DREJTESIA-REALITETI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI

Shko poshtė 
AutoriMesazh
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI Empty
MesazhTitulli: RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI   RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI Icon_minitimeWed Apr 11, 2007 4:52 pm

RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI



Faik MIFTARI

Ky shkrim le tė jetė kėshillė pėr tė rinjtė dhe tė rejat, studentėt dhe studente, shqiptarė dhe shqiptare, mysliman dhe myslimane, meshkuj dhe femra tė grupmoshave 15-30 vjeēar.

Shpesh ndodh qė gjatė udhėtimeve qė i bėjė nėpėr Kosovė, pasi punėn qė e bėjė ėshtė e tillė, tė kem rast tė takojė dhe tė bashkėbisedojė me persona tė ndryshėm, por nė shumicėn e rasteve me studentė dhe studente, tė rinj dhe tė reja, pasi edhe ata si tė tillė vazhdimisht udhėtojnė, pėr nevojė studimi, apo pėr nevojė pune. Duke bashkėbiseduar me tė rinj, pėrveē problemeve tė ndryshme qė hasin gjatė studimeve, ligjėratave, punės, profesorėve, provimeve, njė temė e cila mė sė shumti i preokupojnė pasi qė janė nė moshė tė re, ėshtė dashuria, martesa, seksi dhe dėshira pėr tė njohur gjininė e kundėrt, do tė thotė meshkujt gjininė femėrore dhe femrat gjininė mashkullore. Kjo temė tabu edhe nė ditėt e sotshme nuk pėrfolėt sa duhet, pasi ne shqiptarėt ende jemi nėn ndikimin e jetės patriarkale, fare pak trajtohet, diskutohet, nėpėr familjet tona, edhe ato bisedat qė bėhen, kryesisht bėhen nė mesin e meshkujve, apo nė mesin e femrave. Edhe pse tash e tutje duhet qė kur vajza apo djali tė hyjė nė bylyk(pubertet), sidomos nėna tė kėshillojė dhe edukojė vajzėn e saj lidhur me kėtė temė tabu duke i sqaruar qė prej paraqitjes sė ciklit tė menstruacioneve( tė pėrmuajshmeve), simpatisė, pėlqimit, dashurisė e gjer tek martesa, normal sipas principeve dhe parimeve islame, njashtu edhe babai duhet tė kėshilloj djalin e vet qė prej ejakulimit tė parė gjatė ėndrrės, simpatisė, dashurisė e gjer tek martesa e tij, normal sipas principeve dhe parimeve islame. Ide pėr tė shkruar kėtė shkrim, mė erdhi pas njė bashkėbisedimi me njė student nėpėrmes mesengjerit i cili mė kėrkoi t’i japi disa kėshilla. Me gjithė dėshirė e pranova, duke kėrkuar prej atij, qė ai vetė tė vendos se prej cilės temė do tė ia nisim, a thua studimeve, jetės, fesė, muzikės, sportit, artit, politikės, dashurisė, seksit e kėshtu me rrallė, edhe pse e parandjeva se cilėn temė tė parė do tė zgjedh, e ajo ishte tema e dashurisė, pėr tė cilėn mė kėrkoi tė kėshillojė mė sė pari.
Nė kėtė milenium tė ri, nė tė cilin globalizmi po thuaj se pėrditė me tė madhe po gllabėron ēdo gjė ne te, e falė zhvillimit enorm tė telekomunikimit e tė internetit , medieve, rrjetit satelitor, ne duhet tė gjendemi pėrball saj tė pregaditur dhe tė gjejmė mėnyrat dhe mjetet mė tė efektshme pėr tė ruajtur nderin, kulturėn, fenė, kombin, moralin, zakonet tona karshi “bombardimit” pa masė tė epokės sė re tė globalizimit. Rininė nė pėrgjithėsi njė prej problemeve qė e mundon, ėshtė normal nė moshėn nė tė cilin gjenden, simpatia apo dashuria ndaj polit tė kundėrt, si pėr mashkullin ashtu edhe pėr femrėn. Por kėtė dėshirė natyrore ndaj partnerit tė kundėrt duhet kanalizuar dhe udhėzuar sipas normave islame. Duke marrė parasysh se jetojmė nė Ballkan, ne shqiptarėt nė tė gjitha trojet etnike, si nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Preshevė e nė Male tė Zi dallohemi nga vendet tjera edhe nė aspektin e traditės, dokeve dhe zakoneve tona. Por normalisht kėto duhet pėrshtatur edhe normave islame tė cilėt ne si myslimanė duhet praktikuar. Rrethanat dhe kushtet nė tė cilin jetojmė bėjnė qė tė rinj dhe tė rejat, studentėt dhe studentet, femrat dhe meshkujt tė takohen nė shumicėn e rasteve. Normal gjatė kėtyre takimeve tė tyre lindin edhe simpatitė e para tė cilėt mė vonė shndėrrohen nė dashuri e cila mė tutje kurorėzohet nė martesė dhe pėrfundon nė marrėdhėnie seksuale. Por normalisht kėtė dashuri duhet kanalizuar sipas normave islame, pėr tė parandaluar eventualisht rrugėt qė mund tė trasojnė tė rinj dhe tė rejat tė gabojnė dhe tė bėjnė mėkat. Duke u nisur nga ajeti ku’ranor qė do tė thotė nė pėrkthim tė lirė”mos iu afroni zinasė, e jo mos bėni zina” i cili ajet jep njė kėshillė tė fortė se duhet parandaluar rrugėt qė tė mos afrohemi zinasė, se kur tė afrohemi ėshtė e pamundur tė mos gabojmė, do tė thotė tė mos bėjmė zina. Pėr atė njė prej shkaktarit kryesor ėshtė parandalimi, qė assesi njė i ri me njė tė re, tė mos izolohen, mbyllen nė njė vend tė caktuar, ku pėrveē tyre tjetėr kush nuk ėshtė prezent, i treti ėshtė shejtani i cili i nxit qė tė gabojnė dhe tė kryejnė marrėdhėnie seksuale, me ē’rast edhe bėjnė haram. Sipas parimeve islame njė djalė mund tė takojė njė vajzė, por nė prezencė tė pėrcjellėsit tė saj tė afėrm, duke i ofruar bisedė lidhur me dėshirė pėr martesė eventuale tė tyre. Por nė kohėn e sotshme tė internetit dhe tė telefonave mobil(celular), njė djalosh dhe njė vajzė janė nė gjendje tė komunikojnė lirisht gjėnė e gjatė pėr tė gjitha problemet dhe dashurinė nė mes vete qė ndjejnė, me ē’rast janė nė gjendje qė pėrveē tė ndihen, live, nė mesengjer edhe tė shihen me orė tė tėra, si nga internet kafe, internet nė fakultet, nė punė apo edhe nė shtėpi, dhe atė prej njė skaji tė botės e nė skaj tjetėr, p.sh. prej Kosove e nė Malajzi, pa kurrfarė pėrcjellėsi eventual. Nė kohėn time” zitė e ullirit” i hjekėsha gjersa arijsha tė dalė nė ndonjė takim me tė fejuarėn(shoqen) time, pasi nuk kemi pas rast tė komunikojmė drejtpėrdrejtė, por gjithmonė nėpėrmjet dikujt tjetėr, se nė kohėn tonė nuk ka pasur as telefona celular e pėr internet e mesengjer tė mos flasim fare. Nė kohėn e sotshme tė zhvillimeve tė hovshme, edhe dėshira pėr bashkim tė riut me tė rejėn ėshtė shumė mė e fortė. Nė kohėn nė tė cilin jemi duke jetuar, ēdo ditė tė ballafaquar me lakuriqėsin enorme, filmave tė shfrenuara dhe sjelljeve tė pamoralshme, revistave, internetit, ėshtė shumė vėshtirė qė njė i riu apo e reja t’i pėrballojė dot tė gjitha kėto atakimet qė e ngacmojnė dhe provokojnė ndjenjat e tyre nė moshėn e tyre tė re, nė fazėn nė tė cilin kanė nevojė pėr afrim dhe bashkim me polin e kundėrt. Njė prej mėnyrave tė dobėsimit tė ndjenjave tė rinjve ėshtė agjėrimi i preferuar nga pejgamberi ynė Muhamedi a.s, por a thua nė kohėn e sotshme sa ditė munden tė agjėrojnė kėtė agjėrim tė rinj dhe tė rejat. Mėnyra e dytė ėshtė preferimi i martesės, por athua sa mund t’plotėsojnė kushte ekonomike pėr martesė nė kohėn e sotshme, tė rinjė dhe tė rejat pėr njė gjė tė tillė gjersa ende janė nė fazėn e studimeve. Nė kohėn nė tė cilin jetojmė duhet kėrkuar rrugėdalje tė reja, normal qė nuk bien ndesh me parimet islame, e qė i pėrgjigjen rrethanave aktuale nė tė cilin jetojmė. Kur jemi tek dashuria tek tė rinj, ndodhin fenomene tė shumta, ashtu qė kemi raste kur i riu e dashuron njė tė re, por ajo e refuzon dhe e bėn tė tillė qė ai mos e realizojė dashurinė e tij dhe e bėnė tė vuaj pėrherė. Po ashtu kemi raste kur njė femėr e dashuron njė djalė, por pėr mungesė tė guximit dhe tė marres qė ėshtė veti(isharet) i pėlqyeshėm, nuk mund t’i bėjė me dije atij, se ndien dashuri ndaj tij, edhe pse nė kohėn e sotshme mund tė i bėjė me dije atij nėpėrmjet telefonit mobil apo celular, apo nėpėrmjet internetit nė mesengjer, qė eventualisht edhe djali ndoshta tė pranojė dhe tė pėrgjigjet asaj dashurie, normal nė suaza dhe parime islame tė lejuara. Mashkulli sipas instinktit tė tij ėshtė sikurse “ujku” i cili hynė nė kopenė e dhenve dhe i cili pėrveē qė me njė dele tė vetme mund tė ngop barkun e tij, ai shkon e i mbyt disa dele sosh, ashtu qė pėrveē se njė gruaje tė vetme me tė cilin mund tė kėnaqet, atij mbetet syri edhe nė gra tjera, por pėr kėtė kemi edhe ajetin ku’ranor ku thuhet se mashkullit i lejohet gjer nė 4 gra, dhe se sipas njė hadithi tė pejgamberit a.s tė transmetuar.”njė shokė i tij gjatė rrugės rastis nė njė grua qė i lenė pėrshtypje, do tė thotė i pėlqen, i tregon pejgamberit a.s. pėr kėtė ngjarje, ai e kėshillon qė tė shkoj tė gruaja e vet, sepse edhe ajo posedon atė qė i ka lanė pėrshtypje tė tillė gruaja qė e ka takuar gjatė rrugės”. Poashtu ėshtė edhe njė hadith tjetėr i cili thotė nė pėrkthim tė lirė” pasuria mė e madhe nė kėtė dynja janė: malli, gratė dhe evladė”. Pėr krahasim nga mashkulli, femra ėshtė” sikurse” trėndafili” i bukur nė kopsht, i cili gjersa tė qėndrojė si e tillė, ka vlerė, bukurinė dhe erė tė bukur, dhe poēese kėputet trėndafili ia nis tė vyshket dhe tė humb atė aromė, pėr atė arsye trėndafili do, tė kėputet me kohė, dhe po u kėputė para kohe e pat puna e tij. Njashtu femra e ka ndershmėrin(virgjinitetin) e saj, pasurinė mė tė madhe qė e bėnė krenare ate, dhe se atė duhet tė humb kur tė vije koha, nė suaza tė parimeve islame, me rastin e martesės(niqahit) tė saj valide.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI Empty
MesazhTitulli: Re: RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI   RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI Icon_minitimeWed Apr 11, 2007 4:52 pm

E preferuar ėshtė qė vajza pasi ashtu edhe ashtu do tė bėhej “pronė” e njė mashkulli, le tė bėhet e atij qė ndien dashuri ndaj saj dhe me tė cilin do tė jetoj nė harmoni dhe lumturi tė plotė. Edhe pse edhe ajo ka plotėsisht tė drejtė tė pranojė, por edhe tė refuzojė, njė kėrkesė tė tillė nė rast se nuk ndien njė afėrsi dhe nuk e pėlqen mashkullin i cili ia ofron dashurinė e tij. Rastet e rralla janė,kur tė dy palė, edhe mashkulli edhe vajza janė tė dashuruar njeri ndaj tjetrit njėkohėsisht dhe marrėzisht. Kėto rastet shumė rrallė realizohen apo pėrfundojnė pa u realizuar qėllimi i tyre final, do tė thotė bashkimi martesor. Shumica e rasteve ėshtė kur mashkulli ndien dashuri ndaj femrės, por ajo bėn gabim trashanik kur e refuzon, sepse ajo do tė ketė jetėn e lumtur me personin qė e dashuron. Por ka raste, edhe pse mė pak tė tilla, kur vajza e dashuron mashkullin, por nuk has nė mirėkuptim apo miratim tė mashkullit qė tė ndie dashurinė e saj. Pėr vajzėn esenciale ėshtė qė kur tė vendos pėr martesė, tė di edhe gjendjen ekonomike tė burrit tė vet tė ardhshėm, pasi qė gjatė jetės bashkėshortore vijnė komplikimet nga pamundėsia financiare pėr tė plotėsuar kushtet e saja esenciale. Kėtė do tė parafrazoja me njė shembull tipik qė ka ndodhur nė Kosovė, viteve 30 tė shekullit tė kaluar, kur njė imam, njėkohėsisht edhe hafiz i nderuar, martohet me njė vajzė e cila ishte me gjendje tė mirė financiare, ndėrsa ky ishte fukara dhe i varfėr, pas njė kohe tė kaluar, pėr shkak tė pamundėsisė pėr t’ia plotėsuar nevojat e saj, ai bėri vetėvrasje nė ēastet e tensionimit psikik tė tij, ruana o Allah, nga sprovat e tilla. Nė pėrgjithėsi duke marrė pėr bazė hadithin e pejgamberit a.s. nė pėrkthim tė lirė” se vajzėn e martojnė 4 sende: bukuria, pasuria, prejardhja e saj familjare, devotshmėria dhe besimi i saj”, nė vend se meshkujt tė zgjedhin devotshmėrinė dhe besimin e saj, bien nė grackė, dhe nė vend tė saj e zgjedhin bukurinė edhe pse ajo ėshtė e pėrkohshme, dhe se vetėm besimi dhe devotshmėria e saj ėshtė e pėrhershme. Nė njė rast gjatė udhėtimit tim nė Sarajevė nė vitin 2001, me bashkėshorten time, pasi qė falėm namazin e akshamit nė xhaminė e Bashqarshisė, ku shėrben si imam njė shqiptar nga Kosova, dhe i cili ėshtė nė zė, dhe tubon pran vetes xhemat tė madh kryesisht tė rinj dhe tė reja.
Pas faljes sė namazit tė rinj dhe tė rejat myslimane dilnin nė njė kafe tė pėrafėrt, dhe duke pirė kafe, bashkėbisedonin njeri me tjetrin pėr problemet e shumta me tė cilin ballafaqohen gjatė jetės sė tyre, normal edhe njėra prej temave medoemos ishte dashuria. Unė me tė shoqen time ishim ulur nė tavolinė dhe bisedonim, ndėrsa nė tavolinėn pran neve ishin ulur 2 tė reja, normal tė mbuluara sipas parimeve islame dhe njė i ri. Rastėsisht, pasi qė ishin afėr nesh, dėgjuam bashkėbisedimin e tyre. Ky djalosh e lutė njėrėn prej vajzave, pasi qė shoku i tij e kishte dėrguar atė pėr tė ndėrmjetėsuar, pasi qė ajo rregullisht e ka refuzuar atė, tė pranojė dashurin e tij ndaj saj, por ajo i pėrgjigjet atij me fjalėt” plotėsisht e kuptoj se ai vuan pėr mua, por ē’farė tė bėjė unė e gjora, kur nuk mė pėlqen dhe nuk jemi nė gjatėsi valore tė njėjta”. Me tė vėrtetė vajza qė ishte, ishte aq e bukur, sa qė prej fytyrės sė saj nuri shėnddritke, dhe se nuk kishte faj ai djalosh qė ishte i dashuruar marrėzisht ndaj saj. Dorėn nė zemėr, i thash shoqes time,” po mos tė isha i martuar, unė nė kėtė ēast do tė ia ofroja kėrkesėn time ndaj saj, e drejta e saj do tė ishte a do tė mė pranonte, apo do tė mė refuzonte mua”. Me tė vėrtetė nė pėrgjithėsi meshkujt janė tė dobėt nė kėtė aspekt, nė bukurinė e femrės, dhe nė tė shumtėn e rasteve bijėn nė grackė. Por ėshtė indikativė se veēoria e femrės ėshtė bukuria, ashtu qė pėr mashkullin nuk thuhet “boy is beautiful” por”boy is good lookking men”. Nė njė emision kontaktues tė “Al- jazeera” me shejhun e ēmuar tė botės islame dr. Jusuf el Kardavit kohė mė parė, lidhur me problemet aktuale tė rinisė myslimane, gjegjėsisht dashurisė dhe martesės sė tė rinjve, ofroi njė qasje shumė kredibile dhe logjike pėr momentin nė tė cilin bashkėjetojmė. Ka rastet jo tė pakta qė studentėt dhe studentet e Kajros gjatė kohės sė studimeve tė tyre lidhin”imam niqah” dhe bashkėjetojnė sė bashku apo kohėpaskohe, gjer nė kryerjen e studimeve me tė zgjedhurėn e saj. Nė pėrgjigjen e tij dr. Jusuf el Kardavi thotė se kjo ėshtė e mundshme dhe e lejuar, pasi qė “imam niqahi” ėshtė martesė valide dhe e ligjshme,e kryer nė prezencė tė ēiftit bashkėshortor dhe dėshmitarėve tė duhur, si dhe me lejimin dhe pėlqimin e tė prindėrve tė dyanshėm, apo nė rast mungesė tė prindit, kujdestarit qė kujdeset pėr tė. Kjo ėshtė njė zgjidhje qė edhe tek rinia jonė mund tė aplikohet, e sidomos gjatė fejesės sė tė rinjve, menjėherė tė bėjnė “imam niqah” qė pa kurrfarė problemi tė mund tė dalin e tė takohem gjer nė bashkimin e tyre martesor. Po e njėjta mund tė pėrdoret edhe tek tė rinj tonė qė gjatė kohės sė studimeve njoftohen, takohen dhe bashkėjetojnė, por me kusht qė tė bėjnė imam niqah nė prezencė tė dėshmitarėve tė duhur dhe me lejen dhe miratimin e prindėrve tė dyanshėm. Ata do tė mund tė bashkėjetojnė gjer ne kryerjen e studimeve dhe mė tej tė vazhdojnė jetėn dhe tė krijojnė familje si tė gjithė tė tjerė. Por me kusht qė kėtė tė mos e keqpėrdorin siē ka raste, lidhur me” imam niqah”, pa dijen dhe lejen e prindėrve tė dyanshėm, bashkėjetojnė gjatė kohės sė studimeve, dhe pas kryerjes sė studimeve e braktis atė partnere dhe e merr nė qafė gjatė gjithė jetės sė saj. Kėtė do tė ilustroj me shembullin e njė ngjarjeje tė vėrtetė tė ndodhur, qė mė ka rrėfyer shoku(vėllau) im nga kryeqyteti i Turqisė Ankara. Njė koleg i tij gjatė kohės sė studimeve me tė dashurėn e tij me tė cilėn ka kaluar gjatė kohės sė studimeve, kanė lidhur imam niqah, pa lejen dhe dijen e prindėrve tė dyanshėm. Por pas diplomimit tė tyre kur djaloshi e njofton prindėrit e vet pėr nusen e tij, ata assesi nuk e pranojnė kėtė vajzė, dhe e detyrojnė qė ta braktis atė. Vajza e braktisur pėrjeton traumė psikike, dhe pas saj assesi nuk ka mundur tė vie nė vete, dhe ende sot e kėsaj dite ajo vuan pėr atė sepse e ka dashur marrėzisht, edhe pse ka pas oferta tė shumta pėr martesė, ajo i ka refuzuar dhe si e tillė ėshtė duke vuar. Normal fjala ėshtė pėr ēiftin e tė rinjve qė e praktikojnė dhe zbatojnė parimet islame, tė kuptohemi. Kjo ėshtė njė prej mėnyrave qė nė kohėn e sotshme qė pėr tė rinj dhe tė rejat jetė njė prej zgjidhjeve gjatė kohės sė studimeve, dhe gjer te plotėsimi apo krijimi i kushteve pėr bashkim dhe krijim tė familjeve, e cila nuk bie ndesh me normativat islame, por me kusht qė kjo tė mos keqpėrdoret siē ndodhi rasti qė e pėrmenda mė parė.
Marrėdhėnia seksuale nė mes mashkullit dhe femrės ėshtė nevojė biologjike pikė sė pari pėr t’i plotėsuar dėshirat e dyanshme, pikė sė dyti me marrėdhėniet seksuale mundėsohet reproduktimi i shoqėrisė njerėzore gjer nė ditėn e kiametit, dhe pikė sė treti ėshtė njė forcė elektromagnetike qė mundėson bashkimin e ēiftit martesor dhe e bėnė mė tė fortė dhe mė tė ndijshėm dashurin nė mes ēiftit . Edhe nė rastet kur nuk kemi ndonjė dashuri tė ndėsjell tė palėve, marrėdhėniet seksuale atė e pėrforcojnė dhe e rrisin dashurinė. Si fryt i kėsaj ėshtė edhe lindja e fėmijėve qė ėshtė kurorė e dashurisė nė mes burrit dhe gruas. Poashtu edhe gjatė marrdhėnjeve seksuale duhet tė arrihet kėnaqėsia e dyanshme. Edhe pse sipas natyrės sė mashkullit, ai ėshtė mė i papėrmbajtur nė kėtė apekt dhe shumė me lehtė e pėrjeton kėnaqėsinė seksuale, tek femra nė kėtė aspek ėshtė mė e pėrmbajtur dhe mė vėshtirė e arin kėnaqėsinė seksuale. Por duhet partneri tė ketė vullnet dhe njohuri qė duke i hulumtuar zonat erogjene tė saja t’i mundėsoj edhe asaj arritjen e kėnaqėsisė maksimale tė sajė, do tė thotė pėrjetimin e orgazmit. Poashtu sipas hulumtimeve tė kryera nga ana e seksologėve dhe psikologėve ėshtė ardhur nė njė pėrfundim se marrėdhėniet seksuale normale apo mesatare, janė tė preferuar dy herė nė javė, por kėtu kemi tė bėjmė edhe me pėrjashtime, sidomos tė meshkujve me konstruksion trupor dhe aftėsi fizike tė veēantė qė kanė nevojė pėr mė tepėr marrėdhėnie seksuale brenda javės. Poashtu edhe faktorėt klimatik ndikojnė nė potencialin seksual tė ēifteve, nė zonat tropikale ku temperatura janė tė larta edhe dėshira pėr marrėdhėnie seksuale ėshtė mė e shprehur. Njėkohėsisht i lejohet burrit qė tė martojė mė tepėr se njė grua, gjer nė katėr, siē ėshtė e lejuar me parimet islame, por nė traditėn tonė shqiptare kjo ėshtė e rrallė, dhe nė raste specifike ndodh qė burri tė martojė edhe njė grua, nė rast se gruaja ėshtė sterile apo e sėmurė, apo tė ndonjė shkaku tjetėr. Por nė ditėt e sotshme edhe kėsaj i ėshtė gjetur mėnyra e arritjes sė shtatėzanisė, me metodėn e ndihmuar tė mbarsimit IFV e cila sjell gjer nė 40% tė rezultateve tė lindjeve tė foshnjave. Kur jemi te steriliteti nė tė shumtėn e rasteve konsiderohet se fajin e ka gruaja sterile qė nuk lind fėmijė. Edhe pse nė shumicėn e rasteve kjo ėshtė e vėrtetė, pasi qė faktorėt kryesor qė ndikojnė nė sterilitetin femėror janė pikė sė pari ērregullimi hormonal, pikė sė dyti cikli menstrucional i ērregulltė, pikė sė treti ērregullimet eventuale gjinekologjike, por ka raste, normal, qė janė mė tė pakta, kur edhe meshkujt janė steril. Tek mashkulli steril janė 2 raste, rasti i parė ėshtė lėvizshmėria e vogėl e spermatozoideve, e cila sot pa kurrfarė problemi me mjekėsinė bashkėkohore ėshtė e tejkaluar, ashtu qė ėshtė arritur qė bile edhe prej testiseve tė nxirėn spermatozodėt dhe tė mundėsohet mbarėsimi, i cili ka sjell edhe rezultat, do tė thotė lindjen e foshnjės. Rasti i dytė ėshtė kur spermatozoidet tek mashkulli janė plotėsisht tė palėvizshme, atėherė mashkulli ėshtė steril dhe nuk ka mundėsi tė reprodukimit tė tij. Pėrveē qė ka tė drejtė burri tė kėrkojė shkurorėzim prej gruas nė rast tė vėrtetimit tė sterilitetit, ashtu ka tė drejtė edhe gruaja tė kėrkojė shkurorėzim prej burrit, pasi qė vėrtetohet steriliteti eventual i tij.
Nė pėrfundim tė kėsaj qasje do tė konkludojė se tė rinj dhe tė rejat duke pasur parasysh njohjen e tė gjitha tė cekurave mė lartė mund tė dashurojnė, tė martohen dhe tė kenė marrėdhėnie seksuale pėr tė plotėsuar nevojat e dyanshėm, duke pasur njohuri dhe duke shijuar hallallin( tė lejuarėn) sipas parimeve dhe principeve islame.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI Empty
MesazhTitulli: Re: RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI   RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI Icon_minitimeFri Apr 13, 2007 12:58 am

I dashur vella Faik, te pershendes dhe te uroj per temen e qelluar.
Edhe pse e di se je i vjeter ne moshe per nje teme te ketille , por
si duket ai sensualiteti i publicistit e shkrine njeriun ne forma te
ndryshme...Besoj se shumica ketu do te pajtohen me mua per rendesine
e temes dhe per vizualitetin e ideve dhe mendimeve te studentave
musliman... Gjithmone duke marre shembull jete Pejgamberin a.s. i
cili per grate ensare ka thene se jane te mencura pasiqe nuk i vie
marre te pyesin dhe te flasin per gjera qe i kane preokupuar edhe
une po marre guximin ti shkruaj disa fjali ne lidhje me kete teme..
Islami i dhuroi njeriut arsyen , mendjen , zemren dhe logjiken... I
dhuroi ndjeshmerine , kenaqesine , prehjen shpirterore dhe fluksin e
vrullit te rinise.Dikush tha nese Islami simbolizon ne terrorizem
atehere une krenohem se jam terrorist , ndersa nje tjeter tha , nese
per fene duhet te vendoj veten ne sprova te ndryshme atehere let
jeme sprovuesi kryesor , ndersa une them , nese kjo teme eshte tabu
ne mesin e studentave dhe studenteve ne kete liste , atehere let jem
une studenti i pare qe e thyen kete tabu per te cilen ka shkruar
vellau Faik Miftari. Eshte bere tabu kjo teme , jo pse nga karakteri
eshte e tille , por psikologet dhe seksologet perendimor dhe vendas
i kane dhene kahje te gabuar , i kane analizuar rrethanat dhe
kushtet nga prizmi i egos dhe epshit ose me mire thene
pangopshmerise se epshit.Ato e definuan epshin si dic primare ,
ndersa Islami e definoi ate si nevoje ne suaza te caktuara dhe te
mbuluara si ari i fshehur nen jestik... E poeti Omer Khajami
tha:"Mbushim Kupa , e Puthim Cupa" ... , disa ketu menjeher do te me
sulmojne per irredentizmin tim ose animin tim kah nje kultur
devijante sipas tyre... Por , vertet ne xhennet do te mbushim kupa
dhe do te puthim cupa , se aty gra nuk do te shohim.
Filozofi i terbuar nje dite doli me nje ashik ne dore duke kerkuar
rere , kerkonte rere si i cmendur pas puthjeve te flakes dhe te
detit... Ai nuk pate rastin te njohtohet me jeten , e as me
fshehtesine e dendesise , por u implikua thelle ne ato vijezat e
holla te kacubesh... Ky mentalitet ishte degradim i rinise , edhe
eshte , vazhdimisht po servohet neper qendrat shkencore , po mbushet
egoja e rinise me ate helmin e quajtur dashuri... Kjo denduri dhe
vrazhdesi arriti aq larg saqe nje dite profesori im i marketingut
Hamit Aliu ne ligjerat si shembull te strategjise se marketingut
ceku:" Nuk ka femer ne kete bote qe nuk mund t`iu pervetesohet
zemra , por krejt kjo pune varet tek taktika e mashkullit.. ." Po pse
kjo taktike te mos jete rruga islame , pse te mos jete deshira per
ruajtjen nga haramet dhe vazhdimin e jetes hallall???
Vellau Faik Miftari na mesoi shume gjera ketu dhe na beri me dije se
ruajtja jone e vetme nga haramet eshte martesa hallall dhe jetesimi
i jetes nen cicerrimat e imanit...
Jeto gjate oj pende e mpreht e Orientit se rinia ta ka lavdi
jeten...

Esselamu Alejkum

Me rrespekt nga Hamdi Nuhiju , Kumanove
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI Empty
MesazhTitulli: Re: RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI   RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
RINIA , DASHURIA , MARTESA DHE SEKSI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: