DREJTESIA-REALITETI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 GRUAJA MUSLIMANE DHE BASHKĖSHORTI I SAJ

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Visar Korenica
Admin
Visar Korenica


Numri i postimeve : 15
Age : 39
Registration date : 02/03/2007

GRUAJA MUSLIMANE DHE BASHKĖSHORTI I SAJ Empty
MesazhTitulli: GRUAJA MUSLIMANE DHE BASHKĖSHORTI I SAJ   GRUAJA MUSLIMANE DHE BASHKĖSHORTI I SAJ Icon_minitimeTue Apr 10, 2007 11:27 pm

GRUAJA MUSLIMANE DHE BASHKĖSHORTI I SAJ


MARTESA NĖ ISLAM

Perktheu: Arsim Jonuzi, Kumanovė

Martesa nė Islam ėshtė njė marrėdhėnie e bekuar mes gruas dhe burrit, nė tė cilėn ata fillojnė njė udhėtim tė gjerė ku do tė ketė dashuri, harmoni, bashkėpunim, tolerancė... All-llahu xh.sh nė Librin e Tij thotė: “Dhe nga faktet e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj Ai krijoi palėn (gratė) nga vetė lloji juaj, ashtuqė tė gjeni prehje tek ato dhe mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. ...” (ER RRUM, 21).
Kjo ėshtė njė nga lidhjet mė tė forta nė tė cilėn All-llahu xh.sh i bashkon dy partnerėt muslimanė, tė cilėt lidhin kontratė mes veti nė bazė tė dashurisė, kuptimit dhe bashkėpunimit tė tyre, si dhe e krijojnė njė familjme muslimane nė tė cilėn do tė rriten dhe do tė jetojnė fėmijėt e tyre. Familja muslimane ėshtė komponenta mė e fortė e shoqėrisė islame kur anėtarėt e saj (familjes) janė konstruktivė dhe produktivė, duke u ndihmuar dhe inkurajuar tjerėve pėr tė qenė tė drejtė dhe duke u garuar me ata nė punėt e mira.
Femra e drejtė ėshtė shtylla, gurthemeli e bazamenti i familjes muslimane. Ajo konsiderohet si gėzimi mė i madh nė jetėn e mashkullit. Pejgamberi s.a.v.s ka nė njė hadith tė tij ka thėnė: “Kjo botė ėshtė njė argėtim i pėrkohshėm dhe qetėsia mė e mirė ėshtė gruaja e mirė.”
Njė grua e mirė ėshtė bekimi mė i madh qė All-llahu xh.sh mund t’ia japė mashkullit, nė tė cilėn ai mund tė gjejė prehje.
A mundet qė gruaja tė jetė qetėsimi mė i mirė nė botė? A mundet qė ajo tė jetė grua e suksesshme nė raport me bashkėshortin e saj? Natyrisht qė po, edhe atė e arrin kur:

AJO ZGJEDH BASHKĖSHORT TĖ MIRĖ

Njė ndėr mėnyrat qė Islami e ka nderuar gruan ėshtė qė ajo e ka tė drejtėn ta zgjedhė atė person qė ajo e dėshiron. Prindėrit e saj nuk kanė tė drejtė ta detyrojnė atė tė martohet me dikė qė ajo nuk e dėshiron. Femra muslimane e di kėtė tė drejtė, por ajo nuk e refuzon udhėzimin dhe kėshillat e prindėrve tė saj nė rast qė dikush ia kėrkon dorėn e saj pėr martesė.


Ka shumė argumente tė cilat e pėrkrahin femrėn nė kėto ēėshtje sensitive. E kemi shembullin qė Buhariu e transmeton pėr el Kansa bint Kidam, e cila thotė: “Babai im mė martoi me kusheririn e tij, por unė nuk e doja kėtė lidhje, kėshtuqė iu ankova pejgamberit s.a.v.s., e ai s.a.v.s. mė tha: “Rrespektoje atė qė babai yt e ka vendosur!” Unė pastaj i thashė: “Nuk dua ta pranoj atė qė e ka vendosur babai im.” Pastaj ai s.a.v.s. tha: “Atėherė, kjo martesė nuk bėn (duhet tė shkyhet), ndėrsa ti shko e martohu me kė tė duash!” Unė pastaj i thashė: “E kam pranuar atė qė e ka vendosur babai im, por desha t’ua bėj me dije femrave se baballarėt e tyre nuk kanė tė drejtė tė pėrzihen nė ēėshtjet e vajzave tė tyre (t’i detyrojnė tė martohen me ata qė nuk u pėlqejnė atyre)”


Nė fillim, pejgamberi s.a.v.s. i tha el Kansės qė ta dėgjojė babain e saj, e qė ashtu edhe duhet tė jetė, por kur vėrejti se babai i saj kishte tentuar ta martojė atė me forcė, ai s.a.v.s. ia dha asaj lirinė tė zgjedhė kė ta dojė (pėr martesė).
Islami nuk lejon qė femrės t’i imponohet ndonjė barrė e padurueshme, kėshtu duke i detyruar ato qė tė martohen me ata (meshkuj) qė ato dėshirojnė, sepse ai (Islami) do qė martesat tė jenė tė suksesshme, tė bazuara nė pajtueshmėri mes njėri-tjetrit (mes partnerėve); duhet tė ketė pėrshtatje edhe nė pamjet e tyre fiziologjike, nė qėndrime, shprehi, qėllime e kėshtu me radhė. Nėse diēka nuk shkon si duhet dhe gruaja ka ndjenjė se nuk mund ta dashurojė bashkėshortin e saj sinqerisht ose frikohet tė bėjė mėkat tė kundėrshtojė, e tė mos i bindet bashkėshortit tė saj tė cilin nuk e dashuron, atėherė ajo kėrkon shkurorėzim. Kjo konfirmohet kur gruaja e Thabit ibn Kajs ibn Shamas, Xhemilja, motra e Abdullah ibn Ubejdes erdhi te pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: “O i dėrgur i All-llahut, s’kam asgjė kundėr Thabit ibn Kajsit lidhur me fenė e tij apo me sjelljen e tij, por urrej tė bėj kufėr, sepse unė jam muslimane.” Pastaj pejgamberi s.a.v.s. i tha: “A do t’ia kthesh mehrin qė ai ta ka dhėnė?” Ajo tha: “Po.” Pastaj pejgamberi s.a.v.s. i tha Thabit ibn Kajsit: “Merre mehrin qė ia ke dhėnė Xhemiles dhe shkurorėzohu nga ajo!”


Islami e ka mbrojtur humanitetin dhe krenarinė e gruas dhe i ka rrespektuar dėshirat e saj lidhur me zgjedhjen e njeriut qė ajo do ta kalojė jetėn. Nuk lejohet qė askush, kushdo qoftė ai, ta detyrojė gruan tė martohet pėr dikė qė ajo nuk e pėlqen.


Ibn Abasi r.a. tregon: “Njė etiopiane, emri i sė cilės ishte Baria ishte e martuar me njė rob, i cili quhej Mughith. Ai aq shumė e donte Barian, saqė vraponte pas saj edhe atė duke qarė. Pejgamberi s.a.v.s. kur e pa tha: “O Abas, a e sheh sa shumė Mughithi e do Barian, ndėrsa ajo sa shumė po e urren?” Pastaj pejgamberi s.a.v.s. i tha Barias: “Pse, tė paktėn, nuk po e shikon Mughithin, oj Baria?” Ajo i tha: “O i dėrguri i All-llahut, a po mė urdhėron ta bėj njė gjė tė tillė?” Ai s.a.v.s. tha: “Unė thjesht po mundohem tė ndėrhyj nė kėtė ēėshtje.” Ndėrsa ajo i tha: “Ai mua nuk mė nevojitet.”


Pejgamberi s.a.v.s. ishte thellėsisht i prekur nga nga ky akt, gjegjėsisht nga ajo dashuri e shastisur nga e mashkullit dhe nga ajo urrejtje e tmerrshme nga e femrės. Ai s.a.v.s. e pyeti atė se pėr ēfarė shkaku nuk i kthehej ajo burrit tė saj. Pastaj ajo e pyeti se a ishte obligim ajo qė Pejgmaberi s.a.v.s. i tha a po jo, kurse ai s.a.v.s. i tha se ai vetėm kishte dashur tė ndėrhyjė me fjalė e jo ta detyrojė atė pėr t’iu kthyer atij (Mughithit).
Le ta dėgjojnė kėtė mėsim tė pejgamberit s.a.v.s. ata prindėr qė janė kokėfortė dhe zemėrgurė dhe ata qė i shtypėn vajzat e tyre tė martohen pėr meshkuj qė ato nuk i dojnė!


Femra muslimane e cila i kupton mėsimet islame, vepron nė mėnyrė korrekte dhe tė menēur kur ka tė bėjė me zgjedhjen e bashkėshortit. Asaj (femrės muslimane) nuk i intereson pamja e bukur, statusi i lartė, jeta luksoze apo diēka tė ngjajshme qė zakonisht i tėrheqin femrat nė pėrgjithėsi. Ajo interesohet rreth asaj se sa ai kujdeset pėr urdhėrat qė i ka ndaj All-llahut, pėr qėndrimin dhe sjelljet e tij, sepse kėto janė shtyllat e martesės sė suksesshme dhe njėkohėsisht janė tiparet mė tė mira tė mashkulit. Mėsimi islam dėshmon rėndėsinė e kėtyre cilėsive tė njė mashkulli potencial, sikurqė Islami e obligon femrėn tė martohet me ndonjė mashkull qė i posedon kėto tipare, me qėllim qė fitneja mos ta pėrfshijė shoqėrinė nė tėrėsi, sikur qė pejgmberi s.a.v.s. nė njė hadith tė tij ka thėnė: “Nėse ndokush jua kėrkon vajzėn tuaj, me fenė dhe sjelljet e tė cilit jeni tė kėnaqur, jepjani atij (vajzėn tuaj), e nėse nuk e bėni kėtė, ēapkėnėria do tė pėrhapet nė tokė.”


Si mashkulli musliman, qė nuk mahnitet me femrat e bukura, tė cilat janė rritur nė mjedis jo tė mirė, ashtu edhe femra muslimane nuk mahnitet prej “plej-boj”-ve, pa marrė parasysh se sa tė pashėm janė ata. Mė mirė ėshtė qė femra muslimane tė pėlqejė njė mashkull qė ėshtė serioz, besimtar dhe i edukuar mirė, zemra e tė cilit ėshtė e pastėr... Askush nuk ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr njė grua tė mirė sesa burri i mirė dhe s’ka mė tė pėrshtatshėm pėr gruan tekanjoze sesa burri tekanjoz, sikurqė All-llahu xh.sh. ka thėnė: “Tė kėqijat janė pėr tė kėqinjtė dhe tė kėqinjtė janė pėr tė kėqijat, ndėrsa tė ndershmet janė pėr tė ndershmit dhe tė ndershmit janė pėr tė ndershmet. Ata janė tė pafajshėm nga ajo qė u thonė atyre. Ata kanė falje tė madhe dhe furnizim tė begatshėm.” (EN NUR, 26)


Kjo nuk do tė thotė qė femra muslimane duhet plotėsisht ta injorojė pamjen fizike, e qė ta propozojė ndonjė “kandidat” qė vėrtet nuk ėshtė tėrheqės. Ėshtė e drejta e saj, siē thamė mė lartė, qė tė martohet me atė, prej tė cilit zemra e saj do tė jetė e mbushur me dashuri dhe tė martohet me atė, pamja dhe sjellja e tė cilit femra ėshtė e kėnaqur. Pamja e jashtme nuk duhet tė braktiset duke e paguar me natyrėn e brendshme ose anasjelltas. Femra duhet ta zgjedhė njė mashkull qė ėshtė tėrheqės pėr tė nė tė gjitha aspektet. Femra e vėrtetė muslimane asnjėherė nuk “vėrbohet” nga pamja e jashtme dhe ajo asnjėhere nuk i lejon ata qė t’ia tėrheqin vėmendjen asaj prej zgjedhjen e bashkėshortit potencial pėr tė.


Gruaja muslimane e di qė burri e ka tė drejtėn e kivamės kundrejt saj, siē ka thėnė All-llahu xh.sh nė Librin e Tij: “Burrat janė pėrgjegjės pėr gratė, ngase All-llahu i ka graduar disa prej disave dhe ngase ata kanė shpenzuar nga pasuria e tyre. Prndaj, me atė qė All-llahu i bėri tė ruajtura, gratė e mira janė rrespektuese dhe janė besnike ndaj sė fshehtės. E ato qė ia keni dro kryelartėsinė e tyre, kėshilloni, madje edhe largoni nga shtrati (e mė nė fund) edhe rrahni (lehtė, nėse nuk ndikojnė kėshillat), e nėse ju rrespektojnė, atėherė mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu ėshtė mė i Larti, mė i Madhi.” (EN NISAĖ, 34).


Besimtarėt dhe besimtaret duhet tė qėndrojnė tė bashkėlidhur mes veti, e nė kėtė mėnyrė ata e kryejnė misionin e tyre qė All-llahu xh.sh. ua ka dhėnė: “Nuk ka dyshim se pėr muslimanėt e muslimanet, besimtaėrt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit e tė sinqertat, durimtarėt e durimtaret, tė pėrvuajturit e tė pėrvuajturat, sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset, agjėruesit e agjėrueset, rujtėsit e nderit e ruajtėset e nderit, shumėpėrmendėsit e All-llahut e shumėpėrmendėset e All-llahut, All-llahu ka pėrgatitur falje mėkatesh dhe shpėrblim tė madh.” (EL AHZAB, 35).


Pėr ta arritur kėtė akt tė tė forcimit tė martesės dhe pėr tė themeluar njė jetė familjare stabile ėshtė esenciale qė fillimisht tė zgjedhet partner i mirė.
Ummu Seleme ibn Milhan ėshtė njė ndėr gratė muslimane qė ishin tė shquara pėr karakter tė fortė, aspirata tė larta dhe largpamėsi nė rast tė zgjedhjes sė bashkėshortit. Ajo ishte njė prej ensarėve qė e pėrqafuan Islamin. Ajo ishte e martuar pėr Malik ibn Nadar dhe ishte nėna e Enesit. Kur ajo e pėrqafoi Islmin, bashkėshorti i saj (Maliku) ishte i hidhėruar ndaj saj dhe e lėshoi atė, por ajo nuk e braktisi Islamin. Pas disa kohėsh, ajo dėgjoi se ai (Maliku) kishte vdekur dhe ajo ende ishte nė lule tė rinisė. Ajo e lindi atė (Enesin) me shpresė tė shpėrblimit nga All-llahu xh.sh. Pastaj, mė vonė, e dėrgoi te pejgamberi a.s., ashtuqė ai (Enesi) tė mėsojė prej pejgamberit a.s.


Mė pastaj, njė prej meshkujve medinas mė tė bukur, mė tė pasur, mė tė fortė erdhi pėr ta kėrkuar atė pėr grua. Ky ishte Ebu Talha, mirėpo, para se tė bėhej musliman. Shumė femra e pėlqenin atė pėr shkak tė pasurisė, fuqisė dhe bukurisė sė tij dhe ai mendonte se Ummu Seleme do ta pranonte atė shumė lehtė. Mirėpo ajo vendosshmėrisht i tha: “O Ebu Talha, a e di se zoti qė ti e adhuron ėshtė vetėm njė pemė qė ėshtė rritur nė tokė dhe ėshtė gdhendur prej njė skllavi tė fisit Benu...?” Ai i tha: “Po, natyrisht.” Ajo i tha: “A nuk po tė vjen turp qė t’i gjunjėzohesh njė pjese tė drurit?” Ebu Talha ishte kokėfortė dhe i ofroi asaj njė jetesė luksoze, por ajo pėrsėri kėmbėnguli nė Islamin e saj dhe i tha: “O Ebu Talha, njė njeri sikur ti nuk mundet tė hiqet sysh, por ti je jobesimtar, ndėrsa unė jam besimtare. Nuk ėshtė e lejuar pėr mua, qė tė martohem me ty, por nėse e pranon Islamin, unė do ta kisha kėrkuar mehrin qė mė takon.”
Ai (Ebu Talha) erdhi pėrsėri ditėn tjetėr dhe provoi ta joshė me nje dhuratė mė tė madhe, por ajo pėrsėri qėndroi ashtu si duhej dhe rezistimi dhe pjekuria e saj vetėm qė e zmadhonin bukurinė e saj dhe i tha: “O Ebu Talha, a nuk e di se zoti qė e adhuron ti ėshtė prej druri dhe ėshtė gdhendur prej njė skllavi, tė cilin (zot) nėse do ta kishe ndezur, do tė digjeshte?” Ai u trondit prej fjalėve tė saj dhe tha me vete: vallė, a digjet Zoti? Dhe e tha shehadetin... Pastaj Ummu Seleme i tha Enesit: “O Enes, mė marto me Ebu Talhan!” Enesi i thirri dėshmitarėt dhe martesa u solemnizua.


Ebu Talha ishte aq i lumtur qė ishte i vendosur qė pasurinė e tij t’ia japė asaj, por ajo ishte grua e sinqertė dhe besimtare. Ajo i tha: “O Ebu Talha, unė u martova me ty pėr hirė tė All-llahut xh.sh. dhe nuk do tė marr tjetėr prej teje.” Ajo e kishte parasysh se kur Ebu Talha e pėrqafoi Islamin, jo vetėm qė kishte marrė njė bashkėshort tė mirė, por edhe do tė fitonte shpėrblim nga All-llahu xh.sh., e ai (shpėrblim) ishte mė i vlefshėm se 5 deve tė kuqe, sikurqė Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Nėse All-llahu e udhėzon dikė nė Islam pėrmes ty, ėshtė mė mirė se tė kishe fituar deve tė kuqe.”
Kėto femra muslimane janė shembuj pėr tė mirė, prej sė cilave femrat tjera muslimane do tė mund ta mėsojnė pastėrtinė e besimit, karakterin e fortė dhe menēurinė nė tė zgjedhurit e bashkėshortit.
vazhdon....

08/04/2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://drejtesia.blogspot.com
 
GRUAJA MUSLIMANE DHE BASHKĖSHORTI I SAJ
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» GRUAJA MUSLIMANE DHE BASHKESHORTI I SAJ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: