DREJTESIA-REALITETI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Origjina pagane e krishtlindjes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu Ajan




Numri i postimeve : 6
Registration date : 12/10/2007

Origjina pagane e krishtlindjes Empty
MesazhTitulli: Origjina pagane e krishtlindjes   Origjina pagane e krishtlindjes Icon_minitimeTue Dec 25, 2007 2:05 am

Origjina pagane e krishtlindjes
William F. Dankenbring and John D. Keyser

Ndonėse kudo nė botė krishtlindjet festohen si njė festė e krishtere, a ėshtė e krishtere krishtlindja nė rend tė parė? Merrni nė konsideratė kėtė: shqyrtoni Biblėn fund e krye, dhe nuk do tė gjeni as njė fjalė tė vetme tė krishtlindjes qė festohet nga tė krishterėt. Madje kjo nuk pėrmendet as njė herė tė vetme. Nė anėn tjetėr, paganėt e festonin kėtė ditė pėr mijėra vjet pėrpara se tė lindej Krishti. Nga vijnė kėto rite dhe ceremoni misterioze qė e rrethojnė kėtė ditė?

"Nė kohėn e krishtlindjes, Betlehemi ėshtė nė acar, dhe nė Tokėn e Premtuar, nė fusha, nuk mund tė ketė qenė as njė bagėti nė atė temperaturė..."

"Rreth kohės sė krishtlindjeve nė ditėt tona, nė Palestinė, kafshėt dhe barinjtė janė tė mbyllur [dmth nuk ka kullosa]..."

Ndėrsa kėrkojmė kohėn e saktė tė lindjes sė Jezusit, gjejmė se ai nuk ka lindur as afėrsisht datės 25 dhjetor, tė cilėn bota e ka zgjedhur pėr ta "festuar" ditėlindjen e tij.

Miliona tė krishterė tė pretenduar, tė cilat mendojnė qė janė pasues tė fesė sė Jezusit, janė mashtruar. Jo vetėm qė si tė pa mend kanė pėrqafuar traditėn e gabuar sikur tė jenė tė krishterė, por ata janė gėnjyer e mashtruar nga predikuesit dhe priftėrinjtė, ndonėse Jezusi vetė ka paralajmėruar:"Ky popull mė nderon me buzė, kurse zemra e tyre ėshtė larg meje. Mė kot mė adhurojnė, kur mėsojnė kinse mėsim tė Hyut – rregulloret qė i qitėn njerėzit... Ju lėni pas dore urdhėrimin e Hyut pėr tė ruajtur traditėn tuaj!" [Marku 6-8]

Kush ėshtė lindur mė 25 Dhjetor?

Nėse Jezusi nuk ėshtė lindur mė 25 dhjetor, kush ėshtė lindur atėherė? Me fjalė tjera, ditėlindjen e kujt po e feston bota e krishtere, mė 25 dhjetor?

Nė librin "Historia e Romės", nga Michael Grant, lexojmė siē vijon:
"Ka pasur po ashtu njė tjetėr besim pagan gjatė kėsaj epoke, qė garonte me Krishtin pėr kontrollin e botės perėndimore. Ky ishte kulti i diellit, i cili respektohej nga miliona banorė tė perandorisė romake, madje ky besim njėherė e njė kohė qe bėrė fe zyrtare..."

"Nė Romė, karakteri hyjnor i diellit erdhi shumė mė herėt, dhe mė pas, shekuj mė vonė, nė kuben madhėshtore tė Panteonit tė Hadrianit, hapja qendrore, e rrethuar me rozeta nė formė ylli, paraqiste sferėn diellore... Kohė mė parė, perandori Aureli kishte themeluar njė tempull masiv tė Diellit tė Pamposhtur si njė pikė qendrore e gjithė sistemit fetar tė shtetit [274]. Ditėlindja e zotit qe menduar tė jetė mė 25 dhjetor, dhe kjo, e transformuar nė krishtlindje, ėshtė njė nga trashėgimitė qė krishterimi ia ka borxh kėtij kulti" [f.391-392].

Vini re! Krishterimi mori ditėlindjen e zotit-diell, kultit tė diellit, dhe e transformoi atė nė krishtlindje, ditėlindjen e Jezusit! Nė fakt kjo ėshtė lindja e njė zoti pagan, qė adhurohej nga miliona njerėz gjithandej perandorisė romake.

Kjo ka ndodhur nė shekullin e katėrt pas Jezusit. Asokohe Kisha inkorporoi ditėlindjen e zotit-diell nė kalendarin e ashtuquajtur tė krishterė, dhe konvertoi "ditėlindjen" e tij nė ditėlindjen e vetė Jezusit. Ajo qė pėrfundimisht dhe pa dyshim kishte qenė pagane, tash u "pagėzua" dhe me anė tė njė akti magjik u transformua nė diēka tė krishtere. Sė paku, pėr vrojtuesin, kjo dukej tė ishte e krishtere. Tash quhej e krishtere. Por, nė fakt, kjo ende kishte njė zemėr dhe bėrthamė pagane.

Paganizmi nuk qe mundur nga Kisha. Ajo e invadoi Kishėn dhe e ngashėnjeu pėrbrenda. Kisha e deklaruar krishtere u bė fytyra e re e paganizmit. U ndryshuan vetėm emrat. Nė disa raste, si nė pashkėt, nuk u prekėn madje as emrat e vjetėr paganė.

"Respektimi i tė Shtunės Ēifute, prapė, tė transferuar nė tė dielėn Mitraike, ėshtė njė veēori e rėndėsishme e shumė kulteve tė krishtere... Ai [Jezusi] nuk e ka thėnė as njė fjalė pėr adhurimin e nėnės sė tij, Marisė, nė maskėn e Isis, mbretėreshės sė qiejve. Shkruesit skeptikė kanė pasur guximtari tė mohojnė nėse Jezusi mund tė quhet njė i krishterė nė rend tė parė" [f.445].

Ēka nė lidhje me plakun e vitit tė ri [Babadimrin apo Babagjyshin]?

Madje edhe plaku i vitit tė ri nuk ka njė origjinė dashamirėse! Ky karanxholl i trashė dhe gazmor mund tė gjurmohet deri te legjenda e lashtė skandinave. "Enciklopedia Botėrore" pranon:

"Disa nga veēoritė e babadimrit janė tė vjetra me shekuj. Pėr shembull, besimi qė babadimri hyn nė shtėpi nėpėrmjet oxhakut ėshtė zhvilluar nga njė legjendė e vjetėr skandinave. Skandinavėt besonin qė perėndesha Hertha shfaqej nė vatėr dhe sillte fat tė mirė nė shtėpi".

Ndonėse shumica e njerėzve mendojnė qė babadimri origjinal ka qenė njė peshkop me emrin Shėn Nikolasi i Azisė sė Vogėl i shekullit tė katėrt, kjo nė fakt s'ėshtė e vėrtetė. Fjala "Nikolas" do tė thotė: i fuqishmi, i forti. Traditat e njė "zoti" qė jepte dhurata nėn njė bredh, i paraprijnė peshkopit tė Azisė sė Vogėl pėr mijėra vjet. Midis skandinavėve ka qenė zoti Odin apo Woden, i cili linte dhurata tė posaēme gjatė sezonės sė krishtlindjeve nėn bredh, drurin e tij tė shenjtė.

Tony van Renterghem shkruan nė "Kur Babadimri ka qenė Shaman: Origjina e Lashtė e Babadimrit dhe e Bredhit tė Krishtlindjeve":

"Nė rajonet rishtazi tė krishtėruara, ku keltėt paganė dhe kultet gjermane mbeten me ndikim, legjendat e zoti Woden u pėrzien me ato tė shenjtėve tė ndryshėm tė krishterė - Shėn Nikolasi qe njė prej kėtyre. Ka patuar rajone tė krishtera, ku shėn Nikolasi sundonte i vetėm; nė tė tjera rajone, ai ndihmohej nga Ndihmėsi i Errėt pagan [njė rob tė cilin e kishte trashėguar nga zoti pagan Woden]. Nė tė tjera rajone tė largėta... gjepa tė lashtė traditash tė kontrolluara nga fetė e Vjetra. Kėtu Ndihmėsi i Errėt sundonte i vetėm, nganjėherė nė mėnyrė mė ngatėrruese, duke pėrdorur identitetin e rremė tė Shėn Nikolasit [apo Klausit], pa e ndryshuar nė asnjė mėnyrė pamjen e tij kėrcėnuese, i veshur me lesh. [Kjo qe figura qė mė vonė u pėrdor nga artisti Nest, si model pėr babadimrin e hershėm amerikan (Ang. Santa Claus)]" [f.96].
Katoliku Shėn Nikolas po ashtu pati njė tė kaluar tė paqartė. Van Renterghem thotė:"Ai qe njė pėrmbledhje e dy shenjtėve tė ndarė [njė nga Mira nė Azinė e Vogėl, tjetri nga Pinora]. Tė dy s'kanė qenė – siē pranon edhe Kisha sot - asgjė mė shumė sesa perėndi tė krishterė ujėrash [Me gjasė tė ndėrlidhura me zotin greko-romak Posejdon-Neptun]" [Ibid]. Nė 1970-tat, Kėshilli i Dytė i Vatikanit zyrtarisht pohoi qė kurrė nuk ka ekzistuar ndonjė peshkop katolik me emrin Nikolas. Vatikani II mė tej pranoi qė legjendat tė cilat i janė atribuuar kėtij "shenjti", nuk kishin origjinė tė krishtere dhe me gjasė erdhėn nga traditat pagane.

Kush ka qenė ky farė Odini apo Wodeni, "babadimri" i vėrtetė? Ai ka qenė zoti suprem i mitologjisė skandinave, njė luftėtar i ashpėr i cili mbartte njė shtizė si armė tė veēantė. Ai ka qenė i njohur si njė gjuetar i fuqishėm dhe pėr fuqitė magjike tė tij. Po ky autor deklaron mė tej, pėr sa i pėrket lidhjes mes Odinit/Wodenit dhe shėn Nikolasit:
"Woden/Odin: zoti-diell gjerman/skandinav; mik i njeriut, kalorėsi misterioz Schimmel. Duke e tėrhequr zvarrė me zinxhir robin e vet tė errėt e djallėzor Eckhart [Ekhart], ai kalėron nėpėr qiejt e stuhishėm. Ai udhėheq njė gjueti tė egėr, duke mėnjanuar, dhe pėrfundimisht nėnshtruar, fuqitė e sė keqes. Ai po ashtu mbart njė kapelė tė gjerė me rreth, njė pelerinė tė gjerė, mban shtizėn e vet dhe kalėron nėpėr qiej [zėvendėsoni kapelėn e tij me njė kapelė peshkopi dhe shtizėn me njė shkop qė ka kryq nė fund, dhe do tė kemi shenjtin holandez Nikolas]" [f.111].

Origjina e vėrtetė e "Krishtlindjeve"

Vėrtet ėshtė e ēuditshme qe njė ditė e cila kurrė s'ėshtė pėrmendur apo miratuar nė Bibėl tė bėhet festa kryesore e gjithė vitit. Kjo ditė kurrė s'ėshtė festuar nga Jezusi, apo nga dishepujt e tij, apo nga Kisha e hershme e Dhiatės sė Re.

Cila ėshtė origjina reale e festimit tė 25 dhjetorit? Njė shqyrtim i kujdesshėm nė fjalėn "Krishtlindje" [Ang. Christmas] duhet tė na tregojė diēka. Vėni re! Kjo ėshtė njė pėrzierje. Ndonėse pėrfshin emrin e Krishtit, kjo po ashtu pėrmend meshėn [Ang. Mass]. Nga erdhi mesha me ritualet, ceremoninė e pėrpunuar, lutjet pagane pėr tė vdekurit etj?

Alexander Hislop, nė librin e vet "Dy Babilonitė", thekson qė mesha ėshtė diēka e cila pėrfundimisht kthehet prapa tek ritet dhe zakonet e paganėve tė lashtė. Ai e shpjegon kėtė me njė gjuhė tė qartė:
"Ndaj, gjejmė qė gratė e Judesė kryenin 'djegien e temjanit, mbushjen e gotave tė pijes, dhe ofrimin e tortave mbretėreshės sė qiejve' [Jere. 44:19]. Tortat kanė qenė 'sakrifica e pagjak' qė ajo i kėrkonte... Nė shekullin e katėrt, kur mbretėresha e qiejve, nėn emrin Mari, po fillonte tė adhurohej nė Kishėn e krishtere, kjo 'sakrificė e pagjak' po ashtu pėrfshihej. Mu forma e sakrificės sė pagjak nė Romė mund tė tregojė se nga ka ardhur. Ajo pėrbėn njė tortė tė rrumbullakėt e tė hollė; dhe nė formėn e rrumbullakėt tė saj, Kisha e Romės e vė njė theks tė veēantė... Rėndėsia tė cilėn Roma ia kushton formės sė rrumbullakėt tė tortės duhet tė ketė njė arsye, dhe arsyeja mund tė gjendet nėse shikojmė nė altarėt e Egjiptit. 'Torta e rrumbullakėt dhe e hollė', thotė Wilkinson, 'gjendet nė tė gjithė altarėt'. Pothuaj ēdo grimė nė adhurimin egjiptian ka njė domethėnie simbolike. Disku i rrumbullakėt, aq i shpeshtė nė emblemat e shenjtė tė Egjiptit, simbolizon diellin" ["Dy Babilonitė", f.159-160].

"Zoti-diell" nė Egjiptin e lashtė ka qenė Osiris. Disku i rrumbullakėt i meshės egjiptiane simbolizonte diellin, dhe ka qenė njė sakrificė qė simbolizonte zotin-diell. Ai konsiderohej jeta dhe ushqimi i shpirtrave tė njerėzve!

Ndaj, mesha e krishtlindjeve s'ėshtė asgjė mė shumė sesa festimi i lindjes sė vetė "zotit-diell", Mesisė sė rremė, shpėtimtarit tė rremė, dhe vetė mesha po ashtu paraqet sakrificėn apo tortėn qė i bėhet mbretėreshės sė qiejve, "Nėnės" sė Shpėtimtarit pagan, sakrifica e pagjak. Prapė, mesha provohet tė jetė pagane nė thelb.

Ėshtė njė fakt qė 25 dhjetori qe festuar pėr mijėra vjet pėrpara lindjes sė Mesisė, si ditėlindje e njė zoti tė lashtė pagan – zotit-diell. Alexander Hislop thekson tė vėrtetėn nė kėto fjalė ngjethėse – sė paku duhet tė jetė tronditėse pėr kėdo me mendje tė pastėr, tė panjollosur dhe tė ndėrgjegjshme:
"Vėrtet, ėshtė pranuar nga shkruesit mė tė dijshėm dhe tė paanshėm e tė gjitha palėve, qė dita e lindjes sė Jezusit s'mund tė vendoset, dhe se pėrbrenda Kishės sė krishtere kurrė s'ėshtė dėgjuar pėr njė festival tė tillė pėrpara shekullit tė tretė. Atėherė, si e ka vendosur Kisha romake 25 dhjetorin si krishtlindje? Pėrse, kėshtu: shumė pėrpara shekullit tė katėrt dhe shumė pėrpara vetė epokės sė krishtere, njė festival qe festuar ndėr paganėt, pikėrisht nė kėtė kohė tė vitit, pėr nder tė birit tė mbretėreshės sė qiejve tė Babilonisė. Dhe, mund tė merret me mend qė, me qėllim pėr tė bėrė pėr vete paganėt dhe pėr tė shtuar numrin e ithtarėve formalė tė krishterimit, festivali i njėjtė u adoptua nga Kisha romake, duke ia dhėnė vetėm emrin e Krishtit. Tendenca e krishterėve pėr t'i dalė pėrpara paganizmit qe zhvilluar mjaft herėt... Njerėzit e drejtė u pėrpoqėn ta frenojnė kėtė rrjedh, por pavarėsisht pėrpjekjeve tė tyre, kjo vazhdonte, derisa Kisha, me pėrjashtim tė njė pakice, u fundos nė besėtytninė pagane" [f.93].

Vazhdon Hislop:

"Qė Krishtlindjet nė origjinė janė njė festival pagan, kjo s'ka kurrfarė dyshimi. Kjo kohė e vitit dhe ceremonitė me tė cilat ende festohet, provojnė origjinėn e tij. Nė Egjipt, i biri i Isis, titulli egjiptian pėr mbretėreshėn e qiejve, u lind pikėrisht nė kėtė kohė, diku rreth kohės sė solsticit dimėror. Mu emri me tė cilin Krishtlindjet njihen tek njerėzit [Ang. Yule Day] provon edhe njė herė origjinėn e tij pagane e babilonase. [Ang. Yule] 'Jull' nė gjuhėn e kaldeanėve [Babilonisė] do tė thotė: foshnje apo fėmijė i vogėl. Dhe siē ėshtė quajtur 25 dhjetori nga paraardhėsit Anglo-Saksonė, 'yule-day' [Dita e Jullit], apo 'Dita e Fėmijės', dhe nata pėrpara saj 'Nata e Nėnės', shumė mė herėt pėrpara se tė binin nė kontakt me krishterimin, provon mjaftueshėm karakterin e vėrtetė tė krishtlindjeve" [f.93-94].

25 dhjetori ėshtė nderuar gjerė e gjatė nė botėn antike. Kjo ditė ka qenė ditėlindja e Diellit tė Pamposhtur. Cungu i Jullit paraqiste trupin e vdekur tė Nimrudit, njė i rebeluar kundra Zotit pas Vėrshimit, dhe me sa duket pema e krishtlindjeve ka qenė Nimrudi i rilindur – zoti i rilindur u kthye nė jetė!
Krishtlindja ėshtė pagane, dhe rreth kėsaj nuk ka kurrfarė dyshimi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Origjina pagane e krishtlindjes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Teme e Lire-
Kėrce tek: