DREJTESIA-REALITETI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Esse nga Ervin Hatibi

Shko poshtė 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 8:01 pm

Rreth e rreth tonzurės sė autocensurės

Vite mė parė, bashkė me disa shokė, nxirrnim njė gazetė tė bukur, pėr tė cilėn deshėm tė shpiknim njė lexues tė paparė ndonjėherė...

Nga Ervin Hatibi


Vite mė parė, bashkė me disa shokė, nxirrnim njė gazetė tė bukur, pėr tė cilėn deshėm tė shpiknim njė lexues tė paparė ndonjėherė. Nejse, kjo nuk ndodhi dot, e u bėmė vetė lexues tė saj, bashkė me ca njerėz tė mirė, por nuk ėshtė kėtu problemi. Nė numrin e parė tė faqes sė parė tė gazetės sonė patėm renditur nėn titullin “Tabutė e Gazetės”, gjithė gjėrat qė nuk do dėshironim fare t’i pėrmendnim nė shkrime. Nė fakt kėtė e bėmė vetėm e vetėm pėr tė treguar pozicionin tonė nė Zodiakun e letrave me vlerė qė i botojnė shtypshkronjat e Tiranės. Sepse nė fakt, i shpėrfillėm dukshėm jo vetėm tabutė e gazetės sonė, por edhe tė shumė gazetave tė tjera... dhe pastaj dėshtuam paq...
Tributė ekonomiko-politiko-shoqnore (i lutem lexuesit ta kapė kėtė ngjyrim jo si revansh dialekti) reagojnė shumė pa takt ndaj shkeljes sė ndonjė tabuje, qoftė edhe e rremė kjo. E reagim pas reagimi s’ndodh tjetėr, veē ajo qė ka ndodhur: i ofrohet shkruesit boja rozė, ndodh e famshmja autocenzurė. Shkruesit i lihet edhe alternativa e bojės sė Petro Ninit (“Ma mblidhni gjakun, e me tė tė shkruhen shkronjat shq...”) Dhe ėshtė fakt lista e lajme pėr sulme, gjoba e gjyqe ndaj gazetarėve. Askush s’e pėlqen tabutin e kėshtu bėhet mė i matur, mė i pjekur nė shkrimet e veta. Dhe kjo ėshtė kaq e trishtuar, krahasuar me vitet e praruara tė Partisė.
Qysh nė kopėsht edukatorja ta mėsonte pėrmendsh tė Vėrtetėn dhe Tabunė, e kėshtu kishe rast tė edukoje edhe prindėrit nė shtėpi teksa me recitime pafund, qė ishin thurur aq thukėt me aq rima e ritme tė pafajshme, sa edhe sot nuk tė shqiten nga truri. Nė klasė tė parė, bashkė me shkrimin (i cili ėshtė vetvetiu edhe ai njė autocenzurė, sepse askush s’tė lejon ta shkruash, bie fjala g-nė, ashtu siē do ta donte zemra) pra bashkė me shkrimin, mėsuesja niste e tė mėsonte, me aq sa dinte, zejen e bukur tė autocenzurės. Sepse aty ėshtė edhe mrekullia e saj, ėshtė artizanat intim. Dhe jo si cenzura qė ėshtė industri. Frymėzimi vinte me orar si njė pedagog me prezervativ dhe t’i linte shterpė shkronjat tė gjitha qė nga fjalitė e detyrave tė shtėpisė, tek vjershat e para, tek formulat e parashkruara tė propozimeve dashurore (letėrsi kjo qė, megjithėse intensive, ėshtė fare e braktisur prej kritikės), letrat e ushtrisė, artikujt nė shtypin qėndror e lokal, etj... Ti shkruaje lirshėm mbi njė tabut tė mbushur plot me fletė nderi, leje krijuese, ēmime tė dyta apo inkurajuese... Ti i dije tė Vėrtetat, e kishe mėsuar atė tė Pėrjetshmen gjatė gjithė edukimit tėnd, kurse tė Pėrditshmen e mėsoje pėrditė nė kryeartikujt e Kryegazetės. Kishe vetėm njė realitet, njė gabim, e keqja tė vinte veē nga njė anė ku s’ishte kahja jote, veē njė ishte pohimi... Vetėm njė.
E tani...



Tribu-tribut, tabu-tabut

Tabuja e madhe si njė amebė u nda nė dhjetėra tė tjera. Ēdo tribu gatuan narrativėn e vet, dhe shpall botėrisht versionin privat tė realitetit, dhe njeriu i shkretė, njėsuar me tė vėrtetėn, frymon brenda njė kaleidoskopi pseudo-realitetesh si brenda njė sere. Tė gjitha janė shumėfishuar, tė gjitha: po kryesisht e mira dhe e keqja.
Pėr ta kontrolluar sukseshėm njė njeri duhen sė paku dy vetė. Se tek e tek, nuk ka kontroll, ka vetėm dyluftim, dhe rolet kėmbehen nė pėrleshje e sipėr. Sa mė i madh tė jetė numri i njerėzve, dihet, aq mė lehtė pėr t’i kontrolluar. Nė mėnyrė progresive, sa mė shumė shtohet numri i njerėzve, aq mė shumė topitet gjallėria e pėrbashkėt qė ata formojnė dhe aq mė shumė njerėzit ta servirin vetė lirinė e tyre, thjeshtė pėr t’iu shmangur panikut e keqfunksionimit. Do tė bėheshin lėmsh pa njė kod tė vetėm komunikimi e orientimi, si fjalia qė nuk merret vesh mė nėse ėshtė shkruar nė disa alfabete njėherėsh. Pėr hir tė rendit dhe ritualit qė mundėson mospėrplasjen e njė grumbulli njerėzish brenda njė territori, njerėzit, me qejf apo pa qejf, me hir a pahir, u paguajnė tribut mė tė fortėve, atyre qė garantojnė njė lloj semafori social. Kėshtu pra mjafton t’i fusėsh njerėzit brenda njė versioni tė realitetit, njė kodi, si tingujt brenda alfabetit, dhe ata nuk kanė nga ia mbajnė mė. Ata qė propozojnė zgjidhje tė reja, qoftė edhe mė tė mira, rrezikojnė tė prishin bashkė me konsensusin, edhe rehatin tributar tė tribusė sė tė fortėve. Nė diktaturat klasike moniste, tribuja e tė fortėve farkėton me propagandė versionin zyrtar e unik tė realitetit (alfabetit) dhe siguron me terrorin e ajsbergut policor funksionimin dhe paqyrimin masiv tė kėtij realiteti.
Nė kushtet kur popullata njerėzore ėshtė rritur kaq shumė, tė fortėt e kanė parė se pėr tė krijuar realitetin nuk nevojitet tė shpenzosh kaq shumė pėr policė e spiunė qė tė krijosh dhunshėm konsensus masiv. Ēdo e vėrtetė duhet deklaruar publikisht pėr tė funksionuar si realitet. Kėshtu policėt e hafijet e qėmotit mbulonin me “terror territorin” (Derrida), ndėrkaq qė media ėshtė tashmė sheshi i vetėm ku mblidhet gati e gjithė popullata, harta e vetme qė e orienton atė nė trafik. Dhe fatmirėsisht, kjo media ėshtė njė mall qė prodhohet.
“E vėrteta sh.p.k.” sot nuk ka ato tiparet tipike tė manualit sovjeto-gėbelsian tė diktaturės klasike. Ajo flet me shifra mė shumė se me shkronja. Punėtorėt e saj nuk nuk zbėrthejnė metafora e idioma. Jo mė punonjės tė policisė politike me pėrgjues e dylbi, po me makina llogaritėse e statistika kompjuterike, ata janė punonjės tė policisė financiare nė shumicėn e rastit. Kanė detyrėn tė mbulojnė me vėmendje e taksa e gjoba tė gjithė qytetarėt, t’i konektojnė me sistemin, me tarifat dhe akcizat dhe fletoren zyrtare. Dhe kėshtu, me fijet financiare i lėvizin e u japin jetė si marionetave gjithė njerėzisė nė njė Guignol tė madh.
E midis ketij ambienti, midis kėsaj poliautocenzure, qėndron shkruesi i vogėl me njė laps e shumė letra. Ai e di tė vėrtetėn (jo prej zgjuarsisė, po ashtu, vetvetiu,) por pėr ēdo tė vėrtetė, atij i ofrohej njė vėrtetėsi. Nga tributė. Atėherė ai futet nė njė tribu. Dhe sėrisht numėron deri nė njė, si mė parė. Dhe si tribut, tribunit tė tribusė, qė prodhon tabutė e tabutet, shkruesi i blaton njė sonet, bie fjala, ose nė ēaste adhurimi, gjithė ndershmėrinė e vet. Kėta tipat janė nė rregull. Por janė edhe ca tė tjerė ama. Mė tė vegjėl, po tribu me vete ama, e qė nuk dinė tė shkruajne sonete, e janė kaq tė ligj, sa edhe nderin e mbajnė pėr vete. Kėta sillen poshtė e pėrpjetė e nė asnjė tribu nuk futen, e ca thonė se ē’dreq shkruesish na qėnkan. Kėta thonė vetėm tė vėrtetėn, e qėllon qė kjo tė pėrkojė me ndonjė vėrtetėsi tė tribuve, por mrekullitė, dihet, nuk ngjasin pėrditė. Kėshtu qė tributė plasin nga marazi e herė-herė i bėjnė pėr tabut. E u luajnė fenė. Pėrpara ēlirimit (kėtij tė dytit) tė godisnin se nuk ishe me njėrin e tani tė mos tė tė godasin se nuk je mė asnjė prej tė gjithėve!? Ikėn zotėrinj ato kohė kur mund tė ishe ose pro ose kundėr! Tani veē tė jesh (ose tė mos jesh), kjo ėshtė meseleja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 8:02 pm

Gjakmarrja vs. gjakdhėnia

As mė shumė e as mė pak, ky fenomen, ėshtė njė nga ato qė ka tronditur shoqėrinė shqiptare nė shekujt e fundit. Bėhet mė i prekshėm nė ditėt tona, sepse objekti i studiuesve tė etnografisė nė Shqipėri, ėshtė njė ligj sundues nė njė pjesė tė konsiderueshme tė territorit tė shqiptarėve

Nga Ervin Hatibi

Ėshtė e ditur, se nga gjithė spektri i plagėve qė ka Shqipėria sot, mė e kobshmja ėshtė gjakmarrja. Gjakmarrja ėshtė njė term teknik pėr tė pėshkruar njė ritual gjahu tė vdekjes. Nė dallim nga gjithė krimet e tjera tė rėnda, ajo pėrbėn njė zhanėr pervers kompleks. Kėshtu gjakmarrja nėnkupton njė stratagjemė terrori qė ēon nė privim kolektiv nga liria, duke u kulmuar me njė vrasje me paramendim. Pėrmes fjalėve tė njė aktivisti anti-gjakmarrje: "Sot realisht janė nė hasmėri 670 familje, duke lėnė pa shkollė 160 fėmijė, nga tė cilėt 73 tė rrezikuar pėr jetėn. Nė vitin 2003-2004, 54 familje, tė kėrcėnuara seriozisht, janė larguar me rrugė ilegale jashtė Shqipėrisė. Komuniteti ndėrkombėtar i ka mbėshtetur dhe mbrojtur ato duke iu siguruar azil tė pėrhershėm. Pėr mosacarimin e situatės, familjet nė hasmėri nuk ua deklarojnė organeve tė rendit ngujimin, ndaj shifrat zyrtare tė policisė janė gjithnjė mė tė ulta se numri real" (cituar nga shtypi Gjin Marku, drejtues i Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar) Ndėrsa dėshmitari i mėsipėrm ka shėnuar thjesht numrin e fėmijėve tė privuarve nga mėsimi, organizata ndėrkombėtare si PNUD e vlerėsojnė deri nė 1.450 totalin e fėmijėve tė ngujuar pėr shkak tė gjakmarrjes.
Nėse gjakmarrja zinte vendin e parė nė kob, duke qenė se nėnkupton njė vrasje ceremoniale, nė Shqipėri gjithashtu ka edhe forma mė tė komplikuara vrasjesh informale. Njerėz tė varfėr e tė pashpresė, tė infektuar me viruse qė nga ata tė hepatiteve e deri tė Sidas, shkojnė e shesin gjak nėpėr qendra grumbullimi, pėr nevojat e tė sėmurėve dhe tė aksidentuarve. Gjatė kėtij viti nė bankėn e gjakut tė qytetit tė Durrėsit ndodhi qė personi qė kishte shitur gjakun pesė herė brenda vitit ishte i infektuar me virusin HIV. Nė komunitetin prej rreth 500 fėmijėsh talasemikė qė duhet tė marrin ēdo muaj gjak pėr tė jetuar, pas njė ekzaminimi tė mė pak se gjysmės sė tyre, janė zbuluar 4 fėmijė tė infektuar me virusin e Sidas.
Deri mė tani janė 12 mijė tė ashtuquajtur "dhurues me pagesė" kryesisht tė papunė dhe pa tė ardhura tė tjera financiare, por qė jetojnė me paratė qė fitojnė nga shitja e gjakut. Nėpėr sportelet e gjakut ata kėmbejnė 300 gram gjak pėr 30 dollarė, ndėrkaq qė nė tregun e zi tė bluzave tė bardha, familjet e pacientėve nė hall, shpesh janė tė detyruar tė japin edhe 100 dollarė pėr 300 gram gjak... Shumicėn e nevojave pėr gjak, rreth 65 %, i plotėsojnė shitėsit e gjakut-fukarenj apo tė dėshpėruar tė tjerė tė cilėt nuk kanė leverdi tė tregojnė saktėsisht detaje teknike pėrmbi shėndetin apo sjelljet private, sepse kanė nevojė pėr para. « Mblidhet 10 herė mė pak gjak nga sa duhet pėr minimumin e nevojave. Jemi shumė pesimistė pėr momentin nė lidhje me situatėn e gjakut. Mesatarisht duhen 40 dhurime gjaku nė njė mijė banorė, nė njė kohė qė ne marrim dhjetė herė mė pak, pra 4 dhurime pėr njė mijė banorė » (cituar nga shtypi, drejtoresha e Qendrės sė Transfuzionit tė Gjakut, Irena Qendro)
Nė fakt pėrgjegjės pėr vrasjet e tėrthorta me Sida apo infektimet e tjera, nuk janė njė grusht rrezikzinjsh, qė halli ua ka erėėsuar gjykimin. Njė shoqėri e tėrė, me qėndrimet e veta ka edhe kėtė herė autorėsi kolektive nė krim, me indiferencėn e papėrgjegjėsitė e veta. Ajo ua ka besuar detyrėn e furnizimit me gjak njė grushti tė hallexhinjsh tė prekshėm nga sėmundjet e tė ligat. E turbulluar sa ē'ėshtė nė tru, ajo nuk prodhon dot gjak tė pastėr pėr fėmijėt e vet. Pėrqindjet e prejardhjes sė gjakut spitalor, ngjajnė mė shumė si rezultate referendumi pėr t'u pranuar nė histori. 65 % ėshtė gjaku i shitur, 30 % sigurohet nė nevojė nga familja e tė sėmurit apo tė aksidentuarit (pra rastėsisht dhe tribalisht), kurse vetėm 5% dhurohet. Kėta tė fundit, ata qė dhurojnė gjakun, janė disa pak qindra shqiptarė. Mbase po aq pak nė numėr sa edhe punėtorėt e Rilindjes... Aq sa shokėt e Mujo Ulqinakut tė Ditės sė Prillit, sa studentėt e Natės sė Dhjetorit...

Paralele tė parehatshme
Fenomeni i hershėm i gjakmarrjes, ishte i shtypur deri nė asfiksi gjatė periudhės sė diktaturės. Shteti ishte ai qė kishte i vetmi tė drejtėn mbi jetėn, dhe ēdo ndėrmarrje tjetėr paralele shihej mė tepėr se njė krim: shihej si konkurrencė ndaj shtetit nga privatėt... Me liberalizimin e jetės nė vend dhe dobėsimin e rolit tė shtetit, shqiptarėt rinisėn si e do zakoni, t'i marrin sėrisht gjak nė vetull njėri-tjetrit...
E kundėrta e gjakmarrjes ėshtė gjakdhėnia. Jo pėr ndonjė opozicion foljor, por pėr nga natyra e gjėrave. Ndėrsa gjakmarrja ėshtė akt i tė kėrkuarit simbolik tė gjakut tė njė tė afėrmi ndaj vrasėsit apo tė afėrmve tė tij, gjakdhėnia ėshtė pasimi fizik i gjakut tėnd njė tjetri qė ka nevojė pėr tė. Nė kundėrshti tė plotė si fenomene, edhe dinamika e gjakdhėnies ka ndryshuar drastikisht me kalimin nė vitet e liberalizmit. Qė prej vitit 1990 nė Shqipėri numri i dhuruesve tė gjakut ka rėnė nga 10.000 dhurues vullnetarė, nė 1000. Me shumė pak fjalė: janė shtuar gjakmarrėsit dhe janė pakėsuar gjakdhėnėsit.
Shqipot janė njė shoqėri patriarkalo-maēiste, dhe kėshtu nė kornizėn e drunjtė tė virtyteve virile do lexuar edhe ky raport, kjo marrdhėnie gjaku. Dhėnia e gjakut ėshtė njė gjest femėror, mė saktė amėsor: ėshtė si tė dhuruarit qumėsht me gji. Ama edhe ēdo dhėnie, dhurim tjetėr, ēdo vullnetarizėm, edhe pa atė sistemin hidraulik tė amėsisė, gjithashtu pėrmban pak vulnerabilitet altruist femėror. Prandaj kėto punė nuk kanė kėtu sukses.
Ndėrkaq qė e kundėrta e dhurimit femėror, kompeticioni mashkullor ( i rrėnjosur fort nė natyrėn kompetitive tė gjenitaleve) ėshtė edhe njė ēelės pėr tė kuptuar gjakmarrjen. "Ne jemi njė vrasje pėrpara nė krahasim me fisin tjetėr, ne jemi mė tė fortė, ne jemi mė shumė vėllazėri, ne kemi kullė mė tė fortė dhe fishekė mė shumė..."
Gjatė kohės sė diktaturės, mashkulli dhe fisi mė i fortė ishte partia, dhe subjektet e veta i kishte reduktuar nė njė status nėnshtrimi e pėrdhunimi. Kėshtu, shndrruar nė njė rend gjithėfemėror, shoqėria kishte shumė mė pak mundėsi pėr gjakmarrje. Ndėrsa gjakdhėnia ishte njė lloj territori lirie kur individi shpėtonte pėrkohėsisht nga dhunimi duke u dhuruar, duke u madhėshtuar pėrmes vetėmohimit humanist, duke e marrė veten nė pronėsi pėrmes njė gjaku qė nuk ia mbante ta derdhte ndryshe...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 8:02 pm

Hakmarrja e pulave

E gjithė Bota ėshtė nė kaos, por mė shumė nga tė gjithė, duket se ėshtė propaganda. Nuk di kush ma ka mėsuar kėtė fjalėn tjetėr tė urtė qė fillonte me temeo danaos: “I Kam frikė grekėt edhe kur dhurojnė pula”…Njė fantazmė sillet nėpėr Evropė, bile jo vetėm nėpėr Evropė! Njė fantazėm pulash!

Nga Ervin Hatibi

Kaq i stėrpėrdorur ėshtė ky parafabrikat nga “Manifesti…”, sa nuk tė bėhet mė ta lexosh gjėkund, e jo mė ta shkruash vetė (ėshtė tė paktėn e dyta herė qė e pėrdor nė shkrime kėto vitet e fundit). Po gjithsesi pėrherė e mė adapte duket pėr t’u pėrdorur. Nuk ėshtė kėsaj radhe ndonjė konspiracion, as ndonjė pritshmėri dialektike klasore. Njė fantazmė pėrmbi Evropė… Duke ndjekur me sy nė TV atė rripin e lajmeve qė gjarpėron nė buzėn e poshtme tė ekranit, paralel me numrin e viktimave qė vdiqėn nga shpėrthimet e sotme nė Bagdad, mėson se…nė Britani kanė ngordhur 30 kanarina… pritet me padurim tė dalė ministri i Brendshėm apo i Shėndetėsisė tė japė ndonjė konferencė shtypi… Nė njė apartament nė Bruksel pėr shembull a nė Milano, mėson nė lajme se u bėnė bastisje dhe u arrestuan tė dyshuar si terroristė tė Al Kaidės, dhe sheh policėt anti-terror me maska e skafandra. Me po tė tilla maska e skafandra i sheh andej nga Rumania duke arrestuar nėpėr fusha ndonjė patė apo gjeldet tė dyshuar pėr mbartės tė njė epidemie apo pandemie qė mund tė vrasė disa qindra herė mė shumė njerėz se Bin Ladeni e Xhorxh Bushi bashkė.

Me sy nga qielli rrijnė njerėzit, duke parė nga kufinjtė e lindjes se mos nxijnė me helmin imagjinar tufa lejlekėsh e dofarė zogu infektues: fermerė, pularritės, zoofilė, nėna tė alarmuara, epidemistė, ornitologė, detektivė tė scoop-it, mileniaristė qė presin apokalipsin e rradhės, rrijnė me sy prej qiellit. Nė shtypin ndėrkombėtar bile u hodhėn edhe hipoteza tė tilla qė e lidhnin gripin e pulave me strategjitė e luftės baktereologjike tė terrorizmit ndėrkombėtar. Ka diēka tė vėrtetė nė frikėn e se mos pulat i ka infektuar Al Kaida: edhe turqve kėshtu u pat dalė nami aty nga fundi i mesjetės kur bombardonin kėshtjellat e rrethuara me qen e pula tė sėmura…

Tendenca qė kanė pėr t’u bėrė tė rrezikshme kafshėt kėto vitet e fundit ėshtė e pabesueshme dhe nė rritje: nuk ėshtė turp tė trembesh nga pak me qentė e tigrat e gjarpėrinjtė, hajde de edhe me shqiponjat, po …pulat! Tė ruhesh nga pulat, apo nga lopėt mos ēmenden! Proporcioni i rrezikshmėrisė ėshtė nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė me pamjen dhe namin qė kanė kafshėt.

Nė fillim ishte lopa! Tashmė pula ėshtė ajo qė bėhet logoja e katastrofės sė rradhės, ajo e cila tradicionalisht nuk na ka bėrė ndonjė tė keqe: mė e madhja ēudi qė kemi pritur prej saj ėshtė ndonjė kokėrr vezė me dy tė kuqe… Kaq! Gjithė ajo kohė qė kemi kaluar duke lėmuar karakterin e njerėzve mė tė butė se ē’duhet me shprehjen “ėshtė pulė fare”, apo kompozitat “zemėrpulė” kanė dalė pėr momentin jashtė objektivi, me po atė shpejtėsi me tė cilėn syri tė rrėshket nė menu nga pjatat ku turfullon shpendi problematik (Shėnim: devijimi nga menuja me pulė ka vetėm arsye psikologjike, dhe aspak fiziologjike. Sigurisht qė autori nuk merr pėrsipėr tė jetė duke prodhuar ndonjė panik nė lidhje me tė ushqyerit me pula.)

Nė vitin 1994 doli filmi “Chicken Park”, film qė karikaturizonte “Jurassic Park”-un e Steven Spielbergut. Si pasojė e ca alkimive tė dėshtuara nėpėr laboratore, njė soj i ri gjigand pulash niste tė persekutonte personazhet e filmit duke i ndjekur kėmba-kėmbės nėpėr njė labirint korridoresh deri nė fund tė filmit. Makthi qė provohet tek versioni me dinosaurė i ndjekjes, ėshtė relative, pėr sa kohė qė dinosaurėt njėherė e mirė janė zhdukur, e nuk i sheh me sy. Po pulat janė prezente dhe janė kthyer nė faktor global frike.

Disa pak kohė mė parė, arkipelagut tragjik me varre kolektive ballkanike, tė njohura apo jo, autoritetet sanitaro-kufitare tė Republikės i shtuan njė njėsi tė re, mbushur kėsaj radhe plot me pula tė dyshuara nga Greqija. Pula ende gjallė, mijėra flatra dhe kokoritma pa ajėr, bllokuar nėn njė dhé ekskavatorėsh. Pamja makabre, e cila gjithsesi u rrotullua edhe nė ndonjė ekran evropian, mė kujtoi njė shprehje tė vjetėr qė ma ka mėsuar gjyshja, e cila, ndjesė pastė, komentonte kėshtu veprimtarinė gėrmuese dhe tė zellshme tė pulave tona nė oborr. Shprehja thotė: “pula nxjerr tė vdekurin prej dheut”. Nuk ka mundėsi qė kjo fjalė tė ketė dalė kėshtu kot e kot…Gjithsesi, gojėt e liga, ato qė nga anėt tona janė tė shumta dhe e hapin ditėn duke u helmuar esėll me kafe, kėto gojė pra mėtuan se Greku, si edhe Turku gjatė mesjetės, po e mėsynte vendin e Shqipeve, me Pula tė infektuara, tė cilat po ashtu si Kali i Trojės, nėn pamjen e paqme, tė mirėnjohur dhe tė sipėrpėrmendur, fshihnin vdekjen.

Nuk di kush ma ka mėsuar kėtė fjalėn tjetėr tė urtė qė fillonte me temeo danaos “I kam frikė grekėt edhe kur dhurojnė pula”…


ABC nr.12-Ervin Hatibi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 8:03 pm

Drejtėsi

Nė kuptim tė pėrgjithshėm, drejtėsi do tė thotė tė respektosh masėn, kriterin. T'i japėsh tė drejtėn atij qė i takon, duke marrė meritėn pėr bazė. Nė gjithėsi, ēdo gjė e krijuar ėshtė e matshme dhe e peshueshme, gjė qė pėrbėn njė argument themelor tė vendosjes sė drejtėsisė. Aty ku s'ka drejtėsi, ka rrėmujė.

Ndėrkaq bota ėshtė njė pėrmendore harmonie, nė ēdo qenie tė bie nė sy njė pėrshtatje e mbėshtetur nė sensin e masės. Edhe pėrshtatshmėria midis shpirtit dhe trupit pėrsėri tregon drejtėsi. اdo qėnieje i jepet njė trup nė pėrshtatje me mundėsitė e veta.

Organet e bletės, si mjeshtre e prodhimit tė mjaltit, janė nė pėrshtatje tė plotė me punėn qė bėn. Po ashtu edhe delja, me gjithēka qė bėn, ka arritur kėshtu, tė pėrfitojė favoret e drejtėsisė sė pafundme. Kjo vėrehet te tė gjitha gjalllesat.

Shembulli mė i shkėlqyer i sė vėrtetės sė drejtėsisė shihet tek njeriu. Njeriu i dėrguar nė botė me aftėsi tė tilla si tė mėsuarit, tė menduarit, tė lexuarit, tė shkruarit dhe tė biseduarit, qė s'gjenden nė qėnie tė tjera, ėshtė pajisur me organe pėrshtatur shpirtit tė tij.

Cdo njeri ka mundėsi tė kuptojė se Zoti i tij, qė e ka krijuar gjithėsinė sipas njė kriteri tė caktuar, ėshtė procedues i drejtėsisė sė pafundme. Mjafton qė gjithėsinė ta shqyrtojnė e ta mendojnė me kujdes. Me qė Allahu ėshtė zotėrues i drejtėsisė sė pafundme, do tė sillet i drejtė nė ēdo veprim tė Tij. Kurrė ai nuk do ta miratojė keqbėrjen ndėrsa keqbėrėsit do t'i ndėshkojė.

Ndėrkaq, shihet shpesh qė vdesin e shkojnė dhunuesi pa u ndėshkuar dhe i pafajshmi pa marrė tė drejtėn e vet. Kjo botė nuk duket fort si shprehje e sė drejtės. Nė kėto kushte njerėzit do tė ringjallen do tė ngrihet gjykata e madhe, do tė kėrkohet llogari, do tė peshohen punėt, do tė dėgjohen dėshmitarėt, do tė jepen vendimet. Do tė mbushet burgu i Skėterrės, kurse mjedisi lumturor i Parajsės do tė pėrfshihet nga hareja. Tė dhunuarit do tė marrin dhe shijojnė tė drejtėn dhe shpėrblimin e tyre, tė mohuar padrejtėsisht nė kėtė jetė, kurse keqbėrėsit do tė provojnė ndėshkimin dhe vuajtjen.

Mosndėshkimi i tė kėqijave nė kėtė botė rrjedh nga "e fshehta e provimit". Po tė ndėshkohej menjėherė ēdo e keqe, provimi i njerėzve s'do tė kishte mė asnjė kuptim. Prandaj pėr kėtė shkak, edhe ndėshkimi edhe shpėrblimi lihen pėr nė botėn tjetėr. Nė kėtė vėshtrim, as qė mund tė bėhet fjalė pėr harresė tė drejtėsisė.

Shtyrja e ēėshtjeve gjyqėsore bėhet pėr shkak tė pėrmasave tė tyre. Gjykimi i fajeve tė mėdha ėshtė njė proces i madh. Ndėrkaq, blasfemia, kundėrshtimi dhe keqbėrja janė faje tė dhunshme. A ėshtė e mundur tė mbeten kėto tė pandėshkuara?





LUMTURI



Njeriu qė e njeh Zotin, qė s'e di ē'ėshtė jeta e pastajme dhe qė nuk fiton vetėdijen e tė qenit rob ndaj Krijuesit, as edhe i lumtur nuk mund tė jetė. Sepse shijet e kėsaj bote janė tė pėrkohshme. Ku mbaron kėnaqėsia, fillon vuajtja. Kjo alternativė zvarritet gjer nė vdekje. Vetėm mendimi se deliktet janė mortore, ėshtė i mjaftueshėm pėr ta errėsuar kėnaqėsinė e jetės. Ata qė marrin kėnaqėsi nga jeta, nė kuptimin e plotė tė fjalės, janė vetėm ata qė besojnė.

Ata e dinė se shijet janė tė pėrkohshme, kurse Zoti, dhuruesi i tė mirave, ėshtė i pėrhershėm. Ai zotėron edhe fuqinė pėr tė realizuar vazhdimėsinė e tė mirave tė konsumuara. Edhe po s'i dha nė kėtė botė, mund t'i japė nė botėn e pėrjetme, qė ėshtė vendi i lumturisė sė amėshuar. Nė kėto kushte, ėshtė pa kuptim tė mjerohesh duke menduar se shijet do tė marrin fund njė ditė. Njė njeri i varfėr qė mėrzitet nga mendimi se kėnaqėsitė do tė mbarohen -ende pa u mbaruar, ndoshta pa u filluar - p.sh. mollėt nė shportėn diku aty nė shtėpi e pėr kėtė i cėnohet edhe shijimi i tyre, po tė mėsonte se mbreti nuk do ta linte pa mollė, por do t'i jepte sa herė qė t'i mbaroheshin, do tė gėzohej e do t'i shijonte plotėsisht. Ja, pra, kėsaj i pėrngjan shija qė merr besimtari nga tė mirat e kėsaj bote.

Tipari mė i rėndėsishėm qė e ndan njeriun nga kafshėt, ėshtė mendja, mirėpo ky kapacitet i posaēėm bėhet burim tė kėqijash po s'u pėrdor me vend. Sepse ekziston mundėsia qė nė sajė tė mendjes tė mendohet e shkuara dhe e ardhmja. Mosbesimtari mjerohet duke menduar ditėt e bukura tė ikura njė herė e pėrgjithmonė, ndėrkaq qė e ardhmja ėshtė plot rreziqe tė panjohura. Pėr ata qė e pandehin vdekjen fundin e gjithēkaje, e shkuara ėshtė atdheu i tė paqėnave, kurse e ardhmja, perspektiva, goja e njė kuēedre qė do tė gėlltisė atė vetė e tė dashurit e tij. Me qė nuk i ėshtė mbėshtetur Zotit, ēdo ngjarje ia drithmon shpirtin. Nga jashtė duket i lumtur, ndėrsa bota e brendshme i ėshtė kthyer nė njė ferr tė vėrtetė hidhėrimesh.

Sa pėr besimtarin, vdekja s'ėshtė asgjėsim, por vetėm njė fillim, ėshtė njė mjet pėr tė kaluar nė botėn e pastajme. Ndėrsa e ardhmja ėshtė nėn urdhėrin e Zotit, poseduesit tė mėshirės sė pafundme. Bota, me ē'ka brenda, ėshtė e pėrkohshme, kurse Ai ėshtė i Pėrhershėm.

Po qe se njeriu do tė mbėshtetej pėrjetėsisht nė kėtė botė, ndoshta kėnaqėsive do t'u jepej rėndėsi mė tepėr se ē'u takon. Por nė faqe tė tokės ēdo ēast fryjnė erėrat e vdekjes. Jemi dėshmitarė tė mjedisit qė na rrethon, tė luftės pėr jetė a vdekje. Nė ēdo krijesė shohim fytyrėn e vdekjes, lulet qė buzėqeshnin dje nė degė, sot janė shkelur me kėmbė. Pemėt - nuset bleroshe tė pranverės dhe tė verės, dimrit vishen me qefin. Njė lėmsh puplash - ja ēka mbetet pas prej zogjve qė fluturojnė tė lirė qiejve tė kaltėr. Veē kur tė shohėsh qė tė rinjtė me trupin e drejtė si filiz, janė pėrthyer si degė tė shtrembėta pas disa vitesh. Sytė e pėrshndritur nga shkėlqimi e ngazėllimi, mbushen me dhe. Tė dashurit na braktisin njė e nga njė.

Tė gjitha udhėt tė ēojnė nė varr.

Nuk kemi asnjė dyshin sė fundi ynė normalisht ėshtė pleqėri dhe vdekje. Nė kėto kushte, nė ēėshtjen e pushtetit e tė zotėrimit nė tė cilin vdekja nuk mbetet aspak prapa nga jeta, ajo (vdekja) duhet tė kėrkojė diēka nga ne! Ja, pra, kjo ėshtė ēėshtja parėsore e njeriut dhe kėsaj tė vėrtete askush nuk do tė mendet t'i bėjė bisht!

Ndėrsa njeriu i dhėnė pas delikteve dridhet para vdekjes, muslimani, pėrkundrazi ėshtė i qetė. Sepse pėr tė vdekja s'do tė thotė groposje e kalbje, por bashkim me Profetin e vet dhe me tė dashurit e vet, Azraili, qė i lėshon tė tjerėt nė tmerr, ėshtė njė bartės amaneti tė besueshėm. Pėr ata tė amanetit, ceremonia funebre dhe ceremonia e dasmės janė e njėjta gjė.

Nėse udha tė ēon te mėshiruesi e bamirėsi, varri kthehet nė lulishte!







Pse Jetojmė?



"Uniteti i sė tėrės" - siē pėrkufizohet forma mė e pėrsosur e harmonisė, ėshtė nė gjithėsi. Cdo krijesė kryen pa tė metė detyrėn qė i takon. Jogjallesat i shėrbejnė jetės. Dhe forma mė e lartė e jetės i ėshtė dhėnė njeriut. Mund tė themi pa u lėkundur se gjithėsia punon pėr njeriun. Bimėt janė nėn pushtetin e kafshėve, ndėrsa kafshėt - nėn pushtetin e njeriut.

Sipas rregullsisė hyjnore qė ēdo krijesė ėshtė bėrė pėr njė qėllim tė caktuar, edhe njeriu ėshtė krijuar pėr njė synim tė caktuar. E kundėrta do tė na ēonte nė alogjizėm. Nė kėto kushte, ē'lloj synimi do tė jetė ky?

Pėrgjigjja e kėsaj pyetje ndodhet te fjala e Zotit tonė. Tė gjitha librat hyjnorė, duke u pėrqėndruar nė tė njėjtėn pikė, thonė: "Detyra juaj kryesore ėshtė qė, duke njohur Zotin tuaj, qė ju krijoi, nga mosqenia dhe ju jep mundėsi tė jetoni mes tė mirash, t'i silleni si rob atij. Po dėshiruat njė rini tė pėrhershme, njė lumturi tė pėrjetshme dhe kėnaqėsi tė pėrsosura, bindjiuni urdhėrave tė Tij e shmangiuni veprimeve tė ndaluara. Kėnaqėsitė tokėsore i ngjajnė mirazhit mashtrues tė shkretėtirės. Po qe se harroni objektivin tuaj tė vėrtetė, duke u dhėnė pas tėrheqjes sė shijeve tė kėsaj jete tė pėrkohshme, do tė bėheni ndėr ata qė merituan ndėshkim. Mos harroni se kundėrshtimi dhe mohimi janė shenja mosmirėnjohjeje ndj Zotit xh.sh.

Mysafiri duhet t'i bindet tė zotit tė shtėpisė. Ai qė nuk ia vė veshin personit qė e ushqen dhe i siguron prehjen, por bėn si t'i vijė, ėshtė mosmirėnjohės. Mysafiri qė kėrkon tė mos njohė tė zotin e shtėpisė, ndėrkohė qė ka pėr detyrė ta falenderojė atė, ėshtė i denjė pėr ndėshkim.

Ja, pra, shembullit tė mėsipėrm i pėrngjet situata e njeriut qė vjen mysafir nė kėtė botė, ku rrethohet me gjithė ato tė mira, ndėrsa ai nuk e njeh tė Zotin e kėsaj bote, atė Zot ndaj tė cilit njeriu ėshtė rob.

Nė njė film fantastiko-shkencor tregohet mjaft mirė tė qenit rob ndaj zotit: njė njeri i pasur ngre njė fabrikė pėr tė prodhuar robotė duke harxhuar shumė pare synimin, pėr t'i shfrytėzuar ata nė disa punė tė rėndėsishme. Prodhohen robotėt, por, sidoqoftė, u prishėn aparatet komanduese dhe ata revoltohen; siē nuk punojnė, ashtu edhe sjellin dėm, mbėrthehen nga dėshira e verbėr pėr tė jetuar kot si endacakė. Njeriu i shkatėrron robototėt sa s'njihen mė, kurse fabrikėn e mbyll.

Ato mjete tė pėrparuara u pėrngjajnė njerėzve. Fabrika e gjithėsisė u ngrit pėr ne. Tė gjitha krijesat e gjalla e jo tė gjalla na shėrbejnė neve. Jemi krijuar pėr njė synim tė lartė, siē ėshtė adhurimi. Gjithashtu, ndėrkohė ne vihemi nė provė me anė tė tė mirave, tė shijeve e tė kėnaqėsive.

Eshtė krejt pa vend tė mendojmė se nuk do tė vijė ajo ditė kur do tė kėrkohet llogari, dhe se do tė asgjėsohemi pas vdekjes. Sepse duhet tė konkludiojmė qė kjo gjithėsi e krijuar me gjithė kėto tė tė mira tė pafundme, funksionon kot sė koti, gjė qė do tė ishte absurditeti mė i madh.

Nė kėto kushte do tė krijohet bota e pastajme, do tė vijė dita e llogarisė, mosbesimtarėt do tė ndėshkohen, ndėrsa besimtarėt do tė shpėrblehen. Ata qė kanė shfrytėzuar tė tjerėt pėr rehatin e vet, shpejt a vonė do tė meritojnė dėnimin.



Shėnim: Deliktet: ėshtė fjala pėr tėrė kompleksin e sensualizimit tė njeriut, qė, nė ndryshim nga ndjenjat dhe kėnaqėsitė sublime, ka njė natyrė thellėsisht neurovegjetative, pėr pasojė, tė pėrkohshme e tė pasur me deziluzione. Kjo ndodh veēanėrisht, nėse ai zhvishet nga ēdo lloj karakter i cili nė fakt pėrbėn dallimin esencial tė tė njėjtave procese neurovegjetative nga kafshėt te njeriu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 8:04 pm

Eshte klas ky djale!

Unė flas, ti flet, ai flet…(Ata shikojnė…)

Qė nga momenti jo fort i largėt i hyrjes nė fuqi tė ligjeve tė reja pėr tė drejtat e autorit, ekranet shqiptare befas u ēglobalizuan me njė shpejtėsi trishtuese. Befas gjithė ajo mori filmash hollivudianė tė shfaqur nonstop, gjithė ato videoklipe muzikorė nga mė tė nxehtėt e momentit apo tė memorjes, gjithė ata dokumentarė kulturorė, shpesh edhe tė papėrkthyer hiē, u zhdukėn nga ekranet, sapo u njoftua ora policore.

Citim




Ervin Hatibi




Nė agoni e sipėr ndonjė ekran rebel vazhdonte tė emetonte nė mėnyrė tė kundraligjshme imazhe lamtumire tė yjeve tanė tė dashur anglishtfolės nė shuarje e sipėr, pėrmes ndonjė filmi apo koncerti. Shijak-TV, televizion i me CV tė admirueshme rebelimi, rroku fuqishėm flamurin e piraterisė, dhe e valėviti pėr disa javė jashtė territorit tė ligjit, deri sa gjoba tė rėnda fare nga komisionet shtetėrore tė vigjilencės, ia shkulėn me gjithė duar flamurin. Qyteti i fundit i rezistencės televizive kishte rėnė. Trupat e huaja tė Hollywood-it dhe MTV-sė ishin tėrhequr pėrfundimisht, dhe mbi antenat e shqiptarėve u ngrit flamuri kombėtar i izolimit krenar. Politika anti-pirateri, njė operacion selektiv i cili nuk prek pirateritė nė fushėn e shkrimit pėrshembull, ishte njė nga sukseset e rradhės tė implikimit tė interesave tė biznesit tė madh (nė kėtė rast televiziv) me politikėn, pėr tė falimentuar kėshtu televizionet e vogla, qė e mbanin shtėpinė vetėm me miell borxh. Filloi tė lulėzojė tregu i antenave parabolike, tė cilat, nė njė krahasim tė cilin nuk jam i sigurtė nė e bėj unė i pari, tashmė kanė zėvendėsuar me ovalitetin e tyre metalik formėn e njohur po ovale tė bunkerėve ushtarakė; ndėrsa bunkerėt ishin helmeta tė maskuara me ngjyra e bimėsi pėr tė mbrojtur shqiptarėt nga sulmi i tė huajve, antenat e bardha parabolike janė shėnjestra-targete tė bardha qė shqiptarėt ngrehin kudo nėpėr tarraca a ballkone pėr t’u thėnė tė huajve:- aman kėtu jemi, qėllonani mu nė kokė me ndonjė film a me ndonjė kėngė se plasėm, na u thanė sytė!
Qytetarėt-shikues e kanė zgjidhur duke ngrehur nė ajėr velat e bardha tė antenave satelitore, kurse televizionet vetė, vendin bosh qė e mbushnin me mall kontrabandė pėrpiqen ta mbushin me programe tė bėra vetė. (Alternativa e dhimbshme e mallit tė huaj, nuk vonoi tė vinte nė formė telenovelash latinoamerikane, krejt uniforme, me tė njėjtat lloje dekoresh e grash e dialogjesh, tė cilat tė japin pėrshtypjen, se sado ta pėrdorėsh telekomandėn, nė ekran tė del vetėm njė stacion…)
Po ndėrkaq, rruga mė e shkurtėr pėr ta mbushur programin ėshtė tė kurdisėsh njė talk-show. Merr njė gjysėm duzine me burra a gra dhe vėri tė krihen me shoku-shokun pėr ndonjė temė tė madhe apo tė vockėl tė ditės, pėr korrupsionin a pėr luftėn nė Irak, pėr tatuazhet nė vende ekzotike tė trupit, pėr bashkėjetesėn pa kurorė, pėr krimin nė familje a pėr kėnaqėsinė e tė ngarit tė makinės pa patentė… E gjitha nėn dekorin e duhur shumėngjyrėsh, me gazetarin-moderator, nėn stratagjemėn e njohur “hedh budallai njė gur nė lumė, futen njėqind tė menēur e nuk e nxjerrin dot”. Por problemi i vetėm ėshtė se gati tė gjitha stacionet televizive gati pėrditė organizojnė nga njė apo dy talk-show-e, dhe kėshtu nė njė vend kaq tė vogėl si Shqipėria, me gjithė atė rrjedhje truri pėr nė Perėndim, gati tė gjithė njerėzit e menēur kanė dalė tė paktėn nga njė herė tė debatojnė nė kėto lloj programesh. Dhe detyrimisht, tė dėshpėruar, me frikėn dhe ngasjen e piraterisė nė zemėr, organizatorėt e talk-show-eve u janė drejtuar nė mėnyrė tė padiskriminuar gjithė qytetarėve: me shkollė, pa shkollė, me gjuhė tė trashė, me gjuhė tė hollė, dhe ja... e mbushėm programin edhe sot…
Po mundohem gjatė t’I gjej ndonjė fjalė zėvendėsuese shqip termit talk-show, ndonėse lehtėsisht thuajse gjithkush e kupton. Nisa pra pėr argėtim tė pėrzgjidhja nėpėr fjalorin personal diēka mė kumbuese e spektakolare se “bisedė televizive”, ndonjė metaforė mbase. Jashtėzakonisht kollaj, nė vazhdėn noliane tė orientalizimit tė zhargonit, teknikė qė prej vitesh shkakton breshėri gazi ndėr gjimnazistėt tiranas, nė mend s’po mė vinte gjė mė piktoreske se “muhabet-sehir”, po ama edhe kjo nuk mė kėnaqi. M’u kujtua pastaj, se mbase ndonjė term mė adapt do kėrkuar nė traditėn jo edhe aq modeste tė komunikimit masiv tė krijuar gjatė epokės socialiste. Nė kėtė periudhė shoqėrizimi tė detyrueshėm, edhe debati, biseda, kritika, doemos qė duheshin bėrė nė kolektiv, ndonėse pa dėshminė e kamerave. Fjalimi i fundit i shokut Enver, trendi i fundit nė kursim apo riciklim i ndonjė kooperative bujqėsore, pėrvjetoret e historisė kombėtare-revolucionare apo Dita e Novatorit a e Elektrifikimit tė Vendit, ngjyrat e ndezura nė veshje apo flokėt mė tė gjatė se norma tė ēunakėve rebelė, situata aktuale nė frontin Viet-kong, thatėsira e gjatė apo tėrmeti apo ēdo lloj fenomeni tjetėr mediatik natyror, tė gjitha ishin tema tė denja pėr tė mbledhur kolektivin profesional apo territorial nė talk-show-in e rradhės. Duke insertuar citimet mė nė modė nga raportet e Kongesit apo Plenumit mė tė afėrt, qė ishin si tė thuash edhe bursa e vlerave idologjike, diskutimet kishin rolin e madh formues pėr gjithkėnd, pasi personat e ushtruar pėr tė marrė fjalėn e pėr tė diskutuar, tė mėsonin sa e si duhej hapur goja pėr momentin e dhėnė historik. Tė paktė janė ata qė i kanė shpėtuar diskutimit, kritikės apo autokritikės, zotimit publik nė talk-show-et e socializmit. Tė cilat ishin pasardhėse tė kulturės patriark-kolektiviste tė odave tė burrave, dihet. Me dallimin thelbėsor se me kalimin e kohės kishte humbur thjeshtė elementi i burrėrisė si edhe efekti skenik i tymit shtėllungėtar tė duhanit. Seriozitet mbytės i jepte mexhliseve tė burrėrisė tymi mistifikues i duhanit, i cili mbulonte me maskė shprehjet e padėshirueshme tė fytyrave mustaqellie, siē metaforat mbulonin mesazhet politike apo verdiktet gjyqėsore apo paralajmėrimet diplomatike qė shqiptoheshin nėn po atė tym e mustaqe. Ndėrsa nė odat socialiste duhej shkoqje e fjalės, sllogane tė kontrolluara rituale, gjithēka doemos tė dukej e qartė dhe pa ekuivoke para shqisės sė kudondodhur tė Partisė. Interesant ėshtė tė kujtojmė, pėr ta mbyllur kėtė shpjegim termi, se kushdo qė tė mblidhej nėpėr kėto grumbullimet diskutuese, qofshin reparte punėtorėsh a ushtarėsh, klasa shkolle tetėvjeēare a tė mesme, banorė tė njė njėsie, pavarėsisht grupmoshave, ajo qė i bashkonte nė njė tė vetme tė gjitha kėto mbledhje-talk-show-e, ishte skenografija dhe toni. Skenografia mbytej nė gjak nėn ikonostaset puritane tė marksizmit blegtoral shqiptar, me portetet e Enverit dhe tė Mėsuesve tė Tjerė tė Mėdhenj, dhe slloganet plot panik tė ndėrgjegjėsimit pėr vogėlsinė tėnde para Partisė e Popullit. Kurse toni, absolutisht serioz pėrshkonte vertikalisht tė gjithė brezat e diskutantėve. Nuk besoj qė njė diskutim pionierėsh pėr pyllėzimin apo ngjarjet mė tė fundit nė Kosovė kishte mė pak seriozitet e solemnitet sesa njė diskutim me tė njėjtėn temė nė kolektivin e Akademisė sė Shkencave tė Republikės.
Sot veē dekorit, ėshtė toni qė ėshtė ētensionuar. Siē e thashė, dyndja masive nėpėr ekranet e traumatizuara nga erozioni i imazhit, ka bėrė qė kushdo tė ngjitet e tė japė pak mend nė publik. Lirshėm fare. Ai tipi qė ishte ulur me ty nė kafe deri tani dhe tė kėrkoi leje sapo pa orėn, pėr disa minuta del e tė shfaqet nė ekranin e televizionit mbi banakun e lokalit dhe me tė njėjtin ton tė shpenguar vazhdon bisedėn qė kishte lėnė pėrgjysėm me ty pak mė parė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 8:04 pm

Pa gra: Filma dhe gjasa tė frikshme nga India

Mungesa e grave ėshtė bėrė ulėritėse nė Indi. Gratė e Indisė fusin barkun nė skaner dhe shohin me tmerr se mos brenda aty fle symbyllur fetusi femėr si njė kancer femėror, i cili duhet ērrėnjosur sa nuk ėshtė vonė.



Nga Ervin Hatibi



Njė tradicionalizėm pervers i cili vėshtron mashkullin si fat dhe femrėn si fatkeqėsi, ėshtė pajisur me teknologjinė, dhe kėshtu skaneri ėshtė kthyer nė gijotinė pėr fetuset-femra tė nėnkontinentit indian. Gratė po ērrėnjosen nga India. Ato janė ēifutėt gjinorė tė nacional-maskilizmit, i cili ideologjizon burrėrinė si forcė pune, dhune dhe krenarie komunitare ndėrsa femrėn si thembrėn e Akilit, si pikė dobėsije dhe turpėrimi. Pėr tė kuptuar deri nė ēfarė pike ka shkuar halli, le tė shohim pak statistikat: nga minus 3.5 milion femra nė vitin 1901, njė shekull mė tej, mė 2001, numri i indianeve qė mungojnė ėshtė 35 milion. Pika midis treshit dhe pesės ėshtė fshirė mu si tė ishte njė pikė bojė jeshile apo e kuqe nė ballin bollivudian tė njė indianke kėrthizėjashtė me sari lajlelule dhe flokė me kėna… E thėnė ndryshe, pėr momentin kemi vetėm 1000 indianka, me ose pa pikė nė ballė pėr 1072 burra indianė me mustaqe. Njerėzit kuptojnė mė mirė numrat sesa shkronjat, prandaj mė nė fund shoqėria ėshtė vėnė nė alarm. Gjithė njerėzit me sadopak fantazi po e pėrfytyrojnė tė ardhmen si njė peiz
azh tė egėr gladiatorėsh, gėrryer prej njė adrenaline shkumėzuese ku meshkujt e ndezur indianė, tė ndarė edhe kėshtu si janė, nė kasta, fe, sekte, gjuhė e dialekte tė shumta copėtohen midis njėri-tjetrit pėr tė rrėmbyer femrat e pakta qė kanė tepruar: edhe ato tė shėmtuarat, edhe ato tė kastės mė tė ulėt, edhe ato tė njė fare e qumėshti, edhe ato qė ngjajnė si femra…

Matrubhoomi: kombi pa gra

Nė Indi, Matrubhoomi, (mėmėdheu) dita-ditės po bėhet Patrubhoomi, (atdheu) (Shėnim 1: autori i kėtij shkrimi, ndonėse aspak poliglot, bėn thirrje tė meditohet seriozisht mbi faktin se pse rrėnja inoevropianēe matr tek ne del motėr, kur gati gjithkund tjetėr po del nėnė?!)
“Mėmėdheu: kombi pa gra” ėshtė titull i njė filmi franko-indian, me autor 24 vjeēarin indian Manish Jha. Sipas autoritetit tė revistės globaliste “Time”, ky ishte njė nga dhjetė filmat mė tė mirė tė 2003.
Njė nga skenat fillestare tė filmit, tregon njė foshnjė femėr tė sapolindur tek vritet nga i ati duke e mbytur nė njė enė me qumėsht. Megjithėse ngjan si sajesė e sforcuar meshash satanike, skena ėshtė jo edhe aq e panjohur nė fshatra tė Indisė. Ky detaj makabėr hap perdet drejt njė tė ardhmeje tė imagjinuar ku foshnjėvrasja femėrore e ka sjellė shoqėrinė, gjithnjė e mė njėgjinore, nė ēastin e asfiksisė seksuale kolektive.
Ngjarjet lokalizohen nė njė familje pesė vėllezėrish plus tė atin, nė njė fshat ku nuk ka mbetur gjė tjetėr veē burrave dhe kafshėve. Pėrditshmėria e meshkujve tė fshatit ėshtė pornografi, homoseksualizėm, bestialitet. Njė ditė dikush dėgjon diku nė njė breg liqeni njė kėngė grarishte: ėshtė njė vajzė qė kėndon dhe mashkulli e ndjek kėmba-kėmbės deri sa arrin t’ia gjejė shtėpinė e largėt, ku i ati i vajzės bie dakord qė ta shesė tė bijėn kundrejt njė paje. Duhet vėnė re se nė Indi pajėn zakonisht, e sjellin gratė.
Vajza e shkretė vjen nė fshatin e meshkujve, dhe e sheh veten praktikisht tė martuar njėkohėsisht me tė pesė vėllezėrit, plus tė atin e tyre… Ditėt e saj janė njė ferr i qelbur abuzimi e pėrdhunimi. Dikur, mė i vogli vėlla nis e tregon ca njerėzillėk ndaj tė burgosurės seksuale tė familjes, dhe kėshtu tė dy bien nė njė si dashuri. Mirėpo kjo lloj marrėdhėnie e panatyrshme nė fshatin tashmė tė kafshėruar, jep shembull tė keq, prandaj vėllai i madh merr dhe e vret tė voglin e mirė.
Njė prej skenave tė pakta gjysmėhumoristike tė njė filmi tė rėndė si ky, tregon sesi njė grup burrash reagojnė me dėnesje e pėrlotje emocionale ndaj pamjes sė njė pornostareje tė zhveshur nė televizor. Ėshtė gjithsesi malli pėr nėnat qė u kanė vdekur e pėr motrat a bijat qė i kanė vrarė. Po ashtu skena qė kritika nuk ka mbetur pa e nėnvizuar si simbolikė nga mė qendroret nė film, ėshtė kur njė burrė kryendezur abuzon keq me njė lopė. Dhe dihet se lopa ėshtė njė kafshė e veshur me shenjtėri nė kulturėn hinduse…
Pas pėrdhunimeve qė shtrihen edhe pėrtej kufirit “familjar”, viktima mbetet shtatzanė. Fruti i barkut tė saj tė masakruar, ėshtė vajzė. Fund i filmit.
“Matrubhoomi: kombi pa gra” u shoqėrua, veē vlerėsimeve, edhe me reagime tė forta kundėrshtuese e shenja proteste. Spektatorė jo tė paktė edhe nė botė, shumica prej diasporės indiane, qoftė pėr arsye etike, qoftė pėr nacionalizėm, kanė braktisur me poterė shfaqjet; ndėrkaq qė gjithė lehtėsimi pėr kaq sa shkrova ėshtė se shyqyr qė ėshtė vetėm film: “ ėndrra nė beze”, si thoshin tiranasit. Nga ato qė tė nxjerrin gjumin ama.



Kombi me kinema

Ndonėse i duartrokitur e i vlerėsuar nė njė gjysėm duzine festivalesh nė perėndim, filmi nė fakt ėshtė pėr Indinė. I pėrkthyer nė njė gjysmė duzine gjuhėsh qė fliten atje, filmi kėrkon tė prekė, tė neverisė, tė revoltojė indianin.
Yje tė ndryshėm tė spektaklit e sportit, klerikė tė tė gjitha feve kanė bėrė thirrje e hedhur parrulla kundėr vrasjes sė foshnjave femra, po gjithė ē’kanė pėrdorur kanė qenė, sigurisht, fjalė.
Ndėrsa nė fakt India njihet si vendi me prodhimin mė tė lartė tė filmave nė botė, ku kinemaja ėshtė dėfrimi dhe arti mė popullor. Universi indian, i pyllėzuar prej mijėvjeēarėsh me imazhe dhe grupe statujash pafund, qė pėrsėriten nė ēdo kthim koke, qė dalin nga tempujt, ecin rrugėve e zvogėlohen e futen nė ēdo shtėpi, ėshtė si tė thuash, njė lloj pararendėsi i motion pictures, imazhit lėvizės kinematografik. Kush e ka parė idhullin e Shivės, me duar tė shumėfishta qė e qarkojnė si aureolė sipas stilit tė Gjon Milit, e kupton mė mirė sesi dokumentimi i lėvizjes sė imazhit ka qenė imperativ, shumė mė i vjetėr se ē’na e kanė mėsuar arkeologėt e kinemasė. Nėse Hollywood-i ėshtė quajtur fabrika e ėndrrave, sepse fundja nė tokėn e fabrikave duhet tė bėjė tė ėndėrrojė popullin e mėrzitur tė fabrikave, Bollywood-i do quajtur tempulli i zhgjėndrrave, sepse nė tokėn e tempujve i duhet me kėngė e valle tė zgjojė prej ėndrrash popullin meditativ tė tempujve…

Kėshtu kolektiva tė ndarė nė kaq kasta e klasa, komunitete e divinitete, pėr tė ruajtuar kufijtė ekonomiko-emocionalė pėrballė njėri-tjetrit, asgjėsojnė nė heshtje vulnerabilitetin e personifikuar tek gratė e veta, pa qenė tė ndėrgjegjshėm se po asgjėsojnė veten. Duke luftuar pėrmasėn e vet femėrore, (altruiste?) murosin portat e pranimit tė tjetrit, por njėkohėsisht edhe helmohen brenda vetes nga asfiksia. Ama kinemaja i pėrfshin tė gjithė brenda dhe i birėson si fėmijė tė vetėt, komunitet unik nėn tė njėjtin qiell prej bezeje tė shndritur, duke i bėrė tė reagojnė nė unison ndaj shėmtisė dhe neverisė qė po pėrgatisin.
(Shėnim 2: autori i kėtij shkrimi, ndonėse askund filozof, bėn thirrje qė distanca me Matrubhoomi Indinė nė kėtė parabolė, tė mos matet as me kutin nėnė-motėr si nė shėnimin numėr 1.)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 8:04 pm

Ju rrėfej takimin tim me Nexhmije Hoxhėn

nga Ervin Hatibi

Dhjetor I vitit 1995. Atė vit, sapo na kishin dhėnė titullin e lartė “Pionierė tė Enverit”, dhe po ashtu me tė njėjtin emėr kishin pagėzuar edhe hidrocentralin e Komanit, portin e Durrėsit, Universitetin e Tiranės (vini re si shkėlqen simbolika hidro-iluministe qė pėrfshin gjithė objektet e emėrtuara me Enver. Bile edhe emri “Enver” nė origjinalin arabisht mu kėshtu do tė thotė, “I pėrndritur”.) Unė isha atėherė pionieri I vogėl I shkollės tetėvjeēare “Mihal Grameno”. Mėsuesja kujdestare, a ndonjė tjetėr figurė qė kujdesej, mė kishte zgjedhur edhe mua, ndonėse jo edhe aq i dalluar nė mėsime, ndėr ata 4-5 pionierė qė do tė pėrfaqėsonim shkollėn tonė periferike dhe problematike nė njė mbrėmje tematike tė kremtimit tė vitit tė ri ku do vinte (merr frymė thellė!) edhe vetė xhaxhi Ramiz. I cili gjithsesi nuk kishte atė llamburitjen budike dhe as tė ngopte deri nė velje si figura e plotė “xhaxhi Enver/e ke gojėm me sheqer”, por ama ishte faktikisht udhėheqėsi I parė I Partisė dhe I Shtetit. Takimi tematiko-argėtues do tė zhvillohej nė Pallatin e ri tė Kongreseve, dhe aty do tė vinin pionierė nga e gjithė Shqipėria. Para se tė hapeshin digat administrative, dhe nė Tiranė tė vėrshonin bindshėm fshatarėt e tė gjitha zonave tė thella endogamike, numri I fėmijėve flokėverdhė nė qytet nuk ka qenė edhe aq I madh. Tani qė I mendoj mė mirė ca gjėra e kuptoj sepse krahas epitetit …racist “kokėlakėr” apo “gjerman” me tė cilėt ma merrnin shpirtin e vogėl, flokėt e mij tė verdhė ishin njė arsye mė shumė, ishin artifici dekorativ qė I shtynte mėsuesit tė mė pėrfshinin nė ēdo grumbullim tė zgjedhur kalamajsh edhe mua. Me njė llaf u duhesha pėr kolor. Megjithatė, njėditėzaj, ndėrsa shkonim si ēdo pasdite tek Pallati I Pionierėve pėr tė bėrė provat e kėngėve qė do t’u kėndonim udhėheqėsve, mua dhe ca tė tjerėve, na komunikuan nė sy tė dhjetėra e dhjetėra fėmijėve, se nuk do tė vinim nė natėn e festės, natė ku do tė na ndanin edhe dhurata me lodra, natė ku do tė isha pėrkrah sidomos me tė gjitha ato gocat e vogla qė rrotulloheshin si kullulla me kurdisje duke kėnduar me klithma kėngėt e partisė dhe tė lumturisė me tekst nga Jorgo Papingji dhe Zhuljana Jorganxhi, nėn drita tė forta djersitėse, nėn dekoret shpėrthyese me tė kuqe dhe tė kuqe. Dikush po mė shkulte dhunshėm, dikush po mė arrestonte midis gjithė kėsaj rave-party, duke ma sekuestruar gjithė ekstazinė e pėrfytyrimeve. Jam kthyer nė shtėpi dhe e dija sepse mėrzitesha. Kur im atė u nis edhe pyeti organizatorėt nė Pallatin e Pionierėve pėrse po mė pėrzinin nga festa, pėrgjigjen ( e mbaj mend si sot) ia dhanė midis kėsaj, se “o ėshtė numėr I madh pjesėmarrėsish e s’ka vend pėr tė gjithė, o pėr shkak tė origjinės klasore”. Pra njė pionier I Enverit si unė, duhej ndėrgjegjėsuar se pėrveēse nė klasė tė pestė, bėnte pjesė edhe nė klasėn e tė deklasuarve. Tė nesėrmen e kėtij informacioni, nėna ime, me mua pėrdore u nisėm tė takonim njė shoqen e saj nė Komitetin e Partisė sė Rrethit (tani selia rozė e Partisė Socialiste). Pas ca telefonatash gjithēka u ndreq nga e para. Isha aty prapė, me ēunat e gocat e tjerė, duke pritur festėn e vitit tė ri… Nata e festės ėshtė edhe arsye pse mora tė shkruaj kėto rreshta. Kėto rreshta mora t’I shkruaj pėr tė dėshmuar edhe unė. Atė natėn e festės midis ndriēimit ėndėrror, midis shatėrvanėve dhe inoksit e mermerit flakėritės, midis kalamajve tė zhurmshėm e agresivė nga gjithė Republika, ja ku hyri Udhėheqja. Ishin aty afėr fytyrat e porcelanta qė I kishim parė nė televizor, figurat qė nė raste festsh I kishim parė buzėqeshėse e madhėshtore pikturuara nė telajo gjigande qė bllokonin fasadat e gjithė ndėrtesave nė Sheshin Skėnderbej. Ata ishin aty, me ecje tė nga daltė dy e nga dy, dhe ne njė divizion me pionierė gumėzhitės I prisnim me lule nė dorė e me bletė brenda nė kokė. Njė errupsion fėmijėsh rrethoi hyrjen e Ramiz Alisė. Nė grumbullimin kacafytės rreth Udhėheqėsit, u ndie njė lloj deklamimi retorik, si formula para njė atentati. Njė pionier nga veriu, I veshur me kostumin tipik “bardhė-zi-kuq”, qeleshe pėrfshirė, kishte recituar njė strofė tė posaēme me dialekt pėr xhaxhi Ramizin, dhe pastaj “hopa!” iu lėshua xhaxhi Ramizit si kamikax nė njė pėrqafim violent fluturimthi. Xhaxhi Ramiz gati sa nuk u thye nė mes. Dy tre shoqėrues rendėn ta shkėpusnin si midhjen nga guacka fėmijėn-malėsor qė nuk shkulej prej xhaxhi Ramizit, dhe dikur ia arritėn kėsaj. Filloi shpėrndarja e buqetave me lule: targeti prapė ishte xhaxhi Ramizi dhe udhėheqėsit pėrreth qė I ngjanin ose nga pamja po sigurisht nga veshja. Kisha mbetur si I hutuar me lulet e mija, tė cilat dukeshin sikur do mė vyshkeshin nė duar. Kur ja midis tallazisė plot me fėmijė shallakuq, udhėheqės kostumebezhė, fotoreporterė, shoqėrues, shquaj nga larg konturet e njė gruaje tė veshur me tė zeza, mbetur ca mė larg grumullit. Ishte Nexhmije Hoxha, njė grua tė cilės atė vit I sapo I kishte vdekur burri. Nuk e pata tė vėshtirė tė lejoj magnetizmin tė mė transportojė drejt saj dhe t’I dhuroj tufėn time me lule, tė vetmen (ndėrsa udhėheqėsit-burra gati sa nuk po mbyteshin midis mullarėve me lule qė u vėrshonin nga tė gjitha anėt).Ajo I mori lulet dhe tha zėulėt diēka qė duhet tė ishte falenderim. U ndjeva I realizuar, I mirė. Vėrtet, gratė sidomos, ma kanė kėputur pėrherė shpirtin. *** Nuk ėshtė ndonjė gjė ēuditshme nėse edhe unė shkruaj diēka nė lidhje me kujtimet e udhėheqjes sė lartė komuniste. Pėr gjithkėnd qė minimalisht ka akses nė Sh.Sh.Sh.Sh. (shoqėrinė e tė shtypurit shkronja shqip), pra nė botėn e shkrimit shqip, I ėshtė I njohur trendi mė I fundit, trasgresioni mė epshor I faqeve tė para (qė nuk skuqen kurrė) tė gazetave. Kėsaj rradhe ajo ėshtė rrėfimtaria nė vetė tė parė e dėshmitarėve mė tė lartė tė jetės sė udhėheqjes komuniste shqiptare. Nėse psh. vite mė parė njerėzia, lexuesit, nxisnin kėrkesė-ofertėn mediatike me uri dhe etje pėr tė lexuar kujtimet e tė burgosurve dhe pėrndjekurve politikė, nėse pak mė vonė nė cepat e faqeve tė para nisėn tė dukeshin gjithnjė e mė shpesh intervista (shumica tė sajuara) me prostituta apo narkomanė a sieropozitivė anonimė… ka gjithato muaj qė vendin e tė gjithė kėtyre e kanė zėnė intervista me ish-polit-byroistė, ish-gjeneralė Traktati Varshave, ish-ambasadorė, ish-gjellėbėrės blloku, ish-pėrkthyes delegacionesh, ish-kolegė gjuetie diktatorėsh, ish-vjehrra pashallarėsh tė kuq apo nuse bijsh etj-ish etj. Nė pėr qoshket e gazetashitjes mėngjes pėr mėngjes sheh sesi plaken fotografitė e Enver djalit qė nga mosha kur I ngjante Rodolfo “latin-lover” Valentinos e deri ato tė fillimit tė epokės diabetike (me shėndoshjen e shpejtė bolshevike pas lėnies sė duhanit), tip Marlon “Godfather-Padrino” Brando, deri nė fotot e fundit tip “Hanibal Lecter” me flokė tė gjata, tė bardha para vdekjes (kujt I kujtohet bejtja e vjetėr subversive “Koh’t e fundit rriti flokėt / ky vampir qė hante shokėt”). Mega-tituj tė tillė qė fillojnė me strukturė orteku nga maja e gazetės drejt e mbi kokat mazokiste tė lexusve shqiptarė, me atė formulėn nauzeante “ju rrėfej” (ngjan sikur thuhet “Ju vjell!”) :“Ju rrėfej takimin e Enverit me Ēu En Lain” (kujt I plasi), “Ju rrėfej si u zu nusja e djalit tė Enverit me me nėnėn e djalit tė gruas sė tij”, “Ju rrėfej si zuri Hysni Kapo tė gjallė Anastas Lulėn”, “Ju rrėfej si zuri Enveri njė goxha krap dhjetėkilosh nė Ujin e Ftohtė”, “Ju rrėfej mbledhjen e 81 partive nė Kremlin”, “Ju rrėfej gjyqin e Beqir Ballukut ose tė Teme Sejkos ose tė Kadri Hazbiut….” Ata qė rrėfejnė pėrgjithėsisht janė ish-bashkėpunėtorė apo ish-shėrbėtorė tė afėrt tė ish-drejtuesve komunistė, dhe shpesh nuk e frenojnė dot fare nostalgjinė apo simptoma tė tjera mė tė rėnda tė sėmundjes veneriane tė veneracionit pėr diktaturėn dhe pėrbindėshat qė e udhėhoqėn atė. Nė tė gjitha rastet, si nė rastin e rrėfimtarisė tė ish-tė burgosurve a internuarve, si nė ato tė prostitutave, narkomanėve apo veteranėve tė kuq ethja perverse pėr dėshmi pėrfshin sferėn e tė errtės, sferėn e vuajtjes, sferėn e tė keqes, anėn tjetėr tė gjysėmhėnės qė njohim. Nėse e mbaj mend mirė, nė njė pasazh tė Tom Sojerit, ky I thotė shokut tė tij tė vockėl zezak se po t’a ndihmonte tė lyente gardhin me bojė, ky si shpėrblim do tė zbulonte fashon dhe do t’I rrėfente (ohhhh) plagėn, gishtin e vrarė. Nuk ėshtė quazi-parabola biblike me Shėn Thomanė qė nuk beson po nuk vuri dorėn nė plagė: jo, ėshtė njė devijancė kjo: striptiza me plagėt. Si I torturonin me shufra hekuri banorėt e Burrel-burgut, si u derdhnin ujė tė ftohtė nė mėngjes esėll gjatė dimrave nėn zero, si e patėn rrėmbyer vajzėn e pafajshme nga Rrogozhina, pėrdhunimi I parė nė grup, markat e cigareve tė ndryshme qė I fiknin nė trup, si shoku Enver shokė na shkelte me kėmbė. Ėshtė shkruar kaq shumė pėr kėtė fenomenin e kujtimeve komuniste, dhe mbase nuk ėshtė lidhur me kėto kujtimet e tjera nė tė njėjtin bistak tematik. Me tė drejtė dikush I ka quajtur “telenovela” seritė me histori banale e bajate e tė panevojshme mbi jetėn e drejtuesve komunistė kėto pallavra qė botohen gazetave tė Tiranės, tė cilat po e banalizojnė dhe desensibilizojnė dhimbjen qė duhet tė shkaktonte nė fakt publikimi nė faqe tė para I fotove tė Enverit, qoftė edhe I veshur si Baba Dimri rrethuar me nipa e nuse. Para disa kohėsh nė Hungari nė mjediset e njė ndėrtese tė shėrbimit sekret komunist, ėshtė hapur njė muze I quajtur “Shtėpia e Terrorit”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 8:05 pm

Nė muret e kėsaj shtėpie janė varur tė gjitha fotografitė e tė vrarėve nga diktatura, janė afishuar dokumente mbi krimet komuniste dhe janė rikrijuar qeli burgu e vegla torturash. Vizitorė tė kėtij muzeu, sidomos tė rinjtė, tronditen dhe revoltohen pas eksperiencės sė vizitės aty. Sepse nė fakt pėr tė prodhuar kėto ndjenja, pėr ta mbajtur tė gjallė ndjeshmėrinė qytetare, kujtesėn pėr tė keqen e kanė ndėrtuar muzeun burrat e menēur tė Hungarisė, tė njė vendi qė siē duket e ka marrė seriozisht ndarjen me tė keqen. Kurse nė Shqipėri Enverit I venė mjekrrėn e pambuktė tė Baba Dimrit. Nė fakt plagėt e pambyllura tė Shqipėrisė e duan njė ēikė pambuk sipėr.

Kete shkrim ia kushtoj Bashkim Shehut
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 8:05 pm

Probleme tė gjinisė dhe racės sė emrit mashkullor nė gjuhėn shqipe


Nė masėn qė mashkulli i shkretė fsheh veten, nė atė masė i shton vetes territor femėror plus

nga Ervin Hatibi





Nė tė shfletuarit shpejt tė njė antologjie poetike, bėjmė identifikimet e duhura, duke u nisur fillimisht prej emrit tė autorit ose prej rrathėve qė pėrhap titulli i vjershės a ndonjė trop mė tej nė nėnujėsinė e vargjeve poshtė portit tė titullit. Nėse kemi edhe mė kohė nė dispozicion, fiksojmė kalimthi nė shfletim, si nė njė tren qė ecėn me shpejtėsi, portretet e posaēme fotografike tė poetėve, qė ata vetė i kanė zgjedhur pėr t'u pėrfaqėsuar, bashkė me poezitė e veta. Kur ke mė shumė vakt, veē poezisė qė mė nė fund e lexove, nis edhe shijon pastaj njė situatė romani nė tė dhėnat biografike, vetėpėrkufizimet, stacionet profesionale, gjithnjė duke u rrotulluar rreth pamjes sė gatshme tė personazhit nė foto... Krejt kėshtu, nė mė tė fundit antologji qė mora nė duar, po vija re njė gjė interesante; atė se poetėt meshkuj qė dukshėm vinin gati tė gjithė nga provinca, kishin dhėnė nė biografitė e tyre vetėm datėn e lindjes, pa vendlindjen pranė, siē bėnin poetėt pa komplekse apo ata nga qyteti. Pasi kishin refuzuar tė dėftonin vendin e lindjes, njė koordinatė fatale, shkruanin thjesht formulėn "Jeton dhe punon nė Tiranė", pėr tė na thėnė kėshtu nė formė gjėagjėze se nuk ishin hiē tė kėnaqur tė numėroheshin si ish-katundarė; tashmė ata ishin konvertuar born-again qytetarė. Kurse femrat poete, e kishin parė tė parrezikshėm shėnimin e emrit ekzotik tė vendlindjes dhe kishin vendosur tė fshihnin dukshėm vetėm datėlindjet paksa tė largėta, diku thellė nė shekullin e kaluar... Duke parė sesi mashkullorėt pėrgjithėsisht kishin problem tė fshehin fshatin e lindjes, kurse gratė moshėn, u bėra gati tė abuzoj filozofikisht, se burri sigurisht ėshtė koha, kurse gruaja hapėsira, por pastaj vendosa ta lė kėtė paralele pėr mė vonė e tė merrem me faktin e dhimbshėm tė burrave shqiptarė, qė fshehin targėn, mundimshėm, nė botė a nė metropol, me tė dy duart, nė njė pozė mjerane si tė mbrojtėsve tė futbollit gjatė goditjeve brenda zonės sė rreptėsisė. Duke fshehur burri fshatin e vet, gjuhėn, emrin e tij, tė gjitha kėto veēori, ai fsheh nė fakt kėshtu edhe njė pjesė tė tė qenit vetja, tė tė qenit burrė. Nė pėrfytyrimet e sakta tė traditave tė lashta, krejt natyrshėm mashkulli pėrfaqėson tė dukshmen, dielloren, tė shpallurėn, sepse e tillė ėshtė edhe natyra e gjėrave tė veta gjinore, krejt ashtu si te femra brendshmėria e organeve gjinore, pėrcakton simbolikėn e tė fshehtės, hėnores, tė tėrhequrės. Nė masėn qė mashkulli i shkretė fsheh veten, nė atė masė i shton vetes territor femėror plus. -Vendlindja? Lėre atė muhabet tashti... Jeton dhe punon nė Tiranė! Emri? I negociueshėm. Ose mė thėrrit thjesht Jani. (Nė postėn e vogėl tė qytetit verior N., mbaj mend tė shkruar nė kabina, si nė shkėmbin e Gramatės, dhjetėra numra tė gjatė telefoni, dhe bri tyre emra tipikė grekė, tė cilėt prindėrit e emigrantėve i kishin po aq tė vėshtirė sa numrat pėr t'i mbajtur mend, sa detyroheshin t'i shkruanin para se tė kėrkonin bijtė me to.) E femra pėrveē moshės (mosha si datė apo si rrudhė) nuk fsheh mė gjė. Nuk e ka mė tė nevojshme. Pėrballimi me tė si hapėsirė, si vend, si pamje, e zhvlerėson ēdo lloj falsifikimi tė karakterit gjeopolitik. Nė njė shoqėri tė disenjuar nga totalitarizmi mashkullor, nuk ka ndonjė rėndėsi tė madhe, nuk bien pikėt nėse kjo goca ėshtė rumune apo shqiptare apo nga ai fshati i humbur fare, qė tė bėn tė skuqesh kur i shqipton emrin, si tė kesh pėrmendur fjalė turpe; fatkeqėsisht femra vlerėsohet jo pėr atė qė mund tė bėjė, po pėr atė qė mund tė bėjė mashkulli me tė. ("Kėrkojmė dy punonjėse tė moshave nga 18 deri 25 vjeē..."). Nė ndryshim nga shoku Enver qė kishte vetėm ditėlindje, femra nė kėtė lloj shoqėrie ka vetėm ditėvdekje, prandaj, qė tė jetojė sa mė shumė "kontrabandė", e kemi lejuar ta rrumbullakosė ca moshėn, duke i falur me bujari ndonjė pesėvjeēar siē i falim kamarieres kusurin nė kafe. E kemi lejuar po ashtu edhe tė kapėrcejė normat e fonetikės dhe tė na fusė nė ligjėrim lloj-lloj xhingla-minglash tė ėmbla, tė cilat ajo vetė i ndryshon dekadė pas dekade, pėr variacionin tonė, si tė ishin ringtone celulari. Kur kam qenė i vogėl p.sh. mbaj mend se gratė e shqiptonin rė-nė duke e shartuar me njė lloj shė-je. Kisha njė mėsuese historie qė m'i ngrinte qimet pėrpjetė kur ēdo copė herė thoshte "mish... mish" (lexo: mirė, mirė.) Kurse sot, vė re se e njėjta rė ka pėsuar njė lloj pėrsosje rotacizmi (po po) , duke u bėrė si rė-ja e italianėve, duke u ngjethur pak nė qiellzėn pranė dhėmbėve, nė vendin ku ne shqiptarėt prodhojmė nė pėrgjithėsi tė-tė. Po ashtu gratė dhe vajzat tona, kanė nisur qė a-tė t'i shqiptojnė si e, si edhe e-tė vetė t'i hapin duke iu shtuar nga njė gjysėm a-je nga pas. Kjo e fundit, e-ja me njė gjysėm a-je brenda, tė jep pėrshtypjen e greqishtes kur e dėgjon sidomos nė reklama. Problemi ėshtė se, nė dallim me shqetėsimin e akademikėve se mos po na zhbėhet shqipja dhe identiteti i saj standard nėn prurjet e huaja tė pėrditshme, shqetėsimi im ėshtė pėr identitetin personal, se kėto lodrinat fonetike, me tė cilat gocat e reja kėrkojnė tė na tėrheqin vėmendjen drejt tyre e mallit qė reklamojnė nė TV, kėto po instalohen si e folur zyrtare nė Shqipėri, duke u bėrė timbri tipik i emisioneve tė lajmeve, i komunikimit nė shitblerje tė shtrenjta apo nė mjedise tė ndriēuara fort organizatash qeveritare e joqeveritare. Njė lloj politese e bezdisshme e veshur me kėto fonema hibride, ka arritur tė bėhet zhargon zėvendėsministrash apo zyrtarėsh tė tjerė tė rangut tė dytė, qė siē duket, edhe pozicioni vartės ua kėrkon ta vajzėrojnė dhe mė tej sjelljen (nė pėrpjestim tė drejtė kjo me sa pasha e ndjen veten shefi nė institucionet shqiptare tė konceptuara si hareme private). Shqetėsimi im numėr dy ėshtė se veē kėsaj, nė tė gjitha kėto nivele tė komunikimit qė pėrmenda, shto kėtu edhe shtypin e shkruar, kam vėnė re njė shtim tė pazakonshėm, por qė nuk shqetėson mė njeri, tė njė lloj komunikimi arbėresh tė tipit "ai u skuzua pas incidentit", gjė qė prapė mund tė shfajėsohet tek ndonjė vajzuke qė do tė duket ēapkėne, por kurrėn e kurrės te ndonjė burrė. Para disa ditėsh, tek ndiqja shkarazi nė ekran pjesė nga njė debat pėr punė tė shėrbimit sekret, mė zu veshi se njė figurė goxha e njohur, ish-kryeministėr bile, tha diēka tė pėrafėrt me: "e kemi diskutuar xha kėtė problem." Njėri nga tė pranishmit rrumbullak tryezės, u hutua, "si xha? Ē'domethėnė kjo?" Mori pėrgjigje, se kjo xha (gia-italisht) ishte forma "ndryshe" dhe kontemporane e tė thėnit fjalėn "ndėrkaq". E kisha dėgjuar xha kėtė fjalėz edhe nė tė tjera rastisje jo vetėm nė dialogje tė sforcuar me ndonjė sporteliste apo sekretare, por edhe nė TV, nėpėr spektakle apo intervista. Publikisht nė gojė ministrash sesi tingėllonte... Po t'i mbledhėsh mė nė fund krejt kėto latimet dhe importimet fonetike, fjalėza italike, ndryshime emri me rrėnjė e degė, si edhe faktin se maskimet identitare nga halli, nėpėr botė apo nė metropol tė shqiptarėve tė shkretė, shoqėrohen edhe me ndryshim (zbutje, mekje) tė zėrit saherė pėrballesh me autoritetet... tė gjitha kėto na japin njė tablo tė trishtuar tė emrit shqiptar tė gjinisė mashkullore; plotėsuar kjo edhe me faktin e mirėnjohur se ndotja e mjedisit dhe e ushqimit, pėrhapur tashmė edhe ndėr ne, shkakton dėme serioze nė potencėn dhe riprodhimin mashkullnor.


Marrė nga gazeta “Tema”, 17.06.200
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 8:06 pm

Pashallarė tė Kuq dhe Blu: Mbi islamizimin me dhunė tė armikut nė diskursin publik shqiptar.

(Ervin Hatibi)

Njė nga gjetjet mė tė bujshme me tė cilėn na qerasin shpesh kohėt e fundit fotoreporterėt shqiptarė, ėshtė loja me aureolat. Sahera, faqe tė para gazetash hapen me ndonjė portret kryesisht politik, i ujdisur ky nė fokus nė njė mėnyrė tė kėtillė, qė personazhit tė fotografuar t’ia kopsisin kokėn pas ndonjė objekti a shenje tė rrumbullt, ēfarėdo qoftė: rrethi me yjet evropianė tė flamurit, stema ovale e kryeministrisė, ndonjė O apo Q kapitale nėpėr banderola ceremoniale, ndonjė tollumbac festiv… Ēdo objekt rrethanor rrumbullak ngarkohet me misionin e qerthullimit tė kokės sė personazhit me njė lloj sfondi qarkor, tip kurore mbretėrore apo brerore shenjtėrore. Gjuha e dhunės nė shtyp, mė e ashpėr dhe piktoreske gjatė viteve ’90, tashmė qė ėshtė shtruar ca, duket se ia lėnė misionin e demonizimit pėrmes karikaturizimit artit objektiv tė fotografisė. Kėshtu, gazetat shpesh e pikturojnė kundėrshtarin politik me poza tė sforcuara tipizuese, tė tilla qė shfrytėzojnė rastin p.sh. pėrgjatė ndonjė teshtime apo ndonjė kruajte vetvrasėse hunde, gjatė shqiptimit tė mundimshėm tė ndonjė bashkėtingėllorje, gjatė ndonjė gromėsime parlamentare a pultitje rutinore tė pafaj syēkash apo ēdo mrrolje e tendosje tjetėr tė lėkurės sė mimikės. Poza qė nė fakt duheshin hedhur nė kosh nga profesionisti i ndershėm. Rrethorja qė pėrmendėm, nė tė tilla raste negative nuk e rrethon mė kokėn politike si aureolė a kurorė: ajo bėhet thjeshtė rrethi koncentrik nė dylbinė e snajperit: bėhet shėnjestėr ekzekutimi.
Herė pas here shėnjestra e dėshiruar ovale, nuk gjendet edhe aq kollaj nė mjedisin rreth politikės: ndonjėherė flamuri evropian ėshtė tepėr i dallgėzuar pėr t’u fokusuar adhe tollumbacet nuk janė domosdo mė tė vogla se kokat e ca politikanėve pėr t’I mirėpritur kėto si kornizat. Dhe fotografėt heqin keq… Por pėrherė ka njė zgjidhje: montazhi dhe kolazhi, nė traditėn mė tė mirė tė agjit-propit stalinist! Me njė ndėrhyrje cezariane, personit tė urryer, ashtu si nė magjinė e zezė voodoo i masakrohet mishėrimi fotografik. Truku grafik mė i pėrdorur botėrisht pėr mė se 60 vjet me rradhė pėr tė pėrdhunuar imazhin e kundėrshtarit ėshtė shkarravitja kozmetike e njė palė mustaqkave tė vogla Hitleri mbi buzėn e portretit. Nė Shqipėri, pėr vite me rradhė, rolin e aksesorit ndėshkues, me sukses e ka zėvendėsuar njė anti-aureolė: ēallma e bardhė e hoxhės! Mos na thotė kush tani se nuk i ka parė e stėrparė gjatė viteve tė fundit foto-fletėrrufetė me ēallmėn montuar apo shartuar drejt e mbi Sali Berishė nė shtypin e majtė apo tė njėjtėn pėrmbi Fatos Klosin nė shtypin e djathtė! (Shėnim: Kurse ēallma mbi kokėn e tė ndjerit hafiz Sabri Koēi kudo nėpėr foto ėshtė autentike. Jo vetėm ai, por edhe tė tjerė dinjitarė tė bashkėsisė islame, imamė e dervishlerė, hoxhallarė e baballarė, nuk e kanė me tė keq kėtė punėn e ēallmave: ėshtė thjeshtė njė traditė e tyre shumė e vjetėr.) Sigurisht, i madh e i vogėl e di se kjo nuk bėhet pėr inat tė hoxhallarėve, dhe as nė shenjė pėrngjasimi me ta, po kryesisht pėr mbivendosje me Osamėn, logon momentale tė sė keqes pereniale orientale.
Anti-aureola ekziston edhe nė variantin femėror. Ajo ėshtė shamia e besimtareve praktikante muslimane, e njohur mė shpesh nė zhargonin mediatik e politik shqiptar si "ferexheja", njė anakronizėm i sforcuar me tė cilin asnjė femėr e mbuluar shqiptare nuk e emėrton kryembulesėn e vet, njė orientalizėm i cili ėshtė njė anti-aureolė mė vete, e llojit gjuhėsor kėsaj here. Nė kėtė funksion e pėrdori edhe kryeministri i vendit gjatė njė fushatė zgjedhjesh tė paradokohshme nė qytetin e Elbasanit, kur ftoi njerėzinė qė tė votonin "kundėr ferexhesė politike", (si edhe gjithashtu "kundėr Haxhi Qamilit" dhe pro "Kostandin Kristoforidhit.") (Po si nuk gjeti gjetiu nja dy shembullorė tė tjerė qė tė ndajnė tė njėjtė fe e tė mos na ndajnė edhe mė tej ne tė tjerėve kur tė votojmė pastaj pėr ta, po u gjet njė i keq musliman dhe njė i mirė i krishterė, me Shkumbinin pėrmes… ) Jemi nė nivelin e garderobės pluraliste dhe sfilatės identitare: nė njė pikėpamje aspak cinike, si ēallma ashtu edhe "ferexheja", nė fakt, janė kryesisht veshje. Dhe nė kėto kohėra supersonike e virtuale, globaliste e multikulturaliste, robit tė shkretė i qėllon tė vishet lloj-lloj, pėr qejf a pėr hall, pėr sport a pėr eksport. Gazetare tė pashme, me shaminė hedhur muslimanēe mbi sy, nusėrojnė para kamerave tė lajmeve nėpėr rrugėt e Kabulit, presidenti amerikan gjatė vizitės nė Kinė vishet si mandarin perandorak, po askush ama nuk ua nxjerr kėto foto jashtė kontekstit, pėr t’ua pėrdorur si ndonjėfarė mini-shantazhi qesharak. Kurse nė njė faqe tė parė tė njė gazete tė madhe tiranase ("Korrieri"), gjejmė tė vendosur njė foto-poster tė gruas sė kryeministrit, tė mbuluar me njė foulard tė bardhė nė kokė gjatė vizitės sė njė xhamije nė Liban. Diēitura na diktonte se Zonja e Parė kishte veshur « rrobat e grave islamike », dhe sigurisht diēitura nuk mund tė jetė kaq enciklopedike sa tė qartėsojė edhe pėr lexuesin e thjeshtė e tė ēuditur se gjithė turistet apo vizitoret femra tė xhamive dhe tė shumė kishave, nė shenjė respekti ndaj traditės u sugjerohet tė mbulojnė flokėt me njė shami qė shpesh ua ofron guida turistike nė derė tė tempullit. Ama gjithė operacioni foto-diēiturė, nė njė mėnyrė qėllimshėm arbitrare kėrkon tė tė lėrė shijen e (larg qoftė) ndonjė inklinacioni tė gabuar shpirtėror, qoftė edhe momental, tė gruas sė kryeministrit, e kush e di, mbase edhe tė tė shoqit… Toni qė pėrshkonte shkrimet e numrit tė gazetės merret me mend se ishte tejet kritik ndaj ēiftit, sigurisht pėr arsye tė politikės, por truku i "ferexhesė" i kishte vėnė pikėn mbi i imazhit tė mėtuar problematik. Po kėshtu u veprua kur kundėrshtia pėr shpalljen zyrtarisht tė z.Xhoana Nano si First Lady protokollare, mobilizoi nė protestėn e rradhės teatrin politik nėpėr rrugėt e Tiranės. Djemtė e vajzat e lėvizjes "Majft", organizatorė tė mitingut kritik ndaj kėsaj shpallje, e panė tė arsyeshme qė Xhoana Nanon ta riemėrtojnė "Xhemile" pėr ta tallur nė karikaturat e posterat e protestės.
Tentativa pėr "islamizim tė armikut" nuk prek vetėm fatkeqėt qė kanė lindur nėn kubetė e rėnda, jeshile e tė vjetėruara tė emrave dekonspirues muslimanė. Mirė ata qė mund t’I akuzosh po tė tė dojė qejfi pėr konspiracione reaksionare pėr integrizėm oriental kundėr integrimit oksidental: tentativa pėr islamizim tė dhunshėm po prek edhe banorėt e pafajshėm tė emėrmbiemrave tė tjerė. Epshi konvertues nė fakt thjesht mėton pėr ta mbyllur nė njė "Abu Graib" poshtėrues e degjenerues, qoftė edhe vetėm gjuhėsisht e pėrkohėsisht, kundėrshtarin politik. Kėshtu nė njė editorial tė njė tjetėr gazetė tė rėndėsishme ("Koha Jonė"), mu pas njė vizite tė pėrfolur nė Dubai (pėrtej "Perdes sė Hekurt Identitare") Fatos Nanos i kėndohet kjo lloj formule ēpagėzimi: "Nano kryeministėr mund tė ketė njė ditė dėshirėn surrealiste por tė sinqertė, tė shkojė pėr pelegrinazh nė Mekė…". Pjesa tjetėr e editorialit ėshtė minuar me sulme e shpoti tė tjera, dhe ndonėse krejt pa takt e pa vend, dėshira pėr t’I shkuar deri nė ekstrem operacionit tė tėhuajzimit final, shpie nė internimin e imazhit mu nė qendrėn e Orientit reaksionar, aty "pėrtej urės sė Qabesė" ku shkon e nuk kthehesh veēse Haxhi, si Qamili simbolik… (Martohu sa tė duash nė kishė ti! Tjetri lutet e mezi pret tė tė rrėshkasė kėmba e tė vesh nė esfel!)
(Gjatė muajit tė Ramazanit, mė e forta ishte tė shihje nė njė tjetėr gazetė tė madhe tonėn ("Albania") njė listė tė gjatė me emrat e gati gjithė deputetėve tė Kuvendit, qė jo me ndonjė paramendim kanė lindur nga prindėr me emra muslimanė. Pra kanė mė shumė mundėsira pėr haxhillėk se Nano. Me njė procedim qė tė kujtonte atė tė militantėve tė partisė kur testonin me cigare e shishe uji tė dyshuarit si agjėrues nė vitet e diktaturės, gazetari u qe afruar tė gjithėve kėtyre me pyetjen aspak etike : a po agjėron? Lista e pafundme e emrave nė shumicė dėrrmuese pėrgjigjej me mohore. Qė pas 1997, duke kaluar edhe pėrmes 11 shtatorit, numri i burrave tė politikės tonė qė pozojnė rrotull xhamive, ka rėnė drastikisht. Ndėrkaq mė kujtohet mirė sesi nė fillimet e demokratizimit tė Shqipėrisė, nė kohėt ende tė arta tė inercisė antisovjetike tė aleancės afganoamerikane, shumė nga kėta burrat ofronin edhe pa ua kėrkuar kush sinjale tė panevojshme identifikuese me Islamin. Sot u duhet tė kalojnė prova tė tilla fyese e trishtuese pėr tė provuar tė kundėrtėn. Kėshtu dora vetė Sali Berisha, kaq i sulmuar pėr hapjen e vendit me botėn islame, sot deklaron literalisht se flamuri i Shqipėrisė ėshtė flamur i Krishterimit, frazė qė nuk besoj se do guxonte ta thoshte ndonjė ish-president amerikan, tė themi, apo gjerman, italian, francez... (lista vazhdon.)
Ky shkrim magazinon pėrciptas vetėm disa shfaqje nga mė interesantet e kohėve tė fundit. Nuk ėshtė hera e parė qė shkruaj pėr orientalizimin e armikut nė kulturėn tonė, pėr racizmin e islamofobinė qė nuk ēudit mė asnjeri, pėr Berishėn qė deputeti-kryeredaktori i gazetės sė partisė nė pushtet ("Zėri i Popullit"), e shpotit me « muslimani Berisha », pėr Berishėn qė e godiste Ilir Metėn kur ky qe kryeministėr me llagapin « Sheiku Metullah », pėr editorialin famėkeq tė njėrės prej gazetave mė tė mėdha nė vend ("Korrieri") ku difekti i qeverisė Nano ishte mbiemri Islami i ministrit tė jashtėm, pėr fyerjet publike standart me termat "anadollak", "ēeēen" apo mė rrallė "jeniēer", qė kanė kolonizuar imagjinarin politik me hordhi barbarėsh orientalė. Zhurma e kohėve tė fundit pėrmbi zhdukjen e poemės "Pashallarėt e Kuq" tė Kadaresė, na rikujtoi ndėr tė tjera, se pas sagės politike noliane, publicistikės franēeskane apo asaj para-bolshevike tė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shekullit, tendenca pėr ta bėrė synet tė ligun, zelli pėr tė montuar njė "kokė turku" mbi armikun, tashmė ėshtė futur akoma mė e komplikuar dhe agresive nė diskursin shqiptar. Ashtu si gjashtė shekuj mė parė, kur feudalėt ndėrluftues arbėr, thirrėn nė ndihmė mercenarėt turq tė vriteshin pėr ta, edhe sot konfliktualiteti nė shoqėrinė tonė po i thėrret rishtas nėn armė. Po ta vazhdojmė kėtė krahasim mekanikisht deri nė fundin e vet, zbulojmė se ēmimi qė paguan feudalėt pėr kėtė qiramarrje, rezultoi tepėr i lartė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 8:06 pm

Miss Futbolli

Ervin Hatibi

Pasqyra opake e rinisė sė gjithkujt

Na ishte se ē’na ishte njė herė e njė kohė njė princ djaloshar. Ky princ ishte i mbuluar i tėri nė ar, dhe prandaj njerėzia e quanin Princ i Lumtur. Nė variantin e Oscar Wilde-t, princi qėndron majė njė shtylle nė mes tė qytetit, dhe ata qė e shohin lumturohen me tė, me rininė e pasurinė e tij tė paluajtshme, ndėrsa princi vetė trishtohet pėrditė me mjerimin e tyre aty poshtė. Si nė njė krishtėrim tė ri apokrif e socialist, princi pak nga pak, e zhvesh gjithė arin e trupit tė vet dhe me anė tė njė dallėndysheje (jo pėllumbi) ua dėrgon tė varfėrve tė qytetit pėr t’u dhėnė lumturi, derisa edhe rubinėt e syve ua dhuron e nuk ka mė ē’tė dhurojė. Tė nesėrmen e gjithė vetėdhurimit martir, mbi piedestal ka mbetur njė qytetar si tė gjithė, njė qė nuk shkėlqen nga lumturia, dhe prandaj, e neveritur popullata e rrėzon pėrtokė statujėn e vetes dhe e hedh nė plehra.
Nė variantin e dytė, por mė tė vjetrin, princi i vogėl quhet Siddharta. i ati shpreson qė Siddharta tė bėhet perandor i gjithė indisė, por njė parashikues i ka thėnė qė i biri do tė bėhet murg shėtitės nė kėrkim tė sė vėrtetės. Babai i vet e di se ēfarė i ēon njerėzit tek feja, dhe ajo qė mė sė shumti i ēon ėshtė kimia e kohės mbi materialet, dhe prandaj ia ka mbyllur rrugėt e njohjes sė vetes Siddhartės material duke e mbyllur nė njė kopėsht tė mrekullueshėm e tė trefishtė indian, rrethuar me shatėrvanė e shėrbėtorė e oborrtarė tė rinj, tė bukur e tė shėndetshėm, e me lodra e harera, qė ky tė mendojė se rinia e shkėlqimi ėshtė bota dhe jeta dhe se halli nuk ekziston. Por njė ditė Siddhartės i shfaqet pėrpara njė plak fort i vjetėruar, e princi i lumtur nuk e kupton se ēfarė lloj gjallese na qenka kjo pamje e mjerė. i thonė se ky ėshtė njeri si ne, por qė vjen nga njė kohė tjetėr: nga koha e ardhme qė na vjen tė gjithėve. Pėrfshirė edhe ty. E nis gėzimi i jetės e fiket brenda Siddhartės, se ky sheh mė pas edhe tė sėmurin dhe tė vdekurin e parė nė jetėn e vet, dhe kupton se ne jemi ēdo i vdekur dhe ēdo i sėmurė dhe ēdo plak dhe se gjithēka ėshtė thjesht ēėshtje kohe dhe se gjithēka qė ėshtė nėn kohė ėshtė vuajtje...

Ashtu si princi Siddharta edhe ne jemi fortifikuar mirė pas njė muri mental qė vazhdimisht trashet dhe na mbron nga koha. Me hir dhe hare dekorative kemi qėndisur retinėn tonė dhe e me tė vulosim lart e poshtė kohėn dhe e privatizojmė atė dhe e quajmė rini. Me kėto lloj syzesh pėr tė mos parė, po pėr tė na parė, si Siddharta e kemi rrethuar veten me statuja Princash tė Lumtur qė na bėjnė hipnozė e shoqėri dhe na bindin me rini dhe na e dhurojnė pak e nga pak arin e rinisė sė vet njėpėrdorimshe deri sa harxhohet, po ne vrik shpaketojmė njė Princ fringo nga ambalazhi kėrkėritės, pėr ta aktivizuar buzėqeshės si oborrtarin e rradhės. Mbi altaret shtėpiake mbajmė fort tė ndezur budat televizive mbushur plot shėrbet shkumėzues vajzurinash tė zhurmshme e plot djelmoshė dhėmballėbardhė plurifunksionalė, bisturia estetike na i tendos vazhdimisht velat e lėkurės e ne lundrojmė pėrpara gjithmonė pėrpara nė njė moshė kur nė fakt duhet tė pushonim (Tokė ! Tokė !), njė konspiracion rinie mbush revistat dhe rrugėt e qytetit dhe shitėset tė buzėqeshin pa tė njohur, fėmija-mbret qeveris botėn, detyron njerėzit tė veshin kėpucė atletike e pantallona tė shkurtra si ai dhe tė pėrdorin fjalė gjithnjė e mė tė shkurtra lojcake, kamikaxi i papunė palestinez, rokstari overdozė emėr njėrrokėsh, personazhi kryesor i ikonave ėshtė pėrherė njė djalė i ri eternal nėn 33 vjeē, rini, rini, rini, sukses dhe shėndet nėpėr manekinė plastikė qė nuk plaken, nuk skuqen dhe nuk kanė ftohtė kėtej e andej vitrinės, eutanazia i heq spinėn pasqyrės sė adoleshentit tė rrudhur nga tė parėt tronditės tė puērrave mbushur me reēel mollėsh tė ndaluara gjenetikisht tė modifikuara: dritat fiken. Nė azil ka gjumė tė detyrueshėm pas njė farė ore. Vetėm njė ekran i fshehtė pa zė vazhdon tė lėpijė e restaurojė me dritė rinie spektakolare rrudhat e pėrlotura tė infermieres gardiane roje nate nė plakje.

intermexo muskuloze

Edward Said shkruante se anglezėt kur kolonizuan indinė, guvernatorėt dhe funksionarėt e vet nuk i linin tė plakeshin. Nė mungesė tė mediave dhe kirrurgjisė plastike, thjesht sapo funksionari kolonial plakej, Kurora e zėvendėsonte direkt me njė funksionar tė ri mė tė ri: indianėt duhet ta shihnin pushtetin pėrherė riosh, vital, muskuloz e performant. Viril. Mirėpo indianėt kishin dhjetėra shekuj qė i kishin kapėrcyer muret e parabolės sė Siddhartės. (Princi i ri, siē dihet u ndriēua e u bė Buda qė njohim, si midhja qė bėhet perlė, fill pasi zgjodhi vdekjen e dėshirave e vlerave konsumiste nė rrugėn e askezės e moderacionit.) Muskujt djalosharė anglezė i mposhti pėrkorja dhe urtėsia e njė Gandi tė imėt. Megjithatė imazhi i pushtetit vazhdon tė kėmbėngulė nė mė tė sigurtėn : nė njė metaforė muskujsh.

Diskursi etik dhe konkursi fizik ose Kush s’ka kokė, s’ka kohė


Nė epokat moderne diskursi i tė mirės dhe tė keqes, ėshtė zėvendėsuar gjithnjė e mė shumė me njė lloj konkursi midis tė bukurės me tė shėmtuarėn, tė fortės me tė dobtėn, kurse sekularizimi i bukurisė dhe i forcės, bėn qė gjithnjė e mė masivisht, e bukura dhe e forta tė jenė para sė gjithash sinori i tyre fizik. Populli i zgjedhur i tė bukurve dhe tė fortėve, ėshtė pra padyshim populli i tė rinjve, ose atyre qė janė konvertuar nė tė rinj me anė tė njėrit apo tjetrit sugjestion bioteknologjik.
Paralel me rėnien poshtė tė njerėzisė nė peshoret e kėtij konkursi laboratorik fizik tė vlerave, ka pllakosur masivisht njė kulturė foshnjėrore imazhi, nė dėm tė kulturės tė shkronjės. Leximi ėshtė njė proces dekodifikimi dhe interpretimi shenjash konvencionale, i cili kėrkon kohė : kėrkon pėrvoja e njohje pėr t’i dhėnė minutazhin e duhur nėntėmujor farės sė shkronjės qė tė bujisė pastaj si jetė brenda kokės qė tė mos abortojė fjala nė mes tė vetes: fjala kėrkon njėfarė pleqėrije pėr t’u kuptuar. Ndėrkaq qė imazhi nuk ka nevojė fare pėr eksperiencėn njerėzore qė ta bėjė tė jetojė, sepse ndėrkaq ėshtė. imazhet bile nuk kanė fare nevojė jo vetėm pėr dijen dhe ekperiencėn njerėzore qė tė jetojnė tė pavarura, ato nuk kanė nevojė as pėr rracėn njerėzore. Korbat vazhdojnė tė tremben nga dordoleci, dhe kėtij i mjafton vetėm ekzistenca e korbave pėr tė patur kuptim, kurse tabela « Ju lutem mos na e hani grurin nė arė! » i le indiferente sorrat, korbat dhe pėrvojat e tyre, ndėrsa ka kuptim vetėm pėr njė kategori njerėzish. imazhi ėshtė mediumi i mungesės sė eksperiencės dhe mediumi i rinisė sė pėrhershme. Kush hyn nė imazh nuk plaket mė, dhe kush kundrron njė imazh nuk ka nevojė hiē tė ketė njė tė kaluar, tė ketė kaluar pra ndonjė kohė pėr tė kuptuar e mėsuar gjėra: imazhi mirėpret kėdo, dhe tė strehon patjetėr diku nė vete, qoftė dhe nė sipėrfaqje…


Po tė zbresim nga shifra e kėtij qytetėrimi rinie nevojat e kapitalizmit pėr ushtarė & mish tė ri blerėsish nepsqarė, mund ta reduktojmė thyesėn deri nė rrėzė dhe tė vijmė nė gjykimin se sipėrfaqėsimi i portretit tė Njeriut si i Ri, dhe sipėrfaqėsimi i kėtij tė fundit si mish fizik, dhe sipėrfaqėsimi i kėtij tė fundit fare (mishit) si imazh, e merr formėn e vet bruto nė konkurset e bukurisė femėrore eros dhe ato tė forcės mashkullore thanatos qė anasjelltas aplikohen nė fakt nga tė gjitha sekset njėherėsh pa dallim gjinie. "(S)tadiumet, kėto bordelle tė lavdisė…” “…ku do tė vdesim fare nė njė onanizėm kolektiv”, shkruante nja dy-tri vjet mė parė nė njė “Manifest kundėr mjerimit tė sportit” shkrimtari meksikan Alvaro M. Shtresa (gjithnjė e mė tė gjėra) tė shoqėrisė, duke pėrfaqėsuar rininė e vet nė ikje e sipėr dhe boshin e kohės brenda fanellės identitare tė skuadronit sportiv, mallėngjehen dhe madhėshtohen nė farsa tė vogla betejash pėr poshtėrimin e “atij tjetrit” mė pak tė fortė, nė ankthin pa kosto tė lartė tė tė qenit edhe vetė viktima.

Miss Albania-Miss Greqia 2-1

Populli ynė i zgjedhur me djemtė e vet mė tė zgjedhur tė sportit mė tė zgjedhur (ai qė bėhet me kėmbė) triumfoi para ca javėsh mbi djemtė mė tė zgjedhur tė njė populli tjetėr, jo tė zgjedhur. Ne ishim mė tė fortė. Populli u derdh rrugėve, jehona pushtoi qiellin, flamurėt pushtojnė qytetin, nata bėhet ditė, birra bėhet lumė, nuk flihet mė gjumė, daullet, lodrat, krismat, fishekzjarret, klaksonat: zhurma zallamahike e festės bėhet fibri komunitar qė na bėn tė gjithėve shqiptarė sapo e dėgjojmė dhe boja e kuqe e flamurit rrugėpėrmbytės na hyn nėpėr sy e mė pas nėpėr deje si nė enėt komunikuese varg, e na bėn tė gjithėve barazisht, duam apo s’duam shqiptarė. Qeveria, si e do adeti, zgjidh qesenė dhe paguan shtrenjtė trofenė duke i gostitur gjithė djemtė e topit me para tė madhe pėr atė sesi na bėnė tė ndjehemi.
Nė territorin e grave, konkurset e bukurisė shėnohen edhe ato me zhurmė e bujė specifike, sigurisht jo aq tė madhe si e stadiumit, nė mėnyrė qė gratė e reja tė mos i zerė paniku e tė braktisin me tė katra pasaralelėn, ashtu gjysėm ēipllak. E veēanta e konkursit tė bukurisė ndėr shqiptarėt ėshtė se i pari syresh, nė fillim tė viteve ’90 u emėrtua Miss Albania. Vuajerizmit thelbėsor rreth kėtij panoptikoni epidermik, i shtohej ideja se nė fakt nuk janė vetėm meshkujt shqiptarė dhe nėnat e plakura tė konkuruesve qė vėzhgojnė me sy e gojė tė njoma tė adhuruarat e tyre, po ama edhe krejt bota po na i shikon vajzat tona… e kėshtu edhe ata ta kuptojnė se ne jemi si Ata (me kėmbė, duar, gollgane etj, etj) dhe me anė tė kėtij konfirmimi kuptojmė pastaj edhe ne vetė se jemi si bota, (sigurisht, bota e qytetėruar). E shpjeguam pak mė lart nė fakt, dallimin midis eksperiencės paraprake qė lyp shkronja, dhe asgjėsė qė s’lyp imazhi, e pra nuk dihet sesi u gjet e nevojshme qė tė pėrkthehej ky muhabet nė Miss Albania kur bėnte mu paraprakisht edhe pa anglisht, edhe pa fjalė hiē. Por e veēanta tjetėr e jonė ėshtė se duke qenė njė popull me pikpamje tė ndryshme pėr veten, hiq missrat e rrangut lokal, kemi kėshtu veē Miss Albanias edhe Miss Shqipėrinė, Miss Dardaninė, Miss Kosovėn, ndoshta Miss Ēamėrinė e tanimė edhe Miss Diasporėn. Njėlloj si edhe Miss Albania, ky Miss i fundit (konkretisht: Miss Albania in italia 2004) ėshtė njė konkurs pėr eksport, dhe kėrkon mbase qė tė ngeshmit (po ama ata shumė tė ngeshmit) nė Evropė, ta marrin vesh mirė forcėn dhe vlerėn e bukurisė shqiptare, jo mė tė asaj qė pėr pak euro bėhet e jotja natėn nėn dritėn mistike tė semaforit, jo harroje atė, fshije, kujto kėtė tjetrėn, me gati po atė veshje, nėn dritėn zyrtare tė prozhektorit nė skenė. Ndėrkaq, Miss Albania e vėrtetė, Zonjusha Shqiptare mė e njohur e gjithė kohėrave, qė s’po ia pėrmendim emrin nė kėtė paragraf nė shenjė respekti, me po aq shpenzime pėr t’i promovuar nė botė shqiptarėsinė sa edhe organizimi i vetėm njė konkursi mishi, mund tė na e ndihmonte njė milion herė mė tepėr reputacionin globalisht. Por ama, pėrfundimisht, qeveria e bizneset e mėdha shqiptare a arvanite (si telefonitė e bankat p.sh.) kanė zgjedhur tė derdhin para pa hesap kryesisht vetėm pėr misset & futbollin.
Tranzicioni i shumėpėrfolur i vendit duhet parė si njė nomadizim, ku nė shpėrnguljen e pėrhershme drejt mirazhit, objektet e vetme kulturore reduktohen nė ato mobilet, lehtė tė transportueshmet: letėrsia orale (nė rastin tonė zhargoni, mish-mashi gramatik, jingle-t e reklamava dhe titujt skandalistikė) si edhe tatuazhet ( nė rastin tonė korporalizimi i kulturės, anonimati ultraegzibicionist nė modėn pėrdita ). Nė kėtė peisazh tė lėvizshėm, gjithnjė me atė motivimin pėr konkursin e vlerave rinore qė thamė, (pėr tė rrėfyer se edhe ne jemi si Ata, biles herė-herė edhe mė tė fuqishėm dhe mė tė bukur), gjithė paraja, zhurma dhe publiciteti pėr futbollin e missin, duket se motivohen nga njė lloj nacionalizmi light , nacionalizėm pa mit e shpirt, por me mish e sport, pa kokė, por me kėmbė (ose na falni pėr shprehjen, shalė). Bakshishet e majme qeveritare dhe sponsorizimet e fuqishme tė biznesit pėr kėmbėsorinė nacionaliste tė misseve dhe futbollistėve, janė nė fakt para qė shpenzohet pėr kultin e rinimit publik, janė para pėr njė lifting kolektiv, pėr njė operacion tė dėshpėruar pajisjeje me vlera qoftė edhe nga ato tė lirat fare, qoftė edhe vetėm me mbathje, para pasqyrės sė botės ku prej kohėsh vetėm skuqemi…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Icon_minitimeSat Mar 24, 2007 8:07 pm

Mendime tė shpejta pas pilafit (ose Pilatit) elektoral


Ngjyra e demokracisė edhe kėtė vit ishte mavi. Si pėrherė, duke diskriminuar egėrsisht gjithė frymorėt e tjerė tė Republikės, njė pėrqindje e konsiderueshme e humanoidėve me shtetėsi shqiptare u vunė nė rresht me gishtin gati. Keshtu ėshtė shkruar: padrejtėsia numer njė e barazisė sė shtetasve bėri qė edhe kėtė vit vota e maskarait tė numėrohej po aq sa e budallait, kur dihet botėrisht se njė budalla nuk ėshtė i njėjti me njė maskara. Ama qė tė dy u vendosėn nė rresht me tė tjerėt, edhe budallai edhe maskarai edhe i treti nė rresht ishte njė burrė i mirė qė nuk i bie nė qafė kujt, biles as tė shoqes (me gjithė ankesat e saj) dhe i katėrti ishte po ashtu njė burrė i mirė me tė shoqen dhe fėmijėt, familjarisht as budallenj as maskarenj, po ama barazisht gishtat ua fashuan me tė njėjtėn manushaqe boje dhe vota e tyre u numėrua barbarazisht. Eshte krejt ēudi per t'u ēuditur: pėr tė marrė patentėn e makinės duhet tė paraqisėsh lloj-lloj dokumenti mjekėsor, po pėr tė votuar asgjė veē pasaportės. Njė shofer i patalentuar mund tė shtypė njė sasi tė kufizuar frymorėsh, kurse njė votues i patalentuar mund tė ndihmojė me votėn e tij shtypjen e njė popull komplet. Pa iu nėnshtruar asnjė kursi minimal i cili do tė provonte aftėsinė e votuesit pėr tė dalluar tė nxehtėn nga e ftohta, nuk e di si mund t'i marrėsh seriozisht kėto punė (votimet e kam fjalėn), po nejse. Le tė merremi pak me bojėn. Me bojėn me tė cilėn qendrat e votimit u ngjyejnė gishtin votuesve fill pasi votojnė.

Sistemi pretendon tė ruajė veten me kėtė lloj gjesti dehumanizues (kush je ti mor mjeshtėr qė vjen e mė privatizon trupin tim me shenja sikur tė isha ndonjė bagėti apo territor!) Sistemi pretendon se me kėtė damkosje si ajo e prostitutave nė mesjetė, do arrijė tė na mbushė mendjen se jemi ashtu si thonė udhėtarėt anglezė tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė e poshtė, barbarė tė paqytetėruar. Sistemi pretendon se tė gjithė qytetarėt e kėtij vendi, duke qenė tė barabartė, janė po ashtu tė gjithė barazisht maskarenj qė paskan ndėrmend tė votokan nga dy a tri herė. Kėta tė mjerė (sistemi e kam fjalėn) nuk e dijnė se ka burra tė tille trima ky vend (kujto Mic Sokolin qė futi parakrahun nė grykėn e topit armik) trima tė cilet po ua desh qejfi mund tė shkojnė e tė votojnė sa tė pėllcasin, deri nė gishtin e fundit, sepse po aq here sa sistemi ua bojatis gishtin pas votimit, ata trak! e presin pėr hir tė demokracisė dhe shkojnė tė votojnė pa u diktuar me gishtat qė u mbeten pabojatisur. Tė paktėn kėshtu sugjeron vėllai im, qė ka parė disa filma me samuraj dhe me ndeshkimet e mafies japoneze.

Sa tė bukur dhe aktuale e bėri manikyra biopolitike atė shprehjen e bukur shqipe: nuk kam gisht nė kėtė punė! Tė dashur tė gjithė: unė nuk kam fare gisht nė atė qė ndodh prej vitesh nė kėtė vend! Ja, shikojeni vetė! (Deklarata shoqėrohet me zė tė dridhur dhe me ngritjen para trupit gjykues tė gishtit tė posaēėm dhe tė panjollė.)

Disa po na thonė se tė mos votosh ėshtė shenjė pasiviteti apo joqytetarie, duke harruar kėshtu jo vetėm revolucionin, por mbase gjithė krenarinė antiegalitare qė krenarisht shumė njerėz provojnė, po sidomos duke harruar se sistemi ėshtė i globalizuar dhe monopolar pra skena politike ėshtė homogjenizuar kaq njėtrajtėsisht sa kudo qė ta fusėsh gishtin ėshtė gati e njėjta shije ndonėse propozohet nėn ambalazhe tė ndryshme.

Tashmė ne jemi ndarė nė dy klasa tė dallueshme edhe me sy tė lirė pėr disa ditė me rradhė, votuesish dhe jovotuesish, por problemi eshte se pas disa dekadash votimi e mosvotimi, pasi bojatisja tė pėrsėritet me insistim mbi lekurė, do tė kthehemi patjetėr nė dy raca tė ndryshme dhe mė mirė kėshtu. Ne qė do jemi raca krejt-e-bardhė do kėrkojme mė nė fund njė status minoriteti ndaj mazhorancės gishtmavi dhe do mėtojmė fill pas kėsaj pėr njė territor tonin: mė pas kur tė bėjmė votime, premtojmė se do t'i marrim nė provim votuesit pėr tė kuptuar a ia kanė haberin apo jo, a i njohin ndopak idetė dhe njerėzit qė votohen dhe a i kanė tė gjitha letrat medikolegale nė rregull. Gjithsesi fushatėn antielektorale po e lėmė tė hapur qė tani. Mos votoni (pėr mua!)!



"...Lum kush do tė rrojė/tė tė shohė zonjė...."


ervin hatibi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Ervin Hatibi   Esse nga Ervin Hatibi - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Esse nga Ervin Hatibi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: