DREJTESIA-REALITETI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 HAXHI POLIESTER I QETESISE

Shko poshtė 
AutoriMesazh
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

HAXHI POLIESTER I QETESISE Empty
MesazhTitulli: HAXHI POLIESTER I QETESISE   HAXHI POLIESTER I QETESISE Icon_minitimeMon Nov 12, 2007 6:09 pm

Haxhxhi poliester i qetesise



Hamdi NUHIJU

“Islami ngritet mbi pesė (shtylla); kryesore nė tė dėshmuarit se nuk ka Zot tjetėr , pėrvec All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i All-llahut, nė kryerjen e namazit, nė dhėnien e zekatit, nė tė vizituarit e Qab`es dhe nė agjėrimin e Ramazanit” [1]

Muhammedi a.s.

Nga ky hadith i Pejgamberit a.s. ne vetėmse i mėsuam konditat e Islamit se cilat janė ato, ndėrsa nė komentimin e pjesės mbi haxhxhin dijetarėt e nderuar tė po kėtij libri qė e kemi pėr referencė ndėr tė tjerash thojnė:
“Fjala haxhxh do tė thotė tė mėsyerit Shtėpisė sė Shenjtė, Qab`es , nė muajt e caktuar pėr haxhxh.Ato janė :Shevval, Dhul-ka`de dhe dhjetė ditėt e para tė Dhul-hixhes.Haxhxhi zbatohet duke i realizuar porositė e Muhammedit a.s. qė i ka thėnė nė lidhje me haxhxhin.Haxhxhi ėshtė adhurim , i cili kryhet fizikisht dhe materialisht , nėpėrmes tė cilit arrihen dobi tė shumta si pėr individin ashtu edhe pėr shoqėrinė.Mbi tė gjitha, haxhxhi ėshtė kongres i madh islam , i cili tubon tė gjithė muslimanėt nga mbarė bota.Nė anėn tjetėr, ėshtė njė moment shumė i volitshėm , i cili iu mundėson muslimanėve qė tė njoftohen mes veti me vėllezėrit e tyre tė tė gjitha vendeve tė botės...”[2]
Ky shpjegim kaq i mrekullueshėm neve vecse na jep tė qartė konceptin e haxhxhit.Pra, haxhxhi ta mundėson o mysliman qė tė ndjehesh i pavarur, por njėkohėsisht edhe i varur, tė mundėson qė tė jesh i vetėm por edhe me shoqėrinė dhe gjithė muslimanėt.Kėtu e ndjen se je ai personi i duhur pėr thirrjen e All-llahut xh.sh.Mėson realitetin, jetėn, identitetin, shfryrjen, hidhėrimin, gėzimin....Tė mundėsohet qė pėr tė parėn herė tė mendosh me kokėn tėnde, tė logjikosh dhe tė venitesh rreth e pėrqark idesė se je mysafir, je me historinė, je ti historia...Por, jo gjithmonė kjo kuptohet nė kėtė mėnyrė dhe me kėtė qėllim.Ato qė kaluan jetėn dhe arritėn tė gjashtėdhjetat ato nuk janė mė tė aftė qė tė mendojnė dhe tė veprojnė nė kėtė mėnyrė, por pėr do haxhxhi ėshtė vetėm njė simbol i qetėsisė para transferimit tė tyre pėr nė ahiret.Fatkeqėsisht ky koncept ėshtė i mbjellur nė popujt mysliman, se nė haxhxh shkojnė atėherė kur tė arrijnė tė gjashtėdhjetat dhe jo atėherė kur janė nė formėn mė tė mirė edhe pėr t`i kryer ritualet e rėnda qė kėrkohen nga haxhiu edhe pėr tė jetėsuar porositė e haxhxhit nė pėrgjithėsi.Ringjallja e Islamit nėpėr shumė vende islame sot vetėm se ka filluar qė t`i jap tjetėr pamje kėtij fenomeni jo konstruktiv.Sot nė haxhxh shkojnė shumė tė ri dhe tė reja, bile disa muajin e mjaltit vendosin qė ta kalojnė dhe pėrjetojnė nė haxhxhin e tyre tė parė nė jetė.
Ndėrsa haxhxhi ėshtė bėrė obligim nė vitin e dytė tė hixhretit...[3]
Ceremonitė e haxhxhit shkurtimisht janė sic vijojnė:
- nė kufi tė teritorit tė shenjtė rreth Mekkes zhvishen teshat e rėndomta dhe tė gjithė haxhilerėt veshin dy copa tė pėlhurės (ihram), uniformė e cila ėshtė e obligueshme vetėm pėr meshkujt , kryeshtruar, ata do mundohen ta harrojnė vetin vetėm pėr disa ditė tė haxhxhit...
- niset pėr nė Arafat, periferi e Mekkes, qė tė kalojnė njė ditė tė thelluar nė meditime.Para mbrėmjes niset prej aty nė drejtim tė Mekkes .Natėn e kalon nė Muzdelife kurse nė agimin e hershėm niset pėr nė Mina e cila gjendet shumė afėr Mekkės.
- Aty mbeten tri ditė dhe gjatė kėtyre ditėve pėr cdo ditė gjuhen gurėt , vepėr qė simbolikisht paraqet gjuajtjen e djallit.
- Brenda kėtyrė tri ditėve nė Mina therret kurban dhe shkohet nė qytetin e Mekkes qė tė kryhet ceremoniali i tavafit dhe sa`jit (7 herė), duke kaluar luginėn nė mes dy kodrinave pėrballė Qabes , e qė quhen Safa e Merve....[4]
Tė gjitha kėto ceremoni tė haxhxhit kanė domethėnien e tyre, ndėrsa ne shkurtimisht vetėm do i pėrmendim disa prej tyre.
1.Shkuarja nė Arafat- Kur e humbėn tė drejtėn e qėndrimit nė Xhennet , Ademi a.s. dhe Hazreti Hava, u degmisėn larg njėri tjetrit.Orvateshin qė tė takoheshin dhe me ndihmėn e All-llahut u takuan nė kodrinėn e quajtur Arafat.Nė shenjė falėminderimi dhe nderi ndaj All-llahut xh.sh. pasardhėsit e Ademit dhe Havas nisen pėr nė Arafat, duke harruar veten dhe duke u shkrirė nė prezencėn e All-llahut xh.sh.
2.Gjuajtja e Djallit-Ibrahimi a.s. deklaroi se nuk donė askend mė shumė se All-llahun xh.sh. .Mirėpo All-llahu xh.sh. e vuri nė sprovė dhe lypi prej tij ta verifikoj dashurinė , ta baj kurban birin e dashur.Djalli tri herė erdhi qė ta largoj nga ky akt, nė Mina , ndėrsa Ibrahimi a.s. cdoherė e pėrzinte atė duke e gjuajtur me gurė.
3.Vizita e Shtėpisė sė Zotit- Pėr tė dokumentuar dėgjimin e vet, njeriu niset drejtė saj me respekt tė plotė dhe me nėnshtrim.Tė sillesh rreth dikujt don tė thotė tė pėrgaditesh tė sakrifikosh pėr tė, sepse ai ėshtė objekt i dashurisė dhe besnikėrisė tėnde.
4.Guri i Zi-Ka disa kuptime tė gabuara mbi tė.Ai nuk ėshtė meteor , por gur i zi.Rroli i tij praktik ėshtė tė shėnojė pikėnisjen e tavafit, mirėpo me ngjyrėn e vet bie nė sy tė ndėrtesės.Ky gur, nuk adhurohet kurrė, as qė muslimanėt bien nė sexhde drejtė gurit, pasiqė bėhet sexhde pėr ballė cdo pjese tė Qabes, por guri sic thamė shėrben vetėm pėr pikėnisje tė tavafit.
5.Safa dhe Merva-Kur Ibrahimi a.s. patė lėnė gruan e vet Haxheren me fėmijėn pėr gjiri Ismailin, nė vendin e quajtur Mekkė, ujin qė ua la Ibrahimi a.s. u harxhua.Haxhereja nga dashuria e vet prindėrore vrapoi majtas dhe djathtas tė gjejė ujė pėr fėmijėn e vet tė etshėm.Ky gjest i saj pėrsėritet qė tė shprehet nderimi ndaj dashurisė prindėrore dhe falėminderim ndaj mėshirės sė All-llahut xh.sh.[5]
Kėto janė vetėm disa urtėsi dhe simbolika tė kushteve tė haxhxhit.E ti, o haxhi a nuk ndjehesh i lumtur qė jetėson urdhėrin e All-llahut, pėrjeton castet e Ibrahimit a.s. dhe dashurisė sė tij ndaj All-llahut xh.sh. qė e bėnė tė sakrifikoj mė tė afėrtėn e tij?Kėto caste janė vėrtėtė tė papėrshkrueshme me fjalė dhe vėrtetė mjaft mahnitėse.Kur kishte pas pranuar Islamin boksieri Klevis Klej , kishte pas thėnė:”Unė pranova Islamin pėr shkak se pash atė turmė njerėzish tė gjithė tė veshur nė rroba ta njėjta, dhe tė barabart para Krijuesit tė tyre, bile edhe Udhėheqėsi i Shtetit kishte veshur rroba tė tilla”...Kėtė barazi o njeri nuk mundesh ta gjejsh nė religjionin tjetėr, e as nė sistemin tjetėr, por vetėm brenda, nė Islam, nė konditat e tij.All-llahu xh.sh. ėshtė aq i mėshirshėm saqė obligim haxhxhin ia ka bėrė vetėm atyre qė kanė mundėsi udhėtimi, dhe atyre tė cilėt mund tė arrijnė bile njėher nė jetė....E pse , ti jeton jashta Islamit?A nuk logjikon? Vėshtro se cka thotė All-llahu i Madhėrishėm pėr haxhxhin:

“S’ka dyshim se ata tė cilėt nuk besuan dhe pengojnė prej rrugės sė All-llahut dhe prej xhamisė sė shenjtė (Qabes), tė cilėn Ne e bėmė tė barabartė pėr njerėz, qofshin vendas ose tė ardhur, dhe, kushdo qė tė pėrpiqet tė bėjė ndonjė tė keqe a ndonjė mėkat, Ne kemi pėr t’ua shijuar njė dėnim tė idhėt. Pėrkujtoje kur Ne e udhėzuam Ibrahimin pėr nė vendin e shtėpisė (Qabės): tė mos mė pėrshkruaj Mua shok, pastroje shtėpinė Time pėr ata qė e vizitojnė (bėjnė tavaf) qė qėndrojnė nė kėmbė duke u falur, pėrkulur dhe qė bėjnė sexhde. Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta. vijnė) Pėr tė qenė tė pranishėm nė dobitė e tyre dhe qė ta pėrmendin All-llahun nė ato ditė tė caktuara (nė shenjė falėnderimi) dhe pėr qė i ka furnizuar me kafshė. Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni tė ngushtuarin e tė varfėrin. Pastaj le tė heqin papastėrtinė e tyre, le t’i zbatojnė premtimet e veta dhe le tė sillėn (bėjnė tavaf) rreth shtėpisė sė lashtė. Pra, kėshtu: Kush madhėron atė qė All-llahu e bėri tė shenjtė, ajo ėshtė mė e dobishme pėr tek Zoti i vet. Juve u janė lejuar kafshėt, pos atyre qė u lexohen (nė Kur’an) pra largohuni nga ndyesitė e idhujve dhe largohuni fjalės shpifėse.”[6]
“Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtėpisė (Qabes luteshin): “Zoti ynė, pranoje prej nesh, se me tė vėrtetė Ti je qė dėgjon dhe di! Zoti ynė, bėna neve dyve besimtarė tė sinqertė ndaj Teje dhe nga pasardhėsit tanė, njerėz tė bindur ndaj Teje, na e mėso manasikun (rregullat e adhurimit) dhe falna neve, vėrtetė Ti je Falėsi, Mėshiruesi!”[7]

Medito vetėm pėr njė moment o njeri mbi kėto fjalė tė All-llahut tė Madhėrishėm dhe ndjeje qetėsinė qė ta mundėson All-llahu jotė ta ndjesh.Futu nė brendėsinė e shpirtit tėnd dhe gjurmo mbi realitetin qė fshehet nė tė...Dije se haxhxhi tė pėrgaditė pėr nė xhihad nė rrugėn e All-llahut xh.sh.Karakteristika themelore tė haxhxhit janė:udhėtimet, fjetja nė tenda, ushqimi i lehtė e i konservuar, larg specialiteteve tė shijshme tė cilat i hanė njeriu nė jetėn e pėrditshme, programi i gjumit ndryshe nga ai normal, fjetja nė materiale tė forta e shpeshherė edhe mbi dhe etj.
Kjo ėshtė natyra edhe e jetės ushtarake, jetės sė burrave tė xhihadit.Poashtu edhe ata janė pandėrprerė nė udhėtim, flejnė nė tenda, e shpeshherė edhe nė qiell tė hapur, ushqimi i tyre ėshtė i konservuar, dhe shpeshherė mbesin pa bukė kohė tė gjatė, rrallėherė mund tė bėjnė gjumė tė rehatshėm , ngase qėndrojnė nėn tytat e tankeve, topave e automateve, e nuhatin vazhdimisht erėn e barotit, flejnė mbi tokė apo materiale tjera tė forta etj.[8]
T`i o i ri pėrgaditesh pėr cdo situatė qė tė sakrifikohesh nė rrugėn e Zotit.Haxhxhi ta mundėson njė trajnim tė posacėm dhe njė nostalgji pėr luftėn nė Islam.Ai tė bashkon me zemrat e mijėrave muslimanėve tė cilėt gjenden nė tenda vėrtetė duke u pėrballuar me armikun e pėrbetuar tė Islamit dhe edhe ti pėr njė moment i ndjen ato dhembje dhe atė krenari tė tė qenurit nė rrugėn e All-llahut.
Haxhxhi i fshin mėkatet , i mbulon mangėsitė dhe i ndriēon anėt e errėta tė jetės sė njeriut .Haxhxhi ka edhe vėshtirėsi , tė cilat myslimani i tejkalon me kėnaqėsi tė vecant , sepse ėshtė i vetėdijshėm se me kėtė shpresh pėrkulshmėri ndaj Zotit tė vet.[9]
Ėshtė me se e qartė qė kur njė mysliman qėndron nė kėmbė , apo pėrkulet e pėrgjunjet gjatė tė falurit , ai vetėmse ėshtė i ndjeshėm ndaj pranisė sė tė Madhėrishmit , Zotit tė lindjes dhe perėndimit.Ėshtė po aq e qartė se tė gjitha drejtimet janė tė njėsojta nė vlerat e tyre materiale apo morale dhe asnjė drejtim nuk shenjėrohet thjesht pėr hirė tė vetė drejtimit.Por Zoti dėshiroi qė Ai ta drejtonte tė gjithė bashkėrinė Islame nė njė drejtim apo kible.Xhamitė e botės , nė tė pesė kontinentet duhet tė drejtohen kah ajo kible-drejtimi i xhamisė sė parė tė ngritur pėr adhurimin e Zotit tė vėrtetė.Bota myslimane pėrmes asaj kibleje lidhet me babain e saj Ibrahimin a.s. dhe betohet se nuk do tė devijojė nga doktrinat dhe parimet e profetėve tė hershėm.[10]
Vėshtruar shkencėrisht nė haxhxh edhe gjejmė njė lloj gjimnastike trupore.Haxhxhi ėshtė gjimnastike trupore, pėr shkak tė detyrimit qė pėrmban rituali i haxhxhit si : tavafi, qėndrimi nė Arafat, ecja nga Safa te Merva 7 herė etj.E mbase kjo ėshtė njė prej atyre dobive qė pėrfiton haxhiu nė pelegrinazhin e tij.[11]
Pėrfundimi i haxhxhit shėnohet me njė festival (Kurban Bajrami), qė festohet me lutje.Kjo dhe fitėr Bajrami, ditė gostie qė shėnon fundin e Ramazanit, janė dy festat vjetore tė kalendarit mysliman.[12]
Pamė nė pika tė shkurtra se cka ėshtė haxhxhi, rėndėsia e tij nė Islam, simbolikat, ritualet etj.Tash nė vazhdim do tė sjellim edhe disa thėnie tė Muhammedit a.s. rreth kryerjes se haxhxhit, vlerės sė saj nė Islam dhe jetėsimit tė tij nė jetėrat tona.

“A s`ėshtė jeta e Pejgamberit a.s. shembull tipik pėr ju nėse dikush prej jush pengohet prej haxhxhit, bėn tavaf( kur tė mundet) Qaben, Safan dhe Mervan , pastaj lirohet nga (ihrami) deri nė kryerjen e haxhxhit vitin vijues, therrė kurban ose agjėron nėse nuk gjen kurban”.[13]

“Nėse pengohem prej Qabes , do tė veproj ashtu sic vepruam me Pejgamberin a.s. “Pastaj vendosi pėr urren , sepse edhe Pejgamberi a.s. vendosi pėr urren vitin e Hudejbijes.Kėshtu Abdull-llah b.Umeri e shikoi kėtė cėshtje dhe tha:
Qėllimi i vėrtetė i ( haxhit dhe umres) ėshtė njė.Pastaj iu drejtua as-habėve tė vet duke thėnė”Qėllimi i haxhxhit dhe umres ėshtė njė.Ju marr dėshmitar se jam obliguar pėr kryerjen e haxhxhit me urren”Pastaj bėri njė tavaf nė emėr tė umres dhe haxhxhit pse konsideroi se kjo mjafton dhe mė vonė therri kurban.”[14]

“Mėkatet e vogla tė bėra ndėrmjet dy umreve janė tė falura.Kurse pėr haxhxin e pranuar, nuk ka shpėrblim tjetėr pėrvec Xhennetit.”[15]

“Nuk ka ditė nė tė cilėn All-llahu liron robėr mė shumė nga zjarri se nė ditėn e Arefatit.”[16]

“Njė umre nė Ramazan ėshtė e barabartė me njė haxhxh apo me njė haxhxh me mua.”[17]

Nga disa vėshtrime u munduam qė tė sqarojmė problematikėn e haxhxhit nė Islam dhe shpresojmė se ia kemi arritur qėllimit.Tė All-llahut jemi dhe s`ka dyshim te Ai edhe do tė kthehemi.

























Literatura e konsultuar:

1.Kur`ani pėrkthim me komentim nga Sherif Ahmeti,
2. Sahihu-l-Buhari 5 pėrktheu Ismail Ahmedi , Prishtinė 1994
3. Rijadijus Salihin, Imam Nevevi , Logos-A Shkup 2003
4. Komenti i dyzet haditheve te Imam Neveviut, Dr.Mustafa el-Buga , Muhjidin Mistu, Furkan Ism Shkup 2003
5. Hyrje nė Islam, Dr.Muhamed Hamidullah, Shkup 1985
6. Haxhxhi, -urtėsitė e tij-, Bashkim Aliu Furkan Ism Shkup 2003
7. Ilmuddini, Bilal Hasanoviq , Furkan Ism Shkup 2000
8. Feja jonė, Muhamed Gazali , Tiranė 2003
9. Thesare nė Kur`an, pėrshtatėn Orieta Bulku dhe Saimir Bulku , Tiranė 2002
10. Udhėrrėfyes i shkurtėr i Islamit, I.A.Ibrahim, Prishtinė 2002
[1] Transmetim i Ebu Abdurrahman Abdullah iben Omer ibnul-Hattab , Komenti i dyzet haditheve te Imam Neveviut, Dr.Mustafa el-Buga , Muhjidin Mistu, Furkan Ism Shkup 2003 f.23
[2] Po aty f.25-26
[3] po aty fq.26

[4] Hyrje nė Islam, Dr.Muhamed Hamidullah, Shkup 1985 f.84-85
[5] po aty fq.85-86
[6] haxhxh:25-30
[7] el-bekare:127-128
[8] Haxhxhi, -urtėsitė e tij-, Bashkim Aliu Furkan Ism Shkup 2003 fq.68
[9] Ilmuddini, Bilal Hasanoviq , Furkan Ism Shkup 2000 fq.135
[10] Feja jonė, Muhamed Gazali , Tiranė 2003 fq.127-128
[11] Thesare nė Kur`an, pėrshtatėn Orieta Bulku dhe Saimir Bulku , Tiranė 2002 fq.196
[12] Udhėrrėfyes i shkurtėr i Islamit, I.A.Ibrahim, Prishtinė 2002 fq.79
[13] Transmetojnė Ahmed b.Muhammedi nga Abdull-llahu nga Junusi nga Zuhriu se Salimi ka thėnė , Ibėn Umeri r.a. thonte…pra kjo ėshtė thėnie e Ibėn Umerit. Pėr mė shumė shih Sahihu-l-Buhari 5 pėrktheu Ismail Ahmedi , Prishtinė 1994 f.48
[14] pėr mė gjėrėsisht rreth transmetuesve shiko librin Sahihu-l-Buhari 5 pėrktheu Ismail Ahmedi , Prishtinė 1994 fq.50-51
[15] transmeton Ebu Hurejra nga Muhammedi a.s. pėr mė shumė shiko librin Rijadijus Salihin, Imam Nevevi , Logos-A Shkup 2003 fq.356
[16] po aty fq.356 hadithi 1285
[17] po aty fq.357 hadithi 1286
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
HAXHI POLIESTER I QETESISE
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: