarė pėr shtrirjen e atdheut. Pėr nacionalistin
shqiptar vendlindja shtrihet nga Janina nė Nish dhe nga
Durrėsi nė Shkup. Pėrshkrime si kėto gjenden me shumicė tek
rilindėsit, si p.sh. nga Sami Frashėri nė veprėn e tij
madhore ‘Shqipėria ē’ka qenė...” dhe pothuajse nė ēdo
dokument tjetėr tė rėndėsishėm tė Rilindjes Kombėtare
Shqiptare e tė nacionalizmit tė mėvonshėm. ASHSH e RPSSH,
qė sot vazhdon tė drejtohet nga tė njėjtėt njerėz pėr
pesėdhjetė vjet ėshtė pėrpjekur tė ndryshojė pėrfytyrimin e
rilindėsve pėr shtrirjen e atdheut dhe ta zėvėndėsojė me
njė pėrfytyrim pėr shtrirjen e tij vetėm brenda kufijve
politik. Pėr kėtė nė tekstet e shkruara prej tyre pėr
edukimin e fėmijėve shqiptarė thuhej se “atdheu... shtrihet
prej Konispoli deri nė Vėrmosh dhe ndėrton me suskes
socializmin’. Pėr tė krijuar kėtė pėrfytyrim e pėr tė
fshirė pėrfytyrimin e rilindėsve D. Agolli shkruante poezi
sipas tė cilės u linte amanet brezave pasardhės ‘vetėm 28
mijė kilometra katrorė/ asnjė pėllmbė mė shumė/ asnjė
pėllėmbė mė pak’. Mbi kėtė pėrfytyrim ėshtė shkruar nga
Akademia ‘Historia e Shqipėrisė”, ‘Historia e letėrsisė
shqiptare’ etj., etj. Me letrėn e vetė kryesia e ASHSH
dėshmon se nuk ka hequr dorė nga ky pėrfytyrim, se i
pėrmbahet vetė kėtij pėrfytyrimi tė cunguar pėr vendlindjen
dhe pėrpiqet t’i indoktrinojė edhe tė tjerėt me kėtė
pėrfytyrim, t’i shtyjė shqiptarėt ta pėrfytyrojnė shtrirjen
e atdheut sipas kufijve politikė.
Siē shihet ndeshja e ASHSH me mua nuk ėshtė personale,
ėshtė ndeshje e dy rrymave mendore, ndjenjėsore krejt tė
kundėrta. Kjo ėshtė ndeshja nga njėra anė, ndėrmjet rrymės
qė pėrpiqet ta ngushtojė pėrfytyrimin e shqiptarėve pėr
atdheun duke ia pėrshtatur atė kufijve tė dhunshėm politik
dhe, nga ana tjetėr, rrymės qė pėrpiqet ta ruaj
pėrfytyrimin e shqiptarėve pėr shtrirjen e atdheut, kombit
e shtetit qė duhet tė pėrputhet me ta. Kryesia e ASHSH
pėrpiqet qė atė qė bėnė Fuqitė e Mėdha mė 1913 kundėr
shqiptarėve nė fushėn politike ta bėj ASHSH nė fushėn
shpirtėrore, nė fushėn qė i takon asaj, nė fushėn e
pėrpunimit tė ideve, ndjenjave, besimeve dhe pėrfytyrimeve
tė shqiptarėve nė pėrputhje me kėta kufijė. Pra, kryesia e
ASHSH pėrpiqet tė vendosė e forcojė kufijtė shpirtėror
ndėrmjet shqiptarėve. Kėtė, vendosjen e kufijve shpirtėror
s’mund ta bėnin Fuqitė e Mėdha dhe atė qė s’mund ta bėnin
ato kundėr shqiptarėve ka marrė pėrsipėr ta bėj ASHSH.
Sė treti, kryesia e ASHSH shpallė se merr pėrsipėr tė bėhet
roje shpirtėrore e kufijve tė Serbisė, krahas rojeve
ushtarake serbe. Duke u pėrpjekur qė kufijtė politik qė i
ndajnė shqiptarėt t’i shndėrrojė nė kufij tė pranuar nga
shpirti i vetė shqitparėve, nė pėrfytyrime tė tyre pėr
vendlindjen, atdheun, shtetin, kombin etj., kryesia e ASHSH
pėrpiqet t’u japė njė mbėshtetje tė fuqishme kėtyre
kufijve. Kėshtu kryesia e ASHSH shndėrrohet nė roje
shpirtėrore tė kėtyre kufijve. Madje kjo roje ėshtė mė e
fuqishme se rojet ushtarake serbe, sepse nė qoftė se
shqiptarėt do tė mendonin si kryesia e ASHSH kufijtė e
Serbisė nuk do tė ishin tė rrezikuar asnjėherė dhe as nuk
do tė kishte nevojė pėr roje ushtarake. Kufijtė qė i ndajnė
shqiptarėt duhen ruajtur nga sllavėt e grekėt sepse nga
shqiptarėt ata kufij nuk janė pranuar asnjėherė, janė
konsideruar tė dhunshėm dhe mbi kėtė bazė ėshė dėshiruar e
kėrkuar fshirja e tyre, mosrespektimi i tyre, thyerja e
tyre. Mirėpo, nė qoftė se shqiptarėt do tė fillonin tė
mendonin e tė ndjenin si ASHSH, t’i pranonin nė shpirtin e
tyre kėta kufij, atėherė sllavėt e grekėt s’do tė kishin
fare nevojė t’i mbronin me ushtarė. Prandaj kryesia e ASHSH
luan rolin e njė roje mė efektive tė kufijve tė Serbisė se
sa vetė ushtarėt serbė.
Mė tej letra vazhdon: ‘pėrse ku ‘flamurtar’ i nacionalzimit
shqiptar e ka braktisur vendlindjen e vet, Kosovėn, dhe
tani qė ajo ka nevojė pėr tė ai nuk shkon tė luftojė atje
si shokėt e vet pėr lirinė dhe pavarėsinė e saj, por ka
zėnė kėtu nė Tiranė njė qoshe tė ngrohte dhe sulmon
djathtas e majtas vėllezėrit e vet’? Kjo pyetje nuk qėndron
mbasi nga vetė veprimtaria e ASHSH dhe qėndrimet e saj ndaj
meje dėshmojnė se unė jamė nė front. Deri sa ASHSH ėshtė
roje e kufijve tė Serbisė dhe ka drejtuar armėt kundėr
meje, deri sa unė po zhvilloj luftė kundėr rojeve kufitare
tė Serbisė, atėherė del se jamė duke thyer kufijt qė i
ndajnė shqiptarėt, jamė nė luftė me rojet e kufijve tė
Republikės Federale tė Jugosllavisė qė ASHSH i konsideron
tė pandryshueshėm e tė paprekshėm dhe i ruan me tėrbim. Ky
ėshtė njė front po aq i vėshtirė, madje nė disa drejtime
fronti i luftės nė fushėn e ideve ėshtė edhe mė i vėshtirė
se fronti i ndeshjes fizike me serbėt. Idetė, ndjenjat dhe
mendimet nuk vrasin mė pak se arma, pushka e raketa, sepse
pushka e raketa drejtohen nga idetė, ndjenjat e
pėrfytyrimet. Ndeshja kundėr sundimit serb nuk zhvillohet
vetėm nė front dhe me pushkė. Ai zhvillohet nė konferenca
si Rambuje, nė ide si tė ASHSH, Drashkoviqit, Savės e
Artemijes pėr ta paraqitė pavarėsinė e Kosovės si
fondamentalizėm islamik etj., etj. Kėtyre raketave serbe nė
formėn e ideve u duhet vėnė pėrballė kundėraketat po nė
formėn e ideve. Por ASHSH dėshiron tė lihet e lirė tė
mbrojė kufijtė e Serbisė, tė bėj propagandė politike kundėr
pavarėsisė e delegacionit shqiptarė nė Rambuje dhe pėr kėtė
i drejton raketat propagandistike kundėr meje me shpresė tė
mė largojė, eleminojė etj. Shkurt, ky ėshtė njė front, dhe
tepėr i rrezikshėm i luftės kundėr sundimit serb. Sa u
takon shokėve tė mi nė frontin fizik vlen ajo qė i thanė
shokėt e vetė Hasan Prishtinės kur ishte deputet nė
Parlamentin e Shqipėrisė: t’i na duhesh aty, pėr pushkė
jemi ne.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:29 pm

Sė katėrti, kryesia e ASHSH mbronė dhe realizon
vllehizimin, sllavizimin dhe greqizimin e ndėrgjegjes
shqiptare. Konceptimi i shtrirjes sė vendlindjes, atdheut
tė shqiptarėve qė shprehet nė letrėn e ASHSH pėrputhet pikė
pėr pikė me pėrfytyrimin e vllehėve tė Shqipėrisė. Njė vitė
mė parė kėtė pyetje mė ka drejtuar nga tribuna e Kongresit
tė Shoqatės sė Vllehėve tė Shqipėrisė, kryetari i saj,
Kristo Goci, pyetje qė u botua nė gazetėn ‘Fratėsia’ tė
vllehėve. Atėherė nuk jam pėrgjigjur, sepse mendoja se as
nuk duhet pritur, as nuk duhet kėrkuar qė vllehėt ta
pėrfytyrojnė shtrirjen e atdheut tė shqiptarėve siē e
pėrfytyrojnė shqiptarėt. Pėr ta Kosova dhe Ēamėria nuk mund
tė jenė pjesė tė atdheut, pėr ta atdheu kufizohet vetėm
brenda kufijve politik. Kėtė pėrfytyrim vllah pėr shtrirjen
e atdheut tė shqiptarėve e merr dhe e bėn pikėnisje tė
mendimeve tė veta edhe ASHSH. Dhe jo vetėm kaq, por kėtė
pėrfytyrim vllah pėr shtrirjen e atdheut tė shqiptarėve
ASHSH pėrpiqet ta fus nė ndjenjat, mendimet dhe
pėrfytyrimet e shqiptarėve. Ky ėshtė, pra, procesi i
vllehizimit tė ndėrgjegjes sė shqiptarėve, tė mėsimit tė
shqiptarėve tė ndjejnė, mendojnė, pėrfytyrojnė si vlleh,
proces qė e realizon ASHSH. Ky nuk ėshtė akt i shkėputur i
ASHSH. Kryesia e ASHSH pėrpiqet ta greqizojė e sllavizojė
Akademinė edhe fizikisht, duke vepruar nė stilin ‘hiq
shqiptarė e vėrė grek’. Kėshtu, pėr tė pėrmendur vetėm njė
shembull: nė redaksinė e filozofi-sociologjisė pėr hartimin
e Fjalorit Enciklopedik Shqiptarė ishin pėrfshirė edhe
Shkėlzen Maliqi dhe Agim Hyseni nga Kosova. Kryesia me
kėmbėngulje, me pretekstin se nė kohėn e kibernetikės,
interentit e e-mail nuk mund tė komunikohte me ta i hoqi
dhe i zėvėndėsoi me minioritarin grek, Kosta Barjaba.
Megjithkėtė, njė nga aspektet mė tragjike tė kėtij procesi
sllavizimi, greqizimi dhe vllehizimi tė ndėrgjegjes sė
shqiptarėve ėshtė sllavizimi, greqizimi dhe vllehizimi i
mendimit tė rilindėsve. Duke i lavdėruar jashtė mase ASHSH
i shtrembėron nė atė mėnyrė rilindėsit sa i kundėrvė
plotėsisht kundėr vetėvetes: Sami Frashėri i ASHSH ėshtė
armiku mė i madh i Sami Frashėrit real, Lidhja Shqiptare e
Prizerenit ashtu si paraqitet nga ASHSH ėshė armikja mė e
madhe e Lidhjes reale tė Prizerenit etj., etj. Duke i
lavdėruar tej mase ASHSH pėrpiqet t’i kundėrvė rilindėsit
ndaj vazhduesve tė tyre tė sotėm tė cilėt nuk shqetėsohen
t’i lavdėrojnė, por t’i zbatojnė nė rrethanat e sotme idetė
e tyre. ASHSH i ka kritikuar rilindėsit mė shumė se ēdo
autorė i derisotėm. Nuk ka vepėr tė rilindėsve tė botuar
nga ASHSH e RPSSH ku fundi i faqeve tė mos jetė i mbushur
me kritika mė tė gjata se vetė teksti i rilindėsve, me
kritikat pėr kufizimet e kohės nga tė cilat vuanin
rilindėsit etj. Por ASHSH i ka kritikuar rilindėsit vetėm
aty ku nuk hynin nė skemat sllave, greke e vllehe.
Si pėrfundim letra pėrbėn njė dokument tė rėndėsishėm pėr
studimin e ASHSH edhe nė shumė drejtime tė tjera. Por,
veēanėrisht e rėndėsishme ėshtė si dokument ku ASHSH pėr
herė tė parė, kolektivisht dhe publikisht e quan kėrkesėn
pėr pavarėsi tė Kosovės si fondamentaliste islamike dhe
merr pėrsipėr tė ruaj kufijtė qė mbajnė tė coptuar
territoret dhe kombin shqiptar, tė ruaj kufijtė e Serbisė e
tė Republikės Federale tė Jugosllavisė, siē shprehet ajo.
Ajo do tė mbetet si dikument i bashkėngjitjes sė koordinuar
praktike tė ASHSH me ekipin serb tė Drashkoviqit, Savės e
Artemijes dhe fushatės sė Pangallosit pėr tė paraqitur
kėrkesėn e delegacionit shqiptar nė Rambuje pėr pavarėsi tė
Kosovės si kėrkesė islamike. Ajo ka vlerė, seps pėrbėn
dokument tė koordinimit nė kohė dhe nė ide tė veprimtarisė
sė ASHSH me veprimtarinė e qeverisė serbe tė pėrfaqėsuar
nga nėnkryetari i saj Drashkoviq, dhe qeverinė greke tė
pėrfaqėsuar nga ministri i saj i jashtėm Pangallos. Ajo ka
vlerė si dokument i presionit tė ASHSH mbi delgacionin
shqiptar nė Rambuje pėr tė hequr dorė nga kėrkesa pėr
pavarėsinė e Kosovės. Kėmbėngulja e kėtij delegacioni pėr
pavarėsi e detyroi ASHSH tė dalė hapur nė fushatė krahas
Drashkoviqit, Artemijes, Savės e Pangallosit, nė tė njėjtėn
kohė dhe me tė njėjtėn pikėpamje kundėr pavrėsisė sė
Kosovės dhe qėndrimit shqiptar tė mbrojtur deri tani nė
Rambuje.

Hysamedin Feraj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:29 pm

MYSLIMANIZMI DHE ANTIMYSLIMANIZMI


Me thene se jemi fetare te medhenj , ate ne
shqiptaret nuk e kemi dhe nuk do ta kemi
kurre . Po me thėne te drejten nje fare
respekti e kemi per gjakun , traditen , fene
qe na kane lane te paret tane brez pas brezi .
Kurre nuk kemi pase ndasi fetare te ekstremeve
, kurre nuk na ka penguar ndarja ne te
krishtere dhe myslimane per te ecur perpara ,
kurre feja nuk eshte bere pengese qe ne te
bashkohemi dhe te mbrojme familjen , te
ardhmen dhe atdheun .
Ne Shqiperi fete nuk kane patur kurre synime
vellavrasese , ato kane bashkepunuar dhe
bashkejetuar ne paqe dhe miresi , ato jane
ulur ne kuvend sebashku sa here fatet e
kombit jane vene ne rrezik . Ato njerez ose ato
grupime njerezish qe sot bejne propaganda per
nderrime masive te fese dhe bejne provokacione
nga me te kamufluarat per sherre dhe
luftra kunder myslimanizmit s,jane gje tjeter
vecse mund ti quajme me nje emer qe do
te thote antimyslimane .
Antimyslimanet jane ne brendesi te tyre ne
rradhe te pare antishqiptare dhe per sa vijon
jane truthare , bastarde , sahanlepires , te
felliqur , bij qe e shite shume lire , puthadore
te antishqiptarizmit me te terbuar qe ekziston
ne rruzullin tokesor . Ato nuk ngjallin aspak
presion apo frike tek ne qe nuk I biem ne
qafe zotit apo robit kudo qe jane , ato duhet
te bejne hesape me haxhinj se ndryshe nuk do
te kete Greqi apo pocaqi ne bote qe do t,ju
beje derman .
Askush nga ne qe kemi respekt per islamin
dhe edukaten e tij nuk jemi mesuar qe te
shajme apo te ofendojme fete e tjera , ne
familje na kane porositur me pase respekt per
fene e tjetrit , ne shoqeri kemi ulur koken
kur ndonje shok I ndonje feje tjeter ka bere
ndonje gabim qofte me dashje , qofte pa dashje ,
duke patur si perkrenare te perbashket
shqiptarizmin . Jeta vete po na meson se
toleranca e tepert mund te merret dhe si
shenje dobesie dhe si shenje paburrerie dhe si
shenje nenshtrimi . GABOHENI RENDE ZOTERINJ
ANTIMYSLIMANE ! Nqs ju , qe deri dje ishit
qente e komunizmit dhe sot jeni borizanet e
antimyslimanizmit edhe ne dime si t’u pėrgjigjemi.
Por ju e dini se shpirti I myslimanit te
vertete nuk eshte shpirt egersire, por shpirt I
gjere sa fushat ku ai lindi dhe u zhvillua
ne shekuj . Shpirti I myslimanit nuk eshte
shpirti i inkuzitorit katolik te mesjetes , nuk
eshte shpirti ortodoks ruso –grek , nuk eshte
shpirti hitlerian I luftes se dyte boterore ,
nuk eshte shpirti I droges , prostitucionit , krimit
familjar , degjenerimit shoqeror .
Ai eshte shpirti I butesise qe predikon paqen
dhe dashurine midis njerezve, por kur butesia
nuk ndjehet rehat ajo duron deri aty ku nuk
mban me dhe pastaj kthehet ne nje reagim qė
ndoshta s’ka ndalim deri kur te arrihet triumfi
perfundimtar .
ANTIMYSLIMANE ju dhe profesoret tuaj qofshin te
cdo lloj matrikulle nuk na ndalni dot as diten
e bukur te Bajramit , as muajn e madhnueshem te
Ramazanit , as festat e tjera te cilat ne
mundohemi me I respektuar aq sa kemi mundesi
dhe energji . Ju nuk do te mundni dot te
ndryshoni me urdher peshku apo greku , pape apo
zape fene e mbi 80% te popullsise . Populli
vete ndoshta nje dite te perendise , ndoshta
ndoshta ndoshta …… do te dije te perzgjedhe
dhe te vendose per fatet e tij ne raport
me fene .
Myslimanizmi do te predikoje gjer diten e
betejes paqe dhe dashuri midis njerezve kudo ku
jane dhe te cdo besimi qe ndodhen , diten e
shenueme te triumfit te jeni te sigurte se ai
do te fitoje dhe do te jetoje njerezimi ne paqe
te plote .
Antimyslimane ! Kurre mos ushqeni deshiren per
diten e betejes se jeni te humbur dhe te
turperuar . Ky eshte edhe mesazhi I zotit ne
qiell, ALLAHUT me te madh vet .



DYLEJMAN MILA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:30 pm

MEXHID YVEJSI, GJAKOVĖ


ĒKA PO VJEN NGA
VJENA?
“Pavarėsia po vjen…”
-Lutfi Haziri, kryesuesi i delegacionit
tė Kosovės.

Mė 20 dhe 21 shkurt 2006, nė pallatin “Daun
Kinsky” tė Vjenės, Austri, u mbajt “raundi” i parė i
bisedimeve ndėrmjet palės shqiptare dhe asaj serbe, nėn
patronatin e tė dėrguarit special tė OKB-sė Marti Ahtisari
dhe zėvendėsit tė tij, Albert Rohan, diplomat nga Austria.
Ende pa filluar bisedimet, me tė arritur nė
vendin e mbajtjes sė takimit, duke hyrė nė pallatin “Daun
Kinsky”, kryesuesi i delegacionit tė Kosovės, Lutfi Haziri,
iu drejtua gazetarėve, qė ishin grumbulluar aty, me kėto
fjalė:”Pavarėsia po vjen…”!
Se “ pavarėsia po vjen” kjo ėshtė bėrė e besueshme
pėr shumicėn, por gjėrat e besuara nga shumica janė shumė
tė pabesueshme, thoshte Oscar Ėilde (1856-1900), shkrimtar
anglez.
Pra, ėshtė e pabesueshme tė besohet se “pavarėsia
po vjen” nga Vjena! Dėshirė ėshtė dėshirė, mandje shumė e
mirė, por dėshira duhet t’i bindet arsyes, thoshte
Ciceroni. Arsyeja e shkuarjes nė Vjenė, edhe pse ishte e pa
arsyeshme, nuk ishte pavarėsia, por ishte njė detyrim,
sipas kėrkesės nga Serbia, nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr
palėn shqiptare…! Kjo ėshtė njė rrugė e rrezikshme…
Sipas Blaise Pascal-it (1623-1662) mendimtar,
dijetar dhe shkrimtar francez, janė dy rrugė tė rrezikshme:
ta mohosh arsyen, dhe ēfar vjen jashtė arsyes, kėto, mos i
prano. Megjithatė, ata i pranuan!
I pranuan dhe nė Vjenė shkuan. Nė Vjenė shkuan,
me palėn serbe u takuan dhe biseduan. Biseduan pala serbe
dhe pala shqiptare, nėn trysnin dhe mbikqyerjėn
ndėrkombėtare. Pala shqiptare ishte nisur pėr nė Vjenė dhe
u kthye nė Prishtinė me plot optimizėm e vetėbesim.
Ky optimizėm e vetėbesim ėshtė vetėmashtrim. Ėshtė
vetėmashtrim tė bisedohet pėr decentralizimin me Serbinė
e tė jepėn deklarata tė thata pėr pavarėsinė…! Pse?
Sepse kur rrinė pranė e mira me tė keqen, ėshtė
sikur i japin diēka njėra tjetrės. Ēka i japėn palėt njėra
tjetrės? Nė fillim buzėqeshjėn! Ka buzėqeshje mė tė kėqija
se lotėt, thoshte Turgenievi. Tė tilla edhe ishin! Mė vonė
i shtrėnguan duart!
Duart e pėrgjakura, tė pėrgjakura me gjakun shqiptar, qė
ende s’ėshtė tharė…! Mė vonė vijnė, ani ēka, ndoshta,
nėnshkrimet, pėrqafimet, hidhėrimet, atėherė priti
masakrimet…!

Decentralizim do tė thotė coptim, masakrim.

Optimizmi, vetėbesimi dhe ndjenjat triumfuese tė
delegacionit shqiptarė tė Kosovės, para shkuarjes nė
Vjenė, gjatė bisedimeve aty, me 20 dhe 21 shkurt 2006 dhe
pas kthyerjes nga Vjena, janė euforike, axhamillyke, aspak
tė natyrshme, nuk janė tė sinqerta, nuk janė madje as
triumfuese, sepse bisedimet janė tė detyrueshme, imponuese.
Ēka ėshtė e detyrueshme, imponuese, si mund tė jetė
triumfuese?!
Si mund tė kenė ndjenja aq triumfuese, pėr derisa
pėr Kosovėn ato janė aq poshtėruese?! Nejse, ky ėshtė
vetėm fillimi, do ta shohim si vjen pėrfundimi?!
Shumė pak gjėra do tė filloheshin nė botė sikur tė
shihej vetėm pėrfundimi, thoshte Lessing-u.
Megjithatė, delegacioni kosovar ėshtė krenar, se
paraqiti nė Vjenė njė platformė qė vlenė! Platforma e
delegacionit kosovar ka njė emėr tė bukur, sa pėr t’u
dukur, e cila quhet: Reforma e Pushtetit Lokal. Shpesh
ndosh qė me emėrtime tė bukura mbulohen gjėrat mė tė
shėmtuara!
Kosova, lum miku, sundohet nga UNMIK-u, ende s’ka
formė, atėherė si mund tė bėjė reformė? Kosova ende
s’ėshtė shtet, atėherė si mund tė ketė pushtet? Me pushtet
lokal, kujt po i qesin fall?
Pala shqiptare thotė se ka ofruar njė projekt tė
moderuar. Njė projekt tė moderuar, evropian dhe pragmatik.
Po, por problemi nė fushėn e decentralizimit ėshtė politik
dhe jo pragmatik.
Decentralizimi nuk i shėrben qytetarėve tė Kosovės,
por i shėrben Sėrbisė. I shėrben Sėrbisė sepse krijohen
kufij tė ri territorial-hapėsinor dhe administrativ
pėrmbrenda Kosovės. Pėrmbrenda Kosovės, kur tė caktohen dhe
legalizohen kėta kufij tė ri, atėherė, gati gjysma e
Kosovės, do tė bėhet Sėrbi!
Administratori i UNMIK-ut nė Kosovė, Soren Jesen-
Petersen, nė pyetjen e sė pėrditshmes austriake “Der
Standart”: A nuk do tė duhej bashkėsia ndėrkombėtare tė
thotė mė haptazi: Kosova do tė bėhet e pavarur? Soren
Jesen-Petersen tha:”Nuk thashė se Kosova do tė bėhet e
pavarur. Thashė se Sėrbia do ta humbė Kosovėn…”
Pra, sipas Kryeadministratorit tė UNMIK-ut, S. J.
-Petersen, Kosova nuk do tė bėhet e pavarur, por Sėrbia do
ta humbė Kosovėn…
Ēka do tė thotė kjo? Kosova nuk do tė bėhet e
pavarur…! Kjo ėshtė e pakuptueshme, por po kuptohet…!
Sėrbia do ta humbė Kosovėn, kjo ėshtė e kuptueshme,
gjithashtu, po kuptohet…
Por, si nuk po kuptohet se, meqė Kosova, sipas
Petersenit, s’do ta fitojė pavarėsinė, meqė Sėrbia do ta
humbė Kosovėn, atėherė, pra nė Kosovė do ta kemi Sėrbinė?!

Deri nė qershor tė vitit 1999, pakica serbe me
ndihmen e Sėrbisė sundonte Kosovėn. Kurse pas qershorit tė
vitit 1999, Sėrbia me ndihmėn e UNMIK-ut, tani nėpėrmjet
decentralizimit, nė emėr tė pakicės serbe, pėrpiqet ta
sundojė, ose ta coptojė Kosovėn…!
Si do tė ndhodh kjo? Do tė ndodh kjo sikurse ndodhi qė
afėr shtatė vite me veriun e Kosovės, jo vetėm me Mitrovicė
e Graēanicė, por me mbi njėzetepesė pėrqind tė territorit
tė Kosovės…!
Sot Veriu i Kosovės, jo vetėm Mitrovica pėrtej Ibrit,
ėshtė Kosovė, por edhe Graēanica, Ēagllavica, Prilluzha,
Stėrpca, Brezovica ėshtė Kosovė, mbrenda kufijve tė
Kosovės, por aty ėshtė Serbia…!
Nesėr kur Kosova do tė decentralizohet, Serbia nė
Kosovė jo vetėm qė do tė legalizohet, por me komuna tė reja
do tė shtohet, kurse Kosova, kuptohet, do tė zvogėlohet…!
Kosova do tė zvogėlohet, pa pėrmendur kėtu, kur t’u
shtohet hapėsira-territori pėr rreth kishave e
manastireve, ku nuk ka serbė as me as me pakicė as me
shumicė…!
Pėr rreth kishave e manastireve, me
eksterritorialitete, me hapėsira tė zgjeruara, do tė
krijohen ”mini-shtete”. “Mini shtetet” me hapėsira tė
zgjeruara, do tė bėhen me zona mbrojtėse tė fortifikara…!
Kėshtu, “Pavarėsia po vjen…” qė tha Lutfi Haziri,
kryesuesi i delegacionit tė Kosovės nė Vjenė, qė po e thonė
shumė liderė vendorė e ndėrkombėtarė, ėshtė njė ēėshtje e
madhe, por nuk mund tė jetė e madhe njė gjė qė nuk ėshtė e
vėrtetė. Kėto janė lajka…!
Lajka, thoshte, F.La Roshfuko, ėshtė njė monedhė
false, qė ka dalė nė qarkullim pėr hirė tė dėshirės sonė.
Pėr hirė tė dėshirės sonė, pėr hirė tė sė drejtės
sonė, liderėt duhet tė zgjohen sot, edhe populli, se nesėr
ėshtė vonė…! Pra, prej Vjenės, pėrveē kėtyre, asgjė nuk
vjen…! Ēka vjen, vjen prej Kėshillit tė Sigurimit…! Dihet
se qysh vendos Kėshilli i Sigurimit pėr Kosovėn …! Ai qė e
di e di, ai qė s’e di do ta merr vesh, kur Kosova tė bėhet
pėrshesh…! Atėherė dikush do tė qajė, dikush do tė qeshė…!
Sidoqoft, dyshimi i ndershėm ėshtė mė i mirė se besimi
i verbėr …


MEXHID YVEJSI, GJAKOVĖ
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:30 pm

PĖR SHQIPTARIN E PIKĖLLUAR NĖ PARIS

Mė 14 shkurt 2006 nė gazetėn “Rimėkėmbja” botova shkrimin
me titulll “Mllefe e pėrēartje nga tribuja kadareane” ku
polemizoja me njė intervistė tė Ismail Kadaresė tė botuar
mė 24 janar 2006 nė gazetėn “Shekulli”, me Sadik Bejkon qė
i sulej njė shkrimi shumė korrekt, sipas mendimit tim, tė
Artan Fugės lidhur me konceptin e Kadaresė pėr
“tribalizmin” nė politikėn shqiptare, si dhe me disa
qėndrime tė shkrimtarit Memet Kraja kundėr pikėpamjeve
kritike tė amerikanit Stefen Shvarc lidhur me veprimarinė
letrare e politike tė Kadaresė.
Mė 6 mars 2006 nė “Shekulli” u botua shkrimi i Sadik Bejkos
“Akuza dhe fyerje publike kundėr shkrimtarėve shqiptarė”,
ku pėr tė mbrojtur idhullin e tij Kadarenė nga sulmet qė i
kishte bėrė nė shtyp gjatė vitit 2005 Kastriot Myftaraj i
ėshtė referuar shkrimit tim tė datės 21 shkurt 2006 ku unė
kisha pėrsėritur qėndrimet e mia tė shpallura prej vitesh
pėr sjelljet e Myftarajt si “vrasės me pagesė nė
publicistikė”. Bejko e ka ndjerė tė nevojshme qė tė
pėrforconte qėndrimin e tij duke iu referuar shkrimit tim
dhe unė nuk e marr pėr keq kėtė, as mund t’ia mohoj kėtė tė
drejtė, ndonėse me Bejkon kam mendime shumė tė ndryshme
edhe pėr ēėshtje qė ai ka trajtuar nė shkrimin e datės 6
mars 2006.
Nuk do tė kisha marrė mundimin t’i radhisja kėto mendime
sikur mė 7 mars 2006 tė mos ishte botuar nė “Shekulli” njė
tjetėr shkrim, i titulluar “Njė qėndrim pikėllues...” nga
njė autor krejt i panjohur pėr mua, me emrin Ardian
Marashi, qė qenka diēka nė Institutin e Studimeve Orientale
nė Paris. Ky zotėri hiqet i zemėruar me shkrimin e Bejkos
qė mbron shumė Kadarenė dhe sulmon amerikanin Stefen
Shvarc, por “ēuditėrisht” inatin ka kėrkuar ta nxjerrė mbi
mua. Nė qoftė se do tė bėhej fjalė pėr qėndrimet e mia nė
debatin e hapur, qė janė realisht mė afėr me ato tė Ardian
Marashit se me ato tė Sadik Bejkos, nuk do shtroja pyetjen
pse ai ka vepruar ashtu. Por krijova pėrshtypjen se
“replika” e Marashit me Bejkon ishte stisur mė shumė pėr tė
pėrgojuar emrin tim pa hyrė nė ndonjė polemikė serioze, tė
cilėn do ta mirėprisja. Kėtij Ardian Marashit atje nė Paris
(nuk e di ēfarė bėn nė Institutin e njohur francez ku ka
pedagogė, studentė, dhe renditės e pastrues librash nė
raftet e bibliotekės) i ishte shkrepur tė merrej mė shumė
me jetėshkrimin tim, t’u kujtonte lexuesve kėtu nė Shqipėri
se jam njeri i marrė nėpėr gojė, madje tė bėnte dhe njė
krahasim midis Abdi Baletės e Besnik Mustafajt nė
shėrbimin diplomatik.
Ėshtė e vėrtetė se ka vite qė emri im pėrmendet pėr mirė,
ose pėrgojohet pėr keq. Tė tjerė shumė mė parė se Marashi
janė kujdesur tė mė sulmojnė egėrsisht. I shėnoj kėto vetėm
pėr tė thėnė se Marashi i ka hyrė kot kėsaj pune, sepse kjo
nuk e ka ndihmuar pėr tė kundėrshtuar qėndrimet e Bejkos,
as pėr tė mė bezdisur mua. Pa qenė natyrisht i sigurt pėr
motivet qė e kanė shtyrė t’i hyjė kėsaj valleje mė mbetet
tė besoj se ka shkruar thjesht pėr t’i bėrė servilizėm
ministrit tė jashtėm tė Shqipėrisė. Mbase ky shqiptar i
Institutit parizian ka nevojė pėr ndonjė vend pune nė
diplomaci. Besnik Mustafaj ka treguar nė pak kohė se i
shpėrblen ata qė e mbėshtesin kur bėn gafa diplomatike.
Ardian Marashit i uroj tė mos i shkojė kot mundi qė ka
derdhur nė “Shekulli”. Kur tė kemi rast mund tė polemizojmė
mė seriozisht, secili nė stilin e vet . Unė nuk e
nėnvleftėsoj shkrimin e tij dhe kur tė jem i ngeshėm do tė
merrem me tė, jo se gjeta pikėpamje tė reja e interesante
por e kam stil pune, tė mos i krijoj askujt idenė se nuk e
ēmoj tė denjė pėr t’i kushtuar vėmendje. Pastaj polemikat
me Bejkon besoj se kanė tė ardhme tė mirė dhe kėtu mund tė
gjendet hapėsirė tė pėrfshihet edhe Marashi.
Gazeta “Shekulli” ka vėnė shėnimin: “Me botimin e shkrimeve
tė z. Bejko dhe z. Marashi, redaksia e konsideron tė
mbyllur kėtė debat”. Mbase nuk duhej mbyllur kaq shpejt,
por redaksia e gazetės i di vetė hallet e saj. Kjo nuk
pengon qė njė debat si ky tė vazhdohet nė gazeta tė tjera.
Redaksia vetėm u ka hequr mundėsinė lexuesve tė “Shekulli”
qė pasi kanė lexuar shkrimet e Bejkos e tė Marashit tė
njihen po nėkėt gazetė edhe njė reagim nga unė, qė do tė
plotėsonte mė mirė informacionin e tyre.

12 mars 2006 Abdi
Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:31 pm

KOSOVA E VOGĖL DHE FUQITĖ E MĖDHA

“Politika ėshtė nė vendin e dytė tė profesioneve mė tė
vjetra nė botė. Prandaj edhe ka ngjajshmėri me atė qė ėshtė
nė vendin e parė.”

-Ronald Reagan

Kosova e vogėl, me mbi 10 mijė kilometra katrorė,
me rreth dy milionė banorė, prej tė cilėve mbi 90 pėrqind
shqiptarė, paraqet njė rast tė veēant qė ka tėrhequr
interesimin e madh ndėrkombėtar.
Interesimi i madh ndėrkombėtar nuk ėshtė aq i madh
pėr Kosovėn e vogėl, pėr shumicėn shqiptare, por interesimi
aq i madh ėshtė pėr pakicėn e e vogėl joshqiptare…!
Pse pėr pakicėn e vogėl joshqiptare gjithė ky
interesim aq i madh bashkėsisė i ndėrkombėtare? Vetėm qė
Kosova mos tė jetė shqiptare…!
Bashkėsia ndėrkombėtare duke priviligjuar pakicėn
dhe duke diskriminuar shumicėn, me kėto veprime
jonjerėzore, antihistorike, dėshiron me zor tė krijojė njė
Kosovė shumėetnike…!
Kosova e vogėl me probleme aq tė mėdha! Kosova e
vogėl ka probleme tė mėdha ekonomike, mungesė kronike tė
energjisė elektrike, numėr tė lartė tė papunėsisė, numėr
edhe mė tė lartė tė pakėnaqėsisė nė mes tė popullsisė…
Por, problemi mė i madh i Kosovės sė vogėl ėshtė statusi i
pazgjidhur, siē po quhet herė i ardhshėm, herė statusi
final ose pėrfundimtar…
Statusi pėrfundimtar, sipas njė diplomati
perėndimor, e tha, si me shaka: ” ėshtė kur tė
pėrshėndetemi nga kjo dynja…!” Sipas kėtij perėndimori,
statusi i Kosovės, si duket, ėshtė bėrė objekt humori…!
Takimi i Kėshillit tė Sigurimit i 14 shkurtit 2006,
nė Neė York, ku u diskutue pėr Kosovėn, u cilėsuar se ka
shėnuar njėrin prej kapitujve mė tė rėndėsishėm nė
historinė mė tė re tė Kosovės, ku mori pjesė edhe
kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi.
Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi, me t’u kthyer
nė Prishtinė, i ngazėllyer deklaroi se ajo qė ndodhi nė
Kėshillin e Sigurimit ishte njė faqe e re historike e
marėdhėnjeve tė Kosovės…
Po, kjo ishte njė faqe e re, faqe e re, por e njė
libri tė vjetėr…! Kosovės pėr herė tė parė i ėshtė hapur
dera nė OKB. Po, por i ėshtė hapur dera
kryeadministratorit tė Kosovės, z. Petersen, kurse i ėshtė
mbyllur goja kryeministrit tė Kosovės…! Kur tė mbyllet
goja, ka pėrfunduar loja…!
Nė takimin e Kėshillit tė Sigurimit, pėrfaqėsuesit e
nėntėmbėdhjetė vendeve theksuan se Kosova duhet tė
pėrmirėsojė standardet dhe nė veēanti, tė zbatojė
decentralizimin, nė mėnyrė qė tė zgjidhet statusi. Shumė
pėrfaqėsues theksuan se Kosova duhet tė konsiderohet rast
unik…
Kosova e vogėl, jo vetėm qė “duhet” tė konsiderohet
rast unik, por Kosova nėn UNMIK ėshtė bėrė qė nga qershori
i vitit 1999, rast unik, testues, eksperimentues, njė rast
unik, njė vend mik-pėr ēdo armik…!
Kosova e vogėl ka armiqė tė mėdhenjė, sikur qė ka
edhe miqė tė kėndshėm…! Njihet njė thėnie e Katonit, tė
cilėn e kishte shėnuar Ciceroni, qė e pėrdorte shpesh, ku
thuhet:”Armiqt e mėdhenjė e keqėdashės tė bėjnė mė shumė
shėrbime sesa miqtė e kėndshėm, sepse tė parėt shpesh thonė
tė vėrtetėn, tė dytėt nuk e thonė kurrė.”

Kush e thotė tė “vėrtetėn” pėr Kosovėn?

E vėrteta pėr Kosovėn mbahej “sekret”. Ky “sekret”
ėshtė zbuluar nga John Sawers, drejtori politik i
Ministrisė sė Jashtme Britanike, i cili u ka thėnė serbėve
se Grupi i Kontaktit ka vendosur pėr pavarėsinė e Kosovės
dhe se serbėt duhet t’i shfrytėzojnė tė mirat qė ofron njė
status i kėtillė. Nė Vjenė, nė zyrėn e kryenegociatorit
ndėrkombėtar, Martti Ahtisaari, ndihej njė kėnaqėsi rreth
mesazhit tė qartė tė diplomatit britanik, i cili e ka thėnė
tė vėrtetėn qė duhej thėnė.
Nė Kosovė, shqiptarėt ndjen kėnaqėsi nga sinqeriteti
i diplomatit britanik. Nė Kosovė shqiptarėt ndjen kėnaqėsi,
ndėrsa nė Sėrbi reagimet e serbėve kanė qenė me rrebesh,
stuhi, histeri…
Kryesuesi i radhės i OSBE-sė, Karel de Gucht, pas
vizitės nė Prishtinė, ka qėndruar nė Beograd, ku me 17
shkurt 2006, ka deklaruar: “Beogradi dhe Prishina duhet tė
gjejnė njė zgjidhje nėpėrmjet dialogut dhe marrėveshjes.
De Gucht ka thėnė,:”Ėshtė mirė qė sė shpejti do tė fillojnė
bisedimet rreth decentralizimit, zbatimi i tė cilit ėshtė
me shumė rėndėsi.”
Pra, qenka mirė qė bisedimet rreth decentralizimit
filluan nė Vjenė dhe se zbatimi ėshtė me shumė rėndėsi! Po,
ka shumė rėndėsi, por jo pėr Kosovė, por pėr Sėrbi… Me
decentralizim, Kosova e vogėl do tė zvoglohet, sepse do tė
coptohet…! Edhe sot Kosova ėshtė e coptuar, por me
decentralizim coptimi do tė zgjerohet, do tė legalizohet,
gati gjysma e Kosovė do tė sėrbizohet…
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave ka publikuar raportin
lidhur me zgjidhjen e statusit tė Kosovės, ku rekomandon
imponimin e pavarėsisė sė Kosovės, por me kushte…! Sepse,
s’duhet tė humbet kohė me negociata tė kota, vlerėson Grupi
Ndėrkombėtar i Krizave…
Tė dy palėt tė pėrgatitėn pėr kompromise, ka thėnė
kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.
Dhe mė nė fund, por qė duhej thėnė qė nė fillim,
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, nė
Ėashington, kėshtu vlerėson:
“Negociatat pėr Kosovėn do tė kenė ndikim edhe nė
rajon. Nė bisedė me kolegėt nga Bashkėsia Evropiane jemi
pajtuar se kjo ēėshtje (e statusit tė
Kosovės) duhet tė zgjidhet gjithsesi nė njė formė, ka thėnė
sekretarja amerikane, K. Rajs. Po, ka thėnė nė njė formė,
por nuk ka thėnė se nė cilėn formė…!
Lexues tė nderuar! Ndaluni pėr njė moment dhe
mendoni mbi atė se ēka nė tė vėrtetė nėnkuptohet me kėto
deklarata kundėrthėnėse pėr Kosovėn e vogėl nga
pėrfaqėsuesit e fuqive tė mėdha…!
Nėse qenka vendosur qė Kosova tė fiton Pavarėsinė,
atėherė pse tė bisedohet me Sėrbinė?
Nėse bisedimet pėr decentralizim qenkan me shumė
rėndėsi, atėherė pse thuhet se s’duhet humbur kohė me
negociata tė kota, siē i quan bota?
Nėse tė dy palėt duhet tė pėrgatiten pėr kompromise,
atėherė, me kompromise, pavarėsia s’na bie hise?!
Me kompromise mund tė na bie hise, pa menduar, vetėm
pavarėsia e kushtėzuar! Pavarėsia e kushtėzuar me Kosovėn e
coptuar apo tė cunguar! Atėherė, Kosova e vogėl do tė bėhėt
sa njė gogėl!!!
Kosova e vogėl, sa njė gogėl, rast unik, nėn UNMIK,
lodėr e fuqive tė mėdha, me njerėz tė civilizuar, qė i
pengojnė shqiptarėt tė jenė tė bashkuar…! Njerėzit, sa mė
shumė tė civilizuar, thoshte Kanti-i, aq mė tepėr bėhėn
“aktorė”. “Aktorė” vendorė, “aktorė” ndėrkombėtarė, qė me
Kosovėn e shkretė bėjnė pazar…!
Liderėt kosovar po bėjnė pazar me serbėt pėr Kosovėn,
ende pa u bėrė Kosova shtet, pa pasur Kosova
sovranitet…Grupi i Kontaktit i cili qėndron prapa
kryenegociatorit, Marti Ahtisaarit, ėshtė mbikqyrės i
pazarit…
Nė Pallatin e Paqes nė Hagė shkruan: “Nėse e do
paqėn, kujdesi pėr drejtėsi”. Shqiptarėt e duan paqen, do
tė kujdesėn pėr drejtėsi, por do tė ketė paqė, do tė ketė
drejtėsi vetėm kur Kosova tė bashkohet me Nėnėn
Shqipėri…Sot kjo nuk ėshtė e lejuar! E lejuar ėshtė Kosova
me pavarėsi tė kushtėzuar…Kosova me pavarėsi tė kushtėzuar
bėhėt njė Kosovė e vogėl shumėetnike, me njė autonomi tė
zgjeruar, nga vendet mike, por me hapėsirė tė zvogėluar nga
fuqitė e mėdha….!

Mexhit Yvejsi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:31 pm

BESNIK MUSTAFAJ KĖSAJ RADHE MERITON PĖRSHĖNDETJE DHE
MBĖSHTETJE

BESNIK MUSTAFAJ SULMOHET NGA MĖ BESNIKĖT E ALEANCĖS
BEOGRAD-ATHINĖ

MINISTRI I JASHTĖM TĖ BINDET SE SHQIPĖRIA KA ENDE ARMIQ,
JASHTĖ E BRENDA


Nuk e prisnim qė tė ndodhte kaq shpejt njė pėrmbysje kaq e
madhe nė logjikėn e qėndrimet diplomatike tė ministrit tė
jashtėm, Besnik Mustafaj, sa tė na duhej brenda javės tė
kalonim nga kritikat mė tė ashpra pėr kėtė diplomaci tek
mbrojtja mė e vendosur e saj dhe tek thirrjet pėr
mbėshtetje tė deklaratės mė tė fundit tė Besnikut lidhur me
ndikimet qė do tė ketė nė politikėn e jashtėme dhe
diplomacinė shqiptare, si dhe nė sjelljen e shtetit
shqiptar, kėmbėngulja e Serbisė pėr ndarjen territoriale tė
Kosovės. Edhe pse qėndrimi i Besnik Mustafajt erdhi
papritmas pėr ne nuk krijoi as enigmė e mister, as hutim e
tronditje, sepse ne njė ndryshim tė tillė kėrkonim prej
tij, ndonėse ishim skeptikė nėse ai do tė gjente forcėn e
gjykimin e duhur e tė mjaftueshėm qė tė bėnte kėtė kthesė.
Tani qė ai e kapėrceu hendekun qė e ndante nga
domosdoshmėria e pranimit dhe e zbatimit tė logjikės
kombėtare e shtetėrore shqiptare nė trajtimin e problemit
delikat tė respektimit tė kufijve nė Ballkan, ne e ndjejmė
pėr detyrė tė pėrshėndesim kėtė veprim.
Nuk ndjejmė asnjė sėkėlldi qė vihemi para kryerjes sė
detyrės sonė tė veprojmė kėshtu, tė mbėshtesim qėndrimet e
Besnik Mustafajt, pas atyre sulmeve tė ashpra qė u kemi
bėrė deklaratave e qėndrimeve tė tij pėr disa muaj me
radhė, deri nė numrin paraardhės tė “Rimėkėmbjes”, mė 14
mars 2006. Kemi dhe tė drejtėn tė themi se pėrshėndetja dhe
mbėshtetja jonė pėr deklaratėn mė tė fundit tė Besnik
Mustafajt ėshtė plotėsisht e pa infektuar nga nevoja
konjukturale, ėshtė mė e sinqerta dhe e motivuar thjesht
nga ndjesi kombėtare dhe shtetėrore e pėr rrjedhojė ka
natyrėn e saj tė veēantė.
Kemi shumė arsye tė na vijė mirė, tė kėnaqemi qė po ndodh
pikėrisht kėshtu. Kur kemi goditur rėndė nė komentet tona
qėndrimet e deklaratat e Besnik Mustafajt, logjikėn e
mbrapshtė dhe herė-herė antikombėtare nga e cila udhėhiqej
ai, nuk kemi vepruar ashtu sepse kishim inat apo cmirė
ndaj Besnikut si person, ndaj ndonjė suksesi tė tij. Kemi
vepruar ashtu, sepse kemi analizuar qėndrimet jo tė
personit me emrin Besnik Mustafaj, por tė ministrit tė
jashtėm tė Shqipėrisė. Prandaj kemi arsye mė shumė se
kushdo tjetėr tė jemi tė kėnaqur kur ministri i jashtėm i
Shqipėrisė, me emrin Besnik Mustafaj, kėsaj radhe dhe mė nė
fund, mban njė qėndrim dhe bėn njė deklaratė me logjikė tė
fortė politike e diplomatike, nė pėrputhje me arsyen
shtetėrore shqiptare, brenda njė logjike dhe arsyeje
politike dhe kombėtare shqiptare.

Deklaratėn e Mustafajt e shohim brenda logjikės sė
qėndrimeve tona

Pa shkuar shumė mbrapa nė kohė po pėrmendim se mė 7 mars
2006 nė gazetėn “Rimėkėmbja” ėshtė ribotuar analiza e bėrė
disa vite mė parė nga politologu Hysamedin Feraj me titull
“Konsumohet “kryekrimi” shkencor”, ku i bėhet njė analizė
dėrrmuese antikombėtarizmit e antishqiptarizmit tė
Platformės sė Akademisė sė Shkencave tė vitit 1998 mbi
(mos) zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare. Mė 14 mars
tė 2006 nė “Rimėkėmbja” u ribotua edhe njė shkrim tjetėr i
Hysamedin Ferajt, replika qė ai kishte bėrė me AKSH nė
titullin “Akademia e Shkencave nė mbrojtje tė kufijve tė
Serbisė”. Tė dy kėto shkrime u ribotuan nė kuadėr tė
debatit qė bėhet pėr mbylljen e njė Akademie tė tillė
shkencash dhe pėr tė mbėshtetur idenė e mbylljes sė saj,
duke sjellė argumentin se vetėm pėr atė platformė
antikombėtare kjo Akademi (pseudo) shkencore e kishte
merituar tė mbyllej me kohė.
Veē tė tjerash me atė (palo)platformė pėr (mos) zgjidhjen e
ēėshtjes kombėtare shqiptare AKSH ishte vėnė nė bisht tė
Akademisė serbe dhe kishte bėrė atė qė aq bukur e ka
cilėsuar e pėrshkruar politologu i mirėnjohur amerikan ,
Samuel P. Hantington si “tradhti intelektuale”.
Asnjė magjistar nė botė nuk mund tė parashikonte mė 7 dhe
14 mars, kur ribotoheshin kėto shkrime tė disa viteve mė
parė, se ministri i jashtėm i Shqipėrisė Besnik Mustafaj do
tė bėnte njė deklaratė qė do tė riaktivizonte pikėrisht
debatin pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare, duke e lidhur me
problemin e kufijve nė Ballkan. Mbi tė gjitha asnjė
magjistar nė botė nuk mund tė parathoshte se vetėm pak ditė
pas ribotimit tė atyre materialeve ajo qė nė Platformėn e
AKSH shėnonte nė vitin 1998 njė “tadhti intelektuale” dhe
njė pabesi kombėtare do tė shfaqej nė mesin e muajit mars
2006 si platformė politike e Partisė Socialiste tė
Shqipėrisė, do tė bėhej kalė-rrangallė beteje i disa
ish-ministrave tė jashtėm tė Shqipėrisė, i disa
politikanėve e propagandistėve shqiptarė dhe i aleancės
antishqiptare Beograd –Athinė, ku nė kėtė rast u pėrfshi
edhe Shkupi.
Nuk mund tė imagjinonim se do tė ndodhte pikėrisht kėshtu e
kaq shpejt kur shkruanim e botonim mė 7 dhe 14 mars 2006
analizėn “(Anti)Diplomacia e kushtėzuar e Besnikut”, ku
shprehej pakėnaqėsia e jonė pėr lumturimin e Besnikut me
idenė e tij tė gabuar se shqiptarėt nuk kanė mė armiq,
madje as Serbinė. Nė atė shkrim me keqardhje vinim nė dukje
se “Besnik Mustafaj merret me diplomaci pėr famė e
reklamė”. Me tė njėjtėn keqardhje vumė re se njė gazetar qė
do tė mbojė Besnik Mustafajn nga sulmet pas deklaratės pėr
kufijtė nuk ka gjetur dot argument serioz, po e vlerėson
kėtė deklaratė tė Besnikut vetėm pėr faktin se “ka tėrhequr
vėmendjen se Ministria e Jashtėme e Shqipėrisė ekziston e
po fillon tė punojė”. Edhe vetė Besniku si duket nga hutimi
prej sulmeve harbute tė disa ish-ministrave tė jashtėm e
humbi aq shumė toruan sa u justifikua se ai po e kapėrcente
fazėn e memecėrisė sė diplomacisė shqiptare nėn drejtimin e
socialistėve ( Paskal Milos, Arta Dades, Ilir Metės e
Kastriot Islamit). Sigurisht nuk mund tė vlerėsohet
pozitive njė diplomaci vetėm pse kalon nga faza e
memecėrisė nė fazėn e llafazanėrisė. Pėr kėtė e kemi
kritikuar e do ta kritikojmė diplomacinė disi tė hallakatur
e pa disiplinė tė Besnik Mustafajt. Por merita e deklaratės
sė fundit tė Besnikut nuk qėndron tek kalimi nga memecėria
dhe tek nxitja e llafazanėrisė politike e diplomatike midis
shqiptarėve. Merita e saj ėshtė se shtron pėrsėmbari njė
problem kyē nė politikėn e diplomacinė kombėtare shqiptare
dhe krijon atmosferė tė re diplomatike , nėse deklarata e
Mustafajt nuk do tė pėsojė fatin e shuarjes sė jehonės sė
zėrit nė shkretėtirė.
Mė 7 mars kemi trajtuar problemin se : “Nuk mund tė bėhet
martesė me Amerikėn e dashuri me Francėn” nė diplomacinė
shqiptare si ia kishte ėnda Mustafajt. Deklarata e fundit e
Mustafajt na jep shpresė se ai dhe qeveria shqiptare po e
kuptojnė dhe po e thonė nė njėfarė mėnyre se nė trajtimin e
ēėshtjes sė Kosovės e tė ēėshtjes shqiptare nuk mund tė
shkohet gjithmonė me filozofinė e thėnies “mishi tė piqet e
helli tė mos digjet”. Mustafaj e ka thėnė mirė se “Jo
gjithmonė heshtja ėshtė flori”. (“GSH”, 16 mars 2006).
Deklarata e Besnikut jep shpresė se ai po e kupton qė nuk
mund tė jeshė edhe pėrfaqėsues i denjė i interesave
kombėtare tė shqiptarėve, edhe kozmopolit i shquar qė tė
bėsh miqėsi me nacional-shovinizmat ballkanikė qė kėrkojmė
tė copėtojnė mė tej kombin shqiptar nė Kosovė e nė
Shqipėri.
Mė 7 mars nė kritikėn pėr Mustafajn trajtuam edhe idenė se
“Kur nuk pendohesh pėr mėkatin apo krimin bėhesh edhe mė
mėkatar e fajtor”. Pavarėsisht se si mund tė mendojė e
shprehet vetė Besniku deklarata e tij e fundit nė fakt
ėshtė pranim i njė mėkati qė e ka bėrė diplomacia shqiptare
nė tėrėsi se duke shenjtėruar mallkimin e
“pandryshueshmėrisė sė kufijve” dhe duke pėrligjur me kėtė
heqjen dorė nga lufta politike e diplomatike pėr zgjidhjen
e ēėshtjes kombėtare shqiptare, ashtu si duhet. Edhe sikur
Besniku tė mos tregojė mė tutje vullnet e vendosmėri pėr
t’u shkėputur nga ky mėkat i rėndė i diplomacisė shqiptare,
ai hodhi njė hap qė nuk zhbėhet dot dhe qė nuk kanė fuqi ta
zhleftėsojnė qortuesit e tij tė tėrbuar.
Mė 7 mars shprehėm mendimin se “Besniku u trullos sėrish
gjatė vizitės nė Paris” dhe i sugjeronim tė dėgjonte mė me
vėmendje ato qė kishte thėnė para pak kohėsh analisti
anglez Xhejms Petifer se diplomacia shqiptare duhet tė
mbrojė mė fort interesat kombėtare para sllavėve e grekėve
nė Ballkan dhe ta merrte kėtė si njė mendim diplomatik
britanik. Pas kėsaj Besniku vizitoi Anglinė. Edhe nėse nuk
ėshtė e vėrtetė, qejfi na e ka tė mendojmė se deklarata qė
bėri pas kėsaj vizite shėnon njė dalje tė Besnikut nga
trullosja prej vizitės nė Paris.
Na gjall ngazėllim deklarata e Besnik Mustafajt sepse na
duket se ai ėshtė mė i prirur tė besojė atė qė kemi shkruar
mė 7 mars 2006 qė “Zgjidhja e problemit kombėtar ėshtė
detyrė mbi detyrat nė Kosovė”. Kėtė ngazėllim na e shtoi
edhe mė shumė shpjegimi qė dha nė Kuvend Mustafaj kur u
gjend para sulmeve harbute fund e krye antishqiptare tė
disa deputetėve socialistė, duke u thėnė atyre se ka ca
gjėra me interes kombėtar pėr tė cilat njė politikan nuk
duhet tė ngurojė tė shprehet si shqiptar. Besniku na u duk
se po e pėrjetonte me njėfarė tronditje sulmin harbut qė i
bėhej. Do tė kishte qenė mė mirė t’u thoshte atyre “mos mė
ēani kokėn” se diplomacinė do ta drejtoj me mendjen time,
jo me trutė tuaj.
Ngazėllohemi duke menduar se “(anti)diplomacia e Besnikut e
kushtėzuar nga propozimi i Tadiēit” qė e kritikuam mė 7
mars po shkon drejt njė diplomacie shqiptare qė ēdo veprim
serb nė dėm tė shqiptarėve tė Kosovės ta kushtėzojė me
qėndrime tė forta shqiptare.
Mbi tė gjitha deklaratėn e fundit tė Besnikut ne kemi
dėshirė ta interpretojmė ( edhe sikur tė gabohemi) si
njėfarė reagimi tė Mustafajt ndaj qortimit tė rėndė
profesional qė i bėmė mė 14 mars 2006 se “kufijtė caktohen
sipas kombėsisė, jo sipas shkallės sė demokracisė”, qė do
tė thotė se njerėzit mund tė njohin ose jo kufijtė midis
shteteve, tė pranojnė ose jo kufijt, tė respektojnė ose jo
kufijt, por kufijt nuk janė tė pandryshueshėm derisa ata
nuk kanė shkuar normalisht atje ku i ka caktuar Zoti,
nėpėrmjet ndarjes sė njerėzimit nė kombe. Janė vetėm
shqipfolės, jo shqiptarė me taban, ata qė i janė vėrsulur
Besnikut me sulme monstruoze se paska bėrė krim, paska
shpallur luftė kur thotė se Shqipėria nuk mund tė garantojė
nė Ballkan kufij qė i vendosin serbėt, grekėt e maqedonasit
sipas tekave tė tyre.
Edhe njė herė u bindėm nga deklarata e Besnikut dhe
sidomos nga sulmet e socialistėve kundėr Besnikut pėr atė
qė shkruam mė 14 mars se “akrobacitė diplomatike nuk janė
diplomaci”. Le tė bėjnė ēfardo akrobacishė Paskal Milo,
Arta Dade, Ilir Meta, Kastriot Islami, Edi Rama, Ben Blushi
ata nuk mund t’i shesin pėr diplomaci shqiptare gjestet e
tyre majmunēe pė tė imituar diplomacinė e Beogradit,
Athinės, Shkupit, Moskės, Parisit. Le t’i tundin si tė duan
duart e kėmbėt nė parlament e nė ekrane televizive,ata do
tė krijojnė vetėm shėmti politike. Prandaj urojmė qė Besnik
Mustafaj tė qėndrojė sa mė larg “llafazanėrive
diplomatike”, tė ecė sa mė shumė nė rrugėn e veprimeve
serioze me logjikė kombėtare shqiptare e jo tė akrobacive
tė shėmtuara si deri sot. Le tė lėrė Paskal Milon, Arta
Daden, Ben Blushin e Edi Ramėn, po tė duan edhe Ilir Metėn
e Pėllumb Xhufin tė pėrdridhen para tė huajve qė kanė qejf
tė shohin diplomacinė shqiptare tė tėrheqė brekėt nėpėr
kėmbė rrugėve tė botės e shesheve politike tė Shqipėrisė.
Dhėntė Zoti qė pas deklaratės pėr punėn e kufijve Besnik
Mustafaj tė mos mbajė mė qėndrime qė kishin krijuar
pėrshtypjen se ai i pėrmbahej parimit “po thanė grekėt
hiqni brekėt”. Diplomacia greke e quajti deklaratėn e
Mustafajt “lojė e Shqipėrisė me zjarrin”, kėshtu qė Besniku
duhet tė rishikojė nė kokėn e tij idetė qė kishte krijuar
pėr dobinė e qėndrimeve tė tij kozmopolite nė marrėdhėniet
me nacional-shovinizmin grek.
Ka pra shumė aryse qė ta vėshtrojmė deklaratėn e Besnik
Mustafajt si njė veprim qė duhet pėrshėndetur e mbėshtetur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:32 pm

Po ēfarė ka thėnė konkretisht Besnik Mustafaj qė u tėrbuan
antishqiptarėt?

Sipas gazetės “Zėri i Popullit” tė datės 16 mars 2006
(shkrimi “Lajthit Mustafaj, kėrkon ndryshim kufijsh”,
Besniku “gjatė njė emisioni nė njė televizion shqiptar”
(gazetari Mentor Nazarko nė “Shekulli” saktėson se ėshtė
fjala pėr ALSAT) paska thėnė : “Nėse Kosova ndahet ne nuk
japim mė garanci pėr mosndryshimin e kufijve, jo vetėm me
Shqipėrinė, por edhe me pjesėn shqiptare tė Maqedonisė”.
Mustafaj paska thėnė se qeveria e Berishės paska dhe njė
dosje me variante tė ndryshme veprimesh nė vartėsi nga
zhvillimi i ngjarjeve.
Ka mjaftuar kaq gjė qė tė shpėrthejė njė stuhi histerizmi
antishqiptar nė Beograd, Athinė e Shkup, dhe njė “cunam
socialist” antimustafajan (nė thelb antishqiptar) nė
Shqipėri.
Njė deklaratė si kjo nuk duhej tė tėrhiqte as vėmendjen e
analistėve seriozė jo mė tė interpretohej si “casus beli”
(shkak pė luftė) nga diplomaci shtetesh dhe rast pėr
shpėrthim tė njė antikombėtarizmi tė vjetėr nga Partia
Socialiste e Shqipėrisė. Por ndodhi e kundėrta. Nga
Beogradi dhe Athina u dėgjuan mesazhe qeveritare e komente
gazetareske se Besnik Mustafaj kishte shtypur butonat e
konfliktit tė pėrgjithėshėm nė Ballkan. Nga Shkupi mbrritėn
pėrbetimet trimėrore tė ministres sė jashtėme Miteva se
Maqedonia i mbronte vetė kufijt e saj, madje ėshtė shtet
unitar ku shqiptarėt duan apo nuk duan trajtohen si pakicė
kombėtare. Nga Brukseli e kryeqytete tė tjerė europianė
vėrshuan deklarata se nuk do tė ketė ndryshim kufijsh nė
Ballkan, por vetėm do tė zgjidhet ēėshtja e Kosovės dhe ajo
e Malit tė Zi.
U duk sikur tė gjithė kishin qenė tė etur pėr njė shkas
sado tė vogėl e qesharak qė tė shpėrthenin energjitė
diplomatike qė kishin grumbulluar pėr tė fajsuar shqiptarėt
se duan “Shqipėrinė e Madhe”. Tė gjithė kėta nuk ishin
ndjerė kur udhėheqėsit serbė bėnin pa pushim deklarata se
“nuk do tė nėnshkruajmė pavarėsinė e Kosovės”, “nuk do tė
lejojmė pavarėsinė e Kosovės” madje “do tė ripushtojmė
ushtarakisht Kosovėn”. Asnjė nga kėta zhurmėmėdhenj kundėr
rrezikut tė Shqipėrisė sė Madhe qė e paska zbuluar Besnik
Mustafaj me ato fjalėt pa kurrfarė kėrcėnimi nuk u ndje kur
njė zėvėndės ministėr i jashtėm i Greqisė para pak ditėsh
erdhi nė krye tė njė karvani provokues politik, diplomatik,
agjenturor hyri deri nė Himarė duke valėvitur flamuj grekė,
duke kėnduar himnin grek dhe duke bėrtitur “Himara ėshtė
Greqi, duam bashkim me Greqinė”.
Merreni me mend sikur Besnik Mustafaj tė shkonte nė Ēamėri
me rastin e inagurimit tė ndonjė shkolle nė gjuhėn shqipe
dhe tė thoshte ndonjė fjalė sa pėr tė kujtuar histiorinė e
Ēamėrisė. Nė njė rast tė tillė Greqia me siguri do tė
kishte kėrkuar me ngut mbledhjen e NATO-s pėr tė sulmuar
Shqipėrinė. Kurse zėvendėsministri i jashtėn grek hyn nė
territor shqiptar, kėrkon ndryshim kufijsh dhe pėr kėtė nuk
dėgjohet asnjė fjalė proteste nė Tiranė e Bruksel, nuk i
bėhet asnjė qortim Greqisė. Ama kur Besnik Mustafaj
deklaron se po tė copėtohet sėrish kombi shqiptar Shqipėria
nuk garanton dot mosndryshimin e kufijve nė Ballkan bien
kėmbanat pėr njė luftė tė pėrgjithėshme ballkanike. Po si
tė thoshte i gjori ministėr i jashtėm i Shqipėrisė; tė
bėjnė ēfarė tė duan me Kosovėn se Shqipėria do tė garantojė
kufirin atje ku ta vendosė Serbia? Besniku tha vetėm se
Shqipėria nuk garanton dot mosndryshimin e kufijve, jo se
do tė nisė ndonjė proces ndryshimi kufijsh. Shqipėria nuk
ka qenė asnjėherė nė gjendje t’i garantojė apo t’i
ndryshojė kufijt. Besniku vetėm ka thėnė faktikisht se
Shqipėria nuk do tė ketė mė fytyrė t’u thotė shqiptarėve tė
rrinė urtė. Ja kaq ėshtė mėkati i Mustafajt.

Si u ndanė shqiptarėt lidhur me deklaratėn e Mustafajt?

Nė kushte zhvillimesh normale e gjykimesh me mendje normale
njė pyetje e tillė do tė ishte absurde. Midis shqiptarėve
nuk duhet tė ketė ndryshime nė vlerėsimin e fjalėve tė
Besnik Mustafajt. Por ndodhi ndryshe. U pėrvijuan katėr
grupime tė ndryshme.
Grupimi i mbėshtetėsve pa rezerva tė fjalėve tė Besnik
Mustafajt ku janė pėrveē “Rimėkėmbjes” edhe njė numėr
komentuesish nėpėr organet e shtypit dhe qytetarėve qė kanė
shprehur opinion.
Grupimin e dytė e pėrbėjnė ata qė e kishin pėr detyrė
partiake e pushtetore tė mbėshtesnin fjalėt e Besnik
Mustafajt, por qė nuk kanė pasur guximin ta bėjė kėtė dhe
vetėm janė pėrpjekur tė “sqarojnė keqkuptimet” rreth
deklaratės sė Mustafajt. Kėtė e ka bėrė kryetari i
qeverisė, qeveritarėt, shtypi i PD-sė dhe gazetat qė njihen
si “ tė pavarura” pėdėiste. Pra kemi tė bėjmė me njė grupim
tė ndrojturish, tė paqartėsh, tė pavendosurish nė trajtimin
e problemit kombėtar.
Grupimi i tretė pėrmbledh ata qė u pėrpoqėn tė qėndrojnė nė
pozita “neutraliteti objektiv”, ose pritshmėrie komode, si
Mentor Nazarko me shkrimin, “Pro dhe kundėr deklarimit tė
Mustafajt” ( “Shekulli”, 17 mars 2006), Ilir Kulla me
komentin televiziv se qėndrimin e Mustafajt e quan tė
drejtė pėrsa i pėrket ndėrgjegjes sė tij individuale , por
jo si ministėr i jashtėm. Madje dhe vetė Mustafaj nėn
trysninė e socialistėve tė tėrbuar sikur anoi nga ky grupim
kur u justifikua se deklarata e tij ishte marrė jashtė
kontekstit, keqkuptuar, keqinterpretuar.
Grupimi i katėrt ėshtė i atyre qė u tėrbuan edhe mė shumė
se serbėt, grekėt e maqedonasit. Kėtu pėrfshihen PS dhe
aleatėt e saj, kryetari i PS-sė, Edi Rama e udhėheqės tė
tjerė tė kėsaj partie si i ndėrkryeri nga antishqiptarizmi,
Ben Blushi, ish-ministrat e jashtėm socialistė Paskal Milo,
Arta Dade, Ilir Meta, Kastriot Islami, gazetarė dhe
komentues tė “Zėrit tė Popullit”, tė “Gazeta Shqiptare”,
deri tek shkrimtari Ismail Kadare dhe “mjeshtri i
propagandės pėdėiste”, Mero Baze.
Mė 16 dhe 17 mars faqet e gazetės “Zėri i Popullit” ishin
mbushur me tituj tė egėrsuar nga antikombėtarizmi si :
“Lajthit Mustafaj, kėrkon ndryshim kufijsh”. “Rama: lajthit
diplomacia shqiptare. Deklarat e Mustafajt alarm pėr
t’ardhmen e Shqipėrisė e tė shqiptarėve”; “Deklaratė e
kryesisė sė PSSH. Qėndrimi i qeverisė antiproduktiv dhe
mesazh i rrezikshėm nė prag tė MSA”; “Mustafaj shpall
luftė, ndez zjarre nė Ballkan”; “Blushi: rezolutė nė kuvend
qė tė garantojmė kufijtė”, “Reagon dhe Kadare: deklarata e
ministrit shumė e gabuar”; “Mustafaj si serb: ndryshoj dhe
kufijt”; Mustafaj, diplomati qė shpall luftė nė rajon.
Burri fėmijė”; “Tribalizmi i qeverisė sė Sali Berishės i
pėrfaqėsuar nga ministri i jashtėm ngre krye shumė ashpėr”;
“Dade: ministri i jashtėm po i vė zjarrin gjithė rajonit me
deklarata absurde”, “Blushi: njė rezolutė ku tė themi se
nuk kemi orekse territoriale kundėr fqinjėve”. “Deklaratė e
papėrgjegjėshme e ministrit Mustafaj apo...?!, (koment nga
Astrit Malaj ku janė rėnditur edhe njė herė tė gjitha tezat
e dikurshme tė propagandės se Kosovėn e donin ata qė nuk
zemėronin serbėt). “Gazeta Shqiptare” mė 16 mars 2006 nė
titullin “Tė gjithė kundėr Mustafajit. Solana : kufijtė
s’preken” rreshtonte deklaratat e ish-ministrave tė jashtėm
tė Shqipėrisė dhe deklaratėn e Mitrevės sė Shkupit. Kėto
shoqėroheshin dhe me komentin “Mos tė luajmė me kufijtė”
shkruar nga vetė drejtori i kėsaj gazete Skėnder Minxhozi
jo mė me pseudonimin e zakonshėm “Katovica”. Ish-ambasadori
nė Uashington, Fatos Tarifa, i shkarkuar nė vitin 2005 nėn
akuzėn pėr pėrvetėsim fondesh tė ambasadės kishte botuar nė
“Panorama” komentin e titulluar “Diplomacia mbi Kosovėn nuk
ėshtė poezi, por njė ēėshtje serioze kombėtare” dhe
bashkohej nė qėndrimin e socialistėve e tė Mitrevės.
Njė cinizėm tė hidhur fshataresk kundėr stilit diplomatik
tė Mustafaj pikėrisht nė kohėn kur duhej analizuar qėndrimi
konkret derdhi nė “Tema” me shkrimin “Problemet e
brendshme tė ministrit tė jashtėm” edhet njeriu qė duhej ta
mbėshteste mė shumė nga PD-ja, Mero Baze. Njė cinizėm si
tė Meros tregoi deputeti demokristian Nikollė Lesi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:32 pm

Spekulimi cinik i Kadaresė me deklaratėn e Mustafajt

Gazetat e televizionet kanė pasqyruar edhe komentet cinike
qė bri pėr tė vėnė nė pozitė tė vėshtirė Besnikun
“shkrimtari i madh” , Ismail Kadare qė u ndodh nė Tiranė.
“Shkrimtari i madh” u tregua politikan i vogėl kur
qėndrimin e Besnikut e quajti tė gabuar dhe e ironizoi me
fjalėt “unė nuk e kuptoj logjikėn e kėtij ministri”. Po
kush ia ka fajin Kadaresė se nuk paska kuptuar logjikėn e
deklaratės sė Mustafajt? Ai vetė pranon se nė kėtė
deklaratė ka njė logjikė, dhe nė ēdo veprim ka njė logjikė,
siē ka njė logjikė dhe nė qėndrimin e Kadaresė, tė Arta
Dades, tė socialistėve, tė serbėve e tė grekėve. Nėse
Kadareja nuk ka kuptuar logjikėn e deklaratės sė Besnikut
kjo vjen pėr njėrėn nga kėto dy arsye: ose Kadareja qenka
shumė budalla,ose ndjek njė logjikė tė kundėrt me atė tė
deklaratės sė Besnikut. Ėshtė sigurisht kjo e dyta.
Kadareja gjithnjė ka shkuar me logjikėn se shqiptarėt pėr
asgjė nuk duhet t’i bėjnė tė pakėnaqur fqinjėt e tyre.
Por nė qėndrimin e Kadaresė ka ndikuar edhe cmira kundėr
Besnikut qė tashmė shfaqet publikisht. “Shkrimtari i madh”
rrėshqiti nė njė cinizėm mjeran sa kur ia kujtuan gjatė njė
bisede se Mustafaj ėshtė shkrimtar si ai, Ismaili me
pėrēmim u pėrgjigj se shkrimtarė tė atillė ka shumė,madje
dhe Sadam Hyseini ka shkruar njė roman. Kėtu kėrkuesi i
pėrhershėm i ēmimit Nobel dėshmoi se nuk i meriton edhe
ēmimet qė ka marrė. Nuk dimė ēfarė romani ka bėrė Sadami
dhe nuk kemi arsye tė mendojmė se Sadami nuk ka dell pėr
trillime letrare vetėm se ishte diktator. Por krahasimi
Mustafaj-Sadam ishte gjė e shėmtuar.
Ja pra, edhe vetėm me kėto tituj gazetash e fakte tė
pjesėshme del njė tabllo tejet e errėt e mendimt dhe e
veprimit tė kėtij grupimi tė katėrt tė reaguesve shqiptarė
ndaj deklaratės sė Mustafajt?

Pėrse gjithė ky tėrbim (anti)shqiptar ndaj deklaratės?

Shpjegimi ėshtė dhėnė me kohė. Rryma e mendimit politik
antinacionalist ( gjegjėsisht antikombėtar) midis
shqiptarėve kėshtu ka verpruar dhe kėshtu ėshtė tėrbuar
pėrherė. Ėshtė njė rrymė qė i trembet pėr vdekje idesė sė
bashkimit kombėtar tė shqiptarėve. Ėshtė njė rrymė qė nė
ēastet mė delikate ka marrė anėn e armiqve kombėtarė tė
shqiptarėve qė tė pėrfitojė nga politika e tyre
antishqiptare pėr tė penguar bashkimin e trojeve shqiptare.
Kėtė rrymė Hysamedin Feraj e ka analizuar nė veprėn e tij:
”Skicė e mendimit politik shqiptar”, Tiranė 1998. Pėr
intrigat antikombėtare tė kėsaj rryme nė “Rimėkėmbja” janė
shkruar shumė shkrime. Fillesat e kėsaj rryme jo vetėm nė
mendimin politik shqiptar, por dhe nė verimtarinė politike
tė shtetit shqiptar janė vėnė re qysh nė nė vitin 1920.
Kėsaj radhe patėm rastin tė shohim dhe personifikuesin mė
tė pėshtirė tė kėsaj politike midis politikanėve tė rinj
socialistė, Ben Blushin. E pamė si turfullonte e
shkumėzonte kur doli nė foltoren e parlamentit tė mallkonte
deklaratėn e Mustafajt. I biri i Kiēo Blushit dhe nipi i
Dhimitėr Shuteriqit fliste sikur tė ishte mė shumė nipi i
Kiro Gligorovit, po marrosej se Mustafaj i kishte vėnė nė
rrezik kufijt e shenjtė tė Maqedonisė. Edhe “ZP” ka
pasqyruar ēmendurinė e Benit pas ruajtjes sė tėrėsisė sė
shteteve sllavo-grekė tė Ballkanit edhe sikur nga trojet
shqiptare tė mos mbeten dy gurė bashkė. Beni i Kiēos kėrkon
nga parlamenti shqiptar tė miratojė njė rezolutė tė
tradhtisė kombėtare pėr tė garantuar “paprekshmėrinė e
kufijve tė Maqedonisė”. Ja ēfarė politikani kanė dėrguar nė
parlamentin e Shqipėrisė zgjedhėsit e njė zone tė Korēės.
Nė vend qė tė propozohet nga foltorja e parlamentit
miratimi i njė rezolute pėr tė shtruar mė fort ēėshtjen
kombėtare shqiptare, pėr tė mbėshtetur atė qė kishte thėnė
ministri i jashtėm partia opozitare propozoi rezolutėn pėr
tė garantuar kufijt e shtetve fqinjė qė nėpėrkėmbin
shqiptarėt, pėr tė sanksionuar paraprakisht copėtimin e
mėtejshėm tė trojeve shqiptare dhe tė kombit shqiptar nga
serbėt.
Dhe janė po kėta tipa qė nė “ZP” guxojnė tė pėgojojnė pėr
“tribalizėm” diplomacinė e sotme shqiptare vetėm se njė
herė tė vetme nė historinė e shtetit shqiptar u bė ministėr
i jashtėm njė djalė nga Malėsia. Ēėshtja e
“pandryshueshmėrisė” dhe paprekshmėrisė sė kufijve dhe
pėrrallat pėr “Shqipėrinė madhe” janė bėrė bajate prej
shumė vitesh. Pėr kėto probleme kemi shkruar shumė herė dhe
do tė risjellim nė dijeni tė lexuesit ato qė janė shkruar


19 mars 2006
Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:32 pm

THĖRRITI MENDJES ZOTNI KARAMELO

Dėgjova me vėmėndjen mė tė madhe gjykimet e tua dhėnė nė
mbrėmjen e 27 shkurtit nė televizionin A1 s’ishin gjė
tjetėr, veēse pėrtėritje tė ngjashme kokė e kėmbė me ato tė
zotni Dules dhe tė pushtetarėve grekė tė tė gjitha kohėve.
Po tė qe se ato gjykime nuk do tė ishin dėgjuar nga
shumėkush, s’do qe e nevojshme kurrfarė pėrgjigjeje, sepse
atdhetarėve shqiptarė me hiēkėla tė tilla tė thėna e tė
stėrthėna tejtėhu qė nga eteristė-megaliideistėt mė tė
hershėm e deri tė ditėve
nė vijim, u janė lodhur veshėt. Pra, me qėllim qė zotni
Karamelosi e zotni Dulja me shokė tė marrin vesh se me
pėrrallat dhe broēkullat eteristo-megaliideiste
athinase nuk mund tė mashtrojnė kėrkėnd, po u pėrgjigjem:
1. Himarasit, z. Karamelo, s’ janė pakicė greke, siē tė
pėlqen ti apo tjetėrkujt t’i quani. Pėrcaktimi yt ėshtė nė
kundėrshtim tė plotė me tė vėrtetėn. Himarasit, edhe pse nė
kohė dhe rrethana tė vėshtira pjesėrisht kanė huazuar disi
greqishten, prejardhja e tyre ėshtė shqiptare. e jo greke.
Po nuk “pėrtuat” dhe
nėse jeni tė aftė, hidhuni njė sy –qoftė dhe pėrciptazi-
veprave tė historiografėve tė lashtė grekė: Eforit,
Shqilaksit, Strabonit, Herodotit, Polibit etj. dhe keni pėr
tė parė se ku ėshtė caku kombėtar verior i Greqisė: Gjiri i
Prévezės. Tė vėrtetėn mbi pėrkatėsinė kombėtare shqiptare
tė himarasve e dėshmojnė njėzėri pa kurrfarė mėdyshjeje
historianėt e shquar tė kohės sė Ali pasha Tepelenės:
koloneli shtabmadhor anglez, Uiliam Martin Liku, diplomati
francez, Fransua Pukėvili, lord Bajroni, Hobhausi dhe plot
tė tjerė tė atyre viteve dhe tė krejt viteve vazhdues; ata
i kanė pasė shetitur njė pėr njė fshatrat e krahinės sė
Himarės. Liku –madje_himarasit i quan “shqiptarėt mė tė
kėqinj”, sepse plaēkisnin anijet e huaja dhe silleshin
tejet ashpėrsisht me detarėt e udhėtarėt e kapur robėr, pa
dashur tė dinin se tė ē’feje ishin. Tė vėrtetėn mbi cakun
ndarės kombėtar greko-shqiptar e theksojnė pa mėdyshje edhe
historianėt grekė: Dhimo Stefanopulli, Perevoi etj.,
veēanėrisht fanatiku i tėrbuar, Panajot Aravantinoi.
Pėrkatėsinė kombėtare shqiptare tė himarasve e dėshmon pa
kurrfarė dyshimi folklori, zakonet etj. E megjithėkėtė
pushtetarėt e Athinės dhe krejt eteristėt e tjerė, tė
turllosur nga megaliideizmi, quajnė grekėr jo vetėm
himarasit, por edhe tėrė tė krishterėt e jugut shqiptar.
Kėtė marrėzi e mbėshtesin vetėm e vetėm tek i njėjtė kryq,
duke bėrė sikur s’e dinė se kryq ortodoks kanė edhe rusėt
dhe kombe tė tjerė. Tė mbėshtetur mbi gjykime maramendėse
megaliideiste pushtetmbajtėsit e Athinės, pėr tė ngopur
grykėsinė e vet gjithsaherė u ka pėlqyer qė toka shqiptare
tė ishte e mbuluar me mjegull, kanė derdhur nė Himarė e
gjetkė disa nga ata qė shesin lėkurėn pėr disa dhrahmi.
Kėtė bėnė edhe mė 1878, kėtė bėnė edhe mė 1912, dhe nė tė
dy rastet Spiro Milo Zanėrit qė u vėrsulėn pėr lesh, me
bisht nė shalė u kthyen tė qethur tek ata qė i kishin
ndėrsyer.
Pikėrisht ngase nuk heqin dorė nga krisuri tė tilla ėshtė
thėnė: “O Athina próti hóra,/ ti gajdhłrus tréfis
tóra!”(Athinė kryeqytet,/ ē’gomarė po ushqen tani!). Ėshtė
punė tjetėr pastaj nėse ty e Dules me shokė -qė mbani
barkun kėtu e mendjen nė Athinė- apo disave himarasve qė u
ka marrė koka erė tė mohojnė
prejardhjen e tyre shqiptare e tė vetėquhen grekė. Tė
tillėve ėshtė afėr mendjes se atdhatarėt shqiptarė kur tė
mbushet kupa do t’u thonė “cėk”, se vendi qė
zgjodhėt ėshtė pėrtej detin.e jo mė nė tokėn shqiptare, siē
i thanė edhe Spiro Milo Zanit me shokė.. Dhe, nėse ndodh
kjo, atėherė ėshtė e ditur se ikja e tyre nga masivi
shqiptar do t’i ngjajė heqjes sė njė qimeje flokėsh. Veē
kėsaj gjaku dhe historia e vet lidhjes me grekėrit, do t’i
ngjajnė bashkimit tė vajit me uthullėn. Nuk mund tė zihet
dielli me shoshė, z. Karamelo. Pėrsa i takon shkollės, pėr
tė cilėn ministra dhe deputetė grekė e kanė aq shumė pėr
zemėr, sa pėr ta ēelur u kėputėn me ecejaket e shpeshta dhe
ndėrhyrjet kryekėput tė palejueshme, mund tė them:
Nėse shkolla ēelet si qendėr kulturėpėrhapėse nė njė
vendbanim shqiptarėsh e jo tė njė pakice tė huaj ku krahas
greqishtes detyrimisht nė shkallė tė barabartė tė jepet
edhe shqipja, nė kėtė rast jo vetėm qė s’ka asgjė tė keqe,
po duhet edhe pėrshėndetur e pėrgėzuar. Ndėrsa, nėse kjo
nuk ndodh, atėherė ajo shkollė ngrihet qėllimisht pėr t’u
pėrdorur si gazermė ushtarake greke, siē janė pėrdorur edhe
nė Ēamėri pėr shndėrrimin e shqiptarėve nė grekėr.
2. The, z. Karamelo –si edhe Dulja gjithėsa herė merr
fjalėn- se Greqia ėshtė kryesorja qė vendos pėr pranimin e
shtetit shqiptar nė BE. Tė jesh plotėsisht
i bindur, se kur shteti shqiptar tė ketė krijuar kushtet e
domosdoshme pėr t’u bėrė pjesė e asaj organizme, do tė
pranohet doemos, sado qė Greqia tė pėrplasė fundet. Dhe se
sa pėr zemėr e ka Greqia Shqipėrinė, mjafton tė pėrmend
vetėm kėto “mirėbėrėsi” tė saj:Grabitjen pėrgjakėsisht tė
Ēamėrisė dhe Janinės dhe zhuritjen e gati tėrė jugut
shqiptar. Justin Godardi nė veprėn e vet “Albania” pėrmend
njė pėr njė tė 400 fshatrat e brenda shtetit shqiptar tė
shndėrruar nga
grekėrit nė shkrumb e hi. Lemeritė e “kapetan” Vardhės dhe
e egėrsirave tė tjera greke nė vitet 1913-1916 nė krahinėn
rreth Pėrmetit tė pėrshkruara nga prifti Tomorri-Leusa nė
librin e vet “Barbaritė Greke nė Shqipėri” rrėnqethin ēdo
njeri me ndjenja njerėzore. Therja me thika dhe ēarja me
sėpata nga oficerėt grekė
e 100 krerėve ēamėr afėr Paramithisė dhe e 218 krerėve
lebėr nė manastirin e Leklit. Therjet dhe pushkatimet e
krejt banorėve tė Panaritit dhe e shumė tė tjerėve nėpėr
fshatrat e qarkut tė Korēės. Dėbimi pėrdhunisht nga vatrat
dhe pasuritė e veta tė mbi 70.000 ēamėrve dhe shqiptarėve
tė krahinave tė tjera shqiptare brenda shtetit tė nėmur
grek. Dergjja e mijėra shqiptarėve tė brenda dhe jashtė
kufirit shtetėror nė ēarqet shfarosėse egjeike gjatė viteve
1940-1941 dhe shuarja nė to e shumė e shumė prej tyre.
Me njė fjalė: po tė ishte se ēėshtja shqiptare do tė qe nė
dorė tė Greqisė qoftė edhe nė tė njė miliontėn herė, tė
jesh i bindur – gjė qė ti je mėse i bindur-se sot pėr
Shqipėrinė do tė thuhej: “Na ishte njėherė e njė kohė njė
komb shqiptar dhe njė vend qė quhej Shqipėri”; kjo, sepse
grekėrit do ta kishin varrosur shtat pat dhe, sa tė mos
ndihej as nami e jo mė t’i dukej edhe nishani. Goditjet e
disahershme ushtarake, pėrpjekjet kėmbėngulėse diplomatike,
kėrkesat e prera
dhe kėrcėnimet e vazhdueshme tė pushtetarėve eprorė grekė:
Lefter Venizellosit, gjeneral Danglliut, ministrit dhe
kryeministrit Rralli etj. etj. –deri edhe tė atyre tė
ditėve tona- janė dėshmia mė bindėse se ē’ka qenė dhe
ē’ėshtė Greqia pėr mbarė shqiptarėt dhe pėr Shqipėrinė e
tėrė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:33 pm

3. Pėrkufizimet e tua mbi pakicat ishin njė tjetėr hiēkėl,
z. Karamelo, pėrderisa t’i vure shenjat e barazimit
ndėrnjet pakicės greke brenda shtetit shqiptar dhe mėrgatės
shqiptare tė viteve tė fundit nė Greqi; ky pėrcaktim
s’ishte gjė tjetėr, veē se njė huazim i pėrpiktė i
pėrcaktimeve tė mėsuesve tė tu tė kėtyre 15-16 vjetėve nė
vijim: megaliideistėve mė tė tėrbuar. Pakicat kombėtare:
ajo shqiptare brenda
shtetit grek dhe ajo greke brenda shtetit shqiptar tė
njohura zyrtarisht, z. Karamelo e kanė zanafillėn qė me
caktimin e kufirit shtetėror greko-shqiptar mė 1913 nga
Konferenca e Ambasadorėve. Po, ndėrsa njė numėr prej
pakicės greke brenda shtetit shqiptar dihet botėrisht se
ėshtė e pėrbėrė nga shqiptarė qė nė
kushte tė caktuara janė greqizuar nė pėrmjet gjuhės e njė
numėr prej saj bujq tė sjellė atje nga vise tė ndryshme
greke –kryesisht nga Thesalia- prej pronarėve tė tokave,
pakica kombėtare shqiptare brenda shtetit grek ėshtė gjysh
stėrgjyshi vendėse; kėtė tė vėrtetė pėr tė dyja palėt e
vėrteton katėrcipėrisht pronėsia
mbi pasuritė e paluajtshme. Por edhe pse tė prurėt nga vise
tė ndryshme greke fillimisht nuk ishin vendės, me kalimin e
qindra vjetėve pune kėtu, nuk mund tė mos fitonin tė
drejtėn e vendėsit. Kryekėput ndryshe nga pakicat janė
mėrgimtarėt e tanishėm; kėta nuk mund tė jenė dhe tė quhen
pakicė, se nuk janė banorė tė njė krahine tė caktuar
shqiptare tė shkėputur prej trungut tokėsor shqiptar, po tė
mėrguar nga krahina tė ndryshme brenda kėtij shteti. Si tė
tillė ata s’janė pronarė vendės, po shėrbėtorė tė grekėrve.
Kėtė tė vėrtetė s’ka si ta luajė dot as topi. Po nė kėtė
mes vetėvetiu lindin disa pyetje:
1. Ē’e bėn njė pjesė tė popullsisė sė njė shteti tė quhet
pakicė nė shtetin pėrkatės?
2. A ka patur dhe a vazhdon tė ketė pakicė kombėtare
shqiptare nė shtetin grek? Nėse po, cilat kanė qenė dhe
vazhdojnė tė jenė sjelljet dhe qėndrimet e
pushtetarėve grekė ndaj tė drejtave tė tyre tė ligjshme
ndėrkombėtare?
Dihet se shenja mė dalluese dhe kryesore e njė pakice ėshtė
gjuha amtare, shenjė kjo qė i jep tė drejtė edhe pakicės
grekfolėse brenda shtetit shqiptar tė quhet pakicė greke.
Dhe pushtetarėt shqiptarė tė tė gjitha kohėve detyrimet
shtetėrore dhe ndėkombetare tė saj i kanė pėrmbushur njė
pėr njė; madje nė disa drejtime i kanė tepruar. Ėshtė nė
nderin dhe detyrimin njerėzor e botėror tė qeveritarėve tė
njė shteti qė ndaj pakicave kombėtare besuara nga
organizmat pėrkatėse ndėrkombėtare, tė mirėsillen dhe t’i
mirėmbajnė; t’ua bėjnė jetesėn sa mė tė kėdshme, me qėllim
qė mėrzitinė e tyre nga veēimi prej bashkėkombėsve tė
pėrkatės ta ndjejnė sa mė pak qė tė jetė e mundur.
Pjesėtarėve tė pakicės grekfolėse brenda shtetit shqiptar
s’u ėshtė kursyer asnjė drejtė nga ē’ kanė pėrjetuar
nėshtetasit e tjetėr shqiptarė. Pjesėtarėt e saj
vazhdimisht jo vetėm qė kanė qenė dhe janė tė pranishėm pa
kurrfarė dallimi nė pėrbėrjen e tė gjitha unazave
shtetėrore shqiptare qė nga nėpunėsi mė i ulėt e deri tek
mė i larti, po janė lejuar tė krijojnė edhe grupime
politike me qėndrim e synime tė huaja, si OMONIA dhe e
ashtuquajtura Parti e tė Drejtave tė Njeriut. Megjithatė
qeveritarėt e Athinės dhe nxėnėsit e tyre tė kėsaj pakice
ngulmojnė pėrherė e mė zhurmėrisht tė bėrtasin mbi tė
drejtat gjoja tė cunguara tė pakicės nė fjalė. Pa vini pak
gishtin kokės, z. Karamelo se ē’do tė kishte ndodhur me
pakicėn grefolėse brenda shtetit shqiptar, sikur
pushtetarėt e kėtij shteti tė kishin vėnė shėnjat e
barazimit midis saj dhe asaj shqiptare nė shtetin grek. Po
qe, z. Karamelo se pushtetarėt e shtetit shqiptar do tė
ishin sjellė sikur u sollėn –dhe po sillen- pushtetarėt
grekė ndaj pakicės shqiptare brenda shetetit grek, pa
kurrfarė dyshimi qė pėr pakicė grekfolėse brenda shtetit
shqiptar as qė do tė flitej fare. Ēdokush qė e quan veten
politikan, qoftė dhe me dy para mend nė kokė, kėto gjėra
duhet t’i mbajė pėrherė parasysh sa here ēel gojėn pėr
marrėdhėnie njerėzore, kombėtare dhe ndėrkombėtare.

Sė fundi, z. Karamelo, le tė hidhet njė vėshtrim qoftė dhe
i shpejtė mbi pakicėn shqiptare nė shtetin grek, prania e
sė cilės atje ėshtė e njohur qė me krijimin e
atij shteti: 1829. Qė asokohe ajo pėrbėnte gati njė tė
tretėn e popullatės sė shtetit nė fjalė, gjė kjo e ditur
botėrisht; dhe ishte pikėrisht kjo pakicė qė guxoi e para
tė rrėmbente armėt pėr pavarėsi dhe se gjatė viteve tė
kryengritjes qėndroi pėrherė nė ballė tė saj. Dėshmia mė e
gjallė janė krerėt e lavdishėm:
Bubullima, Konduriti, Nikollė Kriezoti, Mjaulliu, Pangalloi
etj. etj. Tė shumtė kanė qenė edhe pasardhėsit pasues tė
tyre, tė shquar nė gjuhėsi, histori, art etj.. Tė tillė
kanė qenė: korifeu Anastas Kulluriti, gjuhėtari i famshėm
Panajot Kupitori, profesorėt e dalluar Aleko Frėngu, Petro
Furriku e Jorgo Marruka, kėngėtarėt bilbilė tė shqipes, si
Aleko Dhimua me shokė dhe sė fundi historiani tribun,
Aristidh Kola. Po, pushtetarėt grekė, pėr t’u fshehur
pėrkatėsinė e tyre kombėtare, nė ngjasim me strucin, nuk i
quajnė shqiptarė, po arvanitė. Dhe jo vetėm kaq, po ndaj
veprimtarisė sė tyre shqiptare dhe vet atyre, pėrherė janė
sjellė dhe vazhdojnė tė sillen si mos mė keq, sa disave
prej tyre u kanė shkurtuar edhe jetėn. Nė tė njėjtėn mėnyrė
janė sjellė dhe vazhdojnė tė sillen edhe ndaj pakicės
shqiptare nė Ēamėri, duke bėrė sikur harrojnė se ishin
pikėrisht Marko Boēari, Foto Xhavella, Karaiskaqi, Odise
Verrushi(Andrucua), Saqellari e kryeluftėtarė tė tjerė
ēamėr tė dėgjuar qė u shquan mė shumė se cilido tjetėr
kryengritės pėr pavarėsinė e Greqisė. E, sado qė pakica
shqiptare nė shtetin grek ėshtė ku e ku mė e shumtė se
pakica greke nė shtetin shqiptar dhe se ajo si pėr nga
numri ashtu edhe nga vlerat i takon me shumė tė drejtė tė
jetė shtetformuese, qeveritarėt BE-istė tė Athinės dhe
zėdhėnėsit e tyre qė vrapojnė pas berihait “Ķjete
menómenos, éponde i lģthi”(Prin njė i marrė, e pasojnė
disa edhe mė tė krisur), s’duan as ta pėrmendin e lere mė
pastaj edhe tė dinė pėr tė; dhe kjo nė njė kohė kur ēirren
e ngjirren pėr tė drejtat gjoja tė cunguara apo tė mohuara
tė pakicės greke brenda shtetit shqiptar.

Ibrahim D. Hoxha, historian e folklorist.
Tiranė, mė dt. 3.03.2006.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:33 pm

TĖ MOS DĖGJOJMĖ KĖSHILLAT PĖR TRADHĖTI KOMBĖTARE

Firma “Blushi&Son” (Blushi dhe i biri) hedh mjaft prodhime
surrogato nė tregun e propagandės antiatdhetare e
antikombėtare.
Blushi (i riu) mė 20 shkurt 1994, nė gazetėn “Koha Jonė”
mundohet qė tė ngacmojė edhe njė herė nervat e shqiptarėve
me shkrimin “A do tė futet nė luftė Shqipėria”. Daulles sė
frikėsimit me rrezikun e luftės nga Serbia ka kohė qė poi
bien ata qė shkuan nė Beograd dhe miqtė e bashkėmendimtarėt
e tyre Arbeni, Preēi, Gramozi e tė tjerė kanė formuluar
tezėn se “Me Serbinė ėshtė mirė tė bisedojmė tani pa
filluar lufta, se sa pastaj pėr tė shkėmbyer robėrit”.
Kurse Benit, i mėsuar tashmė tė eci vetė nėpėr kėto rrugė e
kėto shtigje, ia ka ėnda tė dalė me mendime qė bėjnė
“efekte edhe mė tronditėse”. Tė gjithė kėta si pikėsynim
kryesor kanė qė Shqiėpria dhe shqiptarėt tė mos bėjnė asgjė
qė nuk gjen miratim nė Beograd e nė Athinė, tė dorėzohen e
tė kapitullojnė pa filluar lufta, gjoja pėr tė shmangur
luftėn. Dorėzimi i tillė psikologjik apo fizik ėshtė jo
vetėm turp, por edhe burim i njė rreziku mė tė madh; ėshtė
rritje e mundėsisė sė asgjėsimit si shtet e si komb.
Myslimanėt e Bosnjes, lufta e imponuar e nė kushte krejt tė
pabarabarta i dėmtoi dhe i shkatėrroi shumė, por edhe i
ndihmoi tė ruajnė e tė mbrojnė atė qė do ta kishin humbur
pot ė kapitullonin pa beteja. Atė qė njeriu e populli e
humbasin nė fushėn e betejės pėr shkak tė superioritetit tė
armikut, kanė tė drejtė e vullnet ta kėrkojnė pėrsėri. Atė
qė e dorėzon vetė pa qėndresė e ke shumė mė vėshtirė ta
kėrkosh e ta marrėsh.
Shkrimi i Ben Blushit pėrshkohet nga ndjenja e ide qė nuk i
kanė hije njė njeriu qė pretendon tė jetė shqiptar.
Sugjerimet e tij tė drejtpėrdrejta e me nėntekst janė
vėrtet tė palejueshme pėr t’u botuar nė njė gazetė qė del
nė Shqipėri, nė gjuhėn shqipe. Ben Blushi shkruan me
simpati tė veēantė pėr agresionin serb nė Bosnje dhe me
shumė mllef pėr NATO-n, qė nuk i lė krejt tė qetė agresorėt
tė vazhdojnė krimet, po i mėrzit me ultimatume qė pka naivė
kanė besuar se do tė vihen nė zbatim. Ai formulon mendime
sikur tė ishte kėshilltar diplomatic i Karaxhiēit:
“Ultimatumi 10 ditor i NATO-s tė cilin serbėt duhet ta
respektojnė sonte nuk ėshtė ultimatum pėr mbarimin e
luftės, por edhe ultimatum pėr rifillimin e saj nė pėrmasa
tė tjera”. Duket se Ben Blushi ka dėshiruar tjetėr gjė:
rėnien e Sarajevės nė duart e serbėve. Blushi shkruan sit ė
ishte ndihmės politik i ndonjė gjenerali serb: “Serbėt, tė
cilėt pėr dy vjet kanė paguar mėsymjen me ēmim shumė tė
lartė, nuk mund tė paguajnė mė shumė pėr tėrheqjen”. Pra,
pėr Blushin nuk ekziston problem ii ēmimit tė lartė qė kanė
paguar myslimanėt e Bosnjes pėr shkak tė agresionit serb,
por vetėm problem ii shpėrblimit tė agresorėve pėr mėsymjen
e tyre.
Blushi, qė nga Tirana u dėrgon serbėve mesazhe pėr tė
vazhduar me kokėfortėsi agresionin, madje pėrpiqet t’i verė
edhe nė sedėr kur u kujton se po tė tėrhiqen nga Sarajeva
“do tė lenė atje qindra mijėra tė gjallė e tė vdekur,
bashkė me turpin e njė ultimatumi, tė cilin nė forma tė
tjera e kanė marrė dhe injoruar edhe mė parė”. Duket si e
pabesueshme qė njė gazetar nga Shqipėria t’u japė mėsime
serbėve me njė gjuhė ultrashoviniste qė mund ta kesh zili
dhe serbomėdhenjtė t’u bėjė thirrje qė tė injorojnė
ultimatumin e NATO-s, sikurse kanė bėrė me paralajmėrimet e
shumta tė deritanishme. Ai arrin t’u kujtojė serbėve
“masakrat, tė vrarėt, shkatėrrimin e ekonomisė, dėshtimin e
bisedimeve” pėr tė mbėrritur tek fjalia qė t’u ndezė mė tej
pasionet e tyre barbare e agresive: “se si do tė
justifikohen tė gjitha kėto vetėm serbėt e dinė”.
“Shqiptari” bėhet mė serb se serbi. “Blushėt” e Shqipėrisė
do ta kenė ndjerė veten tė lumtur kur ultimatum ii NATO-s
nuk u vu nė zbatim edhe mbasi kaloi afati i tij. Natyrisht
ata nuk kanė shkuar deri atje sat a festojnė me tė shtėna
armėsh fitoren serbe, sikurse kanė bėrė pushtuesit serbė nė
qytete tė Ballkanit jashtė Serbisė, por duhet tė jenė
gėzuar qė Rusia mori direKt mbrojtjen e interesave serbe nė
Bosnje.
Mbasi serbėt i shtynė tė shpėrthejnė edhe mė fuqishėm
lakmitė e tyre dhe egėrsinė e tyre. Blushi kthehet t’u japė
kėshilla pėr “urti” e qetėsi shqiptarėve, t’u rekomandojė
atyre tė jetojnė me zemėr tė ngrirė si lepuj nė ferrat e
Ballkanit e tė shkojnė vetė drejt gjahtarit serb qė ky tė
mos ketė nevojė tė shkrepė ēiften.
Blushi nuk e fsheh dot zemėrimin qė koha i pėrligji
plotėsisht qėndrimet e politikės sė Shqipėrisė qė tė
ushtrohen presione mė tė forta mbi Serbinė, deri nė
pėrdorimin e bombardimeve nga ajri. Pėr Blushin bėhet e
padurueshme qė ultimatum ii NATO-s konfirmon vlerėn e
kėtyre qėndrimeve. Prandaj, ai sajon trillimin se ky
qėndrim i Shqipėrisė na qenka “kurth qė komshiu i ngriti
komshiut”. Pėr Blushin vetėm agresorėt serbė janė komshinj,
sepse nė firmėn “Blushi dhe i biri” ēdo gjė islamike
mallkohet, urrehet. Nė kėtė firmė ėndėrrohet e punohet pėr
njėfetarinė ortodokse nė Ballkan.
Blushi e bėn gati hakmarrjen kundėr Shqipėrisė qė “i ka
ngritur kurth komshiut”, duke marrė si pretekst mundėsinė e
sajuar prej tij qė NATO tė pėrdorė “viza-hyrjet” nė
territorin e Shqipėrisė pėr tė sulmuar pozicionet serbe.
Blushi akuzon: “Atėherė lufta me fqinjin ėshtė shpallur”
dhe po aty jep dėnimin e rėndė: “Sigurisht, pėrgjigja e
fqinjit duhet pritur. Duhen pritur bombardimet e vrasjet e
qytetarėve”. Pra, gazetari shqiptar me emėr Ben Blushi, nė
njė gazetė qė botohet nė Shqipėri, bėn jo vetėm
parapėrgatitje psikologjike, por edhe argumentim teorik
politico-juridik paraprak qė njė aggression i ardhshėm i
Serbisė kundėr Shqipėrisė tė quhet i drejtė dhe i
pėrligjur.
Gjėra tė tilla duhej tė na indinjonin dhe ndaj tyre tė
reagonin energjikisht nė tė gjitha rrugėt sikur tė
thuheshin dhe tė shkruheshin nė Beograd e jo nė zemėr tė
Shqipėrisė. Nuk e dimė a kanė arritur gazetarėt e “Borbės”
e tė “Politikės” tė shkruajnė me gjuhė tė tillė blushiane
pėr tė dėnuar Shqipėrinė me kėrcėnim e agresion serb? Disa
“intelektualė tė shquar” e politikanėt (tė pashquar) kėtu
nė Shqipėri hidhen pėrpjetė gjithė zemėrim kur pėrdoren
termat “tradhėtarė”, “antikombėtarė” pė rata qė bėjnė
veprime politike e propagandistike, sipas orekseve tė
Beogradit dhe tė Athinės. Por le ta provojnė tė na bindin
se ēfarė cilėsimesh do t’u pėrshtateshin mė shumė
qėndrimeve dhe shkrimeve si kėto tė Ben Blushit.
Si mund t’i quash ata njerėz qė preokupohen vetėm pėr t’i
dhėnė tė drejtė e pėrligjur qėllimet e veprimet e armikut
kundėr kombit e shtetit tė vet dhe pėr ta justifikuar para
botės agresionin qė mund tė ndėrmarrė Serbia kundėr
Shqipėrisė?! Na rrofshin gjyqet qė bėjnė organet e
drejtėsisė pėr disa teprime me lirinė e shtypit qė nuk e
kanė as 1/1000 e rrezikshmėrisė sė shkrimeve tė tilla.
Sipas gazetarit Ben Blushi, Shqipėria nuk ka tė drejtė dhe
nuk duhet tė kėrkojė as miq, as aleatė, tė mos bėjė asnjė
veprim qė e sheh me leverdi si shtet Sovran, nė qoftė se
kėto veprime nuk gjejnė miratim nė Athinė e Beograd. Pra,
Shqipėria duhet tė pajtohet me idenė e atyre qė politikėn e
bėjnė duke bredhur san ė Beograd, san ė Athinė, qė vendi
ynė tė shndėrrohet nė njė kondominium serbo-grek. Po
atėherė ē’vlerė do tė ketė “qetėsia” qė do tė na “dhurojnė”
fqinjėt?
Ben Blushi me imagjinatėn e tij sajon hipoteza e situate qė
e llahtarisin. Ai fantazon se do tė fillojė lufta botėrore.
Shqipėria radhitet pėrkrah fitimtarėve dhe pastaj ndodh
hataja e madhe, sepse “si gjatė viteve ‘40’45 kufijtė mes
Shqipėrisė dhe Kosovės shuhen”. Benit kjo i duket jo vetėm
fund ii ėndrrave tė tij, por gati edhe fundi i botės. Pėr
Benin le tė shuhen krejt muslimanėt e Bosnjes, le tė
forcohen serbėt e pansllavizmi, le tė masakrohen shqiptarėt
e Kosovės, vetėm Shqipėria tė mos radhitet praėn
fitimtarėve tė luftės qė “Kosova tė mos bashkohet me
Shqipėrinė”. Tani del qartė pėrse “firma Blushi”
pėrgjėrohet pėr fitoret e armėve serbe nė Bosnje.
Beni e ka tė qartė se nė ē’dėrrasė tė kalbur shkel kur
llahtariset nga ideja e bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė,
prandaj pėrpiqet tė lėrė njė shteg tė vogėl shfajėsimi dhe
shkruan se nė asnjė mėnyrė nuk e do “bashkimin tė arrirė me
ēmimin e forcės dhe tė gjakut”. Dhe qė mos ndodhė kjo, a ii
lutet Zotit tė bėjė Serbinė tė fortė, kėshillon serbėt tė
mos e ulin agresivitetin dhe pėrpiqet tė bindė shqiptarėt
qė “Shqipėria tė mos futet nė luftė qoftė edhe pėr hir tė
Kosovės!” po pėr hir tė kujt duhet tė futet Shqipėria nė
luftė vallė nėse nuk duhet tė futet pėr hir tė vetes sė
vet? Kosova ėshtė Shqipėri, duan apo nuk duan Blushėt&Co.
Prishtinasit nuk i kemi mė pak vėllezėr se blushėt, se sa
Korēėn, Gjirokastrėn apo Ēamėrinė. Shqipėrisė nuk i
shėrbehet duke e trajtuar kombin tonė tė ndarė. Blushėt e
ata qė kanė tė njėjtėn mendje, le tė bėjnė sit ė duan, por
dashurinė qė kanė pėr “ortodoksinė serbo-greke” ta mbajnė
pėr vete dhe tė mos pėrpiqen t’ua shesin shqiptarėve pėr
“politikė realiste” e pėr tė kultivuar idenė e braktisjes
sė gjysmės sė kombit. Preshevasin qė mendon e sakrifikon
pėr komb duhet ta kemi njėqind herė mė shumė vėlla se sa
Blushin, qė kėtu nė Tiranė ėndėrron pėr madhėsinė e
Serbisė.


Botuar nė gazetėn “Dardania”, shkurt 1994
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:34 pm

KĖTĖ HERĖ BESNIKU FOLI MIRĖ!

Edhe pse pėr ne nacionalistėt “bashkimi kombėtar” ėshtė
aspirata mė e madhe dhe mė themelore qė karakterizon
shqiptarin e vėrtetė, edhe pse pėr ne nacionalistėt
koncepti “bashkim kombėtar” ėshtė mė i gjerė e mė thelbėsor
se sa ka shprehur nė kėtė drejtim herėn e fundit z.
Mustafai, edhe pse pėr ne nacionalistėt “bashkimi kombėtar”
ėshtė qėllimi i pandryshuar dhe arsye pėr tė luftuar deri
nė realizimin e tij, e jo mjet nė funksion tė njė pjese tė
tij, siē e ka pėrdorur z. Mustafai, ne themi se ministri i
jashtėm i Shqipėrisė, kėtė herė foli mirė!
Ai e bėri mirė qė pretendimit serb pėr ndarjen e Kosovės iu
kundėrvu me tė drejtėn e shqiptarėve pėr t’u bashkuar
kombėtarisht. E bėri mirė edhe pse nė formulėn e tij nuk
pėrfshiu Medvegjė-Bujanovcin, trojet shqiptare tė Malit tė
Zi, Maqedonisė dhe ēamėrisė. E bėri mirė ministry ynė i
jashtėm se ndryshe nga herėt e tjera kur ka hedhur hapin
“vendnumėro” kėtė herė sido qė e hodhi e pėr ēfarėdo arsye
qė e hodhi, hodhi njė hap tė dukshėm nė drejtimin e duhur.
Ndryshe nga herė tė tjera, kėtė herė nuk kemi arsye tė
skuqemi e tė turpėrohemi me qėndrimin e ministrit tonė tė
jashtėm. Edhe pse me vonesė, edhe pse ne duam mė shumė,
kėtė herė Besniku na gėzoi. Na gėzoi edhe me shprehjen
proverbiale pėr politikėn e jashtme tė deritanishme tė
Shqipėrisė: “ … jo gjithmonė heshtja ėshtė flori”.
Kėtė herė Besniku na gėzoi se mė nė fund bota mori njė
sinjal tė qartė. Sinjalin qė do tė thotė se zjarri kombėtar
shqiptar, nė dukje, njė mal me hi, nuk ėshtė shuar. Poshtė
hirit ka shtresa prushi qė presin kohėn dhe fryrėsit qė ta
kthejnė nė flakė tė bekuar. Ky moment nga historia e
politikės sė jashtme shqiptare tė kėtyre 50 viteve tė
fundit, na bėn tė ngrejmė veshėt pėr tė dėgjuar dhe gėzuar
habere edhe mė tė mira.
Besniku kėtė herė na gėzoi edhe sikur tė mos jetė e vėrtetė
ajo qė tha se ky qėndrim ėshtė shprehje e pikėpamjes sė vet
ndaj ēėshtjes kombėtare si dhe pjesė e programit tė
qeverisė ku bėn pjesė ndaj kėsaj ēėshtjeje. Ky qėndrim na
gėzon edhe sikur tė jetė ashtu si thotė z. Baleta pasojė e
ndonjė tėrheqjeje veshi diku nė ndonjė prapaskenė
dashamirėse ndaj ēėshtjes sonė kombėtare. Qė ky qėndrim i
ministrit tonė tė jashtėm si sinjal ėshtė i dobishėm dhe
qėlloi nė vendin e duhur, u kuptua edhe nga reagimet qė
erdhėn menjėherė sapo ai u lėshua.
Sė pari, reaguan shėrbėtorėt e politikanėve sllavo-grekė
kėtu nė Tiranė me radhė, ish-ministrat e jashtėm tė
Shqipėrisė Dade, Meta, Milo dhe Islami si dhe kreu i PS-sė,
Rama. Tė gjithė u alarmuan. Fyelli i Metės e “qau” dėmin qė
i bėhet me kėtė rast Shqipėrisė dhe Kosovės me avazin e
heqjes sė kufijve nė rajonin e Ballkanit dhe tė integrimit
nė BE. Ndėrsa Milo shprehu pezmatimin pėr konfrontimin e
politikės shqiptare me atė tė faktorit ndėrkombėtar, pėr
dėmin qė do t’i bėhet statusit tė Kosovės si dhe
paralajmėroi pėr reagimet qė do tė vinin pas kėsaj, nga
rajoni dhe mė gjerė. E kjo e fundit u vėrtetua shpejt: E
para, Mitreva e Maqedonisė shpejtoi t’i kėrkonte shpjegime
nėpėrmjet telefonit z. Mustafai dhe nėpėrmjet mediave
shprehu qėndrimin e qeverisė sė vet se: “Maqedonia si shtet
unitary, i mbron vetė kufijtė e vet”. Edhe Solana nuk vonoi
shumė tė shprehte shqetėsimin e vet. Nuk heshti as qeveria
serbe. Ndėrsa ajo greke edhe pse paksa me vonesė
shqetėsimin e saj e shprehu mė seriozisht.
Dhe mė nė fund, jo pėr kapak, po pse erdhi mė vonė ky
informacion, prononcimi i “mė tė madhit” tė mė “tė
mėdhenjve”, i atij qė i vė vulėn tė gjitha ngjarjeve tė
politikės mbarėshqiptare, Kadaresė. Shkurt, tė gabuar dhe
me sqarime tė pamjaftueshme e tė pakuptueshme e quajti
prononcimin e Mustafait. Ajo qė na ran ė sy kėtė herė nuk
ėshtė vetėm mosngutja e Kadaresė, pėr tė qenė ndėr tė parėt
nė qėndrimin e vet, por edhe njė dėshirė e shprehur nė njė
farė mėnyre pėr t’u njohur mė parė me ato (qėndrime) qė do
tė vinin me kėtė rast nga jashtė e nga brenda ku nuk ndenji
pa vėnė nė dukje edhe mungesėn e opinioneve tė atyre qė ai
me ironi tė hapur i quajti “analistė tė shquar”.
Por mė tepėr, me kėtė rast, pėr sa pamė dhe dėgjuam nė
“Neės 24” ėshtė pėr tė theksuar e pėr tė thėnė: “qoftė
larg” se sipas fytyrės sė vrerosur dhe tonit tė brengosur
me tė cilat Kadare pėrcolli mendimin e vet: “dita e
kjametit” pėr ne shqiptarėt ėshtė praėn. Na daltė pėr hair.
Sė fundi, duke qenė tė destinuar qė edhe “kosi tė na djegė”
shpeshherė nuk mund tė rri pa shprehur dyshimin se mos
nxitoj tė shpreh entuziazėm ndaj njė qėndrimi nė dukje
kombėtar. Me kėtė rast nuk mė mbetet veēse tė uroj qė tė
mos kemi tė bėjmė me njė lėvizje hileqare tė ministrit tė
jashtėm. Ndonjė nga ato lėvizje qė tradicionalisht PD-sė i
kanė dhėnė pak ngjyrė nacionaliste kur kjo i ėshtė shuar,
si edhe tani, sidomos me qėndrimet ndaj interesave tė
Greqisė nė Shqipėri. Qė tė na bindin se ka ndryshuar
Besniku, duhet tė ndryshojė “timonin” edhe nė kėtė drejtim
… .

Eqerem Beqo Plaku
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:34 pm

MUSTAFAJ BĖN DEKLARATĖN E DUHUR NĖ KOHĖN E DUHUR

Deklarata e Minisitrit tė Punėve tė Jashtėme tė Shqipėrisė,
Besnik Mustafaj, se nėse coptohet Kosova nuk ka mė siguri
se nuk do tė coptohen edhe shtete tė tjera rreth saj, ėshtė
deklarata e duhur dhe nė kohėn e duhur.
Dy janė vendimet thelbėsore, nė proces, pėr t’u marrė pėr
Kosovėn: pavarėsia (statusi) dhe integriteti territorial
(coptimi, enklavizimi, decentralizimi). Strategjia e
nacional-shovinizmit serb po punon tė pengoj pavarėsinė. Nė
qoftė se nuk e arrinė kėtė po pėrpiqet qė sė pakutė
realizoj coptimin e Kosovės duke i marrė disa pjesė tė
territorit ose duke krijuar territoret serbe brenda
Kosovės.
Aleatėt ndėrkombėtar tė Kosovės kanė shpallė se nuk do tė
ketė coptim tė Kosovės. Argumenti i tyre, nė vija tė
pėrgjithshme, thotė se po tė ndryshohen kufijtė e Kosovės,
kjo ēon nė njė “reaksion zinxhir” ose “efekt domino”, nė
kėrkesėn e njėjtė tė shqiptarėve pėr t’u bashkuar nė njė
shtet, ashtu si serbėt e Kosovės do tė lejohen t’i
bashkohen Serbisė. Kjo do tė thotė se shqiptarėt, duke
pėrfshirė ata nė Maqedoni, Mal tė Zi dhe Shqipėri do tė
kėrkojnė bashkimin nė njė shtet, ēka nėnkupton ndryshimin e
kufijve tė disa shteteve pėrreth. Prandaj nė shėrbim tė
paqes e stabilitetit nė rajon ėshtė tė mos ndryshohen
kufijtė e Kosovės dhe, rrjedhimisht as tė vendeve tė tjera.
Deklarata e Mustafajt e forcon dhe e bėn mė tė besueshėm
kėtė argument. Tani aleatėt ndėrkombėtar tė Kosovės mund tė
thonė se parashikimi i tyre pėr destabilitetin qė shkakton
nė rajon coptimi i Kosovės ka filluar tė marrė formė nė
Kosovė, nė Maqedoni (deklaratat e ngjashme tė Xhaferit) dhe
nė Shqipėri (deklarata e Mustafajt). Tė gjitha kėto, duke
pėrfshi edhe deklaratėn e Mustafajt janė nė logjikėn e
nacionalizmit shqiptar.
Aleatėt ndėrkombėtar tė Serbisė pėrpiqen ta zhvleftėsojnė
dhe t’ua heqin kėtė argument aleatėve ndėrkombėtar tė
shqiptarėve duke dhėnė garanci se edhe nėse Kosova coptohet
nuk do tė ketė asnjė “reaksion zinxhir” dhe asnjė “efekt
domino” tė nxitur nga shqiptarėt. Argumenti i aleatėve
ndėrkombėtar tė serbėve, nė vija tė pėrgjithshme, thotė se
ideja e efektit domino ėshtė trillim i disa vendeve
Perėndimore aleate tė Kosovės, sepse vetė shqiptarėt
d.m.th. Shqipėria, partitė politike nė koalicionet
qeveritare nė Maqedoni etj., shfaqin ēdo ditė garanci se
s’do tė ketė ndryshim tė kufijve tė vendeve tė tjera tė
rajonit pavarėsisht se ēka ndodhė me Kosovėn.
Kundėrshtarėt e deklaratės sė Mustafajt, nė radhė tė parė
socialistėt e Shqipėrisė, e forcojnė argumentin e aleatėve
tė Serbisė duke siguruar se edhe po tė coptohet Kosova nuk
ka asnjė rrezik tė cėnimit territorial tė vendeve tė tjera
fqinjė. Pra me Kosovėn tė bėjnė ēka tė duan, ta coptojnė,
kantonizojnė etj., etj., Shqipėria do tė mbrojė
integritetin territorial tė Maqedonisė, Serbisė, Malit tė
Zi, Greqisė, tė vetin dhe tė ēdo vendi tjetėr pėrveē
Kosovės. Ky qėndrim, duke pėrfshi edhe qėndrimet kundėr
deklaratės sė Mustafajt janė nė logjikėn e
nacional-shovinizmit serb dhe dėshmi e serbofilisė sė
palėkundur tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė e aleatėve
tė saj.
Pėr mė tepėr, meqenėse Beogradi nuk mund ta ndėshkoj
drejtpėrdrejtė Mustafajn duke e shkarkuar nga posti i
ministrit kėtė detyrė dhe shėrbim e kanė marrė pėrsipėr
opozita e udhėhequr nga socialistėt shqiptar.
Por, nė fund tė fundit ēdo shqiptar mund tė gjykoj nėse
ėshtė mė mirė tė krijohet bindja ndėrkombėtare se po tė
coptohet Kosova prishet paqja e stabiliteti dhe vihet nė
rend tė ditės edhe coptimi i shumė shteteve nė rajon, apo
tė krijohet bindja se coptimi i Kosovės nuk cėnon askėnd
pėrveē Kosovės.
Deklarata e Mustafajt ėshtė bėrė edhe nė kohėn e duhur, nė
kohėn kur po diskutohet statusi i Kosovės, dhe mė shumė se
statusi qė duket se po shkon pashmangshėm drejt pavarėsisė
(Straė) po diskutohet integriteti territorial, i cili
synohet tė cėnohet qė nga forma mė e drejtėpėrdrejtė si
coptimi deri tek krijimi i njėsive ekstraterritoriale
brenda Kosovės. Nxjerrja nė dukje e rrezikut qė bartė
cėnimi territorial i Kosovės ėshtė koha tė bėhet tani sa
nuk ėshtė marrė vendimi dhe jo tė fillojnė “lotėt” dhe
“ankesat” pėr padrejtėsi ndaj shqiptarėve mbasi tė bėhet
coptimi.
Socialistėt shqiptar dėshirojnė qė Kosova tė coptohet,
pastaj pėr t’u dukur si patriot tė fillojnė gjoja kritikat
ndaj faktorit ndėrkombėtar qė i bėri lėshime Serbisė, bėri
padrejtėsi ndaj shqiptarėve etj., etj. Reagimi mbas marrjes
sė vendimit e dinė se nuk prishė asnjė punė, se nuk e zhbėn
dėmin qė u shkaktohet shqiptarėve. E dėmtimi i shqiptarėve,
veēanėrisht tė Kosovės, ėshtė ndjenja politike e
socialistėve shqiptar.
Sa u takon reagimeve ndėrkombėtare ndaj deklaratės do tė
jenė tė ndryshme: mbėshtetėsit e Serbisė do ta qortojnė
rėndė, mbėshtetėsit e shqiptarėve nuk do tė shohin asgjė tė
keqe. Problemi ėshtė se tezėn e kanė formuluar vetė
ndėrkombėtarėt. Kanė qenė ndėrkombėtarėt qė kanė shpallė si
kusht tė pavarėsisė mosndryshimin e kufijve sepse kjo ēon
nė prishjen e paqes dhe destabilizimin e rajonit. Mustafaj
vetėm e ka pėrsėritė, me vonesė, kėtė pikėpamje
euro-atlantike. Prandaj kritikėve nga Perėndimi mund tė
pėrgjigjet me fjalėt e Biblės: “Kėtė po e thoni ju”!

19.3.2006 Hysamedin Feraj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:34 pm

MALLKIMI NGA “SHENJTĖRIMI” I KUFINJVE

Pėr tė shprehur vėshtirėsitė e njė pune pėrmendet rasti nga
mitologjia e lashtė greke “ Lundrimi i midis Shilės e
Kariibdės”. Pėr shqiptarėt tani pė kthehet njė lundrim i
tillė mitologjik qėndrimi qė duhet tė mbajnė ndaj tezave tė
“mosndryshimit dhe tė ndryshimit tė kufinjėve” nė Ballkan.
Deri tani shqiptarėt i kanė trembur me “shenjtėrinė” e
kufinjėve; i kanė kėrcėnuar me “mosndryshimin e kufinjėve “
sa herė kanė ngritur njė zė tė mekėt pėr pvarsinė e
Kosovės; i kanė akuzuar me mėkatin e rėndė tė “Shqipėrisė
sė madhe” sa herė kanė pėrshpėritur se ekziston njė
ēėshtje kombėtare shqiptare e pazgjidhur.
Tek shumė shqiptarė ka bėrė efekt trullosės e kapitullues
presioni se ēdo kėrkesė drejt zgjidhjes sė
ēėshtjes kombėtare shqiptare rėnka ndesh me shėnjtėerinė e
kufinjve tė vendosur arbitrarisht nė trojet shqiptare,
ēuaka nė shkeljen e parimit tė “msondryshimit tė kufinjėve”
, prishka paqen e stabiltetin nė Ballkan e nė Europė dhe
prandaj nuk do tė tolerohet nga Europa e diplomacia
ndėrkombėtare.
Edhe pse nėe gjithė Europėn qysh nga rėnia e murit tė
Berlinit kanė ndryshuar shuėm kufinj ndėrkomėbėtarė vetėm
shqiptarėve u ėshtė bėrė kėrecėnimi “mos kėrkoni ndryshim
kufinjsh”. Edhe pse ish-federata e Jugosllavisė u shpėrbė
dhe republikat dolėn tė pvarura vetėm pėr Kosvėn u sajua
“teza Badinter” pėr mos lejimin e shkėputjes. Edhe pse
brenda Republikės Federative Jugossllave tė
Bosnje-Hercegovinės nga rajone qė nuk kishin as autonomi tė
ngushte administartive u krijuan tre shtete tė pavaruar
madje dhe njė federatė shtetesh pėrsėri vetėm nė rastin e
Kosvės e tė trojeve shqiptare nė Maqedoni pėrmendet parimi
i “mosndryshimit tė kufinjėve”. Edhe pse nė
Bosnje-Hrecegovinė diplomacia ndėrkombėtare inkurajoi
spastrimete etnike qė tė krijohej situatė faktike pėr
ndarje e Bosnnjes nė shtete, nė rastin e Maqedonisė kjo
diplomaci thėrret e bėrtet pėr ruajtje tė integritetit
shtetėror dhe kėrkon qė zonat shqiptare tė pėrcaktuara
historikisht tė mbeten si pjesė e njė shteti kombėtr
maqedon qė ėėshtė njė krijesė artificilae dhe arbitrare pa
bazė etnike e historike.
Nė kohėn kur zhvilloheshin bisedimet pėr marrėveshjen e
Helsnkit dhe Shqipėria komunsite, pėr arsye tė
dogmatitizmit e kapriēiove ideologjike, ishte i vetmi vend
europain qė nuk merrte pjesė nė kėto bisedime, propaganda
beogrdase akuzonte se Shqipėria e mbante njė qėqndrim tė
tillė sepse nuk donte tė pranontė parimin e pacėnueshmėrisė
sė kufinjėve ngaqė kishte synime irredentiste nė Kosovėn.
Sikur me tė vėrettė tė kishte qenė ky motivi pėr tė cilin
Enver Hoxha ishte kundėr pėrfaqėėsimit tė Shqipėrisė nė
bisedimet e Helsinkit pėr marrėveshjet mbi sigurimin
europian do tė kishte qenė njė kryevepėr diplomatike me
vlera historike kombėtare. Por pėr fat tė keq nuk ishte
ashtu. Arsyeja e vėrtetė shprehej nė formulėn qė pėrdorte
diplomacia shqiptare nė atė kohė : “ Nė bisedimet e
Helsinkit nuk mungon vetėm Shqiopėria socialsite, por edhe
popujt”. Pra motivi ishte koėkrėfortėsia e dogmatizmi
ideologjik.
Qė akuzzat beogradase se Shqipėria bojkoton Helsinkin pėr
shkak tė pretendimeve mbi Kosovėn e vėrteton edhe njė
“arsyetim” i neveritshėm i Ramiz Alisė gjatė njė mbledjeje
Byrosė Politike tė PPSH-s nė vitin 1990 “ Nė jemi tė
ndėrgjegjshėm qė nė qoftė se marrėdhėniet tona me
Jugosllavinė janė mirė, edhe Kosova do tė jetė mė e
lehtėsuar. Dhe e kundėrta. Prandaj kur flasim pėr politikėn
tonė me vendet fqinj nuk duhet tė fusim brenda saj
sentimente nacionaliste, por tė shikojmė interesat e
atdheut, tė socializmit nė Shqipėri. Kjo ėshtė themelorja
pėr ne( Bisedat nė Byronė Politike tė botuara pėr herė tė
parė nė “Gazetėn Shqiptare” nė datėn 21 qershor 2001). Kėtė
koment pa pėrgjegjėsi kombėtare si udhėheqės i Shqipėrisė
Ramiz Alia ua bėnte kolegėve tė tij pasi i kishte vėnė nė
dijeni se edhe gazeta “Bor ba” e Beogradit e kishte shtruar
afėrisht kėshtu problemin duke pyetur : “ Ē’interes kemi qė
tė ekzistojė nė Shqipėri njė sistem qė tė kėrkojė
Shqipėrtinė e Madhe”. Sigurisht “Borba” e dinte qysh kur nė
Shqipėri u vendos sundimi komunist se nuk do tė kishte
kėrkesa pėr “Shqipėri tė Madhe”. Gjithė kohėn politika e
Enverit dhe e Ramizit ka qenė pėr tė shuar ēdo sentiment
nacionalist, pėr tė quajtur atdhe tė shqiptarėve vetėm 28
000 kilometra katrore tė Shqipėrisė londineze. Prandaj edhe
pas largimit tė Ramiz Alissė nga pushteti nė fakt ka
vazhduar e njėjta politike kundėr “sentimenteve
nacionaliste” nė Shqipėri dhe tani Paskal Milo mburret para
botės se nė Shqipėri nuk paska mbetur fare nacionalizėm.
Pėr fat tė keq fushata zgjedhore qė sapo pėrfundoi tregoi
se gjithė forcat politike pjeėmarrėse nė tė e kanė pranuar
si tabu tezėm se duhet tė jenė kundėr “Shėipėrisė sė madhe”
pėr hir tė “mondryshimit tė kufinjve”.
Edhe pse Shqipėria ka 10 vite qė ėshtė palė nė OSBE,
presidenti rus Putin pėr tė marėr edhe mė shumė nėpėrkėmbė
shqiptarėt, kėrkon njė regjim edhe mė tė rreptė tė
“mosndryshimit tė kufinjve” nė Ballkan dhe ka propozuar
ditėt e fundit njė Konferencė ballkanike pėr kėtė qėllim.
Putin e di fare mirė sse Shqipėria nė politikėn e saj
zyrtare nuk ka dhėnė kurrė ndonjė shenjė sse kėrkon
ndryshim kufinjsh me tė tjerėt dhe se ka qenė gjithnjė e
gatshme tė bėjė ēfarė i kėrkon diplomacia e huaj sidomos
ajo e bllokut ortodoks sllavo-grek. Ai e di se Republika e
Shqiprėisė kufinjt i ka vetėm me troje shqiptare ,
popullsia shqiptare e tė cilave kėrkon tė ushtrojė tė
drejtėn e vetėvendosjes. Por Putin synon qė nėpėmjet njė
“Helsinki tė dytė ballkanik” tė prodhojė rregullime tė
tilla absurde nga pikėpamja e sė drejėts dhe e
marrėdhėnieve ndėrkomabtėre qė vetėm pėr sshqiptarėt tė
sanksionohet mohimi i tė drejtės pėr vetėvendosje gjoja nė
emėr tė angazhimit pėr mossndryshimin e kufinjve. Putin
kėrkon qė Rusia tė bėhet gjykatėsi e xhandari suprem i
zhvillimeve nė Ballkan me nėshkrimin e vetė ballkanasve,
duke pėrfshirė edhe shqiptarėt qė do tė jenė tė vetmit tė
humbur nga “Doktrina Putin” e “kufinjve tė pandryshusshėm”
ballkanikė. Kėshtu parimet e Helsinkit Rusia kėrkon t’i
shpėrfytyrojė e t’i keqpėrdorė pėr kolonizimin e mėtejshėm
sllavo-grek tė trojeve shqiptare.
Ndėrsa “doktrina Putin” ēon deri nė absurditet “shenjtėrinė
e pandryshueshmėrinė kufinjve ballkanikė, Lordi britanik
Ouen, njeriu qė ka gisht nė shpėrytyrimin e hartės etnike e
politike tė Bosnjes del me propozimin pėr “ ndryshimin e
kufinjėve” ballkanikė si e vetmja rrugė praktike pėr tė
krijuar stabilitet tė qėndrueshėm nė Ballkan. Ouen
praktikisht e paraqet si mallkim pėr Balkanin
mosndryshimin e kufinjėve tė tanishėm.
Nė gazetėn “Albania” tė Tiranės mė 23 qershor ėshtė botuar
nėn titullin “Konferencė pėr tė ndyshuar kufinjtė e
Ballkanit” nėj intervsitė qė Lordi Ouen i ka dhėnė BBC. Nė
shpjegimet e tij Ouen ka pohuar se “Kufinjtė e tanishėm qė
janė imponuar nė Ballkan nuk ndihmojnė pėr njė zgjidhje tė
pėrgjithėshme ballkanike. Tani ne duhet tė jemi tė
pėrgatitur qė tė bisedojmė”. Ndonėse nxitje pėr kėtė
intervistė kanė shėrbyer zhvillimet nė Maqedoni , sidomos
dėshtimi i orvatjeve pėr zgjidhje me bissedime, Lordi Ouen
nuk guxon tė pėrfshijė nė idenė e tij pėr ndryshim kufinjsh
edhe Maqedoninė, “ pasi kjo ėshtė shumė delikate”. Ai
shprehet pėr Kosovėn e pavarur qė sipas tij “ do tė ishte
njė ndryshim themeltar i harėts ballkanike”. Dėshira e tij
ėshtė qė Mali i Zi tė qėndrojė brenda Jugosllavisė sepse
shkėputja e tij do tė ngrinte ēėshtjen e daljes sė Serbisė
nė det. Edhe pėr Bosnjen nė kėtė intervistė Ouen ėshtė
shprehur nė mėnyrė shumė tė tėrthortė mė fjalėt : “Po ashtu
edhe popullsia myslimane nė B-H duhet tė jetė gati tė
tregohet elastike qė tė ndihmojė presidentin Koshtunica qė
t’i servirė Serbisė arsyet e lėnies sė Kosovės”. Kėtė
mjegullnajė tė qėllimshme nė parashtrimin e Ouenit e
largojnė analistė tė tjerė qė kanė dalė me propozime tė
ngjashme para tij. Nė studimin “Rasti pėr pjesėtimin e
Kosovės” ( “Fitorja e kotė e NATO-s” Cato Institute,
Uashington DC, 2000) profesori i Universitetit tė Ēikagos
Mershaimer thotė hapur se NATO nė kuadrin e “pazarllėqeve
tė mėdha” duhet t’i ofrojė Serbisė bashkimin e pjesės serbe
nė Bosnje qė Serbia tė kėnaqė objektivin e saj pėr Serbi tė
Madhe ( sipas tij duhet tė marrė edhe njė pjesė tė
Kosovės).
Nga sa thuhet e shkruhet nė tė tilla nivele e nga sa
bisedohet nėpėr zyra tė mbyllura kuptohet lehtė se me
“shenjtėrinė”e kufinjve tallen. Vetėm shqiptarėt ende
jetojnė me tmerrin se mos akuzohen pėr sakrilegjin e
shkeljes sė tabusė sė mosndryshimit tė kufinjve. Por, edhe
kur ndodh qė Lordi Ouen tė flasė pėr ndyshim kufinjsh kjo
nuk ėshtė e mjaftueshme qė ne tė gėzohemi menjėherė, sepse
ndryshimet e kufinjėve po kėrkohen nė njė mėnyrė qė mė
shumė i dmėton shqiptarėt, mė shumė sanksionon padrejtėsitė
qė janė bėrė nė kurriz tė tyre, se sa po vė nė vend tė
drejtat e shkelura. Kėrkohet cvopėtim i ri i Kosovės, nuk
bėhet fjalė pėr mbėshtetje tė tė drejtės sė vetėvendosjes
pėr shqiptarėt nė Maqedoni, Luginėn ePreshevėvs. Gati
injorohen shqiptarėt nė Mal tė Zi. Dhe mė e keqja ėshtė se
sajohen situata qė jo vetėm nuk venė nė vendin e vet
zgjidhjen e ēėshtjes sė Ēamėrisė por duket fshehin plane
pėr tė kėnaqur orekset e njohura ekspansioniste tė Greqisė.
Kur ėshtė pyetur pėr ēėshtjen (kombėtare) shqiptare, Ouen
ka bėrė tentativa qė ta denatyrojė atė duke vėnė shumė
theksin nė aspektin fetar, duke u nisur mga vlerėsimi i tij
“shqiptarėt janė myslimanė” dhe nga premisa “ nuk mund tė
mohohet ndarja fetare”. Nė intervsitėn e Ouenit gjejmė njė
mendim qė fsheh edhe padrejtėsi edhe rrezik : “mua mė duket
se nėse Kosovės i jepet pavarėsia, atėherė myslimanėt nė
pjesė tė tjera tė Ballkanit, veēanėrisht nė Shqipėri, duhet
tė pranojnė shtėrngime. Nuk ka dyshim qė kufiri
shqiptaro-grek duhet tė zgjidhet njė herė e pėrgjithmonė”.
Pėr tė zgjidhur ēėshtjen e kufirit shqiptaro-grek ka dy
mėnyra : njė tė drejtė, duke kthyer nė shtetin shqiptar
trojet etnike shqiptare tė pushtuara mė 1912 dhe njė pė
padrejtė, duke kėnaqur edhe mė orekset ekspansioniste tė
Greqisė pėr troje tė tjera shqiptare.
Me ato qė ka thėnė Lordi Ouen duket ka parasysh zgjiodhjen
dytė, jo vėnien nė rrugėn e duhur tė problemeve tė
trashėguara nė Ballkan. Ai po hedh benzinė tė re nė zjarret
e vjetra dhe si duket po keqpėrdor pėrvojėn negative e
dėmprurėse qė grumbulloi gjatė shėrbimt tė tij nė Bosnje ku
ka ndikuar qė spastrimi etnik tė ēonte nė krijimin e zonės
sė pastėr serbe tė gatėshme pėr ndarjen.
Nuk ėshtė ėvshtirė tė dallohet nė fjalėt e sipėrcituara tė
Lordit Ouen fryma e kėrkesave absurde qė paraqet
shovinizmi grek nėpėrmjet propozimesh si ato tė Nikolas
Geixh pėr konferenca ballkanike ku tė vendoset qė tė
krishterėt e Shqipėrisė tė trajtohen si shqiptarėt e
Kosovės. Pra teorinė e ndryshimit tė kufinjėve nė Ballkan
Lordi Ouen duket se po e hedh tani kur shihet qė nuk ka
rrugė tjetėr veē
pavarėsimit tė Kosovės,
Duket qėllimi qė si kompensim pėr pavarėsimine Kosovės tė
kėnaqen sa mė shumė ambiciet sllavo-greke nė kurriz tė
shqiptarėve dhe boshnjakėve duke i lėshuar Serbisė mė shumė
se gjysmėn e Bosnjes, qė Greqisė t’i plotėsohet ėndėrrat
pushtuese nė Shqipėrinė eJugut. Lordi Ouen po kėrkon qė
Shqipėrinė ta trajtojė njėsoj si Bosnjen, pra si njė rajon
ku ka ballafaqime etnike e fetare. Ėshtė e “ēudishtme” se
ndėrsa nė Maqedoni dallimet midis shqiptarėve dhe
sllavishfolėsve janė etnike, fetare, kombėtare, gjuhėsore,
sociale, Ouen nuk ėshtė i gatshėm tė mbėshtesė ndarjen e
vendossjen kufinjve tė tjerė. Kurse nė Shqipėri e nėkupton
mė lehtė kėtė gjė pėr tė shėprblyer Greqinė. Grekėt do tė
pėrpiqen qė tė dalin mė tė zgjuarit nga tė gjithė : nga
zjarret e ndezura nė Ballkan tė piqen gėshtenjat e tyre,
madje kėto gėshtenja tė nxirren nga zjarri me duart e tė
tjerėve dhe grekėt t’i presin tė qėruara e tė ngohta drejt
nė gojė.
Nga kėto arsyetime del vetėvetiu se shqiptarėt do tė jenė
shumė tė kėcėnuar edhe nga tezat e teorizimet mbi
ndryshuimet e kufinjve nė Ballkan. Pra shqiptarėt lundojnė
si midis Shilės e Karibdės kur bėhet fjalė pėr mosdryshim
ose ndryshin tė kufinjėve ballkanikė.
Gjatė intervistės sė tij Lordi Ouen ka pohuar se kėto
gjėra i bisedon edhe me Henri Kisinxherin, madje nga njė
pyetje e intevistuesit rezulton se nė fund tė muajit mars
pėr kėto ēėshtje mund tė jetė bėrė njė mbledhje nė SHBA.
Lordi Ouen shpreh besim se administrata e tanishme e
Bushit nuk do tė mbajė qėndrime penguese si Europa dhe
administrata e Klintonit pėr t’i trajtuar ēėshtjet nė kėtė
frymė.
Lordo Ouen ka propozuar qė kėto probleme tė zgjidhen nė
radhė tė parė nga vetė ballkanasit dhe i ka ftuar SHBA tė
jenė mė tė pranishėm nė Maqėdoni “dhe tė ndihmojnė nė
organizimin e njė konference rajonale tė popujve
ballkanikė. Nė njėfarė mėnyrė do tė ishte si njė Kongres i
Berlinit. Kongresi i Berlinit nuk ishte plotėissht i
sukseshėm por kėsaj radhe duhet qė zgjidhja tė vijė nga
vetė Ballkani dhe tė mos imponohet nga lart”.
Nė kėtė propozim pėr njė “Kongres Berlini” ballkanik kemi
provėn se diplomacia ndėrkombėtare vazhdon t’i vėshtrojė
ende gjėrat mė syrin e “realpolitikės” sė fuqive tė mėdha
tė shekullit XIX, se kanė qenė mė shumė pallavra ato qė
kanė thėnė deri tani demagogėt e mashtruesit se jetojmė nė
epokėn e re tė Europės sė bashkuar, se e kaluara ėshtė
vetėm pėr histori, madje edhe nuk duhet mėsuar bashkė me tė
kėqija e saj por vetėm me atė qė “afron poujt e vendet”.
Lordi Ouen na jep provėn se janė mashtrime ato propagandat
qė na bėhen pėr tė marrė shembull edhe nė Ballkan vetėn nga
pajtimi franko-gjerman. Oueni ėshtė bėrė nė njėfarė mėnyre
mbėshteės i tezave greko-serbe “Ballkani pėr ballkanasit”
pėrderisa propozon njė “revizionim ballknaik tė “ Kongresit
tė Berlinit qė tė kėnaqė ambiciet megailiideiste greke,
erbomėdha e bulgaromėdha dhe nė vend tė raporteve
kombėtare nė Ballkan tė vihen nė rrafshin kryesor raporetet
midis feve, si nė kohėn e shkatėrrimit tė Perndosrisė
Osmane. Ouen pėrpiqet tė boshnjakėzojė Ballkanin e Jugut.
Nė librin “Diplomacia” (f 155 botim anglisht) tė Henri
Kisinxherit shkruhet “ Funksioni kryesor i Kongresit tė
Berlinit ishte t’i jepej bekimi i Europės asaj qė ishte
vendosur tashmė nė bisedimet ( paraprake midis Angkisėe
Rusisė). Nėse kėrkohet njė “Kongres Berlini” ballkanik
midis kujt janė bėrė ose mund tė bėhen bisedimet paraprake
pėr tė vendosur gjėrat?! Sipas pėrvojės kuptohet se nga
ballkanikėt do tė jenė Serbia dhe Greqia. Kurse nga fuqitė
e mėdha duhet tė jenė SHBA e Rusia. Po rolin e “sekserit tė
ndershėm” qė nė Kongresin e Berlinit mė 1878 e luajti
Bismarku kush do ta marrė pėrsipėr kėtė radhė Gjermania,
Franca apo Britania e Madhe; apo tė tria sėbashku qė tė
rrisin rolin e tyre nė ballafaqim me SHBA nga njėra anė e
Rusinė nga tjetėr! Gjatė luftimeve nė Kosovė pamė se kėtė
rol mė shumė e parapėlqyen haptaz Gjermania dhe Italia,
kurse mė nė hije Franca. Anglia ishte pranė SHBA. Ndoshta
idetė e Ouenit nuk pasqyrojnė aq shumė njė rrymė tė
kristalizuar nė politikėn britanike. Urojmė tė jetė kėshtu.
Urojmė qė SHBA tė mos vihen nė ēėshtjen shqiptare nė
pozitėn qė zuri diplomacia angleze nė pazaret me Rusinė nė
kohėn e Kongresit tė Berlinit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 11:35 pm

Kisinxher shkruan se “As Bismarku, as Disraeli nuk kishin
simpati pėr sllavėt e Ballkanit qė i shikonin si
ngatėrrestarė kronikė e tė dhunshėm” ( f.155). Ndoshta edhe
ky fakt ka ndikuar qė gjithsesi shqiptarėt u ndanė pa shumė
dėme tė mėdha, sidomos nė pjesėn jugore tė trojeve
shqiptare, nė kohėn e Kongresit tė Berlinit nė vitin 1878.
Tani diplomacia ndėrkombėtare ka shumė mė tepėr prova se
ėshtė ashtu siē e mendonin Bismarku e Disraeli pėr sllavėt
e Ballkanit. Madje provėn mė tė mirė tė kėsaj gjėje e ka
dhėnė vetė diplomacia ndėrkombėtare kur vendosi tė
ndrėrhyjė ushtarakisht nė Bosnje e Kosovė. Por pėr fat tė
keq nė gjirin e kėsaj diplomacie ndėrkombėtare ka ende
shumė rryma tė kundėrta, midis shteteve e brenda tė njėjtit
shtet.
Kisinxher shkruan “ Pėr Disraelin problem strategjik ishte
nė Kongres ( tė Berlinit) tė largonte sa mė shumė nga
Anglia zemėrimet e Rusisė pėr atė qė ishte detyruar tė
hiqte dorė nga disa pėrfitime ( tė luftės kundėr
osmanėve)”. Mos vallė tani edhe presidenti i SHBA ka njė
hall tė ngjashėn qė tė largojė sa mė shumė nga SHBA
zemėrimet e Rusisė pėr disfatat qė pėsoi politika e saj nė
Ballkan nga ndėrhyrja e NATO-s kundėr Serbisė nė vitin
1999?. Qysh gjatė luftės nė Kosovė dhe mė pas mbi politikėn
e diplomacinė amerikane janė bėrė shumė presione me
argumentin se ka fyer shumė rėndė Rusinė, ka prishur
ekulibrat botėrorė, ka shtuar shqetėsimin tek Rusia, Kina e
miqtė e tyre qė mund tė bashkohen kundėr Amerikės. Janė
bėrė edhe shumė veprimtari politike diplomatike e ushtarake
nė botė pėr ta ushqyer kėtė lloj presioni mbi politikėn
amerikane. Rusėt e kinezėt kanė krijuar edhe baza
aleancash midis tyre e me tė tjerė.
Ted Galen Karpenter, botuesi i pėrmbledhje sė Cato
Institute :” Fitorja e kotė e NATO-s” i ka kushtuar njė
analizė tė posaēme nė kėtė botim problemit tė “Dėmtimit tė
marrėdhėnieve me Kinėn eRusinė”. Sipas tij “ njė nga
rrjedhojat mė shqetėsuese tė luftės nė Ballkan ishte
dėmtimi i dukshėm i marrėdhėnieve midis SHBA dhe dy fuqive
mė tė mėdha nė sistemin ndėrkombėtar, Rusisė e Reopublikės
Popullore tė Kinės” (f.77). Pėr t’i bėrė mė tronditės
arsyetimt etij Karpenter ka cituar thėnien e dėshpėruar tė
njė intelektuali liberal rus se : “ Perėndimi po e trajton
Rusinė si pampersa. Na pėrdorni pėr nevojat tuaja tė
fėlliqura dhe na flakni tutje”. (F.80). Karpenterit i vjen
keq qė “Moska nuk kishte ēfarė tė bėnte dhe nė Kosovė u
kėnaq me thėrrimet qė i lanė”. Perėndimi nuk mund tė
lejonte zonė ruse, sepse kjo do tė ishte ndarje tė Kosovės
si nė rastin e Gjermanisė.
Vlerėsimet nė kėtė frymė me siguri kanė patur ndikimin e
tyre qė Rusia pas zgjedhjes sė Putinit president tė kėrkojė
me kėmbėngulje revansh politik e diplomatik nė Ballkan.
Kėtė e pamė me lėshimet e furishme qė filloi t’i bėjė
diplomacia perėndimore “Serbisė sė demokratizuar” pas
zėvendėsimit tė Milosheviēit me Koshtunicėn. Kėtė e shohinm
nė kurajon e madhe qė boshti sllavo-ortodoks po i jep
politikės bullgaromadhe dhe metodave tė luftės
milosheviēiane tė ushtrisė sė Shkupit kundėr shqiptarėve
nė Maqedoni. Kėtė e shohim edhe nė qėndrimet e padrejta e
tė paarsyesshme qė mban diplomacia perėndimore ndaj UĒK-sė
e ēėshtjes shqiptare nė Maqedoni. Pra, ėshtė me vend tė
bėhet pyetja : a do tė pėrcaktohen qėndrimet e Perėndimit
pėr Ballkanin e ēėshtjen shqiptare mė shumė nga dėshira pėr
t’i zbutur inatin Rusisė?! Nė kohėn para pėrgatitjes s
takimit Bush-Putin Rusia shprehu urretje tė madhe agresive
kundėr shqiptarėve. Edhe pas takimit kėshtu po vazhdon.
Dihet se takime tė kėsaj natyre krijojnė terren pėr
zhvillime qė lėnė gjurmė pėr shumė kohė. Jalta
(Ruzvelt-Stalin), Viena (Kenedi-Hrushov) Malta, Reikjaviku
e shumė takime tė tjera kanė qenė me rrjedhoja tė gjata.
Edhe tani duhet tė shqetėsohemi se realpolitika e tė
mėdhenjve mund tė rėndojė mbi kurrizn tonė. Por nga kjo nuk
shpėtohet duke shtruar edhe mė shumė kurrizin.
Ne shqiptarėt mund tė vazhdojmė tė betohemi se jemi pėr
mosndryshim kufnjsh dhe tė bėjmė ēdo gjė qė na kėrkohet pėr
tė bindur tė tjerėt se kėtė e kemi seriozisht jo pėr
mashtrim. Por sikurse shihet nga studimet qė bėhen nėpė
institucione studimore tė huaja, nga deklaratat e
politikanėve tė huaj janė tė tjerėt tani qė po i shtrojnė
problemet e ndryshimit tė kufinjnve nė Ballkan. Pra duam
apo nuk duam do tė jemi tė detyruar tė pėrfshihemi nė tė
tilla diskutime e mbase jo vetėm nė diskutime por edhe nė
ndeshje tė ashpra deri me armė. Kur iluzioneve u vjen fundi
edhe iluzionistėt do t’i nėshtrohen realitetit.
Kisinxher nė “Diplomacia” (f.100) ka cituar fjalėte
Palmerstonit : “ Rusia zbatonte njė sistem tė agresionit tė
pėrgjithshėm, nė tė gjitha anėt, pjesėrisht pėr shkak tė
karakterit tė perndorit tė saj (Nikollait) pjesėrisht pėr
shkak tė sistemit tė saj tė qeverisjes”. Kėto fjalė vlejnė
edhe pėr tani. Rusia po shfaq prirjet tradicionale pėr
sjellje agresive e kėrcėnime pjesėrisht pėr shkak tė
politikės sė sė njohur qysh nga viti 1750 drejt dominimit
nė Europės, pjesėrisht edhe pėr natyrėn e politikės
personale tė presidentit tė saj tė tanishėm, i cili ėshtė
veēanėrisht armiqėsor ndaj shqiptarėve. Presidenti Putin
ėshtė njė ripėrtėritje e dukurisė Brezhnjev pas rrėzimit tė
Hrushovit nė vitin 1964. Hrushovi shėnoi njė epokė zbutjeje
, mė liberale mė shpresėdhėnėse nė politikėn shumė agresive
tė BS. Kurse Brezhnjevi qė e zėvendėsoi ktheu timonin
pėrsėri nė drejtim tė stalinizmit. Pas perestrojkės sė
Gorbaēovit dhe qėndrimeve disi liberale tė Jelcinit
presidenti i ri rus, Putin, mishėron njė stil dhe ambicje
politike mė tradicionale ruso-sovjetike. Perėndimi duket do
t’i bėjė lėshime. Kėtė po e dėshmon lufta nė Maqedoni ku
mbi shqiptarėt janė lėshuar pėrveē sllavo-maqedonėve edhe
serbėt, rusėt, ukrainasit, bjellorussėt, grekėt. Avionėt
rusė tė prodhuar pėr luftė speciale nė Afganistan pėrdoren
tani kundėr shqiptarėve nė Maqedoni. Perėndimi duhet po ia
plotėson dėshirėn Rusisė qė t’i japė shans tė rivendosė
autoritetin si spuerfuqi ushtarake nė Ballkan.
Ishte vėrtetė mjerim politik ai qėndrimi qė mbajti
sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Robertson, nė njė
emision nė kanalin televiziv amerikan CNN kur tėrė fajet i
hodhi mbi shqiptarėt nė Maqedoni dhe mbi UĒK-nė qė i
dashkan tė drejtat t’u plotėsohen brenda natės dhe po
shkatėrruakan njė shtet demokratik si Maqedonia. Sipas
sekretarit tė pėrgjithshėm tė NATO-s Maqedonia qenka shtet
demokratik meqenėse shqiptarėt kanė patur pėrfaqėsuesit e
tyre nė parlament dhe kjo mjaftuaka pėr t’i quajtur tė
drejtat e shqiptarėve tė mbrojtura. Sa larg janė arsyetimet
e sekretarit tė pėrgjithshėm tė NATO-s nga ato qė ka bėrė
dikur politikani francez Alen Peirefit kur ka shtjelluar
temėn e paqes botėrore nėpėrmjet ndėrvarėsisė sė shteteve
:” Kėtė doktrinė mund ta quajmė eukumenizėm nacional...nuk
mund tė ketė rend ndėrkombėtar tė qėndrueshėm nėse njė kob
ėshtė satelit i tjetrit; nėse secili nuk bėhet zot i fatit
tė vet qė tė zgjedhė vetė rrugėt qė duhet tė ndjekė, nėse
i refuzohet e drejta absolute pėr tė patur identitetin e
vet, kulturėn e vet, tė afirmojė pėrgjegjėsinė dhe
pavarėsinė e vet”. ( “Lė mal franēais” v.II, f.900).
Shqiptarėve ka kohė qė ua mohojnė tė gjitha kėto.
Shqiptarėt nė Maqedoni rrėmbyen armėt vetėm pas 10 vite
sjelljeje brutale, mospėrfillėse nga “Maqedonia
demokratike”, e cila para botės perėndimore kėtė titull e
siguroi nė sajė tė durimit tė madh qė treguan shqiptarėt,
tė cilėt jo vetėm u mashtruan por tani masakrohen nga njė
alenacė e fuqishme ushtarake sllavo-ortodokse sipas
direktivave politike tė Moskės.
Sllavo-grekėt kufinjt nė Ballkan duan t’i mbajnė ose t’i
ndyshojnė me anė tė forcės vetėm sipas vizatimeve qė bėjnė
nė hartat e tyre. Prandaj Ballknai ėshtė gjakosur e do tė
gjakoset edhe mė. “Kongreset e rinj tė Berlinit” mund tė
rezultojnė edhe mė tė rrezikshėm pėr shqiptarėt se ai i
vitit 1878.

25.06.2001
Abdi Baleta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Rimekembja   Gazeta Rimekembja - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gazeta Rimekembja
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 8Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: