DREJTESIA-REALITETI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pėrgjigje ndaj pyetjeve tė shpeshta qė i bėjnė tė Krishterėt

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Hulumtuesi




Numri i postimeve : 2
Registration date : 25/11/2007

Pėrgjigje ndaj pyetjeve tė shpeshta qė i bėjnė tė Krishterėt Empty
MesazhTitulli: Pėrgjigje ndaj pyetjeve tė shpeshta qė i bėjnė tė Krishterėt   Pėrgjigje ndaj pyetjeve tė shpeshta qė i bėjnė tė Krishterėt Icon_minitimeSun Nov 25, 2007 3:21 am

Pėrgjigje ndaj pyetjeve tė shpeshta qė i bėjnė tė Krishterėt

Pyetja 1:
Jezusi thotė: “Unė dhe Ati jemi njė” (Gjoni 10:30). Pra, a nuk ėshtė Jezusi njėsoj ose i barabartė me tė Atin e tij?
Pėrgjigje:
Nė gjuhėn Greke, “heis” d.t.th. “njė” numerikisht (pėr gjininė mashkullore), “hen” d.t.th. “njė” nė unitet ose esencė (pėr gjininė asnjanėse). Nė fragmentin e sipėrm Biblik tė Dhiatės sė Re, Gjoni e pėrdor termin “hen” e jo “heis”. Nė shėnimet anėsore tė “New American Standard Bible (NASB)” lexojmė: njė (nė kuptimin e plotė tė fjalės pėr gjininė asnjanėse) njė unitet ose njė esencė.
Nėse ndonjėri dėshiron qė fjalėn “hen” ta pėrdorė si argument pėr pohimet e tij/saj pėr Jezusin si i “barabartė” nė status me tė Atin e tij, atėherė i ftojmė kėta qė tė lexojnė vargun e poshtėshėnuar:
Jezusi thotė: “Dhe unė u kam dhėnė lavdinė qė mė ke dhėnė, qė ata (dishepujt) tė jenė njė ashtu si ne jemi njė”. (Gjoni 17:22)
Nėse kėta e konsiderojnė, besojnė ose mendojnė se i Ati dhe Jezu Krishti janė “njė”, qė d.t.th. “tė barabartė” nė status, sipas Gjonit (10:30), atėherė kėta qė pohojnė kėshtu duhet, gjithashtu, tė jenė tė gatshėm qė ta konsiderojnė, tė besojnė ose tė pranojnė se “ata”, dishepujt e Jezusit janė “tė barabartė” nė status me tė Atin dhe me Jezusin [“ashtu si ne jemi njė” (Gjoni 17:22)]. Ende nuk kemi has nė ndonjė njeri qė i ka bėrė dishepujt e Jezusit “tė barabartė” nė status me tė Atin dhe me Jezusin.
Uniteti dhe pėrputhshmėria ishte mesazh i autorizuar hyjnor, qė buronte nga i Ati, i pranuar nga Jezusi dhe mė pastaj i komunikuar tek dishepujt. Jezusi ka pranuar se e kishte pėrfunduar detyrėn, me tė cilėn i Ati i tij e kishte ngarkuar pėr ta bėrė. (Gjoni 17:4).
Argument i qartė dhe i saktė:
Jezusi ka thėnė: "Po shkoj tek Ati", sepse Ati ėshtė mė i madh se unė” (Gjoni 14:28). Ky fragment nė mėnyrė tė prerė hedh poshtė pohimet se Jezusi ėshtė i “barabartė” nė status me tė Atin e tij.
Pyetja 2:
Jezusi ka thėnė: “Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati, pėrveēse nėpėrmjet meje” (Gjoni 14:6). Pra, a nuk ėshtė Shpėtimi nėpėrmjet Jezusit, i Vetėm?
Pėrgjigje:
Para se Jezusi t’i thoshte kėto fjalė, ai kishte thėnė: “Nė shtėpinė e Atit tim ka shumė banesa. Pėrndryshe, do t`ju thosha: po shkoj t`ju pėrgatis njė vend.” (Gjoni 14:2).
Thėnia e qartė qė u cekė mė lart, vėrteton se Jezusi do ta pėrgatiste “njė” vend e jo tė “gjitha” vendet nė “shtėpinė e Atit”. Me sa duket, Profetėt qė ishin para Jezusit si dhe ai qė do tė vinte pas tij, do tė pėrgatitnin vendbanimet e tjera pėr pasuesit e tyre tė sinqertė. Profeti, i cili u dėrgua pas Jezusit, e ka treguar “rrugėn” qė shpie pėr nė vendbanimin modern tė Mbretėrisė sė Parajsės.
Pėrveē tjerash, ky fragment qartė tregon se Jezusi ishte “udha” pėr nė vendbanim. Ėshtė marrėzi tė besohet se Jezusi (apo ndonjė Profet tjetėr) ishte vetė “Destinacioni”.
Jezusi ka thėnė: “Unė jam dera” pėr ta gjetur kopenė (Gjoni 10:9). Delja, e cila kalon nėpėrmjet “derės”, do ta gjejė kopenė. Delja, e cila sillet rreth e rrotull “derės”, kurrė nuk do ta gjejė kopenė. Kushdo qė kalon sipėr “derės”, do ta arrijė vendbanimin. Kushdo qė ndalet nė “udhė” dhe beson se “udha” ėshtė pėrfundimi i udhėtimit tė tij/saj, atėherė kėta do tė mbeten jashtė, pa ndonjė kulm dhe strehim.
Argument i qartė dhe i saktė:
Jezusi ka thėnė: “Jo ēdo njeri qė mė thotė "Zot" do tė hyjė nė mbretėrinė e qiejve, por do tė hyjė ai qė kryen vullnetin e Atit tim qė ėshtė nė qiej”. (Mateu 7:21).
Pyetja 3:
Jezusi ka thėnė: “…Kush mė ka parė mua, ka parė Atin…” (Gjoni 14:9). A nuk ėshtė kjo dėshmi se Jezu Krishti dhe i Ati ishin njė dhe tė njėjtė?
Pėrgjigje:
Njė ditė prej ditėsh, Jezusi mori njė fėmijė dhe iu drejtua dishepujve, nė mėnyrė qė tė vėrtetonte dhe tė sillte dėshmi, “dhe u tha atyre: ‘Ai qė e pranon kėtė fėmijė tė vogėl nė emrin tim, mė pranon mua; ai qė mė pranon mua, pranon atė qė mė dėrgoi mua…” (Luka 9:48).
Jezusi ka thėnė: “…’Kush beson nė mua, nuk beson nė mua, por nė atė qė mė ka dėrguar’”. (Gjoni 12:44)
“Kush mė urren mua, urren edhe Atin tim. Po tė mos kisha bėrė nė mes tyre vepra qė askush tjetėr nuk ka bėrė, nuk do tė kishin faj, por tani, pėrkundrazi, e kanė parė dhe mė kanė urryer mua dhe Atin tim”. (Gjoni 15:23-24)
“Dhe kjo ėshtė jeta e pėrjetshme, tė njohin ty, tė vetmin Perėndi tė vėrtetė, dhe Jezu Krishtin qė ti ke dėrguar”. (Gjoni 17:3).
Thirrja e sinqertė kėrkon qė, nėse besohet e Vėrteta, atėherė ky ėshtė qėllim i mirė qė dikush mund ta kalojė prapa gjykimin etik, pasi tė meditojė mbi tė gjitha tekstet relevante.
Fragmenti qė u cek mė lart, nėse lexohet me fragmentin e poshtėshėnuar, do tė sqaronte ēdo gjė.
Argument i qartė dhe i saktė:
Jezusi ka thėnė: “Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Shėrbėtori nuk ėshtė mė i madh se padroni i tij, as i dėrguari mė i madh se ai qė e ka dėrguar (Gjoni 13:16). Gjatė shėrbesės sė tij si Profet, Jezusi shpeshherė e pėrsėriste se ai ishte dėrguar nga i Ati i tij.
Pyetja 4:
Nė Bibėl lexojmė: “Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėm tė lindur, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme” (Gjoni 3:16). A nuk duhet qė tė besoni nė Jezusin, qė tė keni jetė tė pėrhershme?
Pėrgjigje:
Natyrisht, ne Muslimanėt besojmė nė Jezusin dhe atė ēfarė ai ishte dhe nuk besojmė nė atė ēfarė ai nuk ishte. Muslimanėt besojnė nė Jezusin si Mesih, “Shpirt prej Zotit”, “Fjalė e Zotit”, Profet i drejtė dhe i Dėrguari i Zotit si dhe djalė i Marisė sė virgjėr. Mirėpo, ne nuk besojmė se Jezusi ishte “bir i lindur prej Zotit”. E vėrteta e kėsaj ēėshtjeje ėshtė se apostulli Gjon kurrė nuk e ka shkruar se Jezusi ishte bir “i lindur” prej Zotit.
Ju lutemi ta merrni njė kopje tė “Gideon Bible” prej ndonjė hoteli apo moteli qė ndodhet afėr jush. Aty, kjo kopje shpėrndahet falas, qė nga viti 1899, nė tėrė botėn, nga “Gideon Society”. Nė fillim tė kėsaj Bible tė famshme, Gjoni 3:16 ėshtė pėrkthyer nė 26 gjuhė mė tė popullarizuara tė botės. Do tė befasoheni, kur ta kuptoni se nė pėrkthimin e gjuhės Angleze, botuesit e kanė pėrdorur shprehjen tradicionalisht tė pranuar “sa dha Birin e tij tė lindur tė vetėm”, ndėrsa nė gjuhėt e tjera botuesit e tjerė e kanė pėrdorur shprehjen “Bir i Tij unik” ose “Bir i Tij i llojit tė vet/i veēantė”. Nė vitin 1992, kur i kuptova ndryshimet tekstuale, kam shkruar disa letra qė ua kam drejtuar universiteteve tė Amerikės Veriore, duke kėrkuar qė tė vėrtetohet shprehja origjinale nė gjuhėn Greke, qė e kishte pėrdorur Gjoni. Mė poshtė, e keni kopjen e pėrgjigjes qė e kam pranuar nga universiteti i Xhorxh Uashingtonit “The George Washington University”:
Gjoni 3:16 dhe Gjoni 1:18, qė tė dyja e kanė fjalėn “monogeneses” nė Greqisht. Kjo fjalė, zakonisht, e ka kuptimin “e llojit tė veēantė”. Si rezultat i kėsaj, fjala “unik” ėshtė mė adekuate pėr pėrkthim. Arsyeja pse mund tė gjendet pėrkthimi i fjalės si “Biri i tij i vetėm”, ka tė bėjė me herezinė e dikurshme qė mbretėronte brenda kishės. Nė pėrgjigjen ndaj pohimeve tė Arianėve se Jezusi ishte bėrė e jo lindur, Xherom (Jerome), nė shekullin e IV, e kishte pėrkthyer fjalėn Greke “monogenes” nė gjuhėn Latine si “unigenitus” (i vetėm i lindur). Poll B. Daf (Paul B. Duff), 22 Prill, 1992.
Pėrgjigja e Profesor Daf (Duff) ishte e bazuar nė “Anchor Bible”, vėllimi 29, faqe 13-14. Shprehja Greke pėr “i lindur” ėshtė “gennao”, sikurse gjendet nė Mateun 1:12, tė cilėn Gjoni nuk e kishte pėrdorur.
Argument i qartė dhe i saktė:
Jezusi i kishte thėnė Marisė: “…’Mos mė prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im, por shko te vėllezėrit e mi dhe u thuaju atyre se unė po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perėndia im dhe Perėndia juaj`. (Gjoni 20:17). Ky varg vėrteton se pėrdorimi i fjalės “Ati”, ishte qartė metaforik. Fakti se Jezusi ishte “bir i vetėm”, ėshtė se ai nuk u krijua sikurse ne, por u krijua pa tė Atin fizik (biologjik).
Pyetja 5:
Jezusi ka thėnė:”…’Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po tė them qė, nėse njeriu nuk rilindet, nuk mund ta shohė mbretėrinė e Perėndisė’“ (Gjoni 3:3). Unė jam “I rilindur” krishterė, a jeni ju “I rilindur” Musliman?
Pėrgjigje:
E vėrteta ėshtė se apostulli Gjon nuk e ka pėrdorur shprehjen “rilindur”. Teksti nė gjuhėn greke nxjerr nė shesh fjalėn, tė cilėn e kishte pėrdorur Gjoni, qė ėshtė “I lindur nga lart”. Fjala greke qė Gjoni e kishte pėrdorur ėshtė “anothen” (‘ano’ + ‘then’), ‘ano’ ka kuptim ‘lart’ si dhe prapashtesa ‘then’ qė d.t.th. ‘nga’.
Prandaj, ēfarė kishte thėnė Jezusi ėshtė: “…’nėse njė nuk ka lindur nga lart, nuk mund ta shohė mbretėrinė e Perėndisė’ “ (Gjoni 3:3). Kjo edhe tingėllon mė arsyeshėm, pasi asnjė krijesė e gjallė nuk ka “lindur nga lart”, andaj edhe asnjė nuk mund ta shohė mbretėrinė e parajsės gjatė jetės sė tij/saj. Koncepti “I rilindur” pėr tė parė mbretėrinė e parajsės, ėshtė njė shpikje qė ėshtė bėrė pėr ta rrėnjosur konceptin e Pagėzimit.
Po kjo fjalė ‘anothen’ vėrehet edhe nė tė njėjtin Ungjill, si dhe nė versetin 31 tė po tė njėjtit kapitull. Kėtu, botuesit e kanė pėrkthyer fjalėn “nga lart” e jo “rilindur”. Kjo edhe mė tej e pėrforcon logjikėn e Jezusit qė kishte thėnė: “I lindur nga lart”.
Pėr tė hyrė nė Mbretėrinė e Parajsės, duhet t'i pėrmbahemi Urdhrave. Zoti e ka dalluar Urdhrin, qė njihet si “Besėlidhje e bėrjes synet” (fizikisht, “nė mishin e lafshės sė organit gjenital mashkullor”), qė ishte njė Besėlidhje e pėrjetshme (Marrėveshje, Traktat) nė mes tė Zotit dhe njeriut. Pėr mė tepėr, shih Librin e Zanafillės 17:10-14.
Parashtrohet pyetja se a mund tė shfuqizohet ose tė anulohet Besėlidhja e Pėrjetshme njėanshėm? A e kishte shfuqizuar Jezusi kėtė? Pėrgjigja ėshtė: Jo. Jezusi ishte i bėrė synet (Luka 2:21). Ne meshkujt Muslimanė, jemi tė bėrė synet. A janė meshkujt tė krishterė tė prerė nė “lafshėn e organit gjenital” (tė bėrė synet)? Nėse jo, atėherė lexoni fragmentin e poshtėshėnuar:
Argument i qartė dhe i saktė:
Jezusi ka thėnė: “Ai, pra, qė do tė shkelė njė nga kėto urdhėrime mė tė vogla dhe do t'u ketė mėsuar kėshtu njerėzve, do tė quhet mė i vogli nė mbretėrinė e qiejve, kurse ai qė do t'i vėrė nė praktikė dhe do t`ua mėsojė tė tjerėve, do tė quhet i madh nė mbretėrinė e qiejve”. (Mateu 5:19)
Pyetja 6:
Jezusi ka thėnė: “Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt, duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit tė Shenjtė” (Mateu 28:19). A nuk ėshtė kjo dėshmi se “Doktrina e Trinisė” dhe formula e saj e sotme ishte komunikuar dhe pėrhapur nga vetė Jezu Krishti?
Pėrgjigje:
Me gjithė respekt do ta pranonim kėtė, mirėpo dėshmitė e poshtėshėnuara na detyrojnė qė ta kundėrshtojmė argumentin e juaj, pėr shkak se:
Komentimi i Biblės sipas “Peak’s Commentary on the Bible”, i botuar qė nga viti 1919, ėshtė njė komentim i cili ėshtė mirėpritur dhe konsideruar si njė libėr referues pėr studentėt e Biblės. Duke e komentuar vargun e lartcekur, aty thuhet: “Ky shėrbim ishte pėrshkruar nė gjuhėn e kishės, dhe shumica e komentuesve dyshojnė qė formula e trinisė tė jetė origjinale nė kėtė pikė siē cekėt nė Ungjillin e Mateut, pėr shkak se nė Dhiatėn e Re nuk pėrmendet askund njė formulė e tillė ndėrsa pagėzimi pėrshkruhet tė jetė bėrė vetėm nė emėr tė Zotit Jezus. (p.sh. Veprat 2:38, 3:16, etj.).”
Tom Harpur, autor i disa bestsellerėve dhe ish-profesor i Dhiatės sė Re, shkruan nė librin e tij “For Christ Sake” (Pėr Hir tė Krishtit): “Mbi tė gjitha, shumica e dijetarėve konservatorė pajtohen qė, tė paktėn, pjesa e fundit e kėtij urdhri ishte shtuar mė vonė. Kjo formulė nuk haset askund nė Dhiatėn e Re, ndėrsa ne kemi njohuri nė bazė tė dėshmive qė i posedojmė (Pjesa tjetėr e Dhiatės sė Re) se Kisha, nė kohėrat e hershme, nuk i kishte pagėzuar njerėzit duke i pėrdorur kėto fjalė - pagėzimi ishte bėrė vetėm “nė” emėr apo vetėm pėr hir tė Krishtit.”
Urdhri i lartcekur (qoftė origjinal apo i kundėrt) nuk tregon se tė tre emrat e pėrmendur nė formulė janė apo ishin “tė barabartė” nė statusin e tyre, e, po ashtu, edhe “tė pėrhershėm” nė kuadėr tė kohės, qė tė pėrputhet me realitetin e “Doktrinės sė Trinisė”.
Nėse i Ati dhe Biri “ekzistonin” qė nga Dita e Parė dhe asnjėri nuk ishte, madje, as njė mikrosekondė para apo pas tjetrit, dhe asnjėri nuk ishte mė i madh apo mė i vogėl nė status, atėherė pse njėri quhet Atė ndėrsa tjetri quhet i Biri i Tij i lindur?
A kishte ndodh akti i “Lindjes”? Nėse po, atėherė ku ishte “I Biri i lindur” para aktit? Nėse jo, atėherė pse ai quhet “I Biri i lindur”?
Argument i qartė dhe i saktė:
“Atėherė, Pjetri u tha atyre: ’Pendohuni dhe secili nga ju le tė pagėzohet nė emėr tė Jezu Krishtit pėr faljen e mėkateve…”. (Veprat 2:38). Siē shihet nga ky varg, pak ka gjasa qė apostulli Pjetėr tė mos pėrfillte urdhrin e Jezu Krishtit dhe tė pagėzonte nė emėr tė tre emrave, nė vend tė pagėzimit vetėm nė emėr tė Jezu Krishtit.
Pyetja 9:
Nė librin e Zanafillės 1:26 thuhet: “Pastaj Perėndia tha: "Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė dhe nė ngjasim me ne…” A nuk ėshtė pėrdorimi i termeve “sonė” dhe “ne” dėshmi qė Zoti, i cili e krijoj njeriun, nuk ishte njė entitet i vetėm. Veē kėsaj, a nuk e mbėshtet kjo konceptin e Gjonit (Gjoni 1:3) se tė gjitha erdhėn nė ekzistencė me anė tė Jezusit?
Pėrgjigje:
1. Mė poshtė, ėshtė fragmenti i komentimit tė vargut tė lartcekur, i shkruar nga redaktorėt e “King James Version” (Versioni i mbretit Xhejms) (The Hebrew-Greek Key Study Bible, 6th edition/Studimi kryesor Hebraiko-Grek i Biblės, botimi i 6):
“Fjala Zot nė Hebraishte d.t.th. “Elohim”, qė ėshtė emėr nė shumės. Nė librin e Zanafillės 1:1, ėshtė pėrdorur nė pajtim gramatikor me foljen “bara” (diēka e krijuar) nė njėjės (1254). A tregon ky numėr shumės apo koncept tė epėrsisė dhe tė madhėshtisė, e cila shėnohet si e tillė nė Hebraisht, nė rastin kur pėrdoren pėremrat siē janė: “Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė dhe nė ngjasim me ne”? A mund tė ndodhė qė Zoti t’u ketė folur engjėjve, tokės, ose natyrės dhe kėshtu ta pėrshkruajė veten e Tij tė lidhur me njėrėn prej kėtyre krijesave? Apo kjo ėshtė njė aludim embrional i njė veēimi tė personalitetit hyjnor? S'mund tė jemi tė sigurt rreth kėsaj.”
Kur kėta redaktorė komentojnė se “S'mund tė jemi tė sigurt rreth kėsaj”, atėherė me kėtė mundohen ta mbrojnė teorinė e Jezusit si “komponent (i brendshėm) e hyjnisė.”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pėrgjigje ndaj pyetjeve tė shpeshta qė i bėjnė tė Krishterėt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: