Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 KUJTIME NGA ESKURSIONI NĖ LIBI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Visar Korenica
Admin
avatar

Numri i postimeve : 15
Age : 33
Registration date : 02/03/2007

MesazhTitulli: KUJTIME NGA ESKURSIONI NĖ LIBI   Fri May 11, 2007 5:48 pm

KUJTIME NGA ESKURSIONI NĖ LIBI

(Udhėpėrshkrim nga Libia)


Ditė mė parė jam kthyer nga ekskursioni nė Shqipėri pėr tė cilin edhe shkrova njė udhėpėrshkrim pėr vizitėn e bėrė atje, kjo mė pėrkujtoi ekskursionin qė bėmė Libisė nė gusht tė vitit 1991dhe mė inspiroi qė tė shkruaj edhe njė udhėpėrshkrim nga Libia me njė vonesė goxha tė duhur.
Me ftesė tė njė organizate rinore tė Libisė( tani nuk mė kujtohet emri pasi kanė kaluar plot 16 vite nga ekskursioni) kemi qenė mysafir tė tyre plot 15 ditė, dhe kemi kaluar ēaste tė paharruara qė do ti mbajė pėrherė nė kujtim. Ishte viti 1991, koha kur ra komunizmi dhe ishte faza e tranzicionit, kalimi nga sistemi i atėhershėm socialist nė sistemin e ri kapitalist, poashtu edhe fillimi i shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė sė atėhershme. Nė atė kohė ende komunikonim lirshėm me vėllezėrit tonė boshnjak nė BeH dhe se lidhjet i kishim tė shkėlqyera pėrherė. Vėllai im nga Sarajeva Amiri mė telefonoi dhe mė ftoi qė nėse ke dėshirė dhe kohė tė vish me neve nė Libi, nė njė ekskursion 15 ditor tė njė grupi prej 50 vetash tė rinj e tė reja boshnjake, me ē’rast unė e pranova me gjithė dėshirė. Ia dėrgova pasaportėn me autobus pėr nė Sarajevė pėr rregullimin e vizės. Pas pėrfundimit tė procedurės sė vizės u nisa prej Prizrenit pėr nė Sarajevė me autobus,me ē’rast iu bashkėngjita grupit prej 50 tė rinjve dhe tė rejave boshnjak, ndėrsa nga Kosova isha vetėm unė, prej Bosnjės fluturuam me aeroplan nėpėrmes Beogradit pėr nė Tripoli Atje arritėm kah ora 3 e mėngjesit, ishte jashtėzakonisht e nxehtė, muaji gusht, temperaturat tejet tė larta, mbi 45 shkallė celsius, pėr neve kjo ishte jashtėzakonisht e papėrballueshme, por ditė mė ditė u aklimatizuam me kėtė nxehtėsi tropikale. U vendosėm nė njė pushimore tė ndėrtuar enkas pėr tė rinj qė ishte nja dy ore udhėtim me autobus nga Tripoli buzė bregdetit mesdhetar. Nė atė pushimore nė atė kohė qenė tė vendosur tė rinj dhe tė rejat nga 22 shtetet arabe tė cilėt kishin nė pėrfundim tė sipėr”Takimet e tė rinjve arab” qė u organizonin ēdo 2 vjet me rrallė nė njė prej shteteve arabe. Neve na u dha rasti pa planifikim qė dy ditė tė kalojmė bashkėrisht mė tė rinj dhe tė rejat arab, me ē’rast neve shfrytėzuam rastin, bashkėbiseduam dhe u njohėn pėr sė afėrmi me brengat dhe vėshtrimet e tyre rinore. Itirenarin e ekskursionit e kishim tė pėrcaktuar nė hollėsi tė plotė, ashtu qė ēdo ditė e realizonim vizitėn sipas planit tė paraparė. Pas dy ditėsh tė kaluara me tė rinj e tė rejat arab, u pėrshėndetėm me tė dhe asistuam nė programin solemn tė pėrfundimit tė takimeve tė tyre.
Pushimorja ku ishim vendosur ne me tė vėrtetė ishte aq e pėrsosur, i kishim tė gjitha mundėsit qė njė i riu mund tė paramendojė, pėrveē fjetjes dhe ushqimit tė rregullt e me bollėk, i kishim nė dispozicion terrenet sportive pėr futboll, basketboll, volejboll, tenis, biliar e kėshtu me rrallė, tė cilin i shfrytėzonim ēdo kush sipas dėshirės nė tė cilin kishte aftėsi apo interesim pėrkatės. Namazet i kryenim nė mesxhidin enkas tė ndėrtuar nė mes pushimores, dhe i cili nga tė gjitha anėt ishte i hapur dhe se vetėm i mbuluar me kashtė pėr tė bėrė hije prej diellit tė nxehtė. Aty i kryenim tė pesė kohėt e namazit rregullisht plot 15 ditė sa qėndruam nė ekskursionin. Xhumatė sa ishim nė Libi, njėrėn e falėn nė njė xhami tė Tripolit, ndėrsa tjetrėn nė njė xhami tė Bengazit tė gjithė bashkėrisht. Njashtu edhe vajzat boshnjake qė ishin, rregullisht i falnin namazet e tyre ditore sė bashku me neve nė mesxhidin nė mes pushimores.
Gjatė kohės sa ishim, kemi pas ligjėrata tė ndryshme pėr njohjen e sistemit qeverisės tė Libisė nga nikoqirėt, si dhe kulturės, historisė traditės dhe fesė islame. Pas ligjėratave zhvillonim debate, pyetje dhe pėrgjigje lidhur me temėn nė fjalė. Njė karakteristikė e veēantė ishte se mund tė thuaj me plot gojė se i njėjti sistem vetėqeverisės qė ishte nė Jugosllavi, kolonel Gadafi e kishte kopjua nė pėrgjithėsi, duke aplikuar sistemin e pushtetit tė masave popullore nė pėrgjithėsi. E kjo me siguri nga pėrvoja dhe koha e studimeve tė kaluara nė akademinė ushtarake nė Jugosllavi. Kujdes tė jashtėzakonshė m i ka kushtuar sistemit arsimor dhe shėndetėsor dhe se ēdokush qė ka pas interesim dhe vullnet ka mundur tė arsimohet dhe tė pasurohet me shkencat e ndryshme tė studimeve nė pėrgjithėsi. I ka dhėnė rėndėsi edhe zhvillimit dhe ndėrtimit tė agrobiznesit, pėrveē burimeve nėntokėsore tė naftės qė i posedon. Me tė vėrtetė qe njė kopje e sistemit vetėqeverisė sė atėhershėm nė ish Jugosllavi qė ka sunduar nė atė kohė. Por gjatė debateve qė i zhvillonim, ne i kundėrshtonim ligjėruesit libian, duke iu pėrkujtuar se ne kemi jetuar njė kohė tė gjatė, dhe se nuk ishim tė kėnaqur sidomos nė aspektin fetar qė me tė vėrtetė ka qenė i kufizuar dhe i kontrolluar nga pushteti i atėhershėm. Ne kėto i thoshim haptas, pasi qė te ne veē kishte rėnė sistemi socialist vetėqeverisės .Ata shprehnin habi dhe nuk mundin ti kuptojnė kėto gjėra. E te ne nė atė kohė veē sa ka nisė shpėrbėrja e ish Jugosllavisė, dhe se ne i tregonim pėr rrezikun qė na kanosej si boshnjakėve ashtu edhe neve shqiptarėve nga programi nacionalist hegjemonist serbomadh qė veē kishte nisur tė vepruari nė praktikė.. Po neve sa ishim nė Libi, nė atė kohė shpėrtheu lufta nė Kroaci, dhe se kėtė tė nesėrmen e pritke me rrallė edhe Bosnjėn edhe Kosovėn, dhe e cila parandjenjė edhe ndodhi me tė vėrtetė. Ėshtė shumė indikativė se edhe gjatė zhvillimit tė luftės nė Bosnjė, por edhe nė Kosovė, nga sistemi i pushtetit tė masave nė Libi, nuk ka pas ndonjė reagim apo apel lidhur me kėtė, po thuajse mbizotėroi njė heshtje e pėrmbajtur gjatė gjithė kohės.. Por edhe gjatė bisedimeve qė i zhvillonim sė bashku me boshnjakėt edhe ata nuk besonin se do tė ketė ndonjė luftė e pėrgjakshme nė BeH, por jetonin me shpresė se kjo disi do tė rregullohet nė mėnyrė diplomatike apo me marrėveshje me serbėt, edhe pse lufta sapo kishte filluar nė Kroaci, njashtu sikurse te ne nė Kosovė qė dominonte politika pacifiste e Ibrahim Rugovės.
Vizituam shumė fakultete tė universiteteve libiane, dhe me tė vėrtetė mbetėm tė mallėngjyer se sa kujdes i kushtonin procesit mėsimor dhe objekteve dhe hapėsirave tė bollshme qė kishin studentėt nė dispozicion. Posaēėrisht na la pėrshtypje tė veēantė fakulteti i mjekėsisė i cili me tė vėrtet ishte diē i jashtėzakonshė m. Njashtu vizituam disa shkolla tė mesme profesionale dhe gjimnaze dhe se morėm pjesė nė njė manifestim tė kremtimit tė ditės sė shkollės sė njėrės prej tyre. Enkas kishin pėrgatitur njė revistė solemne nė njė stadion futbollistik, me ē’rast mbetėm tė ngazėllyer me programin e tyre tė pėrgatitur.
Njė mbresė tė posaēshėm na la nė kujtim vizita muzeut kombėtar ku nga ciceroni i muzeut u njoftuam me tėrė historinė e Libisė qė nga periudha romake e gjer nė ditėt e atėhershme. Njė veēori tė paharruar ke figura e trimit legjendar Omer el Muhtar dhe lufta dhe rezistenca e tij e pandėrprerė kundėr okupimit italian gjer nė varjen e tij, ishin tė ruajtur me kujdes nė muzeun kombėtar edhe disa raritete tė tija personale. Gjatė shėtitjes sė shumtė vendbanimeve libiane na ra nė sy shumė, gėrmadha, lokacione dhe amfiteatro nga koha e periudhės romake. Vizituam edhe rezidencėn e udhėheqėsit tė revolucionit tė shtatorit, siē e kishin qejf ta quanin libianėt, tė bombarduar nė vitin 1986 nė kohėn e presidentit amerikan Ronald Regan, me ē’rast e pamė edhe dhomėn e fjetjes ku kishte ra predha, nė tė njėjtin gjendje ishte ruajtur sikurse nė rastin e bombardimit i tėrė kompleksi tė cilin e vizituam. Pėrveē tjerash vizituam edhe njė plantacion tė mollėve, ku pėr sė afėrmi u njoftuam me prodhimet vendore dhe sistemin e ujitjes tė cilin me qindra kilometra e kishin ndėrtuar ujėsjellėsin nga shkretėtira e largėt pėr vaditjen dhe kultivimin e tokės pjellore.
Bregdeti libian me tė vėrtet ishte i bukur dhe mahnitės, sidomos brigjet e Mesdheut kishin njė shkėlqim tė veēantė gjatė kohės sė perėndimit tė diellit. Ēdo ditė sa gjendeshim nė pushimore e shfrytėzonim kohėn e lirė pėr larje dhe not nė detin e bukur dhe tė kaltėr tė Mesdheut. Sa pėr ilustrim nga ekskursioni nė Libi mė ka mbetur edhe mėsimi i notit qė gjer atėherė nuk e kam ditur. Njė vėlla boshnjak i cili ishte profesional nė notim dhe kishte njė njohuri tė veēantė tė mėsimit tė notimit, dhe se vetėm dy ditė kanė qenė tė mjaftueshme pėr tė pėr tė mė mėsuar notin. Ne meshkujt laheshim dhe notonim nė njė pjesė tė veēantė tė pushimores, ndėrsa femrat boshnjake qė ishin me ne, larg neve nė njė pjesė tjetėr tė caktuar enkas pėr ta.
Pasi qė shumica nė atė kohė ishim tė rinj, kryesisht nxėnės, studentė dhe ata qė sapo kishin kryer fakultete, nuk mundim tė anashkalojmė edhe bisedat pėr dashuri dhe simpati ndaj gjinisė sė kundėrt nė atė moshė rinore tė tonėn . Nė mesin e femrave boshnjake ishte njėra qė me tė vėrtet dallohej, ishte si princezė e 1001 netėve, me tė vėrtetė veē Allahu di tė krijojė dhe tė pėrsosė nė formėn mė tė bukur krijesat e tij, ajo ishte bionde me sy tė kaltėr dhe me njė bukuri magjepse qė na trazonte ndjenjat tona rinore si dhe zemrat tona tė pėrvluara.. Nuk mundem tė mos e pėrmend edhe njė rast, qė ajo biondja nė bashkėveprim me shoqet e saja, apo ishte pjesė e strategjisė sė saj, nė njėrin prej ditėve sa ishim duke u larė dhe rrezit, kaloi nė taborin tonė mashkullor, “pėr tė na vizituar apo pėr tė na provokuar”, nuk mund tė paramendojė se ēfarė qėllimi ka pas, vetė prezenca dhe defilimi i saj tek ne, sikurse tė kishte ardhur njė hyri nga xheneti, shkaktoi “njė tėrmet tė vėrtete” qė na rrėzoi pėr zall tė gjithė neve qė ishim nė atė moment tė pranishėm, dhe na shqetėsoi zemrat tona rinore me elegancėn dhe bukurin mahnitėse qė posedonte. Ashtu si erdhi pa zė dhe pas defilimit tė shkurtėr tė saj u kthye pa zė nė taborin e vet femėror, duke na lėnė tė gjithė neve gojėhapur dhe me ndjenja tė trazuara rinore. Ne tė rinj qė ishim nė atė kohė, si tė gjithė meshkujt tjerė, normal nuk ishim engjėjt, por njerėz natyral qė bukuria femėrore ėshtė mahnitėse dhe pika e dobėt ku meshkujt bien nė gracke. Por edhe nė njė thėnje profetike tė pejgamberit tonė tė dashur Muhamed a.s., njė prej faktorėve te cilėsisė sė femrės pėr martesė ėshtė edhe bukuria e saj. E kaluara e harruara, thotė njė fjalė e urtė popullore.
Netėt ishin posaēėrisht tė bukura dhe tė freskėta, qė i shfrytėzonim pėr aktivitete sportive. Nė njėrėn prej netėve organizuam njė ndeshje futbolli nė stadium, por prej zalli, nė mes pėrfaqėsuesve tė BeH si dhe atyre tė rinjve arab libian. Unė pasi qė isha shqiptar nga Kosova nuk kisha tė drejtė tė luaj, por mė caktuan si trajner tė tyre, por unė dorėn nė zemėr ngatė boshnjakėve nė futboll nuk kisha ēka pėr tė kėrkuar, se me tė vėrtet boshnjakėt e luanin futbollin shkėlqyeshėm, dhe i deklasuan nikoqirėt me rezultat 6 me 3 nė favor te tė pėrzgjedhurve boshnjak.
Shpejt kaluam 15 ditė dhe erdhi ēasti i pėrfundimit tė ekskursionit dhe dita e kthimit tonė me aeroplan pėr nė Sarajeve, e mė pas vazhdova rrugėn pėr nė Kosovė me autobus. Njė gjė qė kur nuk mund tė harrojė ėshtė mikpritja dhe afėrsia vėllazėrore e tė rinjve arab libian gjatė gjithė kohės sa ishim prezent dhe se kinse ishim njohur ku me ditė sa kohė mė parė.
Tani nė kohėn kur jam duke shkruar kėtė udhėpėrshkrim pas 16 vite, nga numri i atyre boshnjakėve dhe boshnjakeve qė ishin, prej tyre ka qė kanė ra dėshmor pėr vatanin e vet, qė janė vrarė e masakruar, qė kanė humbur gjymtyrėt e tyre, qė kanė qenė tė pėrndjekur e tė pėrqendruar nė kampet e pėrqendrimit dhe se sa herė mė kujtohen bėjė dua dhe lexoj elham pėr shpirtat e tyre, me dėshirė dhe kėrkesė qė Allahu i madhėruar t’i shpėrblejė me xhenetin firdevs. Vėllau im Amiri nga Sarajeva gjatė gjithė kohės sė rrethimit tė mbi 1000 ditėve tė Sarajevės, ka kaluar nė Sarajevė herė me pushkė nė dore, herė nė detyra tjera tė furnizimit tė popullatės me ndihma emergjente, dhe se sot e kėsaj dite ėshtė gjallė, jeton nė Sarajevė me tė cilin rregullisht mbaj kontaktet tona tė kahershme.
Do ta pėrmbyll kėtė udhėpėrshkrim me fjalėt e boshnjakut me tė cilin kaluam ēaste tė paharruara nė ekskursion nė Libi, “ po lufton i vetmi nė mes neve boshnjakėve pėr Shqipėrinė tėnde(nuk thoshte pėr Kosovė, se ju shqiptar veē shtirreni, se ėndrra dhe dėshira e juaj e vetme ėshtė Shqipėria etnike) sikurse ne 50 boshnjakė qė po luftojmė pėr Bosnjėn tonė”.




Faik MIFTARI
12.05.2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://drejtesia.blogspot.com
 
KUJTIME NGA ESKURSIONI NĖ LIBI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: