DREJTESIA-REALITETI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Diskutime mbi temat ne drejteisa.blogspot.com
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Poezi nga Kemal Aruci

Shko poshtė 
AutoriMesazh
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Poezi nga Kemal Aruci Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Kemal Aruci   Poezi nga Kemal Aruci Icon_minitimeFri Mar 09, 2007 2:48 pm

Vatani Ne Rrezik

O vend i pafat - skenė dhune e luftrash,
Skllav i hidhėrimit jam unė sot!
Pas hidhėrimit i lidhur nė gjuhėn time;
Njė pamje qgė rėnkon - kjo botė!

Njė vatėr e mrekullueshme qe, si u bėre;
Sa keq qė sot si njė gėrmadhė je!
Edhe e ardhmja - njė faqe e zymtė,
Ēdo pamje varrezės i pėrngjet!

Nė qiell dhe njė yll shprese mė nuk ka!
A mos ēdo pamje nė gjak ėshtė lyer?
Thirrjet qė nga horizonti ngritur,
Gjer te qiejt e zgjedhur lartėsuar!

Nė shpirt vetėm shqetėsimi yt mė mbeti;
Pėr mua, nė ēdo skaj tani i pėrgjakur ti;
Pasi i huaji nderin ta shkeli,
Kujtimi yt pėr mua mbeti nė zi!
Nėntor1936
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Poezi nga Kemal Aruci Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Kemal Aruci   Poezi nga Kemal Aruci Icon_minitimeFri Mar 09, 2007 2:49 pm

All-llahu Eshte i Madh

A mirė ėshtė pėr fenė islame njė e tillė pabesi?
A mirė ėshtė pėr tė famshmin besim njė e tillė tradhti?
A mirė ėshtė kėta dallkaukė tė hyjnė nė islam?
A mirė ėshtė tė shajnė kėta fe e Kur'an?

A mirė ėshtė shkollė e medrese tė mbyllen, tė humbin prore?
A mirė ėshtė tė shuhet nė kėto anė drita diturore?
A mirė ėshtė kėta besimtarė ta shohin me pėrbuzje fenė?
A mirė ėshtė tė heshtin kur thonė se janė muslimanė?

Natėn mė tė gjatė po jetojmė, o Zot ...
A prej sheriatit tėnd u ndamė e copėtuam?
Ki mėshirė, o Zot, ramė e u shkatėrruam
E, kėshtu, karshi botės, o Zot, u turpėruam!

Pejgamberit qė i jep dorėn kundėrshtarit, pas i shkuam,
Allahut qė thotė se ėshtė falės e mėshirues, i besuam;
Pėr nder tė Resulit Tėnd, nga fati i keq na shpėto Ti,
O drit' e sė Vėrtetės qė n'horizonte e fshehur rri!

Kėto net tė gjata errėsire, o Zot, tė mbarojnė,
Tė lindė, mė nė fund, dielli i ardhshėm, tė ndriēojė!
Drit' e tij ta shkėlqejė ēdo zemėr tė fesė sonė;
Na e mundėso kėtė favor nga lartėsia jote, o Zot!

Mars 1936
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Poezi nga Kemal Aruci Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Kemal Aruci   Poezi nga Kemal Aruci Icon_minitimeFri Mar 09, 2007 2:50 pm

I PAFAT !

I pafat jam, i pashpresė, zemra nėn dhimbje robėron;
Pak tė gėzohet, menjėherė e ndjek shqetėsimi...
Kjo zemėr e dobėt klith e rėnkon,
Mėngjesin e kėsaj nate pus tė errėt e kėrkon!

Nė njė qoshe tė vatanit gjithė si njė eremit
I kaluan netė zemrės sime tė pashpresė, i kaluan ditė;
Ē'ėshtė kjo punė, pse s'pashė dritė, s'e di;
S'ka zemra ime nė kėtė botė dhe njė ēast qetėsi!

Gusht 1936
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HamdiNuhiju
Admin
HamdiNuhiju


Numri i postimeve : 374
Registration date : 02/03/2007

Poezi nga Kemal Aruci Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Kemal Aruci   Poezi nga Kemal Aruci Icon_minitimeFri Mar 09, 2007 2:50 pm

KLITHME!

Nga qielli e nga faq' e tokės hodha njė shikim:
Bota anė e kėnd mbytur n'hidhėrim;
E drejt' e Islamit pėr tokė e nėpėrkėmbur,
Ēdo ēast pėr ne u bė kohė pėr matem.

Fryu nė botė vjesht' e ateizmit,
Gonxh' e trėndafilit tė fesė u zverdh e u tha;
E ka mbytur gjaku botėn, pa shiko:
Ēdo dritė u shua, kudo errėsira ra...

Dėshira pėr tė vėrtetėn, sa keq, u asgjėsua;
Ēdo zemėr e zezė, nė tė zezė u mbulua;
E shajnė Kur'anin, fenė e shajnė
Ndaj padrejtėsive Islami pa shpresė i dėnuar!

Shkatėrrimtarėve - shkatėrrimtarė iu tha;
Turpi e nderi - lojė pėr tė pafetė;
Emri i gostive u ndėrrua,
Kambanat para ezanit dolėn, oh, medet!
Ata qė iu bindėn urdhėrit hyjnor,
Tė ēalėt e huaj, dushmanėt e shuar,
Gjithmonė djajtė e favorizuar;
E fshehta e Islamit doli sheshit, u zbulua!

Fetarė e besimtarė tė pashpresė,
Tė mėrzitur e tė zemėruar, tė pėrlotur e tė mjerė;
Pėr Zotin, shpirti i Pejgamberit ky;
Njė gjendje e frikshme qė zemrėn ta djeg...

Qajnė yjet, erė e mėngjesit qan;
Qajnė pėr kėtė gjendje, qajnė pa pushim;
Qajnė tokė e qiej qajnė,
Ēdo ēast pėr ne sikur dhjetė ditė muharrem...

Rėnkimi i ummetit tėnd, o Zot,
Kumboi gjer nė qiej kat mė kat;
Bėj mėshirė, mė nė fund, pėr kėtė popull,
T'i sosin rėnkimet, ta ngrejė kokėn lart!

Klithmat e rėnkimet tė pushojnė,
Tė qeshin kėta dhera e kėta qiej;
O Zot, jepi shėrim kėtij mjerimi,
Tė qeshin, mė nė fund, njerėz e dhe!

Gusht 1936
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Poezi nga Kemal Aruci Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Kemal Aruci   Poezi nga Kemal Aruci Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poezi nga Kemal Aruci
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Minushe Daku
» Poezi nga Muhamed Ikball
» Poezi nga Xhelaledin Rumi
» Poezi nga Mexhid Yvejsi
» Poezi nga Fetyllah Gylen

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
DREJTESIA-REALITETI :: Kategoria e pare! :: Ketu shkruani ndonje Poezi-
Kėrce tek: