DREJTESIA-REALITETI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "Ēfarė Thoshte nė tė Vėrtetė Jezusi"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu Ajan




Numri i postimeve : 6
Registration date : 12/10/2007

"Ēfarė Thoshte nė tė Vėrtetė Jezusi" Empty
MesazhTitulli: "Ēfarė Thoshte nė tė Vėrtetė Jezusi"   "Ēfarė Thoshte nė tė Vėrtetė Jezusi" Icon_minitimeThu Nov 22, 2007 1:43 am

Pejgamberi Muhamed nė Bibėl - "Ēfarė Thoshte nė tė Vėrtetė Jezusi"

"Atyre qė ua dhamė Shkrimet e njohin atė [Muhamedin] sikur qė i njohin bijtė e tyre. Por, vėrtet, njė pjesė e tyre e fshehin tė vėrtetėn ndėrsa e dinė atė". [Kur'an, el-Bekare, 146]
"Ata qė ndjekun tė dėrguarin, pejgamberin e pashkolluar, tė cilin e gjejnė tė pėrshkruar nė Tora dhe nė Ungjill tek ta. Ai i urdhėroi ata pėr atė qė ėshtė e mirė dhe i ndaloi nga ajo qė ėshtė e keqe. Ai i bėn tė ligjshme pėr ta tė gjitha gjėrat qė janė tė mira dhe ua ndalon atyre gjithė atė qė ėshtė e ndyrė dhe i liron ata nga barra dhe zinxhirėt qė ata i mbartnin. Pastaj, ata qė i besojnė atij, e nderojnė atė, e ndihmojnė, dhe ndjekun dritėn qė ėshtė zbritur me tė, ata janė tė suksesshmit". [Kur'an, el-A'raf, 157]
"Dhe kur atyre u erdhi njė i dėrguar nga Allahu, i cili vėrtetonte atė ēfarė gjendej tek ta, njė grup nga njerėzit e librit hodhėn pas shpines Librin e Allahut thua se [ai kishte qenė diēka qė] ata nuk e dinin". [Kur'an, el-Bekare, 101]
"Dhe pėr shkak se ata thyenė besėlidhjen, Ne i kemi mallkuar ata dhe i kemi bėrė tė forta zemrat e tyre. Ata i ndryshojnė fjalėt nga konteksti i tyre dhe harrojnė njė pjesė nga ato". [Kur'an, el-Maide, 13]

Para se ta nisim kėtė temė, mė lejoni qė sė pari ta sqarojė njė ide tė gabuar. Shumė tė Krishterė kėrkojnė nga tė gjithė muslimanėt qė ose ta pranojnė tėrė Biblėn, ose ta mohojnė tėrė Biblėn. Ndaj, ata nganjėherė hutohen me qėndrimin e njė muslimani ndaj Biblės. Pėr kėtė arsye, do tė shpjegojė se si njė musliman ėshtė i urdhėruar ta trajtojė Biblėn.
Muslimanit i ėshtė thėnė se Allahu i Gjithfuqishėm e zbriti njė "Ungjill" nė Jezusin, paqja qoftė mbi tė. Kur'ani mė pas vazhdon tė pėrshkruajė se si njerėzimi e ndryshoi kėtė "Ungjill" dhe e bastardoi atė. Pėr kėtė arsye, Muhamedi u tha tė gjithė muslimanėve qė ta trajtojnė Biblėn me respekt, meqė ajo nisi si fjala e vėrtetė e Zotit. Muhamedi, paqja qoftė mbi tė, u tha ndjekėsve tė tij se po qė se ata do ta refuzonin tėrė librin, atėherė ata do tė mund t'i refuzonin fjalėt qė janė mbetur fjalė e vėrtetė e Zotit. Ai u tha tyre se Kur'ani ka qenė zbritur pėr tė "ndrequr" atė qė ishte prishur nga njerėzimi nė Bibėl dhe qė ta kthejė atė te mėsimet origjinale tė Zotit nėpėrmjet "kujdestarisė" sė vet. Ne lexojmė kėtė nė Kur'an:"Dhe ty [O Muhamed] ta zbritėm Shkrimin [Kur'anin] me tė vėrtetėn, qė vėrteton ēfarėdo Shkrimi qė ka qenė pėrpara tij, dhe si njė vėshtrues/korrigjues i tij. Pra, gjyko mes tyre me atė qė ka shpallur Allahu, dhe mos ndiq dėshirat e tyre qė janė larg nga e vėrteta qė tė ka ardhur ty..." [el-Maide, 48]. Pėr kėtė arsye, Muhamedi, paqja qoftė mbi tė, i urdhėroi ata qė ta pranojnė vetėm atė qė ėshtė verifikuar me anė tė Kur'anit dhe ta refuzojnė atė qė ėshtė nė kundėrshtim me Kur'anin.
Muslimanėt besojnė qė "njerėzit e librit" nė kohėn e Muhamedit kishin qenė nė pritje tė njė pejgamberi tė ri, qė do tė vinte sė shpejti. Ka shumė kallėzime qė dėshmojnė pėr kėtė. Ne na ėshtė thėnė se Ēifutėt e Jethribit [qyteti i Medines] vazhdimisht u kėrcėnoheshin qytetarėve tė saj Arabė me pashmangshmėrinė e mbėrritjes sė tij dhe se ata do ta ndiqnin atė dhe do t'i vrisnin ata nė mėnyrė tė ngjashme siē kanė qenė vrarė populli i A'adit dhe Iremit, dhe kjo qe njė nga arsyet kryesore qė Arabėt e Jethribit ndoqėn Muhamedin, paqja qoftė mbi tė, aq shpejtė; qė t'i mundnin Ēifutėt me tė. Poashtu ka edhe rrėfenja tė ngjashme, siē ėshtė rrėfenja e Selman el-Farisit, rrėfenja e murgut Bahira, dhe rėfenja e el-Nexhashit, mbretit tė Etiopisė.
Ka shumė profeci pėr ardhjen e Jezusit, paqja qoftė mbi tė, nė Dhjatėn e Vjetėr. Shumė tė Krishterė madje na kanė thėnė qė Bibla ka pofetizuar shumė gjėra qė kanė ndodhur pas kohės sė Jezusit, paqja qoftė mbi tė, pėrfshirė papėn dhe Israelin. Ndryshe nga Ēifutėt, muslimanėt nuk kundėrshtojnė profecitė e pohuara pėr ardhjen e Jezusit, paqja qoftė mbi tė, meqė Kur'ani i urdhėron ata qė tė besojnė nė tė. Mirėpo, nėse i pyesim tė Krishterėt se a mund tė gjejnė pėrmendjen e Muhamedit, paqja qoftė mbi tė, nė Bibėl, pėrgjigja e menjėhershme ėshtė njė "Jo!" e theksuar. Por, nėse Bibla ka profetizuar tė gjitha kėto gjėra tjera, atėherė duhet tė pyesim: pėrse nuk ka absolutisht asgjė pėr tė thėnė rreth njeriut, i cili pa ndihmėn e askujt bindi miliarda njerėz gjatė shekujve qė tė besojnė nė lindjen e mrekullueshme tė Jezusit, paqja qoftė mbi tė, nė porosinė e tij, nė devotshmėrinė dhe ndershmėrinė e nėnės sė tij, Marisė, paqja qoftė mbi tė, nė mrekullitė e Jezusit, dhe nė faktin qė ai ishte njė nga tė dėrguarit mė tė mėdhenj Zotit pėr tė gjitha kohėrat?

Nuk asnjė profeci tė vetme nė Dhjatėn e Vjetėr qė pėrmend Jezusin, paqja qoftė mbi tė, me emėr. Mesia, i pėrkthyer si "Krisht", s'ėshtė emėr. Ky ėshtė pėrshkrim, titull. Kjo do tė thotė "i lyeri". Madje edhe "Jezus" s'ėshtė emri i vėrtetė i Jezusit. "Jezus" ėshtė versioni i Latinizuar i emrit Hebrej "Jeshua", i cili ėshtė forma e shkurtuar e "Jehoshua" – Zoti shpėton. Kur tė Krishterėt pohojnė qė njė varg profetizon ardhjen e Jezusit, paqja qoftė mbi tė, ajo ēfarė ata bėjnė ėshtė krahasimi i pėrshkrimit tė gjetur nė atė varg pėr Jezusin, paqja qoftė mbi tė, dhe nėse ai i pėrshtatet atij, atėherė ata thonė se kjo flet pėr tė. Duke pėrdorur metodėn e tė Krishterėve, ne pohojmė qė ka jo vetėm njė, por mė shumė se DHJETĖ vargje nė Bibėl qė flasin pėr ardhjen e Muhamedit, paqja qoftė mbi tė, si i dėrguar i Zotit, porse komentuesit e mėhershėm nuk i kanė kuptuar ato [mu siē na thonė tė Krishterėt se Ēifutėt kanė bėrė me profecitė e Dhjatės sė Vjetėr rreth Jezusit, paqja qoftė mbi tė]. Lexuesi do tė vėrejė se nė atė qė vijon, vargjet janė shpjeguar shumė thjeshtė, duke pėrdorur domethėniet e dukshme tė vetė fjalėve pa iu drejtuar domethėnieve tė detyruara abstrakte dhe metafizike pėr kėto vargje. Kėto vargje flasin rreth ngjarjeve kryesore, vendeve, dhe momenteve tė rėndėsishme nė historinė Islame, si dhe rreth cilėsive tė Islamit dhe Muhamedit, paqja qoftė mbi tė.
Disa njerėz besojnė qė ėshtė e pamundshme pėr klerin e Krishterė qė ta keqkomentojnė madje edhe njė varg tė vetėm tė Biblės. Pėr kėtė ne vetėm duhet tė shikojmė prapa nė njė periudhė mjaft tė vajtueshme nė historinė e Krishtere. Njė periudhė kur njerėzit qenė kidnapuar me forcė nga Afrika dhe janė shitur si robėr pėr tė jetuar jetėt e tyre si shtazė, duke duruar varėsi, torturė, dhe poshtėrim. Tė krishterėve tė bardhė qė shkojnė nė kishė u ėshtė thėnė se kjo ka qenė urdhėr i Zotit dhe janė cituar vargjet si Gjeneza 9:25, Xhoshua 9:23, 1 Timoteu 6:1, dhe Titit 2:9. Kur tė Krishterėt nisėn ta kuptojnė se kjo ishte njė keqkomentim i vargjeve tė Biblės, ata nisėn luftėn dhe i rrezikuan jetėt e tyre me qėllim qė ta shfuqizojnė robėrimin. Asnjė njeri i ndershėm sot nuk beson qė Zoti ka urdhėruar njerėzimin ta robėrojnė njė racė tė tėrė njerėzish vetėm pėr shkak se lėkura e tyre ėshtė e zezė. Por aso kohe, kjo ka qenė besimi i vendosur i masave dhe ka qenė besuar tė jetė "frymėzimi' i Zotit.

Moisiu profetizon ardhjen e Muhammedit:
Deuteronomi 18:18:"Unė [Zoti] do ta ngrisė ndėr ta njė pejgamber sikur ti [Moisi], dhe do t'i vendos fjalėt e Mia nė gojėn e tij, dhe ai do t'u flasė atyre gjithė atė qė do ta urdhėroj".
Ka shumė vargje nė Dhjatėn e Vjetėr qė profetizojnė ardhjen e Jezusit, paqja qoftė mbi tė. Mirėpo, kjo s'ėshtė prej tyre. Kjo qartė mund tė shihet nė katėr pikat vijuese:
a) Sikur Moisiu

Muslimanėt besojnė nė tė gjithė pejgamberėt e mėparshėm. Ata nuk bėjnė dallim mes tyre, e as qė e vendosin ndonjėrin mbi tė tjerėt nė devotshmėri. Mirėpo, ata tė gjithė janė njerėz, dhe si tė tillė ata dallojnė nga njėri-tjetri nė cilėsitė e tyre. Le t'i krahasojmė kėto cilėsi:
1) Tė Krishterėt dhe muslimanėt pajtohen qė Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftė mbi ta, patėn baballarė dhe nėna. Tė dy ata poashtu besuan qė Jezusi, paqja qoftė mbi tė, pati vetėm nėnė dhe jo baba. Ndaj, Muhamedi ėshtė sikur Moisiu, por Jezusi ėshtė ndryshe nga Moisiu.
2) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftė mbi ta, u martuan dhe u lindėn fėmijė. Jezusi, paqja qoftė mbi tė, kurrė nuk u martua e as qė pati ndonjė pasardhės. Ndaj, Muhamedi ėshtė sikur Moisiu, por Jezusi ėshtė ndryshe nga Moisiu.
3) Moisiu, paqja qoftė mbi tė, qe pranuar nga Ēifutėt dhe deri mė sot, si njė popull, ata e pranojnė atė si pejgamberin e tyre. Muhamedi, paqja qoftė mbi tė, qe pranuar nga populli i tij, dhe si njė popull, mbi njė miliardė muslimanė gjithandej botės e pranojnė atė si pejgamberin e Allahut. Jezusi, paqja qoftė mbi tė, qe refuzuar nga populli i tij [Ēifutėt], siē thuhet nė Biblėn e vetė Krishterėve:"Erdhi ndėr tė vetėt, e tė tijtė nuk e pranuan". [Gjoni 1:11]. Ndaj, Muhamedi ėshtė sikur Moisiu, por Jezusi ėshtė ndryshe nga Moisiu.
4) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftė mbi ta, qenė mbretėr nė Tokė nė kuptimin qė ata patėn pushtet themelor tė qeverisjes - pushtetin pėr ta zbatuar dėnimin me vdekje. Kur Ēifutėt sollėn pėrpara Moisiut Israilitin i cili kishte qenė zėnė duke bledhur dru-zjarri nė Sabath [e Shtunė e Ēifutėve], Moisiu e gurėzoi atė deri nė vdekje [Numrat 15:36]. Muhamedi, paqja qoftė mbi tė, pati pushtet tė ngjashėm. Kur njė grua erdhi pėrpara tij tė pranonte [pa dėshmitarė] se kishte bėrė kurvėri, ai i dha asaj njė shans qė ajo tė mendojė pėr seriozitetin e pohimit tė saj dhe dėnimin qė ajo do ta pranonte. Kur ajo insistoi, ai urdhėroi qė ajo tė gurėzohej deri nė vdekje dhe urdhėroi shoqėruesit e tij qė ta respektojnė atė pėr pendimin e saj pėrfundimtar dhe tė sinqertė. Jezusi, paqja qoftė mbi tė, qartė hodhi poshtė pohimin qė ai kishte mbretėri nė tokė. Kur ai qe tėrhequr zvarrė pėrpara Governatorit Romak, Pontius Pilat, me akuzėn pėr rebelim, ai tha:"Jezusi pėrgjigji: Mbretėria ime s'ėshtė e kėsaj bote. Po tė ishte mbretėria ime e kėsaj bote, ushtarėt e mi do tė kishin luftuar qė tė mos u bie nė dorė judenjėve [Ēifutėve]. Porse, mbretėria ime nuk ėshtė prej kėndej" [Gjoni 18:36]. Jezusi, paqja qoftė mbi tė, nuk do tė gėnjente pėr tė shpėtuar. Pra, ai nuk pati mbretėri tokėsore. Mė tej, nė Gjoni 8:1-7 lexojmė rrėfenjėn e gruas, e cila ishte akuzuar pėr kurvėri nga Ēifutėt dhe sjellur pėrpara Jezusit. Ata shpresonin ta fusin nė kurth atė ose duke e bėrė atė qė t'i kundėrshtonte ligjet e Moisiut me mosgurėzimin e saj, ose duke e vendosur atė nė njė pozitė tė keqe me perandorinė Romake duke e marrė ligjin nė duart e tij dhe tė urdhėronte qė ajo tė gurėzohej. Jezusi me zgjuarsi e nxorri veten nga ky telash duke i urdhėruar ata:"Ai midis jush qė ėshtė i pamėkat, le ta gjuajė i pari me gurė atė". Kėshtu qė gruaja qe liruar. Ndaj, Muhamedi ėshtė sikur Moisiu, por Jezusi ėshtė ndryshe nga Moisiu.
5) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftė mbi ta, erdhėn me njė grupazh ligjesh tė reja gjithėpėrfshirėse pėr njerėzit e tyre. Jezusi, paqja qoftė mbi tė, siē dėshmohet nga Mateu, pohoi tė ketė prezantuar ligje tė reja, por, se kishte ardhur ta restauronte ligjin e Moisiut dhe as mos tė shtonte, as mos tė heqte nga ai. Nė Mateu 5:17-18 lexojmė:"Mos t'ju shkojė ndėr mend se erdha pėr ta shlyer Ligjin ose Profetėt! Jo s'erdha ta shlyej, por ta pėrkryej. Pėr tė vėrtetė po ju them: derisa tė jetė qielli e toka, asnjė germė dhe asnjė presje nuk do t'i hiqet Ligjit, por do tė zbatohen tė gjitha". Ndaj, Muhamedi ėshtė sikur Mosiu, por Jezusi ėshtė ndryshe nga Moisiu.
6) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftė mbi ta, vdiqėn me vdekje natyrore. Jezusi, paqja qoftė mbi tė, pohohet nga tė Krishterėt tė ketė vdekur dhunshėm nė kryqin. Ndaj, Muhamedi ėshtė sikur Mosiu, por Jezusi ėshtė ndryshe nga Moisiu.
7) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftė mbi ta, janė tė varrosur nė tokė. Jezusi, paqja qoftė mbi tė, pohohet nga tė Krishterėt tė banojė nė qiell. Ndaj, Muhamedi ėshtė sikur Moisiu, por Jezusi ėshtė ndryshe nga Moisiu.
Cool Shumica e tė Krishterėve pohojnė qė Jezusi ėshtė Zot. Ndėrkaq, asnjė i Krishter apo musliman nuk pohon qė Moisiu apo Muhamedi ishte Zot. Ndaj, Muhamedi ėshtė sikur Moisiu, por Jezusi ėshtė ndryshe nga Moisiu.
9) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftė mbi ta, nisėn misionin e tyre pejgamberik nė moshėn katėrdhjetė vjeē. Jezusi, paqja qoftė mbi tė, e nisi nė tė tridhjetat. Ndaj, Muhamedi ėshtė sikur Moisiu, por Jezusi ėshtė ndryshe nga Moisiu.
10) Tė Krishterėt pohojnė qė Jezusi, paqja qoftė mbi tė, qe ringjallur pas vdekjes sė tij. As muslimanėt as tė Krishterėt nuk pohojnė qė Moisiu apo Muhamedi qenė ringjallur. Ndaj, Muhamedi ėshtė sikur Moisiu, por Jezusi ėshtė ndryshe nga Moisiu.
Ka edhe pika tjera veē kėtyre qė do tė mund tė pėrmedeshin, por do tė mjaftohemi me kėtė tani pėr tani.

b) S'mund tė jetė Ēifut

Pra, a ėshtė Muhamedi, paqja qoftė mbi tė, pejgamberi i vetėm i cili ėshtė "Sikur Moisiu"? Pėr shembull, ēka nė lidhje me Jezusin? Ne atėherė duhet tė vėrejmė se Jezusi, paqja qoftė mbi tė, ishte Ēifut, dhe Bibla saktėsishtė mohon qė ky pejgamber i pritur do tė jetė Ēifut. Ne na ėshtė thėnė nė Deuteronomi 34:10, vetė Moisiu thotė:"Dhe s'do tė ketė mė pejgamber sikur Moisiu nė Israel". Ky pejgamber i pritur, ndėrkaq, duhet tė jetė "Sikur ti [Moisi]". Pra, ai do tė vijė nga JASHTĖ Israelit.
c) Ėshtė nga vėllezėrit e Ēifutėve

Nėse ky pejgamber s'mund tė jetė Ēifut, atėherė ēfarė po mbetet? Nė kėtė varg, Zoti i flet Moisiut, paqja qoftė mbi tė, lidhur me Ēifutėt si entitet racor. Pejgamberi i pritur pohohet tė mos jetė "nga Ēifutėt" apo "nga vetė ata" por "nga vėllezėrit e tyre [tė Ēifutėve]". Kush janė vėllezėrit e popullit Ēifut? Ēifutėt janė bijtė e Jakobit, birit tė Isakut, birit tė Abrahamit. Vėllai mė i vjetėr i Isakut ishte Ishmaeli, babai i Arabėve. Kėshtu, vėllezėrit e popullit Ēifut janė populli Arab. Ky qėndrim pėrforcohet mė tej nga pėrcaktimi vijues i "Vėllezėrve" nė Fjalorin Hebrenj tė Biblės: "personifikim i njė grupi fisesh, tė cilėt konsideroheshin si kusherirė tė Israilitėve".
d) Vendos fjalėt e Mia nė gojėn e tij

Po ta lexonim Kur'anin, do tė gjenim se ai pėrmban shumė vargje ku qėndron "Unė jam Zoti juaj, pra mė adhuroni" [Ta Ha: 14, el-Neml:9, el-Kasas:30], "Unė jam Zoti yt" [Ta Ha:19]. Kėto vargje nuk paraprihen me "Dėgjova Zotin tė thotė…", apo "Dhe Zoti tha…", apo thėnie tė ngjashme qė do tė ishin fjalėt e njė njeriu qė transmeton fjalėt e Zotit, por forma e tyre ėshtė e vetės sė parė e cila flet pėr vetveten. As Muhamedi, paqja qoftė mbi tė, as ndonjė musliman kurrė s'kanė pohuar qė Muhamedi ishte Zot, ndaj Muhamedi po i fliste fjalėt e Zotit me gojėn e tij. Ngjashėm, ne mund tė gjejmė nė Kur'an mė shumė se katėrqind vargje tė formės "Thuaj [O Muhamed]:…" Me fjalė tjera, Zoti i Gjithfuqishėm po i vendos fjalėt nė gojėn e Muhamedit, paqja qoftė mbi tė, dhe po e urdhėron atė qė t'i thotė ato.
Tė Krishterėt pohojnė se Bibla ka shumė "autorė", dhe se ndėrsa "frymėzimi" ėshtė nga Zoti, prapseprap, fjalėt janė tė njerėzve tė vdekshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"Ēfarė Thoshte nė tė Vėrtetė Jezusi"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: