Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Rreth vėrtetėsisė sė Biblės – Kujt i pėrket Dhjata e Vjetėr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu Ajan



Numri i postimeve : 6
Registration date : 12/10/2007

MesazhTitulli: Rreth vėrtetėsisė sė Biblės – Kujt i pėrket Dhjata e Vjetėr   Sun Nov 18, 2007 1:05 am

Nė lidhje me vėrtetėsinė e Biblės – Kujt i pėrket Dhjata e Vjetėr

Kujt i pėrket Dhjata e Vjetėr – Judaizmit apo Krishterimit? Kjo ėshtė njė pyetje e natyrshme, veēanėrisht meqė Dhjata e Re dhe e Vjetėr thuajse gjithmonė gjenden, sė paku nė praktikėn e tė Krishterėve, tė lidhura bashkė si njė libėr. Megjithatė ėshtė vėshtirė tė vlerėsohet deri nė ēfarė mase Krishterimi ėshtė i ndjeshėm ndaj faktit se ajo ēka Kisha e quan Dhjata e Vjetėr ėshtė prona e Judaizmit dhe Ēifutėve poashtu, dhe se Kisha nė asnjė mėnyrė s'ka monopol nė tė. Pėr shkak tė informimit tė shumtė se Dhjata e Vjetėr lexohet nga Ēifutėt, shumė njerėz parapėlqejnė t'i shmangen krejtėsisht termit Dhjata e Vjetėr [i cili natyrisht nuk pėrdoret nga vetė Ēifutėt]. Nė thelb tė ēėshtjes ėshtė fakti qė termi Dhjata e Vjetėr qe sajuar nga tė Krishterėt pėr t'i dalluar kėto shkrime nga shtimi i pėrhershėm i literaturės sė Kishės sė hershme, qė filloi tė konsiderohet me autoritet fetar. Kjo duket ta ketė vendosur Dhjatėn e Vjetėr nė njė pozitė inferiore ndaj Dhjatės sė Re dhe ta ketė zhvlerėsuar atė, njė veprim ndaj tė cilit Ēifutėt janė tė pandjeshėm. Njė komplikim i mėtejmė ngrihet kur mėsojmė qė njėzet e katėr librat e pranuara si kanunikė nga Ēifutėt [dhe shumica e Krishterėve Protestantė] janė shtuar nė njėzet e shtatė nga Katolikėt, pėrfshirė disa libra qė fillimisht nuk janė shkruar nė Hebraishtė.

Pyetja se ēfarė do tė bėnin tė Krishterėt me tekstin qė ata trashėguan nga Israilitėt e lashtė, qe tema e debatit tė ndezur qė nga shekujt e hershėm tė Kishės. Debatit i qe dhėnė zjarr nė formėn e njė faktori thelbėsor, tė cilin tė Krishterėt ėshtė dashur atėherė dhe ende duhet ta zgjedhin: ekzistencėn e mospėrputhjeve fundamentale mes Dhjatės sė Re dhe tė Vjetėr. Rasti klasik i refuzimit tė Dhjatės sė Vjetėr brenda traditės Krishtere ėshtė ai i Markionit, njė prift me ndikim tė madh i shekullit tė dytė. Ai tėrheqi vėmendjen nė kontrastin e Palit mes ligjit tė Dhjatės sė Vjetėr dhe ungjillit tė Dhjatės sė Re nė njė shkallė ekstreme, aq shumė saqė ai e refuzoi tėrė Dhjatėn e Vjetėr! Ai shkoi aq larg pėr tė pohuar se Ati i dashur i Dhjatės sė Re nė fakt ishte njė Zot i ndryshėm nga Zoti i hidhėruar i Dhjatės sė Vjetėr! Kjo mund tė jetė njė pėrgjigje ekstreme, por ky problem i mundon shumė njerėz sot. Prapė, faktori qė e shtyri Markonin tė refuzonte Dhjatėn e Vjetėr, nė origjinė, ishte problemi i mospėrputhjeve tė papajtueshme mes dy Dhjatave.

Refuzimi qė Markoni ia bėri Dhjatės sė Vjetėr qe me qėlim. Siē qe edhe refuzimi mė 1930, kur ndjenja anti-Ēifute nė Gjermaninė Naziste bėri presion nė Kishėn pėr ta mohuar Dhjatėn e Vjetėr. Ky qėndrim, pėr tė cilin mund tė thuhet se ėshtė tipik pėr shumė tė Krishterė, rrallė herė artikulohet qartė. E njė rėndėsie tė veēantė pėr tė Krishterėt kėtu, ėshtė vėshtirėsia dhe paqartėsia e supozuar e njė pjese tė madhe tė Dhjatės sė Vjetėr - natyra nė dukje mizore dhe primitive e njė pjese tė madhe tė saj, dhe po ashtu ndjenja se ajo ėshtė e parėndėsishme pėr botėn moderne dhe madje kundėrshton edhe pikėpamjet shkencore tė kohės sonė. Fakti qė e njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Dhjatėn e Re, nė mėnyrė tė favorshme nuk ėshtė vėnė re nga tė Krishterėt e tillė.

Alternativa pėr refuzimin apo injorimin pa zhurmė tė Dhjatės sė Vjetėr, ėshtė qė tė pohohet rėndėsia saj pėr Kishėn dhe orvatja pėr ta integruar atė me tė kuptuarit e njeriut tė Dhjatės sė Re. Pas sė gjithash, ēfarė ne quajmė Dhjata e Vjetėr qe Bibla e Jezusit dhe Palit, tė cilėt e panė tė rėndėsishme tė citohet dhe lexohet ajo, siē e nxjerrin nė dritė shembujt vijues:

Nė Luka 4:18, ndėrsa po vizitonte sinagogėn si fėmijė, Jezusi citohet tė ketė lexuar njė pasazh nga Libri i Isaisė:'Shpirti i Zotit ėshtė mbi mua, sepse ai mė shuguroi, ai mė ka dėrguar t'i shėroj tė dėrrmuarit, t'u shpall robėrve ēlirimin, tė verbėrve dritėn e syve, t'i lėshoj nė liri tė ndrydhurit'.

Disa nga fjalėt nga ky pasazh kanė qenė nėnvizuar pėr tė ndihmuar nė krahasimin mes interpretimit tė Lukės, qė ia ka bėrė Dhjatės sė Re tė kėtij citatit nga Isaia, dhe formės qė kjo merr nė vetė Dhjatėn e Vjetėr, kur nė Isaia 61:1 lexojmė:
'Shpirti i Zotit ėshtė mbi mua, sepse Hyu mė ka shuguruar t'u predikoj lajme tė mira tė butėve, ai mė ka dėrguar t'i siguroj tė dėrrmuarit, tė shpall liri pėr tė zėnit robėr, dhe t'ua hap burgun atyre qė janė tė lidhur.'

Ēuditėrisht, tė dy faqet dallojnė. Dhjata e Vjetėr nuk pėrmend 'tė verbėrve dritėn e syve' ndėrsa Luka po, dhe ai e zėvendėson 't'i shėroj tė dėrrmuarit' dhe 't'i lėshoj nė liri tė ndrydhurit' me 't'i siguroj tė dėrrmuarit' dhe 'atyre qė janė tė lidhur' tė Dhjatės sė Vjetėr.
Duket se nuk ka shpjegim logjik pėr kėto dallime, pėrveē qė teksti ose ka pėsuar shtrembėrime, ose Dhjata e Vjetėr nga e cila lexon Jezusi s'ėshtė e njėjta sikur ajo qė pėrdoret sot.
Ja ku janė dy shembuj tė pėrdorimit tė Palit qė i bėn Dhjatės sė Vjetėr.
Nė Isaia 64:4 lexojmė:'Sepse prej fillimit tė botės, njerėzit nuk kanė dėgjuar, as nuk ndier me vesh, e as qė ka parė syri, o Zot, pranė teje, ēfarė ka pėrgatitur ai pėr tė qė atė e pret'.

Pali citon kėtė pasazh nė I Korintianėve 2:9, ku ai thotė:'Sikurse thotė shkrimi i shenjt: Ēka syri nuk pa e veshi nuk dėgjoi, dhe nė zemėr tė njeriut nuk hyri, atė ua bėri Hyu gati atyre qė e duan'.

Bie nė sy qė fjalėt e nėnvizuara nuk gjenden nė Isaia. Komenti i Biblės i Henry & Scot shpjegon:"Opinioni mė i mirė ėshtė qė teksti Hebraik [Dhjata e Vjetėr] ka qenė shtrembėruar". Ndėrsa Peake's Commentary ofron shpjegimin vijues:"Burimi i citatit ėshtė tepėr i pasigurt. Nėse nga Dhjata e Vjetėr pikė-takimet janė aq tė largėta, atėherė s'mund tė arrihet ndonjė mirėbesim nė kėtė pėrftim. Nėse burimi s'ėshtė Dhjata e Vjetėr, Pali ka cituar njė tjetėr punim me keqkuptim".

Nė Psalmi 40:6-7 lexojmė:'Sakrificė e kusht ti nuk deshe, veshėt ti m'i ke hapur, sakrificat e djegura dhe sakrificat pėr mėkate ti nuk i ke kėrkuar. Pastaj thashė:Ja, po vij! Pėr mua shkruan nė rrotullin e librit'.

Pali riprodhon kėtė pasazh nė Hebrenjve 10:5-7:'Sakrificė e kusht ti nuk deshe, por ma bėre gati trupin, sakrificat e djegura dhe sakrificat pėr mėkate nuk tė pėlqyen. Atėherė thashė: Ja, po vij! [sepse pėr mua shkruan nė rrotullin e librit] pėr ta kryer, o Hy, vullnetin tėnd!'.

Ky citim i gabuar ėshtė i qartė. Peake's Commentary thotė [f.896]:"Si zakonisht shkruesi [Pali] citon nga Septuaginti, ku lexojmė 'por ma bėre gati trupin' nė vend tė 'veshėt ti m'i ke hapur' sikur nė versionin Hebraik". Pėrpiluesit e Henry & Scot kanė thėnė:"Ky ėshtė gabim i shkruesve. Vetėm njėra nga dy thėniet ėshtė e vėrtetė".

Me anė tė injorimit tė gjuhės nė tė cilėn ajo fillimisht qe shpallur, gjė tė cilėn shumica e tė Krishterėve e bėjnė si ēėshtje rutinore, ėshtė bėrė mjaft lehtė qė tė interpretohen pasazhet nga Dhjata e Vjetėr dhe tė brumosen ato pėr t'iu pėrshtatur pikėpamjeve tė Dhjatės sė Re. Prej kėtu, mėnyra e zakontė nė pėrdorimin e Dhjatės sė Vjetėr nė Kishėn e hershme ishte ta alegorizonte atė. Nė kėtė mėnyrė shumė profeci tė paqena lidhur me ardhjen e Mesisė, Ringjalljes dhe madje edhe Trinisė mbas gjase qenė gjetur nė Dhjatėn e Vjetėr nga tė Krishterėt si dėshmi pėr korrektėsinė e besimeve tė tyre. Pa ndryshim, kėto u bėnė nė njė masė tė madhe teksti i vetėm tė cilin tė Krishterėt ishin tė kėnaqur ta citonin nga Dhjata e Vjetėr. Kjo solli me vete edhe njė problem tjetėr, dhe i cili prapė meriton njė pėrgjigje: ēfarė duhet tė jetė pėrgjigja ndaj atyre rasteve, nė tė cilat Dhjata e Re e kupton tė Vjetrėn nė mėnyrat qė devijojnė nga domethėnia origjinale, veēanėrisht kur veēoritė e gjuhės origjinale tė Dhjatės sė Vjetėr injorohen?

Dhjata e Re pėrdor materialin e Dhjatės sė Vjetėr nė njė variacion tė gjerė mėnyrash. Nganjėherė autorėt e Dhjatės sė Re qartė thonė se ata po citojnė nga e Vjetra sa pėr tė treguar qė ngjarjet e shėnuara nė Dhjatėn e Re pėrmbushin premtimet e sė Vjetrės. Pėr shembull, pasazhi tė cilin e citon Mateu nė Ungjillin e tij, kaptina 27, vargu 9:

'Kėshtu shkoi nė vend fjala e Jeremisė profet: Morėn tridhjetė sikla argjendi, ēmimin e tė ēmuarit, qė e ēmuan tė bijtė e Izraelit…'

Ky ekstrakt doli tė jetė njė nga gabimet mė tė mirėnjohura tė Mateut. Thėnia qė ai ia pėrshkruan Jeremisė nuk gjendet asgjėkundi nė Librin e Jeremisė tė Dhjatės sė Vjetėr. Njė pasazh i ngjashėm me kėtė, ndėrkaq, gjendet nė Zakarija 11:13. Disa vėnė re nė komentin e Biblės [vėll.2/f.385-386]:"Disa dijetarė mendojnė qė kjo ėshtė njė gabim i versionit tė Mateut dhe kopjuesi shkroi Jeremia nė vend tė Zakaria; apo kjo mund tė jetė njė shtim i vonė".

Njė tjetėr gabim i njohur i Mateut gjendet nė Ungjillin e tij nė 2:23:'Si arriti atje, zuri vend nė njė qytet qė quhet Nazaret, pėr t'u plotėsuar fjala qė thanė profetėt: Do tė quhet Nazareas'.
Kjo profeci nuk gjendet nė asnjė nga librat e pejgamberėve nė Dhjatėn e Vjetėr. Manfredi, njė dijetar Katolik, shkroi nė 'Pyetjet e Pyetjeve':"Librat qė pėrmbajnė kėtė pėrshkrim kanė qenė shkatėrruar, ngaqė nė asnjė nga librat e pranishme tė Pejgamberėve nuk gjejmė thėnien qė Jezusi do tė quhej 'Nazareas'".

Nė Psalmi 14 i pėrkthimit Latin dhe Grek i Dhjatės sė Vjetėr lexojmė:'Fyti i tyre ėshtė varr i hapur, me gjuhėt e tyre mbjellin gėnjeshtra, nėn buzė kanė vrerė shlligash; goja e tyre ėshtė plot mallkime e hidhėrim, kėmbėt u vrapojnė pėr tė derdhur gjak, rrėnime e mjerime nė udhėn e tyre, udhėn e paqes ata nuk e njohin. Frikėn e Hyut nuk e kanė parasysh'.

Ky pasazh nuk ėshtė nė Dhjatėn e Vjetėr Hebraike, e as qė gjendet nė pėrkthimet e tanishme nė Anglisht. Praseprap, nė gjejmė Palin duke cituar kėtė pasazh nė tėrėsi nė Dhjatėn e Re nė letrėn e tij dėrguar Romakėve 3:13-18! Nga e mori ai atė? Cili version i Dhjatės sė Vjetėr po e pėrdorte Pali kur po shkruante letrėn e tij dhe pėrse pėrkthimet moderne nė Anglisht nuk mbėshteten nė versionin e njėjtė kur riprodhojnė Psalmet 14 sa pėr ta pėrshtatur pėrdorimin e Palit. Fusnotat nė Versionin e Ri Ndėrkombėtar orvaten tė bashkojnė thėnien nė Romakėve me anė tė citimit tė ekstrakteve nga katėr Psalme dhe Isaia tė ndryshme, por pėrpjekja vėshtirė qė ėshtė bindėse, veēanėrisht kur kujtojmė qė pasazhi citohet tėrėsisht nė Psalmi 14 tė versioneve Latine dhe Greke.

Ungjilli i Markut prapė nxjerr nė pah shqetėsimin rreth diturisė sė pamjaftueshme tė autorėve tė Dhjatės sė Re mbi Dhjatėn e Vjetėr. Ai thotė nė Ungjillin e tij 2:25-26:'A s'ju ka rėnė kurrė tė lexoni ē'bėri Davidi… Se si, kur ishte kryeprift Abiatari, hyri nė shtėpinė e Hyut dhe i hėngri bukėt e kushtuara'.

Kjo s'ėshtė e saktė ngaqė prifti i lartė nė kohėn e kėtij incidenti s'ishte Abiatari, por Ahimelehu, siē mund tė shihet Dhjatėn e Vjetėr nė I Samjueli 21:1. Ndaj, Peake's Commentary thotė [f.684]:"Referenca ndaj Abiatarit ėshtė njė gabim".
Nė pikėpamjen e krahasimit tė mėsipėrm, njeriut i mbetet mė pak se bindja e plotė lidhur me trajtimin qė Dhjata e Re i bėn Dhjatės sė Vjetėr. Pėrse autorėt e Dhjatės sė Re qenė tė paaftė tė riprodhojnė saktėsisht tekstin qė iu nevojitej atyre nga Dhjata e Vjetėr? Dhe, a janė kėto pasaktėsi tė pajtueshme me njė punim qė pohon pėr vete frymėzim Hyjnor? Shtrembėrimi i tekstit [Dhjatės sė Vjetėr dhe tė Resė] ėshtė njė pėrgjigje evidente, diēka qė profesorėt e Shpjegimit Biblik qė prej kohėsh kanė pohuar pėr Dhjatėn e Vjetėr sė paku. Kjo mund tė shihet nga madje edhe njė shikim i pėrciptė nė Peake's Commentary mbi Biblėn [botuar nga Arthur S. Clark, njė herė e njė kohė profesor i Shpjegimit Biblik nė Universitetin e Manēesterit; ėshtė njė pėrmbledhje komentesh, artikujsh dhe punimesh nga ana e vetė botuesit poashtu, midis tjerash, Profesorėt e Shpjegimit tė Dhjatės sė Re dhe Hebraishtes, Profesor i Hyjnisė, Gjuhėve Semite, Komentimit tė Dhjatės sė Re dhe Profesor nė Dhjatėn e Re Greke. Kjo qe botuar nga Thomas Nelson and Son Ltd [Londėr] mė 1919 si njė vėllim i vetėm 1014 faqėsh] i cili ka pėr tė thėnė kėtė qė vijon rreth Librave tė ndryshėm tė Dhjatės sė Vjetėr.

Ajo thotė nė thėniet pėrmbyllėse tė komentimit mbi Librin e Xhoshuas [f.225]:"Sipas njė hetimi kritik, libri paraqitet tė jetė njė pėrzierje e rrėfenjave kontradiktore, shumica e tė cilave s'janė historike".

Duke komentuar mbi Gjykatėsit, kaptina 17 dhe 18, thotė [f.269]:"Nė jo pak vende shkruesit evidentisht i kanė futur duart nė tekst, dhe i konsideruan fyerje praktikat tė cilat qenė tė parregullta nga njė pikėpamje e mėvonshme".

Nė komentimin qė i bėn Samjuelit 2:3 lexojmė [f.275]:"Kėto vargje s'kanė kurrfarė kuptimi. Formulimi i pranishėm s'mund tė jetė i vėrteti, por duhet tė jetė pėr shkak tė gabimeve gjatė kopjimit. Ne tash s'mund ta zbulojmė formėn origjinale".

Prapė nė Samjueli, kėsaj here vargu 14:18, thotė [f.288]:"Parathėnia e Arkės nė I Samjueli 14:18, ėshtė pėr shkak tė shtrembėrimit tė tekstit".

Nė f.292, duke komentuar mbi II Samjuel 23:4-7, thotė:"Teksti dhe pėrkthimi i rendit tė fundit, dhe i 5-7, janė tė pasigurt; nuk ka pajtim mes dijetarėve pėr atė se si duhet tė rivendosen ato".
Nė faqe 321, nė komentimin e II Kronikave, kaptinat 29 deri nė 32, lexojmė:"Kronisti nė kėtė pjesė tė gjatė shkruan, nga pikėpamja e vetė atij, shumė nga ajo qė s'ėshtė historike… me gjasė qė njė tjetėr burim [apo dėshmitar?] ėshtė pėrdorur nga Kronisti, por vetė ai evidentisht ėshtė pėrgjegjės pėr shumė variacione".
Duke komentuar mbi Ezra 4, vargjet 6 dhe 7 [f.327]:"Kėto janė vargje tė humbura, tė cilat kanė qenė lėnė nė tekst kėtu gabimisht. Kjo ofron njė shembull tė mirė tė mėnyrės nė tė cilėn fragmente tė burimeve janė bėrė lėmsh sė bashku nė librin tonė… Dijetarėt kanė sugjeruar njė numėr zgjidhjesh, por ata dallojnė nga njėri-tjetri nė masė tė madhe".
Nė hyrjen e Libri tė Hoseut lexojmė [f.534]:"Siē do tė jetė e qartė nga shėnimet, teksti nė disa vende ėshtė shumė i shtrembėruar. Ne shpesh detyrohemi nė pėrmirėsime tė hamendshme, dhe mbėrrijmė vetėm njė pėrafrim tė mundshėm ndaj tekstit origjinal".
Duke komentuar mbi Zekarija 6:9-19, thotė:"Teksti ėshtė ngatėrruar nė masė tė madhe, pjesėrisht nėpėrmjet rastėsisė, pjesėrisht si duket me anė tė ndryshimit tė qėllimtė".
Si duket ngjitja e Krishterimit ndaj Dhjatės sė Vjetėr do tė vazhdojė, dhe sė bashku me tė gjitha problemet e theksuara mė lart!

nga njė shkrues anonim !!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Rreth vėrtetėsisė sė Biblės – Kujt i pėrket Dhjata e Vjetėr
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mexhid Yvejsi:RRETH TARIKATIT SHAZILI
» Mendime kritikė rreth librit "Etnologjia dhe Folklori Shqiptar" tė prof. Dr. A. Xhagolli
» Nuhi Veselaj: Rreth identitetit tė gjinisė asnjanėse nė shqipen e sotme (VII)
» Bajram (Gjergj) Kabashi: Kush po pėrgojon e kush po e thotė tė vėrtetėn!?
» Cikėl shkrimesh rreth punės me nxėnės me aftėsi tė kufizuara mendore!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: