DREJTESIA-REALITETI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve

Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 8:51 pm

Nexhat Ibrahimi
ISLAMI NĖ TROJET ILIRO-SHQIPTARE GJATĖ SHEKUJVE
Logos-A - Shkup
1419/1998
Biblioteka Historia
Recensentė
Mr. Qemajl Morina
Dr. Musa Gashi
Copyright © by Logos-A, 1998

Nexhat Ibrahimi
ISLAMI NĖ TROJET ILIRO-SHQIPTARE GJATĖ SHEKUJVE

Profesorit tim
Husein ef. Gjozos

Lexues tė nderuar!
Libri qė keni para vetes pėrbėhet prej dy pjesėve: "Islami, evroperėndimi dhe dilemat shqiptare" dhe "Shqyrtime nga kultura dhe historia islame ndėr shqiptarėt". Ndonėse tematika e tė parės ndryshon nga e dyta, megjithatė, pėr qėllime praktike, po i botojmė nė njė tėrėsi, edhe atė nėn emrin "Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve". Jemi tė bindur, lexues tė nderuar, se veprimi ynė ėshtė i qėlluar dhe nė interesin tuaj!

Autori


Parathėnie
Libri qė kemi para vetes paraqet njė pėrmbledhje punimesh nga fusha kulturore e historiko-historiografike e proveniencės islame ndėr shqiptarėt, e cila nė aspektin pėrmbajtėsor, e veēanėrisht nė aspektin e pikėvėshtrimit, prezenton njė pėrpjekje modeste. Ky pohim konsiston nė faktin se ēėshtja e "kulturės dhe historisė islame ndėr shqiptarėt", por edhe rrafshet tjera islame, deri mė tash ka qenė temė e padėshirueshme dhe e injoruar. Pėr Islamin dhe ēėshtjet qė ngėrthen ai ėshtė folur vetėm nė kontekstin negativ, duke e cilėsuar si kulturė e civilizim tė prapambeturisė, si religjion dhune, si aksident historik i popullit shqiptar dhe "epitete" tė tjera tė ngjashme me kėto. Ky trend, pa ndryshime tė mėdha, ekziston qė nga fillimi i shek. XX e deri nė ditėt tona, nė fund tė shekullit XX. Ato pak pena qė kanė marrė guximin ta thonė tė vėrtetėn, pa vonuar, janė shpallur si reaksionarė, tė padėshirueshėm e disa nga ata edhe janė anatemuar e ndėshkuar. Dekada e fundit karakterizohet me ndryshime pėr tė mirė, jo pse individėt dhe qarqet e caktuara e kuptuan lirinė e tė menduarit, jo pse diversitetin e mendimeve e ēmojnė si begati, por mė tepėr pse u doli nga dora monopoli strikt mbi shtypin dhe mbi tė vėrtetėn e tyre. Duke iu falėnderuar kėsaj gjendjeje, Islami me tė gjitha segmentet e veta gjithnjė e mė tepėr po bėhet objekt studimi edhe ndėr ne, ndonėse ende me ndjenjė tė theksuar inferioriteti, frike e defansive dhe me vonesė tė madhe.

Libri "Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve" nuk paraqet njė tėrėsi unike, kohezive, ai nuk paraqet njė tėrėsi monografike, por nėse soditet me vėmendje, ai karakterizohet me njė lidhje tė brendshme, kuptimore. Distancėn kohore dhe llojllojshmėrinė tematike i mbulojnė fryma dhe dominimi i idesė qendrore qė tėrhiqet nga punimi i parė e deri te i fundit. Dhe derisa lėnda e shtruar nuk ėshtė tėrėsisht e panjohur pėr lexuesin tonė, atėherė kėndvėshtrimi dhe mėnyra e trajtimit, pa mėdyshje, pėr lexuesin paraqet njė moment tė ri. Ky moment i ri, para sė gjithash, konsiston pjesėrisht nė shtruarjen e tezave tė reja e pjesėrisht tė tezave tė shpėrfillura dhe tė anatemuara.

Rėndėsia e kėtij libri qėndron edhe nė kontributin pėr fillimin e plotėsimit tė zbrazėtirės pėr kėtė lloj literature, kėshtu qė nevojitej angazhim maksimal qė nga tė dhėnat e shkapėrderdhura nėpėr burime, literaturė e periodikė, tė komponohet e vėrteta deri te e cila na shpiejnė tė dhėnat kulturore-historike etj. Libri nuk pretendon ta thotė fjalėn e fundit, madje nuk pretendon as se ėshtė vjelur tėrė lėnda relevante e irelevante lidhur me kėtė temė. Pėrkundrazi, konsideron se materiali i vjelur, i sistematizuar dhe i interpretuar, paraqet vetėm nismėn nė kėtė rrafsh tė lėnė pasdore.

Libri nuk ka pretendime tė mėdha. Qėllimi parėsor i tij ėshtė qė nėpėrmjet kėtyre shkrimeve tė inicohen hulumtime e studime tė mirėfillta nė kėtė rrafsh. Po ashtu, synim tjetėr me rėndėsi ėshtė tė jepet shenjė nė disa lajthitje ideologjike, shtrembėrime e manipulime shkencore, tė qėllimta nė shkencėn ndėr ne, si pasojė e ndikimeve ideologjike shkencore ballkanike dhe evroperėndimore, nė tė cilat edhe kemi dhėnė shenjė gjatė mbarėshtrimit tė ēdo shkrimi veē e veē. Synim tjetėr me rėndėsi jo mė tė vogėl ėshtė edhe ēėshtja qė t’i kontribuohet formimit tė njė botėkuptimi burimor autokton shqiptar, e jo tė formojmė botėkuptime tė huaja nė raport me kulturėn dhe civilizimin real e faktik tė pranishėm ndėr ne, apo tė bėhemi "pre" e synimeve jo tė sinqerta tė forcave akulturuese e hegjemoniste botėrore.

Natyrisht, jemi tė vetėdijshėm edhe pėr mungesat e librit, sikur, mosartikullimi i mjaftueshėm i tezave tė shtruara dhe moselaborimi i tyre deri nė fund, dhe kėtė pėr dy arsye: koha e "pakohė" kur janė shkruar kėto punime dhe ikja nga spekulimet e ekzagjeruara teorike. Jemi tė vetėdijshėm edhe pėr lėshimet eventuale dhe mungesat tjera, siē ėshtė pamundėsia e konsultimit tė disa burimeve e veprave qė gjenden nėpėr biblioteka e arkiva dhe tė disa veprave tė reja, e qė ende nuk kemi ardhur deri tek ato. Lexuesit do t’i bien nė sy edhe ca pėrsėritje idesh apo faktesh, qė janė rezultat i faktit se punimet janė shkruar veē e veē e nė kohė tė ndryshme, por edhe rezultat i vetė natyrės sė punimeve, dhe si tė tilla kanė hapėsirėn dhe relevancėn shkencore dhe nuk e ngarkojnė leximin e librit.

Vlen tė theksohet se ky libėr, nė njė mėnyrė, paraqet zgjerim tė disa aspekteve tė librit tonė "Kontaktet e para tė Islamit me popujt ballkanikė nė periudhėn paraosmane" (Shkup, Logos-A, 1997, fq. 102.)

Pasi ēdo punim ėshtė i pajisur me shėnime dokumentuese, interpretuese e informuese, e kemi parė tė nevojshme qė nė fund tė ēdo kapitulli ta ofrojmė literaturėn pėr secilin punim veē e veē, me qėllim tė lehtėsimit tė punės pėr ata qė dėshirojnė t’i thellojnė studimet.

I falėnderojmė tė gjithė ata qė me vėrejtjet apo sugjerimet e tyre kanė ndihmuar qė ky libėr ta shohė dritėn me sa mė pak mangėsi. Vetėm All-llahu ėshtė Absolut i Pėrkryer!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 8:52 pm

PJESA E PARĖ
ISLAMI, EVROPERĖNDIMI DHE DILEMAT SHQIPTARE

Hyrje


Islami si religjion, kulturė e qytetėrim, gjatė historisė ka kaluar nėpėr faza tė ndryshme tė zhvillimit. Nė kėtė kanė ndikuar si faktorėt interiorė brendapėrbrenda muslimanėve, ashtu edhe faktorėt eksteriorė. Derisa me faktorėt interiorė nėnkuptojmė cilėsinė e Islamit dhe aftėsinė e muslimanėve pėr zhvillim tė mėtejshėm, me faktorėt eksteriorė nėnkuptojmė raportet e tėrėsishme tė muslimanėve me botėn pėrreth dhe raportet e jomuslimanėve me muslimanėt nė aspektin politiko-ekonomiko-ushtarak dhe kulturor-civilizues. Kėto marrėdhėnie gjatė historisė kanė shėnuar ngritje cilėsore, sidomos nė rrafshin kulturor e civilizues nė vijėn Islami - Evropa deri nė fillim tė Kohės sė re, por shumė pak edhe anasjelltas. Gjatė kėsaj kohe, d.m.th. gjatė Mesjetės, kemi periudha tė errėta historike tė muslimanėve, si pasojė e sulmeve tė pareshtura tė jomuslimanėve ndaj Islamit e muslimanėve, qė patėn pėr pasojė dobėsimin intelektual e material, humbjen e identitetit, tjetėrsimin dhe braktisjen e Islamit si faktor mobilizues nė jetėn e tyre, qė ėshtė manifestuar nė rrafshin ushtarak, politik, ekonomik e kulturor. Vetėm nė kohėn e re Perėndimi filloi tė dominojė pothuaj nė tė gjitha fushat.

Pėrkundėr disa rezultateve nė botė lidhur me ndriēimin e raporteve tė gjithmbarshme Islami - Perėndimi, megjithatė ende nuk kemi studime qė mbulojnė fushat e nevojshme dhe qė plotėsojnė kriteret e nevojshme. Shumica e literaturės shkencore, kultura e beletristika janė rezultat i paragjykimeve tė shtresuara me shekuj. As trojet tona nuk janė kursyer nga kjo atmosferė, ndonėse Islamin kėtu e kemi tė pranishėm jo fort intensivisht qysh nga shekulli IX dhe intensivisht prej shekullit XIV. Rezultatet shkencore-hulumtuese nuk plotėsojnė as nevojat shpirtėrore as kulturore-historike. Madje, Islami nė tė shumtėn ėshtė injoruar, kurse atėherė kur ėshtė trajtuar, rėndom ka shėrbyer si fajtor kujdestar nė shoqėrinė ish-jugosllave mė gjerė dhe atė shqiptare veēan. Edhe mė herėt aty-kėtu ka pasur ndonjė shkėndi, por vetėm viteve tė fundit janė shėnuar kthesa pozitive. Mė nuk ėshtė reaksionare e anakronike qė intelektuali tė jetė besimtar, as antikombėtare qė shkencėtari tė merret me studimin e njė segmenti tė caktuar shkencor tė proveniencės islame. Mirėpo, shtresimet shekullore antiislame kanė depėrtuar aq thellė nė qenien e evroperėndimorit, nė kėtė rast edhe tė shqiptarit, sa nuk ėshtė lehtė tė bėhen transformime radikale nė kėtė rrafsh.

Libri "Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve" ėshtė rezultat i meditimeve, por edhe i hulumtimeve tė gjata. Pėrbėhet prej njėmbėdhjetė shkrimeve, disa tė gjata dhe disa tė shkurta, por qė pėrshkohen me njė frymė tė pėrbashkėt. Karakteristikė e shkrimit janė elementet vijuese: 1) Islami vetvetiu; 2) Islami nė raport me tė tjerėt, 3) Pozicioni i shqiptarėve kundrejt Islamit dhe kulturave tjera dhe, 4) Pėrhapja e Islamit dhe roli i tij, etj. Gjatė mbarėshtrimit tė lėndės janė aplikuar metoda historike, komparative e analitike, kurse pėr interes teorik e praktik. Vėshtirėsitė janė imanente pėr ēdo punė intelektuale, andaj edhe kėtu duhet theksuar se ka pasur probleme tė ndryshme. Problemi mė i rėndė konsiston nė situatėn e disfavorshme pėr kėtė lloj shkrimi. Ėshtė kohė euforish nacional-romantike dhe e shumė centrizmave (etnocentrizmi, evrocentrizmi, katolikocentrizmi etj.), ku dominojnė emocionet e jo arsyeja, mashtrimet e jo argumentet. Vėshtirėsitė tjera si mungesa e literaturės pėrkatėse, mungesa e pararendėsve nė kėtė fushė, kushtet e dobėta pėr punė e tė ngjashme, nė kėtė rast, mbesin dytėsore.

Libri nuk synon mbylljen e kėtyre apo tė temave tė ngjashme. Pėr mė tepėr, i konsideron vetėm tema tė hapura, qė kėrkojnė pėrsiatje e hulumtime tė pareshtura, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė arrijmė deri te e vėrteta, ndėrsa do tė krijohen elemente tė lirohemi nga mashtrimet shekullore tė servuara nga "shkenca" e diletantėve apo nga pseudoshkenca. Madje, konsiderojmė se disa ēėshtje nga kėto tema meritojnė hulumtime serioze nė nivele tė larta. Synimi i librit ėshtė tė inicojė ecjen drejt njė pikėpamjeje universaliste ku koekzistojnė shpirtėrorja dhe nacionalja, e jo ecjen drejt internacionalizmit (si mohim i individualitetit nacional), e as nacionalizmit (ku vetėkonfirmohet nacionaliteti dhe ku vetėmbyllet, getoizohet e armiqėsohet me nacionalitetet tjera).

Ndonėse, kryesisht, u jemi shmangur hollėsive dhe ēėshtjet i kemi soditur parimisht, megjithatė, nė disa raste kemi polemizuar me disa qėndrime tė autorėve. Nė kėtė jemi udhėhequr nga dėshira qė libri mos tė mbetet produkt vetėm i teoretizimeve kabinetike, por tė trajtojė ēėshtjet nga aktualiteti, gjallėrisht nėpėrmjet konfrontimit tė autorėve dhe argumenteve pro et contra.

Jemi tė vetėdijshėm se nė tėrė kėtė angazhim nuk kemi mundur t’i inkuadrojmė tė gjitha mendimet dhe argumentet relevante. Po ashtu, nuk kemi arritur t’i elaborojmė nė mėnyrė tė duhur tė gjitha idetė, por shpresojmė se kemi arritur tė prekim disa tema, t’ua shkundim pluhurin qė ėshtė shtresuar gjatė kohės e t’ua bėjmė mė tė afėrta lexuesve shqipfolės.

U falėnderohemi tė gjithė atyre qė me vėrejtjet e veta kanė kontribuar nė evitimin e tė metave eventuale dhe nė botimin e librit. Ndihma e All-llahut qoftė mbi tė gjithė ne!

23 Rebi’ul-evel 1418
Burgu i Dubravės
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 8:59 pm

Islami, kristianizmi dhe koekzistenca

Ndėr ēėshtjet gjithherė aktuale, si te ne ashtu edhe nė qarqet botėrore, ėshtė tema e koekzistencės nė rrafshin burimor dhe atė teorik ndėrmjet Islamit dhe feve, ideologjive apo botėkuptimeve tė tjera dhe nė rrafshin praktik, historik ndėrmjet muslimanėve, kristianėve dhe feve apo ideologjive tjera. Ky aktualitet konsiston nė faktin se shumė qarqe politike botėrore, me anė tė mekanizmave tė veta, e shtrojnė kėtė ēėshtje nė kontekstin negativ.

Se ēėshtja nuk qėndron kėshtu nuk do mend, mirėpo kjo kėrkon angazhim pėr ta prezentuar e afirmuar tė kundėrtėn. Nė botė kemi studime tė shkėlqyeshme rreth kėsaj problematike si nga muslimanėt, e kohėve tė fundit edhe nga jomuslimanėt objektivė, qė do tė vėrehet edhe nga vijimi i kėtij shkrimi. Mungesa themelore te numri mė i madh i shkrimeve rreth problematikės sė koekzistencės, konsiston nė karakterin defansiv e edhe inferior, qė ka qenė dhe ėshtė rezultat i prezentimit tė vlerave tė Islamit nga imponimet dhe shtrėngimet e ndryshme, nga njė anė, dhe idealizimit tė ēėshtjes, nga ana tjetėr, duke e mospėrfillur apo margjinalizuar rrafshin historik. Pėr kėtė arsye, e vėrteta pėr Islamin tashmė njė milenium vėshtirė po depėrton nė botė. Nėse i shtojmė kėsaj se shumė prezentime janė ad-hok improvizime dhe pa njė strategji tė veēantė, atėherė na bėhet e qartė, pos faktorit objektiv, pėrse e vėrteta pėr Islamin nuk zė vendin meritor qė nga mediumet e deri nė institucionet mė tė larta shkencore. Natyrisht, as shkrimi ynė, duke e marrė parasysh qėllimin e destinimin qė ka, nuk pretendon ta thotė ēdo gjė rreth kėsaj ēėshtjeje, por ka pėr qėllim tė japė shenjė nė disa momente qė shpeshherė po harrohen, pėrkatėsisht po shtrembėrohen apo edhe po injorohen.

Te ne nė trojet shqiptare, tema e "Islamit dhe koekzistencės" kundrejt Kristianizmit dhe religjioneve a ideologjive tė tjera, rėndom trajtohet nė kontekstin negativ e destruktiv, e si burime shfrytėzohen pjesė kur’anore tė shkėputura nga tėrėsia, duke bėrė nga Islami monstrum tė llojit tė vet, dhe veprat propagandistike evrocentriste, kryqtare e inkuizicionale. Se pretendimet nga ky lloj i literaturės janė tė pabaza e jo tė vėrteta, dėshmon literatura e paktė mė herėt, e kohėve tė fundit mė e shumtė, si nė botė ashtu edhe te ne, por para sė gjithash kėtė e dėshmon nėse marrim guxim e u hedhim njė shikim shkurtazi burimeve islame dhe historisė islame, por aty-kėtu edhe mėsimit dhe historisė kristiane, por edhe mėsimeve tė tjera, pėr tė krahasuar e medituar, e pėr ndihmė do t’i marrim edhe mendimet e disa mendimtarėve tė ndryshėm.

I
Kur’ani mėson se Islami nuk ėshtė religjion qė ėshtė paraqitur me predikimin e Pejgamberit Muhammed a.s.. As All-llahu nuk ėshtė Zot i veēantė qė u pėrket vetėm muslimanėve e as Muhammedi a.s. nuk e ka shpallur veten pėr risimtar, por vazhdues tė sė Vėrtetės permanente Hyjnore, qė shumėherė u shpall por u harrua, apo u shtrembėrua. All-llahu e urdhėron Muhammedin a.s. tė thotė:

"Thuaj: "Unė nuk jam risimtar prej Tė dėrguarve, e nuk e di se ēka do tė bėhet me mua e as me ju, unė nuk ndjek tjetėr vetėm atė qė mė shpallet, unė nuk jam tjetėr pos I dėrguar qė ua tėrheq vėrejtjen qartazi." (el-Ahkaf, 9);

"Ne pėrpara teje kemi dėrguar Tė dėrguar nė grupet e popujve tė hershėm". (el-Hixhr, 10).

"Ne edhe para teje popujve tė tyre u dėrguam pejgamberė dhe ata u erdhėn atyre me argumente tė qarta..." (er-Rrum, 47).

"Ne kemi dėrguar pejgamberė para teje, pėr disa prej tyre tė kemi njoftuar me rrėfimet e tyre, e pėr disa sish nuk tė kemi njoftuar..." (Gāfir, 78).

"Ju (besimtarė) thuani: "Ne i besuam All-llahut, atė qė na u shpall neve, atė qė iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhėsve (tė Jakubit qė ishin tė ndarė nė dymbėdhjetė kabile), atė qė i ėshtė dhėnė Musait, Isait dhe atė qė iu ėshtė dhėnė nga Zoti i tyre pejgamberėve. Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin prej tyre dhe Ne vetėm Atij i jemi bindur". (el-Bekare, 136).

"... Secili i besoi All-llahut, engjėjve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė dėrguarve tė Tij. ..." (el-Bekare, 285).

"Ne vazhduam gjurmėt e tyre (tė pejgamberėve) me Isain, birin e Merjemes, vėrtetues i Tevratit qė kishin mė parė. Atij i dhamė Inxhilin, qė ėshtė udhėzim i drejtė dhe dritė, qė ėshtė vėrtetues i Tevratit qė kishin pranė, qė ishte udhėzues e kėshillues pėr tė devotshmit". (el-Maide, 46), e shumė ajete tė tjera.

Kur’ani pranon librat e mėparshėm hyjnorė: fletėt e Ibrahimit, Tevratin, Zeburin dhe Inxhilin dhe besimi nė burimin hyjnor tė tyre ėshtė kusht pėr tė gjithė muslimanėt, ndonėse tekstet biblike kanė humbur e janė falsifikuar, e disa janė humbur tėrėsisht. Duke e marrė parasysh kėtė fakt, All-llahu e mėshiroi njerėzinė definitivisht nė mėnyrė tė plotė, nė kohė e hapėsirė. Ndonėse disa qarqe mėsimet kur’anore pėrpiqen t’i paraqesin si tė sakta, por tė vėshtira pėr aplikim, ato pikėrisht nga ky pikėvėshtrim karakterizohen si tė lehta, tė thjeshta, tė natyrshme; simplificiteti i monoteizmit islam: refuzon pjesėmarrjen nė hyjni, ndalon paraqitjen materiale tė Zotit - i Cili ėshtė mbi ēdo perceptim njerėzor, ėshtė i amshueshėm nė tė kaluarėn dhe nė tė ardhmen, nuk ka prind, as fėmijė, as shokė dhe gjithnjė mbetet transcendent: as Zoti nuk bėhet njeri, as njeriu nuk bėhet Zot. Islami nė Kur’an e ka eliminuar mundėsinė e ēfarėdo konfuzioni ndėrmjet njeriut dhe Zotit: njeriu mbetet njeri dhe Zoti nuk unifikohet me natyrėn e asnjė njeriu. Nė kėtė doktrinė tė gjallė, lėvizėse, plotėsohen nevojat e kategorive tė ndryshme tė njerėzve: tė dijetarėve dhe injorantėve, inteligjentėve dhe tė thjeshtėve, poetėve, artistėve, juristėve, teologėve e tė tjerėve. Pikėvėshtrimi dhe kėndvėshtrimi mund tė ndėrrojnė, por jo edhe objekti i shikimit.

Misioni i Muhammedit a.s. me tė cilin e obligoi All-llahu xh.sh., dallon nga tė tjerėt, sepse ai i ėshtė drejtuar mirėqenies sė njerėzisė, e jo ngritjes vetjake dhe arritjes e monopolizimit tė privilegjeve vetjake, as tė bashkėsisė sė vet nė dėm tė tė drejtave natyrore tė tė tjerėve. Ky mision konsideronte se politika sipas sė cilės mjafton tė jeshė vetė i virtytshėm e tė tjerėve t’u lejohet tė bėjnė ē’tė duan, nuk ėshtė politikė e drejtė por mashtruese, dhe se pėr tė mirėn duhet vepruar, sikur qė nė kopsht bimėn e mbjellur duhet kultivuar e ndihmuar nga e keqja - exhra. Si pejgamber, Muhammedi a.s. ēdo dispozitė e aplikon personalisht; njė pjesė tė natės e kalon nė lutje fakultative (nafile), por kėtė nuk ia lejon rrethit. Si prijės, ai vetes nuk i lejon kurrfarė privilegji nė raport me shokėt e vet dhe veprimet e tij pėr ta paraqesin kufirin e mundshėm tė njeriut.

Sipas mėsimit islam, bartėsi i mirėfilltė i pushtetit ėshtė All-llahu xh.sh. Kėtė qartė e shohim nga ajeti kur’anor:

"A nuk ėshtė All-llahu sundues mbi sunduesit". (et-Tīn, Cool.

Karakteristikė e Kur’anit dhe e Sunnetit ėshtė qė ata ngushtė e lidhin anėn transcendente, hyjnore tė Zotit me problemet shoqėrore, ekonomike e politike tė bashkėsisė. E tėrė kjo, kushtimisht, do tė mund tė shprehej se Ummetin - Bashkėsinė muslimane e drejtojnė parimet vijuese:

- parimi ekonomik, qė d.m.th. se "vetėm Zoti ėshtė posedues"

- parimi politik, qė d.m.th. se "vetėm Zoti urdhėron"

- parimi kulturor, qė d.m.th. se "vetėm Zoti e di".

"Vetėm Zoti ėshtė posedues"

Mėsimi islam mėson se:

"E Tij ėshtė gjithēka nė qiej e nė tokė, gjithēka i ėshtė nėnshtruar Atij". (el-Bekare, 116);

"Vetėm tė All-llahut janė gjithēka qė ka nė qiej dhe ē’ka nė tokė...". (el-Bekare, 284);

"Tė All-llahut janė ē’ka nė qiej dhe ē’ka nė tokė dhe vetėm te All-llahu kthehen ēėshtjet". (Ali Imran, 109), etj.

Njeriu si pėrfaqėsues i All-llahut xh.sh. nė tokė ėshtė i obliguar qė me kėtė pronėsi nė tokė tė drejtojė duke iu pėrmbajtur rrugės sė All-llahut. Botėkuptimi i tillė i kundėrvihet botėkuptimit tė sė Drejtės romake, sipas sė cilės pronėsia ėshtė "e drejtė e shfrytėzimit dhe keqpėrdorimit". Pėr muslimanin obligimet janė para tė drejtės. Njeriu me atė qė posedon nuk mund tė disponojė sipas dėshirės, ta shkapėrderdhė, ta bėjė pronėsinė joproduktive. All-llahu nė Kur’an thotė:

"... Ata tė cilėt e ruajnė arin e argjendin e nuk e japin pėr rrugėn e All-llahut, lajmėroi pėr njė dėnim tė dhembshėm." (et-Tevbe, 34).

Nė Kur’an All-llahu kategorikisht pėrjashton ēdo sistem shoqėror nė tė cilin paraja do tė formonte hierarkinė politike. All-llahu xh.sh. thotė:

"Kur duam tė shkatėrrojmė ndonjė vend (popull), i urdhėrojmė pasanikėt (parinė) e atjeshėm (tė jenė nė rrugė), e ata kundėrshtojnė; atėherė zbatohet dėnimi i merituar kundėr tyre dhe i shkatėrrojmė krejtėsisht". (el-Isra’, 16).

"Vetėm Zoti urdhėron"

Pejgamberi Muhammed a.s. nė Medine krijoi bashkėsinė e tipit krejtėsisht tė ri qė nuk mbėshtetet nė pėrkatėsinė e gjakut dhe tė racės, as nė pėrkatėsinė territoriale, as nė raportet e tregut, as madje nė kulturėn dhe historinė e pėrbashkėt. Nuk mbėshtetej nė asgjė qė buron nga e kaluara dhe qė paraqet ndonjė trashėgimi, por mbėshtetej nė bashkėsi ekskluzivisht tė mbėshtetur nė fe, nė pėrgjigjen e pakusht nė thirrjen e Zotit, pėr tė cilėn Ibrahimi ka dhėnė shembullin amshues. Shoqėria e tillė ėshtė e hapur pėr tė gjithė, pa marrė parasysh prejardhjen. Me tė drejtė R. Garodi pohon se asgjė s’ėshtė mė e dėmshme pėr kėtė ummet se ideja perėndimore e nacionalizmit, d.m.th. e tregut qė e mbron shteti dhe e arsyeton me mitologji racore, historike e kulturore, duke synuar qė nga nacioni tė bėjė synim pėr vete, nė kundėrshtim me unitetin e njerėzve qė ėshtė formė e veēantė e unitetit (tevhidit) - parimi themelor i tėrė vizionit islam tė botės. Parimi kur’anor i shūrā-s (ujdisė) kėrkon qė nė tė gjitha fushat dhe nė tė gjitha rrafshet, anėtarėt e bashkėsisė tė jenė tė ftuar tė marrin pjesė, para shikimit tė Zotit, nė hartimin dhe aplikimin e vendimeve prej tė cilave varet fati i tyre. Ky parim njėkohėsisht pėrjashton despotizmin e njė njeriu, njė klase ose njė partie, sikur edhe ēdo formė tė demokracisė sė pastėr statike, qė sendėrtohet me anė tė delegatėve dhe e cila ėshtė e tjetėrsuar nga populli.


[Vazhdon]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:00 pm

"Vetėm Zoti e di"

Sikur qė ėshtė e nevojshme tė ruhemi nga triumfalizmi venitės dhe iluzioni se pa pėrsiatje dhe hulumtime tė themelta nė tė kaluarėn mund tė gjenden zgjidhjet e gatshme ekonomike pėr problemet tona bashkėkohore, apo sistem i pėrsosur politik, po ashtu do tė ishte gjest fėmijėror qė Kur’ani tė konsiderohet enciklopedi qė na liron nga pėrpjekjet e mundimshme tė hulumtimeve shkencore dhe teknike tė cilat Botėn islame e bėnė qendėr tė kulturės botėrore nė kohėn e Universitetit tė Kordobės; pas pėrpjekjeve tė mėdha tė pėrkthimit dhe pėrvetėsimit tė tė gjitha kulturave tė mėdha tė tė kaluarės greke, persiane, romake e induse,... lindi njė sintezė dhe kulturė origjinale tė cilėn e ka orientuar feja. Parimi bazor ėshtė: Zoti ėshtė poseduesi pėrfundimtar, Atij i pėrket fjala e fundit, Ai ėshtė qė absolutisht di.

Bashkėsia muslimane, Ummeti, nė Medine shumė shpejt u ēmilitarizua, u shndėrrua nė qytet civil, me xhaminė kryesore, me tregje, shtėpi aristokrate, xhami tė lagjeve, hamame e tė tjera, ku ishin edhe masa, bujarėt, shtresat tjera popullore, ulemaja, nėpunėsit. I lidhur me njė fe, me njė mėnyrė tė jetesės, ky civilizim nuk ka imponuar vetėm normat e veta tė shoqėrive tė ndryshme, politikisht tė ndara, por ėshtė paraqitur edhe si normė pėr tė gjithė brezat tjerė. Pa dyshim, mė pak me shkėlqimin e vet, se sa me koherencėn e vet tė brendshme.

Thėniet e Kur’anit: "Ju keni fenė tuaj, e unė kam fenė time" (el-Kafirun, 6) dhe

"Thuaj: "Vetėm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bėj adhurimin tim. E ju pra, adhuroni pos Tij ēka tė doni!..." (ez-Zumer, 14-15), janė mjaft tė qarta dhe ofrojnė hapėsirė pėr meditim afirmativ rreth koekzistencės ndėrmjet feve, kulturave e civilizimeve tė ndryshme.

Nė anėn tjetėr, Kristianizmi pushtetin e sheh si tė drejtė tė veēantė dhe autorizim tė dhėnė personaliteteve fetare (klerikėve). Derisa Kristianizmi i detyron tė gjithė, pra edhe ata jashtė rendit tė klerikėve, d.m.th. laikėt, nė nėnshtrim ndaj Kishės, Islami konsideron se kjo i pėrket ummetit, bashkėsisė muslimane apo popullit. Ndaj mund tė thuhet: Pushteti i takon All-llahut, por e drejta nė pėrdorimin e tij i takon popullit. Populli, nėse dėshiron, kėtė tė drejtė mund ta zbatojė nėpėrmjet pėrfaqėsuesit tė vet tė zgjedhur (ulu’l-emr).

Siē cekėm, e drejta e sendėrtimit tė pushtetit profan nė Kristianizėm i ėshtė dhėnė rendit tė klerikėve autoritativė. Sipas Palit, pas Isait, pėr transmetimin e porosisė sė Zotit te njerėzit janė tė obliguar apostujt.

Po ashtu, Kristianizmi, pėrkundėr mesazheve tė dashurisė e paqes, masat represive ndaj atyre qė mbesin jashtė udhėzimit i ashpėrson sukcesivisht:

"Kush nuk ėshtė me mua, ėshtė kundėr meje, dhe kush nuk mbledh me mua, shkapėrderdh." (Mateu, 12:30).

"... e kush mė pranon mua, e pranon atė qė mė dėrgoi mua..." (Luka, 9:48) ose

"... e kush mė pėrbuzė mua, e pėrbuzė atė qė mė dėrgoi mua". (Luka., 10:16).

"... dhe i detyroi tė hyjnė..." (Luka, 14:15-24).

Nė bazė tė teksteve tė sipėrme nga Besėlidhja e Re, rezulton se Kisha dhe autoritetet fetare kanė tė drejtė dhe kompetenca qė tė tjerėt me forcė t’i tėrheqin nė Kristianizėm. Kisha, sipas kėtyre teksteve, ka tė drejtė tė bėjė presion e ta terrorizojė shpirtin njerėzor, e ata qė kanė refuzuar Kishėn janė ekskomunikuar dhe janė hedhur nė zjarr. Hedhja nė zjarr ėshtė shfrytėzuar pėr shkak se Kisha pėrbuz shpatėn, ndonėse shpata fare nuk ka mbetur mbrapa nė kryerjen e krimeve gjatė gjithė historisė kishtare.

Kėsaj i ka ndihmuar parulla e zjarrtė "Jepja perandorit atė qė i takon, dhe Zotit atė qė i takon", qė ėshtė shndėrruar nė parullė tė rrejshme qė e ndanė fenė prej bashkėsisė dhe e shndėrron nė ēėshtje private, kėshtu qė ua mundėson sunduesve politikė tė sundojnė pa Zotin. Kėshtu, qysh prej Kuvendit tė Nikejės (325) e deri mė sot, problemi gjithnjė ėshtė zgjidhur sipas vullnetit tė sunduesit, e ky ėshtė konstantinizmi. Kisha Perėndimore, Katolike, gjatė historisė themelin e vet tė legjitimitetit e bazon nė varrin e Pjetrit, sepse Isai i kishte dhėnė pėrparėsi. Madje, Mateu mendon se Pjetrin pėr konstituues tė Kishės e ka emėruar Isai. Nė bazė tė kėsaj, por edhe thėnieve tė tjera, mund tė thuhet se Isai ėshtė personifikuar nė Kishėn, njėjtė sikur qė Zoti ėshtė personifikuar nė Isain. Nėse kėsaj i shtojmė thėnien e Palit se ēdo pushtet ka burim hyjnor (Omnis Potes tas a Deo), (Nuk ka pushtet e qė nuk ėshtė prej Zotit), atėherė e kemi tė qartė qė papėt pozitėn dhe legjitimitetin e vet e ndėrtojnė mbi apostujt, e sidomos mbi Pjetrin, dhe se ēdo papė ėshtė hallkė nė zinxhirin e shpalljes qė vazhdon. Papa i ri ėshtė tok me Shpirtin e Shenjtė, sepse Koncili qė e ka zgjedhur ėshtė institucion hyjnor i shenjtėruar. Nga kjo rrjedh edhe ajo qė papa fiton cilėsinė e inocettit (i pagabueshėm). Papa kompetencat drejtpėrdrejt i merr prej Zotit dhe ka tė drejtė tė sundojė nė emėr tė Isait. Ai ka tė drejtė tė caktojė parimet e fesė e tė besimit. Mė 1870, nė Koncilin e parė tė Vatikanit, cilėsia inocetti sėrish edhe zyrtarisht ėshtė konfirmuar dhe ėshtė marrė vendim decidiv se komentet e tij tė fesė "janė tė obligueshme pėr tė gjithė besimtarėt."

Pėr ta forcuar kėtė bindje janė shkruar shumė vepra. Shėn Augustini nė veprėn e vet "Shteti i Zotit", konsideron se shteti profan ėshtė fryt i mėkatit tė parė dhe institucion djalli, i obligueshėm t’i nėnshtrohet shtetit tė Zotit. Ndaj, pasi trupi ndjek shpirtin, edhe pushteti profan duhet ta ndjek pushtetin shpirtėror. Me rėnien e Romės nė vitin 476 e deri nė shekullin VIII vėrejmė forcimin e Kishės duke e absorbuar nė tėrėsi segmentin ushtarak, politik e administrues tė Romės. Kisha pėrdori formulėn vijuese: nė skenėn politike mbretėrit janė sovranė, por njėkohėsisht ata duhet ta njohin autoritetin shpirtėror tė Kishės dhe nė pajtim me kėtė, ēdokush ėshtė i lidhur pėr papėn dhe duhet ta njohė autoritetin e tij shpirtėror. Ata qė nuk i nėnshtrohen kėsaj politike u nėnshtrohen gjyqeve inkuizitore, qė sipas njė pohimi, pėr njė kohė mjaft tė shkurtėr, kėto gjyqe kanė dėnuar 30.000 njerėz me vdekje me kallje, ku kanė pėsuar shumė shkencėtarė e njerėz tė artit.

Mund tė pėrmbledhim se nė rrafshin burimor islam "koekzistenca" ėshtė bazament i pakapėrcyeshėm i Bashkėsisė muslimane, Ummetit, dhe shėrben si arketip pėr rregullimin fetar, politik, shoqėror, ekonomik e tė tjera edhe tė shoqėrive moderne.

All-llahu nuk njeh epėrsi tė disa popujve apo grupeve e individėve ndaj disa tė tjerėve. Ai nė Kur’an thotė:

"O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu mė i ndershėm ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė i ruajtur..." (el-Huxhurat, 13).

"Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve e i tokės, ndryshimi i gjuhėve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe nė kėtė ka argumente pėr njerėz". (er-Rrum, 22).

"E nėse ndokush prej idhujtarėve tė kėrkon strehim, ti strehoje nė mėnyrė qė t’i dėgjojė fjalėt e All-llahut (Kur’anin), e mandej pėrcille deri nė vendin e tij tė sigurt. Kjo, ngase ata janė popull qė nuk e dinė (tė vėrtetėn e Fesė islame)." (et-Tevbe, 6).

Kurse Muhammedi a.s. nė Haxhxhin lamtumirės kėshilloi:

"Tė gjithė ju jeni pasardhės tė Ademit, kurse Ademi ka qenė i krijuar prej dheut; arabi nuk ka kurrfarė epėrsie ndaj joarabit, as anasjelltas, por me frikėn prej Zotit."

Nė anėn tjetėr, nė rrafshin burimor kristian koekzistenca qėndron nė kėmbė tė qelqta. Respektivisht, Kristianizmi duke u mbėshtetur nė bazamentin e "popullit tė zgjedhur" dhe nė bazamentin se nė "mbretėrinė e popullit tė zgjedhur" ata qė nuk duan do tė futen detyrimisht, qartė ka proklamuar themelet se nė ēfarė parimesh mbėshteten kultura dhe civilizimi evroperėndimor kristian.

II
Nėse i hedhet njė shikim rrafshit teorik musliman dhe atij kristian, por edhe rrafsheve tjera, do tė vėrejmė se Islami pa tė drejtė atakohet dhe karakterizohet si fe e jotolerancės e kundėr koekzistencės, e qė mėsimet e veta i imponon me dhunė. Burimet islame, Kur’ani dhe Sunneti, qartė e dėftojnė qėndrimin islam. Edhe burimet kristiane, Besėlidhja e Re dhe dokumentet papnore, po ashtu qartė e dėftojnė qėndrimin kristian, dhe kėtė, nė pikat mė tė shkurtra, edhe pėr Islamin edhe pėr Kristianizmin patėm mundėsi ta lexojmė nė faqet paraprake. Qė kjo problematikė tė na qartėsohet, do ta kundrojmė kėtė problem, pos nė rrafshin teorik islam e kristian, edhe nė disa kultura e civilizime tė tjera.

Greqia antike karakterizohej me diskriminim kulminant. Njėri nga dijetarėt - filozofėt mė tė mėdhenj, Platoni, ka kritikuar skllavėrimin e grekut nga greku, por skllavėrimin e tė huajve nga greku ai e lejon pėr shkak se disa popuj intelektin nuk e kanė tė pėrsosur. Kurse Aristoteli, filozofi mė i madh, njerėzit i ka ndarė nė tė lirė dhe nė skllevėr. Skllevėrit janė krijuar vetėm pėr t’u shėrbyer tė lirėve. Sistemin e skllavėrimit Aristoteli e ka konsideruar tė nevojshėm.

Ngjashėm ėshtė edhe me kulturėn e civilizimin judaist (ēifut), i cili lejon skllavėrimin e joēifutėve, por jo edhe tė ēifutėve, sikur qė ndalon kamatėn ndėrmjet ēifutėve, por e lejon ndėrmjet ēifutėve dhe tė huajve, sepse populli ēifut, si "i zgjedhur" nuk ka ndonjė obligim ndaj ndonjė populli injorant.

Mėsimet kristiane urdhėrojnė skllavin t’i nėnshtrohet totalisht dėshirės sė skllavopronarit, qė d.m.th. se jeta e vdekja vareshin nga dėshira e tij. Ēdo njeri i lirė autoritativ nė perandori ka poseduar disa mijėra skllavė tė dėnuar pėr shkaqe mė banale. Madje vetė Kisha ka poseduar skllevėr dhe ka pranuar qartė legalitetin e skllavėrisė, kurse me pretekst se pengon lypjen dhe vjedhjen.

Nė Perandorinė Bizantine kanė supozuar se ata janė udhėheqėsit e botės, kurse mbarė bota rreth tyre ėshtė krijuar pėr t’u shėrbyer. Skllavi nuk ka mundur tė posedojė, tė trashėgojė, tė lė trashėgim, apo tė martohet legalisht. Skllavi i padobishėm, i sėmurė e nė moshė ėshtė vrarė. Skllavi nuk ka mundur ta padisė dėmtuesin, sepse e drejta e padisė i takon vetėm zotėriut.

As gjendja e koptėve nėn Kishėn bizantine nuk ishte e mirė: Nėn sundimin e perandorit Fokas (602-610) tė gjithė funksionarėt koptė u detyruan t’i nėnshtrohen Kishės sė Konstantinopolit. Nėn Herakliusin (610-641) koptėt akuzoheshin si paganė e tradhtarė, kurse Justiniani I (527-565) thoshte: "Vetėm njė qeveri, vetėm njė legjislacion dhe vetėm njė kishė", qė qartė dėfton se ē’ndodhte me tė tjerėt qė nuk i nėnshtroheshin kėtij urdhri.

Paraqitja e Muhammedit a.s. nė skenėn historike dhe, mė pastaj, shkuarja e tij nė Medine, hasėn nė ndjenjė pėrbuzjeje tek ēifutėt, sepse ata posedonin vetėdijen mbi superioritetin religjioz, nacional e kulturor dhe ndjenjėn qė do tė mund tė paraqitej si ndonjė falsifikim i traditės biblike. Nisur nga kjo, ēifutėt nuk e pranuan Isain a.s. (Jezusin) pėr pejgamber, ndonėse ishte i tyre, as Muhammedin a.s., qė pėr ta ishte i huaj, joēifut.

Kristianizmi mesjetar ka qenė shprehje lėvizėse e Evropės kundrejt Islamit, qė do tė kulmojė me luftėrat kryqtare. Islami pėr Evropėn ka qenė forcė kėrcėnuese ushtarake dhe domen dinamizues ekonomik, e mė vonė edhe armik ideologjik dhe shembull filozofik, nė fillim nėpėrmjet shtangimit mbrojtės, e mė vonė nėpėrmjet shpėrthimit atakues. Pikėpamjet e Evropės nė shekullin XX mbi Islamin, kryesisht janė vazhdimėsi e vizionit mesjetar ndaj Islamit.

Nė trojet iliro-shqiptare koekzistenca midis serbėve sundues dhe shqiptarėve tė sunduar ka qenė shumė e vėshtirė. Kėtė pohim tonin po e ilustrojmė me Kodin e Car Dushanit (1336-1356), neni nr. 6, ku sanksionohet: "Sa i pėrket herezisė latine dhe atyre qė tėrheqin besimtarėt ortodoksė nė fenė e tyre, autoritetet duhet tė pėrpiqen t’i konvertojnė tė gjithė tė tillėt nė fenė e vėrtetė. Nėse njė i tillė nuk dėshiron tė konvertohet, ai do tė dėnohet me vdekje... pasuria e tė gjithė tė tillėve do tė konfiskohet dhe shumė mė tepėr nė kėtė drejtim." Edhe gjatė kohės sė sundimit tė mbretėrve Nemanja e Millutin u provua konvertimi dhe kishte persekutime fetare e kombėtare.

Pėr tė mos e shikuar problemin nė mėnyrė tė njėanshme, kalimthi do ta cekim edhe qėndrimin islam nė interpretimet e dijetarėve e historianėve, duke theksuar edhe disa ide paragjykuese ndaj Islamit lidhur me koekzistencėn.

Islami kėsaj ēėshtjeje i kushton rėndėsi tė madhe. Me krijimin e qytetit - shtet nė Medine, me hartimin e Kushtetutės sė parė nė botė, u vunė nė praktikė themelet e bashkėjetesės midis muslimanėve, kristianėve dhe hebrenjve, u rregulluan tė drejtat dhe obligimet e qytetarėve dhe u eliminuan veset e liga.

Nė mėnyrė tė pėrmbledhur mund tė shtrohet se "Shteti islam lind me vendimin e vetėdijshėm tė popullit tė lirė politikisht qė tė abstenojė nga sovraniteti nė dobi tė Zotit Famėlart, dhe duke pranuar pozicionin e mėkėmbėsit e duke vepruar nė pajtim me rregullat dhe udhėzimet qė i kanė dhėnė Kur’ani dhe Sunneti i Pejgamberit a.s. Ndryshe nga teokratizmi kristian, nė Islam shteti ėshtė teokratik nė saje tė sovranitetit tė Zotit, kurse pushteti nuk i jepet njė rendi tė veēantė - siē ėshtė rasti nė Kristianizėm, por besimtarėve. Nė anėn tjetėr, shteti ėshtė demokratik nė aspekt tė konstituimit tė pushtetit, ndėrrimit etj. Populli nuk ka tė drejta tė pakufizuara, por nė suaza tė Ligjit tė Zotit dhe tė Pejgamberit. Shteti islam ėshtė shtet ideologjik qė duhet t’i pėrfshijė vetėm ata qė me zemėr e pranojnė ideologjinė dhe parimet e saj. Mirėpo, atyre qė nuk e pranojnė ideologjinė islame, por jetojnė brenda kufijve territorialė, shteti islam ua garanton tė drejtat qytetare qė i gėzojnė tė tjerėt, me kusht qė ata ta respektojnė ligjin. Nė shtetin islam nuk bėhet dallim nė racė, ngjyrė e gjuhė dhe shtetasit e tij janė tė barabartė nė tė gjitha punėt e shtetit. Fryma e shtetit islam zė fill nė politikėn e moralit dhe devotshmėrisė. Nė politikėn e brendshme duhet tė dominojnė nderi, respekti e drejtėsia, kurse nė politikėn e jashtme duhet kultivuar tė vėrtetėn, besimin, dashurinė pėr paqe, raportet korrekte dhe drejtėsinė ndėrkombėtare. Qėllimi i shtetit islam nuk ėshtė vetėm tė sigurojė


[Vazhdon]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:01 pm

ligjin, rendin dhe territorin, por duhet ta arrijė drejtėsinė shoqėrore, pėrparimin e sė mirės dhe ērrėnjosjen e sė keqes.

Shteti islam, me fjalė tė tjera, duhet tė sigurojė:

- tė drejtat nė sigurinė personale,

- tė drejtat nė sigurimin e pasurisė,

- mbrojtjen e nderit,

- tė drejtėn nė jetėn private,

- tė drejtat nė protesta kundėr padrejtėsisė,

- tė drejtat pėr "urdhrin pėr tė mirė dhe ndalimin nga e keqja",

- lirinė e kėshillimit dhe tė arsimimit,

- mbrojtjen e pjesėtarėve tė njė feje tjetėr nga fyerjet, e shumė tė drejta tė tjera.

Islami bėri unifikimin e politikės dhe religjionit dhe, sipas tė gjitha vlerėsimeve, ky unifikim ka qenė sintezė e suksesshme. Por, mė vonė, Islami u shpartallua si perandori por mbeti si religjion dhe vazhdoi tė pėrhapet mbi gėrmadhat e perandorisė sė shpartalluar. Domethėnė, Islami ėshtė universalizuar vetėm pasi ėshtė fshirė veēanėsia e politikės. Fuqia e Islamit, sipas H. Xhaitit, ka qenė nė atė se ai ka ditur ta shprehė poeticitetin e kolektivit. Pikėrisht unifikimi i tė gjitha segmenteve tė jetės, bėri qė imperializmi perėndimor dhe kreatura e tij "orientalizmi perėndimor" Islamin ta paraqesin si "religjion fanatik, tė errėt, qė ithtarėt e vet i edukon nė besimin e ngushtė, dogmatik, i cili ėshtė armiqėsisht i disponuar ndaj lirisė sė mendimit dhe zhvillimit tė lirė tė ideve." Nė njė anė, duke i marrė parasysh armiqėsitė dhe paragjykimet mesjetare tė evroperėndimit ndaj Islamit dhe ato tė periudhės kolonialiste, nga ana tjetėr, edhe s’ėshtė ēudi qė evroperėndimi ka vazhduar me sjellje injoruese e ekskomunikuese ndaj Islamit dhe muslimanėve. Mirėpo, me plot tė drejtė, kohėve tė fundit dėgjohen zėra, ndonėse ende tė paktė, "pėrse moskuptimet ndėrmjet Islamit dhe Perėndimit duhet tė vazhdojnė, kur ajo qė i bashkon kėto dy botė ėshtė shumė mė e fuqishme se ajo qė i ndanė." Princ Ēarlsi mendon se moskuptimet paraqiten kur nuk ia arrijmė tė ēmojmė se si tė tjerėt e shohin botėn, historinė e saj dhe rolet e tyre pėrkatėse nė tė, dhe nga kjo rezulton qė Islamin ta shohim si kanosje dhe rrezik, si burim i mostolerimit, ekstremizmit dhe terrorizmit. Moskuptimet paraqiten edhe nga fakti se ekstremet nė shoqėrinė islame merren si norma, qė ėshtė gabim serioz. Zėra pozitivė kohėve tė fundit vijnė edhe nga vetė zyrtarėt e Kishės. Pėr shembull, Sekretariati i Vatikanit pėr Jokristianė lidhur me xhihadin jep pėrkufizim tė ri, qė dallon rrėnjėsisht nga e kaluara. Kėshtu, ata thonė se "Xhihadi nė asnjė rast nuk ėshtė kharemi biblik, ai nuk synon drejt zhdukjes, por drejt tė drejtave tė Zotit dhe njerėzve nė viset e reja."

Po ashtu, tė konceptuarit antropomorf tė Zotit nė Evropė, rebelimi i natyrės njerėzore kundėr pėrbuzjes kristiane tė kėsaj bote dhe shtypjes sė instinkteve natyrore dhe synimeve legjitime tė njeriut dhe trashėgimisė romake, me qėndrimin e vet tė plotė materialist nė aspekt tė jetės njerėzore dhe vlerės sė saj inherente, kanė rezultuar me indiferencė madje edhe armiqėsi ndaj Islamit, sepse Islami ishte i rafinuar, progresiv, plot jetė pasionuese.

Ēėshtje nė vete ėshtė edhe tė perceptuarit e nacionales nė Evropė qė dallon nga tė perceptuarit islam. Derisa nė Islam nacionaliteti ėshtė kualitet individual i njeriut, individual nė raport me njerėzinė dhe individual nė raport me njeriun, vetėkonfirmimi i nacionalitetit mund tė fitojė forma tė nacionalizmit, d.m.th. tė mbylljes, ekskluzivitetit, armiqėsisė ndaj nacionaliteteve tė tjera. Edhe internacionalizmi si alternativė e nacionalizmit paraqet sėmundje tjetėr, varfėri abstrakte, unitet abstrakt, qė mohon individualitetin nacional. Islami edhe nacionalizmit edhe internacionalizmit ua kundėrvė universalizmin, qė nuk mohon individualizmat nacionalė, por i pėrfshinė nė unitetin konkret. Universalizmi ėshtė afirmim i pasurisė nė jetė me atė nacionalen. Nacionaliteti ėshtė vlerė pozitive qė pasuron jetėn e njerėzisė, qė pa atė paraqet abstraksion, kurse nacionalizmi ėshtė e keqe, vetėkonfirmim dhe pėrbuzje egoiste, e madje edhe urrejtje ndaj popujve tjerė. Nacionalizmi lind shovinizmin dhe ksenofobinė, ndaj kėtė duhet dalluar nga patriotizmi. Nacionalitetet e mėdha sėmuren nga vullneti drejt pushtetit, drejt fuqisė, vullnet imperialist qė synon krijimin e perandorive botėrore. Kjo rezulton luftėn, e lufta ėshtė gjithnjė lindja e fatumit e jo e lirisė. Pėrjashtim duhet bėrė nga lufta mbrojtėse, ēliruese, qė ėshtė e arsyeshme. Nė konceptin nacionalist dhe imperialist shteti nga mjeti dhe funksioni bėhet synim vetvetiu dhe realitet abstrakt, vjen deri te ideja e sovranitetit tė shteteve nacionale, pėr tė cilin luftojnė popujt nė dėmin vetjak.

Kultura perėndimore humaniste ka prirje tė pranojė tipin e vet tė kulturės pėr universale dhe tė vetmen dhe nuk pranon ekzistimin e tipeve tjera tė kulturės e as nuk kėrkon plotėsimin me botėt tjera. Me kėtė kemi njė monizėm tė veēantė, i cili gjithnjė ka tendenca tiranizuese, qoftė ato religjioze apo antireligjioze. Konceptimi monist, totalitar i shtetit pėrkthyer nė gjuhėn religjioze d.m.th. konceptim idhujtarist.

Evropa (dhe bota nėn ndikimin e saj), tė udhėhequr nga idetė e mėsipėrme, ēdo ditė po kėrkojnė modele tė reja tė dominimit, kurse pėr ēdo tendencė tė muslimanėve pėr mbrojtje, Evropa e "civilizuar" me anė tė propagandės sė tmerrshme i akuzon si fundamentalistė, terroristė, reaksionarė, qė prishin qetėsinė dhe rendin botėror.

III
Mesazhi islam mbi "Transcendencėn" dhe "Bashkėsinė" pėr njė shekull u zgjerua prej Indisė deri nė Oqeanin Atlantik. Ky zgjerim nuk qe fryt i pushtimeve ushtarake qė popujve tė nėnshtruar t’ua impononte fenė, por i rrezatimit tė revolucionit tė mirėfilltė kulturor qė ai e solli. Ekspansioni arab ka krijuar kushte ekonomike dhe sociale pėr pėrtėritje, duke e evituar kaosin feudal dhe hierarkitė parazite. Betejat e vetme qė muslimanėt i kanė ndėrmarrė nė ekspansionin e rrufeshėm kanė qenė betejat kundėr shtypėsve feudalė, mbretėrve despotė, peshkopėve sektarė e inkuizitarė, e jo kundėr popujve qė i kanė pritur si ēlirues nga zgjedha e mėhershme. Islami, duke evituar pėrēarjen feudale tė ekonomisė, duke formuar hapėsirė mė tė madhe se Perandoria Romake pėr kėmbim mallrash dhe idesh, duke krijuar tėrėsinė unike ku kanė sunduar ligjet e shkruara dhe administrata korrekte gjyqėsore, pushtuesit arab i ka mundėsuar pėrzierjen dhe shkrirjen e gjėrave, njerėzve dhe ideve, qė ishte karakteristike pėr tė gjitha periudhat e mėdha kreative nė jetėn e njerėzimit. Pasi qė qėllimi i kėsaj pjese tė shkrimit ėshtė qė tė sjellim disa ndodhi konkrete historike, konstatimet e mėsipėrme po i ilustrojmė me fjalėt e njė prijėsi fetar, monsinjor Duchene, i cili nė studimin e tij pėr gjendjen e Kishės nė shekullin VII nė Siri, cek rrėfimin kėshillues tė Mihajl Sirianit. Mihajli, pasi qė i pėrshkroi vrazhdėsitė tė cilave u qenė ekspozuar jakobitėt qė nuk e pranuan Kishėn uniate tė Herakliut, kėshtu e pėrshkruan depėrtimin arab: "Zoti hakmarrės... duke e parė tė keqen e romakėve tė cilėt kudo qė kanė luftuar vrazhdėsisht kanė shkretėruar kishat dhe manastiret tona dhe na gjykonin pa mėshirė, i solli nga Jugu bijtė e Ismailit tė na ēlirojė me ndihmėn e tyre... Kjo pėr ne ishte fitore e madhe qė u ēliruam nga vrazhdėsitė e romakėve, nga e keqja e tyre, nga urrejtja e tyre, nga smira e tyre e ligė dhe qė, mė nė fund, gjetėm prehjen."

Edhe disa kronika orientale nga shekulli VII bėjnė ta kuptojmė njė qėndrim afirmativ. Sebeosi, psh. pranon themelet abrahamiane (ibrahimiane) tė Islamit dhe shkon edhe mė tej, sa madje pranon njėfarė autenticiteti tė pejgamberisė sė Muhammedit a.s.

Shembujt e tillė dėftojnė se Islami dhe kultura e civilizimi i tij kultivojnė bashkėjetesėn, madje njohjen e pjesėtarėve tė feve qiellore, qė ėshtė pika kulminante e koekzistencės. Islami refuzon idenė e popullit tė zgjedhur, por pranon njerėzimin si krijim tė zgjedhur tė Vullnetit Hyjnor. Derisa nė periudhėn parakur’anore njeriu ishte nė pozitė inferiore me krijesat e dėmshme, me Kur’anin njeriu bėhet zotėrues i ēdo gjėje qė gjendet nė qiej, tokė e midis tyre.

Me Islamin, popujt e nėnshtruar kanė gėzuar mbrojtjen e muslimanėve dhe nuk kanė qenė tė obliguar e tė detyruar tė kryejnė kurrfarė detyre ushtarake, sepse feja ua ndalonte pjesėmarrjen nė ushtrinė muslimane, e si kompensim jomuslimanėt paguanin tatim (xhizjen).

Meqė jomuslimanėt ishin jashtė suazave tė ligjeve muslimane, atyre u qe mundėsuar tė mbeten nėn jurisdiksionin e ligjeve tė veta vetjake, ēfarė i kanė caktuar disa krerė tė bashkėsive tė tyre fetare. Kėtė gjendje tė autonomisė sė pjesėrishme e kanė ndjekur mė vonė Turqia dhe vendet tjera arabe.

Mirėpo, disa qarqe tendencioze e hedhin poshtė kėtė, duke u thirrur nė ajete kur’anore, tė cilat nė shikim tė parė lėnė mundėsinė pėr t’u kuptuar natyra jotoleruese e Islamit. All-llahut xh.sh. nė Kur’an thotė:

"O ju qė besuat! Mos zini miq as jehuditė as tė krishterėt. Ata janė miq tė njėri-tjetrit. E kush prej jush i miqėson ata, ai ėshtė prej tyre. Vėrtet All-llahu nuk vė nė rrugė tė drejtė popullin zullumqar". (el-Maide, 51);

"Besimtarėt tė mos i miqėsojnė mosbesimtarėt e t’i lėnė anash besimtarėt. E kush e bėn atė, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjė, pėrveē nėse ėshtė pėr qėllim ruajtja prej sė keqes sė tyre...". (Ali Imran, 28).

Qarqet e tilla harrojnė se Kur’ani s’ėshtė abetare dhe se pėr komentimin e tij nevojitet njohja jo vetėm e shkronjave, por edhe e disiplinave tė shumta (shkaqet e zbritjes, derogimi, ixhazi, leximet kur’anore etj.). Ndaj, ajetet mė lartė tė cituara nuk i rregullojnė nė mėnyrė absolute raportet ndėrmjet muslimanėve dhe tė tjerėve, por rregullojnė momente tė caktuara me ingjerenca tė caktuara hapėsinore dhe kohore, historike e kushtėzore. Kėtė e kuptojmė nga vetė Kur’ani, ku All-llahu xh.sh. thotė:

"All-llahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja; All-llahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė. All-llahu ju ndalon t’u afroheni vetėm atyre qė ju luftuan pėr shkak tė fesė, qė ju nxorėn prej shtėpive tuaja dhe qė e ndihmuan dėbimin tuaj; ju ndalon tė miqėsoheni me ta. Kush miqėsohet me ta, tė tillėt janė dėmtues tė vetvetes." (el-Mumtehine, 8-9).


Komentuesi dhe praktikuesi i parė e autentik i Kur’anit ėshtė Muhammedi a.s., ndaj fjalėt e tij kanė qėllime tė larta, por janė tė nxitura edhe nga jeta e pėrditshme e tė mbikėqyrura nga All-llahu xh.sh. Me njė rast Muhammedi a.s. thotė: "Nuk ka pėrparėsi arabi ndaj joarabit, as joarabi ndaj arabit. Nuk ka pėrparėsi i ziu ndaj tė bardhit, as i bardhi ndaj tė ziut. Tek All-llahu mė tė matur janė ata tė cilėt janė mė tė drejtė dhe tė cilėt mė sė ndershmi jetojnė."

[Vazhdon]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:02 pm

Rasti vijues e sqaron edhe mė shumė kėtė ēėshtje. Muhammedi a.s. thotė:

"Ai qė shtyp njė person me tė cilin ėshtė lidhur me njė zotim, ose i cenon tė drejtat e tij, ose ia imponon njė detyrė mbi mundėsitė e tij, ose ia merr me detyrim njė gjė, mua do tė mė ketė kundėrshtar nė Ditėn e Gjykimit."

Imam Buhariu shėnon se Esma, e bija e Ebu Bekrit, ka thėnė: "Mė erdhi nėna si idhujtare nė vizitė, e unė iu drejtova Tė dėrguarit, Muhammedit a.s., dhe kėrkova mendimin e tij, kurse ai mė tha: "Mbaji lidhjet me nėnėn tėnde dhe bėni mirė asaj."

Edhe halifi i dytė musliman, Umeri r.a., pas hixhretit tė tij nė Medine, ka mbajtur lidhje me tė vėllain, i cili nė Mekke ende ishte idhujtar.

Me rastin e dėrgimit tė ushtrisė muslimane nė Siri, halifi Ebu Bekri kryekomandantin Usame ibn Zejdin e porositi qė tė sillet mirė me kėto fjalė:

"Mos i shkelni zotimet tuaja, mos bėni ngatėrresa, mos i keqpėrdorni tė drejtat tuaja, mos i gjymtoni kufomat, mos i vritni as fėmijėt, as tė vjetrit, as gratė. Mos rrėzoni asnjė dru, asnjė hurmė, mos i digjni tė mbjellat, mos therni desh as deve qė tė ushqeheni ju. Nėse takoni nė rrugė murgj ose fetarė duke ėndėrruar, i lini tė lirė dhe mos i shqetėsoni."

Se nė ē’shkallė ishte koekzistenca gjatė halifatit tė Umerit r.a. tregon rasti vijues: Mbreti i fundit gasanid, Xhabalah ibn el-Ajhan, nė Betejėn e Jermukut (mė 636) ishte nė anėn bizantine, por mė vonė e pėrqafoi Islamin. Derisa ky e bėnte tavafin rreth Ka’bes nė haxhxhin e tij tė parė, njė beduin e shkeli rastėsisht pelerinėn e tij, kurse ish-mbreti e goditi beduinin nė fytyrė. Me tė marrė vesh, halifi Umer r.a. urdhėroi qė beduini t’ia kthejė goditjen Xhabales nė mėnyrė tė njėjtė, ose Xhabale ta paguajė xhobėn, pėr ēka Xhabale hoqi dorė nga Islami dhe u kthye nė Konstantinopol.

Rasti tjetėr ka tė bėjė me vetė Umerin r.a. Njė ditė erdhi njė beduin tė kėrkojė ndihmė kundrejt njė shtypėsi, e Umeri i mllefosur e goditi disa herė beduinin. Pastaj u pendua dhe e luti beduinin t’ia kthejė me po aq goditje. Mirėpo, beduini refuzoi ta bėjė kėtė, e Umeri r.a. u tėrhoq nė shtėpinė e vet me monologun vijues: "O i biri i Hattabit! Ti ke qenė askush e asgjė, dhe All-llahu tė ngriti; lajthove, e All-llahu tė nxori nė rrugė tė drejtė; ke qenė i dobėt, e All-llahu tė forcoi. Ai atėherė tė dha tė drejtosh me kokat e popullit tėnd dhe kur njėri prej tyre erdhi tė kėrkojė ndihmėn tėnde, ti e godite! Ē’do t’i thuash ti zotėriut tėnd kur tė paraqitesh para tij?"

Derisa disa nga ndodhitė flasin pėr raportet brendaislame, rasti vijues ka tė bėjė me raportet ndėrfetare nė Egjiptin e posaēliruar, e lidhur me Umerin r.a. Flitet nga burimet e sakta historike se njė qytetar kopt nga Kajroja, El-Fustati, shkoi nė Medine pėr t’iu ankuar Umerit r.a. si halif. Ai i tha halifit se i biri i Amr Ibn Asit e ka goditur me shuplakė tė birin e tij. Umeri r.a. menjėherė e urdhėroi Amr Ibn Asin dhe tė birin e tij qė tė vijnė nė Medine, e atėbotė Amr Ibn Asi ishte mėkėmbės (vali) i Egjiptit. Kur kėta erdhėn nė Medine, Umeri r.a. urdhėroi qė babai, djalin e tė cilit e kishte goditur djali i Amr Ibn Asit, ta godasė atė, dhe me kėtė rast Umeri r.a. i tha fjalėt e njohura; "Si mund tė robėrohen njerėzit kur nėnat i lindin tė lirė?"

Aliu r.a., halifi i katėrt i drejtė, me njė rast ka thėnė: "Mė vjen turp tė skllavėroj njeriun qė thotė All-llahu ėshtė Zoti im!"

Po ashtu, Aliu r.a. me njė rast i ka dhėnė robit tė tij tė holla pėr tė blerė dy lloj teshash prej materialit tė ndryshėm. Kur ai ia ka sjellur, Aliu r.a. ia ka dhėnė llojin mė cilėsor e shumė mė tė shtrenjtė se ai qė e ka ndalur pėr vete dhe i ka thėnė atij: "Ti je i ri dhe dėshiron ta shohėsh veten tė bukur, kurse unė jam plakur."

Se kėto ndodhi nuk janė raste vetėm nga periudha e Pejgamberit a.s. dhe e halifėve tė drejtė, por edhe mė vonė, flet ndodhia nė kohėn e Ebu Jusufit, nxėnėsit tė Ebu Hanifes. Nė kohėn kur ky ishte gjyqtar suprem (kadi’l kudāt) i halifatit islam, njė i krishter ngriti padi kundėr halifit Harunur Rrashidit, pėrkitazi me njė kopsht kontestues. Ebu Jusufi, pas shqyrtimit tė lėndės, gjykoi nė favor tė tė krishterit, e nė disfavor tė halifit.

Me Ebu Jusufin dhe halifin Harun kemi ndodhinė tjetėr, me ē’rast i pari, nė cilėsinė e gjyqtarit suprem tė shtetit, e kėshilloi tė dytin: "O prijės i besimtarėve! Zoti e pėrforcoftė mbretėrinė tėnde! Bėhu mirėdashės ndaj tė nėnshtruarve, vepro ashtu qė tė mos jenė kurrė tė shtypur ose tė dėmtuar, mos ua impono asnjė ngarkesė mbi mundėsitė e tyre dhe mos e merr pasurinė e tyre nė asnjė mėnyrė arbitrare."

Do tė shkonim nė pakufi sikur tė ndaleshim nė ēdo fazė historike, ndaj do tė ndalemi nė thėniet e dy dijetarėve evropianė, Volterit (Voltaires) francez dhe F. Engelsit anglez.

Volteri, ndonėse kundėrshtar i rreptė i Islamit, megjithatė mbledh forcė e pohon se modeli islam i rregullimit tė jetės, i pranishėm gjatė kohės sė osmanlinjve, paraqet shembullin mė tė mirė tė tolerancės ndėrfetare dhe tė bashkėjetesės nė lirinė e plotė tė pjesėtarėve tė feve tė ndryshme dhe popujve. Derisa, siē vėrejtėm, sipas Kishės, ēdo banor brenda shtetit tė krishter ėshtė dashur tė bėhet patjetėr i krishter. Pėr kėtė, autoritetet kishtare armiqėsisht janė deklaruar kundrejt tėrė botės dhe atė derisa ata nuk e pranojnė Kristianizmin.

Kurse Fridrih Engelsi, pa dyshim njohės i mirė i fushės ekonomike, pohon se "pozita e fshatarėve krishterė nėn pushtetin osman, nė pikėpamje materiale ishte mė e mirė se ajo e katundarėve tė vendeve tė tyre (nė Evropė)... Derisa tagra i paguhej me rregull, pushteti osman kėta nuk i prekte dhe rrallėherė mbi ta ushtrohej dhuna siē vuante fshatarėsia e Perėndimit prej feudalėve tė vet gjatė tėrė Mesjetės. Pozita e rajės pa mėdyshje ishte e padrejtė, por jo edhe materialisht e rėndė."

Ē’tė thuhet pėr shekullin e fundit? Bota muslimane nė kapėrcyell tė shekullit njėzet u zgjua nga letargjia e agonia kolonialiste, me ē’rast filloi njė luftė tė gjatė kundėr tė huajve. Pas shumė pėrpjekjesh e sakrificash, ata u ēliruan nga pushtuesit e huaj, por ranė nėn ndikimin politik, ekonomik e kulturor, si formė e re e kolonializmit, e eksploatimit mė profitabil e perfid tė Fuqive tė mėdha, qofshin tė Lindjes apo tė Perėndimit. Ēdo pėrpjekje pėr ēlirim tė plotė nga eksploatuesit e huaj, nga makineria propaganduese e Fuqive tė mėdha cilėsohet si panislamizėm, ekstremizėm fetar, fundamentalizėm e shumė ...izma tė tjerė, duke i diskreditur kėshtu Islamin dhe muslimanėt. Rastet mė tė reja si nė Bosnjė, trojet shqiptare, Ēeēeni, Algjeri, te muslimanėt nė Nėnkontinentin indian, nė Kinė, ish-BRSS e shumė vende tė tjera, qartė dėftojnė angazhimin ēlirimtar tė muslimanėve dhe orvatjet ofensive e shtypėse tė evroperėndimit etj. Nė kėtė luftė tė padrejtė, evroperėndimi paraqitet nė rolin e ujkut, tė cilit qengji lėre kėtė vit, por edhe vitin qė shkoi ia ka turbulluar ujin!!!

* * *
Mėsimi islam, e kryesisht edhe praktika muslimane, i kushtojnė rėndėsi tė madhe bashkėjetesės, vėllazėrimit e solidaritetit ndėrfetar e ndėrnacional. Mirėpo, qarqet qėllimkėqija e tendencioze evroperėndimore kristiane, Islamin kryesisht e interpretuan nėpėrmjet termave pezhorative, pėr ta paraqitur atė si antihuman e anticivilizues, regresiv e destruktiv. Motivet janė shumėllojėshe, por dominojnė motivet religjioze, politike e ekonomike. Ėshtė fatkeqėsi e madhe qė edhe brenda trojeve tona gjenden shkencėtarė (sic!), qė tė frymėzuar nga paragjykimet e kryqėzatave e inkuizicionit, nė vazhdimėsi e sulmojnė Islamin dhe kulturėn e civilizimin islam ndėr shqiptarėt, duke e karakterizuar atė kulturė si tiranizuese, terrorizuese, asimiluese, agresive e tė ngjashme. Tė tillėt (Ismail Kadare, Engjėll Sedaj, Lush Gjergji etj.), shfrytėzojnė konfuzionin ideologjik, politik, ekonomik, social e tė tjera, dhe me metoda perfide, me gojėn plot "komb", pėrpiqen tė konvertojnė mbi 90% tė popullatės shqiptare tė proveniencės islame nė Katolicizėm. Sikur kėto pėrpjekje tė ishin tė natyrshme dhe shprehje e raporteve normale, ju lumtė pėr angazhimin e tyre, por kur kėto pėrpjekje janė tendencioze, kėsaj i thonė terror e gjenocid religjioz e etnokulturor.

Shkrimin tonė do ta pėrfundojmė me njė thėnie tė Ēiro Truhelkės se: "Ėshtė mendim i gabuar se Islami ėshtė pėrhapur me dhunė. Ekzistojnė argumente tė shumta tė cilat e demantojnė kėtė. Unė mund tė pėrmend vetėm njė, e ai ėshtė se shekulli XIX nuk do tė gjente asnjė tė krishterė dhe asnjė kishė e manastir nė Ballkan, sikur islamizmi tė pėrhapej me dhunė shtetėrore."

Ėshtė e udhės qė institucionet tona shkencore dhe individėt kompetentė, t’i qasen kėsaj ēėshtjeje me pėrkushtim. Kurajojnė rastet e rralla, si nė botė ashtu edhe te ne, me shkrime solide nė kėtė aspekt, qė japin shpresa se profiterė-intelektualėt dhe pseudo-shkencėtarėt nuk do tė kenė vend nė rrugėn drejt tė vėrtetės.

LITERATURA

1. "Argumenti" - ^asopis za teoriji i praksu, br. 2/1982, Rijeka.
2. Asad, Muhammed, "Islam na raspu}u", Zagreb, 1994.

3. Azizussamed, Ulfe, "Islami dhe Krishterizmi", Prizren, 1412/1992.

4. Bucaille, Maurice, "Biblija, Kur’an i nauka", Sarajevo, 1978.

5. "Bujku" - e pėrditshme e datės 08.11.1996, Prishtinė.

6. Bula~, Ali, "Islam i demokratija, teokratija i totalitarizam", Sarajevo - Ljubljana, 1995.

8. Fanoni, Franc, "Tė mallkuarit e botės", Prishtinė, 1984.

9. "Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt" - Pėrmbledhje punimesh nga Simpoziumi ndėrkombėtar mbajtur prej 12-15.10.1992 nė Prishtinė, Prishtinė, 1995.

10. Garodi, Rozhe, "Islami dhe kultura", Sarajevė, 1411/1991.

11. Garodi, Ro`e, "@ivi islam", Sarajevo, 1990.

12. Gjozo, Husein, "Islami nė kohė", Shkup, 1993/1413.

13. Hamidullah, Muhammed, "Muhammed a.s.", I-II (`ivot i djelo), botim i dytė i plotėsuar, Sarajevo, 1983.

14. Had`ibegi}, Hamid, "Glavarina u Osmanskoj dr`avi", Sarajevo, 1967.

15. Hiti, Filip, "Istorija Arapa od najstarijih vremena do danas", botimi II fototip, Sarajevo, 1988.

16. "Hėna e Re" - revistė fetare informative e pėrdyjavshme, nr. 126, dt. 04-12.1996, Shkup.

17. El-Hufi, A. M., "Toleranca islame", Prishtinė, 1996.

Ikballi, Muhammed, "Poezi tė zgjedhura", Prizren, 1410/1990.
****}, Enes (ed.), "Kur’an u savremenom dobu", Sarajevo, 1991.
20. "Kultura" - ~asopis za teoriju i praksu i socijalnu kulturu i kulturnu politiku, br. 13-14/1971, Beograd
21. Kur’an-i me pėrkthim e komentim nė gjuhėn shqipe, nga H. Sherif Ahmeti, Medine, Arabia Saudite, 1413 hixhrij.

22. Kutub, Sejjid, "Kjo fe", botimi II, Shkup, 1993.

23. Muhammed, M. S., "Islami dėnon diskriminimin racor", Shkup, 1994/1415.

24. Nebi, Malik ibn, "Kur’anski fenomen", Sarajevo, 1986.

25. Rizaj, Skėnder, "Kosova gjatė shekujve XV, XVI dhe XVII", Prishtinė, 1982.

26. Sadr, Hasan Bani, "Kur’an i ljudska prava", Sarajevo, 1990.

27. Smailagi}, Nerkez, "Leksikon islama", Sarajevo, 1990.

28. [arif, M. M., "Historija islamske filozofije, I-II", Zagreb, 1988.

29. Sheriati, Ali, "Njeriu dhe Islami", Tetovė, 1994.

30. [ukri}, Nijaz, "Povijest islamske kulture i civilizacije", Sarajevo, 1989.

31. Shkrimi shenjt, nė pėrkthim tė Dom Simon Filipaj, Ferizaj, 1994.

32. D`ait, Hi{am, "Evropa i Islam", botimi II i plotėsuar, Sarajevo, 1989.

33. ****}, Enes, i dr. "Islamski fundamentalizam – {ta je to?", Sarajevo, 1991.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:04 pm

Islami, evroperėndimi dhe udhėkryqet intelektuale shqiptare

Islami zanafillėn e vet e tėrheq nga njeriu i parė. Kėtė e pohojnė Kur’ani, fjala e All-llahut xh.sh. dhe Sunneti i Muhammedit a.s. Islami me Kur’anin dhe Muhammedin nuk paraqitet si fe e re, por si vazhdimėsi e fesė sė drejtė nga Ademi a.s. All-llahu i urdhėron Muhammedit a.s. tė thotė:

"Unė nuk jam i pari ndėr pejgamberėt". (el-Ahkaf, 9).

"Kemi dėrguar pejgamberė edhe para teje." (el-Hixhr, 10).

"Ju (besimtarė) thuani: "Ne i besuam All-llahut, atė qė na u shpall neve, atė qė iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhėsve, atė qė i ėshtė dhėnė Musait, Isait dhe atė qė u ėshtė dhėnė nga Zoti i tyre pejgamberėve, Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin prej tyre dhe Ne vetėm Atij i jemi bindur." (el-Bekare, 136).

Detyrė e misionit tė Muhammedit a.s. ishte t’i konfirmojė shpalljet e mėhershme, por edhe t’i hedhė poshtė shtrembėrimet e falsifikimet qė janė bėrė gjatė kohės nė to dhe njėkohėsisht t’i plotėsojė ato.

Fryma e hapur kundrejt tė kaluarės dhe qėndrimi afirmativ ndaj saj, e shpjegojnė edhe ekspansionin e rrufeshėm tė Islamit. Siē u theksua, Islami me Kur’anin nuk iu drejtua njerėzve tė ndryshėm dhe popujve tė shumtė si fe e re, qė pėrjashton e rrėnon fetė e mėparshme me forcė. Pėrkundrazi, Islami mėson dhe urdhėron qė njerėzit dhe popujt e ndryshėm tė thirren nė fenė bazė qė ėshtė predikuar nga Ademi a.s., Nuhi a.s., Ibrahimi a.s., Musa a.s., Isa a.s. e nga shumė tė tjerė. Pra, Islami i ka pėrvetėsuar njerėzit duke i respektuar ata dhe duke i integruar tė gjitha shpalljet e mėhershme dhe pejgamberėt e mėhershėm, por duke e mėnjanuar atė njerėzoren e historiken nga ajo burimore, hyjnore.

Islami, ndryshe nga Judaizmi e Kristianizmi, nuk pranon idenė pėr "popullin e zgjedhur", por pranon idenė pėr "njerėzimin si krijim tė zgjedhur" tė Vullnetit Hyjnor. Ndaj, ēėshtja e parė me tė cilėn u mor Islami ėshtė dinjiteti i racės njerėzore dhe vendi i saj nė mesin e qenieve tjera tė gjalla. Jashtė Islamit, njeriu e shihte veten nė pozicion inferior e tė degraduar kundruall krijesave tjera (kundruall florės, faunės apo dukurive natyrore). Islami njeriut i dha vendin meritor duke e caktuar pėr halifetul’ll-llah (zėvendės, pėrfaqėsues i Zotit), kurse tė gjitha krijesat tjera nė tokė, qiej e midis tyre, i angazhoi nė shėrbim tė njeriut.

Mėsimi islam s’ka kufij, sepse nė vete unifikon natyroren dhe mbinatyroren, shpalljen dhe fenė, Zotin dhe botėn, tė gjithė shekujt dhe tė gjithė nėnqiejt. Pėr Islamin ēdo gjė ėshtė njėlloj e rėndėsishme dhe askurrė nuk e vė pėrbashkėsinė nė dėm tė individuales, por unitetin e shpirtit e sendėrton nėpėrmjet shumėsisė sė shėrbimeve dhe llojllojshmėrisė sė dhuratave hyjnore qė e mbrojnė dhe kultivojnė prirjen natyrore tė ēdo lloji.

Islami nuk i ndanė botėt nė kėtė botė dhe nė atė botė, nė botėn e natyrės sė kuptueshme dhe nė botėn e natyrės sė pakuptueshme. Rrethi natyror nė tė cilin rritet njeriu nėn yje, ėshtė djep natyror i bindjes sė tij dhe njeriu, sipas Islamit, ndaj tij sillet ashtu, sikur qė lulja e makut tė fushės sillet nė sipėrfaqen e gjerė tė gjelbėrimit tė livadhit. Po ashtu fetaren dhe nacionalen i lidh nė njė nyje, duke synuar ta sendėrtojė tėrėsinė e identitetit fetar nėpėrmjet pluralitetit tė gjeniut nacional, dhe kėtė vetėm nėse gjeniu nacional e mbanė njeriun nė rrethin e tij autentik shpirtėror, e assesi ta kthejė vetėdijen e tij nė fillimet e tij ekzistenciale.

Islami nė kontinuitet ka manifestuar baraspeshėn ndėrmjet nevojave tė trupit dhe shpirtit, ndėrmjet kėsaj dhe asaj bote, andaj Kur’ani ėshtė burim i dijes metafizike dhe religjioze, por edhe i fushave tė veēanta tė dijes. Esencialisht, Kur’ani pėrmban tre lloje tė mesazheve pėr njeriun:

1) Mesazhin doktrinor tė mėsimit tė tėrėsishėm mbi strukturėn e realitetit dhe pozitėn e njeriut nė tė, tėrėsinė e urdhrave morale dhe fetaro-juridike, metafizikėn mbi natyrėn e Hyjnisė, kozmologjinė, eskatologjinė e pėrfundimtaritetit tė njeriut dhe tė botės tjetėr, mbi jetėn e njeriut, historinė, ekzistencėn si tė tillė dhe domethėnien e saj. Kur’ani ekspozon tė gjitha mėsimet e nevojshme pėr njeriun qė tė dijė kush ėshtė ai, ku ėshtė ai dhe nga duhet tė shkojė.

2) Kur’ani pėrmban mesazhin qė i ngjason asaj qė ėshtė libėr i vėllimshėm i historisė. Kur’ani sjell rrėfimet pėr popujt, fiset, mbretėrit, pejgamberėt dhe pėr njerėzit e mirė gjatė shekujve, pėr sprovat dhe vuajtjet e tyre. Ky mesazh ėshtė shprehur me termat historikė, por i ėshtė drejtuar shpirtit njerėzor. Kur’ani ėshtė libėr, leximi i tė cilit zbulon domethėnien e jetės njerėzore qė fillon me lindjen kurse mbaron me vdekjen, buron nga Zoti dhe Atij i kthehet.

3) Kur’ani pėrmban vlera qė mund tė quhen magji hyjnore, nėse do tė shpreheshim metafizikisht e jo tekstualisht. Ato e udhėheqin dhe e mbrojnė njeriun. Edhe prania fizike e Kur’anit sjell begati tė madhe. Kur’ani ėshtė sikur vetė ekzistenca, sikur universumi dhe qeniet qė lėvizin nė tė. Ai pėrmban tė gjitha elementet e ekzistencės universale.

Duke i ndjekur mėsimet hyjnore, duke i aplikuar parimet e mesazhit islam, muslimanėt e hershėm pėr mė pak se gjysmė shekulli kanė pėrhapur Islamin prej Indisė deri nė Pirineje, prej Samarkandi deri nė Afrikėn Qendrore, jo me marshime, sa nga fakti se Islami ka ditur t’i integrojė tė gjitha kulturat e mėdha tė hershme dhe prej tyre tė krijojė sintezė tė shkėlqyeshme kreative. Qysh atėherė, tashmė trembėdhjetė shekuj, Islami ka formuluar teorinė, siē e thotė Klod Levi - Shtrausi, "tė lidhshmėrisė sė tė gjitha formave tė jetės njerėzore: teknike, ekonomike, shoqėrore, shpirtėrore, qė Perėndimi i ka zbuluar vetėm para pak kohe, me aspektet e caktuara tė mendimit marksist dhe me fillimin e etnologjisė moderne."

Kėtu edhe zė fill dallueshmėria e Islamit kundrejt Perėndimit, qė do tė thotė se Islami nuk ėshtė vetėm emėrtim pėr religjionin, por edhe sinonim pėr shoqėrinė qė ka ndėrtuar civilizim autokton e tė veēantė.

Vlen tė theksohet se kultura perėndimore ėshtė e vetėdijshme se shfrytėzon burimet greko-romake dhe judeo-kristiane, ndaj, edhe nga njėra edhe nga tjetra trashėgon ndjenjėn e veēanėsisė dhe superioritetit ndaj tė tjerėve.

Po ashtu, paradoksi i jashtėzakonshėm i historisė sė Evropės Perėndimore pėrbėhet nė atė qė ky civilizim ka zėnė fill nė barbarizmin e fuqishėm, nė vakuumin njerėzor dhe kulturor, joorganik dhe tė paorganizuar: nga shkatėrrimi i shtetit nė Mesjetė ka mugulluar shteti racional, nga sundimi i feudalizmit demokracia, nga presioni kishtar - liria e vetėdijes, kurse antagonizmat mė tė rrezikshme nacionale kanė krijuar nacionin si suazė pėr zhvillimin e njeriut dhe kulturės.

Perėndimi mesjetar me Kristianizmin si avangardė ka qenė shprehje lėvizėse e Evropės kundrejt Islamit, qė do tė kulmojė me luftėrat kryqtare e inkuizicionin, sepse "Islami pėr Evropėn njėkohėsisht ka qenė forcė kėrcėnuese ushtarake dhe domen dinamizues ekonomik", kurse mė vonė edhe "armik ideologjik dhe shembull filozofik", qė ka rezultuar me lindjen e "Evropės nė histori" e cila ėshtė "sendėrtuar vetėm me anė tė Islamit: nė fillim nėpėrmjet shtangimit mbrojtės, e mė vonė nėpėrmjet shpėrthimit atakues."

Kėto koncepcione kundėrshtuese mes veti, d.m.th. koncepcionet islame dhe kristiane, nė shekullin XVI e pas zbuten, qė vėrehet me zvogėlimin e polemikave, dhe Evropa pjesėrisht i njeh muslimanėt, sidomos nė rrafshin dituror. Pėrkundėr ndjenjės sė superioritetit, individė nga Perėndimi bėnė pėrpjekje pėr njohje tė muslimanėve. Nė rrafshin politik, Islami u identifikua me Perandorinė Osmane dhe nė vetėdijen e vokabularin perėndimor simbolizonte fanatizmin, e panislamizmi paraqiste plojė kundėr Evropės, duke pėrdorur arsenalin e Mesjetės, me qėllime diskredituese.

Pikėpamjet evroperėndimore ndaj Islamit nė shekullin XIX e XX, kryesisht janė kontinuitet i vizionit mesjetar kundrejt Islamit. Kėtė botėkuptim, para sė gjithash, e ka kushtėzuar kultura perėndimore, pėrkatėsisht esenca e karakteri i kėsaj kulture e civilizimi, e qė ėshtė etnocentrike. Kjo nga arsyeja se veten e konsideron si qendėr tė vetme tė iniciativės historike dhe tė vetmin krijues tė vlerave. Kjo pikėpamje e ngulitur thellė nė Perėndim, nuk mund tė mendojė ndonjė model tjetėr tė zhvillimit pos modelit tė vet. Perėndimi, duke e kultivuar nė vete trashėgiminė judaisto-kristiane dhe greko-romake, i konsideron jo mjaft tė zhvilluar tė gjithė popujt tjerė qė nuk kanė ndjekur orbitėn e tij historike. Perėndimi bie nė etnocentrizėm edhe atėherė kur beson se e sjell nė pyetje etnocentrizmin, sepse sėrish vendoset si i vetmi faktor qė ėshtė i aftė t’i definojė vlerat universale, qė, ndėr tė tjera, ėshtė rast thuajse nė tė gjitha sferat e jetės edhe nė fundshekullin e njėzet. Sigurisht se kjo ėshtė pasojė e ndjenjės sė inferioritetit qė e posedon kultura e civilizimi evroperėndimor nė raport me kulturat e mėdha kineze, persiane, arabe, egjiptiane dhe pasojė se Perėndimi vuan nga mungesa e madhėsisė, sepse nuk ėshtė mbėshtetur nė ndonjė perandori kompakte.

Bota perėndimore nuk karakterizohet vetėm me idetė ateiste, vullgare materialiste, por karakterizohet edhe me idetė dhe veprimet politeiste. Individė e grupe i bėnė vetes zotėra sipas dėshirės sė vet, duke shikuar nė para, forcė, teknikė, seks, komb, ideologji, tė vetmin qėllim tė drejtė, vlerėn absolute.., duke shkelur pa mėshirė ēdo vlerė tjetėr dhe ēdo qenie tjetėr njerėzore qė i kundėrvihet ekspansionit tė tij. Kėtė Hobsi bukur e ka vėrejtur kur thotė se zhvillimi i tillė shpie "nė luftė tė tė gjithėve kundėr tė gjithėve." Ndryshe, kjo pikėpamje mund tė quhet "religjion i mjeteve qė duke i shndėrruar mjetet nė qėllim vetvetiu", pėrkatėsisht "duke besuar nė zotėra tė rrejshėm: nė shkencė, teknikė, komb, para, seksualitet, rritje, ka krijuar politeizėm tė ri dhe supersticion tė ri, duke e shndėrruar shkencėn nė scientizėm, teknikėn nė teknokraci, politikėn nė makiavelizėm."

Pasqyrėn mė tė drejtė lidhur me esencėn e kulturės dhe civilizimit evroperėndimor na e ofrojnė kolonializmi dhe neokolonializmi, ndaj nė vazhdim do t’i parafrazojmė vrojtimet mjaft inteligjente e konstruktive tė F. Fanonit lidhur me kėtė ēėshtje. Ai, duke u shprehur figurativisht, pohon se "qyteti i tė kolonizuarit ėshtė qytet qė rri galiē, qytet i gjunjėzuar, qytet i shtrirė pėr toke. Ai ėshtė qytet zezakėsh, "i arabėve tė ndyrė", pastaj vazhdon e thotė se "nė koloni shkaku ėshtė pasojė: je i pasur sepse je i bardhė, je i bardhė sepse je i pasur." Sipas botėkuptimeve kolonialiste evroperėndimore "shoqėria e kolonizuar nuk ėshtė e pėrshkruar vetėm si shoqėri pa vlera por Perėndimi "e shpall indigjenin tė paaftė qė tė ketė etikė, e shikon si mungesė tė vlerave, por edhe mohim tė vlerave", indigjeni ėshtė "armik i vlerave", kėshtu qė ai paraqet tė keqen absolute. Ai ėshtė element shkatėrrues qė rrėnon gjithēka qė i ofrohet, element deformues qė shtrembėron gjithēka qė ka tė bėjė me estetikėn ose me moralin, depozitar i forcave tė kobshme, vegėl e pavetėdijshme dhe e pakontrollueshme e forcave tė verbra. Kisha, si institucion fetar i Kristianizmit, nė koloni ėshtė Kishė e tė bardhėve, e tė huajve. Ajo nuk e fton njeriun e kolonizuar nė rrugėn e Zotit, por nė rrugėn e tė bardhit, nė rrugėn e zotėrisė, nė rrugėn e shtypėsit."

Kombet evroperėndimore zhgėrryen me bollėk mbi shpinėn e skllevėrve, me gjakun e skllevėrve, dhe mirėqenia e pėrparimi evroperėndimor janė ndėrtuar me djersėn dhe kufomat e zezakėve, arabėve, hindusėve dhe tė verdhėve. Dollari, funta, franku e marka bazėn e kanė mbi supet e skllevėrve, nė puset e naftės tė Lindjes sė Mesme. Kapitalistėt si kolonė janė sjellur si kriminelė, kanė depėrtuar, masakruar, dhunuar, e pėr t’i rritur rezervat e veta tė arit e tė diamanteve etj. E kur raportet shtypės - i shtypur ashpėrsohen dhe shihet rreziku pėr shtypėsit, ata bėjnė ca riparime tė jashtme, kozmetike, me dinakėri, kurse diku-diku "uria e tė kolonizuarit" pėr shkak tė shkallės shumė tė lartė, lėkundet edhe nga kėto thėrrmija, nga kėto shkėndija tė vogla.

[Vazhdon]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:05 pm

Kėtė bukur e pėrshkruan Zhan-Pol Sartri kur thotė se "Elita evropiane ndėrmori fabrikimin e njė elite tė indigjenėve; i zgjedhnin tė rinjtė, nė ballė ua skalitnin me hekur tė skuqur parimet e kulturės perėndimore, u futnin nė gojė lecka kumbuese, fjalė tė mėdha veshtullore qė ngjiteshin nėpėr dhėmbė; pas njė qėndrimi tė shkurtėr nė metropolė i kthenin nė vendin e tyre, tė bastarduar". Sartri nė Parathėnien e versionit anglisht tė veprės sė F. Fanonit, kėtė e shpreh kėshtu: "Nė shekullin XIX, epokėn e artė tė kolonizimit, i sillnim kėta pseudo-mendimtarė tė lirė afrikanė, aziatikė, amerikanė tė Amerikės Latine nė Evropė dhe i shėtisnim nė Lisbonė, nė Paris, nė Londėr dhe nė Amsterdam. Pas disa muajsh zbavitjeje dhe mėsimit tė disa gjesteve, vallėzimit, ndryshimeve tė vogla tė theksit, tė jetės moderne dhe tė mendimeve tė ndryshme, pėrsėri do t’i kthenim prapa nė tokat e tyre. Kur do tė ktheheshin kėta njerėz, do ta konsideronin veten si racė superiore dhe do tė ndėrmerrnin aksione duke mbajtur fjalime tė ndryshme. Kėta njerėz nuk ishin vetėm kremi i kolonizuesit, por, po ashtu, edhe urė pėr t’ua transferuar dėshirat tona njerėzve tė tyre." Sartri mė tej zbulon edhe mė shumė duke pohuar atė qė edhe ne e shohim: "Kjo botė s’ėshtė homogjene, ende ka popuj tė robėruar, popuj me pavarėsi tė rreme, tė tjerė qė luftojnė pėr pavarėsi, qė kanė pavarėsi, por qė janė nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm nga agresioni imperialist."

Sartri shtron njė pyetje shumė interesante pėrkitazi me veprėn e F. Fanonit dhe thotė: "Pėrse ta lexojmė kėtė libėr kundėr vetes", dhe pėrgjigjet: "... tė na tregojnė se ē’kemi bėrė prej tyre, pėr tė kuptuar se ē’kemi bėrė prej vetes. ...sepse, Evropės po i kėrcėnohet rreziku i madh i shkatėrrimit". "Dhuna kolonialiste nuk ka pėr qėllim vetėm t’i mbajė nė fre ata njerėz tė robėruar, por ajo synon edhe t’i dehumanizojė ata". "Asgjė nuk do tė kursehet pėr t’i zhdukur traditat e tyre, pėr t’i zėvendėsuar gjuhėt e tyre me tonat, pėr ta shkatėrruar kulturėn e tyre pa ua dhėnė tonėn" etj. Sartri armiqėsinė ndaj kolonializmit e shpreh duke thėnė se: "Meqė tė tjerėt bėhen njerėz kundėr neve, del se ne jemi armiq tė gjinisė njerėzore. Vlerat tona tė dashura i humbin krahėt; po t’i shikojmė pėr sė afėrmi, nuk do tė gjejmė asnjė qė tė mos jetė e zhytur nė gjak."

Bota arabo-islame mbase nė mėnyrėn mė tė vrazhdė i ka pėrjetuar, por edhe sot po i pėrjeton tė bėmet e kolonializmit si nė aspektin fetar, ashtu edhe atė nacional, politik, ekonomik, shkencor-kulturor etj. Kėtė mirė e ka pėrjetuar edhe oaza shqiptare muslimane nė Ballkan. Nga njė gjendje shumė e vėshtirė, dolėn nė skenė edhe zėrat pėr ēlirim nga eksploatuesit e huaj fizikė e shpirtėrorė. U paraqitėn kahe tė ndryshme si tė dilet nga kriza. Kryesisht, u dalluan dy kahe apo tendenca: E para i ushtron njerėzit tė ndjekin verbėrisht atė qė u ofrohet. Kėtu zhvillohen raportet pronar - shėrbėtor, dhe kushtet e shėrbimit zgjedhen dhe caktohen nga pronari. Sa mė tepėr qė shėrbėtori imiton pronarin, aq mė tepėr e pėrdėfton shėrbimin e tij. Kėta intelektualė tė perėndimizuar, nėn ndikimin e huaj, vazhdimisht ankohen qė shoqėria islame nuk i kupton dhe nuk po i ēmon, duke harruar se ata vetė nuk e ēmojnė e nuk e kuptojnė kulturėn dhe shoqėrinė vetjake. Kėta, F. Fanoni i quan "majmuna qė imitojnė."

Mirėpo, kemi edhe tendencėn tjetėr, e cila para se tė imitojė hulumton se prej ku, nėpėrmjet cilit lloj tė tė menduarit, cilės rritė, cilit moral, cilit aktivitet, cilave pikėpamje botėrore tė sė kaluarės perėndimori bėhet model pėr imitim dhe udhėheqės, nė mėnyrė qė t’ia mėsojmė shkaqet dhe kushtet pėr imitim. Andaj, edhe pranimi edhe refuzimi i diēkaje duhet tė zė fill nė dituri, qė d.m.th. se muslimanėt ta ngadhėnjejnė kolonializmin e mendjes e tė angazhohen qė nga pikėqėndrimi vetjak ta kundrojnė e studiojnė kulturėn e vet islame, e sidomos thelbin e saj intelektual e shpirtėror, qė do tė thotė se "problemi themelor pėrbėhet nė atė qė njeriut t’i kthehen dimensionet njerėzore: besimi nė transcendencėn e Zotit, nė bashkėsinė njerėzore dhe vetėdija mbi pėrgjegjėsinė personale." Po ashtu, qė tė kemi njė karakter tė pavarur nė sferėn materiale, sociale dhe ekonomike, duhet tė zhvillojmė njė vetėdije tė pavarur kundrejt Perėndimit, duke analizuar se nė ē’mėnyrė Perėndimi grabit e shfrytėzon burimet kulturore dhe materiale? Si shembull mėsimi nuk mund tė jetė Perėndimi, por vendet me njė gjendje tė ngjashme si ne, mirėpo qė e kanė gjetur ilaēin pėr vete.

F. Fanoni, i mllefosur nga kultura degjeneruese perėndimore, apelon: "Ta lėmė atė Evropė, e cila flet vazhdimisht pėr njeriun e njėherazi e masakron atė gjithkund ku e has, nė secilin skaj tė rrugėve tė veta, nė tė gjitha anėt e botės. Qe disa shekuj me radhė Evropa po e pengon pėrparimin e njerėzve tė tjerė, duke i pėrdorur ata pėr planet e veta dhe pėr lavdinė e vet... Atė Evropė, e cila pushoi sė foluri pėr njeriun, e cila pėrherė deklaronte se ishte e brengosur vetėm pėr njeriun, ne sot e dimė se me ēfarė vuajtjesh njerėzimi e ka paguar secilėn prej fitoreve tė frymės sė saj". Ai mė tej thotė se: "Nėse duam ta shndėrrojmė Afrikėn nė njė Evropė tė re, Amerikėn nė njė Evropė tė re", duke i imituar verbėrisht ata, "atėherė le t’ua besojmė evropianėve fatin e vendeve tona. Ata do ta bėnin kėtė mė mirė se mė tė aftit prej nesh." Prandaj, "nėse duam t’u pėrgjigjemi kėrkesave tė popujve tanė, duhet tė kėrkojmė gjetiu e jo nė Evropė... Duhet tė ndryshojmė rrėnjėsisht, tė zhvillojmė njė mendim tė ri, tė provojmė tė krijojmė njė njeri tė ri."

Kėtė, nė njė fjalim tė tij, Muammer el-Kadhafi e shpreh kėshtu: "Ne duhet ta ringjallim personalitetin tonė... Nėse ata qė dėshirojnė tė na ndihmojnė njėkohėsisht dėshirojnė edhe tė na detyrojnė ta ndėrrojmė karakterin tonė, ta fshijmė personalitetin tonė, ne do ta refuzojmė ndihmėn e tillė. Pėrse ne do ta pranonim ndihmėn e tyre nėse ata dėshirojnė tė na i marrin tė gjitha idealet dhe vlerat tona. Ne nė realitet kemi nevojė pėr ndihmėn e tyre qė t’i ruajmė vlerat dhe idealet tona..."

Edhe Abdullah Laroi pohon se "Ideologjisė sė importuar me modernizmin mund t’i kundėrvihet e vetmja strukturė ekzistuese, e kjo ėshtė tradita dhe kultura vetjake. Meqė tradita vetvetiu ėshtė "memece dhe asgjėsė nuk i kundėrshton", aktivizimi i saj nė shėrbim tė ruajtjes sė identitetit nė tė vėrtetė ėshtė tradicionalizim i traditės, jo nė kuptim tė tradicionalizmit - paseizmit dhe kultit tė sė kaluarės, por nė kuptim tė racionalizimit tė traditės e cila me anė tė thellimit dhe pėrcaktimit tė sėrishėm, duhet tė shėrbejė si pikė nisėse nė ardhmėrinė e vet, pra, jo tė huaj. Lidhja e tradicionalizmit dhe modernizmit nė kėtė mėnyrė do ta humbte cilėsinė autentike, tradita nuk do tė ishte pengesė nė rrugėn e modernizimit, kurse modernizimi nuk do tė thoshte anulim i tė gjitha normave tė vlefshme."

Ē’ėshtė ajo autoktone, vetjake, nė rastin tonė edhe si botė muslimane por edhe si shqiptarė muslimanė, nė tė cilėn po thirren shumė mendimtarė? Kėtė, thėnė kushtimisht, bukur e ka shprehur R. Garodi, kur thotė se: "Vetėm me pėrtėritjen e shpirtėroritetit islam, tė atij ixhtihadi, tė asaj renesanse tė mendimit kritik e tė gjallė, tė atij leximi tė Kur’anit si hulumtim gjithnjė i ri dhe aktual, asaj pėrpjekjeje vėllazėrore dhe besnike qė t’i kuptojmė jomuslimanėt, vetėm ashtu do tė mundemi, nė aleancė me tė gjithė ata qė e duan ardhmėrinė, t’i zgjidhim problemet e kohės sonė dhe sėrish ta ngjallim shpresėn." Kjo pėrtėritje konsiston, para sė gjithash, nė tri ēėshtjet mė fundamentale:

- zotėrimi me shkencėn dhe teknikėn dhe pėrdorimi i drejtė i tyre;

- sendėrtimi i transformimit tė thellė shpirtėror-kulturor dhe;

- orientimi i progresit ekonomik nė suaza tė transcendentales dhe fenomenales.

Zotėrimi me shkencėn dhe teknikėn duke e ēliruar arsyen nė tė gjitha dimensionet e saj. - Nė Kur’an nuk ka asgjė qė ėshtė nė kundėrshti as me parimet as me rezultatet e shkencės dhe teknikės mė moderne. Muslimanėt e parė duke e kuptuar drejt qėllimin e dijes, konsideronin se "tė jeshė musliman i mirė do tė thotė ta sendėrtosh mbretėrinė e Zotit nė tokė, kurse nė namaz, haxhxh e agjėrim nxirrnin fuqinė pėr atė detyrė." Pėr disa dekada kufijtė e Fesė islame shtriheshin prej lumit Ind e deri nė Oqeanin Atlantik. Me frymėn e tyre tė hapur ata integruan shkencėn e teknikėn e Greqisė, Iranit, Indisė, prej Bagdadit e deri nė Kordobė, prej Samarkandit deri nė Tambuktua dhe krijuan e ndėrtuan njė kulturė tė re, ku hulumtimi shkencor e teknik, arkitektura, poezia e filozofia ishin nė kulm. Mirėpo, kur botėkuptimi i muslimanėve ndėrroi dhe tani "tė jeshė musliman i mirė domethėnė vetėm t’u pėrmbahesh ritualeve, e jo mė tej tė krijohet nė rrugėn e All-llahut", ai lulėzim fascinues u venit. Islami nė tėrėsinė e vet pushoi tė jetė subjekt aktiv i historisė dhe u shndėrrua nė objekt nė duart e agresorėve e kolonialistėve tė huaj.

Transformimi shpirtėror-kulturor. - Mė pak me pushtime ushtarake, e mė shumė me atė qė sot e quajmė revolucion shpirtėror – kulturor, Bashkėsia e vogėl e qytet - shtetit tė Medines u shndėrrua nė perandori tė madhe.

Pionierėt muslimanė u pėrpoqėn t’i pėrkthejnė, t’i asimilojnė, tė integrojnė kontributet mė tė vlefshme tė Indisė, Bizantit, Greqisė, Iranit e kulturave e civilizimeve tjera tė lashta. Ata jo vetėm qė transmetuan tėrė thesarin e vjetėr, por edhe vetė u bėnė kreatorė tė njė kulture tė re, e cila me shekuj do tė shėrbejė si mėsuese e tėrė botės.

Orientimi i progresit ekonomik. - Arsyeja nė Perėndim, edhe mė herėt edhe tash, nuk e luan rolin e vet: tė vendosė e tė zgjidhė problemet nė dobi tė njeriut. Nė vend qė ta shtrojė problemin e qėllimit, arsyeja tek ata e shtron problemin e mjeteve. Andaj, sot shtrohet pyetja si tė arrihet qėllimi, e jo edhe PĖRSE? Si rrjedhim i kėsaj, shkenca degjenerohet nė scientizėm, teknika nė teknokraci e politika nė makiavelizėm. Ekonomia moderne, qoftė e tipit evroamerikan, qoftė e tipit sovjetik, supozon se njeriu s’ėshtė tjetėr pos punėtor dhe konsumator, tė cilin e vė nė lėvizje vetėm interesi i tij personal. Atje dominon parimi: rritja pėr shkak tė rritjes dhe fuqia pėr shkak tė fuqisė. Prandaj, nė vendet mė tė pasura (SHBA, Suedi etj.) ėshtė shėnuar numri mė i madh i vetėvrasjeve dhe atė jo pėr mungesė tė mjeteve, por pėr mungesė tė qėllimeve e caqeve.

Qė tė arrihet kjo, d.m.th. qė Islami tė bėhet burim i frymėzimit pėr botėn e re, Kur’ani duhet tė lexohet jo me sy tė vdekur dhe pa ndjenja, jo si diē qė ka ndodhur, por si diē qė po ndodh vazhdimisht, nė mėnyrė qė tė frymėzojė shpirt tė ri nė civilizimet qė po rrėnohen, siē ka ndodhur me Bizantin, Persinė e shumė vende tė tjera mė herėt.

Sot, kur miliona njerėz nė Perėndim, veēan ndėr kristianėt, bėhen tė vetėdijshėm pėr shkatėrrimin e civilizimit tė tyre, do tė ishte krim qė tė barrikadohemi nė Islam si nė ndonjė kėshtjellė, duke u mbrojtur me goditjet e ndalesave kundėr ēdo kontakti me botėn e jashtme dhe duke shikuar vetėm nė tė kaluarėn, sadoqoftė ajo e lavdishme.

Dhe, vetėm atėherė kur muslimanėt, kudo nė botė, Islamin filluan ta bėjnė program jete nė sferėn religjioze, kulturore, politike, ekonomike e tė tjera, reagimet nga bota joislame, e veēan nga bota kristiane, u bėnė tė ashpra, tė vrazhda, e madje eskaluan edhe nė format mė tė rrepta. Kėtė bukur e shpreh H. Silajxhiq pėrkitazi me revolucionin nė Libi: "Atė moment kur revolucioni libias e nxori Islamin nga kuientizmi folklorik nė angazhim e aktivitet, duke e sintetizuar politikėn, kulturėn dhe religjionin, Perėndimi ka reaguar me etiketime siē janė teokratizmi, marksizmi islam, fundamentalizmi etj." Ngjashėm ėshtė me revolucionin iranian, algjerian, boshnjak, ēeēen. Evroperėndimi dėshiron qė muslimani i ēfarėdo kombi qoftė tė shndėrrohet nė njė "krijesė servile, tė dėgjueshme dhe besnike, duke ia privuar personalitetin, sepse derisa tė posedojė karakter, ai nuk mund tė jetė shėrbėtor, duke ia marrė ndjenjat njerėzore ose duke ia dobėsuar." Populli shqiptar i proveniencės islame veēanėrisht ka qenė, por edhe sot ėshtė, i goditur nga qėllimet mashtruese, drejtpėrdrejt nga sllavo-ortodoksizmi dhe tėrthorazi nga evro-katolicizmi. Duke e shekullarizuar e ateizuar dhe duke ia degraduar kodekset fetare (islame) etike, shqiptarėt qenė objekt i ndikimeve mė tė paskrupullta. Ata qė rezistuan, nė mėnyrė tė pashmangshme pėrfundonin si elemente reaksionare, antipopullore, si kleronacionalistė, fundamentalistė, tradhtarė tė kombit etj. Njė pjese tjetėr i ėshtė ofruar ideologji e veēantė, religjioni i sportit dhe zbavitja e tipit kafeterik. Nė tė dy rastet ėshtė synuar, dhe mjaft ėshtė arritur, thyerja e moralit tė tyre fetar (elementi integrues i popullit shqiptar) dhe me (pa)vetėdije, kjo masė e manipuluar dhe e indoktrinuar, luan vallen e daullxhiut. Mirėpo, kur pjesa mė e vetėdijshme e popullit filloi tė kuptojė se ky edukim e arsimim na shpie o nė sllavo-ortodoksizėm o nė evro-katolicizėm, me ēka po e humb lirinė e besimit, identitetin nacional, gjuhėn, arsimimin nė gjuhėn vetjake e tė tjera, kur filloi tė rezistojė e tė shprehė pakėnaqėsinė e vet, atėherė tėrė shtypi ortodoks serb, por edhe thuajse tė gjitha mediumet shqiptare nė Kosovė nėn ndikimin evrokatolik, filluan propagandėn e rreptė kundėr popullit shqiptar, tė mėsuar nga pėrvoja botėrore e duke u paraqitur servilė para mediumeve botėrore, pėr tė na shpallur popull agresiv, militant, aziatik e tė ngjashme. Pėrgjigjet lidhur me kėtė problematikė janė dhėnė nė kaptina tė tjera, ndaj nuk do tė ndalemi gjerėsisht, pėrpos nė disa tė dhėna historike e kulturore me rėndėsi.

[Vazhdon]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:05 pm

Nga shekulli XV e kėndej, muslimanėt nė Ballkan (kryesisht shqiptarėt e boshnjakėt) kanė qenė shumicė, qė do ta dėshmojnė edhe tė dhėnat historike. Sikur tė ishin militantė, e nė pėrhapjen e fesė tė pėrdorej dhuna, pėr disa shekuj nuk do tė mbetej kristian nė kėto anė. Nė anėn tjetėr, nga militantizmi kristian nė Beograd, nga 270 xhami e 12 mesxhide sot kemi vetėm njė, nė Smederevė nga 24 xhami sot s’kemi asnjė, nė Osjek nga 66 xhami sot s’kemi asnjė, nė Herceg Novi nga 46 xhami sot s’kemi asnjė, nė Krushevc nga 9 xhami sot s’kemi asnjė, nė Mitrovicė tė Sremit nga 18 xhami sot s’kemi asnjė, nė Ēaēak nga 7 xhami sot s’kemi asnjė, nė Valjevė nga 10 xhami sot s’kemi asnjė, nė Prizren nga 29 xhami sot i kemi vetėm 20 tė kohės osmane. Edhe fundshekulli XX karakterizohet me gjenocid fetar. Nė Bosnjė gjatė luftės 3-4 vjeēare janė rrėnuar mbi 800 objekte fetare, madje shumica nė qendrat qė lufta nuk i ka pėrfshirė. Tė gjitha kėto dėftojnė se shqiptarėt, me shumicė dėrrmuese pjesėtarė tė Fesė islame, nuk janė agresorė, por popull qė dėshiron lirinė fetare e kombėtare, gjuhėn, punėn, ėshtė popull qė i do popujt tjerė dhe kulturat tjera. Ai nuk ėshtė pėr politikė agresive, por pėr paqe me popujt, kulturat e civilizimet tjera. I edukuar nga Islami, populli shqiptar "lirinė nuk e kupton vetėm tė mund tė themi: Jo!, por lirinė e kupton si forcė pėr kreacion", siē e thotė kėtė R. Garodi.

Tė pakėnaqur me faktin se Islami popullin shqiptar e ka integruar dhe ruajtur nga asimilimi, nga sulmi i organizuar, bota kristiane bėn akuza tė paqena dhe angazhimin ēlirimtar e quan terrorizėm. Ėshtė mjerim i mendjes qė disa intelektualė shqiptarė dhe disa klerikė katolikė shqiptarė pa ia nda ēojnė ujė nė mullirin antishqiptar, duke kėrkuar me ngulm qė rishtazi "tė pėrcaktohemi" e tė konvertohemi nė fenė e gjoja stėrgjyshėrve tanė, nė fenė e kryqėzatave, nė fenė e inkuizicionit, nė fenė e kolonializmit dhe neokolonializmit, nė mėnyrė qė t’i sendėrtojmė synimet kombėtare. Tė tillėt harrojnė se Evropa e "civilizuar" i shfrytėzon shėrbimet tona, por di ta dallojė hipokrizinė e konvertitėve interesxhinj e pakurrizorė.

Nė anėn tjetėr, shqiptarėt muslimanė do t’ua shtrojnė pyetjen atyre qė po i grishin nė Katolicizėm, ashtu siē e pyeti dijetari e reformatori Xh. Afganiu sulltanin Abdulhamidin, kur ky i frikėsuar nga idetė reformiste tė tij, i sugjeroi Xh. Afganiut qė tė shkojė pėr ca kohė e ta "pėrhap Islamin nė Lindjen e Largėt, sepse ata po dėftojnė simpati pėr ta pranuar Islamin, e ti me zotėsinė tėnde do tė ndihmoje mjaft". Xh. Afganiu kėtij sugjerimi tendencioz iu pėrgjigj nė mėnyrė lakonike se do tė shkonte, por sė pari ata do ta pyesnin se ēfarė Islami dėshiron t’u predikojė atyre: Islamin burimor apo atė tė pranishėm nė Turqi! Nėse na predikon Islamin burimor, do tė thoshin ata, atėherė sė pari atė predikoja bashkėfetarėve tu, e nėse na predikon Islamin e pranishėm nė Turqi, pėr tė s’kemi nevojė." Prandaj, nėse vėllezėrit biologjikė na grishin neve nė Katolicizmin burimor, atėherė atė sė pari le t’ua predikojnė bashkėfetarėve tė vet, e nėse na grishin nė Katolicizmin e pranishėm aktual, i falėnderojmė nga zemra, sepse kaherė kemi hyrė nė moshėn madhore dhe nuk kemi nevojė tė kthehemi nė paganizėm, nė fenė e kryqėzatave e inkuizicionit, kolonializmit e neokolonializmit, histori kjo nga e cila do tė duhej tė skuqemi tė gjithė!

Po ashtu, mos tė harrojmė se liderėt e sotėm botėrorė fare nuk dallojnė nga Xhingiz-kani, pos nė atė se Xhingiz-kani sinqerisht thoshte se ka ardhur tė vrasė, kurse liderėt e sotėm "tė qytetėruar" pohojnė se pėrpiqen tė lidhin paqe e tė ndihmojnė tė varfėrit e tė dobėtit, kurse rrena, torturimi e vrasja sot kanė intensitet mė tė madh se kurdoherė mė parė.

Nė pėrmbyllje mund tė themi se Islami kudo nė botė, nė tė shumtėn e rasteve nė periudhat e okupacionit dhe tė robėrisė, ka qenė mishėrim i qėndresės dhe aktivitetit shpirtėror, kulturor e nacional. Evroperėndimit nuk i ka pėlqyer kjo, ndaj ka zhvilluar aktivitet tė dendur propagandistik, politik, ekonomik e kulturor, nė esencė "racist", pėr ta penguar mėsimin islam nė pėrhapjen e tij.

Popullit shqiptar i mbetet qė nė bazė tė autoktonitetit tė vet, nė bazė tė traditės sė vet islame si shumicė dhe kristiane si pakicė, nė bazė tė vlerave tė veta autentike, islame dhe kristiane, t’i imponohet faktorit ndėrkombėtar pėr njohje e bashkėpunim tė ndėrsjellė, kryesisht me forcat vetjake.

Porosinė e All-llahut xh.sh. nė Kur’an duhet patur parasysh:

"O ju qė besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bėn dėm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do tė sjellė njė popull qė Ai e do atė (popull), dhe ata e duan Atė (Zotin)..." (el-Maide, 54).



LITERATURA

1. "Argumenti" - ~asopis za dru{tvenu teoriju i praksu, br. 2/1982, Rijeka.
2. ^elebija, Evlija, "Putopis po jugoslovenskim zemljama", bot. II, Sarajevo, 1979.

3. "Dituria islame" - mujore fetare kulturore-shkencore, 83/96; 86/96, Prishtinė.

4. Fanoni, Franc, "Tė mallkuarit e botės", Prishtinė, 1984.

5. Frashėri Sami, "Vepra VII (Kamus al-A’lam)", Prishtinė, 1987.

6. Garodi, Ro`e, "@ivi islam", Sarajevo, 1990.

7. El-Hufi, A. M., "Toleranca islame", Prishtinė, 1996.

8. "Islamska misao" - ~asopis za islamsku teoriju i praksu, br. 56/84, Sarajevo.

9. Kalaji}, Drago{, "Smak sveta", Beograd, 1979.

10. ****}, Enes (prire|iva~), "Kur’an u savremenom dobu", Sarajevo, 1990.

11. Kur’ani me pėrkthim e komentim, nga H. Sherif Ahmeti, Medine, 1413 h.

12. Muhammed, M.S., "Kur’ani dėnon diskriminimin racor", Shkup, 1993.

13. "Perla" - revistė shkencore-kulturore tremujore, 1/1996, Tiranė.

14. Rizaj, Skėnder, "Kosova gjatė shekujve XV, XVI dhe XVII", Prishtinė, 1985.

15. Spengler, Osvald, "Propast Zapada", I-IV, botimi dytė, Beograd, 1988.

16. Sheriati, Ali, "Njeriu dhe Islami", Tetovė, 1993/1414.

17. Shkrimi shenjt, nė pėrkthim tė Simon Filipaj, Ferizaj, 1994.

18. Tėrnava, Muhamet, "Popullsia e Kosovės gjatė shekujve XIV-XVI", Prishtinė, 1995.

19. D`ait, Hi{am, "Evropa i Islam", bot. II i plotėsuar, Sarajevo, 1985
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:07 pm

Paragjykimet evroperėndimore e shqiptare ndaj Islamit gjatė historisė

Moto:
"O ju qė keni besuar, nėse ndonjė i pandėrgjegjshėm ju sjell ndonjė lajm, ju shqyrtojeni mirė, ashtu qė tė mos e goditni ndonjė popull pa e ditur realitetin, e pastaj tė pendoheni pėr atė qė keni bėrė." (el-Huxhurat, 6).

HYRJE
Rizgjimi i muslimanėve nė botė gjatė shekullit tė fundit, e nė trojet shqiptare gjatė dy dekadave tė fundit, sėrish nxori nė sipėrfaqe shumė ēėshtje me rėndėsi tė madhe religjioze, kulturore, politike, nacionale e tė tjera. Shumė kritere tė deritashme dhe shumė botėkuptime e pikėpamje tė pranishme, sėrish u vunė nė pyetje. Kallėpet aktuale materialiste evroperėndimore disaqindvjeēare dhe ato materialiste ateiste e ortodokse sllave, filluan tė lėkunden. Shkenca ideologjikisht e ngjyrosur u vu nė pyetje para shkencės sė mirėfilltė e objektive.

Literatura e deritashme, nė tė gjitha fushat, Islamin kryesisht e paraqet ēfarė s’ėshtė: fe regresive, violente, fanatike, intolerante, aziatike, fe e pasioneve, e errėsirės, fe e padijes dhe njė varg "epitetesh" nė frymėn e kėtyre tė parave. Nė kėtė pikėpamje nuk dallojnė literatura evroperėndimore, pravosllave svetisaviane, as shqiptare katolike e ortodokse, por as ajo laike prokristiane. Mirėpo, ndryshe nga disa qendra tė tjera ballkanike, tė cilat nė prezentimin objektiv tė Islamit kanė ecur para, nė Kosovė, Islami nė tė gjitha segmentet e tij, lėre qė nuk ėshtė studiuar objektivisht, por ėshtė injoruar tėrėsisht. Si rezultat i kėsaj gjendjeje nuk kemi as njė tė vetmen vepėr pėr cilindo segment tė Islamit. Atė e hasim nėpėr librat shkollorė nė rolin e "gogolit", tė fajtorit kujdestar pėr tė gjitha tė bėmet e zhbėmet shqiptare: Islami ėshtė fajtor pėr amonolitizmin fetar tė shqiptarėve, ėshtė fajtor pėr prapambetjen e shqiptarėve, ėshtė fajtor pėr dėshtimet politike shqiptare, pėr mosshkollimin e femrave e tė ngjashme. Nėse i lexojmė librat shkollorė tė historisė, do tė ndeshemi me njė gjendje frapante: Islamit i jepet hapėsirė e vogėl dhe atė nė kontekstin negativ. Nėse e lexojmė "Historinė e letėrsisė shqiptare" do tė ndeshemi me konstatime fare tė paqėndrueshme shkencėrisht dhe historikisht. Nėse e lexojmė librin pėr artin, do tė shohim qė prej rreth 200 faqeve tė librit, "artit islam" i kushtohen vetėm 3-4 faqe. Pjesa dėrrmuese e librit i kushtohet artit evrokristian, ndonėse realiteti historik e hapėsinor shqiptar, e veēanėrisht ai kosovar, dėfton tė kundėrtėn. Shembuj tė tillė ka nė tė gjitha fushat. Pėr Islamin mungojnė tė dhėnat objektive, kurse nga paraqitjet e kėtilla mund tė formohet njė bindje e gjymtė, e deformuar dhe e paperspektivė. Kėtė gjendje e ka vėrejtur edhe shkencėtari i njohur shqiptar, i ndjeri Hasan Kaleshi qysh para dy dekadash, kur pohon: "Mund tė thuhet se shqiptarėt janė tė vetmit qė nuk i kanė kushtuar kurrfarė rėndėsie kėtij aspekti..., edhe pse roli i shqiptarėve ėshtė mė i madh se i shumė popujve ballkanikė, me dallim qė ata i kanė studiuar shkrimtarėt e tyre, e ndėr ne kjo punė merret me nėnēmim, tė mos themi me pėrbuzje... Le qė boshnjakėt janė shumė pėrpara nė studime, por madje edhe serbėt edhe maqedonasit."

Kėtė gjendje e vrojton edhe shkencėtari bashkėkohės G. Shpuza kur pohon se: "Nė tė hulumtuarit e mendimit politik, shoqėror dhe iluminist vėrehet njė njėanshmėri mjaft e theksuar. Vihet nė pah me plot tė drejtė orientimi i tyre nga qytetėrimi mė i pėrparuar i kohės, drejt qytetėrimit perėndimor. Por ky orientim sikur absolutizohet dhe paraqitet gati-gati si njė mohim i qytetėrimeve tė tjera, qytetėrimeve lindore tė hershme dhe tė sotshme; nė rastin tonė, tė qytetėrimit islam."

Qėllimi ynė nė kėtė punim ėshtė qė t’i analizojmė vetėm disa raste nga tradita evroperėndimore dhe shqiptare. Me kėtė rast nuk kemi pėr qėllim t’i analizojmė tė gjitha fushat, as madje njė fushė tė caktuar, por vetėm disa raste veē e veē, tė shkėputura, duke tėrhequr vėrejtjen pėr tendenciozitetin dhe destruktivitetin e gjendjes sė tillė si pėr shqiptarėt si popull, ashtu edhe pėr shkencėn dhe mendimin nė pėrgjithėsi si vlerė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:08 pm

GJENEZA E PARAGJYKIMEVE EVROPERĖNDIMORE DHE MANIFESTIMI I TYRE GJATĖ HISTORISĖ

Shpallja e Kur’anit Muhammedit a.s. paraqet fundin e ciklit tė shpalljes - mėshirės sė All-llahut ndaj njerėzve, dhe nuk paraqet risi kundrejt shpalljeve paraprake. Kur’ani pranon pejgamberėt e mėparshėm, pranon burimin hyjnor tė librave qiellorė, por njėkohėsisht i pėrmirėson shtresimet njerėzore historike nė to dhe i plotėson. Me kėtė hap All-llahu xh.sh. nga organizimi grupor – fisnor, njerėzinė e ngriti nė shkallėn superiore, ku mė nuk flitet pėr "Bijtė Izraelitė", persianėt, pėr arabėt e popuj tjerė, ku mė nuk flitet pėr popuj tė zgjedhur, pėr raca tė zgjedhura, mė fisnike, por flitet pėr njerėzinė, pėr besimtarėt, pėr mosbesimtarėt, pėr tė devotshmit dhe pėr kriminelėt. Pėrkatėsisht, Islami hoqi dorė nga standardet e deriatėhershme primitive tė njerėzisė pėr komunikim e bashkėpunim dhe vuri rregulla tė reja: njeriun e ngriti nė pozitė dinjitoze, kurse ēdo gjė nga bota e krijuar e vuri nė shėrbim tė tij.

Nė kėtė mėnyrė, gjatė njė shekulli pas daljes sė Islamit nė skenėn historike, muslimanėt shtriheshin prej bregut tė Oqeanit Atlantik deri te kufijtė e Kinės, qė, siē e thotė kėtė F. Hiti, ishte kjo "mbretėri mė e madhe se ajo romake, kur ajo ishte nė kulmin e saj." Gjatė kėsaj periudhe muslimanėt, duke iu falėnderuar natyrės sė tyre jorrėnuese, jonėnēmuese e jo tė mbyllur, por nė thelb integruese, tė hapur ndaj tė gjithėve e pėr tė gjithė, e mbi tė gjitha tė sinqertė e humanė, kanė "asimiluar nė fenė e vet, nė gjuhėn e vet, e madje edhe nė tipin e vet fizik mė shumė tė huaj se cilado racė tjetėr para dhe pas saj, duke mos e pėrjashtuar atė helene, romake, anglosaksone ose ruse."

F. Hiti mė tej thotė se "arabėt nuk ngritėn vetėm perandori, por ndėrtuan edhe kulturė..., dhe mė vonė kanė ndėrmjetėsuar nė Evropėn mesjetare, rezultati pėrfundimtar i sė cilės ka qenė zgjimi i botės perėndimore dhe hyrja e tyre nė rrugėn e renesansės sė re..." Koha kur "Evropa barbare ende gjendej nė fazėn e inkubacionit, e ēarmatosur dhe e dobėt", "civilizimi islam ishte i llojllojshėm, i krijuar nga ndikime tė shumta, multiform, evolutiv, por besnik frymės sė Shpalljes e cila e ka nisur", i cili u "lind nga fitorja, por edhe nga liria qė erdhi me tė", e pėr tė cilin Hegeli ka thėnė se "kurrė entuziazmi i tillė nuk ka kryer vepra mė tė mėdha."

Nė kuptimin e kėtyre veprave tė mėdha, nė krijimin e kėsaj sinteze tė suksesshme nė planin e pėrgjithshėm, "kanė marrė pjesė mė sė pari bregu jugor i Mesdheut, e pastaj edhe ai verior, kurse bilancit tė saj i pėrkasin kontributet e filozofėve grekė, shpallja hebraike, kristiane dhe islame, punimet e etėrve tė Kishės lindore dhe mė pas perėndimore, kontributi i filozofėve dhe teologėve arabo-islamė etj."

Se si e arriti kėtė sukses Islami, janė dhėnė mendime nga mė tė ndryshmet. Disa nga kėto mendime i kemi analizuar edhe ne nė shkrimet tona, por nė kėtė rast dėshirojmė tė theksojmė njė metodė tė shpėrfillur nga mendimtarėt botėrorė, por edhe nga ata tė proveniencės muslimane, e nė tė cilėn jep shenjė me tė drejtė mendimtari e sociologu iranian A. Sheriati.

Islami, si arabėve ashtu edhe joarabėve, nuk u ėshtė ofruar me metodėn e konservatorizmit qė pėrpiqet ta ruajė traditėn me ēdo kusht, sepse i duket sikur t’i ndahen rrėnjėt nga trungu i drurit, as me metodėn revolucioniste, sipas sė cilės duhet eliminuar tė githa llojet e trashėguara nga e kaluara, me ē’rast shoqėria stagnon, karakterizohet me fanatizėm, e madje as me metodėn reformiste, e cila aplikon ndryshimin gradual tė traditės, tė kushteve shoqėrore, sepse me kėtė metodė paraqiten dukuri negative reaksionare, nga brenda dhe nga jashtė, gjatė periudhės sė gjatė tė kėsaj metode, tė cilat forca ndalojnė apo shkatėrrojnė nismat dhe reformat pozitive. Islami nė vend tė kėtyre metodave tė pėrmendura mė sipėr ofron metodėn e Muhammedit a.s.. Kjo metodė pėrbėhet prej fjalėve tė tij qė i ka thėnė, ligjeve qė i ka miratuar, sjelljes sė tij personale dhe rekomandimeve tė tij. I Dėrguari ruan formėn, thesarin e traditave qė ka rrėnjėt e veta nė shoqėri, nga gjenerata nė gjeneratė, por ai ndryshon pėrbėrjen, shpirtin, qėllimin dhe pėrdorimin praktik tė kėsaj tradite nė mėnyrė revolucionare, kategorike dhe imediate. Me kėtė metodė nuk pranohet asnjė pikė e dobėt nga tri metodat e para, kurse pranohen tė gjitha pikat pozitive tė tyre. Pėr shembull, nė periudhėn paraislame ekzistonte zakoni i larjes sė tėrėsishme tė trupit, qė njėkohėsisht paraqiste edhe besim edhe besėtytni. Arabėt paraislamikė kanė besuar se kur njeriu ka marrėdhėnie seksuale, atėherė ai apo ajo mėshirohen nė xhinn dhe se nė kėtė mėnyrė trupat e tyre do tė bėhen tė papastėr. Derisa nuk do tė mund tė gjenin ujė qė ta lanin tėrė trupin, nuk do tė mund tė liroheshin nga xhinni. Shembullin e dytė e kemi me haxhxhin nė Mekke. Para Islamit haxhxhi ka qenė zakon i arabėve dhe mėnyrė e lavduar e idhujtarisė, qė njėherit i sillte edhe dobi ekonomike fisit Kurejsh. Kėtė status, pak a shumė, e kishte qė nga koha e Ibrahimit dhe Ismailit a.s.. Muhammedi a.s., pasi e pranoi misionin pejgamberik, e pėrvetėsoi haxhxhin nga fiset idhujtare dhe e shndėrroi atė nė njė zakon krejt tjetėr. Populli arab nuk pėrjetoi as dhembjen as ndarjen, sepse formėn e jashtme e ruajti, por e ndryshoi pėrbėrjen, cilėsinė.

Kjo ėshtė ajo metoda e Muhammedit a.s. nėpėrmjet sė cilės individi mund t’i arrijė qėllimet revolucionare pa i bartur nė mėnyrė tė dhunshme tė gjitha konkluzionet dhe zakonet e revolucionit, dhe pa u kundėrshtuar bazave tė fesė dhe vlerave tė vjetra shoqėrore.

Shembulli i Muhammedit a.s. nuk ėshtė ai i Ibni Sinasė, i cili ėshtė gjeni, filozof e shkencėtar, i cili aq shumė e nderoi shkencėn dhe filozofinė, mirėpo, kur u ballafaqua me shoqėrinė, nė vend qė t’i kundėrvihet fatit tė njerėzimit dhe shoqėrisė sė tij, ai u shėrbeu forcave ekzistuese nė shoqėri.

Shembulli i Muhammedit a.s. nuk ėshtė as ai i Hallaxhit, i cili bredhte rrugėve tė Bagdadit duke uluritur: "Mė mori rebelimi. Liromėni nga zjarri qė digjet nė mua. Unė nuk jam asgjė. Unė jam All-llahu", qė d.m.th. "Unė nuk jam unė dhe ēdo gjė qė ekziston ėshtė All-llahu"!’ Ēfarė do tė ndodhte sikur tė gjithė muslimanėt tė vepronin sikur ai?

Po ashtu, Muhammedi a.s. nuk bėn pjesė nė grupin e individualistėve tė cilėt besojnė se shoqėrinė e ndėrrojnė personalitetet e mėdha, por as nė grupin e elitistėve, tė cilėt besojnė se nė fillim paraqitet personaliteti qė pastaj ndiqet nga njerėzit e veēantė, gjenitė dhe njerėzit e shquar, duke formuar grupin. Muhammedi a.s. ėshtė vetėm pėrgjegjės pėr kuptimin e Shpalljes, ėshtė zėdhėnės i lajmeve tė rrugės sė All-llahut, tregues i rrugės, por jo pėrgjegjės pėr pėrparimin nė tė. Nga njerėzit varet se a do ta zgjedhin atė shkollė apo jo. Kjo karakteristikė e bėn Islamin tė jetė shkolla e parė shoqėrore e tė menduarit, shkolla e parė qė njerėzit i konsideron faktorė themelorė dhe fundamentalė tė shoqėrisė dhe historisė. Shkolla islame nuk ėshtė nga ato shkolla qė u flasin tė diturve dhe intelektualėve, tė shquarve apo njė grupi tė zgjedhur, njė grupi apo race superiore, apo mbinjeriut, ajo nuk njeh grupe tė privilegjuara.

Me tė drejtė mund tė shtrohet pyetja: Prej nga burojnė paragjykimet evroperėndimore, nėse, siē e elaboruam shkurtimisht, Islami nuk ėshtė rrėnues, pėrbuzės dhe ekskluziv e as ekskomunikues ndaj tė tjerėve, nėse Islami judeokristianėt i pranon si realitet, kurse librat dhe pejgamberėt e tyre i ēmon!? Vėshtirė ėshtė tė ofrojmė pėrgjigje tė plotė me njė punim. Pėrgjigjja meritore do tė kėrkonte angazhim shumė mė tė madh nga njė ekip ekspertėsh tė fushave tė ndryshme, por, megjithatė, do tė pėrpiqemi tė japim disa orientime qė do tė shėrbenin si bazė solide pėr njė punė mė serioze. Andaj, gjenezėn e problemit nuk duhet kėrkuar nė njė burim, apo nė njė periudhė kohore. Problemi ėshtė kompleks, shumėdimensional dhe kėrkon qasje konstruktive nė shumė rrafshe.

Rrafshi i parė ku duhet kėrkuar shkakun e krijimit tė botėkuptimeve paragjykuese e tendencioze tė evroperėndimit ndaj Islamit, duhet kėrkuar nė vetė natyrėn e Judeo-kristianizmit, qė d.m.th., nė Bibėl, e cila pranon qartė superioritetin e hebrenjve ndaj popujve tjerė. Tradita hebraike qė, pas Ezuas dhe Nehemiut, karakterizohet me teorinė racore mbi popullin e zgjedhur, ka ndikuar qė edhe Kisha kristiane e ka konsideruar veten trashėgimtare tė asaj zgjedhshmėrie: "Ju jeni racė e zgjedhur... popull i shenjtė" (Letra e parė e Pjetrit, II, 9). Superioritetin e tyre hebrenjtė e shohin edhe nė atė se ata "ndalojnė kamatėn ndėrmjet tė vetėve, por e lejojnė me tė huajt, duke pretenduar se ata nuk kanė ndonjė obligim ndaj atij populli injorant." Pėrkatėsisht, hebraikėt lejojnė skllavėrimin e tė tjerėve, por jo edhe skllavėrimin e racės sė vet. Ky superioritet i tyre zinte fill edhe nė trashėgiminė e lashtė letrare, nė krenarinė nacionale dhe kulturore tė tyre. Si konsekuencė e gjithė kėsaj, ata ēdo paraqitje hyjnore, ēdo intervenim hyjnor nė botėn fenomenale pas Teuratit (Torės) e konsideronin si falsifikim tė traditės biblike, ndaj, edhe pse Isai (Jezusi) ishte i tyre, ata nuk e pranuan atė pėr tė dėrguar tė Zotit pas Musait (Mojsiut). Ngjashėm ndodhi edhe me Muhammedin a.s., pejgamberinė e tė cilit nuk e njohėn as Hebraizmi, as Kristianizmi, ndonėse nė "Deuteronomia" 18:18, Zoti i tha Mojsiut: "Prej vėllezėrve tė tyre (prej ismailitėve, N.I.) do tė dalė njė Profet i cili do tė jetė si ti (Mojsi) dhe nė gojėn e tij unė do tė vė fjalėt e mia, e ai do t’ua transmetojė atyre urdhrat e kėshillat e mia."

Moment tjetėr me rėndėsi ėshtė tė njihet realiteti se dalja nė skenė e Islamit si forcė konkurruese, si Judaizmin ashtu edhe Kristianizmin, e bėri tė vijė nė shprehje natyra e tyre pėrēmuese dhe pėrjashtuese, ndonėse judeokristianėt, si atėherė ashtu edhe tash, me bollėk proklamojnė mesazhet e dashurisė. Nė Ungjillin e Llukės thuhet: "... E kush mė pranon mua, e pranon atė qė mė dėrgoi mua..." (Luka, 9:48), ose: "... E kush mė pėrbuzė mua, e pėrbuzė atė qė mė dėrgoi mua". (Luka, 10:16).

Ata qė mbesin jashtė Kishės, d.m.th. edhe muslimanėt, nga dita nė ditė do tė ekspozohen para sprovave tė intolerancės dhe dhunės, sepse Ungjillli thotė: "Kush nuk ėshtė me mua, ėshtė kundėr meje, dhe kush nuk mbledh me mua, shkapėrderdh." (Mateu, 12:30).

Nė mbėshtetje tė fjalėve biblike "... dhe detyroi tė hyjnė..." (Luka, 14:15-24), Kisha ka konkluduar se udhėzimi mund tė imponohet me dhunė dhe se Kisha ka tė drejtė tė bėjė presion e ta terrorizojė shpirtin njerėzor, e ndaj atyre qė refuzojnė, ata tė ndėshkohen me ekskomunikim ose tė digjen nė zjarr.

Pėrkundėr kėtyre thėnieve jotolerante e madje edhe kanosėse dhe represive tė teksteve biblike, disa kronika lindore nga shekulli VII na shpiejnė tė kuptojmė drejt njė qėndrimi afirmativ tė Islamit nga ana e kristianėve. Madje, kristianėt monofizitė tė Lindjes me dėshirė e pranuan pushtetin politik tė pushtuesit arab, sepse prej tij prisnin tolerancė mė tė madhe se sa prej vetė shtetit qendror kristian. Mirėpo, zhvillimi dhe zgjerimi i shpejtė i Islamit nxiti kthesė vendimtare nė tre kontinente: nė Azi, Afrikė dhe Evropė, dhe nga themeli lėkundi fuqitė mė tė mėdha tė asaj kohe: Bizantin dhe Persinė dhe shtetet pėrreth, qė nxiti urrejtje tė madhe. Kisha, e cila nga rėnia e Romės mė 476 forcohej suksesivisht, nė shekullin VIII nė tėrėsi kishte absorbuar segmentet e tėra ushtarake, politike dhe administrative tė Romės. Kisha nė atė kohė zhvillonte formulėn: nė skenėn politike mbretėrit janė sovranė, por, njėkohėsisht, ata duhet ta njohin autoritetin shpirtėror tė Kishės. Pas shumė pėrpėlitjesh midis Kishės dhe autoriteteve profane evropiane, ajo u forcua dhe erdhi nė pozicion ta marrė sundimin profan. Kėshtu, shekulli VIII e mė vonė, karakterizohet me njė njohje tė vrazhdė tė Islamit, sa madje Jean Damascenea nė veprėn e vet De Heresibus, Islamin ka tentuar ta identifikojė me njė herezi arianite. Nė anėn tjetėr, me kalimin e kohės, supremacioni papnor, pėrkatėsisht Kristianizmi politik identifikohet me Perėndimin evropian, dėshiron tė jetė organizėm politik, qė, kjo ėshtė e qartė, ai mė nuk ėshtė bashkėsi e rėndomtė fetare. Pushtimet muslimane gjatė shekujve VIII-X nė zonat periferike tė Evropės: nė Spanjė, Italinė Jugore, Galinė Jugore, janė konsideruar barbare dhe anarkike, duke i quajtur arabėt grabitēarė, kriminelė etj.

[Vazhdon]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:09 pm

Ky botėkuptim qė ėshtė moment i ri, niset nga tėrbimi kundėr Pejgamberit Muhammed a.s., i cili ėshtė shkaktari mė i madh pėr pengimin e kryqimit tė mbarė njerėzisė, i cili pėr predikim pėrdorte Kur’anin, atė grumbull tregimesh, sipas tyre, tė vjedhura nga Bibla e pastaj tė shtrembėruara, i cili kishat i ka shndėrruar nė xhamia, d.m.th. nė sinagoga djajsh. Kjo gjendje tėrbimi do tė kulmojė me luftėrat kryqtare dhe me inkuizicionin kristian, tė cilat do t’ju shkaktojnė aq shumė dėm muslimanėve saqė ēdo kristian i ditėve tė sodit do tė duhej tė turpėrohej pėr veprimet e tė parėve tė tij. Burimet historike tregojnė se pėr njė kohė tė shkurtėr, e pėr shkak tė politikės restriktive, gjyqet inkuizitare kanė dėnuar me vdekje nė zjarr 30.000 njerėz. Janė mbytur e djegur shumė shkencėtarė e artistė, e qė emrat e G. Galileut, Xh. Brunos e N. Kopernikut e shumė tė tjerėve na flasin mjaft.

Mė herėt theksuam se entitetet individuale kulturore, si ai evropian, arabik, islamik, levantik, hebraik etj., kanė njė fundament tė pėrbashkėt - mesdhetar, qė ėshtė themel i universalizmit tė secilės nga kulturat e cekura, mirėpo pėr shkak tė raporteve tė prishura ndėrmjet Botės islame dhe Evropės, nė shekullin XIII - XIV ky themel universal i pėrbashkėt filloi tė dobėsohet kėshtu qė elementet integruese universale filluan tė bien nė harresė dhe njėri-tjetrin ta shohin si kundėrshtarė e jo si aleatė tė vlerave universale. Si rezultat tė kėsaj gjendjeje kemi dy komplekse psikologjike, kompleksin evropian tė "superioritetit" - tė gjitha meritat i pėrshkruhen Evropės, dhe kompleksin islam tė "inferioritetit", tė izolimit dhe tė ndarjes nga ky prosperitet universal, qė te muslimanėt ka zgjuar rezistencėn refleksive kundrejt universalitetit. Kjo harresė ka shtrembėruar vetėdijen kulturore nė tė dy anėt. Njėra-tjetrėn nuk e njohin dhe nuk mendojnė se duhet tė njihen.

Nė shekullin XVI e mė vonė, polemikat drejtuar Islamit nuk janė mė aq intensive. Nė planin politik, Islami u identifikua me Perandorinė Osmane, karakteristikė kjo qė do tė vėrehet se ėshtė infiltruar edhe ndėr kristianėt shqiptarė qė nga shekuli XVI, XVII, e deri nė ditėt tona, duke i identifikuar muslimanėt shqiptarė me turqit. Pėrkundėr ndjenjės sė tyre se Islami si religjion duhet tė flaket nga rrjedha shpirtėrore qendrore e njerėzisė sepse ai ėshtė simbol i fanatizmit, nė planin dituror, megjithatė shihen pėrpjekjet qė tė njihet Islami. Kėtė dukuri D. Buēan e vrojton shkėlqyeshėm dhe konfirmon se pėrkundėr luftėrave tė pėrgjakshme, "elita intelektuale e ka njohur njėra-tjetrėn". Kėsaj njohjeje, mbase, i ka ndihmuar edhe fakti se Mesdheu ka qenė qendėr e botės, dhe Evropa vetėm nėpėrmjet Islamit ka mundur tė vijė nė kontakt me pjesėn e mbetur tė botės. Islami nė Mesdhe nuk ishte vetėm forca prijatare ushtarake dhe kundėrshtar ideologjik, por edhe shembull filozofik dhe shkencor. Islami thelbėsisht ka marrė pjesė nė inicimin e tė gjitha aspekteve tė universalizmit, qė nga ai filozofik e deri te ai shkencor.

Shekulli XVIII e pas, karakterizohet me riaktivizimin e arsenalit mesjetar kristian ndaj Islamit. Karakterizohet edhe me evrocentrizmin e fuqishėm si ndėr kristianėt e majtė ashtu edhe ndėr kristianėt e djathtė, me theks tė veēantė qė majtistėt mundohen t’ia injorojnė Islamit dimensionet e pastra moderne, domenin e brendshėm kulturor fuqishėm tė lidhur pėr tė kaluarėn. Imperializmi perėndimor dhe kreatura e tij, orientalizmi perėndimor, Islamin e kanė paraqitur si "religjion fanatik, tė errėt, qė ithtarėt e vet i edukon nė besimin e ngushtė, dogmatik, i cili ėshtė armiqėsisht i disponuar ndaj lirisė sė mendimit dhe zhvillimit tė lirė tė ideve".

Pa intencė qė tė lėshohemi nė hollėsi, do t’i theksojmė e interpretojmė disa dijetarė, pėrkatėsisht disa ndodhi, nga tė cilat nė mėnyrė mjaft plastike do tė sheshohet pozita e Islamit dhe muslimanėve kundrejt / nėn Perėndimin kolonialist. Ernest Renani, njėri ndėr antropologėt shpirtėrorė dhe moralė mė tė mėdhenj tė botės, nė Sorbonė tė Francės, nė mars tė vitit 1883, me titullin "Islami dhe shkenca" konfirmoi se Islami frenon zhvillimin e mendimit njerėzor. Pakuptimėsitė e tij mund tė shihen edhe nė pohimin vijues se "raca shpirtėrore e njeriut ėshtė raca Veriore dhe Perėndimore", me ēka E. Renani paraqet frymėn raciste nė kontinuitet nga tradita biblike judeisto-kristiane e greko-romake "mbi popullin e zgjedhur", por edhe njėherit shėrben si "mėsues" pėr brezat e ardhshėm.

Filozofi i njohur perėndimor, Volteri, nė veprėn e vet "Muhammedi dhe fanatizmi" pat shprehur gjykim nėnēmues, madje armiqėsor ndaj Islamit. Mė vonė, nė "Ese mbi traditat", toni i tij ėshtė mė i nuancuar e mė i kthjellėt, ndonėse sėrish i ashpėr. Volteri qartė pohon se Islami i ka zgjedhur si simbol fanatizmin, antihumanizmin dhe dėshirėn pėr pushtet. Ai pėr Jezusin pohon se ėshtė i mirė, por kristianėt janė bėrė jotolerantė, derisa pėr muslimanėt thotė se janė tolerantė, edhe pėrkundėr "pejgamberit tė keq". Lidhur me kėto qėndrime tė Volterit, Napoleoni pat pohuar se "Volteri kėtu e ka tradhtuar historinė dhe zemrėn njerėzore."

Edhe Vollni nuk ėshtė larg Volterit. Ai pohon se "Muhammedi arriti tė formojė njė mbretėri politike dhe teologjike, nė dėm tė mėkėmbėsve tė Mojsiut dhe Krishtit." Mė tej ai pohon se Muhammedi si personalitet ambicioz, ia ka nėnshtruar religjionin "planeve tė tij pėr sundim dhe pikėpamjeve tė veta profane." Mė korrekt nė raport me Islamin nuk ėshtė as Shatobriani (Chateaubriand), kur pohon se "Islami mbetet barbarizėm i organizuar, i humanizuar me religjion, me gjuhėn universale njerėzore."

Lamartini, pak a shumė, dallon nga tė tjerėt dhe ka mendime mė pak tė ngarkuara nga tradita evrokristiane. Ai ka pranuar autenticitetin e Shpalljes dhe e ka kuptuar dimensionin e dyfishtė tė Kur’anit, universal dhe specifik. "Ndonėse afirmon njėfarė superioriteti tė religjionit kristian nė raport me atė islam, megjithatė, nė perspektivėn historike tė religjioneve, ėshtė e qartė se Islami ėshtė religjion mė i zhvilluar se Kristianizmi, sepse vjen nė epokėn e mėvonshme tė zhvillimit tė monoteizmit: ėshtė mė abstrakt, mė i pastėr dhe mė racional." Lamartini e pėrshkruan Islamin si "teizėm praktik dhe kontemplativ. Nuk konvertohen njerėzit e tillė: shkohet nga dogma jo e zakonshme kah dogma e thjeshtė; nuk mund tė shkohet nga dogma e thjeshtė kah ajo jo e zakonshme..." Duke iu pėrgjigjur Vinjit (Vigny-t), i cili Islamin e pėrkufizon si "Kristianizėm tė bastarduar", pohon se Islami ėshtė "Kristianizmi i pastruar", por pėrkundėr tė gjitha kėtyre, e rekomandon kolonializmin.

Pikėpamjet e shekullit XX nė Evropė mbi Islamin, kryesisht janė kontinuitet i vizionit mesjetar tė Islamit. Lidhur me kėtė, F. Hiti pohon se "gjurmė tė asaj paraqitjeje ka edhe sot shumė."

Goldziheri Islamin nė fillim e sheh si "revolucion moral, por nė fazėn medinase Islami u bė religjion luftarak". Ai pohon se "humanizmit fisnor, muruvve, Islami ia kundėrvuri idealin fetar - dinin, nė dimensionet mė tė gjera. Me kėto, sipas tij, Islami ka kryer njėfarė shekullarizmi tė fesė." Ngjashėm mendon edhe Snouck - Hurgronje kur pohon se Islami ka "hyrė nė botė si religjion politik dhe domethėnien e vet universale ia ka borxh atij unifikimi tė dy faktorėve nė parim tė paunifikuar." Kurse Levi - Strauss nė mėnyrė lucide ka vėrejtur se "prosperiteti i Islamit nė kohėn e tij dhe rėnia e tij kanė pėrcaktuar vrazhdėsinė e tij tė ardhshme, sikur qė revolucionariteti shpie drejt sprovimit tė konservatorizmit, kurse ideja mbi pėrsosurinė bllokon ēdo proces tė pėrsosurisė sė mėtejme."

Nuk ėshtė intenca e kėtij shkrimi qė tė shtrohen mendimet mė tė vrazhda, mė blasfemuese ndaj Islamit, por me shtruarjen dhe analizimin e tyre, aq sa, tė shihet thelbi i paragjykimeve nė mendimet diversitive dhe shkollat heterogjene evropiane, dhe, siē thotė Sartri lidhur me veprėn "Tė mallkuarit e botės" tė F. Fanonit, se po e lexojmė kėtė libėr kundėr vetes "... tė na tregojė se ē’kemi bėrė prej tyre, pėr ta kuptuar se ē’kemi bėrė prej vetes..., sepse Evropės po i kėrcėnohet rreziku i madh i shkatėrrimit", sepse "dhuna koloniale nuk ka pėr qėllim vetėm t’i mbajė nė fre ata njerėz tė robėruar, por ajo synon edhe t’i dehumanizojė ata." "Asgjė nuk do tė kursehet pėr t’i zhdukur traditat e tyre, pėr t’i zėvendėsuar gjuhėt e tyre me tonat, pėr ta shkatėrruar kulturėn e tyre pa ua dhėnė tonėn". "Meqė tė tjerėt bėhen njerėz kundėr neve, del se ne jemi armiq tė gjinisė njerėzore;... Vlerat tona tė dashura i humbin krahėt; po t’i shikojmė pėr sė afėrmi, nuk do tė gjejmė asnjė qė tė mos jetė e zhytur nė gjak."

Qysh nė mesin e shekullit XIX, nė vitin 1840, pat tėrhequr vėrejtjen Thomas Carlyle, autor i librit "Mbi heronjtė", duke thėnė: "Do tė ishte i kotė ēdo mendim pėr kėtė botė, po qe se pranojmė se qindra miliona njerėz jetojnė e vdesin nė tė pėr diēka qė do tė ishte mashtrim, sharlatanizėm dhe intrigė, pėr diēka qė do tė ishte e pavėrtetė, sepse e pavėrteta mund tė ngadhėnjejė pėr njė ēast, mirėpo vetėm e vėrteta mund tė ndezė botėn ashtu si e ndezi Muhammedi. Sekreti i fuqisė dhe i pėrhapjes sė Fesė islame, qėndron nė vėrtetėsinė e saj hyjnore e jo nė shpatė, nė tė cilėn insistohej nė Evropė si nė "argumentin" kryesor kundėr Islamit. Kjo nuk qėndron, nga arsye tė thjeshta, sepse edhe Islami kur u lajmėrua ishte zėri i njė njeriu: njė njeri i vetėm kundėr tė gjithė njerėzve. Qė ai ta marrė shpatėn dhe tė pėrpiqet ta propagandojė fenė e tij me tė, do tė bėnte shumė pak punė. Sė pari duhet ta gjeni shpatėn."

Se paragjykimet nuk janė karakteristikė e Mesjetės dhe e kolonializmit, por edhe e modernizmit, dėfton e dhėna qė na afron intelektuali i njohur botėror Rozhe Garodi, i cili thotė se: "Kur nė Algjeri kam dėshiruar t’i njohė traditat e lavdishme tė kulturės dhe civilizimit arab, u ballafaqova me krimin e vėrtetė tė cilin kolonializmi e bėri kundėr arsyes njerėzore." Nė Algjeri, koloninė franceze tė asaj kohe, pas Luftės sė Dytė Botėrore, R. Garodi pohon se ka hasur nė veprėn "Pasqyrė e shkurtėr e politikės islame" nė tė cilėn gjendet pėrkufizimi vijues i shkencės arabe: "Shkenca arabe, e cila ka shkuar nė pakthim, paraqet, nė tė vėrtetė, vetėm fragmente tė mendimtarėve grekė tė cilat i kanė pėrkthyer jehudėt nė Mesjetė," qė paraqet pasqyrė tejet tė shrembėr tė realitetit. Madje, Rozhe Garodi pohon se nė atė kohė "ēdo tentim i ndriēimit tė "kontributit historik tė kulturės arabe" pėrmban nė vete reagim ndaj politikės arsimore kolonialiste..." Pra, nga njė anė Islami injorohet e vetėm pjesėrisht prezentohet dhe atė nė mėnyrė tė shtrembėr. Fjala vjen, fėmijėt qė nga klasa e dytė dhe e tretė, indoktrinohen me mitin se popujt perėndimorė janė superiorė ndaj atyre lindorė. Bile edhe profesorėt universitarė dhe mendimtarėt e tjerė, nė tė gjitha fushat e universiteteve e arsyetojnė ndjenjėn e superioritetit racor, ndonėse borgjezia perėndimore mė sė shpeshti arrin ta fshehė kėtė racizėm duke i shumėfishuar nuancat e tij, gjė qė ia bėn tė mundshme ta ruajė tė paprekur proklamatėn e saj pėr dinjitetin e madhėrishėm njerėzor. Ky racizėm i tyre perfid ndaj zezakut dhe ndaj arabit ėshtė racizėm pėrbuzės, racizėm pėrēmues. Mendimtari iranian M. Asa’di, botėkuptimin perėndimor se njeriu ėshtė burim i tė gjitha forcave e fuqive, nė epokėn e humanizmit e tė renesansės dhe pas saj, e sheh si pėrgatitje tė terrenit pėr teoritė racore ose territoriale, e ndėr mė tė zėshmit nė kėtė aspekt janė Gubino, Renani, Niēe e tė tjerė. Mirėpo, pėr ilustrim do ta marrim njė shembull konkret qė ndodhi nė Universitetin e Sorbonės, nė shekullin XX, ku njėfarė M. D., e shkruan disertacionin me temėn e qelizave tė tė zinjve pėrkundėr atyre tė tė bardhėve. Njė grup i profesorėve tė njohur botėrorė kėtij farė M. D. ia ofroi titullin e duhur, pasi ai ka pėrdėftuar se qelizat e trurit nė korteksin e njeriut tė zi janė mė tė pakta ndaj atyre tė tė bardhit; ose, se kthesa e bishtit nė qelizėn e tė ziut ėshtė mė e shkurtėr se ajo e tė bardhit.

Shembull tjetėr tė ndjenjave tė sėmura kolektive e tė pėrkrahura nga establishmenti udhėheqės kemi pikėpamjet e profesorit bashkėkohor Zigfrid, i cili thotė: "Zoti ka krijuar dy lloje racash nė natyrė: shefin i cili duhet tė udhėheqė, dhe punėtorin i cili duhet tė dėgjojė. Cili ėshtė mė i nevojshėm? Sigurisht, punėtori. Nė ēdo njė mijė punėtorė ka dy deri nė tre shefa. Kėshtu, Zoti e ka krijuar racėn evropiane qė ėshtė shefi dhe atė lindore, qė ėshtė punėtori. Ja pse mesatarja e natalitetit nė Lindje ėshtė 3-5% nė vjet, kurse nė Perėndim 1%". Prof. Zigfrid, po ashtu, thotė: "Ajo qė e sheh dhe tenton ta injorosh nė trotuar ėshtė ndonjė zotėri francez, njė punėtor mesatar me flokė ngjyrė tė ēelur dhe me sy tė kaltėr, qė lehtė mund tė udhėheqė organizata tė mėdha dhe zyra nė Lindje. Por, po tė shkosh nė Lindje, do tė gjeshė mendimtarė dhe personalitete tė mėdha, tė cilėt janė tė paaftė tė udhėheqin njė organizatė prej gjashtė vetash. Pėrse, pėr arsye se truri Perėndimor e krijon civilizimin dhe organizimin, kurse truri Lindor ėshtė sentimental, poetik dhe teozofik. Pėrveē asaj, njė evropian ėshtė i aftė tė punojė nė njė makinė dyzet vjet, e njė lindor e prish atė pėr gjashtė muajt e parė, dhe pastaj vazhdon tė punojė me kėtė makinė tė prishur njėzet vite tė ardhshme."

[Vazhdon]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:09 pm

Nuk dėshirojmė ta komentojmė qėndrueshmėrinė e pohimeve tė akad. Zigfridit, pėr shkak tė qartėsisė sė mjaftueshme, por, megjithatė, duhet shtruar pyetjen se paaftėsia, qoftė biologjike, qoftė mendore e lindorit, a ishte e pranishme edhe atėherė kur ai (arabi, persiani, berberi, turku etj.), me shekuj ka ditur tė udhėheq e ta organizojė botėn, t’i japė shpirt dhe jetė Evropės, t’ia mėsojė asaj monoteizmin e mirėfilltė, moralin e pastėr, shkencėn dhe kulturėn e dobishme, apo kėtu ėshtė nė pyetje "mosnjohja" e makinės dhe "korruptimi" i lindorit, e jo paaftėsia kongenitale e tė gjithėve jashtė Evropės!!!

Ėshtė metodė e sprovuar se paragjykimet mund tė kenė efekt nėse sistematikisht dhe kėmbėngulėsisht regjistrohen dhe theksueshėm pėrsėriten tė gjitha shfaqjet negative, siē kemi rastet e sipėrme, dhe nėse sistematikisht heshten gjėrat dhe shfaqjet pozitive nė tė kaluarėn dhe nė tė tanishmen islame. Shembullin vijues historik e kemi nga metoda e heshtjes sė gjėrave pozitive, pėrkatėsisht kemi "komplotin e heshtjes". Psh. shumė historianė nė paraqitjen e zhvillimit tė matematikės nga Euklidi kalojnė direkt nė fillimet e matematikės evropiane, duke kapėrcyer si nė shaka periudhėn prej mė se 1000 vjetėve. Lexuesi sipėrfaqėsor nuk e vėren kėtė "kėrcim fatal", por edhe nėse e vėren, nuk i jep rėndėsi tė veēantė, sepse qysh pėrpara ėshtė pėrgatitur njė zbrazėtirė e a.q. Mesjetė. Ėshtė lėshuar fakti se matematikani musliman Ibn Ahmedi ka zbuluar zeron (nė librin "Ēelėsat e shkencės"). Vepra e Muhammed ibn Musa "Llogaria e integrimit dhe barazimeve" u pėrkthye nga Gerard de Cremone nė shekullin XII nė gj. latine, qė nė Evropė shėrbeu si tekst elementar deri nė shekullin XVI. Abdullah El-Berani (sh. X) konsiderohet krijues i trigonometrisė moderne, etj. etj.

Rastin tjetėr e kemi tė kohėve mė tė reja edhe atė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė njėrin prej shteteve, sipas tyre dhe tė verbuarve ndaj tyre, mė tė kulturuar e mė tė civilizuar nė botėn bashkėkohore, nė shtetin Teksas. Se paragjykimet dhe diskriminimet fetare e nacionale nuk janė "relikte" pėr muzeume, na dėshmon fakti nga gjykata e Dallasit dhe nga gjyqtari Gaither. Ky gjyqtar, nė kėtė gjykatė tė Dallasit, tė shtetit Teksas tė SHBA-ve, mė datėn 09.04.1994, familjes shqiptare tė vendosur nė kėtė shtet, Sadri e Sebahate Krasniqit nga Kosova, i komunikoi: "Ndėrgjegjja nuk mė lejon qė kėta fėmijė t’i kthehen nėnės sė tyre". Dy vjet mė vonė, gjatė vitit 1996, gjyqtari Gaither deklaroi para televizionit se fėmijėt e kanė mė mirė nė familjen e tashme tė krishterė dhe do tė ishte e dėmshme pėr fėmijėt t’i ktheheshin familjes muslimane, pėr arsye se familja e fėmijėve ėshtė muslimane", dhe e gjithė kjo pėr, gjoja, abuzim seksual tė babait ndaj bijės sė tij 4 vjeēare, proces ky i montuar dhe i dėshmuar si i montuar, kurse babai i liruar nga akuza pas hetimeve shumėmujore. Nga kjo ndodhi e ditėve tona shohim qartė se deri nė ē’shkallė ka arritur verbėria evroperėndimore kristiane nė paragjykimet e tyre ndaj muslimanėve nė botė. Ndonėse elaboruam disa segmente tė gjenezės sė paragjykimeve, mė duket mjaft sinjifikativ dhe i qėlluar pohimi i intelektualit boshnjak Ferid Muhiq, i cili nė promovimin e paradokohshėm tė librit tė vet "Ne zaboravi Bosno", nė xhaminė e Munihut, thotė: "Kėtė qė e bėmė tash (falja e namazit tė drekės) ėshtė shkaku kryesor qė nuk na duan... Mirėpo, tė gjithė ata qė i kundrojnė muslimanėt se si pėrulen duke u falur dhe sipas saj e vlerėsojnė karakterin e tyre, thellė janė nė mashtrim. Pikėrisht ai qė i falet All-llahut xh.sh. nuk do t’i pėrkulet askujt tjetėr."

Paragjykimet evroperėndimore janė tė shumėnumėrta, andaj nuk mund t’i numėrojmė as pėr sė afėrmi, ndėrsa shembujt e theksuar kėtu shėrbejnė vetėm si ilustrim se edhe nė epokėn e modernizmit dhe post-modernizmit ekzistojnė paragjykime tė tipit mesjetar, e qė kanė tė bėjnė veēanėrisht me strukturėn e religjionit islam, me Islamin si, gjoja, religjion dhune, si religjion i sensibilitetit tė shfrenuar, si religjion i gabueshėm. Pėrkatėsisht, paragjykimet, nė tė shumtėn, zėnė fill nė atė se Islami nuk ėshtė vetėm emėrtim pėr religjionin, por edhe sinonim pėr shoqėrinė qė ka ndėrtuar civilizim autokton e tė veēantė.

Me tė drejtė princ Ēarlsi vrojton duke pyetur e konstatuar se: "Ėshtė e ēuditshme pėrse moskuptimet ndėrmjet Islamit dhe Perėndimit duhet tė vazhdojnė, kur ajo qė i bashkon kėto dy botė ėshtė shumė mė e fuqishme se ajo qė i ndanė: monoteizmi, pėrkohėsia, pėrgjegjėsia, bota tjetėr, respekti ndaj diturisė, mėshira ndaj tė varfėrve, rėndėsia e jetės familjare, respekti ndaj familjes." Sipas tij: "Moskuptimet paraqiten kur nuk ia arrijmė tė ēmojmė se si tė tjerėt e shohin botėn, historinė e saj dhe rolet tona pėrkatėse nė tė". Mė tej ai shton se: "Mėnyra se si ne sot e shohim Islamin rezulton ta konsiderojmė si kanosje dhe rrezik, nė Mesjetė si pushtues ushtarak, ndėrsa nė kohėt mė bashkėkohore si burim tė mostolerimit, ekstremizmit dhe terrorizmit", ndonėse "Islami mesjetar ishte njė religjion i tolerancės sė jashtėzakonshme pėr kohėn e vet qė u lejonte hebrenjve dhe tė krishterėve t’i praktikojnė besimet e tyre tė trashėguara, duke dhėnė njė shembull i cili fatkeqėsisht pėr shumė shekuj me radhė nuk u kopjua nė Perėndim." Mirėpo, aktualisht, mė sė shumti qė i iriton perėndimorėt ėshtė angazhimi dhe aktiviteti i muslimanėve qė ta nxjerrin Islamin nga kuientizmi folklorik, ndėrsa duke i sintetizuar politikėn, kulturėn dhe religjionin, nga shumė ēėshtje qė bien nė sy, ne do t’i shqyrtojmė vetėm dy: ēėshtjen e nacionalizmit dhe ēėshtjen e femrės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:10 pm

NACIONALJA DHE NACIONALIZMI
Njė nga ēėshtjet qė mė sė shumti zgjon polemika, madje edhe antagonizma ideologjike e shoqėrore nė raportet Islami – Perėndimi, ėshtė tė perceptuarit e drejtė tė ēėshtjes nacionalja dhe nacionalizmi. Siē edhe kemi cekur nė njė shkrim tjetėr, "nacionaliteti" ėshtė kualitet individual i njeriut, individual nė raport me njerėzinė dhe individual nė raport me njeriun. Vetėkonfirmimi i nacionalitetit mund tė fitojė forma tė nacionalizmit, d.m.th. tė mbylljes, ekskluzivitetit, armiqėsisė ndaj nacionaliteteve tjera. "Duke e parė rrezikun nga ky potencim, e majta ia kundėrvuri internacionalizmin, qė paraqet skajin tjetėr tė nacionalizmit. Mirėpo, siē vėren N. Bergjajevi, internacionalizmi ėshtė varfėri abstrakte; ai nuk ėshtė unitet konkret i njerėzisė, qė ka nė vete tė gjitha shkallėt e individualitetit nacional, por unitet abstrakt qė mohon individualitetet nacionale". Pėr kėtė arsye, nė vend tė internacionalizmit, "nacionalizmit duhet kundėrvėnė universalizmin", i cili fare nuk i mohon individualizmat nacionalė, por i pėrfshinė nė unitetin konkret, sepse "nacionaliteti ėshtė vlerė pozitive qė pasuron jetėn e njerėzisė, qė pa tė paraqet abstraksion, kurse nacionalizmi ėshtė e keqe, vetėkonfirmim dhe pėrbuzje egoise, e madje edhe urrejtje ndaj popujve tjerė." Pėr t’i neutralizuar synimet nacionale, drejt tė cilave po shkojnė SHBA-tė, e hapave tė tyre edhe Evropa, N. Bergjajev propozon "federalizimin e popujve, mohimin e sovraniteteve tė shteteve nacionale."

Dhe, derisa shtetet evroperėndimore duan ta flakin nacionalizmin si botėkuptim nga mesi i tyre, ato nė mėnyrė tė paskrupullt e shfrytėzojnė kėtė sėmundje pėr realizimin e politikės sė tyre perfide "pėrēaj e sundo". Nė mbėshtetje tė kėsaj politike, ata e kanė ndarė Botėn muslimane nė turq, arabė, kurdė, persianė, afrikanė, aziatė, boshnjakė, shqiptarė e tė tjerė dhe nė kėtė mėnyrė ruajnė politikėn e vet ekspansioniste, eksploatuese dhe shtypėse. Ata krijojnė armiqėsi dhe urrejtje etnike dhe ndėrsojnė popujt nė luftė njėrin kundėr tjetrit. Fatkeqėsisht, pėrvetėsimi i nacionalizmit si bazė e politikės sė tyre, ėshtė njė vetėvrasje pėr muslimanėt, sepse, siē e thotė kėtė F. Fanoni, nėse nacionalizmi "nuk ndriēohet, nėse nuk begatohet dhe nuk thellohet, nėse nuk shndėrrohet shpejtė nė vetėdije politike dhe sociale, nė humanizėm, ai, nacionalizmi shpie nė njė udhė pa krye."

Evropa ēdo ditė kėrkon modele pėr unitet, organizon tubime nga tė gjitha fushat e jetės dhe rezultatet e tubimeve i aplikon nė pėrditshmėrinė tonė, duke u thirrur nė vlerat njerėzore, ndėrsa me synim qė tė imponojė, sendėrtojė dhe eksploatojė botėn jashtė saj. Por, kur muslimanėt, pėrkatėsisht njė pjesė e tyre, mendojnė pėr modele tė unitetit politik, ekonomik, shoqėror e kulturor, pėr t’u zhvilluar e pėr t’u mbrojtur, e jo pėr tė dominuar, makineria e fuqishme propaganduese perėndimore i akuzon ata pėr destabilizim rajonal, pėr rrezikim tė sistemit global botėror, pėr fundamentalizėm, pėr terrorizėm. Kultura perėndimore humaniste e prirur ta pranojė tipin e vet tė kulturės pėr universale dhe tė vetme, nuk pranon ekzistimin e tipeve tjera tė kulturės, nuk kėrkon plotėsimin e kulturės vetjake me kulturat tjera, ndaj ėshtė transformuar nė kulturė raciste, evrocentriste, dhe me kėmbėngulje insiston nė shekullarizimin e shtetit nė ēėshtjet e religjionit, jo, siē e thonė, tė mospėrzihet shteti nė punėt fetare, por pėr ta vėnė kontrollin "e pėrgjithshėm tė shtetit mbi tė gjitha aktivitetet fetare, duke e bėrė tė pamundur efektivitetin e ēdo mendimi tė pavarur tė ulemasė, e cila refuzon tė blehet nga ana e pushtetit, qė mos tė funksionojė nė ēdo fushė."

Nacionalizmi imponon laicizmin, i cili, mbase, mund tė pranohet nė njė shoqėri kristiane, sepse Kristianizmi ėshtė i privuar nga njė sheriat apo nga njė sistem i plotė jete, tė cilin pasuesit e tij do tė mund ta zbatonin. Vetė Besėlidhja e Re e ndanė jetėn nė: pėr Zotin dhe pėr Qesarin. Mirėpo, laicizmi pėr muslimanėt do tė thotė braktisje e Sheri’atit, mohim i Udhėheqjes hyjnore dhe kundėrshtim i urdhrave tė All-llahut. Laicizmi ėshtė nė pajtim me konceptin perėndimor mbi Zotin. Ky koncept ėshtė trashėguar nga filozofia greke, veēan ajo e Aristotelit, e cila pohon se Zoti nuk i njeh partikularitė, ndaj Ai nuk mund tė udhėheqė me punėt njerėzore. Refuzimi i kėtij koncepti pėr rregullimin e jetės nga ana e muslimanėve, zgjon te perėndimorėt aversion ndaj Islamit. Arsyeja qėndron nė evrocentrizmin perėndimor, i cili veten e konsideron qendėr tė vetme meritore e tė drejtė pėr tė perceptuarit e njeriut, natyrės dhe Zotit. Ēdo solucion tjetėr refuzohet, madje edhe ndėshkohet nga qendrat e vendosjes.

ĒĖSHTJA E FEMRĖS

Ēėshtja e femrės ėshtė njė nga problemet qė mė sė shumti iriton Perėndimin. Sipas tyre, institucioni i poligamisė ėshtė shprehje barbare e pangopėsisė seksuale tė mashkullit, mbeturinė e kohėve primitive e tė ngjashme, andaj sa mė parė duhet sjellur lirinė e plotė seksuale. Intelektuali serb D. Kalajiq u kundėrvihet mendimeve evropiane dhe konsideron se "poligamia islame nuk ėshtė ndonjė institucion "seksual", por zė fill nė rrethanat specifike shoqėrore-historike dhe nė parimet e caktuara ideale. Nė pyetje janė rrethanat e fillimit tė misionit islam, nė shenjė tė luftėrave tė pakursyeshme, kur formalizimi i poligamisė u ka ofruar siguri grave qė nė po ato luftėra kanė humbur mbėshtetjen e meshkujve. Nė aspekt tė parimit medoemos duhet tė ceket se bashkėsitė poligame vetėm nė rastet e rralla lejohen., "qė ėshtė mė tepėr mundėsi teorike se reale e njeriut." D. Kalajiq vazhdon e thotė se: "Palės qė gjykon poligaminė mund t’i shtrohet pyetja se ēfarė mbėshtetje morale mund tė ketė kritika apo gjykimi i poligamisė qė vjen nga kultura, ku praktika e pabesisė martesore dhe e kėmbimit seksual tė bashkėshortėve tashmė ėshtė bėrė njė institucion i ekonomisė seksuale qė shpallet edhe me anė tė komunikimit masiv, ku zhvillohet "poligamia" praktike, joformale ose amorfe nė bazė tė motivacioneve mė tė ulėta".

Ai mė tej thotė se "poligamia islame ėshtė pakrahasueshėm institucion mė civilizues, qė zė fill nė parime tė dashurisė dhe paraqet mbrojtje tė sigurt nga anarkia dhe promiskuiteti seksual..."

Duke u pėrgjigjur nė paragjykimet perėndimore rreth femrės nė Islam, shkrimtari francez, Stendali, thotė: "Nėn tendėn e zezė tė arabit beduin duhet kėrkuar shembullin dhe atdheun e dashurisė sė mirėfilltė... Shihet se ne kemi qenė barbarė nė raport me Orientin kur kemi shkuar qė kėtė dashuri ta ērregullojmė me luftėrat tona kryqtare."

Njėri ndėr teologėt mė tė mėdhenj muslimanė tė Ballkanit, H. Gjozo, nė kėto insinuata pėrgjigjet mjeshtėrisht, duke pohuar: "Dispozitat islame kanė parasysh nevojat fiziologjike dhe biologjike tė njeriut. Nėse meshkuj dhe femra me nevoja tė njėjta fiziologjike dhe biologjike kanė nevojė pėr njėri - tjetrin, pse kėto lidhje mos tė legalizohen, duke pasur parasysh dinjitetin, detyrimet dhe pėrgjegjėsitė. Lidhjet intime vihen nėn kontroll shoqėror, nė faza tė caktuara historike, pėr ta ruajtur shoqėrinė nga deformimet, seksomania dhe hipererotizmi, apo pėr t’i mbrojtur femrat dhe fėmijėt."

Se ēfarė ndodh aty ku ndalohet poligamia ligjore, mund tė shohim nga njė shėnim statistikor, i cili ndonėse i vjetėr, megjithatė dėfton tragjedinė e modernizmit. Nė vitin 1936 Turqia ndaloi poligaminė, e pas tetė vjetėve, ministri i Punėve tė Brendshme nė Kuvendin Popullor shpalli:

3.229.318 - lindje tė fshehta nga prostitucioni

923.325 - martesa tė fshehta

1.849.511 - aborte tė fshehta
6.002.154 - krime si pasojė e ligjit.
Aktualiteti ynė ėshtė shumė mė tragjik, sepse rreth vetes kemi kriminelė tė shumėfishtė tė mbrojtur nga shteti.

Njėri nga njohėsit mė tė mirė tė Sheri’atit nė botėn bashkėkohore, J. Kardavi, bėn vrojtimin vijues: "Perėndimi i krishterė i kritikon muslimanėt pėr poligaminė, kurse nė anėn tjetėr ua lejon meshkujve tė vetė tė kenė shumė dashnore, duke i injoruar tė gjitha kufizimet dhe pėrgjegjėsitė ligjore ose etike ndaj gruas ose ndaj rrjedhės qė pason nga poligamia joligjore, jofetare dhe jomorale. "Sipas tij, femrat janė para tri alternativave: 1) tė jetojnė tėrė jetėn tė vetmuara, 2) tė jenė objekt kėnaqėsie pėr burrat e huaj, dhe 3) tė martohen me njerėz tė martuar qė mund t’i furnizojnė dhe t’i respektojnė

Po ashtu, edhe ēėshtja e barazimit absolut ndėrmjet mashkullit dhe femrės ėshtė absurde. Barazia "ėshtė e pakuptimtė po nė atė mėnyrė sikur edhe diskutimi mbi barazinė e trėnfilit dhe jaseminit. Ēdonjėri ka aromėn e vet, formėn e vet dhe bukurinė e vet. Mashkulli dhe femra nuk janė tė njėjtė; ēdonjėri ka funksione dhe karakteristika tė ndryshme. Femrat nuk janė tė barabarta me meshkujt pikėrisht pėr atė shkak qė as meshkujt nuk janė tė barabartė me femrat. Islami i koncipon funksionet e tyre nė shoqėrinė muslimane jo si antagoniste por si komplementariste. Ēdonjėri ka detyrat e caktuara qė janė nė pajtim me natyrat dhe konstitucionet specifike."

"Barazia moderne", nė tė cilėn insiston Perėndimi, ėshtė aplikimi i njė parimi juridiko-social nė njė domen krejt tė papėrshtatshėm, me ēka nivelizohen dallimet objektive psiko-fizike kurse femrės i bėhet dyfish e padrejtė: me represionin e natyrės sė saj, pėrkatėsisė "femėrores", dhe me humbjen e privilegjeve qė nė shoqėrinė normale implikon natyrėn e njėjtė. Prapavija ekonomike e "barazisė" ėshtė pėrdorimi demagogjik i atij parimi nė funksion tė alibit, me tė cilin mbulohet sistemi i eksploatimit fizik dhe shpirtėror tė femrave nė universumin e mbyllur tė prodhimit dhe konsumit." Prandaj, ndryshe nga Evropa, nė Islam femra dhe mashkulli janė tė barabartė nė dinjitet, nė arsimim, nė edukim, nė aktivitete e tė tjera, varėsisht nga predispozicionet psiko-fizike, e assesi a priori nė ēdo aspekt.

Nė pamundėsi qė tė lėshohemi nė hollėsi, mund tė konstatojmė se paragjykimet evroperėndimore gjenezėn e tėrheqin duke filluar nga tradita biblike, nė trashėgiminė greko-romake, nė kryqėzatat e inkuizicionin famėkeq, nė paraqitjen e osmanlinjve nė trollin evropian, e deri te kolonializmi e neokolonializmi, pėrkatėsisht nė modernizmin bashkėkohor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:12 pm

GJENEZA E PARAGJYKIMEVE SHQIPTARE DHE MANIFESTIMI I TYRE GJATĖ HISTORISĖ

Lidhshmėria gjeografike e trojeve shqiptare me Evropėn, por edhe kontaktet e tyre tė pėrhershme tregtare, ushtarake, pastaj luftėrat dhe migrimet e ndryshme nga kėto troje dhe nė kėto troje, rezultuan qė ndjenja e "superioritetit" judeo-kristian tė depėrtojė edhe nė trojet tona shqiptare. Kjo ndjenjė sidomos u forcua nga ndikimet greko-romake, tė cilat ēdo popull tjetėr dhe ēdo kulturė tjetėr jashtė tyre e quanin barbare. Paraqitjet e Islamit nė skenėn historike me Muhammedin a.s. dhe forcimi i Kishės nė shekullin VIII e pas, bėri qė tėrė mllefin qė mbretėritė e shumta nė Evropė e kishin kundruall Islamit, ta pėrcjellin edhe te njė pjesė e popullit parashqiptar e shqiptar. Ky mllef u rrit deri nė tėrbim atėherė kur aristokracia frankovite bėri fushatė tė rreptė, gjoja pėr t’i shpėtuar vendet e shenjta, dhe bėri propagandė frontale pėr mobilizim tė Evropės nė emėr tė Kryqit, rrjedhim tė sė cilės kemi luftėrat kryqtare qė zgjatėn gati dy shekuj. Pėr mobilizim sa mė efikas, Papati dhe Qesari, normalisht, pėrdorėn tė gjitha mjetet qė Islamin ta paraqesin si rrezikun mė tė madh pėr ekzistencėn e tyre biologjike dhe shpirtėrore. Nė kėtė fushatė u angazhuan tė gjithė: pėrkthyesit, filozofėt, shkencėtarėt, ushtarakėt e tė tjerė. Ndonėse pėr pjesėmarrjen e shqiptarėve nė ato ngjarje, gjė qė ėshtė e natyrshme pėr atė kohė, ende s’kemi tė dhėna tė mjaftueshme, megjithatė kėta nuk i shpėtuan kėsaj fushate, kėshtu qė ėshtė mė se e sigurt se "pjesėmarrja e shqiptarėve nė kryqėzata mund tė lidhet mė tepėr me Kryqėzatėn e Katėrt kur kjo kryqėzatė kishte kaluar gjatė viteve 1202-1203 nėpėr viset shqiptare" K. A. Ēerkezi kėtė kohė e pėrshkruan si vijon: "Tė gjithė popujt ishin ngritur nė kėmbė. Predikuesit vinin prej vendi nė vend pėr njerėzit dhe ftonin tė pasur dhe tė varfėr, fisnikė dhe fshatarė, qė tė ndihmonin pėr tė liruar Vendet e Shenjta; qytete dhe fshatra tė tėra mbetėn tė shkreta, duke u bashkuar njerėzia nė kryqėzatat. Shumica shitnin ēdo gjė qė kishin qė tė vinin si kryqtarė."

Kėtė gjendje tė nderė mund ta vėrejmė edhe nė epet e Perėndimit, nė veprat filozofike, teologjike e letrare, ku muslimanėt paraqiten si tė pafe e idhujtarė. Mirėpo, nė "Digenisa Akriti" dhe nė kėngėt epike serbe, sikur edhe ndėr bullgarėt, sipas R. Bozhoviqit, muslimanėt nuk paraqiten si nė Perėndim. R. Bozhoviqi mendon se kjo gjendje ėshtė rezultat i bindjes se nė Bizant ėshtė besuar se Islami ėshtė vetėm njėfarė sekte kristiane, e mbase kjo ėshtė edhe arsye pėr tolerancė.

Ndėr faktorėt tjerė qė krijuan paragjykime tmerruese ndaj Islamit dhe muslimanėve te shqiptarėt dhe pėrgjithėsisht, bėn pjesė edhe depėrtimi i osmanlinjve nė Ballkan e gjetiu. Evropa, aq sa e qetėsuar, kėtė e pa si rast tė mirė qė tė organizohet, ndaj priftėria dhe aristokracia nė tė gjitha shtetet evropiane zhvilloi njė fushatė tė ashpėr pėr ta sensibilizuar ndjenjėn evropiane pėr t’u mbrojtur nga rreziku mė i madh, nga Islami nėpėrmjet osmanlinjve. Kjo, ndėr tė tjera, rezultoi edhe me luftėn e pėrbashkėt evrokristiane kundėr muslimanėve, tė zhvilluar nė Kosovė mė 1389, e tė njohur si Beteja e Kosovės, nė tė cilėn pėsoi humbje koalicioni kristian. Nga ana e tyre, Islami iu paraqit popujve evropianė si fe rrėnuese qė shkatėrron e djeg para vetes ēdo gjė, dhe ua ndėrron fenė. Pėr ilustrim do t’i theksojmė vetėm disa autorė nga kohė tė ndryshme, pėr tė parė paragjykimet ndaj Islamit, por edhe falsifikimet, shtrembėrimet dhe blasfemitė e tyre.

Shkurtimisht do tė preokupohemi me Pjetėr Bogdanin, i cili, sipas E. Sedaj, "zė njė vend qendror nė gjithė letėrsinė e vjetėr shqiptare, sidomos si prozator mė i madh i saj, por njėherit edhe si poet, filozof, shkencėtar i mirėfilltė, relator frytdhėnės, teolog, etnograf etj". Pasi qė sumarrisht mėsuam se kush ėshtė Pjetėr Bogdani, tash do tė mėsojmė se me ēfarė "shkencėrie" e "mjeshtrie argumentuese" shėrbehet ky doktor i dyfishtė: i teologjisė dhe i filozofisė. Po fillojmė me pohimin e vetė P. Bogdanit, i cili pėr veprėn e vet thotė: "Ky libėr im i varfėr, i hartuar nė vendin ku vėrehet pafeja orientale (infedelta orientale)...", kėshtu qė pėr Kosovėn pohon se nė tė vėrehet "pafeja orientale", duke shprehur paragjykime. Mė tej ai thotė: "Andaj turqit dhe hebrenjtė, duke ndjekur gjurmėt e Ismaelit e tė Ezaut, nuk i zunė besė Jezu Krishtit, tė vėrtetit Mesi, por ndoqėn idhujt: Muhametin, Surullahin e Talmudiun. Duhet ditur se kėta krerė tė tė gjitha tė kėqijave, Muhameti, Surullahi e Talmudi, po sikur qė shtinė themel njė ligji tė lirė, pa udhė e pa arsye, plot me fėlliqėsi, ashtu edhe i kanė marrė prapa njerėzit e paudhė e pa ndonjė nder nė vete, qė janė arabėt, tatarėt e turqit, qė janė dhėnė pas lakmive tė kėsaj jete, fėlliqėsive e shtazarive, e pasi ishte Muhameti bari i deveve e i pelave duke u ngjitur me gjithė to. Nuk ėshtė pra ēudi qė njerėzve tė kėsaj dore tė mos u pėlqejė feja e vėrtetė e Krishtit, as pastėrtia e madhe e saj." Ēdo koment ėshtė i tepėrt kur fėlliqėsi e gėnjeshtra tė tilla shprehen nga njė prijės fetar, por edhe nga propaganduesit e tij; sigurisht se edhe ata karakterizohen me kėsilloj shkenca e argumente. Por, duhet vėrejtur njė gjė qė nė fillim: P. Bogdanit i pengon Islami dhe muslimanėt dhe ata i quan "infedelta orientale", por pėr ēudi, atij nuk i pengon Serbia, qė dy shekujt e fundit (XII-XIV) kishte pushtuar mbi gjysmėn e tokave shqiptare, dhe nga Vatikani ishte emėruar "argjipeshkov i Shkupit dhe administrator i gjithė mbretėrisė sė Serbisė" (archepiscopo Scoporom ac totivs regni Serviae administratore), ndonėse atėbotė nuk ekzistonte mbretėria serbe, por ekzistonte Shteti Osman me ndarje tė re territoriale organizative. Kjo dėshmon se tutorėt e tij dhe ai, ende e njihnin mbretėrinė serbe tė para tre shekujve si legjitime nė tokat shqiptare. Ky pushtim dyshekullor nuk i pengon as sot e gjithė ditėn as Lush Gjergjit, kur pohon se "ne me ortodoksėt jemi tė njė feje, por tė dy kishave motra", dhe nuk ka asnjė koment rreth paraqitjes dhe veprimit militant tė kėsaj kishe motėr si nė shekujt XII-XIV, as nė shekullin XX, por tėrė energjinė e angazhon nė denigrimin e Islamit dhe muslimanėve nė trojet tona e mė gjerė.

Se paragjykimeve nuk u kanė shpėtuar as veprat mė tė specializuara tė gjuhėsisė, kemi shembullin vijues. Sipas P. Bogdanit, "ungji i tij Andrea Bogdani, pat shkruar njė gramatikė latinisht - shqip, por kjo i humbi Pjetrit gjatė luftėrave austro-turke, kur po arratisej nga vendi nė vend, i ndjekur prej pushtuesve anadollakė". Po ashtu, "Ksilanderi huazimet e shumta tė saj i shpjegon me marrėdhėniet historike qė ka pasur populli shqiptar me shumė popuj tė tjerė qė nga lashtėsia gjer te pushtuesit turq." Ndonėse Jup Kastrati ėshtė gjuhėtar i spikatur, megjithatė bie nėn ndikimin e evrocentrizmit e katolikocentrizmit, duke pėrdorur terma jopėrkatės pėr gjuhėsinė, si psh. pushtues, anadollakė e tė tjera. Nga ana tjetėr, nėse ato tashmė i pėrdorė, atėherė ato nuk u takojnė vetėm turqve, por edhe austriakėve e tė gjithė tė huajve, nė tė kundėrtėn, te lexuesi do tė krijojmė bindjen se vetėm gjėrat qė kanė ngjyrė islame janė tė huaja.

As letėrsia e mirėfilltė nuk u kursye nga paragjykimet mė tė vrazhda. Shembull do ta marrim Ismail Kadarenė, i cili, nga vilat luksoze franceze na qorton, sugjeron e mėson. Njė nga mėsimet e tij ėshtė pohimi kur thotė: "Unė jam nga njė vend qė e ka humbur Evropėn dy herė. Herėn e parė nė shekullin XV kur ra nėn pushtimin otoman, bashkė me krejt Ballkanin. Herėn e dytė mė 1944, kur ra nėn diktaturėn komuniste." Edhe pse mendimi i tij s’ka mbėshtetje shkencore e logjike kur ėshtė fjala pėr "pushtimin otoman", sepse Turqia nuk e gjeti tė lirė Shqipėrinė por tė okupuar, tė copėtuar nė fise e rajone, nė grindje e asimilim latin, grek e sllav, megjithatė ka tė drejtė nė mendim personal, por jo nė cilėsinė e babait tė kombit. Po ashtu, habit mllefi i tij kundrejt diktaturės komuniste, tė cilės me vullnet i ka shėrbyer deri nė fundin e saj; nga ajo u rrit, u shkollua, bėri emėr, derisa kolegėt e tij si Trebeshina e tė tjerė, dergjeshin nėpėr burgjet famėkeqe enveriste.

I. Kadare, nga vilat franceze, nė stilin e "bosėve", na dha edhe njė qortim: "Kėshilla e mbrapshtė qė i ėshtė dhėnė Shqipėrisė pėr tė hyrė nė Lidhjen Islamike(...) nuk ėshtė veēse shprehje e kėtij mendimi. Madje, do tė thosha, njė veprim i drejtpėrdrejtė pėr ta shtyrė Shqipėrinė pėrsėri drejt Azisė." Derisa gjithė bota bėn aleanca nga mė tė ndryshmet (politike, ushtarake, ekonomike, kulturore), Kadare ua mohon shqiptarėve tė drejtėn natyrore pėr t’u anėtarėsuar nė kėtė organizatė politike-ekonomike-kulturore. Nė vend qė nė kėtė tė shohė pėrparėsinė e Shqipėrisė, si ndėrmjetėse midis Lindjes dhe Perėndimit, si lidhėse tė fijeve tė harruara kaherė, ai nė kėtė sheh katastrofė pėr shqiptarėt dhe i privon ata nga tė mirat kulturore-civilizuese. Nuk ėshtė e tepėrt tė bėhet njė digresion ndėrmjet mendimit tė tij dhe veprimit tė Jugosllavisė, e cila bėn ē’mos qė, sė paku, tė jetė vėzhguese apo mysafire e Konferencės Islamike.

Ndėrsa A. Pushka nė njė shkrim tė vetin thotė se: "Feja te shqiptarėt nuk ėshtė gjithnjė nė funksion tė kombit. Ajo nuk e pėrcjell historinė kombėtare, vetėdijen kombėtare, gjuhėn e letėrsinė... siē ndodh te serbėt, maqedonasit, grekėt..." Dr. A. Pushka fenė e mendon jo si njė vlerė hyjnore, vlerė konstante, metahistorike, transcendentale, qė manifestohet nė histori, por si leckė, paēavėr, e cila duhet t’ia fshijė kėpucėt ēdo kalimtari (regjimi). Po tė ishte ashtu, Islami nuk do tė ishte fe monoteiste, fe mbinacionale, fe qė kombin e pėrdor si vlerė pėr mirėqenien njerėzore, e jo tė bėhet lodėr fėmijėsh. Mė nė fund, populli shqiptar Islamin si tė tillė edhe e ka pranuar, pėrndryshe, do t’i ruante ato qė deri atėherė i ka poseduar (Kristianizmin, paganizmin etj.).

Shembullin vijues tė paragjykimeve e kemi rreth Sami Frashėrit. Problemi konsiston nė atė se ky shkencėtar i kalibrit botėror ndėr ne ėshtė studiuar shumė pak. Mos llogarit disa shkrime cilėsore tė H. Kaleshit, F. Mehdiut, M. Polisit, G. Shpuzės e ndonjė tjetėr, prezentimi i veprės sė Samiut nė gjuhėn shqipe dhe interpretimi i ideve tė tij ndėr ne ėshtė i mangėt dhe i shtrembėruar qėllimisht. Kur para vetes kemi njė vepėr monografike, nėnkuptohet se para vetes kemi tė sintetizuara tė arriturat e tėrėsishme tė autorit dhe pėr autorin pėr njė temė tė caktuar etj. Mirėpo, nėse e lexojmė monografinė e shkruar nga Zija Xholi, do tė vėrejmė njė interpretim skandaloz, joshkencor e ideologjik primitiv. Ja disa shembuj.

S. Frashėri nė studimin "Gratė" shkruan: "Nė botė shkaku kryesor i tė gjitha tė kėqijave dhe gabimeve ėshtė padituria." Pak mė poshtė Zija Xholi e vė nė lajthim lexuesin se gjoja "Samiu pohon se feja dhe dituria nuk mund tė pajtohen, se atje ku ka fe nuk ka dituri, prandaj pėr tė mėsuar duhet t’i drejtohemi jo fesė, por tė vuarit." Z. Xholi edhe mė pastaj thotė se gjoja Samiu ėshtė kundėr fesė dhe pohon decidivisht: "Ėshtė e kuptueshme se qėndrimi i Samiut ndaj fesė historikisht ėshtė i justifikuar dhe objektivisht pėrparimtar". Kurse nė njė vend tjetėr shkon aq larg sa thotė se: "Ėshtė interesant tė theksohet se nė gjithė studimin e tij pėr kulturėn arabe, Samiu nuk e zė nė gojė fare Islamin dhe Kur’anin, provė tjetėr qė flet pėr drejtimin e mendimit tė Samiut, njė drejtim iluminist dhe antiklerikal."

Studiuesi tjetėr i Samiut, Esat Reso, shkon njė hap mė larg dhe konstaton: "Nė qendėr tė vėmendjes sė tij ishin materialistėt e Greqisė sė Vjetėr, iluministėt e materialistėt francezė, Darvini e tė tjerė, njerėz tė shquar tė shkencės e tė kaluarės botėrore. Ai ishte pėrkrahės i pėrparimit, i kulturės dhe i diturisė." Tė gjitha kėto interpretime janė nė kolizion me jetėn dhe veprėn e vetė Samiut, e kėtė mund ta vėrtetojmė nėse e lexojmė libėrthin e tij "Pėrhapja e Islamit" nė gjuhėn shqipe, pėrkatėsisht librin "Medenijeti islamije" (Qytetėrimi islam) nė osmanishte, por edhe shumė vepra tė tjera tė tij, ku Samiu flet me konsideratė pėr fetė tjera, kurse pėr Islamin thotė se ėshtė "e vetmja fe e drejtė edhe e pranueshme te All-llahu". Andaj, kėto thėrrmija qė i thamė, na obligojnė si popull qė vepra e Samiut sa mė parė t’i prezentohet opinionit tonė dhe atij botėror, e mos tė mbetemi nė interpretime qėllimkėqija, ateiste tė epokės enveriane.

Kohėve tė fundit, duke iu falėnderuar shtypit shqiptar, e nė emėr tė demokracisė, me perfiditet po plasohen shkrimet tendencioze, madje pėrēarėse. Mbase, mė tė rreptė nė kėtė aspekt janė pikėrisht prijėsit fetarė katolikė, tė cilėt janė mysafirė tė shpeshtė tė shtypit tonė. Psh. Shan Zefi pohon se: "Periudha mė shkatėrrimtare pėr Krishterimin mbetet Perandoria Turke, qė zbatoi nė popullin shqiptar shumė metoda ēnjerėzore pėr zhdukjen e tėrėsishme tė Krishterimit dhe pėrpjekjet e shumta qė i aplikoi (ajo) nė shthurjen e kombit shqiptar, kėshtu qė lirisht mund tė thuhet se pikėrisht nė kėtė periudhė kemi njė mori shenjtėrish shqiptarė qė dhanė jetėn pėr FE e ATDHE." Mė tej ai pohon: "Me invadimin e pushtimin (nėnshtrimin) turk tė tokave shqipare, qė zgjati rreth njė shekull, mė nė fund u hap dera e islamizimit. Perandoria Osmane edhe gjatė luftėrave edhe pas tyre filloi sistematikisht tė rrėnojė pothuajse gjithēka. Kush ia doli tė mbijetojė nga kėto luftėra, ose e mori udhėn e emigrimeve nė Venedik, Sicili, nė Mbretėrinė e Napolit, Dalmaci, ose u ngjit bjeshkėve e maleve tė thepisura. Kush nuk iu nėnshtrua politikės sė pushtuesit qė synonte ērrėnjosjen e Krishterimit, nuk i mbetej alternativė tjetėr pėrveē tė kalojė nė Islam ose edhe nė ortodoksi." Shan Zefi thekson edhe gjėra tė tjera, fare tė paargumentuara, por, duhet pranuar botėrisht, kėto mendime janė dominante nė shtypin dhe shkencėn (sic!) tonė aktuale.

[Vazhdon]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:13 pm

Tė lexojmė e pėrsiasim edhe mendimet e prijėsit tjetėr tė Bashkėsisė Katolike nė Kosovė, Lush Gjergjit, i cili nė shtypin ditor e revial ėshtė i rregullt me intervista gjithherė tendencioze. Ai pohon: "Neve na ndodhi fati i keq qė patėm shumė ndikime nga jashtė, pra nga tė huajt. Pikėrisht sundimi pesėshekullor otoman kishte pėr qėllim asgjėsimin dhe zhdukjen e popullit shqiptar si popull ... Por, mendonin se nėpėrmjet elementit tė islamizimit tė popullit shqiptar, do tė mund tė asgjėsojnė sė pari elementin kombėtar e pastaj Krishterimin... Por shqiptarėt nuk dėshtuan. U munduan ta ruajnė identitetin e tyre kombėtar dhe fetar... Islamizimi erdhi kryesisht nga pushtuesit... me dhunė, me ligje, me kufizime, ... por edhe pėr atė se pushtuesi kishte interesat e tij nė kėto toka. Kemi qenė pesė shekuj nėn sundimin turk dhe gjatė kėtyre pėrndjekjeve dhe sundimeve ka patur kufizime, martirizime, vuajtje, pėrndjekje, gjakderdhje tek i gjithė populli shqiptar. Por, ėshtė fat qė edhe te pjesa e islamizuar kurrė nuk ėshtė humbur vetėdija se jemi nėn tė huajin, se jemi tė robėruar. ... E rėndėsishme ėshtė vetėdija se dikur tė gjithė kemi qenė tė krishterė. Kėtė fakt e pranojnė tė gjithė shqiptarėt, pa marrė parasysh a besojnė apo nuk besojnė fare, a janė muslimanė apo tė krishterė, a janė ortodoksė apo katolikė...".

Kohėve tė fundit, si nė shtypin ditor e revial ashtu edhe nė atė shkencor, gjithnjė e mė tė zėshėm janė disa autorė shqiptarė tė proveniencės katolike dhe disa tė tjerė prokatolikė me tezėn se emrat shqiptar, Shqipėri janė imponim i dhunės muslimane. Mė autoritativ ndėr ta ėshtė Engjėll Sedaj, i cili madje kėsaj teme i kushtoi njė libėr tė veēantė monografik, nė botim tė Institutit Albanologjik. E. Sedaj pėr tė ardhur nė pėrfundimet e tij sjell mendime tė disa autorėve. Pėr shembull, ai cek Eqrem Ēabejn, i cili nė studimin e vet "Pėr gjenezėn e literaturės shqiptare" (1939) ishte shprehur se "emri i ri shqiptar, Shqipėri, duhet tė jetė imponuar nė kohė tė re". Vetė E. Ēabej, mė vonė, mendimin e tij kualitativisht e ndryshon duke u shprehur se "zhdukja e zėvendėsimi" i emrit arbėn me shqiptar, ka tė bėjė "me zbėrthimet etnike qė u kryen me ardhjen e osmanėve". Ai pastaj cek edhe Rexhep Ismajlin, i cili ndėrrimin prej arbėr nė shqiptar e konsideron si pasojė "tė ndryshimeve mė tė thella sociale, politike e konfesionale", dhe pėrkundėr faktit se emėrtimin shqiptar e sheh tė "imponuar", megjithatė mendon se ky imponim ėshtė i "natyrshėm nė kohėn e krijimit tė kombit". Kurse Sh. Demiraj, dukurinė e ndėrrimit tė emrit arbėr me shqiptar e merr si dukuri normale. Mė pastaj, E. Sedaj zė nė gojė edhe A. Budėn, i cili ndėrrimin e emėrtimit tė popullit e sheh si njė "ndeshje ballore e gjatė dhe masive popullore" nė njė "periudhė lufte qė vėrejmė tė kalojė nė radhė tė dytė emėrtimi i lashtė etnik arbėn dhe tė zėvendėsohet me njė emėr tjetėr - shqiptar". Nė mbėshtetje tė mendimeve tė vjelura me kujdes, e qė shkojnė nė favor tė tij, E. Sedaj imponon tezėn se emri shqiptar - Shqipėri ėshtė rezultat i dhunės sė aplikuar nga osmanlinjtė muslimanė, dhe kėtė e lidh me atė se "vetėdija e imponuar e pushtetmbajtėsve shekullorė ishte se, emėrtimi arbėnesh ėshtė i vlefshėm pėr tė krishterėt ..." Mirėpo, E. Sedaj e heshtė faktin se sikur ky ndėrrim emrash tė ishte rezultat i dhunės e jo zbėrthim cilėsor brendapėrbrenda shqiptarėve, atėherė vetė osmanlinjtė do t’i quanin shqiptarėt e Shqipėrinė me shqiptarė e Shqipėri, e jo siē i quanin atėherė dhe sot arnaut e Arnautllėk. Kėsaj teze tė ngritur nė kėtė kohė tė krizės sė identitetit shpirtėror e kombėtar, iu kundėrvu me tė drejtė Muhamet Pirraku, duke e hedhur si tė pabazė e jovalide.

Nė vend tė njė pėrgjigjeje tė hollėsishme, qė s’ėshtė as qėllimi i kėtij shkrimi, lidhur me pohimet e Shan Zefit, Lush Gjergjit e Engjėll Sedaj, do tė theksojmė se simptomatike ėshtė se si shkencėtarėve tė nderuar nuk u shkoi pėr dore/goje, t’i thonė disa fjalė edhe pėr serbėt, bullgarėt, grekėt, venedikasit, italianėt e tė tjerė, apo, mbase, kėta qė i cekėm, sipas tyre, nuk konsiderohen tė huaj sepse janė "vėllezėr prej feje", kur kihet parasysh se "depėrtimi i osmanlinjve nė tokat shqiptare nė fund tė shekullit XIV dhe nė fillim tė shekullit XV, por edhe mė vonė, u zhvillua nė shenjė tė ēlirimit tė popullsisė shqipfolėse nga robėria shekullore serbe, bullgare, greke, venedikase - italiane, anzhuine etj.", dhe nga asimilimet tragjike pėr popullin shqiptar nga ana e tyre.

Sėrish do t’i kthehemi P. Bogdanit dhe "Ēetės sė profetėve" qė t’i shohim paragjykimet tjera tė tij. Ndonėse Islami flet afirmativisht pėr Jezusin, sikur edhe pėr shumė pejgamberė tė tjerė, P. Bogdani i vė nė lajthim kristianėt duke thėnė: "... por edhe pėrmes atyre qė e kundėrshtojnė Krishtin, siē ėshtė Muhammedi a.s." Pėr ta diskredituar Muhammedin a.s., ndėr tė tjera thotė: "Qė tė mos largohet nga rruga e tė parėve tė vet, Muhameti mori kėso gjėrash pagane e u urdhėroi tė vetėve pėr ligj e pėr fe, kėshtu qė me larje tė lehtė tė fajeve tė hiqet ēdo pengesė pėr t’i lėnė tė rrėzohen nė fėlliqėrinė e mėkateve, e kėshtu me pastrimin e trupit tė zgjerohet perandoria e tij, duke ndjekur prapa shumica, ata njerėz tė pa Tėnėzot e tė marrė, tė gjithė tė dhėnė pas kurvėrie e fajeve tė tjera tė mėdha." Pėr ta njollosur Shpalljen kur’anore dhe Pejgamberin e Islamit, ai pohon: "Tė gjithė tė pafetė aq bukur i qėndisin rrenat e tyre, saqė duhet drita e shenjtės fe pėr t’i njohur e pėr t’i dalluar nga e vėrteta. E ky hipokrit i fortė, me ėndrrat e veta tė jerme, haptazi rrena, diti me tė madhe dhunė tė atyre qė punėt i marrin mbrapshtė, tė pėrziejė e tė dėnojė gjithė Lindjen, pėr tė rrėnuar nė njė gjė tė paligjshme shumė tė paudhė me pėrralla tė tij tė trilluara." Ndėrsa, me qėllim qė ta pėrgėnjeshtrojė Monoteizmin islam/Tevhidin, P. Bogdani ofron shpjegimin e tij tė trinisė, duke thėnė: "Hyji nuk mund tė jetė nė asnjė mėnyrė vetėm nė njė vetė, sepse vetmia qė tė bėn pėrtac, tė sillesh posi kafshė e pa tė mirė, nuk mund tė jetė nė Tinėzonė, qė ėshtė gjithsej pėrplot i mirė nė vete. Kėshtu jemi tė detyruar pėr tė rrėfyer se Hyji pėr jetė tė jetės ėshtė i shoqėruar qė tė mos bėhet pėrtac. E duke mos mundur tė jetė pėr jetė tė jetės jashtė Hyjit, duke qenė vetėm Hyji i amshueshėm, andaj kjo shoqėri nuk mund tė jetė diēka tjetėr se Hyji."

P. Bogdani, ndonėse jeton vonė, ai ka poseduar botėkuptime skllavopronare. Kėtė e shohim nga njė relacion, tė dėrguar nga Shkupi mė 1683, ku ndėrmjet tjerash shkruan: "Pas rėnies sė Tivarit nėn sundimin e turqve, i nderuari Gjon Bruni - Ulqinaku, argjipeshkv i qytetit tė pafat, nga turqit mizorisht qe therė nė hu, sikur tė ishte skllav." Me kėtė ndodhi tragjike P. Bogdani dėshiroi ta njollosė Turqinė (hilafetin islam), por zbuloi karakterin e tij racist e skllavopronar, qė ishte njėkohėsisht dukuri e rėndomtė pėr Perėndimin kristian, madje edhe pėr vetė papatin. Sipas vetė fjalėve tė tij, skllavi po u lejuaka tė theret nė hu etj., thėnie kjo qė nuk pajtohet me dashurinė kristiane aq tė proklamuar, por fare pak tė aplikuar nė histori.

Sigurisht, i shtrėnguar nga bashkėkohanikėt se Pejgamberi musliman, Muhammedi a.s., flet gjėra tė drejta e tė vėrteta, P. Bogdani nė stilin e tij thotė si vijon: "... Muhameti nė asnjė mėnyrė nuk mund tė jetė dhe s’duhet thėnė profet, siē e mbajnė turqit. E ndoshta do tė ketė kallėzuar ndonjė gjė dhe parashikuar si hamendje ndonjė tė vėrtetė: nuk duhet pra pėr t’u ēuditur duke u gjetur se djalli herė flet tė vėrtetėn pėr gojė tė profetėve tė vet rrenacakė, pasi shihet nė: I Mbret.; 28...".

Paragjykimet dhe gėnjeshtrat e tij nuk shtrihen vetėm kundrejt turqve si sinonim pėr muslimanėt e Islamin, as kundrejt Muhammedit a.s. si pejgamber i All-llahut, as Kur’anit si Shpallje hyjnore, por edhe kundrejt tėrėsisė sė mėsimeve islame. Sa pėr ilustrim do t’i pėrmendim dy gjėra rreth shkencės, pėr tė vėrejtur synimet qėllimkėqija tė P. Bogdanit qė i ushqente ndaj Islamit. P. Bogdani pohon rrejshėm se muslimanėt pohojnė: "Njė pėrrallė tė fortė apo ėndėrr tė keqe e tregojnė tė pafetė dhe thonė se dielli rri me bujtun nė njė gurrė apo krua shumė tė nxehtė me ujė. Pėr tė vėrtetė, s’mund tė gjendet rrenė mė e pahijshme se kjo, sepse dielli qė rri nė tė kaltėrtin qiell kurrė nuk ulet nė tokė, e as nuk zbret, por gjithherė ndriēon rrethin e botės, kurse natėn ndriēon atė pjesė tė tokės qė u thonė shtatė pėlqeret, sikundėr gjithė toka e bota, para dhe pas lindjes sė Muhammedit, gjithherė e ka ditur dhe kėshtu e ka mbajtur."

Po ashtu, P. Bogdani gėnjen edhe kėtė gjė ndaj Islamit. Ai thotė: "Tėrmeti ėshtė njė avull i trashė, i cili, duke dalur sikur gogėsimė nga zemra e dheut e duke mos pasur mundėsi pėr tė depėrtuar nė faqen e dheut, nėpėr pjesėt e forta tė tij, shtrėngohet nė shpella tė poshtme tė tokės dhe e bėn tė dridhet. Nuk ėshtė e vėrtetė pėrralla e tė pafeut se mėzati e luan kryet."

Nuk duam tė flasim e tė citojmė mendime tė tjera tė P. Bogdanit. Lexuesi i painformuar edhe mund tė besojė nė kėso trillimesh e falsifikimesh tė Bogdanit, derisa nuk njoftohet me tekstet kur’anore dhe literaturėn relevante pėr Islamin. Lexuesi mund t’u besojė edhe nga arsyeja se Bogdanin aq lartė e ēmon shkenca shqiptare, e veēanėrisht kritika letrare shqiptare, sa nuk mbetet tjetėr pos tė besojmė si na servohet.

Pėrkitazi me P. Bogdanin do ta shqyrtojmė vetėm edhe njė ēėshtje qė ka tė bėjė me injorimin e tij tė emrit tė shqiptarėve nė trojet e Kosovės. Ai kėtė territor nuk e quan Iliri, as Dardani, as Kosovė, as Shqipėri (qė nė shek. XVII emri shqiptar e Shqipėri ishte nė pėrdorim intensiv), por "Mbretėri tė Serbisė", kurse veten e quante "administrator i gjithė Mbretėrisė sė Serbisė". Po ashtu, ndonėse emri shqiptar nė atė kohė njihej, ai veten e quan "Pjetėr Bogdan Maqedonasi" (Petro Bogdano Macedone). Studiuesit dhe glorifikuesit e veprės sė tij, nė tė ardhmen duhen tė jenė mė objektivė e korrektė, sepse me gjoja interesin kombėtar, nuk bėn tė njollosen fe tė tėra e personalitete tė tėra, me gėnjeshtarė e falsifikues tė tillė. Me fjalė tė tjera, ata kanė lėnduar rėndė tė vėrtetėn me vlera tė dyshimta, dhe me kėtė kanė vėnė nė mashtrim lexuesit, e veēanėrisht rininė shkollore. Me tė drejtė Avdi Berisha e quan P. Bogdanin "falsifikator tė shekullit".

Mė lartė theksuam se shkenca e shkencėtarėt shqiptarė nuk bėn t’i idealizojnė e t’i hyjnizojnė vlerat e dyshimta, siē ka ndodhur ndėr ne, por ato duhet hulumtuar objektivisht. Qėllimisht apo tė lajthitur, disa autorė shqiptarė kanė hapėruar nė kėtė drejtim me nxitim dhe letėrsinė shqiptare fetare tė proveniencės katolike e kanė quajtur si "Letėrsi e vjetėr shqiptare". Pa e kontestuar periodizimin e letėrsisė shqiptare, duam tė hedhim dritė nė njė ēėshtje, nė kėtė kontekst mė parėsore, e ajo ėshtė ēėshtja e prapavisė sė kėsaj letėrsie, pėrkatėsisht e kėtyre ndėrmarrjeve. Shkrimi i De Radės do tė sqarojė shumė gjėra duke thėnė se: "Librat e parė, tė botuar nė gjuhėn shqipe dhe tė njohur prej nesh, u dukėn nė shekullin XVII, me shkronja letrare, si botimet e Propagandės, Fjalorit tė Bardhit..." etj. Lidhur me kėtė ēėshtje, J. Kastrati thotė: "Thuajse tė gjitha librat shqip tė shekullit XVII e mė vonė, janė shkruar pėr nevojat misionariste kristiane tė Vatikanit. P.sh. Franēesko Mario de Leēe nė veprėn e vet "Vėrejtje gramatikore mbi gjuhėn shqipe dhe mbi drejtshkrimin e saj" (1716), ndėr tė tjera thotė: "Arbėnuer i dashun. Kėtė gramatikė e shkrova, jo pėr zotnin tande, qė e di ma fort e ma kthielltė se unė, veē pėr ata ... qė vijnė prej sė largu me iu shėrbye." Se Vatikani kėtė angazhim nuk e kishte pėr tė na e ruajtur, zhvilluar e kultivuar gjuhėn shqipe, por pėr qėllime tė veta kishtare, flet edhe rasti i Ndre Mjedės, i cili, "megjithėse ishte student i fakultetit tė teologjisė, u ngrit qė nė fillim tė veprimtarisė sė tij gjuhėsore, kundėr veprave tė misionarėve tė huaj italianė." Autorėt e Historisė sė letėrsisė shqiptare lidhur me kėtė theksojnė: "Duke parė se pozitat e Katolicizmit po tronditeshin fort nė Evropė, me pėrhapjen e Protestantizmit dhe, nė Ballkan, me pėrhapjen e Fesė islame, Vatikani lejoi qė gjuha latine tė zėvendėsohet sadopak me gjuhėt vendėse nė librat e shėrbesat kishtare." "Ngjashėm ishte edhe nė viset ku ndikonte kultura bizantine." M. Pirraku pėr kėtė letėrsi pohon se ishte e "programuar dhe e angazhuar nė rend tė parė pėr nevoja tė Papės dhe tė "Propaganda Fideas", pėr ruajtjen e Fesė katolike nė zonat e Ballkanit tė banuara me albanofonė". Mė tej ai thotė se "tė lejohet botimi i librave "nė gjuhė tė ndryshme, ndikoi te Papati edhe paraqitja e frymės sė Reformacionit, pėrkatėsisht Pretestantizmit." Kėtė mendim pak a shumė e shpreh edhe R. Ismajli i cili pohon se Vatikani u detyrua ta forcojė propagandėn e vet me qėllim tė neutralizimit e tė pengimit tė Islamit, i cili nė kėtė kohė ishte intensifikuar te shqiptarėt, kurse struktura konfesionale ndryshonte me shpejtėsi.

[ Vazhdon ]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:14 pm

Nxitimi dhe joobjektiviteti i disa autorėve shqiptarė, konsiston nė faktin se ata derisa pėr letėrsinė e vjetėr shqiptare flasin me pietet, letėrsia shqiptare e proveniencės islame as pėr sė afėrmi nuk e gėzon po atė trajtim. M. Pirraku e ka vrojtuar me vend kėtė ēėshtje, andaj thotė se: "Krijimtaria letrare shqiptare e proveniencės islame... nė historinė e letėrsisė shqiptare nuk ka gėzuar gjykim tė drejtė dhe adekuat me gjykimin qė i ėshtė bėrė letėrsisė shqipe tė proveniencės sė krishterė." Ky paragjykim shihet qartė edhe nė "Historinė e letėrsisė shqiptare" (Maket), 1, fq. 15, ku thuhet: "Nė tendencėn e vet tė pėrgjithshme, letėrsia e bejtexhinjve ishte njė trup i huaj nė kulturėn dhe nė letėrsinė shqiptare. Ajo qėndroi mė shumė larg halleve dhe shqetėsimeve tė mėdha tė popullit dhe pati lidhje tė pakta me qėndresėn kundėr zgjedhės turke." "Po ky prodhim letrar, i shkruar me germa arabe, pati njė anė shumė negative, duke qenė pjellė e presionit ideologjik tė pushtuesit dhe duke u bėrė shprehės e pėrēues i ideologjisė sė tij."

Pėr t’i vėnė gjėrat nė binarė, duhet bėrė disa sqarime mė elementare, dhe pėr kėtė qėllim do tė pėrdorim mendimin e M. Pirrakut, i cili thotė se kjo krijimtari "ishte veprimtari e ndaluar dhe e dėnueshme, ishte kaēake, guerile dhe disidente nė gjirin e kulturės osmane, pėrkatėsisht turke", e prodhuar nga njerėzit e popullit dhe pėr kėtė popull, kurse si rezultat i rrethanave historike, kulturore, shoqėrore tė asaj kohe. Nėse krijimtaria e proveniencės muslimane shqiptare ėshtė pjellė e pushtuesit tė huaj, pjellė e kujt ishte kultivimi i letėrsisė shqiptare tė proveniencės sė krishterė, e shkruar me alfabetin grek e latin? Ėshtė jonormale qė kėtė trashėgimi kulturore, gati tė gjithė historianėt e letėrsisė shqiptare e shohin si veprimtari patriotike tė autorėve me vlera tė rėndėsishme pėr kulturėn shqiptare tė filleve tė Rilindjes dhe tė Rilindjes, duke i pasur parasysh ndihmat morale dhe materiale nga Bota kristiane dhe interesimin e huaj nė rend tė parė, e nė anėn tjetėr, trashėgiminė kulturore shqiptare tė proveniencės islame ta diskreditojnė si tė huaj, tė dyshimtė, edhe pse pjesa mė e madhe e saj paraqet frytin mė tė pastėr tė trojeve shqiptare, tė lindur nė kėto troje dhe tė rritur e zhvilluar nė vuajtje tė mėdha, duke pėsuar sakrifica tė mėdha, e ndjekur dhe e dėnuar nga osmanlinjtė, kurse e blasfemuar dhe e anatemuar nga provenienca shqiptare kristiane. Nėse mė herėt njė botėkuptim i tillė edhe ka mund tė arsyetohet, viteve tė fundit dhe tash e tutje botėkuptimet e tilla pėrfundimisht duhet tė flaken, pėr ta zėnė vendin meritor e vėrteta.

Paragjykimet i kemi tė pranishme edhe gjatė periudhės enveriste, si nė Kosovė ashtu edhe Shqipėri e trojet tjera shqiptare. Disa nga to i vėrejtėm me rastin e analizės sė disa autorėve mbi Sami Frashėrin, kurse rasti vijues ka tė bėjė me ideologėt e marksizmit, apo mė saktėsisht, me ideologėt stalinistė nė Shqipėri. Nė sqarimin qė ka dhėnė redaksia e botimit tė librit "Mbi fenė" tė K. Marksit e F. Engelsit, nė "Shėnime" lexojmė: "Kur’ani - Libri i shenjtė e kryesor i Islamizmit, qė pėrmban gjithfarė legjendash dhe mitesh, shtjellimin e besimit, rregulla morale si dhe rregulla fetare dhe norma juridike. Kleri musliman thotė se autor i gjithė kėtij libri ėshtė Muhameti, gjė qė hidhet poshtė nga shkenca e sotme, e cila ka provuar se pjesėt e ndryshme tė tij janė shkruar nė kohė tė ndryshme nga autorė tė ndryshėm." Kėtij shpjegimi redaktorial do t’i bėjmė njė koment tė shkurtėr. Edhe mė herėt, si nė Evropė ashtu edhe ndėr ne, si psh. P. Bogdani, kanė pohuar se Kur’ani pėrmban legjenda e mite tė ndryshme, rregulla juridike, morale e tė ngjashme, kurse autorėsia e Kur’anit i ėshtė atribuar Muhammedit a.s., me ēka ėshtė dėshiruar qė edhe Kur’ani, sikurse edhe Bibla, tė shndėrrohet nė njė vepėr me elemente tė pėrziera hyjnore e njerėzore, ekuivalente me Biblėn. Kėto kanė qenė pohime tė jomuslimanėve dhe ndėr ne nuk kanė zgjuar interesim tė caktuar. Por, nė kėtė rast, autorėt e kėtij shėnimi, pa kurrfarė pėrgjegjėsie morale pohojnė se, gjoja, "kleri musliman thotė se autor i gjithė kėtij libri ėshtė Muhameti", gjė qė as armiqtė mė tė mėdhenj tė Islamit kėtė nuk e kanė pohuar. Mirėpo, kėta autorė kanė shkuar edhe mė tej, dhe tani pohojnė se kėtė pohim tė klerit musliman e ka "hedhur poshtė shkenca e sotme, e cila ka provuar se pjesėt e ndryshme tė tij janė shkruar nė kohė tė ndryshme nga autorė tė ndryshėm." Njėmend, konstatimet e tilla janė tė paprecedent nė shkencėn e mirėfilltė botėrore, kurse shkenca nė tė cilėn thirren kėta pseudoshkencėtarė ėshtė e tipit tė P. Bogdanit, sepse vetėm tė tillėt mund tė preokupohen me trillime e gėnjeshtra kaq tė ulėta kundrejt njė doktrine, filozofie apo njė botėkuptimi ēfarė ėshtė Islami.

Paragjykimet kundrejt Islamit janė aktuale edhe gjatė kėtyre viteve tė fundit. Janė zhvilluar disa polemika rreth shkrimit tė F. S. Nolit pėr Muhammedin a.s., tė shkruar kaherė e tė aktualizuar sė voni nga qarqet antiislame nė Kosovė. Janė zhvilluar polemika edhe rreth disa deklaratave pa pėrgjegjėsi e tė paqėndrueshme tė I. Kadaresė, B. Musliut etj., por, pėr shkak tė hapėsirės sė kufizuar nuk dėshirojmė tė zgjerohemi, sepse kėto shkrime janė tė ngjyrosura me frymė evrocentrizmi e katolikocentrizmi.

Mirėpo, disa fjalė do t’i themi rreth shkrimeve tė dy klerikėve katolikė, Sh. Zefit dhe L. Gjergjit.

Shan Zefi i pyetur pėr "fundamentalizmin islamik" pohon se ai "nuk mund tė ketė rrėnjė nė Kosovė, por, nė anėn tjetėr, as qė mund tė mohohen disa simptome e tendenca antishqiptare, qė janė gjithnjė nė rritje nė kėtė drejtim e qė frymėzohen nga rrymat e ndryshme panislamike." Shan Zefi kėtė e sheh nė rrugėt tona ku tė "bie nė sy ose po hasim te njė grup i vajzave, motrave e nėnave tona shqiptare, qė po instrumentalizohen nė kėtė drejtim". Ai mė tej thotė: "Duhet tė jemi tė vetėdijshėm se sa mė larg t’u mbetemi kėtyre dukurive tė tejkaluara, aq mė afėr do tė jetė edhe integrimi ynė me familjen e madhe evropiane." Shan Zefi i ushqyer nga mėsimet "e larta" bogdaniane, me urrejtje tė thellė kryqtare e inkuizicionale, kurse duke shfrytėzuar euforinė popullore dhe papjekurinė intelektuale aktuale, "veshjen islame" e jo arabe e turke, disa shekuj tė pranishme ndėr ne, siē don ta paraqesė ai, e sheh si frymėzim nga rrymat e ndryshme panislamike, duke "harruar" se kėto janė fundamente kur’anore e sunnetike. Nė anėn tjetėr "panislamizmi" nuk ėshtė monstrum, as skilė e haribdė, as ndėrmarrje "kryqtare" e "inkuizicionale", por ndėrmarrje e muslimanėve tė botės qė tė ēlirohen nga sundimi i egėr, shtypės e eksploatues kolonial, kristian, evroperėndimor. Ėshtė jomorale dhe tejet joshkencore nga njė dinjitar fetar, qė t’i quajė nėnat e motrat tona, vajzat e gratė tona tė instrumentalizuara pse na u veshkan me veshje islame, kurse lakuriqėsia, hipizmi, homoseksualizmi, narkomania, sida e tė tjera qė po vėrshojnė nga "familja e madhe evropiane", pėr shkak tė fanatizmit tė ushqyer, fatkeqėsisht ende nuk i kanė ra nė sy, e mbase as nuk do t’i bien edhe nė tė ardhmen.

Lush Gjergji, sikur edhe disa tė tjerė, ėshtė i preokupuar se si ta pėrmirėsojė gabimin e shqiptarėve para disa shekujve kur kaluan nė Islam, e jo nė Kristianizėm, dhe tė atyre qė e braktisėn Kristianizmin dhe e pėrqafuan Islamin, prandaj propozon, pėrkatėsisht, insiston kėmbėngulėsisht qė tė bėhet pėrcaktimi i ri. Ai fort mirė po vlerėson ēastin politik dhe parullėn e kuzhinės vatikanase, se po tė ishim katolikė, Evropa do tė na pranonte, ndaj sa ka kohė duhet tė konvertohemi, apo si e thotė kėtė me perfiditet L. Gjergji, tė pėrcaktohemi rishtazi qė "... tė kontribuoj sa mė tepėr pėr popullin tim". Ai mendon se N. Frakulla, M. Ēami, H. Tahsini, Sami, Naim e Abdyl Frashėri, deri mė sot, nga pamenēuria kanė mbetur muslimanė. Jo! Shqiptari musliman jeton nė Evropė dhe s’ka nevojė tė shkojė nė Evropė. Disa nga shqiptarėt kanė qenė "me kulturė dhe me traditė tė lashtė tė krishterė", por tė ngopur nga tė bėrat e qesaro-papizmit, e duke parė shpėtimin e tyre nė Fenė islame, e pėrqafuan atė, por tė mėsuar nga feja e re, ata jo qė kanė pushuar t’i urrejnė tė tjerėt, por t’i duan e t’u ndihmojnė. Ata nuk duan tė pėrqafojnė pavlerėn qė u ofrohet, por duan tė jetojnė si lulet e ndryshme brenda njė kopshti, secila duke e ruajtur llojin e vet, aromėn, ngjyrėn, bukurinė qė ka, dhe tė gjitha tok tė paraqesin njė bukuri joshėse pėr tė tjerėt.

Nė stilin e Palit dhe tė nxėnėsve tė mėvonshėm, tė cilėt fenė e Jezusit e shndėrruan nė sinkretizėm kristiano-pagan, L. Gjergji propozon qė tė gjithė sė bashku tė krijojmė njė lloj "evroislamizmi" me tė cilin do "tė dėshmohet se ne jemi pėr njė Krishterim dhe Islam tė pėrparuar...", duke harruar se derisa Kristianizmi ka humbur lidhjen e vetme, burimin, Islami ėshtė burimor dhe nuk mund tė transformohet nga koncili nė koncil, nga shekulli nė shekull, pėr t’i mbuluar krimet qė sot Evropa dhe Amerika ia bėjnė botės sė varfėr, duke hequr dogma tė vjetra e duke aplikuar tė reja.

Nė kėtė shqyrtim nuk i kemi pėrfshirė tė gjitha tekstet, as rastet, por vetėm disa sosh, pa pretendim se i kemi zgjedhur mė interesantet dhe tekstet mė tipike. Po ashtu, nuk jemi lėshuar nė analizė tė secilit tekst, pos tė disa vrojtimeve kalimthi, andaj e shohim tė udhės tė shqyrtojmė edhe disa ēėshtje, qė ta plotėsojmė, pak a shumė, kėtė mozaik.

Vėrejtjet mė tė shpeshta nė adresė tė Islamit, qė ndėr kritizerėt e tij identifikohet me turqit, janė ato se ai ka qėllime asimiluese ndaj shqiptarėve, sikur edhe ndaj tė tjerėve, dhe me kėtė ēėshtje ata kanė ngritur nė kėmbė popullin e manipuluar shqiptar. Ndėr tė parėt qė i janė kundėrvėnė kėsaj insinuate nė trojet tona ka qenė Hasan Kaleshi, eruditi i anatemuar shqiptar, qysh para dy-tri dekadave. Nė kohėn kur shqiptarėt ishin pa shtet, pa kishė tė tyre, pa traditė kulturore, pa kler, pa shkolla, tė rrethuar nga Bizanti nė njėrėn anė, nga shteti serb nė anėn tjetėr dhe nga Venediku nė anėn bregdetare, nė kėto rrethana nuk kanė pasur kurrfarė gjasash tė ekzistojnė si komb. Me depėrtimin turk nė Ballkan, me shkatėrrimin e Bizantit, tė shtetit serb, me ēorientimet e kishave tė tyre, i hapet rrugė ekspansionit shqiptar nga elementet e pėrmendura mė lart." Kėtė ēėshtje nė kohėt e vona e shtron dhe e argumenton edhe historiani M. Pirraku e S. Rizaj, mendimet e tė cilėve shkurtimisht i kemi paraqitur nė disa nga shkrimet tona. I kėtij mendimi ėshtė edhe intelektuali A. Baleta kur pohon se "prania e faktorit musliman nė Shqipėri ka qenė faktor shpėtimtar". A. Baleta pėrmend edhe Arsa Millatoviqin, armik i madh i shqiptarėve, i cili thotė se shqiptarėt me pėrqafimin e Fesė islame i shpėtuan sllavizimit...".

Edhe Ivo Andriqi, nobelist, i njohur si hartues i projektit famėkeq kundėr boshnjakėve e shqiptarėve, megjithatė, paragjykimet ndaj turqve i cilėson nė mėnyrėn vijuese: "Turqit nė filim tė qeverimit tė tyre nė viset tona ishin tė tjerė, por ne ata mė sė shumti i kujtojmė nga periudha dekadente e Perandorisė Osmane".

Gjithashtu, etnologu e historiani Mark Tirta, "islamizimin e shqiptarėve nuk e shihte si dhunė", por "si njė ftohje, si njė bojkotim i shqiptarėve kundėr Krishterimit", e pikėrisht, fillimisht, kundėr ortodoksisė serbe, greke e bullgare, qė i shpiente nė shkombėtarizim, nė tjetėrsim etnik."

Nė saje tė rezultateve nga hulumtimet e tij, Eqrem Ēabej pohon se pėrkundėr "ndarjes konfesionale tė Shqipėrisė nė shumė besime", e kėtu mendon para sė gjithash nė Islamin, "kjo kėtu nuk ka qenė aq ndarėse e thellė si gjetkė...". Ai thotė se megjithė grindjet "njėsia e kombit nė themel nuk u shkatėrrua...".

Historiani Ferit Duka duke ofruar njė statistikė pohon se deri nė fund tė shekullit XVI Shkodra u islamizua 100%, Peja 90%, Vushtrria 80%, Elbasani 79%, Tetova 71%, Kėrēova 65%, Kruja 63%, Berati 60%, Prishtina 60%, Prizreni 55,9%, Dibra 51%, Tepelena 50%, Pėrmeti 41% etj., dhe konstaton se "nuk ka pasur njė politikė islamizuese tė zhvilluar me tendenca tė posaēme nga sundimi osman. Tė dhėnat flasin se Feja islame ėshtė pranuar me dėshirė (...) nė masat e popullit shqiptar." Ndėrsa R. Fallaēi thotė se "nuk duhet harruar se turqit ishin shumė mė tolerantė nė ēėshtjet religjioze, se qė ishin bizantinėt." Diplomati, mjeku e historiani frėng Fransua Pukėvill, shkon edhe mė tej dhe jep njoftime tė hollėsishme pėr gjendjen e mjeruar shoqėrore, ekonomike e kulturore tė Shqipėrisė, dhe nė rend tė parė akuzon, jo turqit, por shqiptarėt si fajtorė pėr kėtė gjendje."

[Vazhdon]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:14 pm

Vėrejtje vijuese ėshtė edhe ajo se qėllimi i Turqisė ka qenė copėtimi i trojeve shqiptare, dhe kėtė pohim tė vetin e argumentojnė me veprimet e Turqisė qė tė zbatojė vendimet e Kongresit tė Berlinit mė 1878 kuptohet, e detyruar politikisht, ekonomikisht e ushtarakisht ta bėjė kėtė, e jo pse Turqisė i shkonte pėr shtati copėtimi i trojeve tona. Harrohet fakti se osmanlinjtė i gjetėn trojet shqiptare tė pushtuara e tė copėtuara nga shumė pushtues: serbėt, grekėt, italianėt etj., dhe vetėm nėn Halifatin islam tė osmanlinjve trojet shqiptare u bashkuan, filluan tė frymojnė sė bashku, tė tregtojnė e punojnė sė bashku, tė luftojnė sė bashku e ēdo gjė tjetėr. Iu shmangėn asimilimeve romano-bizantine dhe ruajtėn qenien e tyre. Lansuesit e tezės sė politikės shfarosėse tė osmanlinjve, duke shfrytėzuar metodėn psikologjike se akuza ka efekt mė tė madh se demanti, e me qėllim qė ta kamuflojnė politikėn destruktive ndaj shqiptarėve, veprojnė nė kontinuitet dhe janė shumė brutalė nė kėtė aspekt. Fakti se tė gjithė shqiptarėt muslimanė nuk e ndiejnė veten turq por shqiptarė, dėshmon se s’kemi tė bėjmė me njė politikė asimiluese e pėrēarėse. Kėtė e argumenton edhe lėnda arkivore e asaj kohe, por kėtė e dėshmon edhe njėri ndėr njohėsit mė tė mirė tė asaj kohe, historiani anglez S. Th. Arnold, i cili pohon se Turqia Kosovėn e konsideronte pjesė lindore tė Shqipėrisė.

Ndėr vėrejtjet pėrēarėse qė lansohen nga qarqet e sipėrtheksuara ėshtė edhe ajo se Islami ėshtė lindor, aziatik (qė ėshtė rast edhe me fenė qė e predikoi Isai a.s. (Jezusi), i imponuar (ndryshe nga Kristianizmi i cili, sipas tyre, lulėzoi vetvetiu nė trojet tona) dhe si i tillė ai duhet tė flaket nga mesi ynė, e nė vend tė tij tė pranohet Kristianizmi, i cili, sipas tyre, do tė na fusė nė familjen e madhe evropiane. Ėshtė e saktė se Kur’ani ka filluar dhe ka mbaruar sė shpalluri nė Arabi e jo nė Evropė (siē ėshtė rasti edhe me Biblėn qė u shpall nė Azi e jo nė Evropė), por Kur’ani nuk iu shpall arabėve, por mbarė njerėzisė (lil-alemīn), (ndryshe qė Bibla iu shpall ekskluzivisht popullit izraelit), se Kur’ani nuk njeh popull tė zgjedhur, popull superior, popull vetvetiu mė tė vlefshėm se tjetri, vetėm pse qenka nga Evropa apo Amerika. Per se, asnjė komb, asnjė popull s’ėshtė mė superior se tjetri, nėse tek ai nuk gjenden vlerat, virtytet e larta njerėzore. Ndarja e popujve, feve apo kulturave nė aziatike e evropiane, ka konotacione tė racizmit, qoftė racizmit nacional apo religjioz. Princ Ēarlsi, qė e cekėm edhe mė herėt, Islamin me tė gjitha segmentet e veta nuk e pranon si tė huaj, pėrkundrazi, ai thotė se "prania shumėshekullore e Islamit nė Spanjė dhe nė Ballkan, para osmanlinjve dhe me ta, dėfton se Islami ėshtė pjesė e sė kaluarės dhe tė tashmes sė Evropės... e jo gjė e ndarė", dhe si e tillė duhet tė trajtohet edhe nė marrėdhėniet politike, ekonomike, kulturore e tė tjera. Shpėrfillja e kėtij problemi nė Bosnjė kushtoi shtrenjtė: jetėn e humbėn mbi 200.000 njerėz, e prej tyre 17.000 fėmijė. Krim qė do tė na pėrcjell me shekuj. Sipas tė gjithė parametrave, trajtimi joadekuat i ēėshtjes shqiptare do tė jetė edhe mė katastrofik.

Kėtė ēėshtje po e pėrfundojmė me mendimin e M. Pirrakut se: "Islami nuk ishte fe turke dhe as fe e pushtuesit, por ishte sa fe e turqve, aq edhe e shqiptarėve dhe e tė tjerėve dhe turqit nė Bashkėsinė muslimane osmane paraqitnin vetėm pakicėn sunduese...".

Pėrsiatjeve tė mėsipėrme do t’ua shtojmė disa mendime tė disa mendimtarėve botėrorė, nė mėnyrė qė tė vėrejmė, e njėkohėsisht t’i krahasojmė me mendimet e atyre qė praninė e Islamit e tė muslimanėve nė Evropė, por edhe nė botė e shohin si tė tepėrt; se ne shqiptarėt si popull i lashtė, por i vogėl, nėse duam tė ecim pėrpara, duhet tė jemi popull me kritere tė shėndosha e konstante, e assesi laramane, popull integrues pėr ēdo gjė pozitive, popull qė Lindjen e sheh Lindje e Perėndimin Perėndim, pa lėkundje nė vlerat autoktone.

Sami Frashėri i madh, por fare pak i studiuar ndėr ne nė krahasim me madhėshtinė e punės sė tij, krimet e Evropės ndaj muslimanėve i pėrshkruan si vijon: "Nuk u mjaftuan evropianėve kėto krime tragjike, por u tubuan nga tė gjitha anėt e Evropės, nėn flamurin e Kryqit dhe disa herė atakuan nė vendet islame... Kjo, vepra e tyre, mbeti turp i madh qė do tė na pėrkujtojė historia gjer nė Ditėn e Kijametit..." Samiu pohon se kjo humbje "u shpreh nė dy segmente: 1) dėmi material dhe 2) dėmi kulturor (zhdukja e shkencave, njohurive dhe krijimeve islame...) u mbytėn dijetarėt, u rrėnuan shkollat, u dogjėn librat; ēdo njeri filloi tė merret me shpatė e luftė." Ndėrsa, sa i pėrket pėrhapjes sė Islamit, ai pohon se: "Pos pėrhapjes sė Islamit me pushtime, ekziston edhe rruga tjetėr, e papėrmendur nga historianėt, e ajo ėshtė pėrhapja e fesė vetvetiu pa pushtim, pa shpatė dhe pa ushtarė. Kjo edhe nėse nuk ėshtė mė e madhe se mėnyra e parė, pothuaj ėshtė e barabartė." Sipas tij, "mėnyra e parė ndodhi deri te Sulltan Sulejmani, kurse pėrhapja e fesė sipas mėnyrės sė dytė, po ndodh deri nė ditėt tona."

Pėr periudhėn aq kontestuese pėr njė pjesė tė shkencėtarėve shqiptarė, Volteri pohon se: "Modeli islam i rregullimit tė jetės, i pranishėm gjatė kohės sė osmanlinjve, paraqet shembullin mė tė mirė tė tolerancės ndėrfetare dhe bashkėjetesės, nė lirinė e plotė tė pjesėtarėve tė feve tė ndryshme dhe popujve. Derisa, sipas Kishės, secili ėshtė dashur tė bėhet kristian. Pėr kėtė, autoritetet kishtare armiqėsisht janė deklaruar kundrejt tėrė botės dhe kėtė, derisa ata nuk e pranojnė Kristianizmin."

Se sa janė tė brishta shkrimet e njė pjese tė inteligjencies shqiptare kundėr Islamit, dėftojnė edhe mendimet e ekspertėve botėrorė, sikur R. Dozy, orientalist i famshėm, i cili nė librin e vet "Historia e muslimanėve tė Spanjės", kishte shkruar: "Pushtimi arab ishte i mirėseardhur pėr Spanjėn: ai ka zhvilluar revolucionin e gjithmbarshėm social, flaku pjesėn mė tė madhe tė sė keqes, nėn tė cilėn ishte ngushtuar me shekuj." Pastaj vazhdon: "Arabėt kanė sunduar nė kėtė mėnyrė: Tagrat pothuajse kanė qenė fare tė vogla nė krahasim me tagrat qė ua ka imponuar udhėheqja e mėparshme. Arabėt ua kanė marrė taksat pasanikėve. Ato toka tė mėdha qė i kanė pasur feudalėt, e i punonin fshatarėt, ēifqinjtė e robėrit e pakėnaqur, arabėt ua kanė shpėrndarė nė mėnyrė tė barabartė atyre qė i kanė punuar. Pronarėt e rinj kanė punuar sa kanė mundur mė mirė. Tė korrat kanė qenė tė jashtėzakonshme. Tregtia ishte liruar prej kufizimesh dhe taksash tė rėnda, qė mė herėt ua kanė shtrėnguar fytin, dhe dukshėm u zhvillua. Kur’ani u ka mundėsuar robėrve tė ēlirohen me shpagim tė drejtė, ndėrsa kjo i ka liruar qė tė venė nė lėvizje energji tė reja. Tė gjitha kėto masa sollėn mirėqenien e pėrgjithshme, e cila ishte shkak qė dominimi arab tė jetė prej fillimit mirė i pranuar."

Mendimtari tjetėr evropian, Kaetani, thotė: "Shkollat e mjekėsisė nė Palermo, fillet e diturive fizikale nė universitetet e para italiane, vizioni i Dantes dhe teologjia e Toma Akuinit, tė gjitha ishin tė frymėzuara dhe tjerrė me dijen e vjetėr dhe filozofinė tė cilėn e mblodhėn dhe e pėrpunuan teologėt arabė nga Bagdadi dhe Kordoba, mėsuesit e dikurshėm tė Evropės barbare."

Kurse Baron Kremeri shkruan: "Krahas shkencave ekzakte, me njė kujdes shumė tė madh mėsoheshin dhe kultivoheshin edhe shkencat e politikės dhe drejtėsisė, si dhe filozofiko-teologjike, i binin sistemet politike dhe teoritė pėr tė drejtėn, tė cilat pėr nga vlera e tyre i mbulonin tė gjitha ato ēka kishin arritur popujt e tjerė tė shekullit tė mesėm. Mendimet e mėdha, tė cilat nė Evropė hapėn rrugė tek nė shekullin XVIII, atje qenė proklamuar qysh para tetė shekujsh."

Baron Kremeri pohon se edhe nė fushėn e tė drejtės administrative dhe dijes financiare, arabėt kishin arritur njė shkallė tė lartė, ngase ligjet tatimore, siē thotė ai, ishin vėrtet tė pėrsosura pėr atė kohė. Posta ishte e rregulluar mirė dhe i lidhte pjesėt mė tė largėta tė Halifatit dhe doganimi i brendshėm ishte rreptėsisht i ndaluar. Ishin formuar fonde bamirėse, nga tė cilat ndihmoheshin jo vetėm tė vobektit vendas por edhe tė huajt, madje ato shėrbenin edhe pėr lirimin e robėrve. Ndėrmjet vendeve islame mbretėronte njė liri e pakufizuar qarkullimi dhe migrimi, kurse administrimi bazohej pa pėrjashtim nė vetėqeverisjen e komunave, tė cilat gėzonin liri tė plotė."

Ka edhe shumė e shumė thėnie tė tjera, por ne kėtė pjesė tė shkrimit tonė do ta pėrfundojmė me njė thėnie tė La Martinit pėr Muhammedin a.s., e pėr ta krahasuar me thėniet e P. Bogdanit apo tė F. S. Nolit. Ai thotė: "Filozof, orator, profet, ligjdhėnės, luftėtar, ngadhėnjimtar idesh, rilindės i sėrishėm i fesė sė logjikės dhe tė Zotit pa idhuj dhe pa afreska; themelues i njėzet mbretėrive tė botės dhe i njė mbretėrie shpirtėrore - ai ėshtė Muhammedi. Kur merren parasysh tė gjitha masat me tė cilat matet madhėshtia dhe popullariteti i njeriut, lirisht mund tė pyesim: a ka ndonjė njeri mė tė madh se ky?"

Kėto thėnie janė vetėm njė thėrrmi nga tėrė ajo qė, pėrkundėr armiqėsisė sė madhe qė e kishin P. Bogdani e tė tjerė, mirėkuptimi dhe toleranca islame iu mundėsoi atyre qė tė mėsojnė, studiojnė, veprojnė e shkruajnė kundėr Islamit e Halifatit islam, nė prehėr tė po atij halifati".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:17 pm

KONSEKUENCAT DHE PERSPEKTIVA E PROBLEMIT

Evropa, e nė gjirin e saj edhe trojet shqiptare, gjatė historisė ka rėnė nėn ndikimin judeo-kristian dhe greko-romak, drejtpėrdrejt apo tėrthorazi, me ē’rast ka trashėguar edhe ndjenjėn e superioritetit kundrejt tė tjerėve. Kėtė ndjenjė tashmė njė shekull e ka vėrejtur edhe Sami Frashėri, i cili u ėshtė kundėrvėnė "koncepteve tė thjeshtėzuara mbi zhvillimin historik tė qytetėrimeve botėrore, duke e ngushtuar spektrin e tyre nė qytetėrimin grek dhe atė evropian." Sipas Samiut "deri para lindjes sė qytetėrimit grek, shumė popuj si kaldejasit, asirianėt, indianėt, egjiptianėt e tė tjerė kanė dhėnė ndihmesėn e vet tė vyer nė zhvillimin e kulturės botėrore, pra edhe tė qytetėrimit nė pėrgjithėsi. Dhe pas grekėve pati popuj tė cilėt e ēuan mė tej zhvillimin e kulturės antike, duke i bėrė njė shėrbim tė veēantė lindjes dhe zhvillimit tė qytetėrimit evropian. Nė kėtė rast Samiu e ka fjalėn pėr njė qytetėrim tė cilin jo pa tė drejtė e konsideron tė ndritshėm, siē ėshtė qytetėrimi islam." Ja se nė ē’mėnyrė i pėrshkruan Samiu Evropėn dhe shtetin islam: "Njė ngjallje, njė shpirt, njė fuqi, njė pasje, njė dituri mbretėronte nė gjithė ato anė, nė ato kohėra qė (kur) vend’ i Sokratit e i Platonit kishin mbeturė si tė shkretė, dhe Evropa, Evrop’ e ndriturė e ditėvet tona, ish njė vend i papunuarė me njerėz gjysėm tė egėrė." Mė tej Samiu thotė: "Dritat e tyre (tė muslimanėve, N.I.) u hapnė udhėnė europianėvet, ata vetė mbetnė nė t’erėtė." Prandaj, kultura dhe qytetėrimi janė njė njėsi e pandarė dhe nuk mund tė jenė monopol i njė populli apo i njė force. Mbyllja e kulturės dhe qytetėrimit brenda kornizave tė ēelikta dhe injorimi i botės pėrreth, krijon gjendje katastrofike pėr zhvillimin e drejtė tė njerėzisė. Evroperėndimi pėr shkak tė komplekseve tė trashėguara gjatė shekujve tė kaluar, ka mbjellur vetėm dhunė e tmerr dhe, siē e thotė kėtė J. - P. Sartri, nė parafrazimin tonė, shumė vepra tė artit e tė teknikės nga Evropa janė tė zhytura thellė nė gjak. Mjaftojnė tė pėrmenden kryqėzatat, inkuizicioni, kolonializmi dhe neokolonializmi e modernizmi i manifestuar nė dhunėn evroamerikane tė ditėve tė sotshme. Angazhimi nė kontinuitet i Evropės kristiane kundėr Islamit, shkaktoi humbje tė mėdha nė tė gjitha fushat e jetės. Kėtė bukur e ka shprehur edhe Hadrian Renald duke thėnė: "Nuk ka nė botė besim, i cili ka qenė aq keq i komentuar nga armiqtė e tij dhe i cili u ėshtė nėnshtruar aq shumė nėnēmimit dhe mėnisė sikur qė ėshtė Islami." Se nė ē’shkallė histerie kishte arritur mjerimi i "sė vėrtetės" sė besimit "tė drejtė" tė kristianėve ndaj tė "pavėrtetės" sė rrezikshme, na njofton Volteri kur pohon se: "Atėherė kishte mė shumė kallogjerė bizantinė, tė cilėt shkruanin kundėr Islamit, se sa kishte jeniēerė nė ushtrinė turke."

Forcat centrifugale tė njeriut, qė e bėjnė gjithnjė e mė tė nėnshtruar humbjes sė shpirtit tė vet dhe tė energjisė drejt periferisė, duhet vėnė nė barespeshė ndėrmjet nevojave tė trupit dhe shpirtit, kėsaj dhe asaj bote. Civilizimi qė e ka reduktuar mirėqenien njerėzore nė plotėsimin e nevojave shtazore dhe qė refuzon tė shqyrtojė nevojat njerėzore qė kapėrcejnė ekzistencėn tokėsore, nuk mund tė ofrojė gjė pos "monstrumin teknologjik dhe uniformizmin modernist", pėrkatėsisht ofron "rebelimin modern" i cili "duhet tė jetė performansė e jetės apatike" qė tashmė ėshtė e pranishme.

Qytetėrimi perėndimor nė vend tė shembujve idealė, por realė historikė, ofroi shembuj nė legjenda. Mirėpo, legjenda pas njė kohe zbehet dhe tretet, kėshtu qė krijohet vakuumi, rezultat i tė cilit ėshtė ēorientimi i njeriut, gjendja apatike, jogatishmėria pėr angazhim, sakrificė e flijim, e nė anėn tjetėr, ekziston e gjallė dėshira pėr konsum tė pafund dhe pėr iluzione tė rrejshme. Brezi i ri nė Evro-Amerikė, me tendencė paraqitjeje nė gjithė botėn, por edhe te ne, me narkomani, orgji, alkoolizėm, seks heterogjen e deformime tė tjera, ėshtė shembulli mė i mirė se ēka ofron qytetėrimi perėndimor sot.

Paragjykimet e vazhdueshme nė faza tė ndryshme historike e deri nė ditėt tona, kanė krijuar njė gjendje jo tė lakmueshme, madje tensionuese. Sot evropiani mesatar nė muslimanin mė sė shpeshti sheh vetėm obskurantistin e fanatizuar qė i kėrcėnohet civilizimit tė tij, kurse muslimani mesatar nė Evropėn mė sė shpeshti sheh vetėm kanosje ndaj vlerave tė veta. Kjo ėshtė manifestuar edhe nė trojet tona shqiptare. Ndonėse me shekuj shumicė, pala muslimane gjithherė ėshtė treguar tolerante. Kėtė historikisht po e dėshmojnė edhe E. Ēabej edhe M. Krasniqi, por edhe tė tjerė. Ndonėse ky i fundit tolerancėn e nxjerr ekskluzivisht nga tradita kombėtare. Megjithatė, kjo nuk qėndron, sepse tradita si vlerė nuk ėshtė kongenitale, por e fituar. Sė kėndejmi na bėhet e qartė se toleranca qė ka dominuar ndėr shqiptarėt, para sė gjithash ėshtė rezultat i qėndrimit afirmativ tė Islamit ndaj Kristianizmit, por jo edhe anasjelltas. Islami e njeh (e nuk e toleron) Kristianizmin, e njeh Ungjillin, Jezusin, Marien, muslimanėt i hanė ushqimet e tyre, martohen me femrat e tyre etj. Tė gjitha kėto ndikojnė qė muslimani mos tė krijojė paragjykime e ngarkesa tė ulėta.

Edhe nė ditėt e sotshme muslimanėt nė botė, por edhe te ne, tregohen tė matur. Nėse i hedhim njė vėshtrim literaturės dhe shtypit aktual, na bėhet e qartė se kristianėt nė botė, por edhe pakica kristiane te ne, paraqitet tejet agresive, dhe ky agresivitet i tyre te njė pjesė e inteligjencies po has nė mirėkuptim. Shumica muslimane, nė anėn tjetėr, krahas tolerancės, na paraqitet inferiore, madje edhe inerte dhe e amullt. Vetėm herė pas here hasim nė rezistencė tė matur tė muslimanėve me ton apologjik. Duhet theksuar se pėr kėtė gjendje ka faktorė tė ndryshėm, por mė vendimtar ėshtė ai subjektiv, brenda inteligjencies shqiptare tė proveniencės muslimane, e veēan brenda teologėve muslimanė. Kėta, duke trashėguar idetė dekadente qė kanė mbyllur dyert e ixhtihadit, ndjekin pėrvojat, shtresimet e mbijetuara kohore, kurse Kur’ani dhe Sunneti janė shndėrruar nė doracakė pėr sharlatanizėm dhe dekor vitrinash. Nuk ka kreacion, nuk ka punė studimore qė Islami t’u prezentohet si muslimanėve ashtu edhe tė tjerėve nė madhėshtinė e tij tė plotė, duke i lėnė anash mėnyrat stereotipe tė tė paraqiturit tė tij.

Kohėve tė fundit, pėrkundėr konflikteve e zėnkave, pėrkundėr injorimeve e shpėrfilljeve, gėzon e dhėna qė brenda muslimanėve fillon tė gjallėrohet ideja se Islami ka cilėsi pėr tė ndėrmjetėsuar sėrish nė kėtė kohė, siē ka ndėrmjetėsuar nė Mesjetė ndėrmjet kulturave e qytetėrimeve tė vjetra dhe Evropės. Kjo cilėsi konsiston para sė gjithash jo nė mohimin ose zhdukjen e njėrės nga kėto botėra, por qė t’ua pranojė pjesėn e tyre tė sė vėrtetės dhe drejtėsisė, tė ndėrmjetėsojė ndėrmjet religjionit tė pastėr nga shtresimet sė tepėrmi natyrore, materiale tė kėsaj bote dhe shkencės nga shtresimet religjioze, joshkencore, mistike, tė ndėrmjetėsojė ndėrmjet mistikėve qė ēdo gjė e shohin nė prizmin e simbolikės, dhe racionalistėve qė ēdo gjė e zhveshin nė materiale, fizike. Islami sėrish duhet ta marrė rolin e vet tė "nacionit ndėrmjetės" nė kėtė botė tė ndarė politikisht e gjeografikisht.

Mirėpo, qė tė arrihen premisat pėr ndėrmjetėsim e dialog, e pėr ta evituar konfliktin, duhet punuar nė dy drejtime:

1) tė zhvillohet vetėdija mbi tė drejtėn nė diversitet, sepse ai ėshtė normal dhe i pashmangshėm;

2) tė punohet nė evitimin e harresės, duke komunikuar barabar dhe pa kushtėzime, e jo "Evropa e pasur nė Veri dhe Jugu i pazhvilluar islam!".

E kaluara pėr ne mund tė jetė leksion. Nuk guxojmė tė bėhemi gjeneratė e sė kaluarės qė jeton nė tė tanishmen. Duhet tė bėhemi gjeneratė e sė tashmes, gjeneratė qė pėrpiqet ta studiojė tė kaluarėn e vet, qė ta ruajė atė qė pėr tė ka mbetur. Duhet patur kujdes qė mos tė lejojmė qė e kaluara ta atakojė tė tashmen, sepse do ta pengojė pėrparimin dhe zhvillimin.

Ėshtė pėr pėrshėndetje fryma tolerante qė vjen nga Vatikani. Nė Dokumentin e Sekretariatit tė Vatikanit pėr Jokristianė, "Xhihadi" mė nuk shpjegohet si dikur, por pėr ēudi, krerėt e Kishės Katolike te ne nuk veprojnė sipas kėtij dokumenti. A ėshtė fjala pėr mosdėgjesė, pėr moskonsekuencė, apo pėr dokument deklarativ, kėtė ia lėmė kohės.

Tendosja nė politikė, ekonomi, kulturė e nė fushat tjera duhet t’ua lėshojė vendin mirėkuptimit, dialogut dhe bashkėpunimit. Objekt bisedimesh pėr fillim mund tė jenė elementet qė na bashkojnė, tė cilat janė mė tė numėrta, se sa ato qė na ndajnė. Dallimet duhet tė jenė sprovė e pjekurisė, e madhorisė njerėzore dhe potencial pėr bashkėpunim, barabarėsi dhe vėllazėri universale, e jo pėr krime tė reja. Shembulli i Bosnjės, i Ēeēenisė, i Kosovės dhe i vendeve tė tjera, le tė jenė mėsuesi mė i mirė pėr orientim tė drejtė.

Ardhmėria i takon dialogut dhe mirėkuptimit. Islami nga ana e vet, ka mundėsi tė ofrojė bashkėjetesė solide. Thėniet e Xhavahel La’al Nehru-s se: "Qytetėrimi islam ėshtė nėna e qytetėrimeve tė reja" dhe e G. Bernard Show-it se: "Islami ėshtė fe e ardhmėrisė", na trimėrojnė nė rrugėn e mirėkuptimit dhe ērrėnjosjes sė paragjykimeve.

PĖRFUNDIM

Ēėshtja e "paragjykimeve" ndaj Islamit dhe muslimanėve nė botė dhe te ne ėshtė punė komplekse dhe kėrkon angazhim multidisiplinor, andaj pėrpjekja jonė ka pėr qėllim vetėm ta aktualizojė kėtė segment shumė me rėndėsi nė rrafshin teorik, historik dhe praktik aktual. Deri tash kjo temė nuk ėshtė shqyrtuar seriozisht dhe gjithanshėm. Janė shqyrtuar vetėm nė formė reaksioni nėpėr shtypin ditor dhe atė revial margjinat e problemit. Andaj, detyrė jona nė kėtė punim ėshtė qė tė japim shenjė nė burimet qė i kanė rezultuar paragjykimet dhe veprimet agresive e militante tė Botės kristiane ndaj Botės muslimane. Kėtė u pėrpoqėm ta bėjmė pjesėrisht nė pikėpamje kronologjike dhe problemore si pėr Evropėn ashtu edhe pėr shqiptarėt, duke dhėnė shenjė nė disa prej autoriteteve shkencore-intelektuale nga fusha e filozofisė, politikės, religjionit, historisė, letėrsisė dhe fushave tė tjera.

Rezultati i pėrpjekjeve tona qėndron nė faktin se nė bazė tė studimeve e hulumtimeve tė anėtarėve tė tjerė, por edhe nė bazė tė hulumtimeve e pėrsiatjeve tona, kemi arritur ta kornizojmė, pak a shumė ta pėrkufizojmė vatrėn, pėrkatėsisht vatrat, burimet prej nga plasohen paragjykimet evroperėndimore, por edhe ato shqiptare kundrejt Islamit. Pėrfundimi unik ėshtė se burimi ėshtė i pėrbashkėt: tradita judeo-kristiane, trashėgimia greko-romake, por edhe vetėdija e krijuar gjatė historisė pėr rrezikimin nga Islami - mėsimi, kultura dhe qytetėrimi i tij, qė si pasojė ka qenė lufta dyshekullore e kryqėzatave, inkuizicioni, si pėrpjekje e Evroperėndimit pėr dominim nė religjion, politikė, ekonomi dhe fushat tjera. Depėrtimi i Islamit nė Ballkan me osmanlinjtė, nė disa pjesė tė Evropės, e veēanėrisht nė Ballkan, edhe mė shumė nxiti propagandėn dhe angazhimin ushtarak antiislam. Si pasojė tė botėkuptimeve tė tilla dhe dėshirės pėr dominim e eksploatim kemi kolonializmin, neokolonializmin dhe pėrpjekjet mė tė reja tė botės moderne evroperėndimore pėr nėnshtrim tė plotė tė vendeve muslimane nė rrafshin politik, ekonomik, ushtarak e kulturor. Mirėpo, gjithnjė e mė shumė po sheshohet se dhuna ėshtė injorancė, se demokracia e rrejshme duhet t’ia lėshojė vendin dialogut tė mirėfilltė, drejtėsisė unike, vėllazėrisė universale, pėrkatėsisht vlerave tė mirėfillta njerėzore.

Apelet e shumta tė dijetarėve se kriza perėndimore po hyn nė fazėn e njė kataklizme (O. Spengleri, M. Hajdegeri etj.), duhet tė jenė vėrejtje serioze se vlerat janė rrezikuar, kurse ka vėrshuar jovlera. Viteve tė fundit shumė autoritete botėrore nga fusha e politikės dhe e mendimit ftojnė (Princ Ēarlsi i Uellsit, Rozhe Garodi etj.) nė mirėkuptim dhe bashkėpunim reciprok, si alternativa tė vetme pėr shpėtim nga skėterra e quajtur modernizėm. Muslimanėt tė gjitha "marrėdhėniet" duhet t’i bėjnė me vetėdije tė lartė e nė baza intelektuale. Ata me vetėmohim duhet tė ballafaqohen me tė gjitha provokimet e kohės, pa inferioritet kulturor e psikologjik, sepse tė jeshė evropian, amerikan, aziatik apo nga ndonjė komb i caktuar, vetvetiu nuk paraqet as vlerė, as jovlerė, as superioritet, as inferioritet, as pėrsosuri, as mangėsi. Aspekti material, biologjik i shprehur nė gjerman, francez, kinez, shqiptar a grek, paraqet vetėm mjetin pėr t’i dhėnė kuptim vlerės; vetvetiu nuk posedon domethėnie.

Na mban shpresa qė pėrpjekja jonė nė pasqyrimin e kėtij problemi do tė inicojė nevojėn e flakjes sė paragjykimeve dhe dėshirėn pėr mirėkuptim dhe gatishmėri pėr dialog tė hapur pėr tė gjitha sferat e jetės. Kur’ani kaherė ka apeluar nė komunikim tė ndėrsjellė, por a do tė pranohet kjo ofertė e hapur, nuk varet prej tij.

[ Vazhdon ]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:17 pm

LITERATURA

1. Abazi, Irfan, etj., "E drejta familjare nė Islam", Shkup, 1416/1996.
2. Ahmeti, Muhidin, "Pėrmbledhje ligjėratash fetare", Shkodėr, 1417/1996.

3. "Argumenti" - ~asopis za dru{tvenu teoriju i praksu, nr. 2/1982, Rijeka.

4. Arnold, S. Thomas, "Povijest Islama - historijski tokovi misije", botimi II, Sarajevo, 1990.

5. Azizussamed, Ulfe, "Islami dhe kristianizmi", bot. II, Tetovė, 1997.

6. Baxhi, Hasan, "Dialogu Kristiani dhe Muslimani", Tiranė, 1993.

7. Berisha, Avdi, "Shtatzėnia e njė mashtrimi", Prishtinė, 1995.

8. Bogdani, Pjetėr, "Ēeta e profetėve", I, Prishtinė, 1990.

9. Bo`ovi}, Rade, "Arapi u usmenoj narodnoj pesmi na srpsko-hrvatskom jezi~kom podru~ju", Beograd, 1977.

10. Bucaille, Maurice, "Biblija, Kur’an i nauka", Sarajevo, 1978.

11. Bu}an, Daniel, "Poimanje arabizma", Zagreb, 1980.

12. "Bujku" - e pėrditshme e dt. 16.07.1994, Prishtinė.

"Bujku" - e pėrditshme e dt. 17.08,1996, Prishtinė.

"Bujku" - e pėrditshme e dt. 25.06.1996, Prishtinė.

"Bujku" - e pėrditshme e dt. 03.03.1997, Prishtinė.

"Bujku" - e pėrditshme e dt. 13.03.1997, Prishtinė.

13. Bulaē, Ali, "Islam i demokracija, teokracija i totalitarizam", Sarajevo-Ljubljana, 1995.

14. Ēabej, Eqrem, "Studime gjuhėsore", II, Prishtinė, 1976.

15. Ēabej, Eqrem, "Studime gjuhėsore", III, Prishtinė, 1976.

16. Ēabej, Eqrem, "Studime gjuhėsore", V, Prishtinė, 1977.

17. "Dituria islame" - revistė fetare, kulturore, shkencore, Prishtinė, nr. 67-68/1994.

"Dituria islame" - revistė fetare, kulturore, shkencore, Prishtinė, nr. 81-82/1996.

"Dituria islame" - revistė fetare, kulturore, shkencore, Prishtinė, nr. 83/1996.

"Dituria islame" - revistė fetare, kulturore, shkencore, Prishtinė, nr. 85/1996.

18. El-Hufi, Ahmed M., "Toleranca islame", Prishtinė, 1996.

19. El-Kardavi, Jusuf, "Hallalli dhe harami nė Islam", Shkup, 1417/1997.

20. El-Kardavi, Jusuf, "Rizgjimi islam ndėrmjet kundėrshtimit dhe ekstremizmit", Shkup, 1417/1997.

21. El-D`isr, Nedim, "Vjerovanje u Boga u svijetlu filozofije, nauke i Kur’ana", bot. II, Sarajevo, 1985.

22. Fanoni, Franc, "Tė mallkuarit e botės", Prishtinė, 1984.

23. Frashėri, Sami, "Pėrhapja e Islamit", bot. II, Shkup, 1993.

Frashėri, Sami, "Vepra II", Prishtinė, 1978.
Garodi, Rozhe, "Islami dhe kultura", Sarajevė, 1990.
Gorodi, Ro`e, "@ivi islam", Sarajevo, 1990.
Grup autorėsh, "Feja, kultura e tradita islame ndėr shqiptarėt", Prishtinė, 1995. (Simpozium ndėrkombėtar 12.-15.10.1992)
Grup autorėsh, "Historia e letėrsisė shqiptare", Prishtinė, 1989
Gjozo, Husein, "Islami nė kohė", Shkup, 1413/1993
Had`i}, Osman Nuri, "Muhammed a.s. i Kur’an" bot. III, Sarajevo, 1986
Hiti, Filip, "Istorija Arapa od najstarijih vremena do danas", botimi II fototip, Sarajevo, 1988
Ibrahimi, N., "Kontaktet e para tė Islamit me popujt ballkanikė nė periudhėn paraosmane", Shkup, 1997
Ismajli, Rexhep, "Gjuha shqipe e Kundit tė Arbėnit", Prishtinė, 1985.
Izetbegovi}, Alija, "Islam izme|u Istoka i Zapada", Beograd, 1988.
35. "Jeta" - nr. 10/1996 - shtojcė e Zėrit tė dt. 30.11.1996, Prishtinė.
36. Kalaji}, Drago{, "Smak sveta", Beograd, 1978.

37. Kaleshi, Hasan, "Kontributi i shqiptarėve nė dituritė islame", boitmi II, Rijad, 1992/1412.

38. ****}, Enes (ed.), "Kur’an u savremenom dobu", I, Sarajevo, 1990.

39. Kastrati, Jup, "Historia e gramatologjisė shqiptare (1635-1944)", Prishtinė, 1980.

40. "Kultura" - ~asopis za teoriju i sociologiju kulture i kulturnu politiku, nr. 11-14/1971, Beograd.

41. Kur’an-i me pėrkthim e komentim nga Sherif Ahmeti, Prishtinė, 1988.

42. Kutub, Sejjid, "Islami - fe e ardhmėrisė", Shkup, botimi III, 1413/1993.

43. Kutub, Sejjid, "Kjo fe", Shkup, 1414/1993.

44. Marksi, Karl dhe Engelsi, Fridrih, "Mbi fenė", Tiranė, 1979.

45. Mufaku, Muhamed, "Shqiptarėt nė botėn arabe (shekulli XVIII - fillimi i shekullit XX)", Prishtinė, 1990.

46. Muhammed, Mahmud Seid, "Islami dėnon diskriminimin racor", Shkup, 1994/1415.

47. Muharremi, Hivzi, "Pasqyrė e shkurtėr e historisė sė artit", Prishtinė, 1984.

48. "Nūr" - ~asopis za kulturu i islamske teme, vol. V, No. 11, 1996, Beograd, Nūr - ~asopis za kulturu i islamske teme, vol. VI, No, 12, 1997, Beograd.

49. "Perla" - revistė shkencore - kulturore tremujore, 1/1996, Tiranė.

50. Pirraku, Muhamet, "Kultura kombėtare shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit", Prishtinė, 1989.

51. Rugova, Ibrahim, "Vepra e Bogdanit", Prishtinė, 1989.

52. Sadiku, Riza, "Hasan Kaleshi: Jeta dhe vepra", Shkup, 1996.

53. Salihu, Hajdar, "Poezia e bejtexhinjve", Prishtinė, 1987.

54. Sedaj, Engjėll, "Etnonimi arbėresh - shqiptar (Kontribut pėr autoktoninė e shqiptarėve)", Prishtinė, 1996.

55. "Selam" - revija za kulturu, vjeru i nauku, nr. 6/1996, Prizren.

56. Smailagi}, Nerkez, "Leksikon Islama", Sarajevo, 1990.

57. Sheriati, Ali, "Fatimeja ėshtė Fatime", Tetovė, 1996.

58. Sheriati, Ali, "Kultura dhe ideologjia", Tetovė, 1992.

59. Sheriati, Ali, "Njeriu dhe Islami", Tetovė, 1992.

60. "Sheshi" - shtojcė mujore pėr kulturė, nr. 2, mars, 1997, Zėri i dt. 07.03.1997, Prishtinė.

61. Shkrimi shenjt - pėrktheu Simon Filipaj, Ferizaj, 1994.

62. Takvim 1400 H.G./Kalendar 1980 g., Sarajevo, 1980.

63. D`ait, Hi{am, "Evropa i Islam", bot. II i plotėsuar, Sarajevo, 1985.

64. Xhemile, Merjem, "Kush ėshtė Mevdudiu?", Mitrovicė, 1996.

65. Xholi, Zija, "Sami Frashėri", Vepra IV, Prishtinė, 1978.

66. Zbornik Zagreba~ke d`amije, "Problem savremenog pristupa Islamu", 1409/1989, Zagreb 1990.

67. "Zėri" - javore politike shqiptare, Prishtinė, dt. 28.12.1996.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:18 pm

Fundamentalizmi ndėrmjet tendencave dhe realitetit
HYRJE


Gjatė njėzetvjetėshit tė fundit, e veēanėrisht gjatė dhjetėvjetėshit tė fundit tė mileniumit tė dytė, Islami si religjion, kulturė e qytetėrim po kalon nėpėr njė fazė tė rėndė tė zhvillimit tė vet. Nga jomuslimanėt ai cilėsohet si anakronik e regresiv, militant e ekskomunikues, frymėzues i irredentizmit e separatizmit, frymėzues i terrorizmit botėror madje edhe si kėrcėnim pėr botėn jashtislame. Nga kjo gjendje lindi, pėrkatėsisht u imponua vetvetiu ideja pėr tė shkruar rreth fenomenit tė fundamentalizmit qysh nga mesi i viteve tetėdhjetė. Mirėpo, klima politike e atėbotshme nuk ishte e favorshme pėr njė ndėrmarrje tė tillė.

Pėr shkak tė pėrdorimit gjithnjė e mė tė madh tė nocionit fundamentalizėm nė shtypin e pėrditshėm , atė revial e shkencor tė ish-Jugosllavisė, por edhe nė qarqet shkencore e politike, Bashkėsia Islame nė Bosnjė mė 1990 organizoi njė tubim shkencor lidhur me kėtė temė. Ky tubim shkencor paraqet qasjen mė serioze dhe tė vetme pėr ta trajtuar kėtė ēėshtje me kompetencė, nga rrafshet e ndryshme nė hapėsirėn ish-jugosllave. Nė trojet shqiptare tė ish-Jugosllavisė kjo temė kryesisht ėshtė trajtuar nė kontekst negativ, me qėllime denigruese ndaj Islamit dhe muslimanėve, pa shkrime analitike, me disa pėrjashtime kryesisht nė shtypin e Bashkėsisė Islame, qė assesi nuk kanė arritur qėllimin e tyre. Qėllimi ynė atė kohė, por edhe sot, ka qenė dhe ėshtė qė, sė paku tė ofrojmė baza dhe orientime tė caktuara teorike pėr zgjidhjen e dilemave dhe problemeve qė paraqiten krahas fenomenit tė Islamit politik dhe recepcionit politik dhe politik ditor tė Islamit, e atėherė tė nxitura nga ngadhėnjimi i Revolucionit islam nė Iran dhe nga procesi i montuar politik ndaj intelektualėve boshnjakė mė 1983, e pjesėrisht edhe nga demonstratat studentore - popullore nė Kosovė nė vitin 1981 e kėtej. Kėtė e nxitėn edhe lufta e drejtė afgane kundėr Bashkimit Sovjetik, lufta e drejtė algjeriane kundėr regjimit kukull profrancez, lufta e drejtė ēeēene kundėr Rusisė, dalja triumfale nė skenėn politike e Partisė "Refah" tė N. Erbakanit nė Turqi etj. etj.

Besimi islam dhe manifestimi i tij praktik nė establishmentin e atėbotshėm postitist fitoi status tė tė padėshirueshmit, status antisocialist dhe kleronacionalist. Shteti partiak me vigjilencė mbikėqyrte dhe orientonte aktivitetin shkencor-kulturor nė shoqėri. Aktiviteti i shtuar i muslimanėve nė njė anė, dhe kundėrshtimi i tyre publik kundrejt ateizimit sistematik dhe shkatėrrimit tė diferentie specifice tė qenies nacionale, nga ana tjetėr, nga shteti partiak u proklamua si veprimtari armiqėsore antishtetėrore dhe e gjykuar, kurse nė rrafshin ideologjik-teorik kjo praktikė fetare-kulturore u sanksionua me sintagmėn fundamentalizmi islam.

Ėshtė dėshirė jona dhe pretendim yni qė, brenda kėsaj hapėsire qė kemi, tė shtrojmė teoretikisht dhe praktikisht disa ēėshtje rreth temės sė fundamentalizmit pėrgjithėsisht, kurse atij islam, thėnė kushtimisht, veēanėrisht, pėr tė sqaruar, pak a shumė, gjenezėn e kėsaj shprehjeje, dimensionet, pėrmbajtjen dhe pėrdorimin e saj si nė botėn jashtislame ashtu edhe nė botėn muslimane, e edhe ndėr ne shqiptarėt. Jemi tė vetėdijshėm se me njė punim tė kėtillė nuk mund tė thuhet ēdo gjė, pėrkundrazi, do tė kėnaqemi qė tė inicojmė shkrime konstruktive e objektive, analitike e tė thella, dhe t’i kontribuojmė mirėkuptimit e dialogut ndėrmjet religjioneve, kulturave e qytetėrimeve, e t’i flakim paragjykimet dhe ...centrizmat e ndryshėm qė i kontribuojnė krijimit tė hendeqeve dhe ekskomunikimit midis njerėzve, kulturave e qytetėrimeve ndėr shekuj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:20 pm

I. EKSPLIKACIONI ETIMOLOGJIKO-TERMINOLOGJIK I NOCIONIT "FUNDAMENTALIZĖM"

Tė gjitha manifestimet e krijimtarisė shpirtėrore dhe intelektuale gjatė historisė, karakterizohen me veēorinė permanente dhe imanente tė thirrjes nė themelet, bazat dhe burimet e njohjeve tė caktuara kundrejt tė cilave njeriu, si objekt historik, sillet nė mėnyrė tradicionale, dhe kjo thirrje ėshtė parim i njohur nė sistemet e caktuara ideore dhe ideologjike, nė dituritė shoqėrore, nė religjion, nė filozofi dhe nė art, kurse thirret nė premisat fundamentale teorike, aksiologjike, etike dhe estetike. Mirėpo, me zhvillimin e sociologjisė si shkencė e pavarur dhe tė disiplinave tė saj, e veēanėrisht sociologjisė sė religjionit, moralit e kulturės, erdhi deri te raporti kritik mė i mprehtė ndaj vlerave fundamentale tė religjionit. Dituritė shoqėrore kritikojnė dhe aksiologjikisht pėrcaktojnė si konservative e tė papėrshtatshme pėr shkallėn ekzistuese tė zhvillimit shoqėror, kėmbėngulėsinė nė tezat fundamentale tė traditės. Insistimi nė kėto parime fundamentale religjioze dhe nė format e tij historike tė institucionalizuara nė "sociologjinė amerikane tė dekadės sė parė tė shekullit XX, emėrtohet si fundamentalizėm. Mendimi filozofik dhe sociologjik evroperėndimor me shprehjen fundamentalizėm nėnkupton pėrcaktimin e sėrishėm tė traditės sė supozuar religjioze nė formėn e kondensuar, tė pastruar e madje tė redukuar.

Tendencat e ngjashme pėr restaurimin e traditės zanafillore religjioze, qė kronologjikisht ėshtė mė e afėrt me protagonistėt e parė tė religjionit pėrkatės, i cili i ėshtė ekspozuar ndikimit tė shekullarizmit tashmė planetar, ndeshen nė histori thuajse nė tė gjitha religjionet.

Duke u ballafaquar me kėtė dukuri, drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi, na imponohet problemi i sqarimit tė nocionit fundamentalizėm si nė kuptimin etimologjik, gjuhėsor, ashtu edhe nė atė terminologjik, semantik. Nocioni fundamentalizėm ėshtė i datės mė tė re, kėshtu qė shumė fjalorė, leksikone dhe enciklopedi fare nuk e shpjegojnė, kurse disa ofrojnė vetėm shpjegime leksikore. Kėshtu, M. Vujaklija pohon se nocioni fundamentalizėm mban prejardhje latine qė d.m.th.: fundamentum = fundament, bazė, themel dhe fundamentalis = fundamentalizėm, themelor, bazor, kryesor, qenėsor, zanafillor.

Nė kuptimin terminologjik nocioni fundamentalizėm vėshtirė mund tė pėrkufizohet drejt. Nga dita nė ditė kuptimi semantik i kėsaj shprehjeje zgjerohet. Megjithatė, do tė pėrpiqemi tė afrojmė mendimet mė tė plota, sikur atė tė akademik M. Filipoviqit, i cili pohon se me "fjalėn fundamentalizėm kuptojmė ēdo pikėpamje qė mban qėndrimin e pandryshueshmėrisė sė disa tė vėrtetave themelore, tė vėrtetave tė shenjta, veprave dhe qėndrimeve ose zgjidhjeve nė cilėndo fushė tė veprimit njerėzor." Po ashtu ai pohon se "fundamentalizėm d.m.th. edhe refuzimi i ēdo kuptimi tjetėr pos atij tekstual tė njė tė vėrtete ose tė njė qėndrimi." Njėri nga kulturologėt e filozofėt mė tė mėdhenj botėrorė, Osvald Spengler, mendon se "mendimi pėr ēdo kthim burimeve dhe rrėnjėve domosdoshmėrisht ėshtė fundamentalist." Kurse shkencat shoqėrore evroperėndimore, veēan sociologjia amerikane, me nocionin fundamentalizėm nėnkuptojnė doktrinėn e kundėrt me modernizmin religjioz", qė jep tė kuptojmė se nocioni fundamentalizėm nė kuptimin terminologjik ka domethėnie tė gjerė.



II. GJENEZA E FUNDAMENTALIZMIT DHE ZHVILLIMI HISTORIK I KĖSAJ LĖVIZJEJE

Fundamentalizmi dhe bashkėsitė protestante

Fundamentalizmi ėshtė i proveniencės kristiane - protestante amerikane, i lindur nė shekullin XIX si protestė, si reaksion nė paraqitjen nė skenėn botėrore tė liberalizmit dhe modernizmit ekstrem, e veēanėrisht si reaksion ndaj pozitivizmit dhe evolucionizmit, si reaksion ndaj tė kuptuarit dhe tė komentuarit e dokumenteve themelore tė Kristianizmit. Sė shpejti kjo lėvizje u zgjerua nė Angli e mė gjerė ndėr protestantėt (ungjillistėt). Me kėtė rast, brenda disa bashkėsive kishtare ungjilliste (protestante) u organizuan konferenca biblike, qė me anė tė tyre nė mėnyrė unike tė pėrgjigjen nė problemet dhe pyetjet rishtazi tė dalura nė skenė. Pėrveē asaj se fundamentalizmi ishte reaksion ndaj aksioneve tė faktorėve tė jashtėm si kundrejt modernizmit, liberalizmit dhe shekullarizmit, ai ishte reaksion edhe ndaj aksioneve tė faktorėve tė brendshėm kundrejt lėvizjes kundėrshtare "Social Gospel" (Ungjilli social), lėvizje kjo qė angazhohej pėr harmonizimin sa mė tė madh tė Ungjillit me rrethanat shoqėrore nė Perėndim. Me kalimin e kohės, fundamentalistėt protestantė, pėrkatėsisht fundamentalistėt ungjillistė, janė angazhuar nė vendosjen dhe kristalizimin e disa postulateve dhe kanė insistuar sidomos nė kėto:

- Pagabueshmėria e teksteve biblike dhe e doktrinės komplete biblike;

- lindja virgjėrore e Jezu Krishtit;

- flijimi i Jezu Krishtit pėr gjithė njerėzinė;

- ringjallja e trupit pas vdekjes dhe ardhja e sėrishme e Jezu Krishtit, dhe konstituimi i "mbretėrisė" njėmijėvjeēare para fundit definitiv tė botės.

Insistimi i kėsaj lėvizjeje konsistonte nė atė qė ēdo fjalė, ēdo pamje dhe ēdo ndodhi nė tekstin e Biblės posedon vetėm atė kuptimin tekstual, ndaj nuk janė tė lejueshme ēfarėdo komentesh alegorike e metaforike tė tekstit biblik.

Kjo lėvizje fundamentaliste protestante rrumbullakimin e vet ideor e teorik e fitoi me veprėn pesėmbėdhjetėvėllimore me titull "The Fundamentals: A Testimony to the Truth" (Bazat: dėshmia pėr tė vėrtetėn), qė u botua gjatė viteve 1910-1912.

Me qėllim tė ndėrtimit tė shoqėrisė dhe harmonizimit tė saj me parimet e fesė e tė Biblės dhe krijimit tė bazave mė tė forta organizative, nė vitin 1919, nė Filadelfi tė SHBA-ve ėshtė formuar Shoqata botėrore kristiane fundamentaliste (WCFA), nė krye tė sė cilės ishte lideri i tyre W. B. Ryle. Pos kėsaj kanė ekzistuar edhe shoqata rajonale fundamentaliste, nga tė cilat disa kanė pasur edhe synime tė veēanta. Pėrkundėr dallimeve e kundėrshtimeve ndėrmjet veti, e veēanėrisht ndėrmjet bashkėsive protestante tė baptistėve, prezbetarianėve dhe Nxėnėsve tė Krishtit, grupet fundamentaliste e kanė tė pėrbashkėt pėrcaktimin antiekumenik dhe antidialogist. Kėshtu pėr shembull, kur mė 1948 nė Amsterdam tė Holandės u formua Kėshilli botėror ekumenik i kishave, fundamentalistėt pėr tė krijuar baraspeshė formuan Kėshillin ndėrkombėtar tė kishave kristiane (ICCC). Mendohet se sot fundamentalizmi ėshtė mė i pranishėm nė SHBA ku numėron rreth 10 milionė pjesėtarė, kurse disa shkojnė mė tej e pohojnė se sot sė paku simpatizues tė kėsaj lėvizjeje janė 50 miliona njerėz. Fundamentalizmi protestant edhe sot ėshtė aktiv, qė e dėshmon e dhėna se ēdo vit me radhė gjatė korrikut festohet Dita e ngadhėnjimit ndaj katolikėve dhe kėto manifestime karakterizohen me agresivitet kulminant, me viktima njerėzish etj.

Fundamentalizmi dhe Kisha Katolike

Dijetarėt e mendimit dhe teologjisė katolike pohojnė se nė Katolicizėm nuk ekziston fundamentalizmi, dhe kėtė e arsyetojnė me atė se kėtė nocion nuk e pėrfshijnė fare fjalorėt, pėrkatėsisht nuk e pėrfshinė as Enciklopedia mė e madhe teologjike katolike "Sacramentum mundi". Mirėpo, duke e pasur parasysh domethėnien e nocionit fundamentalizėm si tėrėsi ideore dhe veprim praktik, qė dtth. se duke iu kthyer burimeve mos tė lejohen ndryshime, mund tė themi se as Kisha Katolike nuk ėshtė imune ndaj fundamentalizmit. Franjo Topiq pohon, duke e pasur nė konsideratė atė qė u tha deri mė tash, se brenda Kishės Katolike mund tė flitet pėr integralizmin si korelativ tė fundamentalizmit. Edhe integralizmi, sipas F. Topiqit, shfaqet pėrafėrsisht kur edhe fundamentalizmi, si reaksion kundrejt shekullarizmit, liberalizmit dhe modernizmit. Edhe integralizmi konsideron se Bibla ėshtė kompetente dhe pėrcaktuese jo vetėm pėr fushėn e fesė, por edhe pėr fushėn shkencore, kulturore, politike dhe ekonomike.

Nė fillim tė shekullit XX ky botėkuptim fluid ideor dhe emocional mbi botėn, fitoi edhe format e veta tė organizuara nė Sodalitium Pianum-in romak (Shoqėria e Pios), tė cilėn e udhėhiqte Umberto Benigni. Kjo shoqėri filloi tė formojė ligat, partitė dhe sindikatat kristiane tė frymėzuara nga parimet fetare nė Gjermani, Francė dhe nė tėrė Italinė. Mirėpo, udhėheqja supreme e Kishės Katolike, duke parė nė kėtė shoqėri "sektarizmin" e llojit tė vet, reagoi shpejt dhe Papa Benedikti (1914-1922) e shformoi kėtė shoqėri. Pėr t’u diferencuar nga pikėpamjet e ngatėrruara e komplekse, Kisha Katolike nė Koncilin III tė Vatikanit mė 1962 - 1965, qartė dhe autoritativisht u deklarua se "njėmendėsitė e kėsaj bote kanė autonominė e vet legjitime, se dituria, kultura, politika dhe ekonomia janė fusha tė mėvetėsishme shoqėrore dhe se ajo (Kisha, N. I.) nuk dėshiron drejtpėrdrejt tė pėrzihet nė rregullimin e tyre", por duke ia ruajtur vetes tė drejtėn qė tė mbetet si ndėrgjegje kritike e vetėdijes sė ēdo rregullimi shoqėror dhe disa njėmendėsive tė kėsaj bote, veēan segmentit moralo-etik.

Mirėpo, me qėndrimet e kėtilla tė Koncilit II nuk u pajtuan tė gjithė, kėshtu qė filloi rezistenca ndaj pikėpamjeve tė tilla. Kėtė rezistencė e personifikoi kryepeshkopi Marcel Lefevre, i cili e formoi Vėllazėrinė e Pios (sipas Papės Pio V nė shekullin XV) me seli nė Zvicėr. Sėrish intervenoi Vatikani duke e shkarkuar nga detyra kishtare.

Ky integralizėm, respektivisht ky fundamentalizėm, ndėr tė tjera ka qenė i provokuar edhe nga njė rrymė tjetėr brenda teologjisė katolike nė Amerikė, e quajtur amerikanizėm. Ky nocion ėshtė proces i kundėrt nga fundamentalizmi dhe ka pėr qėllim si tė gjendet dhe tė vendoset kundrejt ndryshimeve nė shoqėrinė amerikane. Me fjalė tė tjera, amerikanizmi synon harmonizimin e botės sė fesė dhe botės sė re tė shoqėrisė amerikane. Njėri nga pėrfaqėsuesit kryesorė tė amerikanizmit ėshtė Hekeri, i cili formoi shoqatėn e cila kishte pėr qėllim t’i propagandojė kryesisht kėto ide: jo vetėm qė feja, kisha dhe bashkėsia kishtare duhet ta konsiderojnė botėn, por duhet edhe t’i adaptohen asaj bote. Ndonėse kjo lėvizje askurrė nuk ėshtė pranuar plotėsisht nga teologjia katolike dhe tėrė bashkėsia kishtare, megjithatė ka pasur por edhe sot ka ndikime tė caktuara.

Nuk duhet hequr nga mendja se fundamentalizmi - integralizmi, qė tė kuptohet drejt, duhet tė kuptohet si lėvizje protestuese, po sikur edhe te protestantėt. Ai ėshtė i kushtėzuar dhe i papėrcaktuar, sipas sistemit aksioni - reaksioni. Siē e thotė kėtė F. Topiq, kėtu ėshtė "nė pyetje loja ndėrmjet raportit tė traditės dhe ndryshimeve, raportit ndaj tė resė". Lidhur me kėtė ēėshtje Koncili II ka vendosur: duhet kthyer Burimit, Themeluesit, por jo tė kthehemi nė shekullin XV, XVI, XVII.

Se idetė fundamentaliste - integraliste nuk janė imanente vetėm pėr evroamerikėn katolike por edhe pėr trojet shqiptare, na dėshmojnė thėniet vijuese, tipike fundamentaliste.

Ėshtė dėshirė e kahershme e kreut katolik dhe e prokatolikėve ndėr ne qė tė thirren nė fenė e gjoja stėrgjyshėrve tanė, nė Katolicizėm, si rrugė e sigurt pėr tė dalė nga problemet me Serbinė. Veprimet e tyre janė aq perfide saqė rezistencėn paqėsore tė popullit tė Kosovės kundrejt Serbisė e Jugosllavisė, dr. Shan Zefi e quan si "via crusis" (udha e kryqit) qė ėshtė nisur para shumė shekujve, e qė tani po i afrohet fundit. Ky konstatim pėrshkohet me fundamentalizėm, dhe duke e marrė parasysh kontekstin kohor e hapėsinor, paraqet dėm politik, historik e kulturor. Tė kėsaj natyre janė edhe apelet e Don Lush Gjergjit, qė herė pas here ua drejton besimtarėve muslimanė shqiptarė. Ai apelon nė pėrcaktimin e ri tė shqiptarėve muslimanė, pėr t’i pėrmirėsuar gabimet nga e kaluara, respektivisht tė stėrgjyshėrve tanė, para se tė hyjmė nė mileniumin e tretė, i cili nėse nuk konvertojmė, do tė jetė fatal pėr ne. Pra, nė kėtė mendim tė tij vėrejmė kėrkesėn e parė: konvertimin nė Katolicizėm, dhe kėrkesėn e dytė: nėse eventualisht shqiptarėt muslimanė nuk konvertojnė, atėherė, sė bashku me bashkėkombasit katolikė duhet tė krijojnė njė lloj evroislamizmi. Tendencioziteti dhe tinėzakėsia e apeleve nuk meritojnė elaborim tė veēantė, aq mė tepėr kur pėr identitetin fetar nacional dhe ruajtjen e tij kemi folur nė disa vende, por edhe nė kėtė punim.

Fundamentalizmi dhe Kisha Ortodokse

Pėr arsye objektive nuk kemi mundur tė tubojmė tė dhėna pėr fundamentalizmin ndėr ortodoksėt, as nė rrafshin teorik e as nė atė praktik. Mirėpo, duke e marrė parasysh faktin se fundamentalizmi si term teknik pėrdoret si shenjė qė shėnon ēdo qėndrim shpirtėror qė insiston nė jondryshueshmėrinė e disa parimeve ose synon t’i pėrcaktojė parimet themelore pėr njė fushė tė mendimit ose veprimit, atėherė ky term mbulon edhe atė qė quhet ortodokse nė cilėndo fushė. Shembull tipik i qėndrimit tė tillė ortodoks, pėr tė cilin mund tė pėrdorim edhe termin fundamentalist, ėshtė ēėshtja e besnikėrisė, lojalitetit tė ortodoksėve ndaj qėndrimeve tė etėrve tė Sinodit tė Nikesė mė 325 dhe tė Konstantinopolit mė 381 mbi ēėshtjet e dogmave tė Kishės, pėr ē’arsye erdhi deri te skizma, ēarja nė Kishėn Kristiane nė vitin 1054. Atėbotė ortodoksėt (pravosllavėt) refuzuan tė pranojnė dogmat e reja mbi emanuimin e Shpirtit tė Shenjtė edhe nga i Biri e jo vetėm nga Ati i Shenjtė, pastaj dogmėn mbi purgatorin, mbi zėnien virgjėrore tė Krishtit etj.

Fundamentalizmin ortodoks (pravosllav) e kemi aktiv gjatė tėrė historisė, herė-herė brenda teologjisė ortodokse, e herė-herė nė rrafshin religjioz - nacional, kurse me bekimin e Rusisė cariste. Qė tė dy kėto komponente i kemi aktive edhe gjatė shekullit tė fundit, veēan nė Kongresin gjithėsllav tė mbajtur nė Beograd mė 1946.

Edhe nė vitet nėntėdhjetė i kemi disa takime gjithėsllave tė karakterit politik-kulturor e tregtaro-ekonomik. Madje, Kisha Ortodokse Serbe ėshtė mjaft aktive nė idenė gjithė-ortodokse nė trojet ish-jugosllave. Mirėpo, mė hollėsisht nuk mund tė hyjmė, pasi qė ky segment mbetet tė hulumtohet si nė aspektin teorik ashtu edhe nė atė praktik.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:20 pm

Fundamentalizmi dhe real-socializmi

Paraqitja e real-socializmit nė skenėn historike nė rrafshin teoriko-praktik per se dhe per alend ka qenė fundamentaliste, sepse me tėrė forcėn ndėrmori luftė tė pakursyeshme dhe fushatė frontale politike kundėr ēdo vlere tradicionale qė ruhet nė vetėdijen fetare dhe krijimtarinė e pasur kulturore - civilizuese, e nė llogari tė gjakpastėrtisė partiako-revolucionare. Nė kėtė mėnyrė ėshtė promovuar vetėdija e real-socializmit si "vetėdije autentike" e vetme, e vetmja pėrparimtare dhe revolucionare, qė ka pėr "detyrė" t’i pėrkufizojė dhe rivalorizojė tė gjitha vlerat e vjetra sipas parametrave tė vetė ideologjikė. Me kėtė synonin dy gjėra:

- tė eliminohet ēdo vetėdije tjetėr pos asaj sunduese, dhe;

- tė krijohet atmosferė e lemeritės-buneritės, si mjet pėr ruajtjen e monopolit tė pushtetit.

Synimet fundamentaliste tė real-socializmit nė rrafshin sociologjik, R. Hafizoviq i pėrshkruan si "njė lloj neuroze ideologjike qė jeton nga kundėrthėniet e pazgjidhura, qė ngrihet kundėr tė gjitha vlerave qiellore dhe botėrore, komunitare dhe individuale. Nuk i intereson as njeriu, as Zoti, as shoqėria, as e vėrteta, por vetėm sedra dhe egoizmi i tij, pėr shkak tė vetekzistimit". Vetėdija fetare mė sė tepėrmi i ka penguar, nė mėnyrė qė veten ta paraqesė si tė vetmen vetėdije autentike qė tė pėrcaktojė ē’ėshtė e drejtė e ēka jo, ē’ėshtė e vėrteta e ē’ėshtė gėnjeshtra, pėr kė ėshtė liria e pėr kė robėria, kush ėshtė armik e kush atdhetar dhe nė kėtė aq ka kėmbėngulė saqė veten e ka shndėrruar nė njė religjion tė profanizuar, dogmatika e tė cilit ėshtė materializmi dialektik, kurse moralika e tė cilit ėshtė sistemi shoqėror humanist. Pėr veten ka pohuar se posedon burimėsi tė pacenueshme.

Nė anėn tjetėr, duke e shpallur fenė si ēėshtje private, real-socializmi pėr herė tė parė nė histori shpirtin njerėzor e ndau nė dy sfera: nė atė private dhe shoqėrore. Kjo ndarje nuk nxit vetėm vdekjen shpirtėrore tė individit, por edhe vdekjen e tėrė njė populli, popullit tė Zotit. Kjo nxit qė individi tė bėhet detaj i paemėr nė mozaikun e organizatės kolektive si personalitet mistik i llojit tė vet ose veēanėsisė kolektive, e cila thelbėsisht ėshtė ofruar nė kategorinė socio-historike tė Nacionit. Nacioni, nė tė vėrtetė, bėhet sinonim pėr tė gjithė individėt, por jo edhe pėr personin. Lindja e tij si trup kolektiv, mistik, ku fati individual ėshtė nė fatin e tė gjithėve, por jo edhe e kundėrta, dhe atė nė abiset e veēanėsisė sė rrėnuar njerėzore, lirisė individuale dhe vetėvetėdijes, nuk ka pasur kuptimin e ecjes sė fuqishme drejt ardhmėrisė, as tė ardhjes sė asaj qė Revolucioni e kėrkon, kurse liderėt e tij pandėrprerė e premtojnė. Pėrkundrazi, lindja e Nacionit, qė ėshtė antonim pėr popullin e Zotit, kishte kuptimin e zhgėnjimit tė idesė komuniste, zhgėnjimin e premtimeve revolucionare.... Lindja e Nacionit, dtth. hapje e rrugės pėr lindjen e religjionit nacional, qė zbraps religjionin e shpallur dhe merr prerogativat e tij. Nacioni atėherė bėhet ekskluzivisht punė e njė partie, e cila qėllimet e veta i realizon me anė tė shtetit. Partia luftėn e vet klasore dhe fitoren klasore gjithnjė e ndėrton nė vdekjen e tė tjerėve, nė vdekjen e atyre qė lirinė vetjake nuk ia nėnshtrojnė vullnetit mesianist tė proletariatit... Pasojė natyrore e jokuptimit ose e pakuptimit tė tillė partiak gjithnjė ka qenė dhe ėshtė lindja e nacionalizmit, pėr tė cilin rregullisht ėshtė fajtor dikush tjetėr vetėm Partia jo, pasi qė asgjė nuk guxon tė jetė mbi tė. De Ruzhmani kėtė e thotė nė mėnyrėn se: "Nuk ka gjyqtar pėr krimet e saj dhe, nga ēasti kur veten e njeh pėr jolegjitime nė pretendimin e vet qė tė sundojė nė emėr tė tė gjithėve kundėr gjysmės sė popullit, Partia jeton e ngarkuar nga armiqtė e lirisė..." Sepse, Partia ėshtė personifikim i Revolucionit, kurse ky ėshtė pasioni i shoqėrorizuar qė bėhet kriter pėr ēdo virtyt. Partia dėshiron ta eliminojė Zotin dhe religjionin, ta konstituojė ideologjinė partiake dhe liderėt e Revolucionit si idhuj supremė tė Panteonit politik. Partia dėshiron ta eliminojė pėrbashkėsinė nė aspektin e popullit tė Zotit, i cili ėshtė forma ideale e integrimit transnacional, duke e konstituuar proletariatin si bartės tė shpresės nacionale. Ajo dėshiron ta eliminojė fenė, kurse ta konstituojė ateizmin si sistem tė ri metafizik qė zhduk shpresėn eskatologjike, kurse utopinė e ėmbėl ia parashtron mbretėrisė sė Zotit. Ajo e avancon njeriun nė luftėtar klasor i cili interesat e veta duhet t’i kėrkojė nė interesat e klasės punėtore, e cila gjoja ėshtė sunduese; ndonėse nė emėr tė saj gjithnjė lufton njėfarė avangarde, derisa ėndrra mbi utopinė e ėmbėl nuk bėhet ankth nate i padurueshėm. Por, kur kjo ėndėrr e ėmbėl tė zhveshet e tė dėftohet si mashtrim tė cilin e kanė imagjinuar ata qė sundojnė nė emėr tė klasės punėtore, atėherė avangarda kėrkon modele tė reja apologjetike sipas tė cilave mė lehtė do t’i njohim armiqtė e lirisė. Nė ditėt tona shembuj tė tillė tė apologjisė politike tė real-socializmit tė kėtushėm Partia ka "zbuluar" nė frymėn pozitive-fundamentaliste tė religjionit tė shpallur, nga rrjedh terrori i pashmangshėm i Partisė ndaj armiqve tė saj.

Kėto janė vetėm disa refleksione lidhur me fundamentalizmin ndėr real - socialistėt, pėrkatėsisht refleksione lidhur me fundamentalizmin negativ. Pėr shkak se jemi dėshmitarė tė gjallė tė kėsaj periudhe, do tė na mjaftojnė pėrkujtimet rreth parullave: Marksi-Engelsi – Lenini; marksizėm – leninizmi; Tito - Partia, Enveri - Patia etj., etj., pėr tė konstatuar se real-socializmi fund e krye ėshtė fundamentalist.

Vlen tė theksohet se fundamentalizmi ekziston edhe nė doktrinat e ndryshme filozofike, ideologjike, letrare, artistike e tė tjera, si mė herėt, ashtu edhe tash, mirėpo pėrfshirja e tė gjitha atyre kėrkon kohė e kompetencė, qė nė kėtė kohė na mungojnė edhe njėra edhe tjetra.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:23 pm

III. FUNDAMENTALIZMI DHE ISLAMI

Vėrejtjet hyrėse
Islami as nė burimet e tij (Kur’an dhe Hadith), as nė literaturėn klasike, por edhe tė mėvonshme, nuk e njeh nocionin fundamentalizėm. Shprehjet qė Islamit i atribuohen si ekuivalent tė fundamentalizmit si selefije, usulije islamije, usulijjun islamijjun, tenettu’, guluv, tesheddud, tetarruf e tė ngjashme, as pėr sė afėrmi nuk e mbulojnė domethėnien e nocionit fundamentalizėm, qė sot ky nocion e ka nė pėrdorimin teorik-empirik. Islami nė kėtė nocion nuk e njeh as veten, as sistemin e vlerave tė cilit i pėrket, por kėtė mund ta analizojė, valorizojė dhe konkretizojė vetėm nė bazė tė analogjisė me sistemin vetjak tė vlerave. Ndaj, kur flitet pėr fundamentalizmin nė shoqėrinė islame, pėrkatėsisht pėr fundamentalizmin islam, para sė gjithash dhe mbi tė gjitha, kėtė duhet ta kuptojmė kushtimisht dhe ekskluzivisht si emėrtim perėndimor pėr shfaqjet e ndryshme nė botėn bashkėkohore muslimane dhe si kategori perėndimore qė thelbėsisht nė mėnyrė moderniste e pėrcakton tė kuptuarit e tyre. Pėrdorimi i kėsaj shprehjeje nė kontekstin pezhorativ e negativ ka shkuar aq larg saqė tashmė vetėm me theksimin e fjalės fundamentalizėm mendohet nė Islamin, qė paraqet kulmin e pėrdorimit tendencioz e qėllimkeq, sikur fundamentalizėm nuk ka nė religjionet, ideologjitė, lėvizjet e teoritė tjera. Me kėtė shprehje dėshirohet tė cilėsohet, pėrcaktohet, klasifikohet dhe diskualifikohet, dėshirohet tė shqetėsohen jomuslimanėt e tė provokohen muslimanėt.

Duke u nisur nga fakti se pėr fundamentalizmin mund tė flitet nė mėnyrė fundamentaliste dhe jofundamentaliste, tolerante dhe jotolerante, emocionalisht dhe me maturi, diturisht dhe joditurisht, analitikisht dhe spekulativisht, argumentėsisht dhe joargumentėsisht, do tė pėrpiqemi qė brenda mundėsive, kėtė ta bėjmė jofundamentalisht, tolerantėsisht, maturisht, diturisht, analitikisht dhe argumentėsisht.

Nė vitet shtatėdhjetė vjen deri te pėrdorimi i shtuar politik i Islamit, me ēka rritet edhe interesimi pėr disa aspekte tė Islamit, qė mė herėt qenė shpėrfillė, tė cilat karakterizohen me simbole fetare. Ringjallja e lėvizjeve tė shumta me "parashenjė" islame, nxiti edhe shpjegime tė nxituara e jokompetente, duke mos depėrtuar nė thelb tė ēėshtjes. Pėrgjithėsisht, dallohen tri qasje teorike tė kėtij problemi:

- evroperėndimore

- evrolindore (e proveniencės sovjetike komuniste)

- shqyrtimet qė mė sė shpeshti lindin nė vetė vendet pėr tė cilat ėshtė fjala.

Derisa dy qasjet e para janė tė pėrcaktuara nga strategjitė globale bllokiste, ku shumė dukuri janė shpėrfillur ose shtrembėruar sipas nevojave ideologjike, qasja e tretė ka gjasa qė pa paragjykime e ideologjizime tė depėrtojė nė thelb tė problemit, sepse nuk ėshtė as evrocentriste, as rob i recetave tė vrazhda qė i ka prodhuar orientimi i gurėzuar nė marksizėm.

Lėvizjet dinamike dhe transformimet multiforme evropiane nė shekullin XVI e mė vonė, tėrthorazi kanė ndikuar dhe kanė pėrcaktuar edhe rolin e Islamit brenda Botės moderne islame dhe drejtpėrdrejt kanė ndikuar nė qėndrimin e Botės islame nė raportet ndėrkombėtare. Ky ndikim i paevitueshėm i Evropės dhe kjo ndeshje e pashmangshme me idetė dhe njėmendėsinė materiale tė civilizimit tė planetarizuar perėndimor, e theu rregullimin tradicional ekonomik e shoqėror tė Islamit dhe e imponoi domosdoshmėrinė e ndryshimit tė gjendjes sė tanishme tė Islamit. Andaj, pėr kėto procese mund tė thuhet se historia moderne e Islamit nuk ėshtė histori e pėrparimit por e ngecjes, nuk ėshtė histori e mirėqenies por e krizės, dhe nuk ėshtė histori e suksesit por e dėshtimit.

Tė shtrėnguar nga zhvillimi dhe transformimet e ndryshme e dinamike, muslimanėt u ballafaquan me dilemėn bazė: t’u pėrshtaten formave tė trashėguara shoqėrore, politike dhe kulturore tė civilizimit perėndimor, apo tė nisen rrugės, thėnė kushtimisht, tė fundamentalizmit islam, rrugės sė kthimit nė idealin teokratik tė Bashkėsisė sė parė islame, apo rrugės sė konstituimit tė mundshėm tė bashkėkohėsisė islame me anė tė rimėkėmbjes nga brenda, kundrimit tė pikėpamjeve tė reja tė domethėnies sė Islamit.

Nė pamundėsi qė t’i elaborojmė gjerėsisht kėto ide, e ndiejmė tė nevojshme qė shkurtimisht t’i sqarojmė kėto botėkuptime apo pikėpamje. Ėshtė fakt i pamohueshėm se krijimi i kėtyre pikėpamjeve nė Islam nuk ėshtė shkaktuar pėr shkak tė dallimeve nė identifikimin e vetė bazave parėsore (Kur’anit dhe Hadithit), madje as bazave dytėsore (ixhmait - konsensusit dhe kijasit-analogjisė), pėrkundėr disa divergjencave, por dallimet janė tė natyrės sė interpretimit dhe modelit tė aplikimit tė bazave (parėsore e dytėsore) ashtu tė kuptuara. Mirėpo, karakteristikė e pėrbashkėt e tė gjithė fundamentalizmave ėshtė kthimi parimeve dhe qėndrimeve burimore tė Islamit, sepse sipas Imam el-Gazaliut, gjatė kohės ka ardhur deri te korrupsioni i parimeve burimore dhe praktikės islame dhe se ilaēi i vetėm ėshtė kthimi Islamit tė stėrgjyshėrve tė parė.

Mirėpo, si tė bėhet ky kthim prapa: duke i pėrshtatur format e trashėguara politike dhe kulturore islame me ato perėndimore, qė do tė identifikohej me modernizmin; duke iu kthyer idealit teokratik tė Bashkėsisė sė parė islame, qė do tė identifikohej me reformizmin; apo duke iu kthyer pėrgjithėsisht modelit tashmė historikisht tė ndodhur (ehl-us-selef), qė do tė identifikohej me fundamentalizmin.

Modernizmi islam

Modernizmi islam ėshtė lėvizje shpirtėrore islame qė pėrkrah reformėn e institucioneve themelore islame, shoqėrore dhe politike, nė pajtim me mėsimin islam, por qė frymėzimin pėr kėtė e gjenė edhe nė mendimin dhe praktikėn perėndimore dhe duke e aplikuar metodologjinė perėndimore. Kjo pikėpamje ishte pasojė e asaj se Islami dhe Perėndimi kanė qenė nė kontakt tė pėrhershėm. Kėto kontakte kanė qenė mė frytdhėnėse pėr Perėndimin, e kėtė e ka kushtėzuar superioriteti musliman nė tregti, ekonomi, politikė e shkencė, kundrejt Evropės barbare mesjetare. Mirėpo, kėto raporte ndryshuan dhe nga shekulli XVI Evropa filloi tė pėrparojė, kurse Islami ta humbė vitalitetin dhe epėrsinė qė kishte nga epoka klasike. Kėto ndryshime nuk ishin aq tė mėdha deri nė kohėn e invadimit tė Napoleonit nė Egjipt. Pas kėsaj kohe, ekspansioni perėndimor i kanosej drejtpėrdrejt qenies islame, duke i ndėrhyrė nė sferat e ndryshme tė jetesės. Si reaksion ndaj kėsaj gjendjeje kemi modernizmin islam, qėllimi i tė cilit ėshtė hulumtimi i identitetit tė ri, respektivisht harmonizimi i tė arriturave bashkėkohore tė civilizimit perėndimor dhe traditės islame, sinteza e fesė dhe dijes, "islamizimi" i tė gjitha segmenteve moderne dhe progresiste politike dhe shoqėrore. Modernizmi islam nė rrugėtimin e vet herė-herė edhe naivisht pranonte vlerat e huaja nė politikė, jurisprudencė, arsimim e tė tjera, qė shkaktoi krijimin e botėkuptimeve, standardeve perėndimore si: feja dhe shteti u bėnė dy entitete, herė - herė tė kundėrta, krijimi i moralit tė dyfishtė: publik e privat etj. Ėshtė indikative se modernizmi nuk arriti t’i zgjidhė problemet thelbėsore tė Botės islame, por arriti t’i identifikojė problemet dhe tė hapė procesin pėr zgjidhjen e tyre.

Reformizmi islam

Reformizmi islam po ashtu ėshtė lėvizje shpirtėrore qė pėrkrah metodėn e rivitalizimit tė mendimit dhe praktikės islame, qė mė tepėr bazohet nė burimet fundamentale tė Islamit se sa nė inspirimin e epokės moderne, qė ėshtė karakteristikė e modernizmit islam. Arsyeshmėrinė pėr reformėn (islah) apo rimėkėmbjen (texhdid) islame, ithtarėt e reformizmit e gjejnė nė burimet islame, Kur’anin dhe Sunnetin, sepse vetėm me kthimin atyre burimeve do tė sigurohej shėrimi i gjendjes sė sėmurė nė Botėn islame dhe njėherit do tė pengohej dominimi i huaj. Ky kthim, po ashtu nėnkupton domosdoshmėrinė e ringjalljes sė komentimit origjinal tė mėsimit islam (ixhtihad), pėrkundėr pėrngjasimit tė zgjidhjeve tradicionale (taklid) tė cilat nga shtresimet gjatė historisė kanė mjegulluar thelbin e porosisė islame. Kjo, nė fakt, ėshtė riafirmim i Islamit autentik dhe ndėrtim i shoqėrisė islame mbi bazamente tė shėndosha.

Qėllimi themelor i reformizmit tė hershėm islam ka qenė pėrtėritja e frymės burimore Islame kundrejt Islamit popullarizues, qė e ka ngulfatur atė frymė. Kėtė frymė e hasim edhe mė herėt, por nė mėnyrė tė sistematizuar e analitike e hasim vetėm te mėsuesi i madh Ebu Hamid el-Gazaliu (vd. 1111) dhe diē mė vonė te mėsuesi gjithashtu i madh, Ibn Tejmije (vd. 1327). Mirėpo, ideja reformiste pėrjeton jehonė tė vėrtetė nė Botėn islame vetėm nė shekullin XVIII me Muhammed ibn Abdulvehabin (vd. 1792). Karakteristikė themelore e kėsaj lėvizjeje ėshtė dimensioni transcendent i Islamit, kriter i tė cilit nuk ėshtė e kaluara islame por aktualizimi i tanishėm moral islam, ėshtė thelbi e jo forma e Islamit, idealiteti e jo realiteti, jo ajo ēka kanė vepruar muslimanėt por ajo ēka duhet tė veprojnė. Lėvizja vehabite ndikoi qė Bota islame tė ēlirohet nga tradicionalizmi inert amorf dhe tė pėrpiqet nė gjetjen e zgjidhjeve tė reja nė parimet e metodologjisė klasike tė ixhtihadit, institucion ky qė e kishte mbuluar pluhuri.

Ndėr pėrfaqėsuesit kryesorė tė reformizmit nė shekullin XIX-XX, qė karakterizohet me rimėkėmbjen e brendshme por edhe me mbrojtjen e jashtme, ėshtė Xhemaluddin el-Afgani (vd. 1897). Ky ishte pėr integrimin ekonomik, politik dhe kulturor tė muslimanėve dhe pėr ēlirimin nga kolonializmi perėndimor. Nxėnėsi i tij, Muhammed Abduhu (vd. 1905), ishte reformatori vijues, programi i tė cilit parashihte: 1) reformėn e Fesė islame duke u kthyer nė pozicionet burimore; 2) pėrtėritjen e gjuhės arabe, dhe 3) njohjen e tė drejtave tė popujve. Ėshtė angazhuar pėr asimilimin e brendshėm tė civilizimit perėndimor, pa i lėshuar idetė fundamentale islame.

Fundamentalizmi islam

Mė herėt sqaruam se fundamentalizmi ėshtė i proveniencės perėndimore-kristiane. Lidhur me kėtė Bruce Lawrence thekson qė etimologjikisht nė gjuhėn arabe nuk ekziston shprehja fundamentalizėm, ndonėse ekzistojnė shprehjet pėr reformė (islah), rilindje (nahda), rimėkėmbje (texhdid) dhe modernizėm (tahdith). Mirėpo, nėse kthimin drejt burimeve apo "kėrkesėn pėr ristaurimin e shoqėrisė islame nė pėrvojat e fesė sė gjeneratės sė parė tė muslimanėve", e quajmė fundamentalizėm islam, atėherė kushtimisht mund tė flasim edhe pėr fundamentalizmin islam. Ndaj, pėr kėtė rast e shohim tė arsyeshme ta theksojmė mendimin e shkencėtarit tė madh islam Sejjid Husejin Nasrit, i cili thotė: "Pėrdorimi zhurnalist, e edhe akademik i shprehjes fundamentalizėm me tė cilėn dėftohet nė shfaqjet e shumėllojshme nė Botėn islame dhe nė mendimin bashkėkohor islam, ėshtė shprehja mė e pafat qė shpie rrugės sė shtrembėr sepse ėshtė nxjerrė nga konteksti kristian ku posedon konotacion krejtėsisht tjetėrfare. Nė Amerikė me kėtė shprehje pėrcaktohen disa forma konservative tė protestantizmit, rėndom antimoderne, me interpretim mjaft tė ngushtė e tė fjalėpėrfjalshėm tė Biblės dhe me theks tė fuqishėm nė etikėn tradicionale kristiane. Kėto karakteristika kanė diē fare pak tė pėrbashkėt me atė qė klasifikohet me shprehjen "fundamentalizmi nė Islam", edhe pse edhe disa tendenca jashtėzakonisht ekzoterike por tradicionale nė mendimin islam janė quajtur "fundamentalizėm" dhe kanė disa veēori tė pėrbashkėta me "fundamentalizmin", siē kuptohet kjo pėrgjithėsisht nė anglishte. Mirėpo, dallimet janė shumė mė tė mėdha se ngjashmėritė..."

[ Vazhdon ]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Vullnet

Vullnet


Numri i postimeve : 54
Age : 37
Registration date : 14/03/2007

Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 9:23 pm

Sipas F. Rrahmanit, qėllimi i fundamentalistėve ėshtė "qė tė zbulojnė domethėnien origjinale tė porosisė islame pa shtrembėrime dhe devijime historike dhe pa pengimin me intervenimin e traditės...", pasi qė ishin tė zhgėnjyer me dėshtimet e metodave tė modernistėve muslimanė. Ata u paraqitėn si hulumtim i identitetit tė ri, si kthim Islamit burimor, si pėrpjekje qė Islami t’i kthehet historisė vetjake. Dallimi i fundamentalizmit nga reformizmi konsiston vetėm nė intensitetin, vendosmėrinė dhe efektet nė skenėn ndėrkombėtare. Meqė kjo valė e re e rivitalizimit islam i ka pėrfshirė tė gjitha llojet e shoqėrive muslimane dhe nė tė gjitha segmentet e jetės: nė kulturė, nė raportet shoqėrore, ēėshtjet ekonomike dhe nė jetėn politike tė Botės muslimane, nė Perėndim dhe nė disa mjedise islame properėndimore ka marrė parashenjė negative tė "fundamentalizmit islam", siē ėshtė rasti me Iranin e me shumė vende tė tjera islame. "Kthimi prapa" i shqetėson perėndimorėt, andaj me tė drejtė R. Patai tėrheq vėmendjen se "Evropa pushtuese mė sė shumti frikėsohet nga ajo vetėdije mbi tė kaluarėn qė fillon tė zgjohet nė zemrat e indusėve, kinezėve e veēanėrisht arabėve...", dhe pėr kėtė arsye Evropa metodikisht kėrcėnon dhe zhvillon luftė kundėr frymės sė lindorėve pėrgjithėsisht, e muslimanėve veēanėrisht, duke filluar nga veprat e veta filozofike, letėrsia, teatri e filmi, sporti etj., e me qėllim qė popujt lindorė tė ndahen nga e kaluara e tyre, qė tė mos kenė ardhmėri tė tyre. Kur Evropa dominimit politik, ushtarak, ekonomik e kulturor i dha kolorit kristian, nxiti edhe reaksionin dhe i a.q. fundamentalizėm islamik u bė edhe mė islamik, duke u pėrpjekur t’i kthehet historisė vetjake, nė esencė tjetėrfare nga ajo perėndimore, kurse ēdo tentim pėr asimilim tė vlerave perėndimore u dėftohet si tradhti ndaj Ligjit tė amshueshėm tė Zotit. Me kėto pėrpjekje bėhet e qartė se Islami ka ambicie tė imponohet si ideologji e veēantė universale, si doktrinė mbinacionale qė do t’i shėrbejė krijimit dhe ruajtjes sė bashkėsisė sė popujve dhe shteteve islame nė botė. Kėto pėrpjekje nuk injorojnė asnjė rrafsh: politik, ekonomik, shpirtėror, kulturor etj.

Ky rizgjim islam apo ky fundamentalizėm, prej mė herėt e deri te Xh. Afgani, M. Abduhu, M. Ikballi, El - Mevdudiu, S. Kutubi e shumė tė tjerė, nuk do tė thotė qė nė ardhmėri do tė shkojmė mbrapsht, duke e keqkuptuar apelin "t’u kthehemi burimeve", pėrkundrazi, me kėrkesėn "t’u kthehemi burimeve" d.m.th. ta zbulojmė lulėzimin e frymės kreative nga vitet e para, ta zbulojmė burimin e gjallė dhe dinamizimin kreativ tė Islamit tė hershėm nė shembullin e Muhammedit a.s., halifėve tė parė, juristėve tė mėdhenj, e me qėllim qė t’u pėrgjigjemi problemeve dhe kėrkesave tė kohės.

Me kėtė qė theksuam bie poshtė mendimi se Islami nė thelb ėshtė militant, agresiv, anakronik, respektivisht se rizgjimi islam ėshtė ekskluzivisht reaksion ndaj aksionit imperialist. Reaksioni ndaj imperializmit perėndimor ekziston, mirėpo shumė mė i thellė ėshtė reaksioni ndaj idealeve dhe vlerave, institucioneve dhe sistemeve tė sundimit, qė janė importuar dhe imponuar nga Perėndimi.

Islamizimi si alternativė e ... izmave

Nėse u bėhet njė retrospektivė lėvizjeve islame qė nga vehabitėt, senusitėt e deri mė sot, do tė vėrejmė se pjesa e tyre dėrrmuese nuk karakterizohen me ekstremizėm, militantizėm e tė ngjashėm. Pėrdorimi i ekstremit ka qenė nė funksion afirmativ, mbrojtės, konsolidimit tė brendshėm dhe luftės kundėr armikut tė jashtėm, dhe nė planin ndėrkombėtar i justifikueshėm, pėrkundėr vlerėsimeve aktuale perėndimore qė ēdo gjėje islame t’i japin ngjyrė negative. I kemi ato lėvizje qė shoqėrinė islame dėshirojnė ta islamizojnė me aplikimin e Sheri’atit rrugės sė qetė, qė ėshtė rast me Xhemaat-i Islamin e El-Mevdudiut, Refahun e N. Erbakanit etj. I kemi edhe ato lėvizje islame qė islamizimin e shoqėrisė islame e dėshirojnė me aplikimin e Sheri’atit duke u shėrbyer me retorikė "revolucionare" me parashenjėn islame, siē janė Irani dhe pjesėrisht Libia (Irani duke e avancuar ulemanė, kurse Libia duke e pėrjashtuar tėrėsisht nga pushteti politik).

Mirėpo, pa marrė parasysh kėtė fakt, fundamentalizmi islam nė Perėndim, veēan nė Amerikė, e kohėve tė fundit edhe nė Serbi, e mjerisht edhe nė Kosovė, shėnohet edhe me shprehjet "Islami militant", "neofundamentalizmi", "politikė me motive fetare", e herė - herė me shprehje diē mė tė butė me "rilindje islame", "rizgjimi islam", "ringjallje islame", "kthimi islam" etj. Kjo luftė e mediumeve negativisht po reflektohet nė dialogun intelektual tė qetė e tė matur si ndėrmjet vetė muslimanėve, ashtu edhe nė raport me Perėndimin, i cili duhet patjetėr tė kuptojė rėndėsinė dhe rolin e Islamit nė ēfarėdo ndryshimesh nė Botėn islame, e jo t’i imponojė pikėpamjet e veta si tė vetmet tė drejta e tė qėndrueshme. Nga ana e Perėndimit qasjet pozitive vijnė nga individėt, fj. vj. R. Garodi, Princ Ēarlsi i Uellsit etj., qė nuk mjafton. Nga ana muslimane po bėhen pėrpjekje pėr ndėrrmarje shkencore – kėrkimore, qė do tė siguronin qetėsi shpirtėrore e morale dhe mirėqenie materiale pėr tė gjithė ata qė jetojnė nė shoqėrinė islame, dhe njėherit do t’i kontribuonin pėrparimit civilizues botėror.

Ndėr ato angazhime ėshtė edhe ai i Ismail R. Farukut, autorit tė ndjerė tė mirėnjohur musliman, i cili preokupimin e vet e orientoi nga ajo qė tė konstituojė sistemin autentik arsimor islam, nė kuadėr tė tė cilit do tė mund tė ofroheshin pėrgjigje nė kėrkesat aktuale e ato tė ardhshme.

Pėrpjekje tjetėr, ndonėse me vėrejtje ndaj pikėpamjeve tė I. Farukut, kemi atė tė Ziauddin Sardarit, i cili nė projektin e tij ofron planin pėr "islamizimin" e sistemit arsimor islam me njė ndėrmarrje mė gjithėpėrfshirėse tė ndėrtimit tė Weltanchauungut islam.

Nė mbėshtetje tė kėsaj, ėshtė e rrugės tė diskutohet e tė shkruhet, siē u cek kjo mė lart edhe nga S. H. Nasri, pėr ndėrrimin e sintagmės fundamentalizmi islam dhe tė shprehjeve tjera jopėrkatėse pėr proceset brenda Islamit me shprehjen islamizim, shprehje kjo qė mė tepėr u pėrgjigjet proceseve e tendencave nė botėn bashkėkohore islame. Kėtė dukuri kualitativisht e vėren edhe Richard T. Antoun, i cili kėtė tendencė e arsyeton me faktin se me rastin e vizitės sė tij Jordanisė nė vitin 1959, nė fshatin Kurf el-Ma’, rrallė ndonjė familje u pėrmbahej rregullave tė Sheri’atit gjatė kurorėzimit. Mirėpo, kur nė vitin 1965 u kthye sėrish nė atė fshat, vėrejti se ēdo kurorėzim kryhej nė mėnyrė rigoroze sipas rregullave islame.

Nėse bėjmė hulumtime terreni, do tė vėrejmė njė dukuri tė ngjashme edhe ndėr ne. P.sh. nė Prizren e rrethinė, por edhe nė qytete tjera shqiptare, gjatė sundimit tė Partisė Komuniste, nėn presionin e formave tė ndryshme erdhi deri te braktisja e shumė rregullave e traditave fetare si: namazi, agjėrimi, haxhxhi, veshja islame, mosndėrtimi i xhamive, ngrėnia e mishit tė derrit e prodhimeve tė tij, konsumimi i pijeve alkoolike etj. Nga vitet tetėdhjetė tė kėtij shekulli, filloi njė proces i rikthimit tė gjėrave tė pėrmendura nė jetėn e muslimanėve, thuajse nė tė gjitha trojet shqiptare. Filloi njė vetėdijėsim mė i madh i popullit kundrejt vlerave fetare dhe tradicionale kombėtare, e njėkohėsisht filloi braktisja e vlerave tė huaja tė imponuara nė mėnyrė sistematike nė shkolla, nė fabrika, kooperativa e tė ngjashme. Kjo dėfton se nė kėto procese tė transformimit nuk kemi tė bėjmė me ndonjė Islam militant, pėrkatėsisht nuk kemi tė bėjmė me kurrfarė instrumentalizimi tė besimtarėve islamė ndėr shqiptarėt nga qarqe tė ndryshme tė huaja panislamiste, por kemi tė bėjmė me njė vetėdijėsim aktiv, kreativ tė tyre pas njė periudhe tė qėndrimit pasiv, indiferent ndaj religjionit pėrgjithėsisht dhe Islamit veēanėrisht. Me fjalė tė tjera, rikthimi i disa vlerave fetare islame si psh. veshja islame te femrat, ėshtė instrumentalizim sa do tė ishte instrumentalizim veshja e motrave tė nderit, murgeshave, apo veshja e klerikėve katolikė apo ortodoksė. Me tė drejtė Princ Ēarlsi insiston duke thėnė se "Duhet bėrė dallimin ndėrmjet rivivalistėve tė cilėt zgjedhin qė me pėrkushtim ta praktikojnė fenė e tyre, dhe fanatikėve apo ekstremistėve tė cilėt kėtė pėrkushitm e shfrytėzojnė pėr qėllime politike".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.derislam.siteboard.de
Sponsored content





Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Empty
MesazhTitulli: Re: Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve   Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Islami ne trojet iliro-shqiptare gjat shekujve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Perendimi Dhe Islami
» Wolfgang von Goethe dhe Islami

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: