DREJTESIA-REALITETI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:24 pm

IV. FUNDAMENTALIZMI ISLAM NĖ ISH-JUGOSLLAVI

Nocioni fundamendalizmi islam ndonėse qysh mė herėt i njohur ndėr shkencėtarėt, siē vėrejtėm mė parė, nė ish-Jugosllavi filloi tė hyjė nė pėrdorim veēanėrisht pas Revolucionit islam nė Iran, e sidomos pas vitit 1983 me rastin e gjykimit tė intelektualėve muslimanė boshnjakė. Kjo erdhi nė shprehje pas Luftės sė Dytė Botėrore e pėr t’i gjykuar aktivitetet e muslimanėve. Nė fillim nė pėrdorim intensiv ka qenė panislamizmi, por kur u bė e qartė se ai praktikisht mė nuk ekzistonte (qysh nė Kongresin e fundit panislam nė Jerusalem mė 1923), dhe se dukuritė qė gjykoheshin nuk i pėrkitnin asaj qė nėnkuptohej me panislamizėm, kreu politik i ish-Jugosllavisė dhe ai i Bosnjės, dėshiruan tė krijojnė fundament ideologjik e politik pėr kriminalizimin e mendimit mbi problemet e Islamit dhe muslimanėve boshnjakė e shqiptarė, nė Bosnjė tė luftohet kundėr vijės sė organizatės "Mlladi muslimani" (muslimanėve tė rinj), kurse nė Kosovė tė luftohet kundėr vijės sė rezistencės popullore, qė sipas tyre ėshtė e frymėzuar me mėsimet islame.

Me konfirmimin e nacionalitetit musliman nė vitet shtatėdhjetė u hap njė mundėsi e re pėr kritikėt kujdestarė jugosllavė tė nacionalizmit musliman, kurse procesi i vitit 1983 i a.q. i nacionalistėve muslimanė, paraqet triumfin e tyre. Pikėrisht nė kėtė kohė u bė prenominimi i kritikės nga nacionalizmi musliman nė fundamentalizėm islam, nė Perėndim mė i popullarizuar, kurse politikisht mė elastik qė mund tė absorbojė dukuritė e ndryshme tė kritikuara nė shoqėrinė muslimane, duke e zgjeruar vazhdimisht kuptimin semantik tė kėsaj sintagme. Nėn ndikimin e shtypit jugosllav, shtypi shqiptar nė ish-Jugosllavi, si servis i politikės ditore, filloi me njė pėrdorim mė intensiv tė shprehjeve tė tilla, herė - herė duke e parė ndikimin islam nė dukuritė shoqėrore, e madje edhe nė demonstratat e vitit 1981 e deri mė sot. Pėr t’i dhėnė bazament shkencor kėsaj veprimtarie propaganduese, rol i veēantė u ėshtė dhėnė shkencėtarėve-diletantė, tė cilėt insuficientė nė njohjen sė paku tė bazave tė Islamit pėrgjithėsisht dhe tė Doktrinės sheri’atiko-juridike veēanėrisht, mbėshteten nė kukėza tė orientalistikės ekstreme perėndimore, dhe falė fundamentalizmit tė vet mitik nacional, valorizojnė ēdo dukuri nė shoqėrinė muslimane, e veēanėrisht nė shoqėrinė muslimane shqiptare.

Pėrpjekjet ēlirimtare tė Kosovės nga po kėta diletantė janė cilėsuar me nacionalizėm shqiptar, irredentizėm shqiptar, ndėrsa sipas nevojės prenominohej nė nacionalizėm fetar, kleronacionalizėm, madje disa dukuri cilėsoheshin edhe me homeinizėm, dhe sė fundi me fundamentalizėm islam.

Pėr shkak tė intrasigjentitetit, tipik pėr diletantėt, me ta ėshtė i pamundur ēfarėdo diskursi shkencor, e sė kėndejmi ėshtė e kotė tė tėrhiqet vėrejtja nė gabimet siē janė:

- Se Islami ėshtė shkaktar i natalitetit tė lartė shqiptar, edhe pse kjo dukuri haset edhe nė shoqėritė joislame. Nė shekullin XIX nė Serbi preferohej nataliteti i rritur pėr shkak tė mėnyrės sė ekonomizimit nė kooperativa, rrethanave historike, kurse nė kėngėn popullore "9 Jugoviqėt" edhe sot ruhet kulti i natalitetit tė lartė. Kurse kohėve tė fundit demografėt dhe shkencėtarėt tjerė serbė, si M. Macura, dėrgojnė apele dramatike pėr natalitet mė tė lartė tė serbėve, pėr ta riprodukuar popullsinė dhe lidhur me kėtė janė marrė masa stimulative.

- Se Islami ėshtė shkaktari i drejtpėrdrejtė i irredentizmit e separatizmit shqiptar. Mirėpo, nėse e pranojmė kėtė tezė, atėherė si do tė shpjegohet hegjemonizmi gjenocid bullgar ndaj turqve bullgarė, hegjemonizmi serb nė Ballkan dhe irredentizmat tjerė nė botė!?

Me tė drejtė B. Rudezh pohon se "kontroversat, tezat e hipotezat e shumta mbi panislamizmin, fundamentalizmin islam, xhihadin etj., janė rezultat i mosudhėzimit dhe mosnjohjes sė burimeve dhe tė literaturės themelore". Nė gjuhėn tonė mungon literatura elementare islame apo orientale, qė paraqet varfėri dhe provincializėm shpirtėror. Ekziston vetėm literatura pėr nevojat politike ditore dhe ideologjike ku Islami paraqitet si rrezik pėr botėn joislame, kurse fundamentalizmi si veēori imanente e tij.

Kuptimi semantik i fundamentalizmit islam dita - ditės ėshtė zgjeruar edhe nė synetimin (cirkumizimin) e fėmijėve, mėsimin fetar tė fėmijėve, lindjen e fėmijėve (natalitetin e lartė), ndėrtimin e xhamive, rrethojat e shtėpive, veshjen islame tė femrave, pėrkatėsisht kuptimi semantik ėshtė zgjeruar edhe nė identitetin kulturor-historik edhe nė atė ideologjik - religjioz. Mohimi i kėtij identiteti do tė thotė shenjė e krizės sė rėndė kulturore dhe politike tė identitetit demokratik.

Nuk na habit as befason kur tendenca tė tilla vijnė nga jashtė, siē ėshtė rasti me akad. Ljubomir Tadiqin, Millorad Paviqin, Miroljub Jeftiqin (nga Serbia), Aleksandar Popoviqin (serb nė Francė) etj., por befason kur shqiptarėt mohojnė identitetin shqiptar. Rast tė tillė kemi me njėrin nga udhėheqėsit e Katolicizmit nė Kosovė, Don Shan Zefin, i cili i pyetur se a ka fundamentalizėm islamik nė Kosovė, pohon se "Fundamentalizmi islamik nuk mund tė ketė rrėnjė nė Kosovė, por, nė anėn tjetėr, dhe as qė mund tė mohohen disa simptome e tendenca antishqiptare qė janė gjithnjė nė rritje nė kėtė drejtim e qė frymėzohen nga rryma tė ndryshme panislamike. Pėr shqiptarėt e islamizuar as nė tė kaluarėn as sot s’mund tė thuhet se janė nė shpirt fundamentalistė islamikė, por me humbjen e ngadalshme tė traditės sė krishterė, brez pas brezi, te ne shprehet mė shumė njė lloj fanatizmi fetar, pra njė devijim qė ėshtė mė pak i rrezikshėm. Ky fenomen duket se as qė mund tė shuhet aq lehtė, meqenėse shqiptarėt vėshtirė i pranojnė korrigjimet historike ose vėshtirė ndryshojnė mentalitetin. Edhe pse kanė njohuri relative mbi trashėgiminė fetare tė islamizmit, megjithatė insistohet me ngulm e pa kurrfarė baze shkencore tė justifikohet ai. Prandaj, ėshtė edhe e "kuptueshme dhe s’ėshtė pėr t’u "befasuar" edhe nga dukuria e ferexheve arabo-turke e dukuri tė tjera tė ngjashme. Psh. te ne bie nė sy ose po hasim te njė grup i vajzave, motrave e nėnave tona shqiptare qė po instrumentalizohen nė kėtė drejtim. Duhet tė jemi tė vetėdijshėm se sa mė larg t’u mbetemi kėtyre dukurive tė tejkaluara, aq mė afėr do tė jetė edhe integrimi ynė me familjen e madhe evropiane."

Nuk mund tė lėshohemi nė polemikė, sepse polemika nuk ėshtė synim i kėtij shkrimi. Megjithatė, duhet konstatuar se shkrimet e tilla janė tipike fundamentaliste tė proveniencės katolike. Mendoj se pėrgjigjja mė e drejtė ėshtė ajo qė muslimanėt duhet kundėrvėnė tendencave tė tilla "me besnikėrinė krenare e dinjitoze tė stilit tė vet tė jetesės, parimeve tė veta etike. Ėshtė shkatėrrimtare rruga e integrimit me anė tė imitimeve, pėrndryshe tė pafatshme, tė formave dekadente tė jetės sė njė njeriu tė pėrgjysmuar tė Evropės moderne. ...Njeriu i hamendur i epokės moderne ka mė sė shumti nevojė pėr shembujt veprues jetėsorė."

Ajo qė tepėr shumė e ngacmon Sh. Zefin, mbulesa apo veshja islame e femrės, e tė cilėn ai e quan "arabo-turke" (nuk di si e quan ai veshjen e motrave tė nderit, murgeshave apo tė veten) nuk ėshtė simptom fundamentalizmi apo fanatizmi fetar, as instrumentalizim nga qarqet panislame, por ėshtė "shenjė e madhe e revoltės kundėr kulturės sė bastarduar tė Perėndimit qė femrėn e bastardon nė "mish" pėr prostitucion simbolik apo fanatik". "Perėndimi bashkėkohor por edhe intelektualėt tanė duhet ta respektojnė diversitetin kulturor. Kultura islame ėshtė kulturė e "kohės" dhe ėshtė krejt logjike qė synimi i saj drejt bukurisė mbiindividuale e pėrsos dhe e rregullon "lėvizjen" e trupit, formula abstrakte e sė cilės manifestohet me veshjen. Nė anėn tjetėr, "kultura evropiane ėshtė kulturė e "hapėsirės" dhe ėshtė krejt logjike qė synimi i saj drejt bukurisė mbiindividuale e pėrsos dhe e rregullon vetė "formėn" e trupit."

Andaj, me tė drejtė intelektuali beogradas D. Kalajiq, pėrfundon se "Njeriu modern nuk ka as tė drejtė elementare morale t’i kritikojė institucionet islame tė "poligamisė" ose tė "haremit" nė emėr tė kulturės vetjake, sepse pozicioni i femrės nė institucionet islame ėshtė pakrahasueshėm mė i ndershėm dhe mė i favorshėm nga ai qė femra e ka nė sistemin e gjithmbarshėm tė prostitucionit simbolik dhe praktik qė e karakterizon civilizimin modern tė Perėndimit."

Pėr fat tė keq, nė trojet shqiptare ende nuk kemi qasje serioze e objektive ndaj kėsaj ēėshtjeje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:25 pm

V. KTHIMI BURIMEVE - SI TĖ KUPTOHET

Islami i hershėm mund tė konsiderohet bėrthamė qė ėshtė kristalizim i realizimeve tė tij themelore shpirtėrore dhe historike. Ai ėshtė civilizim ndėrmjetės ndėrmjet antikės dhe renesansės dhe paraqet formėsimin fundamental dhe kreativ tė Islamit tė hershėm nė sistemin unik dhe grandioz kulturor, ndaj zhvillimi i tėrėsishėm i mėvonshėm i Islamit ėshtė vetėm vazhdimėsi i atij klasik, qoftė pozitivisht - nė pėrpunimin e tyre tė mėtutjeshėm, qoftė negativisht - nė rezistencėn nė emėr tė kthimit mendimeve dhe porosive burimore.

Duke e marrė parasysh se fundamentalistėt kėrkojnė "evitimin e shtresimeve historike nga komentimi dhe praktika islame" dhe "pėrvojės sė Bashkėsisė sė hershme muslimane nė Medine i japin karakter normativ dhe e konsiderojnė pėr arketip, e jo shembull historik tė realizimit tė Islamit", konsiderojmė tė nevojshme tė kihen parasysh edhe kėto ēėshtje:

- Fjala burim, tė kuptuarit burimor tė burimit tė njė tradite fetare ngėrthen domethėnien se nuk bėn qė burimi i caktuar i fesė (ose traditės pėrgjithėsisht) tė kuptohet ndryshe pos sipas mėnyrės sė a.q. tė kuptuarit tė parė tė burimit. Sipas kėsaj teze, kohėt tjera nuk kanė tė drejtė nė tė kuptuarit vetjak tė burimeve tė fesė.

- Sintagma tė kuptuarit e parė burimor tė burimit domethėnė, sipas kėsaj teze, se burimin pėrkatės e kanė kuptuar drejt vetėm recipientėt e parė. Breznitė tjera tė mėvonshme, korrektėsisht do ta kuptojnė burimin vetėm nėse nuk kanė tė kuptuar dhe recepcion tė vetin vetjak, por tė huaj tė burimit. Kjo po ashtu d.m.th. se me sintagmėn "tė kuptuarit e parė burimor tė burimit njė kohė oktroizohet," qė tė shėrbejė si model pėr kohėt e mėvonshme.

Marrė pėrgjithėsisht, fjala burim ka kuptimin edhe tė burimit, gurrės sė pėrhershme, permanente. Nė Islam, burim i fesė ėshtė Fjala e Zotit, qė buron gjithherė e nuk shteret, andaj brezi i parė i recipientėve as nuk ka mundur as nuk ka guxuar ta orientojė kėtė burim drejt tė kuptuarit pėrfundimtar, sepse nė Islam nuk ekziston grup apo bashkėsi, kohė apo hapėsirė e privilegjuar. Brezi i parė nuk ka tė drejtė ta pranojė Islamin nė emėr tė tė tjerėve. Kėtė mund ta vėrejmė edhe te imami i madh Ebu Hanife, por edhe te imamėt e dijetarėt tjerė.

Nė kėtė aspekt, duhet patur kujdes ndaj pikėpamjeve qė e mbyllin njeriun apo brezin e caktuar brenda traditės sė caktuar, duke ia mohuar tė drejtėn pėr tė kuptuarit e drejtpėrdrejtė tė Burimit hyjnor. Prandaj, ēdo "kthim prapa" duhet tė ketė parasysh kėtė qė vijon:

1. Tradita nuk mund t’i zėvendėsojė burimet, as ta marrė vendin e tyre. Nė Islam as tradita teologjike nuk ėshtė burim i fesė, por tė kuptuarit njerėzor tė burimeve tė fesė nė njė kohė, nė njė vend, nė njė disponim shpirtėror. Fundamentalizmi ekstrem i jep atribute hyjnore asaj qė ėshtė vetėm njė perceptim njerėzor. Kur’ani ėshtė gjithnjė i hapur pėr komentime tė reja, sė kėndejmi nuk ka pėrkthime pėrfundimtare tė Kur’anit, pasi qė ky libėr nuk mund tė pėrkthehet pėr tė gjitha kohėt, me njė pėrvojė, por duhet rishtazi tė pėrkthehet.

2. Fundamentalizmi ekstrem nuk miraton tė a.q. fundamentalizėm pozitiv tė Islamit. Me fundamentalizmin pozitiv nė Islam nėnkuptojmė kthimin nė fundamentet islame, Kur’anin dhe Sunnetin, nga koha e vet dhe nė mėnyrėn e pėrfshirjen e plotrėndėsishme tė rrjedhės sė burimeve tė Burimit nga disponimi i vet shpirtėror. Komentimi i Kur’anit nga koha e vet, traditėn e Islamit e produktivizon dhe e pasuron dhe nuk i lejon traditės qė tė rritet nė tradicionalizėm. Nė Islam Kur’ani ėshtė fundament jo nė kuptim tė dokumentit qė njėherė (kaherė nė shekullin VII) ėshtė mbyllur nė njė tėrėsi kuptimore tė oktroizuar, por ai ėshtė fundament nė mėnyrė tė Burimit tė pashtershėm. Andaj, fundamentalizmi pozitiv shkurtimisht dtth; t’i jepet mundėsia ēdo kohe qė tė drejtohet nė Kur’an, e tė mos pranohen pa rezervė komentimet e kaluara si skemė statike dhe model shembull.

3. Fundamentalizmi ekstrem apo negativ nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr dėmin e kėrkesės sė tyre pėr restaurimin e rikonstruimin rigoroz tė jetės sė muslimanėve tė Epokės sė Parė (nga Mekka dhe Medinja), me ēka redukohet feja nė dy qytete tė njė zone gjeografike, lidhet pėr njė vend dhe kufizohet nė arabėt, kėshtu qė bie ndesh me natyrėn e Kur’anit. Zoti nuk ėshtė Zot vetėm i njė epoke, vetėm i njė populli, vetėm i njė vendi, por Zot i tė gjitha kohėve dhe vendeve, Zot i parakohės dhe i paskohės, Zot i tė gjitha botėve.

Fundamentalizmi pozitiv pra, ndaj burimeve islame sillet si ndaj shembujve qė janė gjithnjė frymėzues pėr krijimin e formave tė reja tė praktikės shoqėrore. Thirrja permanente nė kėto burime dhe refleksioni historik i frymės muslimane nėpėrmjet prizmit tė tyre nė rrjedhėn kulturore - civilizuese tė Islamit, kanė ruajtur identitetin e muslimanėve dhe vitalitetin nė takimet dhe integrimet kulturore.


PĖRFUNDIM

Feja islame, as nė burimet e saj (Kur’an dhe Hadith), as nė veprat madhore tė imamėve, por as nė literaturėn e mėvonshme, nuk njeh nocionin fundamentalizėm. Me kėtė nocion besimtari musliman nuk e njeh veten, nuk e identifikon veten as sistemin e vlerave tė cilave u pėrket. Shprehjet qė u atribuohen muslimanėve si ekuivalente fundamentalizmit si selefije, usulije islamijje, tesheddud, tenettu, tetarruf e tė tjera, as pėr sė afėrmi nuk i mbulojnė kuptimet e fundamentalizmit, qė kjo shprehje i ka nė konotacionin aktual nė shkencėn dhe mediumet nė botė dhe ndėr ne.

Fundamentalizmi ėshtė me prejardhje kristiane, respektivisht protestante, nė Amerikė e Angli, e mė pastaj edhe katolike, ortodokse e tė tjera, ndėrsa si reagim, protestė ndaj modernizmit, liberalizmit e shekullarizmit dhe tendencave tė tyre qė fenė t’ua adaptojnė rrethanave tė reja politike, kulturore, shkencore e tė ngjashme. Qėllimet parėsore tė fundamentalistėve kristianė janė kthimi Biblės si dokument i pagabueshėm, autoritativ pėr shpjegimin e tė gjitha ēėshtjeve jetėsore: politike, shoqėrore, ekonomike, fetare e tė tjera. Pėrkitazi me kėtė janė formuar shoqatat fundamentaliste (WCFA nė Filadelfi mė 1919). Mirėpo, fundamentalizmin e vėrejmė mjaft aktiv edhe ndėr real-socialistėt, por edhe nė ideologjitė tjera si nė filozofi, art, letėrsi e nė drejtimet tjera.

Edhe pse theksuam se fundamentalizmi nuk ėshtė produkt islam, as direkt as indirekt, megjithatė, nėse me fundamentalizėm nėnkuptojmė "kthimin burimeve" ngase burimi ėshtė mė i pastėr nė gurrė, qė tė sendėrtojė ardhmėri, atėherė edhe mund tė flasim kushtimisht pėr fundamentalizmin islam. Por, ky fundamentalizėm nuk ėshtė rrėnues e shkatėrrimtar, ndaj nuk duhet t’i frikėsohen as Lindja as Perėndimi, e as vetė Bota muslimane e shekullarizuar. Islamit nuk i ėshtė imanent i a.q. fundamentalizėm negativ, respektivisht ekstremizmi. Atė qė sot e cilėsojmė si ekstremizėm musliman, nuk ėshtė tjetėr pos pėrgjigje e tyre nė hegjemoninė politike, ekonomike, kulturore e tė tjera tė botės jashtislame ndaj muslimanėve. Popujt muslimanė si shqiptarėt, boshnjakėt, algjerianėt, ēeēenėt etj., po zhvillojnė luftė pėr identitetin e tyre shpirtėror e biologjik, fetar, kulturor, politik e ekonomik. Evroperėndimi i ngarkuar me evrocentrizėm e katoliko-centrizėm, i imponon "vlerat" e veta si tė vetmet tė drejta, andaj ēdo refuzim i tyre karakterizohet me terminologjinė diskredituese: fundamentalizmi islam, nacionalizmi fetar, militantizmi islam; ēdo gjė islame pėrdoret nė kontekstin pezhorativ, negativ, pėr tė krijuar pėrshtypje nė botė se Islami ėshtė element destabilizues, kundėr paqes e mirėqenies dhe si i tillė duhet tė "disiplinohet", ēfarė ėshtė rasti me Iranin, Libinė e shumė vende tė tjera.

Nė pėrpjekjen pėr ta ruajtur identitetin, ndėr muslimanėt kemi disa rryma, por tri janė mė tė theksuara: modernizmi islam - i cili format e trashėguara politike, shoqėrore e kulturore ka dėshiruar t’ua pėrshtatė standardeve perėndimore; reformizmi islam - i cili ka kėrkuar kthimin drejt burimeve islame, idealit teokratik tė shoqėrisė muslimane; dhe fundamentalizmi islam - i cili ka kėrkuar kthimin burimeve nė pėrgjithėsi dhe kthimin modelit tashmė tė ndodhur historikisht - Bashkėsisė sė Medines, jo nė kuptim tė imitimit tė thjeshtė, por nė kuptim tė tė kuptuarit tė porosive qė rrjedhin nga burimet islame pėr tė ndėrtuar ardhmėrinė.

Kėto tendenca mbrojtėse nė Botėn muslimane janė paraqitur mė intensivisht me pushtimet e vendeve muslimane nga N. Bonaparta e tė tjerėt, pėr tė vazhduar deri nė ditėt tona. Kurse nė ish-Jugosllavi - nė Bosnjė e nė trojet shqiptare - i kemi mė vonė. Kur e themi kėtė, duhet pasur parasysh se elementi islam nė kėto troje asnjėherė nuk shkaktoi konflikte qofshin fetare, qofshin nacionale; ai ishte gjithherė nė defansivė, i rrezikuar edhe nga Perėndimi edhe nga Lindja. Shembulli mė i mirė ėshtė ky se si te boshnjakėt ashtu edhe te shqiptarėt mė shumė banorė gjenden jashtė shteteve amė se sa brenda. Do tė ishte jo e drejtė sikur gjithė fajin t’ua lėmė tė huajve. Pėrkundrazi, elita jonė intelektuale, duke pėrzier vlerat autoktone, ka gjurmuar vazhdimisht pas vlerave tė huaja, historikisht e logjikisht tė paqėndrueshme pėr ne nė aspektin shpirtėror e nacional, dhe pas shumė lajthitjeve jemi sėrish nė start, por intelektualisht e materialisht tė dėrrmuar. Nuk do tė apeloj nė stilin e Lush Gjergjit qė muslimanėt ta braktisin Islamin e mirėfilltė e sė bashku me kristianėt tė formojnė njė evroislamizėm, por nė atė qė apeloi para disa vjetėsh intelektuali serb Dragosh Kalajiq: "Shkenca perėndimore duhet tė hapet nga Lindja, veēan nga kultura islame, e cila mund ta pasurojė me dimensionin "cilėsor" tė njohjes dhe praktikės, kurse shkenca islame duhet tė hapet ndaj tė arriturave pozitive tė profilit "sasior" tė shkencės perėndimore".

Nėse duam lumturi e paqe nė ardhmėri, duhet tė lirohemi nga mashtrimet dhe paragjykimet e deritashme kundrejt Islamit dhe muslimanėve. Muslimanėt duhet ta thonė fjalėn e vet pėr problemet dhe dukuritė midis tyre por edhe jasht tyre. Perėndimi duhet tė heqė dorė nga kriteret e veta si tė vetmet tė drejta. Pa njė dialog tė mirėfilltė e tė barabartė nuk mund tė ketė modernizim, demokraci e mirėkuptim midis kulturave e civilizimeve, pėrkundrazi, ekskluzivizmi perėndimor ka shkaktuar e do tė shkaktojė procese retrograde, dogmatizėm, totalitarizėm dhe egoizėm kulturor.

Nė fund, pėrkundėr dėshirės qė tė pėrfshihen sa mė shumė tema lidhur me fundamentalizmin e tė jepen orientime tė caktuara drejt tė kuptuarit e drejtė, kėtė nuk e kemi arritur. Njė gjė e tillė ėshtė e pamundur tė bėhet brenda njė punimi tė kufizuar nė synime e hapėsirė. Megjithatė, lexuesi mund tė fitojė njė pasqyrė reale rreth dukurisė sė fundamentalizmit pėrgjithėsisht dhe atij "islam" veēanėrisht. Kurse ajo qė lexohet apo dėgjohet rreth fundamentalizmit "islam", me tėrė pezhorativitetin momental nė publicistikėn dhe (pseudo) shkencėn e huaj e tonėn, ėshtė vetėm manifestim i shtresimeve e komplekseve tė konservuara nė vetvete, ndėrsa tash tė lansuara pėr qėllime tė caktuara politike, ekonomike e kulturore.



LITERATURA

Bu}an, Daniel, "Poimanje arabizma", Zagreb, 1980
2. "Bujku" – e pėrditshme e dt. 03.03.1997, Prishtinė

^an~ar, Nusret – ****}, Enes (ed.), "Islamski fundamentalizam – {ta je to?", Sarajevo, 1990
"Dituria islame" - revistė mujore, fetare, kulturore, shkencore, nr. 85/1996, Prishtinė
Faruki, Ismail Raxhi, "Islamizimi i diturisė", Shkup, 1413/1992
Garodi, Ro`e, "@ivi Islam", Sarajevo, 1990
Gjozo, Husein, "Islami nė kohė", Shkup, 1413/1992
Ibrahimi, Nexhat, "Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore tė doktrinės sė saj", Shkup, 1998
el-Kardavi, Jusuf, "Rizgjimi islam ndėrmjet kundėrshtimit dhe ekstremizmit", Shkup, 1417/1997
10. ****}, Enes (ed.), "Suvremena ideologijska tuma~enja Kurna i Islama", Zagreb, 1990.
11. Politika ekspres, - e pėrditshme e dt. 19.06.1997, Beograd.

12. De Rougemont, Denis, "Zapadna pustolovina ~ovjeka", Beograd, 1983.

13. "Selam" - revija za kulturu, vjeru i nauku, Prizren, br. 6/1996.

14. Smailagi} Nerkez, "Klasi~na kultura Islama", II, Zagreb, 1976.

15. Smailagi}, Nerkez, "Leksikon Islama", Sarajevo, 1990.

16. Takvim za 1400 H. g. - vjetar, Sarajevo, 1980.

17. Vujaklija, Milan, "Leksikon stranih re~i i izraza", Beograd, 1980.

18. "Zbornik radova Islamskog Teolo{kog Fakulteta u Sarajevu", br. 2/1987, Sarajevo.

19. "Zbornik radova drugog simpozija zagreba~ke d`amije 1409/1989", Zagreb, 1990.

20. "Zėri" - javore politike e dt. 28.12.1996, Prishtinė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:27 pm

PJESA E DYTĖ
SHQYRTIME NGA KULTURA DHE HISTORIA ISLAME NDĖR SHQIPTARĖT


Rrethanat shoqėrore - historike nė trojet iliro-shqiptare nė periudhėn paraosmane
Periudha e shtruar ėshtė hulumtuar e studiuar nė masė tė caktuar nga shumė autorė, si tė huaj ashtu edhe tė vendit. Pėrkundėr faktit se tė dhėnat materiale nga ajo kohė janė tė pakta, prapėseprapė janė arritur rezultate tė konsiderueshme nė fusha tė caktuara. Megjithėkėtė, lirisht mund tė konstatojmė se hulumtimet e studimet janė nė fazėn e parė. Ato kryekėput janė tė preokupuara me pėrpjekjet pėr argumentimin e prejardhjes ilire tė shqiptarėve, evoluimin e tyre nė komb, autoktoninė e tyre nė trojet qė historia sot i njeh si iliro-shqiptare. Mund tė konstatohet gjithashtu se rezultatet e arritura tė deritashme, pėrkundėr mangėsive, janė solide dhe bazament shpresėdhėnės pėr projekte ekipore multidisiplinare shkencore.

Pėr arsye se disa faza tė Mesjetės janė tejet tė errėta sa u pėrket tė dhėnave nga dora e parė, dhe se segmente tė caktuara tė jetės nga studiuesit janė rrahur vetėm pjesėrisht e fragmentarisht, jemi detyruar, sė kėndejmi, qė nėpėrmjet tė dhėnave tė tėrthorta e fragmentare e nėpėrmjet metodės komparative e analitike nga tė dhėnat pėr trojet tjera, nga po kjo kohė e po kėta studiues, ta rikonstruktojmė gjendjen shoqėrore-historike edhe nė trojet tona iliro-shqiptare nė periudhėn para Mesjetės dhe pas Mesjetės, apo qė me paraqitjen e Kristianizmit e deri nė shekullin XIV. Njė shtrirje tė tillė kohore na e imponon natyra e besimit kristian. Tė konceptuarit e drejtė tė Kristianizmit gjatė Mesjetės e imponon periudha e Krishtit, ajo apostullike dhe ajo e papatit.

Arsyeja qė ne do tė pėrpiqemi ta vėmė pėr objekt studimi kėtė periudhė kohore, konziston nė tė konceptuarit e drejtė tė ngjarjeve qė do tė ndodhin me paraqitjen e Islamit nė skenėn historike dhe depėrtimit tė tij qysh prej shekullit VIII e kėtej nė trojet iliro-shqiptare, e sidomos nė tė konceptuarit e drejtė tė fenomenit tė pėrhapjes sė shpejtė tė Islamit nė trojet tona gjatė shekullit XIV e mė vonė. Prandaj, eksplikimi i drejtė i raporteve shoqėrore-historike, religjioze, politike e sociale tė popullatės autoktone, ilirėve, e mė vonė sllavėve e tė tjerėve, do tė ndihmojė nė tė kuptuarit mė tė drejtė tė pėrhapjes sė shpejtė tė Islamit te ne dhe pėrgjithėsisht nė botė.

Punimi ynė ka pretendime modeste: tė shtrojmė disa tė dhėna e mendime qė deri tash janė injoruar apo vetėm tėrthorazi janė prekur, tė ofrojmė disa analiza e observime tė shkurtra aq sa lejojnė suazat e kėtij punimi, dhe, mundėsisht, tė hapim shtigje tė reja nė ndriēimin shumėshtresor tė kėtyre periudhave.

* * *
Ilirėt, tė cilėt nė kohėn e depėrtimeve tė romakėve nė trojet iliro-shqiptare dhe vendosjes sė tyre nė kėto troje, shtriheshin nė Shqipėrinė e sotme, nė Kosovė, Serbinė Jugore, nė krahinat perėndimore tė Maqedonisė sė sotme, nė pjesė tė Bosnjės e tė Bregdetit adriatik, ishin politeistė. Mirėpo, politeizmi ilir filloi t’ia lėshojė vendin Kristianizmit, qė me Ediktin e Milanos, nė vitin 313 u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetėrore. Romakėt nė Iliri depėrtuan kryesisht nga Selaniku, nga ana e Jugut, nga Bregdeti adriatik nga Perėndimi dhe nga Akvileja nga Veriperėndimi. Nė kėtė kohė nė trojet ilire filluan tė themelohen bashkėsitė e para kristiane. Pas Ediktit tė Milanos dhe pas Koncilit tė Parė nė vitin 325 nė Iznik (Nikejė), me mbėshtetjen e perandorit Konstantin, Kristianizmi lidhet pėr Qesarin, segmentin profan dhe ka statusin e fesė shtetėrore tė Bizantit.

Perandoria mė e madhe nė botė, Roma, pas krizės ekonomike kishte ra edhe nė krizė tė udhėheqjes-qeverisjes. Pėr ta kapėrcyer kėtė krizė, Diokleciani (me prejardhje ilire) sjell zgjidhje kalimtare preventive me formimin e dy kryeqyteteve, Romės nė Perėndim dhe Iznikut nė Lindje. Kjo zgjidhje kalimtare preventive pėrjetoi dėshtimin e vet nė vitin 395, me vdekjen e perandorit Theodosiut, kur Roma e Madhe, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve e problemeve tė brendshme, ndahet nė dy pjesė. Por, kėtė fat nuk e pėrjetoi edhe Kisha, e cila tėrėsisht u nda mė vonė, nė vitin 1054.

Lėvizjet e mėdha tė popujve prej shekullit IV e deri nė shekullin VI (vizigotėt, ostrogotėt, gepidėt, langobardėt, hunėt e tė tjerė) nė vitin 476 i shkatėrruan perandoritė perėndimore dhe krijuan disa shtete kalimtare.

E. Gibbon konsideron se "nė Romėn Lindore mjedisi shoqėror e politik ka qenė mė i mirė se nė Perėndim, ku dominonte konfuzioni politik e ushtarak." Pėr kėtė arsye, kristianėt sinqerisht do t’i gėzohen okupimit tė Romės nga normanėt dhe hunėt nė ēerekun e fundit tė shekullit V. Ata konsideronin se me rėnien e Romės Perėndimore janė gjetur nė rreth shumė mė tė volitshėm e mė tė sigurt nga ai nė Romėn Lindore, tė cilėn e mendonin si vend tė mėkatimit nė botė.

Prej rėnies sė Romės Perėndimore e deri nė shekullin VIII shohim forcimin suksesiv tė Kishės dhe institucionalizimin e saj. Kėshtu, tė dhėnat dėshmojnė se Kisha nė kėtė kohė ėshtė ngushtė e lidhur me klasėn sunduese, qė rezultoi me dominimin e tyre nė tė gjitha segmentet e jetės: ushtarake, politike e administrative tė Romės. Nė atė kohė Kisha zhvilloi formulėn vijuese: nė skenėn politike mbretėrit janė sovranė, por njėkohėsisht ata duhet ta njohin sovranitetin shpirtėror tė Kishės. Nė pajtim me kėtė, ēdokush ėshtė i lidhur pėr Papėn dhe duhet ta njohė autoritetin e tij shpirtėror.

Duke filluar nga shekulli X, kur Evropa kalon nė rregullimin shoqėror feudal, Franca, Italia e Gjermania ndahen nė feude tė vogla. Prapėseprapė, perandori gjerman gėzonte autoritetin e tė gjitha feudeve nė Gjermani e Itali. Kėshtu u paraqitėn dy autoritete tė mėdha: 1) i papės, dhe 2) perandorit gjerman. Por, kėto dy autoritete nuk jetuan gjatė kohė nė paqe. Kisha u forcua dhe arriti ta pėrvetėsojė sundimin profan.

Fundi i shekullit V dhe fillimi i shekullit VI ishte karakteristik pėr sulmet e fiseve turaniko-bullgare dhe tė atyre sllave, tė cilat, duke vėrejtur se Perandoria Bizantine ėshtė dobėsuar, filluan t’i atakojnė trojet tona dhe t’i plaēkisin.

Sllavėt, si popull indoevropian, kanė ardhur nė Evropė nė njė periudhė mė tė vonshme, pasi qė valėt e dyndjeve tė tyre ndodhėn nė shekujt VI e VII. Kėto shpėrngulje, respektivisht kėto dyndje tė sllavėve tė Jugut nė aleancė me avarėt, qė mė saktėsisht do tė zgjasin prej fundit tė shekullit VI e deri nė fillim tė shekullit VII, do tė rezultojnė me vendosjen e tyre tė pėrhershme prej Danubit deri nė Detin Egje, ndėrsa gjatė dyndjeve tė tyre nė Ballkan, ata sulmuan e plaēkitėn pa u penguar.

Pėrpjekjet e vazhdueshme pėr romanizimin e popujve autoktonė kishin dėshtuar, siē ėshtė rasti me dakėt nė Rumani, thrakėt nė Bullgari, ilirėt nė Dalmaci, Shqipėri e Maqedoni. Sa i pėrket Kosovės, ėshtė fakt i pamohueshėm se tė paktėn qė nga shekulli XVIII p.e.s. lindėn shumė shtete politike ilire tė cilat kaluan gradualisht nga etapa fisnore nė mbretėri tė vėrteta tė vogla, si dardanėt, penestėt, peonėt etj., pėr tė evoluar mė vonė nė popullin shqiptar.

Sipas tė dhėnave qė ofron E. Petroviq, popullsia qė gjetėn sllavėt nė trojet lindore tė Serbisė sė sotme, nuk ishte ende e romanizuar dhe si provė pėr kėtė sjell emrat e vendeve, qė sipas mendimit tonė e mbėshtesin mendimin e mėsipėrm. Mirėpo, tė gjitha kėto lėvizje e konflikte nuk kaluan pa pasoja. Prandaj, invazionet, si tė avarėve ashtu edhe tė sllavėve, e mė vonė edhe tė bullgarėve, nė masė tė madhe e ndryshuan strukturėn nacionale tė popullsisė sė Dardanisė dhe vendeve tė tjera. Burimet kishtare tregojnė se invazionet ishin tė dhunshme, e jo me paqe. Vendėsit pėrjetuan fat tė mundimshėm. Disa u masakruan nė sulmet e para sepse rezistuan, disa u robėruan dhe u shitėn si skllevėr... ose u pėrvetėsuan e asimiluan nga bizantinėt.

Kėtė e vėrejmė edhe nga letra e Papa Nikolla I, dėrguar Mihailit II nė shtator tė vitit 860, me ē’rast kėrkon kthimin e jurisdiksionit nė territoret e Illyricumit Lindor, tė cilat ishin shkėputur nga Roma nė mes tė shekullit VIII, e ku i pėrmend tė gjitha provincat, duke pėrfshirė edhe Dardaninė me kryeqytetin e saj Skupin, qė d.m.th. se ata ishin ilirė.

Edhe periudha e mėvonshme karakterizohet me trazira e konflikte. Shekulli IX shėnon pėrtėritjen e interesit bizantin pėr trojet tona. Rreth vitit 850 pjesa mė e madhe e Shqipėrisė sė sotme u inkorporua nė provincėn bizantine, Themėn e Durrėsit, ku pėrfshihej Epiri i Ri, pjesė tė Prevalisit, derisa Epiri i Vjetėr u pėrfshi nė Themėn fqinje tė Nikopolisit. Mirėpo, ky kontroll bizantin ende lėkundej nga migrimet serbe.

S. Hill pohon se bullgarėt depėrtuan gati deri nė Durrės nė fund tė shekullit IX, kurse Sh. Demiraj sundimin e bullgarėve nė trojet tona e vė gjatė viteve 815-1018. Historiani S. Rizaj pohon se bullgarėt depėrtuan pėrtej Danubit nga fundi i shekullit VII. Kulmin e tyre bullgarėt e arritėn gjatė perandorit tė tyre Simeonit (893-927), kur edhe Kosova ishte pjesė e tyre. Si pasojė e kėsaj, Shqipėria nė fillim tė shekullit XI ishte skenė e ekspeditave ushtarake bizantine, kur perandori Vasili II Bullgarovrasėsi rivendosi kontrollin bizantin nė Shqipėri me fitore nė vitin 1018 nė Betejėn e Beligradit (Palcheropolisit-Beratit).

Shekulli XI ishte pėrplot kryengritje e trazira: ato tė vitit 1040, 1043, 1070, 1078, 1080 etj.

Nė vitet 1021-1022 shqiptarėt i gjejmė krah tė Bizantit, kur bullgarėt duke ikur nga Durrėsi me rrethinė, do ta shkretėrojnė pėr pak kohė Arbėrinė, qė atėbotė pėrfshinte rajonin midis Durrėsit, Krujės e Elbasanit.

Nė vitin 1054, si pasojė e ndarjes kishtare kristiane, Kosova ndahet nė dy pjesė - nė dy sfera interesi: nė tė Lindjes me rrafshlartėn e Kosovės si ortodoksė, dhe nė tė Perėndimit me fushėgropėn e Dukagjinit si katolikė.

Njė gjendje aspak mė tė mirė e hasim deri nė vitin 1347, kur Stefan Dushani e pushtoi Shqipėrinė dhe pėrzuri latinėt e bizantinėt. Njė pjesė e Kosovės qysh mė herėt pat ra nėn ndikimin serb. Tė gjithė shkencėtarėt shqiptarė pohojnė se serbėt u vendosėn nė Kosovė nė periudhėn e shekujve XII-XIV. Mė herėt nuk e hasim as popullsinė e tyre, as Kristianizmin e tyre, e as sundimin e tyre. Nė fund tė shekullit XI tokat shqiptare i pushtojnė serbėt, duke sulmuar Zveēanin e fortifikuar, Lipjanin, e mė vonė edhe Llapin, Drenicėn, Pejėn e Gjakovėn etj.

Historiani J. Swire konstaton se nė vitin 1169 Stefan Nemanja arriti t’i bashkojė shumicėn e krahinave serbe nė Veri nėn sundimin e tij, e pastaj formoi njė dinasti tė quajtur Dinastia Nemanjiqase.

Nė vitin 1180 serbėt e futėn nėn sundimin e vet Shqipėrinė Veriore, duke pėrfshirė edhe Shkodrėn. Mė pas e pushtuan edhe Prizrenin dhe qytetet tjera tė Kosovės.

Historiani Alan Ducelier shtrirjen serbe e shtron kėsisoj. Ai thotė se vetėm "nė kohėn kur princi Stefan u bė mbret, nė vitin 1217, shteti serb filloi tė zgjerohej dhe pėrfshinte edhe zonėn e Pejės, derisa trupi kryesor i territoreve tė Kosovės mbetej jashtė kufijve tė tij. Ardhja e osmanėve nė Ballkan totalisht e ēorganizoi shtetin serb, i cili pas vdekjes sė car Dushanit (mė 1355) u shkapėrderdh pėr shkak tė mospajtimeve tė brendshme. Kėshtu, princėrve mė tė fuqishėm tė vendit iu la veprimi i lirė pėr organizim. Kėshtu, nė Zetė dhe Shqipėrinė Veriore u paraqitėn Balshajt, nė luginėn e Moravės, Llazar Hrebelanoviqi, kurse nė Kosovė, Vuk Brankoviqi.

[ Vazhdon ]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:27 pm

Siē cekėm, me vdekjen e car Dushanit dhe ndarjen e feudalėve serbė nė disa principata, u krijuan kushte qė edhe feudalėt shqiptarė tė organizohen, kėshtu qė themeluan tri principata (thema): principatėn e Durrėsit, tė Artės e tė Shkodrės, qė shtrihej prej Dubrovnikut deri nė Durrės e Prizren.

Mund tė pėrmblidhet se invadimi i sllavėve nga Veriu drejt viseve jugore gjendjen e ilirėve e vėshtirėsoi edhe mė shumė. Pėr t’iu shmangur konflikteve e trazirave tė vazhdueshme, e madje edhe zhdukjes sė tėrėsishme, njė pjesė e ilirėve u tėrhoqėn drejt Jugut, kurse pjesa tjetėr e mbetur, pėrkundėr humbjeve tė mėdha, u bėnte ballė presioneve asimiluese sllave. E tillė ishte jeta nė kontinuitet, me ndryshime tė vogla gjatė sundimit tė Stefan Nemanjės, Millutinit dhe Stefan Deēanit.

Shkrimi i Guillaume D’Adam, propagandues i kryqėzatės e tendencioz, megjithėkėtė hedh dritė nė ndriēimin e asaj periudhe. Ai, nė vitin 1332, shkruan: "... Kėta njerėz, si latinė ashtu edhe shqiptarė, janė nėn zgjedhėn e padurueshme dhe shumė tė rėndė tė princit tė sllavėve, tė cilin ata e pėrbuzin dhe e urrejnė nga zemra, ngaqė shpesh i lidhin me zingjirė dhe bujarėt e tyre ua shpronėsojnė... Qė tė gjithė, sė bashku dhe individualisht, janė tė mendimit se ata do t’i shenjtėronin duart e veta po t’i zhytnin nė gjakun e tė lartpėrmendurve - sllavėve."

Kur ėshtė fjala pėr autoktoninė e serbėve nė trojet iliro-shqiptare, (pseudo) shkenca serbe insiston nė toponiminė aktuale si argument dhe nė disa objekte sakrale. Ndonėse shumica e kėtyre tė fundit mbajnė prejardhje bizantine e romake, e disa madje edhe ilire, e tė pėrvetėsuara nga serbėt nė fund tė Mesjetės, ata sot e gjithė ditėn indoktrinojnė veten dhe tė tjerėt. Sa i pėrket toponimisė, Alan Ducelier pėrgėnjeshtron pohimet serbe, duke pohuar se "pjesa mė e madhe e toponimeve sllave nė Kosovė dhe Shqipėri duhet tė jenė mė shumė bullgare se serbe, qė ėshtė fare e natyrshme meqė bullgarėt e okupuan kėtė zonė qė nga shekulli IX, e posaēėrisht nė mbarim tė shekullit X, nė kulmin e Perandorisė Bizantine, me Ohrin si kryeqytet. Nė atė kohė serbėt ishin tė vendosur larg nga Kosova, nė tė vėrtetė, nė shekujt IX-X kolonitė e tyre tė para kompakte ishin Rasha (Rasa) nė luginėn e Ibrit, nė Perėndim tė Moravės dhe Zeta qė korrespondonte gjerėsisht me Malin e Zi tė sotshėm".

Gjendja e rėndė politike, ekonomike e ushtarake kishte shkaktuar edhe kaos tė vėrtetė shpirtėror, social, e mos tė cekim moral, kulturor e shkencor, e kėshtu me radhė. Kėtė mė sė miri na ilustron e dhėna se popujt qė ishin drejtpėrdrejt apo tėrthorazi nė trojet tona, popujt tjerė pėrreth i trajtonin ndryshe nga popullsia e vet. Fjala vjen, ēifutėt (qė nėpėrmjet romakėve e Kristianizmit kanė influencė nė trojet tona) lejojnė skllavėrimin e joēifutėve, por jo edhe tė ēifutėve, ndaj tė cilėve duhet tė sillen mirė e t’i ndihmojnė. Ata ndalojnė kamatėn (eksploatimin) ndėrmjet veti, por e lejojnė me tė huajt, duke pretenduar se ata nuk kanė ndonjė obligim ndaj atij populli injorant.

Edhe te fqinjėt e parė tė ilirėve, nė Greqinė antike e mė vonė, diskriminimi ka qenė nė kulm. Disa grekė mendonin se jogrekėt pėr nga natyra janė krijuar pėr robėr. Filozofi i njohur e nxėnėsi i Sokratit, Platoni, ka kritikuar skllavėrimin e grekut nga greku, por skllavėrimin e tė huajve nga greku ai e lejon pėr shkak se, sipas tij, disa popuj intelektin nuk e kanė tė pėrsosur, dhe si tė tillė duhet tė pėrfundojnė si skllevėr. Kurse mėsuesi i Lekės sė Madh, Aristoteli, filozof me famė, njerėzit i ka ndarė nė: 1) tė lirė, dhe 2) skllevėr. Kėta tė fundit janė krijuar vetėm pėr t’u shėrbyer tė parėve. Ky skllavėrinė e ka konsideruar si institucion tė nevojshėm.

Sipas disa parashtrimeve themelore, Kisha kristiane dhe autoritetet fetare kristiane kanė tė drejtė dhe kompetenca qė tė tjerėt, jokristianėt, me forcė t’i tėrheqin nė Kristianizėm. Mbėshtetjen pėr kėtė detyrim e gjejnė nė Besėlidhjen e Re, sipas Lukės, 14:15-24, ku ndėr tė tjera thuhet: "... dhe detyroi tė hyjnė...".

Kisha kristiane nė bazė tė kėsaj anekdote ka konkluduar se udhėzimi mund tė imponohet me dhunė dhe se Kisha ka tė drejtė tė bėjė presion e ta terrorizojė shpirtin njerėzor. Ata qė kanė refuzuar Kishėn janė ekskomunikuar dhe janė djegur nė zjarr.

Nė fillim Kisha e ka nxitur dhe motivuar femrėn pėr aktivitete tė gjera, e veēanėrisht pėr lindjen e pasardhėsve, por mė vonė femra ėshtė blasfemuar, ėshtė shpallur si shtrigė e fallxhore, pėr ēka janė djegė tė gjalla me mijėra gra.

Kėsaj dhune iu nėnshtruan edhe dijetarėt e artistėt, qė paraqet njė fotografi tė errėt tė periudhės paramesjetare e mesjetare. Sipas njė pohimi, gjyqet e inkuizicionit pėr njė kohė shumė tė shkurtėr kanė dėnuar 30.000 njerėz me vdekje dhe djegie.

Analitikėt pohojnė me tė drejtė se bazament pėr gjithė kėtė dhunė e kėto masa drastike janė thėniet nga Besėlidhja e Re:

"... E kush mė pranon mua, e pranon atė qė mė dėrgoi mua". (Luka, 9:48), ose

"… E kush mė pėrbuz mua, e pėrbuz atė qė mė dėrgoi mua’. (Luka, 10:16).

Tekstet tjera biblike kanė theks edhe mė tė rreptė, e kjo shihet sidomos pėr ata qė mbesin jashtė udhėzimit, d.m.th. pa e pranuar mėsimin ungjillor:

"Kush nuk ėshtė me mua, ėshtė kundėr meje, dhe kush nuk mbledh me mua, shkapėrderdh." (Mateu, 12:30).

Mėsimet kristiane urdhėrojnė skllavin t’i nėnshtrohet totalisht dėshirės sė zotėriut, skllavopronarit tė tij, dhe jeta e vdekja e skllevėrve ėshtė e varur nga dėshira e skllavopronarit. Ēdo njeri autoritativ nė perandori ka poseduar disa mijėra skllevėr tė dėnuar pėr shkaqe shumė tė vogla. Po ashtu, nėse femra e lirė kristiane ėshtė martuar me skllavin, ajo ėshtė varur, kurse skllavi ėshtė djegur i gjallė. Madje, edhe vetė Kisha ka poseduar skllevėr dhe ka pranuar qartė legalitetin e skllavėrisė, me pretekst se po pengon lypjen e lėmoshės dhe vjedhjen.

Gjendja aspak dhe askurrė nuk ka qenė mė e mirė as te bizantinėt. Ata pėr vete kanė supozuar se janė krijuar tė udhėheqin me botėn, kurse tė tjerėt janė krijuar pėr t’u shėrbyer atyre. Skllavi nuk ka gėzuar tė drejtėn tė posedojė, tė trashėgojė, tė lė trashėgim apo tė martohet legalisht. Skllavi i padobishėm, i sėmurė apo nė moshė ėshtė vrarė.

Ligji, apo e Drejta romake parasheh se tė gjithė skllevėrit e njė njeriu tė lirė, tė vrarė nga skllevėrit, duhet tė vriten, etj. E gjithė kjo gjendje shfarosėse e totalisht diskriminuese dhe ndėrrimi i shpeshtė i pushtuesve nė trojet qė i cekėm mė parė, pastaj mospajtimet ideologjike tė kristianėve ndaj tė tjerėve, ēarjet dhe konfliktet ndėrkristiane nė katolikė, ortodoksė e sekte tė tjera tė shumta, linin pėrshtypje pėr njė gjendje tė rėndė dhe asfiksuese religjioze, morale, politike, ekonomike e kėshtu me radhė. Kjo bėri qė tė pėrhapen doktrina pikėpamjesh tė ndryshme qė ishin nė kundėrshtim me doktrinat religjioze tė Kishės zyrtare, e si protestė e hapur ndaj shtrembėrimeve doktrinore dhe dhunės permanente. Vėrehen sektet: bogumile, novaciane, manihene, mesaliniane, kutugjere, bullgare, babune, torbaēe, e ndėr mė tė njohurat hasim sektet e arianizmit dhe akacianizmit, qė nga Kisha zyrtare u ndoqėn me ashpėrsi.

Vlen nė mėnyrė tė veēantė tė ceket aktiviteti i sektit bogumil, mė i njohuri dhe mė i rebeluari nė shekullin X, qė iu kundėrvu institucionalizimit tė Kristianizmit nė Mesjetė. Sipas disa tė dhėnave, nė Siujdhesėn Ballkanike, nė Thraki e nė Ballkanin Lindor, Bogumilizmi u paraqit nė shekullin X. Nė zhvillimin e tij nė masė tė madhe kanė ndikuar sekti paulician e mesalian, e po ashtu kanė ndikuar edhe mėsimi hebraik e islam. Megjithėkėtė, doktrina e bogumilėve shquhej me elemente tė theksuara tė mėsimit maniheist. Pėr shkak se janė ndjekur rreptė nga sundimtarėt serbė (shekulli XII-XIV), prej shekullit XIII bogumilėt tėrhiqen nga Rumelia drejt Perėndimit nė Bosnjė, ku rezistojnė deri nė ardhjen e osmanėve dhe Islamit. Ata janė ndjekur si heretikė kurse mėsimi i tyre si herezė, si nga katolikėt ashtu edhe nga ortodoksėt.

Njė pėrmbledhje e gjendjes shpirtėrore e fizike - biologjike shpie drejt pėrfundimit se Roma (Lindore e Perėndimore) e tė tjerėt, pėr shkak tė qėndrimit tė tyre kryekėput materialist, tė veshur me petkun e shenjtėrisė, nė aspekt tė jetės njerėzore dhe vlerės sė saj inherente, pėr shkak tė tė konceptuarit antropomorf tė Zotit, pėr shkak tė konceptimit pėrbuzės e injorues tė kėsaj bote nga ana e Kristianizmit dhe tė shtypjes sė instinkteve natyrore e synimeve legjitime tė njeriut nga njėra anė, dhe sllavėt e tė tjerėt, tė sėmurė nga dėshira drejt pushtetit, drejt fuqisė, pėrkatėsisht drejt vullnetit imperialist, po sikur edhe vėllezėrit e tyre perėndimorė, nga ana tjetėr, shkaktuan lindjen e fatumit e jo tė lirisė, shkaktuan rebelimin e njeriut dhe daljen e tij jashtė kornizave zyrtare kishtare. Nė njė gjendje tė kėtillė tė pashpresė, edhe gjatė Mesjetės trojet tona iliro-shqiptare nė pėrmasa (jo fort) tė vogla u ndeshėn me mėsimet e Fesė islame dhe muslimanėt e parė, por me shpresa tė vogla qė tė mbijetojnė. Pėrkatėsisht, muslimanėt ishin nė numėr simbolik me rastin e depėrtimit tė Perandorisė Osmane nė kėto troje, e tė tjerėt u dėbuan, u zhdukėn apo u asimiluan. Ėshtė e dukshme se ardhjen e osmanlinjve nė trojet tona dhe pėrgjithėsisht nė Ballkan, e pritėn duarhapur jo vetėm muslimanėt e paktė, por edhe popullsia tjetėr e organizuar nė sekte tė ndryshme, e madje edhe njė pjesė e popullsisė me besime tė tjera.





LITERATURA

"Argumenti" – ?asopis za teoriju i praksu, nr. 2-1982, Rijeka.
Arnold, Thomas; "Povijest islama - Historijski tokovi misije", botimi III, Sarajevo, 1990.
Asad, Muhammed; "Islam na raspu?u", Zagreb, 1994.
Azizussamed, Ulfe; "Islamizmi dhe Krishterizmi", bot. I, Prizren, 1413-1992.
"Bujku" - e pėrditshme e dt. 01.04.1995; 13.07.1995; 19.05.1995; 14.09.1996, Prishtinė.
Bulaē, Ali; "Islam i demokratija, teokratija i totalitarizam", Sarajevo – Ljubljana, 1995.
Demiraj, Shaban; "Gjuhėsi ballkanike", Shkup, 1994.
Doēi, Rexhep; "Iliro-shqiptarėt dhe serbėt nė Kosovė (sipas onomastikės)", Prishtinė, 1994.
El-Hufi, Muhammed Ahmed; "Toleranca islame", Prishtinė, 1996.
Gams, Andrija; "Biblija i društvo", Novi Sad, 1979.
Grup autorėsh; "Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt", Punime nga Simpoziumi ndėrkombėtar i mbajtur me 12-15.10.1992, Prishtinė, 1995.
Grup autorėsh; "Historia e popullit shqiptar", I, bot. II, Prishtinė, 1979.
Grup autorėsh; "Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė", Prishtinė, 1979.
Grup autorėsh; "Shqiptarėt e Maqedonisė", Punime nga Simpoziumi 1992, Shkup, 1994.
Gjini, Gasper; "Skopsko–prizrenska biskupija kroz stolje?a", Zagreb, 1986.
Hadri, Ali; "Historia e popullit shqiptar pėr shkollat e mesme", botimi III i plotėsuar, Prishtinė,. 1993.
Handži?, Mehmed; "Islamizacija Bosne i Hercegovine i poreklo bosansko-hercegova?kih muslimana", Sarajevo, 1940.
Ibrahimi, Nexhat; "Kontaktet e para tė Islamit me popujt ballkanikė nė periudhėn paraosmane", Shkup, 1997.
"Kultura" – ?asopis za teoriju i sociologiju kulture i kulturnu politiku, 13-14/1991, Beograd, 1971.
"Kur'ani me pėrkthim e komentim" nė gjuhėn shqipe nga h. Sherif Ahmeti, Medine, Arabia Saudite, 1413 hixhrij.
Muhammed, Mahmud Seid; "Islami dėnon diskriminimin racor", 1415/1994.
"Pėrparimi" – revistė shkencore, nr. 2/1991, Prishtinė.
Rizaj, Skėnder; "Kosova gjatė shekujve XV, XVI dhe XVII", Prishtinė, 1982.
Stipēeviq, Aleksandar; "Ilirėt", botimi III, Prishtinė, 1990.
"Shkrimi Shenjt" – pėrkthyer nga Don Simon Filipaj, Ferizaj, 1994.
Tėrnava, Muhamet; "Popullsia e Kosovės gjatė shekujve XIV-XVII", Prishtinė, 1995.
Tur?inovi?, Josip; "Katoli?ka crkva u južnoslavenskim zemljama", Zagreb, 1973.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:30 pm

Islami dhe romanizimi e kristianizimi i para-shqiptarėve
I
Ėshtė trend kohe i disa dhjetėvjetėshave tė fundit tė pohohet, si nė qarqet akademike, ashtu edhe nė tė gjitha nivelet shkollore e deri nė shtypin e verdhė, se tė parėt tanė, d.m.th. para-shqiptarėt (ilirėt) kanė qenė katolikė, fe kjo tė cilėn ata e pranuan vullnetarisht. Me fjalė tė tjera, nga ajo qė thuhet e shkruhet, mund tė pėrfundojmė se Katolicizmi te para-shqiptarėt ėshtė kongenital, i natyrshėm, i lindur dhe se vetėm ardhja e osmanlinjve me Fenė islame e rrėnoi kėtė parajsė botėrore, kėtė rehati kozmike ku jetonin tė parėt tanė.

Qė nė filim duhet tė konstatojmė se kjo ēėshtje ėshtė mjaft e vėshtirė e komplekse dhe kėrkon ēasje multidisiplinare e serioze, tė liruar nga tendencat me kohė tė shtresuara dhe nga synimet evrocentriste prokristiane, ēfarė ėshtė rasti me shumė autorė shqiptarė tė proveniencės kristiane dhe tė proveniencės muslimane prokristiane.

Tė udhėhequr nga motive tė pastra shkencore e kulturore, e brenda mundėsive intelektuale e kohore dhe natyrės e vėllimit tė kėtij shkrimi, do tė pėrpiqemi ta shtrojmė kėtė ēėshtje sa mė drejtė, me ēka nėnkuptojmė: nė bazė tė literaturės relevante tė shtrojmė ēėshtjen e pushtimit tė Ilirisė nga romakėt dhe pėrpjekjet e tyre pėr romanizimin e ilirėve vendas, e mė pastaj edhe pėrpjekjet e tyre pėr kristianizimin e ilirėve vendas, por ta shtrojmė edhe rezistencėn e ilirėve kundrejt pushtimit dhe asimilimit, akulturimit tė huaj, dhe nė anėn tjetėr, gjendjen e para-shqiptarėve me rastin e depėrtimit tė Islamit nė trojet tona. Natyrisht, do tė kufizohemi nė rrafshin shoqėror e historik me elemente nga rrafshi politik, religjioz, mitologjik e tė ngjashme.

II
Ilirėt, pėrkatėsisht para-shqiptarėt, si njė ndėr dy-tre popujt mė tė lashtė tė Evropės, nė epokėn parahistorike e historike kanė "banuar nė njė rajon tė gjerė, i cili nga Perėndimi mbyllej nga Deti Adriatik dhe ai Jon, nė Veri nga Alpet Lindore dhe Drava, nė Lindje nga Danubi - Morava - Vardari, ndėrsa nė Jug nga Epiri dhe vise tė tjera helene. Pėrveē kėsaj, mund tė flitet me mjaft siguri pėr praninė e elementeve ilire nė Azinė e Vogėl, nė Greqi dhe nė Itali. Miss Edith Durham kufijtė e Ilirisė sė vjetėr i vė nė Bosnjė-Hercegovinėn e sotme, nė Mal tė Zi, Serbi, Dalmaci dhe arrijnė deri nė Triestė. Nė mbėshtetje tė Strabonit, ajo pohon se epirotėt, ilirėt e maqedonasit flasin njė gjuhė tė njėjtė, njė gjuhė jogreke, nga rrjedh shqipja moderne, gjuha mė e vjetėr e Ballkanit.

Ilirėt nė kohėn e depėrtimeve romake, e para pushtimeve sllave, shtriheshin nė Shqipėrinė e sotme, nė Kosovė, Serbinė Jugore, nė krahinat perėndimore tė Maqedonisė sė sotme.

Romakėt nė trojet ilire depėrtuan kryesisht nga Selaniku prej anės jugore, nga Bregdeti adriatik prej anės perėndimore dhe nga Akvileja prej anės veriperėndimore. Kurse sipas M. Sufflayt, depėrtimi romak nė Shqipėri ėshtė bėrė prej Italisė, kryesisht nėpėr dy porta, Durrėsi dhe Solana (Solini i sotėm, N. I.) e Dalmacisė.

Ilirologu i njohur A. Stipēeviq, pohon se "edhe analizat mė sipėrfaqėsore tė materialit arkeologjik nga kjo kohė, na zbulojnė se procesi i romanizimit nuk ka ndodhur gjithkund nė mėnyrė tė barabartė. Derisa qendrat e urbanizuara, qoftė nė bregdet, qoftė nė mbretėri, u romanizuan gati plotėsisht, kėshtu qė aty flitej dhe shkruhej gjuha latine dhe jeta zhvillohej si nė ēdo qytet tjetėr tė madh tė Perandorisė Romake, ndėrkaq jashtė kėtyre qendrave situata ishte krejt ndryshe. Po ashtu, pėrfshirja e ilirėve nė radhėt e legjioneve romake si dhe qėndrimi i tyre nė provinca tė tjera tė Perandorisė, larg nga atdheu, shkaktoi qė ata ushtarė tė mėsojnė shpejt gjuhėn zyrtare tė ushtrisė - latinishten. Shumė prej tyre nuk ktheheshin nė vendlindje, por edhe nėse ktheheshin, ata ktheheshin si veteranė, me shprehi tjera, me dije tė reja nga qytetėrimi romak. Faktor tjetėr i romanizimit ėshtė ardhja e ushtarėve tė huaj nė provincat ilire, qė njėherit ndikuan nė pėrhapjen e kulteve tė huaja romake dhe joromake. Nė romanizimin e trojeve ilire ndikuan edhe Via Egnatia, qendrat ushtarake, kolonistėt etj.

Pėrkundėr presionit tė fuqishėm tė akulturimit, ilirėt vazhduan tė flasin gjuhėn e tyre popullore, tė respektojnė hyjnitė e tyre, tė varrosin tė vdekurit nė mėnyrėn e lashtė, tradicionale, e punonin tokėn si mė parė, e ruanin veshjen, fėmijėt i emėronin me emrat e tyre dhe vetėm nė rast nevoje i pėrshtateshin strukturės administrative dhe politike romake. Edhe pas kėsaj periudhe, ilirėt nuk i harruan tėrėsisht hyjnitė e veta dhe shumė pak morėn pjesė nė krijimin e kulturės shpirtėrore romake. Kėshtu, gjatė tėrė kohės sė sundimit romak, ekzistojnė njėri pranė tjetrit religjioni i vjetėr ilir dhe religjioni i ardhacakėve, pėrkatėsisht i atyre tė cilėt e kanė pranuar mėnyrėn e re tė jetesės dhe hyjnitė e reja. Ky dualitet i jetės shpirtėrore do tė zgjasė gjatė gjithė shekujve tė okupimit tė gjatė romak. Kjo kryeneqėsi mė vonė do tė zbutet por kurrė nė tėrėsi, e sidomos pėr shkak tė konservatorizmit tė ilirėve dhe jetesės sė njė pjese larg qendrave urbane.

Pos kėtij, kemi edhe faktorin ekstern qė pengoi romanizimin, sikur qė janė lėvizjet e markamanėve, kuadėve dhe popujve tjerė qė qysh nė shekullin II e.r. kaluan kufijtė e Perandorisė Romake. Shekulli III karakterizohet me vėrsuljet e mėdha tė popujve barbarė nė Ballkan. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit IV erdhėn hunėt dhe shumė popuj tė tjerė, tė cilėt mbollėn tmerr e vdekje. Viktimė ishin veēanėrisht qendrat, e mė pak periferitė. Lidhur me kėto ndodhi Shėn Jeronimi shkruan: "Gjithkund vetėm pikėllim dhe tmerr dhe shumė pamje tė vdekjes."

Nė pengimin e romanizimit tė ilirėve kanė kontribuar edhe disa faktorė tė tjerė, sikur lėvizjet e njė numri tė madh vendasish tė paromanizuar - peregrinėve tė provincės sė Dalmacisė dhe tė trojeve tė tjera tė Ilirisė sė lashtė, kryesisht nė njė formė tė organizuar, tė cilėt nė grupe u drejtuan nė basene minierash dhe nė krahina tė tjera tė njohura ekonomike tė kėsaj province, duke u vendosur nė masėn mė tė madhe nė Transilvani, ku posaēėrisht zėnė vend nė rajonin e pasur me ar tė maleve Apusen nė trevėn midis qendrave antike Apulum, Ampelum dhe Alburnus... Pėr shkallėn e migrimit ilir nė Daki, tė dhėnat linguistiko-onomastike kanė treguar se kėto elemente provinciale tė kolonizimit nė kėtė provincė ishin mė tė shumta, pos elementeve greko-orientale. Sipas dr. Exhlales, "supozohet se migrimi dardan nė Daki ėshtė bėrė gjatė viteve tė para tė pushtimit romak nė veri tė Danubit, kur nė Daki fillon njė vėrshim i fuqishėm emigrantėsh - kolonistėsh tė ardhur nga trevat ilire." Po kjo autore pohon se "analizat onomastike, pėrkatėsisht antroponimia, ka treguar se ilirėt e ardhur nė kėtė provincė ishin tė romanizuar dobėt."

Nė viset e popullzuara me popullsi dardane, veēan nė shekujt II dhe III, ka vepruar Lėvizja Latrone qė kishte pėr qėllim rezistencėn kundėr romakėve dhe kundėr shtresės sė tė liruarve, si pėrfaqėsues tė pushtetit dhe tė interesave romake si dhe kundėr elementeve tė tjera aktive nė procesin e romanizimit.

Para ardhjes sė romakėve, shoqėria dardane sipas gjasave ishte e ndarė nė bujq, tė cilėt ishin tė vendosur nėpėr lugina tė lumenjve, dhe nė barinj qė banonin nė pjesėt malore, por forcė dominuese nė kėtė shoqėri duket se kanė qenė barinjtė. Qė me ardhjen e tyre nė kėto vise, romakėt do tė pėrpiqen ta zhdukin kėtė simbiozė bujqėsore-baritore, duke i favorizuar pėr kėto arsye bujqit, duke i implikuar kėta nė rrjedhat e jetės nė kushte tė reja shoqėrore - ekonomike dhe duke i orientuar nė pėrpunimin e barinjve, tė cilėt pėrndryshe nuk ishin tė pushtuar. Koncentrimi i tokave nė duart e ēifligarėve dhe ndarja e tokave veteranėve, e pėrcjellė me emigrimin e popullsisė prej fshatrave nė qytete, ishin elemente qė reflektoheshin nė raportet e mėparshme ekonomike-prodhuese dhe si pasojė e kėsaj, dobėsohej fuqia ekonomike e fshatarėve tė lirė, tė cilėt pėr shkaqe tė pėrmendura mė parė ishin tė detyruar tė tėrhiqeshin nė toka jopjellore. Krahas kėsaj, meqė nuk kishin mundėsi t’i pėrshtateshin sistemit tė ri monetar, ata deshėn-s’deshėn bėheshin tė varur nga pronarėt e latifundive tė mėdha. Varfėrimi i popullsisė sė lirė, sė bashku me format fillestare tė raporteve tė kolonatit, ishin shkaqe tė paraqitjes sė latronėve tė shumtė dardanė, kėshtu qė nga mesi i shekullit II pjesa dėrrmuese e fshatarėsisė sė lirė u inkuadrua nė Lėvizjen latrone. Mendohet se latronėt kanė pasur qendrat kryesore tė lėvizjes nė rrethinėn e Prizrenit, nė luginėn e Timokut, nė rrethinėn e Drobetės etj. Kryesisht jetonin nė male tė larta prej nga i kontrollonin rrugėt. Latronėt kryesisht i sulmonin pushtuesit romakė, pastaj libertėt e pasur dhe vendasit qė i pėrkrahnin ardhacakėt.

Pėrkundėr rezistencės sė fuqishme tė vendasve, krahas romanizimit filloi edhe kristianizimi i ilirėve, duke e zbrapsur politeizmin ilir. Kjo sidomos ndodhi me Ediktin e Milanos nė vitin 313, kur Kristianizmi shpallet fe zyrtare, institucionale shtetėrore. Nė kėtė kohė e mė vonė nė trojet ilire filluan tė themelohen bashkėsitė e para kristiane. Pas Ediktit tė Milanos dhe pas Koncilit tė parė nė vitin 325 nė Iznik (Nikejė), me mbėshtetjen e perandorit Konstantin, Kristianizmi lidhet pėr Qesarin dhe ka statusin e fesė shtetėrore tė Bizantit. Edhe Miss Edith Durham pohon se Kristianizmi arriti herėt nė bregun dalmat dhe kishte depėrtuar nė brendi nga shekulli IV. Nė kėtė kohė Iliria ishte pjesė nėn patronatin e Romės. Me forcimin e Kristianizmit, politeizmi pagan, ku gjetėn vend tė gjitha hyjnitė lokale tė popujve tė nėnshtruar, religjioni ilir dhe simbolizmi ilir pėsuan krizė tė thellė, kurse forcohet botėkuptimi kristian mbi jetėn, bota puritane intrasigjente e religjioit tė ri militant. Edhe pse nė rrethana tė reja qė i solli Kristianizmi, ilirėt ditėn tė gjenin mėnyra pėr tė ruajtur disa besime tė lashta tė tyre, bile edhe atėherė kur formalisht e pranuan Kristianizmin. Kėtė e vėrejmė nė gjurmėt ilire nė kulturėn popullore, nė arkitekturė dhe nė urbanizėm, nė mėnyrėn e varrosjes sė tė vdekurve, nė simbolikėn fetare, nė motivet ornamentale, nė veshmbathjet popullore, nė stolitė, nė muzikėn dhe vallėzimet, nė gjuhėn, nė organizimin shoqėror-politik.

Nė joefikasitetin e romakėve pėr t’i romanizuar e mė vonė edhe pėr t’i krishteruar ilirėt, ndikoi kriza e madhe ekonomike e pastaj edhe kriza e udhėheqjes-qeverisjes qė dominonte nė perandorinė mė tė madhe nė botė – atė tė Romės. Pėr ta kapėrcyer kėtė krizė, Diokleciani sjell zgjidhje kalimtare preventive me formimin e dy kryeqyteteve, Romės nė Perėndim dhe Iznikut (Nikejės) nė Lindje. Kjo zgjidhje kalimtare pėrjetoi dėshtimin e vet nė vitin 395, me vdekjen e perandorit Theodosiut, kur Roma e Madhe, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve e problemeve tė brendshme ndahet nė dy pjesė. Mirėpo, kėtė fat politik nuk e pėsoi edhe Kisha. Ajo kėtė fat e pėrjetoi disa shekuj mė vonė kur uniteti i saj u shkapėrderdh nė vitin 1054.

Kėsaj do t’i ndihmojnė edhe lėvizjet e mėdha tė popujve prej shekullit IV e deri nė shekullin VI, (vizigotėt, ostrogotėt, geditėt, longobardėt, hunėt e tė tjerė), tė cilėt nė vitin 476 e shkatėrruan Perandorinė perėndimore dhe krijuan disa shtete kalimtare.

Fundi i shekullit V dhe fillimi i shekullit VI karakterizohet me sulmet e fiseve turaniko-bullgare dhe tė atyre sllave, tė cilat duke vėrejtur se Perandoria Bizantinase ėshtė dobėsuar, filluan tė atakojnė dhe ta plaēkisin. E. Ēabej paraqitjen e sllavėve e vendos prej shekullit V nė kohėn e perandorit bizantin, Anastasit I, mė 493. Dyndjet e sllavėve qė kanė filluar nga fundi i shekullit VI e deri nė fillim tė shekullit VII, do tė rezultojnė me vendosjen e tyre tė pėrhershme prej Danubit deri nė Detin Egje. Gjatė dyndjeve tė tyre nė Ballkan, ata sulmuan e plaēkitėn pa u penguar.

Duke e marrė parasysh krizėn e brendshme tė romakėve dhe sulmet nga jashtė, mund tė pėrfundojmė se sllavėt duke ardhur nė kėto troje nė shekujt VI e VII, nė viset perėndimore tė Ballkanit gjetėn popullsi mjaft tė madhe tė vjetėr vendase, tė paromanizuar dhe gjysmė tė romanizuar, e cila ishte tėrhequr sė pari para romakėve, e madej edhe para popujve barbarė nė viset tė cilat vėshtirė shkileshin. Edhe studiuesi boshnjak N. Smailagiq nė enciklopedinė e tij pohon se "nė shekullin VII sulmet sllovene penguan romanizimin (dhe kristianizimin. N.I.) e shqiptarėve." Kurse historiani shqiptar S. Rizaj konstaton se "popullsia ilire nė kėtė kohė u pakėsua edhe mė tepėr."

Se procesi i romanizimit e kristianizimit qe ndėrprerė, dėfton edhe e dhėna se "nė vitin 732 Shqipėria i qe bashkuar Patrikanės sė Konstantinopolit, e kėtė e argumenton edhe letra e Papa Nikolla I dėrguar Mihailit II nė shtator tė vitit 860, kur ky kėrkon kthimin e jurisdiksionit nė territoret e Illyricumit Lindor, tė cilat ishin shkėputur nga Roma gjatė mesit tė shekullit tė kaluar", ku "pėrmend tė gjitha provincat, duke pėrfshirė edhe Dardaninė me kryeqytetin e saj Skupin."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:30 pm

Kėshtu, pėrpjekjet e vazhdueshme pėr romanizimin dhe kristianizimin e popujve autoktonė kishin dėshtuar, siē ishte rasti me dakėt nė Rumani, trakėt nė Bullgari, ilirėt nė Dalmaci, Shqipėri e Maqedoni. Sa i pėrket popullit autokton nė Kosovėn e sotme, ėshtė fakt i pamohueshėm se qė nga shekulli XVIII p.e.r. lindėn shumė shtete politike ilire tė cilat kaluan gradualisht nga etapa fisnore nė mbretėri tė vėrteta tė vogla, si dardanėt, penestėt, peonėt, pėr tė evoluar nė popullin shqiptar tė ditėve tona.

Sipas tė dhėnave qė sjell E. Petroviq, popullsia qė e gjetėn sllavėt nė trojet lindore tė Serbisė sė sotme, nuk ishte ende e romanizuar dhe si provė pėr kėtė sjell emrat e vendeve.

Mund tė pėrmblidhet se invadimi i sllavėve nga Veriu drejt viseve jugore gjendjen e ilirėve e vėshtirėsoi edhe mė shumė. Filloi tėrheqja e tyre drejt Jugut, kurse njė pjesė e tyre u rezistuan presioneve sllave, tė cilėn gjė e dėshmon fakti me shqiptarėt e Sanxhakut tė Nishit deri nė shekullin XX.

Duke e marrė parasysh faktin se njė pjesė e konsiderueshme e para-shqiptarėve (ilirėve) fare nuk e pranuan romanizimin dhe kristianizimin, e njė pjesė tjetėr romanizimin e kristianizimin e pėrdori vetėm formalisht pėr t’iu shmangur dhunės dhe zhdukjes fizike, qė e pamė nga shumė shembuj e burime historike, nga njė anė, dhe nga ana tjetėr, duke e marrė parasysh faktin tjetėr se sllavėt me rastin e invadimit nė Ballkan dhe nė trojet iliro-shqiptare ishin ende paganė dhe nuk u konvertuan nė numėr nė Kristianizėm deri nė shekullin IX, mund tė pėrfundojmė se kjo pjesė e iliro-shqiptarėve ende ishte me besim politeist pagan dhe se asnjėherė nuk ishin kristianizuar. Me tė drejtė historiani e etnologu boshnjak M. Haxhijahiq pohon, e ky pohim i tij mund tė shtrihet edhe pėr para-shqiptarėt, se shenjat dhe gjurmėt e muslimanėve tė parė nė Ballkan shpiejnė nė periudhėn kur popujt e sllavėve tė jugut ende i pėrkitnin religjionit tė tyre sllaven, apo nė kohėn kur filluan tė kryqohen, qė d.m.th. se shfaqja e Kristianizmit te sllavėt e jugut, ose te pjesa mė e madhe e tyre, apo kjo vlen edhe pėr para-shqiptarėt e trevave lindore iliro-shqiptare, nuk ėshtė mė e vjetėr nga shfaqja e Islamit." Nė bazė tė dokumenteve e burimeve tė shkruara kishtare sllavo-serbe dhe tė tė dhėnave tė sotme nga terreni, rezulton se serbėt filluan tė kristianizohen prej shekullit IX e kėndej, qė shkon nė favor tė konstatimit tė sipėrm. Nuk dėshirojmė tė shtrihemi mė gjatė nė kėtė pjesė tė temės, sepse kjo do tė jetė objekt i njė punimi tė veēantė, por megjithatė e shohim tė arsyeshme t’i shtrojmė disa ēėshtje mjaft relevante.

Hulumtuesit shqiptarė praninė e Islamit nė Ballkan, pra edhe nė trojet iliro-shqiptare, e vėnė me pushtimet osmane nė Ballkan, dhe kjo tezė mund tė haset thuajse nė tė gjitha tekstet shkencore e shkollore, por edhe nė shkrimet reviale e gazetareske. Njė numėr i vogėl i tyre kontaktet e para tė Islamit me trojet tona i vėnė gjatė shekullit XIV.

Thuajse asnjė hulumtues shqiptar kontaktet islamo-iliro-shqiptare nuk i sheh para shekullit XIV. Nė kėtė mėnyrė injorohen kontaktet shumėshekullore ndėrmjet kulturės arabo-islame dhe asaj ballkanike, pra edhe iliro-shqiptare, pėr tė cilat shkurtimisht kemi shkruar. Atė qė nuk e bėnė hulumtuesit tanė, e bėnė tė tjerėt. Kėshtu, hulumtuesi perėndimor G. B. Pellegrini thotė se "shumė gjuhė nė Mesdhe edhe sot nė glosarin e vet kanė shumė fjalė arabe, qė gjithsesi nuk i kanė pėrhapur e sjellur vetėm turqit nė Evropė, por ato janė rezultat i kontakteve mė tė hershme tė Evropės me arabėt".

Orientalisti serb R. Bozhoviq kontaktet islamo-evropiane, e veēan ato sllavo-islame, por edhe ndikimet reciproke, i sheh se janė zhvilluar nė tri drejtime:

1) nėpėrmjet Bizantit, pėrkatėsisht kufirit bizantino-arab dhe luftėrave ndėrmjet dy perandorive.

2) nėpėrmjet basenit mesdhetar, pėrkatėsisht Spanjės, Egjiptit fatimit dhe Sicilisė, nė tė cilat civilizimi arab ka arritur pėrmasa tė mėdha.

3) nėpėrmjet Hungarisė, pėrkatėsisht nėpėrmjet Veriut dhe luftėtarėve nomadė, peēenegėve. Ky vrojtim i R. Bozhoviqit do tė mund tė aplikohej thuajse nė tėrėsi pėr pjesėn lindore tė trojeve iliro-shqiptare, rrethana kėto qė i kanė rezultuar pushtimet e Bizantit, bullgarėve etj. Pėr pjesėn perėndimore tė trojeve iliro-shqiptare do tė thuhej se parėsor ka qenė baseni mesdhetar, qė ka rezultuar nga pozita gjeostrategjike e kėtyre trojeve.

Nuk dėshirojmė tė flasim pėr secilin kontakt e rast veē e veē, sepse kjo do t’i kalonte suazat e kėtij shkrimi, por do tė ndalemi nė rastet mė eklatante, tė cilat dėftojnė jo pėr "kontaktet", por pėr vendbanimet muslimane.

Arabėt, pėrkatėsisht kulturėn arabo-islame e kemi tė pranishme nė Adriatik dhe viset bregdetare qysh nė shekullin VIII, e qė me ndėrprerje tė shkurtra do ta hasim deri nė fillim tė shekullit XI, apo nė vitin 1023, kur nga Sicilia ndėrmorėn sulmin e fundit nė bregun lindor tė Adriatikut. Nga kėto kontakte tregtare, ushtarake, diplomatike, shkencore e religjioze prej tre shekujsh, e intensive rreth njė shekulli e gjysmė, kemi ndikime tė mėdha reciproke, e sidomos tė atyre arabo-islame mbi ato ballkanike, pra edhe iliro-shqiptare, si kulturė mė e avancuar e cilėsore.

Kulturėn arabo-islame e kemi tė pranishme nė trojet iliro-shqiptare edhe me peēenegėt qysh nė shekullin VIII, tė cilėt nė kėtė kohė i hasim tė kufizuar nė Jug me themėn e Maqedonisė, Strumės, nė Veriperėndim me sllavėt, nė Lindje me Detin e Zi, nė Veri me hungarezėt e Bizantin.

Sipas R. Bozhoviqit "Peēenegėt muslimanė janė bartės tė mundshėm tė kulturės arabo-islame nė Ballkan". Ai thotė: "Duke e marrė parasysh arsimimin e tyre tė shkėlqyeshėm, qė shumė historianė e theksojnė, gjithsesi se kanė qenė bartės adekuat tė kulturės dhe natyrės arabo-islame". Edhe Viljem Tirski shprehimisht pohon se "cubat e popullit endacak" qė "bėhen synet (cirkumizohen) janė peēenegėt".

Shembullin e tretė e kemi me "Turqit vardarianė", tė cilėt nga Anadolli i shpėrnguli cari Teofili (829-842), pėr arsye se e pranuan Islamin dhe i vendosi nė Maqedoni. Franjo Raēki mendon se turqit vardarianė zanafillisht kanė qenė muslimanė. Pėr fat tė keq, kjo temė nuk ėshtė hulumtuar, pėrkatėsisht ne nuk kemi ardhur deri te shėnime mė tė plota, kėshtu qė shumė pak dihet pėr ta, ndonėse numerikisht kanė qenė tė konsiderueshėm dhe kanė jetuar nė tokat dardane e nė fqinjėsi tė tyre.

Shembullin e katėrt do ta marrim nė praninė e muslimanėve nė mbretėrinė bullgare gjatė Mesjetės. Sipas historianit shqiptar S. Rizaj, bullgarėt depėrtuan pėrtej Danubit nga fundi i shekullit VII, kurse Sh. Demiraj sundimin e bullgarėve nė trojet iliro-shqiptare e vė gjatė viteve 815-1018. S. Hill pohon se bullgarėt nė fund tė shekulli IX depėrtuan gati deri nė Durrės. Kulmin e tyre bullgarėt e arritėn gjatė perandorit tė tyre Simeonit (803-927), kur edhe Kosova ishte pjesė e tyre. I theksuam kėto tė dhėna mė lart nga arsyeja se nė atė kohė mbretėria bullgare pėrfshinte edhe tokat dardane dhe popujt tjerė ilirė. Pikėrisht nė kėtė mbretėri, nė kėto troje e nė kėtė kohė, kemi vendbanimet e para muslimane. Kėtė tezė e argumentojnė shumė fakte dhe shumė burime. Ne do t’i cekim vetėm disa.

Kani bullgar Borisi nė vitin 864 e kryqėzoi popullin e tij, e sigurisht pėr shkak se Bizanti nė atė kohė lulėzonte dhe kishte perspektivė mė tė mirė nė krahasim me perandoritė tjera tė asaj kohe. Kjo qė ndodhi pėr ne edhe nuk do tė kishte rėndėsi mė tė madhe sikur tė mos ishte problemi vijues. Me kryqėzimin e popullsisė sė mbretėrisė sė vet, problem doli ēėshtja e librave tė saracenėve (muslimanėve), qė ishin pėrhapur nė mbretėri, ndėrsa me kristianizimin e tyre, u shtrua pyetja e trajtimit tė mėtejmė tė librave me tematikė islame. Se kėta libra ishin tė shumtė tregon edhe fakti se kjo ēėshtje arriti deri te Papa Nikolla I, i cili dha pėrgjigje decidive:

"Ju pyetni ē’duhet bėrė me librat heretikė, tė cilėt pohoni se gjenden te ju, kurse i keni marrė nga saracenėt. Ata, natyrisht, nuk duhet ruajtur sepse, sikur qė ėshtė shkruar (nė enciklikėn mbi Korinasit), kuvendimet e kėqija e prishin moralin e shėndoshė, e pėr kėtė, si tė dėmshme dhe heretike, dorėzojani zjarrit".

Edhe Franjo Raēki flet pėr kėtė ndodhi, duke thėnė se arabėt kanė kaluar nėpėr Siujdhesėn Ballkanike dhe kanė provuar pėrhapjen e fesė, veēan duke shpėrndarė libra.

Dr. Llujo Thaller nė librin e vet "Nga fallxhorėt e magjistarėt deri te mjeku modern", cek se rreth kėsaj kohe Bullgaria ka qenė pėrplot muslimanė dhe se njėherė madje i kanė djegur librat muslimanė nė Bullgari. Kėtė e konfirmon edhe V. Klaiq kur thotė se "nė Bullgari dhe nė vendet fqinje ka pasur muslimanė." Se nuk ėshtė fjala vetėm pėr kontakte por pėr vendbanime, na flet edhe shėnimi vijues: Nė vitin 896/376 hixhrij, nė Kiev tė Ukrainės shkoi njė delegacion musliman ta pėrvetėsojė udhėheqėsin e tyre, Shėn Vlladimirin, pėr ta pranuar Islamin. Duke e marrė parasysh se ende ishte nė religjionin e vjetėr sllaven, ai i ftoi teologėt muslimanė bullgarė tė Vollgės qė t’ia ekspozojnė themelet e besimit tė tyre. Edhe vetė ai merrte pjesė nė diskutimet shkencore. Mė nė fund u pėrcaktua pėr Kristianizmin bizantinas, sigurisht pėr shkak tė perspektivės qė ofronte Bizanti si superfuqi e asaj kohe. Kėtė ndodhi e sqaron kronika mesjetare ruse "Povest vremenih leta" nga shekulli XI. Aty thuhet se Vlladimirit i erdhėn shumė delegacione qė ta pėrfitojnė nė besimin e tyre. Ai i dėrgoi misionarėt e tij nė vendet e ndryshme pėr tė parė se cili besim ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr ta. Nė tė kthyer, tė deleguarit, pėrveē tjerash, deklaruan: "Erdhėm nė Bullgari dhe pamė se si luten ata nė tempull, pėrkatėsisht nė xhami...". Kėto deklarata u dhanė nė vitin 6495 sipas kalendarit tė tyre, kurse nė vitin 987 sipas kalendarit gregorian.

Pa hyrė nė detaje dhe pa sjellur edhe raste tė tjera, mendojmė se tė gjitha kėto fakte flasin qartė se Islami dhe kultura arabo-islame nė trojet lindore tė Ilirisė, kanė qenė tė pranishme shumė herėt. Madje, njė pjesė e ilirėve apo e para-shqiptarėve drejtpėrdrejt nga besimi i tyre politeist pagan kanė kaluar nė Islam, pa ndėrmjetėsimin e Kristianizmit apo fare pa e pranuar Kristianizmin.

III
Pushtimi romak i trojeve ilirike bėri qė njė pjesė e popullit vendas, veēan qendrat, herėt tė bien nėn ndikimin politik e ekonomik, e mė pastaj edhe religjioz, kulturor e shoqėror. Ky proces quhet romanizim. Mė vonė, duke filluar nga shekulli IV, filloi, nėpėrmjet pushtuesve romakė, edhe kristianizimi i trojeve tona. Mirėpo, qė nė fillim njė pjesė e popullsisė vendase i bėri rezistencė tė madhe pushtuesit tė huaj, duke refuzuar njėkohėsisht edhe romanizimin edhe kristianizimin. Kjo pjesė e popullsisė, mjaft e konsiderueshme, qoftė tėrėsisht duke e refuzuar romanizimin e kristianizimin, qoftė vetėm formalisht duke e pranuar atė, sa pėr t’iu shmangur zhdukjes fizike, u pėrballoi vėshtirėsive kohore dhe nė shekullin VIII e mė vonė u ndesh me kulturėn arabo-islame. Kjo ishte realitet sidomos nė pjesėn lindore tė Dardanisė, d.m.th. nė Kosovėn e sotme, nė pjesėt lindore tė Serbisė sė sotme dhe nė njė pjesė tė Maqedonisė. Me keqardhje duhet konstatuar se hulumtimet nė kėtė fushė janė nėn ēdo nivel, ndaj shkencėtarėt e painformuar injorojnė realitetin historik se njė pjesė e trojeve dardane dhe ilire pėrgjithėsisht, mė herėt ėshtė islamizuar se qė ėshtė kristianizuar. Shembulli i peēenegėve, muslimanėve nė mbretėrinė bullgare, i turqve vardarianė dhe i pranisė muslimane nė bregdetin ilir mė se njė shekull e gjysmė, ėshtė i qartė dhe kėrkon studime mė tė hollėsishme nė tė gjitha segmentet e mundshme. Nė anėn tjetėr, me kėtė realitet, deri tash tė heshtur, tė parėve tanė muslimanė do t’u bėhet e padrejtė duke thėnė se kanė qenė katolikė, por Turqia i bėri me dhunė muslimanė! Parullat e tilla, si duket, do t’i pėrdorin vetėm mediokrėt dhe sharlatanėt shkencorė, por jo edhe shkencėtarėt e mirėfilltė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:31 pm

LITERATURA

1. Asad, Muhamed, "Islam na raspu}u", Zagreb, 1994.
2. Bo`ovi}, Rade, "Arapi u usmenoj narodnoj pesmi na srpskohrvatskom jezi~kom podru~ju", Beograd, 1977.

3. Brandt, Miroslav, "Srednjovjekovno doba povijesnog razvitka", I, Zagreb, 1980.

4. "Bujku" - gazetė e pėrditshme nė Kosovė, Prishtinė, e dt.: 01.04.1995; 19.05.1995; 25.06.1996; 14.09.1996; 09.11.1996; 23.11.1996; 21.12.1996; 15.02.1997.

5. Bulaē, Ali, "Islam i demokratija, teokratija i totalitarizam", Sarajevo - Ljubljana, 1995.

6. Ēabej, Eqrem, "Studime gjuhėsore", III, Prishtinė, 1976.

7. Ēabej, Eqrem, "Studime gjuhėsore", VI, Botimi II, Prishtinė, 1988.

8. Demiraj, Shaban, "Gjuhėsi ballkanike", Shkup, 1994.

9. Doēi, Rexhep, "Iliro-shqiptarėt dhe serbėt nė Kosovė (sipas onomastikės)", Prishtinė, 1994.

10. Grup autorėsh, "Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt", (Simpozium ndėrkombėtar mbajtur mė 12-15 tetor 1992 nė Prishtinė, Prishtinė, 1995.

11. Grup autorėsh, "Shqiptarėt e Maqedonisė", (Simpozium ndėrkombėtar mbajtur mė 1991 nė Shkup), Shkup, 1994.

12. Grup autorėsh, "Historia e popullit shqiptar", I, bot. III, Prishtinė, 1979.

13. Hadri, Ali, "Historia e popullit shqiptar pėr shkollat e mesme", botim i tretė i plotėsur, Prishtinė, 1973.

14. Had`ijahi}, Muhamed, e tė tjerė, "Islam i Muslimani u Bosni i Hercegovini", Sarajevo, 1979.

15. Had`i-Vasiljevi}, Jovan, "Muslimani na{e krvi u Ju`noj Srbiji", bot. II, Beograd, 1924.

16. Hand`i}, Mehmed, "Islamizacija Bosne i Hercegovine i poreklo bosansko-hercegova~kih muslimana", Sarajevo, 1940.

17. Hiti, Filip, "Istorija Arapa od najstarijih vremena do danas", botimi II fototip, Sarajevo, 1988.

18. Ibrahimi, Nexhat, "Kontaktet e para tė Islamit me popujt ballkanikė nė periudhėn paraosmane", Shkup, 1997/1417.

19. "Kultura" - ~asopis za teoriju i sociologiju kulture i kulturnu politiku, 13-14/1971, Beograd, 1971.

20. Rizaj, Skėnder, "Kosova gjatė shekujve XV, XVI dhe XVII", Prishtinė, 1982.

21. Schug-Wille, Christe, etj., "Bizant i svijet islama", Rijeka, 1978.

22. Smailagi}, Nerkez, "Leksikon islama", Sarajevo, 1990.

23. Stipēeviq, Aleksandėr, "Ilirėt", botimi II, Prishtinė, 1990.

24. Tėrnava, Muhamet, "Popullsia e Kosovės gjatė shekujve XIV-XVI", Prishtinė, 1995.

25. Tur~inovi}, Josip, "Katoli~ka crkva u ju`noslovenskim zemljama", Zagreb, 1973.

26. "Thema" - revistė pėr filozofi, sociologji..., 4(3), 1985, Prishtinė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:34 pm

Disa pikėpamje tė pėrhapjes sė Islamit
Pėrhapja e Islamit nė botė e veēan nė trojet shqiptare, ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė ēėshtje mjaft e vėshtirė e komplekse. Qė tė hedhet dritė nė kėtė temė, nevojitet njė qasje multidisiplinare dhe serioze historike, kulturore, shoqėrore, filozofike, sociologjike, pastaj linguistike, arkeologjike e tė tjera. Problem i veēantė na paraqiten edhe tendencat e shtresuara shekullore tė synimeve tė kryqėzatave e inkuizicionit dhe ndikimi i thellė historik e kulturor evropocentrist e pansllavist. Konsekuentėsisht kėsaj, rezulton disponimi fanatik ndaj ēdo gjėje islame. Madje, kėto shtresime negative rezultojnė me shpėrfilljen dhe injorimin e pėrpjekjeve pėr zbulimin, paraqitjen dhe afirmimin e gjurmėve dhe fakteve materiale tė periudhės sė problematizuar.

Tė ndikuar nga qėndrimi i kėtillė "negativ" kundrejt Islamit, nė njė pjesė tė botės dhe ndėr ne, me konsekuencė (stėr)theksohet mendimi qė muslimanėt, nė rast se diku e arrijnė pushtetin politik, do tė konstituonin njė regjim totalitar dhe teokratik, qė do tė thoshte fund i tė drejtave dhe lirive fundamentale njerėzore, tė pluralizmit politik dhe qėndrimeve opozicionare, qė bashkėsinė njerėzore do ta kthente nė terrin mesjetar.

Rezultat i kėtij botėkuptimi ėshtė edhe mendimi i shkrimtarit shqiptar I. Kadare, i cili, i nxitur nga "rizgjimi" aktual musliman nė botė dhe ndėr shqiptarėt, shkruan: "Unė jam nga njė vend qė e ka humbur Evropėn dy herė. Herėn e parė nė shekullin XV kur ra nėn pushtimin otoman, bashkė me krejt Ballkanin, herėn e dytė mė 1944, kur ra nėn diktaturėn komuniste."

Nėn kėtė ndikim e kemi edhe R. Doēin, i cili kristianizimin e shqiptarėve gjatė Mesjetės nė trojet iliro-shqiptare e quan "lulėzim". Ai kėtė e shkruan edhe pse i ka parasysh shkatėrrimet e shkretėrimet romake e kristiane. Nė anėn tjetėr, ai nuk i vrojton dyndjet sllave, as sundimin e gjatė bullgar, bizantin, serb dhe gjendjen e mjerueshme nėn sundimin e tyre, por shumė mirė i vrojton pushtimet osmane dhe dhunėn e tyre, gjoja pėr ta pėrhapur Islamin.

Po ashtu, akademiku M. Krasniqi, kur flet pėr ndasitė qė i shkaktonin tė huajt, me tė drejtė nė kėtė rrafsh cek grekėt, serbėt dhe turqit. Por, fatkeqėsisht, i harron edhe romakėt dhe katolicizmin, kryqėzatat e inkuizicionin, kolonializmin dhe modernizmin brutal. Apo, mbase, ka konsideruar se kėto ēėshtje janė aq tė ditura saqė nuk ka nevojė tė theksohen veēan. Pėr tė qenė jokonsekuenca edhe mė e madhe, M. Krasniqi turqit, d.m.th. Muslimanėt, i konsideron ndėr destruktorėt e mirėqenies shqiptare (sic!), por ai mė tej e pohon edhe kėtė, se "asnjėherė nuk u shkaktua njė konflikt qoftė edhe pak mė i rėndė a mė i gjerė nė baza fetare ndėr shqiptarėt, siē ka pasur raste tė tilla drastike nė tė kaluarėn nė Evropė e nė ditėt tona nė disa vende tė Azisė."

Pėr njė prezentim tė tillė me konotacione negative tė Islamit dhe tė pėrhapjes sė tij ndėr shqiptarėt, por edhe nė botė, nuk janė fajtorė vetėm tė tjerėt, por fajtorė janė edhe vetė shkencėtarėt e proveniencės muslimane dhe shkencėtarėt tjerė objektivė. Nė tė shumtėn, shkencėtarėt muslimanė ēėshtjen e pėrhapjes sė Islamit e vėshtronin vetėm nėpėrmjet Kur’anit dhe Sunnetit, duke i shpėrfillur rezultatet e realizuara nė tė gjitha aspektet e jetės sė popujve, tė cilėt nė tėrėsi apo pjesėrisht e kanė pranuar Islamin si ideal e program jete.

Rezultat i kėsaj gjendjeje ėshtė krijimi i dy antipodeve:

1) Nė antipodin e parė bėjnė pjesė ata qė paraqitjen e Islamit nė skenėn historike e shohin si katastrofė tė llojit tė vet, kėshtu qė ēdo gjė qė rezulton nga Islami, pėrkatėsisht nga muslimanėt, konsiderohet e dėmshme, mashtruese, e rrezikshme pėr qenien evroperėndimore, andaj edhe duhet tė refuzohet, apo tė atakohet, dhe mundėsisht tė zhduket. Kėtė botėkuptim e ilustrojnė mesjeta, koha e re dhe modernizmi;

2) Nė antipodin e dytė bėjnė pjesė ata qė historinė e kanė idealizuar dhe e kanė identifikuar me periudhėn e halifėve tė drejtė dhe tė individėve tė ndritshėm, duke e lėnė anash realitetin historik, rastet kur dinastitė muslimane nuk i kanė pėrfillur sa duhet apo fare mėsimet islame, dhe kanė vepruar pjesėrisht apo tėrėsisht nė kundėrshtim me Islamin. Me kėtė lloj studimi nuk i ėshtė bėrė shėrbim historisė islame, pėrkundrazi, ėshtė vėnė nė dyshim gjithė ai kontribut pozitiv qė i ėshtė dhėnė kulturės e civilizimit botėror.

Shkaqet pėr njė veprim tė tillė janė tė shumta, dhe, pak a shumė, pėr to kemi dhėnė shenjė nė kėtė libėr, nė kapitullin: "Islami, evroperėndimi dhe dilemat shqiptare", kėshtu qė nuk mund tė lėshohemi nė analiza e elaborime mė tė gjata. Sė kėndejmi, nevojiten studime objektive, thėnė kushtimisht, mbinacionale dhe mbireligjioze, qė historinė ta mėsojmė ēfarė ka qenė e jo ēfarė dėshirojmė tė ketė qenė. Studime tė tilla, fatmirėsisht, ēdo ditė kemi gjithnjė e mė shumė.

Njė ndėr ta ėshtė edhe shkencėtari shqiptar Jorgo Bulo, i cili historinė e marrėdhėnieve tė kulturės shqiptare me Orientin e ndanė nė tri periudha tė mėdha:

1) periudha paraosmane, qė ėshtė epokė e ndikimit parcial e josistematik;

2) periudha osmane, qė ėshtė epoka e ndikimit intensiv tė Islamit nė kulturėn shqiptare dhe,

3) periudha moderne me Rilindjen Kombėtare.

Periudha e parė nga shkencėtarėt ėshtė vlerėsuar si periudhė e kontakteve tregtare, fetare apo ushtarake, e mė sė shumti duke iu falėnderuar pozitės gjeografike tė tokave shqiptare. Faktori ushtarak musliman nė kėtė periudhė, edhe nėse ekziston, ai do tė ishte i fundit, andaj pėrhapja e Islamit nė mbėshtetje tė faktorit tė dhunės nė kėtė periudhė, historikisht nuk qėndron. Pėr kėtė arsye, mė tepėr duhet tė hulumtojmė faktorėt tjerė, si atė fetar, moral, kulturor-shkencor, politik, ekonomik, shoqėror e tė ngjashėm. Pasi qė ky do tė jetė preokupim yni nė njė libėr tė veēantė, kėtu nuk do tė ndalemi, pos qė do tė japim disa refleksione pėrmbledhėse.

Islami klasik mund tė konsiderohet bėrthamė e cila ėshtė kristalizim i realizimeve tė tij themelore shpirtėrore dhe historike. Ndaj, e reja ėshtė ngushtė e lidhur me domethėnien dhe kontributin e epokės klasike. Siē cekėm edhe mė parė, Islami klasik konsiderohet si civilizim ndėrmjetės, duke e marrė parasysh se ai vendoset nė hapėsirėn ndėrmjet Antikės dhe Renesansės. Mirėpo, ai nuk ka ndėrmjetėsuar vetėm kohėsisht, por edhe nė karakterin e kulturės, pasi qė ėshtė i vendosur ndėrmjet kulturės profane tė epokės sė vonshme romake dhe kulturės sė plotė klerikale tė Mesjetės evropiane.

Pėrveē ndėrmjetėsimit nė kohė dhe nė karakterin e kulturės, Islami ndėrmjetėsoi edhe nė hapėsirėn, ngase lidh Evropėn, Afrikėn dhe Azinė, pėrkatėsisht lidh tė gjitha anėt e botės sė vjetėr. Ky ndėrmjetėsim, nė anėn tjetėr, nuk ėshtė bėrė nė mėnyrė jokritike, njėvijore. Kėtė qartė e vėrejmė se muslimanėt morėn nga grekėt ēka u nevojitej, por jo edhe epikėn, tragjedinė, lirikėn dhe historinė klasike, e as stilin e jetės shoqėrore greke. Kjo ėshtė manifestuar nė tre rrafshe.

1) Islami ia vuri jetės perspektivėn transcendentale, me ēka jeta relativizohet dhe ėshtė nė funksion tė njė realizimi mė tė lartė.

2) Me vizionin dhe bindjen e re arrihet jo vetėm individualiteti moral, por zgjerohet nocioni i ekzistencės: ai ėshtė unitet i fatit tė njeriut tė kėsaj dhe asaj ane.

3) Islami ka afirmuar edhe domethėnien e bashkėsisė, ndonėse ai mė tepėr ka qenė pėr pėrgjegjėsinė personale se pėr atė kolektive. Kjo shoqėrisė i ka hapur perspektivė tė re, pasi qė ajo tash konstituohet jo si federatė jetėshkurtėr e labile e fiseve apo grupeve mes veti fare tė palidhura, por si unitet i fortė e koheziv moralo-ideor i pėrmasave botėrore.

Zhvillimi i tėrėsishėm i mėvonshėm i Islamit ėshtė vetėm vazhdimėsi e zhvillimit klasik, kėshtu qė kjo e shtyu Volterin, njėrin nga fanatikėt e armiqtė mė tė mėdhenj tė Islamit, tė pohojė se "modeli islam i rregullimit tė jetės, i pranishėm nė kohėn e osmanlinjve, paraqet shembullin mė tė mirė tė tolerancės dhe bashkėjetesės ndėrfetare nė lirinė e plotė tė pjesėtarėve tė feve dhe popujve tė ndryshėm,."

Fenomeni i pėrhapjes sė shpejtė tė Islamit e shtyri edhe historianin me famė botėrore, E. Gibbonin, qė "lindjen dhe pėrhapjen e Islamit" ta shohė "si njėrin prej revolucioneve mė tė rėndėsishėm, si atė qė vulosi njė frymė tė re e permanente te tė gjithė popujt e botės". Ai mė tej thotė: "Duke filluar me njė numėr tė vogėl ithtarėsh, dobėt tė pėrgatitur financiarisht dhe ushtarakisht, Islami mė nė fund u shndėrrua nė forcė tė fuqishme, duke dominuar me botė mė tė madhe se Aleksandri i Madh, mė tė madhe se Roma, e tė krijuar pėr njė kohė shumė mė tė shkurtėr."

Shumė shkencėtarė botėrorė ngadhėnjimin relativisht tė lehtė dhe ekspansionin jashtėzakonisht tė shpejtė tė Islamit, nuk e kanė parė vetėm si pasojė tė dobėsisė sė paganizmit arab dhe tė sistemeve tjera religjioze orientale si Kristianizmi, Hebraizmi, Maniheizmi e tė tjera, por si rezultat tė raporteve tė reja ndėrmjet njeriut dhe Krijuesit, njeriut dhe ekzistencės dhe njeriut me njeriun. Islami ka dėshiruar dy botėra: botėn e jashtme e tė brendshme, morale dhe historike, kėtė dhe atė botė. Kjo d.m.th. se kundrejt Zotit e tė mirės Islami ka urdhėruar pėrkushtim, por ndaj tė keqes, dhunės, armiqve, sėmundjeve, fėlliqėsirės dhe besėtytnisė, Islami ka urdhėruar luftėn. Lidhur me kėtė ēėshtje, historiani Robertson nė librin e vet "Historia e Lindjes" thekson se: "Me tė vėrtetė muslimanėt janė ata qė e kanė unifikuar zjarrin dhe flakėrimin pėr fenė e vet me zemėrgjerėsi dhe tolerancė ndaj pjesėtarėve tė feve tė tjera dhe kėta janė ata qė, krahas tėrė pėrkushtimit dhe vendosmėrisė konsekuente pėr pėrhapjen e fesė sė vet, i kanė lėnė tė lirė tė gjithė ata qė kėtė fe nuk e kanė pėrqafuar, sepse kanė dėshiruar t’i mbesin konsekuentė mėsimit tė vet fetar."

Njė numėr jo fort i vogėl shkencėtarėsh, ekspansionin e rrufeshėm tė Islamit nė tė katėr anėt e shohin nė superioritetin e raporteve politike, ekonomike e sociale, por jo edhe ushtarake. Ekspansioni islam nė asnjė rast nuk pat pranuar karakter rrėnues siē ishte rasti me invazionin tatar nė halifatin musliman nė Bagdad. Kėtė mund ta ilustrojmė edhe me faktin se nė tėrė territorin e Spanjės sė sotme, ushtria muslimane nuk ka numėruar mė shumė se 40.000 ushtarė.

Filozofi i njohur botėror R. Garodi, faktorin vendimtar tė "fitores" muslimane e sheh nė atė se "Pushtuesit arabė i sollėn botės sė shkatėrruar skllavopronare dhe feudalizmit tė pėrēarė e tė venitur forma mė tė larta tė jetės ekonomike e sociale, tė cilat i tėrhiqnin masat e gjera". Kurse shkencėtari H. J. Najl shkruan: "Islami ka dominuar sepse ai ishte sistemi mė i mirė shoqėror dhe politik tė cilin koha ishte nė gjendje ta ofrojė. Ai ėshtė pėrhapur pėr shkak se nė ēdo hap ka gjetur tė shtypurit, ata pa tė drejta dhe tė tmerruarit... Islami ka qenė ideja politike mė pėrmbajtėsore, mė moderne dhe mė e pastėr qė kishte karakteristikat e kreativitetit real dhe vitalitetit nė botė, duke i kushtuar njeriut sistemin mė tė mirė tė mundur. Sistemi feudal-skllavopronar nė Perandorinė Romake, pastaj edukata, kultura dhe traditat shoqėrore kanė qenė me aq defekte saqė totalisht janė rrėnuar edhe para daljes sė Islamit..." Edhe Georg Riveirea cakun e pushtimeve islame e sheh nė krijimin e shtetit universal qė "nuk njeh dallimet racore, as dallimet nė kushtet sociale, kurse rregulli i vetėm nė tė cilin insiston ėshtė drejtėsia unike dhe vėllazėria."

Ėshtė interesant tė cekim se pėrkundėr qėndrimit antifetar, klasiku i marksizmit, F. Engelsi, si njohės i mirė i ligjeve socio-ekonomike, mbledh forcė e thotė se: "Pozita e fshatarėve krishterė nėn pushtetin osman, nė pikėpamje materiale ishte mė e mirė se ajo e katundarėve tė vendeve tė tyre (nė Evropė)... Derisa tagra i paguhej me rregull pushteti osman kėta nuk i prekte dhe rrallėherė dhunoheshin, siē vuante fshatarėsia e Perėndimit prej feudalėve tė vet gjatė tėrė kohės sė mesme. Pozita e rajės pa mėdyshje ishte e padrejtė, por jo edhe materialisht e rėndė".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:35 pm

Pohimin e sipėrm e konfirmon edhe shkencėtari Barthold kur pohon se "Shkaku i pėrhapjes sė Islamit ėshtė nė aftėsinė e gjuhės arabe dhe nė traditėn islame, qė mos tė tubohen tatimet dhe detyrimet nga popujt e nėnshtruar nėse e pranojnė Islamin."

Nga thėniet e mėsipėrme mund tė pėrfundojmė se pohimet nė literaturėn e qarqeve tė caktuara, pėr gjoja gjendjen e rėndė ekonomike brenda Perandorisė Osmane si presion pėr ta pėrqafuar Islamin nuk qėndrojnė, sepse mirėkuptimi midis Fesė islame dhe feve tė tjera, toleranca dhe bujaria muslimane kanė qenė vlera konstante dhe imanente, kurse dhuna pėrjashtim.

Njė numėr shkencėtarėsh nė botė dhe shumica e shkencėtarėve shqiptarė, nga shkaqet qė i cekėm mė lartė, ekspansionin e shpejtė islam nė botė, e veēanėrisht te shqiptarėt, e shohin nė karakterin militant tė Fesė islame, nė pėrdorimin e dhunės, nė detyrimin e popullsisė sė nėnshtruar pėr ta pranuar Islamin. Mirėpo, nėse problemi i shtruar i pėrhapjes sė Islamit kundrohet nė esencė, do tė shohim se aksionet ushtarake askund nuk e kanė pėrhapur Islamin nė mėnyrėn siē e bėnė kėtė tė krishterėt nė Spanjė ndaj muslimanėve, apo kryqtarėt nė Lindjen e Afėrt ndaj muslimanėve. Nijaz Shukriq, historian i kulturės islame, aksionet ushtarake tė muslimanėve i sheh pozitive dhe pohon se "vetėm kanė hequr pengesat nė atė rrugė, kanė ēelur derėn, nė mėnyrė qė mėsimi, kultura civilizimi islam tė shtrihen nė viset e nėnshtruara." Kėtė ngjashėm e definon edhe Dokumenti i Sekretariatit tė Vatikanit pėr Jokristianė: "Xhihadi nė asnjė rast nuk ėshtė karremi biblik, ai nuk synon drejt zhdukjes, por drejt tė drejtave tė Zotit dhe tė njerėzve nė viset e reja".

Kurse shkrimtari i njohur spanjoll, Blasko Ibanezi, nė veprėn e vet "Nėn hijen e katedralės", pėrhapjen e Fesė islame e sheh nė mėnyrėn vijuese: "Nė Spanjė renesansa nuk ka ardhur nga Veriu me invazionet barbare, por nga Jugu me pushtuesit arabė... kulturė tė cilėn e krijoi entuziazmi fetar i Tė dėrguarit tė Perėndisė dhe e cila nė vete pėrmbante tėrė atė qė ishte mė e mirė nė Judaizėm dhe shkencėn bizantine." "Nuk ka qenė ajo luftė e imponuar me fuqinė e armės, por ka qenė zgjerim i shoqėrisė sė re, dhe atė nė tė gjitha anėt e botės...". "Prej shekullit VIII deri XV krijohet kultura mė e bukur dhe mė e pasur tė cilėn Evropa e ka parė nė Mesjetė. Derisa nė Veri popujt bredhnin dhe zhdukeshin nėpėr luftėrat fetare dhe silleshin sikurse fiset e egra, nė anėn tjetėr populli i Spanjės kishte arritur gjendjen numerike prej tridhjetė milionėsh. Nė atė masė tė madhe njerėzish ishin pėrzier… tė gjitha kombet dhe ideologjitė... Nė kėtė pėrzierje tė frytshme tė popujve dhe kombeve, rehatshėm kanė koekzistuar ideologjitė dhe traditat...".

Mendimet e evropianėve pėr militantizmin musliman i pėrgėnjeshtron edhe historiani e filozofi me famė, francezi Gustav Le Bon. Ai thotė: "Ėshtė fakt qė Bashkėsia botėrore nuk njeh pushtues mė zemėrgjerė se arabėt, as fe mė tolerante seē ėshtė feja e tyre."

Mendoj se Sami Frashėri, njė nga kokat mė gjeniale shqiptare, ofron njė mendim qė mė sė afėrti i pėrgjigjet realitetit. Ai pėrkitazi me pėrhapjen e zgjerimin e Islamit pohon se: "Pos pėrhapjes sė Islamit me pushtime, ekziston edhe rruga tjetėr, e papėrmendur nga historianėt, e ajo ėshtė pėrhapja e fesė vetvetiu, pa pushtim, pa shpatė dhe pa ushtarė. Kjo edhe nėse nuk ėshtė mė e madhe se mėnyra e parė, thuajse ėshtė e barabartė." Mendimi i Samiut pėr mėnyrėn e parė tė pėrhapjes sė Islamit nė mėnyrė ushtarake, nuk nėnkupton pėrdorimin e dhunės fizike, ekonomike e tė tjera, por para sė gjithash pushtimin territorial, pėr tė krijuar kushte normale pėr pėrhapjen e Islamit. Kurse nė mėnyrėn e dytė nėnkupton tregtarėt, misionarėt fetarė, migruesit e tė tjerė. Se me asnjėrėn mėnyrė dhuna nuk ka qenė sistematike, rregull, por vetėm pėrjashtim, dėfton e dhėna e pėrqafimit tė Islamit nė kontinuitet e pa bujė nga pjesa dėrrmuese e shqiptarėve, por edhe mbetja nė Kristianizėm e njė pjese tė vogėl tė shqiptarėve qė nga fillimi e deri nė ditėt tona. Kėtė e argumenton edhe aktiviteti i gjallė e madje mjaft i vrazhdė e blasfemues i misionarėve kristianė nėpėr trojet shqiptare e ballkanike. Kėtė edhe mė tepėr e argumenton fakti se ndonėse ishin nėn Perandorinė Osmane, Islamin nė pėrmasa tė vogla e pranuan serbėt, rumunėt, bullgarėt, grekėt, maqedonėt etj.

Kur e kemi fjalėn pėr kalimin e shqiptarėve nė Islam, mendimi dominues i deritashėm pohon se Islami te shqiptarėt ėshtė produkt i dhunės, i tatimeve tė larta, produkt i intolerancės etnike, kulturore, fetare e diturore. Mirėpo, viteve tė fundit ky mendim dita-ditės po humbet e po tretet para fakteve materiale historike e kulturore. Kėshtu viteve tė fundit gjithnjė e mė pak theksohet obcioni ushtarak si formė ekskluzive e pėrhapjes sė Islamit, dhe tani mė shpesh operohet midis obcionit ekonomik e social. Kėshtu, pėr shembull, M. Rizvanolli pohon se: "Sukseset e shpejta tė tyre (tė osmanlinjve, N. I.) nė pushtimin e territoreve shqiptare nuk ishin rezultat i forcės sė tyre, por i rrugėve qė gjetėn dhe i metodės sė veēantė qė e krijuan me kujdes, e cila u tregua aq e suksesshme saqė lirisht mund tė thuhet se pėrderisa osmanėt iu pėrmbajtėn taktikės sė mbrojtjes sė interesave tė disa shtresave shoqėrore vendase, tė cilat pranuan tė inkuadroheshin nė sistemin e tyre tė tatimit, pėrderisa ata treguan tolerancė ndaj elementeve tė krishtera, dhe pėrderisa nė disa raste u bėnė mbrojtės tė tyre, siē ishte rasti sidomos me qarqet e larta tė kishės ortodokse, greke e serbe, pėr aq kohė ata patėn sukses jo vetėm nė pushtimet e shpejta por edhe nė stabilizimin e shpejtė tė pushtetit tė tyre nė vendet e posapushtuara dhe nė gjetjen e pėrkrahjes nga shtresat e privilegjuara tė popujve tė pushtuar pėr pushtime tė mėtejshme".

Edhe studiuesi serb V. Shkariq pohon se: "Kalimi nė Fenė islame ka qenė tolerant nė pikėpamje fetare dhe rrallė janė detyruar tė krishterėt pėr tė kaluar nė Fenė islame. Tė krishterėt e kanė ndėrruar fenė vullnetarisht. Me forcė janė islamizuar fėmijėt e krishterė qė janė marrė pėr jeniēerė," por numri i tė tillėve ėshtė tepėr i parėndėsishėm pėr tė shkaktuar ndryshime mė tė mėdha nė strukturėn konfesionale dhe etnike.

Ata individė dhe ato qarqe qė kalimin nė Islam e shohin ekskluzivisht si produkt tė fuqisė ushtarake, tė dhunės sė ushtruar dhe monopolit nė kapital, harrojnė se "kultura qė bėn ndikim nė kulturėn tjetėr nuk ėshtė nė asnjė rast ajo qė posedon fuqinė ushtarake, as ajo qė posedon nė duart e veta kapital, por, nė bazė, ajo qė ka marrėdhėnie mė tė zhvilluara shoqėrore prej asaj kulture mbi tė cilėn bėn ndikim. Sepse, vetėm nga marrėdhėniet e zhvilluara shoqėrore rrjedhin format e superioritetit, si nė shkencė ashtu edhe nė art." Tė tillėt thuajse nė tėrėsi e shpėrfillin "elementin fetar", qė pa dyshim ėshtė strumbullar i tė gjitha raporteve pro dhe kontra Islamit, dhe gjithė fuqinė e tyre mendore e fizike e orientojnė nė forcimin e bindjeve se fuqia ushtarake dhe tatimet e rėnda janė shkaktari i parė dhe kryesor nė pėrqafimin e Islamit. Ata injorojnė tė kaluarėn historike se "fuqia ushtarake pėrkohėsisht mund tė shkatėrrojė njė kulturė, e shembull pėr kėtė janė pushtimet spanjolle e portugeze tė cilat praktikisht i shkatėrruan kulturat e Amerikės Latine, nė mėnyrė qė nė vend tė tyre tė sillet kultura tjetėr... janė shkatėrruar me anė tė luftės jo vetėm krijimet mė tė mira humaniste tė inkėve, majėve dhe tė atyre tė ngjashėm me ta. Fuqia e armės mund tė shkatėrrojė njė kulturė, por atė nuk mund ta imponojė. Ėshtė e njohur se romakėt kanė qenė ushtarakisht mė tė fortė, por megjithatė, Perandoria Romake plotėsisht e pranoi fizionominė kulturore greke, ndėrsa grekėt nuk qenė ata qė e pranuan kulturėn romake." Ngjashėm ka ndodhur edhe me depėrtimin shkatėrrimtar tė mongolėve nė Halifatin e Bagdadit. Pas njė kohe tė shkurtėr pushtuesi, qė nuk kurseu as botėn e gjallė as tė vdekur, as kulturė e as civilizim, pranoi Islamin pėr fe tė veten, dhe mėpastaj i vazhdoi sukseset muslimane.

Fuqia ushtarake muslimane nė Spanjė, por edhe nė Ballkan (nė Betejėn e Kosovės), ka qenė shprehje e superioritetit tė Islamit si sistem i tėrėsishėm jetėsor kundrejt religjioneve, kulturave e civilizimeve tė tjera tė asaj kohe. Nė tė kundėrtėn, si mund ta kuptojmė faktin se si kanė mundur "40.000 ushtarė muslimanė pėr disa muaj ta nėnshtrojnė Spanjėn e cila atėherė kishte mė shumė se 10 milionė banorė", pėrkatėsisht, si ka mundur ushtria disa herė mė e vogėl muslimane tė ngadhėnjejė koalicionin kristian evropian nė Betejėn e Kosovės?! Kėto janė ēėshtje pėr tė cilat duhet pėrsiatur e studiuar.

Nė vazhdim do tė ndjekim mendimet e M. Pirrakut, historian, i cili nga shkencėtarėt aktualė, ėshtė njėri nga ata qė mė sė shumti janė preokupuar me fenomenin dhe pėrhapjen e Islamit ndėr shqiptarėt. Me tė drejtė M. Pirraku ka vrojtuar se njėsia e fesė ishte ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm, ne do tė thoshim parėsor, nė procesin e integrimit tė perandorive mesjetare, kurse roli i feve nė integrimin e njėsive etnokulturore e gjeopolitike kombėtare do tė shfaqet nė fillet e Kohės sė re, nė periudhėn e Renesansės, me rėndėsi tė shtuar gjatė Humanizmit, Iluminizmit dhe Rilindjes Kombėtare.

Te trojet albanofone, siē shprehet M. Pirraku, dhe brenda popullsive albanofone mesjetare, kėtė rol integrues fillimisht e synoi Katolicizmi nė arealin e Principatės sė Arbėrit dhe pikėrisht nga mesi i shekullit XII deri nė mesin e shekullit XV, kur edhe u thye rezistenca shqiptare e periudhės sė Gjergj Kastriotit. Faktet historiografike tregojnė se atė qė nuk e arriti Katolicizmi shqiptar nė luftė e me pėrkrahjen ndėrkombėtare mesjetare, do ta arrijė Feja islame pa luftė dhe nė mėnyrė paqėsore brenda vetvetes, midis gjysmės sė shekullit XV dhe fundit tė shekullit XVIII, nė periudhėn e Kombėsisė Shqiptare si mes-kategori shoqėrore e historike midis bashkėsisė shoqėrore Popull Shqiptar dhe kategorisė historike Komb Shqiptar.

M. Pirraku vazhdon me tė drejtė tė japė shenjė nė disa rrethana tė reja. Pėr tė sqaruar rrethanat shoqėrore, politike, administrative, fetare, arsimore e kulturore nė trevat albanofone, ėshtė e nevojshme tė kuptohet drejt e pa paragjykime fakti se ku e shpiente trevėn albanofone ndarja mesjetare nė shumė njėsi administrative sistemesh tė veēanta greke, sllave e latine, italo-frėnge, sikur edhe pėrēarja feudale e brendshme nė kushte tė veprimit tė tri kishave antagoniste antishqiptare, greko-bizantine, serbe svetisaviane dhe katoliko-latino-evropiane e pėrēarė. Pėrqafimi i Islamit nga shqiptarėt dėshirohej tė tregohej si dhunė ekonomike e politike e tė huajit, por u kalua e vėrteta se Islami fillimisht dhe masovikisht i pushtoi viset ku nuk arriti tė shtrihet administrimi institucional i Kishės katolike, e cila synonte tė bėhej fe gjithėshqiptare. Domethėnė, Islami i pushtoi trevat albanofone nė tė cilat administronte, apo synonte tė administrojė skizma serbe ortodokse svetisaviane. Edhe trevat tjera shqiptare nuk qėndronin mė mirė."

Shkencėtari M. N. Roy, duke i analizuar faktorėt e pėrhapjes sė shpejtė tė Islamit nė botė, e kjo do tė vlente edhe pėr trevat tona, me mendimin e tij edhe mė tepėr e sqaron kėtė fenomen, kur thotė: "Suksesi befasues i arabėve nuk ka buruar vetėm nga organizimi i tyre, nga admirimi dhe aspiratat, por mė shumė nga aksioni unjėsues i Islamit dhe natyra inspiruese e revolucionarizuese e programit tė kėsaj feje, qė t’i nxjerrė masat nga gjendja e pashpresė e krijuar nga shkatėrrimi i civilizimeve antike - greke, romake, persiane, kineze dhe indiane dhe nga ndikimi i gjithėfuqishėm i Kur’anit." Kurse mendimtari turk H. Z. Ylken, kėtė ēėshtje e thotė kėshtu: "Kėta faktorė kanė rol me rėndėsi, por lehtėsia nė pranimin e religjionit aq natyror dhe racional dhe pajtimi i tij nė idealizmin e njeriut, janė arsye plotėsuese pėr pėrhapjen e Islamit."

Se pėr ē’arsye shqiptarėt e pranuan Islamin, flet edhe konstatimi i qėlluar i M. Pirrakut, i cili thotė: "Islami ishte fe dhe kulturė me njė zhvillim tė plotė, ishte mė progresiv, mė i ri, mė humanist se Krishterimi... qė atėbotė kishte rėnė nė njė krizė shoqėrore, nė njė dekadencė e imoralitet qė pasqyrohet mirė nė veprat e Dantes..." etj. Nė vazhdim ai thotė: "Islami nuk ishte dogmė thjeshtė fetare, por ishte sistem vlerash totalitare publike, mėsim i hapur qė nuk e njeh Shpirtin e Shenjtė dhe paprekshmėrinė e individit, kulturė konkrete gjithėpėrfshirėse morale, kėshilldhėnėse, udhėrrėfyese, fetare, qortuese, kritike, moralizuese, juridike, shoqėrore, kodifikuese, shkencore, filozofike, mjekuese e mbi tė gjitha arsimuese."

Duke u nisur nga e gjithė kjo, mund tė konstatohet se "Islami nuk ishte fe turke, e as fe e pushtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarėve dhe tė tjerėve dhe turqit nė Bashkėsinė muslimane osmane paraqisnin vetėm pakicėn sunduese".

Mund tė pėrfundojmė se Islami u pėrhap kryesisht nė dy mėnyra: atė ushtarake, qė paraqet veprimet ekstreme muslimane gjatė historisė njerėzore, tė cilat bėjnė pėrjashtim nga rregulli universal dhe nuk paraqesin ndonjė rėndėsi relevante pėr shkak tė kufizueshmėrisė sė aktivitetit tė tillė nė kohė dhe hapėsirė, dhe atė vullnetare, qė paraqet pjesėn dėrrmuese tė historisė islame nė kohė dhe hapėsirė. Dhuna e aplikuar mbi jomuslimanėt pėr ta pėrqafuar Islamin, qė u ngjitet muslimanėve dhe vetė Islamit, ėshtė vetėm shpifje e kulluar, pa mbėshtetje faktike historike. Kėtė e vėrejtėm si nga autorėt e huaj po ashtu edhe nga ata tė vendit. Andaj, ėshtė sinjifikative dhe e qėlluar vėrejtja e sociologut turk, Ali Bulaē, kur thotė se: "Sot jemi dėshmitarė tė njė dukurie tė ēuditshme te ne; nė tė kaluarėn, e shtrėnguar nga dhuna fetare, Evropa ka synuar modelin ēfarė ka qenė tek osmanėt, e tash ne, historinė tonė, dėshirojmė ta identifikojmė me epokėn mesjetare dhe synojmė nga modeli perėndimor i jetesės," ēast ky qė na shtynė tė pyesim se vallė, a mos kemi humbur ēdo kriter tė vlerės sė mirėfilltė dhe busullėn pėr orientim tė drejtė!


[Vazhdon]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:35 pm

LITERATURA

1. Ahmedi, Abib, Theranda – "Prizreni ndėr shekuj", Prizren, 1996.
2. Arnold, Thomas, "Povijest islama - historijski tokovi misije", botimi III, Sarajevo, 1990.

3. Asad, Muhammed, "Islam na raspu}u", Zagreb, 1994.

4. Bogdani, Pjetėr, "Ēeta e profetėve", I, Prishtinė, 1990.

5. Bucaille, Maurice, "Biblija, Kur’an i Nauka", Sarajevo, 1978.

6. "Bujku" - e pėrditshme e datės 25.06.1996, Prishtinė.

7. Bula~, Ali, "Islam i demokratija, teokratija i totalitarizam", Sarajevo - Ljubjana, 1995.

8. Doēi, Rexhep, "Iliro - shqiptarėt dhe serbėt nė Kosovė (sipas onomastikės)", Prishtinė, 1994.

9. Frashėri, Sami, "Pėrhapja e Islamit", bot. III, Shkup, 1993.

10. Frashėri, Sami, "Vepra 2 (Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?)", Prishtinė, 1978.

11. Had`ibegi}, Hamid, "Glavarina u osmanskoj dr`avi", Sarajevo, 1966.

12. Garodi, Rozhe, "Islami dhe kultura", Sarajevė, 1990.

13. Grup autorėsh, "Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt", Prishtinė, 1995.

14. Grup autorėsh, "Shqiptarėt e Maqedonisė", Shkup, 1995.

15. Hiti, Filip, "Historija Arapa od najstarih vremena do danas", bot. II fototip, Sarajevo, 1988.

16. Ibrahimi, Nexhat, "Kontaktet e para tė Islamit me popujt ballkanikė nė periudhėn paraosmane", Shkup, 1997.

17. Mudever, Taha, "Andaluzia dhe Perandoria Osmane", Shkup, 1995.

18. Pirraku, Muhamet, "Kultura kombėtare shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit", Prishtinė, 1989.

19. Rizaj, Skėnder, "Kosova gjatė shekujve XV, XVI dhe XVII", Prishtinė, 1982.

20 Smailagi}, Nerkez, "Leksikon islama", Sarajevo, 1990.

21. Smailagi}, Nerkez, "Klasi~na kultura islama", II, Zagreb, 1976.

22. [arif, M. M., "Historija islamske filozofije", II, Zagreb, 1988.

23. [ukri}, Nijaz, "Povijest islamske kulture i civilizacije", Sarajevo, 1989.

24. Tėrnava, Muhamet, "Popullsia e Kosovės gjatė shekujve XIV-XVI", Prishtinė, 1995
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:37 pm

PJESA E DYTE

PERHAPJA E ISLAMIT NE SHQIPERI


Thomas Arnold

Duam tė japim shėnime tė gjėra dhe tė veēanta mbi mėnyrėn e pėrhapjės sė Islamit nė popullsinė e krishterė tė Shqipėrisė, tė Serbisė dhe tė Bosnjes, sepse secili prej kėtyre vendeve, i pushtuar nga osmanlinjtė, ka rėndėsi tė veēantė nė historinė e pėrhapjes sė Islamit nė Shqipėri.

Shqiptarėt, me pėrjashtim tė njė pjese qė ėshtė e popullėzuar nė Greqi (1), janė tė vėndosura nė viset kodrinore tė bregut lindor tė Detit Adriatik, midis Malit tė Zi dhe gjiut tė Nardės apo Prevezės. Ato i pėrkasin njėrit prej popujve mė tė vjetėr tė Evropės tė cilėt pėrfshihėn nė fisin Arian, dega Pellazge.

Invadimi i parė i turqve nė Shqipėri u bė nė vitin 1387 (789 H.), por pak mė vonė forcat turke u tėrhoqėn nga ajo anė. Shqiptarėt pėr herė tė parė nė vitin 1423 (827 H.) e pranuan pushtetin e sulltanit. Shqipėria, nėn udhėheqjėn e Gjergj Kastriotit, i cili ėshtė i njohur me emrin Islam Skenderbe, fitoi pėr njė kohė pamvarėsinė e saj. Tregimet pėr Skenderbeun se qysh nė fėmijėri ėshtė marrė peng nė Turqi, se ėshtė edukuar ndėr muslimanė dhe se ka tėrhequrvemendjen e sulltanit, nga hulumtimet historike janė cilėsuar si tė trilluara. Faktet e hulumtuara, tregojnė se Skenderbeu e ka kaluar rininė e vet nė viset kodrinore tė populluara me shqiptarė. Luftėrat kundėr turqve, kanė filluar me ngadhėnjimin e tij nė vitin 1444 (848 H.). Pas luftrave tė rrepta e tė suksesshme, tė cilat zgjatėn mė shumė se 20 vjet, nė vitin 1467 (872 H.) dhe pas vdekjės sė skenderbeut, turqit filluan pėrsėri tė pushtojnė Shqipėrinė. Njėmbėdhjetė vjet mė vonė edhe Kruja, e cila ishte qėndėr e fisit Kastriot, ra nė duart e turqve, por Shqipėria nuk u nėnshtrua plotėsisht. Kryengritjet pėrsėriteshin, por nuk pati ndonjė rezistencė tė pėrgjithėshme. Mirėpo, disa vėnde bregdetare pėr njė kohė tė gjatė nuk u dorėzuan. Durrėsi me vėshtirėsi u pushtua nė vitin 1501 (907 H.) kurse limani Tivar (Antivar), pika mė veriore ku kishte shqiptarė, u dorėzua nė vitin 1571 (979 H.). Kushtet e dorėzimit tė tij kanė qėnė kėto: tė ruhėn zakonet e vjetra dhe gjuqet e vendeve, tė krishterėt tė munden lirisht dhe publikisht t'i kryejnė ritet fetare, kishat dhe kapelat - kishėzat tė jenė tė ruajtura nga sulmet, e nė rast se ndonjė do tė rrėnohej, tė ngrihej pėrsėri, populli tė ketė tė drejtė mbi pasurinė e tij tė prekshme dhe tė paprekshme dhe pė mos paguajė mbitaksa pėr tė.

KARAKTERISTIKAT E POPULLIT SHQIPTAR

Shqipėria nėn sundimin turk vazhdimisht ka pasur njė lloj qeverisjeje gjysmautonome, duke e ruajtur pavarėsinė ashtu sikurse e kanė pasur disa fise para pushtimit. Ndonėse ishin nėn udhėheqjėn e sulltanit, zotimi i tyre pėr besnikėri nuk shkoi aq larg sa tė pajtoheshin qė nėpunėsit turq tė ndėrhyjnė nė ēeshtjet e tyre tė brendshme. Ka mjaft shkaqe tė arsyeshme tė mėndohet se Turqia nuk ka caktuar asnjė nėpunės, i cili nuk ka qėnė autokton, madje nuk e ka caktuar as shqiptarin pėr mėkėmbės apo prefekt nė atė vėnd, i cili nuk ėshtė bė i famshėm me armėn e vet apo nuk ka pasur lidhje tė forta farefisnore (2). Krenaria kombėtare e shqipėtarėve ėshtė e madhe. Kur e puet dikush njė shqiptar se ē'ėshtė, para se tė pėrgjigjet se ėshtė musliman apo i krishtėrė, tė thotė se ėshtė shiptar. Kjo shprehje, duke marrė parasysh kuptimin e saj, do tė mund tė shpjegohej se ai ėshtė banor i shkrepave. Kjo mėnyrė e shprehjes sė individualitetit ėshtė shkak i veēantė i ndjenjave kombėtare, sepsae menjanoi grindjen e ashpėr midis ithtarėve tė kėtyre dy feve, qė mbretėronte nė pjesėt e tjera tė pėrėndorisė Osmane. Shqiptarėt muslimanė dhe tė krishterė flasin gjuhė tė njėjtė, kultivojnė tradita tė njėjta dhe kanė mėndime e zakone tė njėjta. Krenaria e pėrbashkėt kombėtare ėshtė aq e fuqishme, sa qė nuk i ka lėnė vend ndikimit tė dasive fetare te pjestarėt e kėtij populli (3). Nė rradhėt e ushtrisė jo tė rregullt pėr ruajtjen e rendit dhe pėr sigurimin e qeverisjes, kanė shėrbyer muslimanėt shqiptarė, por edhe tė krishterėt shqiptarė. Meqė shqiptarėt e tė dy feve, nė Pėrėndorinė Turke janė konsideruar ndėr mė tė guximshmit, ata vazhdimisht kanė qėnė nė shėrbim tė pashės nė Shqipėri. Shqipatrė tė krishterė, shėrbimin ushtarak e kan kryer nė ushtrinė turke gjatė luftės sė Krimesė (4). Vėrtetė, tė krishterėt, edhe pse janė mė tė qetė se muslimanėt dhe mė shumė janė tė prirur pėr bujqėsi, megjithatė midis tyre ka pak dallim. Shqiptarėt e krishterė i kanė ruajtur armėt dhe zakonet e tyren ushtarake dhe vazhdimisht kanė treguar shpirtin e lirisė e tė krenarisė dhe frymė tė ashpėr nacionale. Kanė qėnė tė frymėzuar me ndjenja nacionale sa edhe bashkėfistarėt e tyre tė cilėt kishin pėrqafuar fenė Islame (5).

DOBESIMI GRADUAL DHE TERHEQJA E KRISHTERIMIT

Pėr hulumtimet rreth pėrhapjes sė Islamit nė Shqipėri, me rėndėsi ėshtė tė merret parasysh sa thamė mė sipėr, sepse kjo pėrhapje u realizua shkallė-shkallė ndėr banorėt autoktonė, mbi tė cilėt nuk ėshtė ushtrtuar kurrfarė presioni i jashtėm. Nė kėtė pikpamje, tė dhėnat mbi veprimtarinė misionare, tė cilat i kemi nė dorė, janė mjaft tė kufizuara, sepse faqet e historisė Shqiptare prej shekullit XV deri te shfaqja e Ali Pash Tepelenės, gjatė treqind vjetėve duket se kanė mbetur tė zbrazėta (6). Nė kėtė kohė, sa ne kemi arritur tė hulumtojmė, kthimi nė Islam ėshtė bėrė ngadalė por nė mėnyrė tė vazhdueshme. Tė dhėnat pėr kėtė janė marrė nga kronikat e rretheve tė ndryshme kishtare dhe nga projektet, tė cilat kohė pas kohe i janė dėrguar Papės (7). Por, nga esenca e kėtyre burimeve, gjė qė vetvetiu kuptohet, do tė jepėn tė dhėna tė mangėta, nė mėnyrė tė veēantė pėr sa i pėrketė atij qėllimi tė lartė tė kthimit. Madje as eprorėt kishtarė tė asaj kohe nuk mund tė bindnin vetėn se ka ndonjė qėllim tė sinqertė nė zemrat e atyre qė ktheheshin nė Islam. Nė mėnyrė tė veēantė ėshtė vėshtire tė kuptohet se ata do tė mund tė shprehnin mendimin e tyre mbi ekzistimin e atij qėllimi tė sinqertė.

Nė tė vėrtetė, nė shekullin XVI ndonėse atje kishte lindur njė rrymė prozelitizmi (kthimi), megjithatė dukej se Islami shumė pak kishte pėrparuar. Numri i tė krishterėve nė Shqipėri nė vitin 1600 (1019 H.) ishte dhjetė herė mė iu madh se i muslimanėve (Cool. Fshatret, nė pjesėn mė tė madhe, kanė qėnė tė banuara me tė krishterė, midis tė cilėve ka pasur ndonjė musliman (9). Nga kjo kuptohet se rastet e kthimit kanė qėnė mė tė shpeshta nė qytete. Pėr shembull, tė krishterėt e qytetit Tivar (Antivar), tė cilėt kishin mbetur pa u shpėrngulur nė vendet e krishtere fqinje, qoftė nga shtresat e larta, qoftė nga ato tė ulta, me shumicė kaluan nė Islam. Kėshtu popullsia e atejshme e krishterė ishte pakėsuar (10). Pasi numri i muslimanėve sa vinte e rritej, disa kasha i shnėrruan nė xhami (11). Edhe pse kjo nė tė vėrtetė ishte nė kundėrshtim me kushtet e vendosura tė traditės, popullata e atjeshme autoktone, duke ndėrruar fenė, e konsideronte tė arsyeshme, t'i transformonte edhe faltoret e veta. Sipas versionit tė Ferlatit, arqipeshkvi i Tivarit ankohet, sepse vihej dore edhe mbi oborrin e arqipeshkvisė. Mirėpo, ai oborr tetė vjet pat qėndruar i zbrazėt, sepse arqipeshkvi Ambrosius, duke ikur jashtė kufinjveturk u shpreh shumė ashpėr kundėr Islamit: e shau Pejgamberin e Zotit, madje mori guximin ta quajė fenė e tij "Dispozita Satanike". Kėshtu qė, pėr kėtė arsye ikjen e quajti mė tė pėrshtatshme. Nė vitin 1610 mbetėn vetėm dy kasha, tė cilat shėrbenin si shkolla, por edhe ato kishin kaluar nė duart e kishės pėrėndimore, latine, megjithatė ato i kėnaqnin nevojat e bashkėsisė sė krishterė, e cila kishte mbetur atje (12). Cfarė rėndėsie kanė kėto rrethana, pak a shumė mund tė argumentohėn nė fjalėt e shkrimtarit Marko Bizzi: "Atje kanė qėnė 600 shtėpi, tė cilat ishin tė banuara pa dallim me muslimanė, latinė dhe ortodoksė grekė. Muslimanėt numerikisht dominonin mbi katolikėt dhe ortodoksėt."

Duke marrė parasyshė tė dhėnat qė kemi mbi lidhjen sociale ndėrmjet tė krishterėve dhe muslimanėve dhe qė midis kėtyre dy bashkėsive s'ka ndonjė vizė, e cila mund t'i ndante, arrijmė tė kuptojmė se Islami fitonte ithtarė pėr aq sa dobėsohej zellshmėria dhe jeta shpirtėrore e kishės.

Shpesh ndodhtė qė prindėrit e krishterė i martonin vajzat e veta pėr myslimanė, pra nuk i pengonin tė krishterat pėr kėtė martesė (13). Nga kėto martesa tė pėrziera fėmijėt meshkuj edukoheshin si mysliman, ndėrsa femrave u lejohej tė rriteshin nė fenė e krishterė (14), vetėm se kjo leje nuk pėrfillej pėr shkak se eprorėt, femrave tė kėtilla ua ndalonin pjesėmarrjen neė ceremonitė e shenjta dhe i mbanin jashtė kishės (15). Vėrtetė, qė disa priftėrinj nė vende tė vogla nuk i zbatonin urdhėrat e eprorėve tė tyre, por megjithatė, qėndrimi ndaj grave i shtyri shumė prej tyre tė pėrqafonin fenė e burrave tė vet. Megjithatė, disa gra tė krishtera kultivonin besime primitive lidhur me pagėzimin. Ato i pagėzonin fėmijėt e tyre, duke pandehur se ai vepron me sukses kundėr lebrės, magjive dhe sulmit tė ujqėve (16). Priftėrinjtė e krishterė ishin tė gatshėm tė pėrforconin kėtė besim tė shtrembėr tek kėto gra, tė cilat vinin pėr t'i pagėzuar fėmijėt e tyre (17).

Ndjenjat bujare midis ithtarėve tė kėtyre dy feve (18) shfaqėshin edhe me pjesmarrjen e myslimanėve nė ceremonitė fetare, tė cilat pėrgatiteshin pėr nder tė ndonjė shenti tė krishterė. Nė lidhje me kėtė Marko Bizzi thotė: "Nė ditėn e Shėngjergjit, tė cilėn shqiptarėt e respektojnė veēanėrisht, nė kishė mė shumė shiheshin muslimanė se tė krishterė (19). Sipas njė versioni, muslimanėt shqiptarė edhe sot e konsiderojnė tė shenjtė Marinė (hazreti Merjemėn), i respektojnė tė shenjtėt e krishterė dhe i vizitojnė varret e tyre. Nė anėn tjetėr, tė krishterėt gjithashtu, u drejtohėn me pėrgjerim tyrbeve tė tė dashurve muslimanė tė Zotit me qėllim qė t'ua shėrojnė sėmundjet (20). Nė vendin Kaveleak, ku janė tė vėndosur 60 familje tė krishterė dhe 10 familje muslimane, shumica e muslimanėve, tė martuar me tė krishtera merrnin pjesė nė mirėmbajtjen e priftit tė atjeshėm (21). Marko Bizzi kėto i shpjegon nė tri mėnyra: me tė joshurit e dobive tė kėsaj bote, me dėshirėn pėr tė shpėtuar nga haraēi, me mungesėn e klerikėve tė aftė tė cilėt nė masė tė mjaftueshme tė kėnaqin nevojat shpirtėrore tė popullatės (22).

Shumicėn e kthimeve nė Islam ia lėnė barrės sė padurueshme tė tatimit, i cili u caktohej tė krishterėve. Kėshtu, pėrmendet se tėrė fshatrat bėnė "dezertim" nė mėnyrė qė tė shpėtojnė nga ky tatim. Pėr kėtė ankesė nuk mund tė themi se ka arsye tė mjaftueshme pėr tė vėrtetuar, sepse kjo ēėshtje akoma nuk ėshtė krejt e qartė; ose ky ėshtė njė interpretim i paramėnduar i atyre tė cilėt duan tė gjejnė pretekst pėr konversionin e bashkėfetarėve tė tyre tė dikurshėm; ose kjo pėrbėhet nga pohime hiperbolike tė kishtarėve se ėshtė absolutisht e pamundur tė pėrqafohet Islami me bindje. Me siguri njerėzit, tė cilėt thjeshtė pėr shkak tė shpėtimit nga tatimi, apo me shprehje tjetėr nga gjoba, e kan ndėrruar fenė e mėparshme, kanė qėnė pak tė lidhur me fenė e tyre.

Sikur tė mund tė gjenim diēka mė shumė se ato ankesa, pėrgjithėsisht tė papėrcaktuara, mbi "despotizmin turk", do tė mund tė caktonim se a ka pasur arsye tė mjaftueshme pėr kthim me dhunė nė fenė Islame, por dėshmitė e versioneve gojore nuk duket se lehtė do tė sigurojnė njė rezultat tė tillė. Tradita e keqe e perandorisė Osmane si shitja e pozitave provinciale atij qė jep mė shumė, pastaj mospėrcaktueshmėria e zgjatjes sė kėtyre pozitave, nė rastet mė tė shpeshta do tė kurorėzohej me atė qė nėpunėsit, tė cilėt i pėrvetėsonin, pėrpiqeshin me tė gjitha mjetet e mundshme me anėn e shantazhit, me tė holla tė bėjnė kapital sa mė tė madh. Mirėpo, ėshtė e njohur se kjo barrė e rėndė ka qėnė ngarkesė jo vetėm pėr tė krishterėt, por nė tė njėjtėn masė edhe pėr muslimanėt (23). E vėrteta ėshtė se, pėr nėpunėsin e pangopur dhe tė padrejtė, sigurisht mė lehtė ka qėnė t'i bėjė dhunė tė krishterit se muslimanit, e nė mėnyrė tė veēantė atyre tė krishterėve pėr tė cilėt ėshtė dyshuar se kanė qėnė nė shėrbime tradhėtuese (spiunazh) me Venedikun dhe shtete tė tjera tė krishtera ose pjesėmarrės nė komplote tė ndryshme kryengritėse.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:38 pm

Edhe sikur tė ishte gjendja e tillė, nuk mund tė dyshohet nė ndikimin qė e bėnte veprimtaria e kujdesshme pėr Islamin para njė hierarkie tė tillė apatike kishtare. Sikur Islami tė kishte mė shumė hoxhallarė nė Shqipėri, duke folur pėr ēeshtjet fetare, Marko Bizi lavdėron sinqeritetin, bujarinė dhe miqėsinė e tyre - kjo do tė shkaktonte progres tė rrufeshėm nė tė (24). Priftėrinjtė e krishterė shumica ishin tė padijshėm. Nėse dikush prej tyre ka ditur tė lexojė, mė shumė kan lexuar pėrmendėsh se nga libri. Ata aq pak ishin tė udhėzuar nė detyrėn e tyre fetare, sa qė shumė prej tyre as lutjen e eremisė nuk e kanė ditur ta recitojnė pėrmendėsh (25). Edhe pse disa kanė ditur t'i citojnė lutjet me rastin e shėrbimit tė pėrbashkėt, tė cilat tradicionalisht ishin caktuar tė citohėn nė gjuhėn latine, megjithatė ka qėnė vėshtirė tė hasėsh midis tyre nė tė atillė, tė cilėt e kuptonin kėtė gjuhė. Ata nuk kanė pasur dije tjetėr mbi esencat e fesė sė tyre, veē disa tė dhėnave tė pėrcaktuara, tė cilat kishin mbėshtetje nė traditėn gojore (26). Autori i pėrmendur mendon se pėr keto tė meta pėrgjegjes jane ata qė kanė qenė ne pozitat peshkopate. Ai, ata i konsideron gjithashtu pėrgjegjes edhe per numrin e pamjaftueshmėm tė priftėrinjve, pėr mosdijen e atyre qė ishin nė detyrat shpirtėrore, pėr jetėn dhe vdekjen e shumė krishterėve, tė cilėt nuk e kishin mėsuar "Fenė", pėr "renegatitė" qė ndodhin ēdokund. Ai pandeh se atje do tė zhduket krishtėrimi nėse kėsaj nuk i gjendet ilaēi (28). Nė kėtė rast ėshtė dhėnė me vlerė tė pėrmendet se shqiptarė nuk ishin sikur ata ortodoksė nė pjesėt e tjera tė perandorise Turke, tė cilėt qenė rojtarėt e vetėdijes dhe aspiratės nacionale. Ndonesė edhe ndėr priftėrinjtė tjerė ordoks ka pasur tė padijshėm, megjithatė ata me pėrkushtim e kanė ruajtur detyrėn e besnikėrise ndaj krishterimit, i cili ėshtė baza e jetės nacionale si pėr shembull tek Grekėt (29). Te shqiptarėt, pėrkundrazi ndjenjat kombėtare janė plotesisht tė ndara prej besimeve fetare. Pėr sa i pėrket qėndrimit tė tyre ndaj Turqėve, ata ishin tė bindur, e kjo vjen nga besnikėria qe kishin ndaj frymės se vjetėr feudale, se duhet tu nėnshrtohen urdhėrave tė tyre meqė ata janė zotėrinj tė vendit (30).

Midis priftėrise dhe popullėsisė nuk kishte marrėdhėnie miqėsore. Kėtė e vėrteton njė rast i ēuditshėm i konverzionit "Nė kohėt e vjetra, dersia e gjithė shqipėria ishte krishtere, nė Shkodėr gjendej njė fotografi e Marisė. Nė mauzole ku ishte e vendosur kjo fotografi, vinin me mijėra njerėz nga tė gjitha viset, sillnin dhurata luteshin me modesti dhe me pikėllimet e tyre kėrkonin shėrim. Pėr diēka ndodhi njė armiqėsi ndėrmjet popullėsisė dhe priftėrisė. Njė ditė u futėn kolektivisht nė kishė dhe deklaruan se nė qoftėse priftėrinjtė nuk i plotėsojnė dėshirat e tyre tė gjithė tė bashkuar do ta braktisini Jezusin dhe do tė pėrqafonin Muhamedin. Pasi priftėria mbeti kėmbėngulėsisht prapa vendimit tė saj, qoftė mirė apo keq, populli rrėmbeu nga dyert ēdo gjė qė kishte, kurorat dhe fihurat e krishtit dhe tė dhirėrua nėrpėrkėmbėn ato, pastaj shkuan menjėrė tek xhamia mė e aftėr, ku i imami i priste si musliman tė vėrtet (30a).

Pėr shkak tė moskujdesisė dhe mosshqetėsueshmėrise sė priftėrisė krishtere, filluan shumė shpėrdorime dhe ērregullime nė shoqrinė krishtere. Njė prej kėtyre dukurive tė kundėrta me rregullat kishtare qė edhe martesat civile, e cila behej pa lutjne zyrtare dhe lejen e prifit, kjo duket se ėshte afėrt me ligjin fetar Islam. Nė mėnyrė qė kėsaj ti jepej fund, bashkėshortėt pėrjashtoheshin nga bashkėsia pėrderisa nuk fillon tė vepronin sipas kanuneve kishtare dhe riteve bazė (31).

Rrethanat shoqėrore tė shekullit XXII dhe fatorė tė tjerė, tė cilėt i pėrmendėm mė lartė, sollėn mjaft rezultate: Numri i popullatės krishtere filloi shumė shpejt te bjerė. Gjatė periudhės prej 30 vjetėsh, e cila konsiderohet e shkurter pėr popullin e vogel d.m.th. prej 1620 deri mė 1650 (1030 deri mė 1060h) tregohet se 300 mijė shqipėtare e pėrqafuan Islamin (32). Ne tėrė dioqezėn e Tivarit, nė vitin 1624 kishte vetėm 2000 katolik. Nė vetė qytetin kishte mbetur vetėm njė kishė dhe para mbarimit tė atij shekulli ajo kishte ardhė nė atė gjendje sa nuk shfrytėzohej pėr shėrbimin kishtar krishter, sepse nė qytet kishin mbetur vetėm dy familje tė krishtera (33). Pak mė vonė, nė vitin 1651 (1062h) marrė nė pėrgjithėsi, shumicėn e popullėsisė sė krishterė tė kėsaj trve e pėrbenin gratė. Dalėngadalė gjendaj e krishterimit gjithnjė vinte duke u keqėsuar. Numri i banorėve katolik bie, ata janė gati dyfish mė pak nė proporcion me pjesen tjetėr. Tė krishterėt meshkuj masivisht e braktisinin krishterimin dhe e pėrqafonin Islamin (34), kurse 100 vjet mė parė, tė krishterė ka pasur djetė herė mė shumė se musliman (35). Tė krishterėt e arqipeshkvisė sė Durrėsit numerikisht kishin rėnė pėrgjysmė (36). Te krishterėt e dioqezės sė Krujės pėr 30 vjet me rradhė pėrqafuan Islamin (37). Priftėria mė e ulėt, nė njėrėn anė masės ua lexonte meshėn, nė anėn tjetėr shikonte se si njerėzit njė nga njė deklaronin kthimin e tyre ne Islam. Rezultat i kėsaj ėshtė qė fėmijėt e tyre ishin tė humbur pėrgjithmone (38). Edhe priftėrinjtė e fshatit se si prindėrit krishterė i martonin vjazat e tyre me musliman, ndanin kungatė tė tyre grave, kėshtu qė kjo gjendje, me gjithė mallkimet e priftėrinjėve mė tė lartė, vazhdonte me dėshirėn e prifit (40). Shumica e priftėrinjėve mė tė ultė ishin vėnė nė dyhsim pėr shkak tė jetės jonormale. Rrallė shkonin nė ritin e rrethimit, madje nė banesa posaqėrisht tė caktuara pėr priftėrinj pėrgaditeshin gosti. I shitnin pasuritė e kishės i braktisnin detyrat e tyre shpirtėrore dhe tėrhiqeshin nė periferi. Kur merrje vesh pėr ata tė cilėt mund tė thirreshin nė pėrgjegjėsi pėr gjendjen e tille, kėta strehoheshin nė gjrin e turqėve (41). Edhe franēeskanėt e arsimuar, tė cilėt u dėrguan qė t'i plotėsojnė nevojat shpirtėrore tė popullit, nuk mbetėn prapa nė konflikte dhe pėrēarje, tė cilat shpesh arrinin deri nė gjyq, e kjo ndodhte me hidhėrimin e popullit, i cili si shkak vinte mospėrfilljėn e detyrave (42). Famullia vetėm njė herė ka mundur tė shohė fytyrėn e ipeshkvit gjatė tridhjetė vjetėve, ndėrsa atje kanė banuar rreth 6000 tė krishterė (43). Madje kishte famulli nė tė cilat pėr 40 vjet nuk ishte parė asnjė prift. Mė nė fund u qenė dėrguar katėr franēeskanė qė tė merrnin masat e duhura kundėr kėsaj gjendjeje. Kėta nė raportet e tyre zyrtare, tė drejtuara qendrės shpirtėrore, njoftonin se nuk kanė pasur kurrfarė pėngesash nga ana turke gjatė vizitės sė kėtyre viseve dhe kryerjės sė misionit tė tyre (44). Peshkopi i Shkodrės, i cili ishte despot dhe nė sytė e priftėrisė sė nėnshtruar edhe nė sytė e popullt, pėrpiqej qė me ndihmėn e turqve tė mbetej nė atė pozitė (45).

Prelatėt kishtarė nė famullitė e tyre tubonin, kuptohet sipas fermanit tė mbretit, tė ardhura nga populli (46). Arqipeshkvi nė Tivar, i cili ka qėnė nė atė pozitė midis viteve 1599 dhe 1607, merrte haraē dy aspra nga ēdo familje e krishterė; pėr ēdo tė parėn martesė nga 12, nė rastin e dytė 24, ndėrsa nė rastin e katėrt 40 aspra. Pėr tubimin e kėtij haraēi nė tė gjitha famullitė, nė rast nevoje, u drejtoheshin eprorėve turq pėr ndihmė (47).

Brenda gjithė Shqipėrisė nuk kishte asnjė shkollė e krishterė (48). Edhe vetė priftėrinjtė nuk dinin mirė tė shkruanin e tė lexonin. C'ėshtė e vėrteta, disa prej tyre dėrgoheshin nė Itali pėr studime, por shkuarja e tyre nė atė vend ishte me pasoja, sepse ata duke u pėrshtatur atje me njė jetė mė komode nuk ktheheshin mė nė atdhe. Derisa priftėria ishte nė njė padituri kaq tė madhe dhe derisa ishte kėshtu e pakujdesshme pėr kryerjėn e detyrave, nuk ėshtė pėr t'u ēuditur se masa nuk dinte as parimet themelore tė fesė. Pranda, pėr shkak tė shpėrdorimeve dhe korrupsionit, u bė - sipas fjalėve tė njė prifti mė tė lartė tė asaj kohe - "plaēkitja mė e madhe e kopshtit hyjnor" (49). Shumė tė krishterė me vite jetonin nė konkubinat, e nganjėherė aplikonin edhe metodėn e poligamisė (50). Pėrkunder kėtyre rrethanave, priftėrinjtė i pranonin njerėzit e kėtillė nė kungatė (51). Nė pikėpamje tė poligamisė tė krishterėt dhe muslimanėt aq shumė ishin pėrzier, saqė muslimanėt merreshin pėr kumbarė me rastin e pagėzimit tė fėmijėve dhe nė mėnyrė tė veēantė fėmijėt muslimanė, sipas besimit tė vjetėr tė gabuar, i mėsonin pėr t'u pagėzuar (52). Ja kėshtu ka qenė gjendja e kishės sė krishterė nė Shqipėri nė fund tė shekullit XVII. Madje edhe shkaku mė i vogėl ka mjaftuar pėr ndėrrimin e fesė. Edhe nėnshtrimi i katolikėve, tė cilėt nė kėtė shekull u ēuan nė kryengritje, ėshtė njė prej faktorėve tė mjaftueshėm pėr forcimin e simpatisė ndaj Islamit dhe largimit nga kisha. Kryengritja pėr tė cilėn aludohet kėtu ėshtė ajo tė cilėn e ēoi arqipeshkvi i Tivarit, Gjergji, i cili gjendej nė atė pozitė shpirtėrore midis viteve 1635 dhe 1644. Gjergji me ndihmėn e peshkopit nė Durrės, Shkodėr dhe Allsone, pėrpiqej t'i ēonte nė kryengritje krerėt e krishterė kunder pushtetit Turk dhe t'i bindte ata qė t'i bashkangjiteshin Venedikut (Mletasėve). Pasi atėherė Republika Mletase ishte nė armėpushim me Turqinė, pėr realizimin e kėsaj kryengritje u dha rasti nė vitin 1645 (1055 H.), kur filloi lufta midis turqve dhe Venedikut. Venedikasit u pėrpoqėn ta kthejnė Tivarin, tė cilin para pushtimit Turk treqindė vjet e kishte mbajtur nė duart e veta, por kjo tentativ nuk pati sukses. Shqiptarėt e krishterė, meqė ishin pajtuar me armiqtė e Turqisė dhe u ndihmonin fshehtazi atyre, kishin merituar dėnimin qė pėr pasojė pati humbjen e privilegjeve tė tyre tė mėparshme. Ndėrsa ortodoksėt, tė cilėt kishin frikė se mos vėndosej pėrsėri pushteti Venedikas dhe pėr kėtė arsye duke i mbetur besnikė Turqisė, fituan privilegje dhe lavdėrime tė veēanta. Me kėtė rast shumė katolikė pėrqafuan Islamin ose iu bashkangjitėn kishės lindore. Eshtė karakteristike bashkėngjitja e tyre kishės lindore. Kjo tregon se anėtarėve tė njė populli nuk u ėshtė bėrė dhunė pėr shkak se kanė qėnė tė krishterė, as nuk ėshtė pėrdorue dhuna pėr t'i kthyer nė Islam. Katolikėt, tė cilėt e kishin pėrqafuar Islamin, e kishin ndėrruar fenė qė tė shpėtonin nga pozita e keqe nė tė cilėn kishin rėnė pėr shkak tė mossuksesit tė ndermarrjeve tė tyre rebeluese. Kėta do tė mund tė arrinin tė njėjtin qėllim sikur t'i bashkangjiteshin kishės lindore, prestigji i sė cilės nė Tivar edhe mė shumė ishte rritur. Ky veprim d.m.th. kalimi i tyre nė Islam, argumenton se ata kanė qėnė shumė pak lojalė ndaj krishtėrimit. E njėjta vėrejtje vlen edhe pėr ata tė krishterė tė shumtė, tė cilėt e kanė pėrqafuar Islamin nė vitet e mėpasme. Zmajeviēi shkruan se kėta e kanė ndėrruar fenė, nė mėnyrė qė tė shpėtojnė nga haraēi, por sikur e shpjeguam mė lartė, duket se ka shumė pak gjasa qė kėtė e kanė bėrė me dhunė. Njė kryengritje tjetėr u shfaq nė vitin 1646. iniciatori i kryengritjes ka qėnė arqipeshkvi Jozef Bonaldo. Ai bėri marrėveshje tė fshehtė me aristokratėt e Tivarit, Shkodrės dhe vendeve tė tjera qė t'u hapin dyert e qyteteve tė tyre venedikasve, por megjithatė as kėtė herė nuk u realizua qėllimi i kryengritėsve. Ushtria Turke e shtypi kryengritjėn, dhe atė me ndihmėn e asaj pjese tė popullatės sė krishterė e cila kishte qėnė kundėr kryengritjes. Shumė shqiptarė, ndikimi i tė cilėve ishte i rrezikshėm, u dėrguan nė brėndėsi tė Turqisė. Rreth tremijė kaluan nė truallin venedikas. Tė tjerėt i kapi frika dhe pėr moslojalitetin e tyre qenė tė detyruar tė paguajnė gjobė tė caktuar pėr tė rriturit (53).

Eshtė e mjerueshme ajo qė autorėt e krishterė flasin qė shqiptarėt janė detyruar ta ndėrrojnė fenė (54) me presione tė dhunės e haraēe tė paligjshme. Pėr kėtė shpesh pėrdorin shprehje tė pėrsėritura (tautologjike). Kėta autor nuk na japin tė dhėna se a janė tė argumentuara akuzat e tyre apo jo. Zmajeviēi, shpjegimet e veta mbi konvertimin e 2000 njerėzve, i filloi me tė numėruarit e tatimit dhe taksave tė tjera, me tė cilat kanė qėnė tė ngarkuar tė krishterėt, por e parnon se edhe muslimanėt i kanė dhėnė tė njėjtat tatime, pėrveē tatimit pėrsonal (tatim pėr krye). Ai shkruan se ky tatim pėrsonal ka qėnė 6 talira nė vit pėr meshkujt (55), ndėrsa shpjegimet e veta i pėrfundon kėshtu: "Populli qė goditur me kėto tatime nė vendin mė tė ndjeshėm, d.m.th. nė interesin e kėsaj bote. Tė marrurit para sysh tė kėtij interesi vjen nga nevoja apo instingti i jashtėzakonshėm natyror, kėshtu qė kėta 2000 njerėz, tė cilėt braktisėn fenė e tyre qė tė shpėtojnė nga haraēi, kanė pasur tė drejtė t'i pėrballojnė vuajtjet (56). Nė citatet e kėtij autori thuhet se shumė kanė kaluar nė Islam pėr tė shpėtuar nga haraēi, por megjithatė, nuk shihet asnjė argument mbi mospėrballimin e kėtij tatimi, tė cilėt e paguanin katolikėt e qė do t'i detyronte ta ndėrronin fenė.

Nuk mund tė pritet nė raportet e njė prifti shpjegime mbi punėn e veprimtarinė e muslimanėve pėr fitimin e kthimtarėve tė krishterė. Vetėm nė njė krahinė pėr shkak tė kontaktit me Turqit (muslimanėt) shihet aluzioni nė atė "qė i ka pėrfshirė e keqja e pabesimtarėve". Njėkohėsisht nė mėnyrė tė veēantė theksohet arsyeja se kėta janė larguar nga krishtėrimi qė tė mund tė martohėn me turkesha (57). S'ka dyshim se kėtu ka qėnė mjaft i fuqishėm ndikimi Islam. Gjithashtu ka aluzione se tė krishterėt i janė shtruar rrezikut tė ndėrrimit tė fesė pėr shkak tė mungesės sė udhėheqėsve fetarė, priftėrinjve nė vendet e quajtura Biskashi dhe Bazi, nė tė cilat jetonin rrėth 1000 banorė tė pėrzier (58).

Zmajeviēi thekson se nė krye tė njė familjeje aristokrate, me banim nė afersi tė Tivarit, kanė qėnė dy vėllezėr dhe se ata, mė tė madhin, e lutnin kushėrinjtė e tij muslimanė tė atij vendi, tė ndėrrojė fenė. Nė fillim pėrmėnd se mė i vogli kishte prirje pėr profesion priftėror. Meqė Turqit e konsideronin familjen e tij me ndikim, si prift pati mundėsi t'u bėjė shumė shėrbime tė krishterėve edhe pse nuk ishte i pasur (59). Me siguri edhe kėto famijle dėshmojnė se muslimanėt nuk janė sjellur keq me tė krishterėt - pėr shkak tė krishtėrimit tė tyre, mė perjashtim tė rasteve kur krishterėt janė treguar tė dėmshėm politikisht. Zmajeviēi ėshtė shqiptar me prejardhje. Nė dallim nga ipeshkvėt e tjerė nuk ndejti nė truallin venedikas, por u kthye nė atdhe dhe atje jetoi (60).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:38 pm

Derisa ishte atje, jo vetėm qė u porit mirė nga ana e nėpunėsisė turke, por edhe nga ana e pashės mė tė madh nė Shqipėri. Pasha i dha vend nderi nė divanin e tij dhe, pėrveē kėsaj, ku e vizitonte, e pėrcillte deri tek dera (61). "ky barbar, i cili nuk i ngjante turkut, veē tė krishterit bujar", ky pasha musliman dha urshėr, me lutjen e ipeshkvit qė t'u kthehėn tatimi i marrė pėr vitin e ardhshėm banorėve tė pėrzier tė tė katėr qytezave (62), dhe me kėtė tregoi mirėkuptim pėr gjendjėn materiale tė tė krishterėve. Nėse ėshtė sjellė keq me ndonjė prift, kjo nė rastet mė tė shpeshta ka qėnė pėr shkak tė dyshimit tė ndonjė nxitjeje dhe korespodence tradhėtuese me armikun e Turqisė. Udhėtimet e shpeshta tė priftėrinjėve nė Itali me arsye i kanė dhėnė vend kėtij dyshimi, pėrndryshe duket se nuk kanė arsye tė vėrteta ankesat e priftėrinjėve pėr sjelljen e keqe tė muslimanėve me ta. Zmajeviēi thotė se madje edhe klisarėt e vegjėl gėzonin dashurinė dhe respektin mė tė madh tė parisė mė tė lartė turke (63). I njėjti shembull ėshtė parė edhe nė Bosnje nė famullinė e Zenicės. Njė prift, i cili nė shekullin XVIII ka qenė atje, pėr shkak tė shoqėrimit tė ngushtėq me muslimanėt shkaktoi dyshim se synon tė pėrqafojė Islamin, dhe pikėrishtė pėr kėtė peshkopi i tij i autorizuar, nėn mbikqyrje e dergoi nė Romė (64). Kthimet e shumta nė historinė e Shqipėrisė, tė cilat kanė ndodhur nė shekullin XVII, nuk vėrehėn nė kohėn e mėvonshme. Mirėpo, edhe sotė e kėsaj dite ndodhin raste tė veēanta tė konvertimit. Epėrsia numėrike e muslimanėve nė pjesėn e toskėrisė, nė Shqipėrinė Jugore, ka ēuar deri nė cungimin e interesit tė popullatės sė krishterė. Kara-muratet (tradhėtarėt e zi) tė cilėt pėrbėnin njė bashkėsi prej tridhjetė fshatrash nė rrethin e Pogmjanit, deri nė shekullin XVII gjendėshin nė krishterizėm. Pasi nuk kishte fuqi tė mjaftueshme qė t'u kundėrviheshin sulmeve tė fqinjeve tė tyre muslimanė, popullatės sė Leskovikut, u tubuan nė kishė dhe filluan t'i lusnin shpirtrat e tė shenjtėve tė krishterė qė t'i shpetonin. U betuan se do tė agjėrojnė derisa t'u vijė ndihma shpirtėrore, mė sė largėti deri nė Pashkė. Mė nė fund erdhėn Pashkėt, ndėrsa mrekullia e pritur nuk ndodhi. Pėr kėtė u zemėruan dhe duke braktisur krishtėrimin, pėrqafuan Islamin, pastaj meniherė pas kthimit tė tyre, duke kapur armėt, u sulėn kundėr armiqve tė tyre tė vjetėr, i vranė dhe i plaēkitėn pasuritė e tyre (65). Duket se feja e pėrbashkėt nuk ka mundur tė ndikojė nq ēeshtjėn e gjakmarrjes ndėr fiset shqiptare. Madje deri nė shekullin XIX shumė fshatra dhe fise pėr arsye tė pa rėndėsishme e ndėrronin fenė. Disa fise tė krishterė e pėrqafuan Islamin, sepse prifti, i cili ishte atje nė shėrbim fetar, insistonte qė nė kohė tė pa pėrshtatshme shumė herė tė shkonin nė lutjėn e pėrbashkėt (66).

Nė kohėt e mėvonshme llogaritet se ka njė milion musliman nė Shqipėri, ndėrsa tė krishterė gjysma, vetėm se ky numėr nuk ėshtė aq i sigurtė. I tėrė fisi i Mirditės ishte katolik. Kėta i dhanė betimin sulltanit qė asnjė musliman nuk guxon tė vėndoset nė teritorin e tyre, por ithtarėt tė kėtyre dy religjioneve ka gati nė tė gjitha viset e tjera. Mund tė thuhet se gati gjithė Shqipėria e Mesme ėshtė muslimane. Muslimanėt nė shqipėrinė veriore paraqesin mbi 60 % tė popullatės sė atjeshme. Sa i pėrket popullatės sė krishterė, me pėrqindje janė mė shumė nė shqipėrinė jugore, veēonarishtė nė pjesėn kufitare me Greqinė.

Pėrktheu: Muhidin Ahmeti

(Marrė nga: Thomas Arnold,
Povijest Islama - historijski tokovi misije
Botimi i Sarajevė, 1989)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Sponsored content





Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Perendimi Dhe Islami
» Wolfgang von Goethe dhe Islami

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: