DREJTESIA-REALITETI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ç'eshte te gjykuarit me ligj tjeter perpos ligjit te Allahut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ebu Ajan




Numri i postimeve : 6
Registration date : 12/10/2007

Ç'eshte te gjykuarit me ligj tjeter perpos ligjit te Allahut Empty
MesazhTitulli: Ç'eshte te gjykuarit me ligj tjeter perpos ligjit te Allahut   Ç'eshte te gjykuarit me ligj tjeter perpos ligjit te Allahut Icon_minitimeWed Nov 07, 2007 12:39 am

Pyetje: Ç’eshte te gjykuarit me ligj tjeter perpos ligjit te All-llahut?


Pergjigjja: Them dhe ne All-llahun kerkoj forcim dhe kerkoj prej Tij udhezim dhe saktesi: Vertet ligji te cilin e ka zbritur All-llahu eshte prej teuhidit rububije (njeshmeria e Zoterimit te All-llahut) sepse zbatimi i ligjit te All-llahut eshte i domosdoshem ne njeshmerine e Tij, dhe plotesim i

sundimit dhe funksionimit te tij, dhe per kete All-llahu subhanehu ue teala i ka emeruar pasuesit e ligjeve perpos ligjit te All-llahut zota qe i pasojne ata, thote All-llahu ne Ku’an: ”Ata i konsideruan “ahbaret” (prifterinjet jehudi) te tyre, ruhbanet (murgjit e krishtere) te tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, per zota pos All-llahut, ndersa ata nuk jane urdheruar per tjeter (nga Pejgamberet) pos per adhurimin ndaj All-llahut Nje, e qe nuk ka te adhuruar tjeter perpos Tij. I larte eshte Ai nga çka i shoqerojne ata.” suretu teube ajeti 31.

I ka emeruar All-llahu pasues te zotave perveç All-llahut pasi kane perligjur fe tjeter, dhe i ka emeruar pasues te roberve pasi qe ata iu kane nenshtruar atyre dhe i kane respektuar ata ne kundershtimin e ligjit te All-llahut. I ka thene Adij ibn Hatim Pejgamberit alejhi selam:”Ata nuk i adhurojne roberit?” Ka thene Pejgamberi alejhi selam: “Po, bile ata ua kane ndaluar atyre hallallin dhe ua kane lejuar haramin e keta i kane pasuar; ky eshte adhurimi qe u eshte bere atyre.”

E kuptove kete? Dije pra se kush nuk gjykon me ligj te All-llahut dhe deshiron qe mos te aplikohet gjykimi i All-llahut dhe Pejgamberit te Tij, ky person nuk ka besim - per mosbesimin, padrejtesine dhe kryeneqesine e personit te ketille jane shpallur ajete.


Persa i perket llojit te pare:


Shembull: fjala e All-llahut te lartesuar:”A i vure re ata qe mendojne se besuan ate qe te zbriti ty, dhe ate qe zbriti para teje, sesi deshirojne qe mes tyre te gjykoje djalli, e duke qene se jane urdheruar qe te mos e besojne ate. E djalli deshiron t’i humbe ata ne pafundesi. Kur u thuhet atyre (ejani per te gjykuar) te ajo qe e zbriti All-llahu dhe i derguari, e sheh sesi dyftyreshit ta kthejne shpinen. E si do te jete (gjendja e tyre) kur t’i godase ndonje e keqe, e shkaktuar nga vete duarte e tyre, e pastaj vine te ti (per t’u arsyetuar) dhe betohen ne All-llahun: “Ne nuk patem tjeter qellim vetem afrim dhe pajtim (e jo refuzimin e gjykimit tend). Ata jane per te cilet e di All-llahu çka mbajne ne zemrat e tyre. Po ti hiqu tyre, terhiqju vrejtjen (per hipokrizi) dhe thuaju fjale qe lene pershtypje ne veten e tyre. Ne nuk derguam asnje te derguar vetem qe me urdherin e All-llahut t’i behet respekt (nga njerezit) atij. E sikur te vinin ata te ti, pasi qe te kene demtuar veten e tyre (nuk kane pranuar gjykimin tend), e te kerkonin ata vete ndjese te All-llahu, e edhe i derguari te kerkoje ndjese per ta, ata do ta kuptonin se All-llahu pranon pendimin dhe eshte meshirues. Per Zotin tend jo, ata nuk jane besimtare perderisa te mos zgjedhin ty per te gjykuar ne ate konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tend) te mos ndiejne paknaqesi nga gjykimi yt dhe (derisa) te mos binden sinqerisht.” suretun-Nisa ajeti 60-65

I ka pershkruar All-llahu i lartesuar keta si pretendues ne besim kurse ata jane hipokrite me cilesi:

E para: Ata dojne qe gjykimi te jete sipas tagutit, e ai eshte çdo gje qe e kundershton ligjin e All-llahut dhe te derguarit te Tij, sepse kush e kundershton ligjin e All-llahut dhe te derguarit te Tij, ai eshte tiran dhe dhunues i ligjit te Atij qe i takon gjykimi, qe tek Ai kthehet sundimi krejtesisht, e Ai eshte All-llahu, i cili thote ne Kur’an: ”Vetem atij i takon krijimi dhe sundimi. I madheruar eshte All-llahu, Zoti i boteve.” sure el-earaf, ajeti 54

E dyta: Nese i therret ne ate qe e ka zbritur All-llahu, ata pengojne dhe largohen

E treta: Nese ata sprovohen me ndonje fatkeqesi qe vie nga duart e tyre, dhe qe bie apo ndodh me veprimin e tyre, vine e betohen se kinse ata nuk kane dashur tjeter vetem se te mira dhe perforcim, si gjendja e atij qe sot e kundershton ligjin islam dhe gjykon me ligje (adete) te kunderta me ligjin islam duke menduar se kjo eshte me mire dhe me e pershtatshme per kohen e sotme.

Pastaj i ka paralajmeruar All-llahu subhanehu ue teala keta pretendues ne besim te pershkruar me keto cilesi, se Ai (All-llahu) e di çka ka ne zemrat e tyre dhe çka fshehin prej çeshtjeve qe jane te kunderta me fjalet e tyre, dhe e ka urdheruar te derguarin e Tij qe t’i menjanoje ata dhe te ju thote fjale te renda. Pastaj ka sqaruar se vertet urtesia e dergimit te Pejgamberit alejhi selam eshte qe ai te respektohet dhe ndjeket, e jo ndokush tjeter prej njerzeve, pa marre parasysh fuqine e te menduarit apo gjeresine e te kuptuarit qe ai mund te kete, pastaj e ka percjell rububijetin e Tij permes te derguarit te Tij, e cila eshte prej llojeve te njeshmerise (Teuhidit), e cila permban shenjen e vertetesise se dergimit te tij salall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe e ka ndare me nje ndarje te forte e qe nuk pastrohet besimi perveç se me keto tre çeshtje:

1.Qe i derguari i All-llahut salall-llahu laejhi ue selam te jete gjykues ne çdo mosmarreveshje.

2.Te hapen (pajtohen) gjoksat (zemrat) me gjykimin e tij, dhe te mos kete ne brendesi (zemer) ndonje izolim apo ngushtesi prej atij (gjykimi).

3.Te kete nenshtrim te plote dhe ta pranoje ate çka (i derguari i All-llahut) ka gjykuar ne te dhe ta perhap ate pa ndonje pakesim apo devijim.

Persa i perket llojit te dyte: Shembull, fjala e All-llahut:”E kush nuk gjykom me ate qe e zbriti All-llahu, ata jane mohues (pabesimtare),” ajeti 44 suretul-maide, dhe fjala e Tij:”E kush nuk gjykon me ate qe e zbriti All-llahu, ata jane mizore,” ajeti 45 suretul-maide, dhe fjala e Tij: ”E kush nuk gjykon me ate qe e zbriti All-llahu, te tillet jane (fasike) mekatare te dale jashte rruges se Zotit.” ajeti 47 suretul-maide. Keto tre lloje a thua kane zbritur vetem ne cilesi te nje lloji? qe d.m.th. çdo kush qe gjykon me ligj tjeter perpos ligjit te All-llahut eshte kafir (pabesimtar), dhalim (mizor) dhe fasik (kryeneq), sepse All-llahu i lartesuar i ka pershkruar (kafirat) pabesimtaret me dhulm (mizori), fisk (kryeneqesi), thote All-llahu: ”Pabesimtaret jane mizore,” ajeti 254 suretul-bekare, dhe fjala e All-llahut: ”…pse ata mohuan All-llahun dhe te derguarin e Tij dhe vdiqen kryeneqe.” ajeti 84 suretut-tevbe

E çdo kafir (pabesimtar) eshte dhalim (mizor), fasik (kryeneq), apo keto cilesi kane zbritur secila ne llojin e vete, ne baze te gjendjes se tyre ne mosgjykimin e atij ligji qe e ka zbritur All-llahu? Kjo eshte me afer tek une, All-llahu e di me se miri. Dhe them: Kush nuk gjykon me ate qe e ka zbritur All-llahu duke e nenvleftesuar ate apo duke e perbuzur apo duke pasur bindje se ligjet tjera jane me te mira se ai (ligji i All-llahut) dhe me te dobishme per njerezit, ai eshte kafir (pabesimtar) - me mosbesim qe e nxjerr nga islami - e po ashtu prej ketyre (pabesimtare) eshte edhe kush vendose per njerez ligje qe i kundershtojne ligjet e sheriatit islam, qe te jene rruge me e lehte per njerezit, pra keta nuk i kane vendosur keto ligje qe e kundershtojne ligjin islam perveç se duke qene te bindur se ato (ligjet joislame) jane me te mira dhe me te dobishme per njerezit, kur eshte e ditur se prej domosdoshmerise mendore dhe formimit natyror njeriu nuk e ndryshon metoden me metode tjeter qe e kundershton ate vetem se kur eshte i bindur ne vleren e atij (ligji) qe e ka zavendesuar dhe mangesine e atij (ligji) qe e ka nderruar.

E kush nuk gjykon me ate qe e ka zbritur All-llahu, mirepo nuk e nenvlefteson dhe nuk e nençmon ligjin e Tij, dhe nuk eshte i bindur se ka tjeter ligj me te mire se ai dhe me te dobishem per njerez, por ne shumicen e rasteve gjykon me ligj tjeter ne çeshtjen e tij apo ne hakmarrje ndaj tjereve apo te ngjashme me keto, ky pra eshte dhalim (mizor) e nuk eshte kafir (pabesimtar) dhe ndryshon pozita e mizorise se tij ne baze te asaj se si gjykon me kete ligj dhe çeshtje tjera ligjore.

E kush nuk gjykon me ate qe e ka zbritur All-llahu jo si nenvleftesim i ligjit te All-llahut dhe jo si nençmim dhe jo me bindje se tjeter perveç ketij (ligji) eshte me i mire dhe me i dobishem per njerezit, mirepo gjykon me tjeter ligj qe te kete dashuri me gjykuesit (kryetaret) tjere, apo te marre ryshfet apo edhe tjera gjera prej te mirave te kesaj bote, ky eshte fasik (kryeneq) e nuk eshte kafir, dhe ndryshon pozita e kryeneqesise (fiskut) te tij ne baze te asaj se si gjykon me ate ligj dhe çeshtje tjera ligjore.

Thote Ibn Tejmije rahimehull-llah per ata qe i kan bere prifterinjte dhe murgjit zota perveç All-llahut, se ata jane ne dy forma:

1.E dine se e kane nderruar ligjin e All-llahut dhe e pasojne me ate ndryshim dhe jane te bindur ne lejimin (tahlil) e asaj qe u eshte ndaluar (haram), dhe ndalimin (tahrim) e asaj qe ua ka lejuar All-llahu (hallal), duke i pasuar te medhenjte e tyre, duke e ditur se keta e kane kundershtuar fene e All-llahut, kjo eshte kufr (mosbesim), dhe keta i kane bere All-llahut dhe te derguarit te Tij ortak.

2.Qe ata te jene te bindur dhe te besojne (se kjo eshte gabim) ne lejimin e haramit dhe ndalimin e hallallit, duke i pasur parasysh argumentet e forta kunder tij, mirepo i pasojne ata ne mekat ndaj All-llahut, siç vepron muslimani disa vepra prej mekateve ne te cilat eshte i bindur se jane mekate; e per keta vlen dispozita sikurse per ata qe jane pasues te mekateve apo mekatare, e jo pabesimtare (kafira).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ç'eshte te gjykuarit me ligj tjeter perpos ligjit te Allahut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kërce tek: