Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Roli i Menaxherėve nė ekonominė e diturisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
opojaleea



Numri i postimeve : 4
Registration date : 11/03/2007

MesazhTitulli: Roli i Menaxherėve nė ekonominė e diturisė   Thu May 03, 2007 12:36 am

Ekonomia botėrore shekujve tė fundit ėshtė duke kaluar nėpėr etapa tė ndryshme. Revolucioni industrial do tė shėnonte njė kthesė drastike nė ecurinė e ekonomisė globale. Pėr mė tej zbulimi i mikroprocesorit gjatė viteve tė shtatėdhjeta tė shekullit tė kaluar i hapė rrugėn teknologjisė informatike. Punėtorėt mė atraktivė nė tregun e punės ishin pikėrisht ata tė cilėt posedonin njohuri nga lėmi i teknologjisė informatike.
Pėr momentin trendi i zhvillimit tė ngjarjeve nė ekonominė globale shkon nė drejtim tė theksimit tė rėndėsisė sė diturisė nė ekonomi. Deri sa nė ekonominė tradicionale deri te vlera e shtuar arrihej me kombinimin e tre faktorėve kryesorė, kapitalit, punės dhe lėndės sė parė, aktualisht nė ekonominė e diturisė faktor kritik nė shtimin e vlerės ėshtė aftėsia qė mbi baza kontinuele tė gjenerohet dhe tė aplikohet dituria.
Rėndėsia e resurseve fizike sa vjen e zvogėlohet. Kapitali intelektual shndėrrohet nė faktorė primar nė pėrfitimin dhe ruajtjen e aftėsive konkurruese tė organizatės nė tregun dinamik.
Pra, nė ekonominė e diturisė resursi kryesore pėr organizatėn paraqitet punėtori i ditur. Nė favor tė kėsaj shkon edhe fakti qė organizatat me rastin e shitjes sė tyre vlejnė me tepėr se qė paraqitet nė kontabilitetin e ndėrmarrjes. Dhe kjo vjen si rezultat i personelit tė ditur, vlerat e tė cilit kontabiliteti dėshton t'i regjistrojė nė bilancin e organizatės.
Njėherit ky grup i fuqisė punėtore sipas tė dhėnave tė OECD qė vlejnė pėr ShBA dhe vendet e BE ėshtė grupi mė i kėrkuar nė tregun e punės dhe njėkohėsisht ėshtė duke pėrjetuar ngritjen mė tė madhe nė punėsim.
Tė gjitha kėto trende dhe ndryshime tė shpeshta nė ekonominė globale imponojnė ndryshime edhe nė fushėn e menaxhimit nė organizatė Gjatė diskutimit tė mėposhtėm do tė ofrohen pėrgjigjet e mundshme nė pyetjen se cili do tė duhej tė ishte roli i menaxhmentit dhe i menaxherėve ne ekonominė e diturisė.
Tradicionalisht funksionet kryesore tė menaxhmenti janė: planifikimi, organizimi, personeli, udhėheqja, dhe kontrolli. Pėrkundėr faktit qė kėto funksione tė menaxhmentit vazhdojnė tė qėndrojnė, menaxherėt duhet tė jenė tė vetėdijshėm lidhur me rėndėsinė e diturisė pėr organizatėn. Kėtu buron edhe roli i ri i menaxherėve nė ekonominė e diturisė. Kėta tė fundit duhet tė krijojnė ambient tė tillė nė ndėrmarrje i cili nxit krijimin e diturisė nė mesin e punėtorėve. Kjo nėnkupton edhe ndryshime nė funksionet e deritanishme. Kėto ndryshime supozohet qė do tė reflektohen sė tepėrmi nė dy funksionet e menaxhmentit: nė personel dhe nė kontrollit.

Personeli

Pasi qė personeli nė ekonominė e diturisė konsiderohet resursi kryesor, ndryshimet mė tė mėdha pritet tė reflektohen pikėrisht nė kėtė fushė. Ēdo ditė e mė shumė flitet pėr zhvillimin e resurseve humane nė krahasim me menaxhimin e tyre.
Koncepti i zhvillimit tė resurseve humane ėshtė konform me ecuritė nė ekonominė e diturisė. Kėtu roli i menaxherit shihet nė dizajnimin e njė vendi tė tillė pune nė tė cilin do tė krijoheshin parakushte pėr pėrmirėsimin dhe krijimin e diturive tė reja.
Pra, theksi bie mė shumė nė tė mėsuarit nė vendin e punės se sa nė trajnimet e ndryshme qė shumė here tregohen jo rezultative dhe tė shtrenjta. Funksion i ri i menaxherit do tė rezultonte nė ngritjen e kapaciteteve tė gjithėmbarshme humane qė si efekt pėrfundimtar do tė kishte forcimin e aftėsive konkurruese tė organizatės. Pėr mė tej menaxherėt duhet tė gjejnė forma adekuate tė motivimit qė do ti nxitnin punėtorėt nė marrjen e pėrgjegjėsive nė vend se ato tė delegohen nga nivelet mė tė larta menaxheriale.
Nga njėra anė kjo do tė nxiste kreativitetin e punėtorėve ndėrsa nė anėn tjetėr menaxherėve do t'ju hapej mundėsia qė tė merreshin me ēėshtje mė strategjike.

Kontrolli

Funksioni i kontrollit nė ekonominė e diturisė relativizohet dukshėm. Nevoja pėr kontroll permanent zhduket. Punėtori i ditur supozohet se ėshtė i vetėdijshėm pėr kompleksitetin e detyrės sė marrė. Nė kėtė faze, mė shumė paraqitet domosdoshmėria pėr dhėnien e feedbackut dhe nė dialog kontinuel me punėtorėt lidhur me problemet qė mund tė rrjedhin nga detyrat e marra. Menaxheri duhet t’i mundėsojė fleksibilitet tė mjaftueshėm punėtorit nė mėnyrė qė ky i fundit tė ketė hapėsirė tė mjaftueshme pėr tė aplikuar tė gjithė kreativitetin e tij nė kuadėr sė detyrės sė parashtruar.
Rrjedhimisht menaxheri duhet tė transferohet nga njė krahasues i outputeve tė planifikuara dhe atyre tė realizuara nė njė orientues dhe lehtėsues tė punės sė punėtorit.
E tėrė kjo qė u tha mė lartė gjen aplikim nė organizatat e orientuara nė krijimin e produkteve qė nė vete pėrmbajnė mė shumė dituri dhe informata se sa materiale fizike. Organizata tė tilla vėshtirė se mund tė gjinden nė Kosovė, ku nė tė shumtėn e rasteve ende punohet mbi baza tė menaxhmentit klasik.
Prandaj pėr dikė faktet dhe supozimet qė u theksuan mė lartė mund tė tingėllojnė nė mėnyrė shumė abstrakte. Sidoqoftė, ekonomia botėrore sa vjen e mė tepėr integrohet. Andaj edhe Kosova nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt do tė jetė pjesė e ekonomisė sė diturisė.
Prandaj le tė shėrbejė ky artikull i shkurtė vetėm si njė sinjal nė kėtė drejtim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.fie-ekoplus.tk
 
Roli i Menaxherėve nė ekonominė e diturisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: